VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Sekuencë nga Prishtina – Nga SHABAN MURATI

By | August 4, 2019

Komentet

Përse pakicat aq të privilegjuara në Shqipëri shprehin urrejtje për shumicën e popullit shqiptar – Nga SHABAN MURATI

Është e vështirë të kuptohet përse pakicat e çdo lloji në Shqipëri, etnike, fetare, gjeografike, linguistike, etj., të cilat gëzojnë pushtet politik dhe ekonomik shumë herë më të madh nga sa është numuri i tyre, shprehin urrejtje për shumicën e popullit shqiptar, shumicë e cila u ka lejuar atyre atë pushtet.

Në 86 vjetorin e vrasjes së Hasan Prishtinës – Nga JUSUF BUXHOVI

 

Historiografia shqiptare duhet ta rishikojë rolin dhe vendin e Hasan Prishtinës në lëvizjen kombëtare dhe shtetndërtimin, siç duhet ta rishikojë edhe rolin e Kosovës në këtë proces nga Kriza Lindore, veçmas nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e këndej, duke e parë atë si qendër të saj dhe jo si periferi tragjike.

Ndërsa politikanët e sotëm të Kosovës, që shtetin e kanë kthyer në plaçkë, duhet të skuqen nga referimi kësaj figure madhore që shkriu gjithë çfarë pati dhe jetën për çështjen kombëtare.

Sekuencë nga Prishtina – Nga SHABAN MURATI

Vështirë të gjesh një shtet si Kosova, ku edhe pas çlirimit të vendit partitë dhe qeveritë, qoftë ata që luftuan, qoftë ata që nuk luftuan, të duan të qeveriset njësoj dhe me drejtuesit e kohës së pushtimit nga Serbia.
Nuk shpjegohet ndryshe fenomeni që udhëheqësit politikë të qeverive të pas çlirimit, morën si me urdhër këshilltarë në kabinetet e tyre funksionarët më të lartë të qeverisjes të kohës së pushtimit nga Serbia, madje i dhanë mandatin e kryetarit të qeverisë një kryeministri të kohës së pushtimit nga Serbia, duke zhvleftësuar çlirimin dhe shtetësinë.
Ndaj nuk duhet të habiteni kur idetë dhe tezat e Serbisë për dialogun dhe për marrëveshjen përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës na vijnë sot me plis kosovar.

kur du me ulurit poezi nga elida buçpapaj

kur du me ulurit
po s’kam kujt
se njerëzit janë
me sy t’shurdhumë
shkruaj poezi
e nxjerr vnerin
dufin
shfryj
çfryhem
sikur shpohet
barku i qiellit
me heshtën e
një vetëtime
që e zbraz shiun
mbi kokat
e qyteteve

poezitë
i shkruj
për të vdekunit
ose për ata që ende
s’kanë lindë
që ende nuk ua kanë
dhanë barin
me i kthy
në dordolecë

këta që janë
gjallë
janë me gojë
qorre
nuk muj me thanë
se janë si
bagtija
sipas zoolatrisë
asht e shejtë
në pjesën
tjetër të botës
lopët
janë
sisët e
njerëzisë

nëse don me sha
dikand
me ia thanë
të tana
me i thanë
të fundit fjalë
thuaji
je shqiptar
dhe e ke shajt
me gjithçka
se s’ka ma
t’zinj sa
janë shqiptarët
per veten e tyne
s’ka pushtues
ma t’urryer
sa ata
që pushtojnë
veten
dhe i nanshtrohen
llumit
të farës

Turkish Airlines nuk e përfill shqipen – Nga GANI MEHMETAJ

Austria Airlines, Adria Airlines dhe Croatia Airlines që i mbajnë linjat nga Prishtina në Evropën Perëndimore, e respektojnë dhe e përdorin krahas gjuhës angleze edhe gjuhën shqipe në komunikim me udhëtarët.

