VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Së shpejti del “The perfect gangster 2”, Andi Deliana: Vështirësitë dhe besimi që arrita për të realizuar një film për mafien njujorkeze

By | June 6, 2019

Komentet

Paris-presse (1970) – Intervista ekskluzive me Bekim Fehmiun, Belmondon jugosllav, emri i djalit, gruaja dhe e dashura, sa fëmijë dëshiron…

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Tetor 2019

 

“Paris-presse” ka botuar, të shtunën e 7 shkurtit 1970, në faqen n°20, intervistën ekskluzive të aktorit të talentuar shqiptar, Bekim Fehmiut, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Djali i Uliksit (18 muajsh) quhet Uliks, në kujtim të serialit “Odiseja”

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Është e vështirë të njohësh në Uliksin me mjekër, heroin e “Odisesë”, serialin që transmetohet dy herë në muaj në kanalin e 2-të që do të shihni sonte, Bekim Fehmiun, yllin e “Kam takuar madje ciganë të lumtur”, një film që fitoi çmimin special të jurisë në 1967 në Kanë.

 

Belmondo jugosllav

(krahasim me aktorin e famshëm francez Jean-Paul Belmondo)

 

Megjithatë së shpejti Bekim Fehmiu, 33 vjeç, nuk do të kalojë më pa u vënë re në rrugë : filmi i tij i parë ndërkombëtar, “Meshkujt”, i frymëzuar nga jeta e diplomatit-playboy të famshëm latino-amerikan Porfirio Rubirosa, ku ai luan rolin e tij, del në mars në Shtetet e Bashkuara, në prill në Britaninë e Madhe, dhe në shtator në Francë. Ndërkohë, ai ka luajtur një western, “Shtylla kurrizore e Djallit”, dhe në shkurt të 1966 u martua me Branka Petriç, një aktore jugosllave.

 

“— Djali ynë, 18 muajsh, quhet Uliks për shkak të rolit tim në serial. Në fakt, unë kam një grua dhe një të dashur. Po, po, shkruajeni : është e njëjta. Unë vazhdoj ta konsideroj gruan time si të dashurën time sepse ne të dy jemi kundër martesës. Ne nënshkruam një kontratë për shkak të së ardhmes së djalit tonë, dhe pastaj, këtë kontratë, e harruam. Oh ! po, dashuria ime për të (Brankën) nuk ka kufi !”

 

Kur ai erdhi për të prezantuar tri vite më parë në Kanë “Ciganët e lumtur”, Bekim Fehmiun e quajtën unanimisht “Belmondo jugosllav”.

 

“— Duhet të jetë sepse ne ndodhemi në Francë, thotë ai. Belmondo është marrë me boks dhe unë gjithashtu. Këtë e dëshmon hunda e tij dhe e imja.”

 

Bekim Fehmiu është një nga tetë fëmijët e një familje shqiptare, shumë e bashkuar, dhe asnjëherë nuk është marrë me ndonjë punë tjetër përveç komedisë.

 

“— Kur mbusha 16 vjeç, thotë ai, pashë një film në anglisht. Ishte ky moment kur unë vendosa të bëhem aktor. Pas shkollës së mesme, shkova në Akademinë e Arteve, por më duhej të prisja një vit për të hyrë aty : Unë flisja vetëm shqip dhe frëngjisht dhe në akademi, tekstet thuheshin (lexoheshin) në serbisht.”

 

Ai dëshiron të ketë dymbëdhjetë fëmijë

 

Ai ka luajtur gjithçka, duke qenë në të njëjtën kohë pjesë e dy trupave të vendit të tij, të Teatrit Kombëtar që ngjason me Komedinë-Franceze, dhe të një teatri avangard. Ndër autorët (personazhet) e shumtë që ka interpretuar bëjnë pjesë : Eskili, Sofokliu, Shekspiri, Molieri, Racine, Sartrë, Vojnesko, Pinteri dhe Dostojevski.

 

Padyshim, dhe kjo e bën atë të qeshë shumë, ai u zgjodh çdo vit aktori më i mirë i ri në Jugosllavi, vend të cilin e përfaqësoi në Teatrin e Kombeve në Sarah-Bernhardt në 1964.

 

Problemi i tij i vetëm, aktualisht : ai ka vendosur të ketë dymbëdhjetë fëmijë. Gruaja e tij preferon të ndalet tek i gjashti.

FOTOT – Vdes modelja shqiptare dhe i dashuri i saj, detajet e aksidentit tragjik

Perfundon tragjiksht perralla e bukur e dashurise mes modeles shqiptare dhe fotografit te njohur. Çifti humbi jeten ne nje aksident te rende, pasditen e së dielës, në Collatino, nga perplasja e motorit Piaggio Liberty 125 në të cilën udhëtonte çifti dhe nje makine Mercedes.

Christian Milo, 30 vjeç, një fotograf i modës i njohur nderkombetarisht vdiq menjehere, kurse e dashura e tij, shqiptarja Stella Vasilika Kerxhalli, 31 vjeçare, vdiq pak pasi u transportua drejt spitalit.

Siç raportojnë mediat italiane, ata ishin njohur gjatë një seti fotografik, 7 vite më parë. Në atë kohë, Stella ishte një modele dhe fotografi u dashurua menjehere me te.

“Ata ishin shumë të dashuruar. Kishin shkuar për të jetuar bashkë në ‘Giardinetti’, kishin blerë një shtëpi dhe kishin filluar planet për martesë. Nuk mund ta besoj është një makth. Unë humbas një koleg, një mik dhe një vëlla. Ai ishte personi i parë që takova në akademi, dhe që atëhere kemi shkuar përpara së bashku. Ai bënte fotot dhe unë videot. Të mërkurën ne e kishim lënë të takoheshim së bashku”, tregon Giuseppe Torcaso, një bashkëpuntor i ngushtë i Christian. Se bashku me Stellen ata kishin nje studio fotografie “Wallnut”.

Ne çdo hap me Chrisin, qe gjithcka te ishte perfekte ishte Stella. Vajza e bukur shqiptare, por e biresuar ne nje familje romane. Ajo e kishte lënë mënjanë karrierën e saj të modelimit për të studiuar Arkitekturën dhe, ne fund punonte bashke me Chris. «Falë studimeve të saj – kujton Alice, një tjetër shoqe dhe bashkëpunëtore e çiftit – ajo e mbështeti Christian”.

Sytë e mëdhenj blu, flokë të gjatë, Vasilika nuk ishte vetëm e bukur. “Një vajzë e ëmbël dhe e dashur, e ndritshme ashtu si një yll”, shton Alice.

“Këngë alla amerikane”- Rrëfimi i Françesk Radit

Në Festivalin e 11-të të Këngës në RTSH, të piketuar nga udhëheqësi i asaj kohe si një nga bërthamat e reja që po përhapte kulturën borgjeze, kënga e kantautorit Françesk Radi qe nga më të kritikuarat. “Kur dëgjojmë zëra nga bota”, siç muzikologu Spiro Kalemi do të shkruante në gazetën “Drita” asokohe, ishte një këngë e parakohshme për Shqipërinë, disi “alla amerikane”, tipike për Rolling Stons dhe Bitëllsat.

Sigurisht që, të tilla etiketime ndaj këngës dedikim për luftën në Vietnam, me poezi të Sadik Bejkos, do të ishin vendimtare për internimin e këngëtarit nga Tirana në Fushë-Arrëz, edhe pse siç ai rrëfen në librin e tij, “Françesk Radi, jetë në kitarë”, me autorë Tefta Radin edhe Demir Gjergjin, sulmi ndaj tij kishte nisur më herët.

 

Në dorëshkrimet e kantautorit, shoqëruar me rrëfime të miqve e familjarëve, zbulohet përmes dokumenteve se goditjet e para do t’i merrte në Institutin e Arteve nga kolegë të tij studentë e pedagogë, ku do t’i përmendej ndër të tjera “njolla në biografi”, për shkak të xhaxhait të internuar. Mirëpo, në këtë zallamahi padrejtësie, ajo që Radin e ngushëllonte në njëfarë mënyre është se në asnjë prej dokumenteve nuk iu mohuan talenti e aftësitë e veçanta profesionale. Ishte vetëm 23 vjeç kur u largua në Fushë-Arrëz e vitet e para në barakën prej druri thuajse të shkatërruar, ku “ç’binte jashtë, binte brenda”, do të ishin më të vështirat e jetës së tij. “Ishin ferri i jetës sime”, tregon kantautori ndërsa përshkruan netët e ftohta, me temperaturat që shkonin në minus 20 gradë.

Përpos kësaj, përreth tij gëlonin paragjykimet e njerëzve, të cilët e shikonin artistin si të dënuar e mandej të tjerë “të porositur” nga pushteti, që gjurmonin çastin kur Radi mund të këndonte diçka të papëlqyeshme. Nga ana tjetër, kantautori nuk mund të linte të shteronin aftësitë e tij muzikore e Josif Papagjoni, asokohe drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Fushë-Arrëz, do ta ndihmonte të bëhej pjesë e skenës pukjane. Gjatë kohës kur ishte i internuar kantautori do të njihte edhe bashkëshorten e ardhshme. Tefta asokohe një mësuese e thjeshtë, që do t’i tërhiqte menjëherë vëmendjen, aq sa do ta aktivizonte në Shtëpinë e Kulturës, ku ai vetë punonte. E tyrja do të qe një dashuri e fshehtë (s’mund të ishte ndryshe në atë kohë e ato rrethana), një dashuri që do zgjaste përgjithmonë…

FRANÇESK RADI

Në pragfestat e fundvitit 1972, sipas traditës u zhvillua Festivali i 11-të i Këngës në RTSH. Në këtë festival, unë, studenti i vitit të dytë për kontrabas, u përfaqësova si kantautor me këngën “Kur dëgjojmë zëra nga bota”, kushtuar luftës në Vietnam. Kishte një fabul të goditur për situatën e kohës.

Mendova që të bëj një këngë proteste në këtë festival. Meqenëse Vietnami ishte pushtuar nga amerikanët dhe ne ishim në krah të Vietnamit, Sadik Bejko bëri një tekst të tillë, ku pak a shumë fabula ishte: një grup të rinjsh që këndojnë me kitarë, kënga e tyre është protestë e luftës në Vietnam. Njëherazi, unë isha edhe pjesë e orkestrës së festivalit, kitarist bass. Si instrumentist isha bërë pjesë e pandarë e festivaleve, ndërsa si kantautor mora pjesë për herë të parë pikërisht në Festivalin e 11-të.

Në diskutimet për Festivalin e 11-të në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, kënga ime “Kur dëgjojmë zëra nga bota” ishte një ndër objektet e kritikës. Pedagogu im, Spiro Kalemi, më kritikoi në një shkrim të botuar në gazetën “Drita” të 11 shkurtit 1973, me titull: “Kënga jonë duhet t’u përgjigjet kërkesave të masave”. (Citimi i pedagogut Spiro Kalemi mbi partiturën e këngës së kantautorit Radi “Kur dëgjojmë zëra nga bota”: Ndoshta kënga “Kur dëgjojmë zëra nga bota”, për në Shqipëri ishte paksa e parakohshme.

Ishte paksa “alla amerikane”, tip Rolling Stons dhe Bitëllsa.) Madje, shprehja e ministrit të Arsimit dhe Kulturës për kohën, Thoma Deljana, se Françesk Radi i këndon luftës në Vietnam si amerikanët me kitarë, e rënduan edhe më shumë pozitën time si kantautor i ri. Unë u kritikova jo vetëm në Lidhjen e Shkrimtarëve, por dhe në Plenumin e Katërt të KQ-së të Partisë së Punës së Shqipërisë”. Sulmi ndaj meje kishte nisur, së pari nga kolegët e mi studentë e pedagogë, kur isha student në Institutin e Lartë të Arteve. Më 5 shkurt të vitit 1973, në Karakteristikën time Personale, në mes të tjerash shkruhet: “Ka një xhaxha të internuar. Më pak është përpjekur në përvetësimin e lëndëve me karakter ideologjik.

