VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Senatori shqiptar Klarens Gjeci që mbaroi liceun e famshëm “Egenio Montale” në Itali me rezultate të shkëlqyera – Nga Keze Kozeta Zylo

By | July 7, 2019

Komentet

Vrapi pas zgjedhjeve dhe heshtja për zgjidhjen – Nga Nue Oroshi

Turravrapi i partive politike shqiptare në Kosovë në prag të zgjedhjeve i ngjanë një mozaiku me shumë ngjyra ku secila mundohet të rrezatoj edhe pse në të vërtetë shpeshherë këto ngjyra nuk janë ngjyra natyrore por janë ngjyra artificiale që  ju humbë rrezatimi me të përfunduar të zgjedhjeve më, 6 tetor 2019.

E njëjta gjë ndodhë edhe me buzëqeshjet artificale të politikanëve tanë që nuk janë buzëqeshje natyrore por vetëm buzëqeshje artificiale që përfundon me përfundimin e zgjedhjeve. Vrapi i partive politike për të marrë pushtetin i ngjanë vrapit të vrapuesit amaterë i cili në fakt nuk  është atletë dhe as vrapues profesionistë por që mundohet ta japë edhe frymën e fundit që të arrijë qëllimin e caktuar. Në këtë garë kemi së paku katër politikanë dhe një politikane që e ënderrojnë vetën kryeministër pas 6 tetorit. E nga ky ëndërrim vetëm njëra apo  njëri prej tyre do të jetë kryeministër apo kryeministre e Kosovës.

Një faktë është mjaftë interesant në këto zgjedhje.Është shumë vështirë të përcaktohet fituesi, për faktin se katër parti politike apo koalicione janë në garë për ta marrë vendin e parë dhe diferenca në mes të këtyre partive politike nga vendi i parë deri në vendin e katërt do të jetë shumë e ngushtë diku 5 deri 6%. Partitë apo koalicionet që po garojnë për vendin e parë që në një mënyrë apo tjetër thonë se do të jenë fituese të zgjedhjeve janë LDK,Vetëvendosje,PDK,AAK kurse Nisma Socialdemokrate do të kalon pragun zgjedhor dhe do të jetë shumë e kërkuar për koalicion paszgjedhor për faktin e arritjes së numrave.

Një gjë është pozitive në këto zgjedhje që Partitë politike shqiptare pesë prej tyre e kanë mundësinë e matjes së tyre me njëra-tjetrën. Një përparësi të lehtë në këtë drejtimë e ka LDK për shkak të faktit se kandidate për Kryeministre të Kosovës e ka një femër intelektuale dhe mjaftë e adhuruar tek masa popullore siç është Vjosa Osmani. Nëse Vjosa Osmani arrin dy gjëra: që ta zgjojë elektoratin e fjetur të LDK-së dhe  të rikthejë elektoratin e zhgënjyer të kësaj partie atëherë LDK mund ta këtë një fitore të lehtë karrshi partive tjera. Por kjo varet edhe nga fakti se sa është aktiv partia në terën.

Vetëvendosja me Albin Kurtin është një parti e cila dita -ditës po fiton terën dhe mbështetje tek rinia e zhgënjyer  e Kosovës dhe kohëve të fundit ju kanë bashkuar edhe disa intelektualë. Por kjo parti ka edhe zbrazësitë e saja se nuk dihet se sa pasoja i ka lënë ndarja për faktin se 35 % të deputetëve që kanë lënë partinë nuk janë pak.Një gjë të tillë e ka përjetuar edhe LDK-ja në të kaluarën kur u nda në dy krahë dhe pas shumë viteve doli partia e dytë.PDK-ja me kandidatin e saj Kadri Veseli i ka ra reputacioni për tokë.

Ajo për momentin shikohet si partia më e urryer dhe si fajtorja kryesore për këto degradime e shkatërrime që iu kanë bërë Kosovës.Por kur e dijmë faktin se elektorati i Kosovës nuk është një elektorat stabël dhe kjo parti përdorë mënyra e metoda të shumta për të fituar votat edhe kjo parti nuk mundet të jetë pa rezultate dhe mundë të jetë në mesin e katër partive të mëdha.Kjo parti shumë më tepër vota do të kishte marrë sikur kandidat i saj për kryeministër të ishte ish ministri i financave Bedri Hamza.Shumë interesantë do të jetë rezultati i koalicionit në mes të AAK-së dhe Partisë Socialdemokrate.

Dhe kjo për dy çështje:e para rritja e reputacionitë të ish kryeministrit Ramush Haradinaj për faktin e këmbëngulsisë i cili dha dorëheqje dhe nuk pranoj shfuqizimin e taksës kundër Serbisë si dhe për faktin se është partia e parë që ishte në koalicion me PDK-në e që arriti ta rrëzoj PDK-në nga pushteti pa dëshirën e saj se paku në ato momente.Si dhe fakti i dytë është se ende nuk dihet se sa vota do të tërheqin deputetët e Partisë Socialdemokrate që u shkeputën nga Vetëvendosja.

Kurse Nisma Socialdemokrate nuk pretëndon që do të jetë në mesin e katër partive të para por që pas zgjedhjeve do të jetë një parti shumë e kërkuar për koalcione paszgjedhore.

Një gjë e cila e mundon çdo qytetarë të Kosovës është fakti se këto zgjedhje a do te prodhojnë zgjidhje.Zgjidhje është kur ndalet korrupsioni,hajnia e kriminaliteti.Zgjidhje është kur ndalen ndikimet e shteteve antishqiptare siç janë Rusia,Serbia,Turqia e shtetet arabe që dita-ditës janë duke e shtrirë ndikimin e tyre në trojet shqiptare e në veçanti në Kosovë.

Zgjidhje është sjellja e bizneseve serioze nga Evropa e hapja e fabrikave dhe prodhimeve të ndryshme që i sigurojnë rinisë qëndrimin në Kosovë dhe jo ikjen kah sytë-këmbët.Partitë politike shqiptare janë duke vrapuar shumë për të fituar zgjedhjet.Por ato janë duke heshtur se si do të bëhët zgjidhja pas zgjedhjeve që Kosova të fillon të ecë kah e mbara.

“Shut the f*** up”, mjekja shqiptare rebelohet me ministrinë e Diasporës

Mjekja shqiptare Jana Nano, e cila është pjesë e grupit kërkues “Epidemiologjia e Diabetit” pranë Institutit të Epidemiologjisë në Helmholtz Zentrum München në Gjermani i është përgjigjur ministrisë së Diasporës. Përmes një postimi në rrjetin social, ministria kishte publikuar foton e mjekes shqiptare shoqëruar me një ‘Cv’ të saj, gjë që mjekes nuk i ka pëlqyer aspak. Me një shënim të gjatë në rrjetin social, mjekja Nano shkruan mes tjerash se “Ky është një zhgënjim i thellë dhe i trishtë!”.

Ajo thekson se  “kjo strategjia e Ministrisë së Diasporës me promovimin e ‘Shqiptarëve në botë’, me duket e dyfytyrë dhe e cekët!”.  Mjekja Nano thotë se u detyrua të largohet  nga vendi për shkak të politikave të gabuara.

Postimi i mjekes Nano

Thjesht rastësisht, në fakt nga urimet e miqve, vura re që në profilin e Ministrisë së Diasporës, ndër shumë profileve promovimi shqiptarësh në botë, ndodhej edhe imi (me një foto). Ky akt është bërë totalisht pa marrë asnjë lloj aprovimi nga ana ime. Përvec shfryrjes së momentit sesi një faqe zyrtare e shtetit nuk njeh konceptet bazë të privatësisë individuale dhe nuk denjon as të dërgojë një mesazh aprovimi, një ulërimë e brendshme, e papërkufizueshme që më zgjati gjatë gjithë mbasdites më detyroi të ndaj me ju këto rreshta.

