VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

SHBA – fituese e kampionatit botëror të futbollit për femra

By | July 7, 2019

Komentet

Gjenevë: Nxit diskutime statuja e goditjes me kokë që Zidane i dha lojtarit italian

VOAL – Përplasja e mendimeve në Gjenevë për statujën që kujton goditjen më të famshme me kokë në historinë e futbollit, atë që ylli i ekipit kombëtar francez Zinedine Zidane i dha mbrojtësit italian Marco Materazzi gjatë finales së Kupës së Botës 2006 në Berlin. Episodi, i cili ndryshoi fatin e lojës në favor të përfaqësues italiane, u përshkrua me një skulpturë bronzi pesë metra të gjatë, i krijuar me teknikën e dyllit të shkrirë dhe konceptuar nga artisti francez Adel Abdessemed.

Vepra, e vendosur në Gustave-Ador, është pjesë e ekspozitës bienale të Skulpturës së Kopshtit të mbajtur në qytetin lemanas, dhe mund të admirohet deri në shtatorin e ardhshëm. Ashtu si në një bar normal sportiv, performanca nuk mungoi së ngjalluri diskutime midis gjenevasve. Për dikë, statuja është art i pastër provokimi, për dikë tjetër është e papranueshme që të bëhet në këtë mënyrë falja e një sjelljeje të mjerueshme dhe josportive.

Prishtinë, prezantohet modeli fitues i shtatores së legjendës së futbollit Fadil Vokrri

Është shpalosur sot modeli i shtatores së legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, në stadiumin i cili mban pikërisht emrin e tij “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në prezantimin e këtij modeli morën pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, biri i Fadil Vokrrit, Graniti, ish-ministra, deputetë si dhe tifozët e ekipit kombëtar “Dardanët”.

Ministrja Dumoshi tha se sot në përvjetorin e dytë të vdekjes së Fadil Vokrrit, duke përkujtuar kontributin e tij në sport, prezantohet modeli i shtatores e cila shumë shpejtë do të ndërtohet pranë stadiumit që mban të njëjtin emër në kryeqytet.

“Fadil Vokrri do të mbetet ikona më e madhe e sportit të Kosovës. Në kohë të vështira të Kosovës Fadili me gjeneratën e tij, kur luanin, i jepnin shpresë këtij vendi për pavarësinë e Kosovës. Sot jemi mbledhur në këtë përvjetor ku do ta prezantojmë modelin, ku shumë shpejtë do të ndërtohet shtatorja e Fadil Vokrrit”, tha Dumoshi.

Sipas modelit miniaturë që u prezantua nga kryeministri Hoti si dhe pjesëmarrës të tjerë, legjenda Fadil Vokrri u shfaq i ri në moshë, me uniformë sportive si dhe me topin duke dribluar me këmbën e djathtë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti theksoi se Vokrri në rrafshin sportiv e dërgoi Kosovën aty ku më së shumti i duhej asaj me punën e jashtëzakonshme të tij.

“Pa dyshim Vokrri mbetet legjenda edhe për brezat që vijnë dhe jemi të nderuar që sot të bëjmë zbulimin e modelit për shtatoren e Vokrrit, para së cilës në të ardhmen do të përkulen sportistë dhe legjenda të ardhshme të futbollit”, tha Hoti.

Fadil Vokrri u lind më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë ndërsa ndërroi jetë më 9 qershor të vitit 2018 në Prishtinë. Me një karrierë të bujshme në futbollin vendor dhe ndërkombëtarë Vokrri ka bartur fanellën e disa ekipeve të mëdha të njohura, përfshirë atë të Fenerbahçes nga Turqia.

Në shkurt të vitit 2008 ai u zgjodh drejtues i Federatës së Futbollit të Kosovës, pozitë të cilën e pati edhe gjatë anëtarësimit të Kosovës në organizatat botërore të futbollit UEFA dhe FIFA në maj të vitit 2016.

Bajerni kundër racizmit: Del në fushë me mbishkrimin “Black Lives Matter”

Kampionë në çdo detaj! Bajerni i Mynihut dhe tifozëria e tij ka qenë gjithnjë një hap përpara sa u takon iniciativave sociale, luftës kundër racizmit, homofobisë dhe ekstremit të djathtë, aq sa ultrasit e tij, “Schickeria”, janë nderuar me çmimin “Julius Hirsch” nga federata për mbështetjen humane dhe luftën kundër diskriminimit.

Bl

Sot Bajerni i Mynihut ka bërë një tjetër gjest të rëndësishëm, teksa përpara sfidës me Bajer Leverkusenin, lojtarët bavarezë kanë dalë të gjithë në fushë me fanela të bardha ku shkruhej “Të Kuqtë kundër racizmit”, ndërsa gjatë ndeshjes të gjithë lojtarët kanë mbajtur një shirit të zi në krah me mbishkrimin “Black Lives Matter”, duke mbështetur organizatën për të drejtat e afroamerikanëve. bw

Michael Jordan dhuron 100 milionë dollarë për luftën kundër racizmit

Legjenda amerikane e basketbollit Michael Jordan, së bashku me markën Jordan që shet produkte me logon e tij, do të dhurojnë 100 milionë dollarë në dhjetë vitet e ardhshme për luftën kundër racizmit dhe padrejtësive sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zotimi nga kampioni i gjashtëfishtë i NBA-së Jordan dhe marka me emrin e tij vjen teksa në SHBA vazhdojnë protestat kundër vrasjes së afro-amerikanit George Floyd nga ana e një polici të bardhë javën e kaluar.