Nuk është aktivizuar sa duhet në problemet që kanë shqetësuar organizatën e kursit…, ka pasur edhe shfaqje të huaja në këngët që ka kompozuar…” Dhe kjo mjaftonte. Mjaftonte për të të dënuar e internuar aty ku ata vetë mendonin e gjykonin. Në mes të kësaj të keqeje të madhe, diçka më ka ngrohur disi brenda vetes gjatë gjithë kohës. Në dokumentet personale, të paktën, kurrë nuk i mohonin aftësitë e mia, cilësuar prej tyre si aftësi të mira profesionale. Askush nuk mundi ta mohonte talentin tim, edhe pse isha vetëm 22 vjeç dhe pjesë e një familjeje të deklasuar. Nga Tirana, nga një emër i adhuruar prej të gjithëve, me energji krijuese, plot pasion për muzikën, pasi isha në lulen e rinisë, më largojnë në Fushë-Arrëz.

Ishte sistemi, ishte kohë diktature. E kam shkruar dhe thënë shpeshherë në media. Edhe ne në atë kohë ishim të rinj si të rinjtë sot, plot ëndrra e pasione. Por edhe pse jetuam në një sistem totalitar, komunist, tejet të vështirë, ne i gjetëm dritaret për të rrëfyer botën e të rinjve, shpirtin e tyre, që s’ka regjim në glob që t’ua mbylli dyert dhe dritaret. Çfarë krimi kisha bërë unë, përveçse i isha përkushtuar profesionit që në bankat e shkollës dhe i kisha dhuruar kënaqësi rinisë e më gjerë me krijimet e mia. Askush nuk më kërkoi falje mua dhe të tjerëve si unë, edhe kur diktatura ra në vitet ‘90 dhe demokracia trokiti.

Lashë pas ëndrrat e bukura të Institutit të Lartë të Arteve, punën në Orkestrën e Radiotelevizionit Shqiptar, në Big Bendin e Gaspër Çurçisë. (Muzikanti Gaspër Çurçia, mjeshtër i trombës dhe i xhazit, një i talentuar i jashtëzakonshëm, pati një fund tragjik. U ekzekutua nga diktatura më e egër e kohës).  Njëzet e tre vjeç djalë u nisa drejt veriut të vendit, me kurajën për të gjetur edhe atje vetveten. Por jo pa dhembje. Përpara meje do të shfaqej një tjetër botë. Një tjetër shoqëri duhej të krijoja rishtazi, por me kujdes për ta ruajtur veten nga gojët e liga, të cilat gjenden në çdo kohë, në çdo epokë dhe kudo. Por si e mora vesh emërimin tim në Fushë-Arrëz?

Është e tmerrshme për mua sa herë që e kujtoj. Kisha shkuar për plazh në Durrës. Atje takova një shokun e klasës, i cili gjithnjë na jepte lajme të këqija. Për këtë arsye i kishim vënë nofkën “Fatkeqësia”. “Ndërsa po shëtisja buzë detit, më del përpara dhe i shtangur them: “Obobooo, Fatkeqësia! Kushedi ç’mandat do të më japë!” Shoku, pa u afruar mirë, më thirri: “Hej, Franko, ç’kemi? E more vesh ku të kanë emëruar? Unë s’e dija vërtet. “Je emëruar në Fushë-Arrëz”. Ngriva në vend. “Po ku më dole përpara këtu, o Fatkeqësi!?” – thirra. As det, as plazh nuk kishte më për mua atë ditë. Shkova në shtëpi si një re e zezë nga mërzia. “Ç’mund të bëj unë në Fushë Arrëz?” – u thosha familjarëve duke hyrë e dalë nëpër shtëpi. Më shumë u mërzit nana. “Ç’u ka ba djali jem që ma degdisët në Fushë-Arrëz, që u lança Zotin!” – turfullonte ajo pikë e vrer.

Prej më shumë se dy dekadash m’u mohua e drejta të krijoj atë çka dëshironte e çka ndiente shpirti im i lirë. Pranoj me plot ndërgjegje se gjatë viteve të qëndrimit larg Tiranës, krijimtaria ime muzikore ka qenë mjaft e kufizuar dhe jo ajo e zemrës. Shkëputja ime prej shumë vitesh jashtë muzikës, jashtë profesionit, ka lënë gjurmë, la gjurmë në atë kohë, sepse një muzikanti, një kantautori, kur i heq të drejtën e profesionit, nuk ka gjë më të tmerrshme. Aty ku isha, ishte e vështirë të bëja muzikën time. Ishte e vështirë që unë të dilja jashtë karakterit tim. Muzika nganjëherë është edhe vulë e kohës, kështu që çdo gjë shkoi edhe me kohën. Dikush u burgos, dikush u internua, të tjerë u ndëshkuan në forma të ndryshme. Por për një artist, për një krijues, vuajtja më e madhe është të të ndalojnë krijimtarinë. Një muzikanti apo një artisti, i cilitdo zhanri qoftë, kur ti i heq të drejtën e botimit apo publikimit të krijimtarisë së tij, ti në fakt e ke vrarë, e ke fyer personalisht, e ke poshtëruar atë”. Kohët më të vështira të jetës sime kanë qenë vitet e para në Fushë-Arrëz. Flinim në një mjedis të ftohtë, barakë druri, me dritare e dyer të çara e plot vrima, ku era frynte si të ishe jashtë. Temperaturat natën shkonin deri minus 20 gradë! Unë e ndieja dhe e vuaja shumë të ftohtin, mërdhija shumë, siç thotë populli. Më trishtonin netët e ftohta të dimrit atje.

Mbulohesha me 5-6 batanije. Vitet e fjetjes në barakë ishin ferri i jetës sime… Ishte drejtori i Shtëpisë së Kulturës në FushëArrëz, Josif Papagjoni, ai që më ndihmoi tek autoritetet e kohës për të dalë në skenën pukjane. Dhe kjo do të thoshte shumë për mua, edhe pse jo si Franko i vërtetë, për sa u përkiste shijeve muzikore. Fillova të dal nga fshehtësia apo skuta ku më kishin strukur e të bëhem pjesë e skenave të ndryshme, ku trupa amatore e Fushë-Arrzit, jepte koncerte.

Më dha shansin që të rikthehem në kujtesën e spektatorit për të mos u harruar. Kjo, falë edhe punës sime të madhe me këtë trup, për t’i dhënë standard sa më profesional. Largimi nga Tirana nuk ma shoi kurrë vullnetin dhe pasionin për muzikën dhe instrumentet muzikore. Punova fort edhe në atë vend verior ku gjeta njerëz të thjeshtë, të cilëve u mbetem mirënjohës për respektin dhe besnikërinë e treguar, virtuoz si Ndue Shyti, rapsodin e shquar Frok Haxhia e të tjerë të rinj, që vërtet më donin dhe më respektonin.

Fillova të eksperimentoj me instrumentet popullore, me çiftelinë, sharkinë dhe instrumente të tjera që kishte folklori i zonës. Krijova dhe grupe aty dhe më vjen mirë që e kam bërë atë punë. Unë mundohesha të justifikohesha se nuk kam ardhur si i dënuar, por nuk më besonin. Pse, kot erdhe këtu? Ti ishe dikushi në Tiranë. Ishe një muzikant i njohur. Pra, edhe ata e kuptonin pozicionin tim. Gjithsesi, afro një dekadë në FushëArrëz, ishte një shkollë tjetër për mua në shumë aspekte. Në aspektin shoqëror, për të njohur realitetin e vërtetë, njerëzit, ndërkohë që instrumentet e çiftelisë etj. shoqëruan krijimtarinë time muzikore krahas instrumenteve moderne në vitet më pas. Ato janë pjesë e fondit tim të veglave muzikore, relativisht të pasur.

Janë punuar me mjeshtëri e me porosi për të qenë cilësisht në nivelin e duhur nga mjeshtri dhe miku im Zef Përshqefa. Njohja e instrumenteve popullore të Rrethit të Pukës më ka vlejtur shumë. Edhe në disa këngë të suksesshme të miat, unë e kam përdorur çiftelinë. Mund të përmend edhe fituesen e çmimit të dytë në Festivalin e Këngës në RTSH, në vitin 1998, titulluar “Humba pranverën”. Por po aq i bukur ishte edhe teksti nga Agim Doçi. Agimi, si gjithmonë, di të përshtatë edhe momente të tilla. Kjo këngë mund të konsiderohet si një këngë himn për të gjithë ata shqiptarë, që e kanë provuar emigrimin, sprovën e madhe të integrimit në një botë të madhe e të egër. Për mua pushteti dhe njerëzit e thjeshtë nuk ishin e njëjta gjë. Vëzhgohesha nga struktura të caktuara të pushtetit të kohës, ashtu si shumë të tjerë të dënuar, si Violeta Paçrami, Agron Aranitasi etj. Shefat që ishin atje më kontrollonin vazhdimisht në lëvizjet që bëja.

Kam pasur probleme, sepse për çdo gjë unë denoncohesha në polici. Më thoshin: “Të ruajnë poshtë shtëpisë, aty, se mos këndon këngë jo të pëlqyeshme”. Ndryshe ishin pukjanët e thjeshtë. Ata më shikonin me një sy tjetër dhe më bënë mikun e tyre të veçantë. Ruaj kujtimet më të mira për këtë zonë e në veçanti për njerëzit e mrekullueshëm, që jetonin atje. Ata më kanë rrethuar gjithmonë me mirësinë dhe dashurinë e tyre, të cilën nuk do ta harroj gjithë jetën. Unë organizoja aktivitete të larmishme artistike, u jepja të rinjve dije për instrumentin e kitarës, teksa shikoja tek ata etje e dëshirë për të mësuar. Ndërkohë, për vete këndoja me shumë kujdes në mjedise të mbyllura për të ruajtur vlerat e vokalit dhe karakteristikat e tjera individuale që ka çdo artist. Me këtë fakt dua të tregoj se nga muzika dhe kënga nuk jam ndarë asnjëherë gjatë jetës sime. Lidhja ime me muzikën nuk ka qenë e rastësishme, por e përjetshme… AJO MËSUESE E AI I INTERNUAR, RADI: SI U NJOHA ME TEFTËN Tefta, mësuesja e letërsisë, ishte konferenciere. Shtëpia e Kulturës mbështetej pikërisht te nxënësit dhe arsimtarët e shkollës së mesme. Tefta më tërhoqi vëmendjen dhe unë menjëherë e aktivizova në Shtëpinë e Kulturës ku edhe punoja.

Fillimisht, marrëdhëniet tona ishin tepër korrekte, marrëdhënie pune. Veç kësaj, midis nesh kishte një ndryshim të madh. Ajo ishte e emëruar, kurse unë isha i dënuar, një ndër ata të Festivalit të 11-të famëkeq të Këngës në RTSH. Në të vërtetë, asgjë nuk ndryshonte midis të dënuarve dhe të emëruarve. Të dyja palët jetonim në të njëjtat kushte, flinim në të njëjtat godina, hanim në të njëjtat mensa punëtorësh apo lokale. Ndryshimi i vetëm mes meje dhe Teftës qe fakti që unë isha i vëzhguar e për gjithçka denoncohesha në Polici. Por nuk ishte e lehtë të dashuroje në atë kohë e sidomos në provinca të tilla. Po të të konstatonin, të martonin e ishe i detyruar të ndërtoje familjen atje. Unë nuk mund ta tradhtoja kurrë Tiranën. Gjithsesi, e gjithë dashuria jonë ka qenë një fshehtësi e madhe, si te poezitë e të madhit lirik, Lasgush Poradeci, apo si te kënga popullore “U deshtëm e askush s’e diti”. Kemi shtrënguar duart në errësirë, vetëm unë dhe ajo. Jemi përqafuar dhjetëra kilometra larg FushëArrëzit, kur shkonim nëpër turne e ku askush nuk na njihte. Në atë kohë dhe në ato vite, ishte tepër e rrezikshme të dashuroje ndryshe. (marrë nga libri “Françesk Radi, jetë në kitarë”). /Panorama.al

EDITH PIAF – ‘HARABELI I VOGËL’ I FRANCËS (Portret dhe fotogaleri)

“Harabeli i vogël” është nofka që Franca përdor për të.

Ajo ishte ylli më i madh ndërkombëtar i Francës, që arriti t’ia merrte zemrën edhe Amerikës; me këngën dhe melodinë e saj melankolike u bë një pjesë e pandashme e muzikës së gjeneratës së pasluftës.

Këngët kabare të Edith Piafit reflektojnë jetën e saj fatkeqe, e cila ishte e mbushur me humbje tragjike dhe luftë me varësinë e saj në drogë.

Tekstet e këngëve të saj ishin të besueshme, performanca e saj ishte përtej autentikës, dhe historia e jetës së saj e shpërbleu atë me një karizëm tragjik, të cilin ajo kurrë nuk e kishte kërkuar.

