VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shega Devedishe – Shqiptarja që po mahnit Europën

By | September 23, 2018

Komentet

Shërbimet shëndetësore që do të financohen nga shteti më 2020

Sipas këtyre ndryshimeve të fundit, FSDKSH do të mbulojë deri në masën 100% shpenzimet në qendrat spitalore në kategoritë e përcaktuara.

Viti 2020 sjell ndryshime përsa i përket shendetësisë dhe financimit në Shqipëri.

Një vendimi  fundit i Këshillit të Ministrave, do të sigurojë financimin e një sërë shërbimesh shëndetësore nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në këtë vendim do të përfshihen të gjithë spitalet universitare, rajonale, spitalet e rretheve dhe ato ditorët.

Sipas këtyre ndryshimeve të fundit, FSDKSH do të mbulojë deri në masën 100% shpenzimet në qendrat spitalore në kategoritë e përcaktuara.

“Me hartimin e këtyre paketave, konkretizojmë qasjen e re të Fondit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor për të financuar shërbimet shëndetësore në bazë të vlerës reale, për t’u përdorur me efikasitet për nevojat e pacientëve. Qëllimi i financimeve të paketave  është përmirësimi i shërbimeve ndaj pacientit dhe rritja e aksesit në marrjen e shërbimeve, duke e shtrirë financimin edhe në sektorin privat”, u shpreh drejtori i Fondit, dr. Astrit Beci.

Cilat janë kategoritë që përfshihen

Janë 10 shërbime spitalore të cilat parashikohen të mbulohen nga FSDKSH dhe shteti Shqiptar.

AgroWeb.org j’ua rendit ato mëposhtë;

  • Dializa
  • Transplanti i veshkave
  • Terapia e flakjes akute
  • Pacemaker definitive
  • Angiografi koronare
  • Angioplastikë koronare
  • Interventet valvolare
  • Intereventet kongenitale
  • By pass koronar
  • Implanti koklear për fëmijët me probleme dëgjimi

Si do të veprohet

Ky vendim do të jetë i vlefshëm si në qendrat spitalore shtetërore ashtu dhe ato private, nëse nuk plotësohen kapacitet e nevojshme për kurim në spitalet e tjera të vendit.

Personat që përfitojnë janë si ata që paguajnë sigurimet shëndetësore në masën 3.4% të cilët mbulohen nga Fondi, ashtu dhe të pasiguruarit të cilët do të mbulohen nga shteti.

Personat e financuar nga shteti sipas ligjit 10383, futen në kategoritë e mëposhtëme;

  • personat që përfitojnë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore;
  • personat që përfitojnë ndihmë ekonomike ose pagesën për aftësinë e kufizuar, në përputhje me legjislacionin përkatës;
  • personat e regjistruar si të papunë-punëkërkues në Shërbimin Kombëtar të Punësimit;
  • shtetasit e huaj azilkërkues në Republikën e Shqipërisë;
  • fëmijët nën moshën 18 vjeç
  • nxënësit e studentët nën moshën 25 vjeç, me kusht që të mos kenë të ardhura nga veprimtari ekonomike;
  • kategori personash që përcaktohen me ligje të veçanta.
  • viktimat e trafikimit, sipas identifikimit të bërë nga strukturat e Ministrisë së Brendshme.

Fondi financon paketat e shërbimeve shëndetësore, bazuar në çmimin e paracaktuar të tyre, sapo ligji të hyjë në fuqi nga Ministria e Shëndetësisë.

Çdo vit FSDKSH do të ngrejë komisione për të administruar regjistrin kombëtar të çmimeve më konkuruese në treg.

Në rastet kur çmimi kalon masën e paracaktuar, për personat e siguruar sipas ligjit,  bashkëpagesa nuk është e nevojshme.

Çmimet për secilën paketë;

Në zbatim të Ligjit nr. 10383, datë 24.2.2011 “Për Sigurimin e detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, janë hartuar dhe po paraqiten për miratim paketat e këtyre shërbimeve shëndetësore që do të financohen nga Fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, sipas çmimeve përkatëse:

1. Paketa e shërbimit të dializës, ku përfshihen ekzaminimet e nevojshme klinike, immonologjike, vendosja e fistules ose grafitit dhe kryerja e procedurës së dializës. Çmimi i kësaj pakete është 11 204 lekë për seancë.

2.Paketa e shërbimeve të kardiologjisë, ku përfshihen kryerja e angioplastikës koronare me çmim 164 360 lekë për procedurë, kryerja e angiografisë koronare me çmim 51 256 lekë për procedurë dhe vendosja e pacemakerit definitiv 209 598 lekë për cdo rast.

3.Paketa e shërbimeve të kardiokirurgjisë, ku përfshihen kryerja e interventit dhe trajtimi dy ditor në terapinë intensive për By pass aorto koronar me çmim 360 239 lekë për rast, interventet valvolare me çmim 554 129 lekë për rast dhe interventet kongenitale me çmim 262 332 lekë për rast.

4. Paketa e shërbimit të transplantit të veshkës me dhurues të gjallë, e cila përfshin ekzaminimet e nevojshme para transplantit për marrësin dhe dhuruesin, konsultat, operacioni dhe ndjekja, terapia e induksionit si dhe imunosupresorët. Çmimi i kësaj pakete është 1 186 053 lekë. Si  paketë më vete që është e lidhur me transplantin  është llogaritur edhe terapia e flakjes akute e cila kushton 478 011 lekë për rast.

