VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

SCHWEIZER OSTZUSAMENARBEIT: JAHRESKONFERENZ 2015

By | May 24, 2015

Komentet

PSE DHE KUSH PO E KUNDËRSHTON JUSUF BUXHOVIN..? Nga Abas Fejzullahi

Fotogravi e Jusuf Buxhovit, me librat e deritashme të botuara, që flasin vet për jetëshkrimin eautorit…

Aty ku flitet me dëshmi, rrena s‘ ka kah me hy…!
Në vend të hyrjes: Për t’ i shtypur fillimisht veprat e përgatitura për shtyp ,Z.Jusuf Buxhovi e shet banesen që e ka pasur me një hapësirë më të madhe banimi dhe blen një banesë shumë më të vogël për të jetuar se pasuri tjetër s’ka pasur e as që ka trashëguar, siç ka thënë ai vet. Me mjetet e banesës që i kanë tepruar, bën pagesën për t’i dalë librat prej shtypi nga shtypshkronja, që tani më janë në duar të lexuesve, ku kritika vendore dhe më gjërë dhe nga lexuesit secili nga këndvështrimi i vet, kanë vlerësuar lartë përmbajtjet e librave, të cilat bazohen në dokumente dhe dëshmi të mjaftueshme që i ka përdorur autori për të trajtuar e përpunuar temat historike etj. Është sulmuar rrept nga qarqet akademike Serbe të Beogradit e më gjërë..! Institucionet përgjegjëse në Kosovë e Shqipëri në vend që ta përkrahin, ndihmojnë e mbrojnë Z.Jusuf Buxhovin, me sa dihet deri tani, kanë heshtur se kanë ndihmuar ashtu si duhet e si e meriton një punëtor i këtyre përmasave që tregojnë veprat e tij… Po të ketë drejtësi, prokurori e hetuesi në Kosovë të hulumtohet pasuria e Jusuf Buxhovit në tërsi e hollësi dhe e atyre që e kanë sulmuar dhe po e sulmojnë me apo pa arsye, do të kishte me pasur punë mjaft edhe hetuesia edhe prokuroria e gjqësia, për të marrë masa sjellur Vendime dhe bërë denime se kush dhe si ka krijuar pasurrinë me punë e me djersë e kush me krimin e organizuar ekonomik e politik dhe keqpërdorime gjetë qeverisjes së keqe..

Institucionet (pa) përgjegjëse, në Kosovën hallemadhe, kanë ndarë mjete për shtypjen e librave pa asnjë vëlerë të mirëfilltë,vetem e vetem se autorët e atyre veprave kanë pasurpozitë e pushtet apo kanë qenë admirues të tyre ose militant partiak të pushtave dhe pushtshtetarëve nëpër institucionet shtetërore të shumta edhe pa arsye të shpikura e pjellura për t’ i punësuar militatntët partiak në Kosovën hallemadhe në skamje dhe varfërieme papunësi të madhe..! Zotëri Jusuf Buxhovi,gjatë një interviste në “Rubikon” të KTV’së,me datën2019 -07-11,mes tjerashthase: ”… lufta e UÇK-së nuk kishte qenë e pastër sepse 102 zyrtarë të LDK-së ishin vrarë”. Foli edhe për SHIK-un si organizatë kriminale, se la anash as LDK-së pa e thumbue me vend e merend dhe të tjerat..! Thënie këto që nxiten kundërshtime, pasiqë, siç duket krijuan çrregullime, trazime dheshqetësime shpirtërore, ndoshta edhe organike, te disa njerëz me poste dhe pozita të ndryshme institucionale, partiake apo të profesoneve tjera çfardo natyre qofshin ato..! Prandaj si pasoj kemi: Kundërshtimet e tyre të rrepta, siç thuhet si për flakë të pushkëve, dhe po të ishte e mundur të pushkatohet me fjalë, kundërshtari dhe i urryeri i tyre, do ta bënin këte edhe nga largsia, për ta arsyetur veten se kanë qenë shumë largë viktimes, pa harruar se fjala e porosia nga largësit e zgjedhura me qëllim, lëndojnë e vrasinë viktimen e përzgjedhur në vendin ku jeton, se nxit kryesin e veprës sipas porosisë që nuhat e gjurmon se ku gjindet dhe kah gjindet viktima që i kurdisen prita të caktuara për ta ndalë, kërcënuar apo edhe vra në terr me apo pa maska dhe në forma e mënyra më të përsosura sipas skenarit dhe porosive të urdhëdhënësve..! Kështu që në vend se me u këshilluar s’ pari me arsyen për të bërë veprimin e arsyeshëm, ata thirren urrejtjen si këshillëtarin më të shëmtuar, që bazohet, në thash e theme, shpifje dhe paragjykime, sepse urrejtja s’pranon të dhëna, dëshmi dhe arsyen kursesi, por qëllimin qoft krim i rëndë e i shëmtuar e katran i zi.. e kanë në plan dhe i jepet përparësi për t’ u jetësuar gjithsesi..! Mirpo bashkëbisedimi i Z. Jusuf Buxhovitnë “Rubikon” të KTV’sëmë datë2019 -07-11, pasi u pa dhe dëgjua, si fletërrufe ka fluture u shkrua dhe u shpërnda nëpër faqet pamore elektronike të ndryshme dhe në shtyp, ku pothuajse u bë gati një javë që flitet e përflitat, dhe me forma të ndryshme gojore apo edhe me shkrim, përmbajtja e bashkëbisedimit, kundërshtohet nga kundërshtarët e Z. Jusuf Buxhovi përkrahet po ashtu me të madhe nga përkrahsit e tij.

