VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Serena Williams rikthehet në Australian Open, synon barazimin e rekordit

By | December 5, 2018

Komentet

Jose Mourinho do të nisë program televiziv në RT

Ish-menaxheri i klubit anglez të futbollit Manchester United, Jose Mourinho, do të jetë nikoqir i programit të tij televiziv në kanalin rus RT, i cili deri vonë është njohur si Russia Today.

Mourinho, 56 vjeç, do të ofrojë analiza për lojërat e Ligës së Kampionëve.

“Do të flas për futbollin në RT. Çfarë tjetër keni menduar se do të bëj”, tha ai në një video promovuese.

Mourinho ka punuar si ekspert për rrjetin RT, me seli në Moskë, gjatë Kupës Botërore 2018, e cila është mbajtur në Rusi.

Ai është shkarkuar nga Manchester United në dhjetor, pas dy vjetësh në këtë klub, për shkak të, siç është thënë, një periudhe zhgënjyese me rezultatet.

“Doja një sfidë të re. Jam mësuar t’i befasoj njerëzit”, tha Mourinho.

Programi i tij televiziv do të nisë më 7 mars.

RT, rrjet televiziv i mbështetur nga Kremlini, është i disponueshëm në më shumë se 100 vende.

Distria e nis për mrekulli aventurën në “Grand Slam” të Parisit

Distria Krasniqi është kualifikuar në rundin e tretë në Grand Slam të Parist

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka nisur siç është më së miri aventurën në Grand Slamin e xhudos në Paris, shkruan Gazeta Express.

Ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në rundin e dytë u përball me xhudisten portugeze, Joana Diogo, edhe kjo e fundit e kaloi rundin e parë pa luftë.

Krasniqi u tregua e fortë për portugezen në rrethin e dytë, duke triumfuar me Ippon, për t’u kualifikuar në rundin e tretë dhe për ta nisur me këmbë të mbarë në Paris, aty ku synon të rrëmbejë medalje të Artë.

Në rrethin e tretë, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga brazili, Gabriela Chibana.

Akil Gjakova nuk gabon, kualifikohet në çerekfinale në Grand Slam të Parisit

Edhe Akil Gjakova është kualifikuar në çerekfinale të Grand Slamit të Parisit

Pas Distria Krasniqit, Akil Gjakova është xhudisti i radhës që është kualifikuar në rundin e tretë në Grand Slam të Parisit, shkruan Gazeta Express.

Akili e ka kaluar rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë u përball me xhudistin nga Gjermania, Igor Wandtke.

Nuk ishte aspak një ndeshje e lehtë për xhudistin kosovar, por ia doli të fitojë pas vazhdimeve.

Kujtojmë se tashmë Nora Gjakova është eliminuar nga Grand Slami që po mbahet në Paris.

Ajo nuk ia doli të fitojë asnjë luftë, e cila kaloi direkt në rundin e dytë.

Në rrethin e dytë, Nora u eliminua nga Jisu Kim për pasivitet, duke bërë tri gabime të njëpasnjëshme.

David Beckham me statujë para stadiumit të Galaxy

LOS ANGELES – Statuja e David Beckham, 43 vjeç, ish-kapiteni i ekipit të futbollit të Anglisë muajin e ardhshëm, do të zbulohet para stadiumit Los Angeles Galaxy.

Beckham ka luajtur për klubin e Los Anxhelosit për gjashtë vjet, duke filluar në vitin 2007. Me LA Galaxy ai fitoi dy tituj kampionë të MLS në 2011 dhe 2012.

Anglezi do të bëhet lojtari i parë në histori të MLS-së që do të fitojë statujën. Ajo do të prezantohet në “Dignity Health Sports Park“, kompleksi ku gjendet stadiumi Galaxy, më 2 mars, para fillimit të ndeshjes së parë në sezon kundër Chicago Fire.

Është interesante se Beckham aktualisht është bashkëpronar i zgjerimit të klubit Inter Miami, i cili duhet të bashkohet me MLS që nga viti 2020.

Trupi i gjetur në rrënojat e avionit është i futbollistit Emiliano Sala

Trupi i nxjerrë nga rrënojat e avionit me të cilin po udhëtonte futbollisti Emiliano Sala dhe piloti David Ibotson, i zbuluar pas një kërkimi nënujor eshte identifikuar se eshte ai i futbollistit te Cardiff City.

