VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shaip Kamberi: Shqiptarët duan Kushtetutë të qytetarëve, jo të “popullit serb”

By | June 11, 2021
blank

Komentet

blank

UGSHPD: Dhuna policore ndaj gazetarit Gjençaj dëshmon rrezikshmërinë e një mandati të tretë të Edi Ramës për Shqipërinë

 

Opinioni u njoh të martën me dhunën e egër të ushtruar ndaj gazetarit Ergys Gjençaj dhe sjelljen e vrazhdë ndaj gazetares Klodiana Lala nga policia e Edi Ramës. Ishte një ndër aktet më flagrante kur shteti policor e shikon veten në konfliktualitet të papajtueshëm me misionin e gazetarët për ta informuar publikun e vet me një ngjarje që ndodhte para syve të tyre mes uniformave blu dhe krimit të organizuar. Me praninë e tyre dëshmuese dhe pasqyruese, gazetarët cënuan intimitetin midis dy palëve në ngjarje dhe, prandaj u bënë viktima të një egërsie me të cilën tashmë qytetarët e Shqipërisë janë mësuar. Gazetari Ergys Gjençaj iu nënshtrua dhunës fizike policore dhe mbajtjes nën arrest, ndërsa gazetarja Klodiana Lala u përball me dhunë verbale, vetëm e vetëm sepse po kryenin detyrën e vet fisnike, me mjetet më të thjeshta të profesionit të tyre. Egërsinë dhe rreptësinë që policia e Edi Ramës duhej ta tregonte ndaj elementëve të krimit të organizuar, e shfryu mbi punonjësit e pafajshëm të mediave.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës, nëpërmjet News24, u njoh me ngjarjen e mësipërme, me reagimet ndaj ngjarjes nga shoqata simotër e gazetarëve, nga kreu i opozitës, nga prokuroria e Tiranës, nga Presidenti i Republikës. U njoh edhe me heshtjen e Qeverisë Rama dhe me heshtjen e shoqërisë civile, të cilën Edi Rama e ka nënshtruar dhe blerë. UGSHPD shpreson që ngjarja e dënueshme të ketë sensibilizuar praninë perëndimore në Shqipëri dhe organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të gazetarëve e të mediave.

Në qoftë se dhuna policore e ushtruar ndaj gazetarit Ergys Gjençaj nuk ndeshet gjerësisht me reagimin e fortë kundërshtues dhe dënues nga ana e kolegëve të profesionit, nga ana e intelekualëve, nga të gjithë faktorët e mundshëm pro demokracisë, atëherë edhe kjo ngjarje do të kalojë në harresë dhe do të shndërrohet në rutinë të përditshmërisë në marrëdhëniet e nënshtruara të mediave ndaj regjimit, ashtu sikurse tashmë Shqipëria është mësuar gjatë gjithë këtyre viteve.

Konteksti kohor i kësaj ngjarjeje të rëndë paralajmëron dhe dëshmon rrezikshmërinë e lartë të një mandati të tretë të Edi Ramës për lirinë e gazetarëve dhe të mediave në Shqipëri, dëshmon rrezikshmërinë e lartë të një mandati të tretë të Edi Ramës ndaj çdo aspirate për demokraci dhe shtet të së drejtës në Shqipëri.

blank

Infektimet me Variantin Delta: Shqipëria ndër 4 vendet me më pak të vaksinuar në Evropë

Frika nga përhapja e variantit të virusit Delta ka bërë që të gjithë shtetet të përshpejtojnë ritmet e vaksinimit, si mënyra e vetme për të kaluar sa më lehtë një valë të re të mundshme.

Sipas të dhënave të Worldindata, Europa mesatarisht ka vaksinuar të paktën pjesërisht 44.4% të popullsisë (32.2% tërësisht, ndërsa edhe 12.2% kanë marrë të paktën një dozë. Të dhënat janë të përditësuara deri në datën 12 qershor.

Rekordin në Europë e mban Mbretëria e Bashkuar, me vaksinimin të pjesshëm të 68% të popullsisë, nga të cilët 51.4% janë vaksinuar plotësisht ndërsa 16.3% të tjerë kanë marrë një dozë.

Qeveria britanike ka bërë të ditur se vaksinimi ka dhënë një ndikim të ndjeshëm për të ulur numrin e të shtruarve në spital, të infektuar me variantin Delta.

Sipas një analize nga Njësia e Shëndetit Publik të Anglisë, vaksina Pfizer-BioNTech është 96% efektive kundër shtrimit në spital pas 2 dozave, ndërsa vaksina Oxford-AstraZeneca është 92% efektive kundër shtrimit në spital pas 2 dozave. Këto janë të krahasueshme me efektivitetin e vaksinës kundër shtrimit në spital nga varianti Alpha. Duhen më shumë të dhëna për të përcaktuar nivelin e mbrojtjes nga vdekshmëria nga varianti Delta. Sidoqoftë, ashtu si me variante të tjera, kjo pritet të jetë e lartë, thekson raporti.

