VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

SHBA i bën thirrje Kinës të pranojë ndihmën amerikane për koronavirusin

By | February 11, 2020

Komentet

Johnson në reanimacion, Mbretëria e Bashkuar: Shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm!

Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar për kryeministrin e saj: shëndeti i 55-vjeçarit të infektuar me virusin Corona duket se është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme.

Boris Johnson u transferua në pavionin e reanimacionit në Spitalin St Thomas pas këshillës së mjekëve të tij, tha qeveria në Londër. Ishte një masë paraprake, për rastin nëse kryeministri Britanik do të kishte nevojë për frymëmarrje artificiale.

Kjo nuk ka ndodhur ende, i tha të martën ministri i kabinetit Michael Gove radios LBC. “Kryeministrit i kanë dhënë oksigjen dhe ai është nën mbikqyrje të rreptë”, tha Glove, të cilin e citon Reuters.

Johnsoni është i ndërgjegjshëm. Megjithatë kreu i qeverisë i kërkoi Ministrit të Jashtëm Dominic Raab që “ta përfaqësojë aty ku është e nevojshme”, bëri të ditur zyra e tij.

“Kryeministri është në duar të shkëlqyera dhe falënderon të gjithë punonjësit e (shërbimit shëndetësor) NHS për punën dhe angazhimin e tyre të palodhur,” u bë e ditur.

55-vjeçarin e sollën në spital të dielën – “për disa teste të zakonshme”, u tha në fillim. Gjatë së hënës, gjendja e tij u përkeqësua.

Mungesa kronike financimi

Johnson e bëri publik infektimin e tij me patogjenin COVID-19 në fund të marsit. Fillimisht, ai vazhdoi të punonte në izolim në selinë e qeverisë në Downing Street në Londër. Në mesazhet e tij me video për pandeminë e koronavirusit, ai ishte optimist, por ai tashmë dukej i rënë nga fuqitë dhe kishte humbur dukshëm peshë. Sipas një zëdhënësi, ai vuante nga temperatura e lartë dhe kolla, simptomat nuk ndryshonin.

Në fillim të marsit, Johnsoni ende mburrej se kishte shtrënguar duart në një spital, përfshirë edhe pacientëve me COVID-19. Ai do të vazhdonte ta bënte këtë, tha ai në atë kohë.

Qeveria britanike është nën presion të madh në luftën kundër pandemisë: një kurs i pavendosur harxhoi kohë të vlefshme në kontrollin e shpërthimit të pandemisë. Për më tepër, nuk ka teste të mjaftueshme, pajisje mbrojtëse dhe aparate respiratorë në shërbimin shëndetësor britanik NHS, të nënfinancuar në mënyrë kronike. Klinikat e para madje raportuan mungesë të oksigjenit për frymëmarrjen./DW

Kryeministri Boris Johnson në kujdes intensiv

Kryeministri britanik Boris Johnson u transferua të hënën në kujdes intensiv pas rëndimit të simptomave të koronavirusit.

Zyrtarët shëndetësorë njoftuan se ai është i vetëdijshëm.

Zoti Johnson i ka kërkuar Sekretarit të Jashtëm Dominic Raab ta zëvendësojë përkohësisht në postin e kryeministrit, tha zyra e tij.

Kryeministri Johnson u u shtrua në spital natën e së dielës dhe u është nënshtruar analizave pasi shfaqi simptoma të vazhdueshme të koronavirusit për më shumë se 10 ditë, por qeveria kishte thënë më herët se ai ishte në humor të mirë dhe ende në krye të punëve.

“Gjatë pasdites së sotme, gjendja e Kryeministrit është përkeqësuar dhe, me këshillën e ekipit të tij mjekësor ai është transferuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv në spital,” tha një zëdhënës.

Johnson, 55 vjeç, testoi pozitivisht për virusin më 26 Mars. zëri i amerikës

Boris Johnson po trajtohet me oksigjen në spital. Ç’po ndodh me kryeministrin britanik?

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, vijon të jetë i shtruar në spital, prej mbrëmjes së kaluar, pasi kishte plot 10 ditë me simptoma të koronavirusit.

