VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

SHBA: Pas gjysmë shekulli në burg ka vdekur Charles Manson

By | November 20, 2017

Komentet

Rexh Meta, shqiptari i parë që diplomoi e doktoroi në Kembrixh, u dënua me vdekje nga Enver Hoxha

Rexh Meta (1906-1985), nga një banor i jetimores së Shkodrës, bëhet shqiptari i parë që diplomohet me medalje të artë në Universitetin e Kembrixhit. Kjo falë fatit, aftësive të tij dhe shoqërimit që ai i bën gazetares amerikane më të paguar në botë, gjatë periudhës së pas-Luftës së Parë Botërore, Rose Wilder Lane.

Rexh Meta dënohet me vdekje nga Enver Hoxha. Por, gazetarja, shkrimtarja dhe antropologia Rose Wilder Lane, sapo e mëson këtë fakt, ndërhyn gjer te presidenti i SHBA-ve për t’ia shpëtuar jetën atij. Enver Hoxha pranon t’ia falë jetën Metës, por me kusht që Rose Wilder Lane, që kishte një prestigj dhe influencë të jashtëzakonshme në mbarë botën, të mos fliste kundër regjimit komunist në Shqipëri.
Rose Wilder Lane e pranon kushtin e, për rrjedhojë, Rexh Metës i falet jeta. Por, ai mbahet në burg për shumë vite e më pas në internim, derisa vdes diku në afërsi të Tiranës. Po kush ishte Rexh Meta? Babai i Rexhës, Metë Fazlia, bashkë me disa familjarë të tjerë, në vitin 1913 largohet nga Vuthajt për të shpëtuar familjen nga gjenocidi që u bëhej shqiptarëve në krahinën e Plavës dhe Gucisë nga forcat malazeze. Pasi shkojnë për disa vite në Kosovë, në vitin 1919, Metë Fazlia me djalin, Rexhën dhe dy vajzat, Gjykën dhe Zojën, kthehen dhe jetojnë në Shkodër. Aty, Metë Fasllia dhe gruaja e tij vdesin, kështu që Rexha dhe dy motrat e tij strehohen në jetimoren e Shkodrës, që varej nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Rexha aty nis shkollimin dhe mëson në mënyrë të shkëlqyer gjuhën angleze. Që 12 vjeç fillon të shoqërojë ekspeditat anglo-amerikane në Veri të Shqipërisë si përkthyes. Por, ekspedita që i ndryshoi jetën këtij djaloshi, ishte ajo që udhëhiqej nga Rose Wilder Lane. Ajo u kujdes për të (disa burime thonë se ajo e birësoi Rexhën) dhe i siguroi bursën për në shkollën teknike “Harry Fultz” në Tiranë. Lane e dërgoi Rexhë Metën më pas në Universitetin e Kembrixhit në Angli, në Fakultetin e Financave, të cilin Rexh Meta e kreu me sukses duke mbrojtur në vitin 1937 edhe temën e doktoraturës në lëmin e ekonomisë financiare.

Në Librin e Artë të Universitetit të Kembrixhit gjendet edhe emri i shqiptarit Rexhë Meta. Më 1938-n ai kthehet në Shqipëri dhe fillon punën si drejtor i Drejtorisë së Financave të Shqipërisë. Dy vjet me pas internohet në Itali, ku qëndron deri më 1943-shin. Në verën e vitit 1943 kthehet në Shqipëri dhe në shtator të po këtij viti ai merr pjesë në mbledhjen themeluese të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, si një nga 45 përfaqësuesit e kësaj lidhjeje, përkrah figurave të tilla, si: Ismet Boletini, Xhafer Deva, Shaban Polluzha, Rexhep Mitrovica, Marie Kraja e shumë patriotë të tjerë. Menjëherë pas Luftës, Rexh Meta arrestohet nga pushteti komunist në Shqipëri dhe dënohet me vdekje. Ai e kreu dënimin në qelitë e Burgut të Burrelit. Familja e Rexhës, gruaja Pertefi, djali Fitimi dhe vajza Bora, përjetuan vuajtje, persekutim dhe mjerim ekstrem.

Rexh Meta vdiq afër Tiranës në vitin 1985 (vit në të cilin vdiq dhe Enver Hoxha). Trupi i tij u varros në Shkodër. Nuk e di nëse dikush është kujtuar ta vlerësojë apo dekorojë këtë figurë kaq të madhe. Nuk e di nëse dikush është kujtuar të shkojë tek i biri, nipi apo dikush që jeton prej familjes së tij për të shfletuar dorëshkrimet e tij. Sikur asgjë të mos ketë bërë Rexh Meta në jetë, veç fakti se ai ishte shqiptari i parë që është diplomuar në Kembrixh me medalje të artë, ai e meriton një shtatore në Tiranë. Për më tepër, të mos harrojmë se ai ka shoqëruar një nga gazetaret më në zë të botës për kohën që ajo jetoi, Rose Wilder Lane, e cila ka bërë për Shqipërinë më shumë se shumë e shumë shtetarë shqiptarë. Jeta e Rexhë Metës meriton të shkruhet. Ashtu siç e meriton të rivlerësohet dhe vihet në piedestalin shqiptar që meriton Rose Wilder Lane. Mendoj se Ministria e Kulturës bën më mirë të akordojë fonde për libra e dokumentarë rreth këtyre figurave të ndritura të historisë së Shqipërisë, sesa për ca programe televizive, libra apo aktivitete surrogate, të cilat nuk po i përmend me emër pasi nuk kam asnjë dëshirë apo nevojë të bëj armiq.

16-vjeçarja shqiptare Iva Zurbo, gjeni i pianos në Gjermani Nga Dhurata Hamzai

“Duket i pabesueshëm lajmi, që nxënësja jonë 16-vjeçare, fal përgatitjes së saj dhe e mbështetur nga mësuesja Valbona Shehu, dhe profesori gjerman Heribert Koch, që prej vitesh ndihmon talentet tona; të fitojë konkursin e pranimit në Akademinë Muzikore të Munsten, Gjermani, me mundësinë që i dha “Paragrafi i GJENIUT” për pjesëmarrjen në konkurs krahas 19-vjeçarëve, që kishin kryer shkollat e mesme”.  Kështu shprehet për “Shqiptarja.com” Takuina Truja Adami, presidente e EPTA-Albania, shoqatës së mësuesve pianistë shqiptarë që kanë arritur të realizojnë me sukses këtë garë pianistike, duke e sjellë këtë vit në edicionin e 24-të.

Takuina ka qenë njeriu i parë që e ka promovuar Iva Zurbon në Shqipëri që në moshën 7-vjeçare.  Që nga viti 1994, pasi u legalizua EPTA- Albania nga një grup i mësuesve të Liceut Artistik “Jordan Misja”, e drejtuar për 21 vite nga mësuesja Takuina Adami dhe aktualisht nga Klodi Zheji, shoqata ka krijuar ura bashkëpunimi me simotrat e saj në Angli, Itali, Kosovë, Serbi, Gjermani, Francë, Kroaci, Norvegji e Suedi.