Vitet e hershme të Piafit ishin shumë të vështira. Babai i saj, Louis Gassion, ishte një akrobat që udhëtonte gjatë gjithë kohës, ndërsa nëna me prejardhje marokene-italiane, Anita Maillard, ishte një alkooliste, një prostitutë e rastit, dhe një këngëtare që këndonte në kafenetë dhe në rrugët e shesheve, e njohur me emrin artistik Line Marsa, e cila e braktisi Edithin në moshë të re.

I ati i Edithit u kthye për ta marrë të bijën pas Luftës së Parë Botërore, por në vend që të kujdesej për të dhe ta shkollojë, ai e mori me vete në Paris për t’iu bashkuar përformancave të tij rrugore. Këtu ajo pati përvojën e parë të këndimit në publik.

Kur arriti moshën e adoleshencës, ajo e zhvilloi këndimin në atraksion kryesor për njerëzit, dhe u afrua shumë me motrën e saj, Simone Berteaut. Ato kënduan së bashku nëpër rrugë, sheshe, kafene dhe kampe ushtarake, duke fituar shumë pak para dhe duke jetuar ne hotele të lira.

Në vitin 1932, shtatëmbëdhjetë vjeçarja Piaf u dashurua në një djalë të quajtur Louis Dupont, dhe lindi një vajzë me të. Megjithatë, ajo vazhdoi të jetonte një jetë të shthurur, dhe i dha shumë shpejtë fund lidhjes së saj. Njëjtë si e ëma, Edithi nuk mundi të kujdesej për fëmijën e vetë, dhe e braktisi atë.

Duke jetuar jetën me rreziqe, Edithit do t’i vinte fundi shumë shpejtë po të mos e zbulonte pronari i një kabareje, Louis Leplée, derisa ajo po këndonte në rrugë në vitin 1935.

I habitur nga zëri i saj, Leplée i propozoi këngëtares që të punojë për të. Ai i vuri nofkën “Harabeli i vogël”, i mësoi këngë të reja dhe si të sillet në skenë dhe e veshi në rroba të zeza.

Në këtë kohë ajo udhëtoi për Nju Jork, dhe qëndroi atje për 5 muaj duke kënduar para një publiku që gjithmonë shkonte duke u shtuar.

Pa marrë parasysh famën e saj në këndim, jeta personale e Piafit ishte e mbushur me tragjedi.

Vajza e saj të cilën e braktisi, vdiq në moshën 2 vjeçare nga meningjiti. Dashuria e jetës së saj, boksieri francez Marcel Cerdan, që ishte i martuar me një grua tjetër, vdiq në një përplasje të aeroplanit duke shkuar nga Parisi në Nju Jork për ta vizituar Piafin, gjë për të cilën kjo e fundit e fajësoi veten gjithmonë.

Ajo pati betejë shumicën e jetës së saj me alkoolizëm dhe me varësi në drogë.

Më vonë, kur gjendja iu përkeqësua shumë, ajo ishte shumë kokëfortë që të largohej nga skena dhe për shkak të kësaj, Piafit i ndodhte të rrëzohej nga skena dhe të përfundonte në spital.

Edhe pse e dobët fizikisht, zëri i saj vazhdonte të ishte i fuqishëm, dhe i linte me gojë të hapur të gjithë njerëzit që e dëgjonin.

Piaf vdiq më 10 tetor të vitit 1963, në moshën 48 vjeçare.

Pas vdekjes së saj, kryepeshkopi i Parisit refuzoi t’ia bënte varrimin, për shkak të jetës jobesimtare të saj.

Por, pa marrë parasysh këtë, lajmi për vdekjen e Piafit shkaktoi dhimbje shtetërore dhe dhjetëra mijëra adhurues të Piafit dolën në rrugët e Parisit për ta përshëndetur për herë të fundit këngëtaren.

Kujtime për regjisorin Lec Shllaku – Nga Xhahid Bushati

Xhahid Bushati

Lec Shllaku u nda nga jeta më 04.08.2007. Iku në heshtje, pa fjalime e pa bujë, iku ashtu si u mbyll e gjithë jeta e tij, jeta e një punëtori të madh të artit, i harruar në madhështinë e tij. Pak rreshta u shkruan për të. Ekrani nuk gjeti kohë të shfaqte diçka që kishte mbetur nga pasuria e tij e vyer. Në një vuajtje të gjatë fizike e shpirtërore, Lec Shllaku i tha lamtumirë kësaj bote, në moshën 86-vjeçare. U përcoll për në banesën e fundit mes lotëve të familjarëve, miqve e dashamirëve të qytetit të tij të lindjes.

Për humbjen e Artistit Shllaku, studiuesi Ardian Ndreca do të shprehej: “Fisnikëria e shpirtit, ndryshe prej asaj të gjakut, ka nji të mirë të madhe, mund të fitohet me forcat tona. Të tillë e kishte konceptue jetën e vet Lec Shllaku, zemra e të cilit rrahu deri në fund simbas ritmeve të nji harmonie të pashoqe që vetëm Muzat munden me falë.

Fjalët e tija, ligjërimi i rrjedhshëm, hiri në shprehje dhe mendimet e pazakonta që mbërrinte me shpreh për artin, botën, njerëzit – banin që figura e tij të reflektonte diçka tërheqëse dhe manjetike.

E kam takue sa herë në vetminë e tij të shenjtë, gjithnji në tryezën e punës, herë me klasikët në dorë (i lexonte të gjithë në origjinal), herë me shkrimet e tija; por sa herë e takoja më linte përshtypjen se ai ishte sa këtu mes nesh po aq edhe në nji botë tjetër, me mendimet dhe me hijet e veta, me andrrat e pashprehuna, me kangët e pakëndueme ende.”

Kujtimi i parë…

Herë pas here trokas në shtëpinë e Lec Shllakut. E kam mik të vjetër. Një rast fatlum për mua që të jem një nga miqtë e tij.

Nuk shkoj të takoj një plak që pleqëria ia ka mbyllur portën. Udhëtoj drejt një biblioteke, drejt një njeriu që vetë është dëshmitar dhe vetë është histori, me shumë mistere dhe pengje; rrahur, përcëlluar nga furtunat dhe ciklonet e kohës.

Mundohem t’i bëj portretin këtij burri 85 vjeçar që, … “Dy sy me vështrim të thellë që zhbirojnë nën ato mollëza të dala e të thara, ruajnë ende gjurmët e një bukurie burrërore. Në atë fytyrë të rreshkur, në zërin e tij që ende është kumbues, ti dallon menjëherë figurën e Gjon Kastriotit te filmi “Skënderbeu”.

Më duket si një çinar i moçëm që i gëzohet edhe një rriske dielli. Më duket se ende rrugëton për në Ajasëm e shpirtin ia ngroh legjenda e Rozafës.

Gjatë bisedës me të shfaqen urtësia e mençuria, kozmopolitizmi e bagazhi i kulturës së Perëndimit. Kur hyn në bisedë me të, ndjen zotërimin e një leksiku të pasur. Por në bisedë është ca i ashpër e i palëkundur në mbrojtje të gegënishtes.

Të gjitha këto e vizatojnë dukshëm portretin e këtij burri që në çdo moment e shoqëron shqetësimi për teatrin. Mbaj mend, në një nga vizitat e vonshme, më tha kështu për teatrin: “Ne trashëguam prej ma të vjetërve e na ju trashëgojmë ju, për kët arsye nuk keni që të mos e duem e të mos kemi nostalgji për të e të mos na shqetësojë mbijetesa e tij. Edhe na do të dëshironim t’ua thoshim me dashamirësi këtyne që e kanë në dorë qënien e tij, ta shikojnë ma me dhimbsuni e ma me dashamirësi mundin e djersën tonë, për ma tepër përgjegjësi, të jenë të gatshëm për të flijue diçka ma shumë për të ardhmen e këtij thesari të përbashkët të shumë brezave tanë. Ne nuk na vjen aspak mirë që e shohim teatrin tonë të zbrazun, pa veprimtari artistike, shurdhët e braktisun, kurse pijetoret që në këtë kohë kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, për çdo hap gumëzhinë prej zanave të njerëzve. Diçka duhet ba për t’i dhanë fund kësaj gjendjeje. Na edhe e kuptojmë plotësisht se shfaqjet e këtij teatri që ka mbi shpatulla ma shumë se 120 vjet përvojë, kanë përmbushë nji nevojë kryesore e shpirtnore, intelektuale të spektatorit tonë”.

Kujtimi i dytë…

Leci zakonisht zgjohet nga gjumi rreth orës 8.00 apo 8.30. Nuk ka orar të caktuar. Për orarin mban mend edhe diçka. Edhe në mimikë e shpreh ndjenjën e mospëlqimit. I ka ardhur hakut tringëllima e ziles në Kolegj. Mosha e plakur i ka rënë vizë kësaj mënyre të zgjuarit. (Po t’ia përmendësh, Leci vetëm qesh). Një ditë kur ia përmenda, bashkë me të qeshurën karakteristike, ai më rikujtoi një thënie të plakut Santiago të Heminguejit, si për të më thënë se tani… “Për mua zile është pleqëria ime.”

Nuk pi kafe. Brenda tasit me qumësht, e shoqja, Roza, i hedh një lugë kafe. Përsëri me të qeshur Leci thotë: “… se më duhet me më qarkullue gjaku në tru, se përndryshe mbetem pa qarkullim.”

Rreth orës 9.00 apo 9 e 10’ hyn në studio, e cila i fal magjinë e çdo dite, që vetëm artisti Lec Shllaku e di. Ky ritual i çdoditshëm sikur do të pohojë fjalët e Borhesit që thoshte: “për mua të shkruarit është e vetmja mënyrë për të jetuar”.

Më pas mbështillet në vorbullën e kujtimeve e të artit teatror, shtegton si një pegaso nëpër hapësira poetike. Si nëpër mjegullnajë i shfaqen skena dramash e komedish, takon personazhe, të cilët ca i kujton, ca nuk i kujton, ca i njeh dhe i përshëndet. Pastaj përmend një mizanskenë, një detaj, një komunikimin skenik… Kujton diku hapjen e një perdeje, diku mbylljen e një perdeje, më pas duartrokitje… Diku, duke qëndruar pas kuintave, gjithë emocion, diku i vetëm në sallë, diku në tavolinën e punës, diku i qetë, diku i menduar, diku i nervozuar, diku… diku… ai, artisti, Lec Shllaku, i pagjumë për teatrin.

Gjithësesi, ngado të ecë, bota e teatrit i fal magji dhe emocione. Më këto pasuri në shpirt, nis e shkruan, e shkruan pambarim… Humbet në botën e tij… E një ditë është si çdo ditë. E ditët ngjajnë si pika uji, deri në një ditë, si kjo e 04 gushtit 2007, kur, në mënyrë të papritur vdekja e merr në gjirin e saj kur nuk duhej të merrte, në moshën 86 vjeçare. Kishte për të kryer disa amanete. Duhej të botonte veprën “Njerëz mes nesh”, së cilës sapo i kishte dhënë rishikimet e fundit. Tani ajo ishte gati për botim. Duhej të botonte dorëshkrimin me pesë vëllime me titull “Jetë pezull”, ku kishte të fiksuar momentet më të rëndësishme të jetës së vet, afro një shekulli. “E libra të tjerë të vlertë, -siç thoshte Leci, – presin radhën për t’u botuar…” Po të shikohen me vëmendje ata formojnë një “Iliadë”, ku Lec Shllaku është pjesë e historisë së këtij qyteti (të Shkodrës) e më gjerë.

Duke parë opusin e veprave të artistit Lec Shllaku, artist që në këtë tempull shfaqi e arkivoi talentin e tij, ku këtij tempulli i fali jetën e tij, doemos kërkohen studime dhe analiza më të thella që duhen bërë, që borxhi të mos bëhet i madh dita-ditës. Por një gjë është e vërtetë, ai burrë me emrin Lec Shllaku, në çdo orë të ditës po të shkoje ta takoje, e shikoje duke punuar, korrigjuar e përpunuar veprat e veta që prisnin radhën për t’u botuar… Punonte, korrigjonte, rikorrigjonte, prapë punonte… Shkruante çdo ditë. Me këtë portret kishte ardhur pleqëria e tij e bardhë. Kërkonte të respektonte magjinë e procesit krijues dhe lexuesin, kërkonte që universi i veprave të tij deri në minutën e fundit të ishte sa më i arrirë, sa më i plotë. Kjo ishte arsyeja që e

folura e Lecit tani ishte më e pakët. “Vetmia” e krijimit kishte pushtetin e saj. E, kur ne i uronim: shëndet e punë të mbarë Mjeshtrit, vdekja i trokiti papritur…

Mu kujtua libri i tij studimor “Maska shkodrane”. E ndiej se ai, edhe sot e kësaj dite është “peng” i dashurisë për vendlindjen, duke shpalosur një element të identitetit të saj, siç është humori shkodran. I kishte kthyer sytë nga tradita. Nga tradita i kthente sytë shpesh. Jo për të qenë i largët dhe i pakapshëm, apo imagjinar, përkundrazi për t’u bërë sa më bashkëkohor. Sepse është përsëri e sotmja shkodrane që krenohet me traditën e saj. Vlerat që evidentohen në këtë libër janë një lavdi për kohën që jetuan të parët tanë, gjyshërit e katragjyshërit, por edhe një kujtesë mosharrimi për kohën tonë.

