VOAL

Please Wait ...
0%

Shaban Murati: Shpikja më e fundit antishqiptare – ndarja kombit shqiptar në raca

By | September 14, 2017

Komentet

“Pasuri të fshehura, dëshmitarë të rinj e biseda telefonike”, provat e reja që po kërkohen për Saimir Tahirin

TIRANE- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbardhur sot vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që zgjati hetimet me tre muaj për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Hoxha tha se vendimi për zgjatjen e hetimit është marrë që më 17 janar, por publikohet sot, bën me dije “BalkanWeb”.

Gazetari sqaroi se: “Hetimet janë zgjatur për shkak se prokuroria i ka kërkuar material shtesë prokurorisë së Katanias në Itali dhe autoriteteve policore greke për lëvizjet e Tahirit dhe personave të rrethit të ngushtë të tij, të cilët kanë hyrë dhe kanë dalë në territorin grek”, në një kohë që as mbrojtja e Tahirit nuk e ka ankimuar vendimin në gjykatë, duke i lënë mundësi prokurorisë të hetojë edhe për tre muaj.

Sipas tij, hetimet për ish-ministrin Tahiri, i dyshuar për lidhjet me të akuzuarit Habilaj për trafik ndërkombëtar droge do zgjasin deri më 17 prill, ndërsa Prokuroria do të duhet t’i drejtohet sërish gjykatës nëse do të zgjasë hetimet përtej këtij afati.

Sipas Hoxhës, “Prokuroria ka kërkuar ndër të tjera ekspertizë vendase dhe të huaj, për të siguruar informacione të rëndësishme në lidhje me komunikimet elektronike dhe telefonike që Tahiri dhe personat e dyshuar kanë kryer me njëri-tjetrin duke përdorur edhe programe elektronike të vështira për tu gjurmuar”,- sqaroi ai.

Mes të tjerash, siç bëri të ditur gazetari, policia ka përpiluar një listë të re të dëshmitarëve të cilët do të merren në pyetje për të dhënë informacion në lidhje me veprimet e kryera nga Tahiri dhe personat e dyshuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Po ashtu, në zgjatjen e hetimeve prokuroria ka deklaruar se është duke hetuar dhe duke kryer verifikime në lidhje me pasuritë e fshehura apo të kaluara në emër të personave të tjerë, të cilat janë përfituar nga trafiku ndërkombëtar i narkotikëve”,- sqaroi gazetari për “BalkanWeb”.

VENDIMI
1-Dërgimi i kërkesave për ndihmë juridike në Republikën e Italisë dhe Greqisë
2-Kryerja e ekspertimeve kompjuterike për disa mjete komunikimi
3-Analizimi i të dhënave të përfituara nga komunikimet telefonike
4-Marrje deklarime personave, dëshmitarë të rinj
5-Kryerja e verifikimeve pasurore dhe veprimeve të tjera që mund të dalin nga dinamika e hetimeve
(Për këtë shkak zgjatet me tre muaj afati i hetimit për procedimin nr. 134)

Kotzias: Arritëm marrëveshje të pamundura prej 70 vitesh, çertifikimi në takimin Rama-Cipras

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka reaguar pas bisedimeve 3-ditore me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati në Korçë.

Sipas kreut të diplomacisë greke, ky raund i dytë bisedimesh ëhstë një hap i madh para në marrëdhëniet mes vendeve dhe ka arritur të zgjidhë mosmarrëveshjet mes Shqipërisë dhe Greqisë për një sërë çështjesh.

Ai konfirmoi tejkalimin e këtyre mosmarrëveshjeve dhe deklaroi se ato që u arritën në bisedimet e zhvilluara në Korçë, pritet të çertifikohen në takimin Rama-Cipras.

“Kemi arritur marrëveshje që nuk janë arritur gjatë këtyre 70 viteve midis Shqipërisë, jam i kënaqur për rezultatet e marrëveshjes. Qeveria shqiptare kishte guximin të votonte për dy ligje ekzekutive (bazuar në marrëveshjen e vitit 2009) dhe për të filluar procedurat e kërkimit dhe të zhvarrosjes së ushtarëve grek,” tha Kotzias.

Ngjela: Aleanca shqiptaro-amerikane mërzit shumë të korruptuarit, antishqiptarët dhe pushtuesit e territoreve

Në në koment të gjatë avokati Spartak Ngjela shkruan për reformën në Drejtësi në vendin tonë dhe impaktin e saj në nivelet drejtuese.