Ishte kjo portë e hapur me botën, ku hyri gjithë droje vajza e vogël, por edhe me një trup shumë më të imët se moshatarët e saj, Iva Zurbo. “Ajo u promovua kur mori pjesë në duetet pianistike në dhjetor të 2010-s dhe ngaqë doli shumë mirë, unë e zgjodha të luaj si pianiste, për herë të parë e ftuar si talent i veçantë. Ishte shumë e vogël, 7 vjeç”, -rrëfen Takuina Adami në intervistën për “Shqiptarja.com”.

Intervista e plotë

Zonja Takuina, pianistja 16-vjeçare Iva Zurbo është një nga talenetet e promovuar nga shoqata e mësuesve të pianos EPTA Albania, si i kujton hapat e parë të saj?

– Ajo u promovua në duetet pianistike në dhjetor të 2010-s dhe ngaqë doli shumë mirë, unë e zgjodha të luaj si pianiste, për herë të parë e ftuar si talent i veçantë. Ishte shumë e vogël, 7 vjeç”. Dhe kështu shoqata i ka dhënë mundësinë që ajo të garojë e të shfaqet në çdo aktivitet, si dhe në aktivitetin “Pianisti i ri”. Në takimet me pedagogë të huaj, merita e saj u bë shumë e dukshme. Më pas me ardhjen e profesor Heribert Koch në juri, ndodhi që ai mori përsipër zhvillimin e saj, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani. Dhe ajo sfidoi, në një konkurs me 100 veta dhe fitoi të drejtën të ndjek që tani në moshën 16-vjeçare direkt studimet universitare me pëcaktimin si gjeni. Iva Zyrbo edhe më 11 nëntor 2015, u shqua për suksesin e jashtëzakonshëm të Koncertit për Piano dhe Orkestër në re-minor të Mozart, që e interpretoi nën drejtimin e dirigjentit H. J. Lovenich, në “Festivalin e Pianisteve të Rinj” në St. Anna.

Gazeta “Aacheren Zeitung” ka shkruar për të:“…loja e pianistes që nuk njeh limite teknike. Demonstroi një personalitet të fuqishëm në interpretimin e saj”. Kështu unë sot kam kënaqësinë të risjell në kujtesë dy foto nga suksesi i Iva Zurbos në koncertin e parë të saj, si e ftuar në Takimin e parë të “Dueteve pianistike”, që tashmë realizohet çdo dhjetor.

Çfarë të ka frymëzuar të kontribuosh me talentet e reja të pianos?

-Në fakt ideja më lindi gjatë kohës kur kisha time bijë që studionte në piano, në fillesat e saj në Shqipëri, ku unë ndjeja edhe mbështetje, edhe bërryla. Ishte fati i saj që ishin ca profesorë të huaj në një konkurs dhe ata e çmuan shumë. Kështu iu dha mundësia të lidhej me botën, me shkollat më të mira. Të huajve u ka bërë përshtypje që talentet e dala nga Liceu Artistik, luanin me program të plotë. Tani ime bijë është pianiste e suksesshme në Holandë. Këtë e mendova edhe për të ardhmen e sigurt të fëmijëve të tjerë. Kështu që në Epta Albania ka gjithmonë një juri me standarde ndërkombëtare dhe kjo tregon nivelin real të vlerësimit. Ata vijnë me dashuri e përkushtim dhe pjesëmarrja shkon deri në 140 veta. Ky ka qenë qëllimi, fryma për të përkrahur talentet dhe ajo ç’ka bëjmë për të zhvilluar dhe komunikimin me botën, që na ka munguar kaq shumë. I ideuar në dy etapa prezantimi: për vlerësimin e tyre nga profesorë të konservatorëve, kryesisht europianë, konkursi ynë stimulon çdo vit talentet tona në promovime koncertale, masterclase brenda e jashtë vendit, si dhe në koncerte me orkestrën tonë të RTSH-së, nën drejtimin e dirigjentit të njohur Oleg Arapi.

Çfarë karakteristikash speciale kishte pianistja e talentuar Iva Zurbo?

-Iva binte në sy për cilësitë, për nivelin shumë të lartë në krahasim me moshatarët e saj dhe vihej re për një studim serioz dhe qëndrim të jashtëzakonshëm. Ajo që e vogël, duket edhe po ta shohësh në fotografi që po bënte një klisandio, dhe pozicioni i dorës së saj ishte një gjë e madhe, po ashtu fytyra dhe përqendrimi i saj i jashtëzakonshëm tregonin dhunti të rralla të saj. Kështu që vitin e kaluar e çuan në Gjermani për një përgatitje shumë të mirë dhe i thanë se do ta fusnin për studime eksperimentale. Ndihem shumë e lumtur për arritjet e saj.

Nga festivali juaj kanë dalë dhjetëra talente, që kanë sot sukses në botë. Mund të na flisni për disa prej tyre që na nderojnë, ashtu si Iva Zurbo?

-Pavarësisht mungesës së mbështetjes nga institucionet, falë sakrificave që kemi bërë; shpesh duke i strehuar profesorët e huaj në shtëpitë tona dhe jo në hotele, meritojmë këtë kënaqësi të madhe, kur marrim lajme të tilla. Shkëlqimi i Iva Zurbos, nuk është një rast i shkëputur. Pas viteve 90′, me ardhjen e Demokracisë, neve na u krijuan mundësitë e komunikimit me botën. E nëse shkolla jonë sapo merrte frymë për të korrigjuar programet, që ishin të cunguara dhe të dominuara nga dogma e “Trekëndëshit revolucionar”, atmosfera e bashkëpunimit midis shkollave jashtë vendit me pedagogjinë europiane, u bë gradualisht realitet. Në këtë aspekt, EPTA- Albania ka dhënë një kontribut të madh. Krijoi bashkëpunimin me European Piano Teachers Assotiation të krijuar më 1978-n në Londër, nga figura e shquar pedagogjike Carola Grindea, që mbolli farën e bashkëpunimit pedagogjik midis perëndimit e lindjes.