Në vend të dytë në Europë është Belgjika, me 66% të popullsisë pjesërisht të vaksinuar, (43% me të dyja dozat). Më pas renditet Holanda me 65% (39% e vaksinuar plotësisht).

Austria është shteti që ka përqindjen më të madhe të popullsisë në Europë, që është vaksinuar tërësisht, me rreth 54% të totalit.

Italia ka vaksinuar të paktën pjesërisht 59% të popullsisë, (39% e kanë përfunduar procesin).

Greqia ka dhënë të paktën një dozë për 50.5% të popullsisë. Gati 42% i kanë marrë të dyja dozat.

Vaksinimi në rajon, Shqipëria mbetet pas

Serbia vijon të mbetet shteti me nivelin më të lartë të vaksinimit në rajon, ndonëse ritmet kanë rënë ndjeshëm në raport me shkurtin e marsin, kur ajo u rendit e dyta në Europë pas Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë ajo vijon të ketë një peshë të lartë për popullsinë e vaksinuar plotësisht, me 38% të totalit (40% pjesërisht).

Mali i Zi, që e filloi vaksinimin më vonë sesa Shqipëria ka ecur më me shpejtësi, duke vaksinuar plotësisht 23% të popullsisë, ndërsa dhe 2.3% të tjerë e kanë marrë një dozë (totali 25.2%).

Shqipëria i ka ngadalësuar ritmet e vaksinimit. Deri në 12 qershor, vetëm 20.5% e popullsisë ishte e vaksinuar pjesërisht. 15.2% e popullsisë kanë marrë të dyja dozat. 5.3% ka marrë vetëm një.

Edhe Maqedonia e Veriut ka vaksinuar pjesërisht rreth 20% të popullsisë (rreth 12% plotësisht).

Më pas në Europë kanë mbetur Bullgaria (14.2% të vaksinuar të paktën pjesërisht), Kosova (9.4%), Bosnjë Hercegovina (9.3%)./Burimi:Panorama

blank

“Ky është shtet fashist”- Tension te Ministria e Kulturës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dorëzon shkresën pas vendimit të Kushtetueses

TIRANË

Dorëzimi i një kërkese pranë Ministrisë së Kulturës, për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit ka sjellë revoltën e aktorëve dhe përfaqësuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që kërkojnë kthimin e Teatrit Kombëtar si dhe ku ishte.

Ata nuk janë lejuar të hyjnë brenda ministrisë dhe kjo gjë i ka revoltuar më shumë duke u shprehur se këto veprime janë të denja për shtetet fashiste.

Për refuzimin e pranimit të kërkesës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tha se do të padiste sërish ministren e Kukturës.

 

Aleanca për Teatrin i kërkoi sot Minsitrisë së Kulturës të marrë mbrapsht pronësinë e Teatrit Kombëtar duke qënë se u shfuqizua VKM 377 që ia, kaloi pronënsinë Bashkisë së Tiranës. Po ashtu ata kërkuan që të evidentohen mungesat siç janë dy godinat e prishura, ekuizita, gardaroba etj dhe për këtë të kallëzonin penalisht kryebashkiakun Veliaj dhe zyrtarë të tjerë në bashkisë.

 

Po sipas Aleancës, Agjensia e Kadastrës duhet të bëjë transkriptimin e pronës nga bashkia e Tiranës tek ministria e Kulturës, Ministria e Financave te anullojë aktin normativ per fondin fillestar per fillimin e puneve te Teatrit Kombëtar, ndërsa Keshilli Kombetar i Rregullimit të Territorit të anulojë lejen e ndërtimit që ka nxjerrë në favor të bashkisë së Tiranës.

blank

Raporti final i OSBE/ ODIHR, analisti: Me rezultate të tmerrshme për demokracinë, zgjedhjet duhen ripërsëritur. Publikimi i të dhënave të qytetarëve, skandal!

Analisti Genc Burimi i ftuar përmes një lidhjeje direkte në rubrikën “Opinion”“News 24”, komentoi raportin final të OSBE/ ODIHR.

Analisti e cilësoi si të ‘tmerrshme’ raportin për një vend demokratik, duke shtuar se në një vend normal zgjedhjet duhet të ripërsëriteshin.

Burimi tha ndër të tjera, se SHBA, si aleati kryesor në vend ka dështuar në misionin e saj, pasi sipas tij, nuk ka korrur rezultate me nismat e ndërmarra, një prej të cilave ajo e Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu, analisti u ndal dhe te vaksinimet e njerëzve me vaksinat anti-COVID. Sipas tij, vaksinimi nuk duhet bërë me detyrim, pasi në një vend demokratik, njerëzit janë të lirë të bëjnë vetë zgjedhjen e tyre.