Kundërshtime dhe kërcënime të rrepta erdhen prej Gani Kocit, që në form të përafërt ju bashkangjiten edhe Nasim Haradinaj e Jakup Krasniqi dhe shumë të tjerë në forma e mënyra të ndryshme nga rradhët e LPK-së dhe disa prej tyre tani më të përshtatur me emër të ri si PDK, AAK apo Nisma etj.. ku mes tjerash ishin të pranishme fyerje, rëndime dhe kërcënime nga më të ndryshmet kundër Jusuf Buxhovitsi në vijim; “Para së të gjykonte për pastërtinë e luftës së UÇK-së, Jusuf Buxhovi duhet të përgjigjet për vrasjën e Jusuf e Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekës, dhe arrestimin e grupit të Hysen Gegës me dëshmitë e të cilit ky grup ishte dënuar me dhjetra vjet! Vërtetë lufta e UÇK-së, është dashur të spastroj të gjitha mbeturinat e sojit të buxhovëve!”,shkruan mes tjerash Gani Koci. Edhe pse lidhur me këto rëndime të sipërshënuara, Zonja Donika Gërvalla e ka dhënë përgjegje shumë të arsyeshme. Pra, secila palë, duhet të parashtroj dhe ofroj të dhëna e dëshmi për të vërtetuar thëniet dhe për të dhënë arsyen e fyerjeve dhe kërcënimeve që janë përdorur ashtu siç janë shprehur secili me fjalë apo me shkrim. Sa për dëshmi: Në Kuvendin e Kosovës nga kurvendarë të ndryshëm të partive të ndryshme si në pozitë dhe opozitë, janë bërë rëndime të ndryshme për vrasje si gjatë dhe pas luftës me emra dhe mbiemra të njerëzve me pozita udhëheqëse në Kuvend dhe në poste e pozita të ndryshme institucionale në pushtet dhe përgjegja e tyre në të shumtën e rasteve ka qenë: Shkoni në Prokurori…etj. Deri më tani në Kosovën hallemadhe me papunësi, skamje dhe varfëri, me krim të organizuar politik dhe ekonomik, keqpërdorime në të gjitha drejtimet nga pushta e pushtshtetarë në poste e pozita të larta që kanë qenë e janëtërënduar për veprimtari kriminale qoft gjatë dhe pas lufte, asnjë nga këta të rënduar në Kuvend s’shtë dënuar e as që është zbardhur ndonjë rastlidhur me rëndimet që janë bërë…! Për fatin e keq edhe LDK-ja si bashkëqeverisëse me ata që rëndoheshin për krime dhe kriminalitet, bënë kuror me ta dhe bashkëqeverisen sa herë që ju dha rasti dhe asnjë rast të vetmin se zbardhen por e heshtnin sa ishin në pushtet dhe bashkëqeverisnin me të njejtit, që sa ishin në opozitë pa ardhur në pushtet i shanin e i rëndonin për vepra kriminale, por kur bashkëqeverisnin dhe ndanin poste dhe pozita e pushtet sikur mallin në treg, ata që dje i shanin tani me të madhe bashkëqeverisnin për interesa vetanake dhe të njetit i lavdronin dhe i përparonin me pozitë e pushtet, kurse krimet dhe viktimat e krimit, i harronin dhe vetëm kur ishte koha e zgjedhjeve sa për të fituar ndonjë votë më shumë i përmendnin e derdhnin lot krokodili për ta..!

Këtë llojë dredhije më së miri e ka dëshmuar Isa Mustafa kryetar i LDK-së i cili iu bë krah i Gani Kocit, Jakup Krasniqit dhe Nasim Haradinajt e të tjerëve në LPK e PDK që kanë qenë e janë kundër Jusuf Buxhovit si njëri nga themeluesit e LDK-së dhe po ky Isa Mustafa dora vet me kërcënime në Kuvend, kurvendarët e LDK-së i detyronte të votonin dhe votuan Hashim Thaçin kryeparë të Kosovës, i cili po sa e nxeu pak karigen ja rrehi teneçen Ises dhe i tha tash shkonë shtëpi se s’më duhesh më dhe largoj të gjitha shenjat e shtetësisë që kryetari i parë dhe historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova i kishte vendosur aty ku ka qeverisur si kryetar..! Vet Hashim Thaçi kërcënonte dhe kërkonte votimin në Kuvend për pranimin dhe themelimin e Gjykates Speciale, që tani më është votuar nga Kurvendarët e Kuvendit të Kosovëes dhe po vazhdon t’i merr në pyetje pjestarët e UÇK-së në Hagë dhe disa komandanta, lidhur me krimet gjat dhe ndoshta edhe pas lufte dhe askushHashimitsi reagoi e se kërcënoi për këtë, ndërsaJusuf Buxhovinpo, ndoshta se ska pozitë e pushtet apo më së miri e din nata vet..! Me që në Kosovë s’ka prokuror dhe prokurori, që do të thot Drejtësia është tue mrizue, ndërsa shteti tue u shkatrrue, kush kujt për asgjë përgjegjsi si jep, tani ju ka lënë hapësirë gjithkujt që të kërcënon fyen e rëndon me apo pa të drejtë me apo pa të dhëna e dëshmi sepse tash kanë gjetur hapësirë të lirë kudo e kahdo në të gjitha niveletinstitucionale veprimet e krimit të organizuar ekonomik dhe politikë, keqpërdorimet, kërcënimet, premtimet, rrenat dhe mashtrimet janë bërë ushqim i përditshëm si për politikuaj ashtu edhe për qytetarë, folë, shaj, truaj e thuaj çfarë të duash, kush kujt përgjegjësi sijep për asgjë që vepron në dëm të popullit dhe Kosovës për këte shkruhet e flitet kudo e kah do edhe në Kuvend qoft me vend apo edhe pa vend varet nga kush dhe si ka postë e pozitëshije kulturë e traditë..! Si përfundim: Nëse Gani Koci, Jakup Krasniqi e Nasim Haradinaj, janë ndie të rënduar nga fjalët e shkrimet e Jusuf Buxhovit, në veçanti Gani Koci ku mes tjerash e rëndon Jusuf Buxhovin se ai mbanë e duhet të përgjigjet për vrasjën e Jusuf e Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekës, dhe arrestimin e grupit të Hysen Gegës me dëshmitë e të cilit ky grup ishte dënuar me dhjetra vjet! Vërtetë lufta e UÇK-së, është dashur të spastrojë të gjitha mbeturinat e sojit të buxhovëve!” përse deri me tash Ganiu ka heshtur dhe se ka paraqitur rastin në Prokurori si ai dhe shokët e tij, që me heshtje paskan mbuluar e fshehur krimin…që sipas drejtësisë(që në Kosovën hallemadhe s’ është askund..) duhet përgjegjur penalisht..! Të njejten gjë duhet vepruarJusuf Buxhovi, të këron dëshmi për rëndimet që i bëhen nga Gani Koci dhe të tjerët si ai… me ngritje të padisë. Si shtesë nga veprimtaria e fundit e autorit Jusuf Bugjovi, pak fjalë edhe për Përurimin e librit të tij më të ri më 15 qershor 2019 në Prizren.