Më 1993-shin, ajo kontaktoi me mësuesen tonë të suksesshme Nadiezhda Porodin, dhe i dha idenë e formimit të EPTA- Albanias edhe në Shqipëri. E mbështetur nga Liceu Artistik dhe Universiteti i Arteve, shoqata ka nxitur motivimin e mësuesve e pedagogëve tanë, në përgatitjet e talenteve në 3 deri 4 Festivale Mbarëkombëtare e takime Kombëtare, kryesisht të degës piano, por dhe kanto, me pjesëmarrjen e moshave 6 deri 23 vjeç. Në Juri marrin pjesë profesorë të ftuar nga Konservatorët e ndryshëm europianë.  Si rrjedhim: shumë prej tyre janë në Itali, midis të cilëve pianisti Aredion Liçi, që u vlerësua për 3 vitet e fundit në Konservatorin e Venecias si pianisti më i mirë,duke i dhënë mundësinë për të interpretuar në Koncerte me orkestrën e Teatrit të njohur “La Fenice” çdo vit. Në konservatorin e Triestes shquhen studentët tanë; Kostandin Tashko, ish nxënës i Liceut Artistik, fitues ne 7 Konkurse Ndërkombëtare. Në Holandë është integruar tashmë pianistja Mariola Lishi, në Norvegji, pianistja Dorina Komani po mbron doktoraturen. Në Gjermani, nga vëmendja që tregoi prof. Till Engel, i ftuar nga Akademia e Arteve, që shumë shpejt u bë mbështetësi i të talentuarve të EPTA- Albanies, fillimisht, me pianistët Desar Sulejmani e Deniola Kuraja, që sot janë dirigjentë e pianistë profesionistë. Më pas, një numër i konsiderueshëm pianistësh, të mbështetur nga prof. Tomas Leander dhe Roberto Domingos, tashmë janë integruar në jetën artistike ose pedagogjike. Por, përkushtimin e plotë ndaj talenteve tona, e ka manifestuar që nga viti 2008, Prof. Heribert Koch, pedagog në shkollën e mesme Muzikore si dhe Akademinë Muzikore në Munsten, njëherësh ai është dhe President i EPTA-Gjermanisë. Më 2009-n, ai u bë drejtuesi kryesor i suksesit të motrave nga Vlora; Annarita dhe Lajda Hitaj në promovimin e tyre në Gjermani, ku janë dhe sot.

Çfarë roli ka luajtur Prof. Heribert Koch në promovimin e Iva Zurbos?

-Vëmendjen ndaj promovimit të aftësive të Iva Zurbos e ka nisur me 2015-n. Për rrjedhojë, ajo ka arritur suksese të njëpasnjëshme në skena të ndryshme europiane. Ai ka mbajtur në vëmendjen e tij dhe kujdesin për studenten e suksesshme Fatjona Maliqi nga Kosova, si dhe dhe Nikolin Tukën nga Shkodra e Orenc Gracen nga Elbasani, e shumë e shumë të tjerë. Prof. Koch sapo ka ftuar në “Festivalin Hugo-Staehle për Pianistë të Rinj Nikol Tukën dhe Orenc Gracen që realizohet 29 Shtator-5 Tetor. 15-vjeçarit Orenc Graca i është ofruar interpretimi i Koncertit për Piano dhe Orkestër i kompozitorit Robert Schman, që përbën një nga koncertet më të bukura dhe prestigjioze të literaturës pianistike, në fillim të janarit 2019…..

Shtëpia Botuese Onufri sjell një foto antologjike!

Shtëpia Botuese Onufri bën surprizë dhe sjen foton e Ismal Kadaresë dhe Visar Zhitit bashkë me zonjën e tji Eda Zhiti në një kafe në Tiranë fotografuar më 27 shtator 2018!

Foto Antologjike, e dy kollosëve të kulturës shqiptare!

 

Më 26 shtator 1998 forcat pushtuese serbe kryen masakrën ndaj familjes Deliu në Abri të Drenasit

Më 26 shtator 1998 forcat serbe kryen njërën nga masakrat më të tmerrshme, gjatë luftës në Kosovë, ku u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh e deri në 94 vjeçare.

Më 25 shtator familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’i shpëtuar sulmeve shfarosëse serbe.

Një ditë më vonë, më 26 shtator, rreth orës 10:00 paradite, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe, ku edhe kanë kryer masakrën ndaj familjes Deliu, që të gjithë civilë.

Familja e masakruar ishte fotografuar nga gazetarët ndërkombëtar, pasi forcat armike nuk kishin arritur që t’i fshehin gjurmët e masakrës, ashtu siç kanë bërë në shumë masakra tjera në Kosovë

MATURANTET 70 VJEÇARE… (OSE, ZEQIRI PUNON SI BLETA…) – Nga Lekë Ndue Rica, Sanxhak, Kurbin

Çifti Zeqir e Sabrie LUSHAJ, 50 vjet bashkë. (Shengjin, Shtator 2018. Foto Lejla Golemi)

Vellezer e motra, ish shokë e shoqe të klases se IV A, të vitit 1967 në shkollen Pedagogjike “Shejnaze Juka” Shkoder.

Lekë Ndue Rica

Atë dite që morem maturen dhe u shperndame neper atdhe, atje ku kishte nevoje, asnjeri nga ne nuk e ka menduar se mbas kaq dekadash, pra, edhe sot pensionistë, do takohemi e gezojme e kujtojme ato vite sebashku. Mbas shperndarjes neper atdhe, mbas 4 dekadash u mblodhem se pari ne Fushe Kruje ne lokalin “Brazil”. Gezim por edhe befasi e madhe per te gjithe… Vendosem qe keto lidhje ti mbajme edhe me te shpeshta  se edhe mosha e ben te veten. Caktuam daten 20 shtator per tu takuar diku sebashku per të thirrur emrat si dikur, në regjistrin shkollorë, per te risjelluar kujtimet tona, per te ngrene nje dreke se bashku e per te berë disa foto.

Sot na ka mbledhur ne shtepine e tij shoku yne nga me te miret Zeqir Lushaj, ketu ne pyllin me pisha te Rana e Hedhur ne Shengjin, ne kete ambjent te mrekullueshem qe familja LUSHAJ e ka ngritur me shume pune e djerse per shume vite.

Pozicioni gjeografik, planvendosja ne kete koder ku ka ne shikim jo veç detin Adriastik por krejt Lezhen e deri ne malet e Krujes, malin e Shengjinit e Velipojen deri ne vargmalet e Krajes, jo vetem ti mbushe zemren e mushkrite me oksigjen por e ben kete pike turistike te lakmueshme, do te thoja pa frikë, edhe per njeriun me te pasur te botes. I pari nga klasa jone Zeqiri punoi ne Tirane, ne gazeten “Zeri i Rinisë” qe ne vitet ’70. Per 22 vjet ne shtyp e organizatat qendrore te masave, ai krijoi personalitetin e tij te admirueshem si publicist, aktivist shoqror e politik, si autor librash te te gjitha gjinive.

Jo vetem gjate ketyre viteve te punes ne  Shqiperi por edhe rreth dy dekada ne Amerike ku punoi e jetoi ne NJ të SHBA, Zeqiri mbajti lidhje te panderprera jo vetem me Tropojen e tij por edhe me shoket e shoqet e shumte ne te kater anet e atdheut.

