Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, DASH u bëri thirrje autoriteteve serbe të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi dje.
“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë më 18 prill.
Sipas autoriteteve kosovare, Serbia ndaloi mbi 1.400 kosovarë, teksa po kalonin transit nëpër Serbi.
Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë.
Autoritetet thanë se nëntë zyrtarë policorë janë liruar, ndërkaq ndaj Dejan Jankoviq, Serbia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh nën akuzën për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.
Sipas DASH, marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur më 2011 në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, “ofron parametra të qarta për hyrjen dhe daljen e qytetarëve kosovarë në dhe jashtë Serbisë”.
“Siç ka theksuar Bashkimi Evropian, vonesat si këto të fundit, përbëjnë shkelje të kësaj marrëveshjeje”, tha DASH.
Sipas marrëveshjes për lirinë e lëvizjes “qytetarët (me vendbanime të përhershme) të të dyja palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra-tjetrës dhe në pikat kufitare të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim”.
Departamenti i Shtetit tha se të gjitha palët duhet t’u shmangen veprimeve që mund ta rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Më herët gjatë ditës thirrje për lirimin e Dejan Jankoviqit bënë edhe Jeffery Hovenier, ambasadori amerikan në Prishtinë, dhe Jorn Rohde, ambasadori gjerman në Prishtinë.
Kosova ka akuzuar Serbinë se me veprimet e fundit ka kryer shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe ka shkelur marrëveshjet e arritura në dialog, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Edhe blloku evropian një ditë më parë tha se Serbia, me ndalimin e udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova, në kufijtë e saj me Hungarinë dhe Kroacinë, ka shkelur Marrëveshjen për lëvizjen e lirë.
Kosova ka thënë se ndalimi dhe “maltretimi” i shtetasve të Kosovës që po kalonin nëpër Serbi, u bë “në shenjë hakmarrjeje” pasi më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Serbia ka thënë se do të punojë që Kosova të mos pranohet në këtë organizatë gjatë mbledhjes së Këshillit të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës më 16 maj.Radio Evropa e Lirë
z. Delawi Ju nuk e perkrahni shkëmbin e teritoreve.
Kjo është nje dekleratë shum e qëlluar e një miku- përfaqsues i një shteti shum miqësor i Shqiptarëve të Kosovës pra i SHBA – ve. Ju faleminderojmë për këte por dua të dij nga Ju se a do të kerkoni ti falim teritore edhe serbisë sikur që po na detyroni ti falim tokën tonë Malit të Zi (!)?
Kështu kanë luajtë me token tonë Shqiptare gjithnjë gjatë historisë, që nga 1912 e deri më sot, vendet e fuqishme të perëndimit. Sot, hiq më larg, françezi (zyrtar i atëhershëm i një komisioni), pranoi duke treguar se si i kanë ndarë Malit të Zi tokat shqiptare më 1927.
Miqësia jonë, z.ambasador Delawi, po zbehet nga Ju pra vetëm nga fakti se jemi të vegjël dhe krahthatë.Të pektën unë si një qytetar i Kosovës që të parët JU e keni pranuar per shtet të Pavarur. Me gjithkëte ta dini se mik më të sinqertë se Shqiptarët në ketë botë nuk keni. Dua të shpresoj se jamë gabim kur mendoj se nderrimi i timonierëve të SHBA për Shqiptarët ,shtetas të Kosovës, miqt e juaj historik është tragjedi e jona kombtare.
Uroj të mos jetë kështu por raliteti objektiv tregon diçka të till. SHPRESOJ që nesër do të jetë më mirë.
z. Delawie Ju nuk e perkrahni shkëmbimin e teritoreve.
Kjo është nje deklaratë shum e qëlluar e një miku- përfaqsues i një shteti shum miqësor i Shqiptarëve të Kosovës pra i SHBA – ve. Ju falenderojmë për këte por dua të dij nga Ju se a do të kerkoni nesë ti falim teritor edhe Serbisë sikur që po na detyroni ti falim sot tokën tonë Malit të Zi (!)?
Kështu kanë luajtë me token tonë Shqiptare gjithnjë gjatë historisë, që nga 1912 e deri më sot, vendet e fuqishme të perëndimit. Sot, hiq më larg, françezi (zyrtar i atëhershëm i një komisioni), pranoi duke treguar se si i kanë ndarë Malit të Zi tokat shqiptare më 1927.
Miqësia jonë, z.ambasador Delawie,mendoj, po zbehet nga Ju pra vetëm nga fakti se jemi të vegjël apodhe krahëthatë.Të paktën po dyshoj unë, si një qytetar i Kosovës, që të parët JU e keni pranuar per shtet të Pavarur. Me gjithkëte ta dini se mik më të sinqertë se Shqiptarët në ketë botë nuk keni. Dua të shpresoj se jamë gabim kur mendoj se ndërrimi i timonierëve të SHBA, për Shqiptarët ,shtetas të Kosovës, miqt e juaj historik është tragjedi kombëtare.
Uroj të mos jetë kështu por realiteti objektiv tregon diçka të till. SHPRESOJ që nesër do të jetë më mirë.