VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Samsung promovon smartphone-n e ri të palosshëm

By | November 8, 2018

Komentet

Japoni: Foshnja më e vogël në botë del nga spitali

Mediat japoneze raportojnë se djaloshi më i vogël në botë është i gatshëm të shkojë në shtëpi.

Ryusuke Sekino ka arritur në 3.37 kilogramë pasi kaloi pesë muaj në spitalin qendror të distriktit Nagano në Japoni, shkruan agjencia e lajmeve Kyodo.

Kur u lind foshnja peshonte vetëm 258 gramë.

Nëna e Ryusuke, Toshiko Sekino, tha se djali i saj dukej aq i brishtë pas lindjes saqë “ajo nuk ishte e sigurt se si ta prekte atë”.

Mjekja Takehiko Hiroma tha se kishte vështirësi në trajtimin mjekësor të “foshnjës më të vogël”.

“Sepse, menjëherë pas lindjes, enët e gjakut ishin shumë të holla për të përballuar infuzionin”, tha ajo.

Ryusuke për 10 gramë theu rekordin e foshnjës më të vogël të lindur në Tokio në muajin gusht të vitit të kaluar.

“Shkalla e mbijetesës e foshnjave të lindura që peshojnë më pak se 1 kilogram është rreth 90 për qind në Japoni, por shkalla e mbijetesës së foshnjave të lindura që peshojnë më pak se 300 gramë është e ulët, sidomos për meshkujt”, raporton Kyodo.

Agjencia e lajmeve citon regjistrin për foshnjat më të vogla të universitetit amerikan në Iowa, sipas të cilit rekordin paraprak për foshnje më të vogël e mbante një djalosh i lindur në spitalin universitar Keio i cili peshonte 268 gramë.

Foshnja Ryusuke u lëshua nga spitali në 20 shkurt.

Foshnja “më e vogël e botës” do të shkojë në shtëpi, ndërsa njëkohësisht do të evidentohet listën e faqes së internetit të Regjistrit Japonez të foshnjave më të vogla, që ka të regjistruar 25 foshnje anekënd botës që kanë peshuar më pak se 300 gramë kur kanë lindur, e që kanë mbijetuar. Në mesin e tyre, gjashtë foshnje janë djem. aa

Ekstremistët budistë përgjakin Sri Lankën me të krishterë

Ministri i Mbrojtjes i Sri Lankës ka njoftuar se policia e këtij vendi i ka arrestuar shtatë persona në lidhje me sulmet e sotme në Sri Lankë, në të cilat u vranë së paku 207 njerëz.

Sipas të dhënave më të reja, numri i të vdekurve nga shtatë shpërthimet në kisha dhe hotele ka shkuar në 207 dhe mund të rritet më vonë për shkak të numrit të madh të njerëzve të plagosur.

Shumica e viktimave janë qytetarë të Sri Lankës, por autoritetet kanë njoftuar se rreth 30 persona me shtetësi të huaj janë në mesin e të vrarëve. Besohet se edhe disa qytetarë britanikë janë vrarë në këto sulme.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, por ministri i brendshëm, Ruwan Wijewardene, tha se sulmuesit janë identifikuar dhe ata janë ekstremistë fetarë.

Qeveria e ka shpallur orën policore, e cila ka hyrë në fuqi menjëherë. Autoritetet i kanë bllokuar edhe rrjetet sociale dhe shërbimet tjera të dërgimit të mesazheve përmes internetit dhe telefonave.

Fillimisht Sri Lanka u godit nga gjashtë shpërthime, tri prej të cilave ndodhën në kisha dhe tri të tjera në hotele luksoze. Më vonë ndodhën edhe dy shpërthime tjera, duke e çuar në tetë numrin e përgjithshëm të shpërthimeve, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Përleshje mes forcave ruse dhe iraniane në Siri

Në qytetet Deyrizor dhe Halep kanë ndodhur përleshje mes forcave ruse dhe iraniane, të cilët mbështesin regjimin e Bashar al-Asadit.