“Jeta e njerëzve me ngjyrë ka vlerë. Kjo nuk është një deklaratë që synon të nxisë debat. Ne jemi të vendosur të mbrojmë dhe përmirësojmë jetesën e njerëzve me ngjyrë derisa racizmi i rrënjosur që ka shkaktuar dështime në institucionet e vendit tonë të zhduket përgjithmonë. Njoftojmë se Michael Jordan dhe marka Jordan do të dhurojnë 100 milionë dollarë brenda dhjetë viteve për institucionet që punojnë për luftën kundër racizmit, drejtësinë sociale dhe qasjen në arsim”, thuhet në një deklaratë të markës Jordan në rrjetet sociale.

Ish-boksieri Mayweather do t’i mbulojë shpenzimet e varrimit të George Floyd

Ish-boksieri Floyd Mayweather do t’i mbulojë shpenzimet e varrimit të George Floyd, afroamerikanit i cili humbi jetën si pasojë e dhunës së policisë gjatë arrestimit të tij në Minneapolis të Minnesotas në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Menaxheri i kompanisë së Mayweather, Leonard Ellerbe tha se ish-boksieri amerikan 43-vjeçar ka kontaktuar familjen e George Floyd e cila ka pranuar që ai t’i mbulojë shpenzimet e varrimit.

Mayweather edhe në vitin 2011 kishte mbuluar shpenzimet e ish-kundërshtarit të tij Genaro Hernandez, i cili ndërroi jetë në moshën 45-vjeçare për shkak të kancerit.

Tronditet futbolli shqiptar, vdes në moshën 18-vjeçare futbollisti Dorian Tahirllari, talenti i Skënderbeut

Një lajm shumë i hidhur, për futbollin shqiptar dhe jo vetëm vjen nga Korca. Ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari, ka ndërruar jetë në moshën 18-vjecare.

Para më shumë se një viti, futbollisti zbuloi se vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacion.

Pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe kurimeve, Doriani nuk e fitoi dot betejën me këtë sëmundje.

Më 25 Shkurt 2019 ka qënë hera e parë që News 24 kontaktoi me familjarët e Dorjan Tahirallarit, futbollistit të Skënderbeut U17.

Përballë cdo vështirësie, familja Tahirllari, me ndihmën e shqiptarëve ia doli të stabilizojë gjendjen e Dorianit, në një spital privat ne Maqedoni.

Por kaq nuk mjaftoi që Doriani të shërohej plotësisht, pasi i duhej të përballej edhe njëherë me këtë sëmundje, e cila për fat të keq i mori jetën.

Mbrëmjen e djeshme, 18-vjeçari ka ndërruar jetë, duke sjellë një pikëllim shumë të madh tek të gjithë njerëzit që janë njohur me rastin e tij.

Federer është sportisti më i paguar në botë

voal.ch – Roger Federer është sportisti më i paguar në botë, siç zbulohet nga renditja e revistës Forbes.

Aktualisht numri 4 në botë, midis 1 Qershorit 2019 dhe 1 Qershorit 2020, Federer ka fituar diçka rreth 102 milion franga, pothuajse tërësisht nga të ardhurat e sponsorizuara dhe nga reklamat.

38-vjeçari, për herë të parë në krye të këtij renditje, është atleti i dytë në aktivitet pas Tiger Woods që tejkalon pragun prej 100 milion dollarësh dhe është i pari tenist që e kryeson për 30 vjet histori.

Bazilezi i paraprin lojtarëve Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, ndërsa gruaja më e paguar është Naomi Osaka, në pozicionin e 29-të me 36 milion franga./RSI.ch/EB

38 vjeç dhe plot energji, ja vendimi që ka marrë Ibra për të ardhmen

Zllatan Ibrahimoviç u rikthye në Milano për të respektuar kontratën që ka me kuqezinjtë deri në fund të qershorit, ama suedezi nuk ka në plan të rrijë më sezonin e ardhshëm në Itali.


38 vjeçari ka vendosur të rikthehet në vendlindje për të luajtur me skuadrën Hamarbi, në të cilën zotëron dhe një pjesë të aksioneve, raporton “Corriere della Sera”.

Suedezi u rikthye në Itali vetëm pak ditë më parë dhe rezultoi negativ në të dy testet e koronavirusit, çka do të thotë se është i gatshëm për t’u bashkuar me skuadrën në stërvitje.

Gjithsesi, eksperienca e dytë me kuqezinjtë me shumë mundësi do të zgjasë vetëm 6 muaj, por mbetet të shihet nëse Ivan Gazidhis do të bëjë ndonjë përpjekje për ta mbajtur dhe sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh ndikimin e madh për mirë që i ka sjellë Milanit.

