VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ronaldo sfidon Messin: Eja në Itali

By | December 10, 2018
1 Comments
  • author avatar
    Luljeta 1 year ago Reply

    valla ndoshta jam gabim por per mendimin tim jam 100% e vetdijshme se Messi eshte lojtari me i mir ne Bot edhe se Ronaldo. Messi eshte number one in the world.

Komentet

Ronaldo mesazh lidhur me koronavirusin: “Qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetë”

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo që luan për ekipin italian Juventus, bëri thirrjen “qëndro në shtëpi” në kuadër të masave në luftën kundër koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh nga llogaria e tij në rrjetin social, Ronaldo tha se nëna e tij e kapërceu sëmundjen dhe u bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi.

“Jam mirënjohës që nëna ime ndodhet në shtëpi në mënyrë të shëndetshme. Kujdesuni për familjen dhe të dashurit tuaj. Qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetë”, ka theksuar Ronaldo në mesazhin e tij duke paraqitur fotografi të nënës me motrat e tij.

Ronaldo, pas ndeshjes ku fituan me rezutatin 2-0 ndaj Interit më 8 mars shkoi në ishullin Madeira në jugperëndim të Portugalisë për të vizituar nënën e tij Maria Dolores e cila kishte kaluar një paralizë dhe ishte në rrezik për jetën. Pas kësaj vizite Ronaldo nuk u kthye në Itali për shkak të koronavirusit.

UEFA ka “plane alternative” për të shpëtuar sezonet e futbollit

Organi drejtues i futbollit evropian UEFA ka bërë të ditur se ka tre plane për të shpëtuar sezonet e ndaluara për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Për të përditshmen italiane “La Repubblica”, shefi i UEFA-s, Aleksander Ceferin, tha se mund të fillojnë përsëri “në mes të majit, në qershor apo madje edhe në fund të qershorit”.

Por, siç theksoi Ceferin, nëse situata aktuale vazhdon njëjtë edhe në verën e këtij viti, “sezoni me siguri do të humbet”.

Ceferin tha se askush nuk e di se kur do të përfundojë kjo pandemi dhe shtoi se UEFA ka zhvilluar bisedime me ligat dhe klubet, por shtoi se ata tani duhet të presin.

“Po ashtu ekziston një propozim për të përfunduar këtë sezon në fillim të sezonit tjetër dhe pastaj pak më vonë të fillohet sezoni i ardhshëm”, tha Ceferin.

Mes frikës nga virusi COVID-19, shumë liga të futbollit evropian u pezulluan, si Premier Liga e Anglisë, Bundesliga e Gjermanisë, Seria A e Italisë, Liga 1 e Francës, Eredivisie e Holandës, Premier Liga e Portugalisë dhe Super Liga e Turqisë.

Në muajin mars, UEFA i vendosi në pritje ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës Evropiane 2019-2020, si dhe prolongoi për një vit kampionatin EURO 2020.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi i ri është përhapur në të paktën 177 vende dhe rajone.

Pele: Ronaldo më i miri në botë, unë më i miri në histori

Legjenda braziliane Pele thotë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, ndërsa veten e ka vlerësuar si lojtarin më të mirë në histori të futbollit.

Ish-sulmuesi i Brazilit foli në një intervistë për kanalin e YouTube, Pilhado, ku u pyet për lojtarin më të mirë në botë aktualisht dhe për më të mirin e historisë, transmeton Gazeta Express.

“Lojtari më i mirë në botë sot është Cristiano Ronaldo”, tha Pele.

“Mendoj se ai është më i miri për shkak të vazhdimësisë në fushë, por të mos harrojmë për Lionel Messin, natyrisht, ama ai nuk është sulmues”, shtoi Pele.

Ai më pas u pyet se cili futbollist do të jetë më i miri në histori të futbollit.

“Kjo është një pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur. Nuk bën ta harrojmë Zicon, Ronaldinhon dhe Ronaldon. Në Evropë Franz Beckenbauerin dhe Johan Cruyffin”, theksoi ai.

