E kam një pyetje për ju shkodranë!
Shkodra asht qyteti i kulturës, i dritës, i artit dhe kangës!
Asht qytet i artistëve,
ku çdo shkodran dhe shkodrane asht një artist më vete.
Asht qytet i jareve,
i harmonisë
i kalasë të Rozafës,
qyteti ka pranë liqenin nga ku buron Buna,
por mbi të gjitha Shkodra asht shquar për humorin
shkodranët nuk rrinë dot pa qeshun
shkodranët rrinë pa bukë
por jo pa qesh
dhe të qeshunën e kanë ngjitëse si gripi
ia kanë ngjitë të qeshmen tanë Shqipnisë dhe shqiptarëve!
Por tash duket sikur humori shkodran ka marrë arratinë
ose ka dalë në emigracion
dhe ka kriju një mungesë të madhe
se kur nuk qesh Shkodra
e tanë Shqipnia rrin buzavarë!
Shkodra me humorin e vet i ka bo shqiptarët me qeshë edhe në kohë të kjametit,
ka tallë e ia ka ngjeshë diktaturës kur regjimi barbar të fuste në burg për një fjalë goje
e Shkodra i triblonte diktaturës, tallej me te
dhe i çmërziste shqiptarët prej varfërisë e halleve të përditshmërisë,
i çfriksonte edhe prej regjimit të egër.
E tash pse nuk bon humor Shkodra ?
A ka i dhem barku?
Mos thoni se i kanë dekë ata që bajshin humor
se Shkodrës nuk i vdes kurrë humori
e na ka mësu me qeshë prej gjithmonit.
Kjo asht pyetja që deshta me i ba shkodranëve.
Ku jeni pra, me humorin tuaj gjithë spec djegs,
që tallej me ata që e kishin shpallë veten si Zot
e Zotin e kishin kallë flakë.
Shkodra asht toka ku ka le humori
humori anglez duket humor katuni kur krahasohet me humorin shkodran
që i ka mbrenë erëzat dhe lezetin e gjithë botës!
Zgjohu pra Shkodër loce,
se mjesi asht ardhë!
Komentet