VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Roberto Benigni i thur hymn Kushtetutës së Italisë – dhe Shqipërinë e sodit e krahason me Mesjetën Nga Elida Buçpapaj

By | June 10, 2016

Komentet

Pse (përse) jemi kaq të poshtër, të pabesë dhe të pakurriz ne kosovarët….?! – Nga AGRON SHABANI

 

Kosovarët apo të të ashtuquajturit shqiptarët e Kosovës, Luginës së Preshevës, Maqedonisë Veriore dhe trevave të tjera shqiptare të ish Jugosllavisë, në të shumtën e rastëve janë të pabesë, të paftyrë, të pakurriz, të pa moral, të padinjitet, frikacakë, stupid, nebulozë, mediokritë, dinastikë, komplotist, vasalë, epigonë, bedel dhe kameleon të parikuperushëm.
Ata janë si hijet apo “bimët” helmuese ose asfodelte që rritën ose shumëzohen në terr ose errësirë të plotë.
Ndërkohë që rrenjët e tyre të tradhëtisë, pabesisë, shantazhit dhe komplotit, i mbajnë të fshehura ose maskuara nepër trashe, istikame të ndryshme ose nën rrogoz të një “romantizmi patriotik” ose folkoristik që e shpartallon ose davarisë mengjesi. Flasin shumë më ton të lartë ose me tone të ngritura mbi trimërinë, heroizmin, guximin ose patriotizmin, ndërsa në brendinë e zemrës, shpirtit dhe trurit (mendjes) së tyre, shumica prej tyre janë bosh fare. Shoqërohen në grup ose në turmë si delët ose kafshët në kope. Janë blasfemik, dogmatik, demagog, hipokrit dhe makiavelist të regjur.
Në këtë formë, edhe gjuha e “dashurisë së tyre” intelektuale, profesionale, kulturore, kombtare ose patriotike” të ngjanë në “gjuhën” e pakuptimtë ose aglutinative të lakejve, laikëve, dezertorëve ose rennegatëve të ndryshëm kokëbosh dhe shpirtëshitur.
Të shesin ose tradhëtojnë në gjithëçka ose çdo gjë, për asgjë! Janë të mbarsur ose ngarkuar se tepërmi me sindomet ose komplekset e njojura të Edipit, inferioritetit dhe maliciozitetit. Ndaj, intelektualëve, akademikève, shkenctarève, pedagogève, politikajve, diplomatëve, gazetarëve, moderatorëve, kulturologëve, krijuesve ose artistëve të njohur nga Shteti Amë (Shqipëria)- sidomos. Ndaj të cilëve shpesherë kanë urrejtje dhe xhelozi vdekjepruese ose infantile-patologjike.
Gjithëçka ose çdo gjë që vjen nga arti, kultura, arsimi, shkenca, gazetaria, politika ose diplomacia shqiptare ( në formë elitare, superlative, egalitare etj.) e shohin me plot dyshim, skepsë, urrejtje, xhelozi, cinizëm dhe injorancë. Në bebëzat e syve, në vetulla ose çëpalla, disave prej tyre mund t’iua shohësh ose vereshë “pelhurën hollë” të melankolisë, narkolepsisë, idiopatisë, skizoftenisë, neuorofrenisë, oligofrenisë, debilitetit, inhibilitetit etj.
Sidomos gaze(p)tarëge, artikullshkruesve, skribomanëve ose politikanëve të ndryshëm ditor ose peridik në Kosovè.
E thënë dhe dëshifruar ndryshe, kjo donë të thotë se shumica e mediave të shkruara dhe elektronike në Kosovë se bashku me mekanizmat ose institucionet e atjeshme shtetrore, qeveritare, politike, diplomatike, shkencore, kulturore, akademike, pedagogjike dhe të tjera, janë të mbushura dhe stërngarkuara me mizantrop, filister, paranoid, demagog, hiporit, matrapaz, analfabet ose gjysëmanalfabet të ndryshëm instotucional dhe funksional. Pa i cekur këtu edhe animalitë dhe patologjië tjera reaksionare dhe anakronike të shtetit dhe “popullit të ri kosovarë” ! (…)

Në vazhdim sërish mbi etikën dhe estetikën institucionale, intelektuale dhe profesionale:

Thuhet se fusha kryesore e një intelektuali kulturor, politik ose diplomatik, krijuesi, gazetari, publicisti, poeti, shkrimtari ose artisti të mirëfillët dhe ekselent, janë koha, njerëzit, populli (kombi) dhe atdheu i tij. Respektivisht, edukata, kulutura, arsimimi (emancipimi), disiplina dhe aftësitë e tij intelektuale dhe profesionale në këtë kontekst. Ndërkaq, kredoja, besimi, idealet dhe vizionet e tij kryesore ose substanciale janë arritjet, zhvillimët dhe përparimet e gjithëmbarshme të njerëzve, popullit (kombit) dhe vendit të tij përkatës ose respektivë.
Në këtë frymë lideri, politikani, diplomati, gazetari, publicisti, krijuesi, intelektuali ose kulturologu i mirëfillët dhe ekselent, me të njejtën bukuri, dashuri dhe profeci që e duan Zotin, jetën, botën dhe shpirtin e tij, i duan edhe njerëzit, popullin (kombin) dhe atdheun e tij. Kjo donë të thotë se intelektualet e mirëfillët dhe ekselent, nuk urrejnë dhe nuk xhelozojnë ose injorojnë askënd. Sidomos shtetin ëmë .
Se këndejmi, duke e ruajtur dhe mbrojrur tjetrin nga vetëvetja, ata e mbrojnë vetvetën dhe kredon e tyre intelektuale, profesionale dhe patriotike nga të tjerët.
Ata janë si peshku i cili edhe pse jeton ose noton në ujëra të njelmëta ose të tharta, gjithmonë e ruan mishin të freskët dhe të shijshëm.
Në të kundërtën, atmosferat ose situatat e ndryshme negative, violente, infantile, konfiktuoze ose eskalative së bashku me anomalitë, patologjitë, destruksionet ose dekonstruksionet e ndryshme individuale dhe kolektive, krijohen pikërisht me anë të klanizimëve, fosilizimëve, privatizimëve, komercionalizimëve, instrumentalizimëve dhe monopolizimëve të ndryshme të informimit (medieve) dhe politikës së gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga ana e kujtdoqoftë në këtë kontekst.Përkatësisht, me komercionalizimin, fosilizimin, tribalizimin, provincializimin, relativizimin, privatizimin, uzurpimin dhe monopolizimin e moralit të përgjithshëm shtetërorë ose nacional, të cilat në instancë të fundit janë blasfemi, demagogji, hipokrizi dhe makiavelizëm i mbyllur ose egocentrik.
Duke menduar këtu në moralin (etiken) ,estetikën dhe higjienën e krehur shpirtërore, intelektuale dhe profesionale.
Ndryshe nga kjo, të ngritura, mbështetura dhe projektuara ku me pak e ku me shumë mbi motive, premisa, kontura ,ambiente, vizione, ideale, atmosfera ,mite, epose, legjenda ose fenomene të ndryshme njerëzore, natyrore, organike, panorganike, kozmagorike, panteiste, metafizike, ontologjike, epistemologjike, sociopsikologjike dhe të tjera. Respektivisht, mbi ngjarje, zhvillime, procese, simbole, figura ose personalitete të njohura monumentale, lapidare ose emblematike të shtetëve ose shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektive: Siç dihet, etika dhe estetika si nocione, si koncepte, kategori ose disiplina të posaçme të artit dhe filozofisë: Parasegjithash ndodhën të ngritura dhe projektuara mbi substancën dhe fundamentët (bazamentët) me të shëndetshme, eksplorative, humane, dialektike, empirike dhe pozitiviste të filozofisë së përgjithshme ose ordinare. Mbi të bukurën, të vërtetën, të veçantën, të përzgjedhurën, të posaçmën, sublimën, madhështorën, historikën, heroiken, patriotikën dhe kështu me radhë.
E thënë dhe dëshifruar ndryshe, kjo donë të thotë se një gazetar, publicist, krijues ose artist i mirëfillët, ekselent dhe profesionist në kuptimin e plotë të fjalës, të tërin -profesionin, vokalin, kohezionin, artin, intelektin dhe talentin e tij, i ngritë dhe projekton mbi gamën, substratin dhe substitutin e gjërë të ligjëve, premisave, simboleve, idealeve, vizioneve dhe fenomenëve të mesipërme njerëzore, shoqërore dhe natyrore të popullit (kombit) dhe atdheut të tij. Në ravijezimin, konturimin, profilizimin, identifikimin, sintetizimin, shquarjen, eksplorimin, konvencionalizimin dhe artikulimet e njohura etike dhe metaestetike të asaj që është e bukur dhe me vlera të posaçme globale ose universale, respektivisht, shtetërore, nacionale, historike etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu me një theks të posaçëm, edhe studimet, kritikat dhe analizat e njohura etike dhe metaestetike të shijes, formës, strukturës (substancës) ose përmbajtjes së bashku me praktikën dhe teorinë e njohur shkencore dhe filozofike mbi ngritjen, projektimin (projeksionin), shquarjen dhe artikulimin e vlerave të posaçme dhe të përgjithshme në kontekstin e mesipërm global ose univesal të fjalës. Aty janë edhe studimet dhe analizat e njohura të strukturave ,elitave, par-exelencave ose superstrukturave të njohura shkencore, intelektuale, politike, diplomatike, kulturore dhe informative së bashku me studimet dhe analizat e thella të ritmëve, trendëve, standardëve ,levizjeve dhe tendencave të ndryshme tredimenzionale, shumëdimenzionale, matriksiale etj. Ngjarjeve, zhvillimëve, proceseve, fenomeneve ose dinamikave të ndryshme lineare, sublime, relevante, konfidensiale, furioze, eklektike, dinamike, ataraktive, inkarnative, satisfaktive…Procesëve, zhvillimëve, deformimëve, anomalive, patologjive dhe fenomenëve të ndryshme violente, infantile, patologjike, destruktive, dekonstruktive, reaksionare, anakronike dhe të tjera.
Në këtë menyrë kuptimi, esenca dhe rëndësia e gjithëmbarshme e etikës dhe estetikës së njohur intelektuale, profesionale dge institucionale, ndodhën të mbështetura, projektuara dhe konstruktuara pikërisht mbi substratin, konstruktin, enkodimin dhe antinomin e njohur shkencorë dhe humanist. Përkatësisht, në studimin, analizën dhe kritikën e njohur shkencore dhe humaniste. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ndarjet ose klasifikimet e njohura shkencore ose filozofike të etikës së përgjithshme shkencore, profesionale, shtetërore, qeveritare, politike, diplomatike, kulturore, informative ose publicistike mbi bazën e punës dhe angazhimit praktik dhe teorik, gjegjësisht, eudaimonizmin, hedonizmin dhe utilitarizmin, mbi kriteriumet e njohura të obligimit dhe përgjithësisë morale , ligjore dhe profesionale, gjegjësisht, etikën autonome dhe heteronome, mbi kriteriumin e raportëve ose marëdhëniëve të njohura vertikalo- horizontale në relacionin e njohur shteti-qeveria-shoqëria-personi ose individi, gjegjësisht, etikën individuale, etikën kolektive, etikën profesionale dhe etikën sociale, etikën e rastëve ose situatave të ndryshme akute ose kronike, etikën ekzistencialiste, etikën materiale, etikën formale, etikën normative, etikën funksionale, etikën profesionale, etikën strukturale, etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën fetare ose religjioze, etikën kulturore dhe informative, etikën diskriptive, etikën empirike, metaetikën ose etikën e njohur të filozofisë së përgjithshme dhe asaj praktike dhe kështu me radhë.
Ndaj, Çfarë (çka) duhet ditur? (Kritika e unit të ndërgjegjshem ose unit të shëndoshë); Çfarë (çka) duhet bërë ? (Kritka e unit të përgjithshëm ose atij praktik) dhe Çfarë (çka) duhet besuar dhe shpresuar? ( Kritika ndaj forcës së gjykimit dhe reagimit): Janë ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura dhe kryesore në kuadrin e “Idalizmit kritikë” të Immanuel Kantit, Sen Simonit si dhe te filozofëve ose mendimtarëve të tjerë në kontekstin e njohur filozofik gneseologjiko-ontologjiko-epistemologjik rreth asaj se çka (çfarë) dhe kush është në të vërtetë njeriu i ditur, njeriu krijues ose inovator…?
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura çfarë( çka) guxojmë të dijme?, çfarë (çka) guxojmë të besojmë ? dhe çfarë( çka) duhet të bejmë për të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë sonë…?
Në kontekstin e mesipërm filozofik ose metaestetik, si të thuash të të gjitha kahet, orjentimet ose drejtimet e mundshme shoqërore, politike, filozofike, sociale, societale dhe të tjera, në instancë të fundit ndodhën të përmbledhura, ravijezuara, konturura, sintetizuara, profilizuara dhe konvencionalizuara ne dy drejtimet e njohura shkencore dhe filozofike. Në drejtimin e njohur idealist dhe në drejtimin materialist. Respektivisht, në Idealizem dhe Materializem.
Ndërkohë që nga Idealizmi dhe Materializmi rrjedhin dhe zhvillohen si të thuash të të gjitha tjerat. Qofshin ato pozitive ose negative në sfond.

Shfaroseni fundamentalizmin islamik përpara se me u shfaros kombi shqiptar – Nga Aurel Dasareti*

 

Një numër i konsiderueshëm hoxhallarësh antikombëtarë, keqpërdorues të fesë (spiun të shërbimeve të huaja), ua kanë ngatërruar rrugën besimtarëve të verbër duke i dërguar në errësirën e skëterrës, ndërsa me paratë e tyre ata vetë jetojnë pranë buzëqeshjeve të tokës. Duhet një veprim i Perëndisë për t`i ndëshkuar, duke i shkëputur nga gëzimet e shfrenuara dhe rrokullisur në ferr, prej të cilit mund të dalin vetëm duke iu ngjitur pambarim një të përpjete të pafund.

***

“vërtetat” që në realitet janë shtypëse, mund të asgjësohen vetëm nëse bëhen të njohura.

Në çastin kur viktimat shumëvjeçare të këtyre dallaveraxhinjve e mësojnë “të vërtetën”, fillon tragjedia e tyre: nga dëshpërimi i humbjes së kohës, jetës private dhe mirëqenies familjare në ndjekje të iluzioneve, të cilat ua shërbyen pseudo-hoxhallarët e papërgjegjshëm hipokritë.

Feja e tepruar është opiumi për propagandën e shfrenuar të “besimtarëve” me ndërgjegjen dhe mendjen e turbulluar.

Patjetër ta luftojmë “Lëvizjen fetare totalitare islamike – antikombëtare”, që kërkon kontroll të plotë mbi jetën njerëzore ilire-shqiptare, si në nivelin shpirtëror ashtu edhe në atë material. Dhe, dikton atë që njerëzit duhet të mendojnë, atë që njerëzit duhet të thuan, hanë dhe veshin, si dhe legjitimojnë përdorimin e dhunës kundër të menduarit ndryshe. Për ISIS luftuan disa qindra të ri shqipfolës të inkriminuar (akuzuar për krime ndaj njerëzimit), kamikaz me shpëlarje truri, indoktrinuar nga hoxhallarë kësisoj (nuk dua të emëroj disa dhjetëra prej tyre, i njihni më mirë se unë), qëllimi i të cilëve nuk është feja, por përmes keqpërdorimit të saj të na shkatërrojnë nga brenda. Dorë e zgjatur e armiqve shekullorë.

