VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Rritet siguria për ndeshjen Shqipëri-Izrael

By | November 11, 2016
blank

Komentet

blank

LIGA E KONFERENCËS- Shtatë skuadra shqiptare në fushë, Vllaznia dhe Laçi i luajnë të gjitha

Sot do të luajnë shtatë skuadra shqiptare në arenën ndërkombëtare, më konkretisht në ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

Në orën 20:00 do të luhen katër sfida, Partizani e cila ka humbur në takimin e saj të parë me rezultatin 3-0 ndaj Bazelit të Taulant Xhakës, do të provojë që të kualifikohet për më tej, takim që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në orën 20:00, do ta ketë radhën skuadra e Prishtinës e cila do të luajë takimin e saj thjesht për formalitet ndaj Konah’s Kuei Nomads nga ku në stadiumin “Fadil Vokrri” triumfoi me rezultatin 4-1.

Në orën 20:00, do të luhet ndeshja Shkëndija-Riga, ku skuadra tetovarë e Ernest Gjokës do të synojë kualifikimin edhe pse në ndeshjen e parë u mposht me rezultatin 2-0.

Në orën 20:00, do të luhet takimi Fejinord-Drita ku skuadra nga Gjilani arriti një barazim historik 0-0 ndaj skuadrës së madhe holandeze, dhe në ndeshjen e kthimit do të synojë pse jo dhe kualifikimin.

Në orën 20:30, e ka radhën skuadra e Laçit e cila do të kërkojë historinë ndaj Krajovës në shtëpinë e këtyre të fundit për tu kualifikuar për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Në orën 21:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia kërkon përmbysjen e madhe me një kundërshtar si AEL Limasol ku në ndeshjen e parë u mundën me rezultatin 1-0.

Në orën 22:00 do të luhet ndeshja Santa Klara-Shkupi, ku skuadra shqiptare do të kërkojë përmbysjen e rezultatit 3-0 të ndeshjes së parë./panoramasport

blank

Driton Kuka: Me ujë, zjarr dhe xhudon e Kosovës nuk ka lojë!

Trajneri i ekipit të xhudos së Kosovës, Driton Kuka, ka thënë se ende nuk mund ta besojë se pesë xhudistë kosovarë do të kthehet nga Tokio 2020 me dy medalje të arta.

Ekipi i xhudos, i përbërë nga pesë garues, e shkroi historinë në Lojërat Olimpike 2020, pasi i fitoi dy medalje të arta, duke e çuar në tre numrin e përgjithshëm të medaljeve të arta nga vetëm dy pjesëmarrje olimpike, raporton Gazeta Express.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në kategorinë 48 kilogramë në fund javë, e cila ishte e para për Kosovën në Tokio dhe e para për të në karrierë.

Pak ditë më vonë, të hënën, Nora Gjakova e përsëriti suksesin e saj duke e fituar medaljen e artë në kategorinë 57 kilogramë.

Krasniqi dhe Gjakova i ndoqën hapat e atletes më të madhe kosovare dhe frymëzueses së tyre, Majlinda Kelmendit, e cila e kishte fituar medaljen e artë në Olimpiadën Rio 2016.

Në një reagim në rrjetin social Facebook pasi Loriana Kuka i mbylli garat me humbje për ekipin e xhudos së Kosovës, Kuka e postoi një fotografi të veten me pesë xhudistët të veshur në rroba tradicionale japoneze.

“Samurajët Shqiptar…Medaljet Olimpike për popullin Shqiptar së shpejti do zbarkojnë në trojet Shqiptare. Xhudistët e ekipit tonë me sot i përfunduan garat në Lojëra Olimpike! Dy Medalje të Arta! Ende po më duket si ëndërr e mirë 5 garues e dy të arta! Medaljet janë të krejt ekipit me protagoniste Disin e Noren! Ashtu siç ishte e arta e Majlindes. Ekipi jemi ne që stërvisim, gëzohem e qajme së bashku në fitore e humbje,aty qëndron forca jonë e madhe!” shkroi Kuka.

Majlinda dështoi ta përsërisë suksesin e Rios pasi u mund qysh në luftën e parë. Akil Gjakova ishte shumë afër medaljes së bronztë, por nuk ia doli për pak. Ndërsa Loriana Kuka u mund në luftën e parë, po ashtu.