Zeqiri bashke me shoqen e jetes Sabrien, sot jane shtetas amerikan, pensioniste shqiptare e amerikan njerez te respektuar nga te gjithe. E lane Ameriken e erdhen ne Shqiperi, e lan Tiranen ku kane jetuar rreth 3 dekada ku kane edhe nje shtepi te bukur dhe erdhen ketu ne Shengjinin bregdetar ne legjen e At Zef Pllumit, ne perlen shqiptare me emrin Rana e Hedhur.

Të  behet zemra mal kur sheh jo vetem shtepine por bahçen e bukur ku me doren e tyre Zeqiri e Sabrieja si dhe djali i tyre Lulzimi (i cili jeton tash 26 vjet ne Lozanë të Zvicrres), kane mbjellur te gjitha pemet e nje ferme simpatike, me rrush, ullinj, mollë, dardhe, pjeshka, hurma, te gjithe llojet e agrumeve etj etj.

Ja pra mes gureve, mes shkurreve e pyllit te thatë, mes ferrave e shegave te egra çfare ben syri e dore e njeriut punetor. Se Zeqiri punon si bleta e jo si gjinkalla.

Ish klasa jone e IV A, e vitit 1967 e shkolles Pedagogjike “Shejnaze Juka” Shkoder mburret me Zeqirin si dhe me tre shoket e tjere te klases autor librash Kolec Traboini, Frrok Vukaj e Bajram Gashi. Ndaj Zeqiri kishte te drejte kur ne pershendetjen e tij  veçoi sidomos ish pedagoget e letersise te atyre viteve en Shkoder qe na kane dhene mesim si Tomorr Osmani, Fadil Podgorica, Selami Tabaku e Vebi Troshani.

-Shikoni Zeqirin e Frrokun, edhe tani jane ulur prane njeri tjetrin, ashtu siç ishin shoke te pandare banke per 4 vjet ne pedagogjike, aty ne rrjeshtin e mesit, ne fund te klases…!

Dhurate e paharruar e kesaj dite do te jen edhe pakot me librat e Zeqirit qe i morem te gjithe shoket e shoqet e klases per ti lexuar e mbajtur ne bibliotekat tona.

…!

Në kete shtepi ku jemi mbledhur e po gezojme sot vijne shume shoke e miq jo veç nga Shqiperia por edhe nga jasht atdheut Ketu vijne shoket e femijerise se Zeqirit nga Tropoja, vijne ata te shume viteve pune të Komitetit Qendror te Rinise, te Frontit Demokratik, shoket e shtypit Qendror, vijne nga Amerika , vij ne nga Kosova miq e dashamire e sidomos shume krijues. Por, ne te sotmit jemi me te privilegjuarit nga te gjithë, se ne  jemi shoket e shoqet me te vjeter, jemi maturantet 70 vjeçare. Dhe jo vetem te Zeqirit.

I degjuat kur folen këtu Gjergj Kola, Frrok Vukaj, Shaqir Aga etj. Me shume se per Zeqirin folen per babain e Zeqirit, per Sadik Selmanin e Grisë te cilin e kane njohur nga afer dhe e vleresojne kaq lart. Pra, stafeta e mikepritjes jo veçse vazhdon por edhe naltohet në breza.

Duke perfundur kete pershendetje te thjeshte ne emer te te gjithe shokeve e shoqeve te klases i urojme Zeqirit e Sabries, te cilet kete shtator festuan edhe 50 vjetorin e jetes bashkshortore, jëtë të gjatë e sa me te lumtur.

Zoti ua shtofte bujarine e gjithe te mirat e kesaj bote.

Me shume respekt e dashuri,

Lekë Ndue Rica,

-Rana e Hedhur, Shengjin, 20 Shtator 2018-

Më 23 shtator 1939 u nda nga jeta Sigmund Freud, gjeniu i psikanalizës

Sigmund Freud (Zigmund Frojd 1856 – 1939) lindi më 6 maj të vitit 1856 në Freiberg, një qytet në Mähren (Çekia e sotme), mjek, neurolog austriak dhe pionier i psikoanalizës.[1]

Biografia

Familja e tij i takonte kulturës hebraike në ketë qytet dhe ky ishte një nga 130 hebrej në një qytet të banuar nga 4500 banorë. Frojdi filloi universitetin në moshën 17 vjeçare, por nuk u promovua si mjek pas provimeve derisa i plotësoi 25 vjet. Por kur u promovua, ai u punësua menjëherë në spitalin e Vjenës. Në vitin 1903 Frojdin e takojmë si profesor, pas 17 vitesh përvoje pune në profesion (koha normale ishte tetë vjet), ndërsa në vitin 1886 u martua dhe kishte gjithsejt gjashtë fëmijë.

Teoria Froidiane

Puna e parë e Frojdit në teorinë e psikoanalizes ishte ”Studie über Hysterie” të cilën e shkroi së bashku me kolegun e tij të punës Joseph Breuer (Jozef Brojer). Ky libër u botua në vitin 1895, pra nëntë vite, pas hapjes së klinikës së tij private. Libri i parë të cilin ai e shkroi vetë ishte ”Traumdeutung” – “Ëndërrshpjegim” që doli në qarkullim në vitin 1899.

Në fillim më 1902 një grup studjuesish u interesua aq shumë rreth këtij libri saqë filluan të takohen me Freudin çdo javë në shtëpinë e tij për të diskutuar idenë e librit të ëndrrave dhe shkrimet e tjera në të.

Frojdi shkroi edhe një sasi të madhe librash dhe artikujsh mbi psikoanalizën në fillim të vitit 1900. Në këtë kohë, ai ishte 40 vjeç, që zakonisht mendohej si një moshë produktive në bazat shoqërore.

Në vitin 1908 u formua shoqata e psikoanalistëve, ku në fakt, shumë studiues të jashtëm udhëtonin shpesh në Vjenë për të studjuar tek Frojdi dhe për ketë edhe mori edhe shumë urime dhe premtime dhe komplimente.

Në vitin 1909 Frojdi u bë mjek nderi në Clark University në Amerikë dhe po në të njëjtin vit u mbajt edhe kongresi i parë mbi psikoanalizën në Salzburg të Austrisë. Frojdi u propozua edhe për marrjen e çmimit Nobel, por edhe pse zbuloi shumë, kontribuoi shumë dhe dha teori të rëndesishme, ai nuk e mori kurrë ketë çmim.

E bija e tij Anna Freud filloj që të shkojë së bashku me të nëpër seminare të ndryshme dhe e zëvendësonte edhe atë nganjëherë. Anna e cila shkoj për analiza tek babai i saj dhe e studijoi psikoanalizen tek ai, ishte edhe si sekretare e tij, infermiere por edhe si kolege më e besuara e tij.

