VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

SHBA paralajmëron Serbinë të jetë e vetëdijshme për rrezikun e blerjes së armëve nga Kina

By | August 10, 2020
1 Comments
  • author avatar
    musspa 1 month ago Reply

    Serbistani nacist le të blejnë armë prej
    Lakuriqëve(Kinës), Fabrikën e armëve
    në Kragujec kujt do t’i shet?!? Kjo
    blerje e armëve mos po i kthehet rikushet!!!
    Dy milionë ciganëve në Serbi le t’iu jep më paku autonomi kulturore!!!
    Ungji im urtak baba Qazimi, thoshte
    rrenët e Serbisë dhe sherri i Rusisë
    kurrë Avropën nuk e lanë rehat. Sot,
    mendimi tij për mua është postullat.
    Mustafa W. Spahiu

Komentet

21 shtator 2014 – PAPA FRANÇESKU MBAN MESHËN E SHENJTË: NGA FJALA E ATIT TË SHENJTË: PAQE NË KOMBIN TUAJ: UROJ QË SHQIPONJA T’JU KUJTOJË SHPRESËN

TIRANË, 21 shtator/ATSH/.- “Paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në Kombin tuaj”, tha Papa Françesku gjatë Meshës së Shenjtë në Sheshin “Nënë Tereza”, të mbushur si asnjëherë nga mijëra qytetarë.

Papa Françesku, po kremton Meshën e Shenjtë së bashku me 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminarista dhe 4 diakonë.

Në meshë marrin pjesë të gjithë besimtarët dhe pelegrinët nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, si dhe nga vende të ndryshme të botës.

Në hapësirën para altarit, janë të vendosur një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Françesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këtë zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë dhe persona që i kanë qëndruar pranë Kishës në këto 20 vite.

Pjesëmarrësit kanë zënë vend në shesh që prej orëve të para të mëngjesit.

Predikimi i Atit të Shenjtë gjatë meshës në Sheshin Nënë Tereza

Ungjulli i sotëm na thotë se përveç 12 Apostujve Jezusi thërret shtatëdhejtë e dy nxënës të tjerë dhe i nis ndër fshtara e qytete për të kumtuar mbretërinë e Hyjit. Ai erdhi për të sjellë në botë dashurinë e dëshiron ta përhapë përmes bashkimit e vëllazërisë. Prandaj formon menjëherë bashkësinë e dishepjve, bashkësi misionare, e atje i stërvit për mision për të shkuar. Metoda misionare është e qartë dhe e thjeshtë dishepujt shkojnë nëpër shtëpi e kumti i tyre nis me një përshëndetje plot kuptim”Paqe në këtë shtëpi”. Nuk është thjesht përshëndetje, është edhe dhuratë, paqja. Duke ardhur sot mes jush të dashur motra e vëllezët të Shqipërisë, në këtë shesh kushtuar bijës së madhe e të përvuajtur të këtyre trojeve, Nënë Terezës së Kalkutës, Dëshiroj ta përsëris këtë përshëndetje, Paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në Kombin tuaj.

Në misionin e shtatëdhjetë e dy dishepujve pasqyrohet përvoja misionare e bashkësisë së krishterë të të gjitha kohëve: Zoti i ringjallur e i ngjallë nuk nis vetëm të dymbëdhjetët, por nis Kishën mbarë, nis çdo të pagëzuar për ti’a u kumtuar Ungjillin gjithë popujve. Në rrjedhë shekujsh jo gjithnjë u pranua kumti i paqes i sjellë nga lajmëtarët e Jezu Krishtit: nganjëherë ia mbyllën portat. Në një të kaluar jo të largët edhe porta e popullit tuaj u kyç, u mbyll me vargonjtë e mohimeve e ndalimeve të një sistemi që mohonte Zotin e pengonte lirinë fetare.

Ata që kishin frikë nga e vërteta e liria , bënin ç’ështe e mundur që të dëbonin Hyjin nga zemra e njeriut e ta përjashtonin Krishtin e Kishën nga historia e vendit tuaj, ndonëse ai qe ndër më të hershmit që mori dritën e Ungjillit. Në leximin e dytë dëgjuam të përmendet Iliria, që në kohët e apostullimit të Palit, përfshirë edhe troejt e Shqipërisë së sotme.

Duke sjellë përsëri në vëmendje dhjetëvjeçaret e vuajtjeve e të persekutimeve të egra kundër katolikëve , ortodoksëve e myslimanëve mund të themi se Shqipëria ka qenë tokë martirësh: shumë ipeshkvij, meshtarë rregulltarë e besimtarë laikë e paguan me jetë besnikërinë e tyre. Nuk munguan provat e guximit të madh e të qëndrimit të pandshëm në shpalljen e fesë. Sa e sa të krishterë nuk u përkulën përballë kërcënimeve, por vijuan pa luhatje udhën e filluar !. Shkoj sot , shpirtërisht, pranë atij muri të varrezës së Shkodrës, vend-simbol i martirizimit të katolikëve, ku kryheshin pushkatimet dhe i prekur thellë në shpirt , vë lulen e lutjes e të kujtimit.

Zoti ishte pranë jush, të dashur vëllezër emotra , për t’ju mbajtur në këmbë. Ai ju priu e ngushëlloi e së fundi ju ngriti lart mbi krahë shqiponje, siç pati bërë me popullin e lashtë të Izraelit. Uroj që Shqiponja të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, t’ju kujtojë gjithnjë shpresën për ta mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira.

Sot portat e Shqipërisë janë të hapura e përparon stina e protagonizmit të ri misionar për të gjithë ata që bëjnë pjesë në popullin e Hyjit. Secili i pagëzuar e ka një vend e një detyrë për ta kryer në Kishë e në Shoqëri. Secili duhet të ndjejë veten të thirrur për të punuar bujarisht në kumtimin e Ungjillit e në dëshmimin e dashurisë: për të fuqizuar lidhjet e solidariteti, për të krijuar kushte jete më të drejta e më vëllazërore për të gjithë. Sot erdha t’ju jap zemër e ta përforconi shpresën në ju e rreth jush: t’i vini në lëvizje breznitë e reja; të ushqeheni përherë me fjalën e zotiti, duke ia hapur zemrat Krishtit: Ungjilli i Tij ku tregon udhën! Feja juaj duhet të jetë ngazëlluese e rezatuese, duhet të tregojë se takimi me Krishitn i jep kuptim jetës së njerëzve të çdo njeriu.

Me frymën e bashkimit ndërmjet ipeshkvijve, meshtarëve, rregulltarëve e besimtarëve, laikë ju inkurajoj t’i jepni hov të ri veprimtarisë baritore e të vijoni kërkimin e formave të reja të pranisë së Kishës në gjirin e shoqërisë.

Posaçërisht ju drejtohem të rinjve: mos keni frikë t’i përgjigjeni bujarisht Krishtiti, që ju fton që ta ndiqni!.
Në thirrjen meshtarake e rregulltare do të gjeni pasurinë dhe gëzimin e dhurimit të vetvetes për t’i shërbyer Hyjit e vëllezërve tuaj. Shumë burra e gra presin dritën e Ungjillit e hirin e sakramenteve
Kishë që jeton në tokën e Shqipërisë, faleminderit për shembullin e besnikërisë ndaj Ungjillit! Shumë nga bijtë e bijat tuaja vuajtën për Krishtin edhe deri në flijimin e jetës. Uroj që dëshmia e tyre t’i mbështesë hapat tuaj, të sotëm e të nesërm në udhën e dashurisë, të lirisë e drejtësisë e të paqes. Amen!




21 shtator 2014 – OQEAN EMOCIONESH, NËN SHI E DIELL, ME PAPËN NË TIRANË NDJEKUR NGA SYTË E MBARË BOTËS

“Me kënaqësi ju njoftoj se, duke pranuar ftesën e Ipeshkvijve dhe të Autoriteteve shtetërore të Shqipërisë, dëshiroj të shkoj në Tiranë, të diel, më 21 shtatorin e ardhshëm. Me këtë shtegtim të shkurtër dua të përforcoj në fe Kishën e Shqipërisë dhe t’i dëshmoj inkurajimin tim një vendi, që vuajti gjatë, si pasojë e ideologjive të së kaluarës”.

Ky, sihariqi! Njoftim historik, që e dha vetë Papa Françesku, në lutjen e Engjëllit të Tënzot të 15 qershorit, në Sheshin e Shën Pjetrit; hap i parë i shtegtimit shqiptar të Françeskut, Papa i dytë që shkeli sot në trojet shqiptare, pas një Shenjti: Gjon Palit II, më 25 prill 1993.Papa u nis në orën 07.30, me avion, nga aeroporti romak i Fiumicinos, drejt Tiranës.

Në orën 09.00, mbërrijti në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Sapo preku tokën shqiptare, Nunci Apostolik, imzot Ramiro Moliner Inglés dhe kreu i protokollit u ngjitën në avion për ta përshëndetur. Për pritjen zyrtare, kishte dalë kryeministri, Edi Rama. Shoqërohej nga Ministri i Jashtëm, ai i Kulturës dhe Sekretari i përgjithshëm i presidencës. Të pranishëm, disa autoritete të tjera të shtetit, ipeshkvijtë shqiptarë dhe një grup besimtarësh. Papa dhe kryeministri u drejtuan nga Salla e pritjes së mysafirëve të shquar për një takim prej pak minutash. Në orën 09.30, ceremonia e mirëseardhjes, në oborrin e Pallatit Presidencial, dhe vizita e kortezisë presidentit të Republikës në Studion e Gjelbër të Pallatit Presidencial. Të pranishëm, autoritetet civile, Trupi Diplomatik dhe disa krerë fetarë të vendit.

Në orën 10.00, takimi me autoritetet, në Sallonin e pritjes së Pallatit Presidencial: “Jam shumë i gëzuar që gjendem mes jush, tha Ati i Shenjtë në fjalën e parë drejtuar popullit shqiptar – në tokën e fisme të Shqipërisë, tokë heronjsh, që kanë flijuar jetën për pavarësinë e vendit, tokë martirësh, të cilët e kanë dëshmuar fenë në kohët e vështira të përndjekjes. Ju falënderoj që më ftuat ta vizitoj atdheun tuaj, “tokën e shqiponjave”, si edhe për pritjen tuaj kremtore”.

Më pas, duke folur për të kaluarën, kujtoi kohën kur Shqipëria e gjeti përsëri udhën e mundimshme, por edhe joshëse, të lirisë. Kjo udhë, vijoi Françesku, i krijoi shoqërisë shqiptare mundësitë të niste ecjen përpara në rindërtimin material e shpirtëror, të vinte në lëvizje shumë energji e nisma, të ishte e gatshme për bashkëpunim e shkëmbim me vendet e afërta të Ballkanit e të Mesdheut, të Evropës e të mbarë Botës:

“Liria, të cilën e gjetët përsëri, ju ka lejuar ta shikoni ardhmërinë me besim e shpresë, të nisni projekte e të rilidhni marrëdhënie miqësore me kombet e afërta e të largëta. Respektimi i të drejtave njerëzore, ndër të cilat spikat liria fetare dhe ajo e shprehjes së mendimit, është kushti paraprak për vetë zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të një vendi. Kur respektohet dinjiteti i njeriut dhe njihen e garantohen të drejtat e tij, lulëzon edhe shpirti krijues e nismëtar, e personaliteti njerëzor mund t’i shpalosë nismat e veta në dobi të së mirës së përbashkët”.

Papa i përgëzoi shqiptarët posaçërisht për një karakteristikë që, theksoi, duhet ruajtur me shumë kujdes e vëmendje: për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme. Foli me simpati për klimën e respektit dhe të besimit të ndërsjellë ndërmjet katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve, duke e parë si pasuri e çmueshme për vendin e duke theksuar se fiton rëndësi të veçantë në kohën tonë, në të cilën grupet ekstremiste e shtrembërojnë kuptimin e vërtetë fetar, i përçudnojnë dhe i instrumentalizojnë dallimet ndërmjet besimeve të ndryshme, duke i kthyer në faktorë të rrezikshëm përplasjeje e dhune, e jo në mundësi për dialog të hapur e të respektshëm, për përsiatje të përbashkët rreth domethënies që ka besimi në Hyjin e zbatimi i ligjit të tij:

“Askush të mos mendojë se mund ta përdorë Hyjin si shqyt, kur sheston e kryen akte dhune e mujshie! Askush të mos e përdorë fenë si pretekst për veprimet që bien në kundërshtim me dinjitetin e njeriut e me të drejtat e tij themelore, në radhë të parë me të drejtën e jetës dhe të lirisë fetare të të gjithëve!”.Kjo që ndodh në Shqipëri, vijoi Papa, tregon, përkundër, se bashkëjetesa paqësore dhe e frytshme ndërmjet njerëzve dhe bashkësive me përkatësi të ndryshme fetare jo vetëm që urohet, por është e mundur dhe e zbatueshme konkretisht:

“Bashkëjetesa paqësore ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare, në të vërtetë, është pasuri e paçmueshme për paqen dhe zhvillimin e harmonishëm të një populli. Është vlerë, që duhet ruajtur e duhet ushqyer çdo ditë me edukimin për të respektuar dallimet dhe identitetet specifike, të gatshme për dialog e bashkëpunim në dobi të të gjithëve, duke e njohur dhe duke e nderuar njëri-tjetrin. Është dhuratë, të cilën duhet t’ia lypim gjithmonë Zotit, në lutje. Uroj që Shqipëria ta vijojë këtë udhë, duke u bërë për shumë vende shembull frymëzimi”.