“Daily Mail” raporton se kryeministri britanik është vendosur në oksigjen, pasi simptomat e koronavirusit janë përshkallëzuar, duke shqetësuar mjekët.

Johnson iu bë një trajtim me oksigjen, duke e këshilluar të mos rrezikonte jetën e tij me oraret e stërgjatura në punë. Sipas një anëtari të parlamentit, Johnson është shumë i prirur të imitojë heroin e tij Ëinston Churchill.

Ditën e premte, kryeministri Johnson postoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej i lodhur nga sëmundja dhe tregonte se ishte ende me temperaturë të lartë. bw

Kryeministri britanik dërgohet në spital për shkak të simptomave të virusit

Kryeministri britanik, Boris Johnson gjatë një mbledhjeje online nga shtëpia e tij.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është dërguar në spital për të kryer analiza, 10 ditë pasi doli të jetë infektuar me koronavirus, ka njoftuar zyra e tij, raporton BBC.

Ai “vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit duke përfshirë temperaturë të lartë”, tha një zëdhënëse.

“Me këshillën e mjekut të tij, kryeministri sot është pranuar në spital për analiza”, tha zëdhënësja.

Ajo shtoi se “kryeministri falënderon stafin e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit për punën e tyre të jashtëzakonshme dhe e nxit publikun që të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi”.

Kryeministri Johnson ka punuar nga shtëpia, pasi u njoftua më 27 mars se ai ishte infektuar me koronavisurin e ri.

“Ne do të kemi sukses”, thotë Mbretëresha Elizabeth II në fjalimin drejtuar kombit

Sfida e luftimit të koronavirusit është e ndryshme nga vështirësitë e tjera me të cilat jemi përballur më parë, ka thënë Mbretëresha britanike Elizabeth II.

Adresimi i saj drejtuar kombit, u bë përmes transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv.

“Këtë herë ne bashkohemi në një përpjekje të përbashkët me të gjitha kombet në të gjithë globin, duke përdorur përparimet e mëdha të shkencës dhe dhembshurinë tonë instiktive për të shëruar”, tha ajo.

“Ne do të kemi sukses – dhe se suksesi do t’i takojë secilit prej nesh”, tha Mbretëresha Elizabeth.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar, më 5 prill, është rritur për 621 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 4,934.

Mbretëreshë theksoi vlerën e vetë-disiplinës dhe vendosmërisë – duke thënë se ajo shpreson që, në të ardhmen, të gjithë “të jenë në gjendje të krenohen me mënyrën se si iu përgjigjën kësaj sfide”

Ajo tha se ky adresim i kujtonte asaj transmetimin e saj të parë, të bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore me motrën e saj, Princeshën Margaret.

Ajo theksoi se “do të kemi sukses” në trajtimin e koronavirusit, dhe – duke iu referuar këngës së Vera Lynn gjatë kohës së luftës – siguroi kombin që “do të takohemi përsëri”. rel

Mbi 250 mijë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën shkon në mbi 250 mijë.

Më shumë se 1,2 milion raste me koronavirus (COVID-19) janë konfirmuar në gjithë botën, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 64.774 persona kanë vdekur pas infektimit me virusin, ndërsa 246.893 janë shëruar pas trajtimit.

Që nga shfaqja në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën.

SHBA është kthyer në vendin me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara me koronavirus, gjithsej 312.146.

Megjithatë, Italia ka numrin më të madh të vdekjeve nga virusi, me 15.362, e ndjekur nga Spanja me 11.947 viktima.

Sir Keir Starmer zgjidhet drejtues i Partisë Laburiste të Britanisë

Londër

Sir Keir Starmer u zgjodh udhëheqësi i ri i Partisë kryesore opozitare Laburiste të Britanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Është nder dhe privilegj i jetës sime të zgjidhem si drejtues i Partisë Laburiste””, tha Starmer në një deklaratë.

Starmer fitoi me 56,2 për qind të votave në raundin e parë, që paraqet një fitore vendimtare. Ai e drejtoi fushatën e tij nga qendra e partisë, duke u zotuar se do të bashkojë fraksionet e konfrontuara centraliste dhe socialste brenda partisë.

