VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Komentet

Ronaldo me 750 gola shënon një kulm të ri

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo ka arritur një moment të ri në karrierën e tij këtë javë, duke arritur në kuotën e 750 golave për klubet dhe skuadrën kombëtare, shkruan Anadolu Agency (AA).

Sulmuesi i Juventusit, Ronaldo shënoi një gol kundër ekipit ukrainas Dynamo Kiev ndërsa klubi italian fitoi ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve me rezultatin 3:0 në Torino.

Goli ishte i 750-ti për 35-vjeçarin në karrierën e tij.

Kryesisht në pozitën e sulmuesit të krahut të majtë, Ronaldo, ish-ylli i Real Madridit, shënoi 450 gola për gjigantin spanjoll në periudhën 2009-2018.

Me paraqitjet e tij magjepsëse gjashtë-vjeçare në klubin anglez, Manchester United (2003-2009), Ronaldo shënoi 118 gola për “djajtë e kuq”.

Ndërkaq, si lojtar i Juventusit që nga viti 2018, Ronaldo ka shënuar 75 gola për klubin italian.

Në sezonin 2002-03, Ronaldo arriti ngritje në skuadrën e të moshuarve të Sporting CP për të shënuar 5 gola për klubin e tij të fëmijërisë.

Përveç 648 golave të tij në klubet ku luajti, Ronaldo, kapiten i skuadrës kombëtare, ka shënuar 102 gola për Portugalinë.

Një karrierë plot trofe

Ronaldo është fitues i pesëfishtë i Ligës së Kampionëve (katër me Real Madrid në 2014, 2016, 2017 dhe 2018). Ai së pari e fitoi këtë titull me Manchester Unitedin në vitin 2008.

Gjithashtu, me Manchester Unitedin ai arriti të fitojë titullin e Premier Ligës angleze për tre vjet me radhë (2007, 2008 dhe 2009).

Ai fitoi La Ligën spanjolle dy herë me Real Madridin (2012 dhe 2017).

Në vitin 2018, Ronaldo u largua nga Real Madridi për të kaluar në Juventus, ku u bë kampion italian dy herë (2019 dhe 2020).

Vendi çmon kontributin e pakontestuar të Ronaldos, pasi ai udhëhoqi Portugalinë drejt fitores së titullit të saj të parë të madh, UEFA “EURO 2016”.

Portugalia fitoi ndaj Francës nikoqire 1:0 në finalen e vitit 2016 duke u bërë numri një i Evropës.

Rivaliteti me Messin

Ronaldo dhe super ylli argjentinas i skuadrës rivale të Barcelonës, Lionel Messi kanë sfiduar njëri-tjetrin në garën e golashënuesve për një kohë të gjatë.

Messi dhe Ronaldo janë sulmuesit më të suksesshëm në kohën moderne.

Kapiteni 33-vjeçar i Barcelonës, Messi ka 712 gola në karrierën e tij.

Një kuadër i pastër i Barcelonës, Messi shënoi 641 gola për Barcelonën që nga viti 2005, pasi kaloi promovimin e tij nga skuadra B e Barcelonës në skuadrën e të moshuarve. Ai arriti të shënojë 71 gola për kombëtaren argjentinase.

Messi e ndihmoi Barçën të fitonte 10 tituj në La Liga dhe 4 trofe të Ligës së Kampionëve të UEFA-s (2006, 2009, 2011 dhe 2015).

Sulmuesi argjentinas deri më tani i ka kushtuar gjithë karrierën e tij Barcelonës.

Bican me 805 gola mbetet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

Me 750 gola, Ronaldo iu afrua ish-sulmuesit çeko-austriak, Josef Bican, i cili ka shënuar 805 gola në karrierën e tij.

Organi drejtues i futbollit evropian, UEFA tha më parë se sulmuesi çeko-austriak Bican vazhdon të mbetet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 805 gola në karrierën e tij, që daton midis viteve 1930 dhe 1950.

“Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave llogaritet të jetë legjenda çeko-austriake, Bican, arritja përfundimtare e të cilit, megjithëse duke përfshirë ndeshjet rezervë dhe lojërat jashtë kategorisë së lartë, është rreth 805”, theksoi UEFA.

Bican ndërroi jetë në vitin 2001 në moshën 88-vjeçare.

“(Ish-sulmuesit brazilianë) Romario dhe Pele të dy përfunduan karrierën e tyre me nga 700 gola”, tha UEFA.

Mike Tyson kthehet në ring në moshën 54-vjeçare, barazim mes legjendave kundër Jones Jr.