Më pas, duke iu drejtuar Presidentit, Françesku kujtoi se pas dimrit të izolimit e të përndjekjeve, erdhi më në fund pranvera e lirisë. Përmes zgjedhjeve të lira e strukturave institucionale, u përforcua pluralizmi demokratik, gjë që ndihmoi edhe në rihapjen e veprimtarive ekonomike. Shumë vetë, veçanërisht në fillim, të shtyrë nga kërkimi për punë e për kushte më të mira jetese, morën rrugën e emigrimit dhe ndihmojnë, si e sa munden, për përparimin e shoqërisë shqiptare. Shumë të tjerë i gjetën arsyet për të ndenjur në atdhe e për ta ndërtuar nga brenda. Mundimet dhe flijimet e tyre kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve të përgjithshme:

“Kisha Katolike, nga ana e vet, mundi të rinisë jetën normale, duke rindërtuar hierarkinë e saj dhe duke rilidhur fijet e një tradite të lashtë. U ndërtuan ose u rindërtuan vendet e kultit, ndër të cilët spikat Shenjtërorja e Zojës së Këshillit të Mirë, në Shkodër; u hapën shkolla dhe qendra të rëndësishme edukimi e asistence, në shërbim të të gjithë qytetarëve. Prania e Kishës dhe veprimi i saj shikohen, me të drejtë, prandaj, jo vetëm si shërbim ndaj bashkësisë katolike, por ndaj mbarë kombit”.Kur Gjon Pali II vizitonte Shqipërinë, kishte përkrah Nënë Terezën. Sot Papa Vojtila është Shenjt e Nënë Tereza e Lume. Kështu i kujtoi Françeseku Shën Karolin e të lumen Terezë, bashkë me martirët, që e dëshmuan fenë me heroizëm:

“… atyre u takon mirënjohja jonë më e thellë e lutja jonë – e sigurisht galdojnë e luten në Qiell për punën e burrave dhe të grave vullnetmira në rilulëzimin e shoqërisë dhe të Kishës në Shqipëri”.Më pas Papa u ndalua tek sfidat e sotme, që presin përgjigje. Në një botë që priret drejt globalizimit ekonomik e kulturor, kujtoi, duhet bërë çdo përpjekje që rritja dhe zhvillimi të jenë në shërbim të të gjithëve e jo vetëm të një pjese të popullsisë: “Gjithashtu, ky zhvillim nuk do të jetë i vërtetë, nëse nuk do të jetë i përballueshëm dhe i barabartë, domethënë, nëse nuk do t’i ketë mirë parasysh të drejtat e të varfërve dhe nëse nuk do të respektojë mjedisin. Globalizimit të tregut duhet t’i përgjigjet globalizimi i solidaritetit; rritja ekonomike duhet shoqëruar me më shumë respekt për botën e krijuar; bashkë me të drejtat individuale duhen mbrojtur edhe ato të realiteteve të ndërmjetme mes individit e Shtetit, me në krye familjen. Shqipëria sot mund të përballet me këto sfida në kornizën e lirisë dhe të stabilitetit, që duhen përforcuar dhe që japin shumë shpresa për të ardhmen”.Në përfundim të përshndetjes së parë drejtuar popullit shqiptar, Papa e falënderoi me gjithë zemër për mikpritjen e ngrohtë dhe, si Shën Gjon Pali II në prill të 1993-shit, iu lut, pastaj, Marisë, Nënës së Këshillit të Mirë, ta mbrojë Shqipërinë dhe ia besoi asaj shpresat e mbarë popullit shqiptar:
“Hyji dikoftë mbi Shqipërinë hirin dhe bekimin e vet!”.

Në orën 11.00 nisi kremtimi i Meshës së Shenjtë në Sheshin Nënë Tereza, bazuar mbi faqen ungjillore të ditës. Papa kujtoi se, përveç Dymbëdhjetë Apostujve, Jezusi thërret shtatëdhjetë e dy nxënës të tjerë dhe i nis ndër fshatra e qytete për të kumtuar Mbretërinë e Hyjit (cfr Lk 10,1-9.17-20). Ishte një thirrje për ta përhapur edhe në botën shqiptare dashurinë e Hyjit, përmes bashkimit e vëllazërisë. Ftesë “për të shkuar”, për t’u përgatitur për mision. Metoda misionare është e qartë dhe e thjeshtë, vijoi Papa. Dishepujt shkojnë nëpër shtëpi e kumti i tyre nis me një përshëndetje plot kuptim: “Paqe në këtë shtëpi!” (v 5.). Nuk është thjesht përshëndetje, është edhe dhuratë, pohoi Papa e, në vijim, duke kujtuar emrin e Sheshit ku po kremtonte, i drejtoi mbarë popullit shqiptar përshëndetjen:
“Duke ardhur sot mes jush, të dashur vëllezër e motra të Shqipërisë, në këtë shesh kushtuar bijës së madhe e të përvuajtur të këtyre trojeve, Nënë Terezës së Kalkutës, dëshiroj ta përsëris këtë pëshëndetje: paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në Kombin tuaj!”.
Papa foli gjatë për misionin e shtatëdhjetë e dy dishepujve, në të cilin pasqyrohet përvoja misionare e bashkësisë së krishterë të të gjitha kohëve, ftesa e Zotit të Ringjallur drejtuar mbarë Kishës për mision. Zoti e nis…
“…çdo të pagëzuar për t’ua kumtuar Ungjillin gjithë popujve. Në rrjedhë shekujsh, jo gjithnjë u pranua kumti i paqes, i sjellë nga lajmëtarët e Jezu Krishtit; nganjëherë ia mbyllën portat. Në një të kaluar jo të largët, edhe porta e vendit tuaj u kyç, u mbyll me vargonjtë e mohimeve e të ndalimeve të një sistemi, që mohonte Zotin e pengonte lirinë fetare. Ata që kishin frikë nga e vërteta e nga liria, bënin ç’ish e mundur ta dëbonin Hyjin nga zemra e njeriut e ta përjashtonin Krishtin e Kishën nga historia e vendit tuaj, ndonëse ai qe ndër më të hershmit që mori dritën e Ungjillit. Në Leximin e dytë, dëgjuam të përmendet Iliria që, në kohët e apostullimit të Palit, përfshinte edhe trojet e Shqipërisë së sotme”.
Duke kujtuar përsëri dhjetëvjeçarët e vuajtjeve mizore e të persekutimeve të egra kundër katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve, Papa e quajti Shqipërinë “tokë martirësh”: tokë e klerit dhe e besimtarëve të flijuar, që e paguan me jetë besnikërinë e tyre, guxuan ta ruajnë fenë e dhanë prova burrërie e qëndrimi të patrandshëm në shpalljen e besimit. Pastaj, një vizitë simbolike, atje ku Papa nuk mundi të shkonte, në Shkodër, tek një mur-monument i gjallë, për të vënë rrëzë tij lulen e kujtimit e të lutjes:
“Shkoj sot, shpirtërisht, pranë atij muri të varrezës së Shkodrës, vend-simbol i martirizimit të katolikëve, ku kryheshin pushkatimet, dhe, i prekur thellë në shpirt, vë lulen e lutjes e të kujtimit mirënjohës e të përjetshëm”.Zoti ishte pranë jush, vijoi, duke iu drejtuar besimtarëve katolikë, ishte aty, për t’ju mbajtur më këmbë; Ai ju priu e ju ngushëlloi e, së fundi, ju ngriti lart mbi krahë shqiponje, siç pati bërë me popullin e lashtë të Izraelit (cfr Leximi I).

Më pas fjalë të tjera prekëse për mbarë popullin shqiptar:
“Uroj që Shqiponja, të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, t’ju kujtojë gjithnjë shpresën, për ta mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira”.Sot portat e Shqipërisë janë të hapura, kujtoi Françesku, duke theksuar se të gjithë ata, që bëjnë pjesë në popullin e Hyjit, gjithë të pagëzuarit, e kanë një vend e një detyrë për ta kryer në Kishë e në shoqëri. Janë të gjithë të thirrur për të punuar bujarisht në kumtimin e Ungjillit e në dëshmimin e dashurisë; për të fuqizuar lidhjet e solidaritetit, për të krijuar kushte jete më të drejta e më vëllazërore për të gjithë.

Këto, detyrat e çdo besimtari; si i krishterë e atdhetar, në vijim të motos së përjetshme të kësaj Kishe martire: “Për Fe e Atdhe”:

“Sot erdha t’ju jap zemër ta përfoconi shpresën në ju e rreth jush; t’i vini në lëvizje breznitë e reja; t’i ushqeheni përherë me fjalën e Zotit, duke ia hapur zemrat Krishtit; Ungjilli i Tij ju tregon udhën! Feja juaj duhet të jetë ngazëlluese e rrezatuese, duhet të tregojë se takimi me Krishtin i jep kuptim jetës së njerëzve, të çdo njeriu”.Me frymën e bashkimit ndërmjet ipeshkvijve, meshtarëve, rregulltarëve e besimtarëve laikë, theksoi në përfundim Françesku, ju inkurajoj t’i jepni hov të ri veprimtarisë baritore e të vijoni kërkimin e formave të reja të pranisë së Kishës në gjirin shoqërisë.
Meraku për të rinjtë, më pas, duke i ftuar t’i përgjigjen bujarisht Krishtit:
“… mos kini frikë t’i përgjigjeni bujarisht Krishtit, që ju fton ta ndiqni! Në thirrjen meshtarake e rregulltare do të gjeni pasurinë dhe gëzimin e dhurimit të vetvetes për t’i shërbyer Hyjit e vëllezërve tuaj. Shumë burra e gra presin dritën e Ungjillit e hirin e sakramenteve”.E, në përfundim, vlerësimi i Kishës shqiptare, kujtimi i martirëve, që këto ditë ishin më të gjallë se të gjallët në rrugët e Tiranës, falënderimi dhe thirrja:
“Kishë, që jeton në këto troje të Shqipërisë, faleminderit për shembullin e besnikërisë ndaj Ungjillit! Shumë nga bijtë e bijat tuaja vuajtën për Krishtin, edhe deri në flijimin e jetës. Uroj që dëshmia e tyre t’i mbështesë hapat tuaj, të sotëm e të nesërm, në udhën e dashurisë, të lirisë, të drejtësisë e të paqes. Amen!”

Pas Meshës, kremtimi i Engjëllit të Tënzot.

Françesku përshëndeti të gjithë të ardhurit në Shqipëri nga vendet fqinje, duke i falënderuar për praninë e për dëshminë e fesë. Në veçanti ftesa drejtuar të rinjve për ta ndërtuar jetën mbi Jezu Krishtin. Kush ndërton mbi Krishtin, ndërton mbi shkëmb, sepse Ai është gjithnjë besnik, edhe kur ne e shkelim besën (shih 2 Tm 2,13). Jezusi na njeh më mirë se askush tjetër; kur gabojmë, nuk na dënon, por na thotë: “Shko, por tani e tutje mos mëkato më” (Gjn 8,11). Tejet aktuale, ftesa e Papës, në një vend që ndryshon përças, e jo gjithnjë për mirë:

“Të dashur të rinj, ju jeni brezi i ri i Shqipërisë. Me forcën e Ungjillit e me shembullin e martirëve, të dini t’i thoni “jo” idhujtarisë së parasë, “jo” lirisë së rreme individualiste, “jo” varësive e dhunës; e t’i thoni “po” kulturës së takimit e të solidaritetit, “po” bukurisë së pandashme nga e mira e nga e vërteta; “po” jetës së shkrirë për ideale të mëdha, por besnike edhe në gjërat e vogla. Kështu, do të ndërtoni një Shqipëri më të mirë e një botë më të mirë”.

Pas shtegtimit simbolik në varrezën e Rrëmajit, shtegtimi tjetër, i domosdoshëm, gjithnjë simbolik, tek Shenjtërorja e Zojës së Këshillit të Mirë, guri i themelit të së cilës u bekua nga një Shenjt, Gjon Pali II:
“Nisem shpirtërisht për në Shenjtëroren e saj në Shkodër, që e doni aq shumë, e ia besoj gjithë Kishën në Shqipëri e mbarë popullin shqiptar, në veçanti, familjet, fëmijët e të moshuarit. Zoja ju priftë për të ecur “së bashku me Zotin, drejt shpresës që nuk zhgënjen”.
Në Sheshin e madh të Tiranës, ku janë dëgjuar mijëra fjalime, tejet të ndryshme, e edhe në kundërshtim me njëri tjetrin, kumboi lutja paqësore drejtuar Engjëllit të Tënzot, Kumtarit që sillte Lajmin e Mirë të ardhjes në botë të Princit të paqes: Engjëlli i Tënzot…

Është koha e drekës. Ora 13.30. Papa takohet dhe drekon me ipeshkvijtë shqiptarë dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike.

Teksti vjen nga faqja e internetit http://sq.radiovaticana.va

21 shtator 2014

PAPA FRANÇESKU NË SHQIPËRI – POROSI DHE TRASHËGIMI PËR NE (21 shtator 2014) Nga Don LUSH GJERGJI

Gjithnjë jetoj dhe përjetoj skenat madhore të kësaj vizite baritore Kishës Katolike në popullin shqiptar, Shqipërisë, të gjithë shqiptarëve në Ballkan, në Evropë dhe në botë. Ishte një takim, edhe më tepër përqafim, mes Papës dhe neve, kur hapte dorën për të përshendetur dhe bekuar morinë e popullit nga aereoporti “Nëna Tereze”, nëpër sheshin “Nëna Tereze”, nëpër rrugët e Tiranës. Kudo brohoritje, gëzim, ngazëllim, kënaqësi, shikime në sy ndaj Atit të Shenjtë, pastaj ndaj njëri-tjetrit, si ta pyesnin njëri-tjetrin: a është e vërtetë, e mundshme, reale kjo, apo po ëndërrojmë?

Fatbardhësisht është e vërtetë! Papa Françesku ishte në Tiranë, në Shqipëri, në vizitë baritore mbarë popullit shqiptar. Unë këtë ngjarje e kam cilësuar si “mrekulli” dhe dhuratë të Zotit, të Kishës, të Papës për shumë arsye, ndër të cilat janë ato që vetë Papa Françesku i ka cekur: martirizimin dhe bashkëjetesën ndërfetare.

“E para sepse shqiptarët kanë arritur të krijojnë një shtet të unitetit kombëtar midis tri feve kryesore të shqiptarëve, islamizmit, ortodoksisë dhe katolicizmit, falë një Këshilli Ndërfetar që vepron me shumë ekuilibrim”. Kjo tha Papa është një gjë e mirë dhe shtoi se, “Prania e Papës (në Shqipëri) do të shërbejë për t’i thënë të gjithë popujve të botës se është e mundur të punohet dhe të veprohet së bashku.”

