VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

SHARRËXHIU – Poezi nga ESAD MEKULI

By | August 6, 2020

Komentet

Roland Gjoza: Ende nuk kam shpëtuar nga censura

Ende nuk kam shpëtuar nga censura e soc-realizmit. Autokontrolli ka qenë shumë i fortë brenda meje gjatë komunizmit, aq sa tani, edhe pse kanë kaluar dekada, nuk kam mundur të shpëtoj prej tij. Shpesh ndjej veten të jem në pushtetin e censurës”. Roland Gjoza, shkrimtar, skenarist, u shpreh kështu përballë një audience me njerëz të letrave dhe kinematografisë në aktivitetin kushtuar 70-të vjetorit të tij të lindjes nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. “Nuk është e lehtë të heqësh gjithë atë peshë të viteve”, tha ai, duke treguar se sa i fortë ka qenë presioni te shkrimtarët para viteve ‘90-të.
Edhe pse sot Gjoza jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjurmët e së shkruarës janë kudo tek ai. “Do ishte jo e drejtë t’i mohonim, një pjesë e krijimtarisë sonë u shtri në atë periudhë”, tha ai.
Shkrimtari zbuloi detaje të romanit “Edhe Noe kishte frikë nga vdekja”, ku tha se është shkruar pas një udhëtimi dashurie në Paris.
“Romani u shkrua pas një udhëtimi dashurie në Paris. Ishin ditë të trazuara, i kisha premtuar gruas se një ditë do festonim muajin e mjaltit në Paris. Natyrisht, ishte një premtim i dhënë në çaste frymëzimi, që harrohej shpejt. Por kjo ndodhi krejt rastësisht dhe ajo javë magjepsëse bëri që të shkruhej ky roman. I ndihmuar shumë edhe nga një rastësi. Fjalia e parë u shkrua në hotel, pikërisht në atë dhomë ku kishte jetuar Heminguej me të shoqen”, u shpreh ai.

Po ashtu poeti Gjoza ndau me të pranishmit edhe momente nga fëmijëria e tij dhe rrugëtimin e tij në letërsi dhe si skenarist filmash. “Unë vij nga një familje e madhe tregtarësh, por që patën një fat si gjithë familjet e mëdha gjatë komunizmit. Nga tregtarë u kthyen në infermierë”, tha ai.
Ndërkohë kineastët vlerësuan punën me të dhe kujtimet e tyre ndër vite.
Mbrëmja letrare u zhvillua në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në prozën dhe poezinë shqipe, ku ishin të pranishëm botues, poetë, kineastë dhe miq të librit si Mimoza Ahmeti, Bujar Hudhri, Xhevahir Lleshi, Esad Musliu, Kristaq Mitro, Buron Kaceli, Faslli Haliti, Diana Çuli etj. Roland Gjoza është mjaft i njohur në rrethet artistike në Tiranë e Prishtinë, ndër lexuesit e letërsisë dhe amatorët e filmit. Ai është poet lirik, prozator me një stil të veçantë dhe skenarist filmi. Në moshën 18-vjeçare botoi librin e parë “Mozaik”, një vëllim lirik që la mbresa në qarqet letrare të kohës për ndjenjat e holla e të brishta, si dhe imazhet e freskëta poetike që sillte. Pas mbarimit të fakultetit Gjuhë-Letërsi, u emërua mësues në Pukë. Pas disa vitesh në Veri, kaloi skenarist filmi artistik në “Kinostudio”, Tiranë, ku pati një veprimtari të gjatë e të frytshme. Disa nga filmat ku ai është skenarist, janë çmuar në festivalet dhe konkurset kombëtare. Filmi dokumentar “Të zhdukurit” me skenar të tij është nderuar me çmim të parë në Uashington. Është autor i rreth 20 librave të gjinive të ndryshme, romane, tregime e novela dhe poezi. Në vitin 2006 botoi në Tiranë vëllimin poetik “Bukë e verë” dhe në Prishtinë librin me tregime “Nord Mort”. Prej vitesh, poeti e prozatori Roland Gjoza jeton familjarisht në Nju-Jork.