Nga veprimtarit e organizuara kulturore gjat muajt qershor në qytetin historik të Prizreni pata rastin të marrë pjesë në disa përurime librash organizuar nga përgjegjësi i shtëpsë botuese PENAnë Prizren Z. Mensur Bytyqi, ku pata rastin të jem pjesëmarrës me rastin e PËRURIMIT të veprës së Prof. Jusuf Buxhovitme titull: MAQEDONIA NGA ANTIKA DERI TE KOHA JONË shtypur më 2019 në shtypshkronjën “Faik Konica” Prishtinë e cila ka 1056 faqe me përplot dokumente dhe literatur të shfrytëzuara nga autori. Gjatë këtij përurimi, nga pjesëmarrësit ju parashtruan pyetje autorit i cili dha përgjegje të thukta dhe pa lënë anash edhe politikën e pranishme tani në Kosovën hallemadhe dhe pa kritikuar me vend e dëshmi si rrjedhatë politike në Kosovë dhe pasojat e saja për Kosovën dhe çështjen shqiptare nga sundimi dhe veprimi i pushtetarëve vendor. Shpjegimet e tij u mirëpriten dhe pat falënderime nga pjesëmarrësit për librin që i ofrohet lexuesit dhe për rrjedhat e politikes dhe zhvillimin e ngjarjeve nëtë gjitha drejtimet në Kosovë.

Qipro – Kërcënim me bombë në aeroplanin e një kompanie zvicerane

Një aeroplan i kompanisë zvicerane të fluturimeve Edelweis që duhej të ngrihej në mesditën e të shtunës nga një aeroport i Qipros, nuk u ngrit pasi u bë e ditur se kishte një kërcënim me bombë.



130 udhëtarë tashmë kishin zënë vendet e tyre në avion, kur u informuan për kërcënimin me bombë.

Ata u desh të dalin sërish nga aeroplani dhe t`i nënshtroheshin edhe njëherë kontrollit  të sigurisë.

Zëdhënësi i Edelweis, Andreas Meier ka thënë se  është informuar për kërcënimin me bombë nga Autoriteti për Aviacion Civil i Qipros. Por nuk dihet asgjë për kërcënuesin dhe as për motivin e tij.

Aeroplani Airbus 320 me numër fluturimi WK0371 ishte dashur që të ngrihej nga aeroporti i Larnaca-s në orën 12.15. Por nisja u shty për rreth katër orë, pasi u desh të nxirrej i gjithë bagazhi që të rikontrollohej nga detektorë për materiale  shpërthyese dhe nga qentë gjurmues. Po ashtu u desh t`i nënshtrohej këtij kontrolli edhe vetë aeroplani.

Vetëm rreth orës 16 avioni  arriti të nisej më në fund për në destinacionin  e tij  në Zyrih, Zvicër.

Partinë e cubave të Kosoves nuk e lajnë as Drini, as Buna Nga Xhafer Shatri

PDK, e mbajti konventën e saj dhe stabilizoi në fron Kadri Veselin. Konventa ishte një tallava e importuar që më shumë i ngjante një kanagjeçi pasanikësh kolumbianë. Fytyra të pispillosura, flokë të vizëlluar te parukieri, fraza evazive dhe shikime plot etje për para e për pushtet.

Asgjë të Kosovës nuk kishte në ate sallë, as një hall i saj, asnjë brengë, asnjë shpresë. Veç fjalë boshe. Dhe nuk është çudi:

Sepse askush si PDK nuk e ka plaçkitur Kosovën;

Askush si dhe sa PDK nuk e kriminalizuar Kosovën;

Askush sa dhe si PDK nuk e ka poshtruar Kosovën;

Askush sa PDK nuk e ka gjunjëzuar Kosovën;

Askush sa PDK nuk ia ka errësuar dhe rrezikuar të ardhmen Kosovës;

Askush sa PDK nuk ia ka vrarë shpresat Kosovës;

Askush më shumë se PDK nuk e ka izoluar Kosovën;

Askush sa PDK nuk ia ka marrrë fytyrën Kosovës;

Askush sa PDK nuk i ka rrezikuar kufijtë e Kosovës…

Në këtë veprimtari antikombëtare Partia e Cubave të Kosovës nuk ka qenë e vetmuar. Atë, në momente vendimtare, e ka nxjerrë nga kriza dhe e ka ndihmuar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mjafton të përmendim Marrëveshjen e gushtit të vitit 2015 për Zajednicën, të nënshkruar nga Vuçiqi dhe Isa Mustafa, të cilën PDK dhe LDK u përpoqën gjatë dhe me këmbëngulje ta aprovojnë në Kuvendin e Republikës, duke përligjur përmes saj themelimin e një Republika Srpska në Kosovë.

Me këtë akt anti Kosovë PDK dhe LDK e patën sjellur vendin në prag të luftës qytetare./xhafershatri.info

Federer mund rivalin e vjetër Nadal, kalon në finalen e Wimbledonit për të 12-ën herë

VOAL – Pas njëmbëdhjetë vjetësh Roger Federer (ATP 3) mori hak për atë që ishte ndoshta humbja më e dhimbshme e karrierës së tij të mahnitshme. Kampioni zviceran mundi Rafael Nadalin (2), në përballjen e 40-të midis dy legjendave të gjalla të tenisit, në gjysmëfinalen e Wimbledonit, për 7-6 (7/3) 1-6 6-3 6-4 pas mbi tre orë lojë. Një fitore që, siç u përmend, vjen njëmbëdhjetë vjet pas nokautit të pësuar nga bazelasi në atë finale të pabesueshme të vitit 2008, ndeshja e fundit midis dy rivalëve të përjetshëm në barin e Londrës.

Fillimi i ndeshjes u karakterizua nga një ekuilibër i madh, kua bazelasi dhe majorkani sfiduan njëri-tjetrin duke dhënë maksimumin në shërbim dhe Federer gjithashtu e tejkaloi Goran Ivanisheviçin, i cili me 1397 ruante numrin rekord të më shumë aseve (Në tenis, një as është një shërbim që nuk preket nga marrësi, duke fituar drejtpërdrejt pikën – shënimi i VOAL)  të shënuara në turneun e Londrës. Pastaj, në mënyrë të jashtëzakonshme, gjithçka ka ndryshuar dhe ka shkuar në favor të spanjollit në setin e dytë. Seti i tretë ishte i dominuar nga mbreti Roger. Sfida – spektakolare përtej besimit për të demonstruar madhështinë e dy kandidatëve (38 Slame fituar nga secili!) – u vendos në setin e katërt, falë një break-u shumë vendimtar nga zvicerani pothuajse 38 vjeçar në lojën e tretë.