Kam rreth 8 vjet që kam ikur nga Shqipëria. Në atë kohë (studente në vitin e fundit të mjekësisë), kisha një entuziazem dhe kuriozitet të përjetoja sa më shumë alternativa të tjera organizimi (më së shumti ne kontekstin e arsimit, se ai ka qenë aktiviteti im kryesor), larg botës ku isha rrethuar. Në atë kohë, në statusin e studentit, ishim përpjekur të artikuloheshim kundër fillesave të kalbëzimit të sistemit. Por me një përqasje tmerrsisht naive, pa kuptuar sa të thella i paska patur rrënjët gangrena e arsimit shqiptar. Sot, nga skandalet e herëpashershme, protestat e studentëve, emigrimi masiv i të kualifikuarve, kuptoj që vendi ka ecur veç mbrapsht!

Ky është një zhgënjim i thellë dhe i trishtë! Në këtë kontekst, kjo strategjia e Ministrisë së Diasporës me promovimin e ;Shqiptarëve në botë’, me duket e dyfytyrë dhe e cekët!

E dyfytyrë, sepse shumë prej këtyre njerezve u larguan pasi nuk patën mundësi tjetër për të patur një jetë të denjë dhe të sigurtë. U larguan pasi vendi i tyre nuk ishte një opsion! Vendi i tyre nuk u dha as edhe një mundësi për të shprehur veten. Është shumë normale që njerëzit të lëvizin përgjatë jetës së tyre për të bërë eksperienca të reja pune a për të shijuar kultura të ndryshme jetese. Por ka një ndryshim të madh kur e bën këtë, sepse vendi yt nuk të siguron nevojat bazike të nje jete normale. Situata aktuale e Shqipërisë është reflektim i drejtpërdrejtë i politikave keqmenaxhuese dhe paaftesisë së drejtuesve.

E cekët, sepse aktivizon dhe stimulon ndjenjat demotivuese tek njerëzit, duke i bërë të mendojnë që andej jashtë Shqipërisë, është toka e premtuar. Të vendosesh si i huaj në një vend të ri ka vështirësite e veta. Nuk ke problemet primitive si në Shqiperi, por forma të tjera si p.sh. duhet të punosh shumë për të fituar besimin e njerëzve, kërkon kohë të krijosh komunitetin tënd të njerëzve ku mund të mbështetesh pasi je totalisht vetëm, diferencat kulturore ose gjuha etj, gjëra që në vendin tënd i merr të mirqena. Të kërkohet të të rregjet lëkura, me pak fjale! Përse gjithe këtë energji te mos e japësh në vendin tend? He pra, pse nuk krijoni kushtet që këta të rinj e të reja të lulëzojne në vendin e tyre e jo gjetkë?

Prandaj, shut the f*** up!!!, kur promovoni njerëz, të cilët u larguan prej politikave tuaja të këqija! Ndihem e turpëruar për ju, që në padyfytyrësinë tuaj, krenoheni për një punë që nuk dhatë asnjë kontribut. Përkundrazi, vendi im është sot edhe me keq seç e kam lënë! Ju jeni arsyeja kryesore pse shqiptarët sot ndihen të palumtur në vendin e tyre dhe ndërmarrin kalvarin e mundimeve të pafundme të “kurbetit” me fëmijët backpak në shpatulla! Të vetmet që duhen të ndihen krenarë janë Shqiptarët, të cilët kontribuan nga njera anë me gjenet luftarake, e nga ana tjetër, me sakrificat e djersën e familjeve, me zemrat e copëtuara ndër kontinente!

Pas Alba Kokalarit, një tjetër shqiptare merr post të rëndësishën në Suedi, zgjidhet kryetare e komunës së dytë më të madhe

Pas Alba Kokalarit një tjetër shqiptare merr post të rëndësishëm politik në Suedi.

Blerta Hoti, nga Kosova është zgjedhur drejtuese e komunës së dytë më të madhe në këtë shtet.

Blerta Hoti, shqiptarja 33 vjeçare nga Drenica, ka marrë drejtimin e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Göteborg, ndërsa dikur ishte zilkërkuese në këtë shetet.  Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili përmes rrjetit social Facebook, ka uruar atë për marrjen e postit.

“Dikur azilkërkuese në Suedi, dhe sot e emëruar në një post drejtues pikërisht në Suedi. Blerta Hoti merr timonin e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Göteborg. Urime Blerta!” ka shkruar Pacolli.

Gjermania “toka e premtuar”, shteti ku studiojnë mijëra studentë shqiptarë

Gjermania është një vend i preferuar për studentët nga Shqipëria e Kosova. Por çfarë vështirësish kanë ata e ku mund të interesohen për t’u orientuar aty? Ekspertja e DAAD-së, Antje Schlamm shpjegon në një intervistë për Deutsche Wellen.

Një raport i DAAD për vitin 2019 konfirmon, se Gjermania është kthyer në një vend shumë të preferuar për studentët nga e gjithë bota, por për studentët nga Shqipëria dhe Kosova ka shifra?

Edhe për studentët nga Shqipëria e Kosova, Gjermania është një destinacion i preferuar, por natyrisht po ta shikosh në tërësi ata përbëjnë një pjesë të vogël të studentëve nga e gjithë bota. Nga Shqipëria kemi afër 2000 studentë, kurse nga Kosova kemi 2313 studentë. Këto janë shifrat aktuale të studentëve për vitin akademik 2017-2018. Është interesante të vihet re, – në statistika ne dallojmë mes studentëve të huaj që kanë jetuar më parë në Gjermani e atyre nga jashtë. Po të shohim studentët nga Shqipëria e Kosova shohim se aty reflektohet historia politike e fundit dhe historia e migracionit.

Çfarë është specifike në këto statistika?

Shohim se studentët kosovarë në universitetet gjermane vijnë me shumicë nga Gjermania, pra mbi 80% e tyre kanë jetuar në Gjermani para studimeve. Vetëm rreth 20% e tyre kanë ardhur drejt nga Kosova. Kurse tek studentët nga Shqipëria është e kundërta. Shumica e studentëve shqiptarë në universitetet gjermane kanë ardhur drejt nga Shqipëria, afër 90%. Kjo do të thotë, se biografia e tyre arsimore është formësuar në Shqipëri, ata janë rritur në Shqipëri, kanë ndjekur shkollën në Tiranë, Shkodër apo Elbasan dhe e kanë marrë që aty të drejtën e studimit në universitetin gjerman.

Çfarë i dallon këta studentë që vijnë drejt nga vendi origjinë, çfarë vështirësish kanë ata?

Nëse mund të flasim për vështirësi, – sepse ata sjellin vërtet sfond të mirë startimi – atëherë kjo lidhet me organizimin e studimit, në Gjermani kërkohet shumë vetëorganizim e vetëiniciativë, që ndoshta nuk gjenden aq shumë të ankoruara në traditën arsimore në Shqipëri e Kosovë.

E keni fjalën për vështirësi të orientimit si student fillimisht?

Po, për shembull si të bësh gati vetë planin e orëve të studimit, që nuk të jepet gati, nuk është fiks nga fillimi, por që përpilohet sipas interesave të studentit, një plan sigurisht brenda një kuadri studimor, por me pikërëndesa do të thoja. Edhe çështje praktike të jetës së përditshme luajnë një rol, kur vjen nga jashtë dhe je shumë i ri. Për shembull si të gjesh banesën, kjo është diçka, për të cilën duhet të përgatitesh mirë. Në qytetet e preferuara për studime nuk është aq e lehtë të gjesh një apartament, prandaj duhet të përgatitesh me kohë.

Çfarë mundësish ka për këta studentë?

Ka oferta mbështetëse, pra po të informohesh ka mundësi që të ndihmosh veten. Me organizimin e studimeve hasin në vështirësi edhe studentë gjermanë. Për shembull si t’ia dal t’i shkruaj të gjitha referatet që kam si detyrë, si ta organizoj kohën që të shkoj edhe në kurse, por të ndjek edhe praktikat që duhen apo të kryej punime të tjera të studimeve, pra si t’i organizoj të gjitha këto. Ose për studentët nga Shqipëria apo Kosova që nuk e kanë gjermanishten gjuhën e nënës të mësojnë, si të shkruajnë një tekst akademik. Për këtë ka gati në të gjitha universitetetet gjermane struktura mbështetëse, si të mësosh stilin akademik të të shkruarit.

