VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Rusja thyen rekord – tërheq tramvajin 19 tonësh (video)

By | September 17, 2015

Komentet

Parfumi i ri, Kim Kardashian paditet për vjedhje

Kim Kardashian kohët e fundit nxori në shitje një parfum të ri të quajtur “Vibes” dhe tani është paditur për vjedhje të logos nga një kompani tjetër. Aroma e Kimit “KKW” vjen në një shishe të zezë të formuar si një flluskë me fjalën “Vibes” të shkruar brenda.

Vibes Media, një kompani e marketingu me bazë në Chicago, ka paditur manjaten e bukurisë për përdorimin e emrit dhe logos në mënyrë të paautorizuar, raporton TMZ.

Ata po kërkojnë dëmshpërblim dhe dëshirojnë që të gjitha parfumet “Vibes” të shkatërrohen.

Kim u akuzua më parë për vjedhjen e frymëzimit për shishen e parfumit “Body” të KKW.

Dizajni u bë për t’u dukur si një bust i zhveshur, por kritikët ishin të shpejtë për të treguar ngjashmërinë me klasikun e Jean Paul Gaultier, i cili kishte dal në shitje në vitin 1993.

Bleona Qereti rikthehet me ish-bashkëshortin? Ja si qëndron e vërteta

Pamela Aliaj – Postoi foto në ‘Instagram’, këngëtarja ngre dyshimet se bashkohet me Gani Bardhën. Pas një heshtjeje të gjatë që nga ndarja nga me ish-bashkëshortin, nisën sërish thashethemet lidhur me këngëtaren e njohur shqiptare, Bleona Qereti. Edhe pse tashmë kanë kaluar 4 vite që nga ndarja me biznesmenin Gani Bardha, së fundmi u përhapën sërish zërat për një ribashkim të tyre. Kjo ka qenë për shkak të postimit të një fotoje në ‘Instastory’-n e saj ku shkruante edhe emrin e ish-bashkëshortit.

Por sipas burimeve për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” këngëtarja ka një marrëdhënie vetëm shoqërore me Gani Bardhën. Pra, kjo nuk do të thotë se një postim i rastësishëm në faqen e saj në ‘Instagram’ tregon se çifti është rikthyer sërish bashkë. Ndërkohë që këngëtarja vijon jetën e saj drejt rrugës së suksesit në SHBA, atje ku ndodhet edhe Bardha, ndërkohë që ky i fundit vijon të bashkëjetojë me 44-vjeçaren amerikane tashmë prej 4 vitesh. Gjithashtu, rikujtojmë se këngëtarja ka qenë ajo që ka pranuar për herë të parë për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” se është ndarë nga bashkëshorti dhe se do të mbeteshin gjithnjë shokë.

Ndërsa tani mund të themi se pavarësisht aludimeve, Bleona vijon të jetë single, madje në kërkim të mashkullit perfekt. Edhe pse është një nga femrat më joshëse të skenës shqiptare, e duhet thënë një vajzë mjaft e guximshme që pëlqen të provokojë, Bleona Qereti po ende nuk e ka gjetur djalin e ëndrrave. Bleona e fshehu për disa kohë divorcin, derisa më në fund e publikoi duke thënë se ajo dhe ish-burri Ganiu kanë mbetur miq të mirë. “Jam ndarë nga Gani, ai do jetë gjithmonë familja ime”, është shprehur atëherë këngëtarja. Edhe pse jo të martuar ligjërisht, marrëdhënia e tyre dashurore është mbyllur me konsensus. “Gani do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time, por rrugët tona tashmë janë ndarë. Është shumë e vështirë të mbash të gjallë një lidhje në distancë, megjithatë ai do të jetë gjithmonë familja ime”,-ka thënë Bleona. Duket që nuk e ka pasur shumë të lehtë marrjen e këtij vendimi. Megjithatë, vetëm dy vjet pas ndarjes, Gani Bardhi u fejua me një amerikane 40-vjeçare, me të cilën vazhdon të jetë edhe sot.