 

Arsyeja e dytë me rëndësi pse ai po viziton Shqipërinë në shtator, ka të bëjë me historinë e Shqipërisë, e cila sipas tij, ishte unike ndër vendet ish-komuniste, kushtetuta e së cilës ndalonte me ligj fenë dhe se ishte shpallur vend ateist. “Të merrje pjesë në meshë, ishte kundër kushtetutës” së regjimit komunist, u tha Papa gazetarëve të huaj. Sipas Radio Vatikanit, gjatë përgjigjes ndaj pyetjes mbi vizitën e ardhëshme në Tiranë, ai përmendi gjithashtu edhe shkatërrimin e kishave gjatë sundimit komunist dhe si përfundim, ai sot e ndjenë si detyrë që të vizitojë atë vend fisnik”, është cituar të ketë thënë Papa.

Papa Françesku ndër të tjera tha kështu në intervistën lamtumirëse nga Shqipëria: “Shqiptarët nuk janë tolerantë, ata janë vëllezër pa dallime feje. Së bashku kanë përballuar martirizimin, së bashku kanë ndërtuar demokracinë, së bashku jetojnë dhe veprojnë…”.

Cila ishte porosia kryesore e pranisë dhe fjalës së Papës Françeskut në Shqipëri? Çka tha, çka gjeti në Shqipëri, çka na la si porosi dhe trashëgimi? Sigurisht se për një kohë të gjatë mjetet pamoro-dëgjimore, njerëzit, analistet do të mundohen nga këndvështrimet e ndryshme ta ndriçojnë, interpretojnë, shqyrtojnë, trajtojnë këtë vizitë, çastet kulmore, fjalimet, gjestet, mbi të gjitha jehonën dhe domethënien për ne dhe për botën e sotme. Unë do t’i theksoj disa  elemente të rëndësishme dhe shumë aktuale.

1.    LASHTËSIA E KRISHTËRIMIT NDËR NE

Papa  Françesku ndër të tjera ka çmuar dhe përkujtuar, për ne dhe për botën, një gjë të madhe dhe të rëndësishme, që shpesh harrohet apo anashkalohet, historinë e krishtërimit tonë që nga kohët apostolike, pra, lashtësinë tonë si të krishterë,  sepse ishin ndër të parët e këtyre trojeve që e kemi pranuar Krishtin dhe porosinë ungjillore. Ja  fjala dhe theksimi i Papës Françeskut në homeli lidhur me lashtësinë e krishtërimit tonë: “Paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në Kombin tuaj!… Ata që kishin frikë nga e vërteta e nga liria, bënin ç’ish e mundur ta dëbonin Hyjin nga zemra e njeriut e ta përjashtonin Krishtin e Kishën nga historia e vendit tuaj; ndonëse ai që më të hershmit që mori dritën e Ungjillit… Në Leximin e dytë, dëgjuam të përmendet Iliria, në kohën e apostullimit të Palit, përfshirë edhe trojet e Shqipërisë së sotme…”.

Të mërkurën,  më 24 shtator 2014, në Audiencën e Përgjithshme në Romë, Papa Françesku përkujtoi dhe  komentoi kështu udhëtimin e tij në Shqipëri: “Falënderoj edhe një herë Zotin, sepse, në këtë Udhëtim, më dha mundësinë të takohem me një popull të guximshëm e të fortë, që nuk u përkul para dhimbjes. Vëllezërve e motrave të Shqipërisë u përsëris ftesën për të pasur guximin e së mirës, për të ndërtuar të tashmen e të ardhmen në vendin e tyre e në Evropë”.

2.    MARTIRIZIMI SHEKULLOR

Kjo gjë na ka  kushtuar shumë gjatë shekujve,  nën sundimin e parandorisë romake, gjatë dyndjeve të popujve sllavë, në sundimin pesëshekullor turko-otoman, sidomos nën sundimin e egër komunisto-ateist me martirët e lavdishëm.  Papa Françesku ndër të tjera në homelinë e Meshës në Tiranë tha “Duke sjellë përsëri në mendje dhjetëvjeçarët e vuajtjeve mizore e të pesekutimeve të egra kundër katolikëve, ortodokëve, myslimanëve, mund të themi Shqipëria ka qenë tokë martirësh: shumë ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë e besimtarë laikë e paguan me jetë besnikërinë e tyre… Zoti ishte pranë jush, të dashur vëllezër e motra, për t’ju mbajtur në këmbë; Ai ju priu e ju ngushëlloi e, së fundi, ju ngriti lart mbi krahët e shqiponjës, siç pati bërë me popullin e lashtë të Izraelit… Uroj që Shqiponja, të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, t’ju kujtojë gjithnjë shpresën, për të mbëshetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë afër nesh, posaçërisht në çaste të vështira… Kishë, që jeton në këto troje të Shqipërisë, falëinderit për shembulliun e besnikërisë ndaj Ungjillit. Shumë nga bijtë e bijat tuaja vuajtën për Krishtin, edhe deri në flijim e jetës…”.

Përshtypja më e thellë e Papës Françesku ishte mbrëmësorja në katedralen “Shën Pali” në Tiranë, pas dëgjimit të vëmendshëm ta dy dëshmive rrënqethëse të Don Ernest Troshanit dhe motrës Maria Kaleta. Papa qau. Së bashku me të qajtem edhe ne. Ishin lot gëzimi, rrënqerhjeje, tronditjeje, aq sa Papa e la tekstin e përgatitur dhe foli në mënyrë spontane. “Nuk e kam ditur se keni vuajtur kaq shumë… Sot kam prekur me dorë martitrët…Feja e vëretë është burim paqeje e jo dhune! Askush nuk mund ta përdorë emrin e Hyjit për të ushtruar dhunë. Të vrasësh në emër të Hyjit është sakrilegj i madh. Të diskriminosh në emër të Hyjit është çnjerëzore…Vijoni të jeni për vendin tuaj, e jo vetëm, shenjë që tregon se janë të mundura marrëdhëniet e përzemërta të bashkpunimit të frytshëm ndërmjet njerëzve me përkatësi të ndryshme fetare… Jam befasuar shumë… nuk e dija që populli juaj ka vuajtuir kas shumë…”.

Në Audiencën e Përgjithshme të mërkurën pas vizitës në Shqipëri, Papa Françesku, prapë iu kthye përjetimeve dhe vlerësimeve të këtij takimi, ku ndër të tjera tha kështu: “Prandaj, martirët nuk janë të mundur, por fitimtarë: në dëshminë e tyre heroike shndrit sërish gjithpushteti i Zotit, që gjithnjë e ngushëllon populline vet, duke hapur udhë të reja e horizonte shprese. Këtë mesazh shprese, bazuar në fenë e Krishtit e  në kujtimin e së kaluarës, ia besova krejt popullsisë shqiptare, të cilën e pashë entuziaste dhe të gëzuar në vendet e takimeve e në kremtime, ashtu si edhe në rrugët e Tiranës…”.

Papa Françesku duke folur në mënyrë spontane për simbolin tonë kombëtar, Shqiponjën, ndër të tjera përkujtoi dhe tha se ajo e ka çerdhen e vet, por fluturon në lartësi, figurë tejet e bukur dhe domethënëse për popullin tonë, dhe di rishtas të kthehet në çerdhen e saj.

“Shqiponja jonë” e Lumja Nëna Tereze, është pa dyshim fryt i martirizimit dhe bashkëjetesës, vëllazërisë gjithshqiptare, që ajo e ka realizuar në mbarë botën me fuqinë e fesë dhe frymëzimin e dashurisë.

3.    POPULL I RI DHE SHPRESËDHËNËS

Jemi populli më i ri në Evropë, me shumë gjallëri dhe vullnet për jetë dhe për punë. Këtë e ka hetuar edhe Papa Françesku, i cili risnisë sonë ia dha një frymëzim për jetë, ardhmëri, duke u ruajtur prej “tundimeve” të sotme, siç janë materializmi, konsumizmi, hedonizmi, relativizmi dhe ateizmi praktik. Ai në mbarim të meshës në Tiranë, ndër të tjera ia la këtë porosi rinisë shqiptare. “Me forcën e Ungjillit e me shembullin e martirëve, të dini t’i thoni “jo” idhujtarisë së parasë; “jo” lirisë së rreme individualiste; “jo” varësive e dhunës; e t’i thoni “po” kulturës së takimit e të solidaritetit; “po” bukurisë së pandashme nga e mira e nga e vërteta; “po” jetës së shkrirë për ideale të mëdha, por besnike edhe në gjërat e vogla. Kështu, do të ndërtoni një Shqipëri më të mirë e një botë më të mirë…”.

4.    VËLLAZËRIA DHE BASHKËJETESA NDËRFETARE SHQIPTARE

Në takimin e Papës Françesku me udhëheqësit e feve tjera ai ndër të tjera tha: “Është e rëndësishme që jeni këtu së bashku: është shenjë e dialogut që jetoni ditë për ditë, duke u përpjekur të lidhni me njëri-tjetrin marrëdhënie bashkëpunimi vëllazëror, për të mirën e mbarë shoqërisë… Nuk mund të dialogohet, nëse nuk nisemi nga identiteti vetjak, nuk shërben. Secili nga ne ka identitetin e vet, është besnik ndaj tij… E kështu, si vëllezër, ecim së bashku. E secili nga ne ia ofron tjetrit dëshminë e identiteti të vet e dialogon me tjetrin, së bashku, pa tradhtuar identitetin e fesë, pa e maskuar, pa hipokrizi… Të dashur miq, ju bëj thirrje të mbani dhe të thelloni traditën e marrëdhënieve të mira ndërmjet bashkësive fetare në Shqipëri dhe të ndjeheni të bashkuar në shërbim ndaj atdheut tuaj të shtrenjtë… Të gjithë bashkë, për të mirën e Atdheut e të njerëzimit! Vijoni të jeni për vendin tuaj, e jo vetëm, shenjë që tregon se janë të mundura marrëdhëniet e përzemërta dhe të bashkpunimit të frytshëm ndër njerëz me përkatësi të ndryshme fetare…”.

Ja përjetimi dhe dëshmia bindëse e Papës Françeskut dhënë të mërkurën pas vizitës së tij në Shqipëri, në Audiencën e Përgjithshme, duke thënë: “Për këtë, në qendër të këtij Udhëtimi, qe një takim ndërfetar, në të cilin pata mundësi të shoh me mkënaqësi të thellë se bashkëjetesa paqësore dhe e frytshme ndërmjet njerëzve e bashkësive, që u përkasin feve të ndryshme, jo vetëm mund të dëshirohet, por është konkretisht e mundur dhe e zbatueshme në praktikë. Ata e praktikojnë! Është fjala për një dialog të vërtetë e të frytshëm, larg relativizmit, duke pasur parasysh identitetin e secilit. Në fakt, ajo që i bashkon shprehjet e ndryshme të fesë, është udha e jetës, vullneti për t’i bërë mirë të afërmit, pa e mohuar e pa e nënvlerësuar identitetin e secilit…”.

Nëpërmjet Papës Françesku ishim edhe një herë në “skenën botërore” për ta treguar dhe dëshmuar para Papës, para mbarë botës, kush kemi qenë dhe jemi si shqiptarë dhe si fetarë, çka duam, presim dhe kërkojmë prej njëri-tjetrit, prej botës, cili është orjentimi dhe përcaktimi ynë kulturor, shpirtëror dhe shoqëror, për të tashmen dhe për ardhmerinë tonë sa më të mirë.

 

 

Don LUSH GJERGJI

29 shtator 2014

Anketë: Ç’do të bënin femrat po të zhdukeshin meshkujt për 24 orë?

Një faqe amerikane kishte bërë këtë pyetje dhe na pëlqyen përgjigjet që i kishin dhënë gjashtë grupet.

Besojmë, do të jenë kurioze edhe për ju. Pra, të shohim tuajat, çfarë do përgjigjeni në këtë pyetje

Grupi i parë: Të bërit gjëra të cilat i bëjnë të ndihen më të lira, më pak të paragjykuara, më të sigurta.

1. Do dilja me të brendshme.
2. Nuk do kisha frikë të dilja vetëm, ditën ose natën.
3. Do rrija pa reçipeta kudo.
4. Do dilja nudo.
5. Do dilja me këmbë të padepiluara.
6. Do vishja atë minifundin për të cilin kam frikë se do më ngacmojnë po e vesha rrugëve.
7. Do dilja një shëtitje vetëm natën vonë dhe do të vishja çfarëdo gjëje që kam dëshirë.
8. Do ecja rrugëve pa siklet nga ngacmimet dhe shikimet.
9. Të dal nga liqeni pa menduar për ndonjë manjak aty rrotull.

Grupi i dytë: Të bërit gjëra që do të zhduknin burrat (shakaaa)

1. Do zbuloja një formulë që të mos ktheheshin më kurrë.
2. Do bindja çdo vajzë se ka jetë edhe pa ta.
3. Do bëja propagandë që ato 24 orë të zgjasnin përgjithmonë.

Grupi i tretë: Të bërit aktivitete ku burrat (ndonjëherë) prishin punë.

1. Shopping.
2. Do ecja në një qytet pa trafik.
3. Do i kurseja vetes disa punë shtëpie.
4. Do bëja ato rregullimet në shtëpi, për të cilat premtojnë se do i rregullojnë ata.
5. Do i bëja lekët e burrit rrush e kumbulla, nga Balmain te Fendi.

Grupi i katërt: Të ndryshuarit pabarazinë.

1. Do ndryshoja ligjet për gratë.
2. Do rishkruaja gjithë literaturën maskiliste, ku të mos gjenin më gjurmë reference pabarazie.
3. Do vendosja më shumë femra në pozicione drejtuese.

