VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ronaldo: Unë jam futbollisti më i mirë në botë

By | October 14, 2016

Komentet

Renditja e xhudisteve të Kosovës, Distria Krasniqi e para në botë

Distria Krasniqi arriti të fitonte medaljen e artë në konkurrencën deri në 48 kilogramë në Mastersin e Dohas.

Kjo i siguroi asaj 1800 pikë olimpike, të cilat i ndihmuan për rangim më të mirë para Lojërave Olimpike që do të mbahen këtë verë, shkruan Gazeta Express.

Në webfaqen e Federatës Botërore të xhudos, Distria është e para në botë në kategorinë e saj deri në 48 kilogramë.

Majlinda Kelmendi e cila e fitoi medaljen e bronztë në Mastersin e Dohas është e pesta në renditjen e përgjithshme, në kategorinë deri në 52 kilogramë. Me medaljen e bronztë të fituar në Katar, Majlinda u ngjit për një pozicion, ndërsa kishte kohë që nuk merrte pjesë në gara për shkak të lëndimit.

Nora Gjakova renditet e katërta në botë në kategorinë deri në 57 kilogramë. Gjakova fitoi medaljen e bronztë në Mastersin e Dohas, çka i siguroi asaj një pozicion më lartë në renditjen e përgjithshme.

Edhe Loriana Kuka renditet lartë në kategorinë e saj deri në 78 kilogramë. Ajo është e pesta në botë, kurse medalja e bronztë e fituar në Mastersin e Dohas i ndihmoi asaj të rritej për shtatë pozicione.

Majlinda Kelmendi i sjell tjetër medalje Kosovës, mposht belgen Charline Van Snick

Vjen edhe medalja e dytë për Kosovën në Masterin e Dohas.

Është kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila fitoi të bronztën në kategorinë -52 kg të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Majlinda Kelmendi arriti të fitojë kundër belges, Charline Van Snick. Pas pak mund të vije medalja e tretë, me Nora Gjakovën, që po e kërkon të bronztën në -57 kg.

Ish-presidenti i FIFA-s dërgohet në spital

Ish-president i FIFA-s, Sepp Blatter, është dërguar në spital pasi shëndeti i tij u përkeqësua, njoftoi e përditshmja zvicerane “Blick”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Babai im është në spital. Ai po bëhet më mirë çdo ditë. Por ai ka nevojë për kohë dhe pushim”, ka thënë vajza e tij, Corinne Blatter Andenmatten.

84-vjeçari u trajtua në kujdesin intensiv në vitin 2015 për shkak të një çrregullimi të sistemit imunitar.

Blatter ishte shefi jetëgjatë i FIFA-s që shërbeu midis viteve 1998 dhe 2015.

Në dhjetor 2015, Blatter u pezullua nga aktivitetet e lidhura me futbollin për tetë vjet për abuzim të pozitës së tij.

Më vonë, ndalimi i tij u reduktua në gjashtë vjet, kurse Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) në vitin 2016 rrëzoi ankesën e tij.

Federer: Ja pse nuk marr pjesë në Australian Open

VOAL – Jo vonesa në përgatitje pas lëndimit, por dëshira për të mos dashur ta nënshtrojë të gjithë familjen në karantinë Australiane. Kjo është arsyeja e vërtetë që e shtyu Roger Federer të heqë dorë nga Australian Open.

Kjo u zbulua nga Andre Sa, ish lojtar brazilian i dysheve dhe tani drejtor i marrëdhënieve me publikun për lojtarët e Grand Slam të parë të vitit, intervistuar nga televizioni i vendit të tij Ace BandSports. “Unë jam 39 vjeç, katër fëmijë, kam fituar 20 turne Grand Slam. Nuk është më koha që të jem larg familjes time për më shumë se pesë javë”, i rrëfeu Mbreti Roger jugamerikanit.