Filmografia

“Edeni i braktisur”, 2002, skenarist “Amigo”, 1994, skenarist “Kanun”, 1992, skenarist “Nata”, 1998, skenarist “Vdekja e burrit”, 1991, skenarist “Misioni përtej detit”, 1988, skenar “Flutura në kabinën time”, 1988, ndihmës regjisor “Rrethi i kujtesës”, 1987, skenarist “Tri ditë nga një jetë”, 1986, skenarist “Gjurmë në dëborë”, 1984, skenarist.
Skenarist në mbi dyqind shfaqje e spektakle televizive dhe në mbi 120 dokumentarë.
Vepra letrare: “Kush humbet atdheun është Shopen”, poezi (“Uegen”, Tiranë, 2019) “Satirikon”, ese (“Uegen”, Tiranë, 2019) “Tirana feliniane”, ese (Uegen, Tiranë, 2019) “Njëzet Amerikat”, tregime (“Uegen”, Tiranë, 2019) “Sofia Loren e zezë”, roman (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2018) “Dashuri me shikim të dytë”, tregime (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2018) “Janush Kubati”, roman (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2018) “Për shkak të vajzave nga Parisi”, tregime (“Uegen, Shtëpia e Librit dhe e Filmit”, Tiranë, 2018) “Franc Baron”, roman (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2017) “Gruaja që s’vë të kuq buzësh”, roman (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2016) “Për Elizën”, roman (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2016) “Koleksionisti i engjëjve”, tregime (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2015) “Ana Dolce et Gabbana”, tregime (“Uegen”, Tiranë, 2015) “Nju Jork me kurdisje”, poezi (“Uegen”, Tiranë, 2015)”Pikaso prej ajri”, roman (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2014) “Zogjtë e Hiçkokut”, ese (“Uegen”, Tiranë, 2014)”Qyteti i vogël”, roman (“Uegen”, Tiranë, 2012)”La boheme”, roman (“Uegen”, Tiranë, 2011)”Papijon”, roman (“Globus R.”, Tiranë, 2009) “Shkalla”, roman (“Vini Graph”, Tiranë, 2009) “Nord mort”, tregime (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2006) “Bukë dhe verë”, poezi (“Globus R.”, Tiranë, 2006)”Zero”, roman, Prishtinë (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2004) “Virgjëresha”, roman (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2002) “Darka mistike” roman (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2000) “Tereza për Terezën”, roman (“Phoenix”, Tiranë, 1999) “Perënditë”, tregime (“Aqtlash”, Tiranë, 1995) “Mëkati”, roman (“Glob”, Tiranë, 1994)”Romeo, Zhulieta dhe errësira”, tregime dhe novela (“Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve”, Tiranë, 1991) “Harmonia”, tregime dhe novela (“Naim Frashëri”, Tiranë, 1990)”Kolombi i rremë”, tregime e novelë (“Naim Frashëri”, Tiranë, 1989/ “Rilindja”, Prishtinë, 1991) “Letra e një vajze”, tregime, novela (“Naim Frashëri”, Tiranë, 1986) “Njerëz të dashur”, skica dhe tregime (“Naim Frashëri”, Tiranë, 1980)”Hapësirë”, poezi (“Naim Frashëri”).

Në prag të Mitingut të 56 të Poezisë Gjakovë – Poezi të zjedhura nga AGIM DEVA – Përgatiti për botim MUHARREM KURTI