Kujtimi i tretë…

Pas “vetmisë” së studios, vetminë e vërtetë ia largonte “me qerpik të syrit” e shoqja, Roza, një grua trupshkurtër, që sytë e saj, në këtë ditë gushti, ishin kthyer në pikëllim e lot.

Roza, siç e njoha unë: ishte një grua e urtë, natyrë punëtoreje, e pafjalë. Ikonë.

Sytë e saj hetonin çdo lëvizje të Lecit. Nuk i shpëtonte asgjë. Me lëvizjet e saj, shkathtësinë që sfidonte moshën, mundohej t’ia plotësonte të gjitha. Sytë e saj kishin kuptuar që tashmë Leci nuk është vetëm një bashkëshort, por puna e tij, kontributi i tij ishte kthyer në vlerë, muze, bibliotekë, thesar…Ndaj dhe ajo ishte kthyer në një dritë mirësie që ndiqte lëvizjet e bashkëshortit të saj, që pleqëria i kishte ardhur paksa herët për punët që kishte në dorë. Sepse Mjeshtri Shllaku ashtu siç e thamë më se njëherë, tashmë, ishte pjesë e historisë së Shkodrës. Ndoshta edhe më shumë se kaq. Ishte mit dhe legjendë.

Shkodër, tetor 2019

Janis Joplin dhe jeta e saj pas vdekjes

VOAL – Regjistrimi i fundit i Janis Joplin para se ajo të vdiste ishte një këndë dhuratë për ditëlindjen e John Lennon, regjistruar më 1 tetor 1970. Më 4 tetor ajo u ndërpre nga një mbidozë heroine. Kur kaseta mbërriti në Nju Jork, në shtëpinë e Lennon-it, Janis kishte ndërruar jetë tashmë. Ishte 27 vjeçe. E njëjta moshë që vrau Jimi Hendrix dhe Jim Morrison, të tre në vitet ’70: triniteti i shtenjtë tragjik i rokut. Kur Janis Joplin hynte vrullshëm në perandorinë e rokut nga e njëjta skenë magjike e Festivalit të Monterey-t, ku Hendrix la botën pafrymë, femrat në muzikën rok praktikisht nuk ekzistonin. 40 vjet pas vdekjes, ajo ende është zëri më i madh i bardhë femëror me rrënjë bluzi. Janis ka lindur në Port Arthur të Teksasit: e shëndoshë e puçranjoze. Ishte shumë e turpshme e që në moshën adoleshente tashmë binte në kundërshtim me mirësinë dhe mërzinë e jetës në një qytet të vogël të jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atje shkoi në universitet për një kohë “në fillim të viteve ’60: kurrë nuk mori diplomë, në shkëmbim mori titullin e “njeriut më të shëmtuar të qytezës studentore”. Kur më 1963 u shpërngul në San Francisko, në qytetin tashmë zemër të Beat Generation, të Flower Power e të rokut amerikan, ajo kishte përcaktuar tashmë dy linja ku të modelonte muziën dhe jetën: heroinat e mëdha të Blues dhe Beat, me në krye Kerouac. Aventura e parë profesionale e saj është në Big Brother dhe Holding Company njëherësh. Disku i parë kishte një sukses të vogël, por ai u ripublikua në atmosferën e sukseseve të mëvonshme dhe do të triunmfonte. Çdo gjë ndryshon pas Monterey, ku lë shenjën e një version legjendar të “Ball and Chain” (Topi dhe zinxhiri) të Big Mama Thornton. Me daljen më 1968 të albumit “Cheap Thrill (Thill i lirë) Janis u bë një nga yjet absolute të fundit të viteve ’60, duke mundur të llogarisë në” Piece of My Heart “, një nga pjesët klasike të repertorit të saj. Largohet nga Brother Big për të formuar Kozmic Blues Band, model klasik i orkestrave alla Soul Revue. Me këtë ansambël në 1969 u bë një simbol i Woodstock, duke rrëmbyer një brez të tërë me ‘Try (Just A Little Bit Harder)’ dhe regjistron “I Got Kozmic Dem Ol ‘Blues Again Mama!”.

Bashkëpunimi përfundoi shpejt dhe menjëherë pastaj Janis formon The Full Tilt Boogie Band. Ndoshta ky është fati i të mëdhenjve, por ajo vdes kur seancat e albumit të ri nuk kanë përfunduar ende. Heroinës e ka shkrumbuar në një hotel në Los Angeles, teksa regjistronte “Pearl”, i cili, duke u botuar pas vdekjes më 1971, do të ishte albumi më i shitur e tij me hitin më të karrierës së saj, versionin final të ‘Me and Bobby McGee’, pjesë e Kris Kristofferson gjithmonë mbetur një himn i Janis. Në mesin e pjesëve të pavdekëshme të “Pearl”, është edhe ‘Benz Mercedes’, shembull ironik i satirës sociale a cappella, shkruar me poetin Beat, Michael McClure. Janis Joplin u kremua në Westwood Village Varrezat Memorial Park të Westwood-it, Kaliforni dhe hiri i saj u shpërnda në Oqeanin Atlantik. Vdekja e zymtë e parakohshme ka shkurtuar një karrierë që premtoi mrekulli, por për Janis ishte një pasaportë për mitin. Bette Midler më 1979 ka fituar një kandidim për Oskar si interepretuesja më e mirë femër për pjesës ‘The Rose’ të saj. Në fund të viteve ’90, muzikali “Love, Janis” u bë një sukses i hatashëm në billbordet e Broadway-t për disa sezone, ku u afirmuan këngëtarë si Laura Branigan dhe Beth Hart.

Pas vdekjes, këngëtarja është ndër më të nderuarat dhe vlerësuarat.

Bert Hunter ka komentuar se “Birdsong” i Jerry Garcia nga albumi i tij i parë i vetëm, Garcia (1972), është në lidhje me Joplin dhe fundi i vuajtjes së saj përmes vdekjes.  Kompozimi i Mimi Farina, “Në mëngjesin e qetë”, e njohur më shumë nga Joan Baez në albumin e saj “Come from the Shadows” (1972), ishte një kushtim për Joplin. Një tjetër këngë e Baezit, “Fëmijët e të Tetëdhjetave”, përmendi Joplin. Një këngë e gjuhës frënge me e  Serge Gainsbourg e kënduar nga këngëtari anglez Jane Birkin, “Ex fan des si sixlys” (1978), përmendJoplin përkrah “idhujve” të tjerë të zhdukur si Jimi Hendrix, Brian Jones dhe Marc Bolan. Kur Joplin ishte gjallë, Country Joe McDonald lëshoi ​​një këngë të quajtur “Janis” në albumin e grupit të tij “I-Feel-Like-I’m-Fixin’-to-Die” (1967).
Në Festivalin Jazz Montreux të 1976, Nina Simone, të cilën Joplin e admiroi shumë, komentoi Joplin dhe iu referua dokumentarit Janis (1975) që me sa duket u shfaq në festival:

 Ju e dini që bëra tridhjetë e pesë albume. Oh, të gjithë morën një copëz prej meje. Dhe dje shkova për të parë filmin e Janis Joplin këtu. Dhe ajo që më shqetësoi më shumë dhe fillova të shkruaj një këngë për të, por vendosa që nuk ishe i denjë. Sepse e kuptova se shumica prej jush janë këtu për festival. Sidoqoftë, çështja është e dhimbshme të shoh se sa shumë ka punuar. Sepse ajo u lidh në një gjë, dhe nuk ishte me ilaçet.

Filmi The Rose (1979) bazohet lirshëm në jetën e Joplin. Fillimisht ishte planifikuar të titullohej pseudonimi Pearl — Joplin dhe titulli i albumit të saj të fundit – filmi u trillua pasi familja e saj nuk pranoi të lejojë prodhuesit të drejtat për historinë e saj. Bette Midler fitoi një nominim për çmimin Academy për Aktoren më të Mirë për performancën e saj në film.

Më 1988, në atë që do të kishte qenë ditëlindja e 45-të e Joplin, Memoriali i Janis Joplin, me një skulpturë origjinale prej ari, me shumë imazhe të Joplin nga Douglas Clark, u kushtua gjatë një ceremonie në Port Arthur, Texas. [102]

Më 1992 u botua biografia e parë e madhe e Joplin në dy dekada, Dashuria, Janis, e shkruar nga motra e saj e vogël, Laura Joplin. Në një intervistë, Laura deklaroi se Joplin i pëlqente të ishte në Dick Cavett Show, se Joplin ndërsa ishte rritur në Teksas kishte vështirësi me disa njerëz në shkollë, por jo me të gjithë shkollën, dhe se Joplin ishte vërtet entuziast pas interpretimit në Woodstock në 1969.


Më 1995, Joplin u përfshi në Rock and Roll Hall of Fame. Më 2005, ajo mori një çmim të arritjeve Grammy Lifetime. Në Nëntor 2009, Salla e Famës dhe Muzeut Rock and Roll e nderuan atë si pjesë e Serisë së saj vjetore Amerikane të Mjeshtrave të Muzikës; ndër artefaktet në ekspozitën e Muzeut Rock and Roll Hall of Fame janë shami dhe gjerdanet e Joplin, Porsche e saj në vitin 1965, Cabriolet me pikturë të dizajnuar  dhe një fletë letre me thyerje të LSD-së të dizajnuar nga Robert Crumb, projektuesi i mbulesës së lirë Thrills. Gjithashtu në vitin 2009, Joplin u nderua në koncertin dhe serinë e leksioneve të Masterit Amerikan të Muzikës Rock Rock.

Më 4 nëntor 2013, Joplin u nderua me yllin e 2 510 në Hollywood Walk of Fame për kontributet e saj në industrinë e muzikës. Ylli i saj ndodhet në Bulevardin 6752 Hollywood, përpara Institutit të Muzikantëve.

Më 8 gusht 2014, Shërbimi Postar i SH.B.A.-së zbuloi një pullë përkujtimore për të nderuar Janis Joplin, si pjesë e serisë së saj të Muzikës Icons Forever Stamp gjatë një ceremonie të ditës së parë në Festivalin e Muzikës Outside Lands në Golden Gate Park.

Më 15 Dhjetor 2015, Amy J. Berg publikoi filmin e saj dokumentar biografik, Janis: Little Girl Blue, transmetuar nga Cat Power. Ishte një zgjedhje e kritikëve në New York Times. Ndër kujtimet që ajo la pas është një kitarë Gibson Hummingbird./Elida Buçpapaj

Më 4 tetor 1070 u nda nga jeta kantautorja e shquar amerikane Janis Joplin

Janis Lyn Joplin (Xhenis Xhoplin) është lindur me 19 janar te vitit 1943 dhe vdiq me 4 tetor te vitit 1970. Janis Joplin ishte një këngëtare dhe tekstshkruese Amerikane nga Port Arthur, Texas. Si e re Joplin është përqeshur nga koleget e saj për shkak te pamjes se saj jo te zakonshme dhe besimeve personale. Ajo me vone këndoi për eksperiencën e sa në shkollë përmes këngës se saj “Ego Rock”. Joplin si e re, ka kultivuar një rebelizëm dhe një lifestyle jo te zakonshëm. Ajo filloi karrierën e saj te këndimit si një këngëtare folk dhe bluz në San Francisko, duke performuar në klube dhe bare me kitarën e saj.

Joplin filloj te ngritët në skene në vitet e ’60 si këngëtare kryesore e nge psychedelic-acid rok grupi i quajtur Big Brother and the Holding Company, dhe me vone si solo artiste me grupet mbështetëse si The Kozmic Blues Band dhe The Full Tilt Boogie Band.