5.Paketa e shërbimit të implantit koklear e cila përmban vendosjen e implantit koklear me çmim 242 745 leke. Aparatura e implantit koklear është parashikuar të sigurohet nga Ministria e shëndetësisë dhe pacientët do të pajisen me të pa kosto shtesë./AgroWeb.org

Pse është e rëndësishme të zgjidhni këpucët e duhura kur vuani nga reumatizmi

Problemet e Kyçeve të Këmbëve nga Artriti.

Këmba  e njeriut ka rreth 52 kocka, 66 lidhje kyçesh dhe më shumë se 200 muskuj.

Në këtë mekanizëm me preçizion të lartë përfshihen edhe tendinat dhe ligamentet dhe të gjitha këto bëjnë të mundur ecjen.

Këmbët janë pjesa e parë që ka kontakt me tokën duke qënë kështu një ndër shtyllat kryesore që mban balancën e skeletit.

Për shkak të kësaj peshe që mbajnë dhe rolin kryesor që kanë në trup shpesh mund të dëmtohen.

Ka dhe shumë raste të tjera kur njerzit abuzojnë me këmbët e tyre duke mbathur këpucë të parehatëshme.

Siç dimë jo çdo lloj këpuce mund të bëjë për çdo lloj këmbe, ato varen edhe nga forma dhe gjendja e saj.

Shumë njerëz i forcojnë këmbët e tyre brenda këpucëve të cilat nuk iu shkojnë për shtat pa kuptuar dëmin e madh që po ju shkaktojnë atyre.

Duke qënë se këmbët janë shumë delikate edhe përkujdesja ndaj tyre duhet të jetë e tillë.

Një nga gjërat më të rëndësishme është zgjedhja e duhur e këpucëve.

Veçanërisht për persona që vuajnë nga sëmundje të kockave si artriti.

AgroWeb.org më poshtë ju tregon këpucët që duhet të zgjidhni kur vuani nga ndonjë lloj artriti të këmbëve.

Si ndikojnë këpucët tek artriti i këmbëve

Të bësh zgjedhje të shëndetshme për trupin nuk do të thotë vetëm të hash shëndetshëm apo të stërvitësh.

Një pjesë e rëndësishme është edhe trajtimi i jashtëm i tij.

Ekspertët thonë se njerzit duhet të fillojnë t’i japin rëndësinë e duhur këpucëve që veshin çdo ditë.

Kjo për shkak të mënyrës së si ato mund të prekin dhe modifkojnë jetesën.

Për personat me artrit këpuca e gabuar mund të jetë shumë problematike.

Mund të shkaktojnë probleme të këmbëve, mesit apo kyçeve duke shkaktuar kështu vështirësi në lëvizje.

Nga ana tjetër këpucët e duhura mund të reduktojnë dhimbjen dhe të kthehen në një pikë mbështëtëse për trupin.

Këpucët që nuk duhet të zgjidhni

Këpucët me taka

Ekspertët bien dakort se këpucët me taka  mbi 5 cm janë të dëmshme për këmbët e gjithësecilit.

Veçanërisht për personat që vuajnë nga artriti i këmbëve pasi pasha bie e gjitha në gishta.

Studimet tregojnë se kryesisht femrat që veshin taka të larta rrisin shanset për defekte të gjurit apo artritit.

Këpucët shumë të  sheshta

Edhe këto këpucë mund të jenë problematike nëse janë shumë të sheshta apo me forma me majë.

Pasi sipas ekspertëve këmba ka tendencën të marrë formën e këpucëve dhe kjo mund të shkaktojë dhimbje.

Gjithashtu kur janë baraz me tokën ato krijojnë një balancë të keqe për trupin.

Këpucët me shollë të fortë

Këpucët me shollë të fortë mund të shkaktojnë dhimbje gjuri.

Mjekët nuk rekomandojnë që personat me artrit të veshin këto lloj këpucësh pasi shkaktojnë tension në këmbë.

Këpucët me thembrën jashtë

Këpucët duhet të kenë gjithnjë thembër të mbyllur pasi e gjithë pesha përqëndrohet në një pikë, tek thembrat.

Duke shkaktuar kështu lodhje dhe pa rehati gjatë ecjes.

Çfarë duhet të zgjidhni

Shapkat me gisht

Megjithëse duket e çuditëshme shapkat me gisht rekomandohen për personat me artrit.

Një stadium i vitit 2010 tregoi se këto shapka nuk i stresojnë këmbët dhe janë shumë fleksibël.

Sandalet

Njësoj si shapkat edhe sandalet duke qënë të hapura i japin mundësi këmbës të qëndrojë e lirë dhe të gjejë formën e saj.

Sigurohuni të zgjidhni sandale me shollë të butë dhe lartësi 2 cm.

Ateltet

Shumica e atleteve janë të përshtatshme për këtë sëmundje.

Sigurohuni të mos t’i zgjidhni shumë të larta dhe shumë të ngushta.

Gjithnjë foksusohuni të mos stresoni gishtat dhe gjunjët tuaj duke zgjedhur atlete që ofrojnë balancë në këmbë.

Çizmet

Çizmet mund të jenë një nga këpucët perfekte për personat që vuajnë nga artriti apo probleme të kyçeve.

Këtu nuk përfshihen çizmet me takë të lartë, por vetëm ato me shollë të butë, të gjera më një lartësi 2-3 cm.