RUBRIKA: NDERIM KRIJUESVE TË SHQUAR GJAKOVARË
Në prag të mitingut të poezisë, të 56-tit më radhë, prezantojmë poezi të poetit të shquar për fëmijë, Agim Deva! Krijimtaria e Z. Deva, vlerësohet ndër më të mira e letërsisë shqipe, për fëmijë. Mirënjohje të përjeteshme! MUHARREM KURTI, Kryetar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”.
ËSHTË NJË VI QË I THONË KUFI
Ndoshta jam pak i moshuar
E ca gjëra s’i kuptoj;
N’të dy anët e një vije-
T’ njëjtat lugje e kaproj
I shoh yjet- natën vonë,
Xixëllojnë si në Opojë,
E n’ Kosovë të njejtat yje
Hedhnin dritëzat mbi Tropojë….
E ky zog që këtu e shoh,
E m’ligjeron për Dragobinë,
Disi m’duket se e njoh-
Nga një bli n’ Prishtinë.
I shoh retë si akullore
Lundrojnë qiellit anëmbanë,
I pashë t’ martën- në Gjakovë,
Të mërkuren- në Tiranë.
Rrëshqet Drini shtratit t’vet,
Përherë i kthjelltë e i ri,
Vet me vete sikur flet
Jam n’ Kosovë a n’ Shqipëri?…
Ndërsa koha bën të veten,
N’hartë një vi mes vete kemi,
Fëmijët si qengja na gjetën
Në këto lugje ku bashkë jemi…
Dhe, ja zbehet ajo vi,
Zbehen vulat n’pasaportë,
Je n’Tetovë a n’ Shqipëri?
Ec e ndaje këtë tortë…
Në Drenicë jam- ti në Durrës,
Edhe sytë na kanë- një ngjyrë,
N’ histori ne njeri tjetrin
E shikojmë porsi n’ pasqyrë.
Ndahet zemra në dy pjesë?
Fjala shqip në dy djepa rritet,
Arbëria- arbëri,
As nuk falet, as nuk shitet…
Bie shi në Pejë e Vlorë,
Një ylber pas diellit t’ri,
Me shtatë ngjyra n’ hark qiellor,
S’e kupton mes nesh këtë vi.
Ti m’i hape portat tua,
Unë t’i hap dyert e mëdha,
Si ta ndajmë- të njëjtën mëmë,
Si të ndahet fjala-
NËNËS
Puthjen e parë
Nënës.
Lulen e parë
Nënës.
Vizatimin e parë
Nënës.
Letrën e parë
Nënës.
Të fshehtën e parë
Nënës.
Se nëna më lindi,
Mua ne maj
Dhe askush tjetër,
S’më lindi përveç saj.
KËNGA E PADUKSHME.
Sa të njelmëta rrugët e qytetit tim
Putrat e të papunëve kripë e egër i gërryen
Dredhëzat e qershitë janë larg
Tepër larg
Çudi – edhe pa to
Na rriten e zbukurohen fëmijët
Kur bie shi
Qyteti mbetet edhe pa jargët e kotësisë së vet
Që ia zbraznin lukthin
Që e gërryente përbrënda
Mllefi im i heshtur
Një përbindësh i padukshëm
Më i madh se dinosauri
Posa teret qyteti
Rrugëve të kriposura zvarritet
Duke lëpirë kështu fatin tim
Edhe fatin tënd të shqepur
Ëndërrueshëm të shtrirë nën kësulat gri
Nëse ndonjë zezak pranë meje kalon
Do ta pyes – se a kanë ngjashmëri
E sotmja e ime
Me një të kaluar e tij…
TË MBJELLIM NGA NJË DRU
T’mbjellim te gjithe nga nje dru,
e çdo dru ta sjell nje zog,
e çdo zog ta sjell nje kenge,
e çdo kenge nje kenaqesi,
ajer te paster ne mushkeri,
e çdo gjeth me jete te vet,
pluhurin mbi ty- e pret,
si ombrelle,
qe t’kesh – shendet.
Vetem duhet – pak kujdes,
pak kulture e pak vullnet…
e te zbrese mali ne qytet.
Do t’i degjojme ciu-ci,
zogjte e tu e zogjte e mi.

LUTJE PËR ATË QË MBJELL – Poezi nga NËNË TEREZA



Zot,
bekoje këtë burrë dhe copën e tij të tokës,
me qëllim që fara e hedhur
të sjellë fruta shumë.
Bekoji frutat e kësaj toke
me qëllim që ai dhe familja e tij
të ushqejnë jetën dhe uria të humbë.

Ashtu si ti që ke ndarë me ne të gjitha
dhuratat e mbretrisë sate,
bëj që dhe ky burrë
të ndajë bollëkun me ata
që s’kanë as tokë e as ç’të mbjellin.

Jepi këtij fermeri,
O zot,
e të gjithë neve
një shpirt të dëlirë,
me qëllim që mbjellja jote
të sjellë kallinj mirësie në jetën tonë.