Sipas BBC, në deklaratën e policisë së Dorset leshuar gjate mbremjes thuhet: “Trupi i sjellë në Portland Port, të enjten me 7 shkurt 2019, është identifikuar zyrtarisht dhe është i futbollistit profesionist Emiliano Sala”.

“Familja e z.Sala dhe e pilotit David Ibbotson janë njoftuar me këtë lajm dhe do të vazhdojnë të mbështeten nga oficerët e trajnuar posaçërisht për familjet në këto raste. Mendimet tona mbeten me ta në këtë kohë të vështirë”.

Trupi u zbulua në rrënojat e aeroplanit të hënën dhe autoritetet ishin në gjendje ta nxirrinin atë dy ditë më vonë, pavarësisht nga “kushtet sfiduese”.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) tha se operacioni ishte kryer “ne një mënyrë dinjitoze”.

Cardiff City, lëshoi një deklaratë pak pasi u konfirmua identifikimi, duke thënë: “Ngushëllimet tona më të përzemërta familjes së Emilianos. Ai dhe Davidi do të mbeten përgjithmonë në mendimet tona”.

Disa nga lojtarët e klubit reaguan nëpërmjet Twitter. Full Joe Bennett ka shkruajtur “RIP Emiliano”.

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

TIRANË – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Duka ka arritur të zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Futbollit në punimet e Kongresit të 43-të të UEFA-s në Romë.

“Presidenti Duka ka arritur të zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s me 36 vota, duke marrë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha evropiane për një mandat 4 vjeçar. Një arritje shumë e madhe kjo për Shqipërinë dhe futbollin shqiptar që ka arritur të kalojë kufijtë e përfaqësimit në institucionet më të rëndësishme evropiane sportive. Për herë të parë në histori, futbolli shqiptar do të përfaqësohet nga presidenti Duka në qeverinë e futbollit evropian”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Duka mban postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit që nga viti 2002.

Kujtojmë se në punimet e këtij kongresi, Aleksander Ceferin, është rizgjedhur si presidenti i UEFA-s për një mandat të dytë. aa

Aleksander Ceferin rizgjidhet president i UEFA-s

STAMBOLL – Aleksander Ceferin, është rizgjedhur si presidenti i UEFA-s në votimin e bërë në Kongresin e 43-të të Zakonshëm të UEFA-s.

Kongresi i 43-të i Zakonshëm i UEFA-s, ku u zhvillua edhe votimi për presidentin e kësaj organizate, u organizua në kryeqytetin e Italisë, Romë.

Ceferin i cili është rizgjedhur për një mandat të dytë, ishte kandidati i vetëm. Ai do të jetë në këtë detyrë deri në vitin 2023.

Ai u zgjodh në kongresin e jashtëzakonshëm të shtatorit të vitit 2016, pasi Michel Platini ishte përjashtuar nga ana e FIFA-s. aa

Nxirret trupi nga avioni në të cilin gjendej Emiliano Sala

LONDËR – Një trup është nxjerrë nga mbetjet e avionit që u rrëzua në Kanalin e La Manshit muajin e kaluar me futbollistin argjentinas Emiliano Sala dhe pilotin në bord, njoftuan hetuesit britanikë.

Avioni u zbulua në shtratin e kanalit të dielën, por përpjekjet për të hequr trupin e gjetur brenda mbetjeve ishin penguar nga baticat.

Në një deklaratë, Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore e Britanisë (AAIB) tha se “në kushte sfiduese”, AAIB dhe kontraktorët e saj të specializuar kanë nxjerrë me sukses trupin, i cili ishte vërejtur në mes të rrënojave.

AAIB tha se operacioni është kryer në mënyrën “më dinjitoze të mundshme” dhe familjet janë informuar për progresin.

Në deklaratë nuk njoftohet nëse trupi i gjetur i përket futbollistit Sala apo pilotit David Ibbotson, të cilët ishin të vetmit në bord.

Sala ishte në rrugë për t’u bashkuar me klubin e tij të ri, Cardiff City FC, pas nënshkrimit të kontratës prej 15 milionë funtash.

Aeroplani ishte në rrugë drejt kardifit nga Nantes i Francës, para se të zhdukej nga radari më 21 janar pranë ishujve të kanalit të La Manshit. aa

Mourinho pranon dënimin me burgim njëvjeçar për evazion fiskal

MADRID – Mediat spanjolle dhe britanike raportojnë se Jose Mourinho, i cili deri para një kohe ishte trajneri i Manchester Unitedit, pranoi dënimin njëvjeçar me burg për evazion fiskal.