Genc Burimi: Jam dakord me komentin e opozitës. Gjërat që thuhen në raport janë të tmerrshme për një demokracinë. Po të shohësh mazhorancën, e përkthen këtë raport që jemi më pak keq se ishim. Është sikur të thuash nga 100 mijë të vdekur nga COVID-i jemi në 10 mijë. Duhej të kishte zgjedhje të pa kontestueshme. Zgjedhje të tilla në një vend demokratik do të kishte shënuar skandal. Shqipëria nuk zgjedh problemin e zgjedhjeve në Reformën në Drejtësi.

 

Opozita thotë që ky raport vërtetoi ato që kanë denoncuar për zgjedhjet, a duhet hetim për zgjedhjet?

Genc Burimi: Sigurisht që po. Kur një gazetë si Lapsi, iu morën kompjuterat, shpresojmë që edhe ata të kenë bërë denoncim. Publikimi it ë dhënave personale është skandal.

Palët brenda bëjnë këtë lojën, ne hedhim vështrimin te ndërkombëtarët, atyre duket se si ka bërë përshtypje kjo?

Genc Burimi: Ndërkombëtarët i kemi në dy palë, në ato teknike dhe politike. Zonja Kim është politike, OSBE është teknik. Nga ana teknike ka probleme të rënda. Nëse politikisht thua që ky raport është skandaloz, zgjedhjet duhet ribëhen, në një kohë që Shqipëria pret të hapen negociatat me BE.

SHBA tha nxiti institucionet që të përmirësonin gjendjen, si ta lexojmë?

Genc Burimi: Ata bënë gjithçka për Ramën. Lejuan që ai të ndryshonte Kushtetutën. Bënë të ndalonte SPAK-un të nxirrte dosjet e prokurimeve dhe ish-zëvendës ministres i nxori pas zgjedhjeve. Këto diheshin. Në korrik 2020 Rama e hoqi këtë zv. Ministre nga puna, ato diheshin. Edhe amerikanët e kishin gati dosjen e Berishës, por s’e nxorën para zgjedhjeve. Ata donin që Rama të ishte në pushtet sepse është një lider më i mirë për ta, se Meta, është e kuptueshme nga ana e tyre. Berisha ka qenë i korruptuar, të gjithë e dinë. Por ama Sali Berishën sot e duan militantët te PD. Kjo duhet respektuar, kjo është demokracia. Është debat filozofik. Në Afrikë Francën s’po e durojnë më, sepse ata ia vendosnin drejtuesit. Nuk shoh sot që Shqipëria jeton më mirë se në Mal të Zi, jeton më mirë se Maqedonia e Veriut, se Serbia, në një moment shqiptarët do të zgjohen. Zonja Kim del e thotë që kanë suksese, por në fakt s’kanë asnjë. Sot, suksesi është kur SHBA të ndalojë hemorragjinë në Shqipëri, që të mos largohen nga vendi. Amerikanët ta mbrojnë haptazi Edi Rmën, por duhet efikasitet. Nëse do të kishte shpërthyer skandali para zgjedhjeve, Rama s’i fitonte zgjedhjet. Ne po i paguajmë shtrenjtë këto, sepse s’kemi drejtësi, kemi korrupsion.

Negociatat s’po hapen…

Genc Burimi: Aty po luhet loja. Nuk po flitet më për dosjen e Berishës. As dosja e Fatmir Mediut. Nuk e di pse është vendosur në kllapë dosja e Berishës. Sot janë marioneta të një politike që luhet jashtë. Ne ia kemi vendosur pavarësinë e vendit tonë, amerikanëve dhe evropianëve, e kemi në Kushtetutë. Nëse kjo Reformë në Drejtësi dështon, kush jep llogari? Ka një problem funksionimi demokratik. Unë do të kërkoja të hiqet nga Kushtetuta, monitorimi i ndërkombëtarëve. Po dështuan, kush jep llogari? Në demokraci ka llogari. Amerikanët kanë shumë pak kohë që të japin rezultate. Sot ne jetojmë më keq se serbët që s’janë aleatët e SHBA. Kujt po i interesojnë investimet në forcat ushtarake, njerëzit duan të hanë.

Po për vaksinimin ç’mund të thoni?

Genc Burimi: Në real politikë duhet të gjithë vaksinuar, sepse është më efikase. Në anën demokratike është e drejta ime për t’u vaksinuar apo jo. Në Francë dolën njerëz persona të vaksinuar, kjo është demokraci, jo vetëm efikasiteti. Nuk është vetëm efikasiteti, por edhe marrja në konsideratë që e duan njerëzit. Gjysma e popullit e duan PD, kjo duhet respektuar. E njëjta gjë dhe me vaksinën, nëse njerëzit s’duan të vaksinohen, mos ta bëjnë, kjo duhet respektuar.

blank

Mbërrijnë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci, priten në aeroport nga zyrtarë të qeverisë dhe familjarë

Disa prej emigrantëve të cilët i shpëtuan aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë kanë mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Mediat kosovare raportojnë se familjarët e tyre kanë dalë me lule në dorë që t’i mirëpresin ata.