Çizmet arrijnë të balancojnë trupin pasi mbështjellin këmbën dhe kyçet duke mos ushtruar presion tek asnjëra.

Krostatë me Reçel – Ëmbëlsira e mrekullueshme nga Irma Libohova

Madje gatimin e shikon si një proces ku mbizotëron dashuria dhe mirësia, dëshira për të ndarë një dimension të vetes me të tjerët.

Ëmbëlsirat janë një nga kënaqësitë dhe mjeshtëritë më të mëdha të kuzhinës.

Këtë e thotë edhe këngëtarja e njohur Irma Libohova në emisionin Kush vjen për drekë, ku shprehet se i pëlqen shumë të gatuaj ëmbëlsira të mira.

Gjithsesi ky nuk është i vetmi zhanër ku Irma është e apasionuar në kuzhinë, ajo shprehet se i pëlqen të gatuajë çdo gjë.

Madje gatimin e shikon si një proces ku mbizotëron dashuria dhe mirësia, dëshira për të ndarë një dimension të vetes me të tjerët.

“Kam raport të mirë me kuzhinën, më pëlqen. Kuzhina është dashuri, të gatuash me dashuri, t’ju falësh njerëzve dashuri nëpërmjet gatimit është një dimension shumë i mirë.”, thotë ajo për lidhjen e saj me kuzhinën.

Recetën e krostatës ajo e ka zgjedhur pasi është e thjeshtë në përgatitje dhe shumë e lehtë edhe në shijim.

AgroWeb.org ju shpjegon mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj recete shum ëtë shijshme nga këngëtarja Libohova.

Përbërësit

300 gr miell

100 gr sheqer

150 gr reçel luleshtrydhe

2 vezë

90 gr gjalpë

lëkura e një limoni

15 gr maja e thatë

Përgatitja

Për të nisur këtë recetë këngëtarja sugjeron që të filloni me grirjen e lëkurës së limonit shumë imët.

Më pas në një enë shtoni sheqerin me gjalpin dhe përzieni  derisa sheqeri të shkrihet plotësisht.

Shtoni vezët dhe përzieni sërish me anë të një rrahësi elektrik, derisa kjo masë të bëhet kremoze.

Sitni miellin dhe shtojeni edhe atë pak nga pak tek ena me përbërësit e tjerë dhe në fund shtoni majanë e tretur në ujë të ngrohtë.

Në këtë mënyrë brumi juaj do të arrijë të fryhet dhe të mos krijojë kokrriza.

Në fund hidhni edhe lëkurën e grirë të limonit për më shumë shije dhe futeni enën të mbuluar për 20 minuta në frigorifer.

Bëni kujdes që të lini pak brumë mënjanë, në mënyrë që të përgatisni shiritat për zbukurimet në fund.

Pluhrosni këtë pjesë të brumit me pak miell në mënyrë që të mos ngjisë dhe vazhdoni me përgatitjen.

Më anë të një petësi hani një petë me trashësi mesatare të cilën më pas priteni me thikë në shirita të trashë rreth 2-3 cm.

Pas ta nxirrni që aty, përgatisni tavën e rrumbullakët ku do të shtroni brumi.

Lyejeni tavën me gjalpë në të gjithë sipërfaqen e saj e më pas hidhni brumin.

Shtrojeni atë me duar ose me anë të një spatule në të gjithë tavën, duke e ngritur edhe në pjesët anësore të saj.

Hidhni mbi të reçelin e luleshtrydhes dhe përhapeni me anë të një luge, sipër vendosni shiritat horizontalisht dhe vertikalisht sipër njëri tjetrit.

Këngëtarja thotë se duhet të formohen disa forma të vogla rombi.

Pasi të keni mbaruar futeni krostatën tuaj në furrë dhe piqeni për 40 minuta në temperaturën 180 gradë C.

Shijojeni të ngrohtë e më pas mund ta ruani në frigorifer.

Ngjyruesit e Ushqimeve – Si t’i përgatisni të sigurt në shtëpi?

Ngjyruesit ushqimorë mund të përgatiten vetë në shtëpi për një qasje shumë të shëndetshme, ndryshe nga ato industrialë që janë të dëmshme për shëndetin. Foto:Flickr

Kur vjen puna tek perceptimi i shijes së një ushqimi, njerëzit ndikohen nga ngjyra.

Ushqimet me ngjyra të forta e bëjnë trurin të ketë pritshmëri që ato do të kenë një shije të caktuar.

Pra, sa më e ndezur të jetë ngjyra e një ushqimi, aq më intense presim që të jetë shija e tij.

Ka raste kur disa ushqime ose gatime mund të ngjyrosen për t’i bërë ato më argëtuese dhe interesante.

Ngjyruesit ushqimorë mund të përgatiten vetë në shtëpi për një qasje shumë të shëndetshme, ndryshe nga ato industrialë që janë të dëmshme për shëndetin.

E Kuqja

E kuqja industriale përmban shumë substanca kancerogjene.

Për të krijuar një ngjyrues të kuq të shëndetshëm mund të përdorni kokrrat e shegës dhe lëngun e tyre.

Portokallia

Për të krijuar këtë ngjyrë, shtrydhni karrota. Lëngun e tyre, ziejeni në tenxhere së bashku me një lugë gjelle spec djegës, një portokall të qëruar, një patate të ëmbël dhe gjysmë panxhari të qëruar.

Pas zierjes,  futini përbërësit në mikser dhe lëngun ruajeni në frigorifer për deri në 2 javë. Ngjyra do të jetë shumë e ndezur.

