VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

SAKRIFICA E JASHARAJVE – THEMEL I SHTETIT TË KOSOVËS – Nga Hysen Ibrahimi

By | March 7, 2020

Komentet

Presidentja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Meta Dollenberg: Fazë kritike – Gjermania ka qenë e përgatitur

Presidentja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Meta Dollenberg shprehet për voal.ch si më poshtë:

“Tani jemi duke përjetuar një fazë kritike të pandemisë. Situata është serioze. Qëllimi ynë kryesor si Federatë e Mjekëve shqiptar në Europë (AMFE) është të thyejmë zinxhirët e infeksionit dhe të mbrojmë sistemin shëndetësor nga mbingarkesa me pacient të infektur me COVID-19.

Në javët e fundit, numri i infeksioneve të reja të konfirmuara është rritur ndjeshëm. Gjermania disponon 29.250 krevate intensive.

Regjistri i kujdesit intensiv të Shoqatës Gjermane Ndërdisiplinare për Mjekësinë Intensive dhe të Urgjencës (DIVI) regjistroi 1.839 raste të kujdesit intensiv të pacientëve me korona (COVID-19) në të gjithë Gjermaninë më 30 tetor 2020. Në mbarë vendin, numri i infektuarve u rrit në më shumë se 506,000 raste.

Sistemi shëndetësor gjerman mbështetet dhe administrohet nga shumë institucione. Sistemi i kujdesit në Gjermani është i ndarë në tre fusha: kujdesi ambulator, sektori spitalor dhe ambientet e rehabilitimit ambulator dhe spitalor.

Gjermania ka qënë e përgatitur që në muajin Prill të këtij viti për rritjen e rasteve e të infektuarve me Covid-19 dhe është e gatshme ta përballoj krizën e tanishme pa vështirësi. Frika për përkeqësimin e pandemisë ka shkaktuar nje mbyllje të jetës publike prej datës 2 Nëntor në Gjermani.

Si mjeke specialiste do flisja për një “moment kritik të pandemisë” në lidhje me protokollet e trajtimit dhe menxhimit që tani ne si Federatë e Mjekëve shqiptar në Europë (AMFE) në dispozicion të publikut: të dhënat tona u japin mjekëve, menaxherëve të spitaleve dhe planifikuesve një pasqyrë gjithëpërfshirëse të situatës pandemike për herë të parë. Duhet të gjithë si Diaspor të japim kontribut mjekësor dhe intelektual për kapërcimin e kësaj vale pandemie”.

Kur heshtja lëkundet pranë britmës së heshtur – Nga Nue Oroshi

Britma e heshtur.Është një fjalë që më tepër ka karaktër poetik por që në fakt në brendësinë e saj është  mbledhur i gjithë ai mllef i pakënaqësisë për kohën që po e jetojmë.Shumë intelektual dhe intelektuale sot janë kapluar nga britma e heshtjës kur koha po ju levizë dhe shkundë heshtjen e lekundër.Kudo ku sheh shenja të pakënaqësisë së luftës në mes njerëzisë dhe djallëzisë, pranë panteoneve qiellore mbushën shtojzavallët me heshtjën e lekundur që nuk ju dëgjohet britma që e ka kapluar heshtja.Në mes të mureve njerëzore ku toka i bënë lutje diellit për pak ngrohtësi janë përzier mendimet që shëndrisin porsi vijat e skuqura të diellit që sillet e mbështillët duke dhënë ngrohtësinë pranë lëkundjeve të tokës.Edhe lëkundjet e tokës shpesh ndalën kur ndëgjohet jehu i bukurisë qiellore, që sillet vërdallë duke e ndalur heshtjën e lëkundur.

E zërat e të pakënaqurve kanë marrë rrugët e botës.Ata janë strukur pranë zjarrit për tu ngrohur në errësirën e heshtjës.Edhe kulshedrave edhe drangojve ju ka lagur baroti.Ata nuk po luftojnë me njëri-tjetrin por po shikojnë lojërat që po zhvillohen mbrenda teatrit të absurditetit.Shumë artistë kishim pasur, por historikisht ne shqiptarët kemi vuajtur nga politikanët.Në 80 % te rasteve gjatë historisë politikanët tanë kur kanë ardhur në maja të pushtetit e kanë harruar popullin dhe ka ekzistuar një mur i madh në mes të politikanëve dhe popullit që i ka votuar.E derisa politikanët tanë krijojnë mure ndarëse me popullin që e udhëheqin heshtja i ka lëkundur intelektualët që vetëm shikojnë dhe bërtasin në heshtje.Kur qahet një mur është me e lehtë se kur heshtë një burrë.E them për faktin se të heshtësh në kohën kur kryqëzimet e orientimit politik kombëtar e kanë marrë tatëpjetën është baraz me fajin që e bartin politikanët sharllatanë që janë mësuar duke iu leshuar rrugë çdokush dhe duke u gjuajtur me fjalë me njëri -tjetrin ditën e duke ndarë pazarët natën.

Edhe shpendkeqi edhe shqiponja janë zogj.Por shqiponjat fluturojnë në lartësi dhe janë krenare që i takojnë lartësive qiellore kurse shpendakeqët gjithmonë përzihen në tokë duke kërkuar ushqimin pa u kursyer se ku e fusin sqepin.

Ndjenja në mes të bukurës dhe të madhërishmës kur ndëgjon zërin e bubullimës pa e ndarë se cila është e bukura e cila e madhërishmja, e cila  jep një vijëzim në panteonin qiellor se ne shqiptarët atëherë kur është dashur dhe kur duhet të jemi të bashkuar gjithmonë kemi gjetur vegëza te vogëla  që jemi ndarë dhe nuk kemi gjetur harmoninë e përbashkët e qetësinë shpirtërore që pa hezitim çështjen shtetërore dhe kombëtare ta vendosim para asaj personale.Kur lartësia qiellore shihet nga bregu i pikëllimës një palimpsest i shkruar në hieroglifet e vjetra tregon se kultura nuk fitohet por ajo lind.Dijenia mund të fitohet por kultura është e lindur.E pikërisht këtu është edhe dallimi në mes të diturit dhe të kulturuarit.Ka intelektual që janë të ditur dhe kanë lexuar por iu mungon kultura njerëzore.E njerëzorja gjithmonë duhet të jetë para djallëzores.Këtu  mbyllet ai cirku i heshtjes së lëkundur dhe fillon britma e heshtjes.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR MIKUN TIM DHE TONIN, DR. NURI DRAGOI – Nga Hysen Ibrahimi*

NUK VDESIN ATA QË LËNË GJURMË NË INTERES TË KOMBIT

 

 

E nderuara familja Dragoj

Të ndëruar miq,

Pranoni Ngushëllimet e sinqerta për humbjen e mikut tonë, Dr. Nuri Dragoj.

 

Me pikëllim të thellë mbrëmë mora lajmin për vdekjen e Dr. Nuri Dragojit, një personaliteti krejt të veçantë, një figure të shquar shqiptare, mikut dhe njeriut të madh.

Me Nuriun jemi njohur në 2016, me aktivitetet të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, një njohje fizike, relativisht e vonshme. Por, kemi mësuar për njëri tjetrin aq shumë, sa të kishim bërë një jetë bashkë.

Historiani dhe gazetari i njohur Dr. Nuri Dragoj kishte sinqeritet të plotë në bashkëpunimet tona. Ai lartësonte punën dhe përpjekjet e çdo shqiptari në mërgatë, duke thënë hapur “Shpresën e kemi tek ju”, kur binte fjala për interesat e kombit.

