VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Rrënjët e thella të Prontomafisë – Nga Xhafer Shatri

By | November 14, 2019

Komentet

KUSH E MBRON Z. AGRON TUFA DHE FAMILJEN E TIJ? Nga Frank Shkreli

Ja dhe lajmi i papritur, i çuditshëm, por edhe shqetësues.  Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe njoftoi se Agron Tufa, tani ish-Drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri ka kërkuar azil politik në një vend të Europës.  “Azil politik”, është ky një term që nuk e kam dëgjuar për pothuaj 30-vjet tani, ç’prej mbarimit të Luftës së Ftohtë.  Por, kur flitet për Shiqpërinë post-komuniste, asgjë nuk është dhe nuk duhet të na çudit –madje as të kërkuarit e azilit politik në vendet perëndimore nga shtetasit shqiptar, si dikurë në kohën e komunizmit, megjithëse është një rast tepër shqetësues.  Heshtja e autoriteteve ndaj faktit se Agron Tufa largohet nga vendi për të kërkuar azil politik në Evropë, i kërcënuar me jetë, është diçka që duhet të shqetësojë të gjithë ata që ia duan të mirën Shqipërisë.

Për më tepër në këtë rast nuk kemi të bejmë me një shtetas të thjesht shqiptar, jo.  Është fjala për një zyrtar të lartë të shtetit shqiptar, i cili deri dje kryesonte Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri.  Agron Tufa i tha “Zërit të Amerikës, se kërkoi azil politik në një vend të Europës, “Për shkak të kërcënimeve të shumta ndaj tij për shkak të detyrës”

Me anë të një letre të cilën mund ta lexoni më poshtë, dërguar Kryetarit të Bordit të Institutit të lartëpërmendur, Uran Butka dhe përcjellë për dijeni edhe Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Prokurores së Përgjithshme, Z. Tufa ka paraqitur dorëheqjen e tij si Drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, një detyrë kjo që ai e mbante ç’prej vitit 2010.   Që të jemi të qartë, duhet theksuar se Agron Tufa nuk ishte kryetar i ndonjë do si do organizate jo-qeveritare ose të ndonjë grumbullimi të ish-përndjekurish të regjimit komunist që politika dhe shoqëria shqiptare i injoron dhe i anashkalon, jo.  Ai ishte Drejtor i një enti shtetëror, i themeluar, i sanksionuar dhe financuar nga vet qeveria dhe shteti shqiptar, me akt të Kuvendit të Shqipërisë.  Ai dhe familja e tij janë kërcënuar në kapacitetin e detyrës që ai ka mbajtur në një detyrë shtetërore.

Të rifreskojmë kujtesën se sipas legjislacionit shqiqptar, “Misioni dhe qëllimi i punës së Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit është grumbullimi, studimi, analizimi, evidentimi i fakteve dhe informimi i publikut në lidhje me periudhën komuniste në Shqipëri (1944-1991), në të gjitha aspektet e tij”.   Sipas nenit 5, të Ligjit Nr. 10 242, datë 25.2.2010, Instituti, ndër të tjera: “Studion dhe vlerëson objektivisht periudhën e regjimit komunist; analizon, studion dhe dokumenton krimet e kryera nga organet e diktaturës komuniste, si dhe pasojat gjatë dhe pas periudhës së komunizmit….”  Misioni i Institutit që drejtonte Agron Tufa ishte dhe është i qartë dhe i sanksionuar me ligj.  Sipas shumë vërejtësve, Agron Tufa e kryente detyrën e tij me përgjegjësi ndaj ligjit, me përpikëmëri morale dhe me ndershmëri akademike.   Atëherë ku qendron problemi me punën e bërë nga Z.Tufa dhe pse ai dhe familja e tij u kërcënuan me jetë nga individë të njohur ose të panjohur, disa në nivele të larta të pushtetit socialist.

Problemi është se një ndër pikat e misionit të Institutit Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit është se këtij enti i kërkohet me ligj që të, “Evidentojë personat, që kanë qenë pjesë e organeve apo autoriteteve vendimmarrëse, përgjegjëse për propagandën komuniste, për aktet administrative dhe vendimet, të cilat kanë çuar, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, në veprime represioni, në jetën shoqërore dhe kulturore, përfshirë luftën e klasave, kolektivizimin, luftën kundër fesë, izolimin nga Perëndimi, pamundësinë për t’u informuar dhe censurën në art, kulturë e shkencë, si dhe kufizimin e furnizimit me ushqime, përmes tallonave të ushqimit”.  Dhe për të gjitha këto të “vëjë në dijeni publikun për krimet dhe rrjedhojat e tjera të luftës së klasave”, pikërisht nga personat që dikur ishin pjesë e organeve shtetërore në regjimin komunist — që mund të kenë kryer edhe krime kundër njerëzimit — e të cilët vazhdojnë edhe sot të mbajnë poste të larta në shtet dhe në qeverinë e qashtuquajtur “demokratike” të Republikës së Shqipërisë, madje edhe 30 vjet pas asaj që mendonim se ishte një “shembje” njëherë e mirë e komunizmit.

Agron Tufa thotë në letrën e dorëheqjes nga detyra e tij, se si përfundim i kërcënimeve kundër tij dhe familjes, ai sidomos këtë vit, “ishte vënë përballë falangave më të egra të enverizmit, të veshur me pushtet të lartë politik, ekonomik e administrativ”.  Tufa shprehet se përball kërcënimeve të vazhdueshme dhe“Pa asnjë garanci mbrojtjeje, me një drejtësi që nuk reagon, mua i nderuar kryetar nuk më mbeti rrugë tjetër”, është shprehur Tufa në letrën drejtuar Kryetarit të Bordit të Institutit, Z. Uran Butka.  Mjafton të përmendet fakti se media të ndryshme kanë ndjekur, për pothuaj një vit tani, debatin e ashpër publik me ish Kryetarin e Komisionit të Sigurisë, deputetin e Partisë Socialiste, Spartak Braho, për të cilin thuhet se ka patur detyra të larta edhe në regjimin komunist të Enver Hoxhës dhe që vazhdon gjithnjë të ushtrojë influencë në Partinë Socialiste, pasardhëse e Partisë Komuniste/Partisë së Punës si dhe në Kuvendin aktual të Shqipërisë, i dominuar nga kjo parti.

Unë nuk jam në dijeni të ndonjë krimi nga Agron Tufa.  Kjo duhet të jetë puna e Prokurorisë dhe e enteve të tjera të drejtësisë, ashtu siç janë, fatrkeqsisht dhe jo e ndonjë “aparatçiku” komunist.  Por ajo që dihet është se ai nuk ka asnjë mbështetje nga askush.

Pa asnjë garanci mbrojtjeje nga autoritetet shqiptare, Agron Tufa detyrohet të kërkojë azil politik në Evropë për veten dhe familjen e tij.  E kush duhet ta mbrojë, në parim, Z. Agron Tufën dhe familjen e tij përball kërcënimeve serioze për jetë?  Ku është Kryeministri?  Ku është Ministri i Mbrendshëm.  Po ku është Prokuroria?  Po opozitën, çfarë e dallon nga pozita përsa i përket kërcënimeve ndaj Z. Tufa dhe familjes së tij.   Ndanë opozita të njëjtat vlera me pozitën në lidhje me këtë rast???   Në një vend normal, këta dhe zyrtarë të tjerë të lartë në pushtet do jepnin menjëherë dorëheqjen para një rasti të tillë mosveprimi e heshtjeje.  Po ku është Kuvendi i Shqipërisë, i cili miratoi ligjin në bazë të cilit veproi Z. Tufa???  Z. President?

 Askush nuk reagon!  Shteti heshtë, qeveria heshtë opozita heshtë, mediat e mëdha heshtin, organizatat jo qeveritare heshtin.   Po Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka gjë të thotë për të drejtat e njeriut për Z. Agron Tufën?  Po mbrojtësit e fjalës së lirë në Shqipëri, ku janë, pse nuk flasin?   Po ndërkombëtarët ku janë, të cilët nuk lënë gjë pa reaguar në Shqipëri?  Ku jeni përfaqsues të Perenëndimit demokratik në Tiranë që nuk reagoni????   Po Diaspora, sidomos ajo në Amerikë, ku është, pse nuk flet, si individ, si organizata, a po në terësi???  Ku janë akademikët shqiptarë, anë e mbanë trojeve?  Një papërgjegjësi e tmershme morale e kombëtare, jo vetëm në nivelin politik por edhe mbarë shoqëror, kombëtar dhe ndërkombëtar!  Të gjithë heshtin përball kërcënimeve me jetë nga elementë të krimit ndaj shtetasve të vet, ndaj një akademiku dhe një zyrtari të lartë të një enti shtetëror e familjes së tij – me ndonjë përjashtim të vogël, aty këtu!

 

Bravo Gentiana Sula dhe Jonila Godole!   Znj. Gentiana Sula, Shefe e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit shprehu keqardhjen e saj për largimin e Agron Tufës nga atdheu për të kërkuar azil politik në Evropë përballë kërcënimeve për jetën e tij dhe të familjes sës tij, ndërkohë që shprehu shqetësimin e saj për mosveprimin e ligjeve dhe të organeve të shtetit, në këtë rast.  “Kam ndjekur me shqetësim sulmet publike ndaj tij, duke shpresuar që këto do të trajtoheshin nga organet kompetente, dhe eventualisht do të ndaleshin.  Që një zyrtar i lartë shtetëror ndërmerr një hap të tillë, tregon se institucionet që duhet ta mbrojnë, ligjet tona, nuk kanë vepruar.”, ka shkruar Znj. Gentiana Sula në faqen e saj të internetit.   Edhe anëtarja e Bordit të të Përndjekurve Politikë, Znj. Jonila Godole ka komentuar rastin e Agron Tufës, si një zë kritik ndaj qeverisjes aktuale që u detyrua të largohej, duke shtuar se “Fatkeqsisht, Shqipëria i është rikthyer, sërish trashëgimisë të kalbur komuniste, që katandisi Shqipërinë sërish në një vend mono-partiak”.

 

Në mungesë të reagimeve të autoriteteve shqiptare dhe të organizatave jo-qveritare në Shqipëri përball kërcënimeve ndaj jetës së Agron Tufës dhe familjes së tij, reagoi Platforma Evropiane e Kujtesës dhe e Ndërgjegjës (PEMC), duke shprehur shqetësimin e kësaj organizate evropiane ndaj trajtimit të Agron Tufës:  “PEMC mësoi me shqetësim të madh për kërcënimet që i janë drejtuar Z. Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.  Platforma u bën thirrje autoriteteve përkatëse të garantojnë sigurinë e tij dhe të sigurojnë punën e Institutit dhe përfaqësuesve të tij”, thuhet në Deklaratën e Paltformës Europiane të Kujtesës dhe Ndërgjegjës(PEMC).

 

Po, në mungesë të mbrojtjes nga autoritetet shqiptare dhe përball kërcënimeve të reja, madje edhe pas largimit të tij nga Shqipëria, kush do e garantojë sigurinë e Agron Tufës dhe të familjes së tij, qoftë në Shqipëri, qoftë në Evropë ku po kërkon azil politik?  Është shumë vështirë të shihet, nën këto rrethana, se kush do t’i dalë në mbështetje për t’i garantuar sigurinë Z. Agron Tufa dhe familjes së tij.

