VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

SHBA synon krijimin e një force ndërkombëtare në ujërat rreth Iranit dhe Jemenit

By | July 10, 2019

Komentet

Trumpi ndërmjetëson marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Emirateve

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën, me ndërmjetësimin e Presidentit Donald Trump, një marrëveshje historike paqeje që do të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve të Lindjes së Mesme.

Sipas marrëveshjes, Izraeli pranon të pezullojë zbatimin e sovranitetit në zonat e Bregut Perëndimor për të cilat kishte diskutuar aneksimin, thanë zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Marrëveshja e paqes është produkt i diskutimeve të gjata midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat u përshpejtuan kohët e fundit, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Marrëveshja u nënshkrua përmes një telefonate të enjten mes Presidentit Trump, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Sheikut Mohamed Bin Zayed, princi i kurorës së Abu Dhabit.

Zyrtarët thanë se marrëveshja është e para e këtij lloji që kur Izraeli dhe Jordania nënshkruan një traktat paqeje në vitin 1994. Ajo gjithashtu shënon për Presidentin Trump një sukses në politikën e jashtme, ndërkohë që ai është në garë për t’u rizgjedhur më 3 nëntor.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se këshilltari i lartë i Presidentit Trump, Jared Kushner, ambasadori amerikan në Izrael David Friedman dhe i dërguari në Lindjen e Mesme Avi Berkowitz u përfshinë ngushtësisht në negociatat për marrëveshjen, po ashtu edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga të tre vendet thuhej se të tre udhëheqësit kishin “rënë dakord për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Ky hap diplomatik historik do të avancojë paqen në rajonin e Lindjes së Mesme“, thuhet në deklaratë.

Delegacionet nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të takohen në javët e ardhshme për të nënshkruar kontrata dypalëshe në lidhje me investimet, turizmin, fluturimet direkte, sigurinë, telekomunikacionin dhe çështje të tjera, thuhet në deklaratë.

Dy vendet pritet që së shpejti të shkëmbejnë ambasadorë e të kenë përfaqësi diplomatike. zëri i amerikës

Në ankand syzet e Mahatma Gandhit, çmimi fillestar 15 000 stërlina

VOAL – Syzet karakteristike të praruara, me xhama të rrumbullakët, të mbajtura kudo nga Gandhi dhe që janë bërë një simbol i domosdoshëm i ikonografisë së tij, i përkasin një familje angleze, e cila, pasi i mori ato nga Mahatma, i ka ruajtur brez pas brezi.

Pasardhësi i fundit i depozitoi në kutinë postare të një shtëpie ankandesh angleze duke menduar se ato nuk kishin vlerë të madhe, por duke deklaruar se ishin të Gandhit.

Pas një studimi të kujdesshëm, shtëpia e ankandeve ishte në gjendje të vendoste vërtetësinë e tyre dhe t’i vinte në shitje. Disa tashmë kanë dalë përpara dhe kanë premtuar se do t’i paguajnë jo më pak se 50,000 paund. rsi/eb

Hong Kong, arrestohet pronari i një gazete, akuzohet për komplot

Sulmet kundër aktivistëve pro-demokracisë në Hong Kong morën një kthesë tejet publike këtë javë. Autoritetet arrestuan në prani të kamerave televizive pronarin e një tabloidi ndërsa ndodhej në ambjentet e gazetës. Rasti u kritikua gjerësisht duke u cilësuar si një sulm ndaj fjalës së lirë.

Gazeta “Apple Daily” në Hong Kong u hap të martën me titullin: “Apple Daily duhet të luftojë”.

Judy Do, e cila tregton gazeta në një tezgë në rrugë, thotë se pas ngjarjes shitjet e gazetës u rritën.

Lajmi i djeshëm bëri që çdo i ri të ketë dëshirë të lexojë “Apple Daily-n”. Edhe ata që nuk blejnë gazeta“, thotë ajo.

Titulli provokues vjen pas arrestimit nga autoritetet të pronarit të gazetës dhe manjatit të medias Jimmy Lai, i cili të hënën u bë i arrestuari i profilit më të lartë sipas një ligji të ri mbi sigurinë të miratuar nga Kina.