Për Federerin kjo është finalja e 31 Grand Slam, e 12-ta në Londër, ku tashmë është imponuar tetë herë, e fundit vetëm dy vjet më parë. Të dielën, për herë të 48-të, ai do të përballet me numrin botëror Novak Gjokoviç në një tjetër ndeshje që nuk duhet humbur. Të dy kanë sfiduar njëri-tjetrin dy herë për titullin në Centre Court, në vitin 2014 dhe 2015, dhe në të dyja rastet është imponuar Gjokoviçi.

Fatlume Sadiku, shkencëtarja shqiptare që i ka shpallur “luftë” kancerit Nga Hava Kurti Krasniqi

Shkencëtarët janë njerëz të shenjtë për faktin se ata bëjnë ndryshime historike duke e ndryshuar të menduarit e botës, duke lënë gjurmë për të mirë. Ne kemi gra të shquara në fusha të ndryshme si art, kulturë, politikë e biznes por Fatlume Sadiku ka zgjedhur të sfidojë një shkencë më të vështirë. Dhe me përpjekjet, talentin e me karakterin e fuqishëm që ka, ajo gjithmonë ia del, shkruan albinfo.ch. Ajo sot është një shembull, një grua vizionare e angazhuar në shkencën e Informatikës, e fokusuar me hulumtime në Informatikën e Mjekësisë, e në veçanti në zhvillimin e metodave inovative për zbulimin e hershëm të kancerit.

Nuk është e vështirë ta përshkruash figurën e Fatlumes: e zgjuar, e bukur, e suksesshme, e dashur. Por është për tu habitur me guximin e saj; është ndër ato gratë e rralla që u hynë studimeve më revolucionare: një shkence, e cila është shumë premtuese edhe në luftën kundër sëmundjeve më të rënda.

 

Biografia

Fatlumja u lind në Pejë, ku e përfundoi edhe gjimnazin si laborante teknike e Biologjise. Edhe pse ajo kishte shumë prirje për Matematikë, u përcaktua për drejtimin e biologjisë meqë kishte dëshirë të madhe për të studiuar mjekësinë. E impresionuar nga fiziologjia e bimëve dhe e fascinuar nga bukuritë e natyrës, ajo më vonë vendosi dhe e studionte bujqësinë në Prishtinë. Por, edhe gjatë studimeve të këtij drejtimi, interesi i saj për temat që ndërlidheshin me mjekësinë mbeti i madh. Ai madje u shtua edhe më shumë, që nga dita kur ajo u njoh me Dr. Xhafer Sadikun, në atë kohë student mjekësie në Prishtinë. Ky interes u reflektua edhe në zgjedhjen e punimit për diplomimin e saj në bujqësi, me titull „Capsaicina dhe ndikimi i saj në shëndetin e njeriut“.

Në fund të vitit 1995 Fatlumja dhe Xhaferi, tani më të diplomuar dhe të martuar, migruan në Gjermani dhe banonin afër qytetit Frankfurt am Main. Me njohuri solide të  anglishtes, Fatlumja këtu nuk ballafaqohët me probleme të mëdha komunikimi me gjermanët. Por, me qëllim që t`i hapte dyert vetes për punësim, ajo angazhohët dhe shumë shpejt e mëson edhe gjermanishten. Në ndërkohë ajo ishte informuar se këtu mundësitë per punësim në lëmin e bujqësisë ishin pothuajse të barabarta me zero. Kjo e shtyri Fatlumen që të regjistrohej për një kualifikim të ri profesional si specialiste për marketing. Ky shkollim e përfshinte edhe trajnimin intensiv të pjesëmarrësve për një punë të avancuar me kompjuter.

Puna e parë, në një ambulancë radiologjike me teknologji të sofistikuar

Pas këtij kualifikimi, Fatlumes i hapen mundësi të reja për punësim si nëpunëse në firma të ndryshme në Frankfurt. Mirëpo, e shtyrë nga interesi i saj permanent për temat mjeksore, ajo vendos të punojë në një ordinancë të madhe radiologjike.  “Ishte një ndër ordinancat e rralla, të cilat në atë kohë posedonin sisteme për arkivim dixhital të raporteve dhe fotografive radiologjike si dhe sisteme për administrim elektronik të pacientëve”, thotë Fatlumja dhe vazhdon: “Krahas njohjes së gjuhëve te huaja dhe terminologjisë mjekësore, vendimtare për pranimin tim këtu ishte njohja shumë  e mirë e punës me kompjuter”.

Në këtë ordinancë Fatlumen të gjithë e quanin „specialistja e kompjuterit“. Dhe pikërisht këtu lindi dhe prej viti në vit u shtua dëshira e saj për t`i studiuar shkencat kompjuterike, pra informatikën. Tri vite më vonë kjo dëshirë e saj bëhët realitet: Xhaferi punësohet në një spital afër Passaut në Bayern si mjek në specializim të Mjekësisë Interne. Domosdoshmërinë për ta lëshuar punën në Frankfurt dhe për tu shpërngulur në Bayern Fatlumja e shfrytëzon si shans të jetës dhe i fillon studimet e saj në Universitetin e Passaut. Ajo këtu përcaktohet për studimin 5 vjeçar të Informatikës me studim minor (sekondar) në psikologji.

Pyetjes se si e kishte pritur rrethi familjar e shoqëror vendimin e saj dhe sa ishte i vështirë fillimi, Fatlumja i përgjigjet: “Meqë informatika konsiderohet si njëra ndër studimet më të vështira dhe unë tashmë i kisha mbushur 35 vjet, as unë vetë nuk kam qenë shumë e sigurt se do të kem sukses. I vetmi person që, krahas burrit tim, ka besuar shumë në suksesin tim, ishte vëllau i im, Bajrami. Ai jeton dhe punon në Gjermani, ku me vetëshkollim është aftësuar për zhvillimin e softwereve në gjuhë të ndryshme programuese.

Vështirësitë e mëdha, të cilat unë i pata në vitin e parë të studimeve, kërkuan me të vertetë një angazhim shumë të madh; shpesh më ka ndodhur të mësoj edhe deri në 16 orë në ditë, pa ndërprerje. Ky angazhim rezultoi me fitimin e shpejtë të njohurive (në radhë të parë atyre matematikore) të cilat mua më mungonin, por që ishin të domosdoshme për vazhdimin dhe përfundimin e suksesshëm të studimeve”, tregon për albinfo.ch shkencëtarja shqiptare.