E Verdha

Tumeriku pluhur ka një ngjyrë të verdhë të ndezur dhe lë njollë lehtë.

Mjafton të zieni çerek gote ujë dhe një gjysmë luge çaji tumerik pluhur për pesë minuta.

Ngjyruesin e lëngshëm mund ta mbani në frigorifer për dy javë.

Jeshilja

Për të arritur ngjyrën jeshile, mjafton të zieni një filxhan çaji spinaq për pesë minuta dhe më pas ta kaloninë mikser.

Lëngun e trashë mund ta ruani në frigorifer për deri në dy javë.

Ngjyra Blu

Tingëllon e çuditshme, por ngjyra blu përftohet nga lakra e kuqe.

Mbushni një filxhan çaji me lakër të grirë dhe ziejeni në ujë (4 filxhanë).  Lëreni të ziejë për 15 minuta.

Më pas shtoni dy lugë gjelle uthull të bardhë.

Këtë ngjyrues mund ta përdorni për të ngjyrosur vezët për Pashkë.

Mund ta ruani në frigorifer për 2 javë.

Ngjyra Vjollcë

Boronicat e ofrojnë me bollëk ngjyrën vjollcë.  Hidhni dy lugë ujë në një mikser, shtoni çerek filxhani me boronica dhe përziejini.

Më pas kullojeni lëngun dhe ruajeni në frigorifer për 2 javë.

Roza

Në një mikser hidhni një çerek filxhani panxhar të zier lehtë dhe një lugë çaji nga lëngu i tij.

Përpunojeni mirë dhe ngjyruesin e trashë ruajeni në frigorifer për deri në dy javë. /AgroWeb.org

Ligji për Duhanin – Tashmë kufizime dhe imazhe të rënda tek paketimi i cigareve

Kjo për shkak të dëmeve të shumta shëndetësore që këto produkte shkaktojnë jo vetëm tek konsumuesit, por edhe tek personat përreth.

Dëmet që shkakton duhani janë një çështje më se e diskutuar ligjërisht ashtu edhe publikisht në çdo vend të botës.

Në vendin tonë ligji “Për mbrojtjen e Shëndetit nga produktet e duhanit” është miratuar në vitin 2006, por vetëm 5 vitet e fundit respektohet plotësisht.

Në ambiente të mbyllura në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm që nuk lejohet duhanpirja, por prej gjashtë muajsh as cigaret elektronike, duhan me ngrohje apo nargjile nuk lejohen më në ambientet e brendshme.

Kjo për shkak të dëmeve të shumta shëndetësore që këto produkte shkaktojnë jo vetëm tek konsumuesit, por edhe tek personat përreth.

Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka miratuar ndryshime të tjera në ligj të cilat ndihmojnë në luftën kundër duhapirjes.

Paketat me imazhe

Si në shumë vende Evropiane edhe në Shqipëri, duke filluar nga muaji Shkurt do të vendosen të gjitha kriteret për të filluar nismën e ripaketimit të paketave të cigareve.

Paketimet e reja do të përfshijnë imazhe të rënda mbi efektet negative të duhanit.

Ato do të mbulojnë rreth 65% të paketës dhe mendohet se do të ndihmojnë në mbajtjen sa më larg të cigareve.

Imazhet do të ilustrojnë persona të sëmurë nga sëmundja, të shtruar në spital apo dhe njerëz të vdekur.

“Komiteti Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit do të vendosë brenda Shkurtit për fotot dhe paralajmërimet -pictorials- në paketimet e duhanit. Paralajmërimet e kombinuara tekst dhe figurë do të zënë 65% të faqes ballore të paketimit të duhanit dhe po ashtu të faqes së pasme, duke zbatuar Direktivën 2014/40 EU”, tha Manastirliu në Parlament.

Këto fotografi do të vendosen tek paketat e cigareve dy vite pas miratimit, në mënyrë që bizneset të kenë kohën e nevojshme për të bërë ndryshimet në paketim.

Duhanpirja në Shqipëri

Rreth 1 miliardë persona në botë janë konsumues të rregullt të duhanit sipas statistikave të OBSH.

Ky numër kaq i lartë shkakton 10 vdekje në minutë në të gjithë globin.

Në Shqipëri statistikat e viteve të fundit tregojnë se ka mbi 700 mijë konsumues të rregullt duhani.

Megjithëse vendi ynë renditet tek vendet me normën më të ulët në rajon 1 në 3 Shqiptarë është duhanpirës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë masat kundër duhanpirjes janë shtuar gjatë vitit të fundi.

“Është fakt se viti 2019 shënon numrin më të lartë të gjobave të vendosura në këto vite, me 466  masa administrative, nga të cilat dhjetëra masa administrative prej 600 mijë lekë për shkelësit e përsëritur të ligjit.”, thuhet në deklaratën e MSH.

Ndërkohë që duhanpirja vazhdon ende të mbetet një problem në shëndetin dhe përditshmërinë e qytetarëve./AgroWeb.org

Dhoma e gjumit duhet t’ju përshatet me personalitetin – Zbuloni këshillat e duhura

Në përgjithësi, koha e një njeriu ndahet mes zyrës, mjetit të transportit, ambienteve të jashtme dhe shtëpisë.

Dhoma e gjumit është ambienti më i rëndësishëm sa i përket rimëkëmbjes fizike dhe shpirtërore nga stresi i ditës.