Në një konferencë shtypi në Pekin ministri i Jashtëm kinez vlerësoi zbatimin e ligjit nga autoritetet e Hong Kongut, një ligj që qeveria thotë se ka në shënjestër ata që dyshohen për përpjekje për shkëputje, terrorizëm apo komplot. Blerësit e gazetës “Apple Daily” thonë se ligji i ri është vetëm mburoja për të shtypur zërat pro-demokracisë në Hong Kong.

Ambjentet e gazetës u bastisën nga një numër i madh oficerësh policie. Kjo situatë është shumë e rëndë dhe nuk duhet të kishte ndodhur. Në mbështetje të “Apple Daily-t”, mora një taksi dhe erdha menjëherë në redaksinë e lajmeve të gazetës“, thotë Calvin Jor, përkrahës i “Apple Daily-t”.

Dje policia ndërhyri brutalisht tek liria e shtypit. Të gjithë banorët e Hong Kongut me ndërgjegje duhet ta mbështesin “Apple Daily-n” si dhe të mbështesin Hong Kongun“, thotë Kim Yau, përkrahëse e “Apple Daily-t”.

Autoritetet ndaluan 71 vjeçarin Jimmy Lai nën dyshimet për komplot me forcat e huaja, një akuzë që mund të çojë në dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Ligji kinez mbi sigurinë kombëtare u miratua në qershor. Vendet perëndimore e kanë dënuar atë. “Apple Daily” u shtyp në më shumë se 500 mijë kopje të martën, pesëfishi i kopjeve që gazeta shtyp zakonisht në një ditë. zëri i amerikës

Ekonomia e Britanisë zyrtarisht në recesion

Londër

Ekonomia e Britanisë së Madhe zyrtarisht ka rënë në recesion pasi shifrat zyrtare treguan tkurrje rekord prej 20.4 për qind në tremujorin e dytë si rezultat i masave të izolimit të vendosura për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri(COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Rënia e regjistruar nga Zyra Kombëtare e Statistikave pasoi tkurrje tremujore prej 2.2 për qind në tre muajt e parë të vitit. Si e tillë, ekonomia britanike është në recesion.

Për dallim nga vendet tjera, agjencia e statistikave në Britani ofron shifra mujore duke përcjellë numrat tremujore dhe ato tregojnë shpresë se ekonomia po shërohet në vazhdën e lehtësimit të disa kufizimeve të izolimit.

Në qershor, kur dyqanet që shesin mallra u lejuan të rihapen, ekonomia britanike u rrit me një shkallë mujore prej 8.7 për qind.

Qeveria britanike shpreson se lehtësimi i mëtejshëm i ekonomisë gjatë muajve të fundit, siç është rihapja e sektorit të mikpritjes në korrik, do të lejojë që ekonomia të rimëkëmbet.

Nga shpërthimi në Portin e Bejrutit janë dëmtuar 8 000 ndërtesa

Bejrut

Komisioni i Lartë për Ndihma në Liban (KLN) sot bëri të ditur së paku 8.000 ndërtesa, përfshirë 50 struktura të lashta, u dëmtuan nga shpërthimi masiv i javës së kaluar në Portin e Bejrutit, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për AA, sekretari i Përgjithshëm i KLN -së, Mohamed Khair, tha se llogaritja e të gjitha dëmeve nga shpërthimi do të përfundojë të mërkurën.

Sipas reporterit të AA-së, shkalla e dëmeve ndryshon nga një zonë në tjetrën.

KLN është i lidhur me kabinetin dhe funksionet e tij përfshi shpërndarjen e ndihmave dhe menaxhimin e fatkeqësive.

Qeveria e Libanit për shpërthimin ka fajësuar rezervat e lëna pas dore të 2.750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në një depo, që vrau të paktën 160 njerëz, plagosi mijëra të tjerë, duke lënë shkatërrim në të gjithë kryeqytetin.

