VOAL – 4 QERSHOR – Pas përurimit të galerisë së re hekurudhore bazë të Shën Gotardit, këtë fundjavë zhvillohen manifestime popullore. 50 000 deri 100 000 veta pritet të përshkojnë galerinë 57 kilometra në dy ditët e festës, shkruan voal.ch (Voic of lbanians).Siç njofton swissinfo.ch nga ora 9.00 ka fillur festa popullore e cila zhvillohet në Erstfeld e Rynächt të kantonit Uri e në Pollegio e Biasca të Tiçinos.

Treni i parë plo me njerëz është nisur nga Rynächt drejt jugut në orën 8.44. Drejt veriut ëhtë nisur treni i parë në orën 10.05 nga Pollegio. Nisjet e tjera do të pasojnë në çdo rreth 20 minuta.

Përveç ekspozitave të shumta për ndërtimin e galerisë më të madhe hekurudhore të botës, në program ajnë edhe manifestime të karaktetit kulinar, kulturor e muzikor.