Ai e cilësonte librin “Thesar Kombëtar të Mërgatës Shqiptare në Suedi”, si një vepër kapitale, si shembull të shkëlqyer të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” dhe shpresë për të nesërmen e çështjes kombëtare. “Botimi me vlerë i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” Suedi, titulluar “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”, ku janë publikuar një numër i madh me dokumente, artikuj e intervista, flet qartë për ndjenjën e përgjegjësisë që ka vetë kryesia e shoqatës, por dhe gjithë anëtarësia e saj. Botimi në faqet e këtij libri, të krijimeve që lidhen me jetën në komunitetin e shqiptarëve në Suedi, në Shqipërinë e tyre të dytë, si dhe shkrime e krijime për atdheun amë, perspektivën e kombit shqiptar, pasurimin e historisë së tij, janë hapa të guximshëm dhe mbi të gjitha me interes të madh për kulturën kombëtare dhe edukimin e brezit të ri[1].”, thoshte Dragoj në shkrimet e tij të gjata e shumë përmbajtjesore.

“Të gjithë ne, kudo që jemi, të punojmë siç punon shoqata ”Papa Klementi XI Albani” me qëllim që të shpejtojmë, sepse është fat i madh që fuqitë e mëdha që e copëtuan Shqipërinë, tani e kanë në dorë edhe bashkimin”, kishte thënë ndër të tjera në një intervistë për “Thesar Kombëtar…”, historiani dhe gazetari i njohur Nuri Dragoj.[2]

Për këtë arsye, Shoqata “Papa Klementi XI Albani”, e kishte shpallur dhe pranuar atë si Anëtar Nderi të shoqatës, për kontributin e pakontestueshëm që kishte dhënë në shërbim të traditës, kulturës, krijimtarisë letrare e publicistike dhe për mbështetje të sinqertë në veprimtarinë e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi.

Së fundmi, nga ai kam marrë vlerësimin më të lartë në librin “Hysen Ibrahimi- Hero i heshtur i dritës, të autorës Hyrë Tejeci Murati, ku Nuri Dragoj më cilëson si një “marathonomak i trojeve shqiptare”. Një shkrim prej 8 faqesh, ku ai përshkruan takime tona, duke lartësuar çdo veprim tonin që bënim në raport me çështjen kombëtare shqiptare, Dragoj tregonte përkushtimin dhe çiltërsinë e tij, për të njohur punën e të tjerëve, për ta grumbulluar atë në një pikë të rëndësishme, që do të ishte e mira e kombit tonë.

Por, Ti na ike herët, miku im i shtrenjtë. Do të takohemi në botën e amshueshme, ku shpirti yt do t’i takojë parajses.

Vdekja e Dr. Nuri Dragojit është humbje për familjen, për shoqërinë, për historinë, gazetarinë dhe kulturën shqiptare. Është humbje edhe për ne anëtarët e Shoqatës “Papa Klementi XI Albani” në Suedi. Ishte Anëtar Nderi i Shoqatës “Papa Klementi XI Albani” në Suedi dhe mbështetës dhe pjesëmarrës i të gjitha takimeve tona kulturore.

 

Por, vepra dhe puna e tij do të jetojë gjatë dhe do të shërbejë si model i mirë për brezat që vijnë. Nuk vdesin asnjëherë, ata që lënë gjurmë në të mirë të kombit!

 

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Dr. Nuri Dragoj dhe veprën e tij të madhe!

I lartësuar qoftë emri i i tij.

 

Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë

“Papa Klementi XI Albani”, Suedi

Ängelholm, 16 tetor 2020

[1] Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi, numri i 7, f.22.

[2] Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi, numri i 9, f. 443.

ÇMIMI I VITIT I TAKIMEVE ”AZEM SHKRELI” IU NDA SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË ”PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, SUEDI

Förslöv-Suedi, 13.10.2020

Në Pejë, në edicionin e 18-të të Takimeve Ndërkombëtare Letrare  “Azem Shkreli”, të vetmës shoqatë që iu nda çmimi i vitit, ishte Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë Papa Klementi XI Albani”, Suedi (SHSHASHS).

 

 

Çmimi i është nda nga Këshilli Organizativ për organizmin, Tekimet Nërkombëtare Letrare ”Azem Shkreli”, edicioni i XVIII, me radhë, me këtë motivacion:

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, ”Për kontributin e dhënë në letrat shqipe dhe krijimtarinë kulturore kombëtare”.

Përfaqsues i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, për t’a pranuar këtë Çmim, ishte z. Idriz Gashi, nënkryetar, i cili po ashtu u nderuar me “Çertifikatë” për pjesëmarrje dhe kontributin e dhënë në edicionin e 18-të të këtij manifestimi. Çmimi ia dorëzoi Xhenet Syka, Drejtoresh e DKRS-së, kurse “Çertifikatë” ia dorëzoi Aver Husaj, Shef për Kulturë.

Përveç SHSHASHS, u ndan edhe çmime për poezinë më të mirë gjatë takimeve, që ishin:   i Elida Rusta, poete,  ndërsa çmimi ndërkombëtar “Lirika e Azemit Shkrelit” iu nda Xue Sheng, poete nga Kanadaja.

Pastaj u ndanë edhe disa çmime reviale. Çmimi  “Rilindja” iu nda autorëve Ramë Oraca e Rozafa Shpuza. Çmimi “Pajtimi” Agim Deskut e  Shqipe Hasanit. Çmimi “Kushtetuta” poetëve Ramadan Beqiri e  Naxhie Bërbatit –Kastratit. Çmimi “Liria” iu nda tre autorëve Besim Perjucit, Donart Rexhbogajt e Ajete Pavatës.

Këshilli organizativ ndau mirënjohje po ashtu edhe për Ministrinë e Kulturës, rinisë e sporteve si përkrahës të këtyre takimeve, mirënjohje kjo që u pranua nga zëvendësministri  Engelbert Zefaj, Ministrinë e Shëndetësisë , gjegjësisht ministrit Armend Zemaj, për menaxhimin e pandemisë e dhënies së mundësisë për organizimin e këtij  takimi në kushte të jashtëzakonshme, Drejtorisë  për  Kulturë, rini e sporte të Komunës së Pejës,  drejtoreshës  Xhenet Syla, për përkrahje të pakursyer të këtyre takimeve si dhe deputetes shqiptare në  Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj për kontributin e dhënë për çëshjten kombëtare, komunitetin shqiptar  në  Kroaci dhe promovimin e urave kulturore shqiptaro-kroate.

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëvë Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, e vlerëson lartë këtë Çmim dhe falënderon përzemërsisht, kryetarin e komunës z. Gazmend Muhaxheri, të gjithë anëtarët e Këshillit Organizativ, znj. Xhenet Syka, Aver Husaj, e të tjerët, për Çmimin e Takimeve “Azem Shkreli”, që ndan për Shoqatën tonë.

 

Me respekt, në emër të SHSHASHS,

Hysen Ibrahimi, Kryetar.

Përgjegjësitë e historianit – Nga Nue Oroshi

Historiani ka  përgjegjësinë kryesore se si duhet shkruar historia.Ai duhet ta shkruajë historinë sipas ndodhjës së ngjarjeve historike e jo sipas deshirave të politikës aktuale.Historiani shqiptar duhet që ta don vendin dhe popullin shqiptar.Ai duhet bërë çmos që ti zbulojë dokumentët historike që nga koha e lashtësisë duke vazhduar me mesjetën shqiptare, kohën e re si dhe kohën me të re në mënyrë që ta shkruajë të plotë historinë shqiptare.Historiani shqiptar duhet të jetë edhe atdhetar ai nuk guxon asesi që interesin e tij personal ta vendosë përpara interesit kombëtar.Historiani shqiptar ka përgjegjësi të dyfishtë se jemi gjenerata e parë që e kemi mundësinë ta shkruajmë historinë tonë shqiptare ashtu siç ka ndodhur e jo ashtu siç e deshiron dikush të ketë ndodhur.Historiani duhet të jetë edhe një mjek i përsosour kur ta shkruan historinë.Ai duhet ti mbledhë eshtrat dhe  plagët e kombit shqiptar,ai duhet mos të flej në gjumë kur shfleton dokumentët dhe kronikat historike që kanë të bëjnë me vrasjen dhe masakrimin e popullitë iliro-arberoro-shqiptar gjatë historisë së dhimbshme por krenare të kombit tonë shqiptar.