Grupi i pestë: Të kuptuarit e seksualitetit

1. Do bëhesha biseksuale.
2. Do bëja seks.
3. Do kuptoja nëse jam lesbike.

Grupi i gjashtë: “I duam këtu”.

1. Nuk është se po na pengojnë meshkujt për të bërë çfarë duam.
2. Në fakt, ka 24 vjet që po bëj gjithçka vetë.
3. Po dhe tani që ekzistojnë, nuk shoh ndonjë pengesë.
4. Asgjë ndryshe.
5. Nuk e imagjinoj dot jetën pa ta.
6. Nuk i shoh si pengesë, por mund të rri edhe më shumë se 24 orë pa ta.
7. S’dua ta mendoj. Nuk më pëlqen bota pa burra.
8. Do bëja të pamundurën që të riktheheshin. bw

Çfarë fsheh Vuçiç dhe çfarë po përgatit Beogradi për fqinjët. Projekti që mbështetet tek dredhia dhe durimi – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Gjatë presidencës së Aleksandër Vuçiç, Projekti i Serbisë së Madhe është rimëkëmbur. Por ndryshe prej epokës së Sllobodan Millosheviçit, projekti nuk bazohet më në luftë të mirëfilltë, vrasje etnike, dëbime masive dhe rrëmbimit të territorit. Tashmë, kjo fushatë zhvillohet  në përputhje me tre parime kryesore: dredhi, fleksibilitet dhe durim.

Në (regjimin e) Millosheviçit, Serbia e zgjeruar supozohej të ndërtohej nga copëtimi i Jugosllavisë, duke marrë territoret me shumica serbe nga republikat fqinje si dhe duke vrarë ose dëbuar grupe të tjera etnike për të krijuar shumica serbe. Projekti dështoi kryesisht për shkak të rezistencës së kroatëve, boshnjakëve, shqiptarëve dhe malazezëve dhe, përfundimisht, prej ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Vuçiç ka shërbyer si ministri i informacionit i Millosheviçit dhe për këtë arsye është krejtësisht i familjarizuar me dezinformimin dhe mashtrimin për të arritur qëllime madhore në politikë. Pas monopolizimit të politikës serbe nga Partia e tij Progresive dhe mënjanimit të opozitës, Vuçiç ka mjaft hapësirë për të ndjekur ambiciet e një Serbie mini-perandorake në Ballkan.

Strategjia e Beogradit zhvillohet në bazë të tre elementëve kryesorë: dobësimi i fqinjëve, diplomacia e dyfishtë dhe ndihma e Rusisë. Serbia nuk është në gjendje që të sfidojë Kroacinë, e cila ka arritur të marrë anëtarësimin si në NATO ashtu dhe në BE, ndonëse vazhdon të marrë armë nga Rusia dhe Kina në një mini-garë armatimesh me fqinjin e saj më të pasur verior. Kroacia ka një popullsi serbe shumë më të vogël dhe më pak kompakte sesa gjatë epokës së Jugosllavisë dhe ka më pak dobësi politike dhe ekonomike të cilat mund të shfrytëzohen nga Beogradi.

Tre objektivat kryesore të projektit të rimëkëmbur të Serbisë së Madhe janë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje – Hercegovina. Kosova nuk mund të rimerret brenda (territorit të) Serbisë dhe kundërshtimi ndaj çfarëdo formë ndarjeje mbetet i theksuar. Objektivi i Beogradit është të vonojë pafundësisht një zgjidhje përfundimtare në marrëdhëniet dypalëshe dhe ta mbajë Kosovën në paqëndrueshmëri dhe të pasigurt për të ardhmen e saj. Një Kosovë e dobët i mundëson Beogradit të rrisë ndikimin e tij rajonal.

Megjithëse Mali i Zi është anëtar i NATO-s, politika e Vuçiçit është ideuar për të prishur sovranitetin e tij dhe për të nënshtruar politikën e tij të jashtme. Zyrtarët dhe media serbe ndërhynë në zgjedhjet e fundit parlamentare të Malit të Zi për të promovuar opozitën nacionaliste. Koalicioni i ri qeverisës mund ta dobësojë orientimin perëndimor të vendit, veçanërisht nëse Fronti Demokratik (FD) do të dominojë në qeverinë e re. Ai është i lidhur ngushtë me grupet nacionaliste serbe dhe operativët rusë dhe mbështet projektin e Serbisë së Madhe. Ai do të kërkojë të forcojë identitetin serb në Malin e Zi dhe të anulojë ligjin e ri mbi pronat fetare. Udhëheqësit boshnjakë dhe shqiptarë do të jenë veçanërisht të shqetësuar nga shovinizmi serb në rritje që mund të përqendrohet kundër komuniteteve të tyre.

Bosnje – Hercegovina është shënjestra e tretë kryesore e pan-serbizmit. Vendi mbetet jofunksional kryesisht për shkak të politikave bllokuese të Republikës autonome Serbe (RS). Udhëheqësi i saj, Milorad Dodik, kërcënon në mënyrë periodike se do të shkëputet dhe do të krijojë një shtet të ri serb. Pas gjenocidit ndaj myslimanëve boshnjakë gjatë kohës së luftës, territori ka një popullsi kryesisht serbe. Megjithëse Vuçiç shmang të bërit fushatë për ndarjen e Bosnjes dhe marrjen brenda territorit të RS, parashikimi është se një krizë më e gjerë rajonale dhe konfliktet brenda vetë Bosnjës do të ofrojnë në të ardhmen mundësinë e shkëputjes, atëherë kur Perëndimi të shpërqendrohet.

Një përbërës tjetër kryesor i qasjes së Beogradit është diplomacia e dyfishtë. Ndërsa pretendon se aspiron anëtarësimin në BE dhe marrëdhënie më të ngushta me NATO, Serbia kërkon të ekuilibrojë katër fuqitë e mëdha – Rusinë, Kinën, SHBA-në dhe BE-në. Ajo synon të përfitojë nga secila, diplomatikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht, duke imituar strategjinë e mos-rreshtimit të Jugosllavisë pas prishjes së Titos me Stalinin në 1948. Kjo gjithashtu mund të fshehë dhe ndihmojë projektin pan-serb, nëse Beogradi fiton mbështetjen e aktorëve kryesorë ndërkombëtarë.

Faktori i tretë që Vuçiç përllogarit se do të ndihmojë me axhendën e tij e Serbisë së Madhe është ndihma e qeverisë ruse. Moska e sheh Beogradin si një mjet të dobishëm për prishjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, për kufizimin e integrimin të tij në Perëndim dhe për zgjerimin e ndikimit rus. Megjithatë, në një moment të caktuar, Kremlini mund të përpiqet ta shtyjë Vuçiçin në një konflikt të drejtpërdrejtë rajonal, çfarë ai është përpjekur ta shmangë. Putini mund të shfrytëzojë aleancën e tij edhe më të ngushtë me Banja Luka për të nxitur shkëputjen e RS dhe për t’i dhënë shtysë një reagim zinxhir konfliktesh që do të shqetësonin BE-në dhe NATO-n.

Në vend të konfrontimit të drejtpërdrejtë që do mund të provokonte sanksionet perëndimore, Vuçiç preferon të veprojë me dredhi dhe të manipulojë dobësitë e fqinjëve. Në vend të një sulmi të drejtpërdrejtë mbi integritetin ose sovranitetin e shteteve pranë, Vuçiç është fleksibël në zbehjen e pavarësisë së tyre dhe në inkurajimin e mosmarrëveshjeve nacionaliste. Dhe në vend që të vrapojë për dominim rajonal, Vuçiç preferon të jetë i durueshëm, duke llogaritur që koha është në anën e Serbisë.

Dita87, Albania

REVIVAL OF THE GREATER SERBIA PROJECT

Janusz Bugajski, 18 September 2020

The Greater Serbia project has been revived under the presidency of Aleksandar Vucic. But unlike during the Slobodan Milosevic era,the project no longer revolves around outright war, ethnic murders, mass expulsions, and territorial capture. The campaign now operates through three main principles – stealth, flexibility, and patience.

Under Milosevic, an enlarged Serbia was supposed to emerge from a crumbling Yugoslavia by seizing territories containing Serbian majorities from neighboring republics and murdering or expelling other ethnic groups to create Serbian majorities. The project failed largely because of the resistance of Croats, Bosniaks, Albanians, and Montenegrins, and eventual international military intervention led by the United States.

Vucic served as Milosevic’s minister of information and is therefore very familiar with disinformation and deception to achieve grandiosepolitical goals. With his Progressive Party monopolizing Serbian politics and the opposition sidelined, Vucic has plenty of space to pursue Serbia’s mini-imperial Balkan ambitions.

Belgrade’s strategy revolves around three chief elements – weakening neighbors, duplicitous diplomacy, and Russian assistance. Serbia is in no position to challenge Croatia, which has achieved both NATO and EU membership, although it continues to acquire weapons from Russia and China in a mini arms race with its richer northern neighbor. Croatia has a much smaller and less compact Serbian population than during the Yugoslav era and there are fewer political and economic vulnerabilities that Belgrade can exploit.

The three main targets of the revived Greater Serbia project are Kosova, Montenegro, and Bosnia-Herzegovina. Kosova cannot be reabsorbed by Serbia and opposition to any form of partition remains pronounced. Belgrade’s objective is to indefinitely delay a final settlement in bilateral relations and keep Kosova unstable and uncertain about its future. A weak Kosova enables Belgrade to increase its regional leverage.

Although Montenegro is a NATO member, Vucic’s policy is designed to subdue its sovereignty and subordinate its foreign policy. Serbian officials and media interfered in Montenegro’s recent parliamentary elections to promote the nationalist opposition.The new governing coalition can weaken the country’s Western orientation, especially if the Democratic Front (DF) exerts dominance in the new government. It is closely aligned with Serbian nationalist groups and Russian operatives and supports the Greater Serbia project. It will seek to strengthen Serbian identity in Montenegro and cancel the new religious property law. Bosniak and Albanianleaders will be especially concerned about rising Serbian chauvinism that could be directed against their communities.

Bosnia-Herzegovina is the third major target of pan-Serbianism. The country remains dysfunctional primarily because of the blocking policies of the autonomous Republika Srpska (RS). Its leader, Milorad Dodik, periodically threatens to secede and create a new Serbian state. The territory has a predominantly Serbian population following the war-time genocide of the Bosniak Muslims. Although Vucic avoids campaigning for Bosnian partition and absorption of the RS, the calculation is that a wider regional crisis and conflicts within Bosnia itself will provide future opportunities for secession when the West is distracted.

A second key component of Belgrade’s approach is duplicitous diplomacy. While claiming aspirations to EU membership and closer relations with NATO, Serbia seeks to balance the four major powers – Russia, China, U.S., and EU. It aims to benefit from each, diplomatically, economically, and militarily, in imitation of Yugoslavia’sstrategy of non-alignment after Tito’s rupture with Stalin in 1948. This can also disguise and assist the pan-Serbian project if Belgrade gains support from major international actors.

The third factor that Vucic calculates will help his Greater Serbian agenda is Russian government assistance. Moscow views Belgrade as a useful tool to undermine stability in the Western Balkans, limit Western integration, and expand Russian influence. At some point, however, the Kremlin may try to push Vucic into a direct regional conflict that he has been seeking to avoid. Putin may exploit his even closer alliance with Banja Luka to push for the secession of RS and precipitate a chain reaction of conflict that will preoccupy both the EU and NATO.

Instead of direct confrontation that could provoke Western sanctions, Vucic prefers to operate by stealth and manipulate the vulnerabilities of neighbors. Instead of a direct assault on the integrity or sovereignty of nearby states, Vucic is flexible in diminishing their independence and encouraging nationalist disputes. And instead of a rapid pursuit of regional dominance, Vucic prefers to be patient, calculating that time is on Serbia’s side.

Sinica, fshati ku burojnë “Vala e Madhe” e dijeve dhe dijetarëve…! Nga Pandeli Bardhi     

 

…Burojnë  e nuk reshtin duke e përcjellë stafetën nga njëri brez në tjetrin..“Vala e Madhe”, kështu quhet “Dhurata” që mëma natyrë i fali këtij fshati që krahas traditës mikpritëse,bukurisë natyrore,  klimës së freskët dhe ajrit të pastër që nuk ngopesh, të kishte edhe ujin e ftohtë. Sinica, me të drejtë quhet “E bukura e Devollit”. Kjo është e vërtetë, por e “e bukur e Devollit” nga natyra, nuk është hiçgjë nga bukuria që i japin dijet e dijetarët, që bu0rojnë “valë- valë” ashtu si buron uji nga “Vala e Madhe” dhe “Vala e Vogël”!  Ja fali këto “dhurata” natyra  krahas të tjerave, edhe si për të futur në sedër banorët e saj duke iu thënë: “Unë, e bëra punën time, ju solla ujvarat e bukura dhe ujin e ftohtë, sa për dijet, që edhe ato të “rrjedhin”e të mos shterrin kurrë, kjo, është në dorën tuaj, nëqoftëse doni që të jenë një e vetme, bukuria natyrore me atë njerrëzore….”. Dhe banorët sinicarë, ju “bindën” duke u bërë njësh me natyrën që nga lashtësia e deri në ditët e sotme.

E bekuar nga Zoti, e dënuar nga politika

Më tepër se një shkrim për Sinicën e dashur, këtë që po shkruaj e kam më shumë autokritikë, që jam i fundit që po njoh në brëndësi Sinicën dhe sinicarët aq të ngrohtë në komunikim, aq të ëmbël nga fjala, aq të pastër nga shpirti, aq të çiltër e bujarë nga zemra, aq të mençur në mendime aq të freskët nga kujtesa si ajri jetëdhënës. Mundet që të bëj edhe ndonjë gabim, por sinicarë, do të ma falin si vizitori i fundit që jam. Them “vizitori i fundit” mbasi Sinicën e kam njohur edhe më parë, por e kam njohur si ushtarak kur në stërvitjet e shumta që bënim, merrnim përsipër të “çlironim” Sinicën e “pushtuar” nga të “kaltërtit e perëndimit”! I njoh kodrat e bukura rreth e rrotull, e njoh Zonën përreth, por vetëm  si ushtarak për të gjetur rrugët dhe format për të dhënë goditjen krahmarrëse apo shpinëmarrëse për të “çliruar” Sinicën“ që “armiku” e kishte pushtuar. Asnjëherë nuk e pashë Sinicën si vizitor për të parë e prapaganduar vlerat aq të shumta të Sinicës dhe sinicarëve. Sa më shumë të “gërrmosh” aq më shumë “minerale të çmuara” do të gjesh në këtë vënd të bekuar nga Zoti, të “ndëshkuar” nga politika e politikanët. Do ju kërkoj ndjesë  banorëve të Sinicës, sepse me siguri nuk do të pasqyroj ashtu si e meritojnë ata në kaq pak rreshta e kaq pak njohuri që kam, krahasuar me “malin” e dijeve që kanë buruar e burojnë nga ky vënd përrallor….