XXXVIII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Lukë Kaçaj: “Lahuta e Malcis, kjo armë pa leje e diktaturës ” – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

XXXVIII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Lukë Kaçaj: “Lahuta e Malcis, kjo armë pa leje e diktaturës ” – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

Lukë Kaçaj: “Lahuta e Malcis, kjo armë pa leje e diktaturës ”

Prej librit “Legjendat nuk vdesin”

Kangtari i madh Loro SATA shkruen:

 

Në prag të Mitingut të 56 të Poezisë Gjakovë – Poezi të zgjedhura nga REXHEP HOXHA – Përgatiti për botim MUHARREM KURTI

RUBRIKA: NDERIM KRIJUESVE TË SHQUAR GJAKOVARË
Në prag të mitingut të poezisë, të 56-tit më radhë, prezentojmë poezi të poetit dhe prozatorit të shquar Rexhep Hoxha! Rexhep Hoxha është autor i dy veprave për fëmijë ” Lugjet e verdha” dhe “Verorja”, disa herë të ribotuara dhe ndër veprat më të mira të letërsisë shqipe! Mirënjohje të përjeteshme! MUHARREM KURTI, Kryetar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”.
GJAKOVA
Në zjarr, në flakë e në tufan,
me rribë sulmova në errësirë
krenar unë ballin tim ta kam,
që bijtë e mi t`jetojnë të lirë.
Për ide t`shenjta, për vatan,
sokola dhash, fatosa të ri;
Dhe para plumbit e litarit
s`u thyen. Vdiqën me brohori.
Po folni eshtra në paçi gojë,
t`shpërndara kahdo anë e mbanë!
Kush mundet vallë të ma mohojë
atë gjak që bijtë e mi kanë dhënë.
Krahrorin unë e kam si dëbojë,
plot burra zemre, të vështirë,
që askënd s`donë ta shohin rob,
por edhe vetë të jenë të lirë.
Ti Mehmet Ali pashë Maxharri
ngrehu nga varri t`ndihet zani,
e pa ç`të gjet te Kullë e Drenit
çka bën Gjakova, jatagani.
O Dahë! Bajram! Rexhep Gërçari!
Hasim! Emin! Nama s`ju vati.
S`u trembët kurrë ku buçet zjarri
Kosova lum për ju q`ju pati.
ÇABRAT I LASHTË
Syqiellorë Çabrati i lashtë
kur të kujtoj, rritem,
zjarr ndizet në mua;
Kur dëgjoj poezinë tënde me rima e ritëm,
Çabrat i magjive tua,
shkrihem si qiriu
të kthehem në fajkua
për t`u ngjitur qiellit me flatra të lara
mbi krah misteresh fuqish të papara,
syqiellorë Çabrati të lashtë.
RINIA, AJO E DIELLIT
N`qaste fatale, kur shumë ngushtohem
prej t`zezave të njeriut mizor;
M`bie n`mend rinia edhe gëzohem
dhe e ndjej veten si zog qiellor.
M`bie n`mend rinia, ajo e zjarrit,
ajo e diellit tim ngadhnjimtar;
Ajo qe jetën shpëton prej varrit
e prej dhunuesit me shpirt kusar.
M`bie n`mend rinia e Skenderbeut,
ajo që n`zemër ka plot guxim;
Ajo që jenkët i zhbin prej dheut,
ajo që t`drejtën ka për parim.
O të pamëshirtat çaste fatale,
në zemrën time vlon diç e re!
Një këngë rinie, plot ideale,
që don krenare t`jetojë mbi dhe.
SHIRAT BIEN
Për ty zbardhin agimet,
Kosovë,
shirat bien
mbi ara tua e ugare
e rritesh me lule
e grunaja
e vlon me fëmijë,
fole burrëri.
Kosovë,
hapësirë yjesh të pashuar,
nga sytë e tu
drita shkëlqeu
e perdet e errësirës
me zemërim i shqeu.
Diell mos pafsha me sy
n`luajsha me ty,
Kosovë
tokë trëndafilash,
ti lindja ime dhe varri,
ti dorë martine,
shqipe me krah zjarri,
ti besë e përjetësuar,
që vdes vetëm atëherë
kur dielli
për herë të fundit
perëndon,
kur jeta shkon,
s`ka njerëz,
kur s`ka stinë,
s`ka lule,
s`ka pranverë.
VJERSHA NGADHNJIMTARE
O vjershë që linde prej dallgëve gjallnuese
dhe shprehesh ndër vala të jetës së re!
Shpërthe me gëzimin e rinisë vullnuese,
nxjerri gjithë jonet më të bukura që i ke!
Ti që linde të këndohesh ndër breze,
si lule e bardhë të jesh përgjithmonë;
Ngjitu kah dielli që me t`vetat rreze
dritë dhe nxehtësi i jep tokës sonë!
Vjershë, o vjershë ti! Vjershë, o shpirt i gjallë,
nxitë rininë si vashën me t`dashnu!
Atëherë, o vjershë, ti ke me qenë e rrallë
e ndër vjersha ti ke me ngadhnu!