Historiani duhet të mishërohet me portretët historike të periudhave të ndryshme kohore.Ai duhet analizuar dhe matur me peshën e gurit dhe me akullin e ftoftë të mendjës ngjarjën historike.Historiani asesi nuk guxon të shitët dhe as te blihet të askush.Shpesh kemi pasur raste që historianët tanë edhe pa dëshirën e tyre kanë shkruar gjëra që me pas kishin pasur deshirë ti hanë dhe gëlltisin dhe që këto gjëra mos të shpërndahen dhe të lexohën kurrë në opinionin shqiptar.

Por historiani duhet ta di se fjalën e thënë mund ta marrë era,por fjala e shkruar dhe e botuar mbetët për jetë.Edhe historianët janë qënie njerëzore që mund të bëjnë gabimet e tyre.Qoftë këto gabime me vetëdije apo edhe pa vetëdije.Për ato gabime ata duhet të kërkojnë falje. Pra,historiani duhet të jetë para së gjithash edhe atdhetar i mirë.Për faktin se ai gjatë gjithë kohës lexon ,shkruan dhe gjurmon për rezistencën heroike të herojve shqiptar gjatë shumë shekujve të historisë.Përgjegjësia e historianit për fjalën e shkruar dhe të botuar është dy herë më e madhe se përgjegjësitë tjera.Sepse një mjek me një gabim mund ta mbysë një apo dy persona.Një ekonomist apo matematicient, mund ta varfërojnë fondin me ndonjë gabim në llogaritje apo për mosaftësi profesionale.Historiani nëse gabon mundet që ta fallsifikoj një shekull të tërë.Me një fjalë një populli që i vritët historia është i vrarë i tëri.Ne shqiptarëve shumë shpesh na u ka vra historia.Për faktin se me shumë kemi kaluar të pushtuar se sa të lirë.Historiani i mirëfilltë duhet te jetë si një bletë puntore e cila lule në lule e thithë nektarin dhe me pasë me punën e saj të zellshme krijon rrjetin e saj ku vjen edhe mjalti që është prodhim i mbarë për shëndetin e njeriut.

Edhe historiani shqiptar, duhet të kujdeset për shëndetin e kombit shqiptar.Sa e sa herë mendoj për 47.000 shqiptarët e mbetur që na i vrau komunzmi pansllavistë gjatë dhe pas luftës botërore.Sa e sa herë më bijnë ndërmend fjalët e  atdhetarit Gjon Dedë Stanisha i cili gjatë pushkatimit prapa mureve të burgut të Prishtinës brohoriste me zë të lartë: Rrnoftë Çamëria!Rrnoftë Shqipëria!, e kur deshti të brohoriste për të tretën herë Rrnoftë Kosova! gjelatët komunistë i prenë fjalën në fyt me bresheri automatiku.Shpesh mendoj se ku gjinden varret e Marie Shllakut,Bernard Llupit,Kolë Parubit,Gjergj Martinit,Halim Spahis,Tahir Dedes,Kajtaz Ramadanit, Rexhep Kabashit dhe shumë e shumë të tjerëve.Në mendje shpesh me rrinë vrasjet e Kapidan Mark Gjon Markut,Llesh Gjon Markut,Ndue Përlleshit dhe shumë e shumë atdhetarëve shqiptar.Asesi  nuk më hiqen nga mendja masakrat serbe,malazeze dhe maqedonase, në trojet shqiptare prej vitit 1912 e deri në vitin 1999 që do të jetë edhe tema bosht në sesionin e ardhshëm shkencor që do ta organizon Shoqata “Trojet e Arbrit”.Historiani shqiptar duhet të sakrifikohet për të vërtetën historike dhe jo të priviligjohet duke mbyllur sytë për të mos thënë të vërtetën.Historia jonë shqiptare ka një problem të madh.Një pjesë e historianëve ende nuk  dijnë të ndajnë periodizimin e historisë.

Një gjë duhet ditur,Kosova është okupuar nga Serbia në vitin 1912 dhe është çliruar në vitin 1999, nga forcat e Natos dhe qëndresa shqiptare.Se si punuan akterët politikë mbrenda kësaj periudhe kohore  të pushtimit, ka vend të studiohet.Meqenëse ka vite që jam në krye të një projekti kombëtar për ndriçimin e historisë shqiptare lirisht mundë të them që falë angazhimit të 300 historianëve dhe studiuesve shqiptar anë e kënd trojeve shqiptare dhe diasporës se madhe atdhetare ja kemi arritur qëllimit që ta shkruajmë historinë shqiptare të pastër si loti,ashtu siç ka ndodhur edhe pse jemi luftuar në shumë anë për të mos dalë e vërteta historike në shesh.

Përgjegjësia e historianit është përgjegjësi historike.Se të gjitha këto vepra enciklopedike të shkruara do ti mbesin dëshmi breznisë në të ardhmën.Në bazë të këtyre veprave që kemi shkruar sot, nesër apo pas 100 apo 200 viteve do t´iu shërbejnë si brumë gjeneratave të ardhme që ti kenë si burime historike të dorës së parë.Historiani duhet ta dijë një gjë-ai nuk duhet të ndikohet nga rrethanat kohore dhe politike që  e rrethojnë atë por duhet ti shikoj dokumentët historike që duhet ti merr si lëndë të parë apo si brum për ta shkruar historinë.Të gabosh është njerëzore por ta përserisësh gabimin e njëjtë pa u skuqur dhe pa kërkuar falje është djallëzore.Prandaj përgjegjësia e historianit është si pesha e gurit që duhet mbajtur gjatë ecjes por përkundër barrës dhe peshës së rendë ai nuk duhet asnjëherë ta humbë drejtëpeshimin,ku humbja e këti drejtëpeshimi vetëm për një moment të shkurtër, mund të hedhë në humnerë.

Edhe piktorja shqiptare Dimitra Misrasi pjesë e ekspozitës organizuar në Athinë nga MegaArt Galeri me titull “Unë jam Mbretëreshë dhe ju më quani Art”