“Nuk është faji im por mendoj se Pele ka qenë më i mirë se të gjithë këta”, përfundoi ai.

Nuk është befasi që Pele nuk e përfshiu fare në listën e tij Diego Maradonën, duke e ditur rivalitetin mes tyre gjatë viteve.

Shtyhen Lojrat Olimpike të Tokios

Kryeministri japonez Shinzo Abe tha të martën se Lojërat Olimpike të vitit 2020 do të shtyhen deri në verën e vitit 2021 për shkak të pandemisë në rritje të koronavirusit.

Lojërat Olimpike ishin planifikuar të fillonin në Tokio në 24 korrik.

Abe njoftoi shtyrjen një vjeçare pas një bisedime telefonike me Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

Abe kishte thënp më parë se një vonesë ishte e pashmangshme nëse të gjitha ngjarjet nuk mund të kryheshin siç ishte planifikuar.

Kryeministri japonez tha të martën se shtyrja erdhi pas disa muaj presioni në rritje nga disa vende dhe atletët pjesëmarrës.

Shtyrja iu afrua më shumë realitetit të dielën kur komiteti kombëtar olimpik i Kanadasë tha se po tërhiqej nga lojrat. Edhe anëtarët e komitetit të Australisë informuan sportistët e tyre se ata nuk mund të stërviteshin siç duhet për lojrat verore pasi u vendosën kufizimet për kontrollin e koronavirusit.

Komiteti Olimpik Amerikan i bëri thirrje të hënën Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që të shtynte lojërat.

Japonia ka shpenzuar më shumë se 10 miliard dollarë gjatë shtatë viteve të fundit për t’u përgatitur për Lojrat Olimpike. zëri i amerikës

Legjenda e Milanit Paolo Maldini dhe djali i tij rezultojnë me Covid-19

Romë

Drejtori teknik i klubit italian të futbollit Milan, Paolo Maldini dhe djali i tij Daniel Maldini që luan në ekipin e të rinjve rezultuan pozitiv në testet për koronavirusin e ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga klubi “kuq e zi”, thuhet se Paolo Maldini ka konfirmuar se ka kontaktuar me një person që ka pasur shfaqjen e simptomave të virusit dhe se testi i kryer ka rezultuar pozitiv.

Ndërkohë njoftohet se pozitiv ka rezultuar edhe testi i kryer për djalin e tij Daniel Maldini i cili luan në ekipin e të rinjve të Milanit.

“Paolo dhe Daniel Maldini janë në gjendje të mirë. Ata tashmë dy javë janë izoluar nga bota e jashtme dhe nuk kanë kontakte me askënd”, thuhet në deklaratë.

Sipas protokolleve mjekësore të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, që të dy, babë e bir do të qëndrojnë në karantinë deri në shërimin e tyre.

Unioni i Ligës së Serie A, në një postim nga llogaria në Twitter ka shprehur mbështetjen për familjen Maldini duke thënë “Është një familje që është mësuar të luftojë dhe të fitojë ndeshje të rëndësishme. Forca Paolo dhe Daniel”.

Përveç lojtarëve të Juventusit, Daniele Rugani, Blaise Matuidi, Paulo Dybala, në Serie A në Itali nga koronavirusi janë prekur edhe futbollistët e Sampdorias, Manolo Gabbiadini, Omar Colley, Antonino La Gumina, Bartosz Bereszynzky, Morten Thorsby, Albin Ekdal, Fabio Depaoli si dhe futbollistët e Fiorentinës, Dushan Vllahoviç, Patrick Cutrone dhe German Pezzella.

Reagimi i Real Madridit, pas vdekjes së ish-presidentit nga koronavirusi

Real Madridi e ka nderuar ish-presidentin e vet, Lorenzo Sanz, i cili vdiq të shtunën pas infektimit me koronavirus, duke thënë se Sanz ia kishte shtuar historinë dhe trashëgiminë klubit.

Sanz ishte president i Madridit nga viti 1995 deri më 2002, në një periudhë gjatë të cilës klubi i fitoi dy trofe në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Ai vdiq të shtunën në moshën 76-vjeçare, pasi ishte prekur nga koronavirusi Covid-19.