 

Frank Shkreli

Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë të skanuar të Agron Tufës drejtuar Kryetarit të Bordit të ISKK, me dijeni për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta, Z. Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Znj. Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë.

 

 

Çfarë kanë të përbashkët Kordoba e Senekës ose Pikasos me Marecin e Pacollit ose Rugovèn e “presidentit historik” të Haradinajt e LDK-s….?! – Nga Agron Shabani

Filozofi dhe dijetari i shquar romak, Seneka, thuhet se ka lindur në Kordobë (Cordoba) të Spanjës ku thonë se ka asfaltë, mermer, banjo, pishina, poçe, drita, shandane, llambadare, univerzitet të lashtë, amfiteatro, katedra, libra, librari ose bibloteka të shumëta. Nè Kordobè, thuhet se njè kohè ka jetuar dhe kriuar edhe Pikasoja.
Ndërkaq,”gjeniu i politikës së madhe” dhe “diplomacisë”kosovare, Bejgjet Pacolli, lindi në Marec, ku ka kije (kishka), mzetër, tareq, viça, kuaj, mushka, gomar dhe plot bagëti tjera në ato “lugje të verdha” me plot bari e kullosë. “Presidenti historik” i Ramush Haradinajt dhe LDK-s, Ibrahim Rugova lindi nè Cèrcè ose Rugovè ku me tepèr ka kèpurdha, sugjuk turku, mazè t’zime ose dele e dhi se sa ditè me diell. Ramush “legjendari” lindi nè Glloxhan, ku lopa ethèt nè mbremje, ndèrsa nè mengjes e bèn vicin! Hashim Thaçi thuhet se lindi nè vaktin (kohèn) e dudave, rrushit ose pocèrkave qè i l’shojnè rrènjet mbi lisa.
Përderisa, Burat Buzhala, Halil Matoshi, Muhamet Mavraj, Blerim Shala dhe “evlia” të tjerë të “kulturës, gazetarisë, politikës dhe diplomaisë” kosovare, kanë lindur në Çupeç ose Poterç të Klinës, Gjylekare ose Muçivërcë të Gjilait, Rashiq ose Jabllanicè të Pejës, Gramacel ose Voksh të Deçanit ose dikund tjetër ku të marrët, budallenjtë, horrat e ndryshëm ose maskarënjët, nuk mbillën, por mbijnë ose “lulëzojnë” vet! “Budalle i peçurke se ne sade, nego samo nicu”! (Proverbë malazeze)
Theofor Adorno, themeluese i filozofisë kritike në vitet e 30-ta dhe bashkautor me Max Horkheimerin i njërit prej shkrimëve më influencues dhe eksploruese të lëvizjeve sociale ose spciopolitike dhe sociofilozofike në kontekstin global ose universal gjattë vitit 1968 me titull” Dialektik der Aufklarung” si dhe i shumë shkrimëve ose veprave tjera në fushën e filozofisë, sociologjisë etj.:Njihet botërisht si një ndër mendjet më të ndritura ose gjeniale të mozaikut ose panoramës së gjithëmbarëshme intelektuale dhe kulturore të Europës ose tërë globit tonë tokësorë.
Theodor Adorno më tepër është i njohur dhe i shquar në fushën e filozofisë dhe sociologjisë sociale dhe asaj societale, ku kontributi i tij në teorinë kritike të shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare, mbërthen një shumëllojshmëri ose gamë dhe spektër të gjërë referencash, preferencash, interferencash, ndikimësh ose influencash të ndryshme. Kjo duke filluar që nga neomarksizmi perëndimor ortodoks dhe heterodoks dhe fenomenologjia e Husserl-it, për të arritur tek interferenca dhe influenca kontradiktore të psikonalizës së njohur frojdiane, adleriane, jungiane etj.
Ndërkohë që Adorno ishte edhe eksplorues, florues dhe një kultivues i zelshëm dhe tepër akribik i filozofisë së artit, estetikës dhe sociologjisë shoqërore ose sociale dhe asaj borxheze ose makroborxheze. ‘Opus magnum’ i fundit i tij qe një shkrim i papërfunduar me titull “Teoria estetike” me 1969.
Edukata, kultura, morali, karakteri, disiplina, akribiteti, luciditeti, subtiliteti dhe testamenti i tij intelektual dhe metaestetik, burojnë nga edukimi familjar operistik ose pianiistik i marrë që në fëmijëri nga mësimet ose leksionet e njohura që i mori në vitet 20-ta nga pedagogu dhe kompozitori të shquar austriak, Alban Berg, ndjekës i shkollës së famshme vijeneze të udhëhequr nga filozofia e muzikës atonale dhe serializmi i njohur orkestral ose simfoniko-operistik i Arnold Schönbergut etj.
Në këtë frymë Adornoja gjeti mënyrën për t’ia bashkëngjitur kërkimit social edhe parimet dhe premisat e njohura shkencore, inteletuale, profesionale, krijuese ose artistike.
Në këtë rrafsh gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin “marksist” të kërkimeve sociologjike ose sociofilozofike të Adornos. Nga Marksi ai mori shumë koncepte ose definicione determinante ose paradigmatike si atë të fetishizmit, tjetërsimit, interferimit dhe reifikimit (verdingliechung) etj. Por, Adornoja nuk ishte një marksist i tipit ose formatit ortodoks: kundërshtar i çdo forme të totalitarizmi, apo të socializmit real dhe kapitalizmit shtetëror perëndimor, të cilët i bashkon karakteri i “një bote të administruar” nga “mbinjerèzit” ose “supermenèt” e ndryshem politik, ushtarak, industrial ose ekonomik, ku objekti individual reduktohet në subjekt, apo një qenie “mono-dimensionale”
Për t´u shërbyer me shprehjen ose formulën e famshme të Herbert Marcuses: Adorno shihte një potencial liberal ose liberator në shumë koncepte dhe paradigma marksiste ose klasore dhe sindikaliste. Ishtë një tentativë e qartë për t´i ilustruar ose saqruar marëdhëniet dhe raportet e ndryshme që qëndronin në mes artit, kulturës, shkencës, teknikës, ideologjisë dhe klasave të ndryshme sociale ose politike.
Behgjet Pacolli, Halil Matoshi, Beqè Cufaj, Blerim Shala, Berat Muzhala, Muhamet Mavraj ose Muharrem Nitaj, na flasin (pordhin) ose “mèsojnè” mbi “popullin (narodin) e ri kosovar” si kauzalitet ose ideologji tè lartè shtetrore ose nacionale!
Ideologjia sipas Adornos dhe filozofëve të tjerë të Shkollës Elitare të Frankfurtit, është reflektimi i një realiteti artificial i cili ka një karakter totalitar që mbështjell ose mbulon tërësinë e marrëdhënien njerëzore ku ” tërësia është false” ose artificiale. Ajo mëse miri mund të vërehet në shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste ku e bukura dhe e sakta bëhen konkubinë tè industrisë kulturore dhe asaj politike. Mbase, kundërshtare tè çfarëdollojë teorie që krijon vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore. (Shënimi im, A.Sh.)
Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte apo edhe të shtrembëruar në mendimin dhe opinionin e njerëzve, dhe ku anasjelltas ka edhe pasoja ose reperkursione të shumëta eksterne ose eksplikative. Duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.
Padyshim, se një pjesë e madhe e politikës së sotme kosovare është pezhorativë ose prototip i borgjezisë revolucionare, gjegjësisht, industriale dhe kapitaliste e cila vazhdimisht i referohet, zhvatet dhe imponohet tutelës sociale të borgjezisë së lartë industriale ose kapitaliste.
Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubioz, arti, kulutura, letërsia, filozofia, sociologjia, psikologjia, politologjia, etika, estetika dhe disiplinat tjera shkencore ose metodologjike, bëjnë të mundur që të shpërthejnë skemat e komunikimëve ose ekskomunikimëve realiste dhe surealiste në mes njeriut, shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së gjërë kosovare.
Në këtë prizëm edhe natyra dhe karakteri i ndërlikuar ose kompleksivë i shtetit dhe shoqërisë kosovare, transformohen në bashkësi globale ose universale dhe përkthehen në kategori të ndryshme sociale ose politike.
Ndërkaq, përmes shtresave ose kategorive të ndryshme sociale ose societale, vijnë në shprehje teoritë e njohura egalitare ose etatiste në kuptimin e një modeli paradigmatik të dialektikës së njohur jetësore ose qytetare. Duke e bërë dallimin, por edhe bashkimin e të së veçantës me të përbashkëten, gjegjësisht, globalen ose universalen.
Në këtë sfond aftësia e komunikimit (dialogut), konsenzusit dhe kompromisit të njohur shtetror, nacional, partiak ose politik konsistojnë në veçantinë e të qenit udhëheqës ose lider i lartë shtetror, nacional dhe politik i cili ia delë ose arrinë t´i bashkojë ndjenjat, emocionet, pasionet, dëshirat, dashuritë, nevojat dhe kërkesat e ndryshme individuale dhe kolektive me anë të aparatit të njohur shtetrorë, agjitues ose propagandistik. Dhe, pse jo edhe me metodat e njohura restriktive, inkursive, represive ose reperkusive kundër të të gjithë atyre që nuk e njohin dhe s’e respektojnë “shtetin” , pushtetin dhe “popullin e ri kosovar”! (Kujto rastet e dikurshme inkursive, restriktive, represive ose reperkusive kundër Albin Kurtit dhe Vetvendosjes nga ana e LDK-s, PDK-s, AKR-s etj, sa ishin bashkë në pushtet).
Konstrukti dhe kompozicioni i njohur shtetror, nacional dhe politik në instancë të fundit janë fryt dhe rezultat i arsyes dhe ndërgjegjës së lartë njerëzore ose qytetare, ndërsa vetë arsyeja njerëzore ose qytetare, është konstruksion i njohur antropokulturor ose antropohistorik i historisë së përgjithshme të shtetit dhe shoqërisë njerëzore ose politike.
Në të kundërten, sipas shkencave politike, çdo llojë konceptimi ose përceptimi i artit apo kulturës politike që harron origjinën e vet përmes formave ose metodave të korruptuara të pabarazisë sociale ose politike, është i denuar (ndëshkuar) për të deshtuar që në embrion.
Në një sjtet dge shoqëri teknologjikisht dhe ekonomikisht të varur nga investimet dhe kapitali i huaj, ku puna intelektuale dhe ajo manuale ose mekanike i bashkëngjitën dominimit të kapitalit mbi primatin ose autoritetin e njohur global ose universal të shtetit dhe pushtetitautoritar ose totalitarist, prërmes proceseve të ndryshme neutralizuese ose prolonguese si puna e transformimit të levizjeve të ndryshme punëtore ose sindikaliste në një diçka të pavarur, të jashtme ose sovrane dhe integrale nga çdo lloj obligimi, marrëdhënie ose raporti të mundshëm me të tjerët, e bën të pamundur integrimin dhe interferimin e edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit, moralit, karakterit dhe disiplinës së njohur shkencore ose akademike në të gjitha poret e shtetit dhe shoqërisë.
Formulimi i një ideje ose teorie dialektike të kulturës dhe jetës materiale dhe asaj idealiste përmes mohimit ose injorimit të dallimëve ekzistuese, të duket absurd ose abstrakt. Në këtë rast në mes motiveve të njohura të kritikës së kulturës së njohur intelektuale ose politike, një vend të veçantë zë motivi i gënjeshtrës, ku kultura shtetrore, nacionale ose qeveritare, paraqet imazhin e një shoqërie njerëzore ose qytetare që i mbulon dhe harmonizon rrethanat ose kontraditat e njohura materiale, sociale, ekonomike ose politike me anë të ngritjes, afirmimit, valorizmit dhe glorifikimit të çdo gjëje që është “morale, humane ose njerëzore”, duke i mbajtur në jetë strukturat ose kastat e korruptuara, kriminalizuara, kompromiituara dhe diskreditura ose falimentuara moralisht dhe nè çdo formë tjetër.
Duhet patur kujdes ndaj mashtrimit ose gënjeshtrës shtetrore ose institucionale nè Kosovè, kur kanè një tendencë të hetueshme aparente ose transparente për t´u transformuar në kauzalitet ose ideologji të lartë shtetrore, nacionale, shkencore, intelektuale, profesionale, kulturore, politike ose diplomatike.
Në shtetin dhe pushtetin kosovar ka aq shumë rrena ose gënjeshtra të përkthyera, paraqitura ose prezatuara si të “vërteta” ose ideologji dhe kauzalitet i lartë shtetror, naional ose politik.
Ndërkaq, përderisa “shkëmbimi i lirë dhe i barabartë i mallrave, shtetit, pushtetit dhe kapitalit” është në vetvete vetëm një gënjeshtër e stisur dhe rimuar kosovare ose ballkaike, ajo që e mohon atë në ndërkohë flet dhe deshmon edhe për të vërtetën e saj. Kështu që përballë gënjeshtrës së njohur të botës së mallrave dhe kapitalit, bëhet korrektuese ajo “gënjeshtra tjetër” që e denoncon këtë fundit.