Bashkë ortodoksë dhe myslimanë

E zbukuron këtë fshat lashtësia e objekteve të gjetura që datojnë nga fundi i shek. të 6-të e fillimin e shek të 7-të në tumat apo varret që janë karakteristika të fiseve ilire për të ardhur deri tek bukuritë më të fundit… Në Sinicë, është një realitet që duket midis dy lagjeve, asaj myslimane dhe asaj të krishtere, që preket, që jetohet siç është bashkëjetesa midis dy feve të ndryshme, ortodokse dhe myslimane. Në Kishë do të shkojnë edhe myslimanët. Në javën e tretë të Muajit maj, ditën e shenjtërimit të Nikollës, do të bëhet një festë e madhe ku do të vijnë të gjithë sinicarët, kudo që ndodhen brenda e jashtë Shqipërisë. Do të sjellin me vehte mallin e do të marrin, veç të tjerave, edhe dhimbjen. Bashkëjetesa është një realitet shqiptar dhe shembullin më të mirë për këtë e japin sinicarët që kanë dhënë e kanë marrë midis midis tyre.  Vinë e nga nuk vijnë, nga Korça dhe Elbasani, nga Tirana e deri nga Amerika e largët. Për të shkruar për emigrantët e shumtë që janë larguar nga Sinica është një temë më vete dhe për këtë unë nuk do të rri pa shkruar posaçërisht për këta dijetarë që kanë lënë gjurmë kudo që kanë shkuar. Këtë do ta trajtoj në një tjetër shkrim mbasi ç’do fis është një histori më vete, si fisi Memeli, Ketri, Cicani, Dimoshi, Depo e shumë e shumë të tjerë.  Do të shkruaj për atë ç’ka kanë  të përbashkët. Kanë kulturën e lartë, kanë ndjenjën e punës, kanë atdhedashurinë e dashurinë për vëndlinjen.

Sinicarët dhe kultura

Sinicarët, kanë lindur bashkë me dijen dhe kulturën. Dijet dhe kultura janë “metalet më të çmuara” që më shumë se metalet e çmuara që datojnë nga periudha e dytë e hekurit, janë vlerat njerëzore, të mënçurisë të banorëve të kësaj Zone, të transmetuara dorë më dorë e brez pas brezi deri në ditët e sotme. Kjo është arësyeja që ata dhjetra e qindra të larguar, “marrin” me vete edhe Sinicën, marrin këngët e vallet e saj, marrin xibunin sinicar, marrin një grusht dhe që aromën sinicare ta kenë pranë, që vëndlindjen asnjëherë të mos e harrojnë. I marrin me vete, qëndrojnë bashkë  dhe vijnë të çmallen. Kam parasysh këtu, Fuat Memelin gazetarin, publicistin, kronikanin e kineastin i cili për më shumë se dyzet vite punoi në këtë profesion. Fuati është ndër ata të shumtë sinicarë që “gjysmën”e trupit, të mëndjes e të syve  e ka në Sinicë dhe “gjysmat” e tjera  në Amerikë, atje pranë fëmijëve, nipave dhe mbesave. Shqetësimin më të madh, më shumë se për familjen e vet, Fuati e ka për shkollën e Sinicës, për ta kthyer atë shkollë ku mësoi e mori njohuritë e para, për ta bërë muze. Ka edhe një të veçantë tjerët Fuati: ai, në “valixhen” e tij nuk mori vetëm Sinicën e Devollin, por edhe atje ku shkoi, i “mblodhi” të gjithë sinicarë e devollinj bashkë e i bëri një “fshat” të vetëm. Të ndarëve nga jeta u vendosi nga një tufë me lule, u ka kushtuar kujtime, i ka bërë të njohur. E hap “valixhen”, çmallet, bisedon, kujton. Sikur ta kisha pranë, më telefonon edhe mua në Sinicë. Sa zë i malluar, sa mall ndjen ai për fshatin ku lindi.

Sinicarët emigrantë të përjetshëm

Kam qenë i larguar gjithmonë nga vëndlindja, por Devollin dhe Sinicën, mua dhe të gjithëve si mua, na e ka sjellë pranë Fuati, na e ka bërë të njohur ç’do pëllëmbë të Shqipërisë për afro gjysëm shekulli….. Jo vetëm që “trupin” Fuati e ka “ndarë” më dysh, por edhe kursimet e tij i ka ndarë përgjysëm me fshatin. Fuati është pjestar i “armatës” së sinicarëve që gjatë tërë kohës që ata kanë qenë të larguar, kanë bërë diçka edhe për fshatin, ndër të rrallët që kanë menduar dhe mendojnë kaq shumë për vëndlindjen. A ka vlerë më të madhe, a ka shembull më të shkëlqyer në këtë drejtim kjo që na japin sinicarët? Edhe Albert Hysolli, emigrant në Greqi, e ka ndjekur hap pas hapi Fuatin. Me kursimet e tij ka bërë rikonstruksionin e shkollës, ka bërë ujësjellësin e fshatit, e ka çuar ujin në c’do shtëpi. Po kështu, Alberti ka bërë edhe rikonstruksionin e shtëpisë së gjyshit të tij Abdurrahimit, Në respekt të atyre që janë ndarë nga jeta ka bërë pastrimin dhe sistemimin e varrezave të fshatit. Cfarë njerëz me zëmër të madhe…  Ishte atdhedashuria e këtyre banorëve që qysh në orët e para të luftës për liri, rreshtoi në formacionet partizane mbi gjashtëdhjetë luftëtarë e bashkë me organizatorët e antarët e këshillit në fshat, apo në prapavijën partizane, bëheshin afërsisht njëqind. Në Sinicë, janë pesë dëshmorë të Atdheut. Nga Sinica është Andrea Themeli, një ndër dyqind komunistët e parë, E burgosën fashistët, por nuk e mposhtën shpirtin e tij antifashist.  U arratis nga burgu dhe ashtu i plagosur erdhi në fshat ku ngriti në këmbë shokët e të afërmit e tij, bashkë me Bajram Memelin.

Sinicarët dhe arsimi

Nxënësit e parë liceistë ishin nga Sinica.  Më duket sikur bëhem shumë i bezdisshëm kur e përsërit për të disatën herë që mendimet i sjell ashtu të ngatërruara. Vazhdimisht ndër breza, Sinica ka nxjerrë  “Fan Nolë” të rinj si Ilia Ketri, ka nxjerrë profesorë, mjekë, agronomë, ushtarakë, inxhinierë. Njeri më i mirë se tjetri, njeri më i aftë se tjetri. Etja për dije i ka bërë sinicarët që nga  kursimet e tyre të investojnë edhe për dijen dhe dritën. Me kontributin e vetë banorëve, në vitin 1922 u hap shkolla e parë  e arsimit fillor. Në vitin 1929 fshati kishte 120 shtëpi dhe mbi 750 banorë. Periudha 1925-1935 ishte periudha kur të gjithë emigrantët investuan në fshatin e tyre dhe ndërtuan shtëpitë e reja me kursimet e veta. Ujin ia ka siguruar natyra të bollshëm, bukën dhe dritëën  i kanë siguruar me forcat e veta, dijet i kanë patur në gjak. Me kursimet e tyre ngritën hidrocentralin e parë dhe siguruan dritën elektrike, me ujin e tij  punonte edhe mulliri i fshatit. Ishin të parët sinicarët që siguruan dritën elektrike, gjashtëmbëdhjetë vite para se ajo të mbërrinte në Shqipëri. Buka, drita dhe dija, asnjëherë nuk iu kanë munguar sinicarëve, sepse  nuk i kanë pritur nga të tjerët.  Kam parasysh kollosin e dijes Dhimitër Farmaqi nga Qyteza, që për afro tridhjetë vjet ka qenë drejtor i shkollës shtatëvjecare e më vonë tetëvjecare. Kush tjetër  shkollë kishte laborator me të gjitha pajisjet siç e kishte Sinica, kush tjetër shkollë kishte librezë kursimi në bankë përvec shkollës së Sinicës e cila me prodhimet  e tre dynymëve tokë me fruta e perime siguronte shpenzimet e veta? Askush tjetër… Ishte kontributi i emigrantëve të shumtë që kontribuan për shkollën dhe në vitin 1936, ndërtuan shkollën e re. Mësuesin e kërkuan vetë banorët e Sinicës me insistim. Kërkuan  që mësues në fshat të vinte Mantho Dono, deri në atë kohë inspektor në degën arsimore të Korçës. Mantho, që  paguhej nga vetë banorët shtatë napolona flori në muaj, bëri një punë të shkëlqyer në përmirësimin e programit të shkollës që la gjurmë për shumë vite duke futur në program edhe sportin e volejbollit dhe atë të basketbollit.

 

Sinicarët mbrojtës të kulturës

Në vitin 1947 u çel shkolla shtatëvjecare e më vonë u kthye në tetëvjecare. Në këtë shkollë, vinin nxënës edhe nga Dardha edhe nga Qyteza. Stafetën, Manthoja ia dorëzoi Dhimitër Farmaqit për të cilin Fuat Memeli ka shkruar edhe një libër. Dhimitri për herë të parë vendosi uniformën e shkollës. Mbas afro tridhjetë vitesh Dhimitri e dorëzoi stafetën e shkollës tek Dhionis Themeli, Artimisi Depo, Stavri Dimoshi. Tërë historia e këtij fshati u vendos “e gjallë” në Muzeun e fshatit, fryt i kontributeve të përbashkëta të banorëve të fshatit dhe mësuesve. Forcave të errësirës nuk iu interesonte historia e fshatit, prandaj edhe e shkatërruan këtë muze siç shkatërruan çdo monument të kulturës e të dijes…Shkatërruan Muzeun por nuk mund të shkatërrojnë kurrë dijet, ashtu si diktatura që shkatërroi e ktheu në magazina qepësh kishat e xhamiat por nuk mundën të shkatërrojnë kulturën fetare të ngulitur thellë në ndërgjegjen e këtyre banorëve ashtu si në gjithë Shqipërinë. Kudo u gjendën Orhan Memelë, një bujk i thjeshtë, babai i “xhevahirëve” Memeli” që fshehurazi mori një nga një të gjitha ikonat e kishës e ’i fshehu për t’i nxjerrë pas shumë viteshpër t’i çuar në Kishë. Këtë të vërtetë, ai as fëmijëve të vet nuk u a tha.

Ujëvara “Vala e Madhe”

 

Kisha dëgjuar edhe për ujvarën “Vala e Madhe” por nuk kisha shkuar, duke i shprehur Dajlanit (Hysolli), i  cili luan rolin e cicëronit në këtë fshat-muze, dëshirën për ta parë. Dajlani bashkë me bashkëshorten e tij Violetën nga fshati Kurilë i Devollit, janë të gatshëm të presin çdo të huaj që vjen në Sinicë e t’u urojnë mirëseardhjen me ato çka u ndodhen. Kanë një “marrëveshje” të hershme banorët me natyrën,  ku njëra iu fal vizitorëve bukuri të rrallë, ajër të pastër dhe ujë të ftohtë, kurse banorët gatime tradicionale të shoqëruara me raki kumbulle. “Është terren i vështirë”, – më thotë Dajlani, – për të parë nga afër Ujëvarën “Vala e Madhe”!.. “E ç’është vështirësia që do të bëj unë deri atje, përpara vështirësive që u janë dashur juve që vetëm sot  keni shkuar atje disa herë me vizitorët apo vështirësitë që u janë dashur sinicarëve të bëhen kaq të dëgjuar an e mbanë botës?  Monopati ku zbresim për tek ujvarra është thikë. Një bukuri mahnitëse. Kështu, shumë të vështira  kanë qenë edhe “monopatet” e historisë, ku kanë ecuar qindra sinicarë për të shkuar tek “mrekullitë” e dijes në të gjitha fushat, që kanë lënë gjurrmë.  Sapo merr vesh për ardhjen tonë në Sinicë, sakaq vjen Vangjel Ketri.  Vangjeli është tek të tetëdhjetat. Me mendimet e kthjellta, memorien e shkëlqyer, me rrjedhshmërinë e fjalëve, të jep përshtypjen e një të riu njëzet e pesë vjecar.”Sekretin” ai e thotë vetë: “Jemi shumë shokë “ të rinj”, edhe  mbi të tetëdhjetat, që vijmë e kalojmë shtatë e më shumë muaj këtu në vëndlindje. Jemi dhe do të mbetemi të “rrinj”. ashtu si prodhimet e çdo viti që i mbjellim dhe i vjelim.