Përgjatë karrierës se saj te shkurtër 4 vjeçare, Janis Joplin ka bere shume kënge hite, dhe ndër këngët me te famshme te saj ishin “Down On Me”, “bye, bye baby”, “Coo Coo”, “Summertime”, “Piece of my heart”, “Turtle Blues”, “Ball’n’Chain”, “Try”, “Maybe”, “To love somebody”, “Cry Baby”, “a woman left lonely”, “Mercedes Benz” etj.

Joplin ishte e njohur për performancën e sa te jashtëzakonshme, fansat e saj i referoheshin prezencës se saj në skene si ‘Elektrike’. Në kulmet e saj te karrierës ajo ishte e njohur si “Mbretëresha e Rock and Rollit” si dhe “Mbretëresha e Psychedelic Soul” dhe u be e njohur si një Përl në mes te shokëve. Ajo përveç këndimit kishte talent edhe në vizatim, vallëzim dhe aranzhim te muzikës.

Jeta e hershme 1943-1961

Janis Joplin ishte e bija e Dorothy Joplin (1913-1998) regjistruese në një kolegj te biznesit, dhe Seth Joplin (1910-1987) një inxhinier nga Texaco. Ajo kishte edhe dy anëtare te familjes, vëllaun Michael dhe motrën Laura. Familja Joplin ndihej se Janis gjithmonë kishte nevoje për vëmendje me shume se fëmijët e tjerë, nena e saj ka thëne “Ajo ishte e palumtur dhe e pakënaqur po te mos pranonte shume vëmendje. Vëmendja normale nuk ishte adekuate”

Ajo filloji te këndoje në korin lokal dhe me vone filloi te dëgjonte këngëtare te bluzit siç janë Odetta, Billie Holiday dhe Big Mama Thornton.

Ajo filloi këndimin e saj folk dhe bluz me shoqëri. Derisa vijonte Thomas Jefferson High School ajo deklaroi se shumicën e kohës nxënësit e tjerë e evitonin atë, Joplin ishte dëgjuar duke thëne “Unë nuk përshtatesha. Unë kam lexuar, kam pikturuar, nuk i kam urryer zezaket”. Si një adoleshente, ajo shtoj peshe shume dhe lëkura e saj u dëmtua aq shume sa në fytyrën e saj kishin mbetur shenja te thella te cilat kane kërkuar ndërhyrje mjekësore.

Joplin e ka kryer shkollën e mesme në vitin 1960 dhe është regjistruar në Lamar State College of Technology në Beaumont te Texas, gjate verës dhe me vone në University of Texas në Austin, ajo nuk i përfundoi studimet. Gazeta e kampusit The Daily Texan e ka bere një artikull në lidhje me te në datën 27 korrik 1962 me titullin “Ajo guxon te jete ndryshe”. Fjalët e para te artikullit ishin “Ajo ec pa këpuce kurdo që i teket, vesh Levis në ligjërata sepse janë me te rehatshme, dhe e mban një Autoharp me vete kudo që shkon kështu që nëse i vjen nevoja që ta këndoje një kënge, te ketë mbështetje. Emri i saj është Janis Joplin”.
Vudstok[redakto | redakto tekstin burimor]

Joplin u shfaq në Woodstock në oret e vona e 16 gushtit. Ajo performoj deri në oret e hershme te mëngjesit. Edhe pse nuk dinte asgjer për ekzistencën e festivalit, dhe promovuesit e Vudstokit e mbështeten atë, dhe kështu ajo u be një ndër atraksionet kryesore e këtij koncerti historik. Joplini e informoi bendin e saj se këta do te performonin në vetëm një shfaqje tjetër te zakonshme.

Në fillim Joplin ishte shume e emocionuar te dal në skene dhe te performoje, por ajo gjithmonë vonohej dhe grupi ishte i obliguar te performoje pa atë. Kur u ballafaqua me një pritje 10 oreshe pasi që arriti në bekstejgj ajo filloi te merr heroine me Peggy Caserta dhe ishte duke pire alkool, kështu që kur doli në skene ajo ishte jashtë kontrollit. Në skene zëri i saj u be pak me i vrazhde dhe e kishte vështire te vallëzonte. Gjate performances se saje ajo shpesh foli me publikun, duke i pyetur ata se a kishin gjithqka që i nevojitej dhe se a ishin te “kyqur” (nen ndikim te marihuanes).

Laura Joplin tha në një intervistë se Janis shkoi drejt në shtëpi në Port Arthur pas Vudstoit. Ajo ishte jashtëzakonisht rrezatuese dhe e lumtur pasi arriti në shtëpi dhe e dashuroi me te vërtete festivalin. Ajo i tregoi familjes se sa i shkëlqyer ishte, por mamaja dhe babau i saj qëndruan larg kësaj teme sepse ata nuk e kuptonin në te vërtet lëvizjen “hipi”.

Vdekja

Te diellen me 4 tetor te vitit 1970, producenti Paul Rothchild u brengos shume kur Joplin nuk u paraqit në Sunset Sound Records për te incizuar kënge. John Cooke, i cili ishte menaxheri i Full Tilt Boogie, shkoi deri te Landmark hoteli. Ai e pa kerrin e Joplinit, Porsche 356C Cabriolet. Kur hyri në dhomën e saj, ai e gjeti atë te vdekur në dyshemenë afër krevatit te saj. Arsyje zyrtare e vdekjes ishte mbidoze në heroine, e përzier nën efektin e alkoolit. Cooke beson se Janisit i është dhëne aksidentalisht një doze me e madhe e heroinës, sepse edhe disa konsumatore te tjerë te furnizuesit te saj te drogës vdiqën nga mbidoza po atë jave.

Joplin ishte kremuar në Pierce Brothers Westwood Village Mortuary në Los Angelos, hiri i saj është shpërndare në sipërfaqen e oqeanit pacifik.

Ndikimi

Joplin kishte ndikim thelbësor në shume këngëtare. Florence Welch nga grupi Florence and the Machine foli për ndikimin e Joplinit në fuqinë e saj muzikore në një interviste:

Unë mësova shume për Janisin në antologjinë e bluz këngëtareve. Janis ishte një karakter i cili me fascinoj, një person i cili e përmbushi hapësirën në mes te psychedelic bluz dhe soul skenës. Ajo ishte kaq fragjile, e vetëdijshme dhe e mbushur me vuajtje. Ajo e hapi veten komplet në skene, ajo ishte shume ndryshe. Ajo ishte kaq e papërmbajtshme, kaq e lire. Lidhja e saj me publikun ishte shumë e rëndësishme. Me duket se vuajtja dhe intensiteti i saj bartet dore me dore në publike, dhe te gjithë e ndjejnë atë që e ndjen ajo. Ajo gjithmonë ta jepje ndjenjën e dëshirës, e kërkimit për diçka. Unë mendoj që ajo me te vërtete e ka përmbledhur se muzika Soul ka te beje me projektimin e dhimbjes në diqka te bukur.

Diskografia

Janis Joplin i ka incizuar kater albume në karrierën e saj. Dy albumet e saj te para ishin te inqizuar me grupin e saj Big Brother and the Holding Company dhe dy albumet e tjera ishin solo albume. Disa kënge te mëparshme te palancuara i’u shtuan këtyre albumeve dhe u lëshuan si mbledhje në Farewell Song në vitin 1982. Performaca e hershme e Joplinit kur ajo ishte folk-bluz kengtare u bashkua në një album te ri te quajtur Blow All My Blues Away. Në vitin 2012 The Pearl Sessions ishte lancuar për ta shpjeguar brendësinë e procesit te saj kreativ.

Përveç këtyre, shume koncerte drejtpërdrejt te Joplin me Big Brother ishin incizuar në mënyre profesionale dhe janë lëshuar si albume. Këto albume ishin live at winterland’68 dhe Live at the Carousel Ballrom 1968.

Shumica e koncerteve te saja janë incizuar gjate solo karrierës se saj.

Filmografia

Monterey Pop (1968)
Petulia (1968)
Janis Joplin Live in Frankfurt (1969)
Janis : The Way She Was (1974)
Comin’ Home (1988)
Woodstock – The Lost Përformances (1991)
Woodstock : 3 Days of Peace & Music (Director’s Cut) (1994)
Festival Express (2003)
Nine Hundred Nights (2004)
The Dick Cavett Show: Rock Icons (2005) Shout
Rockin’ at the Red Dog: The Dawn of Psychedelic Rock (2005)
This is Tom Jones (2007) 1969 appearance on TV show
Woodstock : 3 Days of Peace & Music (Director’s Cut) 40th Anniversary * Edition (2009)
Janis Joplin with Big Brother : Ball and Chain (DVD) Charly (2009)

Ilir Kerni emërohet drejtor në Teatrin Kombëtar të Splitit

Ish-balerini shqiptar Ilir Kerni emërohet Drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit, në Kroaci.

Ky teatër është shembull i një objekti të lashtë trashëgimie, pasi mbart një histori 126 vjeçare, si një nga teatrot më të vjetër të Kroacisë.

Artisti që mbart disa tituj si “Artist i merituar”, Urdhëri “Naim Frashëri”, “Oskar Ormosh” (2 herë), “Çmimin më të lartë në Kroaci”etj., dha kontributin e tij për afro 3 vite edhe Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Shqipëri, si drejtuesi i këtij institucioni, derisa në verë të 2016-ës dha dorëheqjen

Lajmin e ka bërë të ditur sopranoja Ermonela Jaho, e cila uron kolegun e saj në rrjetet sociale.

“Urime Ilir Kerni për emërimin e merituar si Drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit dhe komplimenta kroatëve për largpamësinë dhe vlerësimin ndaj një vlere artistike kombëtare shqiptare si ju”, shkruan sopranoja.

Kthimi i Merita Halilit në Tiranë – mbrëmë dhe sonte koncert recital në Pallatin e Kongreseve n

Rikthehet në Tiranë Merita Halili, në një koncert recital si premierë në datat 27 dhe 28 shtator në Pallatin e Kongreseve, duke çelur kësisoj edhe stinën koncertore të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve. Pikërisht me ansamblin ku ajo nisi karrierën e saj. Pas 30 vitesh mungesë.

Por nuk është rikthyer e vetme. Nga Amerika e largët ka marrë me vete edhe bashkëshortin e saj, instrumentistin Raif Hyseni, si dhe ish-dirigjentin e ansamblit, mjeshtrin Edmond Xhani, i cili është vënë edhe ai në krye të orkestrës si dikur..

Rikthimi qoftë dhe i përkohshëm i mjeshtrave të larguar, para se të gëzojë publikun, duket se ka gëzuar vetë orkestrën e ansamblit.

 

Më 28 shtator 1934 lindi Brigitte Bardot, ikonë seksi e kinematografisë botërore

VOAL – Brigitte Bardot lindi në Paris në 28 Shtator 1934 nga bashkimi i Louis “Pilou” Bardot, një industrialist, dhe Anne-Marie Mucel.

E konsideruar si një ikonë seksi në vitet pesëdhjetë, ajo është mbiquajtur B.B.

Debutimi i saj si aktore në ekranin e madh filloi në vitin 1952 me filmin “Le Trou Normand”, me regji të Jean Boyer. Në të njëjtin vit, vetëm tetëmbëdhjetë vjeç, ajo u martua me regjisorin Roger Vadim me të cilin jetoi një histori dashurie romantike për shumë vite.

Në këtë periudhë kinemaja evropiane ishte në zhvillim të shkëlqyeshëm, por edhe duke marrë parasysh këtë ngritje të sistemit të yjeve të Brigitte Bardot do të konsiderohet një gjë e veçantë dhe e jashtëzakonshme: thjesht mos harroni se ajo do të jetë një nga të paktat aktore evropiane për të tërhequr vëmendjen e mediave masive SHBA.

Në nivelin e saj, për sa i përket imazhit, si ikona të seksualitetit femëror gjatë viteve 50 dhe 60, do të ketë vetëm amerikania Marilyn Monroe.

Filmat e B.B. gjatë fillimit të viteve ’50 ato karakterizohen nga histori romantike, pak të përkushtuara, disa me prejardhje historike; francezëve u ndodh që të interpretojnë pjesë – të cilat shpesh i lejonin shikuesit të admironte trupin e tij të bukur – të heroinave naive.

