VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shapkat me gisht të dëmshme për shëndetin?

By | August 13, 2019

Komentet

Humbjet e papritura të ekuilibrit – Shenjat dhe problemet në organizëm

 

Humbja e papritur dhe e vazhdueshme e drejtpeshimit të trupit është një shenjë shëndetësore që nuk duhet lënë pas dore.

Drejtpeshimi i trupit kërkon angazhimin e një sërë procesesh të organizmit siç janë sistemi pamor, ai i dëgjimit dhe të tjerë.

Çrregullimet që sjellin humbjen e drejtpeshimit janë të ndryshme por AgroWeb.org ju sjell më të përhapurat që renditen në vijim.

Marramendja

Marramendja prish ekuilibrin sepse shoqërohet me ndjesinë sikur gjithçka përreth teje rrotullohet.

Marramendja kryesisht shkaktohet nga problemet me veshin e mesit.

Viruset Që Prekin Nervat E Veshit Të Mesit

Prania e viruseve shkakton inflamacion të nervit që lidh veshin e mesit dhe trurit.

Si pasojë e viruseve, AgroWeb.org ju tregon se njeriu pëson humbje të dëgjimit, zhurmë në vesh, marramendje dhe humbje të ekulibrit që mund të zgjasë nga disa orë në disa ditë.

Humbja E Ekuilibrit Si Pasojë E Baktereve

Bakteret dhe mikrobet arrijnë të infektojnë kanalet e veshit duke shkaktuar enjtjen e tij, konfuzion të trurit dhe marramendje.

Si pasojë e këtij problemi, njeriu ka temperaturë, të vjella dhe humbje dëgjimi.

Ky problem zakonisht zgjidhet pa pasur nevojë për trajtime, por ndonjëherë mund të keni nevojë për trajtim të mirëfilltë mjekësor.

Sëmundja e Menier-it

Kjo sëmundje është e rrallë por shkakton marramendje serioze që zgjat nga 20 minuta në disa orë.

Ajo shoqërohet me humbje dëgjimi dhe të vjella.

Medikamentet, regjimi i duhur ushqimor dhe ushtrimet për ekuilibrin mund t’ju vijnë në ndihmë.

Efektet Anësore të Disa Mjekimeve

Në disa raste, AgroWeb.org raporton se përdorimi i disa ilaçeve dhe medikamenteve mund të shkaktojë marramendje.

Këto barna janë: antibiotikët, ilaçet kundër depresionit, tensionit të gjakut dhe inflamacionit.

Nëse vini re që keni marramendje pas marrjes së ilaçit, konsultohuni me mjekun, por mos e ndërprisni kurën.

Migrena

Ushqimi, stresi dhe shkaktarë të tjerë të migrenës mund të dëmtojnë nervin vestibular të veshit dhe shpesh të shkaktojnë marramendje.

Në këtë rast, marramendja shoqërohet me ndjeshmëri të lartë ndaj dritës, zhurmë në vesh dhe të përziera.

Goditjet dhe Përplasjet E Kokës

Një goditje në kokë mund të dëmtojë ekuilibrin e trupit në shumë mënyra.

Përveç dëmtimit të veshit të mesit, ajo mund të ndikojë edhe tek shikimi dhe tek funksionet e trurit.

Të Përzierat

Udhëtimi me anije, makinë, tren ose avion mund të shkaktojë të përziera dhe marramendje.

Zakonisht këto ndjesi shuhen sapo të zbrisni nga mjeti me të cilin po udhëtoni.

Në këto raste përpiquni të përqendroheni në një pikë të largët, ta mbani kokën drejt, të shmangni aroma të forta dhe të hani ushqime të lehta.

Kur Të Kërkoni Ndihmë Mjekësore

Humbja e papritur e drejtpeshimit mund të jetë tregues i një problem serioz siç është mpiksja e gjakut, ishemi e të tjerë.

Kërkoni ndihmë mjekësore të menjëhershme nëse:

Nuk lëvizni dot ose nuk ndieni krahët dhe njërën anë të fytyrës.

