VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Sela në Nju Jork, takoi kongresistin amerikan Eliot Engel

By | June 18, 2015

Komentet

Albin Kurti: Po përpiqemi natë e ditë që të arrijmë marrëveshje me LDK-në

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas regjistrimit si deputet në Kuvend të Kosovës, ka folur para mediave për bisedimet për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Kurti tha se me LDK-në janë duke u përpjekur natë e ditë që të arrijnë marrëveshje për koalicionin e ardhshëm qeverisës.

“Po përpiqemi ditë e natë që të arrijmë marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Këto kontakte dhe takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi nuk është lajm. Lajm është arritja e marrëveshjes. Jemi dakorduar që komunikimin ta kemi shumë herë gjatë ditës në mënyrë që sa më parë ta realizojmë koalicionin për bashkëqeverisje. Gjithnjë më afër jemi, por kur ti kemi rezultatet konkrete do të ju informojmë”, tha ai.

Ai ka folur edhe për vendimin për Ligjin për Paga nga Gjykata Kushtetuese.

“Jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, me që rast të gjitha ato që thuhen aty do t’i adresojmë, përndryshe unë besoj që kemi nevojë për një ligj të ri, në mënyrë që pabarazitë e ngelura të eliminohen, edhe me ligjin e ri, shoferi dhe vozitësi i kryeparlamentaritt e kanë rrogën më të madhe se drejtori I shkollës”, shtoi lideri i VV-së.

Akademia e Shkencave në Bullgari nxit debat: Gjuha maqedonase nuk ekziston

BULLGARI

Pas një seance të mbajtur mesditën e djeshme në Sofje, Akademia Bullgare e Shkencave doli në konkluzionin se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se është një “normë e shkruar-rajonale” e gjuhës bullgare.  Akademia bullgare pohon faktin se pozicioni i Maqedonisë së Veriut është i rremë

Ky institucion pasditen e së mërkurës miratoi një qëndrim duke theksuar se maqedonishtja ishte një dialekt i bullgarishtes, dhe dokumentet shoqëruese përmbajnë një seri kualifikimesh dhe fyerjesh për këtë gjuhë, shkruan INA.

Akademia bullgare pranon se pozicioni i sotëm është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj Kartës së Gjuhës Maqedonase të miratuar nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve.

Intervista – Kosnett: Z. Kurti ka ndryshuar, ai është inteligjent dhe i pjekur

Gjëja më pozitive që pash prej që jam këtu, janë zgjedhjet e 6 tetorit. Unë mendoj se LDK dhe Vetëvendosje janë të përkushtuar që të funksionojë partneriteti mes tyre. Jam i sigurt se ky koalicion do të formohet efektivisht. Mendoj se është e qartë se populli votoi për ndryshim me 6 tetor. Mesazhi im për z. Kurti dhe të tjerët është të luftohet korrupsioni. Albin Kurti ka ndryshuar. Ai është shumë inteligjent dhe shumë i pjekur. Lista Serbe është realitet. Në kuadër të dialogut, nëse Kosova dhe Serbia pajtohen të flasin edhe për shënimin e kufijve, për ndryshime shumë të vogla, ne nuk do të themi prerazi jo. Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philip S. Kosnett, flet për Express.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, thotë se, nëse bazohemi në krijimin e qeverive të mëhershme, LDK e Vetëvendosje kanë akoma kohë për të negociuar. Ai shprehet i bindur se dy partitë, që deri dje ishin në opozitë, do të qeverisin së bashku dhe do të tejkalojnë pengesat për krijimin e Qeverisë.

Kosnett ka besim se kryetari i VV’së, Albin Kurti, do të tregohet konstruktiv në raporton me Listën Srpska, por edhe në raport me Presidentin Hashim Thaçi.

Për Express, ambasadori amerikan sqaron nëse SHBA’së i është bërë ndonjë propozim zyrtar për shkëmbim të territoreve nga Thaçi dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ndërsa sqaron përfundimisht qëndrimin e amerikanëve për këtë temë.

Intervista e plotë:

Gazeta Express: Ka një vit që jeni në këtu. Cfarë ka diçka që ju gëzon dhe që ju hidhëron në Kosovë?

Kosnett: Mendoj që viti i fundit ka qenë një vit premtues dhe mendoj që pritshmëritë për një vit edhe më të mirë në 2020’ën janë të mëdha. Në ambasadën amerikane, ne flasim shumë për prioritetet e Amerikës për Kosovën, fushat ku ne duam të japim përkrahjen për popullin e Kosovës. Ne i ndajmë tri fusha kryesore: paqe, drejtësi dhe prosperitet. Në drejtësi; ne nuk flasim vetëm për luftën kundër korrupsionit, që është shumë e rëndësishme për njerëzit këtu, por po ashtu për barazi. Barazi në mundësi, barazi para ligjit, për të gjithë, pa marrë parasysh përkatësisë së tyre, gjinisë apo orientimit. Kur flasim për paqe, flasim për përmirësim të raporteve mes komuniteteve të ndryshme brenda Kosovës. Por, gjithashtu edhe përmirësimit të raporteve të Kosovës me fqinjët dhe shtetet e tjera. Dhe për prosperitet, ne flasim për zhvillimin ekonomik me fokus në punësim dhe mundësi për të rinjtë. Kështu që, unë shoh lëvizje pozitive në të gjitha këto fusha. Gjëja më pozitive mendoj që ishin zgjedhjet. Mendoj që me 6 tetor, njerëzit e Kosovës treguan se duan ndryshim. Ata duan më shumë mundësi për të rinjtë, ata duan që njerëzit e kualifikuar të kenë mundësi të ecin përpara. Janë të shqetësuar për drejtësinë dhe për korrupsionin, dhe këto fusha, sipas neve, janë të lidhura ngushtë me përmirësimin e raporteve të Kosovës me Serbinë dhe fqinjët e tjerë sepse ne mendojmë se paqja në rajon do të japë më shumë mundësi për mundësi për çdokënd në Kosovë.

Gazeta Express: Siç edhe ju përmendët, kemi parë zgjedhjet dhe kemi parë rezultatet. A tregoi Kosova në këto zgjedhje se ka demokraci më të zhvilluar se rajoni dhe a jeni të lumtur, jo për rezultatin e partive, por me mënyrën se si qytetarët e Kosovës vendosen t’i ndryshojnë gjërat?

Kosnett: Unë isha shumë i impresionuar. Mendoj se Kosova po tregon nga zgjedhje në zgjedhje se procesi për përmirësohet, se institucionet po e bëjnë punën e tyre, KQZ-ja po e bën punën e saj, gjykatat punën e tyre. Nuk do të thoja se zgjedhjet ishin të përkryera. Ne kishim disa raportime shqetësuese për përfshirjen e disa partive në frikësim dhe sjellje të pahijshme, por le të flasim për anën pozitive. Nuk ka pasur asnjë incident të dhunës në ditën e zgjedhjeve dhe jo çdo vend në këtë regjion mund ta thotë këtë. Unë mendoj se në fund ne ishim të kënaqur që rezultati final reflektoi vullnetin e popullit dhe mendimin e ndryshëm të popullit të Kosovës. Ne tash presim që kjo të kalojë përtej fazës politike dhe të shohim krijimin e qeverisë së re, pra të kalohet në fazën qeverisëse.