Pasi ka aktruar në më shumë se një duzinë filmash, burri i saj dhe regjisori Vadim nuk është e kënaqur me mungesën e vlerësimit të rezervuar për gruan e saj të bukur nga kritikë ndërkombëtarë, kështu që ajo përpiqet ta promovojë atë si një aktore të përkushtuar: ajo punon kështu në filmin “Shumë shumë (Like Dieu … créa la femme, 1956) “, me Jean-Louis Trintignant. Filmi tregon historinë e një adoleshenti të vetë-siguruar që jeton në një qytet të vogël dhe të respektueshëm: suksesi që merr është i madh dhe e shndërron Brigitte Bardot në një njeri të famshëm botëror. Në të njëjtën kohë ka zëra për lidhjen e saj me bashkë-yllin Trintignant, i cili më vonë do të dëshmojë se është i bazuar.

Gjatë kohës së Doris Day dhe Jane Russell, pas interpretimit të saj për “The France France” (1953), kritikët mendojnë se Bardot që tregon kërthizën e saj ka shkuar shumë larg.

Brigitte Bardot shfaqet me pjesë të vogla në tre filma në anglisht: komedia “Doktor në det të lartë” (1955) ngjitur me Dirk Bogarde, filmi “Helen of Troy” (1954), në të cilin, pasi pothuajse mori pjesën e protagoniste, në vend të kësaj ajo vepron si shërbëtore e Elenës, dhe “Akt dashurie” (1954) me Kirk Douglas. Pasi shprehu një erotizëm kadifeje në “Mademoiselle Pigalle” (1956) dhe pasi pati një përvojë të ashpër të jetës së jetuar në Hollywood, veçanërisht për sikletin e një gjuhe tjetër, ajo vendosi të kthehej në Evropë. Imazhi i saj fiton aq shumë sa në vitet ’60 Brigitte Bardot u emërua perëndeshë seksi e dekadës.

Ndarë nga Roger Vadim në 1957, dy vjet më vonë lidhet me një martesë të re me aktorin Jacques Charrier. Jeta e çiftit ndiqet vazhdimisht nga paparacët. Në vitin 1960 lindi djali i saj i vetëm, Nicolas-Jacques Charrier. Dy vjet më vonë (1962) ajo gjithashtu u nda nga burri i saj i dytë.

Kjo është gjithashtu një periudhë e karakterizuar nga mosmarrëveshje në lidhje me drejtimin e karrierës; nëse filmat e interpretuar rriten në sasi, presioni ndaj të cilit aktorja i nënshtrohet gjithmonë është më i rëndë; edhe sikur dukej se gjenin konsensus midis kritikëve të filmit, pjesa tjetër e botës vazhdoi të shihte në B.B. një model magjepsës.

Në fillim të viteve 1960 Brigitte Bardot u tërhoq në jug të Francës, ku ajo u përpoq për vetëvrasje.

Midis filmave të kësaj dekade kujtojmë “Jeta private” (1961), me regji të Louis Malle, i cili përmban më shumë se një element autobiografik. Skena në të cilën, duke ardhur në shtëpi, personazhi i luajtur nga Bardot takon një grua të moshës së mesme që e fyen, bazohet në një episod që ka ndodhur në të vërtetë, dhe hedh dritë mbi aspektet më pak të njohura të famshëm në mesin e shekullit XX. Krahasuar me filmat me shkëlqim si “Viva Maria” (1969), bën disa hapa në muzikën pop dhe jeton thellësisht rolin e saj si një ikonë femër. Në vitin 1965 ajo luajti veten në prodhimin e Hollivudit “Erazmi pikalosh” së bashku me James Stewart.

Pas ndarjes nga Charrier ajo u rimartua në 1966 me playboyn shumë të pasur gjerman Gunther Sachs: marrëdhënia zgjat vetëm tre vjet. Ajo u martua më pas me Bernard d’Ormale në vitin 1992 – në moshën 58 vjeç – një eksponent politik i të drejtës franceze, me të cilin ajo ka martesën më të suksesshme.

Ndër raportet e ndryshme që i janë atribuar asaj janë ato me Serge Gainsbourg (“djalë i keq” i muzikës franceze: kantautor, muzikant, lirik, poet dhe piktor), me këngëtarin Sacha Distel; asaj iu përmend madje një flirtim me Jimi Hendrix.

Shkrimtarja Marguerite Duras e quajti Brigitte Bardot si “ëndrra e pamundur e burrave të martuar”.

Filmat e saj të parë – ne kujtojmë “Manina, vajzë pa vello” (1952) – si dhe paraqitjet e saj në Kanë dhe në albume të shumta fotografish, kontribuan në përhapjen në këto vite të popullaritetit të bikinisë.

Brigitte Bardot ishte gjithashtu një nga yjet e para që interpretoi, në disa raste, topless. Ndërsa në Francë topless ishte mjaft e zakonshme, në U.S.A. kjo shkaktoi skandal. Ikona e B.B. u vendos në mënyrë të përkryer në modën eksentrike të viteve ’60 aq shumë për t’u bërë – si Marilyn Monroe dhe Jackie Kennedy – subjekt në pikturat e Andy Warhol.

Skulptori Alain Gourdon në vitin 1970 për realizimin e një busti të Marianne, emblema kombëtare e Francës, do të frymëzohet nga Brigitte Bardot.

Pak para ditëlindjes së saj të dyzet, më 1974, aktorja njofton daljen në pension nga skena. Me më shumë se pesëdhjetë filma, pasi publikoi disa regjistrime – veçanërisht me Serge Gainsbourg – ajo zgjedh t’i kushtohet vetes për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

Në vitin 1986 ajo krijoi “Brigitte Bardot Foundation for Mirëqenies dhe Mbrojtjen e Kafshëve” duke e financuar atë me 3 milion franga, të mbledhura nga ankandi jashtë artikujve të shumtë personalë, duke përfshirë bizhuteritë. Për të gjitha vitet në vijim, do të jetë një nga aktivistët më me ndikim për të drejtat e kafshëve në të gjithë botën, si dhe një kundërshtare e zjarrtë e konsumit të mishit të kalit.

Në vitin 2003 botoi librin “Një thirrje në heshtje”. Mendimet e shprehura në librin e saj gjykohen raciste dhe fyese ndaj myslimanëve dhe homoseksualëve, dhe mosmarrëveshjet që pasuan ishin të vështira. Më 10 qershor 2004, Brigitte Bardot u dënua nga një gjykatë Franceze për “nxitje të urrejtjes racore” dhe pagimin e gjobës prej 5000 eurosh (kjo ishte dënimi i katërt që pësoi për shkak të librit të lartpërmendur). Në vitin 2008 ajo u dënua të paguante një gjobë prej 15,000 euro për nxitje të urrejtjes ndaj komunitetit mysliman.

Në veçanti, pasazhet në lidhje me “islamizimin e Francës” dhe “depërtimin e nëndheshëm dhe të rrezikshëm të Islamit” (komuniteti mysliman francez është më i madhi në Evropë) janë kontestuar. Në librin e cituar, homoseksualët quhen “freakë” dhe prania e grave në qeveri është e dënuar. Më parë ish-aktorja ishte dënuar edhe për mendime të favorshme për masakrat e civilëve në Algjeri./Elida Buçpapaj

Zëri i Amerikës: Artistët Inva Mula, Genc Tukiçi e Olen Çezari para artdashësve në Toronto (video)-Organizatori dhe producenti i këtij eventi të suksesshëm ishte Ilir Lena

Një udhëtim nëpër botë përmes magjisë së muzikës. Artdashësit në Toronto patën rastin të dëgjojnë të dielën tre artistë të skenës botërore, sopranon Inva Mula, pianistin Genc Tukiçi dhe violinistin Olen Çezari në interpretimin e kompozimeve nga kultura të ndryshme të botës.

Koncerti i organizuar me nismë të Pasqyrës Shqiptare, emisionit televiziv në shërbim të komunitetit shqiptar në Toronto prej 17 vjetësh.

Nëse do të kërkoni një emër që iu përkushtua këtij eventi, ky do të jetë emri i Ilir Lenës, i cili ishte organizatori dhe producenti i koncertit.

TRioja Mula, Tukiçi dhe Çezari do të vijojnë turin e koncerteve në vazhdim në disa qytete të Amerikës së Veriut.

 

Koncerti prezantoi një përzgjedhje të disa prej perlave të njohura të muzikës klasike e të folklorit botëror, duke përcjellë emocione të fuqishme për spektatorët e mbledhur në teatrin Isabel Bader në Toronto.

Repertori shpërbeu si një metaforë e udhëtimeve nëpër skenat e botës dhe eksperiencave artistike të vetë interpretuesve në karrierën e tyre në dekada.

“Këto udhëtime nëpër botë e bëjnë një artist,” thotë sopranoja e mirënjohur, Inva Mula.

Ajo shpjegon se koncerti është një udhëtim muzikor nëpër eksperiencat e vetë artistëve në vite. Ajo e hap interpretimin e saj me këngën Globi, dedikuar imagjinatës së fëmijërisë në Shqipërinë e mbyllur të komunizmit:

Për pianistin dhe kompozitorin Genc Tukiçi, përzgjedhja ishte një homazh për majat e muzikës shqiptare e botërore, jashtë zhanrit e kategorive të ngurta:

“Me këtë koncert u referohemi majave të muzikës”.

Kabatë e jugut, jaret shkodrane, serenatat korçare, të ndërthurura me disa nga ariet më të famshme operistike e kompozime të njohura të folklorit botëror në interpretimin e tre artistëve të mëdhenj, që i lidh më shumë se thjesht dashuria për artin.

“Na lidh respekti për njëri-tjetrin si artistë, por jemi edhe miq të mirë,” thotë violinisti Olen Çezari.

Nuk është zhanri ai që dikton perfeksionin. Edhe një këngë në dukje e thjeshtë e traditës popullore kërkon përgatitjen më të lartë dhe arrin të përcjellë edhe emocionet më të fuqishme, shpjegon pianisti Tukiçi:

“Para se me fillu me ba artin e madh apo të vogël, që për mua nuk ekziston, njerëzit thjeshtësisht fillojnë me këndu, pastaj nuk ka fund.”

Mes spektatorëve, malli dhe krenaria dhe emocionet janë të dukshme. Shumë prej tyre shprehen se i kanë ndjekur artistët edhe në Shqipëri dhe është kënaqësi t’i shohin në skenë në atdheun e ri.

Sopranoja Inva Mula, e cila ka qenë e pranishme para spektatorit shqiptar prej dekadash, thotë se komuniteti shqiptar është një artdashës i sofistikuar dhe pret gjithnjë e më shumë nga interpretuesi.

Koncerti i organizuar nga Pasqyra Shqiptare, emicioni televiziv që prej 17 vjetësh është pranë komunitetit shqiptar të Torontos, do të shfaqet në disa qytete në Amerikën e Veriut në ditët në vazhdim./Burimi Zëri i Amerikës/voal.ch

Më 19 shtator 1948 lindi kompozitori shquar Enver Shëngjergji !

Kompozitori shquar Enver Shëngjergji ka lindur në Tiranë më 19 shtator 1948.

Ai ka kryer studimet në Institutin e Lartë të Arteve në vitet 1966-1969.

Nga viti 1970 deri në vitin 1974 ka punuar pedagog në këtë institucion.

Në vitin 1974, i dënuar si pjesëmarrës në Festivalin e 11-të të Këngës në Radio-Televizion dërgohet në minierën e qymyrgurit të Kërrabës.

Në vitin 1979 kthehet në Tiranë, ku emërohet shefi i muzikës në Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi”.

Në vitin 1992 – 1995 emërohet pedagog në Liceun Artistik “Jordan Misja”.

Nga viti 1995 deri sot ai është në pension invaliditeti, pasojë e prekjes nga një patologji artriti.

Për afro 40 vjet ka kontribuar me krijimtari në gjininë e këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore.

Është vlerësuar me disa çmime në aktivitetet lokale dhe kombëtare, ndër të cilët mund të përmendim titujt e këngëve: “Udhëtuam së bashku”, “Mbrëmja e fundit”, “Vajzat e fshatit tim”, “Nën kurorën e ullirit”, “Lulet e mollës”, etj.

Motoja e tij në krijimtarinë muzikore ka qenë mbështetja në folklorin e pasur të popullit tonë.

Voal.ch i uron ditëlindjen! Edhe 100 Maestro!

Ndërkohë po sjellim një intervistë që i ka marrë Albert Zholi.

 

Intervistoi për Albanian Free Press, Albert Zholi

Si filloi ëndrra juaj për të hyrë në rrugën e bukur të kompozimit?