Kuka shtoi: “Kemi në krye Agronin që çdo ditë duron tekat e mia të trenerit,por kjo krejt është shpaguar… 2 Olimpiada 3 Medalje të Arta! Me dhjetra medalje Evropiane e Botërore! Këta jemi ne! I gëzofshim medaljet të gjithë ne, Shqiptarët kudo që jemi! Jam mirënjohës miq për aq shumë mesazhe e urime prej dhjetra e mijëra miqve. Ata që kanë menduar që medalja e artë e Majlindës është e para dhe e fundit, jeni mashtruar në llogari! Spo flas më shumë për sojin  e juaj se sdua ta prish festën e madhe! E kam thanë edhe më herët. Me ujë,zjarr e xhudon e Kosovës ska lojë! Kosova mbi të gjithë”.

Ekipi i xhudos, i udhëhequr nga trajneri Driton Kuka, pritet të kthehet në Kosovë të hënën.

Kosovës i kanë mbetur vetëm edhe dy garues ende në luftë për medalje në Tokio, Musa Hajdari dhe Egzon Shala, që do të garojnë në ditët në vijim.

11 garues kosovarë morën pjesë në Tokio 2020, prej të cilëve pesë ishin xhudistë.

blank

Loriana Kuka e pafat, mposhtet dhe nuk arrin të vazhdojë rrugën për medalje në Tokio

Loriana Kuka nuk ka arritur të vazhdojë rrugën drejt medaljes së tretë olimpike për Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Xhudistja e Kosovës u mund nga rusja Aleksandra Babintseva, me shënim të artë në raundin e dytë të kategorisë -78 kg. Kukës nuk i priu fati, pasi lufta që zgjati mbi gjashtë minuta po shkonte në favor të saj.

Loriana ka përpara një karrierë të gjatë dhe e presin edhe Olimpiada të tjera.

Ekipi olimpik i xhudos e mbyll këtu garimin në Lojërat Olimpike, Tokio 2020, me bilanc të jashtëzakonshëm, duke fituar dy medalje të arta me Distria Krasniqin e Nora Gjakovën.

blank

Lojërat Olimpike- Në vendin e katërt në botë, Meta: Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë

Presidenti i Republikës Ilir Meta e vlerëson si të shkëlqyer përfaqësimin e Shqipërisë nga Briken Calja në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ku ai u rendi i katërti në dygarësh duke vendosur një rekord të ri për Shqipërinë, për herë të parë në histori me një pozicion të tillë në Lojërat Olimpike.

“Në vendin e katërt në botë, vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike. Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë! 👏🇦🇱”, shkruan Meta.

blank
Meta Fb

Më 7 dhjetor 2018 Presidenti Meta dekoroi peshëngritësin Briken Calja me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, “Për rezultatet e shkëlqyera si ‘Kampion i Europës’ në sportin e Peshëngritjes, duke shpalosur vlera të larta të një sportisti të talentuar; i suksesshëm në arenën kombëtare e ndërkombëtare”.

blank

Lojërat Olimpike Tokyo 2020 – Briken Calja humb Medaljen vetëm për 1 kg….. – Nga ADRIATIK DOSTI