Voal.ch – Galeria MegaArt Galeri në Athinë ka organizuar Ekpozitën e Artit “Unë jam Mbretëreshë dhe ju më quani Art”. Ekspozita është inaguruar më 14 shtator dhe do të rrijë hapur deri në fund të tetorit. Përveç pjesmarrjes të piktorëve grekë, pjesë e ekpozitës është edhe piktorja e njohur shqiptare Dimitra Misrasi me disa punime të saj si dhe piktorët Afionis Olivia nga Kanadaja, Panos Ermizian nga Armenia, Martin Davis dhe Bongard Sugar nga Anglia, si dhe piktori i talentuar greko -turk, Minarixhoglu Mihalis.
Në posterin e ekspozitës lexohet:
“Unë jam Mbretëresha dhe ata më quajnë Art”
Çfarë është arti, çfarë nuk është? Një pyetje pa përgjigje që torturon shpirtin njerëzor ndër shekuj, do të jetë edhe shkaku i ekspozitës ¨të Galerisë MegArt, me titull ” Unë jam Mbretëresha dhe ata më quajnë Art “.
Nga shekulli 18 kur del ideja e ‘arteve te bukura’ i sherbeu ekskluzivisht shfaqjes të konceptit te së bukurës, deri ne shekullin 19, ku arti ndonjehere vepron si në nje fushe të pavarur dhe autonome qe i sherben vetes ekskluzivisht  si ” art për artin “, ndërsa ndonjëherë si mjet i Frymës për të shprehur kuptimin e tij • arti gjithmonë është në qendër të kërkimit shpirtëror njerëzor.
Nganjëherë si shprehje aestetike, nganjëherë si zbulues i kuptimeve në lidhje me vetë ekzistencën, arti zë hapësirë dhe kohën. Disa të tjerë përpiqen  ta përdorin si mjet vetëdije, disa të tjerë e sodisin si natyrë,  disa të tjerë thjeshtë thjesht e shijojnë e disa të tjerë thjesht e krijojnë. Arti, ndër të tjera, është jeta, mund të jetë thelbi i jetës, është gjithmonë i pranishëm në ngjarjet njerëzore, në shpirtin njerëzor, duke mbajtur një fuqi të veçantë: si një Mbretëreshë e hapësirës dhe kohës, arti lëviz fijet e jetës, ndonjëherë ajo mbështillet rreth tyre, herë  dhe bie poshtë, pastaj herë të tjera luan pa kujdes me ta dhe evoluon në jetë.
“Koha i vendos të gjithë aty ku e kanë vendin: çdo mbretëreshë në pallatin e saj, çdo klloun në cirkun e vet dhe çdo mashtrues në bankën e të akuzuarve”
Ekspozita është nga Maria Rigatoy-Ioakeimidou kuratore e artit vizual dhe Danae Tatalia Litsou teoricien arti
Hyrja falas”
Ndërkohë ekspozita është vizituar nga shumë artdashës dhe po ashtu edhe artistë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi.
Piktorja e njohur shqiptare Dimitra Misrasi me drejtorin e galerise DIMOS PAGOULATOS 
Piktorja e njohur shqiptare Dimitra Misrasi me kuratoren e ekspozitës Maria Rigatoy-Ioakeimidou
PRESS RELEACE
I am the Queen and they call me Art
What is art, what is not? This unanswered question that has tortured the human spirit in the depths of centuries will be the motive of the upcoming exhibition of MegArt Gallery, called “I am the Queen and they call me Art”.
Since the 18th century when the idea of “fine arts” that exclusively serve the concept of “beautiful” emerges, until the 19th century, when art is sometimes perceived as an independent field that only serves its purposes like an end itself, “art for the purposes of art”, while other times is perceived as a means of the Spirit to express its own meaning; art is found in the center of the spiritual pursuit of humankind.
Sometimes as an aesthetical suggestion, sometimes as a producer of meanings concerning existence itself, art occupies space and time. Others try to tame it and use it as a means of shaping consciousness, others contemplate on its nature, others simply enjoy it, and others just that simply create it. Art, among other things, is life, art may be the very essence of life, it is always present in the human history, it is always alive in the human spirit, possessing a special power: like a Queen of space-time, art moves the threads of life, sometimes it gets wrapped around them, sometimes it gets troubled and falls down, then other times it plays carelessly with them and evolves into life.
PARTICIPATING ARTISTS
Ampatielos Panagiotis
Afionis Olivia
Bongard Sugar
Vihou Katerina
Gatsiou Eleni
Georgiadou Maria
Dimos Odysseas
Dimitsa Olga
Emirzian Panos
Efthimiadi Angela
Zoe’s Collage
Kilakou Anna
Kratmenou Konstantina
Konsta Dwra
Magkakis Michalis
Martin Davis
Mavrodimos Giannis
Minaritzoglou Michalis
Misrasi Dimitra
Michaelidou Maria
Paliokosta Ioanna
Papadimitropoulos Konstantinos
Patouna Anastasia
Pastrikou Athanasia
Polichronopoulos Dimitris
Rigatou Maria
Sarri Marialena
Stathi Marina
Stavrou Alexandra
Tsiklea Maria
Tsoliakou katerina
Houndalas George
“Time puts everyone in the place where they belong: every queen in her palace, every jester in his circus and every cheater on his counter.”
Exhibition duration: 30/09/20 – 14/10/20.
Poster and Magazine:
MegArt Gallery Team, Nikolai Angelov & Georgiadou Maria
Communication and Technical Support:
Michalis Tsantes – MegArt Gallery Team
Organization and Curation:
Maria Rigatou – Curator and Visual Artist & Danai Tatalia Litsou – Art Theorist and Historian
FREE ENTRANCE
WORKING HOURS MEGART GALLERY
MONDAY -THURSDAY 14.00 -21.00
FRIDAY 12.00-17.00
SATURDAY AFTER AN APPOINTMENT
SUNDAY CLOSED
Contact: megartgallery@gmail.com & 2111821187 / 6983441715 / 6972138064

Radioja “Jehona e shqipes” në Bruksel, tribuna e fjalës së lirë të korifejve të shqiptarisë… – Nga Dukagjin HATA  

Sakip Skepi, udhëtimi mbresëlënës nga zemra e natës staliniste, në zemrën e bekuar të Perëndimit… 

 

 

Ende nuk kisha ardhur në jetë, kur një ndodhi e rrallë shkundi siprinën e qetësisë së rreme të epokës socialiste në ato vise vetmitare, duke zgjuar kërshërinë dhe sensin e filozofimit netëve vonë, në odat ku siteshin në sitë të hollë të gjitha të ndodhurat e asaj kohe. Vite më vonë, kjo histori kthehej e rikthehej në këto oda dhe sipas një konteksti të kodifikuar simbolik, jete e merrte mesazhe…

Po ç’kishte ndodhur vallë?

Në fund të viteve 50, një ngjarje bëri bujë dhe shkundi fort syprinën e keqkallaisur të agjitropit komunist, për gjoja lumturinë e popullit në epokën socialiste, duke nxjerrë në pah një realitet të dyzuar, mashtrues e denigrues, nga i cili njerëzit kërkonin të iknin me çdo çmim.

Shtatë familje dibrane, nga një fshat i izoluar me emrin Blliçe, ku gazi i degës së punëve të brendshme qëndronte ditë e ditë, duke përgjuar jetën e atyre njerëzve të konsideruar armiq të regjimit, thyen klonin Stalinist shqiptar dhe ikën drejt botës së lirë.

Më 12 Maj 1958, babai i themeluesit dhe sipërmarrësit të radios shqiptare “Jehona e shqipes” në Bruksel, Sakip Skepi, organizoi arratisjen më të madhe që ka ndodhur në Veri të Shipërisë, ku shtatë familje, gjithësej 26 veta, u arratisën nga portat e ferrit komunist, në kërkim të një modeli tjetër jete dhe dinjiteti. Pas një qëndrimi dhjetëvjeçar në ish Jugosllavi, familja Skepi përfundon në Belgjikë, ku vendoset përfudimisht.

Kur familja Skepi shkeli në Bruksel, Sakipi ishte vetëm pesë vjeç dhe mezi e kuptonte gjithë përmasën e saj që kishte ndodhur, por i është fiksuar nga rrëfimet e babait ajo ikje në errësirë, ai makth gri që i shoqëronte si një flamë përndjekëse gjersa kaluan kufirin dhe këmba iu preku tokën jugosllave, ku do të niste një tjetër histori mundimesh e privimesh gjer në kalvar…

Dihet jeta e trazuar e një emigranti, veçanërisht e një emigranti politik, që ka lënë prapa histori të trishta dyzimi e zhgënjimi, njerëz me të cilët nuk do të donte të ndahej, kujtime që përlotin çdo çast qepallat dhe nixisin reflektimin që nis në kufijtë mes dhimbjes dhe nostalgjisë.

Për të ruajtur të pastër gjuhën, do të rrëfente më vonë Sakipi në një nga mediat shqiptare, ”në shtëpi flisnim veç shqip, me prindërit. Bisedat e shumta i bënim për vendlindjen. Në fakt, kur u arratisëm lamë dy motrat e mia atje, se ishin të martuara dhe nuk i merrnim dot. Kështu, malli për vendlindjen ishte shumë i madh”.

Etja për gjuhën shqipe, që e kishin lënë prapa në mugtirën e një Golgote të trishtë, ku qenë kryqëzuar ëndrrat dhe dashuritë më të pastërta njerëzore, do të ishte një gravitet emocional konstant për Sakipin, gjersa e shtyu në ndërmarrjen më të guximshme e më fisnike të jetës së tij, themelimin në Bruksel të radios shqipe “Jehona e Shqipes”.