Protestuesit në Liban kërkojnë vdekjen ose dëbimin e politikanëve

Qeveria e Libanit dha dorëheqjen pas shpërthimit shkatërrues të javës së kaluar në Bejrut. Njoftimet për neglizhencë nga ana e zyrtarëve të vendit, sollën një valë të zemërimit publik që iu shtua trazirave të muajve të fundit. Dorëheqja e kryeministrit të vendit dhe kabinetit të tij vijnë ndërsa shumë libanezë janë të shqetësuar se qindra miliona dollarë në ndihma ndërkombëtare mund të përfundojnë në xhepat e të njëjtëve politikanë të cilët ata i mbajnë përgjegjës për katastrofën.

Mijëra protestues u kthyen në qendër të Bejrutit, skenë e protestave që filluan së pari në tetor, dhe thanë se durimi i tyre kishin arritur kulmin.

Disa bënë thirrje jo vetëm për heqjen e klasës politike, por kërkuan që politikanët të vareshin.

Shumë libanezë akuzojnë udhëheqjen e vendit se injoroi paralajmërimet për asgjësimin e mijëra tonëve nitrat amoniumi që shkaktoi shpërthimin.

Shpërthimi gjigant la më shumë se 150 të vdekur, 5,000 të plagosur, dhe 250 mijë shtëpi të shkatërruara.

Nida Hakim ka dalë vullnetare për të pastruar rrugët. Ajo ka lidhur një litar në fshesën e saj.

“Kjo është fshesa që përdor për të pastruar shtëpitë e njerëzve dhe ky litar është për qeverinë që na vrau të gjithëve ne, jo vetëm ata që gjetën vdekjen nga shpërthimi, por të gjithëve ne”.

Pak pasi filluan demonstratat e së shtunës, forcat e sigurisë qëlluan me gaz lotsjellës mbi protestuesit që u përpoqën të thyejnë kordonin rreth ndërtesës së parlamentit.

Protestuesit arritën të sulmojnë ministrinë e jashtme duke shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë.

Gjatë natës, njerëz me uniformë rrahën disa nga protestuesit dhe i shpërndanë ata.

Megjithatë, protestuesit u kthyen përsëri të nesërmen.

Ata kërkojnë që shpërthimi të hetohet nga një panel ndërkombëtar, duke thënë se nuk kanë besim në qeverinë e tyre.

21 vjeçari Izar Lahoud ka dale për të protestuar me shokët e tij. Ai thotë se politikanët duhet të vriten ose të dëbohen nga vendit.

“Ata kujdesen vetëm për vete, për të fituar para. Ne po vdesim dhe asnjë politikan nuk do t’ja dijë”, thotë Izari.

Komuniteti ndërkombëtar ka premtuar miliona dollarë ndihma. Por në një vend ku ryshfetet dhe keqmenaxhimi kishin nxitur muajt të tërë trazirash para katastrofës, ekziston frika se paratë mund të përfundojnë në xhepat e politikanëve të korruptuar. zëri i amerikës

Rusia njofton miratimin e vaksinës, shkakton alarm mes ekspertëve botërorë

Marrë nga Reuters

Njoftimi i Moskës të martën se Rusia do të miratojë një vaksinë kundër koronavirusit pas më pak se dy muaj testimesh tek njerëzit, ka shkaktuar alarm mes ekspertëve të shëndetësisë në botë, të cilët thonë se pa të dhëna të plota për provat, është vështirë t’i besosh vaksinës.

Me synimin për të qenë e para në garën globale për prodhimin e një vaksine kundër COVID-19s, Rusia ende nuk ka kryer prova në shkallë të gjerë, nga të cilat do të nxirreshin të dhëna për të treguar nëse ajo funksionon. Ekspertët e sëmundjeve ngjitëse thonë se në këto kushte, njoftimi i Rusisë është ndoshta një hap i papërgjegjshëm.

“Rusia në thelb po kryen një eksperiment me një pjesë të madhe të popullatës,” thotë Ayfer Ali, specialiste e hulumtimeve për ilaçet pranë shkollës Warwick të Biznesit në Britani.