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale në këto dy qytete siriane, policët ushtarakë rusë janë përleshur me Rojet Revolucionare Iraniane, në qarkun Mayadin të Deyrizorit.

Në përleshje pretendohet se kanë humbur jetën 2 iranianë, ndërsa 4 ushtarë rusë janë plagosur.

Irani dhe Rusia ende nuk kanë dhënë deklaratë zyrtare.

Burimet gjithashtu theksuan se në afërsi të Aeroportit të Halepit, ku intensivisht janë terroristët e huaj të mbështetur nga Irani, ka ndodhur përleshje mes grupeve të mbështetura nga Irani dhe forcat ruse.

Edhe në muajin janar kishin ndodhur përleshje të ashpra mes forcave të Asadit të mbështetura nga Rusia dhe forcave iraniane. aa

Irlanda e Veriut – Përplasjet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë, humb jetën gazetarja

Konfrontimet e dhunshme mes manifestuesve nacionalistë dhe policisë kanë përfunduar në tragjedi, ku për pasojë ka humbur jetën një gazetare e cila po raportonte ngjarjen.


Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Londonderry, në Irlandën e Veriut, teksa policia ka njoftuar se vrasja e gazetares Lyra McKee, 29-vjeç, po hetohet si “një incident terrorist”.

Gjatë protestës janë lëshuar disa shishe molotov ndaj makinave të policisë, duke i vënë flakën.

Protestat nisën pasi autoritetet kontrolluan disa shtëpi, në kuadër të hetimeve për shpërthimin e një makine në muajin janar.

Dyshohet se vrasësit e gazetares janë disidentë republikanë që i përkasin grupit “IRA”, një organizatë e armatosur që ka luftuar për pavarësinë irlandeze, por që sot nuk është me aktive.

Peru, vetëvritet ish-presidenti, akuzohej për korrupsion

Në Lima, vdiq të mërkurën ish presidenti i Perusë Alan Garcia, pak orë pasi kishte qëlluar veten në kokë për t’iu shmangur arrestimit në lidhje me një hetim për ryshfet. Ai ishte 69 vjeç.

Garcia i zgjedhur dy herë president, ishte një orator i aftë. Fillimisht u zgjodh si përfaqësues i zjarrtë i së majtës dhe më pas si nxitës po aq i pasionuar i investimeve të huaja dhe tregtisë së lirë. Vitet e fundit, atij nuk iu ndanë akuzat për korrupsion gjë që ai e mohonte vazhdimisht.

Garcia ishte një nga nëntë personat për të cilët një gjykatës kishte urdhëruar arrestimin të mërkurën, për përfshirjen e dyshuar në një skandal ryshfetesh të dhëna nga firma Odebrecht, një kompani braziliane ndërtimi. Kjo çoi në skandalin më të madh të korrupsionit në Amerikën Latine, kur firma pranoi në vitin 2016 se kishte paguar ryshfete për politikanët në të gjithë rajonin për të siguruar kontrata fitimprurëse.

Anëtarë të partisë së Garcias e njoftuan vdekjen e tij përpara njerëzve të mbledhur jashtë spitalit Casimiro Ulloa, ku ai pësoi tre arreste kardiake dhe iu nënshtrua një operacioni.

Vietnamezja e akuzuar për vrasjen e Kim Jong-nam do lirohet nga burgu

Kuala Lumpur

Vietnamezja Doan Thi Huong, kundër të cilës në Malajzi zhvillohet proces gjyqësor për vrasjen e Kim Jong-nam, gjysëm-vëllait të udhëheqësit verikorean Kim Jong-un, do të lirohet në maj të këtij viti, deklaroi avokati i saj, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sipas informacioneve që kemi marrë nga zyrtarët e burgut, Houng do të lirohet në seancën e caktuar më 3 maj”, ka thënë avokati i të akuzuarës.