Enver Shëngjergji:Së pari dua të them se kur dëgjoja këngë muzikë unë ndalesha dhe dëgjoja me vëmendja kudo të isha. Profesori im i parë i muzikës ka qenë mjeshtri Ali Prodani. Por në fëmijëri  Agron Dashi, ish- aktor i Teatrit Popullor, shikonte tek unë që kisha mjaft cilësi të skenës dhe sidomos një prirje në planin e komedisë. Nuk kam lënë pjesë teatrale dhe filma që janë dhënë në Shqipëri pa i parë. Mirëpo ekzistonte një dualizëm midis të dyve. Fitoi Ali Prodani. Unë kam pasur një fatkeqësi në jetë sepse kur mbarova të mesmen nuk më lanë të vazhdoja as dramën as muzikën. Mua më caktuan në kulturën e përgjithshme. Nuk kam shkuar 6 muaj në atë degë dhe shkoja e futesha në degën e muzikës, futesha fshehurazi nëpër leksionet e muzikës. Një profesor thërret babain tim dhe i thotë se çfarë do të bëhet me këtë djalë se unë i di pasionet e tij. Ai thotë se këtë nuk e lë partia të vazhdojë në asnjë degë. Ky është i caktuar të vazhdojë këtu. Kështu unë iu përkushtova muzikës dhe një dege tjetër që nuk kishte lidhje fare me muzikën. Me përkushtimin dhe këmbënguljen time arrita që në fund të bëhem edhe pedagog i instrumentit të solfezhit. Unë nuk mora shkollim të drejtuar profesionalisht. Mbeta në gjininë e këngës, filmit dhe të simfonisë.

 

Kush ka qenë kënga juaj e parë si kompozitor dhe kush e ka kënduar atë këngë?

Enver Shëngjergji:Megjithëse krijimtarinë e kam filluar që në vitin 1970, fill pas mbarimit të Institutit, kënga ime e parë është “Në aksion u njohëm bashkë ne të dy”. Ishte periudha e aksioneve të rinisë. Edhe aksionet atëherë ishin të bukura. Mblidhej rinia punonte dhe gëzonte. “Në aksion u njohëm bashkë ne të dy”, e ka kënduar Naim Kërçuku në anketat muzikore dhe është nderuar me çmimin e parë. Unë isha pedagog në Institutin e Arteve mbasi mbarova studimet. Pastaj vazhdova krijimtarinë time me “Këngët e Shekullit” me Irma Libohovën pastaj vjen Festivali i parë dhe i dytë i këngës së studentit (Festivali i këngës studentore) i cili i parapriu Festivalit të 11-të. Robert Radoja ishte drejtues i dy festivaleve të rinisë, të cilët patën jehonë të madhe. Në këto festivale pikërisht tek i pari unë fitova çmim të tretë me këngën “Mbaje mend atë natë” të kënduar nga Alida Hisku në vitin 1971. Në vitin 1972 në Festivalin e dytë studentor mora pjesë me këngën “Rruga e Lek Dukagjinit” të kënduar nga Justina Aliaj dhe Françesk Radi. Edhe këtu mora çmimin e tretë.

 

Kur keni marrë pjesë për herë të parë në Festivalet e RTSH?

Enver Shëngjergji:Për herë të parë kam marrë pjesë në Festivalin e 11-të i vitit 1972. Pas këtij kam marrë pjesë deri në vitin 1989 rresht përveç atij të vitit 1973.  Në këtë festival kam marrë pjesë me këngën “Mbrëmja e fundit” e kënduar nga Bashkim Alibali. Këtij festivali i parapriu kënga ime e parë “Në aksion u njohëm bashkë ne të dy”, e cila mori pjesë në anketën e muajit maj 1970.

 

Si i kujton Festivalet e para në RTSH, si organizoheshin, çfarë kishin të veçanta?

Enver Shëngjergji:Së pari duhet të sqaroj se festivalet e para janë organizuar vetëm në Radio pasi ende nuk kishte lindur televizioni në Shqipëri. Festivali i parë ne Radio u zhvillua në 4 netë: 21-23 dhe 26.12.1962 dhe u prezantua nga Margarita Xhepa dhe Luigj Gurakuqi. Nismëtarët e këtij festivali ishin përgjegjësi i redaksisë së muzikës në Radio, Abdulla Grimci, dhe redaktori i po kësaj redaksie, Vath Cangu, në të njëjtën kohë autorë këngësh. Festivali u zhvillua në skenën e Operas, që në atë kohë ndodhej në ndërtesën e Konservatorit të Tiranës. Koncertet fillonin në orën 18:00 dhe transmetoheshin të inçizuara në radio pas lajmeve, në orën 20:30. Është thënë se kanë marrë pjesë 20 këngë, por nga një inçizim i dobët, në radio u dëgjuan 19 këngë dhe nuk u dëgjua ndonjë përsëritje. Natën e parë u kënduan 9 këngë, natën e dytë 10 këngë dhe natën e tretë, finale, 10 këngë. Pas tri ditësh, siç duket për t’i lënë kohë jurisë që të vendoste, u zhvillua edhe një natë e katërt si koncert përfundimtar (por jo si finale) ku u shpallën çmimet për këngët dhe për këngëtaret nga kryetari i jurisë Llazar Siliqi, i cili ka qenë kryetar jurie në disa festivale me radhë. Këngët u shoqëruan nga Orkestra Sinfonike, drejtuar nga Kristo Kote dhe u përsëritën nga Kompleksi Ritmik, drejtuar nga Agim Krajka. Festivali i zhvillua nën shembullin e Festivalit të Sanremos, vetëm 11 vjet pas Festivalit të parë të Sanremos (1951) dhe këngët, si në Sanremo, interpretoheshin në grupe 3-4 këngësh dhe pastaj përsëriteshin ne interpretim tjetër. Kjo mënyrë vazhdoi në të gjitha festivalet (me përjashtim të festivalit të 11-ë), deri në festivalin e 24-t kur këngët nuk u përsëritën më. Në fillimet e veta ishin festivale modeste, me pak pjesëmarrës, por me këngë dhe kompozitorë të shkëlqyer. Ahere ishin kompozitorë si: Agim Krajka, Ramadan Sokoli, etj., që kanë bërë emër. Nga viti në vit rritej numri i këngëve derisa sa arriti 19 më vonë 25 madje, arriti deri në 52 këngë dhe vjen tashti dhe reduktohet sa në festivalin e sivjetshëm të përfundojë me 16 këngë.

 

Të ndalemi tek festivali më i shumë diskutuar i të gjithë kohërave, festivali 11. Pra ishte Festivali i parë për ju, si do ta cilësoni këtë Festival ?

Enver Shëngjergji:Po, unë kam marr pjesë për herë të parë në Festivalet e RTSH, në këtë Festival festivali famëkeq por që duhet thënë sot famë mirë. Famë mirë pasi kudo ai diskutohet sikur të jetë zhvilluar dje.  Kam marrë pjesë me këngën “Mbrëmja e fundit”, kënduar nga Bashkim Alibali. Ky festival solli një zhgënjim në atë fazë të parë të krijimtarisë. Kur brenda nesh zienin shumë ëndrra, morëm një goditje që nuk e prisnim, sidomos në brezin i ri. Unë sapo kisha mbaruar Institutin e Lartë të Arteve dhe kisha shumë projekte për të ardhmen. Duhet thënë se Festivali i 11-të ishte mjaft rinor, ritmik. Deri atë kohë muzika po lulëzonte. Ky lulëzim vazhdoi deri në vitet ‘70-’73, kohë kur u bë plenumi famëkeq. Aty filloi një censurim drastik. Deri nga vitet ‘73 në radio, por edhe në televizion u bë një lloj tolerimi për sa i përket muzikës. Mëngjesi nuk fillonte më me këngë e valle popullore siç ishte tradita, por u futën edhe këngë të tjera, kryesisht ritmike të muzikës së lehtë. Në atë vit kur unë isha pedagog filloi ajo kositja që unë e them shpesh. Fill pas Festivalit të 11-të. Ne ishim si një bimë e re që sapo kishim filluar të lulëzonim, pra sa kishin filluar të dilnin filizat e para dhe shumë shpejt mbi kokat tona ra një kosë e rëndë, e madhe. Një kosë që edhe gjak nxori se vuajtje po e po. Të gjithë duke filluar nga unë Aleksandër Lalo, Aleksandër Peçi, Françesk Radi të u larguam nga Tirana. Dikush shkoi në Kukës, dikush në Fushë-Arrës, unë në malet e Kërrabës. Insistova të mos shkoja (sepse 5 ditë para se të martohesha më është dhënë largimi), isha në kushte shumë të vështira në shtëpi, ishim 13 veta në dy dhoma e një kuzhinë. Unë kisha punuar mbi 4-5 pallate me kontribut vullnetar, dhe ngaqë isha beqar s’më jepnin shtëpi. Kur unë fillova punën vullnetare tek “Rruga Bardhyl”, ku u bë pallati fundit (ku mora shtëpi) atëherë më erdhi largimi im. U detyrova të shkoja në Kërrabë ku qëndrova 7 vjet. Dy ishin rrugët që të mbijetoje në atë kohë, ose duhej të gjeje një rrugë të mesme që as veten mos ta poshtëroje, por të ishe në rregull edhe me ligjet e shtetit, ose të dilje kundër dhe të dënoheshe. Festivali i 11-të ishte një akumulim i asaj që në fund të fundit ne nuk donim të mbeteshim në atë ngushtësi. Unë këtë e logjikoj edhe sot se ajo ishte e drejtë sepse duhej të këndoja shqip.

Si e cilëson veten nga ai dënim, i persekutuar? Si dhe kur u largove  nga Kërraba?

Enver Shëngjergji:Them se i persekutuar dhe i dënuar i Festivalit të 11-të mbetet vetëm Sherif Merdani. Ne të tjerët jemi të larguar. Sepse ne na u mohua e drejta e të kompozuarit vetëm për një vit. Në Festivalin e 12-të asnjë nga brezi im nuk mori pjesë. Por morëm në të 13-in. Mbas 7 vjetëve erdha në Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi”. Aleksandër Lalo, Françesk Radi u kthye dhe vetëm Sherif Merdani nuk u kthye më. Kam punuar 15 vjet shef muzike në Pallatin e Kulturës, “Ali Kelmendi” që atëherë mbulohej nga Bashkimet Profesionale. Gjatë gjithë kësaj periudhe kam qenë shef i muzikës për të gjithë muzikën amatore të klasës punëtore të Tiranës. Kanë qenë me dhjetëra këngëtarë. Ne vetëm si pallat kemi të filmuar 18 orë muzikë të mirëfilltë shqiptare. Të gjithë këta këngëtarë popullorë të asaj kohe apo dhe të muzikës së lehtë) kanë dalë nga ky pallat kulture. Me dhjetëra instrumentistë që sot qarkullojnë nëpër Tiranë. Elementët më të mirë rrinin në pallat ku merrnin pjesë nëpër koncertet e majit e aktivitete të ndryshme.

 

Po Festivali rinor si lindi?

Enver Shëngjergji:Pikërisht në vitet 1972-1973 u zhvillua Festivali Rinor. Ky Festival pati jetë të shkurtër dhe pse la gjurmë. Atë e ideoi dhe drejtoi Robert Radoja. Në ato festivale i gjithë formacioni orkestral ishte i përbërë nga Instituti i Arteve (sot Akademia), ku të gjithë pjesëmarrësit këngëtarë ishin amatorë të mbledhur nga të gjitha fakultetet. Jehona e atyre festivaleve në atë kohë ishte mjaft e madhe. Unë jam përfaqësuar në festivalin e parë me një këngë “Erdhëm që nga larg”. Ideja ishte se nuk na frikësonte asgjë… Këtë këngë e ka kënduar këngëtarja e atyre viteve që la emër dhe bëri epokë Justina Aliaj. Ajo ishte në hapat e para dhe studionte për artin dramatik. Ishte një këngëtare e madhe dhe pastaj u bë edhe një aktore e madhe. Ishin të shoqëruara bashkë edhe vokali edhe temperamenti. Pastaj në festivalin e dytë kam bërë një këngë “Mbaje mend atë natë”. Ka qenë një poeteshë e re ushtarake që bëri tekstin. Këto ishin poezi që lidheshin me dashurinë me botën rinore. Ajo moshë mbi gjithçka ka dashurinë.

 

Sot ka shumë diskutime për Festivalet në RTSH si do ti cilësoni këto Festivale aktualisht?