Gazeta Express: LDK dhe Vetëvendosje dështuan të arrijnë marrëveshje këtë javë. Tash kanë probleme në ndarjen e pozitave. Dy subjektet nuk janë pajtuar, sic kanë thënë, për ndarjen e pozitave. A mendoni se është e pranueshme që këto parti të flasin për pozitën e presidentit në këtë fazë?

Ambasadori Kosnett: Nëse e kemi në mendje sa ka zgjatur procesi i formimi i qeverisë në zgjedhjet e kaluara, është pak herët të themi se ata dështuan.

Gazeta Express: Por, ata kanë premtuar një marrëveshje shumë të shpejtë…

Kosnett: Unë mendoj se ata po punojnë me shumë mund në arritjen e një marrëveshjeje. Ne jemi në kontakt me njerëz nga këto dy parti dhe me partitë e tjera, po ashtu. Unë mendoj se LDK dhe Vetëvendosje janë të përkushtuar që të funksionojë ky partneritet. Qeveria ime, si çdokush në Kosovë, mezi presim që ky proces të ecën përpara sa më shpejt që mundet. Dhe, unë jam i sigurt se ky koalicion do të formohet efektivisht.

Gazeta Express: Por, çfarë për mënyrën se si po bëhen tash diskutimet, për pozitat. Dy partitë nuk arritën të pajtohen për shkak se LDK po kërkon një premtim, një marrëveshje, për postin e Presidentit. E dimë se si e zgjedh Kosova presidentin. A mendoni se këto dy parti duhet të flasin për pozitën e presidentit?

Kosnett: Nuk mendoj që më bën mirë mua që si ambasador i huaj, në këtë fazë të analizoj dhe të jap opinione për këtë. Ne kemi besim se këto parti dhe të tjerët që janë të përfshirë në këtë proces do ta gjejnë zgjidhjen për këtë.

Gazeta Express: Kemi pasur raste më parë, nëse përmendim zgjedhjen e Presidentes Atifete Jahjaga, si kandidate mjaft e parapëlqyer nga të huajt, nga ambasada juaj. Nëse LDK dhe Vetëvendosje nuk arrijnë të pajtohen në një të ardhme të afërt, a do të ndërhyjë ambasada juaj për të ndihmuar apo lehtësuar procesin ndërmjet këtyre partive?

Kosnett: Ky është skenar hipotetie për çka unë nuk jam i shqetësuar. Jam i bindur se dy partitë do të gjejnë zgjidhje për këtë. Dhe sinqerisht, mendoj se lexuesit tuaj janë më shumë të interesuar të dinë se cfarë do të bëjë qeveria e re se për këto hollësi.
Ambasadori Kosnett

Gazeta Express: Pra, cilat janë pritjet tuaja nga qeveria e re, ose cili është mesazhi juaj për partitë që fituan shumicën në Kuvend?

Kosnett: Mendoj se është e qartë se populli votoi për ndryshim me 6 tetor. Mesazhi për z. Kurti dhe të tjerët është të luftohet korrupsioni, të bëhet një qeveri më efikase, ta ketë fokusin më shumë në nevojat e njerëzve. Kjo është shumë e rëndësishme. Jam i sigurt se në javët ose muajt në vijim ata do të arrijnë t’i shohin dhe t’i kuptojnë këto premtime. Ne jemi më pak të shqetësuar se sa ministri do të marrë secila parti dhe kush do të jetë ministër , e më shumë jemi të shqetësuar se çka do të bëjnë. Ne shpresojmë dhe kemi pritje që qeveria e re të jetë e kualifikuar për të kryer punën e saj, që nuk do të kenë të kaluar kriminale dhe do të jenë njerëz që njëmend do ta kryejnë punën e tyre për të arritur gjëra në të mirë të njerëzve të Kosovës. Të arrijnë gjëra si taluftojnë korrupsionin, të ndërtojnë mundësi ekonomike. Takohem rregullisht me njerëz të komunitetit të biznesit dhe e shoh se nuk ke nevojë të jesh pjesë e Qeverisë për të punuar për të ardhmen e Kosovës. Në veçanti, jam i mahnitur nga të gjithë ndërmarrësit e ri në fushën e teknologjisë. Ata nuk po kërkojnë shumë përkrahje nga Qeveria. Ata po provojnë ta bëjnë këtë shtet një vend të fuqishëm teknologjik. Takoj shumë njerëz që duan të bëjnë Kosovën si Singapori, Estonia, Izraeli. Kam jetuar në Kosovë më parë. Kam jetuar këtu 16 vjet më parë dhe njerëzit më pyesin se cfarë realisht ka ndryshuar në Kosovë. Dhe, unë gjithmonë filloj të flasë për këta të rinj të mahnitshëm, që flasin shumë gjuhë, që janë të arsimuar, të cilët do të ishin të suksesshëm kudo në botë dhe të cilët po e ndërtojnë të ardhmen në Kosovë.

Gazeta Express: Nëse kthehemi sërish të qeveria e re. z. Kurti ka thënë se ai do t’ua japë një ministri serbëve, por që nuk dëshiron të bashkëpunojë me Listën Serbe dhe se nuk e do këtë subjekt në qeverinë e tij. Si e shihni këtë?

Kosnett: Mendoj se Lista Serbe është një realitet politik. Jo çdo serb i Kosovës është përkrahës i Listës Serbe, por mendoj roli i saj…

Gazeta Express: Mirëpo ata kanë marrë 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kanë 100 për qindëshin e serbëve në Kosovë tash për tash. Cili është komenti juaj për këtë?

Kosnett: Komenti im në këtë është se qeveria amerikane nuk është një parti politike në Kosovë dhe këto diskutime duhet të bëhen mes partive politike. Duke e thënë këtë, unë besoj shumë se z. Kurti e kupton mirë Kushtetutën e Kosovës. Ai e kupton rolin që luajnë partitë e minoriteteve. Dhe ai e ka thënë disa herë që ai synon të jetë kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kështu që besoj se ai duhet të flasë me shumë politikanë serbë të Kosovës, përfshirë këtu edhe Listën Serbe dhe ta gjej rrugën më të mirë.

Gazeta Express: Ndikimi i Beogradit në institucionet e Kosovës është evident, duke qenë Lista Serbe pjesë e këtyre institucioneve. Si e shihni faktin që një parti politike fiton të gjitha vendet e rezervuara. A e shihni këtë si demokratike?

