SADIJE BERISHA BOMBARDON POLITIKEN SHQIPTARE.
NJE SUEDEZE KERKON KAPITULLIMIN E POLITIKANEVE TE DESHTUAR NE OBORRIN E TYRE MIQESISHT DHE ARMIQESISHT
Drejtuar atyre qe ju intereson
Une kam postuar statuse ne FB ne te shkuaren si gjithe te tjeret.
Mediat Sociale kane avantazhet e veta
Lejon kedo te behet vezhgues, te krijoje dhe publikoje te vertetat e veta dhe eshte e drejta e çdo njeriu te zgjedhe se si dhe per çfare ta perdore lirine e vet.
Dhe eshte liri e jashtezakonshme te kesh mundesi te ndash ate qe mendon, ndjen qe eshte e rendesishme per ty me miq te afert, familje apo dhe miq virtuale.
Per disa eshte ushqimi, arti, moda, pushimet, semundjet, kafshet shtepijake ose politika, per te tjere jane te gjitha çka permendem me siper dhe kjo e ben FB te jashtzakonshem.
Frymezohesh, informohesh, merzitesh edhe prekesh. Por natyrisht ka dhe tjetren, mund te perdoret per propagande, thashetheme dhe genjeshtra.
Çdo monedhe ka dy anë dhe zgjedhja eshte gjithmone personale
Duke qene nje person qe permendet ne media pamarre parasysh se postimet e mija jane shpesh asgje serioze ose nje perpjekje sa me pak serioze per t’ju drejtuar problemeve që më (na) shqetesojne nga nje kendveshtrim tjeter; edhe pse disa here ajo çka shkruaj perkthehet apo interpretohet sakte shume here ndodh e kunderta!
Keshtu qe vendosa te bej diçka qe nuk e kam bere kurre me pare te jem e drejtperdrejte dhe me specifike.
Fatkeqsisht disa media vdesin qe ta lidhin gjithçka qe une postoj ne FB apo flas ne intervista me vitet qe une kam jetur ne Shqiperi.
Ketyre “mediave” ju them, ju lutem me lini rehat!
Kane kaluar 5 vjet! Nuk u lodhet duke shkruar rreth se njejtes teme!? Jam e sigurte qe lexuesit i keni lodhur e sterlodhur
Vitet e qendrimit tim ne Shqiperi paten momente te lumtura por ne menyre absolute, per shume arsye ishin vitet me te veshtire qe une dhe femijet e mi kemi jetuar. Por ato jane te kaluara dhe ne kemi bere paqe me shkuaren. Atehere le të fillojme
Jeta ime prane politikes me ka lejuar te takoj dhe te njihem personalisht me shume figura interesante.
Duke qene me fat te mjaftueshem per tu lindur dhe rritur ne Suedi qe per mendimin tim eshte nje nga vendet pararoje te Botes se Lire (Faleminderit Bab qe zgjodhe Suedine per te jetuar!)
Une erdha ne Tirane me nje botkuptim dhe edukate suedeze te ndershme, te drejte dhe te sinqerte.
Por botkuptimi, menyra paskomuniste e te menduarit e shumices ishte qe ne fillim e pakapercyeshme per mua.
U ndjeva komplet e pafuqishme e paralizuar nga mjerimi qe pashe me syte e mi ne zonat larg qendres.
Spitalet, shkollat, politikat dhe romët e vegjel duke lypur udhekryqeve ma thyen zemren ne njemije copa.
Shume nga ata te shkrete i kam njohur personalisht, me mungojne dhe dua t’ju them: Faleminderit! Me dhate force per te vazhduar perpjekjet dhe per te shpresuar ne dite me te mira.
Pra duke folur jo si eksperte ose si specialiste e ndonje fushe une jam veç nje grua qe flet me fjale te dala nga zemra dhe nga pervojat personale po specifikoj se KUJT i drejtohej dhe se per çfare bente fjale postimi im i javes se kaluar, (ne kete menyre shpresoj qe te mos vazhdoje te keqkuptohet dhe kryesorja te mos keqinterpretohet duke shtremberuar fjalet.
Ne lidhje me protesten e iniciuar nga PD une si Sadije Berisha nuk mendoj se do te zgjidhe ndonje gje. Le te jemi te sinqerte nuk ka per ta rrezuar qeverine, nuk ka per t’i sherbyer qytetareve te Shqiperise…Ne fakt nuk ka per t’i sherbyer as vete PD.
Personalisht jam demokrate por nuk do t’ja jepja voten kurrë PD në gjendjen që eshte katandisur tani.
Ne vazhdim, po zgjerohem në drejtim të udheheqesve të partive të ndryshme sepse ata i kane krijuar vetes mundesine per të udhehequr vendin, them i kane dhene vetes mundesine nga që nuk mendoj që ata i kane siguruar pozitat në Partite e tyre nepermes votave të popullit.