Ideja e udhëtimit vetëm nuk u mor parasysh nga qytetari i Bazelit, i cili nuk donte të mbante gruan dhe fëmijët e tij në dhomë pa qenë në gjendje të dilnin jashtë për 14 ditë. Përjashtimi i vetëm u jepet lojtarëve që të jenë në gjendje të stërviten./rsi-eb

Messi bëri paraqitjen e 500-të për Barcelonën në La Liga

Madrid

Futbollisti argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, bëri paraqitjen e 500-të për klubin në Ligën e Parë të Spanjës (La Liga), raporton Anadolu Agency (AA).

Messi në ndeshjen e javës së 17-të, shënoi asistin e golit të vetëm ndaj Huesca, ndeshje e cila ishte e 500-ta për të në ligë. Barcelona fitoi 1-0 ndaj Huesca.

Me këtë ai arriti shumë afër rekordit të Xavi Hernandez i cili ka luajtur në 505 ndeshje për Barcelonën në La Liga.

Ndërkaq, rekordi për futbollistin që ka luajtur në më së shumti ndeshje të La Ligas është ish-portieri Andoni Zubizarreta i cili ka veshur fanellat e Athletic Bilbao, Barcelona dhe Valencia me 622 ndeshje.

Messi nën fanellën e Barcelonës në 17 sezone shënoi 451 gola dhe 185 asistime në ndeshjet e ligës.

Argjentinasi me Barcelonën fitoi 10 herë kampionatin në 17 sezonet e fundit.

Ronaldo bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave

Cristiano Ronaldo tejkaloi brazilianin Pele me golin e tij të 758-të për t’u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e futbollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

UEFA ka bërë të ditur se sulmuesi çeko-austriak Josef Bican është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 805 gola në karrierë.

Ylli portugez shënoi dy gola për Juventusin në fitoren e mbrëmshme 4-1 kundër skuadrës Udinese.

Për Juventusin shënuan edhe Federico Chiesa dhe Paulo Dybala, ndërsa Marvin Zeegelaar shënoi golin e vetëm për skuadrën Udinese.

Juventus me këtë fitore radhitet e 5-ta në kampionatin italian me 27 pikë dhe është 10 pikë pas Milanit që ndodhet në vendin e parë.

Ndërron jetë legjenda e NBA-së, Paul Westphal

Në moshën 70-vjeçare, ka ndërruar jetë Paul Westphal, një nga basketbollistët legjendarë të skuadrës Phoenix Suns të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Westphal ka ndërruar jetë pas vuajtjes nga kanceri për një kohë, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të NBA-së.

Basketbollisti, i cili fitoi kampionatin me Bolton Celtics në vitin 1974, në periudhën 1975-1980 veshi fanellën e skuadrës Phoenix Suns.

Westphal më vonë ishte trajner i Phoenix Suns, duke e çuar skuadrën në finalet e NBA-së për herë të parë në vitin 1993.

Në vitin 2019, ai u bë pjesë e “Hall of Fame”, që përbëhet nga legjenda të basketbollit, gjyqtarë, trajnerë dhe figura të tjera të shquara.

Federer tërhiqet nga Australian Open

Tenisti zviceran, Roger Federer.

Roger Federer është tërhequr nga turneu i tenisit Australian Open, i cili është zhvendosur për në shkurt, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Federer, 39 vjeç, ka qenë gjashtë herë kampion i këtij turneu.

Ai ka marrë pjesë në Australian Open çdo vit, qysh në vitin 2000.

Federer ka operuar gjurin e djathtë vitin e kaluar dhe është tërhequr nga sezoni i 2020-ës.

Ai ka thënë se shtyrja e turneut Australian Open, për 8 shkurt të vitit të ardhshëm, mund të shkojë në favor të tij, por agjenti i tij tha të dielën se Federer, megjithatë, ka vendosur të mos luajë.

Tony Godsick tha se Federer ka bërë përparim në muajt e fundit, por pas konsultimeve me ekipin e tij, “ka vendosur t’iu kthehet garave pas turneut Australian Open”.