Diplomoi si njëra ndër studentet më të mira të informatikës

Suksesi i treguar në provime i solli Fatlumes oferta të punës si asistente dhe doktorante nga tre profesorë të ndryshëm, ende pa e përfunduar punimin e saj të diplomës. Në këtë punim ajo u thellua në studimet e sistemeve inteligjente multimediale, të karakterizuara me aftësinë e tyre për ekstrahimin e informacioneve semantike (pra kuptimit) nga fotografitë, tekstet, videot apo audio-incizimet e ndryshme. Interesin e Fatlumes për këto sisteme e zgjoi posaçërisht përshtatja e tyre për analizimin dhe menaxhimin e dokumenteve mjekësore. Studimet i përfundoi me një notë mesatare ndër më të lartat dhe arriti të radhitet ndër studentët më të sukseshëm të informatikës në Universitetin e Passaut. Por, pranimi i ndonjërës nga ofertat e lartpërmendura për të punuar si asistente ishte i pamundur për Fatlumen ; ajo tani po jetonte në Zvicër, mëqë burri i saj (Xhaferi) kishte filluar të punonte si kryemjek në Bürgerspital të Solothurnit.

Jeton në Zvicër, por punon e studion edhe në Gjermani

Në një pauzë disamuajshe Fatlumja e ndihmon Xhaferin rreth hapjes së ordinancës së tij në Thalwil të Cyrihut, në të cilën ajo edhe sot është shumë e angazhuar. Por, e shtyrë nga ëndrra e saj e kahmotshme për të ndihmuar disi në luftën kundër kancerit, ajo u punësua në Qendrën Gjermane për Hulumtime të Kancerit (DKFZ) në Heidelberg të Gjermanisë. Në këtë qendër hulumtuese me renome botërore, më shumë se 1000 shkencëtarë, specialistë të disiplinave  të ndryshme (mjekë, biologë, inxhinierë të Informatikës etj.) punojnë me moton „Për një Jetë pa Kancer“. Fatlumja këtu punon në repartin „Medical Informatics in The Translational Oncology“ si hulumtuese dhe inxhiniere e informatikës. Por, në kuadër të një bashkëpunimi të këtij reparti me Kliniken Universitare në Frankfurt am Main ajo punon edhe si hulumtuese eksterne në një projekt për hulumtime të sëmundjeve (edhe kancerit) të rralla.

Tregimi për punën hulumtuese të Fatlumes nuk përfundon këtu; ajo paralelisht me punën e saj në Cyrih, Heidelberg dhe Frankfurt është duke i vazhduar studimet si doktorante eksterne në Universitetin e Passaut. “Në punimin e doktoraturës unë jam duke u marrë me zhvillimin e një sistemi inteligjent për analizimin e fotografive radiologjike (CT ose MRT), i cili do ta mundësojë zbulimin e kancerit të melqisë në një fazë shumë të hershme, në të cilën ky kancer dhe pothuajse të gjitha llojet e kancerit janë të shërueshme.

Billie Jean King ka thënë: “Kampionët luajnë deri sa të jenë fitues”, por a do të ndalet shkencëtarja jonë?

“Nga tetori i këtij viti unë do të punoj në një projekt të ri hulumtues në Zvicër. Ky projekt i quajtur „Medicina e Personalizuar“ ka zgjuar interesim të madh në të gjitha qendrat e mëdha hulumtuese të Botës. Në Zvicër ky është duke u udhëhequr nga katër spitalet universitare ku hyn edhe ETH në Cyrih. Unë do të punoj në spitalin universitar të Baselit”, thotë për albinfo.ch Fatlume Sadiku.

Nuk ka fund synimi i saj drejt zbulimeve në lëmin e Informatikës së Mjekësisë.

Mendjet e ndritura i japin Botës buzëqeshjen dhe gëzimin.

Si shqipëtarë krenohemi me Fatlume Sadikun.

“Për një jetë pa kancer”

E shtyrë nga ëndrra e saj e kahmotshme për të ndihmuar disi në luftën kundër kancerit, ajo u punësua në Qendrën Gjermane për Hulumtime të Kancerit (DKFZ) në Heidelberg të Gjermanisë. Në këtë qendër hulumtuese me renome botërore, më shumë se 1000 shkencëtarë, specialistë të disiplinave  të ndryshme (mjekë, biologë, inxhinierë të Informatikës etj.) punojnë me moton „Për një Jetë pa Kancer“.

Lajmi më i freskët në lidhje me sukseset e Fatlume Sadikut është emërimi i ri i saj në Spitalin Universitar të Bazelit

Fatlume Sadiku me post të rëndësishëm në Spitalin Universitar të Bazelit

 

Shkencëtarja shqiptare, Fatlume Sadiku, me prejardhje nga Peja që jeton e vepron në Zvicër e Gjermani ka marrë një post të rëndësishëm në Spitalin Universitar të Bazelit.

Ka qenë vetë ajo, që ka publikuar lajmin në rrjetet sociale.

Ajo ka marrë pozitën ICT Projekt Manager në Departmentin ICT të Spitalit Universitar në Bazel – i quajtur shkurt: USB.

Statusi i saj në Facebook

Lumja nga 1 Gushti 2019 ne poziten: ICT Projekt Manager ne Departmentin ICT te Spitalit Universitar ne Basel – i quajtur shkurt: USB.

Meqe une kurr nuk e kam besuar se do ta marr nje oferte te till vetem 8 muaj pas fillimit te punes sime ketu, gezimi i im per besimin e udheheqjes se IT-projekteve me karakter klinik dhe shkencor ne USB eshte shume i madh. Kjo oferte erdhi menjehere pasi u muarr vesh se une punet e lidhura me projektin aktual shkencor, perfundimi i te cilava ishte i planifikuar ne fund te Janarit 2021, une po i perfundoj me shume sukses ne fund te muajit Korrik 2019. Rezultatet e punes sime 8 mujore ne USB ishin teme e shume fjalimeve dhe prezentacioneve te cilat u mbajten te ejten e kaluar ne nje „Face-To-Face“- Meeting ne Bern, qe kishte te bente me fushen hulumtuese: Medicina e Personalizuar dhe Teknologjite e Nderlidhura (PHRT). Ne kete Meeting, ku une u paraqita me tri prezentime, u fol per te arriturat e deritashme ne te gjitha qendrat zvicerane te perfshira ne hulumtimet qe e kan per qellim zbulimin e hershem te Sepses me ndihmen e algoritmave intelegjent.