Starmer nënvizoi se partia humbi katër zgjedhje rresht dhe se “para nesh kemi një mal për t’u ngjitur”.

“Por ne do të ngjitemi dhe do të bëj çmos që të lidhemi përsëri me gjithë vendin, të riangazhohemi me komunitetet dhe votuesit tanë, të lidhim koalicion nëpër qytetet dhe rajonet tona me të gjitha besimet dhe komunitetet, duke folur për gjithë vendin”, shtoi ai.

Duke premtuar se do të bashkojë Partinë Laburiste, Starmer tha se do të merret me pretendimet për antisemitizëm brenda partisë.

“Në emër të Partisë Laburiste, më vjen keq”, tha ai.

“Unë do ta heq këtë helm nga rrënjët dhe do të gjykoj për sukses me kthimin e anëtarëve hebrenj dhe atyre që mendojnë se nuk mund të na mbështesin më”, shtoi Starmer.

Starmer pasoni Jeremy Corbyn, i cili vinte nga krahu më i ashpër socialist i partisë.

Gjatë udhëheqjes pesëvjeçare, Corbyn e zhvendosi partinë në të majtë, pas disa dekadëve në pizicionin e qendrës.

Starmer iu drejtua mbështetësve të Corbyn dhe tha se do të mbështesë pasuesit e tij me qëndrime radikale të politikës, por gjithashtu synon t’u prijë laburistëve drejt fitores.

Sfiduesja e tij kryesore ishte Rebecca Long-Bailey, e cila gjerësisht shihet si pasardhëse e Corbyn.

Gjithashtu, në listë ishte dhe Lisa Nandy, e cila i bëri përshtypje disa ekspertëve politikë, por nuk arriti të bindë anëtarët laburistë.

Starmer është një avokat dhe ish-Drejtor i Prokurorisë Publike. Ai gjithashtu shërbeu si Sekretar në hije i Brexit në kabinetin e Corbyn. Gjithashtu, ai është fitues i Çmimit të Kalorësit në vitin 2014 për shërbimet në ligjet dhe në drejtësinë penale.

Zgjedhjet e brendshme të udhëheqjes së laburistëve përfshinë gjithashtu pozicionin e nënkryetarit, të cilin e fitoi Angela Rayner, sekretare e arsimit në hije, me 52,6 për qind të votave.

Laburistët kanë humbur katër zgjedhje që nga viti 2010, kur ata ishin në pushtet për herë të fundit. Humbja e tyre e fundit e vitit 2019 ishte më e madhja që nga viti 1935.

Mbi 1.1 milion raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën 1,1 milion, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 1.117.942 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 277.475 pacientë deri tani, ndërsa pas saj radhiten Italia me 119.827 raste, Spanja me 119.199 dhe Gjermania me 91.159 raste.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 81.639 raste.

Pas tyre vijojnë Franca me gjithsej 82.165 raste deri më tani, Irani me 53.183, Britania me 38.168, Turqia me 20.921 raste, Zvicra me 19.606, Belgjika me 16.770, Holanda me 15.723, Kanadaja me 12.549, Austria me 11.524 dhe Koreja e Jugut me 10.156 raste me COVID-19.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e mbi 59 mijë njerëzve deri tani.

COVID-19, Google do të ndjekë nëse njerëzit qëndrojnë në shtëpi

New York

Google ka njoftuar se do të publikojë të dhënat për vendndodhjen për të treguar nëse njerëzit i përmbahen këshillës “Qëndro në shtëpi”, një nga paralajmërimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Google përmes një njoftimi ka thënë se do të publikojë të dhënat e lëvizjes së njerëzve në 131 shtete dhe rajone.

Po ashtu deklaroi se sot është publikuar raporti i parë, duke theksuar se Google synon të mbështesë luftën kundër përhapjes së epidemisë së koronavirusit duke monitoruar tendencat e lëvizjes gjeografike dhe duke informuar zyrtarët qeveritarë dhe të shëndetit publik.