Shqiperia nuk është një vend i sigurtë – Nga ROMEO GURAKUQI

Mes qindra subjekteve qe perhapin ne media shqetesimin e publikut, ndajne me miqte virtuale artikuj dhe lajmerime te shtypit te huaj mbi gjendjen e sigurise ne vend, keto dite te destabiltetit te tokes dhe shpirtit ne anet tona, Qeveria perzgjodhi vec njerin prej tyre, per ta bere shembull te ndeshkimit prej “Ligjit te Censures” ne Gjendje te Jashtezakonshme: gazetaren e re Xhulia Aliaj , e cila thjesht citoi nje lajm te gazetes katolike, “Avvenire”, me interes te posacem per vendin dhe per komunitetin e trazuar te qytetit te lashte te Durresit.

Ne opinionin publik ky rast i ndalimit te papritur te nje gazetareje eshte konsideruar si nje fakt i shkeljes se lirive nga nje qeveri autoritare, e ç’orientuar dhe e ç’organizuar. Gjithsesi, ky veprim nuk shpjegon arsyen e targetimit te posacem. Mos valle ky veprim i skajshem dhe i paarsyetuem i qeverise ka lidhje te drejtperdrejte me permbajtjen e lajmit, vendin per te cilin ben fjale?! Mos vall humbja e papritur e durimit lidhet me rendesine ekonomike dhe strategjike te kesaj porte hyrese dhe dalese tregtare, me interesat e prekura ne kete “domen te rezervuar”, ku qeveria dhe oligarkia shkrihen mes njera- tjetres, duke u bere nje, ndersa “beteja” e zotnimit te saj ngelet nje histori e vjeter perplasjesh dhe privilegjesh te garantueme legjislative?!

Kush e yshti me te shpejte Kryeministrin per ndermarrjen e nje ndeshkimi te tille te paprecedent ne historine e tranzicionit?! Cfare “kodi” apo mesazhi desh te transmetonte Kryeministri me arrestimin e nje gazetareje te thjeshte dhe ndaj kujt adresohet ky paralajmerim per heshtje ndaj temavd te tilla te paprekshme?! A nuk perben siguria publike dhe garancia e jetes se qytetareve nje interes te shoqerise, te cilin qeveria duhet ta plotesoje me transparence te plote, duke ndermarre te gjjtha masat teknike per ta garantuar?! “Shqiperia eshte vend i sigurte” per vleresuesit perendimore te cilesise se shtetit, te demokracise dhe respektimit te te drejtave dhe lirive qytetare. Ne fakt, per qytetaret qe jetojne cdo dite ne perballje me korrupsionin, klientelizmin, gansgterizmin, persekutimet kastave te shperndara ne cdo qelize te jetes, dhunen disproporcionale te organeve ligjzbatuese, shteti shqiptar nuk eshte i tille.

Mbasandej kur analizon shperndarjen e pasurise ne shoqeri sipas emrave dhe familjeve, kur vlereson se kush e kontrollon vendimarrjen legjislative, ekzekutive dhe juridike, lidhjen me mes elites shtypese te diktatures dhe “reformatoreve” te viteve 2013-2019, tipit te regjimit qe ata krijuan, privilegjet qe ata shperndane, atehere kupton se “SHQIPERIA NUK ESHTE VEND I SIGURTE PER QYTETARET E SAJ”. Eshte vendi qe persekuton dhe le ne pasiguri te plote qytetaret, nderkohe qe privilegjon nje kaste te ngushte oligarkesh dhe nje rreth te percaktuar servitoresh te tyre besnike.

Luigi Soreca shoqëron Edi Ramën, në skenarë të përgatitur nga Ministria e së Vërtetës e ajatollahut – Nga Elida Buçpapaj

Përfaqësuesi i BE Luigi Soreca dhe ajatollahu me shallvare dje po vizitonin qytetin e Durrësit.

Me kamerat live, të dy po xhiroheshin në zona të pagoditura nga tërmeti.

Edi Rama në këto momente tragjike për kombin po vijon show-n e rradhës. Sikur lyente fasadat e banesave me ngjyra ngjyra, ndërsa populli brenda tyre vuante.

Të bësh show mbi tragjedinë e një kombi të gjunjëzuar është cinike, sadiste, kriminale, ajatolliane!

Dje të gjithë ne pamë live se si shëtiste Edi Rama nën shoqërinë e Luigi Soreca-a, në një zonë në Durrës, që flm Zotit nuk ishte e prekur nga tërmeti!

Paralelisht, teleshikuesit shihnin nga ekranë të tjerë, po “live” po nga qyteti i Durrësit njerëz me shpresë të humbur, të demoralizuar, sepse përveç demagogjisë dhe propagandës së ajatollahut, nuk kishin marrë asnjë mbështetje, pesë ditë e netë pas 26 nëntorit!

Ato ekrane dhe kamera që fatmirësisht vijojnë të mbulojnë realitetin shqiptar, që ajatollahu sa herë del në ekran ( dhe në ekran del non stop 24 /7)  i mallkon me nënë e babë e pronar, tregonin qytetarët e Durrësit përpara derës të mbyllur të Pallatit Sportit. Ishin skena tmerri, kur e sheh një komb të gjunjëzuar. Gazetari nga ekrani tha se ai shihte të njëjtët persona që nuk u jepej ndihma, të cilët i kishte takuar një ditë më parë në të njëjtin vend.

Populli shihte paralelisht dy skena, duke bërë zapping:

Durrësi real i mbuluar nga dhimbja dhe një tjetër Durrës sureal i përgatitur nga Ministry of Truth – Ministria e së Vërtetës e ajatollahut.

Nga ekranët nën kontrollin e Edi Ramës, në të njëtin qytet, shihnim njerëz të gëzuar që i puthnin duart e ballin Edi Ramës, që i përgjëroheshin dhe i betoheshin se do t’ia jepnin votën brez pas brezi deri sa ajatollah të bëhej 100 vjeç, ndërsa nga ana tjetër, në qendër të qytetit të Durrësit, ekrani tregonte njerëz të dërrmuar, burra e gra të moshuar që qanin, të pangrënë, të pafjetur, të pastrehë, me pasurinë e jetës nën gërmadha, e ata nën qiell të hapur, të cilëve nuk u ishte dhënë kurrëfarë asistence, as batanije, as bukë, as ilaçe. Ky është realiteti i vërtetë shqiptar, ndërsa pamjet live ku merrte pjesë ajatollahu kryeministër i shoqëruar nga Luigi Soreca, ishte një realitet Orwellian, alla Grande Fratello – Big Brother.

Një nga gazetaret puthadore që po e mbulonte nga studio live kryeministrin e saj të dashur komentonte “se pamje të tilla”, ku populli i puth këmbët mesisë, zonja “nuk kishte parë edhe në kohë fushatash”, kur ajatollahu i vizitonte këto zona duke pasur në krahë, jo Luigi Soreca-n si tani por Vangjush Dakon, kryetarin e bashkisë të Durrësit për tre mandate, që u blinte mafiozëve për ajatollahun vota duke iu shitur leje ndërtimi dhe që është përgjegjësi kryesor në Durrës i kësaj katastrofe humanitare!

Luigi Soreca, pa patur nevojë që të ishte nën shoqërinë e ajatullahut, do të bënte detyrën që i takon, për të cilën paguhet me rroga të majme, kur të vizitonte zonat e dëmtuara realisht, natyrisht nën kujdesin dhe mbrojtjen e eskortave, së bashku me inxhinierët e emergjencave civile ardhur posaçërisht nga BE dhe bota.

Ndryshe Luigi Soreca bëhet personazh i skenarëve të Edi Ramës.

Luigi Soreca duhet t’ua shmangë shqiptarëve këto skena, qoftë edhe sikur të jetë keqkuptim, kur ai ndodhet me njeriun e gabuar në vendin e gabuar.

Opinioni ndërkohë duke bërë zapping pa në Durrës,  në të nëjtën kohë dy realitete,

njëri dramatik tek Pallati i Sportit m’u në mes të qytetit, ku njerëzit ishin të gjunjëzuar nga dhimbja, të braktisur totalisht nga shteti,

që Edi Rama dhe as përfaqësuesi i BE nuk preferonte t’i vizitonte-

dhe realiteti tjeter i krijuar nga laboratorët e Ministrisë të së Vërtetës ku populli i gjunjëzohej ajatollahut i cili këndellej nën shoqërinë e Luigi Soreca!

Edhe një këshillë për z.Soreca, e ftoj të flasë italisht, se shqiptarët kuptojnë pothuaj të gjithë italisht, italishtja është gjuhë brënda BE.

Natyra rebelohet! Faji i njeriut? – Nga Artur Spanjolli

Nuk eshte vetem faji i natyres qe jep shenja jete, duke na treguar ne qe , aq sa ajo eshte e gjalle dhe bujare, zemergjere dhe e bukur, po aq, natyra e saje mund te shnderrohet ne terbimtare, inatçore dhe ndeshkuese. Ate qe kane harruar ndoshta shqiptaret keto 30 vjetet e fundit gjate ndertimeve, eshte fakti qe Shqiperia, bregdeti Adriatik ndjek linjen e zjarrit, pllaken Tektonike te Adriatikut, aty ku bashkohet ajo e Afrikes me ate Euroaziatiken.