(Indoktrinimi, do të thotë të përpiqesh të ndryshosh qëndrimet dhe perceptimet e një personi përmes ndikimit negativ sistematik).

Duhet të luftojmë për një Shqipëri, Kosovë (dhe trojet tjera nën pushtim) pluraliste, laike dhe demokratike me barazinë, lirinë e fesë, lirinë e shprehjes, mirëqenien, si rrugë të përhershme.

Patjetër t`i mbrojmë vlerat tona, sidomos gjuhën, që të mos tjetërsohemi, asimilohemi, shpërbehemi.

Është e rrezikshme të duam të jemi si të gjithë të tjerët, sidomos kur imitojmë jo-vlerat e tyre. Kozmopolit, një qenie njerëzore që fantazon se është një qytetar botëror, duke harruar kombin të cilit i përket.

Është e panatyrshme, kundër ligjeve të Perëndisë, sepse në të gjitha pyjet dhe në kopshtet e tokës, Ai nuk ka krijuar një gjeth të tillë që është njësoj si një tjetër.

***

Njerëzit mendjemëdhenj që besojnë se mund të shpjegojnë gjithçka, i vendosin gjërat në një sistem të cilin e kanë hartuar vetë, për t’iu përshtatur nevojave të tyre për dobësimin e ankthit për jetën, ankthit të vdekjes dhe urinë e ekzistencës së përjetshme.

Një jetë pa shkëlqim. Jetojmë për të ardhmen e përsëritshme. Kur do të bëhet më mirë? »Kur t`i ndreqim punët», «më vonë», «nesër», «kur të na lejon BE-ja», «kur të vdesim».

Shqiptari nesër e pret të nesërmen!

Gjithçka ka dal jashtë kontrollit sepse përsëri bëhet ajo që është. Dhe, më së fundi arrin te vdekja të cilën askush nuk e “njihte”.

Kjo sepse nuk ekziston përvoja e vdekjes. Njerëzit i kuptojnë vetëm ato çfarë është jetuar dhe eksperimentuar.

Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i hoxhallarëve-priftërinjve mendjemëdhenj, jo vetëm në shtëpitë e Zotit por kudo që munden, e teprojnë kur predikojnë jetën pas vdekjes, sepse ua “shpjegojnë” besimtarëve në “detaje” çështjet e kësaj natyre. Përkundër faktit të pakontestueshëm se njerëzit e gjallë e kanë të pamundur të flasin për përvojën e vdekjes së dikujt tjetër. Mund të mbështeten vetëm në spekulime.

E drejta për të predikuar fenë nuk duhet të keqpërdoret. Askush nuk ia gjen rrugën e zgjidhjes këtij misteri të natyrës, “jetën pas vdekjes”, që do të mbetet i panjohur dhe i pashpjegueshëm. Prandaj mos e teproni me “shpjegimin” e sendeve që nuk i keni përjetuar personalisht dhe pothuajse aspak nuk i dini.

***

Ndaloni hixhabin e fëmijëve. Problem serioz: Indoktrinimi i vajzave të vogla në disa xhamia dhe disa rrethe familjare, që përveç tjerash detyrohen të mbulohen (maskohen) me hixhab. Këto vogëlushe përpara se me filluar ta shijojnë jetën, fillojnë t`i trishtohen vdekjes. Duhet të flasim hapur në emër të fëmijëve të vegjël që i nënshtrohen detyrimit. Liria fetare nuk duhet t’i shkel të drejtat e fëmijëve në një demokraci. Por a jemi ne vend demokratik?

Në vendet laike në Lindjen e Mesme, hixhabi i fëmijëve u zhduk shumë kohë më parë. Megjithatë, me ngritjen e islamizmit, kjo jo-kulturë është ringjallur, dhe përmes hoxhallarëve tanë të “shkolluar” atje ka ardhur edhe te ne.

***

Është e qartë se në trojet tona, por edhe në diasporën shqiptare, fenomeni i hixhabit arabik (por jo vetëm) përhapet si zjarri i egër. Shumë femra shqiptare e kanë përqafuar këtë modë, me sa duket të detyruara  nga burrat e tyre “moralistë”. Kam parë disa nga këto personalisht, në diasporë. Disa prej tyre të mbuluara tërësisht (me niqab).

***

Besimtarë të fesë myslimane! Nëse u kushtoni shumë rëndësi predikimeve të hoxhallarëve të hutuar (fatmirësisht janë në pakicë), nuk ia vlen të jetosh. Rrjedhimisht, duhet t`i japësh fund jetës. Varet vetëm prej teje a ke hesap të sakatohesh dhe vetëvritesh për hir të ideve dhe iluzioneve të kota të ndonjë imami me çrregullime mendore që punon për shpërbërjen e Kombit Shqiptar; që i porositur nga rus, serb, grek, turk etj., i kruhet prapanica të poshtëron edhe krye-heroin tonë me famë botërore Gjergj Kastrioti- Skënderbe. Këta faqezi synojnë të na lënë edhe pa trashëgim edhe pa histori, për t`i përforcuar propagandat (gënjeshtrat) e armiqve kinse paraardhësit tanë jetonin në Azi. Ashtu që Evropa të na rikthej atje.

***

Konfliktet e mëdha të kohës sonë do të ndodhin kryesisht midis civilizimeve.

Fundamentalizmi islamik i trojeve të shfaroset para se me u shfaros kombi shqiptar. Mos keqpërdorni fenë myslimane, mësoni nga historia e hidhur, ndryshe e njëjta Evropë do t`ua dhuroj armiqve tanë edhe ato toka të copëtuara që na kanë mbetur nga Kongresi i Berlinit (1878 ) dhe Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1912-1913).

***

Përforcojeni dhe mbajeni dashurinë ndaj atdheut (të ribashkuar) në zemrën tuaj. Një jetë pa dashuri ndaj vendit që të lindi, është si një kopsht pa diell ku lulet kanë vdekur.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

DIKTATURA E SHUMICËS NDAJ PAKICËS SHQIPTARE NË MAL TË ZI – Nga Frank Shkreli

 

Ja ndodhi përsëri.  Ndalohet, gjobitet dhe dëbohet një shtetas i Shqipërisë nga Policia e Malit të Zi sepse valviti flamurin shqiptar të Gjergj Kastriotit-Skenderbe, në Festivalin vjetor të Gështënjave në rajonin e Krajës, afër Ulqinit.  Them flamurin shqiptar dhe jo flamuri i Shqipërisë, megjithëse është edhe i Shqipërisë, sepse për shqiptarët kudo, në trojet e veta shekullore dhe anë e mbanë botës kudo që gjënden në diasporë – ky flamur është i tyre — i të GJITHË SHQIPTARËVE kudo qofshin.  Ky është flamuri i Arbëreshve të Italisë, ky është flamuri i shqiptarëve në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Preshevë dhe e shqiptarëve në Çamëri.  Është flamuri i shqiptarëve të shpërndarë anë e mbanë botës, në Evropën Perëndimore dhe lindore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada e deri në Australi e Argjentinë, e madje edhe e shqiptarëve në Ukrainë dhe kudo që janë 10- shqiptarë që bashkohen për të festuar – aty valvitet flamuri i të gjithë shqiptarëve pa dallim shtetësie, pa asnjë pengesë, me përjashtim të Malit të Zi.   Aty na qenka kundër ligjit që të valvitet flamuri shqiptar nga shqiptarët autoktonë prej mijëra vjetësh, në ato vise arbërore.

 

Mediat vendase si Ulqinionline dhe ato ndërkombëtare si Zëri i Amerikës dhe Deutsche Welle raportuan rastin e sportistit Irfan Domnori nga Shqipëria.  Ai kishte marrë pjesë  një javë më parë në Festivalin e Gështënjave në Ostros të Krajës dhe gjatë festivalit ka shpalosur dhe ka valvitur flamurin shqiptar.  Disa burime njoftojnë se Domnori ishte i vetmi që valviti flamurin shqiptar në atë festival, gjë të le të kuptpohet se autoritetet malazeze kanë frikësuar  dhe kërcënuar tanimë popullatën vendase shqiptare se përdorimi i flamurit shqiptar në festivale të tilla mund të sjellë pasoja të rënda për ata që bëjnë një gjë të tillë.   Për këtë akt “antiligjor” të Z. Domnori, Policia e Malit të Zi e ka ndaluar duke e marrë në pyetje për “krimin” që ka bërë në territorin malazez, e ka dënuar me një gjobë prej 300-eurosh dhe i ka ndaluar hyrjen e tij në Mal të Zi për një periudhë një mujore.   Akuza zyrtare ndaj shtetasit shqiptar Domnori është se, sipas autoriteteve malazeze, ai na paska, “shkelur ligjin mbi rendin public” duke valëvitur flamurin e Republikës së Shqipërisë, një vepër kjo që kërcënon edhe paqën në vend, sipas autoriteteve malazeze.  Megjithëkëtë, nuk thuhet se si valvitja e flamurit shqiptar nga një shqiptar nga Shkodra, kërcënoi rendin publik dhe paqën në vend gjatë atij festivali!

 

Ajo që e bën këtë akt të Policisë Malaleze ndaj një shqiptari edhe më shqetsues është fakti se sipas radios gjermane Deutsche Welle (DW) shqip ky nuk është rasti i parë.  Ka pasur se raste të këtij lloji nga kombësi të tjera që kanë ndodhur në Mal të Zi por sipas radios gjermane, askush nuk është dënuar as gjobitur.  Ajo përmend një rast specifik.  Sipas DW Ministria e Kulturës e Malit të Zi njoftoi në mes të gushtit se do të ngrijë dy aktakuza kundër pjesëtarëve të minoriteteve, për gjoja përdorimin e simboleve të shteteve të tjera në Mal të Zi.   E para u njoftua kundër organizatorëve të koncertit humanitar “Për Kosovën e Metohinë tonë”, që u mbajt në Herceg Novi.   Ministria pohon se në këtë manifestim janë përdorur simbolet e Serbisë dhe është përdhosur himni kombëtar i Malit të Zi.   Gjithashtu, u bë një njoftim kundër organizatorëve të një ngjarje në lumin Cijevni afër Tuzit, sepse atje ishin vendosur vetëm flamuj shqiptarë, por jo edhe malazezë, sipas DW.

 

Por, as dy muaj më vonë ende nuk dihet nëse Ministria ka paraqitur ndonjë padi apo këto kanë qenë vetëm “kërcënime boshe”, njofton DW në gjuhën shqipe.  Sidoqoftë, duket se grupet e ndryshme në Mal të Zi kanë probleme me përdorimin e simboleve të tyre – si rrjedhim edhe i paqartësisë së ligjeve në fuqi — por fatkeqësisht, sipas të gjitha të dhënave, janë shqiptarët në atë vend, ata të cilët e pësojnë më keq për shkak të përdorimit të flamurit shqiptar.

 

Ndonëse aktorët politikë shqiptarë në Mal të Zi duket se bënë pak zhurmë në lidhje me ketë situatë, në këtë ndërkohë nuk kam parë ndonjë reagim zyrtar nga vendet fqinje dhe mike të Malit të Zi – dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova të cilat e kanë për obligim kombëtar të ruajnë flamurin kombëtar dhe të mbrojnë identitetin e shqiptarëve– ndaj dënimit të Irfan Domnori, vetëm e vetëm se valviti flamurin shqiptar në një festival kulturor në Ostros të Krajës.   Ishte vetë Irfan Domnori që vuri në dukje për median mungesën e mbështetjes nga autoritetet shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë.   “Më ndaloi policia, më kërkoi dokumentat dhe më pas më çuan fillimisht në komisariat e më pas në gjykatën e Tivarit.  Atje më thanë që është e ndaluar me ligj të mbahet flamuri shqiptar dhe më vunë gjobë 300 euro dhe të mos të hyj në Mal të Zi për 30 ditë.   Unë i thashë ju e dini, por ju ftoj në Shkodër të pini edhe një kafe, ju si trupë gjykuese, e merrni edhe flamurin tuaj Malazez, e keni me pa që nuk keni asnjë problem.   Për mu kjo nuk është normale po aq më thanë.   Na edhe Mali i Zi jena shtete në NATO, nuk duhet me ndodh kjo.   Duhet me reagu shteti apo instancat tjera, por në fakt këtu nuk ka reagu askush me thanë të drejtën.   I vetmi që është interesuar për këtë rast është numri dy i kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu”, është shprehur, Irfan Domnori në reagimin e tij për mediat.

 

U takon autoriteteve të Republikës së Malit të Zi që të sqarojnë ligjet e vendit të tyre mbi përdorimin e simboleve kombëtare në atë vend në përputhje me ligjet evropiane dhe ndërkombëtare mbi pakicat dhe u takon autoriteteve vendore shqiptare në Mal të Zi, por edhe Tiranës dhe Prishtinës zyrtare,  që të mbrojnë të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, përfshirë edhe përdorimin — pa pengesa dhe pa kushte — të simboleve të tyre kombëtare, përfshirë flamurin shqiptar – ashtu siç ndodhë në çdo vend anëtar të NATOs dhe më gjërë, e sidomos në një vend që aspiron gjithashtu të bëhet edhe anëtar i Bashkimit Evropian, siç është Mali i Zi.

 

Shqiptaro-Amerikanët me origjinë nga trojet shqiptare në Mal të Zi janë të shqetësuar nga mënyra se si sillen autoritetet malazeze me bashkombasit e tyre atje, përfshirë rastin e fundit të shqiptarit Irfan Domnori.   Shqiptaro-amerikanët dhe shqiptarët në Mal të Zi kanë mbështetur, madje edhe në qarqet politike amerikane, shkëputjen e Malit të Zi nga ish-Jugosllavia, si dhe antarësimin e Podgoricës në NATO, me shpresën se shqiptarët në Mal të Zi, nën këto rrethana të reja gjeopolitike, do të trajtoheshin pak më mirë së në të kaluarën, për të mos thënë se shpresonim se do të trajtoheshin barabar me të tjerët, në një vend që thotë se e ka përcaktuar të ardhmene tij drejtë perëndimit.  Rasti i Irfan Domnorit, fatkeqësisht, tregon se mbetet shumë për tu bërë nga autoritetet malazeze në mbështetje të të drejtave të pakicës shqiptare atje nga shumica sllave, për të justifikuar mbështetjen që shqiptarët i kanë dhënë Malit të Zi, në përpjekjet e tija për pavarësi dhe për integrimin e Podgoricës në organizmat euro-atlantike, përfshirë antarësimin në NATO. 

 

Fatkeqsisht, trajtimi i deritanishëm i shqiptarëve autoktonë nga autoritetet e Malit Zi duket më shumë si një diktaturë e shumicës ndaj pakicës.   Alexis de Tocqueville në kapitullin “Tirania e Shumicës”, në librin e tij të njohur, “Demokracia në Amerikë”, e shikonte tiraninë e shumicës ndaj pakicave politike, shoqërore dhe kombëtare si një kërcënim të “vazhdueshëm ndaj demokracisë”.  “Shumica jo vetëm që i miraton ligjet, por ajo edhe mund t’i shkeli ato kollaj”, ka shkruar Tocqueville.  

 

Nuk është e nevojshme të shikojmë larg në histori që të bindemi se keqtrajtimet më ekstreme dhe krimet më çnjerzore ndaj pakicave janë bërë nga diktaturat fashiste dhe komuniste të shekullit të kaluar.  I tillë ishte edhe projekti i diktatorit komunisto-nacionalist serb Sllobodan Millosheviç për të krijuar “Serbinë e Madhe” nepërmjet spastrimit etnik nepërmjet shpërnguljses së detyruar, përfshirë edhe vrasjen e më shumë se 10,000 shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës në Kosovë – për tu ndaluar vetëm nga sulmet ajrore të NATO-s –një fushatë kjo që njihet si njëra nga ndërhyrjet më efektive ndërkombëtare në mbrojtje të një pakice kombëtare nga synimet djallëzore të një diktature të shumicës.