 

 

Një mërgatë e re shqiptare në Zvicër Nga Blerim Shabani

Ata po e bëjnë këtu mërgimin e dytë: Kanë ardhur nga Italia, Greqia etj. për të kërkuar fatin në Zvicër. Kush janë ata? albinfo.ch ia ka kushtuar këtë numër të revistës këtyre mërgimtarëve

 

 

Ka disa vjet që mërgatës tashmë “tradicionale” shqiptare në Zvicër, asaj që këtu ka ardhur drejtpërdrejt nga Kosova, Maqedonia dhe (më pak) nga Shqipëria, po i bashkohet edhe një mërgatë e re. Fjala është për një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve, të cilët në Zvicër vijnë nga shtetet tjera të BE-së, ku ata jetonin prej vitesh. Me stabilizimin e tyre në ato shtete, respektivisht duke u bërë shtetas të vendeve të tilla si Gjermania, Italia, Austria, Franca apo Greqia, këta evropianë të rinj fituan të drejtën për të qenë pjesë e tregut zviceran të punës. Ky treg, për shkak të kushteve që ofron, është bërë prej kohësh një magnet jo vetëm për ekspertë nga shtetet e BE-së, por edhe për punëtorë të të gjitha profileve. Prandaj, në këto ardhje bëjnë pjesë edhe shqiptarët, njëherë të mërguar në vendet e përmendura.

Shqiptarët e Greqisë, një fenomen i ri në Zvicër

 

Nga Italia, Gjermania e Austria e Franca, si shtete fqinje me Zvicrën, “rrjedhjet” e shqiptarëve që jetonin në këto vende janë pak më të hershme dhe të stabilizuara. Ndërsa aktualisht përbën risi sidomos ardhja në Zvicër e shqiptarëve nga Greqia. Ata, të emigruar nga Shqipëria, pasi kanë bërë pothuaj një jetë prej mërgimtari në tokën e helenëve, ku dhe janë natyralizuar, kanë ndarë mendjen të marrin edhe njëherë rrugën e gurbetit. Kësaj here në Zvicër, në vendin që ofron më shumë, nga çdo aspekt.

Me qëllimin që të zbulojë më shumë këtë shtresë të re të komunitetit shqiptar në Zvicër, albinfo.ch ia ka kushtuar këtë numër të revistës pikërisht këtyre mërgimtarëve. Kështu, gazetarët tanë kanë gjetur dhe prezantuar një numër familjesh, individësh dhe biznesesh nga ky komunitet. Ata, në rrëfimet e tyre shpalosin histori mërgimi të dyfishtë: nga Shqipëria, Kosova a Maqedonia në Greqi ose Itali dhe nga atje, në Zvicër. Rrëfejnë për motivet që i kanë shtyrë të bëjnë këtë lëvizje, për ambientimin e tyre në vendin e ri, për dallimet në mes të dy vendeve etj.

Cilat janë rregullat që mundësojnë vendosjen e shtetasve të BE-së në Zvicër

Por cilat janë kornizat ligjore që kanë mundësuar krijimin e një shtrese të tillë të re të shiptarëve në Zvicër? Teksti në vijim përpiqet të sjellë më shumë dritë rreth këtij aspekti.

Shtetasit e vendeve të EU-EFTA përfitojnë nga Marrëveshja për Lëvizjen e Lirë, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2002 në mes të Zvicrës dhe vendeve anëtare. Që nga ajo kohë, marrëveshja në fjalë ka pasur disa aktualizime. Mbi bazë të saj, qytetarët përkatës kanë të drejtë të vinë në Zvicër, të vendosen këtu, të kërkojnë punë ose të themelojnë ndonjë biznes të pavarur. Vetëm migrimi i shtetasve të Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë i është nënshtruar kontingjenteve, dmth ata nuk i kanë pasur të drejtat e barabarta me shtetasit e vendeve të tjera të BE-së. Por, nga 1 qershori 2019 bullgarët dhe rumunët barazohen me gjithë BE/EFTA ndërsa për kroatët, si shtetas të shtetit më të ri anëtar të BE-së, vazhdon të vlejë “Klauzola ventil” ose rregullimi i migrimit me koningjente.

Në kuadër të aktualizimeve të përmendura, pozita e të huajve nga shtetet e BE-së dhe EFTA-s në tregun zviceran të punës është tashmë pothuaj e barabartë me atë të shtetasve zviceranë. Ndërsa, duke pasur parasysh favoret që i ofron punësimi dhe qëndrimi në Zvicër, shtetasit e vendeve të BE-së i kanë shfrytëzuar me të madhe këto mundësi. Kështu, prania e tyre e madhe, sidomos në zonat kufitare, ka qenë shpesh temë e polemikave në mes të forcave politike zvicerane dhe shkas për protesta të izoluara të popullatës këndej kufirit. Kjo e fundit vlen sidomos për zonën jugore, Kantonin italishtfolës, Ticino, ku është protestuar se “Frontalieri”, siç quhen punëtorët nga ana tjetër e kufirit, po “ua marrin punën” zviceranëve në vendin e tyre.

 

 

Ndryshe, statistikat tregojnë se në vitet e fundit ka një rënie të fluksit të shtetasve të BE-së drejt Zvicrës, në krahasim me kulmin që ky fluks e kishte arritur rreth vitit 2010. Por, me gjithë rënien relative, këta të huaj vazhdojnë të bëjnë numrin më të madh të të huajve me qëndrim dhe punë në Zvicër. Kështu, në fund të marsit të vitit 2019 ose në tremujorin e parë të këtij viti, në Zvicër kanë jetuar gjithsej 2’090’669 banorë me pasaportë të huaj. Prej tyre 1 milion e 429482 kanë qenë shtetas të zonës BE/EFTA ndërsa 661.187 nga vendet e treta.

 

Përqindjen dhe numrin më të madh ashtu sikurse prej kohësh, e përbëjnë shtetasit e Italisë, me 322 mijë 888 ose 15.4%. Pas tyre vijnë në radhë gjermanët me 308 mijë e 736 ose 14.8% ndërsa në vendin e tretë portugezët me 265 mijë e 621 veta ose 12.7% dhe francezët me 136.519. Ndërsa sa u përket të huajve që nuk janë nga zona BE/EFTA, prijnë shtetasit e Kosovës, me 113.482 veta ose 5.2%.