Turkish Airlines, megjithëse pjesën dërmuese të udhëtarëve nga Prishtina në Stamboll i ka shqiptarë, kurrë nuk e përdor shqipen në aeroplan, ndërsa u drejtohet udhëtarëve në gjuhën turke e në gjuhën angleze.

Edhe serbët e kompanisë jugosllave JAT kur e mbanin linjën ajrore Prishtinë-Beograd, nuk e thoshin asnjë fjalë shqip, megjithëse pjesën dërmuese të udhëtarëve i kishin shqiptarë. Kompania serbe JAT e theu qafen, u zhvendosën në aeroportin e Tiranës me emrin e ri Air Serbia. Ne Beogradin e zëvendësuam me Stambollin, JAT-in me Turkish Airlensin, serbishten me turqishten, megjithëse serbishten e turqishten kurrë nuk i mësoi popullata jonë. Arsyet besoj i dini.

Por është e pandershme që Turkishi t’ua  merr paratë udhëtarëve shqiptarë të Dardanisë dhe të mos ua respektojë gjuhën. Prandaj shteti duhet të ndërhyjë që ta mbrojë gjuhën zyrtare shqipe nga nëpërkëmbja.

Manifestimi dinjitoz dje në Tiranë është shpresëdhënës për kulturën demokratike në Shqipëri – Nga GËZIM ALPION

Manifestimi dinjitoz dje në Tiranë është shpresëdhënës për kulturën demokratike në Shqipëri.

Opozita dhe qeveria nuk janë armiq. Kushdo qoftë në politikë apo media që i pozicionon si të tillë, janë ose naive ose sharlatanë. Manifestime të tilla dhe dialogu janë rruga e vetme për unitet kombëtar dhe zhvillim.

Të huajt sillen shpesh si zotër në Shqipëri nga mëkatet e kastës aktuale politike që shpesh ka parësuar partitë mbi interesat e vendit.

Ndërsa mediat e huaja janë të interesuara për vende si Shqipëria kryesisht për sensacion negativ; një ves i shëmtuar ky i mediave në botën demokratike.

Mesjeta është ulur në timonin e trurit shqiptar – Nga SHABAN MURATI

Që Shqipëria do ta ketë tepër të vështirë, në mos të pamundur, të ndërtojë shtet demokratik dhe shtet juridik, e tregon fakti që udhëheqës e ish-udhëheqës të vendit dhe të partive politike, ministra, gazetarë dhe ojq-ista, e kanë bërë modë të përpiqen të na bindin për drejtësinë e qendrimeve dhe të veprimeve të tyre me referime tek Kanuni dhe jo tek legjislacioni shqiptar apo europian dhe as tek normat demokratike të BE, ku duam të hyjmë. Mesjeta është ulur në timonin e trurit shqiptar.

Edhe ata që shpikën internacionalizmin proletar do të habiteshin nga dalldia internacionaliste e shqiptarëve – Nga SHABAN MURATI

Edhe ata që shpikën internacionalizmin proletar do të habiteshin nga dalldia internacionaliste e shqiptarëve, të cilët arrijnë deri aty sa në vitin 2019 një Institut shkencor shqiptar në Maqedoni krijon një departament për studimin e holokaustit, në vend që të hapë departament per studimin e masakrave serbe gjatë 100 viteve kundër shqiptarëve në Kosovë apo për studimin e çeshtjes çame, dhe në Prizren hapet Muzeu i Trashëgimisë Hebraike në vend që të hapet Muzeu i Trashëgimisë Ilirike apo Shqiptare.

Kësaj i thonë të duash botën më shumë se veten tënde.

Dhuna ndaj gazetarëve është e pafalshme – Nga HYSEN ARAPI

Gazetaret mund te kene mekatet e tyre ne informimin e publikut, por dhuna ndaj tyre gjate kryerjes se detyres, eshte e pafalshme, ashtu siç jane te pafalshme arrestimet politike, apo dhe goditja e forcave te rendit!