Gjykata në Malajzi në fillim të marsit liroi indonezianen Siti Aisyah, e cila gjithashtu ishte e dyshuar për vrasjen e Kim Jong-nam, i cili u vra në shkurt të vitit 2017 në Kuala Lumpur.

Aisyah fillimisht ngarkohej se më 13 shkurt 2017 me helmin VX vrau Kim Jong-nam në aeroportin ndërkombëtar në Kuala Lumpur.

Gjykata solli vendim për lirimin e saj pasiqë Prokuroria hodhi poshtë akuzat ndërsa 27-vjeçarja Siti Aisyah kaloi dy vite në paraburgim.

Aisyah dhe Huong u arrestuan pasi në xhirimet e kamerave të survejimit u panë duke iu afruar Kim Jong-nam dhe kontaktojnë me të. Pak më pas disidenti verikorean vdiq.

Aisyah gjatë mbrojtjes tha se ishte afruar pasi disa japonezë apo koreanë i kanë ofruar 90 dollarë për pjesëmarrje në kamerë të fshehur e cila do të emetohej në televizion.

Ekspertët e forenzikës në trupin dhe nën thonjët e Aisyah nuk gjetën gjurmë të substancës kimike VX, për dallim të Houng, tek e cila u gjetën gjurmë të tilla.

Kim Jong-nam ishte vëllai i madh i udhëheqësit verikorean Kim Jong-un. Në Korenë e Veriut ai nuk kishte asnjë titull, pasiqë kishte lindur nga një marrëdhënie jashtë martesore të ish-liderit të Koresë së Veriut me aktoren Sung Hae-rim.

Vajza që qan në kufirin SHBA-Meksikë fituese e World Press Photo

SHBA

Një vogëlushe që qan me ngashëri, e cila sapo është nga prindërit e saj në kufirin me Meksikën në Teksas është shpallur fotoja fituese e ‘World Press Photo 2019’.

Fotoja është realizuar nga fotografi John Moore. Afër vogëlushes ndodhet një agjent me uniformën e kufirit amerikan. “Është një nder i madh për mua që jam fituesi i këtij konkursi.

Qëllimi im që kur fillova të merrem me fotografitë e emigracionit dhe sigurisë së kufijve dhjetë vjet më parë, ishte të hedh dritë mbi një temë që thuhet shpesh vetëm nëpërmjet statistikave. Jam shumë krenar që shoh si kjo punë po ndikon në një audiencë globale “- ka thënë fotografi John Moore.

Dështon misioni në Hënë i anijes hapësinore izraelite

Foto e shkrepur nga anija hapësinore Beresheet

Anija e parë hapësinore me financim privat është shkatëruar pasi u përplas në sipërfaqen e Hënën.

Arsye për rrëzimin e saj ishte një defekt në motorin kryesor. Anija izraelite e quajtur Beresheet u përpoq të ulët butësisht në Hënë, por pësoi problem teknik gjatë zbritjes së saj në sipërfaqen e Hënës.

Qëllimi i misionit ishte të merrte fotografi dhe të kryente eksperimente, informon BBC.

Vetëm agjencitë hapësinore qeveritare nga ish-Bashkimi Sovjetik, SHBA-ja dhe Kina kanë bërë ulje të suksesshme në Hënë.

“Ne nuk ia dolëm, por patjetër u përpoqëm”, tha iniciatori i projektit, Morris Kahn.

Beresheet, ishte një projekt i përbashkët midis “SpaceIL”, një organizatë jofitimprurëse izraelite e financuar privatisht dhe Industrive hapësinore të Izraelit.

Sudan, ushtria merr nën kontroll pushtetin

Khartoum

Ministri i Mbrojtjes i Sudanit, Awad bin Auf, njoftoi marrjen e kontrollit mbi pushtetin nga ana e ushtrisë dhe nisjen e një periudhe dyvjeçare të tranzicionit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për televizioni shtetëror, Auf tha se Këshilli Suprem Ushtarak i Sudanit ka marrë kontrollin mbi qeverinë dhe njoftoi arrestimin e presidentit Bashir.