Nuk mund të shikoni

Nuk flisni dot

Keni dhimbje therëse dhe të papritur koke. /AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

4 arsye përse duhet të hani më shumë hudhër në verë

Gjatë verës, njeriu duhet ta ketë prioritet marrjen e vitaminës C si nëpërmjet ushqimeve ashtu edhe nëpërmjet suplementëve.

Hudhra është një nga produktet që mund ta gjejmë në tregjet e fruta perimeve gjatë gjithë vitit.

Megjithatë, si çdo produkt tjetër, edhe hudhra ka stinën e sezonin e saj.

Ajo është e vogël por punën e bën të madhe për organizmin e njeriut.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni arsyet përse duhet të rrisni konsumin e hudhrës gjatë stinës së verës për të mirën e shëndetit.

4 Arsye Përse Duhet Të Hani Më Shumë Hudhër Në Verë

Hudhra ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës.

Ajo pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet.

Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet e gjallë, sepse gatimi tjetërson të gjithë përbërësit mirëbërës të kësaj barishteje.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e të paktën 2 thelpinjve në ditë që të merrni përfitime të mëdha.

Pak Kalori

Hudhra mund të përmirësojë shijen e shumë ushqimeve të verës dhe ofron pak kalori.

Mjafton një ose dy thelpinj hudhër, jo vetëm për të gatuar diçka të shijshme por edhe për të marrë vlerat e nevojshme.

Hollon Gjakun

Gjaku i njeriut mund të trashet më shumë gjatë verës kur trupi humbet ujë nëpërmjet djersitjes dhe njerëzit duhet të pinë më shumë ujë që të hidratohen.

Hudhra njihet si një ndër perimet më të mira për hollimin e gjakut, madje shmang trombozën.

Vitamina C

Gjatë verës, njeriu duhet ta ketë prioritet marrjen e vitaminës C si nëpërmjet ushqimeve ashtu edhe nëpërmjet suplementëve.

Lëkura ka më shumë nevojë për këtë vitaminë sepse është gjatë gjithë kohës e ekspozuar ndaj rrezeve të dëmshme ultravjollcë.

Një racion prej 28 gramë hudhër ofron dhe plotëson 15% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme.

Antioksidantët

Hudhra është shumë e pasur me antioksidantë të cilët luftojnë dëmin që shkaktojnë radikalet e lira në organizëm.

Antioksidantët tek hudhra mbështesin mekanizmat mbrojtës së trupit kundër dëmeve të shkaktuara prej këtyre substancave.

Përpos tyre, hudhra mund të ulë kolesterolin dhe tensionin e gjakut dhe e mbron trurin nga sëmundjet që i kanosen si pasojë e moshës apo stilit të jetesës.

Si të mpiksni kosin e shtëpisë në disa mënyra praktike

Zakonisht qumështi i deles prodhon një kos më kremoz, duke qenë se ka dhe nivelin më të lartë të yndyrës.

Një nga pyetjet më të shpeshta që amvisat bëjnë kur përgatisin kosin në shtëpi, është përse ka dalë shumë i ujshëm.

Ka qenë temperatura e qumështit apo fara e kosit? Por ajo që është më e rëndësishmja a mund ta ndreqim këtë gabim?

AgroWeb.org ju tregon disa mënyra të lehta të cilat do të rregullojnë këtë problem duke ju siguruar një kos kremoz dhe të plotë.

Një nga shkaktarët kryesor të mos mpiksjes së kosit është temperature e ambientit.

Gjatë verës temperaturat rriten dhe qumështi kërkon më pak kohë për t’u fermentuar.

Dhe nëse ju e lini të mbuluar më gjatë kosi do të të dalë i ujshëm.

Një tjetër faktor që ndikon tek përgatitja e kosit është dhe llojin i qumështit.

Zakonisht qumështi i deles prodhon një kos më kremoz, duke qenë se ka dhe nivelin më të lartë të yndyrës.

Si dhe, fara e kosit ka po aq ndikim tek përgatitja e këtij ushqimi probiotik. Nëse fara nuk është ruajtur në mënyrën e duhur dhe është thartuar atëherë edhe kosi nuk do të dalë i mirë.