PD ka, kishte shume njerez të mire por zgjodhi (mendimi im) udheheqsin e gabuar.
Luli,
Me pelqen, je djale i kendshem ne jeten private por ne opinionin tim si qytetare e thjeshte ti nuk je udheheqesi qe mund ta nxjerre Shqiperine nga humnera e korrupsionit qofte tani, qofte kurre
(Brenda teje edhe ti e di dhe mendon si une)
Keshtu qe ne se arrin te menjanosh egoizmin dhe sedren personale, dorëhiqu dhe ler dike qe vertet ka material udheheqesi te prije popullin dhe te beje ate qe vertet ka nevoje dhe do Shqiperia
I dashur KM
Ne kurre nuk jemi prezantuar normalisht( ngaqe une nuk isha e lejuar te komunikoja me ju) per kete ju kerkoj të falur.
Sigurisht ju jeni nje djale i mire dhe i kendshem. Kam degjuar dhe që jeni artist dhe piktor i talentuar, me shume deshire do vizitoja ekspoziten tende…por i dashur KM as ti nuk ke per ta nxjerre Shqiperine nga mjerimi dhe korrupsioni ku qeverisjet e gabuara e kane katandisur, thelle në zemrën tende (nuk dyshoj që ke zemer) edhe ti e di kete.
Uni juaj do të jetë artist i madh edhe politikan i madh!
Të lutem zgjidhni njeren nga të dyja. Edhe e vetme njera nga egot e juaja eshte tejet e madhe.
Jam e sigurte që PS ka antare të ndershem dhe të talentuar që mund t’i perkushtohen dhe të perqendrohen në nje profesion.(Udheheqjen)
Megjithese edhe une vuaj nga e njejta gjë dua të merrem me të gjitha, paçka se mijera here me kane thene të merrem me embelsirat që i bej shume të mira po prapë nuk me rrihet …
Mr. Ilir Meta,
Kurrë nuk të kam honepsur as si udheheqes partije as në jetën personale dhe jam e sigurte që kjo nuk është diçka e re per ty por ketë nuk mund të them per gruan tuaj të pakten ajo ka zemer.
Opinioni im, të të kerkosh ty të nxjerresh Shqiperine nga mjerimi dhe korrupsioni eshte njesoj si të vesh nje kek të sapo dale nga furra perpara nje femije të uritur dhe t’i kerkosh që mos ta preke.
Me mire do të ishte që t’ja lije partine dhe poziten gruas tende.
Mr.Sulejman Gjana,PLL
Nese do permbaheshe dhe i ndaloje vetes veren e kuqe dhe gjuetine e vogelusheve te varfra do te beheshe burre, njeri më i mire, por fatkeqsisht kaq sepse edhe ti nuk je njeriu qe mund te udheheqe nje parti politike në fakt je shume, shume larg kesaj mundesije.
Egoist, manipulues, i uritur per pushtet, bythlepires( me fal per shprehjen)
Fama dhe deshira per të qënë afer të pushtetëshemve eshte droga e zgjedhjes suaj. Ti je asilloj që do të shisje dhe nenen ke djalli per t’u bërë i famshem dhe i rendesishem.
Ti je shkaku me i madh që PLL nuk merr vota veçse nga fosilet e mbetura prej kohes se mbretit.
Uau ndjehem kaq e çliruar.
Vitet e mija ne Shqiperi me kane lene ndjesine e nje jetese ne nje zone joreale, qe po humbet ngadalë.
Une isha nje grua shtepijake, mjeshtre e kekut shumicen e kohes por prapë arrita edhe ashtu të akuzohem dhe të dyshohem.
PLL mendonte se po perpiqesha te uzurpoja partine ose per me keq familjen mbreterore.
PD mendonte qe une po i infiltroja duke perdorur PLL dhe se PS po me perdorte mua, rastin tim për të demtuar PD.
Dhe me e forta nje shoqate nderkombetare e grave mendonte që une isha spiune!?
Ambasada amerikane me tregoi vendin.
Të tjerë me konsideruan nje heroine popullore…
Dhe të gjitha keto ndodhen nderkohe që une pergatisja embelsira per bamiresi.
Nuk di çfarë të them apo të shpjegoj si mendojne të tjeret here-here, imagjinata nuk ka kufij.
Jam e sigurte qe te gjitha partite shqiptare qe permenda kane njerez të mire të ndershem dhe të zote në gjirin e tyre une nuk po gjykoj ata.
Unë po gjykoj udheheqesit e ketyre partive sepse jane ata që nuk po udheheqin si duhet dhe jane ata që bëjnë ligjin në partite e tyre.
Nuk ja vlen të merremi me të kaluaren le të ndryshojme të ardhmen…
Kaq kisha per sot po shkoj të kontrolloj kekun në furre…:-)
SB
Komentet