Ajo, sipas ekspertëve, duhet të jetë mobiluar në mënyrë të atillë që t’i përshtatet personalitetit tuaj.

Një Dhomë Gjumi Me Personalitet

Dhoma e gjumit, si edhe çdo hapësirë tjetër duhet të jetë e përshtatshme dhe të projektojë jo vetëm personalitetin e njeriut, por edhe të krijojë kufizime në hapësirë.

Dhoma e gjumit nuk është vetëm për gjumë, por ajo duhet të jetë një strehë e ngrohtë shpirtërore që reflekton shijet dhe personalitetin tuaj.

Njihni Veten Pastaj Mobiloni Dhomën

Hapi i parë drejt krijimit të një oazi të tillë është që të njihni veten dhe ato që ju pëlqejnë dhe mbi të gjitha frymëzojnë.

Hapi  i dytë është që t’i përmbaheni konceptit minimalist të dekorimit.  Dhoma juaj e gjumit nuk duhet të ketë shumë sende, mobilje dhe tapiceri të panevojshme.

Sa më pak orendi të ketë dhoma e gjumit aq më e madhe do të jetë në sytë tuaj duke ju dhënë kështu hapësirën që ju nevojitet.

Ngjyrat Sipas Personalitetit 

Zgjidhni ngjyra të çelëta dhe perde të bardha për t’i dhënë dhomës hapësirë dhe dritë.

Ngjyrat janë një reflektim shumë i mirë i personalitetit të njeriut dhe ngjyra që do të zgjidhni për lyerjen e dhomës së gjumit do të tregojë shumë për ju.

Ngjyrat më të përshtatshme për dhomën tuaj të gjumit janë:

Bluja e cila përçon qetësi dhe besnikëri

E verdha përçon lumturi, kreativitet dhe produktivitet

Roza përcjell shëndet, dashuri dhe ngrohtësi.

Dritaret e Hapura 

Sa i përket dritares, ajo duhet të jetë larg shtratit në mënyrë që të shmangni zhurmat.

Perdet nga ana tjetër duhet të qëndrojnë të hapura gjatë ditës në mënyrë që dhoma e gjumit të ketë ndriçim dhe mbi të gjitha energji. /AgroWeb.org

Lëngjet që kanë më shumë Vitaminë C dhe përfitimet për shëndetin

Lëng Portokalli.

Njeriu ka nevojë për vitaminën C në çdo ditë të jetës së tij.

Kjo vitaminë e rëndësishme për rritjen dhe riparimin e çdo indi dhe qelize në organizëm.

Ajo ndihmon në formimin e kolagjenit, përthithjen e hekurit, forcimin e sistemit imunitar dhe shëndetin e kockave.

Vitamina C neutralizon radikalet e lira të cilat shkaktojnë inflamacion dhe dëme të shumëta në organizëm.

Siç ndodh rëndom edhe në rastin e vitaminave të tjera, shumë njerëz në vendin tonë nuk konsumojnë sasinë e duhur të kësaj vitamine të rëndësishme.

Kjo vjen si pasojë e ushqyerjes së shpejtë e të keqe dhe mungesës së suplementëve.

Kur organizmi nuk merr sasinë e mjaftueshme të kësaj vitamine, njeriu përballet me manifestimin e një sërë simptomash mendore dhe fizike.

Për më tepër, organizmi bëhet më i brishtë dhe më i ndjeshëm ndaj sëmundjeve kronike dhe akute.

Lëngjet e Frutave Më Të Pasura Me Vitaminë C

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se lëngjet mund të jenë pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor por ato nuk duhen konsideruar si burimi i vetëm i kësaj vitamine.

Përveç vitaminës C, lëngjet e freskëta të frutave ofrojnë shumë kalori dhe sheqer sepse u mungon fibra që gjendet tek tuli dhe lëkura.

Lëngjet e Agrumeve

Agrumet janë ndër frutat më të pasura me vitaminë C.

Një gotë me lëng portokalli ofron 125 miligramë vitaminë C.

E njëjta sasi me lëng qitroje ofron 90 miligramë C ndërsa lëngu i mandarinave ofron 55 miligramë vitaminë C.

Lëngjet e Tjera të Frutave

Një gotë me lëngun e boronicës së kuqe ofron 90 miligramë vitaminë C.

Lëngu i ananasit ofron më shumë se 25 miligramë për gotë ndërsa  ai i kumbullës vetëm 10 miligramë vitaminë C.

Lëngu i Perimeve

Perimet  janë shumë të pasura me këtë vitaminë të rëndësishme.

Një lëng perimesh miks ofron 65 miligramë vitaminë C. Lëngu i domates ofron 45 miligramë vitaminë C në një gotë ndërsa ai i karrotës ofron 20 miligramë vitaminë C.

Dozat e Nevojshme Ditore Të Vitaminës C

Nevojat për vitaminë C janë në varësi të disa faktorëve.

Burrat dhe djemtë kanë nevojë për 90 miligramë vitaminë C në ditë ndërsa gratë dhe vajzat për 75 miligramë vitaminë në ditë.

Gratë shtatzëna kanë nevojë për 85 miligramë vitaminë C dhe gjatë ushqyerjes së fëmijës me gji deri në 120 miligramë vitaminë C.

Duhanpirësit kanë nevojë për një dozë shtesë prej 35 miligramësh nga sasia e lartpërmendur./AgroWeb.org

Fermerët nesër prapë në protestë – Tonelata me prodhime shqiptare shkojnë dëm

Fermerët e Myzeqesë e kanë zhvilluar dje protestën e tyre në Tiranë, ku kanë kërkuar subvencione nga qeveria.