 

Frank Shkreli

 

 

Irfan Domnori me flamurin shqiptar (krahas flamurit të Malit të Zi në sfond) në Festivalin e Gështënjave në Ostros të Krajës — I ndaluar, i gjobitur dhe i dëbuar si i “rrezikshëm” për rendin dhe qetësinë publike në Mal të Zi, sipas autoriteteve malazeze.  Foto nga Ulqinionline

Çfarë (çka) duhet me ndryshuar urgjent në kursin ose filozofinë e tij politike z. Albin Kurti….?! – Nga AGRON SHABANI

Eudaimonia ose eudaimonizmi është një fjalë greke, tepër e veçantë dhe interesante , por shumë e vështirë për t´u përkthyer ose deshifruar. Eudamonia e ka kuptimin e ‘lumturisë në plotësim ose vetpërmbushje’.
Jeta ose kariera jonë intelektuale, shkencore, profesionale, politike, diplomatike dhe kështu me radhë, shpeshherë shkojnè keq, duke hasur në pengesa të ndryshme objektive dhe subjektive: Kjo për faktin se ne pothuajse kurrë nuk i japim vetës sonë kohë për të menduar, reflektuar dhe logjikuar me kujdes të mjaftueshëm optimal ose maksimal për planet ose ambiciet tona. Kështu ne përfundojmë duke i pranuar dhe përqafuar vlerat e gabuara, karrierën e gabuar, artin e gabuar politik ose diplomatik, marrëdhëniet e gabuara , idealet, konveptèt, pèrceptimet ose viizionet e gabuara etj.

Platoni qyshè atëbotë (në Antikë) deshironte të sillte rregull, qetësi dhe qartësi në shpirtin, mendimet ose mendjet tona. Ai vurin në dukje se shumë prej ideve tona janë të nxjerrura ose huazuara nga konteksti i atyre “ideve” që i mendon masa ose turma, apo nga ajo që grekët e lashtë e quajtën “doxa”, dhe ne do e quajmë “gjykim i shëndoshë” ose “racional” i cili sipas Platonit dhe Aristotelit dhe shumë filozofëve tjerë, sikur janë “bërë shoshë” prej gabimeve, paragjykimeve, fobive, paranojave, totemëve ose mendimëve të ndryshme iracionale dhe negative ndaj grupit, personit ose individit. Me ç’rast, idetë ose teoritë e njohura racionale, elitare, shkencore ose metodologjike mbi popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, famën, karierën, profesionin, botën, jetèn, edukatën, kulturën, moralin apo mirësinë, thjeshtë nuk i qëndrojnë logjikës ose aryes. Kjo për faktin se njerëzit krenarë ose ambicioz si Albin Kurti etj., udhëhiqen ose stimulohen shpesh nga instinktet, emocionet apo pasionet e tyre. Duke u hedhur shpesh ose vazhdimisht në mendime dhe vendime iracionale ose negative mbi bazën e asgjësë për asgjë. Pa e njohur, pranuar ose studiuar dhe analizuar kurrë palën tjetër. (Presidentin Thaçi ose Kreministrin Haradinaj etj., si p.sh.)

Një digresion:

Mëqe fjala mbi Platonin, në vazhdim ia vlenë të cekët ose rikujtohet një fragment nga libri i njohur “Simpoziumi” i Platonit i cili, është një përpjekje e hollë skolastike dhe filozofike e Platomit të Madh për të shpjeguar se ç’janë në esencën ose substancën e tyre fama, kariera, pasuria, bukuria, dashuria, edukata, kultura, arsimimi ose emancipimi etj. Platoni në këtë rast, flet ose tregon mbi përmbajtjen dhe “historinë” e një darke të shtruar nga Agathoni, një poet dhe intelektual i pashëm dhe me famë, i cili fton një grup shokësh rreth tryezës, për të ngrënë, për të pirë si dhe për të folur ose debatuar mbi famèn, karieren, pasurinè, bukurinè, dashurinè, krenarinë etj. Mysafirët e ftuar në dark, të gjithë kishin mendime ose pikëpamje të ndryshme se çfarë(çka) janë fama, kariera, pasuria, bukuria, dashuria, mburrja ose krenaria etj. Platoni i jep mikut të tij të vjetër Sokratit (një nga personazhet kryesore në këtë libër dhe në të gjithë librat e tij) – teorinë më të dobishme dhe interesante kur thotë: Nëse ju dashroheni ose impresionoheni dhe fascinoheni nè dikënd, ajo që ndodh me ju, në të vërtetë është se ju i shihni ose i zbuloni tek një person ose personalitet tjetër, ato virtyte, tipare, ideale, atribute, vlera ose cilësi të mira që nuk i keni vetë . Mund të jetë qetësia, kur jeni i shqetësuar, mund të jetë vetëdisiplinimi, kur ju jeni të shpërqëndruar ose të padisplinuar, mund të jetë disponimi kur ju jeni të indisponuar ose padisponuar, mundë jetë elokuenca, kur e keni gjuhën e lidhur (prangosur) ose të censuruar, mund tè jenè forca, kurajo ose guximim etj. Në sytë e Platonit, respekti dhe vlerësimi optimal ose maksimal ndaj dikujt tjetër paraqesin në thelb një lloj edukate tè brenshme e cila mban çelësin e zhvillimit dhe afirmimit të personalitetit tuaj. Domethënë virtytet që ju duhen patjetèr.
Kjo tingëllon paksa e çuditshme për botën dhe kohën e sotme ultramoderne ose bashkëkohore kur kemi tenďenca pèr fosilizimin, instrumentalizimin, personalizimin ose prezantimin e lirisè, edukatès dhe kulturès sè gjithèmbarshme shtetrore, nacionale, politike ose diplomatike si gjetjen ose zbulimin e dikujt tjeter etj. Por, Ai (Platoni) dëshironte që ne të hyjmë në marrëdhënie ose raporte tè ndryshme në një mënyrë sa më pak “luftarake” dhe krenare me njèri tjetrin. Duke pranuar gjithashtu se nuk jami të plotë ose të kompletuar pa ndihmën, përvojën dhe këshillat e të tjerëve. Kjo do thotë se ne duhet pë përpiçëmi ose përkushtohemi për t’i ndryshuar ose determinuar gjërat në një version tjetër me të mirë , duke i përballuar ose duruar edhe “stuhitë” e pashmangshme që i sjellin këto ndryshime. Në anë tjetër ndërkaq, nuk duhet t’iu rezistojmë përpjekjeve të dikujt tjetër për të na përmirësuar ose korigjuar.
Se këndejmi, të gjithë neve na pëlqejnë gjërat e bukura, të famshme, të dashura, të çmuara ose me vlera të larta,. Nuk janë pa rèndësi ato se çfarë lloji shtëpie apo pallati keni, çfarë fame, kariere, pozite, funksioni ose profesioni keni, , çfarë talenti, arti apo skulpturash keni përreth vetes etj. Askush para Platonit s´e kishte bërë pyetjen kyçe: Pse i pëlqejmë gjërat e bukura dhe tè famshme? Ai gjeti tek to një arsye interesante, duke pohuar ose konstatuar se ne shohim tek to një pjesë të mirësisë dhe lumturisë sonë objektive dhe subjektive. Bukuria, fama, kariera, pasuria, edukata dhe kultura, mund të na i edukojë mendjet, zemrat dhe shpirtërat tonë, thoshte Platoni.

Ndryshimi i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë:

Platoni shpenzoi shumë kohë duke menduar se si qeveria dhe shoqëria duhet të jenë ideale. Ai ndoshta ishte edhe mendimtari i parë utopik i kësaj bote.
Në këtë drejtim, ai ishte i frymëzuar nga rivali i madh i Athinës: Sparta. Sparta (Arta) ishte një qytet-shtet me aftësinë për të nxjerrë luftëtarë, komandant dhe strateg të mëdhënjë ushtarak dhe politik, për dallim të Athinë e cila atëbotë (lëxo: 24OO vjet para Krishtit) i kishte me tepër se 25O. OOO banor, kishte tempuj dhe pallate të shkëlqyera, banjo dhe pishina të përkryera, vepra të shumëta të artit, shkencës dhe filozofisë etj…Por, nuk e kishte fuiqinë ushtarake dhe politike të Spartës. Çdo gjë që bënin spartanët, si i rrisnin dhe edukonin fëmijët, si e organizonin ekonominë, si kryenin marrëdhënie seksuale, çfarë hanin dhe pinin ata, si ushtrohëshin ose kalitëshin për luftë dhe kështu me radhë, ia përshtasnin dhe kushtonin një ideali dhe qëllimi të vetëm…Forcimit ushtarak dhe politik të Spartës. Dhe, Sparta ishte jashtëzakonisht e suksesshme, nga pikëpamja ushtarake.
Në librin e tij, “Republika”, Platoni identifikon një numër ndryshimësh që duhen bërë, duke u shprehur se: ne kemi nevojë për politikan dhe heronj të rinjë, ne kemi nevojë për autocensurën, etikën, moralin dhe disiplinën, ne kemi nevojë për edukatën, kulturën, emancipimin dhe arsimin e mirë ose cilësor, theksonte asokohe Platoni i cili ishte i shqetësuar për mendimin dhe konceptin e gabuar të lirisë. Athina ishte e lirë për të gjithë, edhe për opinionbërësit dhe opinionshitësit më të këqinjë . Nocione të çmendura fetare, kulturore, politike dhe ushtarake, në dukje të ëmbla, por të rrezikshme, ide që thithën entuziazmmin e masës dhe çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra të gabuara, si për shembull në sulmin fatal ose katastrofal ndaj Spartës etj.
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stuhisë së zërave të hutuar dhe vetmuar, është një gjë shumë e keqe, e rrezikshme dhe ndjellakeqe, mendonte Platoni. Kështu që ai kërkonte kufizimin e aktiviteteve të oratorëve publikë dhe predikruesve të rrezikshëm dogmatik, demagog dhe hipokrit. Ai gjithashtu besonte me pasion në arsimim, por donte të rifokusonte kurrikulën. Gjëja kryesore që ne duhet t’i mësojmë dhe ushtrojmë, nuk janë vetëm matematika, retorika, oratoria , skolastika, drejtshkrimi ose bukurshkrimi, por si të jemi të mirë, normal dhe racional. Ne kemi nevojë për të mësuar për kurajon, guximin, vetëkontrollin, arsyen, ndërgjegjën, edukatën, kulturën, pavarësinë , qetësinë dhe lumturinë. Për të vënë këtë në praktikë, Platoni themeloi një shkollë të quajtur Akademia në Athinë, e cila lulëzoi për më shumë se 400 vjet. Athiasit shkonin atje për të mësuar asgjë më shmë, pos asaj se si të jetonin, punonin dhe vdisnin si njerëz.
Idetë e Platonit mbeten thellësisht sfiduese, provokative dhe tërheqëse. Ajo që i bashkon ato është ambicia dhe idealizmi i tyre. Ai donte që filozofia të ishte një mjet për të na ndihmuar të ndryshojmë botën dge vetvetèn tonë. Njeriun që vazhdon të frymojë, dhe frymëzojë. Albin Kurti, para se t’i ndryshojè tè tjerèt, duhët ndryshuar egon ose vetvetën e tij objektive dhe subjektive.
U mor vesh se sipas ‘heroit’ dhe personazhit ose protagonistit kryesor të Platonit-Sokratit: çdo mengjes herët, njeriu zgjohët nga gjumi ose ngritët nga shtrati si qenie ose krijesë e trefishtë. Respektivisht, mbi bazën e trinisë ose trinitetit të njohur shpirti- mendja (truri) dhe trupi i njeriut. Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, njeriu është simbiozë ose sintezë e tre (3) botërave të ndryshme: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.
Ndonëse, psikologjisë dhe filozofisë moderne ose bashkohore nuk i interesojnë aq shumë çështjet ose aspektët e ndryshme siç janë: “ç’është shpirti i njeriut?”, “a është shpirti i njeriut material apo jomaterial?”, “dual ose jodual”,”a është i vdekshëm apo i pavdekshëm?”, “në çfarë marrëdhëniesh ose raportesh është ose ndodhët me trurin (mendjen) dhe trupin, shpirti i njeriut?” dhe kështu me radhë.
Ndonëse, rreth këtyre pyetjeve ose dilemave të mesipërme, janë zhvilluar debate dhe janë bërë replikime dhe polemika të ashpra në mes idealistëve dhe materialistëve që nga antika e lashtë dhe deri më sot. Kështu, përderisa idealistët në antikë mendonin se shpirti është i ndarë nga trupi (Sokrati dhe Platoni), materialistët ishin të bindur se shpirti nuk është i ndarë nga trupi (Demokrati, Demosteni etj). Ndërkaq, Aristoteli dhe itharët e retorikës ose skolastikës së tij, asokohe ishin të bindur në ‘trininë’ ose ‘trinitetin’ e lartëcekur shpirti- truri (mendja)- shpirti i njeriut. Respektivisht, në prezencën ose ekzistencën e tre (3) botërave të ndryshme brenda qenies ose krijesës së njohur njerëzore: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.
Ndërkohë që edhe sot e kësaj dite sikur mungojnë pasqyrimet, përceptimet, anticipimet dhe definicionet e plota ose të kompletuara lidhur me çështjet ose aspektët e mesipërme.

Muaji i mjaltit serbo-shqiptar – Nga Gani Mehmetaj

Kroatët e dëbuan Serbinë nga bregdeti Adriatik me 1992 pas luftës të përgjakshme dhe përpjekjeve njëshekullore për çlirim. Kështu e përmirësuan gabimin fatal të vitit 1918 kur u bashkuan nën mbretërinë serbo-kroate-sllovene sa nga presioni francez, aq edhe nga shpresat se do ta ruanin një pjesë të bregdetit Adriatik që ua rrezikonte Italia.

Sllovenët u shkëputën nga Serbia më herët me pak viktima. Bosnjë-Hercegovina u shpall shtet me vete pasi ushtria serbe vrau mbi 100.000 boshnjakë. Boshnjakët nuk pranojnë asnjë bashkëpunim rajonal a bashkim me Serbinë. Kanë shumë varre në mes.

Mali i Zi, e dëboi Serbinë e Rusinë nga copa e bregdetit Adriatik së voni, pa viktima e pa luftë. Fati ua deshi që ta kishin mbështetjen e Italisë e të Perëndimit, ndryshe nuk do ta dëbonin as sot e kësaj dite. NATO i shpëtoi mu si na shpëtoi neve.

Serbia e pushtoi Shqipërinë deri në Durrës me 1912-13, duke bërë masakra të papara ndaj popullatës së pambrojtur, por ushtria serbe u tërhoq kur e ndjenë kërcënimin e Austro-Hungarisë. Atëbotë serbët të vetmen dalje në det e kishin bregdetin shqiptar, sepse bregdeti kroat ishte nën Austro-Hungarinë.

Ushtria serbe (jugosllave) e pushtoi dhe e kontrolloi bregdetin shqiptar (1945-1948). Ushtria serbe vuri minat në Korfuz (1946) dhe fundosi dy destrojerë britanikë, ndërsa faji i mbeti Shqipërisë.