Dhjetëra makina të Ministrisë së Brendshme janë futur brenda aeroportit dhe do të shoqërojnë emigrantët deri në shtëpitë e tyre.

Të dielën, dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe 45 u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod të Kroacisë.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

Autoritetet kroate ishin të shpejtë në reagimin e tyre. Disa prej udhëtarëve janë ende duke u trajtuar në spitale.

blank

Aksidenti tragjik në Kroaci, Kuvendi i Kosovës mban 1 minutë heshtje për 10 emigrantët që mbetën të vdekur

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur 1 minutë heshtje, në nisje të seancës së sotme plenare, në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci.

Në aksidentin tragjik të 25 korrikut fatkeqësisht humbën jetën 10 emigrantë, teksa ktheheshin në Kosovë nga Frankfurti.

Ndërkohë, nga përmbysja e autobusit mbetën me dhjetëra të plagosur, një pjesë e të cilëve vijojnë të marrin mjekim në spitalin kroat.

blank

Ora News publikon dokumentin që i frikësohej Ministrja e Kulturës, i vuri shulin e la jashtë 22 firmëtarët e Aleancës

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit donte ti dorëzonte sot një kërkesë ministrisë së Kulturës ku kërkon nisjen e procedurave për rikthimin e pronës, pasuria Nr. 1/241 me emërtimin “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2, nga Bashkia Tiranë te Ministria e Kulturës.

Por ministria e Kulturës duket se është druajtur dhe ka mbyllur me shul derën e hyrjes duke mos I lejuar 22 firmëtarëve të kërkesës të dorëzonin në ministri dokumentin e më pas të protokollohej.

Ora News ka siguruar kërkesën ku ndër të tjera thuhet se çdo përpjekje nga ana e kësaj ministrie për të mos ekzekutuar Vendimin Nr.29 datë 02.07.2021 të Gjykatës Kushtetuese, do konsiderohet si veprim me dashje për pengimin e ekzekutimit të një vendimi gjykatë, veprim i cili në referim të dispozitave ligjore sanksionohet si vepër penale.

Rojet i thanë përfaqësuesve të aleancës se kishin marrë urdhër nga lart për të mos i lejuar të hynin bernda. Kjo ngjalli revoltë dhe indinjatë tek aktorët dhe përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.   

Pas këtij incidenti Aleanca deklaroi se do ta depozitonte nesër kërkesën me postë, ndërsa përfaqësuesja ligjore e Aleancës paralajmëroi publikisht ministren se do të ketë një kallzim penal në SPAK ndaj saj.

Kërkohet

Nisjen e procedurave për RIKTHIMIN e pronës, pasuria Nr. 1/241  me  emërtimin  “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2, nga Bashkia Tiranë te Ministria e Kulturës;

Marjen në dorëzim nga ana e Ministrisë së Kulturës të pronës, pasuria Nr. 1/241  me  emërtimin  “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2,nga Bashkia Tiranë dhe duke qënë se ka diferenca materiale:

Nisjen e procedurave ligjore për shpërblimin e dëmit ndaj personave përgjegjës Erion Veliaj etj., për vlerën e Godinave të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental sipas inventarëve kontabël që disponohen nga ana e drejtorisë së Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental ashtu edhe të Ministrisë së Kulturës;

Nisjen e procedurave ligjore për shpërblimin e dëmit ndaj personave përgjegjës Erion Veliaj etj., për vlerën e garderobës, arkivës, rekuizitave dhe skenografive të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental sipas inventarëve kontabël që disponohen nga ana e drejtorisë së Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental ashtu edhe të Ministrisë së Kulturës;

Nisjen e procedurave ligjore duke i kërkuar dhe detyruar Agjensinë Shtetërore të Kadastrës për të kryer transkiptimet e nevojshme në lidhje me rregjistrimin  e pronëspasuria Nr. 1/241  me  emërtimin  “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2,në emër të Ministrisë së Kulturës, duke bërë edhe korigjimin në lidhje me sipërfaqen e Godinës së Teatrit Eksperimental e cila është prishur pa qënë e rregjistruar në ASHK si pronë e Bashkisë Tiranë;

Nisjen e procedurave ligjore me Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, për të anulluar fondin e aprovuar nga Buxheti i Shtetit për vitin 2021 sipas Aktit Normativ Nr.22 datë 22.06.2021, në lidhje me fondin për fillimin e punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri;

Nisjen e procedurave ligjore duke i kërkuar dhe detyruar Këshillin Kombëtar të Territorit anullimin e lejes së ndërtimit dalë mbi një projekt korruptiv si ai i Biarke Ingels, pa garë dhe në shkelje të gjithë dispozitave ligjore për zhvillimin e tenderave (fakt për të cilin kemi disponuar me një kallëzim penal pranë SPAK më datë 13.07.2020);

Nisjen e procedurave ligjore duke i kërkuar dhe detyruar Këshillin e Ministrave për RINDËRTIMIN e TEATRIT KOMBËTAR, në zonën që i korespondon  pronëspasuria Nr. 1/241  me  emërtimin  “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2, sipas argumentimeve të Gjykatës Kushtetuese në Vendimin Nr.29 datë 02.07.2021, lidhur me vlerat e trashëgimisë kulturore dhe të idntittetit kombëtar si dhe referuar rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në të njëjtin stil dhe pamje arkitektonike që ka pasur, me të njëjtat volume dhe me të njëjtin projekt si ai fillestar i vitit 1938.