Auf tha se në vend është pezulluar kushtetuta dhe janë shpërbërë qeveria, parlamenti dhe qeveritë provinciale, duke njoftuar nisjen e një periudhe dyvjeçare të tranzicionit.

Ai po ashtu bëri të ditur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për një periudhë tremujore dhe tha se në mbarë vendin do të zbatohet orë policore nga ora 19:00 për një muaj.

Auf premtoi mbajtjen e zgjedhjeve në fund të periudhës së tranzicionit dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për transferimin e pushtetit përmes rrugëve paqësore.

Ndryshe, nga 19 dhjetori i vitit të kaluar Sudani është përfshirë nga protestat kundër krizës ekonomike, në të cilat është kërkuar dorëheqja e Omar al-Bashir.

Pas protestave që u ndezën sërish nga dita e shtunë, ushtria sot në mëngjes rrethoi institucionet e rëndësishme të vendit dhe filloi arrestimin e liderëve të Partisë së Kongresit Kombëtar në pushtet.

Anija hapësinore e Izraelit pritet të zbarkojë në Hënë

Anija hapësinore “Beresheet” e Izraelit po bën përgatitjet e fundit para zbritjes së saj në sipërfaqen e Hënës.

Nëse aterimi do të jetë i suksesshëm, kjo do ta vendosë Izraelin midis vendeve elitare që kanë realizuar udhëtime për në Hënë.

Fluturakja e quajtur Beresheet, që në gjuhën hebreje do të thotë “në fillim”, ka udhëtuar në hapësirë për shtatë javë para se të kalonte në gravitetin e Hënës javën e kaluar.

Anija kozmike pritet të arrijë fazën e fundit të aterimit në Hënë gjatë ditës së enjte.

Pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, Izraeli është vendi i katërt në botë që dërgon fluturake në Hënë.

Britania e Madhe do të shndërrojë plastikën në hidrogjen

Kompania për pëpunimin e mbeturinave Peel Environmental dhe furnizuesi me energji nga mbeturinat Waste2Tricity, po bashkojnë forcat në projektin e parë në Britani të Madhe me të cilin plastikën do ta shndërrojnë në hidrogjen, raporton Anadolu Agency (AA).

Peel Environmental bën të ditur se dy kompanitë në fjalë po planifikojnë një investim prej 7 milionë sterlina me të cilin do të ndërtojnë një uzinë në Cheshire, ku plastika e pariciklueshme do të shndërrohet në hidrogjen.

Hidrogjeni i liruar do të përdoret si karburant për autobusët dhe kamionët në rajon, ndërsa më vonë do të përdoret edhe për automjetet me hidrogjen, me çka në masë të madhe do të ndihmohet reduktimi i ndotjes së ajrit.

“Duke vënë në përdorim një teknologji të avancuar të trajtimit termik, fabrika do të mund të përpunojë deri në 25 ton mbeturina plastikë në ditë”, tha kompania.

Përveç prodhimit të hidrogjenit të decentralizuar, uzina do të prodhojë edhe energji elektrike, e cila do të mund të përdoret nga bizneset lokale.

Arrestohet në ambasadën e Ekuadorit themeluesi i Wikileaks

Themeluesi i Wikileaks Julian Assange është arrestuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Sipas BBC, Assage mori strehim në ambasadë 7 vite më parë për të shmangur ekstradimin në Suedi pas rastit të një sulmi seksual.

Nga ana tjetër policia metropolitane shprehet se ai është marrë nga forcat e sigurisë dhe do të shfaqet ne gjyq sa më shpejt të jetë e mundur.

Më herët ambasada e Ekuadorit në Londër tha se po përgatitet të dëbojë themeluesin e Wikileaks, Julian Asange dhe duket se ka arritur në një marrëveshje me Britaninë e Madhe për arrestimin e tij.