Kosnett: Ka pasur raportime kredibile që na kanë shqetësuar lidhur me sjelljen jo të duhur të Listës Serbe dhe frikësimit të të tjerëve. Mund të harxhojmë kohë duke folur për këto, por çka mendoj se është e rëndësishme të kuptohet është se Lista Serbe nuk mund të injorohet. Është realitet politik që ka mbështetje të fuqishme. Jo 100 për qind të mbështetjes, por mbështetje të madhe nga serbët e Kosovës. Dua të rikujtoj diçka që kam thënë kur kam ardhur së pari në Kosovë, në një nga intervistat e mia të para një vit më parë, se kjo është një pyetje e përsëritur rreth rolit të Beogradit në politikën e Kosovës. Po, Beogradi ka shumë ndikim në Listën Serbe, shumë veta në Kosovë e kanë mëri këtë, e kuptoj. Por, mendoj se nëse Kosova vërtet e ndërton një të ardhme ku secili qytetar ndihet se ka hise në këtë shtet, ku zërat e tyre dëgjohen, atëherë ata do të shikojnë më pak kah shtetet fqinje për orientim politik. E pikërisht për këtë është e rëndësishme për SHBA’në që liderët politikë, të gjithë liderët politikë të Kosovës, të mos mendojnë vetëm për përkatësitë etnike të tyre, por për identitetin shtetëror të tërë vendit.

Gazeta Express: Këtu është diskutuar shumë një fotografi në një event të organizuar nga ambasada amerikane, ku ju shihni krah z. Albin Kurti dhe znj. Vjosa Osmani. Në media u raportua se me këtë ju sikur vendoset qeverinë e re. Pse vetëm ata dy në tavolinën tuaj, dhe a ishin të ftuar liderët e tjerë, sepse nuk e kemi parë as z. Thaçi as z. Haradinaj.

Kosnett: Ne kemi shumë takime. Mund të ju tregoj fotografi nga takimet e mia me Kadri Veselin, Hashim Thaçin, me Ramush Haradinajn. Nganjëherë kemi takime si në oda. Ku njerëz nga të gjitha partitë bëhen bashkë të takohën me vizitorë amerikanë. Kishim senatorë amerikanë. Së fundmi kishim të dërguarin special të SHBA-së, z. Grenell dhe ka takuar shumë njerëz. Ne takohemi në formate të ndryshme. Nganjëherë të gjithë së bashku, nganjëherë jo. Tash, më duket shumë e arsyeshme që ambasadori i huaj të takojë përfaqësuesit e dy partive që prijnë dhe po provojnë të formojnë Qeverinë e re.
Ambasadori Kosnett

Gazeta Express: Që të ndalemi te lideri i Vetëvendosjes, z. Albin Kurti. Ai ka pasur një raport interesant me administratat amerikane. Ai ka refuzuar pothuajse gjithçka që ka kërkuar ose ka përkrahur. Ka qenë kundër marrëveshjes së Rambujesë, kundër pakos së Ahtisaarit. Së fundmi ka qenë kundër Asociaicionit dhe Demarkacionit. Sa mendoni që do të jetë i lehtë bashkëpunimi me të dhe a mendoni se ai dhe partia e tij kanë ndryshuar? Nëse përmendim, një ish-ambasadore amerikane, Tracey Ann-Jacobson, pati thënë njëherë se është sulmuar edhe fizikisht nga aktivistë të VV’së gjatë një proteste. Pra, çka mendoni a ka ndryshuar kjo VV dhe lideri i saj?

Kosnett: Përgjigjja e shkurtër është po. Mendoj se z. Kurti e di shumë mirë për rolin që e luan një lider i opozitës për të sfiduar ide dhe për të krijuar politika është i ndryshëm nga roli që e luan si një kryeministër i shtetit, ku të duhet t’i bësh bashkë të gjithë në frymën e bashkimit shtetëror. Ai është njëri shumë inteligjent dhe shumë i pjekur. Ai ka bërë të qartë se Vetëvendosje ka lënë dhunën politike në të kaluarën. Është një parti e re, është një epokë e re. Pres me padurim për të punuar me të, ashtu siç kam punuar dhe bashkëpunuar me liderë të tjerë të partive politike në këtë shtet.

Gazeta Express: Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Z. Kurti ka thënë se do t’i drejtojë negociatat pasi foli fitues. Në anën tjetër është Presidenti Thaçi, të cilët nuk komunikojnë mes vete. Si e shihni këtë dhe si e komentoni faktin që dy liderët, siç ka thënë z. Kurti, as nuk kanë komunikim me njëri-tjetrin e ai madje as nuk e pranon praninë e presidentit Thaçi?

Kosnett: Nuk kam asnjë dyshim se z. Kurti, kur të bëhet kryeministër do të ndërtojë një marrëdhënie profesionale dhe konstruktive me presidentin Thaçi. Kryeministri dhe Presidenti duhet të punojnë së bashku për të mirën e vendit. Dhe, kjo është një mundësi për mua të theksoj se mendoj që partitë që janë në opozitë, kanë rol të rëndësishëm për të mirën e vendit. Puna e tyre nuk duhet të jetë pengimi i Qeverisë, por duhet të gjejnë hapësirë për bashkëpunim me Qeverinë për të mirën e qytetarëve. Kjo nuk do të thotë se opozita duhet verbërisht ta ndjekë Qeverinë, por ata duhet të punojnë së bashku dhe të krijojnë konsensus në mënyrë konstruktive. Kështu që unë nuk jam i brengosur që presidenti nuk do të mund të punojë me kryeministrin. Në lidhje me dialogun, çfarë kam thënë edhe më parë është se puna që është bërë deri tani mes Presidentit Thaçi dhe Presidentit Vuçiq nuk duhet të injorohet dhe të hidhet anash. Dua të them, nëse ata kanë pasur bisedime të frytshme dhe kanë bërë progres në disa cështje, atëherë Qeveria duhet t’i marrë parasysh ato dhe të bëjë llogaritë para se të ecën përpara. Unë gjithashtu mendoj se është e rëndësishme që Qeveria t’i marrë parasysh qëndrimet e një mase të gjerë të qytetarëve të Kosovës. Jo vetëm të partive politike, por edhe të shoqërisë civile, organizatave, qytetarëve të rëndomtë. Të jenë të sigurt se e kuptojnë se çka duan të gjithë qytetarët e Kosovës në përmirësim të raporteve me Serbinë dhe shtetet tjera fqinje, gjithashtu. Për shembull, unë besoj fuqishëm që Kosova duhet të jetë një pjesëmarrës aktiv në nismën e fundit të quajtur mini-Shengen. Shumë njerëz në Kosovë nuk pëlqejnë atë që po dëgjojnë për mini-Shengenin, por përgjigjja ime për këtë është: dërgojeni një delegacion në takimin e ardhshëm. Vendosni në tavolinë qëndrimet tuaja dhe ti jepni formë procesit e jo vetëm ta injoroni atësepse mendoj që shtetet e tjera në rajon e dinë që nuk mund të krijojnë ekonomi rajonale dhe paqe rajonale, duke e injoruar ndonjë shtet të regjionit.