Në cilat degë i gjen më shpesh studentët nga Shqipëria e Kosova?

Si studentët nga Shqipëria ashtu edhe ata nga Kosova kanë një preferencë shumë të qartë në përzgjedhjen e degës studimore – rreth dy të tretat e tyre i gjen nga njëra anë tek shkencat inxhinierike dhe nga ana tjetër tek shkencat juridike e ato ekonomike e sociale, këto janë degët e zgjedhura për vitin akademik 2017-2018. Pastaj ka edhe disa dallime mes studentëve nga Shqipëria e Kosova, pra bëhet fjalë për ata që nuk studiojnë inxhinieri, shkenca juridike, ekonomik apo shkencat sociale. Tek ky çereku i fundit vihet re, se studentët shqiptarë gjenden më shumë në shkencat natyrore dhe mjekësi, kurse kolegët e tyre kosovarë studiojnë më shumë krahasimisht shkencat humane.

Dikush nga Shqipëria e Kosova që dëshiron të studiojë në Gjermani – çfarë hapash duhet të ndërmarrë?

Gjëja e parë fare që duhet të bëjë është të informohet shumë mirë si në portalin www.study-in-germany.de, por edhe në faqen online të DAAD-së. Këtu gjenden të detajuara të gjitha hapat, që nga përgatitja, nga përzgjedhja e degës, kushtet e pranimit në univeristetet gjermane, të dhëna praktike për jetën në Gjermani, si për gjetjen e apartamentit, të treguara në formë të përshtatshme për të rinjtë. Nëse je interesuar për studime master, ka mundësi të kesh një bursë studimi master të DAAD-së. Kusht janë rezultatet e shkëlqyera në studime. Informacione për këtë gjen në portalin www.funding-guide.de.

Ata duhet po ashtu të vërtetojnë, se e kanë të siguruar jetesën…

Sigurisht ata duhet të informohen për rregulloret e marrjes së lejes së qëndrimit, por tek shtrimi i kërkesës për vizë ne si DAAD nuk përfshihemi. Kërkesa për vizë bëhet në ambasadat gjermane në vend, aty ata informohen saktësisht, se cilat dokumente janë të nevojshme. Nëse je pranuar në një universitet kërkon një vizë studenti, nëse ende nuk je pranuar nga ndonjë universitet gjerman, atëherë kërkohet një tip tjetër vize. Por për këtë ata që janë të interesuar është mirë të informohen tek ambasadat apo përfaqësitë gjermane në vend, edhe tek faqja online e Ministrisë së Jashtme gjermane.

Si qëndron puna me tarifat studentore? Duhet të paguajnë studentët jo nga BE tarifa universitare në Gjermani?

Tarifa studentore ka për studentët në landin Baden-Vyrtemberg, që nga viti 2017, aty studentët e huaj jo nga BE që vijnë për studime në Gjermani duhet të paguajnë një kuotë 1.500 Euro në semestër. Në landet e tjera gjermane nuk e kemi këtë tarifë. Sigurisht ka një tarifë regjistrimi në universitete, afërsisht 100-300 Euro në semestër, që nuk është ndonjë tarifë e lartë, e brenda saj mund të jetë për shembull edhe qarkullimi urban për studentët.

Çfarë këshille do t’i jepnit me vete një të riu nga rajoni që dëshiron të studiojë jashtë?

Do doja t’i inkurajoja këta të rinj, që të jenë të hapur, e këtë hap të studimit të mos e shohin vetëm si një nevojë profesionale, sepse sigurisht nuk është e lehtë të braktisësh vendlindjen, por të shohësh edhe shanset e tjera të mëdha që krijohen, ky hap ka për ta ndryshuar jetën e tyre, do t’i pasurojë, do të zgjerojë horizontin e tyre, njohuritë e gjuhës. Ata do të përjetojnë një diversitet të tillë, të cilin ndoshta në këtë formë nuk e njohin në vendin e tyre.

(Antje Schlamm është drejtuese e programit të bursave për Europën Qendrore e Lindore, Europën Juglindore e Turqinë në DAAD, Shkëmbimin Akademik Gjerman).

Maturanti shqiptar thyen rekord në Greqi,kalon i pari në universitet

Rahman Lumi, maturanti shqiptar me banim në Nea Mudania, Chalkidiki të Greqisë, triumfon në provimet panhelenike dhe kalon i pari me 18. 640 pikë në Politeknikumin e Universitetit Aristotelio të Selanikut, në Fakultetin Inxhinieri Ndërtimi.

Suksesi i jashtëzakonshëm i të riut shqiptar ka bërë bujë në median greke, pasi ka arritur thuajse të paarritshmen në sistemin grek arsimor, e veçanërisht në provimet panhelenike, të detyrueshme për të siguruar një vend në auditoret e larta shtetërore, që është shumë i komplikuar dhe kompetitiv: në dy nga 5 provimet është vlerësuar me notën maksimale e tepër të rrallë 20, ndërsa në të tjerat mbi 18.5.

Megjithatë, Rahman është shprehur me modesti në median greke se mezi pret të jetojë ëndrrën e çdo nxënësi, që nuk është tjetër veçse “jeta studentore”. Gjithashtu, ka deklaruar se ishte një vit i vështirë, me shumë sakrifica, por ja vlente mundimi. Rahman Lumi kishte dhe një mesazh surprizë për të cilin është përgëzuar shumë dhe nga media greke.

Ai ka theksuar se ndoshta do të largohet nga Greqia për një master, por ndryshe nga të rinjtë vendas që braktisën atdheun gjatë krizës, do të donte të jetonte e punonte në Greqi, vendin ku emigruan prindërit e tij, ku u rrit dhe tashmë ka shansin të realizojë gjithë ëndrrat.

SHOQATA “KOSOVA PËR SANXHAKUN” MBËSHTETET NGA MËRGATA SHQIPTARE – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
 
Nga e majta: Idriz Zeqiraj, Xhafër Lecaj, Ismet Azizi, Osman Ferizi, Gazmend Dashi, Ali Daci,
                       Naim Haxhiaj, Afrim Mulaj, Xhevdet Muriqi...
 
     Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, me kryetar Ismet Azizin, është themeluar në tetor 2015. Qëllimi i kësaj nisme fisnike e atdhetare, është zgjimi i ndërgjegjës kombëtare, riaftësimi i gjuhës amëtare, i zakoneve dhe  traditave shqiptare, në krahinën bjeshkore të Sanxhakut. Shkurt, për ta stopuar asimilimin e mëtejmë, të kësaj popullate shqiptare, të rënë nën pushtimin serbo-sllavë.
     Hulumtimi i studjuesit Marin Mema, shpalosja faktike në disa emisione të trevës të Sanxhakut, ka zgjuar kurreshtjen, ka ngjallur interesim tek shqiptarët në Kosovë, Shqipëri dhe në trevat tjera shqiptare, përfshi edhe Mërgatën shqiptare.
     Kryetari i Shoqatës “Sali Çekaj”, më parë, tani, kryetar i Degës të LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi, ka rënë në kontakt me kryetarin Ismet Azizin, me veprimtarin e Sanxhakut, Ali Dacin dhe me të azhurnuarin me çështjen e Sanxhakut, profesor Mazllum Baraliun. Pas informimit të bollshëm, zoti Ferizi mblodhi Kryesinë e Shoqatës “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen të Bavarisë gjermane dhe vendosën, për mbështetje financiare të Shoqatës, me emërtesën shumë domthënëse “Kosova për Sanxhakun”
Ekipi futbollistik i Shoqatës “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen, Bavari
     Për të sensibilizuar mërgimtarët në Gjermani dhe gjetkë, Shoqata “Sali Çekaj” organizoi turnirin tradicional vjetor humanitar sportiv. Paratë nga ky aktivitet i përvitshëm, dedikohen për raste humanitare. Kryesia dhe anëtarësia u dakorduan që kontributi sportiv, plus kontributeve monetare të anëtarësisë të Shoqatës dhe të aktivistëve të LDK-së, në Gjermani, në shumën prej 13.000 euro, të dedikohen për Shoqatën “Kosova për Sanxhakun”, që vajzat e djemtë e asaj treve shqiptare, të vazhdojnë studimet në shkollat e mesme dhe fakultetët e Kosovës, si dhe për veprimtaritë tjera kulturore e humanitare, në atë trevë të harruar nga pushteti serbo-sllavë.
     Më 12 gusht 2019, në mjediset e kompleksit hotelier e relaksues “Trofta”, në Istog, pronë e veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, Ismail Bytyqi, tani, po kaq i suksesshëm në bisnes dhe humanitet, u organizua një drekë pune e përbashkët e Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, me kryetar Ismet Azizin; Kryesia e Shoqatës “Sali Çekaj”, me kryetarin e ri kaçanikas, poetin Gazmend Dashin; Kryesia e Degës të LDK-së, në Gjermani, me kryetarin Osman Ferizi, me pjesëmarrjen e Radio Televizionit “Fontana”, të kryesuar nga drejtori Zeqir Mehmetaj si dhe veprimtarë të tjerë nga Kosova dhe Mërgata.
     Kryetari i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizi, bëri një ekspoze të plotë të misionit  që synon Shoqata në fjalë. “Shoqata u themelua në tetor 2015, në Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Pjesëmarrësit ishin nga të gjitha territoret e shqiptare, përfshi edhe nga Pazari i Ri (Novi Pazari), Senica, Tutina. Rozhaja  e tjerë. Kemi kontaktuar edhe Myftiun e Sanxhakut, Zurkoviç, me Partinë për Aksion Demokratik, zotëri Sylejman Uglanin dhe burra e të rinj, me gadishmëri për bashkëpunim për nismën tonë.
     Edhe pse ndarja, izolimi i Sanxhakut nga Kosova, ka qenë dhe mbetet interes i Serbisë, megjithatë, zgjimi kombëtar veç ka filluar, si me veshje, me muzikën, melosin shqiptar, tupana në festime dhe interesimi për ta ripërtrirë  gjuhën shqipe. Njerëzit atje kërkojnë Ansamblin Rugova, preferojnë dhe provojnë kërcimin rugovas. Por, ende ka hezitime, përtesë, frikë e kursim, për t`u angazhuar në aksionin tonë. Por, ne i mirëkuptojmë dhe nuk ngutemni. Rrjedhimisht, në Sanxhak gjithçka ka filluar të frymojë shqip.
     Ne punojmë për shënimin e historisë orale, gojore. Projekti jonë vazhdon të begatohet dhe përmbushet, me fotografi që na dërgojnë vazhdimisht nga baza, nga Sanxhaku. Botimi i lahutarëve të Sanxhakut, është me shumë interes. Një takim domëthënës e kemi pasur me ish-Presidentin Sali Berishën, së bashku me Ali Dacin. Publikimi që i bëri Dr. Berisha takimit tonë dhe referenca e tij për Sanxhakun, 10 ditë pas takimit, ka qenë një inkurajim për punën tonë dhe jehonë për të tjerët”, – tha, ndër të tjera, kryetari Ismet Azizi.
     Kryetari Ismet Azizi kërkoi nga Shoqata “Sali Çekaj” dhe Dega e LDK-së në Gjermani, caktimin e një anëtari për bordin e Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”. Dhe, për këtë vendosen dy Kryesitë: të Shoqatës dhe LDK-së, përkatësisht, të kryesuar nga Gazmend Dashi dhe Osman Ferizi, u caktua Bujar Lajqi, veprimtar i dëshmuar.
     Veprimtari i mirënjohur sanxhakli, Ali Daci, në cilësinë e nënkryetarit të Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, vazhdon të jetë shumë aktiv: Sanxhaku me “Status Special”, ka ngjall interes të madh. Në Rozhajë e sollëm presidentin shqiptar, Ilir Metën. Ai ishte mirë i informuar për Sanxhakun. Dhe, për këtë meritor është këshilltari i tij politik, Flamur Gashi, nga Trubohovci i Pejës.
     Sipas Dacit, puna konkrete është detyrë parësore, njohja reciproke Kosovë-Sanxhak. Tetamentin e Uglaninit ia kemi dërguar secilit deputet, pavarësisht përkatësisë kombëtare.
     Xhafer Lecaj, veprimtari i çështjes kombëtare, me stazh prej 5 (pesë) dekadash, foli për rolin e Mërgatës, për mbijetesën dhe luftën e Kosovës. Vetëm Aktivi i LDK-së, në Kichheim-Teck, Një qztezë, relativisht, e vogël, që zotëri Leci e ka udhëhequr, ka kontribuar me 1.175.000 marka gjermane, plus aksioneve tjera. Puna e mërgimtarëve ka qenë përkushtuese, pa asnjë interes personal.
     E përgëzoj Ismet Azizin për punën që bënë, në relacionin Kosovë-Sanxhak, natyrisht, në përfitim dhe zgjim kombëtar, të asaj treve, fort të asimiluar. Zotëri Leci tha se ndjehet i gëzuar që gjendet në mesin e miqve të hershëm Idriz Zeqiraj e Osman Ferizi si dhe mikun e ri, drejtuesin e mediumit Radio-Televizionit “Fontana”, zotëri Zeqir Mehmetaj.
     Gentrit Murseli, nënkryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, si dhe asambleist i LDK-së, në komunën e Gjilanit, tha se punojmë për shpërqëndrimin vëmendjes të Serbisë nga Kosova dhe të kthejë sytë tek Sanxhaku. Portali i Sanxhakut ka 15.000 përcjellës dhe vazhdon të begatohet me adhurues të rinj.
     Këtij takimi i kontribuan edhe anëtarët e Shoqatës “Sali Çekaj”, njëherësh, veprimtarë të Degës të LDK-së, në Gjermani: Gazmend Dashi, Bujar Lajçi, Xhevdet Muriqi, Afrim Mulaj, Naim Haxhiaj, Besim Mulaj. Ishin të njëzëshëm në vlerësimin pozitiv të Radio-Televizionit “Fontana” dhe falenderuan drejtorin Zeqir Mehmetaj, për pasqyrimin dhe informimin profesional, që u bënë veprimtarive të ndryshme në Mërgatën shqiptare, në përgjithësi, dhe në atë të Gjermanisë, në veçanti, në bashkëpunim me zëdhënësin e Shoqatës tonë, Maxhun Smajli.
     Shoqata “Sali Çekaj” ka ndarë medalje, me fotografinë e heroit Sali Çekaj, për kryetarin e Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizin, të cilën ia dorëzoi kryetari Gazmend Dashi dhe drejtorin e Radio-Televizionit “Fontana”, Zeqir Mehmetaj, të cilën ia dorëzoi Idriz Zeqiraj, anëtar Nderi i Shoqatës.
     Veprimtari i mirënjohur, humanisti i shquar istogas, me punësim në Suedi, Xhafer Balaj, në nderim e mirënjohje, për mysafirët nga Sanxhaku, Gjilani dhe Mërgata, shtroi një drekë të begatë. Zotëri Balaj u falenderua nga mysafirët dhe u përgëzua për humanitetin, bëmirësinë unike, që vazhdon ta bëjë ndër vite, me parësi, për shëndetësinë, madje, në tërë Etnikumin shqiptar.

Leksikografi dhe atdhetar i shquar, autor i disa fjalorëve shqip-suedisht – Nga Fran Gjoka, Gazetar,Lezhë

 

(Kushtuar leksikografit dhe atdhetarit të njohur shqiptar-suedez Sadulla Zendeli-Daja)

 

Kisha dëgjuar shumë për leksikografin dhe atdhetarin e njohur Sadulla Zendeli-Daja me origjinë nga Sërmnova e Gostivarit dhe banues prej më se 53 vitesh në Suedi. Fillimisht më foli për të shkrimtari ynë i njohur Viron Kona, i cili i ka kushtuar S.Z.Dajës edhe një liuëbr të vecantë, tashmë të njohur nga lexuesi, të titulluar “Ju dua më shumë se veten!” Shpreha edhe unë konsideratat e mia në atë libër dhe më pas erdhi casti që edhe ta takoja Dajën gjatë përurimit të librit kushtuar atij, por edhe në kohën e lirë kur ai vinte dhe vjen në Panairet e librit në Tiranë. E, meqë është rasti dëshiroj të them se ky lekikograf dhe atdhetar i shquar, ka ardhur në Panairet e librit në Tiranë sa herë që ato janë zhvilluar, që nga i pari e në vazhdim, vetëm një herë ka munguar kur iu deshtë kryente një operacion të vështirë zemre në Suedi.