Metodat Praktike Për të Mpiksur Kosin e Shtëpisë

Ngrohni pak më shumë qumështin

Nëse ju e ngrohni pak më gjatë qumështin, proteinat që gjenden tek ky produkt do të arrijnë të mpiksen më shpejtë.

Ngroheni qumështin në temperaturën 71-82 gradë dhe ziejeni lehtë për 20-30 minuta.

Kullojeni Kosin

Nëse kosi ju ka dalë me shumë ujë, mjafton që të largoni me lugë ujin e tepërt ose dhe ta kulloni atë.

Dhe madje nëse mendoni se kosi ka dalë shumë i ujshëm sa nuk shpëtohet, kullojeni plotësisht dhe formoni salcën e kosit.

Shtoni Ajkë Qumështi

Ndonjëherë qumështi ka shumë ajkë, dhe amvisat e përdorin edhe në byreqe për t’i bërë më të shijshme ato.

Por ajka mund të përdoret edhe kur ju doni një kos të trashë dhe të plotë.

Mjafton që të shtoni ajkën në qumështin që do përgatisni kosin dhe të vazhdoni hapat që ndiqni gjithmonë.

Terapia e rërës kundër reumatizmit – Çfarë duhet të dini

Rëra e pastër ka aftësi të jashtëzakonshme terapeutike për shkak të mineraleve që përmban.

Që në lashtësi, njerëzit kanë trajtuar reumatizmën duke u zhytur e mbuluar gjithë trupin me rërë të nxehtë.

Në Greqinë dhe Romën e lashtë, njerëzit thonin se rëra kishte aftësi kuruese kundër reumatizmës dhe artritit.

Këto sëmundje janë autoimunitare që do të thotë se sistemi imunitar gabimisht sulmon qelizat e vetë trupit.

Terapia e Rërës Kundër Reumatizmës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, rëra e pastër ka aftësi të jashtëzakonshme terapeutike për shkak të mineraleve që përmban.

Në të gjenden silikoni sodium, magnezi, kaliumi, jodi, klori dhe kalçiumi që përthithen nga deti.

Magnezi është shumë i domosdoshëm për kockat, dhëmbët, zemrën, sistemin nervor dhe çdo qelizë në trup.

Kur trupi futet në rërë, këto minerale arrjnë të penetrojnë në trup duke sjellë shumë përfitime.

Përfitimet janë shumë të mëdha sepse përthithja ndodh direkt në lëkurë.

Në rastin e magnezit, ai nuk përthithet mirë nga sistemi tretës dhe përthithja në lëkurë gjatë terapisë së rërës është më e madhe.

Terapia e rërës kombinon efektet mirëbërëse të nxehtësisë dhe këtyre mineraleve.

Rëra duhet të jetë e nxehtë por jo përvëluese.

Në temperaturën e duhur (pra jo shumë e nxehtë sa nuk durohet), rëra çliron nxehtësinë në mënyrë graduale duke mundësuar hapjen e poreve dhe përthithjen e mineraleve.

Një terapi normale e rërës kundër reumatizmës duhet të zgjasë nga 20 në 40 minuta.

Ekspertët që mbështesin këtë lloj terapie, thonë se rëra përmirëson ndjeshëm simptomat e reumatizmës.

Ajo ndihmon kundër frakturave, përshpejton shërimin e kockave, zbut infeksionet e lëkurës dhe alergjitë dhe lehtëson simptomat e osteoporozës.

Ka të tjerë që mendojnë se terapia e rërës mund të ketë efekt edhe kundër stresit dhe ndihmon në pastrimin e gjakut.

Terapitë e rërës duhen ndjekur nëpërmjet këshillës së mjekut.

Ato nuk duhen bërë në pikun e diellit kur vapa është shumë e madhe dhe e padurueshme.

Këto terapi nuk janë të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës apo tensionet e gjakut./AgroWeb.org

Ngrënia e të njëjtit ushqim çdo ditë të dobëson, por cili është regjimi i duhur

Një regjim i larmishëm ushqimor ndihmon metabolizmin dhe e mban trupin në formë.