“Ne si emigrantë politikë nuk kishim asnjë kontakt me Shtetin amë, shkruan Sakip Skepi. Ishte një epokë shumë e vështirë. Si të rinj që ishim, kishim nevojë të dinim se nga jemi, nga vinim e kështu e më radhë…i bënim shumë pyetje vetes tonë. E vetmja mënyrë me e gjet pak a shumë veten ishte që të shpreheshim. Radioja ishte mënyra më e mirë me u shpreh dhe me u interesu nga afër për vendin tonë, dhe mbi të gjitha, për identintetin dhe kulturën tonë. Kështu lindi idea e krijimit tê Radios “Jehona e Shqipes” në Bruksel. Falë mirëkuptimit që gjeta në Ministrinë e Kulturës Frankofone të Belgjikës, ky vullnet u realizua me 20 Shkurt 1986 e që vazhdon edhe sot”.

Asnjë lloj Edeni nuk e përmbush njeriun nëse ndihet i ndarë përgjysëm, siç ndihej Sakipi dhe familja e tij, që kishin lënë në atdheun e pllakosur nga nata e delirit kriminal, dy mortat të pikëlluara, një pjesë të shpirtit të trazuar nga dhimbja.

Një radio shqip, në një vend dashamirës, por gjithësesi të huaj, është më shumë se një ëndërr e guximshme.

Para viteve ’90, komuniteti shqiptar në Belgjikë, si kudo në diasporën e vjetër, ishte i përçarë në fraksione politike, ekonomike dhe nën prirje e orientime të ndryshme ideologjike.

Rrugëtimi i Sakipit në Bruksel drejt realizimit të kësaj aspirate ka qenë një përvojë e vështirë dhe plot sfida, me pengesa si nga autoritetet belge, ashtu dhe nga pjesë të komunitetit shqiptar; që sidomos pas valëve të reja emigruese më 1992, 1997 e më tej, po konturoheshin në mënyrë disi kaotike.

Përkrahja nga autoritetët belge, nga Komuniteti Shqiptar, megjithë diversitetin që shkonte gjer në përçarje, gjithësesi aq i etur për të pasur një zë që të përcillte mesazhin e tyre jetëdhëns në dhera të huaj, ishin shtysa të forta që i dhanë drejtim dhe çuan drejt jetësimit këtë ëndërr të një të riu që vinte nga vendi i vogël ballkanik, me një botë të trazuar dhimbjeje, delikate dhe impresionuese njëherësh.

Sakipi sjell ndër mend episodet e fillimit, jo vetëm vështirësitë e një nisme kaq të guximshme, por dhe sfidat gjer në infiltrim dhe depërtim të sigurimit të shtetit, me anë të disa elementëve të kompromentuar të diasporës dhe tentativa e tyre për t’i vënë shkopinj nën rrota, rrekja për ta penguar radion e porsakrijuar.

Të gjitha këto mbetën pas si hije të një të kaluare të trishtë dhe çdo gjë u normalizua, vetëm kur ra Muri i Berlinit dhe u shemb diktatura në Shqipëri, çfarë bëri të merrnin frymë lirisht jo vetëm shqiptarët në trungun amë, por gjithë hapësirat etnike të shqiptarisë dhe veçanërisht disapora e vjetër shqiptare, diaspora politike.

“Ardhja e mërgimtarëve të rinj, pas viteve ‘90, solli brumë të ri mes nesh, thotë Sakipi. Solli gjuhën dhe kulturën për të cilat kishim aq shumë nevojë. Kështu, dhe komuniteti ynë u shtua dhe pasurua”.

Radioja e nisi punën me një grup të vogël prej 7 vetave, ku mund të veçojmë të ndjerin Idriz Basha, Gani Sheta, Ali Islamaj, Durak Duraku, Avni Islamaj, Naim Likaj dhe Saki, ideatori dhe drejtuesi I kësaj radioje. Më vonë, këtij grupi do ti bashkohej dhe bashkëshortja e Idriz Bashës, Kimete Basha –Mitrovica.

Komunikimi i ngrohtë dhe inkurajues i Skepit me gazetarët dhe bashkëpunëtorët, bëri që të vinin shumë emra të nderuar të gazetarisë dhe mediave radifonike, të cilët punonin me kohë të pjesëshme, por me përkushtim të plotë, që t’i jepnin radios fytyrën e mallit dhe mesazheve më kuptimplote të botës shqiptare, në një vend të huaj, por mjaft mikpritës dhe me vlera të larta intregruese dhe emancipuese.

Në çdo hap të hedhur me kujdes dhe kurajë njëherësh, Sakipi ka ndjerë peshën e rritjes së kësaj radioje, që i dha frymën e tij dhe mjaft shpejt u bë aq e dashur për gjithë diasporën shqiptare në botë. Në valët e radios “Jehona e Shqipes”, sidimos pas viteve 90 të hapjes së madhe, kanë folur shumë përsonalitete. Para vitit 90, për shkak të kufizimeve të kohës, ka folë ish Pretendenti i fronit Shqiptar Leka ZOGU I, personalitete të respektuar, si Mentor ÇOKU dhe Sami Repishti. Gjithashtu bashkëpunimi me regjisoren Liria Begeja në realizimin e filmit të parë, me tematik shqiptare jashtë vendit “Prill i Thyer” në Korsikë, me artistë të ardhur nga Kosova dhe Franca, përbën një kulm të vepritarisë së kësaj radioje.

“Me shembjen e Murit të Berlinit, -rrëfen Sakipi, -në studion e “ Jehona e Shqipes” kanë ardhur përfaqësues të televizioneve të njohur perendimore, si Televizioni kryesor belg “RTBF”. Gjithashtu veprimtaria jonë është pasqyruar disa herë në edicionin e lajmeve qëndrore. Nder shumë të madh na ka bërë edhe Televizioni francez “TF1 “( Talevizioni Numër 1 në Europë ) Ata na erdhën në studio dhe dhanë kronikën mbi radion tonë në edicionin qëndror të lajmeve në orën 20h dhe 23h”.

Radioja e drejtuar nga z. Skepi ishte i vetmi burim për të ndjekur një pasqrim real dhe të paretushuar të lajmeve nga Shqipëria, për zhvillimet politike dhe kazanin e revoltës popullore në vlim e sipër, që pritej të shpërthente nga dita në ditë.

Pas rënies së mitologjisë diktaoriale dhe hapjes së Shqipërisë e deri sot radioja ka sjellë zërat impresionmues të personaliteteve më të spikatur të Artit e Politikës,ku mund të veçohen Ismail KADARE, Dom SIMON JUBANI, Dom LUSH GJERGJI ( Prift dhe themelues i Shoqatës bamirëse në fund të viteve 80 “Nanë Tereza” në Kosovë ) Timo Flloko, Mirush Kabashi, Arif Vladi, Liri Rasha, Merita Halili, Zef Dede, Tefta Radi, Saimir Kumbaro, Isa Qosje, regjisorë nga Kosova dhe shumë e shumë të tjerë”…

Sakipi e nisi udhëtimin e tij të jetës me familjen e tij nga barku i ferrit Stalinist dhe arriti të jetë një model i suksesit shqiptar në Perëndim, një intelektual me kulturë të gjërë dhe përkushtim atdhetar, një sponsor i letërsisë, artit dhe kulturës kombëtare që lëvrohet në Perëndim, kreysisht në Bruksel, ku morën udhë ëndrrat e tij dhe të një “brezi të mallkuar”, që gjeti ”Edenin” e premtuar në një nga metroplet më dinamikë dhe impresionues të Perëndimit, me një radio që flet shqip dhe përcjell mesazhe panshqiptare…