Ajo tha se një miratim i tillë super i shpejtë mund të bëjë që efektet e mundshme negative të vaksinës të mos merren në shqyrtim. Këto efekte, megjithëse të rralla, mund të jenë serioze, paralajmëroi ajo.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se vaksina, e zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, është e sigurtë, duke shtuar se njëra prej vajzave të tij ishte e kishte bërë vaksinën.

“Unë e di që funksionon mjaft mirë, krijon imunitet të fortë dhe po e përsëris, i ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme,” tha Presidenti Putin në televizionin shtetëror.

Francois Balloux, ekspert në Institutin e Gjenetikës pranë University College të Londrës tha se ky ishte një vendim “i pamatur dhe marrëzi”.

“Vaksinimi masiv me një vaksinë të testuar jo në mënyrën e duhur është diçka joetike,” tha ai. “Çdo problem që mund të lindë në fushatën ruse të vaksinimit, do të ishte katastrofik, qoftë për nga efektet negative mbi shëndetin, por edhe sepse do të ndikonte që popullata të mos i pranojë vaksinat.”

Ndërkohë që Rusia shpalli fitoren, më shumë se gjashtë kompani farmaceutike në të gjithë botën janë në proces të kryerjes të provave të avancuara në shkallë të gjerë tek njerëzit me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra vullnetarëve.

Disa nga këto kompani, si Moderna, Pfizer dhe AstraZeneca, thonë se shpresojnë që, nga fundi i këtij viti, ta dinë nëse vaksinat e tyre funksionojnë dhe janë të sigurta.

Të gjitha këto kompani pritet të publikojnë rezultatet e provave dhe të dhënat për sigurinë e vaksinave, të cilat do t’u dorëzohen enteve rregullatore në Shtetet e Bashkuara, Evropë apo vende të tjera për shqyrtim përpara se të mund të marrin lejen.

Miratimi i vaksinës ruse nga Ministria e Shëndetësisë vjen përpara testimeve që normalisht duhet të përfshinin mijëra pjesëmarrës, të njohura zakonisht si faza 3 e testimeve.

Prova të tilla zakonisht konsiderohen si fazë thelbësore që një vaksinë të marrë miratimin nga enti rregullator.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump do të informohej mbi përpjekjet që po bëhen në SHBA për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway tha se priste që Presidenti Trump të informonte publikun në një konferencë për shtyp mbi atë që është arritur deri tani. zëri i amerikës

Kina zgjat mandatin e Parlamentit të Hong Kongut për “jo më pak se një vit”

VOAL – Kina ka vendosur të zgjasë mandatin e gjashtë parlamentar të Hong Kongut për “jo më pak se një vit”. Ky ishte vendimi i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Popullor, degës legjislative të Parlamentit të Pekinit, i cili zgjidhi aspektet kushtetuese të mandatit të detyrueshëm prej 4 vjetësh.

Masa pason shtyrjen e diskutueshme 12-mujore, deri në shtator 2021, të zgjedhjeve politike të komunikuara së fundmi për guvernatorin Carrie Lam dhe të motivuar për të përmbajtur valën e Covid-19.

Nuk është e qartë se si masa vlen për katër deputetë të opozitës, të cilët nuk ishin në gjendje të votonin për rizgjedhje në votimet e planifikuara fillimisht për rinovimin parlamentar në shtator. Kandidatura e tyre ishte zhvlerësuar në bazë të ligjit të sigurisë së fundit të Pekinit për ish-koloninë Britanike.

ATS/AFP/eb

Bjellorusi, opozita nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve, shpërthejnë protestat

Bjellorusia thotë se udhëheqësi Aleksandër Lukashenko ka siguruar një fitore dërrmuese në garën presidenciale. Ai pritej të ndeshej me sfidën më të fortë zgjedhore që kur erdhi në pushtet në mes të viteve 1990. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Charles Maynes njofton se opozita ka deklaruar se nuk i njeh rezultatet duke ngritur akuza për manipulim votash. Si rezultat përkrahësit e opozitës kanë dalë në protesta që janë shoqëruar edhe me përleshje mes aktivistëve dhe forcave të rendit.