Larmia është erëza që plotëson jetën tonë.

Megjithatë ndjekia e një rutine në ushqyerje mund të jetë fitimprurëse për një shëndet të mirë thonë shkencëtarët.

Sipas tyre, larmia e madhe e produkteve ushqimore që gjenden në treg mund të nxisë njerëzit drejt mbipeshës

Ata mund të bëjnë edhe zgjedhjeve të gabuara.

Jo më kot, gjyshet tona kujtojnë me nostalgji kohët kur zgjedhjet ushqimore ishin më të pakëta por shëndeti ishte më i mirë.

Ky pretendim mbështetet edhe nga shkencëtarët.

Sipas tyre njerëzit që ushqehen me produkte të larmishme janë të prirur të konsumojnë më shumë kalori.

Sipas tyre, ngrënia e të njëjtit ushqim çdo ditë shkakton një mërzi të madhe sa i bën njerëzit të konsumojnë më pak ushqim.

Sipas studimeve, të cilave i referohet AgroWeb.org, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj të njëjtit ushqim mund t’i bëjë njerëzit të mësohen me të dhe rrjedhimisht të hanë më pak.

Monotonia Në Ushqyerje Varet Nga Ushqimi

Megjithatë, shkencëtarët janë ende të paqartë mbi pasojat e monotonisë në ushqyerje.

Sipas tyre është ende e paqartë nëse ngrënia e një ushqimi të caktuar mund të shkaktojë pakësim të energjisë.

Paqartësi ka edhe për periudhën që kërkohet për një njeri që të mësohet me një ushqim, të mërzitet me të dhe të hajë më pak.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org suksesi i një regjimi monoton qëndron tek ushqimi i përzgjedhur.

Njeriu nuk mund të pretendojë të dobësohet duke ngrënë pica çdo ditë.

Pavarësisht se një regjim monoton ju bën të konsumoni më pak kalori, AgroWeb.org ju rekomandon të mos nxitoheni.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet të bëni pazar e të blini një ushqim të vetëm me të cilin të ushqeheni çdo ditë.

Ekspertët e AgroWeb.org shprehen se sekreti i rënies në peshë është ekuilibri.

Zbatimi i konceptit të monotonisë në ushqyerje dhe ndërthurja me rëndësinë e larmisë në ushqyerjen e shëndetshme janë thelbësore për një peshë të mirë trupore.

Nishanet e bardhë – Pse shfaqen dhe si t’i eliminoni

Këto nishane janë të hollë në rrënjë dhe më pas zmadhohen në sipërfaqe.

Më kalimin e moshës, në trupin e njeriut shfaqen disa nishane që kanë ngjyrë të bardhë ose të njëjtë me atë të lëkurës.

Këto nishane janë të hollë në rrënjë dhe më pas zmadhohen në sipërfaqe.

Ato janë shumë të ngjashëm me lëkurën dhe shfaqen në zona ku ka fërkim të shpeshtë siç janë qafa, poshtë krahëve, rreth syve.

Përse Shfaqen Këto Nishane?

Sipas burimeve profesionale nishanet mund të jenë gjenetikë por mund të shfaqen edhe tek persona të tjerë.

Fërkimi – siç ndodh në rastin e poshtë krahëve apo qafës – mund të shkaktojë rritjen e tyre me kalimin e kohës.

Faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e tyre është edhe shtimi në peshë, shtatzania dhe diabeti.

A Janë Të Rrezikshme Këto Nishane ?

Në përgjithësi, nishanet nuk janë as të rrezikshëm as të dhimbshëm siç ndodh në rastin e nishaneve kancerozë.

Por në disa raste ato mund të infektohen, dhe kërkojnë ndihmën e mjekut për trajtime.

Si Mund Të Hiqen Nishanet e Bardhë?

Këto nishane njësoj si të gjithë nishanet e tjera nuk duhen ngacmuar. Prandaj këshillohet që të mos i kruani apo të mundoheni t’i shkulni në shtëpi. Nëse ata ju krijojnë shqetësime AgroWeb.org ju këshillon që të konsultoheni tek mjeku dermatolog. Një mjek i tillë arrin të kuptojë nëse këto nishane janë problematikë dhe kanë nevojë për një trajtim më serioz.