Tre aspektesh janë sot ata që dallojnë të jenë të mërzitur nga forcimi i Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, në funksion të aleancës shqiptaro-amerikane:

Të korruptuarit brenda Shqipërisë Antishqiptarët; dhe Pushtuesit e territoreve shqiptare.

l.Sot shihet qartë se që të tre grupet janë të lidhur në interesa vulgare dhe herë-herë shpërthejnë me gënjshtra frike, që nuk arrijnë ta kuptojnë se shpejt do të bëhen objekt talljeje.

Më qesharakë dallojnë të jenë të korruptuarit dhe antishqiptarët.

Të korruptuarit sot nuk po punojnë: ministra; ish ministra drejtorë të lartë e ish drejtorë, gjithë ditën mendojnë se si të fshehin paratë e vjedhja.

Dhe janë në konfuzion tërësor: ku t’i ruajmë? thonë; nëpër banka, po ku, në cilën bankë? Të gjithë vinë vërdallë: ca shohin me shpresë te revolta e Bashës dhe Saliut e Monikës; të tjerët te Rama, semos ky gjen ndonjë vrimë në Stamboll apo në Moskë; por ka nga ata që po presin një përplasje të nxehtë botërore.

Janë krejt të paditur; po të kishin pak njohuri për historinë e shtetit, nuk do të binin në këtë gjendje, nga e cila nuk do të dalin dot.

Si rregull, të gjithë korrupsionet shtetërorë që historikisht janë goditur në të gjitha shtetet europianë, që nga Anglia e Shekullit të Nëntëmbëdhjetë e deri të Italia e viteve 90′ të Shekullit që kaloi, janë shkatërruar, pasi pellgu i madh i korrupsionit shtetëror kishte pushtuar të gjithë institucionet dhe revolta popullore mund ta çonte gjendjen në revolucion.

Të gjitha korrupsionet shtetërorë në përmasa të mëdha, çojnë në përmbysje të dhunshme, por, edhe Anglia që ishte e para në Perëndim, edhe Italia që ishte e fundit, korrupsionin gjigand e mundën me Reformë. Në fakt reforma italiane thuajse dështoi; kurse reformat e tjera të Vendeve të Ulta; reformat e Vendevev Nordike dhe ajo franceze, e mbyllën çështjen e korrupsionit që në dhjetë vjetshin e parë të Shekullit të XX-të.

Po Reforma shqiptare?

Kjo ndodhi edhe këtu: korrupsioni shtetëror masiv duhej fshirë me një Reformë në Drejtësi, e cila do të sjellë reformën institucionale më pas.

Por të katër aspektet e përmendur më lart janë kundër Reformës në Drejtësi.

Ata dallojnë se pikërisht për këtë kanë koneksion veprimesh që vinë nga i njëjti ankth që i ka pushtuar.

Janë të bashkuar sidomos antishqiptarët dhe fqinjët pushtues territoresh shqiptare; por këta të dytët janë në korelacion edhe me korrupsionin e lartë shqiptar, se mendojnë ta shpëtojnë atë për interesat e tyre. Siç kanë bërë në një shekull.

Këta fqinjë që kanë urryer historinë mijëra vjeçare të shqiptarëve, por bashkë edhe me antishqiptarët si frymë, kanën100 vjet që përmendin duke klithur se Skënderbeu nuk ekziston, se Skënderbeu nuk është shqiptar; se shqiptarët janë turq; e turli pavërtetash të tjera me të cilat sot tallen eruditët e Perëndimit.

ll.

Të gjithë veglat e Beogradit, Athinës dhe Stambollit, në kor janë hedhur kundër Gjergj Kastriot Skënderbeut, dhe sa nuk thonë se nuk ka pasur dhe nuk ka fare shqiptarë. Por shumë prej tyre janë të ardhur këtu, dhe e dinë ose e ndiejnë këtë. Po pse, Gjergj Kastrioti si figurë ka nevojë edhe për injorancën patologjike që ta njohë historia, kur vetëm sheshe janë në Perëndim përmbi pesëdhjetë me gjithë bustin apo monumentin e tij?

Janë për t’iu qarë hallin. Ka mbi dhjetë mijë vjet që qentë i lehin hënës, e hëna qesh me ta.

Edhe këta qesharakë janë.

Kryesorja janë njerëz të mangët nga fantazia; dhe kjo i ka zhytur dhe janë kundër qytetërimit amerikan. Por janë hedhur kundër shqiptarëve se janë në delir, dhe iu duket sikur shqiptarët nuk po u japin vendin e lartë që meritojnë.

Nuk e nxjerrin dot mllefin me Amerikën; dhe kërkojnë të fyejnë shqiptarët, pse po i përkrah tani kaq shumë politika amerikane. Hajde, Hajde! Prisni se do të shihni tetë milionë shqiptarë të bashkuar.