Pas numërimit të fletëvotimeve nga të gjitha zonat zgjedhore, Presidenti Lukashenko ka marrë afro 80% të votave.

Me këtë fitore ai vazhdon pas 26 vjetësh të qëndrojnë në pushtet për një mandat të ri. Ai paralajmëroi ata që mund të tentojnë të kundërshtojnë rezultatet.

“Zbatoni ligjin dhe ashtu do të zhduken të gjitha shqetësimet për shtypje,” tha ai.

Por protestuesit që u mblodhën të dielën në mbrëmje në Minsk dhe qytete të tjera, duke u përleshur me trupa të ministrisë së brendshme, nuk i shohin zgjedhjet si legjitime.

Demonstruesit thonë se zgjedhjet nuk ishin as të lira, as të drejta. Ashtu mendon edhe Perëndimi.

Pasi kundërshtarë të rëndësishëm nuk u lejuan të marrin pjesë, gratë e kandidatëve u futën në garë. Ndër ta u dallua Svetlana Tikhanovskaya, e cila hyri në garë pasi i shoqi, një bloger i njohur politik, u arrestua.

Megjithëse dhjetëra mijëra mbështetës të saj kanë dalë në protesta në mbarë vendin, në rezultate ajo ka dalë me më pak se 10% të votës.

“Nuk jemi dakord me këto rezultate. Kemi informata krejt të tjera,” thotë kandidatja.

Kandidatët që nuk u lejuan të konkurrojnë thonë se ka prova që gara u manipulua. Tani ata janë bashkuar në opozitë kundër zotit Lukashenko.

“Nuk duam të dalim në rrugë, të hidhemi në protesta. Por nuk na ka lënë zgjidhje tjetër,” thotë kandidati i paregjistruar presidencial, Valery Tsepkalo.

Zgjedhjet u zhvilluan ndërkohë që bota përleshet me koronavirusin, të cilin udhëheqësi bjellorus e ka cilësuar si histeri masive.

Me shtimin e numrit të të infektuarve, shoqëria civile u hodh në veprim për të pajisur spitalet dhe mjekët.

Aktivistët thonë se kjo iniciativë e shoqërisë civile po transformon edhe politikën bjelloruse:

“Bjellorusët nuk janë më të njëjtët që ishin para COVID-it. Kjo shihet në aktivizmin në shoqërinë civile, por edhe në marrëdhëniet mes njerëzve të thjeshtë. Po shohim ndryshime, duke filluar me mendësinë e njerëzve,” thotë aktivisti Andrej Stryzhak.

Zoti Lukashenko ka ndeshur edhe më parë sfida dhe ia ka dalë. Por kundërshtarët e tij thonë se këtë herë po shohim lindjen e një Bjellorusie të re.

Putin: Ministria e Shëndetësisë e Rusisë ka regjistruar vaksinën e parë të koronavirusit në botë

VOAL – Presidenti rus, Vladimir Putin: Ministria e Shëndetësisë e Rusisë ka regjistruar vaksinën e parë të koronavirusit në botë.
Vaksina e parë e prodhuar në Rusi, e zhvilluar nga Instituti Gamaleya në Moskë, mori miratimin nga ministria ruse e shëndetësisë. Presidenti Vladimir Putin tha se vajza e tij tashmë është vaksinuar. “Këtë mëngjes për herë të parë në botë u regjistrua një vaksinë kundër infeksionit të ri,” tha numri një rus. rsi

Liderja opozitare në Bjellorusi largohet nga vendi

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanouskaya, ka udhëtuar në Lituani dhe është e sigurt, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, në një postim në Twitter të martën.

Tikhanouskaya doli si rivalja kryesore e Alyaksandr Lukashenka në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Ekipi i saj nuk ishte në gjendje të kontaktonte me të në telefon të hënën, pasi ajo u largua nga ndërtesa e komisionit zgjedhor.

Më herët ajo u tha gazetarëve se jo Lukashenka por ajo i ka fituar zgjedhjet.