NË SHKUP DIKUR – Poezi nga NËNË TEREZA



Befas e lashë qytetin tonë,
befas, por jo verbërisht.

E shenjtë ishte Nëna ime,
por nuk donte të më humbte,
u mbyll në dhomë gjithë ditën
dhe në mbrëmjen tjetër më tha:
” Po ta jap lejen, shko.
Vëre dorën mbi dorën e Jezuit
dhe vështro përpara.
Kurrë mos shih pas.
Përpara vetëm!”

Dhe ashtu bëra
Mirënjohje vështirësive.
Unë nuk të harroj…

Të kam gdhendur
në pëllëmbën e dorës time.
Të kam thirrur me emër.
Mua më përket,
Më e çmuara e syve të mi.
Të dua.

E bindur jam,
që sa herë themi
Zoti Ynë
Duart e veta shikon zoti,
Të kam gdhendur në pëllëmbën
E duarve të mia
dhe na gjen atje.

Nisia e dashurisë-Atlantida ime – Poezi nga MIRKO GASHI (2 janar 1939 – 12 shtator 1995)

 

Hëna lëshoi rrjetën
qyteti vazhdoi jetën

në muzgun e parë
si në zgjua
jeta vloi

të dashuruarit
bluanin
drithin e dashurisë

e zemra ime
vaj e në vaj
si zurkajë
as në këtë moshë
me dashuri
s’u josh

jetoja
pa mostra
bëja zustra

me cdo varg
shkoja larg
e më larg

shkrova
për renë e zezë
për nënën Terezë
por jo edhe këtë këngë
jetoja zi e më zi
skamnor e i pasur
por i tëri në poezi

taverna
më çeli
kaverna në çdo tavernë
nga një kavernë

po qe besa
s’më la shpresa
se njëherë në jetë do të më paraqitet
ajo kometë
e Halejit

prej tavernës më shpien
në orën letrare
atje poezia ime
qe abetare
e jetës së shkretë
e jetës së vërtetë

dhe aty
në odeonin e diturisë
zë fill i dashurisë

e gjeta

në syrin e qiellit
në zenitin e diellit
në orën e gjelit

nëpër tingujt e lahutës
me ata sytë e sutës
erdhi në livadhin tim

dre o dre
i pafre
sa gjumin e pamatur
e kishe pasur

dora dorës
zemra zemrës

me baticë i mbushur uri
për dashuri
unë urithi
pashë kometën e Halejit
u harruan tavernat
u mbyllën kavernat

në prehrin e henës
sa e lumtur
m’ishte jeta
edhe në shpirtin tim
tashti zbriti bleta

dre o dre
i pafre
zemra jote dorë
luan duallën kraharor

kush është Ikari
kush Arnstrongu

u dëgjua gongu

pa fijen e romantikës
do ta pushtoj
yllin më të largët
të Galaktikës
t’ia dhuroj
Etës flockë
Etës lockë

klithën yjet
nga gëzimi
i saj dhe imi

ajo Rrushë
imja
jo e Rexhës
i largoi
pas ferexhes
se reve

pastaj
diku larg
pelat hingëlluan
qentë kuitën
arat e thara
të dashurisë
s’u ujitën

kush na bëri magji
lenetit i dha gji

treti Eta
u zhduk drenusha
vajti nuse Rrusha

mua fati
Rexhën ati
mua ylli im i fatit
Rexhën thundra e atit

diku lart
flet një alt
Eta Eta
e jo Mauthia
Etaaa

e unë e hëna
vajtojmë
luajmë etida
ç’u bë nisia
ku është Atlandida.