Duroni! Se kjo është më e mira rrugë. Janë 68 mijë km2 në lojë drejt Shqipërisë dhe, mirë grekët e serbët që janë të shqetësuar nga e vërteta për shqiptarët; po këta që jetojnë këtu mirë, çfarë kanë? Se jashtë Shqipërisë, këta do të ishin nëpër strehënat farfnorë – e pra, këta çfarë kanë?

Por gjithkush që nuk e do zhvillimin modern të Shqipërisë duhet të durojë se do të ketë

zhvillime cilësore në këto kohë, sidomos ardhja në Shqipëri e atyre që priten të vinë: harvardasve; e atyre shqiptarëve që kanë mbaruar në Jell, në London School of Economics e në universitete të tjerë prestigjozë perëndimorë, dhe, sidomos, ardhja në Shqipëri e menaxherëve shqiptarë që punojnë në institucione të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara, do t’i mërzisë të tre regjistrat që përmendëm më lart.

Ardhja e Shqiptarëve nga Perëndimi do të jetë kushti i madh i bllokimit të injorancës në pushtet. Dhe kjo duhet të jetë skema amerikane, dhe kjo është në fakt. Se janë dhjetra e dhejtra ata që janë përzgjedhur deri tani realisht drejt e po presin të vinë për të implementuar Reformën Shqiptare.

Të gjithë të korruptuarit kur do largohen nga ligji do sjellin çlirimin e shqiptarëve si shoqëri. Por, drejtuesit e nivelit që do të formojnë qeverinë antikorrupsion, do të ngulin në Shqipëri intelektualizmin e luftuar në këta 27 vjet nga Berisha, Nanoja, Meta dhe Edi Rama.

Ardhja e tyre sipas skemës amerikanë do të sjellë në Shqipëri shpalljen e falimentimit të antiintelektualizmit shqiptar që mund të thuhet se filloi me Enver Hoxhen; vazhdoi me Sali Berishën dhe përfundoi me Edi Ramën.

Tiranë: Studimi, të prekurit nga de-kriminalizimi po promovohen në karrierë

Instituti i Studimeve Politike sapo ka mbyllur në Tiranë një studim mbi dekriminalizimin e institucioneve, ku flitet me shqetësim për zvarritje dhe rezultate të pakëta në zbatimin e këtij procesi.

Nga studimi del se gjatë tre viteve të fundit janë larguar nga postet e larta shtetërore vetëm tre persona, ndërsa dhjetra të tjerë kanë arritur ti shmangen penaliteteve të këtij ligji duke vazhduar të qetë karrierën nga një institucion te tjetri.

Drejtuesi i këtij Instituti Afrim Krasniqi thotë se për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit mungon vullneti politik i partive dhe institucioneve shqiptare dhe duket se ligji u bë vetëm për të kënaqur pritshmëritë e institucioneve ndërkombëtare.

Pasi janë larguar nga parlamenti ata janë emëruar më poshtë nëpër ministri, prefektura, bashki dhe inspektoriate pa u shkëputur për asnjë ditë nga angazhimet partiake.

Zoti Krasniqi thotë se në mënyrën më paradoksale zyrtarë të ndryshëm janë larguar nga parlamenti prej dekriminalizimit, por kanë vazhduar karriera politike dhe administrative akoma më të suksesshme.

Studimi vëren se nga nxitimi në përgatitjen e ligjit, rrjeta ka lënë shumë hapësira nga po shpëtojnë shumë prej zyrtarëve të inkriminuar. Aty përdoret si shembull mospërfshirja e rekordeve të policisë zviceriane ku kanë lënë vepra e të dhëna kriminale shumë shqipëtarë.

Dekriminalizimi mbetet për një kohë të gjatë një temë e nxehtë debati mes partive politike të cilat shpesh vënë në dyshim akuzat e ndërsjellta për inkriminime te politikanëve të njohur midis tyre.

Zoti Krasniqi thotë se për fat të keq ky ligj po përdoret si gjueti shtrigash dhe mjet presioni ndaj politikanëve të ndryshëm dhe thjesht po i njollos ata pa i dënuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë herë pas here në debate të ashpëra kur ka shqyrtuar kërkesa të prokurorisë për ndërprerje mandati deputetësh me të dhëna kriminale.

Edhe pse këto të dhëna kanë ardhur nga polici të ndryshme evropiane deputetët i kanë vënë në dyshim dhe i kanë hedhur poshtë dhe anëtarët e kqz kanë replikuar pro dhe kundra sipas humoreve politike dhe aleancavve partiake të momentit.

