VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Robert Ndrenika – Edi Ramës: Teatri yt ja pse më duket si kartolinë (video)

By | March 13, 2018
2 Comments
  • author avatar
    ana 3 months ago Reply

    Ah, more Robert.. edhe une ne forografi dukem si fotomodele dhe keta ja kane marre doren performances. Me vjen keq po teatrin qajeni, ju edhe ne.. Do vije dita qe PPP do e privatizoje dhe do ta beje kazino, sic u bene kinemate kafene e pasticeri! Eshte koha e dashnoreve te betonit (pareve)… historia dhe identiteti nuk na duhen!

  • author avatar
    Mira 3 months ago Reply

    Është si një kartolinë zbukurimi, që i shërben planeve të pasurimit të disave, të larjes së parave të drogës…

Komentet

Një numër në rritje emigrantësh dhe refugjatësh hyjnë në Shqipëri (video)

Një numër në rritje emigrantësh nga Lindja e Mesme dhe Azia po kërkojnë azil në Shqipëri, një fenomen i padukshëm deri tani në këtë vend që njihet më shumë për emigrimin masiv. Gjatë viteve 2015 dhe 2016, qindra mijëra emigrantë që u larguan nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika arritën në Evropë duke përdorur rrugën ballkanike. Rruga u mbyll në mars 2016, por njerëzit, që kërkojnë mënyra të tjera, ende arrijnë të hyjnë në Bashkimin Evropian përmes Ballkanit, edhe pse në numër të vogël.

Autoritetet shqiptare thonë se muajt e fundit ka patur përpjekje në rritje të refugjatëve dhe emigrantëve për të përdorur territorin e Shqipërisë si rrugë kalimi drejt vendeve të Bashkimit Europian. Policia kufitare ka forcuar kontrollet, për të frenuar një valë të mundëshme refugjatësh.

Disa nga të ardhurit thonë se destinacioni i tyre përfundimtar është Gjermania.

“Shqipëria është një vend tranziti për mua dhe për të tjerët, por nuk është si Serbia apo Maqedonia, të cilat i kanë mbyllur kufijtë. Shqipëria është e vetmja zgjidhje për refugjatët që kalojnë tranzit,” thotë Guwan Belei, refugjat sirian.

Ai thotë se erdhi nga Turqia, shkoi në Greqi dhe nga Greqia hyri në Shqipëri. “Nga Shqipëria, – thotë ai, – me dëshirën e Zotit, dua ta përfundoj rrugën time në Gjermani”.

“U larguam nga Siria, duke kaluar male dhe lumenj dhe shkuam në Turqi. Pastaj, me gomone shkuam në Greqi, përshkuam fusha me baltë, ecëm mes shiut dhe arritëm në Greqi. Prej andej erdhëm këtu duke kaluar nëpër male,” thotë refugjatja nga Siria, Berivian Alus.

Ajo thotë se arsyeja që u largua ishte se Turqia bombardoi Afrinin dhe se e kishin nxjerrë jashtë vendit kontrabandistët. Sipas saj, nga Siria në Turqi i kishte kushtuar 1.500 euro ndërsa nga Turqia në Greqi 3.500 euro.

Të mërkurën policia në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi, ndaloi gjashtë shtetas pakistanezë që po përpiqeshin të kalonin kufirin për në Mal të Zi.

Sipas policisë, çdo 24 orë në territorin e Shqipërisë ndalohen mesatarisht 10 shtetas të huaj.

 

Vrasja e Azem Hajdarit, avokati i Izet Haxhisë: Kemi prova të reja, të pyeten 21 politikanë (video)

Kërkesa e Izet Haxhisë, për rihapjen e dosjes “Hajdari” e konsideruar si dosja e shekullit mori sot “ok” nga Gjykata e Tiranës, ndërsa avokati i këtij të fundit sqaroi me detaje se klienti i tij që pretendon pafajësinë do t’i drejtohet tashmë Gjykatës së Apelit.

Avokati thotë se klienti i tij ka prova të cilat do t’i bëjë prezente në momentin e duhur. Ai flet për të paktën 21 politikanë shqiptarë për të cilët do të kërkohet dëshmia në lidhje me një nga vrasjet më të bujshme në Shqipëri. “Të merret vesh se kush e vrau Azem Hajdarin, pse të mos merret vesh kur klienti im është i pafajshëm”,- thotë avokati.

Cfarë ndodhi në seancën e sotme?
Bashkim Nikolla: Me këtë vendim që mori gjykata e Shkallës së Parë flet shumë, është një ditë e mirë për Shqipërinë, për drejtësinë që kriminelët e vërtetë të dënohen. Është hapur rruga për të regjistruar nga ana jonë, për të proceduar më tej me ankimin. So rendisim provat dhe do themi pse jemi të pafajshëm, pra do provojmë që na takon pafajësia.

Keni prova të reja?
Bashkim Nikolla: Sigurisht që ka prova. Nuk është momenti për t’i bërë të njohura. Ne do sqarojmë pozicionet tona dhe mbështetjen në prova reale.

