VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Schweinsteiger – Shkodran Mustafit: Urime për ditëlindjen…

By | April 17, 2016

Komentet

Lojërat Olimpike Tokio 2020 mund të mos mbahen as në vitin 2021

Tokio

Përderisa koronavirusi vazhdon të përhapet në Japoni, drejtori ekzekutiv i Komitetit të Lojërave Olimpike, Tokio 2020 deklaroi sot se nuk mund të garantojë se Olimpiada e shtyrë do të organizohet vitin e ardhshëm, madje edhe përkundër shtyrjes 16-mujore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri japonez, Shinzo Abe lëshoi ​​një deklaratë emergjente këtë javë për luftën kundër virusit, duke e vendosur vendin nën kufizime pasi menduan se kishin shmangur përhapjen.

“Nuk mendoj se dikush do të mund të thotë nëse do të jetë e mundur ta vendos nën kontroll situatën brenda korrikut të ardhshëm ose jo”, tha drejtori ekzekutiv i Komitetit Organizativ të Lojrave Olimpike të Tokios, Toshiro Muto në një konferencë për media nga distanca. “Ne sigurisht që nuk jemi në gjendje t’iu japim përgjigje të qartë”, tha ai.

Lojërat Olimpike u shtynë muajin e kaluar për periudhën nga 23 korriku deri më 9 gusht 2021 ndërsa Lojërat Paraolimpike u shtynë më 24 gusht.

Abe është kritikuar se ka vepruar ngathët kundër koronavirusit. Drejtuesit politik të opozitës kanë sugjeruar se ka minimizuar ashpërsinë e virusit, duke thënë se mund të ketë qenë i lidhur me dëshirën për t’i mbajtur Lojërat Olimpike këtë vit.

“Ne kemi marrë vendim që të shtyjmë lojërat për një vit” shtoi Muto. “Pra, kjo do të thotë se gjithçka që mund të bëjmë është të punojmë shumë për t’u përgatitur për lojërat. Ne sinqerisht shpresojmë se vitin e ardhshëm njerëzimi do të arrijë të mposhtë krizën e koronavirusit”, tha ai.

Për planet e mundshme alternative në rast se lojërat nuk mund të mbahen as në verën e vitit 2021, Muto tha: “Në vend që të mendojmë për plane alternative, ne duhet të bëjmë çdo përpjekje për t’u marrë me këtë krizë. Njerëzimi duhet të bashkojë të gjithë teknologjinë dhe mençurinë e tij dhe të punojë shumë për të zhvilluar trajtime, ilaçe dhe vaksina”.

Japonia ka regjistruar 5.530 raste të infeksionit me COVID-19 si dhe 99 vdekje.

Vendi ka popullsinë më të vjetër në botë ndërsa më të rrezikuarit nga COVID-19 janë të moshuarit.

Më 11 Mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), përhapjen e koronavirusit e shpalli “pandemi globale”. Përveç Evropës, OBSH ka shpallur SHBA-të epiqendër të re të pandemisë së koronavirusit, e cila u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar në qytetin kinez Wuhan.

Më shumë se 96,700 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën dhe mbi 1.6 milionë raste të infeksionit të koronavirusit janë konfirmuar në mbarë botën, tregojnë të dhënat nga Universiteti Amerikan “Johns Hopkins”. Më shumë se 360 mijë persona janë shëruar deri tani.

“France Football” zgjedh 50 fanelat që kanë bërë historinë: Fiton Ajaksi i viteve 1971-1973

50 fanelat që kanë bërë historinë e futbollit. Kjo është iniciativa e “France Football”, e përjavshmja sportive prestigjioze franceze. Protagonizëm absolut në renditje i futbollit të viteve ’70, me vendin e parë të Ajaksit të viteve 1971-1973, fitues i tre Kupave të Kampioneve radhazi nën udhëheqjen e talentit të Krujfit. Në vendin e dytë ndodhet Sënt Etieni i viteve 1975-1977 i Herbinit dhe kompleton podiumin Holanda e vittit 1974, gjithnjë e udhëhequr nga Krujfi.