Të paktën një person u vra, dhjetëra u plagosën, dhe më shumë se njëqind demonstrues u arrestuan të dielën në mbrëmje dhe herët të hënën në mëngjes, gjatë trazirave në rrugët e Minskut dhe qyteteve të tjera në Bjellorusi.

Forcat e sigurisë u përleshën me mbështetësit e opozitës, të cilët nuk i njohin rezultatet e zgjedhjeve, që u fituan bindshëm nga presidenti aktual, Alyaksandr Lukashenka.

Svyatlana Tsikhanouskaya, tha në një konferencë për media se ajo nuk i njeh rezultatet.

Tikhanovskaya ka vendosur të garojë në zgjedhje, pasi bashkëshorti i saj është ndaluar të kandidojë dhe është arrestuar në fillim të këtij viti.

Autoritetet shtetërore e kanë akuzuar burrin e Tikhanovskayas, Syarhey Tsikhanouski, për bashkëpunim me mercenarët rusë, për të shkaktuar trazira përpara zgjedhjeve. Tikhanovskaya i ka hedhur poshtë akuzat.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula van der Leyen ka dënuar dhunën kundër protestuesve në qytetet Bjelloruse.

Lukashenka është në krye të Bjellorusisë që nga viti 1994. rel

Bjellorusi, rreth 3 mijë të arrestuar në protestat e paautorizuara

Minsk

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Bjellorusisë, Olga Chemodanova, deklaroi se rreth 3.000 persona u arrestuan si rezultat i incidenteve që ndodhën gjatë demonstratave të paautorizuara në vend pas njoftimit se Alexander Lukashenko ka fituar zgjedhjet presidenciale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Chemodanova tha në një deklaratë se mbrëmë në mesnatë, protestuesit zhvilluan protesta të paautorizuara në 33 vendbanime në vendet ku gjendeshin kutitë e votimit dhe sheshe.

“Përafërsisht, 3 mijë njerëz u arrestuan në demonstratat e paautorizuara në gjithë vendin. Rreth 1 mijë prej tyre u arrestuan në Minsk dhe më shumë se 2 mijë në pjesë të tjera të vendit”, deklaroi zëdhënësja e ministrisë.

Po ashtu, Chemodanova deklaroi se nuk u përdorën armë kundër protestuesve dhe se nuk kishte vdekje gjatë incidenteve.

Nga ana tjetër, media bjelloruse raportoi se 39 oficerë policie dhe më shumë se 50 protestues u plagosën në demonstrata, bazuar në burimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Tikhanovskaya: “Nuk e njoh rezultatin e zgjedhjeve”

Ndërkohë, njëra nga kandidatët, Svetlana Tikhanovskaya, deklaroi se kishte të plagosur si rezultat i ndërhyrjes së policisë në demonstrata, por që ende nuk është konfirmuar asnjë informacion rreth ndonjë rasti fatal.

“Shpresoj që askush të mos vdesë, sepse ky do të jetë fillimi i fundit”, tha Tikhanovskaya.

Tikhanovskaya tha se janë në favor të një ndryshimi paqësor dhe se qeveria zgjodhi përdorimin e forcës, duke kërkuar që pushteti ta dorëzojë qeverisjen në mënyrë paqësore.

Tikhanovskaya deklaroi se nuk i njeh rezultatet ende të padefinuara të zgjedhjeve dhe se do të vazhdojnë të luftojnë në lidhje me rezultatet.

“Jemi të gatshëm t’i vazhdojmë protestat”

Mariya Kolesnikova, një nga përfaqësueset e Shtabit Zgjedhor, deklaroi se protestat mund të vazhdojnë.

“Ne jemi të gatshëm për protesta të gjata dhe reagim shoqëror kundër asaj që po ndodh tani”, tha ajo.

Ndryshe, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bjellorusisë, Lidiya Yermoshina, njoftoi se presidenti aktual Lukashenko është fituesi i zgjedhjeve presidenciale me 80,23 për qind të votave, ndërsa Svetlana Tikhanovskaya ka siguruar 9,9 për qind.