Lirija e viteve 90, i ra si nje pije e rende shqiptareve ne koke, dhe te tere po rendnin te pasuroheshin. Te kishin me ne fund ate oportunitet qe per 45 vjet sistemi ia kishte mohuar. Pronat u rishperndane keq, nje pjese e popullit rendi drejt dyerve te Europes, nje pjese e vogel iu fut politikes, dhe nje pjese tjeter gjeten format per tu pasuruar duke filluar bisneset. Ajo qe ndodhi me sistemin piramidal nuk i sherbeu fare si mesim shqiptareve.  Nuk e kuptoj qe gjerat behen per se mbari, jo duke perfituar te ardhura duke ndejtur kot, as edhe duke u marre me pune te felliqura si shperndarje droge ne Europe, duke perfshire dhe prostituzionin neper rruget e Italise dhe greqise ne vitet 90. Rendja drejt berjes se parave dhe me forma te terthorta dhe rruge te padrejta ishte bere gati nje qellim.

Nje pjese e popullit tim me nje nivel te ulet kulturor, por sidomos me nje mentalitet aq sa bujar, human, besedhenes, plot vitalitet dhe entusiazem, po aq dhe te pashkolluar, plot prakticitet te stilit mafjoz,  shpesh e shkeli me kembe moralin njerezore duke shperdoruar dhe abuzuar ate deri ne maksimum. Ne 30 vjet, Shqiperia duhej te ishte bere!! Jo te behej si eshte bere, me perbindesha 20 katesh pa asnje respekt urbanistik, dhe me abuzime te tmerreshme, por te behej me prodhim te brendeshem, me vende pune, menje  konsum GDP te brendeshem, me struktura dhe infrastruktura publike, dhe me nje turizem ku te vinte e tere Europa per pushime. Po perse nuk u be???

Fajin kryesore e ka mentaliteti feudalo komunist, ai koncept egoist, individual, bukeshkale dhe mafjoz qe i ka rrenjet thelle ne mendesine shqiptare.

Peshku qelbet nga koka -thote nje proverb i yni. Atehere, keto politikanet e viteve 90, duke vijuar dhe me pas, shkuan atje siper, me shume se per t’i sherbyer popullit, shkuan per ti sherbyer vetes se vet dhe kastes se tyre. Te ndershmit o u larguan, o u menjanuan ose u nxorren jashte loje nga politika. Duke perdorur sistemin e abuzimit te postit, e rryshfetllekut, e ndergjegjes se ulet, keto politikane pa moral, bosat e rinj te stilit mafjoz, e kane mbajtur ne zgjedhe dhe kane lozur kumar per vite te tera me fatin e shqiptareve. Duke bere allishverishe miljonash mes tyre: nje politikan naften, nje tjeter çementon, nje tjeter cigaret, nje ndertimin, kromin, nje tjeter apaltet; me nje sistem gjyqesor dhe avokator te korruptuar,  dhe me shume sektore te tjere shoqerise te kompromentuar, i kane grabitur te ardhmen popullit tim. Kjo gangrene kanceroze 30 vjeçare eshte dhe e keqja me e madhe e Shqiperise.

Abuzimet ne ndertime per 20 vjet rrjeshte. ndertimet pa inxhenjere, ngritjet e kateve te larta pa leje, dobesimi i strukturave ne themel duke hapur mure ndares, mos studimi i terrenit, te tere keto elemente kane demostruar babezine e pashoqe njerezore shqiptare per te pasur, per tu zhdepur ne “para”, duke e njohur materien si te vetmin zot, apo perendi ekzistuese.

Pangopesia shqiptare, arrogenca e pushtetareve, abuzimi deri ne palce i rregullave te shoqerise, mos rrespektimi i natyres, mentaliteti arrogant dhe shfrytezimi i postit pa asnje kriter, ka sjelle ne nje degjenerim te shoqerise.

Ai vend nuk do te behet ndonjehere me keto bosat lapangjoze, qe jane majmur me biznese te ndyra, dhe i kane grabitur te ardhmen vendit. Turp. A kane moral keto njere?. A besojne ne Perendi?

Moral nuk kane perderisa ne vend qe ti vije turp, mburren me miljonat e vjedhura, me vilat e tyre perrallore, me blloqet e reja hermetike si ne kohen e sistemit, me dashnoret super sexy, me pushimet ne Europe, me florinjte e vjedhur naten me avjone presidencjale.

Ai vend nuk behet me hajduta me kollare qe abuzojne me pushtetin sikur ta kene pronen e babes. Ne nje sistem gjys diktature, arrogant, me mafjoza klanesh politike lidhur pazgjidhshmerisht mes tyre, qe lozin teater ndyresisht me fatin e te mjereve.

Rrespekt dhe heshtje per te vraret nga termeti, por reflektim dhe rebelim per kastat e pushtetit. Perçmim per mentalitetin e ulet qe gjendet ne vend.

         Shqiptari nuk i njeh rregullat. Nuk i ka njohur kurre. Iu nenshtrua rregullave te komunizmit vetem per arsye te dores se hekurt diktatoriale te Hoxhes, por me vone ai e tregoi qe eshte nje popull i paperkulshem, kokeforte, mendjemadh, qe don te beje si ne shekuj me koken e tije. Por shoqeria ka nevoje themelore per rregullat. Pa rregullat, pa rrespektimin e rregullave, nuk ka bashkjetese. Duke gjetur forma te terthorta, (abuzim I postit te punes) rryshfettlleqet

dhene mjekeve, (turp, mjeku duhet te jete human para se gjithash, jo lekist), punonjesve te administrates, posteve drejtuese, duke korruptuar me para deri dhe punonjesin e rendit per te mos marre gjoben, i gjithe mentaliteti i shtrember ka kontribuar ne ushqimin e sistemit te korruptuar shqiptare.

         Cfar lidhje ka kjo me tragjedine e termetit te 26 Nentorit? Nuk ka asnje lidhje por ka shume lidhje. Sepse gjithe ato abuzime, qe bene te mundur 50 e me teper te vdekur, ishin dhe rrjedhoje e ketij mentaliteti shoqeror qe nuk pajtohet me rrespektimin e rregullava.

Ndertimet pa kriter, pa eksperte, me leje te blera duke korruptuar zyrataret e posteve perkates, ku zyrtaret brohorasin:  – sa mire, tani do te bejme para duke abuzuar me postin tone dhe duke dhene leje ndertimi shkel e shko –; ose: ta shfrytezojme postin duke marre rryshfete sa te jete ne qeveri partia te cilen une mbeshtes!! Etj, etj, tere kjo menyre e te menduari qe shtrihet ne çdo fushe ka dore ne tragjedine e mbare shqiperise.

Nuk behet ai vend nese nuk nderrohet menyra e te menduarit!! Korrupsjoni ne pushtet eshte nje problem mbare njerezor, por e ulur ne nje menyre kaq ordinere, kaq per toke, kaq pa stil dhe e drejtperdrejte, eshte nje turp i madh per nje komb te qyteteruar si Shqiperia qe don te futet ne Europe.

Faji na qenkerka i njerezve atehere. I njerezve te pandergjegjshem te cilet duke ndertuar keq bene te mundur te evitueshmen per te mos thene te pamunduren.

Po mire! A kane ndegjegje keta politikane te pandergjegjshem (nuk bej pergjithsime) te cilet mendojne si e si te behen miljardera duke abuzuar me flukset e parave, me lumenjte e te hollave qe i vershojne poshte hundeve? A mendojne se ka nje Perendi, se ka nje gjykim mbi ne? Duke dhene nje shembull te tille negativ, ato nuk bejne gje tjeter vetem se perligjin formen e gabuar te civilizimit!

Por natyra rebelohet. Natyra mund te rebelohet me format e saj! Ta quajme si te duam ne. Ta quajme Perendi, ta quajme rregull kozmik qe bazohet mbi rrespektin dhe dashurine, ta quajme thjeshte rregulla te natyres njerezore, krijesa me intelekt, te cilet kuptojne ç’bejne. Cdo gje e cila degjeneron shume, eshte e destinuar te shkaterrohet! Ky eshte nje ligj i natyres vete. Eshte nje ligj i shoqerise vete. Ne te kaluaren shume shoqeri shume civilizime me te zhvilluara kane rene nga kalbja e brendeshme, si ajo osmane apo ajo e komunizmit para  viteve 90.

Atehere shqiptari nuk qenkerka i denje te ndertoje nje shoqeri si duhet? Atehere enderrat e rilidasve, enderrat e politikaneve si Noli, enderrat e intelektualeve te vertete dhe te ndershem shqiptar si i Qemali, Konica, etj. nuk do tu realizokerkan kurre, sepse vete shqiptari na qenkerka i mbrapshte. I shtyre drejt perbuzjes se rregullave, krenar dhe prepotent, injorant dhe i paafte te jetoje ne nje komunitet ku rrespektohen rregullat.

Mbi ke do te peshoje gjaku i 50 e me teper te reneve nga termeti? Jane keto atehere viktimat, kurbanet e nje sistemi “feudal, gjysem diktature” qe i shtypi me pandergjegjshmerine e tije? Le ti vene gishtin ne koke, ato qe kane mundesi por nuk bejne asgje per ti bere gjerat per se mbari. Na dhemb te gjitheve ajo qe ndodhi dhe po ndodh.

Per nderrimin e mentalitetit te nje populli, per vendosjen e nje forme te re te menduari, duhen breza te tere njerezish. Duhet arsimi, duhet kultura, duhet shembulli personal ne familje, duhet ndergjegje shoqerore, disipline dhe edukate e larte. Keto elemente do te vijne me siguri ne Shqiperi ne te ardhmen. Tere keto breza qe arsimohen jashte shtetit jane ndoshta e ardhmja me e ndritur e atdheut tone.

Por nderkohe, mua me shqeteson e ardhmja e ndihmave. Prap kush me garanton mua qe ndihmat materiale dhe ekonomike do te shperndahen si duhet? Ne dore te cileve njerez do te shkojne parate? Do te mbetet i pastrehuari akoma jashte, ne pranveren e vitit tjeter. Natyrisht hotelet qe i strehojne, nuk do te pretendojne para pa fund nga shteti, dhe do t’i duhet godina per sezonin tjeter te pushimit.

Perendia patte meshire per njeriun Shqiptar!!!

KRENARIA GORBAÇOV – NJË HERO TRAGJIK QË SOT POTHUAJSE NUK E NJOHIM MË – Nga PAOLO VALENTINO – E përktheu Eugjen Merlika

 

Në natën që kujton më magjiken e netëve, një fytyrë ngrihet nga errësira e kujtesës. Është një fytyrë e shënuar nga mosha, e shformuar nga sëmundjet, e mbuluar nga melankolia. . Por mbi të gjitha është një fytyrë e brejtur nga plagosjet e Historisë,  fytyra e një heroi tragjik që ashtu sikurse Ikari mendoi se mund të fluturonte pranë diellit, por përfundoi duke shkatërruar vetveten dhe veprën që donte të shpëtonte.