Sot Serbia prapë është pa dalje në det si në fillim të shekullit XX . Është e izoluar nga Perëndimi për shkak se vrau e masakroi shqiptarë të Dardanisë, është e armiqësuar me të gjitha shtetet në rajon, e urrejtur nga të gjithë popujt e Gadishullit Ilirik, sepse ushtria serbe bëri masakra e agresione territoriale ndaj tyre. S’ ka shtet në rajon të cilit Serbia nuk ia ka zhvatur një pjesë të territorit etnik, shqiptarëve u ka marr më së shumti dhe më së shumti ka vrarë e masakruar popullatë. Por çuditërisht Shqipëria është i vetmi shtet miqësor me Serbinë.

A ka kush që mund ta shpjegoj e zbërthej këtë sëmundje mendore të zyrtarëve shqiptarë ndaj Serbisë? Si shpjegohet që edhe disa analistë a militantë partiakë përpiqen ta arsyetojnë bashkimin e Shqipërisë me Serbinë, apo lejimin që Serbia të dal në detin shqiptar, meqë kroatët e malazezët ua mbyllen bregdetin e tyre?

“Bregdetin shqiptar për të cilin dikur derdhem gjak po e marrim pa luftë”, u tha i pari i serbëve kundërshtarëve të vet politik në Beograd pas takimit me kryeministrin shqiptar. Dhe serbët panë të hutuar.

Dikur serbët luftuan shumë që ta mbanin bregdetin kroat, por e humbën luftën, pastaj bënë përpjekje ta mbanin edhe bregdetin malazezë, por u iku nga dora, ndërsa do ta marrin pa shkrepur asnjë plumb bregdetin shqiptar. Në dhjetor në takimin e Durrësit, shteti shqiptar do t’ua ofrojë në pjatë detin. Varët nga serbët si e duan: në zgarë apo në furrë.    

Po shqiptarët ç’do të bëjnë? Do t’i presin me lule, do t’i brohorasin Vuçiçit sikurse u brohorisnin Mugoshës e Miladinit në kohën e Enverit. Shtetarët shqiptarë do t’i quajnë kokëderra kosovarë ata që e kundërshtojnë penetrimin e Serbisë në Shqipëri, mu sikurse i quante Enveri. Sa do të zgjas muaji i mjaltit Beograd-Tiranë?

A do ta kontrolloj prapë ushtria serbe bregdetin shqiptar? A do ta nisin shqiptarët përtej Drinit pas disa vjetësh një luftë te re për ta dëbuar Serbinë nga bregdeti Adriatik sikurse bënë  kroatët?  Jemi gjallë e shohim.

Për Dardaninë që ia nguli thikë pas shpine qeveria shqiptare, mu si dikur Tirana e Enver Hoxhës, nuk dua të shkruaj, është e kot. Dardania duhet të mbrohet vet, por më parë dardanët duhet t’i heqin nga kreu i shtetit e institucioneve veglat enveristo-marksiste të dirigjuara nga Tirana që na e morën shpirtin njëzetë vjet.

Zhvillime me pasoja të rrezikshme – Nga SHABAN MURATI

Ka zhvillime me pasoja të rrezikshme në planin strategjik dhe gjeopolitik, të cilat duhet t’i marrin në konsideratë ata që drejtojnë qeverinë dhe shtetin në Shqipëri. Ndryshimet e raporteve strategjike në shkalle europiane dhe brendaeuropiane krijojnë problematika te reja dhe shqetësuese për sigurinë dhe stabilitetin edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk duhet kurrsesi të neglizhohen nga vendimmarrësit tanë. Sido që të jetë puna, dy konsiderata gjeopolitike duhen pasur parasysh…

 

Pasi lëshoi predhën e parë strategjike në drejtim të Ballkanit Perëndimor, duke bllokuar në samitin e BE të 18 tetorit hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut dhe procesin e zgjerimit të BE, presidenti i Francës Emanuel Makron lëshoi predhën e dytë strategjike, duke shpallur doktrinën e tij të re antiatlantike.

Në intervistën e tij të gjatë me revistën britanike “The Economist” në 7 nëntor presidenti francez parashtroi përcaktimet e tij të reja lidhur me NATO-n dhe misionin e saj, duke e quajtur NATO-n “me tru të vdekur” dhe se ai “nuk e din nëse akoma beson te Neni 5 i Traktatit të NATO-s”.

10 vjet pasi Franca u rikthye në strukturat ushtarake të NATO-s në prill të vititi 2009 pas vetëlargimit nga ato struktura për 40 vjet me rradhë në ndjekje të politikës së presidentit Sharl De Gol, shihet një përqafim i doktrinës antiatlantike goliste nga presidenti Makron.

Ai është në fazën e paraqitjes ndërkombëtare të doktrinës së tij antiatlantike dhe ende nuk ka shkuar tek hapat konkrete të distancimit organizativ francez në raportet me NATO-n. Antiatlantizmi i ri i presidentit francez ka dalë në rrethana të caktuara, nga të cilat do të veçonim disa.

Së pari, presidenti francez vlerëson se meqë kancelarja e hekurt gjermane Angela Merkel është në prag të largimit nga drejtimi i Gjermanisë, kjo do të krijojë një vakum pushteti në BE dhe në Europë, të cilin Berlini do ta ketë të vështirë ta mbushë shpejt. Pas lideres së padiskutueshme europiane Merkel BE dhe Europa do ta kenë bosh karriken e liderit dhe Emanuel Makron mendon se tani është momenti i Francës dhe i tij personal.

Natyrisht në këtë llogari strategjike dhe gjeopolitike franceze NATO del si pengesë e realizimit të këtij objektivi madhor.

Së dyti, largimi i Britanisë së Madhe nga BE ka krijuar një vakum të madh strategjik në kapacitetet ushtarake të BE, por ka larguar edhe një konkurent ushtarak për Francën. Pas Brexitit Franca mbetet tani i vetmi shtet anëtar i BE me armë bërthamore, gjë e cila vlerësohet në Paris si rast për të konfirmuar rolin udhëheqës të Francës në BE dhe në shkallë kontinenti.

Një mungesë e NATO-s e bën me jetike për BE varësinë ushtarako-strategjike nga armët bërthamore franceze.

Së treti, antiatlantizmi i ri i presidentit francez, njëlloj si ai golist, drejtohet në rradhë të parë kundër SHBA. Lëkundjet dhe problemet e çfaqura në raportet midis SHBA dhe BE në dy vitet e fundit, konsiderohen në Paris si një mundësi e mirë për shkëputjen europiane nga NATO dhe nga roli udhëheqës i SHBA në sigurinë europiane.

Përtej raporteve strategjike dhe gjeopolitike brenda shteteve të fuqishme të BE dhe atyre midis BE e SHBA, antiatlantizmi i presidentit Makron pritet të ketë efektet e veta jo pozitive edhe në rajonin e Ballkanit. Nëse veto e presidentit francez ndaj hapjes së bisedimeve të pranimit të BE me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut bllokoi integrimin europian të tyre, platforma e tij kundër NATO-s është një lëvizje e fortë kundër integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Aleancën Atlantike.

Duket ka një alergji shtetërore franceze ndaj orientimit dhe besimit të fortë të shteteve dhe popujve të rajonit te NATO. Këtë humor negativ e shprehu presidenti francez jo vetëm me veton ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por e vazhdoi me skandalet diplomatike që ai shkaktoi me Bullgarinë dhe Ukrainën, kur deklaroi para disa ditësh se ai preferon më mirë emigrantët nga Afrika se sa bandat nga Bullgaria dhe nga Ukraina, si dhe me Bosnjë-Hercegovinën, kur e quajti këto ditë atë shtet “një minë xhihadiste me sahat”.

Paraqitja e NATO-s “me tru të vdekur” dhe sidomos vënia në dyshim e Nenit 5 të Traktatit themelues të NATO-s, i cili përmban detyrimin për të gjithë që një sulm ndaj një anëtari të NATO-s të konsiderohet sulm ndaj gjithë anëtarëve të NATO-s, krijon një lëvizje gjeopolitike frenuese për procesin e integrimit atlantik të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

NATO ndodhet aktualisht në procesin e zgjerimit të saj me shtetet e Ballkanit Perëndimor, një proces në të cilin shtetet e rajonit janë përfshirë me vullnet të plotë. Qendrimet e presidentit francez kundër NATO-s janë një mesazh i keq për shtetet e rajonit, që qendrojnë në rradhë për t’u anëtarësuar në NATO dhe që vlerësojnë se NATO është një bllok i nevojshëm dhe i domosdoshëm për sigurinë, paqen dhe prosperitetin e tyre.  Janë një mesazh i keq, sepse i japin armë diplomatike, politike dhe propagandistike Rusisë, e cila është në kulmin e përpjekjeve për të sabotuar zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Nuk qe i rastit entusiazmi i menjëhershëm, që ngjalli doktrina e re antiatlantike e presidentit francez në Moskë, ku zëdhënësja e MPJ, Maria Zakharova, brenda ditës reagoi dhe i lavdëroi si “fjalë të arta” qendrimet e Makronit kundër NATO-s.

Diplomacia ruse e ka më të lehtë tani me argumentat franceze që ta luftojë NATO-n në vendet e Ballkanit Perëndimor. Një inkurajim dhe hov të ri pritet të marrin forcat politike filoruse dhe antiperëndimore në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pritet të kemi gjallërim të forcave politike filoruse në Mal të Zi, ku u ndërmorën edhe tentativa për grusht shteti në vitin 2016 me implikimin e shërbimit sekret rus dhe serb, që të ndalonin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Priten trazira të reja nga forcat politike filoruse në Maqedoninë e Veriut, që provokuan kriza politike e konflikte në vitin 2017 me implikimin e shërbimit sekret rus dhe serb, që të pengonin zgjidhjen çeshtjes së emrit me Greqinë, ku me marrëveshjen e Prespës iu hap rruga e anëtarësimit të vendit në NATO, që pritet të zyrtarizohet në samitin e NATO-s në dhjetor.

Devijimi antiatlantik i Francës mund ta çojë në rrugë më të gabuar rolin e diplomacisë franceze në bisedimet Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre. Qëndrimet e deritanishme të diplomacisë franceze në favor të shkëmbimit të territoreve dhe hapat e saj për të përfshirë Rusinë në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, pritet të intonohen në një optikë më antiantlantike, pra më larg interesave të Kosovës e më pranë interesave të Serbisë.

A mund të imagjinohet se çfarë do të kishte ndodhur në Ballkan po të mos kishte ndërhyrë NATO në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë dhe po të mos ishte NATO si aleancë e mbrotjes së lirisë së popujve? Mjafton Ballkani për të dëshmuar domosdoshmërinë jetike të ekzistencës së NATO-s dhe të vitalitetit të saj.

Antiatlantizmi i presidentit francez pritet të inkurajojë forcat filoruse në gjithë rajonin që të intensifikojnë diversionin e tyre kundër integrimit atlantik dhe të përpiqen të shesin në rajon  alternativën e integrimit rus. Duhet t’i kishte kushtuar vëmendje Brukseli deklaratës së presidentit serb Vuçiç, i cila pas vetos franceze në BE ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut deklaroi se kjo veto tregon se kemi pasur të drejtë që lidhemi me Rusinë dhe me Kinën. Pas vetos franceze në samitin e 18 tetorit, Rusia i bëri ofertë direkte, zyrtare dhe publike, shteteve të Ballkanit Perëndimor që ta braktisin BE dhe të futen në organizatën ruse të “Unionit Ekonomik Euroaziatik”, ku Serbia u fut zyrtarisht në 25 tetor 2019.

Tani pas doktrinës anti NATO të Makronit pritet të vijnë ofertat ruse për anëtarësim në aleancën ushtarake ruse të CSTO, ku Serbia është futur si shtet vëzhgues me perspektivën për anëtarësim. Anëtari serb i treshes presidenciale të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili muajin e kaluar me porosi nga Moska bllokoi paraqitjen në NATO të “Planit të Veprimit për Anëtarësim” nga qeveria e Bosnjë-Hercegovinës, gjen tani një referencë mbështetëse franceze për kursin e tij antiatlantik dhe antiperëndimor.

Duke deklaruar se ai nuk e din akoma nëse beson te neni 5 i Traktatit themelues të NATO-s, presidenti francez i hap një dritë të gjelbër Rusisë për veprime ndërhyrëse ushtarake në vendet anëtare të  NATO-s, sidomos të atyre që kanë qenë anëtarë të Traktatit ushtarak Varshavës, të drejtuar në kohën e komunizmit nga Rusia. Akti i presidentit francez përbën një lëvizje strategjike të gabuar në rrethanat e sotme europiane, sepse nuk merr në konsideratë që Rusia është shteti që në vitin 2008 ndërmori agresion kundër Gjeorgjisë dhe në vitin 2014 agresion kundër Ukrainës dhe aneksimin e Krimesë.

Çdo strategjist dhe ushtarak din fare mirë se është pikërisht Neni 5 i Traktatit themelues të NATO-s, që ka mbajtur dhe e mban frerin e ambicjeve aneksioniste ruse në drejtim të Europës atlantike. Rusia është shteti që kërcënon pareshtur shtetet pribaltike me forcën e vet ushtarake, siç kërcënon me muskujt e vet ushtarakë edhe Ballkanin, ku zhvillon çdo vit në Serbi manovra ushtarake të forcave zbarkuese ruse dhe po sjell raketat dhe ka ngritur edhe baza ushtarake atje. Është e lehtë të imagjinohet se çfarë ndryshim planesh mund të bëhen në shtabet e Moskës, pasi një nga shtetet kryesore të NATO-s shpall me gojën e presidentit se Neni 5 nuk do të zbatohet, të paktën nga Franca.

Me doktrinën e re antiatlantike të presidentit Makron kemi një provë të hidhur se Franca nuk duket se ka interes strategjik për integrimin europian  dhe atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Interesi strategjik i Parisit në rajonin tonë është Serbia dhe projekti serb i krijimit të “zonës së përbashkët ekonomike ballkaniko-perëndimore”, të cilin Franca e përkrah, dhe të cilin nuk dihet përse naivët ballkanikë vazhdojnë ta mashtrojnë veten duke e quajtur “mini Shengen”, kur ai nuk ka asnjë lidhje me regjimin europian të Shengenit.

Interesi strategjik i Francës mbetet Serbia, gjë që e konfirmoi vetë presidenti francez gjatë vizitës së tij në Beograd në korrik të këtij viti dhe ku e shpalli Serbinë lider të rajonit.

Antiatlantizmi i presidentit francez çfaqet si një lëvizje e gabuar strategjike dhe gjeopolitike me efekte negative edhe në rajonin e Balllkanit. Kemi një zhvillim që dëshmon se marrëdhëniet ndërkombëtare dhe aleancat janë më komplekse nga ç’i pandehim.

Janë zhvillime me pasoja të rrezikshme në planin strategjik dhe gjeopolitik, të cilat duhet t’i marrin në konsideratë ata që drejtojnë qeverinë dhe shtetin në Shqipëri. Ndryshimet e raporteve strategjike në shkalle europiane dhe brendaeuropiane krijojnë problematika te reja dhe shqetësuese për sigurinë dhe stabilitetin edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk duhet kurrsesi të neglizhohen nga vendimmarrësit tanë.

Sido që të jetë puna, dy konsiderata gjeopolitike duhen pasur parasysh. E para, që antiatlantizmi i presidentit francez nuk e prish dhe as e zëvëndëson dot NATO-n. Kemi një përvojë historike me antiatlantizmin e ish-presidentit De Gol, i cili nuk i siguroi dot Francës një peshë më të madhe në skakierën e fuqive të mëdha botërore me largimin nga struktura ushtarake e NATO-s. Kemi mendimi se edhe presidenti Makron vështirë se do të arrijë ambicjet e tij europiane dhe ndërkombëtare me antiatlantizmin e tij.