Në prag të Mitingut të 56 të Poezisë Gjakovë – Poezi të zgjedhura nga ALI MUSAJ – Përgatiti për botim MUHARREM KURTI

RUBRIKA: NDERIM KRIJUESVE TË SHQUAR GJAKOVARË
Në prag të mitingut të poezisë, të 56-tit më radhë, prezantojmë poezi të poetit bohem Ali Musaj! Musaj shquhej me poezinë e tij rebele dhe prozën poetike plot lirizëm. Mirënjohje të përjeteshme! MUHARREM KURTI, Kryetar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”.
I SHTRIRË NË HAPËSIRË
Hijes së dajës tim, Bajram Currit
E dëboi dhimbjen
gjembat i ndrydhi me duar
i thau lotët
sytë s’i mbështolli me leckë
e piu gjakun e pëllumbit
e krojet e shterura pështyu
u betua në këmbët e thyera-
i shtrirë në hapësirë!
Marshoi drejt dritës –
ai që nuk vdiq i tërë
ai që lindi sërish
me lindjet e përmortshme
ai petrit i zjarrtë në zjarr
-trup shkëmbi
me shpirt furtunë!
Ai- e dëboi dhimbjen
gjembat i ndrydhi me duar
i thau lotët
sytë s’i mbështolli me leckë
dhe – mbërrin tek ne
i madhërishëm
me atë gjoks stolisur-
ngadhënjim;
me atë kokë mbi supe –
ngritur flamur!
Vetëm Ai –
përherë kudo sinorëve
i shtrirë krenar në hapësirë!
(Gjakovë, 1980.)
NË EMËR TË PREHJES
Të flakësh lotin nga syri
njësoj është si të vrasësh vdekjen
me vdekje barku
në emër të jetës
në emër të prehjes
të të gjitha rrugëve të gjakut
të të gjallëve dhe të të vdekurve në ne,
të flakësh lotin nga syri
mjafton që deri te lumturia
vetëm me lumturi
i lumtur të jesh sa ora
dhe pastaj të vdesësh
i gjallë në emër të vdekjes
në emër të skeletit të gjallimit tonë
në ne dhe –
në degët
e të gjitha zbrazëtive tona…
1972
SINQERISHT POHOJ
Pas vdekjes sime të qetë
s’kërkoj pavdekësi
Mbi varrin tim
s’dua kurora dafinash
dua vetëm kujtim zemre
të shokëve të mi bonjakë
të syve të trëndafiltë
që në jete më soditën urtësisht
dhe më dhanë durim
dhe më falën dritë
për jetën time bubullimë
të thërrmuar në furtuna
ndër currat e fëmijërisë
dhe – sërish të sajuar
në motet e ardhmërisë
që do t’ju takojnë
pinjojve tanë syshqiponja
si shigjetat në shënjestër
termales së Jetës –
me gjokse graniti
me duar çeliku
dhe hapa si troku i atit zemërshkëmb…!
Andaj –përherë do ta puth dorën time
për vargun e lënë peng
dhe këngën
që do të përsëdytet ndër brezni!
(Gjakovë, shkurt 1979)
GJYMTIM
Mundem edhe pa sy
mundem edhe pa duar
mundem edhe pa këmbë –
të përhidhem në vallen e jetës
mes jush o njerëz të mirë si toka,
por kurrsesi s’do të mundem
as t’ju flas
i ngarkuar me barrët e rënda
të përgojimeve qyqare –
smirëzeza e tinëzare
mbi kurrizin tim garravaç
që s’rëndon mbi supet tuaja!
s’mundem jo –
vetëm për hir të gjymtimit tim –
që flet me gjuhën e vet
dhe kurrë Bukurinë s’e vret –
mbi kokat tuaja njerëz të mirë si varri…!
(Sokograd, korrik 1978)
PROKLAMATË
I paudhi është i natës
I verbër i errësirës
Rrugëtimet e tij parashihen
Tek ndeshet me bijtë e Dritës
Sheshazi e shkoqurazi
Barbaritët me Djallin
Shkallësisht panda lehet
Rrethe përqark Njëmendësisë
E në te mbjell egër
E djeg e prish grunaja
Shqelmin shëlbimin në jetë
S’lejon njeri të pjesojë riskun e vet
Është horr i stërfëlliqur
I ndërkryer e i pafytyrë
Vetëm ditëlumja e sqotës
Qafet do na heqë
Të ta puthim shlirshëm
Agimin e fatit tonë të bardhë
E këngës sonë gëzimplote
Shteg të ri t’i çelim
Të të përqafojmë të plotë
Nënëlokja jonë –KOSOVË…!
12 tetor 1995
RRUGA IME
Ja krisi shiu sërishmi
lag e çull çdo gjë
djeg e freskon shpresa
e unë s’di assesi esëll
si të përmbytem mallshëm
shtjellave krahrrëmbyese
rrugëtimi im s’ka shenjë
as emër cirku
as mbishkrim varri
-vetëm me shiun çlodhet
e hapësira pëlcet
zëshëm me buçimë
çuditshëm si rrufeja
o rruga ime e pa skaj…!
BUZË VARRIT
Seç më plasi zemra
si kripa në zjarr
Seç m’u këputën damarët
si litari i palaços
Seç m’u ndërkryen ëndrrat
si trutë e derrit të egër
Seç më plandosën flakët
si kërpudhën shirat pikërënë
Seç u gëzuan hienat
si nimfat kur puthen me diellin
Seç më la kënga vetmitar
si cung mes pyllit të prerë
Seç m’u shter lumi i shpresës
si lotët e mallit për tokën e shkriftë
E – asgjë s’më mbetet për dashurinë
asnjë ashkël ngazëllimi
asnjë trohë shendi
asnjë shëndetje dore
asgjë veç frymimit
e një klithje namëmadhe
rreth kërthizës së kotësisë
buzë Varrit tim…!
Gjakovë, 12. IX. 1995