“Real Madridi, presidenti i klubit dhe bordi i drejtorëve dëshirojnë të shprehin keqardhje të thellë për ndarjen nga jeta të Lorenzo Sanz, i cili ishte president i Real Madridit nga viti 1995 deri më 2000”, shkruhet në reagimin e Real Madridit.

“Gjatë presidencës së Lorenzo Sanz, Real Madridi vazhdoi të shkruaj historinë dhe trashëgiminë e klubit. Ai ishte president i klubit kur, pas 32 vjetëve pritje, klubi e fitoi titullin e shtatë dhe të shumëpritur në Ligën e Kampionëve më 1998 në Amsterdam”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Express/

Sulmuesi i Juventusit Paulo Dybala dhe e dashura e tij Oriana Sabatini rezultojnë pozitiv me COVID-19

Sulmuesi i Juventusit dhe Argjentinës Paulo Dybala ka dalë pozitiv ne testin për koronavirus.
Në një mesazh në llogarinë e tij në Instagram, Dybala tha se ai dhe e dashura e tij të dy kanë virusin por janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai është lojtari i tretë i Juve që konfirmohet se ka virusin, pas mbrojtësit të qendrës Daniele Rugani dhe fituesit rë Kupës së Botës në Francë, Blaise Matuidi.

“Oriana dhe unë jemi pozitiv” tha Dybala. Për fat jemi në gjendje të mirë shëndetesore”
“Faleminderit për mesazhet tuaja.”
E dashura e Dybala, Oriana Sabatini është këngëtare, aktore dhe modele argjentinase, është mbesa e ish tenistes Gabriela Sabatini, kampione e SHBA 1990 Open.
E gjithë veprimtaria sportive vendase në Itali është pezulluar deri në 3 prill.

Pavarësisht se zhvillohet në vitin 2021, nuk do ndryshohet emri i EURO 2020

Emri i Kampionatit të 16-të Evropian i Futbollit, që u prolongua në vitin 2021, për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19), do të mbetet EURO 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

UEFA, nëpërmjet ueb faqes së saj, iu përgjigj pyetjeve të shpeshta në lidhje me prolongimin e turneut mes datave 11 qershor-11 korrik 2021.

Nga UEFA bënë të ditur se besojnë që ashtu siç ishte planifikuar, për nder të 60 vjetorit, turneu do të mbahet në 12 vende të ndryshme, ndërsa emri do të mbetet EURO 2020.

Rritet në 14 numri i rasteve me koronavirus në NBA

New York

Koronavirusi i ri (Covid-19) është vërejtur edhe tek dy lojtarë të Los Angeles Lakers, një prej ekipeve të Ligës amerikane të basketbollit (NBA), duke u rritur në 14 numri gjithsej i rasteve në NBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipi Los Angeles i NBA ku ndeshjet u shtynë pa afat më 12 mars pas konfirmimit pozitiv të lojtarit francez Rudy Gobert të Utah Jazz, në një deklaratë me shkrim njoftoi përcaktimin e koronavirusit edhe tek dy lojtarë.

“Sot mësuam se testi ka rezultuar pozitiv edhe për dy lojtarë të Lakers. Që të dy lojtarët janë në karantinë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekut të ekipit”, thuhet në deklaratë.

Arsyeja e virusit tek lojtarët e Lakers është treguar ndeshja e basketbollit të zhvilluar më 10 mars me ekipin Brooklyn Nets.

Rikujtohet se më parë në ekipin Brooklyn Nets është përcaktuar Covid-19 tek 4 lojtarë të tij.

Theksohet se që nga e enjtja, Covid-19 është përcaktuar tek 14 lojtarë të NBA.