Studiuesit mendojë se ligji për dekriminalizimin është i dyti që po rrëshqet drejt dështimit pas ligjit të mëparshëm mbi pastërtinë e figurave të përzjera me diktaturën komuniste.

Sipas tyre, si të inkriminuarit e diktaturës ashtu dhe te inkriminuarit e korrupsionit të sotëm po i shpëtojnë njëlloj masave parandaluese dhe po arrijnë të depërtojnë pa pengesa në nivelet më të larta të administratës shtetërore dhe të partive politike.

Shkup, protestë kundër rikualifikimit të veprës në rastin e Almir Aliut

Grupi i protestuesve nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë kërkuan që mos të rikualifikohet lënda nga “tentim për vrasje” në “aksident me pasojë vdekjen”

SHKUP – Me iniciativë në rrjetet sociale, një grup qytetarësh u tubuan në Urën e Gurit në Shkup për të shprehur revoltën e tyre kundër rikualifikimit eventual të veprës në rastin e katërvjeçarit Almir Aliu nga Kumanova, i cili dy vjet më parë ndërroi jetë si pasojë e goditjes me automjet pas një zënke banale mes babait të tij dhe të akuzuarit për vrasjen, Bojan Iliq.

Grupi i protestuesve nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë kërkuan që mos të rikualifikohet lënda nga “tentim për vrasje” në “aksident me pasojë vdekjen”. Ata me sloganin “Prokurorët vrasin Almirin për herë të dytë” marshuan drejt Prokurorisë Republikane, ku në shenjë simbolike vendosën lule para hyrjes së objektit.

Diana Tahiri, njëra nga organizatorët e iniciativës, tha se nga të gjithë dëshmitë e paraqitura duket qartë se te i akuzuari ekziston synimi për vrasje dhe se në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si vepër penale tjetër përveç “vrasje”.

“Rasti, siç shihet edhe nga video incizimet, ka të bëjë me vrasje klasike e kryer me paramendim. Nuk duam që edhe ky rast të jetë një nga ato në të cilat do të konstatojmë ekzistimin e drejtësisë selektive. Nuk guxojmë që drejtësia të varet nga përkatësia etnike e të akuzuarit, viktimës ose pjesëmarrësve tjerë në vepra”, deklaroi Tahiri.

Sipas organizatorëve të iniciativës, përmes rikualifikimit të lëndës pala e akuzës tenton ta zvogëlojë dënimin e mundshëm, për shkak se Kodi Penal për aksident parashikon dënim me të paktën 4 vjet burg, ndërsa për “vrasje me paramendim” të paktën 10 vjet burg.

Ndryshe, zënka që la të vdekur Almir Aliun ndodhi më 25 qershor të vitit 2016, kur i akuzuari shtypi me makinë katërvjeçarin së bashku me prindërit e tij, pas një zënke paraprake mes prindit të Almirit dhe të akuzuarit. Almiri kaloi rreth një javë në kujdes intensiv, ndërsa më 2 korrik ndërroi jetë në klinikën e Shkupit.

Vrasja, në atë kohë, shkaktoi reagime dhe revolta të shumta në publik, veçanërisht në rrjetet sociale ku vëreheshin komente të shumta që kërkonin drejtësi për Almirin e vogël, përfshirë edhe ato nacionaliste dhe thirrje për protesta. aa

Shfuqizimi i Gjykatës Speciale, Kuvendi i Kosovës ia dërgon projektligjin qeverisë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, pas takimit të anëtarëve të saj, ka proceduar për mendim në qeveri Projektligjin për shfuqizimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca ka thënë se kryesia ka marrë vendim që nisma për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, t’i shkojë për shqyrtim Qeverisë së Kosovës.

“Pra kemi një avancim të kësaj nisme. Mendoj që njëri nga anëtarët dalloi nga vendimmarrja e për këtë duhet ta pyesni Xhavit Halitin. Ka shkuar siç është kërkuar kjo nisme. Topi tani është në dorën e qeverisë se çka mendon për shfuqizimin”, ka theksuar Konjufca.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, e kishte lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.

Ai në një prononcim për media ka thënë se në momentin kur ka ardhur në shqyrtim si pikë e rendit të ditës, iniciative e deputetëve për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, ai është larguar nga takimi.

“LDK-ja është kundër kësaj iniciative. Ne sot lëshuam mbledhjen dhe presim të shohim se si do të procedojë me këtë çështje shumica parlamentare”, ka shtuar Hoti.

LDK braktis mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për shkak të Speciales

Avdullah Hoti

 

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka dalë nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit që po mbahet sot, pasi që sipas tij, aty po diskutohej për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Në pikën e tretë u diskutua për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ne e lëshuam mbledhjen sepse kjo çështje është e dëmshme dhe rrezikon marrëdhëniet me ndërkombëtarët”, deklaroi Hoti para mediave në Kuvendin e Kosovës.