Me sakte do te ishte …nuk e humbi vete por ja humben ata qe kishte mbi krye…ata medioker qe e drejtuan dhe e keq -menaxhuan ne gare…
E ndoqa LIVE e plot emocion garen e sotme te peshengritesit tone te shkelqyer Briken Calja ne Lojrat Olimpike te Tokyo 2020…dhe sinqerisht me erdhi vertet shume keq per gjithe c’ka ndodhi e vecmas per menyren se si nje keq-menaxhim banal fare prej stafit te tij drejtues Pres. te KOKSH z.F.Ylli dhe Pres. te FSHF z.R.Gjoza e privuan sportistin tone nga fitorja, nga suksesi e nga medalja e pare olimpike per te e per Shqiperine…
Mekat … teksa ben nje gare te mire e teksa nje keqmenaxhim i stafit te tij drejtues ne stilin e shkeputjes ku rolin e trajnerit te munguar [ ???]… te peshengritesit tone te shkelqyer Calja e merr persiper Presidenti i KOKSH – Fidel Ylli …e privon sportistin shqiptar nga medalja e pare olimpike per Shqiperine …madje jo nga nje por nga dy medalje qe ishin plotesisht te mundeshme per tu fituar…
E ka nisur garen ne peshen 73 kg Calja me 151kg ne stilin e shkeputjes ku pas deshtimit ne proven e pare ka arritur ta ngreje kete peshe ne proven e dyte…nderkohe qe ka deshtuar ne proven e trete me 155 kg…nje kalkulim ky teresisht i gabuar pasi fare mire e me sukses Calja me diku tek 152-154 kg do ishte absolutisht ne zonen e medaljeve per ne stilin e shtytjes por edhe ne dygaresh…duke kombinuar kesisoj rrezultatet e te dyja stileve e me synim dygareshin…
Ngutja e jo profesionalizmi i atyre qe e shoqeruan dhe e drejtuan Caljen ne kete gare dhe yxhymi tipik shqiptar per ti rene murit me koke pa qene fare e nevojshme cuan ne deshtimin e peshengritesit tone ne gjysmen e gares…sepse medaljet nuk fitohen se do e se ka qejf Presidenti i KOKSH Fideli kesisoj apo edhe Presidenti i FSHP Gjoza..asisoj…
.
Ne shtytje Calja ishte i mrekullueshem vertet dhe beri maksimumin e tij e me te miren e mundeshme duke e nisur garen me sukses tek ngre qe ne proven e pare 184 kg…dhe e mbylli me proven e trete duke ngritur 190 kg… dhe duhej te ishte fitues i Medaljes se Bronzit c’ka do te ishte medalja e pare olimpike per te e per Shqiperine…[ pas asaj te Ymer Pampurit ne 1972 ne Mynih ku stili i tij me pas u suprimua nga IOC ]por diku atje ne Baterine B …indoneziani i pa njohur Abdullah ka ngritur po 190 kg ne kete stil dhe me vetem 1 kg me shume se Calja ne shkeputje ka arritur ti rrembeje medaljen peshengritesit tone ketu por edhe ne dygaresh…342 kg per indonezianin Abdullah [152 +190] dhe 341 kg [151 +190 ] per shqiptarin Calja… ndaj dhe te vjen keq sa me s’ka…
Fituesit ne stilin e Shkeputjes ishin …
Shi Zhyong -Kina me 166 kg
Pernia -Venezuela me 156 kg
Robu -Moldavia me 155 kg
Nderkohe qe Calja me 151 kg u rendit ne vendin e 7…
Fituesit ne stilin e Shtytjes ishin …
Shi Zhyong -Kina me 198 kg [rekord boteror dhe olimpik]
Pernia -Venezuela me 190 kg
Abdullah -Indonezia me 190 kg [ qe fiton ndaj Calja
te Shqiperise qe gjithashtu ngriti 190 kg]
Fituesit e Medalistet ne Dygaresh ishin …
Shi Zhyong – Kina me 364 kg [rekord boteror dhe olimpik]
Pernia -Venezuela me 342 kg
Abdullah – Indonezia me po 342 kg …
….dhe i katerti me 341 kg u rendit peshengritesi yne Briken Calja …ku rrezultati i tij gjithesesi duhet konsideruar mjaft i mire edhe pse e riperseris qe vetem 1 kg e la ate jashte zones se medaljeve e ku mungesa e trajnerit te tij ne kete gare e ne kete perfaqesim me i rendesishmi e me i madhi ne rang boteror per aresye e shkaqe banale ..per te cilat KOKSH dhe presidenti i saj F.Ylli duhet te mbajne pergjegjesine qe ju takon dhe duhet te ndihen plotesisht fajtore dhe shkaktaret kryesore te deshtimit te Caljes e te Shqiperise ne nje gare e konkurim ku te gjithe besonim e shpresonim per te paren medalje olimpike pasi forma e sportistit tone deri ne fund te gares ishte e shkelqyer…
Sepse nje zot e di se c’pune kane Fideli e Gjoza njeri pres i kom. olimpik kombetar shqiptar e tjetri pres. i fed. se peshengritjes te bejne e te merren me kalkulimet tekniko-profesionale te sportistit ne gare…ku dihet fare mire qe kjo gje profesionalisht eshte pune vetem e trajnerit te tij dhe e askujt tjeter…
Dhe jam mese i sigurte qe aventura te tilla te cmendura e ngjarje te tilla per librin Guiness ndodhin vetem me sportin shqiptar e askundi tjeter e ne asnje vend te botes…
Te pretendosh per medalje e ta cosh sportistin te garoje…pa Trajner [?????]…kete e bejne vetem te marret menderisht e askush tjeter !
E megjitheate …Faleminderit Briken …ti e bere tenden …bere me te miren e mundeshme dhe bere cmos te nderoje veten e vendin tend …por perderisa te kemi ende ne krye drejtues te tille partiake e medioker qe vene politiken mbi sportin as sot e as mot te mos na shkoje mendja per fitore, per sukses e per medalje aq me pak Olmpike !
Shembulli e arritjet e Kosoves vene me shpatulla per muri shtetin e drejtuesit e sotem te sportit kombetar shqiptar ndaj cdo lloj komenti tjeter do te ishte mese i tepert …
blank