Klikoni dolumentin në pdf tek numurat poshtë:

6101214106f49

blank

Reagon Reporters Sans Frontieres – kërkon hetim ndaj oficerëve të policisë që ushtruan dhunë ndaj gazetarit Ergys Gjençaj

Ka reaguar organizata e Gazetarëve Pa Kufij në mbrojtje të gazetarit të News24 kundër dhunës policore ndërsa po filmonte me celular një aksion të policisë. RSF i referohet ngjarjes, duke nënvizuar dhunën e policisë ndaj gazetarit, konfiskimit të telefonit dhe ndalimit të tij për një orë rresht në komisariatin e policisë. RSA bën thirrje për hetim të rastit, ndaj sjelljes të oficerëve të cilët nuk kanë respektuar lirinë e shprehjes.

 

blank

 

blank

“Dënoj me forcë dhunën arbitrare ndaj gazetarit të News24″, Meta: Rast i përsëritur i cenimit fizik të reporterëve, meriton ndëshkim ligjor. Incident i rëndë

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta e cilëson një incident të rëndë atë që ndodhi sot me gazetarin e News24 Ergys Gjençaj, i cili u shtri në tokë me duart pas dhe u cilësua bashkëpunëtor nga policët në aksion pasi filmoi një operacion antidrogë.

Meta deklaron se ky rast i përsëritur i cenimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë.

“Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “News24”, Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik.
Ky rast i përsëritur i cenimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.
Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, deklaron Meta.

blank

blank

Nisen për në Kosovë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci, 15 mbeten në spital

Qytetarët e Kosovës të cilët mbijetuan nga aksidenti tragjik në Kroaci janë nisur për t’u kthyer në atdhe. Media kroat 24sata ka publikuar pamje nga nisja e të mbijetuarve për në Kosovë.

Ndërkohë gjatë ditës, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti me autobus të dielën në Kroaci, do të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, të martën, pas orës 22:00.

Trupat e pajetë pritet të kthehen në Kosovë me transport rrugor. Si pasojë e aksidentit kanë vdekur 10 persona, ndërsa 45 kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë sot se 15 persona po vazhdojnë të marrin trajtim shëndetësor në spital, ndërsa 26 janë liruar dhe do të kthehen në Kosovë. 1 person është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

blank

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve e Nju-Jorkut, SHBA: APEL PËR KRYEMINISTRIN E SHQIPËRISË, EDI RAMA

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve e Nju-Jorkut, SHBA, lëshoi këtë

 APEL PËR KRYEMINISTRIN E SHQIPËRISË, EDI RAMA

Duke marrë parasyshë rrethanat dhe zhvillimet më të reja  politike dhe diplomatike rreth Dialogut të Brukselit (2011-2021) nëpërmjet të cilit Serbia me presidentin e saj Aleksandër Vuçiq po këmbëngulë se “Kosova është e Serbisë”, e që në të vërtetë kurrë nuk ka qenë pronë legale, por vetëm një plaçkë e aneksuar me agresion, me luftë, me terror, me masakra dhe me gjenocid). Këtë të vërtetë, Albin Kurti (kryeministri aktual i Kosovës) ia tha homologut Vuçiq në takimin e tij të parë më të në Bruksel, më 15 qershor 2021.

Mirëpo, Aleksandër Vuçiqi (aleati dhe miku i ngushtë kryeministrit të qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama)  kërkesën e Albin Kurtit  për reflektimin e Beogradit zyrtar për kryerjen e ”3 gjenocideve serbe ndaj shqipatarëve dhe ndaj Shqipërisë, gjatë viteve 1878-1999”, e hodhi poshtë, duke e bojkotuar takimin.  Këtë sabotim  Vuçiqi e bëri me qëllim që fajin dhe përgjegjësinë  para monitoruesve të BE-së (Lajçakut dhe Borelit), t’ia hidhte kryeministrit Albin Kurti, gjoja se ky “kishte devijuar” nga “axhenda negociuese” e Dialogut të Brukselit.

E vërteta ishte ndryshe, mbase minues i bisedimeve të takimit të parë me Albin Kurtin, ishte vetë presidenti Vuçiq, sepse nuk pranoi që të hapej tema për “kolonializmin gjenocidal” të Serbisë, gjatë shekujve XIX dhe XX. Këtë sabotim e vërtetoi edhe në takimin e dytë me kryeministrin Albin Kurti, më 19 korrik 2021, kur demonstrativisht dhe publikisht  refuzoi t’I pranonte “3 librat” e dhuruara nga Albin Kurti, me subjekt dhe me përmbajtje të “3 gjenocideve kolonialiste serbe ndaj shqiptarëve, gjatë viteve 1878-1999”.