Militantëve  të të  gjitha partive politike në Kosovë – Nga Nue Oroshi

Militantizmi është një veti apo një shprehi e cila paraqitët tek partiakët të cilët e shohin në të shumtën e rasteve liderin e tyre partiak si idol. Ata krijojnë një lidhje të afërt shpirtërore me liderin e tyre sa që edhe kur ka të drejtë edhe kur gabon në të shumtën e rasteve i gjejnë njëqind e një mijë fakte të paqena për ta mbrojtur atë, dhe për ta ngarkuar partinë tjetër për ta sulmuar. Në Kosovë kemi dy lloje militantësh. Militantët verbal apo të pa paguar të cilët janë të shumtë dhe bëjnë zhurmë të madhe vetëm e vetëm që lideri i tyre të ketë të drejtë dhe militantët lëvizës të cilët shfrytzojnë interesat e pushtetit për tu pasuruar. Militantët verbal pavarësisht se si ndërrohen pushtetet, ata në të shumtën e rasteve nuk përfitojnë gjë prej këtij militantizmi por ju mjafton që njëherë në katër vjet ta shohin liderin e tyre dhe t´iu jap dorën dhe një buzëqeshje mashtruese në një fushatë elektorale sa për të marrë votën e tyre. Kurse militantët përfitues janë të tjerë. Ata janë si ushujza apo zvarraniku që ju afrohen çdo lloj pushteti që vjen,kryesore është që të përfitojnë tenderet dhe të jenë mirë me pushtetin. Të këta lloj militantësh nuk ka rëndësi se kush vjen në pushtet, por kryesore është që ata të mos i prishin interesat e tyre biznesore. Meqenëse të gjithë këta militant partiak gjinden kudo nëpër Kosovë si në fshatë si në lagje të qyteteteve dhe në të shumtën e rasteve edhe përplasën me njëri-tjetrin duke mbrojtur liderët e tyre partiak dhe duke harruar që kafet e mëngjesit i pijnë se bashku në shitorët e fshatit. Ata janë lindur dhe rritur se bashku. E nuk është e moralshme që ti ndajnë interesat partiake.

Për ata që nuk e dijnë dëshiroj t´iu jap një spjegim se si veprojnë partitë politike në Kosovë. Lideret politik të Kosovës ata ngacmohen me njëri-tjetrin vëtem në Parlament të Kosovës nëpër debate televizive,konferenca shtypi, apo në ndonjë kremte që gjuajnë me fjalë me njëri-tjetrin.Por kur të bjen muzgu i mbremjës dhe fillon të errësohet nata,ata skajeve të restorantëve të Prishtinës apo ndonjë qyteti tjetër bashkohen,hanë dhe pinë pije të shtrenjeta e meze të mira dhe ndajnë tenderet në shenjë ngadhënjimi.Të tillët i ke në të gjitha partitë politike të Kosovës.Ndërsa ju militantët partiak gjuheni në mbremje me fjalë me bashkëfshatarin e juaj që mund të ketë qëlluar që të ka ndihmuar gjatë tërë ditës kur e ke pasur nevojën që të është shkaktuar ndonjë defekt në makinat e punës bujqësore apo ka shpejtuar që të ndihmon në kohëra të vranëta kur mblidhen livadhet e kur shpejtohet që mos ti zënë shiu dhe ti prishë të tërat.Kështu që do të ishte e mirë që me bashkëfshatarët nëpër fshatra apo me bashkëqytetaret nëpër lagje të qytetete të shkoni mirë në mes vete pavarësisht dallimeve politike.

Këtu dëshiroj të potencoj një rast.Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve në Prizren në vitin  2009 –2010 sepse u mbajten tri runde të zgjedhjeve për kryetar komune, zgjedhje të rregullta plus dy balotazhe, në një fushatë zgjedhore ku ishim ndarë në dy grupime të mëdha politike në qytetin e Prizrenit në një anë ishin partitë shqiptare me kandidatin e tyre kurse në anën tjetër ishte PDK  me partitë e minoriteteve me kandidatin e tyre.Zgjedhjet shkuan në  balotazhë dhe kandidati i partive shqiptare për 200 vota doli me i votuari.Në atë rast pati një tronditje të Qeverisë qendrore që në këtë kohë po i kalonin vitet e mjaltit në qeverisje qëndrore PDK dhe LDK. Ne nga Prizreni që atëherë koalicionin tonë e quanim Koalicioni i Lidhjes së Prizrenit ku i patëm shkaktu një termet qeverisjes qendrore sepse PDK e humbi Jeruzalemin e saj siç e quanin ata vet dhe për disa orë ishte prishur koalicioni.Është e njohur deklarata e zanzibarit që këtë sihariq e kishte dhënë Hajredin Kuqi për prishjen e koalicionit qendror.Meqenëse të dyja partitë kishin lakmuar për të ruajtur pushtetin ishin ulur sërish në tavolinë Hashim Thaqi dhe Fatmir Sejdiu.

Njëri ishte kryeministër e tjetri president.Ata ranë dakort edhe me përkrahjen dhe miratimin e Eqrem Kryeziut atëherë nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, që ti falin edhe për një mandat qeverisjeje Prizrenin PDK-së.Meqenëse ligjerisht nuk kishte mundësi sepse kandidati i koalicionit për Lidhjen e Prizrenit kishte fituar 200 vota më shumë, ata kërkuan që të mbahet balotazhi i dytë që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e politikës.Kështu ai balotazh ishte tash vetëm një farsë sepse çdo gjë ishte kryer në tavolinë.

Ky ishte vetëm një shembull se si vepron politika jonë në Kosovë.Shembuj të tillë kemi  mjaftë ku bëhen pazare politike dhë vështirsitë me të mëdha të partive tona politike për të krijuar një qeveri nuk është programi qeverisës e as orientimi ideologjik i partive politike.Vështirsitë më të mëdha janë tek ndarja e pushtetit që nënkupton edhe ndarjen e buxhetit të Kosovës.Prandaj në fund kam një këshillë miqësore për të gjithë ju militant të partive politike në Kosovë.Mos përplaseni në mes vete për liderët e tuaj partiak.Por shikoni nëpër fshat apo lagje të qytetetve se çka keni mangësi dhe bëhuni bashkë e kushtëzoni liderët partiak pavarsisht se të cilave partive politike janë se pa u bërë rregullimi i infrastrukturës në fshat apo lagje të qyteteve,pa u krijuar kushtet për punësimin e të rinjeve dhe të rejave, nuk do t´iu votojmë.

Militantizmi i tepruar edhe kur liderët e juaj politik e kanë gabim qonë në krijimin e kultit të liderit që nuk ekziston në botën demokratike perëndimore kurse në komunizëm quhet diktator.Kohërat e diktaturave dhe diktatorëve kanë përfunduar në trojet shqiptare prandaj kritikoni liderët tuaj politik kur e kanë gabim dhe mbroni ata kur kanë të drejtë.

Delegacion nga Gjermania, nga Nëndega e NRW, pjesë e inaugurimit të Shtatores e Sheshit të kolonelit hero Ahmet Krasniqi në Vushtri – Nga Hilmi GASHI – Gjermani

Qyteti i Vushtrrisë, ish-Vicianumi i vjetër, të hënën e 21 shtatorit 2020, priti ballëhapur e me nderime të larta shtetërore, strategun trim, Komandantin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FARK), ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, publicistin e studiuesin, kolonelin martir Ahmet Krasniqi – “Hero i Kosovës”, teksa erdhi në shtatore – i derdhur në bronz, duke u vendosur ceremonialisht e përgjithmonë në sheshin me emrin e tij, duke ia shtuar bukurinë e madhështinë qytetit të tij të lindjes.

Në këtë ceremoni solemne, në zbulimin e shtatores së heroit dhe inaugurimin e sheshit, morën pjesë e folën figura të larta shtetërore të Kosovës, si kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani; kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni; kryetari i komunës Vushtrri, Xhafer Tahiri, duke vlerësuar lart jetën e veprën e kolonel Ahmet Krasniqit, të parit ministër të Mbrojtjes dhe Hero i Luftës së Kosovës,

Gjithashtu, nderonin me praninë e tyre dhe ministra të Qeverisë Hoti, deputetë të Kuvendit të Kosovës, gjeneralë e kuadro të FSK-së, veteranë të Luftës së Kosovës, qytetarë të Vushtrisë e të ftuar të tjerë nga Kosova e Diaspora.