Grabitet shtëpia e yllit të Tottenhamit, Dele Alli

Shtëpia e futbollistit të klubit të Premier Ligës Angleze, Tottenham, Dele Alli në Londër është grabitur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e policisë bëhet e ditur se dy vjedhës me maska dhe thikë kanë hyrë në mesnatë në shtëpinë në rajonin Hadley Wood në veri të Londrës duke vjedhur stoli dhe orë me vlerë prej mijëra sterlina.

24-vjeçari Alli, e dashura e tij Ruby Mae, gjysëmvëllai i tij Harry Hickford dhe dy persona të cilët ndodheshin në shtëpi në karantinë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) janë përballur me grabitësit.

Sipas lajmit të mediave britanike, mes grabitësve dhe Alli ka ndodhur përleshje dhe se futbollisti i kombëtare angleze është lënduar lehtë nga fytyrë.

“Faleminderit për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Ishte një përvojë e tmerrshme por të gjithë jemi mirë”, shkroi në rrjetin e tij social, futbollisti anglez.

Zyrtarët e policisë filuan hetimet për të zbuluar dy grabitësit e moshës 20-vjeçare.

Përfundon aventura e pilotit gjerman me skuadrën italiane, Vettel largohet nga Ferrari

Tashmë është zyrtare, Sebastian Vettel do të largohet nga Ferrari në fund të vitit 2020.

Lajmi u bë i ditur nga shefi i kokëkuqes Mattia Binotto.

“Ne e morëm këtë vendim së bashku me Sebastian dhe besojmë se është zgjidhja më e mirë për të dyja palët. Nuk ishte një vendim i thjeshtë për tu marrë, duke pasur parasysh vlerën e Sebastianit, si pilot dhe si person. Nuk kishte asnjë arsye specifike që çoi në këtë vendim, por vëzhgimi i zakonshëm dhe miqësor se ka ardhur koha për të vazhduar udhëtimin tonë në shtigje të ndryshme për të ndjekur qëllimet tona përkatëse”.

Nga ana tjetër, 4 herë kampioni i botës deklaroi se nga ky sport duhet të marrësh maksimumin por tha se nuk ka një vullnet midis të dyja palëve.

Prej kohësh kishte një krisje në marrëdhëniet midis Ferrarit dhe gjermanit. Ardhja e Leclerc te skuderia e kuqe duket se nuk e favorizoi Vettel për të qenë më pilot i parë, pasi në sezonin 2018-2019 ai u la në hije nga monegasku dhe u rëndit më mirë në klasifikimin e përgjithshëm.

2 lojtarë pozitivë me Covid-19, i gjithë ekipi gjerman në karantinë për 14 ditë

Gjermania u shndërrua në lokomotivën e europës teksa është shteti i parë në kontinentin e vjetër që lejoj rifillimin e aktiviteteve sportive. Sipas datës së miratuar, futbolli gjerman zbret në fushë më 16 maj por sërish ka disa klube që më sa duket nuk janë ende gati. Covid-19 ka prekur klubin e Dynamo Drezden teksa kanë rezultuar pozitiv 2 lojtarë, lajm ky i bërë publik nga vetë klubi gjerman që militon në Bundesliga2:


“Pas testeve të treta që iu nënshtruan lojtarët dhe stafi, 2 lojtarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Të dy lojtarët nuk kanë simptoma. E gjithë skuadra do të futet në karantinë për 14 ditë”, lexohen në postimin e klubit gjerman.

Mike Tysonit i ofrohet revansh nga boksieri i fundit që e nokautoi

Kthimi i shumëpërfolur i Mike Tysonit në ringun e boksit mund të jetë kundër boksierit të fundit që kishte nokautuar atë, 14 vjet pas meçit të parë mes tyre. Kjo pasi Danny Williams ka thënë se ata kanë qenë në bisedime për një rimeç.

Ish-kampioni botëror i peshave të rënda në boks, Mike Tyson, i ka emocionuar tifozët e këtij sporti gjatë javës së fundit me deklaratën e tij se dëshiron të kthehet në ring për të luftuar në një meç bamirës, transmeton Gazeta Express.

Ai e publikoi edhe një video nga një stërvitje e tij, që i kishte nxitur tifozët ta lavdërojnë atë për formën e tij, përkundër që ka kohë që është pensionuar nga karriera si boksier.

Tani, britaniku Danny Williams ka pretenduar se ai është në bisedime me Tysonin për një rimeç, pasi e kishte nokautuar legjendën e boksit në meçin e parë mes tyre në vitin 2004.

“Unë mund ta konfirmoj se disa agjentë të mi ma kanë vendosur emrin për të luftuar kundër Mike Tysonit”, ka thënë Williams, në një intervistë të dhënë për World Boxing News.

“Ne jemi ende duke e pritur një përgjigje, por unë e dua këtë meç, e them këtë pa asnjë dyshim”.

“Jam shumë i interesuar në një përballje tjetër me Mike Tysonin”.