Nëse vini re që lëkura rreth nishanit është e kuqe apo me një ngjyrë të errët, është e nevojshme që të shkoni tek mjeku.

Në momentin që kuptoni se nishani ka nisur të ndryshojë apo të zmadhohet AgroWeb.org ju sugjeron që të lini një takim me dermatologun.

Në këtë mënyrë ju mund të parandaloni një situatë akoma dhe më serioze dhe më të rrezikshme për lëkurën dhe shëndetin në përgjithësi.

Dermatologu mund të vendosë për heqjen e nishaneve dhe më pas të kryejë një analizë më të hollësishme të tij për të përjashtuar mundësinë e një mase kancerogjene.

Lulet e kumbullës plot vlera për kolesterolin, imunitetin dhe tretjen

Çaji i lules së kumbullës ndihmon në uljen e temperaturës, zbut simptomat e të ftohurës dhe infeksionet e tjera.

Sharmit të luleve rozë e bardhoshe të kumbullës është e vështirë t’i rezistosh.

Akoma më e vështirë do jetë rezistenca kur të mësoni se këto lule janë shumë të pasura me antioksidantë dhe mirëbërëse për uljen e kolesterolit.

Vlerat Shëndetësore të Luleve të Kumbullës

Lulet e kumbullës janë përdorur në mjekësinë Kineze prej mijëra vitesh kundër një sërë problemesh mjekësore përfshirë: ulçera, tretjet dhe kolesterolit.

Ulçera

Këto lule janë të mira për trajtimin e ulçerës gastrike.

Kjo ndodh sepse ato janë shumë të pasura me antioksidantë të cilët zbusin irritimin në stomak.

Kolesteroli

Çaji i lules së kumbullës është i mrekullueshëm për uljen e kolesterolit të keq.

Ai ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, ishemisë apo sëmundjeve të tjera siç është arteroskleroza.

Imuniteti

Antioksidantët e shumtë tek çaji i lules së kumbullës e bëjnë imunitetin më të fortë në parandalimin e shumë sëmundjeve.

E Ftohura

Çaji i lules së kumbullës ndihmon në uljen e temperaturës, zbut simptomat e të ftohurës dhe infeksionet e tjera.

Falë antioksidantëve që ka, lulja ndihmon edhe për përmirësimin e frymëmarrjes.

Tretja

Përveç pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes, çaji i lules së kumbullës rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga problemet me tretjen apo të stomakut.

Si Të Përgatisni Çajin me Lulet e Kumbullës

Ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë mbledhjen e luleve nga pema dhe më pas tharjen e tyre në një ambient të hapur.

Pasi të jenë tharë, lulet futini në një kavanoz qelqi dhe mbajini në një vend të errët.

Kësisoj mund t’i ruani për një kohë shumë të gjatë.

Për përgatitjen e çajit zieni 250 ml ujë dhe shtoni një lugë çaji me lule të thata.

Fikeni zjarrin dhe lërini lulet në ujë për 15 minuta.

Kullojeni lëngun, shtoni mjaltë dhe pijeni.

Sasia e rekomanduar e çajit të lules së kumbullës është deri në 5 filxhanë në ditë.

OBSH ngre alarmin: Po rritet vrullshëm numri i të sëmurëve me fruth

Në gjysmën e parë të vitit 2019 në nivel global është regjistruar numri më i madh i të prekurve nga fruthi në të nëjtën periudhë krahasuar me vitin 2006. Deri në fund të korrikut janë regjistruar në 182 vende, sipas shifrave paraprake, gati 365.000 raste fruthi.

 

Kjo shifër flet për tri herë më shumë të prekur se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2018 dhe më shumë se përgjatë gjithë vitit të kaluar, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) me seli në Gjenevë.