Hoti theksoi se LDK-ja, vazhdon të mbajë qëndrim kundër kësaj nisme.

Kryesia e Kuvendit gjatë javës së kaluar nuk ka arritur ta shqyrtojë kërkesën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, përkatësisht të Gjykatës Speciale.

Një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të mungesës së kuorumit për punë, që është shkaktuar me mungesën e anëtarëve të saj në mbledhje.

Mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Jonuz Musliut – Nga ISUF BAJRAMI

Të dashur familjarë, shokë dhe miq të Jonuz Musliut

Në këtë moment të dhimbshëm më lejoni që në emrin tim, të familjes sime dhe të bashkëkombësve të mi në Republikën e Kosovës t’ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e bashkëshortit dhe babait të dashur, nëpërmjet jush politikanëve për humbjen e kolegut të tyre të vyer, gjithë bashkëqytetarëve të tij në Kosovën Lindore për humbjen e një udhëheqësi vizionar. Edhe pse në epiqendër të jetës së tij ishte Atdheu, ai kurrë nuk e la anash familjen e tij. Ai ishte bashkëshortë i dashur dhe i përkushtuar, baba i kujdesshëm dhe i angazhuar dhe vëlla i mirë.

Përcjellja e dhimbjes që ndjen secili prej nesh për ndarjen e parakohshme nga shoku i ilegales, shoku i qelisë së burgut, nga kolegu i punës, nga fqinji, nga qytetari i dhe aktivisti i pa kompromis për pavarësinë e Kosovës dhe viseve të saja!

Dashuria e Jonuzit për vendin e tij,ishte dashuri për njerëzit,pavarësisht nga përkatësia sociale, politike e fetare.

Kjo bëri që Jonuzi të angazhohej për ta,për të drejtat e tyre politike e sociale për mirëqenie,për drejtësi dhe për barazi.

Ai u respektua dhe vlerësua edhe nga ata që mund t`i kishte kundërshtar politik.

Jonuzi,nuk vrapoi asnjëherë pas posteve,pas karrierës,nuk kërkoi asnjëherë privilegje,nuk u ankua asnjëherë për fatin e tij personal. Nuk dinte të ankohej,dinte të jepte,por nuk dinte të merrte.

Nuk e di cilit prej jush nuk do t’i dridhej sot buza, po të detyrohet të flas për këtë njeri kaq të mrekullueshëm! E le ma mua, që më duhet t’i belbëzoj këto fjali për mikun më të shtrenjtë, i cili na la mu atëherë kur pritnim më së shumti prej tij.

Jonuzi, vuri në dispozicion idealet e tij për t’i shërbyer popullit, lirive njerëzore, demokracisë, bashkëjetesës, paqes dhe stabilitetit dhe gjithë arsenalin e tij shpirtëror dhe intelektual.

Si një politikan vizionar ai përdori me mjeshtri dialogun dhe diplomacinë edhe në momentet kur paqja dukej më e pashpresë se kurrë.

Kujtimi për ty Jonuz,për sakrificat tua,për vuajtjet në burgjet e Serbisë,për angazhimin tënd politik,të lënë të pranishëm përjetësisht në zemrat tona për çlirim dhe bashkim kombëtar do të vazhdojë deri në fund.

Ti e deshe lirinë, e deshe vendin të zhvilluar ekonomikisht, të përparuar.

Ne të gjithë shpresonim që ti do të jesh e ardhmja e ndritur në Kosovën Lindore, shumëkush nga ne,në mendimet e veta po edhe në përgjegjësitë që bartnim, thurnim plane se ku dhe si do të shfrytëzonim më mirë zellin e tij udhëheqës, aftësitë e tij drejtuese dhe kapacitetet e tija shpirtërore.

Ti e deshe Shqipërinë, ti i deshe shqiptarët të bashkuar dhe ti kontribuove deri në frymën e fundit të jetës tënde për ta.

Ti e mbarove obligimin tënd.

Jonuzi, sot po ndahet fizikisht nga ne,por vdekja jote nuk është fjala e fundit!

Ne, shokët e tu,miqtë, familjarët, do ta vazhdojmë aty ku e ke lënë ti.

Shembulli yt i sakrificës, shembulli yt i angazhimit do të jetë frymëzim në rrugën tonë.

Me ikjen e tij,do të na mungojë të gjithëve,por ai lë pas një shembull dhe eksperiencë që do ta bëjnë të jetë gjithmonë i pranishëm mes nesh.