Enver Shëngjergji:Sot kanë ndryshuar shumë gjëra në Festivalin e RTSH. Madje disa vite u zhvillua dhe me superpozim, por ajo që është më e rëndësishmja është se sot festivali nuk ndiqet me atë dëshirë, me atë ëndje, me atë pritshmëri dhe dëshirë si e viteve në sistemin monist. Kjo pasi ka rënë poshtë e më poshtë si nivel. Edhe pse kohët e fundit u vu re një kthim në traditë pasi filloi të kënduarit live dhe orkestra live, por sërish duket se  tashmë po lindin probleme më të mëdha. Mund të them se qysh në vitin 1993 deri para disa vjetëve festivalet bëheshin me playback, superpozim. Si bëhej dhe  festivali “Kënga Magjike” çdo gjë me superpozim. Lind pyetja, përse duhet të bëhet me superpozim? Nuk ka orkestër? Nuk ka bandë? Nuk ka instrumente muzikorë? Të gjitha janë. Duhet ruajtur tradita. Çdo fillim është i vështirë.

 

Çfarë mungon më së shumti në këto festivale?

Enver Shëngjergji:Mënyra e organizmit dhe pastaj vijnë me radhë. Kur them  organizimi kjo lidhet me cilësinë e dobët, organizmin e dobët, mënyrën e seleksionimit, mënyrën e vlerësimit, mënyra e kritereve që i bëhet krijimtarisë janë të tilla, që përfundimet të jenë fatale. Por më kryesorja mbetet se për shumë vite edhe kur ishin gjallë pas viteve 1990 u anashkaluan shumë kompozitorë të mëdhenj si Aleksandër Lalo, Aleksandër Peçi, Haik Zaharian, Agim Krajka, Flamur Shehu, unë, etj.. Këto firma munguan 20 vjet. Kjo vinte sepse drejtuesit kanë pasur frikë të maten me ne dhe mendoj se ata nuk na kanë dashur. Ka dhe një gjë tjetër që nuk duan të ruajnë traditën. Unë them që konkurrenca duhet të jetë e ndershme. S’e di si funksionon kjo skemë. Por këtu ka dhe një fakt tjetër. Siç kanë munguar këta kompozitorë të mëdhenj, kanë munguar dhe mjaft zëra të mëdhenj, pra kanë munguar këngëtare shumë të njohur që kanë lënë gjurmë. Pra festivalet e fundit ka mungesa komponentësh organizativ , artistik, të cilët merren me të gjithë detajet e festivalit që nga dita e parë deri në daljen në skenë. Pra është bërë më shumë si një festival shokësh, miqsh, dashamirës të njeri tjetrit, si puna e analistëve në televizione që shohim të njëjta fytyra. Mënyra e organizmit, kamera profesionale, regji profesionale, konkurrim i ndershëm, disiplina regjisoriale, përzgjedhja e materialeve, selektim korrekt, përjashtim i miqësive, tekste të përzgjedhura që të mbajnë aromë “Made in Albania”, patjetër që çojnë në një festival të bukur. Kërkesa ka qenë e lartë. Demokraci nuk është ajo se unë dua të bëj atë që dua unë. Nëse nuk ka vlera çfarë do të shkruhet më vonë? Sot nuk mund hedhësh poshtë këngët “Për ty atdhe” e Pjetër Gacit etj., sepse u krijua në sistemin komunist. Nuk mund të hidhet poshtë një krijimtari teatrale që kishte vlera edukative. Sot më shumë ka këngëtarë se sa ka popull. Ka shumë këngëtarë që hiqen apo i quajnë famozë dhe ata stonojnë. Sot po dëgjojmë edhe këngëtarë që nuk dinë fjalët e këngës që këndojnë. Atyre do t’iu vijë turp mbas 70 vjetëve kur të shikojnë dhe dëgjojnë se çfarë kanë kënduar. Këngëtari me artin dhe kulturën e tij nderon kombin. Këngëtarë ka shumë të mirë, kushtet teknike janë të mira por muzikë dhe tekste nuk ka. Kjo është një fatkeqësi e madhe për kombin. Disa shtëpi diskografike, propogandojnë vlera antikombëtare.

Cila është kënga më e veçantë e karrierës tuaj?

Enver Shëngjergji:Kam një moment dhe një këngë shumë interesante. Në vitin 1974 më lindi vajza dhe unë kompozova këngën “O ti, ti e vogla moj bij, bija ime” që e këndonte Vera Dervishi dhe Fatma Zyberi (teksti ishte i Zhuljana Jorganxhi). Atëherë në festival këndoheshin këngët me dy interpretime. Më thërret Marash Hajati që ishte drejtor. Ai me shumë dashamirësi dhe korrektësi dhe thotë, se në ato vite (dy tre muaj përpara) shoku Enver Hoxha kishte qenë në Korçë dhe në Pogradec ku thoshte: Ti shtojmë nipërve dhe mbesave dashurinë për fshatin. Ndaj thotë Hajati, a mund të rregulloni diçka në këtë tekst, ku kjo vajza jote në tekst të bëhet një bujkeshë e mirë. Titulli këngës iu vu “Të më rritesh bujkeshë” dhe gjithë rrethi im familjar më ka thënë se ne nuk kemi as toka as fusha dhe sa shpejt ia dhe zanatin vajzës.

 

A e ke takuar ndonjëherë Enver Hoxhën?

Enver Shëngjergji:Nuk kisha mundësi. Jo çdo kush e takonte Enver Hoxhën. Por e kam takuar jo drejtpërdrejt. Kur isha student bënim fizkulturë dy grupe. Një grup i avancuar dhe një prapambetës. Luanim futboll mbrapa Institutit, kur për çudi kaloi aty dhe i tha ushtarit hap derën. Ai na tha: Ç’bëni këtu përse nuk jeni në mësim? Një shoku im nga Gramshi përgjigjet dhe i thotë se e kemi pushim këtë orë. Po orën tjetër na tha, a keni mësim? Po i themi ne. Po kur do të laheni na tha, ku do të shkoni nëpër auditore kështu si jeni bërë ju? Ky ka qenë takimi i parë në jetën time që e kam parë në distancë 2-3 metra. Pastaj një rast tjetër ka qenë në koncertet e majit. Na mblodhën urgjent për të kënduar një këngë me Fatma Zyberin. Më dhanë urdhër që të orkestroja një këngë pa bërë prova. Emocionet ishin të mëdha. Para se të filloja i them Agim Krajkës ku është fa-maxhori. Nga emocioni nuk dija të gjeja akordin. Agimi më qëllon me shuplakë dhe më thotë: “Mblidhe mendjen se të kushton me kokë kjo punë”. Ma merr dorën dhe ma bën gati duke më vendosur gishtin aty. Kam hyrë në skenë me dorën tek fa-maxhori në fizarmonikë, si ma kishte mbledhur Agim Krajka. Ishim tek Teatri i Operës dhe i Baletit. Çdo koncert të majit ai ishte prezent.

 

Popull i vogël që bën muzikë të madhe

Enver Shëngjergji: Ç’kupton kompozitori Enver Shëngjergji dhe çfarë transmeton tek dëgjuesit e thjeshtë të kënduarit shqip? Kësaj pyetje ai i përgjigjet: “Ne jemi një popull me traditë ne sferën e muzikës. Ne kemi ritme dhe instrumente, melodi që nuk i ka bota. Unë kam shëtitur shumë jashtë Shqipërisë dhe kam qenë edhe 6 vjet në Amerikë, por edhe në Zvicër, Francë, etj., dhe nuk kam dëgjuar në asnjë vend të botës, në këngët e tyre ndonjë motiv shqiptar. Pse duhet të imitojmë dhe të marrim motivet e popujve të tjerë? Ne jemi një vend i vogël, por kemi shumë vlera të mëdha. Ne bota do të na njohë vetëm me art. Unë them se Shqipëria deri para viteve ‘70 nuk njihej në Francë, por Ansambli e bëri që Shqipëria të njihej në Francë. Unë kam qenë në Algjeri, Tunizi, etj., arti dhe muzika shqiptare ka qenë ajo që ka prezantuar edhe kombin edhe vlerat dinjitoze të artit tonë. Unë jam bërë më shumë i famshëm kur jam dënuar se sa jam bërë i famshëm kur jam lavdëruar. Unë jam bërë i njohur në Festivalin e 11-të. Njerëzit për të mirën nuk janë shumë të interesuar, aty ku është më negativja aty ka më shumë interes”.

 

 

Ideologjizmat e sistemit monist

Enver Shëngjergji: Ishin vetëm ideologjizmat, këngët për partinë, këngët për shokun Enver, që i fusnin si të domosdoshme, por ama, përzgjedhja, disiplina, korrektësia, profesionalizmi, organizimi, deri tek veshja dhe kamerat ishin perfekte. Mbi të gjitha ato festivale kishin kulturë muzikore. Ato zor se arrihen sot. Liri, demokraci nuk do të thotë të bësh lëvizje të kota, pa lidhje, pa ide. Skena është e shenjtë. Aty duhet të hipin ata këngëtarë që respektojnë këngën, muzikën, publikun dhe veten. Spektatori vjen të edukohet, të marrë kulturë, dhe jo për të parë shalë, gjokse dhe lëvizje akrobatike. Ato kanë vendin e tyre, kanë skenë tjetër. Pra këtu s’ka art, por shoë. Nuk arrij të kuptoj, pse në Sanremo këndojnë këngëtarë të vjetër dhe paraqiten më shumë kompozitorë të vjetër? Madje, janë deri 70 vjeç. Këtu e quajnë turp të vijën të vjetrit dhe thonë lërini pleqtë në shenjtërinë e tyre, siç ka thënë Migjeni i madh. Njohja e kulturës, traditës së këngës, traditës së festivaleve, respektit ndaj muzikës kombëtare, është detyrë kryesore e rinisë sot. Sot po venitet kënga polifonike, sot nuk thuhet asgjë për jaret shkodrane, kush mund të thotë dy fjalë për lahutarët e malësisë, për rapsodët, për vallet tona popullore. Askush nuk po flet. Sot vihet në plan të parë teknika dhe jo shpirti, Por muzika do shpirt. Sot çdo gjë bëhet me kompjuter, e thatë, pa ndjenjë. Sot ka kompozitorë me kurse kitarash, që nuk njohin solfezhin. Ato që shohin ëndrra natën i shkruajnë ditën. Nuk thotë populli kot mos u mat me hijen e mëngjesit, se ajo është e gjatë.

 

Çmimet

Enver Shëngjergji: Çmimi i Parë në Festivalin e 13-të në vitin 1974 me këngë “Vajzat e fshatit tim” me Alida Hiskun, kam marr Çmimin të Tretë “Nën kurorën e ullirit” të kënduar nga Myfarete Laze dhe Lindita Theodhori në Festivalin e 18-të dhe prapë Çmim të Tretë me Bashkim Alibalin në Festivalin e 23-të me këngën “Lulet e mollës”. Në vitin 1989 e kam mbyllur me këngën “Zemër nëne” të kënduar nga Myfarete Laze me tekst të Agim Doçit. Por kam marrë pjesë në koncertet e Pranverës, koncertet e majit, ku jam nderuar me çmime të ndryshme. Veçoj këngën “Fli bir i nënës fli” të kënduar nga Marjana Leka dhe trioja lokale.

 

Superpozimi

Enver Shëngjergji: Aha, superpozimi dallohet jo vetëm nga specialist, por edhe nga njeriu më i thjeshtë. Mungon orkestra e plotë në skenë. Aty mund të dalin 5 instrumentistë kur muzika në sallë del e plotë me të gjitha tingujt. Por kryesorja është se këngëtarët duken false. Duken si aktorë cirku, bëjnë gjestikulacione, bëjnë lëvizje pa kriter, të pakuptimta, të palidhura me idenë e këngës, të palidhura me tekstin e këngës. Kur këngëtari nuk këndon live duket si një turshi e konservuar, dhe nuk përcjellin asnjë emocion. Emocionet janë emocione, ato vijnë nga kënga direkt, nga përgjegjësia, nga intensiteti i këngës. Këngëtari nuk mund të këndoj gjithmonë njëlloj, pasi varet nga shumë faktorë. Një faktor është mishërimi, Pra një interpretim varet edhe nga mishërimi që i bëhet materialit muzikor, tekstit, zbërthimit që i bën atyre. Nëse ky komponent nuk është i mishëruar në shpirtin në zemrën e këngëtarit, kënga nuk ka asnjë vlerë më.