Ata që udhëtojnë duhet të kujdesen, nëse ende ka efekt vaksinimi i tyre, rekomandon autoriteti i OKB-së për shëndetin. Nga mosha gjashtë muajsh, secili duhet të vaksinohet të paktën 15 ditë përpara, se të duëhtojë në një nga rajonet e prekura.

Vlerësimet aktuale për përhapjen e kësaj sëmundjeje u referohen të dhënave nga viti 2017. Në atë kohë ishin 6.7 milionë njerëz të sëmurë nga fruthi dhe rreth 110.000 kanë vdekur si pasojë.

Kjo është një ndër sëmundjet ngjitëse, që prek kryesisht fëmijët. Të mbijetuarit mund të pësojnë dëmtime të trurit ose mund të mbeten të verbër apo të shurdhër. Qeveria në Berlin para pushimeve të verës nxori projektligjin për detyrimin për vaksinim kundër fruthit në Gjermani. Projektligji duhet të kalojë tani në Bundestag. Nga marsi i vitit 2020 prindërit duhet që para se t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhe apo në kopësht të paraqesin çertifikatën e vaksinimit./Burimi:DW

I nxehti përvëlues, Instituti i Shëndetit Publik jep 11 këshilla

Instituti i Shëndetit Publik, ka nxjerrë disa rekomandime për qytetarët që të kenë kujdes në këto ditë të nxehta gushti, pasi temperaturat arritën kulmin dje dhe pardje me termometrin që kapi shifrën 42 gradë celcius.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ju renditen këshillat që duhen marrë parsysh, me qëllim përballimin sa më lehtë të kushteve të vështira atmosferike me të nxehtin përvëlues.

 

POSTIMI

Në mënyrë që të shmangni efektet shëndetësore negative të 🌡tempreaturave të larta këshillohet:

Të evitohet ekspozimi në diell, sidomos në pikun e temperaturave (nga ⏰ ora ‪11:00‬ deri në ‪17:00‬).

Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët ❄️ dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit.

Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor. 🏠

Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë. 🌡

Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë. 🥤

Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm. 🥗

Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje. 👚

Për personat që përdorin 💊medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.

Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir. 🛀

Një lugë akullore në mëngjes, bën mrekulli me trurin tuaj

Në stinën e verës akulloret janë përveçse shumë të shijshme  por edhe freskuese. Ato të japin mundësinë t’i konsumosh në shije të ndryshme, gjë e cila i bën aspak të mërzitshme. Akulloret janë të parapëlqyerat jo vetëm të fëmijëve por edhe të të rriturve.

Sipas një studimi të fundit të bërë nga një grup profesorësh në Universitetin e Tokios, është zbuluar se nëse hani një lugë të madhe akullore për mëngjes, mund të ndikojë në shpejtësinë e funksionimit të trurit. Për të vërtetuar këtë, profesorët japonezë kryen një eksperiment me një grup personash. Ata duhet të konsumonin çdo ditë në mëngjes 3 lugë me akullore. Pas kësaj ata duhet të përdornin kompjuterin për të realizuar një numër ushtrimesh mendore.

Pasi ky eksperiment u bë për disa ditë rresht, u vërejt se personat të cilët kishin ngrënë akullore, kishin reagime më të shpejta dhe ishin më të mirë në procedimin e informatave krahasuar me persona të tjerë të cilët nuk kishin ngrënë akullore për mëngjes./ Revista Psikologjia

Tmerrohen ekspertët e OBSH, ja çfarë gjejnë në spitalet shqiptare

Një pajisje mjekësore ka gati 100 vite që përdoret në Shqipëri dhe kjo me te vërtete i ka suprizuar Ekspertët e Organizatës Botërorë të Shëndetësisë (OBSH), të cilët e kanë gjetur pajisjen në një nga klinikat shqiptare publikë në vendin gjatë një inspektimi në vitin 2018.

Në raportin “Kujdesi shëndetësor parësor në Shqipëri: vlerësim i shpejtë” thuhet që një pajisje mjekësore me rreze X e vitit 1918 që u gjet ende në përdorim në Shqipëri do të ishte e denjë për një muze, teksa kanë vënë në dukje se vendi ka mangësi të mëdha në pajisje mjekësore.