Gazeta Express: Ju keni kërkuar që të rinis dialogu me Serbinë, por a kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës një afat kur sipas juve duhet të arrihet përfundimisht marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë?

Kosnett: Ne do të donim të shihnim dy qeveritë në vijën e fillimit sa më shpejt që është e mundur, sa të formohet qeveria e Kosovës. Dhe pastaj ne duam t’i shohim ato duke arritur në vijën e cakut. Çka dua të them është se ne duam që ky proces të mund ta prodhojë një marrëveshje të qëndrueshme, që kënaq popujt e dy shteteve, jo vetëm udhëheqësit politikë, por pra që është e pranueshme për qytetarët e dy vendeve. E kjo do të marrë kohë. Nuk do të të jap një afat artificial. Unë mendoj se është i mundshëm gjatë 2020-ës dhe administrata e tanishme e SHBA-së është e angazhuar të përkrahë këtë proces, ne jemi të angazhuar për paqe, drejtësi dhe prosperitet për të gjithë në Ballkan. Unë nuk mund të them se do të vazhdojë të zgjasë ky intensitet i interesimit të SHBA-së, por e di se kjo është një mundësi që nuk duhet të humbasë. Dhe miqtë tanë të Bashkimit Evropian janë po ashtu të angazhuar në këtë proces. Unë mendoj se vonesa në dialog nuk ka qenë benefit për Kosovën. Nuk e ka ndihmuar shtetin ekonomikisht. E kemi problemin me tërheqje të njohjes së Kosovës. Kosova nuk është duke shkuar në drejtimin e duhur. Dhe mendoj se përmirësimi i raporteve me Serbinë dhe me fqinjtë e tjerë do të krijojë kushte për prosperitet dhe mundësi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Gazeta Express: Ideja e korrigjimit të kufijve. A kanë bërë ndonjë lider, e kur po them lider, mendoj në z. Vuçiq dhe z. Thaçi, a kanë dhënë ata ndonjë propozim zyrtar te ndonjë zyrtar amerikan ose te administrata amerikane lidhur me ndryshimet e kufijve? Sepse ka pasur aq shumë bisedime, por askush nuk e di se për çka kanë biseduar.

Kosnett: Unë kurrë nuk kam parë ndonjë propozim formal për marrëveshje gjithëpërfshirëse ose për shkëmbim të tokës. Më lejoni t’u kujtojë lexuesve tuaj se qëndrimi i SHBA-së për territorin ka qenë se ne nuk duam të ndalim negociatorët nga dy palët, nga Kosova dhe Serbia, nga diskutimi për çështje të ndryshme. Ne kurrë nuk jemi shtyrë aktivisht për ndonjë shkëmbim territoresh. Ne kemi thënë se nëse ka ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë dhe ata negociojnë për ndonjë ndryshim kufijsh ose shkëmbim territoresh, në atë kontekst, ne do ta shikonim atë. Nuk do ta përjashtonim atë menjëherë. Nuk është qëndrimi ynë të përjashtojmë aty për aty. Disa njerëz e kanë interpretuar këtë sikur amerikanë aktivisht e kanë shtyrë idenë e shkëmbimit të territoreve, gjë që kurrë nuk ka qenë e vërtetë. Gjithashtu, do të kthehem te këndvështrimi im i mëhershëm: çfarëdo marrëveshje gjithëpërfshirëse duhet të jetë e pranueshme për popujt, jo vetëm për liderët politikë. Dhe është e dukshme që ka shumë pak përkrahje në Kosovë për ndryshime të mëdha kufijsh, pika e fundit aty është se nëse në kuadër të…

Gazeta Express: Çfarë nënkuptoni me “ndryshime të mëdha të kufijve”?

Kosnett: E dini, ka pasur fjalë për për shkëmbime dramatike të popullsive, rivizatim të hartës. Çka më duhet të them është se nëse në kuadër të negociatave për të gjitha çështjet e ndryshme që dy shtetet duhet të bisedojnë; tregtia, investimet, bashkëpunimi në çështjet e zbatimit të ligjit, hetimet, siguria.. në kuadër të këtyre bisedimeve të gjera, nëse Kosova dhe Serbia pajtohen të flasin edhe për shënimin e kufijve, për ndryshime shumë të vogla, ne nuk do të themi prerazi jo, ju nuk mund të flisni për këtë. Palët janë aty për të diskutuar. Por, mendoj që e gjitha ajo që është folur viteve të fundit për shkëmbim masive të popullatës dhe territorit, është e qartë se kjo është çështje që askush në këtë shtet nuk e përkrah dhe kjo është bërë shkatërruese nga diskutimi për gjëra pozitive që do të përmirësonin raportet me Serbinë.

Replikat- “Do ndalojë dhe qentë të lehin”- Profesorët kundërshtojnë paketën anti-shpifje

Paketa e ligjeve anti-shpifje ka sjellë reagimet e forta të profesorëve të gazetarisë, të cilët kanë qenë sot të pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Medias.

Profesor Mark Marku ka deklaruar para deputetëve, se “që kur u bë kështjella e Surrelit, u bë dhe rreziku për mediat online”.

Marku ka thënë se me  paketën anti-shpifje, Rama do të jetë i vetmi që “kakaris” dhe se do u ndalojë dhe “qenve të lehin”.

Ndërkohë që edhe analisti, Argon Gjekmarkaj ka thënë gjatë fjalës së tij se “sulltanatet janë të bukura për t’u treguar në përralla dhe jo për t’ju jetuar”.

Më tej analisti ka thënë se nëse deputetet do ta votojnë këtë nismë, do u heqin të drejtën fëmijëve të tyre të bëjnë gazetari në të ardhmen.

“Çdonjëri e ka të shtrenjtë karrierën, por jo me çdo kusht, nuk është e thënë që kryeministri t’u përkëdhele, diku do u ngelë hatri, fëmijët tuaj do duan të bëjnë gazetarin, jo lakeut e servilit, kanë nevojë për hapësirë lirie e demokracie”, u shpreh Gjekmarkaj.

Nga ana tjetër, deputeti i maxhorancës, Musa Ulqini është revoltuar me debatin në mbledhje, duke u kërkuar pedagogëve që të mos fyejnë deputetët.