Nëse do të mund të tkurrej në një njeri të vetëm, në një karakter të vetëm Nëntëqindi dhe ato që Paul Klee i quante “Harte Wendungen”, kthesat e ashpra, ky do të ishte me shumë gjasë Mihail Gorbaçovi. Tridhjetë vite  pas rënies së Murit të Berlinit, që shënoi fundin e parakohshëm të shekullit të shkurtër, figura dramatike e udhëheqësit të fundit të Bashkimit Sovjetik na kujton fatin e përmbysur të një vigani pa paqe, komunistin që pa dashur e varrosi komunizmin, atdhetarin që me qëllimet më të mira i gërmoi varrin Shtetit të themeluar nga Lenini.

“Nuk mund të shkohej më përpara n’atë mënyrë” thotë Gorbaçovi në intervistën e Der Spiegel. Perestrojka (rindërtimi) si një hap i detyrueshëm, e fundmja, një përpjekje e pashmangëshme për të reformuar një sistem tashmë të kockëzuar, në dështim të plotë politik dhe ekonomik. Nuk ishte një marksist i mirë së fundi Mihail Sergejeviçi. Në kundërshtim me atë që kishin bërë shokët kinezë, që u hapën drejt kapitalizmit dhe shtrënguan vidhat mbi demokracinë, ai filloi nga superstruktura politike (glasnosti, opozita, e drejta e manifestimeve), por lëvizi keq e pak mbi strukturën ekonomike, me reforma gjysmake dhe hapje të turbullta ndaj tregut. Ndërkaq, i detyruar nga trysnia e armatosjes së Amerikës reganiane e duke shpresuar në ndihmat e Perëndimit të cilit i kishte premtuar heqjen e armikut, i dha copë mbas cope bazat e fuqisë sovjetike, euroraketat, armët strategjike dhe ato konvencionale ose zonat e ndikimit.

Kur në 1989 gjenerali Sergej Akromejev takoi  kryetarin e ri të delegacionit amerikan, Richard Burt, për seancën e parë të bisedimeve të Traktatit Start, i tha troç se Gorbaçovi e kishte tradhëtuar komunizmin e se ai, që kishte luftuar në Stalingrad, nuk do të lejonte kurrë që Bashkimi Sovjetik të poshtërohej n’ato bisedime. Nuk shkoi ashtu. Por anekdota, e pazbuluar kurrë, vërtetonte se receta e Gorbaçovit ishte e përsosur për t’u bërë i urryer n’atdhe: rusët ishin më keq, shikonin mbifuqinë e tyre të poshtëruar e për herë të parë në katër shekuj mund të ankoheshin me zë të lartë.

Megjithatë Mihail Gorbaçovi nuk pendohet. Së përjavëshmes gjermane i thotë se nuk mund t’u mohoheshin popujve fqinjë të drejtat e lirisë e demokracisë, polakëve, çekëve, hungarezëve, gjermanëve të Lindjes. Fjalia me të cilën qortoi Erich Honnecker-in udhëheqësin e përjetshëm të RDGJ, duke i vënë karremin fundit të tij, tingëllon ende sot: “Jeta ndëshkon atë që arrin me vonesë”.

Mbi një gjë ish presidenti sovjetik ka në çdo rast arsye për të shitur. Kur pohon se mbas mbarimit të Luftës së Ftohtë, drejtuesit e rinj nuk kanë ditur të krijojnë një arkitekturë të re e bashkëkohore sigurie n’Evropë, Gorbaçovi thotë një të vërtetë parake. Ashtu sikurse kur kritikon zgjerimin e shpejtuar të Nato-s në Lindje. Por në vështrimin e Mihail Sergejeviçit ka ende hapësirë për t’ardhmen. Ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë retorika po ndryshon, i thotë Der Spiegel-it. Ndoshta është shpresa për të patur të drejtë me tridhjetë vite vonesë, ndoshta është optimizmi i pashërueshëm se jo çdo gjë ka qënë e kotë. Por sido që të shkojë do të kemi gjithmonë kundrejt këtij njeriu një borxh mirënjohjeje.

“Corriere della Sera”                                   E përktheu Eugjen Merlika

MBROJTJA E HARRUAR E TË DREJTAVE NJERËZORE – Nga PIERLUIGI BATTISTA – E përktheu Eugjen Merlika

 

Kujtimi e paditja e dhunimeve sistematike të të drejtave njerëzore në botë duket se tashmë është kthyer në një ushtrim prekës, një thirrje e pafrytëshme e paracaktuar për humbje. Mbrojtja e të drejtave themelore është zhdukur nga rendi i ditës i qeverive, së pari t’atyre evropiane që, në mënyrë hipokrite, valëvisin flamurin e vlerave të patregëtueshme, të institucioneve ndërkombëtare (si enti shpenzues dhe i kotë që quhet Kombet e Bashkuara), nga ndjenjat e opinionit publik dhe ka mbetur prerogativë e pak qëndruesve, duke filluar nga Amnesty International dhe Human Rights Watch. Për kurdët heroikë të betejës kundër Isis e sot të braktisur në kthetrat e Erdoganit kemi harruar. Harresë e plotë mbi qindra mijra civilë sirianë të asgjësuar nga Assadi.

Mospërfillje absolute mbi masakrën e përbindëshme të rreth njëqind të vdekurve të vrarë nga shnajperët e regjimit iranian gjatë manifestimeve që po trondisin Teheranin dhe heshtje të përgjithëshme mbi vajzat që n’Iran kanë patur guximin  të grisnin perçen e detyrueshme dhe janë hedhur në pale se çfarë shpelle torturash. Asnjë kërkesë Arabisë Saudite për trupin e Xhemal Kashogit të bërë copë copë, me mizori mafioze në konsullatën saudite në Turqi. Prekemi për pamjet spektakolarre të protestave në Hong Kong, por kthejmë kokën n’anën tjetër kur mësojmë se rreth një milion e gjysmë qënie njerëzore që i përkasin popullsisë myslimane të ujgurëve janë internuar në kampet e përqëndrimit të quajtura “të riedukimit” E sa po merret vëmëndja publike me protestat kundër diktaturës së Maduros në Venezuelë? Në fillim tituj të mëdhenj, shpallje, vendime. E pastaj? E zhdukur, e fshirë edhe nga emisionet e lajmeve, e zeruar. Asnjë institucion sportiv zyrtar nuk thotë një fjalë të vetme mbi diskriminimin e grave në stadiumet e Katarit, vetëm Tv spanjol dhe ai gjerman kanë premtuar se nuk duan të trasmetojnë ndeshjet e Botërorit 2022, të luajtura në stadiumet ku është e ndaluar hyrja e lirë e grave: heshtje në Itali, sigurisht. E flasim për torturat në kampet e Libisë vetëm në vartësi të valëve t’emigrazionit që mund të na vijnë e rreziqet që mund të sjellin, pa u shkandulluar për aktin në vetvete që do të kërkonte një ndërhyrje të menjëherëshme të Evropës. As n’ëndërr.Më mirë të harrojmë.

“Corriere della Sera”, 24 nëndor 2019    E përktheu Eugjen Merlika

PROVË E MADHE QËNDRUESHMËRIE – Nga EUGJEN MERLIKA

 

            “Ndërmjet të gjithë mjeteve të ngushullimit askush nuk Iivlen më shumë nevojtarit se sa pohimi se për rastin e tij nuk ka snjë lloj ngushullimi. Ai i jep atij aq ndryshim sa ngre përsëri kokën.”

FRIEDRICH NIETZSCHE (1844 – 1900), filozof i njohur gjerman

 

Ora 3.54 e datës 26 nëndor 2019 do të mbetet e paharruar në historinë e kombit shqiptar, për gjëmën e madhe që e pllakosi atë, nëpërmjet një tërmeti 6,4 shkallë Rihter, me pasoja rrënuese për dhjetra mijra qytetarë. Tablloja e gjëmës, e vizatuar me ngjyrat më të errëta, na paraqet dhjetëra jetë njerëzish të ndërprera para kohe, qindra njerëz të plagosur, qindra shtëpi e pallate të shembura apo të dëmtuara e të kthyera në të pabanueshme, një numur deri tani i pacaktuar njerëzish të bllokuar nën peshën e materialeve. Lotë dhimbjeje kanë shoqëruar këtë ditë feste kombëtare me flamurin në gjysmë shtizë në një ditë zie të bashkësisë shqipfolëse në të gjithë rruzullin tokësor. Të ngujuar para televizorëve në çdo cep të botës, duke ndjekur me zemër të pikëlluar reportazhet e gazetarëve e të gazetareve në frontin e rrënojave, që po e kryejnë detyrën e tyre me një shkallë të mbilëvdueshme cilësie, shqiptarët e vrarë në shpirt, marrin pjesë me mendim në veprën, do të thosha heroike, të skuadrave të shpëtimit për të kthyer mbi tokë ata që ndoshta ende lëngojnë në thellësitë e gërmadhave.

Në këto çaste pikëllimi mbarëshqiptar, mendimi që nuk njeh caqe kohe e hapësire, shkon larg me valët e tij në të shkuarën e në t’ardhmen, duke mos u ndalur në të sotmen aq të trishtuar. E shkuara vlen për të bërë krahasimet, për të nxjerrë mësimet, për të ngushulluar, për t’u bërë shpirtërisht pjesë e përvojës shekullore të kombit të cilit i përkasim, duke trashëguar fitoret e dështimet, ditët e pakta me diell e tufanet e herëpashershme me re të zeza.

Duke u futur në historinë e hershme, mësojmë se në vitin 1273 “në Durrës ka rënë një tërmet i tmerrshëm”. Atëherë nuk kishte matës të asaj dukurie, por vetë epiteti “i tmerrshëm” jep idenë se mund të ketë qënë si ai i 26 nëndorit, ndoshta edhe më i fortë. Përfytyrimi se si e përballuan atë dhe pasojat e tij stërgjyshërit tanë, n’ato kohë të pafund pushtimesh të huaja të qytetit më të lashtë të tokës ilire, ndoshta na jep edhe neve besim e shpresë. Besim në fuqinë e pashterrur të karakterit të racës, në genin e tij të mbijetesës, e shpresë se, në sajë të vlerave pozitive t’epokës sonë, me zhvillimin e saj të pakrahasueshëm do të arrijmë të përballojmë të gjithë problemet që kemi përpara e të rikthejmë normalitetin në jetën e atyre që u goditën ashpërsisht në gjithshka e kishin më të shtrenjtë.