Është mbyllur në barazim ndeshja e shumëpritur e boksit që pa rikthimin në ring të legjendës Mike Tyson. Në moshën 54-vjeçare “Iron Mike” sfidoi në ndeshjen e ekzibicionit një tjetër emër të madh në historinë e boksit si 51-vjeçarin Roy Jones Jr.

Pavarësisht moshës së dy sportistëve të tërhequr prej kohësh, nuk munguan goditjet e klasit. Edhe Mike Tyson, që u ngjit në ring me doreza të zeza në nder të dy miqve të tij që u ndanë nga jeta gjatë lëtij viti Kobe Bryant dhe Diego Armando Maradona, rishfaqi disa prej karakteristikave që e bënin të pamposhtur gjatë rinisë së tij. Por në fund, gjyqtarët vendosën që sfida e zhvilluar në “Staples Center” të Los Angeles të mbyllej në barazim me pikë.

 

Publikohet videoja e fundit e Maradonës para se të vdiste

E gjithë bota vazhdon të vajtojë dhe të kujtojë ikonën e futbollit Diego Armando Maradonën.

Maradona theu zemrat e miliarda njerëzve teksa u largua nga kjo jetë në moshën 60-vjeçare pas një infarkti.

Përveç fotove dhe video të kohës legjendare kur shkëlqente në fushë, në rrjetet sociale janë përhapur dhe pamjet e fundit të idhullit.

Në një video të publikuar së fundmi, shihet Maradona duke u largua nga banesa e tij teksa mbahet nga disa persona. Nga pamjet shikohet se ylli i sportit nuk duket në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai përshëndet familjarët dhe më pas largohet. Për fat të keq, kjo ishte përshëndetja e fundit që ai dha në Tokë, përpara se shpirti i tij të fluturonte në Parajsë.

Tifozët vërshojnë rrugët e Napolit duke bërë homazhe për Maradonën

Napoli

Tifozët e klubit të futbollit Napoli përkujtuan legjendën e tyre, argjentinasin Diego Armando Maradona në Itali, raporton Anadolu Agency (AA).

Korrespondenti i AA-së në Itali njoftoi se mijëra tifozë të enjten vendosën lule, shalle, posterë dhe ndezën qirinj në stadiumin e Napolit, San Paolo.

Disa tifozë qanin dhe luteshin për Maradonën. Tifozët gjithashtu vendosën një shenjë “Diego Armando Maradona” në portën e stadiumit.

Banorët e Napolit në ballkonet e shtëpive të tyre e duartrokitën legjendën dhe ndezën qirinj për ta nderuar atë.

Përveç kësaj, stacionet e autobusëve të qytetit vendosën shenja “Ciao Diego (Mirupafshim Diego)”.

Veçmas 11 lojtarët startues të Napolit dolën jashtë duke veshur fanellat me numrin 10 Maradona për të nderuar ish-super yllin para ndeshjes së mbrëmshme të Ligës së Evropës të UEFA-së kundër HNK Rijeka të Kroacisë ndërsa mbajtën një minutë heshtje.

Napoli mundi Rijekën 2:0 në shtëpi për të kryesuar Grupin F.

Maradona, i cili vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë të futbollit ndonjëherë, ndërroi jetë nga një problem i zemrës të mërkurën në moshën 60-vjeçare.

Maradona u largua nga ekipi spanjoll Barcelona për t’u bashkuar me Napolin e Italisë në vitin 1984.

Futbollisti i kombëtares së Argjentinës ishte lojtari më i dashur i Napolit pasi fitoi dy tituj të Italisë në Serie A në vitin 1987 dhe 1990 si dhe Kupën e UEFA-s në vitin 1989 me këtë klub.

Maradona gjithashtu ndihmoi Napolin të fitonte Kupën e Italisë në vitin 1987. Ai shënoi 115 gola në 259 ndeshje për ekipin italian.

Legjenda argjentinase ishte një lojtar i rregullt për ekipin kombëtar të Argjentinas, me të cilën fitoi Kupën e Botës FIFA në vitin 1986 në Meksikë.

Ai gjithashtu shënoi 34 gola në 91 ndeshje ndërkombëtare për Argjentinën.

Maradona varroset me një ceremoni në prani të familjarëve

Buenos Aires

Futbollisti legjendar argjentinas, Diego Armando Maradona i cili të mërkurën ndërroi jetë me kërkesë të familjes u varros me një ceremoni ku morën pjesë vetëm familjarë dhe rrethi i ngushtë në varrezat Bella Vista në Buenos Aires, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trupi i pajetë i Maradonas u dërgua në varrezat Bella Vista, rreth 30 kilometra nga kryeqyteti i Argjentinës, Buenos Aires, i shoqëruar nga një autokolonë e gjatë me fansat e tij dhe forcave të sigurisë. Ai u varros pranë nënës dhe babit të tij.