Raporti i OBSH-së thekson se edhe në vitin 2018 Shqipëri kishte një mungesë të konsiderueshme të diagnostikimit dhe trajtimit me pajisje mjekësore dhe për me tepër pajisjet në përdorim nuk ishin në standard. Në qendrat e inspektuara nuk u gjet elektrokardiograf, otoskop ose okuloskop.

“Një qendër kishte ende në funksionimin makinerinë me rreze X nga viti 1918, e denjë për një muze” thotë raporti.

Nga ana tjetër intervistat konfirmuan mundësinë e dobët të aksesit të pacientëve në shërbime laboratorike, veçanërisht në zonat rurale. Edhe për analizën e thjeshtë të gjakut dhe urinës, pacientët duhet të shkojnë në poliklinika.

Qendrat mjekësore janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e pajisjeve. Sidoqoftë, pajisjet e vjetëruara, mungesa e specialistëve të kualifikuar, veçanërisht në nivelin lokal, dhe buxhetet e kufizuara shtrëngojnë aksesin e barabartë në shërbimin shëndetësor.

Më herët ekspertët vendas të shëndetësisë pohuan, se qeveria ka keqmenaxhuar sistemin e shëndetësisë me Koncesione PPP, të cilat thithin miliona euro për shërbime dytësore të tilla si sterilizimi. Ekspertë pohojnë se investimi më i mirë në shëndetësi sidomos në rrafshin parandalues janë pajisjet mjekësore.

Pak kohë më parë u bë një rikonstruksion total i godinës në poliklinikën e specializuar të mushkërive në Tiranë në mure e orendi, por la të pandryshuara pajisjet e diagnostikimit shumëvjecare dhe tashmë me rrezatim të lartë.

Inspektoret e OBSH-së vërejtën se ndërtesat janë kryesisht të vjetra. Disa ambiente janë rinovuar kohët e fundit, por me tavanin e mbuluar me myk, pa ngrohje dhe sistem ventilimit. Zyrat ishin të vogla dhe të pakëndshme, thotë raporti. Disa zyra akomodojnë tre deri në pesë njerëz, përfshirë pacientin, mjekun dhe një ose dy infermieret./Monitor

Alarmi! Shqipëria e rrezikuar nga obeziteti, gratë më të prekura

Më herët, të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë treguan që prevalenca e obezitetit te të rriturit në Shqipëri arriti në 21.6% të popullsisë në vitin 2016, nga 14.9% që ishte ky tregues 10 vjet më parë, në 2006-n.

Por të tjera të dhëna që lidhen me aktivitetin fizik të ushtruar, tregojnë se burrat shqiptarë ushtrohen më rregullisht se gratë.

Në përgjithësi, 11,1 % e grave të moshës 15-59 vjeç raportojnë se bëjnë një formë të stërvitjes aerobike 5 deri në 7 herë në javë; 3,3 % bëjnë këto ushtrime 3 ose 4 herë në javë, 3 % bëjnë ato 1 ose 2 herë në javë dhe 82,7 % nuk bëjnë ushtrime aerobike fare. Ndër meshkujt të së njëjtës moshë, 10,4 % ushtrojnë 5-7 herë në javë, 5,9 % ushtrojnë 3 deri 4 herë në javë dhe 77,2 % nuk bëjnë asnjë lloj stërvitjeje.

Sipas një hulumtimi të mëparshëm të Monitor në disa nga palestrat kryesore në kryeqytet, operatorët deklarojnë se femrat që frekuentojnë palestrën janë në rritje por pjesa më e madhe e tyre nuk shkojnë për rezultate se sa për t’u dukur. Një pjesë e tyre deklarojnë se mungesa e fuqisë blerëse i ka penguar që shqiptarët të jenë frekuentues besnikë.

Aktorët e tregut kanë pohuar se shqiptarët vazhdojnë të bëjnë palestër për t’u dukur mirë në sy të të tjerëve. Më të paktë janë ata që zhvillojnë aktivitete sportive për të qenë të shëndetshëm fizikisht./Monitor