 

 

Bardha i është përkushtuar pasionit të tij për makinat, ndërsa thuhet se prej kohësh ka nisur bashkëjetesën, ndërsa është në prag të martesës me partneren e re. Ajo është pavarësisht të gjithave një nga ikonat e bukurisë dhe guximit të këngëtarëve në Shqipëri. Bleona është vajza e çmendur, që jeton pa kokëçarje, ata që e njohin e dinë mirë që ajo dhe Gani kanë pasur një lidhje të jetuar bukur. Duke iu rikthyer sërish karrierës së saj në SHBA, ajo vihet re shpesh që ajo është pjesë e organizimeve të ngjarjeve më të rëndësishme në Hollywood duke na përfaqësuar gjithnjë, siç Bleona di të shfaqet. Ndërsa së fundmi ajo ka paralajmëruar se do të lançojë një tjetër produksion ku në faqen e saj në ‘Instagram’ ka lajmëruar ndjekësit e saj.  “Në një farë mënyre ndjej se i meritoj faljet…që kur unë di për të, por ajo nuk di për mua…’ Kjo është videoja e parë e debutimit. Më thoni ç’mendoni lidhur me aftësitë e mija lidhur me kontrollin”, shkruan Bleona në postimin e fundit në ‘Instagram’. Me siguri do të jetë një diçka ndryshe dhe e guximshme ndryshe nga tipi i këngëtares, ndërsa të gjithë e dimë se asaj i pëlqen të guxojë. Gjithë kjo energji në jetë, por kur do të vijë princi i kaltër për Bleonën? Ende nuk e dimë!

FOTOT – Ariana Grande e pandarë nga i fejuari i saj ‘piccolo’

 

Ariana Grande dhe i fejuari i saj Pete Davidson duket se janë në momentet e tyre më të lumtura. Në shumicën e kohës ata janë bashkë, madje ai e ka shoqëruar edhe në një duet në karaoke.

Së fundmi ata janë parë duke dalë nga një qendër tregtare dorë prej dore dhe sigurisht kanë fituar vëmendjen e kujtdo që ndodhej pranë tyre.

Ariana Grande ishte veshur me një bluzë të gjerë sportive të kombinuar me një palë çizme të gjata me taka të larta, ndërsa i fejuari i saj është shfaqur shumë sportiv.

Ato që bien më shuam në sy tek Pete janë tatuazhet e tij, të cilat zënë një pjesë të mirë të trupit të tij. /J.K – Gazeta Shqiptare/

Klaudia Pepa flet për herë të parë pas lajmit për ndarjen me Albi Nakon

Historia disavjeçare e dashurisë së koreografit të njohur Albi Nako dhe balerinës së talentuar Klaudia Pepa ka marrë fund. Prej një viti tashmë, çifti jetojnë të ndarë dhe duket se distanca ka qenë arsyeja kryesore e fundit të martesës.

Lajmin e shpërndarë në media, e kanë konfirmuar vetë Albi dhe Klaudia, të cilët kanë theksuar se gjithçka mes tyre është mbyllur me mirëkuptim dhe se tanimë do të vijojnë me projektet personale në drejtime të ndryshme. Por që atëherë, pervec konfirmimit për revistën “Class”, Albi dhe Klaudia nuk kanë folur më.

 

Ndarja e tyre mesa duket vazhdon të komentohet dhe me njërën prej ndjekësve në rrjetet sociale, Klaudia i është kthyer me përgjigje.

“Boll me këto poza. Sa u ndave me burrin, del në shesh. Nuk ma kishte marrë mendja që do të ndaheshe me burrin që të solli në Itali”-shkruan komentuesja.

“Zemër në Itali erdha me avion dhe direkt në Mediaset. Cdo histori ka një fillim e një fund, nuk është fundi i botës. Në një raport, në dy, faji është gjithmonë i të dyve. Gjithë të mirat”- iu përgjigj komentueses Pepa.

Klaudia dhe Albi ndahen pas disa vjet martese (foto)

Historia disavjeçare e dashurisë së koreografit të njohur Albi Nako dhe balerinës së talentuar Klaudia Pepa ka marrë fund.

Prej një viti tashmë, çifti jetojnë të ndarë dhe duket se distanca ka qenë arsyeja kryesore e fundit të martesës.

Lajmi është konfirmuar për revistën Class nga Albi dhe Klaudia, të cilët kanë theksuar se gjithçka mes tyre është mbyllur me mirëkuptim dhe se tanimë do të vijojnë me projektet personale në drejtime të ndryshme.

Albi Nako ka qenë një prej mbështetësve më të fortë në karrierën artistike të Klaudias, madje edhe në vendimet e saj më të vështira.

 

Në gjithë këto vite bashkëpunim në skenë dhe në jetë, Albi ka qenë motivim edhe për eksperiencat dhe iniciativat e balerinës në ekranet italiane.