Raportet tregojnë kur njerëzit shkojnë në vende të tilla si tregje, farmaci, parqe ose biznese, vende ku bëhet përqendrimi më i madh i njerëzve. Informacionet për vendndodhjen ose identitetin e individëve nuk do të shpëndahen.

Mbretëresha Elizabeth II do t’i drejtohet kombit

Mbretëresha britanike Elizabeth II do t’i adresohet kombit të dielën, bëri të ditur Pallati Bukinghem.

Adresimi do të bëhet përmes transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv.

Mbretëresha i ka pezulluar detyrat e saj mbretërore.

Muajin e kaluar, ajo ka mbajtur një fjalim për shpërthimin e koronavirusit, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar “është duke hyrë në një periudhë të shqetësimeve dhe pasigurive të mëdha”.

Adresimi i së dielës do të jetë i katërti i tillë gjatë mbretërimit të saj 68-vjeçar – përtej fjalimeve tradicionale në Ditën e Krishtlindjeve.

Tri fjalimet paraprake, Mbretëresha i ka mbajtur pas vdekjes së nënës së saj më 2002, para varrimit të Princeshës së Uellsit, Diana, më 1997, dhe për Luftën e Parë të Gjirit më 1991.

Të premten, autoritetet britanike kanë bërë të ditur se numri i viktimave nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 3,605.

Numri i të infektuarve në këtë vend aktualisht është 38,168. rel

Koronavirusi shënon 1 milion raste zyrtare në botë, Gjermania kapërcen Kinën

Koronavirusi tashmë ka shënuar në këtë fillim prill 1 milionë raste zyrtare në gjithë botën dhe 53 mijë viktima.

25% të të infektuarve e ka SHBA me 245 mijë të infektuar pasuar nga Italia me 115 mijë dhe Spanja me 112 mijë. Por këto të fundit janë vendet me më shumë vikima në Europë dhe botë .

Italia ka 115 mijë viktima kurse Spanja 112 mijë viktima. Po ashtu Gjermania për herë të parë ka kaluar Kinën, vendin mëmë të koronavirusit duke shënuar sot 84 mijë e 789 të prekur kurse viktima ka 1 mijëe 109.

Problem në Europë ngelen dhe Franca me Mbretërinë e Bashkuar kurse mes vendeve të goditura më së shumti është dhe Irani i Lindjes së Mesme.

Rekord për shërime mban Kina me 76 mijë të rikuperuar pasuar nga Spanja me 26 mijë dhe Italia me 18 mijë.

Shenzheni qyteti i parë kinez që ndalon konsumimin e mishit të maces dhe qenit

Shenzheni është bërë qyteti i parë kinez që ka ndaluar shitjen dhe konsumimin e mishit të qenit dhe maces.

Ky vendim vjen pasi shpërthimi i koronavirusit të ri ka qenë i lidhur me mishin e kafshëve, çka ka shtyrë autoritetet kineze që të ndalojnë shitjen dhe konsumimin e kafshëve të egra.

Por Shenzheni ka shkuar një hap tutje, duke zgjeruar ndalesën edhe për mishin e maces dhe qenit.

Ligji i ri është thënë se do të nisë së zbatuari nga 1 maji.

Sipas Organizatës, Shoqëria Njerëzore Ndërkombëtare ka thënë se 30 milionë qen vriten brenda një viti për konsumim në Azi.

Megjithatë, praktika e ngrënies së mishit të qenit nuk është shumë e populluar në Kinë, pasi shumica e kinezëve nuk kanë bërë kurrë diçka të tillë.

“Qeni dhe macja si kafshë kanë krijuar lidhje shumë më të ngushta me njerëzit për dallim nga kafshët tjera, andaj ndalimi i konsumimit të mishit të tyre dhe kafshëve tjera është praktikë e zakonshme në shtetet e zhvilluara, sikurse edhe në Hong Kong dhe Tajvan”, është cituar të ketë thënë qeveria e qytetit Shenzen për agjencinë e lajmeve Reuters.

Koronavirusi i ri, që ka shpërthyer fillimisht në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar, ka prekur pothuajse 1 milion persona në gjithë botën.

Aktualisht epiqendër e këtij virusi në botë janë Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 5,000 persona të vdekur. rel