Kosova lidere në rajon për shpërblimin e medalistëve

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova pozon me medaljen e artë olimpike.

 

Bekim Bislimi

Të gjithë sportistët e Kosovës, të cilët kanë arritur rezultate kulmore në disiplinat sportive, qoftë në kampionate evropiane, botërore apo lojëra olimpike, do ta kenë përkujdesjen e shtetit, konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Xhudistet e Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, në Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat po mbahen sivjet me vonesë për shkak të pandemisë së koronavirusit, janë fituese të medaljeve të arta olimpike.

Bazuar në Ligjin për sportin, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, të dyja këto sportiste, por edhe trajnerin e tyre Driton Kuka, ka detyrim t’i shpërblejë në bazë të rregullores për shpërblimet shtetërore.

Shpërblime financiare dhe mbështetje pas moshës 45-vjeçare

Ibër Alaj, udhëheqës i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke folur për Radion Evropa e Lirë, sqaron se cilat do të jenë shumat monetare të shpërblimeve, por edhe përfitimet tjera që kanë sportistët që kanë fituar medalje olimpike.

Sipas tij, medalistja e artë merr vlerën prej 100 mijë euro, ndërsa trajneri merr vlerën prej 50 mijë euro. Po të njëjtit – ata që arrijnë normë në kampionate evropiane, botërore dhe lojëra olimpike – marrin mbështetje të përhershme financiare pas moshës 45-vjeçare.

“Mendoj dhe konsideroj që në këto pika, Republika e Kosovës edhe me buxhetin e varfër të saj, ka siguruar që sportistët, të cilët arrijnë rezultate të tilla, të mbështeten në mënyrë financiare dhe të kenë një status të veçantë në shoqërinë e Kosovës”, tha Alaj.

Bazuar në rregulloren për shpërblime shtetërore, përveç medaljes së artë në kampionate evropiane, botërore dhe lojëra olimpike, e cila shpërblehet me 100 mijë euro, medalja e argjendit shpërblehet me 60 mijë euro, ndërkaq ajo e bronzit, shpërblehet me 40 mijë euro.

Gjithashtu edhe sportistët e moshave të reja, të cilët garojnë në lojërat e të rinjve, siç janë edhe Lojërat evropiane të të rinjve, marrin shpërblimin financiar prej rreth 25 për qind, në krahasim me sportistët seniorë, varësisht nga medalja që kanë fituar dhe kategoria ku kanë garuar.

Krasniqi: Mbështetje e përjetshme financiare për medalistët

Ismet Krasniqi, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, i cili aktualisht po qëndron në Tokio për të ndjekur pjesëmarrjen e sportistëve të Kosovës në olimpiadën e sivjetme, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thotë se organizata që ai drejton fillimisht ua siguron kampet stërvitore të gjithë garuesve potencialë për lojëra olimpike, si dhe i mbështet ata përmes bursave prej 200 deri në 1.000 euro, varësisht nga kategorizimet.