Ndërkohë, Klaudia po jeton aktualisht në Itali, ku ka spikatur si një prej balerinave më të mira të baletit modern.

Njëkohësisht, ajo ka hapur edhe një shkollë baleti me emrin e saj, por është e përfshirë edhe në projekte të reja televizive.

Pavarësisht këtij vendimi, çifti ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.

Sipas burimeve të afërta pranë tyre, çdo gjë është vendosur me mirëkuptim të plotë dhe ata gjithmonë do të jenë mbështetës në karrierën personale të secilit.

Spanjë, Salvador Dali do të zhvarroset për testin e atësisë

Rasti ka të bëjë me Maria Pilar Abel Martinez, e cila pretendon se nëna e saj, një ndihmëse, në vitin 1955 kishte pasur marrëdhënie sekrete me artistin

MADRID – Një gjykatë e Spanjës ka urdhëruar zhvarrosjen e piktorit Salvador Dali, nga shkaku i një mosmarrëveshjeje familjare që kërkon të bëhet test i atësisë.

Rasti ka të bëjë me Maria Pilar Abel Martinez, e cila pretendon se nëna e saj, një ndihmëse, në vitin 1955 kishte pasur marrëdhënie sekrete me artistin.

Gjykatësi ka urdhëruar që trupi i artistit të zhvarroset pasi “nuk ka gjurmë të tjera biologjike ose objekte personale që mund të përdoren për dëshmi”, thuhet në urdhërin e gjykatës të cilin e ka siguruar agjencia spanjolle e lajmeve Efe.

Dali ndërroi jetë në vitin 1989, në moshën 85 vjeçare dhe pa fëmijë të njohur zyrtarisht, ndërsa trashëgiminë e tij ia kishte lënë shtetit spanjoll.

Abel Martinez është duke luftuar për të dëshmuar pohimet e saj të cilat kanë rezultuar të pasuksesshme që nga viti 2007, kur nisi betejën ligjore në të cilën kërkon pasurinë e babait të saj të mundshëm, ndërkohë që ka paditur Thesarin e Shtetit dhe Fondacionin Gala-Salvador Dali.

Avokati i Abel Martinez i tha agjencisë së lajmeve Efe se “përkundër moscaktimit të një date konkrete, zhvarrosja mund të ndodhë këtë korrik”. aa

Kush ia dhuroi këngëtares shqiptare makinën 300 mijë euroshe?

Është një nga këngëtaret me të komentuara shqiptare e përfolur shumë për fejesën e saj të gjatë me këngëtarin tjetër Shpat Kasapi si dhe një skandal që e përfshiu me reperin Agon Amiga për një tradhti të mundur bashkëshortore, diçka që ajo e mohoi.

Krahas muzikës, të cilën e ka lenë pak pas dore, Aferdita Dreshai vijon karrierën e saj në modeling në SHBA ku jeton tashme prej vitesh

Ajo është në një lidhje me sportistin çek Jakub Kinlic e surprizën atë shpesh me dhurata, udhëtime në vende të ndryshme e se fundmi duket se ai i ka blere edhe një makine luksoze.

Modelja dhe këngëtarja ka postuar një foto në një makine Ferrari që kushton rreth 300 mije euro duke habitur kështu të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj.

Image

Image

Image

Fotot – Njihuni me të fejuarin e Floriana Garos, si lindi dashuria mes tyre

Prezantuesja e njohur dhe ish-misi Floriana Garo nuk është më ‘single’. Ajo është fejuar dhe këtë e ka bërë publike vetë në rrjetet sociale ku ka postuar një kolazh me foto dhe një mbishkrim ku thuhet:

19366144_1879445972304341_6282564970412073140_n

Të dashur miq, desha të ndaja me ju lajmin e mrekullueshëm të fejesës time! Jam shumë shumë e lumtur.

“Panorama” mëson se fatlumi quhet Enis Daci. Ai ka studiuar në Gjenevë të Zvicrës, aty ku edhe jeton pasi ka edhe studion e tij të avokatisë.

Si janë njohur? Burime pranë çiftit i thanë “Panorama” se bukuroshja e ekranit dhe djali simpatik janë njohur në Paris dy vite më parë.

Lidhja mes tyre erdhi vetëm 2-3 jave pas takimit të parë. Vetë Floriana e ka shkruar që mes tyre ka lindur një dashuri me shikim të parë.