Ndajmë me ju dhimbjen dhe hidhërimin e madh.

Qoftë i lehtë dheu i Kosovës Lindore, që ti e deshe aq shumë mbi trupin tënd.

Me respekt për Ju;

Isuf Bajrami

Gjilan; 20.01.2018

Përfundon takimi Bushati-Kotzias në Korçë

Në një njoftim të përbashkët theksohet se të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve

KORÇË/TIRANË – Ka përfunduar në qytetin e Korçës takimi mes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe homologut të tij të Greqisë, Nikos Kotzias, i cili shënoi dhe raundin e dytë të bisedimeve mbi çështjet e hapura të karakterit historik, aktual dhe për perspektivën e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Takimi filloi të premten dhe për tre ditë me radhë Bushati dhe Kotzias, si dhe delegacionet shoqëruese kanë zhvilluar bisedime, ku mësohet se janë fokusuar në disa çështje, që lidhen me të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, lëvizjen pa pengesa drejt Greqisë të qytetarëve me origjinë nga Çamëria, si dhe çështje të tjera.

Në një njoftim të përbashkët për mediat të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Jashtme të Greqisë, theksohet se të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve.

“Në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane. Diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim”, theksohet ndër të tjera në njoftim.

Takim i Korçës u zhvillua në vazhdën e takimeve periodike të zhvilluara në nivel diplomatik dy vitet e fundit. Bisedimet në Korçë u mbajtën dy muaj pas takimit dypalësh në Kretë, ku ministrat Bushati dhe Kotzias u takuan të asistuar nga ekipet negociatore. aa

Çfarë na tha ai që e njihte Oliver Ivanoviçin – Nga YLLI POLOVINA

Vrasja e Oliver Ivanoviçit me pesë plumba, para selisë së partisë së tij të Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, krijoi shqetësim edhe mes shqiptarëve, sidomos në Tiranë. Teknika e likuidimit fizik ngjante me atë të një çerekshekulli më parë, të Azem Hajdarit. Për rrjedhojë, të  paktën si perceptim, u krijua fillimisht përshtypja se mund të ndodhnin në Prishtinë ato që ngjanë në kryeqytetin e Shqipërisë: tanke në rrugë, protestues partiakë, që sulmuan Kryeministrinë dhe mitraluan zyrën e kryeqeverisësit, pushtuan radiotelevizionin publik…

Ndërkohë, nuk ishte vetëm ndonjë analist i vetmuar, i cili parashikoi një perimetër më të madh të trazimit: tërë Ballkanin, sidomos hapësirën e ish-Jugosllavisë. Prandaj, në shkrimet e tyre Oliver Ivanoviçit i dhanë fuqi të madhe historike: e bënë me shtatin e Arqidukës Franc Ferdinand, për pasojë edhe siujdhesën tonë, në mos gati tërë kontinentin, të përfshirë në një përplasje të ngjashme me Luftën e Parë Botërore. Por asgjë e tillë nuk po ndodh, duket sheshit.

Çdo lojë propagandistike e qëllimshme apo thjesht e shpikur nga gjithëlogët mediatikë, se në këtë vrasje janë të përzierë shqiptarët (dhe kështu të rindizet kacafytja e tyre me serbët), apo çdo interpretim tjetër bashkëngjitur se është pleksur vetë Beogradi zyrtar apo Moska me plane ende të parealizuar të daljes në detërat e ngrohta të Adriatikut dhe Jon, nuk po mbështetet prej zhvillimeve konkrete. Së fundi, Presidenti serb Vuçiç shkoi në Mitrovicë dhe përsëriti nevojën e miqësisë dhe të zgjidhjes së butë të problemeve me shqiptarët…

Gjithsesi, autori i këtyre radhëve, kur kjo e fundit ende nuk kish ndodhur, por si çdo shqiptar e ballkanas, e ndiqte nga afër këtë zhvillim në pamje të parë tepër drithërues, gjeti të domosdoshme të takojë e bisedojë me një mikun e tij, i cili qe njëkohësisht edhe njohës nga shumë afër i Oliver Jovanoviçit. Ky është shqiptar nga Kosova dhe banon në Tiranë, në Prishtinë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si edhe në Lindjen e Mesme. Jo vetëm për këtë arsye ka tepër informacion.

QUHET NEXHMEDIN SHEHU

Po e tregojmë çfarë në thelb na tha, me besimin se do të ndihmojë sadopak që të krijohet qetësi tek ata që paralajmërojnë kobe. Sipas Nexhmedinit, me Oliverin është njohur nga fare afër qëkur qenë fare të rinj, në Gjakovë. Sepse Nexhmedini dhe Oliveri janë nga ky qytet. Ivanoviç është me origjinë shqiptar nga fisi i madh Kuçi, por nëpër shumë dekada, ndërsa pjesa më e madhe e tij ruajti kombësinë autoktone, një grumbull u bënë malazezë.