 

Dëshiroj të bëj gjithashtu me dije lexuesin se Sadulla Zendeli Daja lindi në Sërmnovë të Gostivarit më 5 qershor 1935. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa tetëvjeçaren në Vrapisht të Gostivarit. Gjimnazin (dega e ekonomisë) e filloi në Gostivar  dhe e vazhdoi në Strumicë – shkollë, profesionale për drejtor kooperative. Kreu, gjithashtu, edhe shkollën politike njëvjeçare në Shkup. Në vendlindje ka punuar drejtor kooperative dhe llogaritar financier në Sipërmarrjen  e Hekurudhës, Shkup, dega në Gostivar. Si intelektual me ide përparimtare, Daja që herrët nisi aktivitetin e tij atdhetar duke iu kundërvënë në mënyra të ndryshme pushtetit të atëhershëm komunist në ish Jugosllavi. Aktiviteti i tij u bë halë në sy të regjimit të asaj periudhe famëkeqe rankoviçiane, i cili nisi ta përndjekë këtë atdhetar të shquar. Më 28 nëntor 1966 Sadulla Zendeli-Daja u detyrua të mërgojë në Suedi. Aty, ai gjeti besimin tek ëndrra e tij për  arsim e kulturë, mbështetjen për  lirinë e shumëkërkuar të bashkëkombësve të tij shqiptarë. Fillimisht kreu kursin paraprak të gjuhës suedeze e, në vazhdim, arriti të diplomohej  për shkencat filozofike në Universitetin e njohur të  Upsallës, njëri ndër universitetet e njohura të botës. Studioi dy vjet gjuhën shqipe në Universitetin e Sofjes, dega e Albanologjisë, duke pasur  shef të katedrës albanologjike profesorin e shquar Thoma Kacori. Më pas kreu shkollën e lartë të bibliotekave në qytetin Boras dhe punoi shef i bibliotekave të shkollave në qytetin Nybro. Gjatë kësaj periudhe u angazhua për hapjen e shkollës shqipe dhe, që nga 5 marsi i vitit 1975 nisi të punojë arsimtar i gjuhës shqipe në Nybro me 12 nxënës. Daja do të ishte ndër të parët mësues të gjuhës amtare në Skandinavi, në këtë vend me liri dhe demokraci si rrallë tjetër vend në botë. Ndoqi rrugën e mësuesisë, duke pasur si lajtmotiv në radhë të parë arsimimin e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë të ardhur në Suedi për mbijetesë dhe për një jetë më të mirë. Daja hapi shkollën e parë  shqipe edhe në Emmaboda me 5 nxënës dhe në Kalmar me 10 nxënës. Në komunën Nybro, përveç  shkollës shqipe, me bashkatdhetarët formuan shoqatën e parë shqiptare me emrin “Ilirida”. Kuptimplotë është fakti se në ishullin Oland, ku Daja banon, ka hapur  restorantin me emrin “Shqiponja”, në ballë të të cilit janë vendosur dukshëm dy flamuj: njëri i Shqipërisë dhe tjetri i Kosovës. Shqiponja u qëndron të dyve mbi krye, shqiponja e lirisë.

Me veprimtarinë e gjerë atdhetare dhe krijuese Sadulla Zendeli  Daja ka fituar respektin e mërgimtarëve shqiptarë në gadishullin skandinav. Ai nderohet dhe  respektohet prej tyre edhe për mbështetjen dhe ndihmën e madhe vëllazërore e të pakursyer, ndërkohë që gojëtaria e tij e mençur dhe  e zjarrtë mirëpritet në tubime të mërgimtarëve shqiptarë dhe mirëpritësve suedezë.

Sadulla Zendeli-Daja në studion e tij në Ëland,Suedi

Sadulla Zendeli-Daja ka një krijimtari të pasur publicistike, letrare dhe artistike, ku spikat puna e madhe këmbëngulëse për hartimin e  fjalorëve shqip – suedisht dhe suedisht – shqip. Nga kjo krijimtari e gjerë, përmend: Fjalori i parë  suedisht-shqip,17000 fjalë (Suedi, 1994), Fjalori i dytë suedisht-shqip, 28.500 fjalë (Suedi 2004), Përkthimi i Fjalorit për fëmijë katërgjuhësh shqip-anglisht-italisht-suedisht nga autorja Meri Toçi(versioni shqip-suedisht nga Sdulla Zendeli-Daja) Toena 2011, Gramatika e gjuhës shqipe për klasën e  parë deri në klasën e nëntë, Fletore pune: Gjuha jonë (që nga parashkollorët deri në klasën e tretë), Toena, Tiranë 1999, Përkthim në gjuhën suedeze i librit për fëmijë “Skënderbeu” të autorit Fatmir Toçi. Në vitin 2014, Sadulla Zendeli- Daja botoi Fjalorin shqip-suedisht me 35 mijë fjalë, vepër madhore për shkollën dhe bibliotekën, Botimet Toena, Tiranë 2014. Ky fjalor, është përuruar në Panairin e librit 2014 në Tiranë, në Gostivar, si dhe në qytetet Nybro dhe Malmo, të Suedisë. Fjalori me 35 mijë fjalë është përuruar edhe në Shqip[ëri, ndërkohë që S.Z.Daja një vit më parë ëpruroi edhe fjalorin e pestë suedisht – shqip me 10.000 fjalë,i cili është i pari i këtij lloji që ju jepet në dorë nxënësve të shkollës  9-vjeçare dhe të mesme që mësojnë në këtë gjuhë

Ka botuar gjithashtu librat:“Ditari i dhimbjeve”, Botimet Toena, Tiranë 2011, “Ditari i kujtimeve të paharruara”, Botimet Toena, Tiranë 2013 dhe Amanda Edit, Bukuresht 2013,librin “Gostivari në zemrën time”,Botimet Toena,Tiranë 2014 etj. Ndër shkrimet publicistike të botuara veçojmë: Katalogu i librave në gjuhën shqipe dhe gjuhëve  tjera ballkanike në bibliotekat  suedeze(nga viti 1948 deri më 1973), publikim intern Nr. 142 (Shkolla e Lartë Bibliotekare në Borås); Punimi me titull: Historia e shqiptarëve nga viti 600 p e deri më 1973, (publikim intern në bibliotekën e shkollës Åkrahäll Nybro 1975), ku spikatin: Vjeshta e përgjakur, Gurra e Shën Milit, Drejt Gostivarit, Tmerri i Vardarit, Ditë mortore  për shqiptarët, etj. Shumica e këtyre shkrimeve janë botuar edhe në revistën “Besa”, ku Sadulla Zendeli-Daja ishte njëri prej redaktorëve të saj.

Jeta dhe veprimtari e Sadulla Zendeli-Dajës është plot ndodhi mbresëlënëse, të cilat kur i lexon apo i dëgjon, të mbeten aq thellë në kujtesë, saqë edhe të duash nuk i harron dot. Daja vendosi të jetonte në ishullin Ëland në detin Baltik. Një ishull i mrekullueshëm, ku të çon një ndër urat më të gjata në Evropë. E, pikërisht në këtë ishull, ku edhe mbreti i Suedisë ka rezidencën e tij verore, ku ndodhet një kështjellë madhështore e kohëve të vjetra, ku ngrihet monumenti simbol i Birgitës,  në këtë ishull të Veriut të largët, Daja ngriti shtëpinë dhe “tempullin” e tij. Studioja e këtij tempulli, prodhon pareshtur literaturë shkencore dhe leksikografike, letrare dhe publicistike. Ai është një tempull i dijes dhe i kulturës, është tempull i dritës rrezatuese, tempull i atdhetarizmit dhe shqiptarizmit.