Legjenda Maradona më 30 tetor festoi 60-vjetorin e tij ndërsa më 25 nëntor ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Tigre të Buenos Airesit.

Argjentina mban tri ditë zi kombëtare për Maradonën

Legjenda e futbollit argjentinas Diego Armando Maradona, i konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë të futbollit të të gjitha kohërave vdiq të mërkurën si pasojë e një ataku në zemër.

Lajmi u njoftua nga avokati i tij.

60 vjeçari, vuante nga probleme shëndetësore dhe i ishte nënshtruar disa javëve më pare një operacioni urgjent si pasojë e një mbledhje të gjakut të krijuar jashtë trurit.

Sipas medias argjentinase si dhe të njohurve të ish-lojtarit ai pësoi atak në zemër ndërsa ndodhej në shtëpinë e tij në periferi të Buenos Airesit të mërkurën.

Presidenti i argjentinës Alberto Fernandez deklaroi tre ditë zi kombëtare për nder të ish-futbollit.

Ylli në pension i futbollit brazilian Pele ishte ndër ata që shprehu pikëllimin e tij për lojtarin argjentinas.

Sigurisht një ditë ne do të luajmë së bashku atje lart në qiell”, shkruante ai në një deklaratë të shkurtër të siguruar për agjencinë Reuters nga një përfaqësues i tij.

Diego Armando Maradona një nga futbollistët më të talentuar në histori, e pati kulmin e lavdisë së tij kur në cilësinë e kapitenit të skuadrës, drejtoi ekipin e Argjentinës drejt fitores së Kupës së Botës në 1986. Më pas ai do të zhytej në mjerim e do të përjashtohej nga Kupa e Botës e vitit 1994 për përdorim dopingu.

Për shkak të vite të tëra përdorimi të drogës, ngrënies së tepruar dhe alkoolit, karriera e tij e jashtëzakonshme do të zbehej gradualisht. Ai u shndërrua nga një sportist energjik që bënte magji me topin në fushë, në një person tërësisht të varur, që pothuajse vdiq nga kokaina në vitin 2000.

zëri i amerikës

Reuters: Maradona pati një operacion në tru në fillim të nëntorit

Ka vdekur legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona. Agjencia Reuters raporton se ai ka vdekur pas një sulmi në zemër në moshën 60 vjeçare.

Ish-mesfushori dhe menaxheri sulmues i Argjentinës kishte një operacion të suksesshëm pas një mpiksje gjaku në tru në fillim të nëntorit.

Pastaj u njoftua se ai do të trajtohej për varësi nga alkooli.

Një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, Maradona ishte kapiten kur Argjentina fitoi Kupën e Botës më 1986.

Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur për Barcelonën dhe Napolin, duke fituar dy tituj në Serie A me skuadrën italiane.

Ndërron jetë futbollisti legjendar argjentinas Maradona

VOAL – Ndërron jetë në moshën 60-vjeçare futbollisti legjendar argjentinas Diego Armando Maradona.

Kjo është raportuar nga disa media argjentinase, të cilat flasin për një arrest kardiak. Pibe de Oro, kampion bote në 1986, mbushi 60 vjeç në 30 tetor.

Nesër fillon raundi i katërt i grupeve në Ligën e Kampionëve

Nesër do të fillojë java e katërt e ndeshjeve të sezonit 2020-2021 të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, garës më prestigjioze të futbollit evropian të klubeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshjet e raundit të katërt do të luhen më 24 dhe 25 nëntor, ndërkohë që përballja derbi që dallohet këtë javë është ajo midis Interit dhe Real Madridit që do të zhvillohet të mërkurën.

Ndërkaq, Medipol Başakşehir, ekipi që këtë vit po përfaqëson Turqinë në Ligën e Kampionëve, nesër do të jetë mysafir kundër Manchester United.

Programi i ndeshjeve:

E martë (24.11.2020)

18.55 Rennes (Francë) – Chelsea (Angli)

18.55 Krasnodar (Rusi) – Sevilla (Spanjë)

21.00 Lazio (Itali) – Zenit (Rusi)

21.00 Borussia Dortmund (Gjermani) – Club Brugge (Belgjikë)

21.00 Dinamo Kiev (Ukrainë) – Barcelona (Spanjë)

21.00 Juventus (Itali) – Ferencvaros (Hungari)

21.00 Paris Saint-Germain (Francë) – Leipzig (Gjemani)

21.00 Manchester United (Angli) – Medipol Başakşehir (Turqi)

E mërkurë (25.11.2020):