Në vend që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq t’i pranonte “3 librat për 3 gjenocidet serbe ndaj shqiptarëve”, ai përsëriti parullën ultranacionaliste antishqiptare : “Serbia nikada, nikada …nece priznati Kosovo”. Kjo kur të përkthehet në “gjuhën politike”, do të thotë “ me një këmbë jemi në luftë”! Kështu që, çdo kuptim dhe interpretim tjetër  politik, është plotësisht i gabueshëm dhe i pajustifikueshëm, mbase me këtë kërcënim nga pozita e politikës së forcës, Serbia  nuk heq dorë në mënyrë paqësore nga ish-kolonia e saj 100-vjeçare (1912-1999), edhe pse më 1999 e ka humbur nga lufa e drejtë çlirimtare dhe kombëtare të UÇK-së dhe të NATO-s. Tanimë, Kosova (de fakto dhe de jure) ka ndryshuar statusin e saj të dikurshëm kolonial në një shtet të ri, të shkëputur me luftë nga Serbia, i cili është plotësisht i pavarur dhe sovran, që u përket shqiptarëve mbi 90%, jo Serbisë ish-kolonialiste dhe gjenocidale.

                Ne si Akademi apelojmë arsyen e shëndoshë për marrëveshje paqësore, ashtu si diktojnë obektivat dhe parimet e Kartës së OKB-së !

Mirëpo, e drejta e vetëvendosjes, e pavarësisë dhe e sovranitetit të Republikës së Kosovës, ligjërisht de fakto dhe de jure (sipas dispozitave dhe neneve të Kartës së OKB-së, si dhe të normave, të parimeve dhe të rregullave të së drejtës ndërkombëtare), nuk duhet lejuar që të vihet në pikëpyetje nga ana e politikës kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë.

Përkundrazi, kjo në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nolens volens, duhet të jetë objekt shqyrtimi për shkak të kolonializmit gjenocidal më se 20-vjeçar ndaj shqiptarëve dhe ndaj Shqipërisë në Ballkan.

Duke qenë se presidenti i Serbisë , Aleksandër Vuçiq, as Qeveria e as Kuvendi i Serbisë absolutisht nuk po e njohin Kosovën e pavarur dhe sovrane, të cilën tanimë e kanë njohur mbi 100 shtete anëtare të OKB-së(2008-2021), me qëllim që t’i shmangemi konfliktit të armatosur   dhe të luftës eventuale, njëzërit APELOJMË  Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama që urgjentisht t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, duke i parashtruar  Padinë e Qeverisë së Kosovës për sanksionimin dhe penalizimin e gjenoicdeve koloniaiste të Serbisë, të kryera ndaj shqiptarëve dhe ndaj  Shqipërisë (1878-1999).

Vetëm në këtë mënyrë, Qeveria e Shqipërisë së Edi ramës, de fakto dhe de jure do të rreshtohej në anën e  mbështetjes së të vërtetës historike, politike, diplomatike, kombëtare dhe ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, jo në anën e rreshtimit të Serbisë kolonialiste gjneocidale të presidentit Aleksandër Vuçiqit, duke  bërë “ekskursione politike” në trekëndshin Beograd-Tiranë-Shkup gjoja në kuadrin e njëfarë “minishengeni ballkanik”!?

Ipso facto ky nuk është kurrfarë “shengeni ballkanik”, por një “aleancë treshe”, ku fjalën kryesore  e ka Serbia e Aleksandër Vuçiqit, me synim të fundit që të dale në Detin Adriatik, jo as Kosova, as Shqipëria e as Maqedonia Veriore. Kjo farë “trojke” hibride serbosllave-shqiptare e panatyrshme, në asnjë kuptim nuk është Ballkani, e për më tepër nuk është në interesin e shqiptarëve e as të bashkimit të tyre brenda Shqipërisë Etnike. Nocioni “Ballkan” është shumë më i gjerë si gjeopolitikisht, ashtu edhe gjeografikisht sesa tri shtete të “trojkës” e theksuar.

 Fundja,   hyrja  e Ramës në “minishengen”  me Zaevin dhe me Vuçiqin, jo vetëm se është gabim politik dhe antikombëtar, sepse nuk është në interesin nacional të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, por edhe në kolizion flagrant me NATO-n, ngaqë Shqipëria de fakto dhe de jure nuk ka kurrfarë të drejteje të hyjë në pakte dhe në aleanca të tjera sllave apo josllave ballkanike apo ndërkombëtare.