“Do të ketë futboll, para dhe pas Covid-19, Shqipëria ka diamante”, De Biasi flet nga karantina

Gianni de Biasi, ish trajneri i Kombëtares, është ndalur këtë herë duke folur për situatën që po përjeton Italia dhe jo vetëm, beteja me Covid-19, si mund të dilet nga kjo situatë dhe çfarë duhet të bëj futbolli për të kaluar këtë moment dramatik. Si gjithnjë, në çdo intervistë që jep për mediat italiane, nuk mungon as një koment për Shqipërinë, talentet kuqezi:

De Biasi
De Biasi

“Futboll do të ketë, para dhe pas coronavirus. Në këto momente kush është i detyruar të marrë vendime nuk ka një “patate” te lehtë për të administruar. Gjëja më e rëndësishme është të vendosim në siguri popullatën dhe të mos rrezikojmë lojtarët, janë njerëz si ne. Kjo është një luftë që e nisëm keq. Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është të kuptojmë nëse hipotezat e rimëkëmbjes të Federatës Italiane janë të besueshme me realitetin e fakteve. Vetëm nëse e kuptoni nëse kurba e ngjitjes mund të ndalet, do të jeni në gjendje të kuptoni se si të filloni përsëri, qartë që nuk është përparësi tani.”

De Biasi
De Biasi

Duke lënë pas Covid-19, De Biasi u ndal duke folur për Shqipërinë, talentet që po lind në këtë vend, por u ndal dhe tek lojtar në veçanti, Tomas Strakosha: “Ishte e vështirë të thuhej se çfarë kapërcimi cilësor mund të bëjë Shqipëria. Në këtë moment ai vend është një prodhues i mirë në atë pjesë. Shkolla Ballkanike vazhdon të prodhojë lojtarë me cilësi të shkëlqyera. Shqipëria po rritet dhe është e lehtë të gjesh diamante në mesin e talenteve të rinj.”

 

Thomas Strakosha Lazio Faobiymc91s715lrb4xza4v1i
Thomas Strakosha Lazio Faobiymc91s715lrb4xza4v1i

Strakosha? “Lacio po tregon se mund të përfitojë shumë nga lojtarët që ka. Inzaghi po bën një punë vërtet të shkëlqyer. Strakosha është një lojtar me karakter të shkëlqyer dhe disiplinë të madhe, i ndihmuar nga familja që ai ka. Babai i tij ishte portier i kombëtares shqiptare. Është një portier që ka ende hapësirë për përmirësim. Mbase duhet të përmirësohet në disa aspekte jashtë portës, por mendoj se tani është përfundimisht në mesin e pesë portierëve më të mirë në Serie A”, u shpreh De Biasi për Radio24.
(BalkanWeb)

Shtyhet për vitin e ardhshëm kampionati Euro 2020

Kampionati Evropian i Futbollit Euro 2020 është shtyrë për vitin e ardhshëm, për shkak të pandemisë së koronavirusit, tha Uefa.

Federata Evropiane e Futbollit e mori vendimin gjatë një video-konference, të martën.

Turneu që do të zhvillohej nga 12 qershori deri më 12 korrik të këtij viti në 12 vende të Evropës, do të zhvillohet tani nga 11 qershori deri më 11 korrik të vitit të ardhshëm.

Dhjetëra vende të Evropës janë duke u përballur me luftë kundër koronavirusit, ndërsa të goditura më së keqi janë Italia dhe Spanja.

Njoftimi shokues i Valencias: 35% e skuadrës me Covid -19, u infektua në Milano

Një lajm shokues vjen nga Spanja, e ka komunikuar vetë klubi i Valencias. Te katalanasit nuk janë vetëm 5 rastet me koronavirus por shumë më tepër. Plot 35% e skuadrës spanjolle është prekur me koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Valencias, që ka bërë të ditur se pas transfertës në Milano ndaj Atalantës në Champions League, ndeshje që u luajt me tifozë janë infektuar me koronavirus më shumë se 1/3 e skuadrës spanjolle.

Valencia nuk i ka zbuluar emrat e të prekurëve të tjerë nëse janë futbollistë apo pjesë e stafit, por e sigurt është që situata te Valencia është emergjente. 5 të prekurit e parë te Valencia janë Garay, Mangala, Gaya, Camarasa dhe Juan Aliaga.