Përforcimi i nazistëve në Gjermani dhe përndjekja e hebrejve krijoi një pasiguri tek Frojdi. Në një bashkëpunim të hershëm në lidhje me një libër Woodrow Wilson (kryetar i Amerikës) Frojdi e njihte ambasadorin amerikan në Francë William Bullin dhe kishte marrëdhënje të mira me të. Ky e ndihmoi Frojdin që të dalë në Angli për shkak të pasigurisë së tij në Gjermani, e gjithë kjo ndodhi në vitin 1938, kur ai kaloi në Angli.

Në vitin 1923 Frojdi u diagnostikua me kancer në gojë dhe për këtë shkak ai bëri me dhjetëra operacione që në fillimet e para të sëmundjes në Austri. Pak pasi mbërritjes së tij në Angli, dhimbjet e tij u rritën aq shumë saqë ndikuan që te kërkonte nga mjeku i tij, aplikimin e një doze morfine vdekjeprurëse më 23 shtator të vitit 1939.

Sëmundja me kancer

Në shkurt të vitit 1923, Frojdi zbuloi se ishte me leuçemi, semundja ishte e lidhur me pirjen e duhanit në mënyrë të vazhdueshme dhe sasi të mëdha, e cila ishte malinje dhe iu rrit në gojë. Frojdi fillimisht e mbajti këtë sekret, por në prill të vitit 1923 ai informoi Ernest Jones, duke i thënë atij se rritja ishte hequr. Frojdi u konsultua me dermatologun Maximilian Shtajner, i cili e këshilloi për të lënë duhanin, por e gënjeu në lidhje me seriozitetin e rritjes së sëmundjes, duke minimizuar rëndësinë e saj. Frojdi më vonë takoi Felix Deutsch, i cili e pa se rritja ishte kanceroze; ai e identifikuar atë përdorur eufemizëm “një leukoplakia e keqe” në vend të epitheliomës teknike të diagnozës. Deutsch këshilloi Frojdin të ndalonte pirjen e duhanit dhe të hiqte masën kancerogjene. Frojdi u trajtua nga Marcus Hajek, një rhinologist për kompetencat e të cilit ai kishte dyshime me përpara. Hajek kreu një kirurgji kozmetike të panevojshme në klinikën e tij. Frojdi pati gjakrrjedhje gjatë dhe pas operacionit dhe mezi i shpëtoi vdekjes. Deutsch pa se duheshin operacione të tjera por nuk i tha Frojdit se ai kishte kancer, sepse ai ishte i shqetësuar se Frojdi mund të kryente vetëvrasje. [2]

Kronologjia jetësore

  • 1860 – Vendosja e familes në Vjenë
  • 1865 – Fillimi i Liceut
  • 1873 – Fillimi i Universitetit
  • 1873 – Udhëtim në Angli
  • 1877 – Publikimi i parë shkencor
  • 1878 – Sigismund ndryshon emrin në Sigmund
  • 1876 – 1882 Punë kërkimore në laboratorin Brücke
  • 1881 – Doktoratura në mjekësi

Referenca dhe shënime

  1. ^Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë, 2011, fq. 342
  2. ^Gay 2006, pp. 419–420

“Millosheviçi iu shit Gjykatës së Hagës për 10 milionë dollarë”

Publicisti serb Miroslav Lazanski ka bërë një pohim “shokues”, pasi sipas tij, ish–kryetari i Serbisë dhe i akuzuari i Hagës për krime lufte në Kosovë, Sllobodan Millosheviç, “iu shit Gjykatës së Hagës për 10 milionë dollarë”.

Këtë informatë, e ka konfirmuar edhe avokati i njohur Toma Fila, i cili ka theksuar se njerëz nga Presidenca shumë herë i kanë thënë se ai nuk është dorëzuar më 28 qershor 2001, por është shitur.

Siç shkruan “Kurir”, Lazanski në debatin televiziv në “rts” me liderin e Partisë Liberale Demokratike të Serbisë Çedomir Jovanoviçin, ka thënë se “është krejtësisht e qartë se dikush ka marrë para për kokën e Millosheviçit”.

“E kanë shitur kryetarin Millosheviç! Ka ekzistuar çmimi 10 milionë dollarë. Kush i ka marrë ato para s’e di, por është e qartë se dikush i ka marrë, sepse po të mos i merrte do të bëhej i marrë. Milosheviçi është shitur kur e arriti çmimin më të lartë. Mu sikur është shitur Mlladiqi, mu sikur është shitur Karaxhiçi”, ka theksuar Lazanski, pa përmendur se tek kush dyshon.

“Luani i shkretëtirës”, 87 vite nga ekzekutimi i Omer Muhtarit

Kanë kaluar 87 vite që nga ekzekutimi i Omer Muhtar, i cili u bë një simbol botëror me rezistencën që ai kreu kundër forcave pushtuese italiane në Libi dhe u quajt “Luani i shkretëtirës”.

Muhtar, i cili lindi në rajonin malor Xhebel Ahdar të Libisë, në vitet 1860, u arsimua në medresenë e Lëvizjes Senusi. Muhtari i cili tregoi një sukses në arsimimin e tij dhe tërhoqi vëmendjen e krerëve të lëvizjes në vitin 1899 ai kreu një luftë të armatosur kundër punimeve koloniale dhe misionare të francezëve.

Italia në vitin 1911 duke nisur luftën e saj pushtuese ndaj Libisë sulmoi Tripolin dhe Bengazin. Forcat italiane kërkuan dorëzimin e forcave osmane që ndodheshin në rajon, por këto të fundit duke refuzuar këtë bashkë me njësitë e mbrojtjes lokale të Libisë luftuan kundër italianëve duke u tërhequr në pjesët e brendshme të vendit.

Pasi njësitë osmane u tërhoqën në Anadoll pas shpërthimit të luftës ballkanike, italianët morën nën kontroll rajonet Tripoli, Fezzan dhe Cyrenaica të Trablusgarp (Tripolitania).

Omer Muhtar, i cili ishte mësues i Kur’anit dhe shkencave islame, u shkaktoi goditje të mëdha italianëve përmes taktikave luftarake strategjike, meqenëse njihte nga afër rajonin. Ai mori nofkën “Luani i shkretëtirës” nga suksesi që tregoi në luftë, ndërsa rezistoi për 22 vite kundër okupimit italian edhe përkundër moshës së shtyrë, duke kthyer shumë guvernatorë okupatorë në vendin e tyre me disfatat që u shkaktoi.

Pas ndryshimeve ne qeverinë italiane me ardhjen në krye të qeverisë kreu fashist Benito Mussolini, emëroi në rajon si guvernator italian në vitin 1930 gjeneralin Radolfo Graziani.

Pasi forcat italiane të udhëhequra nga Graziani dështuan në përpjekjet kundër forcave të rezistencës kombëtare, në vitin 1931 Italia ndërmori një taktikë të re të përgjakshme në rajon, me miratim edhe nga Musolini.