Rruga e jetës së Dajës, është e shkrirë e përgjithësuar me rrugën  e qindra mijëra shqiptarëve në shekuj, në dekada e vite. Ai është shndërruar në simbol të qëndresës, të rezistencës, të betejave të vazhdueshme  për jetë e liri. Ky njeri i urtë dhe paqësor, tërë jetën ka shpërndarë mes njerëzve ngrohtësi dhe dituri, ka dashur dhe ka respektuar më të mirën dhe më të dobishmen, ka treguar dhembshurinë  e prindit për këdo, ka sakrifikuar përherë nga vetja, duke merituar vazhdimisht  respektin dhe dashurinë e mijëra njerëzve.

Shpirt bukur dhe dritë përhapës, Sadulla Zendeli-Daja vazhdon të botojë pareshtur dhe me intensitet vepra mbresëlënëse me karakter atdhetarë, publicistikë e letrarë, duke i shërbyer të sotmes dhe të ardhmes.(Marrë me shkurtime nga shkrimi i V. Konës në pasthënien e librit të Sadulla Zendeli-Dajës: “Gostivari në zemrën time”)

Sadulla Zendeli-Daja dhe Fran Gjoka

Nga informacionet mediatike që vijnë tek ne thuhet shpesh, se “kur flet Daja, të tjerët heshtin”. Me impenjimin e tij shumëvjeçar, S.Z.Daja ka bërë të njohura në mënyrë publike dhe shkencërisht vlerat gjuhësore, historike e kulturore të kombit tonë të lashtë. Emri dhe vepra e këtij njeriu nderon atdhetarizmin shqiptar dhe kulturën tonë kombëtare.

Sadulla Zendeli-Daja

Silvana Begaj, lektorja e universitetit suedez që kërkon një Atdhe për të gjithë – Nga Arben Shaqir Vata

“Fytyra” e re e Shqipërisë Tjetër…

Silvana Begaj ishte thuajse krejt e panjohur deri pak muaj më parë, kur disa shkrime të saj për projektin “Shqipëria Tjetër”, bënë xhiron e publikimeve në dhjetra portaleve shqiptare, brenda e jashtë kufijve. Apelet e një vajze në kulmin e debateve politike të krizës së zgjedhjeve në Shqipëri, nuk mund të kalonin pa u vënë re nga opinioni publik, aq më tepër kur artikujt fshikullues ndaj politikës 30 vjecare në Shqipëri, vinin nga një “mendje e ftohtë”, një asistent pedagoge në Universitetin e Gävle në Suedi.
Po kush është Silvana Begaj, vajza që kërkon të qetësojë “kokat e nxehta” të Tiranës; si arriti një vajzë e thjeshtë shqiptare të ngjisë në pak kohë shkallët e karrierës profesionale në një vend të huaj, dhe cfarë është projekti “Shqipëria Tjetër”, një nismë që ajo planifikon ta zbatojë në politikën shqiptare?!
Silvanën, në këto ditë të pragfillimit të vitit të ri akademik në Suedi, e gjen të rrethuar në zyrën e saj nga studentë të shumtë të huaj që kanë zgjedhur universitetin ku ajo është e punësuar për të kryer studimet e larta. Që prej vitit 2014, Silvana është asistent pedagoge ne degen e Menaxhimit , ndërsa koordinon edhe studentët ndërkombëtare që diplomohen në këtë universitet mjaft të njohur të Suedisë. Një aplikim on line për këtë vend pune ka mjaftuar për Silvanën dhe ajo ka kuptuar që ëndrrat mund të bëhen realitet. Ne Shqiperi ka pasur disa eksperienca të ndryshme të cilat i shërbyen si trampolinë për integrimin në Suedi.
Për shumëkënd karriera e saj mund të quhet e suksesshme, por për Silvanën kjo është dicka krejt normale në një vend ku zotëron konkurenca e drejtë dhe zbatimi I ligjit. Ajo thotë me modesti se është një vajzë krejt e zakonshme, që ka guxuar të ëndërrojë dhe përpiqet deri në fund për të arritur synimet e veta. Mësimdhënia apo kërkimi shkencor me të cilin merret shumë kohët e fundit, nuk është i vetmi angazhim per Begajn. Suedia është vendi i mundësive dhe Silvana thjeshtë e ka shfrytëzuar këtë fakt. Prej një viti ajo ka themeluar një kompani private që kryen restaurimin e godinave të vjetra dhe atyre historike në disa qytete të Suedisë.
Por angazhimi më i madh për të, duket të jetë ai human. Silvana Begaj tregon se prej 5 vitesh është Peacemaker, pjesëtare e “Dialog për Paqen”, një NGO ndërkombëtare me qendër në Norvegji, e cila zhvillon dialog dhe ndërmjetëson me palët e përfshira në konflkte në zona të ndryshme të botës, si Indi, Pakistan, Bangladesh, etj. Projekti i radhës që do të finalizohet së shpejti, thotë Silvana, është krijimi i një NGO ndërkombëtare për integrimin e gruas në shkallë botërore. Si një kerkuese shkencore, ajo,bashkë me një grup specialistësh nga disa vende, do të bëjnë hulumtime për të gjetur se cfarë politikash duhen ndjekur për integrimin sa më të plotë të gruas, kryesisht në vendet me probleme në këtë drejtim, sigurisht edhe në Shqipëri.
E cuditshme në fakt, por ajo pohon se i del koha edhe për …Politikë. Ajo është e angazhuar me Centerpariet, një parti qeverisëse në Suedi, dhe ka ambicje për të konkuruar në nivele lokale. Megjithëse e larguar nga Shqipëria, Silvana nuk i ka shkëputur lidhjet me vendin dhe ndjek rregullisht cfarë ndodh atje. SHQIPËRIA TJETËR, është lëvizja që ajo synon të shpalosë në momentin e duhur, një projekt për të ringjallur shpresat dhe ëndrrat e rinisë, ëndrra të vrara nga politika e afro 30 vjetëve në Shqipëri. Sipas saj, ky është një projekt që ka për qëllim të grumbullojë ekspertizën më të mirë shqiptare dhe të huaj në vendet europiane dhe në bashkëpunim me organizata dhe aktorë të rëndësishëm politikë dhe të shoqëerisë civile në këto vende, të kontribuojë për zhvillimin e Shqipërisë.
Portreti i Silvana Begajt, një vajzë që nga katedrat e Tiranës përfundoi në katedrat e Suedisë, nuk mund të jetë i kompletuar pa dy dashuritë e saj; letërsinë nga e cila mësoi si të krijojë si dhe familjen, nga e cila merr inspirimin!

NJOFTIM NGA PRESIDENCA E RPUBLIKËS SË ÇAMËRISË

PRESIDENCA E RPUBLIKËS SË ÇAMËRISË

KOMUNIKATË

Me ndryshimin e strukturave të reja në Kryeministri dhe Presidencë, njoftojmë se qëndrimi zyrtar i Republikës se Çamërisë do të jete vetëm nëpërmjet faqes së presidentit dhe kryeministrit Ali Aliu, të zgjedhur së fundi nga organi më i lartë që është ai i Këshilli Kombëtar, deri në hapjen e një faqe zyrtare. Çdo qëndrim nëpër faqet e vjetra nuk është qëndrimi ynë zyrtar dhe ne distancohemi nga botimet e tilla dhe nuk mbajmë përgjegjësi për ketë. Ne jemi për zgjidhjen e Çështjes së Çamërisë në rrugë diplomatike dhe juridike si rrugë që lejon demokracia euro–atlantike. Heqja e „Ligjit të luftës“ me Shqipërinë, që mban në burg Çamërinë, legalizimi i gjuhës shqipe në tërë Greqinë si gjuhë zyrtare, hapja e shkollave dhe kthimi i çamëve në pronat e tyre, lejimi i flamurit kombëtar të Çamërisë, marrëdhëniet kulturore me pjesët e tjera të atdheut, janë çelësi i zgjidhjes në të ardhmen me Greqinë. Programi i punës për Çamërinë pra është i thjeshtë, punë për të gjithë ata që marrin frymë kombëtarisht.