Në këto çaste të detyrueshme bilanci, në këtë përsiatje të thellë të asaj që na ka ndodhur e të udhës që duhet të ndjekim për të shëruar plagët e për të shmangur dëmet e pasojave, mendoj se duhet t’i bëjmë thirrje nga nënëvetëdija e jonë, secili e të gjithë së bashku, një ideje që mund e duhet të kemi si udhërrëfyes: jemi të gjithë udhëtarë të së njëjtës, anije pjestarë të të njëjtit popull, se plagët e atyre bashkatdhetarëve tanë që fati i goditi tmerrësisht, janë edhe të secilit prej nesh, se më fatlumët e kanë për detyrë jo vetëm t’i luten Zotit për ta, por edhe të japim ndihmesën e tyre modeste, secili simbas mundësive, për të lehtësuar jetët e tyre. Mendimi se për çdo gjë duhet të përgjigjet Shteti, se ai është i plotfuqishëm e në gjëndje të zgjidhë të gjithë problemet, nuk më duket plotësisht i saktë. Sigurisht Shteti, i cili në këto çaste të jashtzakonshme, duhet të jetë i pari që duhet të bëjë bilancin e punës së tij dhjetravjeçare, ka rolin kryesor në përballimin e gjëndjes traumatike në të cilën ndodhemi, si pasojë e forcës madhore të natyrës, por edhe të mungesave tona. Shpresojmë që ky Shtet, në të gjithë përbërësit e tij, politikë, shoqëri civile, institucione qëndrore e vendore, përfaqësues të jetës ekonomike, do të jetë në lartësinë e detyrës, duke nxjerrë mësime të vyera nga e shkuara, jo vetëm e tre dhjetëvjeçarëve të fundit, por edhe ajo e gjysëm shekullit paraardhës.

Shëmbja e ndërtesave, veç fuqisë së pakontrollueshme të dukurisë natyrore ka edhe shkaqet e saj të mënyrës së të ndërtuarit. Bilanci në këtë drejtim deri tani, besoj se është mjaft ngushullues. Shumica dërmuese e ndërtesave i ka qëndruar forcës së tërmetit, i ka përballuar valët e tij me dinjitet e kjo gjë është ana më pozitive e këtij realiteti të hidhur. Për ato ndërtesa, të cilat u bënë të pabanueshme duhet të bëhet një studim i thelluar në nivel shkencor për të ftilluar arsyet që përcaktuan shëmbjen apo dëmtimin e tyre. Madje duhet te ishin bërë që mbas tërmetit të 21 shtatorit dhe është i pakonceptueshëm fakti që në pallatet e Thumanës ku vdiqën njerëz janë lejuar të banonin qytetarë edhe mbas konstatimit të pabanueshmërisë së tyre. Arsyet janë të njohura e kanë një emrues të përbashkët në mungesën e seriozitetit profesional t’atyre që i kanë ndërtuar, në rradhë të parë, duke përfshirë këtu projektuesit, drejtuesit teknikë, por edhe masën e madhe të fuqisë puntore të kualifikuar.

Në këtë drejtim Shteti, nëpërmjet organeve të tij të kontrollit teknik, duhet të jetë jo vetëm i pranishëm në proçesin e ndërtimeve të reja e të mirëmbajtjes së atyre ekzistuese, sa i përket anës së qëndrueshmërisë strukturore, por edhe të jetë shumë kërkues në zbatimin e rregullave teknike, deri në masa të rrepta qortimi, simbas ligjit që ndoshta në atë drejtim mund të ketë nevojë edhe për ndonjë rishikim. Por aty ku Shteti duhet të bëjë një “mea culpa” të fuqishme në vetvete duhet të jetë edhe dhënia e lejeve të ndërtimit. Kjo jo vetëm duhet të respektojë parametrat shkencorë të hapësiravet, por  t’i japë përparësi edhe studimit gjeologjik të truallit mbi të cilin ndërtohet, duke i a përshtatur projektin e objektit karakteristikave të tij. Janë të gjitha çështje të stërnjohura, por mos zbatimi i parimeve shkencore të ndërtimit mund të na çojë edhe në t’ardhmen të përballohemi me dukuri si këto të sotmet.

Përvoja tridhjetëvjeçare e pas komunizmit në fushën e ndërtimeve është e dështuar, mbasi Shteti, me dhe pa dashje nuk ka qënë në lartësinë e detyrës së tij për të sendërtuar një rindërtim të Vendit, në përputhje me planet rregulluese të studjuara simbas kritereve të përparuara të urbanistikës botërore, duke shkelur parimet e pronësisë së truallit, të respektimit të hapësirave e të rregullave parake të ruajtjes së mjedisit etj.

Tërmeti dhe pasojat e tij janë një provë e madhe qëndrueshmërie të kombit tonë, jo vetëm përsa i përket solidarizimit të plotë shpirtëror me viktima dhe të mbijetuarit, por edhe të ndihmesës ekonomike për ta dhe familjet e tyre. Shqiptarët janë bujarë për natyrë, kanë qenë historikisht të tillë. Kur një fshatar, për një aksident apo fatkeqësi humbiste shtëpinë nga zjarri apo ndonjë motiv tjetër, i gjithë fshati mobilizohej e me harxhet e tij  i a ndërtonte përsëri. Ai shpirt përcillet gjenetikisht edhe se komunizmi, me varfërimin e tij të tejskajshëm i ktheu shqiptarët në hajdutë për bukën e gojës dhe mbas komunizmi, me tëhuajtjen e parimeve më të këqia të individualizmit dhe idenë e pasurimit me çdo kusht, disa prej tyre i lejoi të bëheshin kontrabandistë të llojit më të keq e shkelës të ligjit e të normave tradicionale shqiptare.

Gjëma e këtyre ditëve ka prekur në thellësi të zemrës të gjithë shqiptarët, përfshirë dhe ata që jetojnë jashtë Shtetit. Jam i bindur se valës bujare të qytetarëve që jetojnë në Shqipëri dhe atyre të Kosovës motër, do t’i shtohet edhe ndihma e bashkatdhetarëve të mërguar. Besoj se shumica dërmuese e tyre dëshiron t’i ndihmojë vëllezërit e motrat e goditura nga fatkeqësia natyrore. Por ata duhet të kenë besim se sakrificat e tyre, sado të vogla, do të shërbejnë me të vërtetë për të përmirësuar gjëndjen e të dëmtuarëve. Druaj se shumica e tyre ka dyshimet e veta në sendërtimin e këtij qëllimi, mbasi besimi në ndershmërinë e strukturave shtetërore, prej kohësh ka pësuar një lëkundje më të madhe se tërmeti i 26 nëndorit. Kjo ndodh jo për fajin e një hamendësie fantastike që mund të pjellë dyshime të pavend, por nga e gjithë dialektika politike e gjithë këtyre viteve, gjatë të cilëve të gjitha forcat politike nuk kanë bërë tjetër veçse të padisin njëra tjetrën për gjithfarë llojesh grabitjesh të pasurisë publike.

Për të bërë të mundur sendërtimin e veprës bujare të të mërguarv, ndihma e të cilëve duhet të jetë e inkuadruar në projektin shtetëror të rindërtimit të godinave dhe të asistencës për të dëmtuarit, mendoj se do të ishte e udhës që krahas një komisioni qeveritar të ngarkuar për mbarështimin e fondeve të ngrihet dhe një “këshill të urtësh”, një skuadër e përbërë prej dhjetë vetësh me integritet moral e intelektual shëmbullor, jashtë sferës së politikës, të administrimit të Shtetit, të bizneseve. Ky këshill duhet të ketë të drejtën dhe detyrën që të thotë fjalën e fundit në përdorimin e ndihmave gjatë gjithë kohës së rindërtimit. Nuk më duket një gjë tepër e vështirë të zgjidhen dhjetë burra e gra të ndershme brënda apo jashtë Shqipërisë, që nuk kanë qëllim pasurimi vetiak, për të krijuar besim e për të plotësuar deri në fund një aksion kombëtar të paparë deri tani e që do të hynte në histori si pritja e kosovarëve në vitet e përndjekjes mizore millosheviçiane apo ngjarje më të hershme të bujarisë së kombit tonë, si shpëtimi i hebrenjve në luftën e Dytë botërore. Vlera e këtij aksioni duhet të kalojë mbi sedrën e sëmurë të politikanëve, të cilët e kanë të vështirë të pranojnë dështimin e tyre, përsa i përket besimit tek bashkatdhetarët e tyre.

Është në nderin e kosovarëve fakti që ata qenë të parët që hynë në “tokën amë” për t’i ardhur në ndihmë skuadrave tona, që përballeshin me vështirësi të mëdha në nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat, megjithë vetmohimin që treguan në orët e para të operacionit. Veprimi i tyre, ashtu sikurse dhe makinat e autobuzët e ngarkuar me vëllezërit e motrat shqiptare në vështirësi, duke i u hapur dyertë e shtëpive të tyre, vërteton se pavarësisht meandreve të politikës së improvizuar nga diletantët në të dy anët e kufirit, shpirti shqiptar është i gjallë dhe gjithmonë i gatshëm për të nxjerrë në pah qënien e tij.

Por përvoja e këtyre ditëve tragjike pati edhe një tjetër shfaqje pozitive, solidaritetin e botës, pranë dhe larg nesh. Ekipet e shpëtimit, të ardhura kryesisht nga Vendet fqinjë por edhe nga Vende më të largëta, dëshmitë e solidaritetit e të mirëkuptimit të qeverive të ndryshme të Vendeve mike, që nga Italia, Gjermania, Franca e drei tek SHBA, mesazhi i ngrohtë e prekës i Kreut të Vatikanit, e të tjera shfaqje solidariteti, vërtetuan se ndryshe nga Shqipëria e “dimrit të vetmisë së madhe”, jemi një Vend që gëzon dashamirësinë e popujve e të qeverive të botës perëndimore, në të cilën duam të jemi gjithmonë pjesëmarrës.

Po jetojmë çaste tepër të vështira, por duhet të gjejmë në vetvete ato forca që do të na çojnë përpara për të kaluar të keqen që na ka pllakosur. Duhet të jemi t’arsyeshëm edhe në vlerësimin e asaj së keqeje, mbasi siç shpprehet në gazetën “Corriere della Sera” të Milanos Alessandro Amato, një gjeolog e sismolog i njohur italian: ”Me një manjitudë të tillë mund të kishin qënë treqind të vdekur. Nuk mund të thuhet se “shkoi mirë”, por sigurisht mund të kishte shkuar dhe më keq.”     

Pohimi i sismologut italian nuk mund të jetë një ngushullim për familjet e viktimave, por përbën një vlerësim real e objektiv të gjëndjes, i cili mund të shërbejë sado pak për lehtësim, mbasi në këto dukuri, siç ka provuar përvoja botërore, e keqja nuk ka fund. Tani duhet t’a kthejmë hidhërimin tonë në forcë, për të ndrequr sa më shpejt pasojat e rënda të tërmetit. Duhet të armatosemi me një durim të madh mbasi kohët e vështirësitë kërkojnë hapësirën e tyre. Ajo forcë nuk duhet të jetë e partisë apo e partive, por e gjithë shoqërisë, e gjithë botës shqipfolëse dhe duhet të shprehet në gjuhën e shifrave të ndihmave të gjithanëshme, që do të jenë në gjëndje të përgënjeshtrojnë individualizmin proverbial të shqiptarëve, të shprehur kryesisht në gjuhën e përjetëshme të politikës, e të nxjerrin në pah shpirtin e bashkësisë që trupëzohet më shumë në kohët më të vështira e që përbën provën e madhe të qëndrueshmërisë kombëtare.