Djelmoshat 80-vjeçarë

Motin tjetër do të mbjellim prodhime të reja. Edhe ne  “rinohemi”! Na mbajnë të freskët  ajri i pastër, prodhimet bio, natyra e bukur dhe puna. Uji që zbret nga “Vala e Madhe” përgjatë përroit, e ndan fshatin në dy pjesë,” ashtu si Danubi që ndan Budapestin”, thonë banorët. Lumi i Sinicës, gjatë rrjedhës së tij mbas disa qindrametrash,  tek vëndi i quajtur “Shkallëz”, bashkohet me lumin e Arzës dhe formojnë Lumin Devoll që vazhdon rrugën e tij derisa kthehet në dritë. Kështu kanë ecur edhe banorët e këtij fshati në rrugën e dijes, që ashtu si Lumi Devoll kthehet në dritë, edhe banorët e këtij fshati nëpër botë janë kthyer në në “Korpuset e dijeve” si më e përshtatshmja fjalë që më duket..Mirë e ka Stavri Dimoshi ish Drejtori I Shkollës për më shumë se pesëmbëdhjetë vite   që banorët i thonë më shumë se njerrëzor, kur thotë: “Ne, jemi si dallëndyshkat.  Ne vijmë me fillimin e prandverës dhe largohemi me fillimin e dimrit. “Stavri, nuk thotë “dallëndyshet” por “dallandyshkat” që edhe dijetarët e shumtë, edhe dijet të jenë gjithmonë të reja, të freskëta.Ka edhe një mësim tjetër që marrim nga Sinica, përvec atyre që thamë më lart. Këtë, po e lë për në fund, megjithse për  nga rëndësia duhej të ishte në fillim.

Sinica jo në 100 fshatrat turistikë…

Sinica nuk është futur në njëqind fshatrat turistikë. Kjo është dëshmia më kuptimplotë që politika dhe politikanët kanë “alergji” nga dijet dhe dijetarët. Nuk mund të them që të mos jetë edhe fshati Arrëz, përkundrazi edhe Arrëza, edhe Nikolica edhe çdo fshat i Devollit e meriton një vlerësim të tillë. Tjetër kund e kam mendimin” te ajo që dijetarët nuk mund të qëndrojnë bashkë me politikën e cila është bërë më shumë se e mërrzitëshme  si kudo edhe për banorët e kësaj Zone. Nuk e kanë thënë më kot filozofët dhe të mënçurit që “Politikani mendon për zgjedhjet e ardhëshme (siç edhe kanë ndezur motorët” shtatë muaj përpara), kurse dijetarët mendojnë për gjeneratat e ardhëshme! Kam një eksperiencë të hidhur për këtë që dija dhe kultura, nuk u intereson politikanëve. Rrugës shohim muzeun e gjeniut të letrave Dritëro Agolli, i cili shkruante: “O toka ime që të lërova e të thurra këngë?  Që të kam dashur dhe plisin dhe barrin/  Që të kam fshirë me duar, me mëngë / Në  ç’vënd ma le varrin’’. Atje  në mes të fshatit të lindjes ua kanë lënë varrin Dritëroi  i Madh, por jo varr si të të tjerëve por  ashtu, “varrzbuluar”!

“Hakmarrja” e politikës

Rruga nga Mirasi për në Sinicë është një rrugë e tillë që nga Amerika udhëtarët vijnë brënda natës, nga  Mirasi. Për të shkuar në Sinicë duhet të presin gjithë ditën ose ta marrin në këmbë mes pluhurit dhe baltës. Të jetë kjo një “hakmarrje” e politikës për dijet dhe dijetarët? Edhe mundet! Megjithse sinicarët nuk kanë nxjerë ndonjë politikan, kjo ia lartëson vlerat. “Ne, nuk jemi ziliqarë, – thotë Stavri Dimoshi, – le të jetë Arrëza fshat turistik, le ta bëjnë edhe rrugën për në Arrëz siç kanë premtuar, kurse për ne, ato 2 km që do të mbeten, me lugë e me thonj do t’i bëjmë dhe rrugën për në fshat, do ta rregullojmë me forcat e veta sic i kemi rregulluar të gjitha. Për këtë po mbledhim të holla…”. Le të jetë edhe kjo një thirrje e banorëve për politikanët derisa veshi i tyre të dëgjojë për rregullimin e rrugës. Thirrjes së tyre i bashkohen edhe zërrat e njomë të fëmijëve për të parë më nga afër gjyshërit e tyre që jetojnë larg, I bashkohet edhe zërri i Luiza Bodes mësueses nga Mirasi, nënë e dy fëmijëve  që kjo rrugë i mori jetën duke shkuar për tek fëmijët në Arrëz që prisnin mësuesen e tyre.  I bashkohen edhe shumë thirrje të tjera. Shpresojmë që politika të dëgjojë në këtë periudhë parazgjedhore për këtë hall e të kthejë sytë edhe nga njerëzit, edhe nga dijetarët dhe jo vetëm nga votuesit. Kështu i sheh politika qytetarët, si votues si njerëz me halle e shqetësime. A do të ndryshojë ndonjëherë kjo politikë e tillë?  Shpresojmë të dalë ndonjë politikan e të lërë gjurmë si dijetarët dhe jo premtime boshe prej politikani,  në qoftë se do të mbahet mënd për mirë nga qytetarët….

Të kujt janë pronat në Kosovë?

Bekim Bislimi

Serbia nuk ka pronë të saj në Kosovë dhe pretendimet e saj për prona në Kosovë janë krejtësisht të natyrës politike, vlerësojnë Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Muhamet Sadiku, ekspert i çështjeve ekonomike. Për më shumë, sipas tyre, Serbia për një kohë të gjatë ka shfrytëzuar fonde të caktuara financiare të Kosovës, të cilat dhunshëm i ka marrë në fund të viteve 90-të të shekullit të kaluar.

Komentet e tilla vijnë kur në Bruksel po mbahet takimi në nivel të ekspertëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim, siç është paralajmëruar, “pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore”, do të jenë temë e diskutimit.

Të dy ekspertët e fushave përkatëse, vlerësojnë se pala e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme me këtë temë, për shkak se në fakt ajo mund të nënkuptojë edhe negociata për suksesion apo trashëgimi.

Borko Stefanoviq, ish-shef i ekipi negociator i Qeverisë së mëhershme të Serbisë në dialogun me Kosovën në Bruksel, është i bindur se Prishtina do të insistojë për suksesion, ashtu siç ka bërë edhe më herët, ndërkaq që Beogradi zyrtar ka refuzuar.

Serbia (s)ka prona në Kosovë

Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se kur bëhet fjalë për “pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore”, është çështje e termave që përdoren nga delegacionet për çështjen e suksesionit.

Sipas tij, Serbia fare nuk i fsheh pretendimet e saja lidhur me pasuri të caktuara dhe prona në Kosovë, të cilat, siç thotë ai, sipas të drejtës ndërkombëtare i takojnë Kosovës.

“Në momentin e shpalljes së pavarësisë dhe të sovranitetit, të gjitha pasuritë, përfshirë këtu ato natyrore, që janë nëntokësore, miniera, parqe, hekurudha, ndërmarrje dhe të tjera, në mënyrë automatike kalojnë nën autoritetin ose bëhen pronë e qeverisë, e cila e ka shpallur pavarësinë dhe sovranitetin. Mbi këtë bazë, të gjitha ndërmarrjet dhe të gjitha pasuritë, qofshin natyrore apo të çfarëdo natyre qofshin, në mënyrë automatike kalojnë nën Qeverinë e Kosovës. Pra, pretendimet e palës serbe janë krejtësisht të pajustifikueshme dhe kanë fund e krye natyrë politike”, theksoi Hoti.

Ai shtoi se për sa i përket aspektit financiar, Kosova mund ta shtrojë çështjen e borxhit financiar ndërkombëtar, ku përfshihet borxhet e kredive që janë marrë në institucionet financiare ndërkombëtare nga autoritetet qendrore të ish-shtetit federal të Jugosllavisë, me kushtin që ato investime kanë ndodhur në Kosovë.

Ndërkaq, Borko Stefanoviq, i cili ka qenë shef i ekipit negociator i Qeverisë së mëhershme të Serbisë, në dialog më Kosovën dhe aktualisht nënkryetar i subjektit opozitar serb Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se Kosova gjatë bisedimeve në Bruksel, do të insistojë në temën e pretendimeve financiare dhe pronësore.

Sipas tij, Prishtina do të këmbëngulë që të gjitha pronat, minierat, ndërmarrjet, ndërtesat, tokat bujqësore, janë prona të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe se kjo nuk mund të jetë lëndë, të cilën duhet t’ia provojë Serbisë ose qytetarëve të saj.

Stefanoviq, megjithatë, thotë se pala e Serbisë mund të insistojë për disa prona të pretenduara.

“Beogradi, para së gjithash, mund të insistojë për ndërmarrjet e mëdha, për minierat, fabrikat, në të cilat Republika e Serbisë ka investuar ose përmes kredive të cilat Republika e Serbisë i ka kthyer apo është duke i kthyer ende në emër të Kosovës”, theksoi Stefanoviq.

Ai shtoi se dikur këto kredi të shumtën e rasteve janë marrë nga institucionet ndërkombëtare financiare.

Sipas tij, gjatë bisedimeve në Bruksel, Serbia mund të insistojë për pronën e qytetarëve serbë në Kosovë, e cila sipas tij “është uzurpuar”, duke shtuar që mekanizmi për verifikimin e pronësisë së pasurisë, për të cilin është arritur pajtimi në dialogun teknik, “nuk është jetësuar asnjëherë”.

Gjithashtu, sipas tij, Serbia mund të insistojë për pasurinë e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, e cila reflektohet në pronat e mëdha të tokave.

Manastiri i Deçanit.

Manastiri i Deçanit.

Por Muhamet Sadiku, profesor i ekonomisë, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thekson se pretendimet e Serbisë se ka pronë në Kosovë kanë qenë të shpërfaqura edhe në bisedimet e Vjenës për statusin e Kosovës, gjatë viteve 2006-2007. Siç thotë ai, Serbia nuk ka pronë në Kosovë, sepse prona e cila gjendet brenda kufijve të Kosovës, sipas të drejtës ndërkombëtare, i takon asaj.

Por, siç sipas tij, taktikën e njëjtë, duke luajtur me letrën e pronës, Serbia e ka përdorur edhe kur është ndarë Bosnjë e Hercegovina në dy njësi, njëra prej të cilave është Republika Serbe, e cila ka sipërfaqen prej 49 për qind të territorit të këtij shteti.

Siç thotë Sadiku, Serbia pretendon që serbët e Kosovës kanë në pronësi sipërfaqe të madhe të tokës në Kosovë, gjë që sipas tij, nuk është e vërtetë, përveç në rastet kur ajo është në pronësi private.

“Kjo pronë edhe nëse ekziston për aq sa ekziston, është brenda territorit të Kosovës, është brenda Kosovës sovrane, në të cilën të gjithë banorët e saj kanë të drejtë t’i realizojnë të drejtat e tyre pronësore. Prandaj, në Kosovë nuk rrezikohet prona e askujt. Por, këtu është prapavija e Serbisë, që nëpërmes këtyre kuazi-argumenteve të fuqizojë pozitën e ardhshme të ndonjë Asociacioni të ardhshëm, ku shihet se Serbia pretendon që të instalojë një entitet shtetëror brenda shtetit të Kosovës. Këto, megjithatë, janë skenarë me plotë dredhi, të cilat Kosova nuk duhet t’i lejojë që të realizohen”, theksoi Sadiku.

Qasjet e kundërta për çështjet “financiare dhe pronësore”

Lidhur me takimin e të enjtes në Bruksel dhe për temën që do të trajtohet aty, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Përmes një komunikate për media, ai ka thënë që diskutimi për pronat e Kosovës me Serbinë, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe është cenim i sovranitetit.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një tryezë diskutimi për dialogun, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se në takimin e së enjtes në Bruksel nuk do të bisedohet asgjë e rrezikshme për Kosovën. Por, duke dhënë shpjegime lidhur me temën “për pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore”, ai është shmangur përdorimit të termit “pronësore”.

“Në takimin e dytë, ne kemi sjellë temën për obligimet financiare, po e quajmë, ku hyjnë: suksesioni, borxhi shtetëror i ish-Jugosllavisë, pjesa që i takon Kosovës, pensionet e marra gjatë viteve 90-të, shtesat e fëmijëve, dëmet e luftës dhe një listë e gjatë e çështjeve. Unë nuk pres që këto tash do të arrijmë t’i kuantifikojmë, që të pajtohemi saktë për shifrat. Atë që do të arrijmë të bëjmë është që të pajtohemi në parim se si do t’i zgjidhim këto çështje pas njohjes reciproket në mes të dy vendeve”, tha Hoti.

Në anën tjetër, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se çfarë nënkuptohet me formulimin “pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore” dhe as për atë se për cilat prona në Kosovë dhe cilat pretendime financiare do të insistojë Beogradi gjatë bisedimeve në Bruksel.

Gjithashtu, nga kjo zyrë Radio Evropa e Lirë nuk ka marrë përgjigje as në pyetjen nëse formulimi “pretendime të përbashkëta financiare dhe pronësore” e fshehin termin e suksesionit, në të cilin proces marrin pjesë vetëm shtetet sovrane.

Por, Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, përmes një shkrimi në Twitter, kishte paralajmëruar që çështjet e pronës mund të jenë në rend dite në takimin e së enjtes në Brukseli.

“Kemi shumë për të thënë në lidhje me këto çështje (prona private, kishtare dhe shtetërore)”, ka shkruar Gjuriq.

Suksesioni i mundshëm

Profesor Sadiku, thotë se për çështjet financiare dhe ekonomike mund të bisedohet me Serbinë, për shkak se, sipas tij, tash e 30 vjet, ajo ia ka marrë Kosovës në formë joligjore fondin e pensioneve, si dhe kursimet, të cilat janë transferuar dhunshëm nga bankat e Kosovës, dhe të cilat i shfrytëzon tash e tri dekada. Gjithashtu, sipas tij, Kosova tashmë ka deklaruar se e mban përgjegjësinë për borxhin e saj publik, i cili është financuar për objektet e saj deri në vitin 1990.

“Sa i përket borxhit, janë disa konkluzione ndërkombëtare. Kosova e pranon borxhin legal të vetin dhe unë besoj që Kosova e shërben pjesën origjinale të borxhit të vet, por jo borxhin që është manipuluar nga një qeveri jashtë Kosovës. Kosova nuk mund të mbajë përgjegjësi për manipulimin me borxhin publik nga ana e Serbisë. Kosova mban përgjegjësinë për pjesën kur ka ekzistuar autonomia, kur Kuvendi i Kosovës (në ish-sistemin e kaluar) ka dhënë pëlqimin për hyrjen e Kosovës në këto borxhe”, theksoi Sadiku.