Për më shumë, sipas tij, shpërblimet dhe përfitimet tjera, të cilat marrin sportistët që kanë siguruar medaljet olimpike, por edhe në kampionatet evropiane apo botërore, janë stimulim i mirë për të rinjtë që t’i qasen disiplinave sportive me shumë seriozitet.

“Padyshim që është stimulim shumë i mirë dhe kjo duhet të bëhet më shumë publike, sepse mbase disa të rinj nuk e dinë këtë stimulim që e ofron shteti i Kosovës. Pas 45 vjetëve, kur sportisti e arrin atë moshë, e kanë një të ardhur (financiare) nga shteti, të përjetshme. Por, e kanë ata që arrijnë deri te rezultati. Pa konkurrencë nuk ka as rezultate të mira. Konkurrenca i shtyn të kenë rezultate të mira të gjithë sportistët”, tha Krasniqi.

Xhudistja Distria Krasniqi duke marrë medaljen e artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Xhudistja Distria Krasniqi duke marrë medaljen e artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Çka pas tërheqjes?

Por, bazuar në Ligjin për sportin dhe rregulloren për shpërblimet shtetërore, përveç mbështetjes financiare pas moshës 45-vjeçare për sportistët që kanë fituar medalje në disiplinat sportive përkatëse, qoftë në kampionate ballkanike, mesdhetare, të Evropës apo botërore, e që aktualisht është 800 euro, të gjithë ata marrin një shpërblim tjetër në formë të pagës edhe për katër vjetët vijuese, pas marrjes së medaljeve. Shuma e kësaj mbështetjeje financiare shkon deri në mbi 1.000 euro, varësisht nga kategorizimi i sportistëve.

Sipas Ibër Alajt, dhënia e kësaj mbështetjeje financiare ndërpritet në momentin që sportistë të caktuar tërhiqen nga aktiviteti sportiv garues ose pensionohen. Kjo vlen edhe për fituesen e medaljes së parë të artë për Kosovën, në Lojërat Olimpike të vitit 2016 në Rio de Xhaneiro, xhudisten Majlinda Kelmendi. Ajo gjithashtu ishte edhe kampione botërore e xhudos në vitin 2013, si dhe kampione evropiane e xhudos, në vitin 2015.

Kelmendi, pas përfundimit të pasuksesshëm të garës në Olimpiadën Tokio 2020, ka deklaruar se do të tërhiqet nga pjesëmarrja aktive në gara dhe se synon të jetë një trajnere e ardhshme e xhudos.

“Në momentin që deklarohet se nuk merret aktivisht me xhudo, atëherë asaj i pushojnë të ardhurat nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Por, në moshën 45- vjeçare, asaj i aktivizohet shpërblimi i përhershëm, sipas meritave paraprake që ka pasur”, theksoi Alaj.

Por, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Krasniqi thotë që Majlinda Kelmendi pas tërheqjes nga garat, mund të jetë një trajnere mjaft e suksesshme, ndërkaq që institucionet kompetente sportive nuk do ta lënë anash.

“Tash, Kosova duhet ta shfrytëzojë eksperiencën e saj, të cilën e ka gjatë gjithë kësaj kohe sa ka marrë pjesë në shumë gara të ndryshme evropiane, botërore, olimpiada dhe të tjera”, theksoi Krasniqi.

Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë theksuar se Kosova është një ndër 13 shteteve që më së miri mbështesin në mënyrë financiare sportistët fitues të shpërblimeve në gara sportive.

Shpërblimet në vendet e rajonit

Shpërblimet që japin shtete e rajonit për sportistët e tyre që marrin medalje olimpike, përgjithësisht janë më të vogla se ato të Kosovës.

Shqipëria shpërblen për medalje të artë olimpike, me 82 mijë euro, të argjendit me 57 mijë euro, ndërkaq, të bronzit me 41 mijë euro.

Serbia shpërblen për medalje të artë olimpike me 70 mijë euro, të argjendit me 60 mijë euro dhe të bronzit me 50 mijë euro.

Mali i Zi shpërblen për medaljen e artë me 35 mijë euro, të argjendit me 30 mijë euro dhe të bronzit me 25 mijë euro.