Rreth 100 mijë civilë nga popullata lokale në rajonin Xhebel Ahdar u mblodhën në kampe përqendrimi në rripin bregdetar dhe njëkohësisht u mbyll kufiri me Egjiptin, duke e mbyllur kështu linjën mbështetëse për rezustencën libiane.

Njësitë Senusi të kryesuara nga Muhtar vazhduan përpjekjen e tyre, megjithatë, pas sulmeve të bashkëpunëtorëve vendas me italianët dhe sulmeve ajrore të italianëve, Muhtar u zu në pritë më 11 shtator të vitit 1931 në rajonin Slonta, ku ai u plagos dhe u kap.

Ai u dënua me vdekje nga një e ashtuquajtur gjykatë në kampin ku forcat italiane kishin burgosur të kapurit në luftën në Slonta, ndërsa më 16 shtator të vitit 1931 u ekzekutua.

Komandanti italian Graziani pas njohjes me Omer Muhtarin kishte thënë: “Ishte me përmasa mesatare, me trup të mbushur, me flokë, mjekër dhe mustaqe të bardha, ishte i shkathët dhe i zgjuar, i pajisur me dije fetare, energjik dhe kishte karakter të fortë. Ishte vetë-sakrifikues dhe i papërkulur. Edhe pse ishte një nga liderët më të spikatur të Lëvizjes Senusi, ai mbeti i devotshëm dhe i varfër”.

“Luani i shkretëtirës” në kinematografi

Përpjekja e Omer Muhtarit, i cili u shndërrua në hero kombëtar në Libi për rezistencën kundër italianëve, është shfaqur edhe në kinematografinë e Hollywoodit. Regjisori sirian, Mustafa Akkad, i cili njihet për filmin “Mesazhi”, në filmin “Luani i shkretëtirës” (1981) solli para spektatorëve rezistencën e Omer Muhtarit.

Filmi u financua edhe nga lideri libian i asaj kohe, Muammer el-Gadafi, ndërsa rolin e Omer Muhtarit e luajti aktori i çmimit Oscar, Anthony Quinn.

Fjalët “Ne jemi popull që nuk e dimë çfarë është dorëzimi, o fitojmë, o vdesim” që në film i atribuohen Omer Muhtarit, libianët i shfaqën në pankarta gjatë ngjarjeve që u emërtuan si “Pranvera Arabe”.

Destabiliteti në Libi

Me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në procesin e “Pranverës Arabe” në vitin 2011 u rrëzua qeveria e Muammer el-Kaddafi i cili qeverisi Libinë për 42 vite me “grushtin e hekurt”. Por Libia që prej 7 vitesh është skenë e një lufte të përgjakshme për pushtetin dhe burimet natyrore të grupeve të luftës të mbështetura nga forcat rajonale.

Sot, Libia po kërkon zgjidhje për të arritur stabilitetin, duke treguar përpjekje kundër sulmeve me bomba, atentateve, ekzekutimeve pa gjyq, konflikte të brendshme dhe depresionin ekonomik.

Foto e ditës: Poeti Fatos Arapi me dy fanset e tij!

Këtë foto të rrallë e gjetëm në profilin e krijueses Dituri Meçi Dizdari. Aty kanë dalë poeti Fatos Arapi, Dituria dhe vajza e saj Fjoralba Dizdari, fytyra e njohur që jemi mësuar ta shohim kur na bën prognozat e motit tek ABCNews.

Fotografia është shkrepur 3 vjet më parë dhe ka një vlerë të madhe dokumentare e njerëzore pasi Fatos Arapi për shkak të moshës është mbyllur në “Kullën e fildishtë” të poetëve.

 

Poezi nga Fatos ARAPI

Nuk mbyllen dot…

S’kam fuqi më as të trishtohem
Jemi anije pa spirancë
Mes erërave të egra të kundërta.
Peshqit Ilafazanë shurdhojnë qiellin
Më jepni ju një copë ironie,
Se nuk e gjej dot në veten time,-
Një copëz ironie
Sa gjysmëz e krahut të zogut,-
Të mbrohem nga shirat e verdhë
Të predikimeve të apostujve të lajthitur.
Të gjithë na kanë faj dhe askush:
Deshëm të krijohemi në asgjësimin tonë
Tani gjithë dritaret e shpirtit
Janë hapur, bymyer e kalbur
Nga shirat e lotëve,-
Dhe s’mbyllen më dot.

Mund të hyjë kush të dojë.

Celisti Joel Blido- nje Native Digital drejt rruges per ne tregun muzikor Nga Evamarie Mackenbrock per encorePlus

Joel Blido është vetëm 19 vjeç dhe sapo ka mbyllur studimet e Bachelor-it, ne tetor do te vazhdoje me studimet e Masterit. encorePlus u takua me te dhe beri nje bisede mbi rrugen e ardhshme te muzikantit te ri.

 

 

Ai sapo ka fituar ne Konkursin TONALI Hamburg nje çmim special, qe prej gjashte vjetesh ai punon dhe koncerton rregullisht me starin internacional te violoncelit David Geringas: Celisti 19 vjeçar Joel Blido nuk mund te kritikohet per „ humbje kohe“. Krahas studimeve te violoncelit ne Akademine „ Franz Liszt“ ne Weimar tek Prof. Wolfgang Emanuel Schmidt, djaloshi i ri kompozon gjithashtu  dhe koncerton si solist brenda dhe jashte Gjermanise. Dhe ai nuk e kufizon veten vetem brenda muzikes klasike. Me video te arranzhimeve te bera e luajtura vete nga bands metal si Ghost apo Linking Park, ai u drejtohet edhe njerezve te cilet ndofta nuk kane degjuar apo pare asnjehere live nje violoncel. Ai kompozon pjese per Band-in e tij apo incizon kenget e veta me kitarren elektrike ne studion e tij  ne shtepine e tij.

Megjithese momentalisht nuk behet fjale per te fituar para me to, muzikanti i ri perdor tashme kanale te rendesishme drejt rruges per publikim. Nje kanal personal ne youtube si dhe profil ne instagram jane te vetekuptueshme per nje Digital Native. Nje ndihme per te ardhmen e tij profesionale ai mori edhe nga pervoja me programin e gjithanshem te konkursit TONALI 2018. Ky program u tregon artisteve te rinj strategji per te gjetur stilin dhe prirjet e tyre ne tregun muzikor.

 

Joel Blido sapo ka mbyllur studimet e Bachelor-it, ne tetor do te vazhdoje me studimet e Masterit. EncorePlus u takua me te dhe beri nje bisede mbi rrugen e ardhshme te muzikantit te ri.

 

encorePlus: Joel, me çfare po merresh konkretisht me violoncelin?