Fermërët e Myzeqesë paralajmërojnë sërish protesta për plotësimin e kërkesave të tyre.

Në një njoftim zyrtar, ata thonë se do të protestojnë në datën 21 Shkurt ora 10:00 në Lushnje tek rrethrrotullimi i Savrës.

Ogranizatorët thonë se në protestë do marrin pjesë rreth 800 deri 1.000 fermerë pasi kërkesat e tyre ende nuk janë plotësur nga qeveria.

“Do protestojmë për gjendjen e vështirë ku ndodhen fermerët sot, pasi nuk po shesin produktet bujqësore”, thuhet në njoftim.

Fermerët kanë disa kohë që protestojnë, duke u ankuar se prodhimi i tyre nuk po shitet, ndërkohë kanë hedhur poshtë tonelata me prodhime për shkak të mungesës së tregut vendas.

5 kërkesat e fermerëve:

Mbështetje financiare direkte për fermerët duke na subvencionuar për çdo njësi produkti te hedhur ne treg kundrejt faturës tatimore të shitjes dhe stimulim te eksportuesve te cilet jane promotore te zhvillimit te bujqësisë.

Vlerësim dhe kompesim financiar me çmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqsitë natyrore dhe stogun e produktit të shkaktuar nga çrregullime të forta të tregut.

Rregullim në paketen fiskale 2020 të shkallës së TVSH-së për sektorin e tregëtimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore e blektorale sepse aplikimi i shkallëve të ndryshme të TVSH-së që sot është në mënyre paradoksale 0% në blerje dhe 20% në shitje dhe perfshirja e të ashtuquajturës normë kompesimi 6% në këtë mekanizëm i ka vënë operatorët e këtij sektori në një regjim taksimi të padrejtë dhe për pasojë i ka detyruar të furnizohen me produktet bujqësore nga importi dhe të braktisin produktin vëndas .

Kërkojme nga Ministria e Bujqësisë të na garantojë shërbimin e ekstensionit me specialistët e Drejtorive Rajonale të Bujqësisë,laborator për analiza të tokës, garantim dhe monitorim të cilësisë së imputeve bujqësore , kontroll dhe monitorim të cilesisë së produkteve tona nëpërmjet një laboratori të akredituar.

Kërkojmë nga qeveria të angazhohet në rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyren e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore për të garantuar interesat e paleve në këtë treg.

Pjesmarrja sa me e madhe në tubim rrit shanset për realizimin e ketyre kërkesave./AgroWeb.org

Alergjitë më të çuditshme në botë -Zbulojini këtu

Lëkura e njeriut reagon në mënyra të çuditshme ndaj ekspozimit të diellit.

Alergjitë kanë mbirë ngado duke krijuar një parehati të madhe për organizmin e njeriut.

Mund të vijnë  nga poleni, pluhuri apo lulet janë nga më të përhapurat që i kanosen trupit.

Megjithatë, po të lexoni më poshtë në këtë artikull do të zbuloni se alergjia nga poleni është thjesht maja e ajsbergut të alergjive.

Alergjia Nga Drita

Lëkura e njeriut reagon në mënyra të çuditshme ndaj ekspozimit të diellit.

Ka njerëz që vuajnë nga alergjia ndaj ndriçimit të diellit.

Lëkura e tyre është aq e ndjeshme sa mjaftojnë pak rreze dielli që të pezmatohet.

Alergjia Nga Aroma e Peshkut

Aroma e peshkut është padyshim e pakëndshme por ka njerëz që janë alergjikë ndaj saj.

Simptomat e kësaj alergjie janë: vështirësia në frymëmarrje, pezmatim të lëkurës dhe tështima.

Alergjia Ndaj Drurit.

Një nga alergjitë më të çuditshme është ajo ndaj drurit. Ndonëse njerëzit që vuajnë nga kjo alergji janë të rrallë, ajo shoqërohet me simptoma të rrezikshme që manifestohen në lëkurë.

Alergjia Ndaj Ujit

60 përqind e trupit të njeriut përbëhet nga uji, ndaj natyrshëm lajmi se ka njerëz alergjikë ndaj ujit mund të shkaktojë habi.

Alergjia ndaj ujit njihet si Aquagenic Urticaria.

Është një sindromë shumë e rrallë dhe manifestohet me acarim të lëkurës kur ajo është në kontakt me ujin.

Mjafton një minutë kontakt me ujin që të shpërthejnë simptomat.

Ndonjëherë mjaftojnë edhe disa pika lotë që të shpërthejnë simptomat e alergjisë.

Ka raste kur njerëzit që vuajnë nga kjo alergji nuk marrin dot frymë pasi pinë ujë.

Kjo alergji prek më shumë gratë dhe është e patrajtueshme.

Alergji Ndaj Aktivitetit Fizik

Përtacia për të shkuar në palestër mund shpesh të maskohet si alergji.

Por, në rastet e alergjisë së vërtetë ndaj palestrës dhe aktivitetit fizik, njerëzit përjetojnë kruarje të paktën 30 minuta pasi kanë filluar ushtrimet.

Kjo alergji njihet si Cholinergic Urticaria.

Ajo duket se nxitet nga djersa.

Alergjia Ndaj Të Gjitha Ushqimeve

Në vitin 2009, e gjithë bota u shokua nga rasti i një djali të vogël që ishte alergjik ndaj të gjitha ushqimeve dhe pijeve.