Renditja e plotë

Ajaksi 1971-1973
Sënt Etieni 1975-1977
Holanda 1974
Brazili 1970
Boka Juniors 1981
Peru 1970-1982
Argjentina 1986
Juventus 1983-1985
Franca 1984
Paris Sën Zhërmen 1982-1983
Franca 1988
Sëlltiku 1966-1967
Marseja 1992-1993
Milani 1988-1990
Liverpuli 1977-1978
Real Madrid 1956-1964
Bastia 1977-1978
Bashkimi Sovjetik 1960
Nju Jork Kozmos 1970
Napoli 1988-1989
Barcelona 1974-1976
Arsenali 1970-1971
Real Madrid 2001-2002
Korinthias 1982-1983
River Plejt 1949-1950
Anglia 1966
Sampdoria 1991-1992
Brazili 1986
Zaire 1974
Kroacia 1998
Franca 1982
Notingem Forrest 1978-1979
Franca 1978
Uest Hem 1974-1976
Stad dë Reims 1958-1960
Internacionale 1963-1964
Barcelona 1998-1999
Gjermania Lindore 1974
Argjentina 1978
Holanda 1988
Kameruni 2002
Lids 1974-1975
Flamengo 1970-1980
Napoli 1985-1987
Gjermania Perëndimore 1974
Italia 1982
Ajaks 2018-2019
Gjermania Perëndimore 1988-1991
Brazili 1958
Lens 1988-1999

Nuk u zhvillua vetëm gjatë dy luftërave botërore, Covid-19 anulon Wimbledonin

Covid-19 nuk kursen asnjë kompeticion, asnjë sport, nuk kursen as Wimbledon. Turneu më i famshëm i tenisit ishte në program për tu zhvilluar në Londër nga 29 qershori deri më 12 korrik.

Wimbledon ishte ndalur vetëm dy herë gjatë historisë, vetëm gjatë dy luftërave botërore. Wimbledon përfshihet në këtë mënyrë në listën e shumë aktiviteteve sportive të cilat janë anuluar për shkak të Covid-19.

Ronaldo mesazh lidhur me koronavirusin: “Qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetë”

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo që luan për ekipin italian Juventus, bëri thirrjen “qëndro në shtëpi” në kuadër të masave në luftën kundër koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh nga llogaria e tij në rrjetin social, Ronaldo tha se nëna e tij e kapërceu sëmundjen dhe u bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi.

“Jam mirënjohës që nëna ime ndodhet në shtëpi në mënyrë të shëndetshme. Kujdesuni për familjen dhe të dashurit tuaj. Qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetë”, ka theksuar Ronaldo në mesazhin e tij duke paraqitur fotografi të nënës me motrat e tij.

Ronaldo, pas ndeshjes ku fituan me rezutatin 2-0 ndaj Interit më 8 mars shkoi në ishullin Madeira në jugperëndim të Portugalisë për të vizituar nënën e tij Maria Dolores e cila kishte kaluar një paralizë dhe ishte në rrezik për jetën. Pas kësaj vizite Ronaldo nuk u kthye në Itali për shkak të koronavirusit.

UEFA ka “plane alternative” për të shpëtuar sezonet e futbollit

Organi drejtues i futbollit evropian UEFA ka bërë të ditur se ka tre plane për të shpëtuar sezonet e ndaluara për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Për të përditshmen italiane “La Repubblica”, shefi i UEFA-s, Aleksander Ceferin, tha se mund të fillojnë përsëri “në mes të majit, në qershor apo madje edhe në fund të qershorit”.

Por, siç theksoi Ceferin, nëse situata aktuale vazhdon njëjtë edhe në verën e këtij viti, “sezoni me siguri do të humbet”.

Ceferin tha se askush nuk e di se kur do të përfundojë kjo pandemi dhe shtoi se UEFA ka zhvilluar bisedime me ligat dhe klubet, por shtoi se ata tani duhet të presin.

“Po ashtu ekziston një propozim për të përfunduar këtë sezon në fillim të sezonit tjetër dhe pastaj pak më vonë të fillohet sezoni i ardhshëm”, tha Ceferin.

Mes frikës nga virusi COVID-19, shumë liga të futbollit evropian u pezulluan, si Premier Liga e Anglisë, Bundesliga e Gjermanisë, Seria A e Italisë, Liga 1 e Francës, Eredivisie e Holandës, Premier Liga e Portugalisë dhe Super Liga e Turqisë.

Në muajin mars, UEFA i vendosi në pritje ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës Evropiane 2019-2020, si dhe prolongoi për një vit kampionatin EURO 2020.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi i ri është përhapur në të paktën 177 vende dhe rajone.