Kroacia shpërblen për medaljen e artë me 27.600 euro, të argjendit 17.300 euro dhe të bronzit 12.200 euro.

Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina nuk e kanë të rregulluar çështjen e shpërblimit të sportistëve që fitojnë medalje, por një vendim i tillë merret në mënyrë ad-hoc.

Shembull, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, të mërkurën ka vendosur që ta shpërblejë sportistin Dejan Georgievsi me 30.000 euro, pasi ai në Tokio fitoi medaljen e argjend në sportin e tekvondosë.

blank

Histori të reja suksesi në Lojërat Olimpike të Tokios, në mesin e tyre edhe Kosova

okio

Në 4 ditët e para të Lojërave Olimpike Verore 2020 që mbahet në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, janë shkruar histori të reja suksesi, në mesin e të cilëve gjendet edhe Kosova, raporton Anadolu Agency (AA).

Kosova deri tani ka fituar dy medalje të arta në këtë organizim, duke arritur një sukses historik që tani.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik kishte njohur Kosovën në vitin 2014, ndërsa ajo merr pjesë për të dytën herë në Olimpiadë.

Majlinda Kelmendi në “Rio 2016” ishte xhudistja që i solli medaljen e parë vendit të saj, edhe atë të artë, në kategorinë 52 kilogramë tek gratë, ndërsa vendi edhe në Tokio arriti sukses në të njëjtën degë sportive.

Distria Krasniqi në 48 kilogramë dhe Nora Gjakova në 57 kilogramë fituan medalje të arta në “Tokio 2020”.

Filipinet dhe Bermuda medalje historike

Nga ana tjetër, Filipinet dhe Bermuda, medaljen e parë olimpike e fituan në Tokio 2020.

Sportistët filipinas që marrin pjesë në Olimpiadat që nga viti 1924, më parë nuk kishin fituar asnjë medalje të artë. Emri që kaloi në historinë Filipineve u bë peshëngritësja Hidilyn Diaz. Ajo në 55 kilogramë ngriti një peshë prej 224 kilogramësh duke thyer rekord olimpik. Ajo arriti një sukses të madh të vendit të saj në lojërat olimpike.

Ndërsa triatletja 33-vjeçare që përfaqëson Bermudën, Flora Duffy, u bë emri që fitoi medaljen e partë të artë për vendin e saj. Bermuda për herë të parë mori pjesë në 1936 Berlin, ndërsa vetëm në 1976 Montreal në boks kishte fituar medalje të bronztë.

Sportisti 18-vjeçar tunizian në not, Ahmed Hafnaoui, duke bërë një surprizë të madhe tek meshkujt 400 metra stil të lirë, me rezultatin 3.43.36 fitoi medalje të artë. Hafnaoui, me këtë i mundësoi vendit të tij që të fitoj medaljen e parë olimpike në këtë kategori.

Edhe Hong Kongu, medaljen e dytë të artë në historinë e tij olimpik e fitoi me Cheung Ka Long në eskrim.

Nuk intonohet himni kombëtar rus

Ndërkohë, sportistët rusë të cilët fituan 5 medalje të arta, të cilët marrin pjesë në Olimpiadë në emër të Komitetit Rus Olimpik, për shkak të gjobës që ka marrë Rusia nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, nuk arritën të këndojnë himnin kombëtar.

Në vend të himnit rus intonohet një pjesë e Konçertos së Parë të kompozitorit rus, Pyotr Çaykovskiy.

Japonia e përdor avantazhin e të qenit mikpritës

Japonia filloi mirë në Olimpiadë, ku është e rëndësishme të përdoret avantazhi i të qenit mikpritës.

Në 3 ditët e fundit, sportistët japonezë fituan 8 medalje të arta, 2 argjendta dhe 3 bronz.

Sportisti 13-vjeçar në skejtbord fitoi medalje të artë

Sportisti japonez 13-vjeçar, në skejtbord i cili merr pjesë për herë të parë në Olimpiadë, fitoi medalje të artë duke tërhequr vëmendjen mbi të.

Nishiya, u bë edhe emri i parë që e ka fituar dikush medaljen e artë në këtë kategori.