Gëlltitja e ushqimeve shkaktonte pezmatime të përgjakshme të stomakut që pasoheshin nga dhimbje të forta.

Vogëlushi mund të pinte vetëm ujë dhe asgjë tjetër.

Shkaku i kësaj alergjie nuk është zbuluar akoma.

Alergjia Ndaj Njeriut

Alergjitë nuk janë ekskluzivitet i njerëzve. Në vitin 2014, një qen i rracës Labrador kishte kruarje të vazhdueshme dhe kafshonte veten.

Analizat e gjakut treguan diçka shumë të çuditshme: qenushi ishte alergjik ndaj njerëzve.

Grimcat e lëkurës së njerëzve ishin tepër irrituese për qenin e shkretë.

Në botë numërohen shumë alergji të tjera jo vetëm të çuditshme e të rrezikshme por edhe misterioze./AgroWeb.org

Rriten importet me Kinën – A mund të përhapet koronavirusi nga këto produkte?

Tregtia mes dy vendeve dominohet nga importet të cilat në fund të viti të kaluar arritën 59,7 miliardë lekësh me një rritje me 11 përqind me bazë vjetore.

Në publikimin e fundit nga INSTAT duket qartë se importet e mallrave me origjinë kineze janë rritur ndjeshëm këto dy vite.

Sipas të dhënave që AgroWeb.org ka siguruar, tregohet se tregtia me Kinën zuri 6,9% të volumit tregtar gjatë vitit 2019.

Shifra të tilla e bëjnë Kinën partnerin e tretë tregtar të Shqipërisë për sa i përket importeve me 7.4% të totalit.

Tregtia mes dy vendeve dominohet nga importet të cilat në fund të viti të kaluar arritën 59,7 miliardë lekësh me një rritje me 11 përqind me bazë vjetore.

Produktet me Nivelin më të Lartë të Importit

Importet dominohen nga pajisjet elektrike, hidrosanitarë, makineri të cilat përbejnë rreth 40% të totalit me një vlerë mbi 23 miliardë lekë.

Ndërkohë, veshjet që kanë ardhur nga Kina në Shqipëri vitin e kaluar arrin vlerën prej 5,2 miliardë lekësh me një rritje 17 përqind krahasuar me vitin 2018.

Ndërsa importi i mobilieve kineze shënoi 2,3 miliardë lekë me një rritje mbi 8% në raport me vitin 2018.

Peshë të konsiderueshme në importe zënë edhe krevatet, dyshekët, llambat dhe pajisjet e ndriçimit.

Sa të Sigurt Janë Konsumatorët nga Përhapja e Virusit Përmes Produkteve të Importuara?

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetit, koronavirusët nuk arrijnë të mbijetojnë gjatë në sipërfaqet e objekteve.

Ndaj edhe rreziku i përhapjes së viruseve përmes produkteve të paketuara të cilat dërgohen nga Kina është shumë i ulët.

Mjekët Infeksionit të Universitetit NorthWestern, deklaruan për mediat ndërkombëtare se infeksione të tilla transmetohen mes njerëzve vetëm përmes rrugëve të frymëmarrjes, pështymës apo lëngjeve të tjera të trupit.

Edhe pse ekspertët janë ende në alarm për shkak të mutacioneve strukturore që po pëson koronavirusi, përhapja e tij përmes objekteve është akoma e pamundur.

Sigurisht që masat parandaluese janë ndërmarrë në çdo pikë të kontrollit të hyrjes dhe daljes së produkteve të import-eksportit./AgroWeb.org

Uria në mes të natës – Arsyet shëndetësore pse ndodh

Luhatja e niveleve të sheqerit në gjak nxitet më së shumti nga konsumi i karbohidrateve të thjeshta.

Urisë nuk i shpëton dot, pavarësisht vetëkontrollit apo regjimeve strikte.

Kthetrat e saj janë më të forta, sidomos gjatë orëve të natës.

Ushqyerja në orët e vona sipas ekspertëve është një nga faktorët që nxit edhe shtimin në peshë.

Arsyet përse uria bëhet më e fortë gjatë natës janë të ndryshme dhe shpjegohen në këtë artikull të AgroWeb.org

Nivelet e Sheqerit Në Gjak

Ekspertët shpjegojnë se luhatja e menjëhershme e niveleve të sheqerit në gjak është e dëmshme.

Ato duhet të jenë të qëndrueshme sa më gjatë që të jetë e mundur.

Luhatja e niveleve të sheqerit në gjak nxitet më së shumti nga konsumi i karbohidrateve të thjeshta siç është mielli i bardhë dhe sheqeri.

Në reagim të tyre, trupi prodhon insulinë të shpejtë që të përpunojë sheqerin.

Kur niveli i glukozës në gjak është i ulët, njeriu ndihet i acaruar dhe në ankth.

Rrahjet e zemrës janë të çrregullta dhe uria është e madhe.

Nivelet e ulëta të glukozës gjatë natës mund të ndikohen edhe nga aktiviteti i tepruar fizik gjatë ditës.

Ushqyerja e Çrregullt

Nëse i përmbaheni orareve të rregullta të ngrënies gjatë ditës, do të jeni më pak të uritur gjatë natës.

Ekspertët këshillojnë që ta nisni ditën me një mëngjes të bollshëm, fruta në mes vakteve, dhe në darkë të konsumoni një vakt modest.