Konsiderata e dytë është që edhe sikur Franca, edhe sikur BE, të ikin nga NATO, Shqipëria nuk duhet të ikë kurrë nga SHBA. Nuk është emocion, por strategji gjeopolitike dhe llogaritje gjakftohtë e interesit mbarëkombëtar dhe e rrethanave, në të cilat po ecën Ballkani dhe Europa.

Sfidat dhe udhëkryqet e ndryshme të njerëzve të paditur dhe jointelegjentë – Nga AGRON SHABANI

 

Psikologët e specializuar dhe kompetent në fushat e njohura të psikologjisë profesionale dhe analitike, janë të mendimit se personat ose individët e ndryshëm me koficient ose më një nivel të ultë të inteligjencës, nuk mund të jenë të suksesshëm dhe produktiv në aspektin e njohur të profesionit, karrierës, edukimit ose rrethit të gjithëmbarëshëm shoqëror ose qytetar. Por gjithashtu është dëshmuar shkencërisht se personat ose individët e mesipërm me edukatë, kulturë dhe intelegjencë të ultë, e kanë mëse të vështirë të jetojnë të lumtur ose të kënaqur me vetvetèn e tyre dhe me tè tjerèt.
Pse (përse) ndodhë kjo?
Kjo ndodhë në radhë të parë për faktin e njohur sipas të cilit: njerëzit e paditur ose jointeligjentë, e kanë një “tendencë mizore” ose “misterioze” për të gjykuar ose paragjykuar së tepërmi çdo njeri (person) si dhe çdo aspekt të jetës së tyre dhe të tjerëve. Pa e gjykuar ose studiuar asnjèherè vetvetèn e tyre. Ata rrallëherë i shohin njerezit, figurat, personalitet, ngjarjet, zhvillimët ose situatat e ndryshme shoqërore ose qytetare, ashtu siç janë. Mbase, me tone, ngjyra ose simbole të preferuara pozitive dhe optimiste. Jo. Por, ata i “studiojnë” dhe “analizojnë” ato me epshe, instikte, emocione, fobi, paranoja të ndryshme, urrejtje ose xhelozi, derisa të gjejnë diçka jo të mirë, jofunksionale, jopozitive ose jooptimiste në to.
Se këndejmi, mendimi iracional ose negativ, fobia, paranoja, urrjejta dhe xhelozia e tepërt ndaj dikujt, nganjëherë janë pengesë e madhe për shëndetin e gjithëmbarëshëm shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik të personit ose individit. Prandaj edhe ekziston fraza ose metafora e njohur se “injoranca dhe padituria nganjëherë janë shpëtim dhe lumturi” pèr tè marrèt, horrat dhe maskarènjèt.
Standardet dhe kërkesat e tyre janë shumë të larta dhe të shumëfishta. Atyre nuk guxon kush t’ua prekë, qortojë, akuzojë, denoncojë, detektojë (deshifrojë) dhe identifikojë publikisht të metat ose sëmundjet e tyre nervore, shpirtèrore, emocionale, mentale ose psikologjike. Ata i paragjykojnë të tjerët së tepërmi dhe asnjëherë vetvetën e tyre. Ushqehën, eksitohen, satisfaktohën, gëzohen ose ndjehen shumë të lumtur dhe të kënaqur me vuajtjet, problemët dhe krizat e ndryshme të të tjerëve.
Nuk durojnë fare. Natyra, atmosfera, ambienti dhe realiteti i përgjithshëm ose i përditshëm jetèsor, shoqëror ose qytetar, shpeshherë për ta janë të mërzitshëm ose deprimues e besa madje në disa raste edhe shumë të rrezikshëm ose vdekjeprues. Nëse, ua cekë ose ua lakon dhe atakon për të keq “kosmosin” e ç’rregulluar shpirtërorë, emocional, mental ose psikologjik, xhindosën, tërbohen, eksitohen, deprimohen dhe skandalizohën keq. Bëhen si bisha ose kafshë të egra. Apo, t’i turrin ose ndërsejnë maliqët, gjegjësisht, qentë, këlyshët dhe zagarët e ndryshëm neurofren, skizofren ose oligofren si komentues ose palaço gazetash ose internetit në shqip.
《Pas një shkrimi të djeshëm të radhës në Revistën “Drini” mbi anomalitë dhe patologjitë e panumërta të shtetit dhe pushtetit kosovar, vërejta se një zagar ose qen i çartuar i Behgjet Pacollit, Hashim Thaçit, Isa Mustafës, ose Lutfi Hazirit, i quajtur Qen Maliqi, me kishte sulmuar mu në shkrimin tim ( dhe, kjo edhe në llogarinë time në facebook) për mungesë të identitetit kombtar ose nacional. Shih ti “patriotin” e “narodit jugosllavë ” të cilit sigurisht i takon Maliq Qeni së bashku me disa “qen të lartë” institucional ose politik në Kosovë. 》Nejse!
Psikologët thonë se psikopatët ose maniakët e ndryshëm depresivë, infantil dhe patologjikë, në brendinë e tyre janë bisha të egra ose satanë, ndërsa përjaahta shitën si engjëj ose profet.
Personat e paditur, stupid, nebuloz, mediokrit, mizantrop, paranoid ose jointeligjentë, nuk i njohin dhe s’i kuptojnë fare qarqet, elitat, strukturat ose superstrukturat e larta shkëncore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike dhë të tjera. Dhe, aq me pak ritmin, taktin, trendet, standardet, kuptimin ose domethënien e jetës, dhe nuk mund të pushojnë derisa t’i gjejnë ose “zbulojnë” shpifjet, trillët, sajimet, inskenimet, dramat, teatrotë ose gjëjrat më elementare për të sulmuar ose injoruar dikënd në emër të shefave ose padronëve të tyre. Ndërkaq, kërkojnë ose duan më shumë se sa u takon ose meritojnë, sepse kanë natyrë dhe karakter grashë(tè me falin gjinia e bukur ose polii butè qè janè me burrnore, se sa disa pederuc). Vlojnë ose ejakulojnë shpejt.
Kërkojnë të kuptohen dhe respektohen nga tjerët pa vlerat, prerogativet, afinitetët dhe meritat paraprake. Kanë “stilë” pederësh ose homoseksualësh në raport me respektin, simpatinë, idolatrinë ose dashurinë e tyre sodomiste ose gomoriste ndaj Behgjet Pacollit, Ibrahim Rugovës, Isa Mustafës, Albin Kurtit, Hashim Thaçit ose Ramush Harafinajt etj. Derdhën ose ejakulojnë shpejtë para tyre. Apo, bëhen të egër dhe tepër brutal, rixhid, violent, infantil dhe patologjik kur ua qorton ose kritikon dikush Thaçin, Pacollin, Rugovëm, Haradinajn, Veselin, Limajn etj.
Vuajnë nga problemet, sindromet ose shqetësimet e ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike. Ndërkaq, shqetësimet e ndryshme sociale ose psikologjike së bashku me simptomet ose sindromet e njohura bipolare, libidore ose inhibilitive, janë rastet ose manifestimet më të shpeshta të njerëzit me inteligjencë ose aftësi të kufizuara.
Ndërkohë që problemet e tyre akute ose permanente, pos tjerash janë ankthi, stresi, tensioni, depresioni ose komplekset e njohura të inferioritetit, maliciozitetit dhe ekzistzencialitetit të njohur edipian ose hamletian.
Ndonëse, çështjet ose aspektët e njohura të rubikonit ose grafikonit të rënies dhe ngritjes së inovacionit, kreativitetit ose “prodhimtarisë” së përgjithshme intelektuale ose intelegjente në Kosovë, janë të varura dhe të ndikuara nga shumë indikator, predikator dhe faktor të brendshëm dhe të jashtëm. Jetën ose botën e njohur shkencore, intelektule, profesionale ose intelegjente, gjithëmonë e dominojnë ose karakterizojnë tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën. Mbase, acarimi, ashpersimi dhe tensionimi permanent i qëndrimëve, pikëpamjve dhe konceptëve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme tribale, provincialiste, familjare, gjenealogjike, etnike, getare, kulturore, partiake, rajonale, krahinore, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të cilat sigurisht se reflektohen ose interferohën drejtëpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të personit ose individit. Dhe, kjo me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar dikur me vonë në formë krizash të rënda akute ose kronike me pasoja të paparashikuara për personin ose individin e paditur ose jointelegjentë.
Në ambiente, atmosfera ose situata të rënda krizash, tensionësh ose acarimësh të ndryshme akute ose kronike, edhe intelegjenca e kombit, respektivisht, elitat ose superstrukturat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe të tjera, shpeshherë tremben ose ngelin pa fjalë-përballë mediokritetëve ose antivlerave të ndryshme. Aty janë edhe njerëzit e fortë të shtetit dhe pushtetit që kanë ndikime, influenca, reflektime ose interferime të fuqishme në qarqët, strukturat, superstrukturat ose elitat e ndryshme shkencore, intelektuale, kulturore dhe të tja. Sidomos në rrjetët, degëzimët, rrethet (qarqet), proviniencat ose reminishencat e ndryshme vicioze ose biocenoze të bisnesit dhe interesit të përbashkët që e bëjnë akoma më të vështirë jetën dhe botën e njerëzve të paditur ose jointelegjentë.Këtu zatën ndodhën të fshehura ose maskuara edhe “sekretët” e ndryshme të dihotomisë së zorshme ndarëse ose identifikuese në mes gjenialitetit, budallallëkut, paranojës, skizofrenisë, psikopatologjisë dhe kështu me radhë. Mbase, në egot, alteregot, antiegot ose superegot e ndryshme iracionale ose negative të personit ose individit.

Bernd Borchardt jepni dorëheqjen, sepse ngjani si një diplomat “made in Edi Rama” Nga Elida Buçpapaj

Bernd Borchardt është një diplomat kariere.

Ai është ekspert i Ballkanit, ka punuar gjatë në Shqipëri dhe Kosovë, në Kosovë si shef i Misionit të OSBE-së, në Shqipëri, në fillim si Ambasador i Gjermanisë dhe prej disa vitesh shef i misionit të OSBE-së.

Është njohës i thellë i realiteteve shqiptare, i politikanëve, i degradimit të sistemit politik, i uzurpimit të shtetit nga një dorë, që e ka kthyer Shqipërinë në një gati – Failed state –

Shqipëria ka tipare që i ngjan një Republike Banane, Rogue state, shtet mafioz.

Shqipëria po përballet me varfëri ekstreme,  me erozion demografik, me largim masiv të popullësisë, me ikje të trurit, brain drain,

pasi shteti i Edi Ramës është i kapur në çdo qelizë;

shteti i së drejtës është i varrosur, nuk ka treg të lirë pune, nuk ka drejtësi, nuk ka shtyp të lirë dhe tashmë nuk ka as shpresë.

E gjithë kjo katrahurë ka ndodhur nën hundët tuaja Bernd Borchardt!

Pra të Perëndimit! Sepse ju si Bernd Borchardt përfaqësoni Perëndimin.

Tani Perëndimi, që identifikohet me ju Bernd Borchardt, i ngre gishtin e mesit shqiptarëve!

Perëndimi trajton si homolog një kryeministër monstër, ndërsa popullin shqiptar e trajton si popull të dorës së dytë!

Gishti juaj i ngritur ndaj popullit protestues të Astirit flet për raportin tuaj që keni ndaj shqiptarëve!

Por unë nuk besoj se këtë xhest ju e bëtë me urdhër të OSBE-së!

E mjerisht, gishti juaj konfondohet me atë të OSBE-së!

Sepse ju nuk jeni thjesht qytetari Bernd Borchardt, ju jeni ambasadori i OSBE-së!

Dhe kjo është puna!

Në një moment lodhje, humbje të humorit, ju bëtë xhestin që jua ktheu në zero gjithë atë karierë diplomatike!

Tani sa herë shfaqeni nëpër ekranë, shqiptarët ju shajnë, por shajnë edhe OSBE-në që përfaqësohet nga diplomatë të cilët nuk kanë autokontroll!

Ju tani dukeni sikur ju ka nxjerrë nga hunda e kryeministri despot,  ju tani ngjani me një diplomat “made in Edi Rama”, keni atë format si të diplomatëve të tij, bij persekutorësh, sharllatanë, horra.

Para disa kohësh, ju kujtohet, kur Edi Rama tha publikisht “what a fuck”!

Edhe ju me stilin e “shefit tuaj” i treguat gishtin e mesit shqiptarëve të rraspakitur nga mafie qeverisja!

Turp Bernd Borchardt!

Dogjët veten tuaj! E dogjët veten tuaj si diplomat gjerman, e dogjët veten tuaj edhe si diplomat i OSBE-së!

E dogjët veten tuaj edhe si Bernd Borchardt!

Shqiptarët nuk ju kanë pikë faji.

Ju kujtohet një gol që ka bërë Maradona me dorë, që u quajt gol i bërë me dorën e Zotit,

ju bëtë autogol, po me dorën e Zotit!

Shenjë e drejtësisë supreme!

Ju i shkelët të gjitha standartet e një diplomati kariere dhe shefat e OSBE-së nuk ju kanë pushuar ende nga puna!

Pasi kur një diplomat kariere bën xheste të tilla rrugaçësh,

në OSBE duhet të ketë rregullore, që këta diplomatë duhet t’i shkarkojë nga funksionet!

Ka apo nuk ka?!

Natyrisht që ka, por OSBE-ja nuk ushtron detyrimet ligjore, edhe kur një zyrtar i saj i lartë shkel etikën e diplomatit, OSBE-ja mbyll sytë!

OSBE-ja le t’i mbyllë sytë, ne shqiptarët nuk i mbyllim!

Prandaj kërkoju ndjesë gjithë shqiptarëve dhe dorëhiqu Bernd Borchardt!

 

PS Si qytetar gjerman që jeni, nuk desha ta shkruaja këtë shkrim, por duke parë se ju tregoni mungesë respekti jo vetëm ndaj vetes tuaj, por edhe ndaj Gjermanisë, tek e cila shqiptarët shohin aleatin dhe shpresën, u detyrova!

Përkufizime mbi Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri ( 1939-1945) – Nga ROMEO GURAKUQI

Sot, në përkujtimin e 17 nëntorit, ditës kur nën armët e “çlirimtarëve” humbën jetën disa dhjetëra qytetarë të pafajshëm të Tiranës, e çmova të nevojshme dhënien e disa përkufizimeve mbi Luftën e Dytë Botërore në trevat shqiptare.


I gjithë harku kohor i viteve (1939-1946) përbën një thyerje dhe një sekuencë historike, të ndarë nga dy pragje fragmentimi politiko-ushtarak, për Europën, Ballkanin dhe Shqipërinë, pas të cilave kemi përmbysje të thella, që shoqërohen me prishje të qëndrueshmërisë pararendëse. Shpjegimi i historisë së LDB në Shqipëri, bazohet mbi faktorët përcaktues funksionalë të një plani shumë më të gjerë. Kjo do të thotë se ngjarjet e luftës nuk mund të shpjegohen si zhvillime të izoluara të brendshme shqiptare, jashtë periudhës europiane të Luftës së Dytë Botërore dhe ndarjes në dy blloqe pas saj, por para së gjithash, si pjesë e një procesi shumë më të shtrirë europian, pjesë e ndryshimeve që ndodhën në Europë në kohën e aventurës fashiste dhe komuniste, që prodhoi Luftën e Dytë Botërore dhe balancën e re të fuqive pas saj.