 

Viza G (të huajt në zonat kufitare)

Të huajt me vendbanim në shtetet fqinje, të cilët punojnë në ndonjërën nga zonat kufitare të Zvicrës mund të pajisen me një kartë identiteti G (G-Ausweis). Shtetasit e BE(EFTA të cilët duan që të banojnë dhe punojnë në Zvicër më gjatë se tre muaj, janë të detyruar që brenda 14 ditëve pas ardhjes të paraqiten në komunën ku banojnë. Paraqitja duhet të bëhet para fillimit të punës. Për shtetasit e EU17 (anëtareve “të vjetra të BE-së) dhe të EFTA nuk vlejnë më zonat kufitare. Të gjithë njerëzit nga zona kufitare që punojnë në Zvicër duhet që së paku njëherë në javë të kthehen në vendin  e tyre të prejardhjes.

Viza L: Leja e qëndrimit të shkurtë

Kohëzgjatja e kësaj leje të qëndrimit varet nga kontrata e punës që ka i huaji, por të shumtën e rasteve fjala është për 3 deri 12 muaj. Një dokument identiteti L e marrin personat që kanë një marrëdhënie pune e cila nuk zgjat më shumë se një vit. Edhe personat që janë në kërkim aktiv të punës, pas tre muajsh qëndrimi në Zvicër marrin një leje L, e cila vlen më së gjati 12 muaj. Viza L mund të vazhdohet pas një viti. Ata që kanë këtë vizë mund ta ndërrojnë lirisht vdenbanimin dhe vendin e punës. Shtetasit e BE/EFTA mund të qëndrojnë në Zvicër me qëllim kërkimi të punës deri në tre muaj. Për këtë, mjafton paraqitja. Por, nëse kërkimi i punës zgjat më shumë, ata duhet të paraqiten dhe regjistrohen në komunën ku banojnë dhe të aplikojnë për një leje të rregullt qëndrimi në Zvicër.

Shtetasit e shteteve “të vjetra” anëtare të BE/EFTA (EU17) të cilët për një kohë më të shkurtë se tre muaj duan të kryejnë një veprimtari të pavarur biznesi në Zvicër ose që janë dërguar në këtë vend nga njëri prej shteteve të EU17, nuk kanë nevojë për leje të posaçme. Por edhe për ata ekziston detyrimi për t’u paraqitur. Regjistrimin mund ta bëjnë online, ndërsa paraqitja duhet të bëhet para fillimit të punës./albinfo.ch

Zvicra ka rreth 500 mijë milionerë dhe tendenca është në…

Voal.ch – Megjithë rënien e lehtë të pasurisë, Zvicra është ende në krye të të pasurve, sipas Credit Suisse Global Wealth Report. Pasuria për frymë për çdo zviceran të rritur për vitin 2018 ishte $530,240 (CHF527,707) krahasuar me $537,600 një vit më parë, pra zviceranët ende gëzojnë pasurinë mesatare më të lartë për të rriturit, sipas Raportit Global të Pasurisë Credit Suisse 2018. Shteti Alpin ende del në krye, pasuar nga Australia (411.060 dollarë) dhe Shtetet e Bashkuara ($ 403.970).

Matur në franga zvicerane, pasuria familjare u rrit 39% që nga viti 2000 (129% në dollarë, kryesisht për shkak të vlerësimit të frangës zvicerane kundrejt dollarit).  Mbi 60% e të rriturve zviceranë kanë pasuri me vlerë më shumë se 100,000 dollarë. 11% e banorëve zviceranë janë milionerë, 2,650 kualifikohen si individë me pasuri neto (mbi 50 milionë dollarë) dhe 980 kanë një vlerë neto më të madhe se 100 milionë dollarë.

Ndërsa sipas një raporti worldwealthreport.com raport në Zvicër ka rreth 500.000 milionerë, nga 8.4 milionë banorë, duke u renditur në vendin e katërt pas SHBA, Kinës dhe Japonisë. Sipas statistikave 1 në më pak se 20 banorë është milioner.

Sipas statistikave tendenca është në ngjitje falë forcimit edhe të frangut zviceran. Në vitin 2008 ka patur vetëm 185.000 milionerë, ndërsa sot gati 3 fish më shumë.

Ndërsa sipas CNN-IT në vitin 2018 Zvicra ka pasur 725.000 milionerë, ndërsa në vitin 2023 do të ketë rreth 1 milionë./burimi: swissinfo.ch/lenews.ch/cnn.com

 

Në Basel-Land përfundoi inventarizimi i parë i plotë i milingonave

VOAL – Në Basel-Land përfundoi inventarizimi i parë i plotë i milingonave. Është inventarizimi i parë i këtij lloji në Zvicër. Dhe studiuesit, të ndihmuar nga rreth pesëdhjetë vullnetarë, kanë regjistruar rreth 1 800 folé të milingonave.

Speciet në vëmendje të studiuesve janë ato të “milingonave të pyjeve”, të mbrojtura në nivel federal që nga viti 1966.

Është e mbrojtur, por ende pak e njohur në nivel lokal. Megjithatë, milingona e pyjeve është e dobishme sepse shpërndan farat, vë rregull tek parazitët dhe oksigjenizon tokën.

Presidenti amerikan Woodrow Wilson dhe Lidhja e Kombeve, kështu bota zgjodhi Gjenevën!

Në qershor 1919, Traktati i Versajës hodhi themelet për lindjen e Lidhjes së Kombeve (SdN), me Gjenevën si seli e kësaj organizate të parë ndërkombëtare për mbrojtjen e paqes. Gjatë inaugurimit, pothuajse 1500 gazetarë filluan të përhapnin lajmet rreth organizatës nga qyteti zviceran në të gjithë botën.

Ndërsa bota po përjetonte një rend të ri ndërkombëtar në fund të Luftës së Parë Botërore, gjenevasi Gustave Ador, Presidenti i Konfederatës dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC), po bën gjithçka që të fitojë kandidatura e Gjenevës si seli e organizatës së parë ndërkombëtare paqeruajtës – Lidhja e Kombeve – gjatë konferencës së paqes që u hap në Paris më 18 janar 1919.

Gazetarët që ishin të pranishëm në Gjenevë tregojnë fillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në shekullin e 20-të, lindjen e multilateralizmit dhe historinë e organizatave ndërkombëtare. Këto artikuj janë shfaqur në shtypin ndërkombëtar dhe po ashtu janë botuar edhe në Zvicër.

Sipas Davide Rodognos, profesor i historisë ndërkombëtare në Institutin e Studimeve dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, “këta gazetarë luajtën një rol themelor sepse ata legjitimuan dhe njohën një autoritet për të cilin organizata e re kishte nevojë absolutisht. Për më tepër, Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun ishte një shpikje kapitale, pasi informacioni u kanalizua, menaxhohej dhe u përhap madje edhe në qarqet e gazetarëve më kritikë“.