Në këtë eveniment historik, përkujtimor e solemn në Vushtrri, në shenjë respekti për veprën e sakrificat e kolonel Ahmet Krasniqit për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, mori pjesë protokollare ceremonial e bëri homazhe duke vendos kurorë me lule e mbishkrimin përkatës, edhe një delegacion nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Nëndega e NRË -së, në Gjermani.

Delegacioni i LDK nga Diaspora, nga Nëndega e NRW në Gjermani, gjen rastin të faleminderojnë dhe promotorin kryesor, ministrin e përkushtuar Armend Zemaj, si dhe të palodhurin organizator, kryetarin e komunës së Vushtrisë, Xhafer Tahirin, të cilët realitetuan vendosjen përuruese të Shtatores dhe inaugurimin e Sheshit me emrin e kolonel Ahmet Krasniqit – “Hero i Kosovës”.

 

Voto Besim Arifin, zërin e fuqishëm të shqiptarëve në Rovereto – Nga Florim Zeqa

 

Rovereto është një qytet dhe qendër e rëndësishme industriale, turistike dhe kulturore në provincën autonome të Trentos. Në këtë qytet jetojnë një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, në mesin e të cilëve është edhe shqiptari nga Lipjani, i cili është pjesë e listës zgjedhore të “Partito Democratico” (Partia Demokratike, dega në Trento), ku me 20 dhe 21 Shtator do t’i drejtohet elektoratit për të kërkuar besimin për të hyrë delegat në kuvendin komunal të qytetit Rovereto.

Kush është Besim Arifi!?

Besim Arifi ka lindur në vitin 1971 në fshatin Gllogoc, komuna e Lipjanit (Republika e Kosovës). Shkollimin fillor e ka mbaruar shkollën “Emin Duraku” në Banull -Gllogoc, ndërsa të mesmen (drejtimi i tregtisë) e ka përfunduar në Lipjan. Studimet i kishte filluar në SHLT në Pejë, por për shkak të veprimtarisë atdhetare detyrohet t’i braktisë studimet.
Shkaku i ndjekjes nga regjimi serb, në vitin 1992 Besimi detyrohet të emigroj në Itali. Fillimisht vendoset në Romë, ndërsa nga viti 1994 për shkaqe punësimi kalon në Trentino, kurse në Rovereto është nga viti 1998.
Me të ardhur në Rovereto, Besimi angazhohet në shoqatën “Casa della Pace di Rovereto” dhe njëkohësisht ishte edhe anëtarë aktiv i shoqatës “Kosova” në Bolzano.
Përmes këtyre dy shoqatave, gjatë periudhës së luftës çlirimtare, Besimi është angazhuar në grumbullimin e ndihmave materiale dhe finaciare për Kosovë.
Me iniciativën e tij, në vitin 2012 hapet Shoqata Shqiptare Rovereto, me ç’rast Besimi zgjedhet kryetar i shoqatës. Por Besimi nuk mjaftohet me kaq, është i angazhuar edhe vullnetar aktiv i shoqatës “Trentino per il Kosovo”, ku përgjatë viteve të fundit kanë zhvilluar aktivitete të ngjeshura kulturore dhe atdhetare.
Nga veprimtaria e Shoqatës Shqiptare në Rovereto vlenë të veçohet hapja e ekspozitës për Familjen Jashari në Rovereto dhe Bolzano nën patronatin e Muzeut të Kosovës.
Ngritja e flamurit të Kosovës në Rovereto në mesin e 100 flamujve të botës Campana di Caduti.
Binjakëzimi i qytetit të Lipjanit me Rovereton ishte iniciativë personale e veprimtarit Besim Arifi, me ç’rast janë shkëmbyer vizita të ndërsjella zyrtare mes kryetarëve dhe delegacioneve të dy qyteteve respektive, mirëpo shkaku i pandemisë ende nuk është finalizuar ky projekt i gatshëm bashkëpunimi ndërkomunal.
Besim Arifi ka mëse 10 vite që është aktiv në politikë, përkatësisht në Partinë Demokratike (“Partito Democratico”), ku në 5 vitet e fundit ishte delegat i këshillit për zonën Brione në Rovereto. Puna e palodhshme dhe sukseset e shumta, ishin inspirim për kryetarin e Roveretos, Francesco Valduga që ta nominoj Besim Arifin për kandidat të këshillit komunal.

Përvoja e lidhjes së urave të miqësisë shqiptaro-italiane

Me pervojen 10 vjeçare në skenën politike dhe bagazhin e pasur intelektual, ai do të garoj në listën e “Partito Democratico del Trentino”.
Besim Arifi me zgjedhjen e tij synon mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në qytetin Rovereto dhe Provincën Trento në përgjithësi, për integrimin e përgjithshëm të shqiptarëve, në veqanti për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe integrimin e plotë në jetën shoqërore.
Përvoja 10 vjeçare në politikë, është një kapital i çmueshem, një vlerë që duhet mbeshtetur pa rezervë nga të gjithë shqiptarët në këtë pjesë të Italisë.
Ndër prioritetet e Besimit do të jetë mbajtja nën tutelë ligjore e ndërmarrjeve private të shqiptarëve në Rovereto dhe Trento, nxitja për krijimin e ndërmarrjeve të reja, si një mundësi reale për shtimin e vendeve të reja të punës për të rinjët dhe të rejat shqiptare që kanë kryer studimet e mesme, të larta dhe pas-universitare.
Një veprimtar i shquar dhe një atdhetar i përkushtuar për avancimin e të drejtave të bashkatdhetarëve të vet, ka nevojë për një mbështetje me të zgjeruar nga të gjithë shqiptarët me të drejt vote në Rovereto, në mënyrë që me 20 dhe 21 Shatator, ta votojnë Besim Arifin për delegat në kuvendin komunal të Roveretos.
Vota për “Partito Democratico” me 20 dhe 21 Shator 2020, gjegjësiht për kandidatin e kësaj partie famëmadhe në Itali, zotin Besim Arifi është votë për mirëqenjen dhe prosperitetin tuaj, për trajtimin dinjitoz e jo vetëm si numra nga autoritetet e papërgjegjshme italiane.
Të nderuar bashkatdhetar, të dashur vëllezër e motra, me votën e juaj të lirë dhe demokratike, Besim Arifi do të bëhet zë i fuqishëm në kuvendin komunal dhe më gjërë në Regjionin e Trentos. Pra, vota për “Partito Democratico” dhe kandidatin Besim Arifi do të jetë votë për të ardhmen prosperuese në qytetin ku jetoni dhe jeni pjesë integruese e shoqërisë italiane.

Florim Zeqa, 17.09.2020

 

Jehu i tingllëmës buzë lartësive qiellore dhe marrëveshja Osmane me Kishën Ortodokse pas rënies se Konstantinopojës – Nga Nue Oroshi