Joel Blido: Pert momentin jam duke u çlodhur disi, pas nje muaji shume stresant me nje konkurs po edhe me diplomen e Bachelor-it komplet. Me tej projekti me i madh do te jete konkursi gjerman muzikor kombetar ne muajin shkurt 2019. Krahas kesaj, kam gjithmone projekte te ndryshme te muzikes se dhomes me koncerte qe do te realizoj ne muajt e ardhshem.

 

ePlus : Ti je 19 vjec, cila eshte ajo gje qe ka ecur ne jeten tende ndryshe ne dhjete vitet e fundit, ne krahasim me bashkemoshataret e tu?

Joel Blido: Tek une u qartesua relativisht shume shpejt deshira per t`u marre me muzike. Qe 10 vjeç une fillova mesimet ne Pre-College te Akademise se Würzburg-ut, kur mbusha 15 vjec u largova perfundimisht nga shkolla e pergjithshme dhe fillova studimet e plota per muzike. Tani me 19 vjec jam i diplomuar ne Bachelor, pra diçka me heret se koleget e mi. Keto te gjitha nuk do te kishin qene sigurisht te mundura nese une nuk do te kisha studiuar shume qe femije. Keshtu çdo pasdite, ne vend qe te dilja me shoket, une kam studiuar violoncel. Pra muzika ka qene shume heret per mua me shume se thjesht nje “hobby”.

 

ePlus: Ti sapo more pjese ne konkursin e renomuar TONALI ne Hamburg, qe eshte i lidhur me nje program mbeshtetes te vecante per muzikante te rinj. Cfare qe e vecanta e ketij projekti?

Joel Blido: Ne shumicen e konkurseve ndosh keshtu: aplikon- luan- skualifikohesh e kaq ! TONALI nuk eshte vetem nje konkurs por edhe nje projekt, nje ndermarrje qe eshte shume me teper se kaq. Ne menyre te pergjithshme mund te thuhet qe: qellimi kryesor eshte sjellja e muzikes klasike, ne vecanti me afer  publikut rinor dhe zhvillimi i formateve muzikore koncertale te reja e me fryme moderne.Ne nje workshop ne kuadrin e TONALI-t ne mesuam shume gjera te reja mbi temat si moderacionet e koncerteve, kontakti me publikun, krijimi i programeve interesante etj. Secili prej nesh mori ne kujdestari nje gjimnaz ne Hamburg, ne te cilen secili prej nesh dha nje koncert recital qe e organizoi vete se bashku me nxenesit- menaxhere te gjimnazit ne patronazh. Ne vjeshte do te kthehemi perseri ne Hamburg per te organizuar Festivalin“ Klasikja ne lagjen tende“ ku do te kuajme prape recitale ne gjimnazet e qytetit. Kjo eshte nje gje e mrekullueshme dhe une jam shume krenar qe jam pjese e ketij grupi prej vetem 12 celistesh, i cili u perzgjodh nga shume celiste qe kishin aplikuar me audicione live.

 

ePlus: Kjo megjithese ti nuk e arrite finalen, por fitove megjithate Cmimin Special Weinberg ( per interpretimin e shkelqyer te muzikes kontemporane). Si e vlereson ti kete rezultat per ty personalisht çfarë është?

Joel Blido: Sigurisht qe edhe une, si gjithe te tjeret mbeta i zhgenjyer qe nuk e arrita finalen, po keshtu eshte ne konkurse, eshte nje gje qe duhet ta perballosh. Ne konkurse eshte edhe pak çeshtje fati nese te qellon rastesisht nje juri qe pelqen stilin tend personal( te lojes). Muzika eshte diçka tejet subjektive. Nuk eshte si te themi sporti, ku mund te thuhet ne menyre objektive: njeri vrapoi me shpejt sesa nje tjeter. Ne fund te konkursit ne patem mundesine te bisedonim me anetaret e jurise, ata edhe ndermjet njeri-tjetrin kane shume diferenca ne opinionet qe japin. E me ne fund, si rezultat del nje mesatare e te gjithave bashke. Sigurisht qe jam shume i gezuar per çmimin special qe fitova, edhe sepse sidomos per programin e raundit te pare pata perzgjedhur shume muzike kontemporane.

 

ePlus: Violonceli luan per ty rolin kryesor ne jeten profesionale. Vetem ne skenen klasike?

Joel Blido: Une interesohem shume edhe per muzike jo-klasike, te them me sakte, une nuk degjoj ne kohen e lire private ne fakt thuajse fare muzike klasike, ndofta sepse me ate klasiken jam kaq shume i zene „ profesionalisht“. Une bej me violoncel shume arranzhime multi-track te kengeve pop dhe rock nga ato qe pelqej. Ato i regjistroj pastaj vete ne shtepi ne studion time: vitet e fundit kam mesuar vete shume mbi musik-production. Arranzhimet e mia jane te gjitha ne youtube dhe jam duke menduar qe dicka nga kjo pjese e krijimtarise sime ndofta ta luaj ndonjehere „live“ edhe ne koncertet e mia. Une shkruaj per violoncel edhe pjese ne stilin “klasik”, te cilat i luaj me deshire ndonjehere ne koncertet e mia.

 

ePlus: Ka edhe ndonje instrument tjeter?

Joel Blido: Po, une luaj prej shume vitesh edhe kitare elektrike dhe bej produksione te kengeve te mia po edhe tracks instrumentale ne shtepi. Deri tani  pjesa me e madhe eshte e papublikuar po ne te ardhmen do te kete ne kete fushe te krijimtarise sime me siguri levizje. Para pak kohesh, une kam krijuar me nje mikun tim, Santiago Canon Valencia nje band „ Artifact vesel“ quhet dhe bashke kemi publikuar ne youtube pjesen tone te pare instrumentale. Kjo eshte vertet edhe pak per te qeshur sepse edhe ai, si une eshte celist e po ashtu si une luan kitare elektike dhe degjon e luan vete ne kohen e lire muzike jo-klasike. Pra tani jemi dy celiste qe bejne bashke muzike qe nuk ka te beje me violoncelin.

Si muzikant klasik, ti luan me te shumten e kohes vepra te kompozitoreve te tjere. Sigurisht qe secili perpiqet qe te lere gjurmen e tij me interpretimin e tij, por une desha dikur thjesht te beja dicka qe, si te thuash eshte komplet e imja.

 

ePlus: Te fitosh para si solist eshte vertet nje ndermarrje shume e veshtire. Do te jete kjo rruga jote apo ndonje tjeter?

Joel Blido: Sigurisht qe nje karriere si solist eshte bukur, po une nuk jam i fiksuar tani  edhe aq tek kjo gje, jeta eshte shume e paparashikueshme per ta bere nje gje te tille. Une luaj shume dhe me shume deshire muzike dhome, edhe mesimdhenien mund ta perfytyroj per te ardhmen. E thene ne menyre „ egoiste“, une deshiroj per vete nje rruge e cila te me mundesoje kohe te mjaftueshme per t`u marre me interesat e mia artistike.