Nëndor 2019                                                Eugjen Merlika

 

    

Shqipëria në ditën e flamurit dhe 107 vjetorit të pavarësisë saj! – Nga AGRON SHABANI

 

Në shtëpine, familjen, zemrën, shpirtin dhe mendjen e çdo shqiptare, kur vjen 28 Nëntori-Dita e bekuar e flamurit dhe pavarësisë së Shqipèrisë, ka festë.
Nuk mund të ketë festë, mburrje dhe krenari më të madhe për shqiptarët, se sa festa e flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë.
Por, kësaj radhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, festa e flamurit dhe pavarësisë, do jetë disi ndryshe. Me ndjenja dhe emocione të përziera për viktimat e termetit fatkeq ose katastrofal që dridhi dhe lëkundi tokën shqiptare në këtë pragfeste të flamurit dhe 1O7 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë! Duke i pikëlluar, mërzitur dhe ulur në gjunjë shqiptarët e kudondodhur, por jo edhe duke i dorèzuar para kombit dhe atdheut.
Disa ideale dhe pasione të thjeshta, por tepër të forta, e kanë dominuar dhe komanduar jetën, karakterin dhe personalitetin e shqiptarit: Etja ose dëshira e kahmotshme për respekt dhe solidaritet maksimal ndaj kombit, atdheut, familjes dhe farefisit, kërkimi i dritës së lirisë edhe përmes vrimës së gjilperës dhe ndjenja ose keqardhja e thellë për vuajtjet dhe mjerimin e njerëzve, popullit (kombit), atdheut, familjes dhe farefisit të kanosur ose në rrezik.
Shqiptarët e Kosovës dhe gjithandej globit, edhe kësaj radhe (ndoshta si asnjëherë me parë) janë mobilizuar dhe ngritur në këmbë për të ndihmuar Shqipërinë në këto çaste të rènda. Edhe miqtè e shumtè ndèrkombtar gjitjashtu. Respekt dhe falenderim.
Edhe pse e plagosur nga termeti, me plagè e dhèmbje fizike ose sizmike, edhe pèr kètè 28 Nèntor: E dashur, e bukur, fisnike dhe tepër krenare me të kaluaren e saj. Me të gjitha bukuritë ose atraksionet e njohura ataraktive dhe inkranative në sfond, të shfaqet dhe rishfaqet Shqipëria. Apo, si e quajnë shpesh vendi i shqiponjave. Duke të ngjarë kështu në një udhëtim ose ekskursion të larmishëm dhe tepër interesant në domenin e njohur historikë, kulturorë dhe arlitektonik ku shpalosen, shfletohen, grishen ose gërvishen vazhdimisht shkëlqimet e thella të shekujve ose historisë së lashtë shqiptare.
Ato troje të lashta dhe aq të lavdishme të Shqiponjave dhe Kastriotit mbi të cilat u ngritën ,lulëzuan dhe shkëlqyen historia, kultura dhe civilizimi i lashtë iliro-shqiptarë. Ndërë me të vjetrit në kontinentin plak. Aty ( Atje) janë edhe lisat shtat´hedhur ose kokëlartë si të lindurit ose ” femijët e parë” në tokën e bekuar shqiptare.
Kodrat, malet, bjeshkët e larta dhe tepër kranare ose kryengritëse… Kurororat e bardha të atyre alpeve të njohura shqiptare …Kanjonet e thella dhe tepër kumbuese, natyra e mrekullueshme dhe reliefi i ashpër shqiptarë. Uji i ftohtë, puset e thella dhe lumenjtë e vrullëshëm që burojnë atje dikund lartë në majat e bardha të atyre alpeve të bukura dhe kryelarta…Për t´u derdhur shlirëshem ose të shpënguar në detërat e njohur të Jonit dhe Adriatikut. Bregdeti ose Riviera e bukur shqiptare…Deti i pastër, qielli i kaltëtr ( blu) dhe tepër i kthjellët në horizontin e parë që fillon nga aty e nuk i duket fundi. Gocat ( vashat) dhe çunat ( djemt) e njohur shqiptarë….Ritmi, takti, zhurma dhe gjallëria mpirëse dhe tepër mahnitëse nepër qytetët ose vendbanimet e njohura shqiptare. Dallendyshet që shkojnë e vijnë….Këngët e njohura të bilbilit… Orkestra, simfonia, melodia ose polifonia magjepëse dhe kushtrimtare e Zërave të njohur të kohës dhe shpirtit tonë që e marrin vazhdimisht formën dhe kuptimin e njohur të himnit të flamurit dhe pentagramit mbarëkombtar.
Ndërkaq, kulti i njohur luftarak ose kalorsiak së bashku me epikën, lirikën, heroiken dhe dramatikën e njohur shqiptare, janë si të thuash elementët ose instrumentët me të rëndësishme ose kryesore në gjitha etapat e historisè sè lashtè shqiptare. Në këtë frymë ato provojnë dhe vërtetojnë praninë ose ekzistencën e pasosur të kultit të lartëpërmendur luftarak ose kalorsiak në pothuajse të etapat hostorike të shqiptarëve. Respektivisht, epikën, lirikën, dramatikë dhe heroikën tradicionale të njerëzve ose popullit ( kombit) tonë gjithandej.
Ndonëse, pa i harruar në këtë kontekst edhe cytjet, dramat, fatkeqsitë, goditjet, tedencat ose sporovat e ndryshme natyrore, historike dhe tè tjera për t´i kapur ose zëne në “kurthë” shpirtin, intimitetin dhe autenticitetin e paprekshëm të qeniës së pavdekshme iliro-shqiptare, siç është edhe rasti i tmermetit të fundit që dridhi dhe pllakosi Shqipèrinë!
Në instancë të fundit, dramat ose fatkeqsitè e ndryshme, gjithëmonë i kanè kthyer dhe bashkuar shqiptarët kah brendia ose vetëvetja” e tyre nacionale (etnike), gjenealogjike, historike dhe gjeografike. Nën qiellin e Flamurit të lavdishëm të Gjergj Kastriotit, iliroshqiptarët, të bashkuar tok si ‘Një’: I kanë dalur zot kombit dhe atdheut kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë.
Janë solidariteti dhe shpirti i pavdekshëm i njeriut dhe popullit (kombit) tonë shqiptarë si feniksi apo si flaka e njohur olimpike së bashku me betimet dhe kushtrimet e brendshme skeletore dhe gjenetike: Ato që i bashkojnë dhe bëjnë të fortë shqiptarët edhe në festë, edhe luftë, dhëmbje të ndryshme ose fatkeqësi. Por, jo edhe disa “shqiptarë” me bateria, ose pa rrënjë dhe pa histori shqiptare (si Behgjet Pacolli etj.) që mundohën të blejnë “shqiptatizmin” ose palopatriotizmin e tyre me lek, rubla, euro ose dollar.
Shqiptar lindë, por shqiptar nuk bëhësh me lek, rubla, euro ose dollar.

Sarkazëm mbi gërmadha – Nga Flutura Açka

30 sekonda tërmet na i shkokluan 30 vjet jetë dhe shpresë për shtet. Akullorja me duar të pastra që ndërtoi një Durrës të frikshëm, do të bëjë një jetë perandorësh mbi frymët e 50 vetëve nën rrënoja, dhe mbi gërmadhat e miliona e milionat e kursimeve të shqiptarëve të mbetur nën qiell të hapur. I njëjti njeri që ndërtoi një Tiranë po aq të frikshme, do të rindërtojë Durrësin, madje ka thirrur edhe Opozitën të bëjë pjesë në komitetin e rindërtimit, në një si “biçim” marrëveshje si e 17 majit, që do ta zgjasë edhe më agoninë e shqiptarëve. Si mund të presësh transparencë mbi rrënoja nga institucione që kurrë nuk e bënë në kushte normale?

Por kjo nuk mjafton, mbi gërmadha teatri i strehimit të të mjerëve në hotelet me 5 yje, është aq sarkastik, aq i pështirë, sa tronditesh. Të varfër që do të ishin përzënë po të shfaqeshin atypari në hollet e hoteleve me 5 yje, pasi varfëria e veshjeve të tyre bënte konflikt me luksin e këtyre hoteleve – që më së shumti kanë orgjira pushtetarësh në historikun e tyre – sot më ne fund do të kenë fatin të shijojnë pak nga luksi i të tjerëve. Shih, çdo e keqe e ka një të mirë! Po i provoni më në fund hotelet me 5 yje që deri më sot vetëm i keni ëndërruar.
Këtë sarkazëm njerëzit e pushtetit duhet t’ua kursejnë shqiptarëve, në emër të një sensi human në shpirtin e tyre, sot duhet të jenë më të kujdesshëm. Të paktën sot!
Jo vetëm ata, por edhe klerikët shqiptarë, që nuk po lënë ekran pa dalë. Zoti është aq modest, sa nuk mund të pranojë as qurravitjen e tyre nëpër e kane, as krekosjen e tyre plot bujë. Zoti nuk ka nevojë për kamera, se sheh vetë, ndaj respektojeni mjerimin dhe fatin e shqiptarëve të pastrehë e të pabukë sot, siç do të donte dhe siç ju mëson ai, me modesti!

Edi Rama t’i apelojë oligarkët të japin për Nënën Shqipëri, se nga ajo janë pasuruar! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 *** Oligarkët t’u vijnë në ndihmë të mbijetuarve në Durrës e Thumanë e gjetkë, jo nga frika të braktisin Shqipërinë!

 

-Jo  t’i zbrazin bankat e të ikin jashtë vendit, duke u strehuar që të mos i prek tërmeti tragjik, i cili që në agimin e  hershëm befasues dhe të papritur të 26 Nëntorit 2019, goditi për vdekje dhe plagosi shumë njerëz nën rrënojat e godinave të shkatërruara të banimit në Durrës dhe në Thumanë.

Kjo tragjedi e rëndë preku në shpirt dhe në zemër gjithë kombin shqiptar, i cili pa vonuar arriti në vendin e ngjarjes tragjike në Durrës dhe në Thumanë për t’i ndihmuar vëllezërit, motrat, nënat, prindërit dhe fëmijët nga tërmeti i shkaktuar, që mori dhjetra jetë dhe plagosi me qindra të tjerë.

Nuk ka dyshim se dhembja jonë është e përbashkët, ashtu si zemra për gjithë trupin. Vërtet na ka goditur rëndë kjo tragjedi tërmeti. –Dashtë Zoti e të mbijetuarit të gjejnë ngrohtësi, mirëqenie e përkujdes të domosdoshëm jo vetëm nga institucionet përkatëse të shtetit, por nga çdo familje shqiptare anembanë Shqipërisë etnike dhe nga diaspora shqiptare, që janë në gjendje për të ndihmuar në çfarëdo forme qoftë me para dhe me ndihma të tjera të nevojshme për të mbijetuar.

Edhe unë gëzohem kur lexoj, dëgjoj dhe po shikoj në masmediat e informimit botëror sesa admiruese dhe e menjëhershme ka qenë  ndihma e madhe e mbarë kombit shqiptar të të dëmtuarve.