Pra, Oliver Ivanoviçi dhe i ati i tij, Bogdani, janë Kuçi, të vendit fqinj. Bogdani qe drejtor shkolle në Gjakovë dhe atje ishte nxënës i tij Nexhmedini. Oliveri qe pak më i vogël. Kur Nexhmedin Shehu u bë (18 vjeçar) mësues në këtë shkollë, filloi jetën e bangave edhe i biri i drejtorit, Oliveri. Ky i fundit bashkë me të vëllanë binin në sy për ashpërsi ndaj shqiptarëve. Edhe nëna e tyre, Ollga, qe e tillë, madje tepër e doktrinuar. Bogdan Ivanoviçi ishte më elastik, por tepër i përputhur me platformën historike të serbëve ndaj çështjes së shqiptarëve.

Kur Bogdani u bë drejtori i Universitetit Punëtor në Gjakovë e ftoi mikun e tij shqiptar Nexhmedin Shehu të bëhej mësues aty, çfarë ndodhi menjëherë. Më 1965 familja Ivanoviç u zhvendos në Mitrovicë. Oliveri këtu nisi të rrisë peshën e tij proserbe si edhe rolin jo miqësor me shqiptarët.

Mes të tjerash, hyri në shërbimin e fshehtë ushtarak, inteligjencë që për traditë në Beograd i kanë dhënë mjaft funksione dhe fuqi. Kështu, prej kohës së titizmit në atë të pas tij, përfshi edhe periudhën tërësisht antishqiptare të Sllobodan Millosheviçit, Oliver e kaloi me aftësinë për të mos u shkëputur prej ideologjisë së maskuar shovene, çfarë e ndryshoi, për t’iu përshtatur, kushteve të reja të ndërhyrjes së NATO-s dhe Kosovës së çliruar.

U bë, para shpalljes së pavarësisë së saj, deri edhe nënkryetar i Parlamentit dhe më pas u mundua të përfaqësojë, me idenë e bashkëjetesës, serbët në Kosovë. Qe një mënyrë e re për të plotësuar pasionin që ai kish për protagonizëm politik si edhe për të mos u mënjanuar nga mundësia për të ushtruar pushtet. Lëvizshmëria e madhe politike dhe konvertimi i papushuar e patën konsumuar dhe ata që shtinë mbi të, të paktën porositësit, e dinin që ai nuk i shkaktonte asnjë minimum tronditjeje Ballkanit. U hoq qafe në pikën më të ulët të forcës së tij ndikuese.

Nexhmedin Shehut i ka mbetur fort e ngulitur në kujtesë një bisedë që ka bërë me Oliver Ivanoviçin në maj 1996, kur vetë qe drejtor i Pallatit të Rinisë në Prishtinë dhe tjetri në krye të Pallatit të Sportit në Mitrovicë. Bashkëpunuan, por me një pengesë të qëllimshme që u vuri Oliver, për mbajtjen aty gjatë dy ditëve të një festivali grupesh muzikore shqiptare. Me këtë rast, në zyrën e njeriut që në origjinën e vet qe nga fisi Kuçi, të dy bënë një bisedë që zgjati plotë pesë orë.

Qe dialog kokëfortë, secili në pozicionet e veta, por pa urrejtje ndaj njëri-tjetrit. E nisën dhe e përfunduan intelektualisht. Oliver i tha se në qoftë se shqiptarët do të ngulnin këmbë për pavarësimin dhe shkëputjen e tyre nga Jugosllavia, ata do t’i vrisnin që të gjithë. Në thelb, Nexhmedin Shehu iu përgjigj se ata e kishin të tërë fuqinë ushtarake për ta bërë këtë, por do të qe një bumerang: do të zgjohej protesta dhe zemërimi i Perëndimit dhe kjo do të binte me ta.

Pastaj qe munduar t’i provonte se me një plan të tillë për katër muaj e patën goditur dhe martirizuar me të gjitha mjetet vrasëse qytetin e Vukovarit në Kroaci dhe patën mundur të vrisnin, prej 60 mijë banorëve, vetëm 4 mijë. Popullin nuk e zhduk dot, i pati thënë. Atëherë Oliver Ivanoviç (Kuçi) qe shprehur se “do t’ju dëbojmë”. Shehu i ishte përgjigjur: “Edhe këtë fuqi e kini, por rikthimi i shqiptarëve do të jetë shumë i shpejtë dhe tepër i furishëm ndaj padrejtësisë së shpërnguljes”.