Floriana-Garo

floriana_garo_floriana_garo_instagram_june_gdQSw6Jj.sized garo-1 12783909_499233713611660_311361587_n

Floriana Garo e bën publike fejesën e re

Floriana Garo e ka bërë publike fejesën e saj të re duke postuar në rrjet foton me të fejuarin. Ajo edhe një herë i ka dhënë fund beqarisë. Ja kush është në krah të saj.

Detaje të reja nga dasma e Leonel Mesit me Antonela Roccuzzonn

Pak kohë më parë Leonel Messi bëri publike datën e dasmës së tij me partneren e tij shumë vjeçare Antonella Roccuzzo. Ceremonia e dasmës së yllit argjentinas do të zhvillohet në katedralen e Rosarios dhe festa do të mbahet në një hotel të madh në ritmin e muzikës latine “Cumbia-pop”.

Untitled-4

Në dasmë pritet të ketë rreth 600 të ftuar shkruan Gazzetta.it. Në Argjentinë eventi madhështoR është quajtur si dasma e vitit. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Leo Mesi, do të martohet më 30 qershor me partneren e tij, Antonella Roccuzzo, metë cilën ka edhe dy fëmijë.

Untitled-3

Dasma është caktuar më 30 qershor që korespondon dhe me moshën e futbollistit të Barcelonës, i cili më 24 qershor ndryshon prefiksin dhe do të fikë plot 30 qirinj.

Ata kanë edhe dy djem, Thiago dhe Mateo. Në dasëm do të jetë gjithë ekipi, por jo Luis Enrique, ish-trajneri i Barcelonës. Nusja, 29 vjeçe, do të veshë një fustan të dizejnuar nga “Rosa Clara”.

Untitled-2

I pranishëm do të jetë edhe grupi uruguajan “Rombai”, që të argëtojë mysafirët me vallëzim të egër, së bashku me këngëtaren argjentinase Karina Tejada, shoqëruese e Kun Aguero. Në pritje të dasmës, Mesi ia ka lejuar vetes disa ditë pushime me nusen e tij të ardhshme, siç dëshmohet nga profili në Instagram.

Fotot: Aktorja e famshme e Hollivudit: Ja si më ‘vardisej’ Trumpi kur isha e fejuar

Aktorja meksikane Salma Hayek ka deklaruar se presidenti amerikan Trump i është vardisur në kohën kur ajo ishte e fejuar.

Në një intervistë për Daily Show aktorja ka treguar se kur ndodhej në një festë me të fejuarin, papritur u shfaq një ‘xhentëlmen simpatik’, i cili pasi ia mori numrin e telefonit të fejuari të saj, nisi ta marrë Salmën shpesh në telefon e t’i thoshte:

“Ai nuk është për ty, nuk është aq i dëgjuar, lëre atë e dil me mua!”

Atë natë kishin qënduar gjatë bashkë Salma, i fejuari dhe Trumpi.

Bënte aq ftoht¨saqë Trumpi hoqi palton e tij dhe ia hoxhi Salmës.

Në fund të festës, tregon Salma, Trumpi i ftoi në kazinonë e tij në Atlantic City.

Laetitia Casta martesë sekrete në Corsica me aktorin francez Louis Garrell

Modelja dhe aktorja Laetitia Casta është martuar në fshehtësi me kolegun francez Louis Garrell, në një ceremoni intime dhe romantike në plazhin e Lumio, një vend në Korsika, ku artistja ka kaluar fëmijërinë e saj.

Revista ‘Chi’ sjell ekskluzivisht në numrin e saj të nesërm, pamje nga ceremonia.

Laetitia Casta ka mbërritur në perëndim në plazhin e Lumio në bordin e një gomoneje, me bashkëshortin e ardhshëm dhe tre fëmijët, Satheene, që e ka me regjisorin Stephane Sednaoui, Athen dhe Orlando që i ka me Stefano Accorsi.

Së bashku me ta edhe vetëm 40 të ftuar, të cilët kanë marrë pjesë në ceremoni, e celebruar nga bashkiaku Etiene Suzzoni dhe më pas kanë festuar me një darkë deri në agim.

Për Laetitia Casta kjo është martesa e parë. Dhëndri ka qenë për vite i lidhur me artisten Valeria Bruni Tedeschi, motra e ish zonjës së parë të Francës, Carla Bruni, me të cilën ka adoptuar në 2008 një vajzë nga Senegali.