Profesor Hoti thotë se, në kuptimin politik, për suksesionin, për ndarjen e pasurisë dhe për të borxhit publik, negociojnë vetëm autoritetet sovrane. Emërtimi i temës për të cilën do të bisedohet në Bruksel, si “pretendime të përbashkëta financiare dhe pronësore”, është vetëm terminologji, për të shmangur reagimet politike.

“Unë po mendoj që është çështje e terminologjisë sepse Serbia edhe më tutje vazhdon ta ndjekë këtë diskursin e mosnjohjes dhe diskursin e zgjedhjes së kujdesshme të fjalëve dhe fjalorit që përdorë kundrejt Kosovës. Mbi këtë bazë edhe ky lloj formulimi për pretendime financiare dhe pronësore, është në linjë të njëjtë. Sido që të jetë, në bërthamë, mendoj që është drejtim që çon kah një fund, të cilin e kërkojnë dhe që e gjejnë vazhdimisht shtetet sovrane”, theksoi Hoti.

Ndërkaq, Stefanoviq, shpreh bindjen që Kosova do të insistojë që në dialog të bisedohet për suksesionin. Sipas tij, deri tash, çdo herë që është tentuar që të bisedohet për pretendimet financiare dhe pronësore, përfaqësuesit e Prishtinës “kanë theksuar, para së gjithash, nevojën e zgjidhjes së çështjes së suksesionit apo ndarjes së pasurisë së trashëgimtarëve ligjor të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ)”.

“Deri tash, të gjitha ekipet negociatore (të Beogradit) kanë refuzuar që në atë mënyrë të përcaktojnë se cila pronë e kujt është dhe të japin prova për pronësinë. Por është e mundur që qeveria jonë e tanishme do t’i rreket asaj formule. Nuk do ta kishin për herë të parë”, theksoi Stefanoviq.

Në pyetjet se a mund të konsiderohen bisedimet për “pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore” si konsesion dhe a do të çonte kjo drejt njohjes së ndërsjellë, Stefanofiq vlerësoi që në rast se pala e Serbisë do të pranojë që të bisedojë me Kosovën, duke e trajtuar atë si të barabartë me një republikë të ish-RSFJ-së, atëherë mund të nënkuptohet ashtu.

Dialogu që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka rinisur më 16 korrik, pasi që ky proces ishte pezulluar që nga nëntori i vitit 2018.

Takimi i fundit i nivelit të lartë politik në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë është zhvilluar më 7 shtator, ndërkaq që takimi i radhës i këtij niveli është paralajmëruar për 28 shtator.

MËSUESI I PUSHKATUAR PJETËR PALI DHE HAXHIU NGA POSTRRIBA – Rrëfim nga KOLEC P.TRABOINI

Sa i përket të pushkatuarve të Kryengritjes së Postrribës, nga Hoti ka qenë një mik e i afërt familjar i babait tim që, veç të tjerash, i lidhte dhe profesioni i mësuesit. Ky ishte mësuesi Pjetër Pali, i cili u lidh me kryengritësit e Postrribës me ndërmjetësimin e Mustaf Jakupin që ka qenë furrtar në Rus Katolik në Shkodër, përballë kishës dhe kishte krijuar një grup në përkrahje të kryengritjes antikomuniste të 9 shtatorit 1946. Me ta ka qenë edhe Gjelosh Vat Maçi, nga Hoti i Ri, sakat ky e punonte nënpunës në Prefekturë, por mesa kujtoj nga tregimet familjare, edhe Gjon Leka, i biri i Luc Gjelosh Lekës dhe vëllai i kompozitorit Zef Lekaj ka qenë i lidhur me ketë kryengritje. Kur është bërë një si punë gjyqi, mësuesin nga Hoti Pjetër Prenush Pali e dënuan me vdekje dhe e pushkatuan me 2 dhjetor 1947, ndërsa pjestarin tjetër të këtij grupi që siç thuhej ishte ndër kryesorët, drejtuesi i grupit Mustaf Jakupi, si bani 4 apo 5 vjet burg çuditërisht e lëshuan dhe e mbaj mend në fëmini që vazhdonte të ishte furrtar në Rus Katolik, përballë Kishës. Ishte zijosh hijerëndë dhe kishte miqësi me shumë njerëz.
Sa herë e shihja furrtarin me vinte ndërmend tregimi i Dadës Katrinë për mësuesin e pushkatuar Pjetër Pali, e seç me vinte një si dhimbje. Pse kishin pushkatuar pikërisht mësuesin nga Hoti?! Por furrtarin Mustaf Jakupi jo, madje e kishin liruar shpejt dhe vazhdonte të kishte furrën që në atë kohë konsiderohej një burim i mirë fitimi. Edhe Gjelosh Vata e Gjon Lekaj nga Hoti i Ri kanë bërë burg politik të gjatë. Nga kujtimet e pakta fëminore për atin tim Palok Traboini është edhe udhëtimi që bënim bashkë me biçikletë për në fshatin Postrribë ku ai kishte miq, me së shumti ish nxënës të tij të cilët e ftonin. Çdo festë Bajrami babai im ishte i ftuar të shkonte te miqtë e vet në Postribë dhe ndër këto festa më merrte edhe mua. Vdekja e babait e ndërpreu këtë miqësi me familjet postrribase. Por ndodhi që më vonë të njihesha me një plak të vjetër nga Postrriba. Mund të ketë qenë nga Mes-Myslimi a Dragoçi por ne të gjithëve matanë urës se Mesit u thoshin postrribakë sepse emri i Postrribës ishte më i njohuri në Shkodër e rrethina. Quhej Haxhi, ishte sakat, një plak i moçëm hokatar të cilin nuk kishte nevojë ta pyesje sepse e fillonte vetë bisedën. E meqë ishim të rinj asokohe na thoshte, “bëji një nder plakut, ik na blej një bukë gruni se kollomoqin nuk e ha as dreqi.” Nuk e di e njihte apo nuk e njihte babain tim, por ai thoshte”Mësues Palokën, po, e kam njohtë”. Ndoshta Haxhiu i shkretë thoshte ashtu për hir të bukës se grunit që shitësja atij nuk ja jepte ani pse rrinte me orë të tëra para dyqanit dhe priste që ne ta ndihmonim të mos ikte me torbat bosh në Postrribë.
Gjithmonë kam qenë kureshtar dhe nuk kishin të mbaruar pyetjet që i bëja të moshuarve. Kur e pyeta një herë se a dhimbtë këmba e a merrte ilaçe, ai bëri sikur nuk e dëgjoi pyetjen. Mesa dukej nuk donte të kujtonte diçka që ishte ma e fortë se dhimbja e plagës. “Ka keq e ma keq”- me tha një ditë.-“ Unë te paktën e kam gomarin po një shoku jem nuk e ka as gomarin e ka mbet në shpi.” Pastaj kalonte me hoka të cilat nuk e di pse na i thoshte dhe çfarë ishte kuptimi i vërtetë i tyre. Fshatarët shpesh kanë një kod të vetin në të folur që ndryshon kuptimin e fjalëve. “Ne mos marrsha sot bukë gruni me vedi do të shkoj puna si atij që shkoi në Domen”- tha një ditë. Dhe qeshi me vete. “Si asht puna e atij domnorit?”- e pyetëmNisi të recitonte ngadalë këto fjalë: “Ku ishe? Në Domen. Çka na solle? Kromen. Drishti qe i pat mendtë hangri ato që lanë qent”. Padyshim që Haxhi fliste në mënyrë të figurshme. Nuk është se i krijonte vete këto shprehje, se ato ishin pjese e zhargonit popullor të krahinës, por mënyra si e thoshte dhe e lidhte me bukën e gojës na vinte në mendime. Haxhiu plak ishte burrë i mençur dhe hokat i bënte kinse për tu dukur se ishte i kënaqur nga jeta.
Nuk na u durua një herë pa e pyetur se çfarë kishte pësuar ai shoku i tij fatzi që nuk dilte dot as nga shtëpia. Veç ti shihje sytë e Haxhiut atë çast, si një vetëtimë në qiell të kthjelltë. “Po more rrezikziu. E ngatërruan me do të tjerë fatzi dhe i morën ti pushkatonin. Ishte ditë e të gjithë ata, 16- a 18 burra, si i pushkatuan i lanë aty në një gropë të madhe ku i hodhën veç pak dhe përsipër që të mos i shqyenin qentë. Ky rrezikzi kishte marrë disa plumba në trup, por kishte mbet gjallë. Nisi me luajt mes trupave e në një farë kohe vuni re se kishte ra nata. Atëherë mezi doli prej gropës. Ju deshën disa orë sa të shkonte zvarrë deri në shpi të vet. Qeni lehi, por e njofti të zotin e nisi me kja si kjajn qentë. Njerëzit në shpi nuk po mujshin me dalë jashtë në ërrësinë, por ma së fundi kur nisi me kris dera, e hapen e thirren “Po kush je ti more?”, Rrezikziu tha jam filani. E kishin kja një herë për së dekuni e tash po e kjanin për së gjalli. E ngritën dhe e futën në shpi, i lanë plagët, i dhanë bukë e nuk po dinin se çka me ba me njeriun që e dinin në vorr të pushkatum. E pleqënuen mirë e mirë dhe nga frika se mos pushkatonin edhe pjestarë të tjetër të familjes, vendosen që të nesërmen ta dorëzonin. Dhe ashtu banë. Kur u mor vesh nga pushteti, u thanë të mos flisnin me askënd e të mos thoshin asgja. Rrezikziun e morën, i banë një gjyq tjetër te mshehtë e meqë e kishin marrë krejt kot, pa asnjë lidhje me kryengritjen dhe nuk i gjetën pushkë, vendosen ti jepnin 20 vjet burg. Nuk bani veç gjysën e doli sakat prej plumbave që kishte marrë. Gjallë e për gazep asht edhe sot…”
Haxhiu i Postrribës na shikonte ne e ne e shikonim atë. Asnjë palë nuk reagonte se nuk donim të vinim njëri-tjetrin në pozitë të vështirë, aq me tepër se këto biseda ishin delikate. Gjithsecili kuptoi aq sa deshi. Aty u thanë e aty u lanë. Haxhiu merrte rrugën drejt verilindjes mbi gomarin e tij dhe hejbet me bukë dhe ne në Gjuhadol vazhdonin jetën në rutinën e përditshme. Gjithmonë pyesja veten, por jo atë, ishte apo nuk ishte Haxhiu njeriu që kishte dalë nga varri. Kjo skene më rrëqethte. Edhe pse kaluan shumë e shume vite, kurrë nuk mu largua mendimi se këtë histori treguar për një tjetër rrezikzi e kishte pësuar vetë Haxhiu sakat që vinte nga Postrriba në Shkodër mbi gomarin e tij për të blerë ndonjë bukë gruri “se kollomoqin nuk kishte dreq që e hante”. Ashtu më ka mbet përgjithmonë në kujtesën time Haxhiu nga Postrriba.

Hapini listat dhe dëgjoje zëri e shumicës z Kryeministër – Nga Azgan Haklaj

 

Listës së mbi pesëqindmijë shqiptarëve, të cilët nuk i duruan dot zollumet, shkatërrimin e demokracisë, uzurpimin e shtetit të së drejtës, instalimin e regjimit totalitarë, vjedhjen e votës, varfërinë, qeverisjen e korruptuar, por u detyruan ta braktisnin vendin e tyre ju shtuan dhe dy ministria jeniçerë të Sulltanit, të cilët e lëshuan frontin.
Tefta e arsimit u largua dhe të njëjtën gjë po ban edhe Kadriu i Ministrisë së Brendshme, i cili siç duket nuk deshiron të gjykohet nga partia tënde z Rama, siç ngjau me paraardhësin e tij të viteve 80-të, i cili u bë kurban nga Sulltani i vet Enver Hoxha.
Z Kryeministër po ju drejtohem sot me dt 16- të shtator, e cila është dita e jubileut të Konferencës së Pezës dhe ju jeni si trashëgimtar i partisë që e vodhi dhe e tjetërsoj këtë ngjarje historike, vepër të nacionalistëve shqiptarë.
Ju që keni guxuar të demonstroni në përvjetorët e saj si trashëgimtari politikë i diktatorit me portretin e tij duhet të reflektoni thellë e të nxirrni mësimet e duhura.
Dhunimi i votës së lirë është gurëthemel i diktaturave.
Që aty merr fund kontrata mes njerëzve të lirë dhe një pushteti, i cili bëhet nul dhe ilegjitim, në aspektin moral dhe njerëzor.
A e legjetimuan diktaturën komuniste zgjedhjet e 2 dhjetorit të vitit 1945 e neodiktaturën e rilindjes zgjedhjet moniste të 30- të qershorit të vitit të kaluar?!
Sinjalet e para që ju dhanë me dekleratat e tyre publike Llesh Kimiku dhe Hyrremi i Ministrisë së Arsimit e cila edhe iku tashmë, tregojnë qartë se në kampin tuaj të rilindjes kanë filluar dezertimet, shenjë e qartë kjo se për një kohë të shkurtër ju do të mbeteni krejt vetëm, si dikur Haxhi Qamili.
Nëse deshironi vertet të mbaheni mend për diçka të mirë për vendin tënd, ku u bëre Sulltan e milioner hapi me ligj njëqind për qind listat e votimit të deputetëve e mos u fsheh pas kotave gjinore, në mënyrë që populli sovran të ketë mundësi që nëpërmjet zgjedhjeve të lira të delegojë pushtetin e tij tek përfaqësuesit e vet, tek ata njerëz që ka besim.
Ka ardhur koha për t’i dhënë fund politikës dy fytyrëshe e të shëmtuar të këtyre viteve, e cila në vend të transparencës e gjithëpërfshirjes ka prodhuar kulisa e marrveshje të fshehta e imorale.
Z Kryeministër ka ikur koha e sundimtarëve dhe gangsterëve politikë.
Kujtohu pak se burrështetasit më të mëdhenj europianë të shekullit të XX-të Çurçilli, De Goli e Kancelari Helmut Kohl e kanë lexuar mesazhin e qytetarëve të tyre dhe kanë ditur të hapin krahun.
Edhe vetë diktatori Franko i hapi rrugë demokracisë në Spanjë dhe hipi në fron familjen mbretërore.
Ju akoma mburreni se je miku e kumbara i Erdoganit.
Është zgjedhja jote.
Dy ditë më parë admiralët e tij u larguan me bisht ndër shalë nga Deti i Mesdheut Lindor të detyruar nga Zoti i detërave dhe i tokës Donald Trump.
Tani është koha juaj të kuptoni se cili është fundi i uzurpatorëve të pushtetit.