Ndërkohë që Mark Marku i është kundërpërgjigjur: “Keni ulur kokën për çdo standard të demokracisë, sjellja prej 6 vitesh ju përgënjeshtron atë që thotë”./PANORAMA.al

 (Shiko videon e debatit Mark Marku, Mirela Kumbaro)

Replikat në Komisionin e Medias

Mark Marku: Nuk e keni miratimin për këtë nga asnjë organizatë mediash dhe nga asnjë njeri me mend në kokë, kaq po them.  Që kur u bë kështjella në Surrel u bë rreziku për mediat online, ne kemi qenë pjesë, kam qenë relator i një pr/ligji dhe e dimë procedurën se si ka funksionuar, kemi pritur 2 vjet që të vinte opozita që të miratohej ligji, kemi pasur ekspertë nga KE, BE, një nga më të mirët për mediat në Evropë, vetëm për një gjë nuk kemi rënë dakord për këtë ligj që ju po e hidhni poshtë, për zgjedhjen e kryetarit të AMA.
Pas 5 vjet konsultimesh e ekspertizash kemi arritur te ai produkt që gjithsesi nuk është perfekt. Këtu i vetmi aktor interesi është kryeministri dhe po e bëni këtë ligj për atë, ju si përfaqësues te popullit nuk jeni të zotë për t’iu kundërvënë ai do të kakarisë vetëm ai, do tu mbyllë gojën edhe qenve, do t’u ndaloni edhe qenve që të lehni, këtu do të arrini.

Halit Valteri: I keni bërë fresk ju Ramës në banaqe për të marrë ndonjë kockë e për të mbajtur ato portale. A na njeh ti, a s’na njeh nuk më intereson fare ca mendon ti.

Agron Gjekmarkaj: Idiotet janë popull, vulgu gjithashtu ! Dialektika demokratike e pranon që ata te votojnë dhe te përfaqësohen ! Konstatoj se ata janë te përfaqësuar me zë dhe figure! Shume gjera te çuditshme po ndodhin ne vendin tonë, kohe pas kohe, dite pas dite, ku republika e brishte e Shqipërisë po shndërrohet ne sulltanatin e Arnautistanit ! Sulltanatet janë te bukura te rrëfehen neper përralle me qellim fluturues, po jo për te jetuar ne vitin 2019 !Projektligji për te cilin na keni ftuar te flasim është një turp, është një faj por edhe nevoje e një njeriu qe dëshiron te sundoje! Karriera është e dashur për këdo për ne e për ju, por jo çdo çmim duhet paguar për te! Sot kinse per te shmangur abuzimin me fjalinë po tentoni ta vrisni fjalën! Mbani nje qëndrim per femijet tuaj nesër qe mund te behën gazetar apo njerëz qe do ta kërkojnë dhe përdorojnë lirine e fjalës! Mos u lini kete marre tek dera dhe kete pengese te re! Gjithsei edhe po u veteposhteruat nuk do te jeni te sigurte! Nuk eshte e thene qe Kryeministri nuk jua nderpret karrieren edhe pasi tju perdoroje! Ky projekt nuk duhet rishikuar , duhet refuzuar po nuk e bete ju do ta beje koha, shoqeria duke paguar kostot e veta! Dialektika e lirise triumfon mbi sulltanatet

Musa Ulqini: Duhet të na dëgjoni, ju kemi thirrur…

Mark Marku: Jo kam takim, a ka mundësi, nëse keni pyetje, por e kam marrë zonjën e i thashë dua të vijë, për respekt të komisionit, se e bëj për vete respektin, por edhe për detyrim për shkak të situatës që po krijohet, edhe angazhimeve të mia, kam ardhur me vetëdije, kam pasur takim tjetër. Nuk ka kuptim të diskutoj, se është parim retorik, me ata që nuk të bashkon asgjë mos diskuto kurrë, por ty zonjë të bashkon interesi për të bërë një ligj për Ramën dhe ky është dallimi

Musa Ulqini: Nuk ka ndodhur që trupa profesorësh që edukojnë gazetarët të vijnë këtu e të ofendojnë, të tejkalojnë normën etike. Më vjen shumë keq.

Mark Marku: Keni ulur kokën për çdo standard të demokracisë, sjellja prej 6 vitesh ju përgënjeshtron atë që thotë./ PANORAMA.al

VIDEO – Gazetari ndërkombëtar që e filmoi masakrën e Reçakut: Unë i kam të dokumentuara të gjitha krimet

Kohët e fundit liderët serb kanë ngjallur reagime në lidhje me deklaratat për masakrën e Reçakut.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, e kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut, duke ngjallur reagime të shumta në Kosovë dhe disa ambasadave të huaja të cilat kërkuan që të mos fyhen viktimat e luftës së fundit.

Por njëjtë si Vuçiq nuk po mendon Bill Neely, një nga gazetarët e parë të huaj që kishte shkuar në Reçak, duke parë trupa të shqiptarëve të vrarë

Në një bisedë për Magazina.al, Neely i cili gjatë luftës në Kosovë, kishte raportuar për televizionin ITN, ka thënë se masakra e Reçakut nuk ishte trillim, sepse këtë e thanë trupat e mbi 40 të vrarëve atje.

“Nuk ishte trillim. Mbi 40 trupa e thanë historinë e tyre të cilët unë i kam dokumentuar me shumë kujdes”, ka thënë Neely

Gazetari i INT, kishte raportuar gjatë gjithë luftës nga Kosova, ishte ndër të parët që kishte shkuar në Reçak duke bërë që bota të shoh atë çfarë kishte ndodhur.

Më poshtë mund ta shihni raportimin e Bill Neely nga Reçaku në vitin 1999:

 

VIDEOLAJM- Dalin pamjet, Rama i tregon gishtin e mesit protestuesve në Sheshin “Skënderbej”

Ceremonia e ndezjes së dritave ku ishte i pranishëm Kryeministri Rama, në Sheshin “Skënderbej” një ditë më parë është shoqëruar me një incident.

I pranishëm në këtë event të organizuar nga Bashkia e Tiranës, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj disa protestuesve që ishin në shesh, duke i treguar atyre gishtin e mesit.

Në aktivitetin e mbushur me fëmijë të vegjël, kreu i qeverisë i ka quajtur protestuesit si “harrupiellë” që ishin të pranishëm në “për të prishur syrin e keq”.

“Kemi edhe ca harrupielë për të mos prishur syrin e keq”- tha Rama me mikrofon, ndërkohë që protestuesve u ka treguar gishtin e mesit.

(Video) Maratona e bamirësisë/ Inva Mula: Kurrë më parë s’janë bashkuar më shumë artistë për një kauzë

“Kurrë më parë nuk janë mbledhur më shumë artistë për një kauzë”. Me këto fjalë e çeli Inva Mula, mbrëmjen artistike të bamirësisë. Janë mbi 50 artistë që do performojnë sonte në sallën e Katedrales Ortodokse dhe paratë që do mblidhen do të shkojnë për bamirësi.

Ishte një nismë e sopranos sonë të famshme që më pas iu bashkëngjitën shumë artistë të zhanreve të ndryshme. Ndaj mbrëmja e sotme nisi nën moderimin e Inva Mulës dhe Pandi Laços.