Pele: Ronaldo më i miri në botë, unë më i miri në histori

Legjenda braziliane Pele thotë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, ndërsa veten e ka vlerësuar si lojtarin më të mirë në histori të futbollit.

Ish-sulmuesi i Brazilit foli në një intervistë për kanalin e YouTube, Pilhado, ku u pyet për lojtarin më të mirë në botë aktualisht dhe për më të mirin e historisë, transmeton Gazeta Express.

“Lojtari më i mirë në botë sot është Cristiano Ronaldo”, tha Pele.

“Mendoj se ai është më i miri për shkak të vazhdimësisë në fushë, por të mos harrojmë për Lionel Messin, natyrisht, ama ai nuk është sulmues”, shtoi Pele.

Ai më pas u pyet se cili futbollist do të jetë më i miri në histori të futbollit.

“Kjo është një pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur. Nuk bën ta harrojmë Zicon, Ronaldinhon dhe Ronaldon. Në Evropë Franz Beckenbauerin dhe Johan Cruyffin”, theksoi ai.

“Nuk është faji im por mendoj se Pele ka qenë më i mirë se të gjithë këta”, përfundoi ai.

Nuk është befasi që Pele nuk e përfshiu fare në listën e tij Diego Maradonën, duke e ditur rivalitetin mes tyre gjatë viteve.

Shtyhen Lojrat Olimpike të Tokios

Kryeministri japonez Shinzo Abe tha të martën se Lojërat Olimpike të vitit 2020 do të shtyhen deri në verën e vitit 2021 për shkak të pandemisë në rritje të koronavirusit.

Lojërat Olimpike ishin planifikuar të fillonin në Tokio në 24 korrik.

Abe njoftoi shtyrjen një vjeçare pas një bisedime telefonike me Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

Abe kishte thënp më parë se një vonesë ishte e pashmangshme nëse të gjitha ngjarjet nuk mund të kryheshin siç ishte planifikuar.

Kryeministri japonez tha të martën se shtyrja erdhi pas disa muaj presioni në rritje nga disa vende dhe atletët pjesëmarrës.

Shtyrja iu afrua më shumë realitetit të dielën kur komiteti kombëtar olimpik i Kanadasë tha se po tërhiqej nga lojrat. Edhe anëtarët e komitetit të Australisë informuan sportistët e tyre se ata nuk mund të stërviteshin siç duhet për lojrat verore pasi u vendosën kufizimet për kontrollin e koronavirusit.

Komiteti Olimpik Amerikan i bëri thirrje të hënën Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që të shtynte lojërat.

Japonia ka shpenzuar më shumë se 10 miliard dollarë gjatë shtatë viteve të fundit për t’u përgatitur për Lojrat Olimpike. zëri i amerikës

Legjenda e Milanit Paolo Maldini dhe djali i tij rezultojnë me Covid-19

Romë

Drejtori teknik i klubit italian të futbollit Milan, Paolo Maldini dhe djali i tij Daniel Maldini që luan në ekipin e të rinjve rezultuan pozitiv në testet për koronavirusin e ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga klubi “kuq e zi”, thuhet se Paolo Maldini ka konfirmuar se ka kontaktuar me një person që ka pasur shfaqjen e simptomave të virusit dhe se testi i kryer ka rezultuar pozitiv.

Ndërkohë njoftohet se pozitiv ka rezultuar edhe testi i kryer për djalin e tij Daniel Maldini i cili luan në ekipin e të rinjve të Milanit.

“Paolo dhe Daniel Maldini janë në gjendje të mirë. Ata tashmë dy javë janë izoluar nga bota e jashtme dhe nuk kanë kontakte me askënd”, thuhet në deklaratë.

Sipas protokolleve mjekësore të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, që të dy, babë e bir do të qëndrojnë në karantinë deri në shërimin e tyre.

Unioni i Ligës së Serie A, në një postim nga llogaria në Twitter ka shprehur mbështetjen për familjen Maldini duke thënë “Është një familje që është mësuar të luftojë dhe të fitojë ndeshje të rëndësishme. Forca Paolo dhe Daniel”.

Përveç lojtarëve të Juventusit, Daniele Rugani, Blaise Matuidi, Paulo Dybala, në Serie A në Itali nga koronavirusi janë prekur edhe futbollistët e Sampdorias, Manolo Gabbiadini, Omar Colley, Antonino La Gumina, Bartosz Bereszynzky, Morten Thorsby, Albin Ekdal, Fabio Depaoli si dhe futbollistët e Fiorentinës, Dushan Vllahoviç, Patrick Cutrone dhe German Pezzella.