Parakushtet e pushtimit fashist të Shqipërisë, rrëshqitja dhe përkulja graduale, që pësoi regjimi i Zogut ndaj Italisë fashiste, nuk mund të shërbejnë si shpjegim i plotë pa kuptuar kontekstin e gjerë të marrëdhënieve ndërkombëtare të krijuara në atë kohë në Mesdheun Lindor, ndërmjet Italisë Fashiste dhe Mbretërisë së Bashkuar, paktin mes këtyre dy fuqive dhe pa kuptuar tipet e marrëdhënieve të aleancës dhe xhelozive të krijuara ndërmjet dy fuqive fashiste, me qendër në Romë dhe në Berlin. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për strukturën e fitores së partizanëve komunistë, që vendosën diktaturën e tyre të plotë, në harkun kohor të periudhës (17 nëntor 1944 – 11 janar 1946).

Çlirimi i Shqipërisë u bë një simbol për historiografinë komuniste dhe për politikën e PKSH-së. Por kjo ngjarje ka qenë produkt i një numri faktorësh, kryesisht të jashtëm dhe më pak të brendshëm, si: tërheqja e paracaktuar e trupave gjermane, balanca e vendosur ndërmjet fuqive aleate me marrëveshjen e përqindjeve dhe mungesa e një interesi të drejtpërdrejtë britanik dhe amerikan në këtë kohë për këtë vend, indiferencë që dogji mundësinë e një zbarkimi në bregdetin adriatiko-jonian të Shqipërisë; ndikimi i fuqishëm i interesave komuniste jugosllave për kontrollin e Tiranës së pas Luftës së Dytë Botërore për të eliminuar e varrosur çështjen e vështirë nacionale- shqiptare në Serbi, në Mal të Zi dhe në Maqedoni; raportet e veçanta britaniko-helene, që zhvendosën vëmendjen e Londrës zyrtare në situatën shumë të ndërlikuar të Luftës Civile në atë vend, që u përplas me një forcë të paparë edhe mbi minoritetin shqiptar të Epirit të Jugut, e posaçërisht të Thesprotisë; mosnjohja e Mbretit Zog dhe legitimitetit të kthimit të tij në Shqipëri nga ana e britanikëve, mungesa e një qeverie shqiptare jo komuniste në mërgim dhe përçarja e thellë në planin e brendshëm të forcave politike të Shqipërisë tradicionaliste; mungesa e një orientimi të ftilluar të klasës së vjetër politike në rrethanat shumë të ndërlikuara të tërheqjes gjermane nga Shqipëria dhe Ballkani; demaskimi që pësuan një pjesë e forcave politike shqiptare nga bashkëpunimi me humbësin e luftës, etj.

Diagnoza e strukturave mundëson më pas arritjen e një konkluzioni shumë të rëndësishëm, se Lufta e Dytë Botërore solli një shndërrim afatgjatë strukturor të shtetit shqiptar, të shoqërisë shqiptare, ekonomisë, elitës drejtuese të vendit, solli ndalimin e rrjedhës së zhvillimit përparimtar të shoqërisë dhe çështjes kombëtare, e cila u përfshi në kanalet më antishqiptare të mundshme.

Duke u bazuar në modele të ngjashme, në shpjegimin e LDB në Shqipëri kam mbrojtur tezën se rrjedhojat e Luftë së Dytë Botërore shënuan një thyerje prapësuese në zhvillimin normal të shoqërisë shqiptare në raport me linjat politike, ekonomike, sociale, kulturore të përcaktuara nga etërit e shtetformimit, thyerje që u reflektua dhe u përjetua në komunitetet përbërëse të kombit dhe në qarqet elitare, me pozicionime jo të qëndrueshme.

Këto pozicionime u orientuan në mënyrë të vetvetishme drejt njërit ose më shumë prej këtyre elementeve pesë-valentë, sipas rrethanave personale të gjykimit ose të rastësisë: Akomodim, Bashkëpunim, Rezistencë Nacional-Çlirimtare, Luftë Civile dhe Uzurpim Bolshevik të Pushtetit. Kjo do të thotë që: për të mbijetuar në Shqipërinë e dobët dhe të nënshtruar të asaj kohe, një individ, një grup shoqëror, një fis, një familje, një krahinë e Shqipërisë, do të duhej të përqafonte dhe të rreshtohej në njërin nga qëndrimet e mësipërme, dhe më së shumti, në tre nga ato qëndrime: 1. të Akomodohej në paanësi,2. të bashkohej me Rezistencën, ose 3. të bëhej pjesë e Uzurpatorëve bolshevikë të pushtetit në nëntor 1944.

Kolaboracionizmi më rezulton të ketë qenë një fenomen i reduktuar dhe i kufizuar brenda shoqërisë shqiptare dhe i pangjashëm me modelin më tipik, që u ndesh në rastet e vendeve të tjera të Ballkanit dhe Europës. Kolaboracionizmi ka qenë më së shumti një dorëzim dhe përpjekje për të shmangur përplasjen e pushtimit mbi popullin e një shteti ende të paformësuar. Ndërsa bashkëpunimi i elitave të “Tokave të Lirueme” me pushtuesit, mund të konsiderohet pa mëdyshje, një pozicionim politik i ardhur prej nevojës së ringjalljes kombëtare dhe bashkimit shtetëror në kufijtë etnikë.

Ky impostim teorik dikton periodizimin e madh të ndryshëm të historisë në periudhën nga 7 prilli i vitit 1939 deri me 2 dhjetor të vitit 1945, të periodizimeve të ndërmjetme, dhe shtron nevojën e konceptualizimit të akomodimit, të luftës civile dhe të uzurpimit komunist të pushtetit.

Ky konceptualizim lë tërësisht mënjanë përkufizimet dhe datat e marra si referencë nga historiografia komuniste. Kështu, krahas koncepteve tradicionale të mirënjohura të Rezistencës/Luftës Nacional-Çlirimtare dhe të Kolaboracionizmit është e nevojshme të zhvillohet konceptet e: (a) Akomodimit, për ta diferencuar nga Kolaboracionizmi në përmbajtje; (b) Luftës Civile, që ka bashkëshoqëruar dhe shpeshherë ka mbisunduar mbi Luftën Nacional – Çlirimtare; (c) “Banditizmit Revolucionar”, që shpjegon përzjerjen e elementëve radikalë, injorantë dhe kriminalë në procesin liridashës; (d) Uzurpimit të Pushtetit dhe vendosjes së regjimit të terrorit. Pa i trajtuar këto koncepte, nuk mund të kuptohen proceset, që shoqëruan thyerjen e rrjedhës normale historike të Shqipërisë dhe “Tokave të saj të Lirueme” në vitet e LDB.

Kështu, fenomenet e periudhës Luftës në Shqipëri duhet të analizohen në tre kohë në aspektin politik, institucional, shoqërorë dhe territorial me të cilat u ballafaqua “Shqipëria e Vjetër” dhe “Tokat e Lirueme” në vitin 1941 deri në prill 1945.

  1. Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste solli shkatërrimin e strukturës së brendshme konstitucionale, prapësimin e statusit ndërkombëtar të vendit, ndërprerjen e evolucionit të një nacioni me lindje të ndërlikuar shtetërore dhe ngjizje të vështirë identitare, për shkak të veçorive religjioze, trashëgimisë jo të largët otomane, botëkuptimeve të posaçme që kishte bota shqiptare në Gegëni dhe Toskëri, në qytetet kryesore të vendit, të formësuara tashmë si civitas dhe zonave fshatare, fushore dhe malore në jug, në Shqipërinë Malore Lindore, Mirditën e kapedanëve dhe fiset malore të Alpeve: Dukagjin, Malësinë e Madhe dhe Malësinë e Gjakovës. Pavarësisht konservatorizmit dhe autoritarizmit, që kishte mbartur Mbretnia Shqiptare e Mbretit Zog, vendi kishte arritur të ndërtonte bashkësinë shtetërore, kishte sendërtuar një rend juridik, politik, shoqëror, arsimor, kulturor me prirje të qarta europianizuese dhe kishte arritur të formësonte një traditë albanianiste dhe shekullare, që respektonte, përveçse rrethit të ngushtë të Mbretit, edhe një rreth vlerash tradite dhe hierarkinë intelektuale. Pushtimi fashist italian i Shqipërisë shkaktoi një tronditje të këtij tradicioni shtetëror dhe shoqëror, të domosdoshëm për përforcimin e ngjizjes shtetërore dhe nacionale të kombit. Ky moment i veçantë historik, ndau linjën që mbante të bashkuar fijet e zhvillimit, të emancipimit europianizues dhe përparimit, qoftë edhe të ngadalshëm, të kombit shqiptar. Ishte një vazhdimësi e vetëdijshme dhe e ndërgjegjshme, pavarësisht se forcat liberale dhe demokratike, me veshje të qartë perëndimore, synonin një stabilizim më të shpejtë të lirive të plota, të ngjashme me demokracitë perëndimore dhe zhvendosjen nga drejtimi të një kaste me prejardhje otomane, që nuk shqitej lehtësisht nga komanda e punëve shtetërore. Kjo ka qenë pika e fërkimit dhe e opozicionit të tyre ndaj regjimit të Zogut. Zgjedhja që bënë këto forca për heqjen e pengesës së tyre që kishte emrin, Mbreti Zog (të cilin madje nuk e konsideronin legjitim, për shkak të mënyres se si ai e ndërtoi pushtetin mbretëror duke zhvendosur Mbretin Wied), duke iu bashkëngjitur në proces synimeve imperialiste dhe fashiste të Musolinit, shënon një përzgjedhje të gabuar të linjës politike, që i përfshiu ata fillimisht në një njollosje, dhe më pas në një alibi permanente trathëtie, nga ana e komunistëve dhe nga historiografia zyrtare, që ata prodhuan dhe mbajtën në këmbë për një gjysëm shekulli deri sot më 2019. Pushtimi fashist i Shqipërisë e futi vendin në një spirale trazirash, që do të shkatërronte në mënyrë të pakthyeshme të ardhmen e një kombi të vogël që ishte ende në përforcim strukturor. Pas 6 muaj lufte mes Italisë me Greqinë në territorin shqiptar, në muajin prill 1941 Mbretëria Shqiptare, si vend në kurorën e bashkuar, pësoi një rikompozim territorial shtetëror pas dezintegrimit të Jugosllavisë dhe Greqisë, por qeveria e Tiranës, e dobët në fillesë, e varur nga politika e Romës, nuk arriti dot të ushtrojë një integritet real shtetëror dhe administrativ në këtë pjesë të trojeve shqiptare të ri-integruara në Shqipërinë e Vërtetë. Lufta Italo-Greke, pavarësisht se solli krijimin e Shqipërisë së Madhe, ndryshoi për të keq fatin ushtarak të Italisë dhe çoi në përfundimin tragjik të 8 shtatorit 1943. Edhe rikompozimi i Shqipërisë në kufijtë përgjithësisht nacionalë në prill të vitit 1941 nga ana e fuqive të Bllokut Qendror nuk ka qenë një sipërmarrje e lehtë për strukturën qeverisëse të Tiranës, ende të pakonsoliduara për muaj të tërë të pushtimit italian. Strukturat qeverisë kanë depërtuar më vështirësi, ndërsa ato ushtarake janë mbajtur në këmbë falë ushtrisë italiane dhe forcave nacionaliste- vullnetare, të lidhura mes vetes për arsye fisnore dhe bajraktariste, ndërkohë që proceset e unifikimit ekonomiko-financiar janë shoqëruar me sforcot e veta të mëdha. Pushtimi italian është karakterizuar nga kriza të pandërprera, politike dhe qeverisëse dhe nga rritja e pandalshme e lëvizjes së rezistencës, që ka ardhur jo vetëm nga LNÇ-ja, por edhe nga BK dhe Nacionalistët e tjerë: vëllezërit Kryeziu, Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari, Mehmet Aliu etj.. Në vitin e fundit të pushtimit kemi një përpjekje të dëshpëruar për korrigjim politikash, për një autonomi më të madhe shtetërore të entitetit shqiptar brenda perandorisë, që shoqërohet edhe me ndërrimin e kavalierëve të politikës italiane në Shqipëri (ardhja në krye të Mëkëmbësisë së Alberto Parianit). Por fati i pushtimit italian të Shqipërisë ishte tanimë i përcaktuar nga ndërhyrja ushtarake perëndimore dhe kapitullimi i 8 shtatorit 1943, ishte rrjedhim logjik i saj. Shqipëria priste fatin e vet.
  2. Periudha e dytë është koha e pushtimit gjerman të Shqipërisë: një rast i veçantë i okupacionit ushtarak dhe i një lirie sjelljeje të organizmave qeveritarë vendas, në të gjitha aspektet, me përjashtim të sigurisë publike, ku detyrat shtetërore ndërthureshin me misionin e një ushtrie të huaj, e cila ishte në një numër krejtësisht të reduktuar krahasuar me ushtrinë pushtuese italiane, të periudhës paraprirëse. Ishte një përpjekje utopike e forcave nacionaliste për rivendosjen e legalitetit konstitucional të 1 shtatorit të vitit 1928, gjegjësisht të Mbretërisë Shqiptare, tashmë me një Regjencë tranzitive në vend të Mbretit, i cili nuk kishte abdikuar; një elitë e re drejtuese, e përzgjedhur me dorën e njohësit më të mirë gjerman të botës shqiptare të kohës (Majorit Shajger), nga pikëpamja e kapaciteteve intelektuale dhe forcës së patriotizmit; në vijim, një elitë, e cila do të shkatërrohej brenda pak muajve, nga pikëpamja e potencialeve shërbenjëse ndaj vendit. Ishte pjesa e fundit e elitës shtetformuese, që ra në kurthin e ngritur nga nazistët në njërën anë dhe komunistët në anën tjetër. Misioni stabilizues i rendit politik, rikthimi i pavarësisë, rikompozimi i elitës drejtuese politike, qetësimi i vendit, mbajtja e Shqipërisë në kufijtë e vet natyralë, rezultoi një operacion politik dhe administrativ i pamundur, deri diku naiv, jo realist, për shkak të rrethanave të startit dhe vijimit të punës rindërtimore, për shkak të një lufte botërore me ekuilibra që ndryshonin jashtë Shqipërisë, për shkak të “kurthit” të krijuar nga nazistët gjermanë dhe komunistët në përplasjen e tyre në vend dhe rajon.

Përpjekja utopike e forcave nacionaliste, në vjeshtën e vitit 1943, për rivendosjen e Legalitetit më datën 1 shtator 1928 rezultoi e pamundur, naive, jo realiste, nën “kurthin” e krijuar edhe nga komunistët shqiptarë, të dirigjuar nga emisarët e Mareshallit Tito dhe Enver Hoxha. Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore për Shqipërinë solli jo vetëm mbarimin e shpresave të publikut për kthimin e legalitetit konstitucional pararëndës dhe rendit të normalitetit të vendit, por edhe shkatërrimin në mënyrë të pakthyeshme të rendit social, hierarkisë shoqërore, disbalancimin politik ndërkrahinor për shkak të mbivendosjes së dhunshme të brigadave partizane nga Shqipëria e Jugut, në Veri të vendit. Kjo kthesë, solli shkatërrimin e vlerave kulturore, që qendrat urbane të spikatura të Shqipërisë kishin ndërtuar në disa dekada; solli shkatërrimin e Shqipërisë së Veriut dhe kryeqendrave të saj: Shkodra, Tirana, Durrësi, Gjakova, Prizreni dhe zonave të qeverisura me një autonomi të pashpallur, si: Mirdita, Dukagjini, Malësia në përgjithësi. Së bashku me ato u rrënuan në mënyrë të pakthyeshme institucionet e lirisë, të konstitucionalizmit, të pluralizmit politik, e drejta zakonore, institucionet religjioze dhe e gjithë klasa e elitës intelektuale dhe shtresa e mesme e vendit. Ky proces regresist e shndërroi Shqipërinë në një njollë të madhe të varfërisë dhe prapambetjes për 7 dekada me radhë në Europë, produkt i datës simbolike, 29 nëntor 1944, gjegjësisht datë e vendosjes së Diktaturës së Terrorit Komunist. Teorikisht, kjo datë duhej të ishte data simbolike e lirisë për të gjithë shqiptarët dhe e rikompozimit të shtetit, por në të vërtetë, nuk u bë kurrë e tillë. Përndryshe, nëntori 1944 është një muaj i zi i historisë kombëtare, për shkak të masakrave të hapura të “çlirimtarëve”.