“Ne jemi këtu jo vetëm për auditorin (spektatorët në sallë), qëllimi ynë është të na ndjekë dhe të na mbështesë publiku që nga ndjek në TV”, u shpreh Laço.

Kjo mbrëmje artistike për bamirësi po transmetohet live në televizionin “Abc News” që është media partner në këtë aktivitet humanitar.

Mula tha në fjalën e saj se “ne i kemi shumë borxh publikut tonë të mrekullueshëm që na ka mbështetur gjithmonë. Ky aksion fillon sot dhe vazhdon deri më 31 dhjetor. Pra një muaj solidartet! Ndaj nuk do të jetë vetëm një mbrëmje, por një maratonë bamirësie”.

Është bashkuar –tha ajo, – edhe Xhevat Limani, i cili do të mbledhë fonde në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Të gjitha fondet që do mbledhin artistët shqiptarë do të shkojnë për ndërtimin e shkollave të reja në zonat e goditura nga termeti, sidomos Durrës e Thumanë.

Si mund të bëhen qytetarët pjesë e kësaj kauze të madhe?

Është shumë e thjeshtë: Duke blerë një biletë me vlerë 500 lekë pranë pikave të Wester Union dhe My Ticket. /abcnews.al

*Më poshtë disa prej këngëve

Intervista: Mandl: Nuk mund të ketë anëtarësim të Serbisë në BE pa njohjen e pavarësisë së Kosovës

Festim Gashi

Kam besim se do të formohet një qeveri e re në Kosovë, e cila duhet të fokusohet në forcimin e sundimit të ligjit dhe reformat, thotë Lukas Mandl, anëtar i Parlamentit Evropian. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Lukas, i cili është anëtar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Bosnjen dhe Kosovën, tha se ideja e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka mbështetje në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Zoti Mandl, dy muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, Kosova vazhdon të jetë pa qeveri të re, pjesërisht për shkak të një ngërçi politik të shkaktuar nga mungesa e një marrëveshje mes partive politike për krijimin e një koalicioni qeverisës. Si i shihni zhvillimet e fundit politike në Kosovë?

Lukas Mandl: Kosova është një vendi i strukturuar demokratik. Natyrisht, ka mungesa të disa reformave në disa fusha të shtetit dhe shoqërisë, por demokracia po funksionon. Unë isha pjesë e Delegacionit të Parlamentit Evropian, që vëzhgoi zgjedhjet dhe jam i kënaqur që demokracia po funksionon. E theksoj këtë për çdo vend ku kjo është e vërtetë sepse unë e respektojë vendimin e votuesve. Votuesit në Kosovë kanë vendosur në mënyrë të qartë të mbështesin dy partitë fituese në Kosovë dhe ato po negociojnë për formimin e një qeverie. Unë kam besim se mund të formohet një qeveri e mirë. Do të jetë e rëndësishme që të bëhen reforma të brendshme, që të fitohet dhe të pranohet mbështetja nga pesë vendet e tjera të Ballkanit. Nëse krijohet, unë mendoj se qeveria e re do të ketë një mandat të mirë.

Zëri i Amerikës: Sipas mendimit tuaj, cilat do të jenë sfidat kryesore të qeverisë së re në Kosovë, që pritet të drejtohet nga udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti? Çfarë pret Parlamenti Evropian dhe Delegacioni i tij për Bosnjën dhe Kosovën nga qeveria e re e Kosovës?

Lukas Mandl: Unë mendoj se gjatë mandatit të qeverisë së re të Kosovës, për njerëzit e Kosovës, pesëdhjetë për qind e vendimeve të rëndësishme do të vijnë nga Bashkimi Evropian, dhe ndoshta 50 për qind nga qeveria e Kosovës. Pjesa që duhet të bëhet nga qeveria e Kosovës është forcimi i sundimit të ligjit. E theksoj këtë sepse sundimi i ligjit është drejtpërdrejt i lidhur me investimet dhe investimet janë drejtpërdrejt të lidhura me punësimin, vendet e punës. Dhe nëse ka vende pune dhe investime, njerëzit do të qëndrojnë në Kosovë. Është shumë e rëndësishme që të rinjtë, punëtorët e fortë, të arsimuarit qëndrojnë në vend dhe e forcojnë vendin e tyre. Në anën e Bashkimit Evropian do të jetë e rëndësishme që të mbahet premtimi për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe kjo të realizohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë luftoj për këtë në parlament dhe shumica e anëtarëve të Parlamentit Evropian janë në favor të liberalizimit të vizave me Kosovën. Përveç forcimit të sundimit të ligjit, për qeverinë e re të Kosovës do të jetë e rëndësishme që të forcohet sistemi i arsimit, veçanërisht në fushën e teknologjisë, programeve kompjuterike, kodeve, arkitekturës së softuerëve, sepse Kosova nuk ka shumë burime natyrore dhe nuk ka një industri tradicionalisht të fuqishme. Por Kosova ka një numër të madh të të rinjve, mesataren më të madhe të popullsisë së re në Evropë. Ka shumë të rinjë që duan të punojnë në fushën e inxhinierisë së programve kompjuterike, dhe një numër i tyre tashmë e bëjnë këtë. Disa kompani të mëdha austriake punojnë me këta të rinjë në Kosovës. Për këtë arsye, unë nganjëherë them se Kosova, ndoshta mbarë Ballkani Perëndimor një ditë mund të bëhet Silikon Valley i Evropës. Por, duhet të forcohet sistemi i arsimit në këtë fushë, duhet të forcohet arsimi për vajzat, gratë dhe për të gjithë në shoqëri. Unë mendoj se mund të mbështetet çdo qeveri që përpiqet të realizojë këto synime.

Zëri i Amerikës: Çfarë duhet të bëjë Kosova për t’ia lehtësuar Bashkimit Evropian marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave?

Lukas Mandl: Unë kam qenë shumë i sinqertë për kët çështje. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Kosova i ka plotësuar mbi 90 kushte të parashtruara nga Bashkimi Evropian. Kjo është bllokuar për arsye politike. Pesë vende të Bashkimit Evropian akoma nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe disa vende të tjera që dyshojnë se liberalizimi i vizave me Kosovën do të funksiononte pasi ata kanë frikë se njerëzit do të largohen nga vendi dhe nuk do të kthehen, do të qëndrojnë në Evropë dhe në pjesë të tjera të botës.

Zëri i Amerikës: Çfarë ndikimi do të kenë përpjekjet për reformimin e Bashkimit Evropian dhe moshapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë, në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi?