Ky Oliver u vra para selisë së partisë së vet, sipas një modeli që e kemi parë në Tiranë me jetëmarrjen e Azem Hajdarit. Kishte të drejtën e vet të jetonte dhe të hynte në historinë e Kosovës, ashtu siç qe. Por në të Ballkanit është e pamundur. Që të trazosh këtë siujdhesë dhe të përsëritësh rolin e atentatit në Sarajevë ndaj Arqidukës Franc Ferdinand nevojitet një kompleks i tërë rrethanash, ndërsa aktualisht asnjë prej tyre nuk ekziston. Ballkani po shtyhet në kahje tjetër: drejt miqësimit. Platforma e armiqësimit, hë për hë, nuk ka asnjë shans.

Ngjarja e Vlorës, nënë e bir janë vrarë. Autorët i vunë flakën banesës

Dy persona humbën jetën në Vlorë, në lagjen “1 Maji”, ku policia gjeti trupat e pajetë të 73-vjeçares Salkie Hoxhallari dhe djalit të saj 43-vjeçar, Novruz Hoxhallari.

Banesa e tyre u gjet tërësisht e djegur, gjë që bëri të dyshohej se trupat e tyre ishin djegur nga një incident.

Por, pas ekspertizës, në trupat e viktimave janë gjetur shenja dhune. Ekspertët mjeko-ligjorë evidentuan të çara dhe dëmtime të mëdha në kokën e 43-vjeçarit dhe shenja çarjeje në fytin e të moshuarës.

Policia dyshon se djegia e trupave ka qenë e qëllimshme, pasi ata janë vrarë nga agresori. Deri më tani janë shoqëruar disa nga familjarët, të cilët po merren në pyetje, ndërsa policia po punon për gjetjen e autorëve të vrasjes.

Konfirmohet marrëveshja, të hënën fillon zhvarrimi i ushtarëve grekë

Të hënën aktivizohet zyrtarisht marrëveshja e arritur midis dy qeverive për zhvarrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, në vitet 1940-1941. 

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia zyrtare greke, ANA-MPA.

Procesi parashikon lokalizimin, zhvarrimin, identifikimin dhe pastaj varrimin e tyre në dy varreza, në Bularat dhe Këlcyrë, sipas vendimit të qeverisë shqiptare në 13 dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas agjencisë greke të lajmeve, punimet për zhvarrimin do të fillojnë të hënën në ora 11,00 në Dragot të Tepelenës. Nën mbikqyrjen e komisionit dypalësh do të gërmohet në vendet ku sipas hartave italiane të kohës, por edhe dëshmive të banorëve, janë varrosur qindra ushtarë grekë që ranë gjatë betejave të përgjakshme me italianët.

Punimet do të vazhdojnë kudo ku mendohet se ndodhet eshtrat e rreth 6.800 grekëve, nga 8.000 që u vranë në periudhën nga nëntori 1940 deri në prill 1941, sipas agjencisë ANA-MPA.

Në fakt, kërkesa greke për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë, daton prej më shumë se 30 vite më parë.

Në shkurt 1985, kryeministri i atëhershëm shqiptar, Adil Çarçani, ka nënshkruar një urdhër, që u dërgohej disa ministrive, si dhe komiteteve ekzekutive të dhjetë rretheve në jug dhe lindje të vendit.

Shkresa titullohej “Për identifikimin dhe saktësimin e numrit të varreve të ushtarëve grekë të rënë në vendin tonë gjatë luftës italo-greke (1940-1941).

“Meqë qeveria greke kërkon kthimin në Greqi të eshtrave të ushtarëve grekë, është e domosdoshme të bëhet një punë serioze për gjetjen e varreve të tyre”, nënvizonte kryeministri Çarçani.

Shefi i qeverisë komuniste udhëzonte ministrinë e Ekonomisë Komunale që “në bashkëpunim me ministrinë e financave të zgjidhë mënyrën e përballimit të shpenzimeve për zbulimin e këtyre varreve”.

Në vitet që pasuan, Athina u tërhoq nga kërkesa për kthimin në Greqi të eshtrave, duke gjykuar se ato duhej të mbeteshin në Shqipëri.

Atëherë filloi një maratonë negociatash që përfundoi me nënshkrimin e marrëveshjes përkatëse në vitin 2009.

Por kjo marrëveshje kishte mbetur pezull për shumë vite, dhe u zhbllokua pas takimit që dy ministrat e jashtëm, Kotzias e Bushatit zhvilluan në Kretë, në nëntor të vitit të kaluar. /Oranews/