Kryeministri dhe Presidenti i Republikës së Çamërisë, z. Ali Aliu
Dortmund, 19. 08. 2019

NJË HISTORI SA E DHIMBSHME LIDHUR ME JETËN E PACIENTËVE NË SPITALIN PËR TË SËMURË MENDOR NË BECKOMBERGA AFËR STOCKHOLMIT

Sokol Demaku

 

-një roman për spitalin më të madh të sëmurëve mendor në Europë por edhe në Suedi nga mesi i viteve 1900, pra më i madhi atë kohë me mbi 2000 pacient të sëmurë mendor, e që ne vitin 1995 u mor vendim  që të mbyllet dhe nga ajo kohë ka vend për sherim vetëm për 250 pacient me sëmundje mentale. Një spital me mbi 20 ndërtesa me reparte të ndryshme për grupe të ndryshme pacientësh, ndërtesën e administratës, banesa të përsonelit, punëtori, kuzhinë, sallë gjimnastike, kishëzen për varrim dhe objekte tjera.

 

Këto ditë në botim dhe përkthim të Shtëpisë botuese ”Dituria” nga Tirana dhe në përkthim të përkthyesit tashmë të njohur që ka bërë zë në përkthimin e librit nga gjuha suedeze në Shqip, Sokol Demaku doli nga shtypi romani shumë i njohur në letësinë suedeze ”Beckomberga – ode till min familj”,Beckomberga – një Ode për familjen time”i romansieres së njohur suedeze Sara Stridberg.

Ajo ka debytue ne 2004 me librin e saj “Happy Sally”, dy vite më vonë vjen me “Drömfakulteten” që ishte propozua për çmimin August” ku Sara Stridsberg fitoj çmimin për ”Nordiska Rådets litteraturpris”. Është nominue edhe me librin “Darling river” në vitin (2010) dhe ka fitua VI:s litteraturpris för sitt författarskap.

Në një fjalim të saj veror në vitin 2011, Sara Stridsberg lexoi një histori për spitalin mendor Beckomberga. Paraqitja ishte e pabesë dhe dëgjuesi u befasua kur autori zbuloi se nuk ishin foto nga jeta e saj, por skena nga një projekt roman që në vazhdim ajo po punonte. Dhe, tre vjet më vonë, Beckomberga – një Ode për familjen time. doli në dritë.

Sara Strindberg është e njohur në letërsinë suedeze me shkrimet e saja për gruan në kuptimin më të mirë të fjalës artistike ku gratë janë në qendër me mitizmin ekscentrik dhe janë përsonazhet kryesore në romanet e saja.

Në qendër është Jackie dhe babai i saj, Jimi Darling nbdër peronazhet krysore të romanit. Ai me dhimbjen e tij dhe alkoolin, ai i cila shumë lehtë i ben njerëzit për të qeshurë, por njëkohësisht që e do aq shumë vdekjen. Kur nëna Lone do shkoj në Detin e Zi, spitali do bëhet bota e Jackie. Ajo do takoj atje Sabina, pastaj Paul dhe atë dashurinë e sajt ë çmendur.

Autorja me mjeshtri përmes momenteve të ndryshme, kthesave mes ëndërrave dhe realitetit ndërton një tregim po aq melankolik dhe magjepës në romanin e saj Beckomberga – një Ode për familjen time.

Spitali mendor Beckomberga është pjesë e historisë se jetes në Suedi dhe e gjithë ngjarja në romanin më të rit ë Sara Stridberg, ishte një ndër spitalet më të mëdha te kohës, ku gjatë kohës kishte strehua mbi 2000 pacient.

Cornelis Vreeswijk punonte si infermiere e shëndetit mendor, Jussi Björling ishte kujdestar në spital dhe këtu na përshkruhete kur Olof Palme shpesh vizitonte nënën e tij në Beckomberga, sepse edhe ajo ishte e vendosurë këtu. Beckomberga është një vend ku kaluan jetën e tyre shumë pacient, shumë të tjerë punuan këtu por njëheresh shumë jetuan dhe vdiqën.

Ky spital për të sëmurë mendor ishte një vend ku mblodhi shumë njerëz dhe ata jetuan së bashku, përjetuan të gjitha së bashku të mirat dhe të këqijat jo vetëm të sëmurët mental por edhe punonjësit që u sherbyen atyre e edhe sot shumë e kujtojnë këtë shtëpi të të moshuarëve në Stockholm.

Unë përmenda disa nga persopnazhet e romanit, por duhte të them se një nga vet përsonazhet me të rëndësishme në roman është vet Beckomberga që është një histori në vete në roman e përmes shtjellimit të ngjarjes që i bënë Sara Stridberg kjo histori bëhet edhe m¨åe e bukur dhe me vlerë për lexuesin.

Beckomberga – një Ode për familjen time nyancon imazhin e spitalit mendor Beckomberga duke përshkruar mirësin, mirëqenjen që ishte preznete në këtë spital por theshtë autoirja në menyrë të dnejë na përshkruan edhe vuajtjet dhe ndoshta mudn të them edhe terorin e kryerë gjatë jetës në këtë spital mendor nga vitet 1932 deri në 1995 e që mund të thuhet se thjeshtë ishte një verbëri.

“Beckomberga: Ode për familjen time” u kushtohet të gjithë atyre që qendruan në spitalin mkendor Beckomberga, të gjithë tyre që kaluan parkun e spitalit në Beckomberga nga 1932 deri në 1995. Prindërve që u takuan atje me pacinetët dhe punonjësit atje në vitet 1980.
“Ky është fundi i së ardhmes”, thotë Jimmie Darling në roman, duke folur për të gjithë ata, jetët e të cilëve nuk u larguan kurrë nga Spitali Beckomberga.

Kosova në prag të zgjedhjeve si dhe pesë shtyllat kryesore ku duhet përqendruar qeverisja e ardhshme – Nga Nue Oroshi