Lukas Mandl: Për mua këto dy gjëra janë të ndërlidhura dhe të rëndësishme në këtë fushë. Unë jam miqësor me Kosovën, si raportues i grupit të Partisë Popullore Evropiane dhe Parlamentit Evropian për Kosovën dhe unë jam i angazhuar me Kosovën, por kjo nuk do të thotë se unë e vë në dyshim rëndësinë e Serbisë. Serbia është e rëndësishme, populli serb është i rëndësishëm. Serbia është ekonomia me fuqishme në rajon dhe ajo ka një përgjegjësi për shkak të kësaj force. Unë gjithmonë ia them Serbisë se është e rëndësishme që ajo ta kuptojë se shumica e vendeve të botës e kanë njohur Republikën e Kosovës. Nuk është e arsyeshme që të mendohet se mund të ketë një anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian pa njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në këto fusha nevojitet përgjegjësi nga Serbia dhe për këtë çështje të gjithë udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian duhet t’i dërgojnë një mesazh të qartë Serbisë se kemi nevojë për ju, ju duam në familjen evropiane, por ju lutem jepni fund këtij konflikti të vjetër. Pra, është obligim i Komisioni të Bashkimit Evropian që të kujdeset për procesin e dialogut (Kosovë-Serbi). Unë shpresoj që jo vetëm Komisioneri për Punë të Jashtme, Josep Borrell, por edhe Komisioneri për Fqinjësinë, Oliver Varhelyi do të angazhohen në procesin e dialogut. Të them të drejtën, ky proces nuk është një përgjegjësi e vetëm Presidentit francez, Emmanuel Macron. Shpresoj që ai nuk do ta dëmtojë këtë proces, por zoti Macron, të them të drejtën, nuk ka mandat evropian për këtë çështje, ai ka mandat francez, ashtu si udhpheqësit e 27 vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

Zëri i Amerikës: Zoti Mandle, zyrtarët austriakë kanë mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve si pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare për normaliziminKosovë Serbi. Si e shihni ju këtë?

Lukas Mandl: Ideja lindi në Austri, në alpet e Tirolit, gjatë një diskutimi publik mes presidentit austriak, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Unë nuk dua të jem në mesin e atyre që imponojnë një zgjidhje nga jashtë mbi çështjet për të cilat Kosova dhe Serbia flasin ose janë dakord. Ka qenë një gabim i madh në historinë e Ballkanit Perëndimor, që nganjëherë janë imponuar zgjidhje nga jashtë për Ballkanin Perëndimor. Unë nuk dua që të imponohet një zgjidhje nga jashtë. Unë do të jem i kënaqur nëse vazhdojnë diskutimet dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe unë nuk dua që të imponohen gjëra në axhendën e këtyre bisedimeve. Përvoja ime pas idesë së shkëmbimit të territoreve ishte dhe vazhdon të jetë se shumica e njerëzve në Kosovës nuk e mbështesin atë. Kështu që nuk duket se ka shanse të mëdha që kjo ide do të funksinonte mirë. Prandaj, ndoshta do të ishte më mirë që të gjenden çështje për të cilat palët mund të arrijnë marrëveshje.

Zëri i Amerikës: A do ta mbeshtesnit një zgjidhje të problemit mes Kosovës dhe Serbisë që përfshinë shkëmbim territoresh, pavarësisht nëse ajo është e imponuar apo jo?

Lukas Mandl: Unë do të mbështesja çdo zgjidhje që mbështetet nga Kosova dhe Serbia. Për mua është e rëndësishme që të ketë një zgjidhje me respekt reciprok mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk është detyra ime që të imponojë një zgjidhje. Unë vërtetë kam përshtypjen se imponimi i zgjidhjeve nga jashtë nuk ka qenë axhenda e duhur për Ballkanin Perëndimor.

Zëri i Amerikës: Zoti Mandl, udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili pritet të jetë kryeminstër i qeverisë së re të Kosovës, ka kundërshtuar idenë e shkëmbimit të territoreve ose korrigjimit të kufirit. Sipas mendimit tuaj, çfarë ndikimi mund të ketë fitorja e zotit Kurti në dialogun Kosovë-Serbi?

Lukas Mandl: Përshtypja ime nga jashtë është se ndoshta kryeministri i ardhshëm Albin Kurti tani është më i moderuar në politikat e tij se sa në të kaluarën. Unë gjithashtu kam përshtypjen se mund të formohet një qeveri e mirë dhe profesionale nga dy partitë fituese në Kosovë. Negociatat janë pjesë e sistemit politik, veçanërisht në demokraci, ku bisedimet me njëri-tjetrin janë një instrument i rëndësishëm i gjetjes së zgjidhjeve. Për mua paraqitja e qëndrimeve në mbështetje ose kundër propozimeve për çështje të caktuara para negociatave nuk është ndonjë problem. Do të ishte problematike nëse palët nuk flasin me njëra-tjetrën. Kështu që nëse Albin Kurti ose Aleksandër Vuçiçi thonë se nuk duan të bisedojnë, atëherë do të ishte problem. Për aq kohë sa ka njerëz që janë të gatshëm të bisedojnë, do të ketë një rrugë për gjetjen e një zgjidhjeje. Unë jam gjithmonë optimist për këtë.

Zëri i Amerikës: Zoti Mandl, Shtetet e Bashkuara kanë shtuar angazhimin e tyre në Ballkan, duke emëruar dy dërguar për Ballkanin dhe për bisedimet Kosovë-Serbi? Cili do të jetë roli i Bashkimit Evropian në procesin e bisedimeve pas përfshirjes më të madhe amerikane?

Lukas Mandl: Për Bashkimin Evropian kjo është një përparësi e madhe. Kjo do të thotë se vetë Presidentja Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e sapozgjedhur nga Parlamenti Evropian, do të kujdeset për çështjen e dialogut. Unë ia kam kërkuar këtë disa herë, dhe e kam kuptuar përgjigjen e saj se ajo është dakord me këtë dhe e sheh këtë si një përparësi. Por do të ketë edhe komisionerë të tjerë që do të merren me këtë si Komisioneri për Punë të Jashtme, Komisioneri i Fqinjësisë dhe të tjerë që do të angazhohen në nivel politik. Do të ketë gjithashtu edhe të dërguar të posaçëm që do të mbikqyrin aspektin teknik të procesit. Por, kjo vazhdon të jetë një përparësi për Komsionin Evropian dhe Parlamentin Evropian. Nëse do të kem përshtypjen se Komisioni Evropian nuk po angazhohet aq shumë për këtë çështje unë do të kërkojë me forcë si anëtar i parlamentit që gjerat të ecin përpara.

Zëri i Amerikës: Disa analistë kanë paralajmëruar se Rusia mund të përpiqet të sigurojë një prani në Ballkanin Perëndimor përmes pengimit të zgjidhjes së problemeve mes Kosovës dhe Serbisë. A mund ta pengojë Rusia në fakt arritjen e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit?