 

ePlus: Nese do te deshiroje dicka ne drejtimin sesi duhet te ishte menaxhimi i karrieres tende, cila do te ishte deshira jote?

Joel Blido: Meqe une bej dhe merrem edhe me shume gjera te cilat i tejkalojne ato qe bejne muzikantet „tradicionale“ klasike, do te ishte sigurisht e deshirueshme per mua qe menaxhimi ta mbeshteste kete ane individuale timen.

 

ePlus: Si e sheh ti te ardhmen tende- cfare do te jesh duke bere pas 10 vjetesh?

Joel Blido: E ardhmja eshte ne shume drejtime e paditur, çdo gje mund te ndodhe… Por une mendoj qe, sido qe te ndodhe, edhe pas 10 vjetesh une do te jem duke bere muzike- ne çfaredo vendi apo forme qofte!

Interview mit Joel Blido

 

https://encoreplus.de/wp-content/uploads/2018/08/29572452_1634704109954715_91562924364247204_n.jpg

AT DONAT KURTI (3 SHTATOR 1903 – 11 NANDOR 1985) – Nga Fritz RADOVANI

ISHTE  DREJTORI I FUNDIT I GJIMNAZIT FRANÇESKAN “ILLYRICUM”…  

Ai ishte letrar, etnolog, folklorist, profesor, perkthyes, studjues i persosun i fjalorit frazeologjik të Gjuhës Shqipe dhe “fatkeqsisht”, Klerik Françeskan Shqiptar, predikues i formulës së pavdekshme “Fe e Atdhe”… Per të cilen “banin vdekjen si me lé !”

Fatkeqsisht ishte pragu i atyne ditve të zeza dhe të pafund që po u afroheshin, pra jemi pak ditë para 11 nandorit 1946 kur merr fund shkolla, kuvendi, muzeu, fretnit dhe Kisha, vendi ku Sigurimi komunist futë armët dhe akuzon Fretnit për këtë akt të ultë që u krye në Kishën Katolike Shqiptare, në të gdhimë të datës 17 nandor 1946, nga vetë ata.

Me datën 12 nandor asht ndër të parët që arrestohet At Donat Kurti, pikrisht kur forcat e sigurimit futen në oborrin e Gjimnazit, ky i sheh nga dritaria e zyres dhe merr çekiqin dhe kryen aktin burrnor tue thye vulën e ftohët të shkollës, për mos me u ra në dorë komunistëve, kështu, edhe i pret mundësinë me falsifikue dokumenta të atij Gjimnazi.

Po, fatkeqsia vazhdon… At Donat Kurti me shokë nisen drejtë Kalvarit pafund…

Nga viti 1964 kur doli nga Burreli e erdhi në Shkoder e njoha… Kishe ndigjue se per Këte Frat një dijetar i njohun, Prof. Dr. Norbert Jokli, e kishte cilsue bash At Donat Kurtin: “Një ndër prozatorët ma të mëdhaj Shqiptarë”… Edhe kjo një tjeter “fatkeqsi”…

Kisha e kuvende u shemben… U zhdukën edhe germallat e tyne… U sheshuen… Bashkë me ata u vodhën dhe u pervetsuen edhe veprat e Tyne. Hajdutët nuk i permenda sot…

Njëditë At Donat Kurti u gjet në një barakë me llamarina pa kurrgja mbas shpirtit, në Zallin e Kirit, vetëm me pak libra, mbasi pjesën ma të madhe i kishte të mëshefun si shumë shokë të Tij, me një dyshek për vedi e një për motrën, murgeshën e nderueme …. të spitalit të Tiranës, e cila nuk e la vetëm deri më 10 nandor 1983, që At Donati u bashkue me shokët e dashtun të vetët, Eshtnat e të cilëve i kishte nën brinjë per sa vite.

At Donat Kurti O.F.M., ruejti me dinjitet deri në vdekje të gjitha cilësitë që i përkisnin një Frati fukara, i nderuem prej fukarave të mbarë Shqipnisë, që u la trashigim një thesar shumë të çmueshëm nga mendja e Tij e ndritun: “VISARËT E KOMBIT” dhe “Fjalorin Frazeologjik me 45.000 fraza Shqipe”… Të gjitha “të mbulueme me pluhun”…

            Melbourne, 3 Shtator 2018.

Lajmi që po trondit pallatin mbretëror, princeshë Diana ka pasur një vajzë të fshehtë

Sot bëhet 21 vjet nga vdekja e princeshës Diana, e cila ndërroi jetë së bashku me të dashurin Dodi Al-Fayed në një aksident të tmerrshëm në Paris. Dhe pikërisht në përvjetorin e vdekjes së saj, po qarkullon një lajm se princeshë Diana ka pasur një vajzë të fshehtë.

Skandali bëhet publik nga e përjavshmja Novella 2000, e cila shkruan se Diana Spenser para dasmës mbretërore me princin Charls, më 21 korrik 1981 ka pasur një vajzë, e cila sot është rreth 40 vjeçe.

Vajza e cila quhet Sarah ka lindur në SHBA dhe nuk është frut i një tradhtie por i një fekondimi in vitro. Mbretëresha Elisabeth para se të lejonte martesën e Princit Charls me Dianën do të sigurohej jo vetëm që Diana ishte e virgjër, por edhe se ajo ishte pjellore, në mënyrë që të sigurohej një trashëgimtar për Mbretërinë e Bashkuar.

Kështu ajo donte ta vërtetonte këtë gjë dhe i kërkoi ndihmë gjinekologut të pallatit mbretëror, Sir George Pinker, i cili sot nuk jeton më por sipas revistës ai ka ruajtur çdo gjë në disa dokumente. Ai i mori Dianës dy vezë të cilat i fekondoi me spermën e princit , Charls. Më pas bashkimi i vezës me spermën krijoi dy embrione dhe kështu mbretëresha lejoi dasmën e Dianës me princin.

Gjinekologu pasi vertetoi se Diana ishte pjellore duhej t’i zhdukte dy embrionet e formuara. Por Pinker veproi me kokën e tij dhe dy embrionet i vendosi në mitrën e bashkëshortes së tij, e cila pas 9 muajsh lindi një vajzë në SHBA. Pak muaj pas lindjes së saj princesha solli në jetë princin William , i cili ka lindur më 21 qershor 1982.

Vajza, e quajtur Sarah, gjithashtu së fundmi ka takuar Princin Uilliam, i cili e ka shtyrë atë të pretendojë fronin. Ndërkohë pallati mbretëror Buckingham Palace nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me thashethemet e fundit që qarkullojnë.
(BalkanWeb)