Dy orë përpara gjumit mund të konsumoni disa feta molle ose karrote.

Kësisoj nuk do të zgjoheni gjatë natës të uritur.

Kequshqyerja

Ushqyerja e keqe është shkaktar i urisë në orët e vona.

Nëse gjatë ditës nuk konsumoni fibër, proteinë apo yndyrna të shëndetshme, niveli i sheqerit në gjak do të bjerë dhe gjatë natës do të jeni të uritur.

Luhatjet e Humorit

Uria dhe ndjesia e ngopjes rregullohen falë disa hormoneve të ndryshme, ekuilibrat e të cilave prishen si pasojë e disa problemeve psikologjike.

Këto probleme më pas nxisin nevojën e paarsyeshme për sheqer, yndyrna dhe kripë.

Këtu përfshihet: stresi, mungesa e gjumit e të tjerë.

Uria e tepruar mund të shkaktohet edhe nga ankthi, depresioni apo frustrimi.

Sindroma e Ushqyerjes Gjatë Natës

Kjo sindromë ka të bëjë me nivelet e ulëta të urisë gjatë mëngjesit dhe tepër të larta në mbrëmje.

Ajo shoqërohet edhe me vështirësi në fjetje sepse ushqyerja e rëndë gjatë natës prish gjumin.

Ky problem më pas pason tek mbipesha dhe simptomat bëhen më të ashpra.

Nëse ju merr shpesh uria gjatë natës, duhet patjetër të ndryshoni regjimin e ushqimit gjatë ditës, pasi dëmtoni shëndetin tuaj.

Tradita e të ngrënit me duar – Çfarë fshihet pas saj

Të ngrënit është një proçes që angazhon shqisat por edhe trurin.

Gjatë këtij procesi, të gjitha shqisat tona, ajo e të prekurit, dëgjimit, shikimit, shijes, nuhatjes ndizen dhe e bëjnë ngrënien një eksperiencë përmbushëse.

Përdorimi i duarve pa ndërmjetës të tjerë siç janë thika, luga dhe piruni, krijon një lidhje të drejtpërdrejtë dhe sensuale mes ushqimit, mendjes, trupit dhe shpirtit.

Përdorimi i duarve e bën ngrënien një proces më pak zyrtar dhe shumë më të ngrohtë.

Kjo është arsyeja përse në shumë vende perëndimore, restorante të ndryshme inkurajojnë ngrënien me duar.

Ndonëse shumë njerëz e perceptojnë të ngrënit me duar si johigjenike apo deri diku të shpifur, kjo metodë përbën një stil të paqtë dhe gazmor. Përfitimet që vijnë prej kësaj metode janë të panumërta.

Ngrënia, një shpërthim shqisash!

Ngrënia ka të bëjë me shqisat të cilat janë përgjegjëse për ngjalljen e emocioneve të bukura dhe pasionit.

Ayurveda një nga mjekësitë holistike më të lashta në botë, shpjegon se çdo gisht i dorës është një zgjatim i pesë elementëve.

  • Gishti i madh ka lidhje me hapësirën.
  • Gishti tregues ka lidhje me ajrin.
  • Gishti i mesit ka lidhje me zjarrin.
  • Gishti i unazës ka lidhje me ujin.
  • Gishti i vogël ka lidhje me tokën.

Ruajtja e ekuilibrave të energjive të jetës:

Sipas mjekësisë së lartpërmendur, njeriu përbëhet nga 5 të ashtuquajtura prana ose energji jetësore.

Këto pesë elementë korrespondojnë me secilin gisht të dorës (gishti i madh tregon zjarrin, ai tregues lidhet me ajrin, ai i mesit tregon qiellin , ai i unazës nënkupton tokën dhe i vogli tregon ujin).

Prishja e ekuilibrave të këtyre elementëve mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme thonë ithtarët e kësaj mjekësie të mirënjohur.

Përmirësimi i tretjes:

Prekja është një nga shqisat më të forta dhe më të përdorura në organizëm.

Kur prekim ushqimin, truri i tregon stomakut se çfarë po hamë.

Ky informacion e përgatit stomakun të tresë ushqimin që do të marrë, rrjedhimisht duke përmirësuar tretjen.

Ndërgjegjësimi për ushqimin:

Ngrënia me duar kërkon vëmendjen tuaj.

Shpesh ju nevojitet ta shikoni ushqimin që do të fusni në gojë.

Kjo praktikë është më e shëndetshme se sa të ngrënit me pirunj dhe lugë, një proces tërësisht mekanik.

Ndër përfitimet shëndetsore mund të përmendim përthithjen e plotë të ushqyesve nga ushqimi, përmirësimin e tretjes dhe një shëndet më të mirë.

Mbrojtja e gojës:

Ngrënia me duar shërben edhe si zbulues i mirëfilltë i temperaturës së ushqimit.

Kur ju e prekni ushqimin, e kuptoni automatikisht temperaturën e tij dhe gjasat që të përvëloheni apo të mpini gjuhën janë më të pakta.

Këshilla shtesë

  • Sigurohuni të lani duart mirë me ujë të bollshëm, përpara dhe pasi të keni ngrënë ushqimin.
  • Copat e ushqimit duhet të jenë të mëdha dhe lehtësisht të kapshme me dorë.
  • Kur hani me duar, përpiquni mos të përtypeni mbi pjatë
  • Kur hani me duar, konsumoni kafshata të vogla dhe mos bëni shumë rrëmujë./AgroWeb.org