Këtu është vendi për të dhënë disa konsiderata për Luftën Civile në vend: Pyetja që shtrohet është: A ishte lufta civile tipari përcaktues i segmentit kohor të periudhës së viteve (1943-1944)?

Sipas mendimit tim, ka qenë tipar i rëndësishëm bashkëshoqërues i luftës çlirimtare në harkun kohor të muajve dhjetor 1943 deri në fund të vitit 1944, d.m.th. gjatë gjithë segmentit kohor të pushtimit gjerman të Shqipërisë, procesit të ballafaqimit të UNÇSH dhe tërheqjes strategjike së trupave gjermane, përmes Shqipërisë nga jugu i Ballkanit drejt tokave të ish- Jugosllavisë. PKSH nën udhëzimin e drejtpëdrejtë të delegatëve komunistë jugosllavë, prishi njësinë përbashkuese dhe gjithpërfshirëse të LNÇ/FNÇ dhe e shndërroi atë, në fund të verës së vitit 1943, në rrethanat e kolapsit italian, nga një organizëm i bashkimit mes shqiptarëve në luftën për përballimin e sfidës së mbijetesës në Luftën e Dytë Botërore, në një organizëm politik e ushtarak të majtizmit ekstrem, që eliminoi njësueshmërinë e krahëve antifashistë të shoqërisë shqiptare.

Rezultati final i Luftës Civile përcaktoi rendin politik, social dhe ekonomik, si edhe mbizotërimin e njëanshëm krahinor në qendrën politikbërëse, që komunistët i vendosën Shqipërisë pas marrjes së pushtetit, pas shtypjes së rezistencës së Shqipërisë së Veriut dhe pas lejimit të kalimit të “Tokave të Lirueme”, në Lindje, Verilindje dhe Veriperëndim, në shtetin jugosllav

III. Periudha e fundit e luftës në Shqipëri fillon nga 17/29 nëntori 1944 dhe vijon deri në “ligjësimin” e Diktaturës së Terrorit Komunist më, 2 dhjetor 1945/11 janar 1946. Vjeshta e vitit 1944 është koha e rënies së përshpejtuar të elitës drejtuese tradicionale të vendit nën goditjen e armëve të UNÇSH-së dhe në rrethanat e precipitimit të kaosit në vend. Periudha pas 17/29 nëntorit të vitit 1944 është koha kur u krye spastrimi i pjesës, joaktive politikisht, të elitës që jetoi mbasi duhej jetuar në kohë, asaj që u akomodua, por edhe asaj që nuk u përzier me asnjërën palë, gjatë ballafaqimit civil. Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore për Shqipërinë, d.m.th. çlirimi i vendit, rënia e qeverisë së patriotëve të etiketuar si “ tradhtarë” të Tiranës, solli përfundimin e shpresave të publikut për kthimin e legalitetit konstitucional pararëndës nën Mbretin Zog dhe rendit të normalitetit në vend. Ndodhi shkatërrimi në mënyrë të pakthyeshme i rendit social, i hierarkisë shoqërore, disbalancimi politik ndërkrahinor i udhëheqësisë; ndodhi shkatërrimi i menjëhershëm i komuniteteve të lira qytetare dhe së bashku me ato, edhe i vlerave kulturore që qendrat urbane më të spikatura të Shqipërisë kishin ndërtuar me dekada. Ndodhi procesi i shkatërrimit të shoqërisë, i rendit politik tradicional, i instituteve tradicionale të arsimit, të kulturës, të jetës komunitare të popullsisë së Shqipërisë dhe posaçërisht të Shqipërisë së Veriut dhe kryeqendrave të saj: të Shkodrës, Tiranës, Durrësit, Gjakovës dhe Prizrenit. Këto dy qendra të fundit, së bashku me “Tokat e Lirueme” në vitin 1941 iu kaluan sërish Jugosllavisë me ndihmën politike dhe ushtarake, gjegjësisht të PKSH-së dhe Divizioneve V dhe VI të UNÇSH-së. Ndodhi ndërhyrja e armatosura e partizanëve në zonat e papushtuara ndonjëherë, si në Mirditë, në Dukagjin, në Dibër, Malësi, Has, Lumë, Malësi e Gjakovës etj. Së bashku me këtë invadim ndodhi rrënimi në mënyrë të pakthyeshme i institucioneve tradicionale të një shoqërie, që ishte mësuar të ecte me ritme të ngadalta drejt progresit, por edhe i institucioneve të lirisë, të drejtës zakonore, të pluralizmit të shoqërisë, i institucioneve religjioze dhe i gjithë klasës intelektuale dhe të mesme të vendit. Ky proces regresist do ta shndërrojë Shqipërinë në vendin, që në hartën e Europës të prezantohet si një njollë e madhe për shkak të varfërisë ekstreme dhe të prapambetjes për shtatë dekada me radhë.

Ky është leximi im i historisë së Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, pas një punë intensive 10-vjeçare, bazuar mbi disa dhjetëra mijëra faqe dokumentacion nga burime të ndryshme arkivore. Dëshmia ime i drejtohet qytetarëve të lirë të këtij vendi, që janë të predispozuar të mësojnë të vërtetën historike të këtij vendi dhe para së gjithash, brezit të ri të Shqipërisë çliruar nga prangat e propagandës neo-komuniste.

Kur ekzekutoheshin intelektualët – Nga BESIM NDREGJONI

Në fund vitit 1944, 75 vite më parë, kur Lufta e Dytë Botërore po shkonte  drejt fundit dhe diktatura naziste po mundej, blloku antifashist botëror po triumfonte mbi këtë diktaturë, që u kishte shkaktuar popujve jetë njerëzish, në Shqipëri forcat komuniste kishin marrë revanshin në emër të luftës për çlirim dhe vrisnin intelektualë të pafajshëm, vetëm se ata kishin mbaruar në Perëndim dhe ishin antikomunistë.

Partia Komuniste nuk mund të pranonte që këta intelektualë, të cilët kishin ndërtuar dhe i kishin shërbyer shtetit shqiptar, t’i kishte nëpërkëmbë me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore.

Kush ishin 37 intelektualët!?

Ata ishin deputetë të shtetit shqiptar në vitet 1920-1922, inxhinierë, gazetarë, profesorë, teologë dhe ushtarakë.

Ata ishin në Tiranë në profesionet e tyre, në shërbim të strukturave të shtetit shqiptar dhe jo në shërbim të pushtuesve. Ata nuk ishin pajtuar me pushtuesit. Ata i shërbenin shtetit të tyre.

Ata ishin intelektualë të pavarur, të cilët respektonin mendimin ndryshe dhe filozofia e tyre ishte që Shqipëria të ishte pjesë e bllokut të madh kundra nazizmit. Ata e respektonin filozofinë e demokracisë dhe ishin në luftë kundra diktaturës naziste, por jo për një luftë civile kundra patriotëve që kishin mendim ndryshe dhe nuk ishin dakord me ideologjinë e komunizmit. Këta intelektualë nuk kishin bërë thirrje që të luftoheshin forcat komuniste, por të bashkoheshin me forcat nacionaliste që Shqipëria të ishte pjesë e bllokut antifashist. Vrasja e organizuar nga forcat komuniste ishte një skenar tipik terrorist që të ekzekutoheshin këta intelektualë. Pushkatimet u bënë në vende të caktuara si Hotel BRISTOL, Sharrë, Tufinë, Dajt, Rr. Pisha, Rr. e Dibrës, te Shkolla e Kristoforidhit, Rr. e Kavajës. Brenda periudhës 24 tetor-16 nëntor 1944. Të gjitha ekzekutimet u bënë gjatë natës dhe në mëngjes herët. Disa të tjerë i vranë sapo i nxirrnin nga dera e shtëpisë.

Vërtetimi i këtyre vrasjeve dokumentohet dhe në veprën e diktatorit Enver Hoxha, i cili shkruan: “Kur Qeveria ishte në Berat, më vjen Sejfulla Malishova (anëtar i udhëheqjes komuniste, por me pikëpamje liberale) dhe më thotë: – Shoku Enver, po vriten intelektualë të pafajshëm në Tiranë dhe kjo është terrorizëm. Enveri përgjigjet: – Ata janë borgjezë dhe me pikëpamje perëndimore, nuk i shërbejnë kauzës sonë të proletariatit të komunizmit”. Partizanët po kryejnë detyrën. Njësitet guerile kishin mandatin e komandanteve të tyre për të kryer këto pushkatime. Veçojmë se skenari i ekzekutimit ishte dyplanësh: e para- që intelektualët të mos ishin prezentë në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe forcat komuniste e kishin më të lehtë marrjen e pushtetit. E dyta – me vrasjen e tyre të krijonin terror në popull që të heshtej rreth krimit të tyre. Masakrimi i vlerave intelektuale ishte shumë i madh, demi i pallogaritshëm për një komb. Dhimbja dhe vuajtjet njerëzore janë pjesë e kujtesës historike të popullit shqiptar. Vepra e këtyre martirëve në ditët e sotme nuk duhet lënë në harresë. Ajo do të lartësohet në epokën e rimëkëmbjes së kombit shqiptar.

Vuajmë nga pasojat posttraumatike apo vuajmë sërish faje të reja prej fajtorëve të vjetër….

Shkrimtari dhe mendimtari bashkëkohor italian, Umberto Eco, thotë: “Vetëm e vërteta do të na bëjë njerëz krejtësisht të lirë”. Atëherë, nisur nga ky postulat i Ecos, a mund ta pyes veten çdo shqiptar, në ç’masë e zotëron të vërtetën dhe, varësisht raportit të tij me të vërtetën, sa është i lirë.

Cilësia dhe progresi i individit tonë varet fort nga këmbëngulja e tij për të vendosur një raport sa më realist me të vërtetën- të vërtetën e tij, të shoqërisë ku jeton, të historisë dhe të fatit të kombit që i përket, përndryshe do të kemi një individ të sëmurë, larg mendjes së shëndoshë, të lehtë për t’u manipuluar në çdo kohë, nga çdo lloj demagogësh dhe diktatorësh, sikundër e kemi parë të ndodhë me ne jo pak herë përgjatë historisë sonë.

Shoqëria shqiptare vazhdon të mëkojë shpirtrat e njomë të gjeneratave me ushqimin më pervers të dijeve komuniste nëpër shkolla dhe përsëri ka njohur dështimin e saj në liri. Shoqëria shqiptare ushqehet dhunshëm me një treg të zi informativ, duke stimuluar dhe edukuar pa ndërprerje një ndjeshmëri dhe sensibilitet kriminal, lexuesit dhe shikuesit të saj i tunden parasysh qindra mijëra faqe gazetash dhe ekranesh me ngjyra me portrete gjakatare të diktatorëve, gjeneratat e reja mësohen me përralla detektive për lavdinë e madhe të udhëheqësve komunistë. Por kurrë dhe asnjëherë, në hapësirat e kësaj lirie të fjalës nuk u dëgjuan rënkimet e thella të plagëve tona, kurrë nuk dëgjuan përpëlitjet e shpirtrave të përvuajtur që treteshin, bjerrnin rininë dhe energjitë e tyre në zgavrat më të errëta të burgjeve komuniste. Neve na u dha liria e fjalës, por kjo fjalë deri tash po dëshmon për një deformim të gjithanshëm të njeriut shqiptar. Rrëzimi i komunizmit e gjeti shoqërinë shqiptare pa ndonjë elitë intelektuale, për sa pjesa më e madhe e inteligjencës së saj qenë bërë njësh me ideologjinë sunduese totalitare. Ata që i shërbyen regjimit nuk mund të kishin një ndërgjegje qytetare të pavarur, as mund të ishin të aftë për refleksione të thella, të ishin mësuesit dhe udhëzuesit e drejtë të daljes së shqiptarëve nga qorrsokaku gjysmëshekullor komunist. Inteligjenca shqiptare pas rënies së komunizmit kishte një kod moral të deformuar: kodin e mercenarit. Përveç kësaj, ajo u gjet në një bankrot total shpirtëror, mental, profesional. Në këtë mënyrë, ajo sikundër pritej nuk mund të luante ndonjë rol në shoqëri, përveç rolit që qe mësuar të luajë gjatë komunizmit: të vazhdonte mercenarizmin e vetë. Tashmë në një terren dhe situatë tjetër-mercenarizmi politik nëpër partitë tona postkomuniste. Ata janë sot kasta e shkrirë njësh me pushtetin politik ekonomik kulturor e arsimor. Çdo zhvillim i ri procesual që vjen pozitivisht nga brenda shoqërisë, do të ndeshet pashmangshëm me barrierën e monopoleve të tyre.

Problemi mendojmë se është bërë serioz e konfliktual: çdo përpjekje e intelektualëve të rinj që nuk i lidh gjë me trashëgiminë komuniste, paralizohet nga hierarkia survejuese, që kontrollon të gjitha dyert institucionale. Mirëpo, gjenerata e inteligjencës së re janë anitruptha që i prodhon organizmi social i shoqërisë sonë dhe ata përbejnë të vetmen forcë informale të dekomunistizimit në realitetin e sotëm, anipse shkalla e ndikimit të tyre është sot për sot, siç thashë, e paralizuar. Kësodore nuk habitemi që në shumë sfera të rëndësishme të aktivitetit frymor, shpirtëror, intelektual, ne udhëhiqemi në mos nga komunistët e djeshëm, të paktën qeverisemi nga bijtë e tyre. Një gjë është e qartë dhe e shprehim me bindje të padiskutueshme: në Shqipërinë postkomuniste ka ndodhur dështimi më i hidhur dhe më tragjik: dështimi i misionit antikomunist. Ky ishte i vetmi mision që duhej të përmbushte shoqëria e lirë dhe demokratike shqiptare, por ky mision u sabotua, u tradhtua, u braktis po nga ajo klasë politikanësh, së cilës shtresa e të persekutuarve për gjysmë shekulli, familjet dhe dyert e mëdha, e djathta konservatore tradicionale shqiptare dhe gjithë të rinjtë e paindoktrinuar me komunizëm i besuan, i mbështetën (dhe ende vazhdojnë t’i mbështesin) ndërkaq paradoksalisht, këto shtresa, si më parë gjatë komunizmit, vazhdojnë të jenë shtresa më inferiore, më e prapambetur, më e privuar nga të drejtat dhe shanset e barabarta e mandej më e fyera. Me interesat dhe ndjeshmërinë e tyre luhet vetëm në fushata elektorale, por për fatin, të drejtën dhe detyrimet ndaj tyre, zor se e çan kush kokën. Situata është në një plan krahasimor formal si e djeshmja, kjo klasë ka qenë dje e persekutuar, është përsëri dhe sot e lënë mbas dore. Në diskurset publike apo bisedat e përhershme që përsëriten çdo ditë, është e pashmangshme përballja jonë me historinë, me faktet të veçuara të saj. Por si gjithmonë, raportet tona përballë historisë ndërtohen me një logjikë sipërfaqësore, duke arsyetuar mbi fakte të manipuluara. Armët e propagandës së pandërprerë përgjatë gjithë sferës së aktivitetit njerëzor nën komunizëm kanë qenë të sofistikuara, andaj çrrënjosja e gënjeshtrës është një detyrë shumë e mundimshme, që krahas fakteve të reja, kërkon më së pari një vigjilencë mendore, mendje të esëllt e të hapur. Përndryshe, logjika sipërfaqësore do të prodhojë kurdoherë nervozizëm e moskuptim, se këndejmifundin e dialogut, pa i shkuar së keqes shqiptare në rrënjë, në zanafillë.