18.55 Borussia Mönchengladbach (Gjermani) – Shakhtar Donetsk (Ukrainë)

18.55 Olympiakos (Greqi) – Manchester City (Angli)

21.00 Bayern Munich (Gjermani) – Salzburg (Austri)

21.00 Atletico Madrid (Spanjë) – Lokomotiv Moscow (Rusi)

21.00 Inter (Itali) – Real Madrid (Spanjë)

21.00 Olympique Marseille (Francë) – Porto (Portugali)

21.00 Ajax (Holandë) – Midtjylland (Danimarkë)

21.00 Liverpool (Angli) – Atalanta (Itali)

Edi Rama ja si e përkëdhel Mihajloviqin, njërin prej nacionalistëve me të tërbuar serb

Sinisha Mihajloviç ka publikuar së fundmi librin e tij autobiografik dhe mes kujtimeve aty, ka zbardhur të plotë edhe mesazhin që ka marrë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. I referohet periudhës kur trajneri serb ishte i sëmurë dhe po luftonte me leuçeminë. Ish-futbollsti i Crvena Zvezdës, Romës, Lacios, Sampdorias dhe Interit, një nga nacionalistët më të mëdhenj serb, tregon se numrin e telefonit të Edi Ramës ia kishte dhënë miku i tyre i përbashkët, Aleksandar Vuçiq.

“Gjithnjë, nëpërmjet Vuçiçit, mora edhe një mesazh tjetër të bukur nga Edi Rama”, rrëfen ndër të tjera Mihajloviç.

“Panorama Sport” ka siguruar mesazhin e Ramës, të cilin Mihajloviç e ka publikuar të plotë në librin e tij të titulluar “La partita della vita” (Ndeshja e jetës).

“I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i Kombëtares së basketbollit shqiptar dhe një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkovit. E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandar Vuçiç. Folëm për ju dje në mbrëmje këtu në Novi Sad. Kam dashur gjithnjë t’ju shprehja admirimin tim për egërsinë me të cilën po përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por edhe për t’ju thënë se pasi keni mundur shumë portierë direkt nga goditjet e dënimit, ju me siguri jeni i zoti të mundni edhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës tuaj të së ardhmes. E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është shprehje e një admirimi antik

Shqipëria thyen 3-2 Bjellorusinë dhe prek çerekfinalet e Ligës së Kombeve

Shqipëria triumfon në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, nuk zhgënjen përballë Bjellorusisë duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të Ligës së Kombeve. Me 11 pikë në 6 ndeshje, kuqezinjtë rrëmbejnë kreun e grupit duke bërë një hap shumë të rëndësishëm, sezonin e ardhëm të këtij turneu kalojnë në grupin B. Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme edhe për trajnerin Edy Reja, i vendosur jo pak herë në pikëpyetje. Në “Air Albania” të besuarit e italianit zhvilluan një pjesë të parë fantastike, ku Cikalleshi dhe Rey Manaj dhuruan spektakël ofensiv.

Në minutën e 19-të, Memolla hodhi në zonë një kros perfekt, aty ku me kokë Cikalleshi dërgoi topin në rrjetë dhe Shqipërinë në avantazh. Në minutën e 26-të, Rey Manaj arrin të fitojë një 11-metërsh ndërsa nga pika e bardhë e penalltisë, Cikalleshi nuk gaboi duke realizuar edhe golin e dytë për Shqipërinë.

Shqipëria uli ndjeshëm ritmin e lojës në fraksionin e dytë duke qarkulluar topin në përpjekje për të ruajtur avantazhin e dyfishtë. Bjellorusët besuan dhe u futën sërish në lojë në minutën e 80-të duke ngushtuar diferencat në 3-2. Minuta e mbetura nuk sollën ndryshim në rezultat me kuqezinjtë që festojnë për këtë arritje të rëndësishme.

“Jetman-i” Vincet Reffet humb jetën aksidentalisht gjatë stërvitjeve

Kaskaderi francez dhe sportisti i sporteve ekstreme, Vincent Reffet humbi jetën në një incident gjatë stërvitjes në Dubai, njoftoi ekipi i tij në një deklaratë, transmeton Anadolu Agency (AA).

I njohur si “Jetman”, 36 vjeçari Reffet, ishte pjesë e ekipit “Jetman Dubai” dhe i famshëm për kërcimet-BASE nga ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa si dhe vargmalet e Alpeve.

“Me një trishtim të paimagjinueshëm njoftojmë për vdekjen e Jetman Pilot, Vincent (Vince) Reffet, i cili humbi jetën mëngjesin e 17 nëntorit gjatë trajnimit në Dubai”, tha “Jetman Dubai” në një deklaratë.

“Vince ishte një sportist i talentuar dhe anëtar shumë i dashur dhe i respektuar i ekipit tonë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e tij dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të”, shtoi ai.


Send this to a friend