Xhudsitët japonezë Uta Abe dhe Hifumi Abe, motër e vëlla, hynë në histori

Xhudistët japonezë Uta Abe dhe Hifumi Abe, motër e vëlla, në sportet individuale duke fituar medalje të artë në të njëjtën ditë hynë në histori.

Uta Abe, në 52 kilogramë tek gratë, ndërsa vëllai i saj Hifumi Abe në 66 kilogramë tek meshkujt fituan medalje të artë. Me këtë për herë të parë në historinë e Olimpiadës motër e vëlla në të njëjtën ditë në sporte individuale fituan medalje të artë.

SHBA humbi pas 17 vitesh, Koreja e Jugut e mbrojti titullin e saj 33-vjeçar

Kombëtarja Amerikane e Basketbollit tek Meshkujt, pas plotë 17 vitesh humbi një ndeshje në Olimpiadë.

Franca ishte ajo që i dha fund serisë së të pamposhtur të SHBA-së i përbërë nga yjet e NBA-së.

Ekipi i Harkëtarisë i Koresë së Jugut tek femrat, vazhduan traditën 33-vjeçare. Ato fituan të nëntën të njëpasnjëshme medalje të artë olimpike.

blank

“Vajzat e arta”, mrekullia e Kosovës në “Tokyo 2020”, lënë pas 200 shtete, renditen në top 10-shen e parë

Mrekullia e Kosovës në “Tokyo2020” është aq e madhe sa ka kaluar çdo kufi, një paraqitje historike e dardanëve që po përkthehet në ar. Një vend aq i vogël sa Kosova, por me një shpirt të aq të madh luftarak, ka bërë që e gjithë bota të flas për shtetin më të ri. Nuk ka ambasadorë më të mirë për njohjen e këtij vendi se sa Nora dhe Distria, dy “vajza të arta”, që kaluan çdo limit duke i dhuruar vendit dy medalje ari. Kosova gjithashtu është një model frymëzimi për çdo vend, është model frymëzimi është për Shqipërinë që në 109 vite shtet nuk ka arritur kurrë të shijojë një medalje olimpike.

blank

Me shumë punë dhe përkushtim, Kosova e kthyer xhudon në art më vetë, duke triumfuar në shtëpinë e tyre që konsiderohen mjeshtër të këtij sporti. Në harkon kohorë të 5 viteve, Kosova ka arritur të sigurojë 3 medalje ari në këtë disiplinë. Paraqitja e Kosovës në këto Lojëra Olimpike është më të vërtete mbresëlënëse, me dy medalje ari të sigurua brenda pak ditësh, Kosova renditet e teta në “Tokyo2020” duke lënë pas 200 shtete të tjera, shtete si Italia, Franca, Gjermania etj.

blank

Kjo është thjeshtë një mrekulli, një paraqitje historike që do të kujtohet ndër breza por dardanët nuk dëshirojnë të ndalen këtu, për ta ky është thjeshtë një fillim i artë.

blank

Gabimi i rëndë për të cilin francezja Cysiquen u diskualifikua në finale kundër Nora Gjakovës

Nora Gjakova e fitoi medaljen e artë olimpike, pasi triumfoi ndaj Sarah Leoine Cysiquen në finale të hënën, duke ia siguruar Kosovës medaljen e tretë të artë olimpike në historinë e saj.

Nora triumfoi ndaj francezes në finale e kategorisë deri në 57 kilogramë, duke e fituar medaljen e parë olimpike në karrierë, raporton Gazeta Express.

Finalja nuk zgjati shumë pasi një gabim trashanik i kushtoi francezes me diskualifikim dhe kosovares me fitore.

Në përpjekje për t’ia humbur baraspeshën Gjakovës me aftësitë e saj të njohura për të lëvizur shpejt nga krahu i majtë në të djathtin, Cysique e bëri një gabim të papritur që i kushtoi me titull olimpik. Në tentim për ta hedhur kosovaren, ajo ra me kokë në tapetë, gjë që është e ndaluar në xhudo.

Gjyqtari e ndali luftën dhe e kërkoi konfirmimin nga përsëritja dhe mbikëqyrësit. Gabimi i saj ishte i qartë dhe Crysque u diskualifikuar. Një lëvizje e tillë është e ndaluar në xhudo për ta ruajtur mirëqenien e atletëve, pasi rënia me kokë në dysheme rrit rrezikun e lëndimeve të rënda.