Me gjithë reagimin dhe me daljen urgjente në ndihmë solidare dhe të admirueshme të mbarë kombit shqiptar, si dhe të ekipeve të huaja  humanitare për shpëtimin e njerëzëve nga tërmeti, nga kjo fatkeqësi elementare natyrore, që e shkretoi Durrësin,  Thumanën, duke  gllabëruar  dhjetra jetë dhe duke  plagosur mbi 500  njerëz, ekziston frika dhe skepticizmi se,  pikërisht ata-oligarkistët më të pasurit, që duhet të ndihmojnë më së shumëti në këtë tragjedi gjithëkombëtare, kanë ikur jashtë vendit.

Gjithashtu, edhe unë i bashkohem shqetësimit dhe skepticizmit të  një miku tim të madh nga Shqipëria, që ka të bëjë me “një tjetër solidaritet”, kur është fjala për “oligarkët dhe për pronarët e apartmenteve të zbarzura dhe të lira në shumë qytete të vendit, dhe  disa prej tyre t’ua dhurojnë të mbijetuarve të pastrehë pas shkatërrimit që shkaktoi tërmeti…”

-Plotësisht kërkesë e drejtë kjo ( vëllau dhe miku im i shtrenjtë, human dhe patriot shqiptar) dhe e pranueshme njerëzisht, moralisht dhe ligjërisht, në çdo aspekt për zbutjen e krizës së mbijetuarve.

Për të ardhur në shorehje ky solidaritet e humanzim , edhe nga  oligarkët-pronarët e apartamenteve për t’i ndihmuar viktimat e tërmetit në Durrës e rrethinë, miku im nga Vlora me të drejtë vlerëson se  “  provën e bujarisë, provën e humanizmit për të dëmtuarit nga pasojat e tërmetit, duhet ta japë i pari kryeministri Edi Rama, duke ju bërë thirrje oligarkëve-pronarë apartamentesh të lira për shfaqjen e një bujarie të tillë. Nëse askush nga të lartpërmendurit nuk del me një nismë të tillë bujarie, atëherë duhet pranuar se ata qenkanë përbindsha”.

Gjithashtu, miku im nga Vlora në shenjë solidairteti me zbutjen e krizës humanitare të të mbijetuarve nga tërmeti në Durrës dhe në Thumanë të Shqipërisë, shtron edhe këtë pyetje të pashmagshme njerëzisht, moralisht dhe kombëtarisht : “ A ka dalë ndokush nga oligarkët-pronarë apartamentesh të lira në shumë qytete të vendit dhe të dhurojë disa prej tyre për të mbeturit pa strehë pas shkatërrimeve që shkaktoi tërmeti? Kur isha në Vlorë me pushime në muajin gusht, mësova se kishte 6200 apartamente të lira, të pashitura. Po sa të tillë ka në Durrës, në Tiranë dhe në qytete të tjera? Në Tiranë llogariten mbi 10 mijë apartamente të tilla. Shkatërrimet e këtij tërmeti janë prova më domethënëse e shfaqjes së ndjenjave humaniste nga ana e pasanikëve të vendit tonë. “

Sa më sipër oligarkët, duhet të jenë ndër të parët, që t’i ndihmojnë moralisht,  fianciarisht, materialisht dhe në të gjtiha format  e nevojshme të mbijetuarit e tragjedisë elementare të Durrësit, të Thumanës etj., sepse të gjithë pasurinë e vet e kanë fituar në Shqipëri, askundi tjetër. –Shqipëria dhe populli i varfër i ka  bërë milionerë oligarkistët, jo askush tjetër. Prandaj, në çdo situatë të këtillë të rëndë dhe në kriza të tjera qoftë ekonomike, të varfërisë, të urisë dhe të papunësisë, OLIGARKËT, duhet të jenë ndër të parët për ta ndihmuar popullin dhe shtetin, jo për t’i braktisur, në asnjë kuptim qoftë nga ndonjë epidemi shfarosëse, agresion i huaj apo nga ndonjë fatkeqësi elementare natyrore, sikur kjo që goditi Durrësin dhe Thumanën, më 26 nëntor 2019.

KY 28 NËNTOR NUK ËSHTË SI TË GJITHË TË TJERËT, POR… – Nga Frank Shkreli

 

Shqipëria jonë dhe Kombi ynë shqiptar po kalojnë ditë të vështira. Ky 28 Nëntor, fatkeqësisht, nuk është si të tjerët më parë.   Shumë familje shqiptare po veshen në zi në këtë festë kombëtare, ndërsa një hije e rëndë ka renë mbi të gjitha trojet tona.  Këtë 28 Nëntor nuk ka kengë e valle dhe pothuaj askujt prej nesh nuk i qeshet buza.

 

Vërtetë se ky 28 Nëntor — Dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës më të shenjtë në kalendarin historik të shqiptarëve — këtë vit nuk është një ditë gëzimi, por nuk duhet të jetë as një ditë dëshprimi e pa shpresë.   Por, ama duhet të jetë një ditë reflektimi, për të gjithë e sidomos për ata në krye të Vendit dhe të Kombit.   Ndonëse Shqipëria dhe Kombi shqiptar po kalojnë ditë të vështira, si rrjedhim i goditjes së rëndë të tërmetit, humbjes së jetëve që nuk këthehen më, të plagosurve, të cilëve të gjithë iu urojmë shërim të shpejtë, dhe dëmeve materiale të cilat mund të zevëndosen shpejt, kollaj dhe pa ndonjë problem — Shqiqpëria dhe Kombi ynë, gjatë historisë, kanë kaluar ditë edhe më të vështira, por të parët tanë kurrë nuk e humbën shpresën, mbi të gjitha shpresën në vetveten dhe shpresën në Zotin.

 

Atyre askush dhe asgjë nuk mund t’ua hiqte nga zemra shpresën as dëshirën dhe as vullnetin e tyre për ringjalljen e Kombit, për realizimin e endërrës shekullore që u arrijt nga një grusht burrash të zgjedhur të Kombit me 28 Nentor, 1912,të cilët në krye me plakun e mençur Ismail Qemalin ngritën në Vlorë Flamurin e Gjergj Kastriotit -Skenderbe, Flamur i cili për mbi 400-vjetë mbeti i palosur në fshehtësi.  Atë ditë, sot 107 vite më parë, ata u betuan se pa marrë parasyshë vështirsitë e çfardo natyre qofshin, të mbrendshme dhe të jashtme, Flamuri i Gjergj Kastriotit-Skenderbe nuk do të ulet kurrë më nga shtiza e tij.

 

Ç’është ky betim, ç’është kjo besë e dhënë.  Besa, kjo fjalë që nuk ekziston në asnjë nga gjuhët e tjera, kjo Besë që është ndër të parat cilësi të Kombit shqiptar.  Në kohë të vështira, me ketë Besë u lidhën burrat e Kombit rreth Gjergj Kastritotit – Skenderbe, me ketë Besë u lidhën burrat e Kombit në Lidhjen e Prizrenit, me ketë Besë u lidhën me 28 Nentor 1912, burrat e Kombit që shpallën Pavarësinë Kombëtare nga zgjedha otomane pas pothuaj 500-vjetësh.

 

Siç thashë më lartë, ky 28 Nëntor, fatkeqisht, nuk është ditë gëzimi, por nuk duhet të jetë as ditë dëshpërimi – por duhet që, patjetër, të jetë një ditë reflektimi, nga të parët e këtij Kombit sot.   Ky tërmet ka shkundur themelet e shumë ndërtesave, pallateve e shtëpijave duke shkaktuar dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe ka lënë pa strehë qindra familje shqiptare.  Burrat dhe patriotët e vërtetë dallohen në ditë të mira, por edhe në ditë të vështira.   Këto janë ditë të vështira për të gjithë shqiptarët kudo gjëndemi, por veçanërisht, për viktimat e këtij tërmeti dhe familjet e tyre në Durrës e Tiranë por edhe në zona të tjera.  Në ditë të vështira si ky 28 Nëntor, burrat e vërtetë të Kombit nuk gëzohen, por as nuk dëshpërohen dhe as nuk dorëzohen, por reflektojnë!

 

Ndërtesat dhe pallatet e shembura nga tërmeti, jam i bindur, do të ndërtohen së shpejti.  Udhëheqsit e vërtetë reflektojnë në këtë ditë të shenjtë të Pavarësisë!  Reflektojnë që me fjalët dhe me sjelljet e tyre, ndërsa merren me përballimin e kësaj tragjedie të përkohëshme, të mos bëhen shkaktarë të shkatërrimit të asaj NDËRTESE TË MADHE, që e quajmë Shqipëri.  Ashtu si gjatë historisë, edhe kësaj rradhe u bën thirrje të gjithëve, ajo BESA Shqiptare: për një bashkim mendimesh e qëllimesh, për realizimin dhe çimentimin e vërtetë të objektivave kombëtare të përcaktuara nga Burrat e 28 Nëntorit të vitit 1912 në Vlorë.

 

Po e përfundoj këtë shënim modest me një amanet, që deri diku përputhert,situatën — mjaft aktual të Mehdi Frashërit, drejtuar shqiptarëve kudo, me rastin e 39-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në vitin 1951 në Romë, (përballë problemeve të asaj kohe midis shqiptarëve), një thirrje aktuale kjo edhe sot, me rastin e këtij 28-Nëntori:

 

”Shqiptarë dhe Shqiptarka…Harroni gjithë mëritë dhe grindjet.  Lidhni Besën simbas zakonit shqiptar për shpëtimin e Atdheut.  Indipendenca shqiptare ka pasur idealet e veta të cilat janë zhvillimi i vendit tonë nga çdo pikëpamje, për me ua mbërrijt popujve të Perendimit më të përparuar, në Drejtësi dhe në Liri dhe për me plotësue aspiratat kombëtare.   Si popull ilirian, natyra na tërheq nga Oksidenti.  Ndjekja e ideologjive të ardhura nga stepet e Siberisë dhe të Rusisë, prej ku kanë dalë Attila dhe Gengish Khani, nuk e shpjen Vendin tonë veçse në rrënim.”

 

Mehdi Frashëri e ka përfunduar mesazhin e tij drejtuar shqiptarëve në vitin 1951, në fillim të Luftës së Ftohtë, me rastin e 39-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke i cilësuar fjalët e tija, drejtuar gjithë shqiptarëve, si të “sinqerta, pa ambicje dhe pa prapamendime”.

 

Pikërisht, në këtë frymë është edhe ky mesazh modest i imi me rastin e këtij 28 Nëntori që, fatkeqsisht, është ndryshe nga të kaluarit, si përfundim i tërmetit të rëndë që goditi Shqipërinë – jo për gëzim, por as për dëshpërim.  Por, është një thirrje modeste e një shqiptaro-amerikani për reflektim, sidomos në kohë të vështira si kjo tragjedi.   Është një thirrje vëllazërore e një shqiptaro-amerikani, i cili me mend e me zemër vuan për ju dhe me ju këto ditë të vështira –ashtu si të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës — por që, njëkohësisht, edhe beson se nepërmjet bashkimit dhe respektit për njëri tjetrin, midis shqiptarëve, Shqipërinë e presin ditë më të mira.  Është radha e juaj që jeni në krye të Vendit sot, që me BESË e fjalë nderi, me respekt dhe bashkpunim me njëri tjetritn, të shkruani faqe të arta në kapitullin e radhës të historisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve, për një të ardhme më të mirë për mbarë Kombin, në muajt dhe vitet e ardhëshme.