Tregimi për të pambërrishmën rreth përputhshmërisë së një realiteti që sillet e mbeshtillët duke e krijuar një lëmsh të madh por të çthurur dhe të ngatërruar shumë me njëra -tjetrën që nuk po i gjindet fija e zgjidhjes.Shpeshherë lëmshat mitologjik duke u mbështjellur në luftën e Anteut për tokën sillën rreth Penatëve dhe Larëve që ishin gjarpërinjët mbrojtës të Ilirisë për të mbrojtur shtëpinë dhe truallin Arbëror që atëherë quhej Iliria.Edhe mbretresha Teutë ishte ajo që udhëhiqte Ilirinë deri sa të tjerët popuj që sot na rrethojnë luanin me arusha brigjeve të Karpateve apo grykës se Bosforit.Atëherë në Iliri dëgjohej tingëllima buzë lartësive qiellore.Luftohej edhe në mes të kulqedrave dhe drangojve për të mos lënë që të afrohen bajlozat e detit skaj tokës Arbërore.Jehun e tingëllimës buzë lartësive qiellore e penguan për të zezën e Arbërisë, aleancat osmano- ortodokse që pas pushtimit të Konstantinopojës u lidh një aleancë  në mes të osmanëve dhe kishës ortodokse qe në vendët ku sundon Osmania të përkrahet me ligj ortodoksia dhe të lejohët ajo që se bashku me islamizimin ti bëjnë gjëmën botës perëndimore.E kjo gjëmë më së shumti është reflektuar në trojet shqiptare ku me përkrahjen e Perandorisë Osmane ,serbët i përvetësuan kishat   iliro -shqiptare dhe i shëndrruan në kisha të tyre duke i përdorur sot para botës si shenjë e qytetrimit të tyre.Në fakt serbët nuk kanë qytetrim se ata e kanë vjedhur këtë qytetrim nga iliro- arbërorët.Jo pa faj në këtë tragjedi jemi edhe ne shqiptarët sepse pas kalimit të dhunshëm në islamizëm i lam kishat tona të zbrazëta.E një fjalë popullore thotë:Mallin e shkretë e hanë kuajtë e verbër .Rreth marrëveshjeve historike në mes të Perandorisë Osmane dhe ortodoksisë sllave së shpejti do të dalë me një studim me fakte historike duke shënuar marrëveshjet që ka bërë Perandoria Osmane prej rënies së Konstantinopojës e deri në ditët e sotme.Është fatkeqësi se këto marrëveshje u bënë në dem të tokave shqiptare.Pjesë e këtyre marrëveshjeve ishte edhe marrëveshja jugosllave – turke,ku për një shqiptar të dëbuar në Anadoll,Turqia i ka dhënë ish-Jugosllavisë një mushk.Aq na kanë vlerësuar serbët dhe turqit neve iliro-arbëroreve.E jehu i tingëllimës Arbërore të Ilirisë,Dardanisë,Arbërisë e Shqiptarisë vazhdon edhe sot e kësaj dite.Pa u ringjallë Kastriotizmi modern, në trojet e Ilirisë Shqiptaria nuk ka për të ecur asnjëherë përpara.Kastriotizmi është një shqiptarizëm i kulluar sepse në vete përveç rezistencës kundër osmanëve paraqet edhe fillet e para të Evropianizimit të shqiptarve.Paraqet këtë fill sepse ishim ne iliro-arbërorët që e mbrojtëm botën e qytetruar nga përhapja aziatike,por që na u kundërvu me një egërsi të paparë pesë shekuj me radhë.Nuk janë pa faj në këtë drejtim edhe disa nga princat arbëror të Arbërisë para dhe pas kohës së Gjergj Kastriotit të cilët duke mos shikuar interesin e popullit arbëror por shtrirjen e tokave të tyre aty këtu lidhën edhe aleanca me osmanlitë.Edhe sot në këto kohë të vështira që po kalon kombi ynë shqiptar, një pjesë bukur e mirë e shqiptarve ende nuk i ka lëshuar koma aziatike dhe ajo karpatiane.

Disa mendojnë me logjikën 500 vjeçare të pushtimeve Aziatike e disa mendojnë me logjikën 100 vjeçare te pushtimeve serbe.Me këtë logjikë ata e sulmojnë Amerikën dhe Gjermaninë.

Më pas fajet gjithmonë na i kanë te tjerët,i kanë fajet të tjerët sepse nuk kemi mbrojtës të shtëpive siç i patëm dikur Penatët dhe Larët, por na u ka ngatërruar lëmshi.Dhe në këtë ngatërrim të lëmshit jemi pak intelektualë që po e kërkojmë zgjidhjen e tij.Një grup i intelektualëve po heshtin se po kanë dëshirë të shikojnë përfundimin e dramës se orientimit të shqiptarve.Dhe kur ky teatër të përfundoj ata do të orientohen me fituesit.Ata e kanë harruar atë fjalën e traditës sonë popullore shqiptare : Ma mirë qiri i fikt se sa i flliqtë.E qirinjët e fikur shpeshherë janë fikur dhe shkrirë për faktin se me sa mundësi kanë pasur janë munduar ti bëjnë dritë shqiptarizmës.E meqenëse historianët duhet bazuar në fakte po e shënoj vetëm një fakt historik  që na jep studiuseja gjermane Mari Amelie von Godin që ka botuar 20 vepra në gjuhën gjermane për historinë,kulturën dhe traditën shqiptare në mesin e këtyre hyn edhe botimi i veprës së Kanunit te Lekë Dukagjinit.

Në këtë  dëshmi mjaft interesante që jep studiuesja Godin rreth një marrëveshje bashkëpunimi dhe tolerance në mes të turqeve dhe kishës ortodokse thotë:”Turqit pas pushtimit të Konstantinopolit arritën të bëjnë një marrëveshje të tolerancës me Kishën Ortodokse,e kurrë me Kishën Romake. ” Kleri katolik romak shtrinte ndikimin e vet në viset malore të pa arritshme.Kjo është arsyeja pse shqiptarët katolik u islamizuan ose u bënë ortodoks nëpër shekuj,por serbët ortodoks, bullgarët, rumunët dhe grekët mbetën të krishterë.Ky fakt i thyen të gjitha argumentët historike të disa historianeve joseriozë se Perandoria Osmane nuk kishte aplikuar dhunë me rastin e ndërrimit të religjionit dhe kthimit të shqiptarve në islamizëm por kjo dhunë ishte e dyanshme kundër shqiptarve disa ti kthejnë në islamizëm e disa në ortodoksizëm dhe ky bashkëpunim në mes të serbve dhe turqve vazhdoj nëpër shekuj dhe po vazhdon edhe sot kundër orientimit perëndimor të shqiptarve.

Pë ata që dëshirojnë ta kenë të saktë burimin se ku është cituarë po i jap edhe burimin e saktë në gjuhën gjermane: Zetschrift für vergleichende Rechtswissenschaft einschlieslich der ethnologischen Rechtsforschung Herausgegeben Erich Pritsch Köln Ferdinand Enke Verlag Stuttgart 1956″Das Albanische Gewohnheitsrecht ” Marie Amelie Freiin von Godin  München-Exkurse zum albanische Gewohneitsrecht,Volksüberlieferungen über den Kanun-Herkunft und Alter des Kanuni i Lek Dukagjinit,s.184.Ky argument por edhe argumentet e tjera të shumta tregojnë saktë se Kishat Ortodokse në Kosovë janë kisha te përvetsuara nga Kisha Ortodokse serbe dhe e përkrahur nga osmanët.Këto fakte duhet ti ketë parasysh politika e Kosovës që mosë t´iu jep territor ekstra dhe statuse te veçanta për faktin se janë kisha që na i kanë vjedhur dhe marrë me dhunë neve shqiptarve.E jehu i tingllimës buzë lartësive qiellore edhe sot është duke gjëmuar për shkak se një pjesë e shqiptarve ende është mbetur në komën 500 vjeçare te osmaneve dhe në komën 100 vjeçare të serbëve, duke harruar Penatët dhe Larët që mbronin pragun e shtëpisë në mënyrë që vazhdimësia Iliro-Arberoro-Shqiptare të ecë përpara.

“The Voice Kids” në Belgjikë e fiton Gala Aliaj bën krenarë shqiptarët dhe mahnit Belgjikën – Në gisht mban unazë me shqiponjën dykrenare

voal.ch – Vajza e artistit shqiptar, Robert Aliaj, Gala, ka shkëlqyer mbrëmjen e kaluar në “The Voice Kids” në Belgjikë, duke u shpallur fituese e këtij kompeticioni.

Këngët që i dhanë fitoren mbrëmjen e së premtes ishin ‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.

Ndërkohë përveç talentit si këngëtare, Gala është edhe shumë patriote.

Këtë e ka shprehur më së miri, ku në këtë natë të madhe për të në dorë mbante një unazë me shqiponjë.

Ajo arriti të fitonte zemrat e të gjithë publikut dhe jurisë që në audicionet e fshehta.

Gala konkuroi me këngën “Don’t know why” të Norah James dhe bëri që të katërt antarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.

”Beteja mes katër trajnerëve për një talent nuk ka qenë kurrë kaq e fortë”, thuhej në mediat belge.

Dhe në fund The Winner is: Gala Aliaj!

 

 


Send this to a friend