Një ndër manipulimet më të rënda e dramatike që ka bërë historiografia komuniste është manipulimi me të ashtuquajturën Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, e cila ka prodhuar kaq shumë ngatërresa, përçarje e gjenocid mes shqiptarëve, saqë efekti i saj zor se do të zhduket për një kohë ende të gjatë. Psikologjikisht kjo është e shpjegueshme: e drejta thuhet në mënyrë nihiliste, është gjithmonë me anën e fitimtare, kurse unë them jo. E drejta është e vetëmjaftueshme dhe nuk mund t’i përkasë asnjërës anë. Komunistët vërtet e “fituan” luftën, por kjo nuk ishte një fitore e popullit shqiptar, as në rrafshin e përmbushjes së idealeve, as në ëndrrën për përparim e prosperitet shoqëror, as në realizimin e tyre etnik. Lufta Nacionalçlirimtare krijoi aq shumë përçarje dhe armiqësira mes klasave, kastave, kulturës, religjioneve, sa pasojat e saj, edhe sot, pas gjashtëdhjetë vitesh, vazhdojnë të përthellojnë natyrën anarkike të tyre. Futja e diskurseve tona në qorrsokak pas viteve nëntëdhjetë ka një origjinë të hershme, që na çon te rrënjët e atij fundamenti të tradhtuar, mbi të cilin u hodhën themelet e ngrehinës sonë shoqërore. Dhe në qoftë se ngrehina hedh shtat, dihet mirë fundamenti i saj i dobët do të rrëzojë, gjer kur ne të shohim veten përposh rrënojave të saj. Ky ka qenë fati i të gjitha shoqërive të keqvendosura, që kanë hedhur shtat mbi truall të gënjeshtërt. Prandaj, kthimi ynë dhe verifikimi i të vërtetave që lidhen me Luftën Nacionalçlirimtare ka qenë një mision i papërmbushur i demokracisë shqiptare. Rishikimi i historisë së Shqipërisë në një masë të madhe është rishikimi i situatës që krijuan komunistët shqiptarë e jugosllavë pas 26 korrikut 1943 në Tapizë, të njohur si marrëveshja e Mukjes. Gjithsesi, pa i gjykuar ashpër të ashtuquajturit dëshmorë të Luftës NCL. Mund të them me bindje se idealet e tyre u manipuluan dhimbshëm dhe se sakrificat e tyre nuk u drejtuan në altarin e shenjtë të interesave kombëtare. Dhe për këtë, para gjyqit të historisë duhet të japin llogari komunistët, qoftë dhe për partizanët e vrarë, të cilët, në vend që të vriteshin si luftëtarë të lirisë kundra okupatorit, u dërguan të vriteshin në një luftë të pamoralshme e civile kundër vëllezërve të një gjaku e të një gjuhe.

Çdo i përndjekur politik, çdo trashëgimtar i të pushkatuarve, i atyre që u sakatuan nga regjimi komunist, ka një thirrje për cilindo që ka tagrin e pushtetit për të bërë të mundur dënimin e krimit komunist dhe dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Kjo thirrje është në të njëjtën kohë një lutje e shenjtë për përfaqësuesit e qeverive të kombeve perëndimore për të dhënë kontributin e tyre maksimal dhe të domosdoshëm në dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare si parakusht për ndërtimin e demokracisë në këtë vend sipas standardeve perëndimore. Ky përkujtim ka një mesazh kombëtar: Dënoni krimet e komunizmit, që shoqëria shqiptare të shkojë drejt pajtimit kombëtar. Le të na udhëheqë thënia e pavdekshme e ish-Presidentit amerikan, ABRAHAM LINKOLN: “JU NUK MUND TË SILLNI PËRPARIMIN, NË QOFTË SE NUK DËNONI KRIMIN”.

Vladan Gjorgjeviqi la bishta prapa – Nga GANI MEHMETAJ

Serbi Vladan Gjorgjeviq në librin e tij “Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha” (të përkthyer e komentuar nga Mustafa Kruja) shpreh urrejtje prej të sëmuri ndaj shqiptarëve në përgjithësi e shqiptarëve katolikë në veçanti. Me 1913 ai e kërkon lejen e Fuqive të Mëdha që ushtria serbe t’i zhduk shqiptarët nga faqja e dheut si “racë inferiore me bisht”.

Piro Prifti një Vladan xhuxh nga krahina shqiptare me kryeqytet Tiranën, e ngushton fokusin e urrejtjes së tij. Ai tërbohet pse “kosovarët” janë kundër bashkimit të Serbisë me Shqipërinë, pse ata nuk e bënë aleatë Serbinë sikurse Enver hoxha dikur, pse e lidhën fatin me Gjermaninë e Italinë,  prandaj nuk i kursen me fyerje, përpjekje për denigrim e shpifje.  Për dallim nga V. Gjorgjeviqi, Piro nuk e thotë kanë bisht a s’kanë bisht shqiptarët e Dardanisë, por për të tjerat nuk i kursen. Gjithashtu nuk e kuptova ç’pati portali “Revista Drini” që ia botoi këtë pamflet antishqiptar, që të rrëqeth.

Në reagimin e parë i shkrova: ” Piro Prifti ke aq shumë pasaktësi, ligësi, dashakeqësi e shpifje në shkrimin tuaj sa me tmerron. Nuk kam lexuar në asnjë shkrim të ndonjë serbi, madje as te Garashanini aq shume gënjeshtra se sa qe shkruani ju për shqiptarët e Dardanisë. Paqja qoftë me juve, Piro.”

Në nderim shtetit dhe kombit që kanë dhënë dhe kontribuuar aq shumë për ne shqiptarët – Nga AGRON SHABANI

Në nderim shtetit dhe kombit që kanë dhënë dhe kontribuuar aq shumë për ne shqiptarët:

Kroatët, kultura dhe historia e tyre

Të shumëta dhe të shumëfishta janë angazhimët dhe kontributët e jashtëzakonshme kolosale dhe titanike të shtetit dhe kombit të dashur kroat për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Sidomos ato të shkencës dhe kulturës së shquar kroate për historinë dhe kulturën shqiptare. Gjithashtu të shumëta dhe të shumëfishta janë lidhjet e ndryshme historike, shpirtërore, kulturore, historike, politike, ushtarake dhe të tjera në mrs shqiptarëve dhe kroatëve të cilat datojnë herët. Që nga etapat ose periudhat e ndryshme të Ilirisë ose Romës së Lashtë-Antike dhe deri me sot.
Se këndejmi që nga Antika e largët dhe deri me sot, në kohërat dhe hapësirat e ndryshme të Dalmacisë, Istrës, Kvarnerit, Neretvës, Banisë, Baranjes, Zagorjes, Mexhimurjes, Sllavonisë, Vojvodinës Perëndimore, Posavinës dhe kështu me radhë, kanë lulëzuar dhe shkëlqyer kultura dhe civilizimi i njohur kroat dhe aty këtu edhe ai ilirë. Sidomos në Dalmaci, Istër, Kvarner ose në Luginën e Neretvës (Mostar, Grude, Çaplin dhe qendra tjera të Herceg Bosnjes) ku thuhet se kanë jetuar dikur fiset e njojura ilire të dalmatëve, istrëve (istrianëve), dokletatëve, adiejve, ditijonëve, desidiatëve, enkelejve etj.
Për me tepër ndërkaq, riviera e njohur e Adriatikut se bashku me klimen, reliefin ose konfiguracionin gjeografik (kujto bukuritë e njohura tokësore ose natyrore të Kroacisë): Si duket kanë ndikur aq shumë në kthjelltësinë e mendjes, respektivisht në shkëlqimin ose brilancën e njohur shkencore, intelektuale dhe kulturore të shumë shumë mendjendriturve, shkenctarëve, eruditëve, intelektualëve ose kulturologëve të shquar kroat që kanë lënë gjurmë të thella dhe të pashlyera në mozaikun ose panoramën e gjithëmbarëshme shkencore, intelektuale, fetare dhe kulturore të kontinentit të vjetër evropian dhe shumë më largë.
Ndryshe nga kjo, Kroacia ishte Republika më e pasur dhe më e zhvilluar në domenin (kontekstin) e përgjithshëm shkencor, kulturorë, akademik, industrial dhe ekonomik në ish Jugosllavi. Mbi 4O % të industrisë, teknologjisë dhe “ekonomisë së përbashkët jugosllave” asokohe ndodhësin në Kroaci.
Në Kroaci lindën ose u themeluan dikur edhe Levizjet e njohura liridashëse, patriotike ose independentiste si “Ilirksi Preporod” ( Rilindja Ilire), “Ilirski Pokret” (Levizja Ilire), “Nova Ilirija” (Iliria e Re) dhe levizje të tjera të udhëhequra nga intelektual, kulturolog dhe patriot të shquar krost si Juraj Krizhaniç, Franjo Supilo, Ante Starçeviç dhe të tjerë.
Zagrebi dhe Kroacia dikur në ish Jugosllavi, kanë qenë edhe epiqëndra ose stacioni më i rëndësishëm ose kryesor i lidhjes së shqiptarëve të Kosovës dhe hapësirave tjera shqiptare me Evropën ose Perëndimin. Ndërkohë që shteti dhe populli( kombi) i njohur kroat, ne shqiptarëve gjithëmonë na janë gjendur pranë kur e kishim mëse vështiri dhe kur kishim nevojë. Në Zagreb jetojnë, punojnë, studiojnë dhe krijojnë edhe shumë shqiptar së bashku me sivëllezërit e tyre kroat.
Sidoqoftë, shteti dhe populli (kombi) sivëlla i Kroacisë, kanë ngritur si të thuash permendore ose lapidar të përhershëm në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të shqiptarëve të Kosovës dhe gjithandej.

Dhe, Zagrebi, apo metropola e shkëlqyer e Kroacisë:

Me afro 1OOO vite traditë dhe histori të lashtë dhe aq të bujshme urbane, arkitektonike, qytetare ose kulturore, me 35O vite traditë dhe histori të gjatë shkencore, universitare ose akademike si dhe me 1OO1 bukuri dhe atraksione tjera qytetare, kulturore, historike, arkitektonike etj….Zagrebi, kryeqyteti ose metropola e famshme e Kroacisë, floron, shkëlqen ose brilon në emrin, historinë ose vetvetën e tij ekskluzive dhe tepër ekzotike. Zagrebi është aty dhe vetëm ata ku e lanë dikur Ban Jelaçiçi, Mbreti Tomisllav, Dr. Franjo Tuxhmani si dhe shumë e shumë të tjerë para dhe pas tyre.
Aty janë edhe Akademia e Shkencave dhe Artëve të Kroacisë së bashku me Teatrin Nacional të Kroacisë ( Hrvatsko Narodno Kazaliste ose “HNK”), Operan dhe Baletin e njohur të Zagrebit, Rektoratin e njohur të Universitetit të shquar të Zagrebit, Monumentët dhe Muzeumët e shumëta shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, sakrale, fetare, kulturore, historike, shkencore, industriale, teknologjike etj….Katedralja e njohur e Zagrebit, rrugët, stacionet, parqet, avenytë, bulevardet ose sheshët e njohura të Ban Jelaçiçit, Kvaternikut, Mazhuraniçit, Novi Zagrebit etj…Banski Dvori ose rezidencat e njohura shtetrore dhe qeveritare të Kroacisë në Gornji Grad ose Pantovçak, klinikat e njohure univeritare në”Rebro” ose “Shalatë”…. Tempujt, pallatët ose ndërtesat e shkëlqyera në stilin barok, gotik, romanik etj…Baleti i yjeve, ansambli i ngjyrave, orkestra e atyre zërave të njohur mondan ose metropolitan së bashku me simfonië dhe harmoninë e pashoqe në mes modernes dhe klasikës që puçën ose gërshetohen në sfond. Damat (zonjat) ose bukuroshet e njohura të Zagrebit gjithë sharm, elegancë, përformansë dhe delikatesë të lartë ekskluzive dhe tepër ekzotike që të përcjellin ose shoqërojnë në të gjtha portat ose hyrje-daljet e mundshme të Zagrebit….Aromat e këndshme të parfumëve ose desodorantëve…Presidentja e bukur, viskoze dhe ekzotike e Kroacisë dhe Mikesha e Madhe e Kosovës dhe shqiptarëve, Znj.Kolinda Grabar Kitaroviç. Shkèlqimi ose brilanca e saj intelektuale, profesionale, politike ose diplomatike. Feminizmi, akribiteti, luciditeti, subtiliteti, dinjiteti, digniteti dhe eksluziviteti i saj. Dikush do thotë se femrat ose gratë janë shtyllat kryesore të familjes, popullit (kombit),shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare në kuptimin e asaj se ato e lindin, rrisin, përgatisin dhe edukojnë edhe atë “pjesën tjetër” të familjes, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë. Ndërkohë që një femër ose një grua e shkëlqyer me edukatë, kulturë, moral, karakter, disiplinë dhe emancipim të lartë akademik, intelektual dhe politik si Znj.Grabar Kitaroviç, gjithëmonë i kërkon, studion ose hulumton gjasat ose mundësitë e përbashkëta dhe tëbarabarta në të mirën e përgjithshme të kombit dhe atdheut. Gjithnjë fjala mbi Presidenten kroate, Znj. Grabar-Kitaroviç si dhe mbi resursët, mundësitë, kapacitetët dhe potencialet e shumëta njerëzore, natyrore, materiale, kulturore, historike, shkencore, universitare, akademike dhe të Zagrebit dhe Kroacisë.
Në Zagreb, janë edhe Jaruni, Cvjetno Nasleje, SKUC-i ose Savski Mosti etj….Dhe, një kafe metropolitane në “Gradska Kavana” të Zagrebit, një “expresso” ose “machiato” në hotel “Dubrovnik” ose “Neboder”….Një “zagrebaçko pivo” ose “konjak badel” në hotel “Interkontinental” ose “Eksplanade” të Zagrebit….! Një shetitje në Jarun, Sljeme, rreth Lumit Sava, në Gornji Grad ose Maksimir. Zagrebi të ngjanë në një libër ose roman të madh që të magjeps dhe fascinon vazhdimisht me faqet dhe historinë e tij ekskluzive dhe tepër ekzotike ku nuk të mjaftonë vetëm një ditë ose një javë e tërë, për t´i parë, lëxuar ose shfletuar bukuritë ose atraksionet e shumëta të Zagrebit famoz. Po zhurma dhe gjallëria mahnitëse ose hipnotizuese e netëve të gjata të Zagrebit që nuk sosen kurrë! Njerëzit ose qytetarët e Zagrebit të zgjuar herët me diell në sy.
Në Zagreb jetohët në me stil, takt dhe ritëm të njohur mondan dhe metropolitan.