Ndërsa krijimi i SdN, Lidhjes së Kombeve, i inkurajuar nga Presidenti amerikan Woodrow Wilson, mori formë, gazetarë të huaj mbërritën në Gjenevë. Në atë kohë, një udhëtim midis Japonisë dhe Gjenevës, për shembull, zgjaste një muaj. Por një gazetar japonez, Seigo Watanabe, menjëherë shkoi në vendin e ngjarjes. Watanabe shkroi në gazetën e madhe Asahi Shimbun të 6 gushtit 1919 se, megjithëse selia e SdN ishte “një ndërtesë e madhe e stilit gotik”, ai ishte i habitur që ishte “shumë e vogël për të qenë selia”.

Pagina di giornale giapponese (scritto nel suo modo caratteristico: con ideogrammi e a righe verticali)

Gazetarët e instaluar në Gjenevë merreshin kryesisht me politikën ndërkombëtare, politikën e paqes, drejtësinë sociale dhe përpjekjet ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së punëtorëve. Këto dy pika të fundit ishin përgjegjësi e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, e krijuar gjithashtu nga Traktati i Versajës dhe i themeluar në Gjenevë. Me revolucionin rus dhe zgjerimin e mundshëm të tij, media i kushtoi vëmendje të madhe punës së ILO-s, Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Themelimi i Shoqatës Ndërkombëtare të Gazetarëve të Jashtëm të akredituar në Lidhjen e Kombeve daton në janar 1921, një vit pas fillimit zyrtar të SdN. Sipas arkivave, janë akredituar 1456 gazetarë nga 55 vende dhe rrethe. Disa gjithashtu erdhën nga vende jo SdN, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik, apo Gjermania, Italia dhe Japonia, të cilët u tërhoqën nga Lidhja në periudhën e dy luftërave.

Disa gjithashtu erdhën nga qyteti i lirë i Gdanskit ose nga Saari, i cili ishte nën protektoratin e SdN në periudhën midis dy luftërave. Në vitin 1933, rreth 2,000 gazetarë u mblodhën për të marrë pjesë në takimet në Gjenevë, ndërsa tensionet ndërkombëtare u rishfaqën në fillim të viteve 1930. Ndonjëherë janë raportuar raporte për spiunazh nga disa gazetarë.

Një institucion për paqe. Lidhja e Kombeve lindi nga deshira per te mos rivitalizuar gjakderdhjen e Luftes se Pare Boterore. Është një pikë kthese e rëndësishme historike: Lidhja e Kombeve është organi i parë që diskutoi çështjet ndërkombëtare në një mënyrë institucionale. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Woodrow Wilson, është nxitësi kryesor i këtij projekti. Fillimisht ishin hezitues, por në fund fuqitë evropiane përfundojnë duke e miratuar atë.

 

Mes lotëve dhe pikëllimit, i jepet lamtumira Florijana Ismailit

ZVICËR

Ceremonia e lamtumirës për Florijana Ismailin, futbollistes shqiptare të kombëtares së Zvicrës që humbi jetën dhjetë ditë më parë në liqenin Como në Itali, po zhvillohet në një sallë sportesh në Worben të Kantonit të  Bernës.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Federata e Futbollit të Zvicrës kanë marrë pjesë mbi 500 persona, mes tyre familjarë, miq, kolege dhe sportdashës. Mes tyre janë edhe bashkëlojtaret e Florijanës, të cilat kanë veshur fanellat e klubit YB, në shenjë kujtimi për lojtaren e ndjerë, shkruan Albinfo.ch.

Janë mbajtur disa fjalë nga personalitete të ndryshme, nga familja dhe miqtë. Mes tjerëve një përfaqësues i federatës në fjalimin e tij lamtumirës theksoi: “Është e vështirë të gjenden fjalët për atë që ka ndodhur. Por për Florijanën si njeri nuk është e vështirë: ajo ka qenë një vajzë e qeshur, tolerante, e gatshme për të ndihmuar. Ka qenë një shembull, model. Të dashur prindër, ju mund të jeni me të vërtetë krenarë me të”.

Ceremonia sipas ritit islam mbahet nën drejtimin e një imami, ndërsa vetë varrimi do të bëhet pastaj në praninë e një rrethi të ngushtë familjar.

Këshilltarët federalë të Zvicrës marrin pushimet verore

VOAL – Vera ka mbërritur dhe ka ardhur koha që këshilltarët federalë të marrin pakëz pushim. Por ku do të pushojnë sivjet?

Shumica e tyre – Guy Parmelin, Simonetta Sommaruga, Alain Berset dhe Ignazio Cassis – do të kalojnë pushimet duke u marrë shëtitje dhe ekskursione në Zvicër. Edhe Viola Amherd po planifikon udhëtime në male në Zvicër, por nuk përjashton një udhëtim përtej kufirit, gjithsesi diku aty pranë. Nuk është e sigurt, por ky vendim mund të përcaktohet nga arsyet që lidhen me klimën.

Ndryshe nga të tjerët, Karin Keller-Sutter do të jetë në Londër për punë. Ministrja e drejtësisë pastaj do të kalojë kohën e lirë “në Zvicër dhe jashtë vendit”, tha zëdhënësja e saj. Destinacioni i presidentit Ueli Maurer, i cili nuk i pëlqen të flasë në lidhje me jetën e tij private, është i panjohur.
ATS

Sindikatat: Greva në shkallë vendi e grave zvicerane nuk duhet harruar

VOAL – Greva e 14 qershorit që bën thirrje për “një shoqëri të vërtetë të bazuar në barazinë gjinore” nuk duhet të mbetet një ngjarje e izoluar. Sindikatat, të martën, përsëritën kërkesat e tyre para shtypit. “Gratë janë të zemëruara”, tha Regula Bühlmann, sekretare qendrore e Konfederatës Zvicerane të Sindikatave. Ligji për barazi duhet të zbatohet shpejt dhe, nëse është e nevojshme, të përmirësohet.

Theksi vihet në barazinë e pagave dhe nevojën për të marrë masa kundër ngacmimit seksual e diskriminimit në vendin e punës.

Një tjetër moment historik për barazinë ekonomike është leja prindërore. Zvicra është vendi i fundit evropian që nuk ka një sistem të tillë. Sindikatat argumentojnë se dy javë për baballarët është një fillim, por Parlamenti duhet të shkojë më tej. ats