Lekundjet e koalicionit qeverisës në Kosovë ku edhe ashtu  ishte i lëkundur që nga fillimi duke mos pasur një bazë të gjërë të numrave në Parlament, si dhe krizat e konfliktet në mes partive të koalicionit sjellën edhe dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj. Kjo dorëheqje ju erdhi si bombë partive politike të cilat i kaploi frika. E më së shumti janë duke u friguar partitë e vogla të cilat nuk kanë fare elektorat por falë rrugës gjarpërore të tyre se edhe me dreqin bëhem vetëm ta kem një vend në parlament i ka sjellur këto parti para një vajtimi dhe trishtimi të madh. Kanë filluar kalkulimet politike ende pa u vetëshperndarë Parlamenti i Kosovës. Unë e shtroj pyetjen: Kur partitë tona politike do ta mësojnë se si funksionon Demokracia? Mëqense se paku katër parti kanë pretendime se janë partitë më të mëdha falë qullit parazgjedhor të zgjedhjeve që deshtuan dhe nuk u krye mandati deri në fund. Mirë do të ishte që këto katër parti të mëdha të garojnë të vetme në zgjedhje t´ia shohim se cilës veçmas fuqinë elektorale dhe ajo parti që del e para me automatizëm ta fitonë të drejtën e marrjës së Postit të Kryeministrit siç është në Demokracitë e Shteteve Perëndimore, kurse ndarja e pushtetit të bëhet sipas fuqisë elektorale  të partive që do ta formojnë koalicionin e ardhshem e jo të vijnë parti me dy deputet siç ishte rasti i një partie të harruar nga elektorati i Kosovës me emrin AKR dhe të qeverisë me katër ministri,dy prej të cileve minisitri kyçe për ecjen përpara të shtetit siç është Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punëve të Brendshme.Kjo në Demokraci është tragjike të qeverisin parti që nuk ju beson elektorati, ta kalojnë edhe pragun zgjedhor.Siç shihet qartë ende pa filluar zyrtarishtë fushata elektorale,mollë sherri në mes partive sërish do të jetë posti i Kryeminsitrit të Kosovës dhe jo ndërtimi i një koncepti të ri Qeverisës ku vendi do të dalë nga hendeku i thellë vdekjeprurës që e kanë sjellur pikërisht qeverisja 20 vjeçare e këtyre Partive që sot i kemi në pushtet.Fatkeqësi është se edhe në këto zgjedhje nuk e kemi një vizion të ri politik që do të garon në këto zgjedhje.Në mungesë të një vizioni të ri politik si në Parlamentin e Kosovës ashtu edhe në Qeverinë e re shumica e deputeteve si edhe shumica e ministrave do të jenë të ricikluar.Ekspertët e letrës shpeshherë ma thonë në Gjermani se letra e ricikluar nuk i ka formatët e kualitetit me ato të origjinalës. Njejtë ndodh edhe në politikë.Është fatkeqësi se Partitë tona nuk mendojnë asnjëherë se si duhet të permirësohet jeta e qytetarve,sa investitorë të jashtem planifikojnë të sjellin në Kosovë,sa vende të punës planfikojnë të hapin,sa fabrika për secilin qytet të Kosovës do të hapen dhe të zbutet kriza e papunsisë.Derisa bëhet riciklimi i të njejtave parti në Kosovë tash e 20 vjet me radhë rinia e Kosovë nuk po gjenë shpëtim,ajo po mësyen  ka sytë- këmbët duke mbetur Kosova pa ardhmërinë e saj.Pavarsisht se kush do të qeverisë në Qeverinë e Kosovës ajo qeveri duhet ti ketë parasysh pesë shtylla kryesore:Sigurinë e mbrendshme në Kosovë e që nënkupton bllokimin e grupeve terroriste si dhe rrjetet e ndryshme të spiunazhit të  shteteve anti Kosovë që mundohen me çdo kushtë ta bëjnë Kosovën si tokë pa Zot e shtet pa zot shtëpie.Këtu hynë edhe mbrojtja e kufijve shtetërore si dhe forcimi i reformave në drejtësi.Forcimin e Diplomacisë me kuadro të pergaditura politike dhe njohës të diplomacisë e jo me djem të tezeve e vajza të hallave, vëllezër, motra e tezakë,militant partiak, që vijnë në krye te diplomacisë pa ditur fare se çka është diplomacia, ku deri dje kanë menduar se diplomacia është ndonjë qokolladë apo tortë që hahet dhe është shumë e shijshme,se jo të kenë takuar ndonjë politikanë apo diplomat perëndimor.Në këtë segment Kosova ka dështuar plotësisht.Zhvillimi Ekonomik ,duke iu afruar projekte të ndryshme bashkëpunimi shteteve të perëndimit për të sjellë investitorë të mesëm në Kosovë që do të hapin vende të reja të punës në çdo komunë të Kosovës.Këtu duhet një bashkëpunimë i ngushtë me Diasporën shqiptare në Evropë dhe Amerikë duke shfrytëzuar projektët e tyre si dhe kontaktët që kanë krijuarë me shtetet dhe bizneset e zhvilluara.Dhe jo me atë pjesë të diasporës të cilët vetëm shesin rrahagjoksi dhe thirren me emra të mëdha bashkimësh të biznesmeneve, e në fakt se kanë ngulur asnjë gozhdë në zhvilliminë e Kosovës.Të tillët i kemi mjaft në diasporë,të cilët nuk ndihmojnë madje as projektet kombëtare dhe kulturore që vijnë nga diaspora por vetem levizin nëpër Kosovë e Shqipëri sa për ti dalur emri dikund,me nje fjalë këta kanë mbetur, si ajo thënja popullore: Shko e eja si Adem Peja.

Forcimi i Arsimit,sot jemi deshmitarë  se në Kosovë kemi shume të diplomuar dhe me shumë tituj shkencor por që është fatkeqësi se nuk e kemi kualitetin.Arsimi dhe edukimi i brezave të rinj është baza më e fortë e ecjës përpara në përspektivë të një shteti.Në këtë aspekt duhet forcuar kriteriumi që mos të kemi në çdo lagje Universitete por ato që janë vërtetë të jenë Universitete që sjellin kuadro që i nevojiten Kosovës.Është fatkeqësi që sot në Kosovë na dalin Dr. të shkencës që kurrë nuk i kanë parë arkivat me sy.

Një sferë që për njëzet vite ka dështuar shteti i Kosovës është Mjekësia.Mjekësisë duhet ti ipet prioritet shtetërorë në dhjetë vitet e ardhshme çdo qeveri që vjen në pushtet.Ministria e shëndetësisë duhet të punoj ngushtë me Ministritë si motra në perëndim në mënyrë që të bëjmë një mjekësi të fortë ku edhe politikanët që e udhëheqin Kosovën të kurohen dhe shërohen në Kosovë dhe jo për çdo kollitje të mbesin në bisht të aeroplanit, për të shkuar jashtë. Kosova ka mjek dhe mjeke të zotët,ata dhe ato kanë bërë emër edhe në spitalet me prestigjioze Evropiane.

Nuk duhet harruar asesi edhe investimet në bujqësi,blegtori dhe turizëm.Në të tri këto segmente Kosova ka potenciale shumë të medha,pa harruar fare edhe Kulturën duke filluar nga Gjurmimet Arkeologjike e deri tek zhvillimet kulturore me projekte shkencore që qojnë përpara historinë,gjuhën dhe letërsinë shqiptare.

Këto ishin vëtem disa nga pesë shtyllat ku Kosova në të ardhmën duhet të Koncentrohet ne ndërtimin e shtetit.Politikanët në Kosovë duhet ta kenë një gjë të qartë.Nuk mbahet dhe ndërtohet shteti me inate politike, nuk ecë shtëpia përpara duke e vjedhur mashkujt dhe femrat e shtëpisë, shtëpinë e vetë.Mbushi mend njëherë e përgjithmonë ose lironi rrugë që në Kosovë të vijnë politikanët e pregaditur dhe të përkushtuar për ndërtimin e shtetit dhe ecjës përpara të vendit.

Shpëtoi 70 njerëz një vit më parë, vdes në Greqi shqiptari. Reagon edhe kryeministri grek

Ka ndërruar jetë në Greqi Kostas Arvanitisi, me origjinë shqiptare, i cili vitin e shkuar arriti të shpëtonte 70 persona në një ishull grek që u përfshi nga zjarri.

 

Shqiptari nëpërmjet varkës së tij, largoi njerëzit nga flakët që përpinë çfarë gjetën përpara. Për këtë arsye, qeveria greke ka deklaruar se do të paguaj shpenzimet për funeralin e tij. Ka qenë vetë kryeministri i ri grek, Kyriakos Mitsotakis që ka bërë me dije lajmin, i cili është përhapur gjerësisht në mediat greke.

Shqiptari punonte si peshkatar dhe falë varkës së tij, arriti të shpëtonte dhjetëra persona nga ferri i flakëve që përfshinë ishullin 23 korrikun e vitit të shkuar.

Ditën e zjarrit vdekjeprurës në Mati, Arvanitis mori varkën e tij, bashkë me gruan, djalin dhe një peshkatar egjiptian dhe shpëtoi 70 njerëz. Në të njëjtën ditë, ai kishte ditëlindjen.

Peshkatari egjiptian Mahmoud Mesafer që ishte me të në barkë ka thënë: “Atë natë shefi im, Kostas Arvanitis, i cili është gjithashtu pronar i anijes, kishte ditëlindjen dhe pas punës ne u organizuam për të festuar. Ndërsa isha në shtëpi dhe po përgatitesha të dilja për pushim, ai më thirri dhe më tha të hiqja dorë nga gjithçka, sepse duhej të shkonim të shpëtonim njerëzit që ishin duke u mbytur. Unë zbrita poshtë në shkallët e shpejta, dhe me Kostën, djalin e tij Dimitris dhe gruan e tij Chryssa, dolëm menjëherë rreth orës 6.30 të mëngjesit”.