Uratë për të nëpërkëmburit – Poezi nga NËNË TEREZA

O Nëna Mari!

Sa shumë njerëz në botën e sotme janë të nëpërkembur
I shoh për çdo ditë
– burra, gra, fëmijë.
Po të kërkoj dashuri butësi
dhe një zemër të pastër.
Jepju të përndjekurve
fuqi dhe shpresë
dhe na mëso që mos ta godasim
asnjë qenie
– krijesen e mrekullueshme –
në të cilën Ati qiellor
e ka dhuruar jetën.

XXXVII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Prof. PËRPARIM HYSI: Elegji për Atë Fishtën – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

XXXVII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Prof. PËRPARIM HYSI: Elegji për Atë Fishtën – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

Prof. PËRPARIM HYSI: Elegji për Atë Fishtën

Po të falem Atë i Dashur

Që po shkruaj pak me vonesë

Big Bang Poezi nga Elida Buçpapaj

dielli ra
në humnerë
dhe u thye
si pasqyrë
në miliarda
pasqyrka

dielli ra në hon
dhe u përhap
si jehonë
në miliarda
jehona

dielli ra
në det
si një top llave
vullkanore
i kuq,
gjigand
dhe mbeti i paharruar
në jetë të jetëve
pēr miliarda
sy që e panë

dielli ra
në kraterin
thithës
të një labiriti
tunel pa dalje
si rrugët qorre
që nuk e shohin botën
si rob lufte
si rob tranzicioni
si skllav kastash
si popull i burgosur

por kjo
nuk mund të ndodhte
që diellin
ta prangoste
terri apo
skllavëruesit
e lirisë
dhe atëher’
në miliarda
stërkala e stërkala
drite djesh
Big Bang
shpërtheu

Në prag të Mitingut të 56 të Poezisë Gjakovë – Poezi të zgjedhura nga MURTEZA XAJË NURA – Përgatiti për botim MUHARREM KURTI