Që tradhtia ndaj Kosovës, të mos përsëritet tri herë, Qeveria e Edi Ramës, sa më parë të jetë e mundur, duhet  të kërkojë  nga Qeveria e Albin Kurtit, që padinë e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, t’ia dërgojë Qeverisë së Shqipërisë, në mënyrë që kjo si anëtare e OKB-së, t’ia dorëzojë Asamblesë së Përgjithshme në Nju-Jork. Ndryshe,  ‘dashuria idilike” dhe “ngjizja” politike dhe diplomatike anacionale e Ramës me Vuçiqin, në çastin historik, kur kryeministri i Shqipërisë, do të duhej të ishte krahpërkah me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka vetëm një emër-tradhti, sepse pa pajtim dhe pa bashkim gjithëshqiptar nuk do të ketë as liri, as  dritë, as paqe, as perspektivë e as ardhmëri të sigurt për kombin shqiptar e as për Shqipërinë Etnike në Ballkan.

Sa më sipër, për t’u distancuar nga historia, nga politika dhe nga diplomacia e esat pashë toptanëve serbofile  në favroin e politikës kolonialiste dhe gjenocidale të Serbisë së Nikola Pashiqit (ish-kryeministër, ish-ministër i Jashtëm etj. 1912 -19126), kryeministri Edi Rama, duhet ta braktisë miqësinë dhe aleancën me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev, e t’i kthehet me urgjencë përqafimit vëllazëror  të Albin Kurtit (kryeministër i Kosovës), sepse vetëm bashkëmendimi, bashkëveprimi, bashkëqendresa dhe besa e vëllait me vëlla dhe e motrës me motrën, mund t’i shpëtojë shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike në Ballkan, jo aleanca dhe miqësia tradicionale historike e tradhtisë dhe e pabesisë së larove me serbo-slslavët ballkanikë.

Pra, vetëm pajtimi, mirëkuptimi, haromonia dhe bashkimi, duhet të jenë një nga objektivat dhe nga detyrat prioritare strategjike kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë së sotme, jo përqafimi dhe “bizensi” tregtar politik me Vuçiqin dhe me Serbinë. Ne nuk jemi kundër serbëve, por vetëm kundër politikës pushtuese dhe gjenocidale e hegjemoniste të serbëve dhe të Serbisë. Kuptohet, ne duam paqe me Serbinë, por jo të jemi koloni e dikurshme nën Serbi (1912-1999).

Akademia  Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, SHBA,

Prof.Dr. Skënder Kodra ( kryetar),

Prof.Dr. Mehdi Hyseni (nënkryetar)

Nju-Jork, më 26 korrik 2021

blank

Gjenevë – Në moshën 87 vjeçare ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Shehu

VOAL – Ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Sheu. Lindi në Progonat të Kurveleshit më 1934. Studioi Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës. Më 1984, në 80 vjetorin e lindjes, bashkia e Tepelenës ia dha titullin “Qytetar nderi i Tepelenës”. Tituj të veprave janë: Horizonti i kaltërt (1959), Vite pa thinja (1970), Fjalë nga zemra (1977),
Gurra e fjalës (1980), Zëri i gjakut (1984), Poezi (1986), Ujvarat e diellit (1988).

Në motivacionin për dhënien e titullit  Qytetar Nderi, theksohej se Agim Shehu është njëri prej bijve më të shquar të Tepelenës, poeti me përmasa kombëtare, me kontribut të jashtëzakonshëm për kulturën tonë kombëtare. Një nga emrat e mëdhenj të letërsisë shqipe, Agim Shehu i ka bërë një nder të madh njohjes së vlerave më të mira patriotike, historike dhe kulturore të Tepelenës dhe krejt kulturës shqiptare. Ai përbën padyshim kreun e listës së bijve më të shquar që ka nxjerrë Tepelena në fushën e letrave shqipe.

Me rastin e dhënies së titullit “Qytetar Nderi i Tepelenës”, poeti Agim Shehu, nga Gjeneva ka drejtuar këtë letër të cilën e ka lexuar poeti Petrit Ruka:

Ju faleminderit e ju jam mirënjohës për vlerësimin e lartë që më bëni! Të parët tanë thoshin ‘I nderuari të nderon’. Në pamundësi për t’u ndodhur vetë atje, aq më tepër kur ndodhem larg vendlindjes, hartimin e kësaj përshëndetjeje e ndjej si një ndër vështirësitë më të mëdha nga çdo krijim që kam bërë. Fjala posa ulet mbi letër ndjehet e pakënaqur dhe kërkon që ta shuaj, pasi s’e kam gjetur mirë atë që duhet thënë për një krahinë si jona! Aq sa ndjehem i gëzuar e krenar, po aq ndjehem ngushtë të jem i nderuar zyrtarisht i një krahine me aq figura të mëdha e të rënda në histori e në jetën e saj. Figura aq shumë, sa as gurët pa fund të krahinës s’do mjaftonin për t’i ngritur secilit përmendoren që meriton. I përfytyroj shpesh me radhë e më bëhet se, sado tani 80- vjeçar, përballë tyre kam hutimin e fëmijës e si bir i vogël i tyre më ngrihen supet nga madhështia e tyre. Në krijimtarinë time kam thënë aq sa kam mundur, por për një gjë ndjehem gjithashtu krenar e i gëzuar: Tepelena dhe në tërësi Labëria ime janë aty zëri i parë; aq më tepër janë, mendoj unë, dhe kulmet e krijimtarisë sime modeste. Ky fenomen te krijuesi është i pavetëdijshëm. Fëmijëria me kujtimet e vendlindjes janë tingulli i parë i çiltër i çdo krijimi. Ngjarjet që vinë më pas janë ngjyrimet që kësaj skice i bëhen nga përvoja e viteve. Të moshuar, herë -herë vemi të takojmë fëmijërinë, sidomos pas ndonjë lodhjeje shpirti, t’i përulemi asaj duke vënë faqen të malluar mbi të, t’i kërkojmë falje që iu larguam. Por ajo s’mban mëri. Ajo ka mbetur fëmijë tek e kemi lënë, te shtegu i mëhallës e te rendja pas zogjve në Lumaqe, te ledhatimet e qengjit apo te ‘a’-ja e parë e abetares. Gëtja thoshte se “në do që të njohësh saktë një shkrimtar, vizitoi vendlindjen!”. Shpesh te tavolina e lulishtes sonë në Gjenevë vijnë zogj e na ulen afër, te karrigia bosh pranë. Të ngulin sytë e vegjël me dritë qielli, na pyesin për botën e njeriut…Vihem t’u përkthej cicërimën zvicerane, e më bëhet se më bëjnë gjyq: pse në fshatin tim dikur pata vrarë një shokun e tyre të largët e të pafaj tek këndonte mbi qershinë e posaçelur të fqinjit? Të vjen mirë që ty të vranë sa erdhe këtu tek ne me Azil Politik!?…Pastaj fluturojnë tutje, duke më lënë në meditimet e mia me shoqen time, ku malli për vendlindjen trazohet me dhimbjen e natyrshme njerëzore. Te Tepelena stralli, në relievin e vendit është dhe strall në karakterin e njeriut, një harmoni e gjeografisë me psikologjinë e banorëve. Shtrirë e përzier në hapësira të tjera të vendit, këtij stërralli të veçantë tepelenasi mund t’i paguajë dhe borxh, por ai e përballon dhe këtë me gjykimin Sovran të tij se në lumturi shihet virtyti dhe në dhimbje provohet karakteri. Se Tepelena, si tërë Kurveleshi më gjerë, te jeta e njeriut të vet di të harmonizojë vetëtimën me ylberin. Krijuesi Universal, malet e tij i dha si struktura të gjeografisë…Vendasi i ktheu në shtëpi të lirisë. Për këtë krahinë me shtrirjen e gjerë si Labëri të emërtuar dikur ‘Himarë’, kronisti osman gjykoi habitshëm se këtu banorët krenarë zihen dhe me retë që u kalojnë mbi krye. E haraçin për venome të lira, zyrtarëve osmanë ua zgjatnin vënë te maja e shpatës! Nuk është e rastit që Tepelena ‘e vogël’ me densitet aq të madh trimërish e atdhedashurie nxori një vigan të tillë si Ali Pashë Tepelena. Burri që si askush tjetër nga fqinjët guxoi e brenda Perandorisë së madhe e të frikshme Osmane krijoi shtetin e vet me qendër kryeqytetin shqiptar të kohës, Janinën. Me veprën e tij të madhe rilindësve u dha në duar idenë e fjetur se, ‘ne jemi Shqipëri’ më vete e u vlerësua aq lart në botë sa Hygo e quajti “Bonaparti Muhamedan”. Me ardhjen e çdo pushtuesi krahina ime prodhonte trimëri ashtu siç prodhon deti dallgë zemërimi nga erërat që e sulmojnë. S’më harrohet kur të parët në fshat dikur thoshin se, “do kemi luftë pasi gratë po lindin në radhë djem”. Mitologjia dhe historia brenda njeriut ushqenin njëra- tjetrën. Dëgjoj nga larg një fjalë të mirë për vendin tim e më mbulon gëzimi. Dëgjoj një fatkeqësi mbi të, e ma pushton ditën pikëllimi. Është thënë bukur se njeriun mund ta largosh nga Atdheu, por Atdheun s’ia largon dot nga zëmra. Janë këto sadopak arsye, që i përulemi vendlindjes sonë siç i përulemi dhe të thinjur gjirit të nënës. Njeriu në jetë mund të ketë shumë kënaqësi e nderime, ndoshta në hapësira më të gjera. Por vlerësimi që të bën vendlindja jote, cilado qoftë ajo në madhësinë e saj, është nderimi më i çmuar e i pakrahasuar me asgjë tjetër. Edhe njëherë mirënjohje të përzemërt, vendlindja ime e dashur e drejtues të nderuar të saj. Agim Shehu, Gjenevë


Send this to a friend