Gazi toksik pastaj eshte nje histori e hidhur qe kerkon hetim te menjehershem dhe venien para pergjegjesise ligjore te urdheruesve! Nervozizmi i shtetit ndaj qytetareve te tij, sjell perplasje te pashmangeshme, qe ne se nuk reflektohet , protestat kthehen ne revolte me nje fund te paparashikueshem. Historia jone eshte e pasur me ndodhi te tilla dramatike, ndaj STOP!

Zgjidhja politike e vetmja alternative, per te shmangur çdo lloj pasoje, pasi pushteti nuk mbahet me gaz toksik!

Në vend të një shkrimi për sagën e fatosit më të ri të ministrisë së punëve të ‘përjashtme’ – Nga GËZIM ALPION

Në vend të një shkrimi për sagën e fatosit më të ri të ministrisë së punëve të ‘përjashtme’ dhe qeverinë e ‘drejtorëve’:

Një ndër kombet më të vjetër vazhdon vegjetimin i kapërthyer nga një makth i pa fund. Kështu ndodh kur ke në krye despotë të ‘zgjedhur’ që trajtonë atdheun si çiflig të trashëguar, dhe shesin gjallesa anonime për gjenij. Njerëzit mendohen më shumë kur blejnë një orendi shtëpie se shefi i ekzekutivit kur zgjedh qeverinë.

Sharada e mosmarrëveshjeve publike ndërmjet kryeminstrave dhe presidentëve ka kohë që është bërë një farsë sa bajate po aq edhe e turpshme. Përplasje të tilla e bëjnë të domosdoshëm kërkimin e një zgjidhje që do të mundësoj një komunikim dhe bashkëpunim shumë më të efektshëm të dy institucioneve themelore të shetit. Emërimet qeveritare duhen bërë publike vetëm pasi të jenë aprovuar paraprakisht nga të dy palët, siç ndodh në botën e civilizuar, nga e cila ndonjëherë duket se jemi larg me vite drite!

Të gjithë thonë jemi me studentët, ironikisht edhe Kryeministri! – Nga HYSEN ARAPI

 

Te gjithe thonë jemi me studentët, ironikisht edhe Kryeministri!
Keta i ngaterrojne studentët me gardistet e kuq te revolucionit kulturor proletar kinez ne fund te viteve 60 , ku Mao Ce Duni i perdorte per te spastruar gjoja burokratet por qe ne fakt ishin kundershtaret e tij politike. Keta ose nuk e kane lexuar mesazhin e protestes, ose jane viktime e megallomanise dhe arrogances , qe ne menyre te shfrenuar po e shfaqin çdo dite e me shume , pa marre parasysh pasojat qe rrjedhin nga kjo lloj sjelljeje, kjo lloj qeverisje dhe kjo lloj qasjeje ndaj kerkesave te studenteve. Ne kete kontekst nuk pine uje me as arnimet ne qeveri, as spektaklet televizive, as mbledhjet e kabinetit te dubluar e te perzier me funksionare partie, kudo qe te zhvillohen ato, ne Labinot, te Kasollja e Galigatit, apo tek shtepia e nene Zyhrasë! Abrogoni ligjin e aresimit te lartë dhe qe nga aty merr udhe zgjidhja e problemeve kryesore te studenteve!
Eshte shume më e thjeshtë, se sa te komplikohet me tej situata dhe vendi te futet ne anarki.

Aq thellë shkon kompleksi shqiptar i inferioritetit – Nga SHABAN MURATI

Aq thellë shkon kompleksi shqiptar i inferioritetit, sa që edhe në dokumentet dhe në marrëveshjet zyrtare, në mediat dhe në portalet shqiptare, ushtarët e ushtrive pushtuese greke dhe serbe, të vrarë në Shqipëri në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, cilësohen “të rënët në Shqipëri”.

Për kombin shqiptar “të rënët” janë vetëm luftëtarët tanë, që dhanë jetën për lirinë, për pavarësinë dhe për mbrojtjen e Shqipërisë, dhe jo ushtarët e vrarë të ushtrive fqinjë, që shkelën pa leje në tokën tonë dhe deshën të grabisin territore të tjera shqiptare.