Reagimi i Real Madridit, pas vdekjes së ish-presidentit nga koronavirusi

Real Madridi e ka nderuar ish-presidentin e vet, Lorenzo Sanz, i cili vdiq të shtunën pas infektimit me koronavirus, duke thënë se Sanz ia kishte shtuar historinë dhe trashëgiminë klubit.

Sanz ishte president i Madridit nga viti 1995 deri më 2002, në një periudhë gjatë të cilës klubi i fitoi dy trofe në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Ai vdiq të shtunën në moshën 76-vjeçare, pasi ishte prekur nga koronavirusi Covid-19.

“Real Madridi, presidenti i klubit dhe bordi i drejtorëve dëshirojnë të shprehin keqardhje të thellë për ndarjen nga jeta të Lorenzo Sanz, i cili ishte president i Real Madridit nga viti 1995 deri më 2000”, shkruhet në reagimin e Real Madridit.

“Gjatë presidencës së Lorenzo Sanz, Real Madridi vazhdoi të shkruaj historinë dhe trashëgiminë e klubit. Ai ishte president i klubit kur, pas 32 vjetëve pritje, klubi e fitoi titullin e shtatë dhe të shumëpritur në Ligën e Kampionëve më 1998 në Amsterdam”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Express/

Sulmuesi i Juventusit Paulo Dybala dhe e dashura e tij Oriana Sabatini rezultojnë pozitiv me COVID-19

Sulmuesi i Juventusit dhe Argjentinës Paulo Dybala ka dalë pozitiv ne testin për koronavirus.
Në një mesazh në llogarinë e tij në Instagram, Dybala tha se ai dhe e dashura e tij të dy kanë virusin por janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai është lojtari i tretë i Juve që konfirmohet se ka virusin, pas mbrojtësit të qendrës Daniele Rugani dhe fituesit rë Kupës së Botës në Francë, Blaise Matuidi.

“Oriana dhe unë jemi pozitiv” tha Dybala. Për fat jemi në gjendje të mirë shëndetesore”
“Faleminderit për mesazhet tuaja.”
E dashura e Dybala, Oriana Sabatini është këngëtare, aktore dhe modele argjentinase, është mbesa e ish tenistes Gabriela Sabatini, kampione e SHBA 1990 Open.
E gjithë veprimtaria sportive vendase në Itali është pezulluar deri në 3 prill.

Pavarësisht se zhvillohet në vitin 2021, nuk do ndryshohet emri i EURO 2020

Emri i Kampionatit të 16-të Evropian i Futbollit, që u prolongua në vitin 2021, për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19), do të mbetet EURO 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

UEFA, nëpërmjet ueb faqes së saj, iu përgjigj pyetjeve të shpeshta në lidhje me prolongimin e turneut mes datave 11 qershor-11 korrik 2021.

Nga UEFA bënë të ditur se besojnë që ashtu siç ishte planifikuar, për nder të 60 vjetorit, turneu do të mbahet në 12 vende të ndryshme, ndërsa emri do të mbetet EURO 2020.

Rritet në 14 numri i rasteve me koronavirus në NBA

New York

Koronavirusi i ri (Covid-19) është vërejtur edhe tek dy lojtarë të Los Angeles Lakers, një prej ekipeve të Ligës amerikane të basketbollit (NBA), duke u rritur në 14 numri gjithsej i rasteve në NBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipi Los Angeles i NBA ku ndeshjet u shtynë pa afat më 12 mars pas konfirmimit pozitiv të lojtarit francez Rudy Gobert të Utah Jazz, në një deklaratë me shkrim njoftoi përcaktimin e koronavirusit edhe tek dy lojtarë.

“Sot mësuam se testi ka rezultuar pozitiv edhe për dy lojtarë të Lakers. Që të dy lojtarët janë në karantinë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekut të ekipit”, thuhet në deklaratë.

Arsyeja e virusit tek lojtarët e Lakers është treguar ndeshja e basketbollit të zhvilluar më 10 mars me ekipin Brooklyn Nets.

Rikujtohet se më parë në ekipin Brooklyn Nets është përcaktuar Covid-19 tek 4 lojtarë të tij.

Theksohet se që nga e enjtja, Covid-19 është përcaktuar tek 14 lojtarë të NBA.