Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se Serbia e ka dënuar me 55 mijë dinarë, për shkak se vendosi flamurin shqiptar në ditën e Pavarësisë në selinë e partisë së tij, Alternativa për Ndryshim, dega Bujanoc.
Arifi shprehet se ky vendim është pjesë e kolazhit diskriminues dhe shkeljeve të drejtave sistematike individuale, kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ai shton se ndërsa Kosova është në fazën finale për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shqiptarëve të Luginës së Preshevës i mohohen të drejtat elementare njerëzore siç është vendosja e flamurit kombëtar.
Postimi i plot:
Deri kur?
55.000 dinarë dënim për vendosjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar 🇦🇱
Sot kam pranuar dënimin prej 55.000 dinarë nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e Alternativës për Ndryshim — dega Bujanoc, me rastin e festës së 28 nëntorit, ditës së Flamurit.
Gjykata në fjalë ka nxjerrur AKTVENDIM lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në selinë e partisë tonë në Bujanoc, me ç’rast ky dënim përbëhet prej 5000 dinarëve ndaj mua si person përgjegjës në pozitën e kryetarit të partisë “Alternativa për Ndryshim”, ndërkaq 50.000 dinarë për subjektin politik që kam drejtuar deri në shkurt të këtij viti, kur është datuar edhe ky aktvendim.
Ky aktvendim është pjesë e kolazhit diskriminues dhe shkeljeve të drejtave sistematike individuale, kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Derisa përgatitjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë në fazën finale për themelimin e ashtuquajturës “Asociacioni i komunave me shumicë serbe — Zajednica” me kompetenca të plota ekzekutive, shqiptarëve në Luginën e Preshevës i mohohen të drejtat elementare njerëzore siç është vendosja flamurit kombëtar.
Hapat e regresit të drejtave e minoritetit shqiptar në Serbi kanë një funksion divergjence me të drejtat e minoriteve serbe në Republikën e Kosovës.
Sa më shumë të drejta për serbet në Kosovë aq më pak të drejta për shqiptarët në Serbi. Deri kur? Panorama
Nuk e di ne se me mban ment?jam Kasim Hoxha i burgosuri qe ti njohe ne burgun e Tiranes…une te admirova si kengetar,te admirova per crenarin tende,guximin tend,per vullnetin tend te pa thyeshem!..Me dhe Kurajo Sherif Merdani ate dite te lidhur dor-pas-dore se Bashku me autoburgun qe na conte ne Spac…Ne punuam Bashk ne zonen e trete, l degjoja me endje bisedat e Tuaja.Ty,per mua ishe vyrtyty vte.Sherif,zoti roji edhe per ne fatkeqet qe i matem te gjitha thellesit e oqeanit te vuajtjeve te burgosurve polite,…Ty ishe victim e nje Belini dhe un I nje tjetri Belini qe i ngjanin qe I ngjanin aq Shume njeri-tjetri….Odisea e jetes time nuk ndaloi ne Spac…ne1985 un u arratisa,i vura Emrat Tuaja ne te gjitha gazetat e notes.kan Kaluar 40 Viet qe jemi ndar,ty te arrestuan perseri,kruse une ashtu kot shpetova….Sherif te uroj pleqeri te mbare!…do ishe kenaqsi e vecante te te Shihja perseri…..