VIDEO- Ronaldo futbollisti i shekullit, Lewandowski sulmuesi i vitit, vlerësohet edhe Pep Guardiola

Në Dubai, në një ceremoni madhështore, u vlerësuan personazhet më të mirë të vitit por për herë të parë u vlerësuan me një trofe të veçantë edhe futbollisti dhe trajneri më i mirë i shekullit të fundit. Nëse për më të mirët e vitit kishte pak dilema, interesimi ishte i madh për të kuptuar se kush do të triumfonte në kategorinë e më të mirëve të shekullit.

Cristiano Ronaldo u shpall me i miri i shekullit duke lënë pas rivalin e tij të përjetshëm, Leo Messi. Në të njëjtën kategori, atë të trajnerit më të mirë të shekullit, fitues nga “Globe Soccer Awards” u shpall Pep Guardiola. Me çmimin e karrierës u vlerësuan Pique dhe Casillas. Lojtari më i mirë i vit u shpallet Robert Lewandowski ndërsa trajneri më i mirë i viti Hansi Flick. Në një vit ku Bayern Munich fitoi gjithçka klubi gjerman u shpall si klubi më i mirë i vitit. Me një trofe u vlerësuar dhe Jorge Mendes si agjenti më i mirë i vitit.

E trishtë- Sportisti i talentuar Klavio Meça ndërron jetë në moshën 24 vjeç (fotot)

Ndërron jetë në moshën 24 vjeçare rekordmeni shqiptar i notit, Klavio Meça.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të riut nga Fushë Kruja, por sipas informacioneve të para dyshohet për një atak kardiak.

Ai shihej si e ardhmja e këtij sporti në vendin tonë. Meça mbante rekordin kombëtar në 400 m stil i lirë (4’04”03), të vendosur në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest të Hungarisë.

“Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjec. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe… Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa vecojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03. Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive. KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh…”, thuhet në njoftimin e KOKSH.

Dhjetë alpinistë të vdekur nga stuhia e borës në Iran

Malet në veri të Teheranit

Stuhitë e borës në Iran lanë së paku 10 alpinistë të vdekur dhe disa të zhdukur.

Lajmi u bë i ditur nga televizioni shtetëror, pas disa ditësh me reshje me borë dhe erëra të fuqishme, që bllokuan rrugë në shumë pjesë të vendit.

Sipas disa raporteve, numri i viktimave mund të jetë më i lartë, pasi disa alpinistë që kanë qenë në malet në veri të Teheranit, mbeten të zhdukur.

Kërkimet dhe përpjekjet e shpëtimit u ndërprenë gjatë natës, por pritet të vazhdojnë sot.

Autoritetet e parashikimit të motit i kanë paralajmëruar më herët qytetarët që të mos udhëtojnë në male, ku janë raportuar stuhi dhe ortekë bore.

Pele i dërgon mesazh urimi Messit

Futbollisti legjendar brazilian Pele i dërgoi mesazh urimi yllit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi i cili ndan rekordin e tij “lojtari që ka shënuar më shumë gola me të njëjtin ekip”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet një postimi nga Instagrami, Pele ka uruar Messin me fjalët: “Kur zemra juaj është plot dashuri, është e vështirë të ndryshoni rrugën tuaj. Ashtu si ti, unë e di çfarë ndjesie është të veshësh çdo ditë fanellën që je i dashuruar. Unë gjithashtu e di se nuk ka vend më të mirë se vendi që na bën të ndihemi si në shtëpinë tonë. Të përgëzoj ty për suksesin historik. Mbi të gjitha urime për karrierën tuaj të shkëlqyeshme tek Barcelona. Historitë si të tonat që janë të lidhura me një klub të vetëm me dashuri për një kohë të gjatë, për fat të keq do të pakësohen gradualisht. Ju vlerësoj shumë”.

Me golin e shënuar në ndeshjen përballë ekipit të Valencias në ligën e Spanjës, Messi ka shënuar 643 herë në rrjetat e kundërshtarëve me fanellën e Barcelonës. Ai ka barazuar rekordin “lojtari që ka shënuar më shumë gola me të njëjtin ekip” i cili deri tani i takonte Pele-s (me ekipin Santos të Brazilit).


Send this to a friend