RUBRIKA: NDERIM KRIJUESVE TË SHQUAR GJAKOVARË
Në prag të mitingut të poezisë, të 56-tit më radhë, prezentojmë poezi të poetit, prozatorit, Murteza Nura! Nura, u shqua për qëndrim veritikal gjatë gjithë jetës, për këtë arsye u dergj me dekada prapa grilave të burgjeve komunisto-çetnike të ish jugosllavisë! Ishte dhe mbet në shërbim të vendit dhe letërsisë shqipe! Mirënjohje të përjeteshme! MUHARREM KURTI, Kryetar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”.
NË PRITJE
Pres telefonatën e radhës
Të rishfaqet Hija e gjindit të ri
Të gojatiset i gudulisuri n’ambient ferri
Me zërin që shkund shkrumb buzësh
Pres pritje me ndarje
Dhe ndarje pa pritje
Pa qenë i pritur diku ndonjëherë
Në mëmën atdhe.
Kur telefoni cingëroi
Heshtja kishte pllakosur zgjimin
Avujt e idiles ishin bërë blozë
Durimi në pritje digjet … shuhet.
PORTRET
Po t’mos jam njeri
S’dua t’jam poet
Nuk mundem t’jam i tillë
Njeriu i butësisë
I maturisë e durimit
Mundës i centaurëve në labirinte
Vjelës i yjeve mbi Tokë e n’qiell
Latues i Pirgut me gjurmë të namit
Diçka tjetër e diçka ndryshe …
Folës me Hyun në gëzim e pikëllim
Gjetës i prurjeve të vlerës
I tillë mund të ligjëroj ndjenjën
Kur burim të saj e ka shpirtin
E përsëris:
Po t’mos shëmbëllej Njeri
S’dua t’imitoj timbra të gënjeshtrës
S’mundem të jem poet.
PRAPË NË PRITJE
Prapë në pritje Njeri
Për maratonën nëpër dritë
Për cakun e sakrificës së fituar
Për ngjyrën me vlerë të qiellit
Pagëzimin me uratë të merituar
Për qëndismën e fatit si pelegrinim
Rri kruspull nën hije të vertikales
I rrokullisur shekujsh anemikë
Me profil të margjinosur
Në hapin e parë festiv të fitores
Dhe derdhi dergjën e harresave
Me pishtarë të shuar gjithandej rrezes
Dialogoj me vetveten për ankthet
Me trazime të përsheshura në to
Me vokal për etër
Ulërij të bëhem dikush këtu
Pohimi ndëshkohet me mallkim
Unë në pritje të mirëbesimit
Sorrolatëm kthinave me besë shpalosur
NJERIU
Kryefjalë në fraza të maksimuara
Bukuri në harmoni kozmike
Katalizator vlerash banale
Qenie hyjnore pas bletës
Gjithçka gjithqysh në përditësi
Emblemë piramidë altar
Kalorës jetik në kohëhapësirë
Njeriu – sintaksë universi
Seli shenjtorësh të yllëzuar –
Dhe kafsha më e përkryer ndyrësish
Si do të dukej natyra pa të
Çfarë shëmtire do të ishte koha pa të
A do të ishin mrekullitë e botës pa të
Kush tjetër do të projektonte mbijetesë gjallesash
Kush tjetër do ta himnizonte dashurinë
Lindjemortin farësojin e vet
Historikun e lumturisë së vetme
Mbetet kafshë ngordhacake
Dhe vlerë infinitiv …NJERIU
POROSI
Të varrosem pa kortezh t’pikëlluar
Një natë të errët
Mundësisht pas rrebeshit
Fishkëllimës e goditjes së vetëtimërrufesë –
Natën me dendësi errësire
Por gjithsesi ju lutem shumë
Me tinguj të KITARËS
Violinëflautës – me t’vetmin lirizëm
Pas aq shumë rropatjesh në katrahurë
E dikur (kurrë) të rivarrosëm në dritë
Bilbil kanarina virgjër të më ligjërojnë
Ju lutem shumë miq
Sado të pakët që jeni
Ma plotësoni dëshirën e fundit
Gjest njerëzor është-
Mos nguroni ju lutem
DHIMBJA
Sa e dhimbshme është jeta
Kur kohën e ke shterpë
Kur muzgu e frenon agimin
Kur bredh si asteroid hapësirës
Kur kuan bixhoz me Shenjat tua
Vërtet e dhimbshme është jeta
Kur shtigjet e bardha i mumizon
Kur klithjet t’i vrasin vetëtimat
E rrufeja i përpinë
Plagët e jetës në galeri festive
BURIMI I KËNGËS
Këndohet me pasion ndjesish
Kur ndjenjën dhimbja e kafshon
Kur pikëllimi bëhet ciceron
Dhe kur spirancën e ke të këputur
Për limanet e gëzimit.
Me brum pelini gatuhet e klithje
Të derdhura lotësh e ofshamash
Shtegton me jehonë të zgjuar
Bëhet balsam i kohëve
Vërtet këndohet me pasion
Kur pikëllimin e gdhend dhimbja
Dhe bëhet rrisk i fatit.

Send this to a friend