Analiza në DW: A i duhet Ballkanit Perëndimor një “Mini-Shengen”?

Kur Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në tetor 2019, paraqitën nismën e tyre, të quajtur “Mini-Shengen”, BE-ja sapo e kishte shtyrë hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me këtë ide, tre shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë për qëllim krijimin e një lloj “BE-je të vogël” në Evropën Juglindore: një zonë ku njerëzit, shërbimet, mallrat dhe kapitali mund të lëvizin lirshëm.

Zbatimi i nismës, i njohur edhe si “Shengeni Ballkanik”, është planifikuar të fillojë në vitin 2021. Dy vende të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, janë të pavendosura për t’iu bashkuar nismës. Sipas Marrëveshjes së Uashingtonit (4.9.2020) tani aty do të hyjë edhe Kosova..

Tirana Westbalkanstaaten Regionaltreffen (Reuters/F. Goga)

Presidenti i Malit të Zi Gjukanoviç. me presidentin e Serbisë, Alexandar Vucic, dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev. në takimin e tretë të Mini-Shengenit në Tiranë, më 21 dhjetor 2019. Mali i Zi ende nuk i është bashkuar nismës rajonale.

Me kërkesë të SHBA-ve

Shteti më i ri i Evropës e kishte refuzuar deri në atë moment rreptësisht pjesëmarrjen në nismë me argumentin se ajo i jep shumë epërsi Serbisë, si prodhues më i madh i mallrave në rajon.  Pas kthimit të tij nga Uashingtoni, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti u tha gazetarëve se pjesëmarrja e Kosovës ishte bërë me kërkesë të SHBA-ve. “Ne do të kujdesemi që në asnjë moment të mos cenohen interesat shtetërore të Republikës së Kosovës”, premtoi Hoti. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e mirëpriti marrëveshjen e Uashingtonit: “Më mirë vonë se kurrë, edhe falë Amerikës mike, ” shkroi Rama në Twitter.

Por se çfarë synojnë saktësisht SHBA-të me mbështetjen e nismës “Mini-Shengen”, kjo është e paqartë. Nisma për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor ka. Fakti që ky bashkëpunim, i cili është i rëndësishëm për afrimin me BE-në, po mbështetet nga SHBA-të është për t’u mirëpritur, i tha Peter Beyer, deputet kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman dhe i ngarkuar i Qeverisë Gjermane për Marrëdhëniet Transatlantike,

Deutschland Berlin | Peter Beyer, Berichterstatter Auswärtiger Ausschuss zu Serbien und Kosovo (DW/A. Shuka)Peter Beyer, deputet kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman dhe i ngarkuar i Qeverisë Gjermane për Marrëdhëniet Transatlantike

Beyer, i cili është gjithashtu raportues për dialogun Kosovë-Serbi në Bundestag dhe Këshillin e Evropës, kujton se “kjo fillimisht u iniciua vite më parë nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe është ndjekur dhe intensifikuar me sukses të konsiderueshëm në vijim”.

Zona Ekonomike Rajonale

Në fakt, që nga viti 2014 qeveria gjermane, përmes “Procesit të Berlinit”, është përpjekur t’i ofrojë Ballkanit Perëndimor mbështetjen e nevojshme në rrugëtimin e gjatë drejt BE-së . Në vitin 2017, gjashtë vendet e rajonit – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia – miratuan një plan veprimi shumëvjeçar për krijimin e një zone të përbashkët ekonomike. Si bazë për këtë shërbeu Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), së cilës i përkasin të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Berlin Interview Majlinda Bregu aus Albanien (DW/A. Shuka)

Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC)

Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), e cila po mbikëqyr zbatimin e marrëveshjes, tha në një intervistë me DW se megjithë vështirësitë e shumta politike, ka edhe përparime. Si shembull ajo përmend tarifat  roaming të cilat do të hiqen gradualisht deri në 2021.

Në samitin e ardhshëm, i cili pritet të zhvillohet këtë vjeshtë në Sofje, do të miratohet një plan veprimi i dytë për Zonën Ekonomike Rajonale. “Ky parashikon intensifikimin e bashkëpunimit në fushat e digjitalizimit, investimeve, lëvizshmërisë dhe turizmit,” tha Bregu.

Rëndësi gjeopolitike?

Atëherë, cila është përparësia që ofron “Shengeni Ballkanik”  ndaj me Zonës Ekonomike Rajonale dhe CEFTA-s? Kjo është vështirë të thuhet, thotë Ardian Haçkaj, drejtori i Institutit Hulumtues për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) në Tiranë, sepse deri tani askush nuk ka parë një dokument zyrtar. Publikut i është ofruar vetëm një deklarate e përbashkët nga Presidenti Serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama, pas një takimi në Ohër, në vitin 2019. Aty të tre politikanët theksuan se “Mini-Shengeni” është në përputhje me “Procesin e Berlinit”.

Matthew Palmer (picture-alliance/AP Photo/D. Vojinovic)Matthew A. Palmer

Ndërsa BE-ja dhe Gjermania janë thuajse indiferente ndaj termit “Shengen Ballkanik”, SHBA-të kanë sinjalizuar që në fillim mbështetjen e tyre. Të enjten (17. 09. 2020) Bosnja dhe Hercegovina, do të diskutojë mundësinë e bashkimit në projektin e “BE-së së vogël”, pas sugjerimit të anëtarit serb të presidencës trietnike të shtetit boshnjak, Milorad Dodik.

Dodik e bëri propozimin pasi u takua me të dërguarin e Ballkanit të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Matthew A. Palmer. Një ditë më parë Palmer kishte qenë në Berlin, ku  kishte marrë pjesë në një konferencë të Fondacionit Konrad Adenauer me ambasadorët e Ballkanit Perëndimor. Sipas informacioneve të DW-së, nisma e “Mini-Shengen”-it aty nuk luajti asnjë rol.

Ardian Haçkaj nuk përjashton mundësinë, që “Mini-Schengeni të bëhet një instrument gjeopolitik i SHBA-ve për të mbajtur ndikim në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë”.

BE me rol moderues

Valeska Esch nga Instituti Aspen në Gjermani e kritikon këtë qëndrim. “Nëse qeveria e SHBA me të vërtetë dëshiron të mbështesë në mënyrë thelbësore normalizimin midis dy vendeve dhe qasjen e tyre në BE, do të ishte më mirë që të mbështeste zbatimin e iniciativave ekzistuese, sesa të prezantojë si të reja nisma të ngjashme”,  tha ajo në një intervistë me DW.

Sidoqoftë, bashkëpunimi midis BE-së dhe SHBA-ve, aq i dëshiruar nga të gjitha palët,  funksionon me vështirësi, që kur ka marrë detyrën Presidenti Donald Trump. Takimi kosovaro-serb më 4 shtator ishte i përgatitur dobët dhe jo i mirëkoordinuar me BE-në, thonë kritikët në Berlin.

Manuel Sarrazin, deputet i Bundestagut Gjerman (Të Gjelbrit / Aleanca 90) dhe President i Shoqatës së Evropës Juglindore, e quan madje një “shfaqje maçiste- neo-koloniale që i shërbeu vetëm fushatës zgjedhore të Donald Trump”. Për Deutsche Wellen ai tha se “BE-ja tani duhet të marrë përsipër një herë e mirë rolin si moderatore.”.

Manuel Sarrazin, MdB Bündnis90/Die Grünen (DW/A. Feilcke)Manuel Sarrazin, deputet i Bundestagut Gjerman (Të Gjelbrit / Aleanca 90) dhe President i Shoqatës së Evropës Juglindore

Ardian Haçkaj nga Instituti i Kërkimeve për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Tiranë dyshon se BE-ja mund ta luajë këtë rol vetëm. “Vonesat për miratimin e hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe refuzimi i vazhdueshëm për t’u dhënë qytetarëve kosovarë liberalizimin e vizave të premtuar prej kohësh i kanë kushtuar BE-së shumë besueshmëri në rajon,” i tha ai Deutsche Welle-s. “Bashkëpunimi me SHBA/të është i nevojshëm për një zgjidhje te qëndrueshme në Ballkan.”/DW

SHBA nënshkruan letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë për të investuar në Autostradën e Paqes

Udhëheqësi i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler dhe udhëheqësja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed, kanë nënshkruar të martën letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë, përmes së cilave do të ndihmojnë në financimin e Autostradës së Paqes, që do të lidhë Nishin me Prishtinën.

Ky zotim ka qenë një prej pikave të marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

Çfarë përmban marrëveshja e nënshkruar në Uashington?

“Autostrada e Paqes do të nxisë zhvillim ekonomik dhe integrim rajonal, duke lidhur Nishin me Prishtinën. Po ashtu do të shërbejë si simbol i fuqishëm i marrëdhënies së re dhe transformuese të këtyre dy vendeve fqinje”, ka thënë Boelher.

Reed, në anën tjetër, ka thënë se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“E përgëzoj punën e presidentit (amerikan, Donald) Trump dhe gjithë administratën e tij për këtë marrëveshje historike”, ka thënë ajo.

Delegacionet e këtyre dy trupave është thënë se do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin më vonë gjatë këtij muaji, për të çuar përpara punën për Autostradën e Paqes dhe projekte tjera.

Përveç kësaj, është konfirmuar se Korporata Ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar do të hapë edhe zyrën e saj në Beograd për të lehtësuar zbatimin e projekteve.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se ky njoftim përbën lajm të mirë, meqë përmes tij do të zbatohet marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.

Dy palët, megjithatë, nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj. bw

Jo zgjedhje pa reformë zgjedhore! – Nga Florim Zeqa

 

Edhe pse mandati kushtetues është deri në fund të muajit Prill të vitit të ardhshëm, ditëve të fundit, bashkë me zërat janë shtuar edhe kandidaturat për pasuesin e presidentit aktual.

Në mos më parë, në pranverën e vitit të ardhshëm zgjedhjet parlamentare janë të pashmangshme në vendin tonë. Shtrohet pyetja, nëse shkohet në zgjedhje pa reformë zgjedhore çfarë do të ndryshoj në Kosovë!? Përgjigja është, asgjë!

Në mënyrë që zgjedhjet të kenë kuptim dhe të arrihet ndryshimi në Kosovë, fllimisht kërkohet ndryshimi i ligjit zgjedhor, përkatësisht kalimi nga një zonë në disa zona zgjedhore, nga listat e mbyllura në lista të hapura dhe amandamentimi i një ligji të veçantë që mundëson zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejt nga populli.

Pa reformën zgjedhore që mundëson votimin me lista të hapura për kandidatët për deputet dhe pa zgjedhjen e Presidentit të vendit drejtëpërdrejtë nga populli, jo vetëm që nuk do të kemi stabilitet politik, nuk do të kemi përfaqësim të denjë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Assesi nuk bën të shkohet në zgjedhje për interesa të partive politike dhe ambicie të liderëve partiak, e aq më pak të zgjedhet Presidenti sikurse deri më tani nga marrëveshjet politike brenda Kuvendit, ku deputetët vetëm zbatojnë urdhërat e liderëve partiak dhe mbrojnë interesat e ngushta partiake, klanore dhe personale.

Edhe pse në të kaluarën kishte dakordim të plotë nga partitë aktuale të përfaqësuara në Kuvend për ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe reformen zgjedhore në përgjithësi, një nismë e tillë është harruar nga të gjitha partitë politike.

Janë interesat personale të liderëve partiak, që po bëhen pengesë serioze e reformës zgjedhore, e në veçanti e nxjerrjes së ligjit për zgjedhjen e presidentit nga populli.

Pa mbështetjen e votës dhe vullnetin e qytetarëve, asnjë president i zgjedhur me marrëveshje politike në Kuvend nuk mund ta përfaqësoj vullnetin e popullit, e aq më pak të luaj rolin unifikues dhe ceremonial e të parit të vendit.

Zgjedhja e presidentit nga populli do të eliminonte një herë e mirë pazaret mes subjekteve politike dhe ambiciet personale të liderëve partiak për t’u kontrabanduar në postin më të lartë në vend.

Konsensuesi i partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duhet të shkojë në funksion të reformes zgjedhore e jo në funksion të zgjedhjes së presidentit nga marrëveshjet politike para (pas) zgjedhore.

Në reformën për zgjedhjen e presidentit nga populli duhet të caktohen edhe kriteteret e juridike dhe politike, e jo t’i ipet mundësia secilit që ia ka ëndja të kandidoj për president.

Në vendet e zhvilluara dhe demokratike, secili mund të formojë parti apo të bëhet president i një partie politike, por kur është në pyetje posti më i lartë shtetëror dhe reprezentativ i shtetit në botë, janë disa parakushte dhe kritere të pakalueshme, siq janë; përvoja politike, aftësitë menaxhuese dhe unifikuese, paanësia partiake dhe ideologjike, niveli i lartë intelektual, pastërtia personale dhe familjare para ligjit dhe një vargë i gjatë i dëshmive tjera ligjore për mospërfshirje në afera korruptive apo kriminale.

Një president i zgjedhur drejtëpërdrejtë nga populli konformë kritereve të sipërpermendura do t’ia përmirësonte imazhin shtetit dhe do t’ua rriste krenarinë e qytetarëve të Kosovës.

Zoti e bekoftë votën e lirë dhe vullnetin e qytetarëve të vendit tim!


Send this to a friend