Triumfi i 28-vjeçares nënkupton se Kosova i ka fituar tashmë dy medalje të arta në Tokio 2020 dhe tri të arta në historinë e saj në Lojëra Olimpike, që të rija në xhudo.

Është një histori olimpike për sportin kosovar që po shkruhet nga vashat, sepse pas medaljes së parë olimpike në historinë e Kosovës të fituar nga Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike Rio 2016, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i ndoqën hapat e saj në Japoni.

Për të arritur deri këtu, ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë, para se t’i mposhte me lehtësi Sanne Verhagen në rrethin e dytë, sllovenen Kaja Kajzer në çerekfinale dhe Tsukasa Joshidan në gjysmëfinale.

Triumfi ndaj japonezes në gjysmëfinale ishte më i vështiri dhe i veçantë në mëngrën e vet, pasi Joshida e kishte mposhtur Norën në katër përballjet e kaluara.

28-vjeçarja e përsëriti suksesin e Majlinda Kelmendit në Rio 2016 dhe të Distria Krasniqit në këto lojëra duke e fituar medaljen e artë olimpike.

Kjo do të thotë tri medalje të arta olimpike për Kosovën në historinë e saj dhe të trija në xhudo.

Ndërkohë, paraprakisht, Akil Gjakova, vëllai i Norës, humbi në luftë për medaljen e bronztë.

Kosovës i ka mbetur edhe një xhudiste në garë për medalje në Tokio 2020, Loriana Kuka, e cila garon të enjten në kategorinë 78 kilogramë. /Gazeta Express/

blank

Zëri i Amerikës: Nora Gjakova nga Kosova fiton medalje të artë në Lojërat Olimpike

Leonat Shehu

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio. Ajo mundi të hënën në finale francezen Sarah-Léonie Cysique, duke i siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë në këto lojëra.

Nora Gjakova u shpall fituese në kategorinë deri në 57 kilogramë. Kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën në Lojërat e Tokios.

Të shtunën, një tjetër xhudiste nga Kosova, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë duke mundur në finale japonezen Funa Tonaki, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në lojërat e sivjetme Kosova merr pjesë në garat e xhudos, mundjes, notit dhe atletikë. Kosova u anëtarësua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014. Që nga anëtarësimi i saj, Kosova ka fituar gjithsejt tri medalje në Lojërat Olimpike.

Lojërat Olimpike Verore të Tokios, ishin paraparë të mbaheshin në verën e vitit 2020, por u shtynë për shkak të pandemisë së COVID-19.

blank

Një tjetër kosovare triumfon në ‘Tokio 2020’, xhudistja Nora Gjakova kalon në gjysmëfinale të Lojërave Oplimike

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka arritur të fitojë ndaj kundërshtares Kaja Kajzer nga Sllovenia, duke arritur kështu të shkojë në gjysmëfinale.

Ajo ka arritur të fitojë me Ippon. Gjakova fillimisht mori një waz-ari, kurse më vonë e përfundoi ndeshjen me Ippon për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Ndërkohë, më herët ka mundur edhe holandezen, Sanne Verhagen, në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Nora Gjakova është xhudistja që synon medalje në këto lojëra olimpike, pasi është edhe medalja e vetme që i mungon. Ajo garon në kategorinë -57 kg.

blank

Eda Zeqiri del e para në grupin e saj në 400 metra stil i lirë, por nuk kualifikohet në finale

Notarja 16-vjeçare nga Kosova, Eda Zeqiri ka dalë e para në grupin e saj në 400 metra stil të lirë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ajo arriti ta përfundonte garën me kohë 4:38.02, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, koha e saj e regjistruar nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në finale.

Grupi ku bëri pjesë Eda Zeqiri ishte më i dobëti dhe fatkeqësisht ajo nuk ka arritur të sigurojë vendin në finale të kësaj discipline.

Sot në lojërat olimpike garuan edhe Majlinda Kelmendi dhe Drilon Ibrahimi të cilët nuk arritën të sigurojnë medalje olimpike në Tokio 2020.


Send this to a friend