Lukas Mandl: Shpresojë që jo. Varet nga ne, evropianët nëse ne lejojmë ndikim nga pjesë të tjera të botës, që nuk janë dakord me vlerat dhe qasjen tonë ndaj dinjitetit dhe lirive njerëzore. Këtu nuk përfshihet vetëm ndikimi nga Rusia, por edhe nga Turqia, Kina, madje edhe Arabia Saudite. Disa njerëz nuk e dinë që Serbia zhvillon më shumë stërvitje me NATO-n, dhe se Rusia nuk po shpenzon aq shumë në Serbi. Bashkimi Evropian po shpenzon shumë në Ballkanin Perëndimor dhe në Serbi. Kjo nuk është një dhuratë, por pjesë e përpjekjeve për një zhvillim të qëndrueshëm të mbarë kontinentit, për mbarë Bashkimin Evropian. Kështu që ka shumë arsye për të qëndruar të bashkuar, si një familje evropiane e bashkuar, që të mos lejojmë ndikime të tilla brenda Bashkimit Evropian. Por unë e di që ky rrezik ekziston, jo vetëm nga Rusia por edhe nga vende të tjera. Në duhet të shmangim sa më shumë që të mundemi këto lloje të ndikimit negativ.

Zëri i Amerikës: Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kohët e fundit tha se masakra e vitit 1999 në Reçak të Kosovës ishte fabrikuar. Në Kosovë, mohimi i krimeve të luftës nga Serbia shihet si një kundërshtim ndaj frymës së pajtimit dhe normalizimit të marrëdhënieve. Sipas mendimit tuaj, çfarë ndikimi mund të kenë këto lloje deklaratash mbi bisedimet Kosovë-Serbi?

Lukas Mandl: Pyetja ime është se për cilën audiencë janë dhënë këto mesazhe. Shpresoj që të mos jetë e nevojshme për një zyrtarë ose politikanë në Ballkanin Perëndimor që të mohojë ngjarje të tmerrshme si kjo. Duhet të jetë e mundur që të nderohen dhe të kujtohen viktimat dhe të arrihet një ardhme pozitive dhe e begatë në të gjitha pjesët e botës. Unë nuk jam dakord me mohime të tilla. Kjo akoma po ndodh edhe në rajone të tjera, si në Turqi, e cila mohon gjenocidin armen. Nuk dua të krahasoj njërën ngjarje me tjetrën, ato janë të ndryshme. Por, të mohosh vuajtjet viktimave është diçka për të cilën ne nuk kemi nevojë në Evropë, e as në zona të tjera. Ne nuk e duam këtë nga asnjëra palë. Historia e suksesshme e Bashkimit Evropian është e bazuar te tejkalimi i këtyre mohimeve dhe agresionit që ato përmbajnë në vete. Unë i bëj thirre të gjitha palëve që t’u japin fund konflikteve etnike, kombëtare dhe fetare. Këto janë konflikte të gabuara dhe jo racionale. Të punojmë për një të ardhme të begatë për rajonin, duke mbështetur gjashtë vendet e Ballkanin Perëndimor.

Historike! – Teatri Kombëtar renditet i pari ndër monumentet më në rrezik në Europë

VOAL – Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar bën të ditur:

Teatri Kombetar listohet tek lista e ngushte e 7 Monumenteve ne rrezik, me karakteristike speciale si nga pasurite me ne rrezik ne Europe.
Qe nga ky moment, Teatri me vendimin e 28-29 Nentorit ne Hage, nga ana e jurise te perbere nga autoritetet me te larta ne Europe, Teatri Kombetar dhe ai Eksperimental Kombetar shpallen monumente te mbrojtura si pjese e pasurise se trashegimise europiane.
Hera e pare ne histori qe nje kauze e ngritur nga rrenja, nga aktiviste, fiton kete status, fale qendreses dy-vjeçare.
Hera e pare qe nje godine publike, uzurpohet nga qytetare dhe kalon ne administrim horizontal.
Kemi fituar nje monument, kemi fituar nje beteje, kemi fituar nje kauze, kemi fituar nje dite demokracie.

 

 

 

Nëse nuk nxjerrim mësime nga tërmeti, nuk vemë mend kurrë – Nga Artan Fuga

 

Cfarë na mësoi tërmeti?

Jemi komb i stërlashtë, nuk na ka hije të sillemi si çiliminj, si komb aventurierësh të papjekur, që në jetën e vet nuk mban parasysh rriskun e asaj që bën!

Rrisku maksimal, siguri zero!

Ky është budallalliku ynë kolektiv!

Dhe tani i kërkojmë llogari njeri tjetrit : Pse më janë çarë muret muaaaaaa?

Na çaftë ujku, na çaftë, do të gjejmë fajtorin tani. Fajtori? Ne jemi, ne!

Të ndalemi o të marrë, se do të marrim më qafë le veten, por edhe ata që do të lindnin në shekuj nga 50 të vrarët e që mundet në potencë të bëheshin mijra!

Poqese nuk i vemë gishtin kokës dhe në çaste frike, tragjedie dhe ankthi kolektiv, kurrë nuk do të arsyetojmë ndonjëherë!

Mos mendoj njeri se nuk jemi paralajmëruar. As mos thotë njeri se nuk e ka ditur.

Të gjitha janë thënë!

Murrizi: sistemi i tanishëm zgjedhor, vrasje e demokracisë (video)

Myslim Murrizi, deputet i opozitës parlamentare, thotë se sistemi i tanishëm zgjedhor me lista të mbyllura ka qenë vrasja e demokracisë në Shqipëri dhe ka ngritur shkallën e arrogancës dhe të autokracisë si tek opozita ashtu edhe tek kryeministri.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se shqiptarët e ndjejnë veten të përbuzur dhe largohen nga vendi për shkak të politikës së atyre që drejtojnë me metoda autokratike. Sipas tij, listat e hapura kombëtare e minimalizojnë “fuqinë” e individëve të botës së krimit për të qenë deputetë.

Zoti Murrizi është ndër deputetët që e ka ngritur me forcë reformimin e sistemit zgjedhor, që sipas tij është bllokuar për shkak të dëshirës së krerëve të dy partive më të mëdha për të kontrolluar listat e deputetëve.

“Artistët e bashkuar në një zë” – Kontribuoni për të dëmtuarit nga tërmeti!

Sopranoja me famë botërore Inva Mula  organizoi më datë 8 dhjetor mbrëmjen e madhe të bamirësisë për të prekurit e tërmetit, ku morën pjesë 80 artistë të shquar shqiptarë nga të gjitha fushat.

Artistët ftuan publikun të kontribojë me blerjen e një bilete. Me kauzën “Artistët e bashkuar në një zë”, bëhet thirrje që të gjithë artistët shqiptarë kudo janë, ti përgjigjen kësaj ftesë.

Mbrëmja e bamirësisë u organizua në sallën Koncertale të Kishës Ortodokse në Tiranë, dhe pati partner mediatik ABC News.

Më poshtë po sjellim mënyrën për të kontribuar në nismen Nesër!

Nesër është dita e shpresës për ata që momentalisht e kanë humbur shpresën!