Pak gjasa ka që Mourinho të kalojë ndonjë kohë prapa grilave sepse në Spanjë dënimet me burgim deri në dy vite në praktikë nuk mbahen. Posaçërisht kur bëhet fjalë për shkallën e parë.

Trajneri portugez akuzohet se u detyrohet organeve tatimore spanjolle rreth 3.3 milionë euro. Abuzimet janë bërë në periudhën 2011-2012, në kohën kur Mourinho ishte trajner i Real Madridit.

Sipas mediave, përveç dënimit me burgim me kusht, Mourinho duhet të paguaj edhe 2 milionë euro.

Më parë akuza të ngjashme në Spanjë u ngritën kundër lojtarëve Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Xabi Alonso dhe disa të tjerë. aa

Vërehet një trup njeriu në mbetjet e avionit të Emiliano Sala

LONDËR – Ekipet e kërkimit kanë vërejtur një trup në mbetjet e avionit që u aksidentua në Kanalin e La Manshit muajin e kaluar teksa po transportonte futbollistin argjentinas Emiliano Sala, njoftuan hetuesit britanikë.

Bazuar në analizën e pamjeve të regjistruara, një “objekt me interes në shtratin e detit” u identifikua si rrënojat e avionit të humbur Piper Malibu, tha në një deklaratë Dega e Hetimeve Ajrore të Britanisë (AAIB).

“Tragjikisht…një trup është i dukshëm në mesin e mbetjeve”, thuhet në deklaratë.

“AAIB tani po shqyrton hapat e ardhshëm, në konsultim me familjen e pilotit dhe pasagjerit dhe policinë”, theksohet më tej.

AAIB gjithashtu tha se “synojnë të publikojnë një raport të përkohshëm brenda një muaji pas aksidentit”.

Pas zbulimit të rrënojave të dielën, specialisti i aksidenteve detare David Mearns, i cili po udhëheq një hetim privat, tha se detajet e vendndodhjes së rrënojave janë ndarë me AAIB.

“Mbetjet e avionit me të cilin po udhëtonte Emiliano Sala dhe pilotohej nga David Ibbotson u lokuan herët në mëngjes”, tha Mearns në Twitter të dielën.

Futbollisti argjentinas ishte në rrugë për t’iu bashkuar klubit të tij të ri, Cardiff City FC, pas nënshkrimit të kontratës prej 15 milionë funtash.

Aeroplani po udhëtonte drejt Kardifit nga qyteti francez Nantes, përpara se të zhdukej nga radari më 21 janar pranë ishujve të kanalit. aa

“Një ëndërr e keqe”, babai i Emiliano Salës i përlotur pas gjetjes së avionit

Ka reaguar babai i futbollistit Emiliano Sala, pas lajmit për gjetjet e disa mbetjeve në Kanalin e Le Manshit, të avionit me të cilin po udhëtonte djali i tij.


Teksa avioni është zhytur në det, në një prononcim për “Cronica TV” në Argjentinë, Horacio Sala u shpreh i pikëlluar: “Nuk mund ta besoj, kjo është një ëndërr, një ëndërr e keqe, unë jam i dëshpëruar.

Kam komunikuar me ta çdo ditë, por nuk kam “Whatsapp” dhe është e vështirë të më telefononin ose t’iu telefonoja. Ata më thanë se ditët kaluan dhe nuk kishte lajme për Emilianin apo avionin”.

New England Patriots fiton kampionatin e futbollit amerikan

Ekipi New England Patriots ka fituar trofeun e kampionit në futbollin amerikan, duke mposhtur ekipin Los Angeles Rams, në ngjarjen më të madhe sportive në Shtetet e Bashkuara, e cila njihet ndryshe edhe si Super Bowl.

Fitorja me rezultat, 13-3, më 3 shkurt në Atlanta, i ka dhënë titullin e kampionit ekpit nga zona e Bostonit.

Këtë vit është mbajtur edicioni i 53-të i këtij kampionati, derisa është thënë të jetë ndjekur nga 100 milionë persona në televizionin kombëtar.

Finalja zakonisht mbahet në një vend neutral për të dyja ekipet.

Lojëtarët e Patriots kanë shënuar fitoren e gjashtë të këtij titulli në emër të ekipit, derisa rezultati përfundimtar ka qenë më i dobëti në gjithë historinë e mbajtjes së këtij kampionati.