Çështja tani shkon në Apel?
Bashkim Nikolla: Patjetër na është hapur rruga të ridëgjohemi e gjykohemi në një dosje skandaloze. Vetëm dje kemi pasur mundësi të prekim dosjen prej 702 faqesh. Janë mbi 21 politikanë me në krye të parin e vendit që organi i akuzës ju ka bërë thirrje të paraqiten dhe nuk kanë shkuar të dëshmojnë. Kanë pasur një seli partiake dhe nuk e kanë përfillur drejtësinë. Do kërkojmë gjithë këta politikanë të dëshmojnë. Të gjithë e kërkojnë kush është vrasësi i Azem Hajdarit? Të gjithë ta marrin versh kush është

I qëndroni akuzës së bërë nga Izet Haxhia se është paguar 1 milion euro për ta eleminuar fizikisht?
Bashkim Nikolla: Po, do ta vërtetojmë porositësin, se Izet Haxhia ka pasur rrezik permanent për jetën. Të bëhet drejtësi pa bota të përmbyset. Unë kam shum besim tek drejtësia.

Gjykata pranon kërkesën e Haxhisë për rihapjen e dosjes Hajdari (video)

TIRANE– Ashtu siç ishte parashikuar, Gjykata Penale e Tiranës mori vendimin për kërkesën e Izet Haxhisë për rihapjen e dosjes ‘Hajdari’. Gjykata u shpreh në favor të kësaj kërkese.

Në seancën e kaluar, Gjykata kërkoi nga Prokuroria të sjellë dosjen hetimore për çështjen. Izet Haxhia tha në seancën e kaluar se nuk është njoftuar në atë kohë për dënimin e tij dhe i është rrezikuar jeta, por Prokuroria ka publikuar shkresat dhe u shpreh se Izeti është njoftuar. Ai kërkoi sërish ballafaqim me Sali Berishën.

“Unë kam ardhur këtu që të dëgjohem. Nga 90’ deri 98’ jam dëshmitar i shumë ngjarjeve që i ‘djegin’ Sali Berishës. Dua një ballafaqim me Sali Berishën”- tha Izet Haxhia në seancën e kaluar.

Haxhia është dënuar me 25 vite burg nga gjykatat shqiptare për vrasjen e Azem Hajdarit në 12 shtator 1998, akuzë që ai e mohon ndërsa gjykimin e cilëson të padrejte pasi është bërë në mungesë.

Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet.

(Video) Ndiqeni live Maks Velo: ‘Teatri nuk duhet shembur’: Ja 4 problemet që ekzistojnë aty

Një intervistë shterruese e Maks Velos që ia vlen ta shohim të gjithë:

Maks Velo: “Shteti ka institucione, ka kryeministri, ka parlament, ka opera, ka teatër”. Ju lutem ndiqeni intervistën e tij me gazetaren Eni Vasili :

 

“Dy duar për një kokë”, aktori shpreh hapur frikën për Teatrin: Rama në shtator i vë ruspën (Video)

TIRANE- Debati më i fortë i këtyre ditëve është ai i ekzistencës apo jo të Teatrit Kombëtar në një kohë që ekziston një projekt/ligj që i jep të drejtën ndërtimit të një teatri të ri me PPP.

Për të komentuar këtë situatë aktori i njohur Neritan Liçaj në një intervistë për “BalkanWeb” me gazetarin Erjon Skëndaj ka folur hapur për qëndrimet e të gjithë artistëve, dhe pse sipas tij, duket sikur disa janë pro dhe disa janë kundër prishjes së teatrit ekzistues.

Liçaj thotë se artistët kanë zgjedhur këtë formë pasi janë të sigurt se qeveria ua ka me hile. Madje Liçaj shpreh frikën e madhe se qeveria do ndërhyjë për t’i vënë ruspën teatrit, do sjellë aty buldozerë për ta shëmbur në shtator. Ai shton se ky është problem ekzistence dhe përdor një shprehje popullore: Dy duar për një kokë janë, e prandaj s’do të lejojnë që teatrit t’i preket asnjë centimetër.

Keni qenë shumë i fortë me një status të fundit në rrjetet sociale për një fitil që do iu plase bombën në dorë qeverisë? Çfarë do të thotë kjo?
Neritan Liçaj: Statusi ka kuptim figurativ, pikërisht për këtë mënyrën se si po qeveriset me shumë arrogancë, me shumë terror, në një kohë që ndjeshmëria për teatrin është shumë e madhe. Kjo qeveri në 5 vite ka vrarë shpresën e shqiptarëve, nuk mban më ujë pilafi. Teatri është aq i ndjeshëm sa do ngrihet një valë e madhe protestash ndaj kësaj qeverie që nuk pyet, nuk dëgjon.
Ju jeni pyetur?
Neritan Liçaj: Ne jemi injoruar edhe ministrja nuk shkon në komision. Është një ministre që po të marrësh përkthimin e parë të fjalës ministre, do të thotë me shërbye. Ajo nuk vjen të marrë vesh cilat janë nevojat tona jo më…
Ju vetë për cilin teatër jeni, teatri siç është, teatër të ri me kulla apo për teatër të ri por pa kulla?
Neritan Liçaj: Unë jam për këtë: Asnjë centimetër i atij territori nuk duhet të preket dhe nuk do preket dhe këtë ata e dinë fare mirë. Ne e dimë teorinë që nuk ka lekë. Del kryeministri dhe thotë nuk ka lekë? Jo zotëri, ai është teatri i gjithë shqiptarëve. Po tregoj shembullin e Maqedonisë që ndërtuan një teatër të ri fiks si ai që u rrëzua nga tërmeti, pa PPP dhe pa CCC vetëm për të treguar se kanë identitet kombëtar, në fakt nuk kanë. Si ka mundësi që ne të mos kemi një teatër dinjitoz?
Po ka shumë artistë që thonë të mbetet siç është?
Neritan Liçaj: Ata që thonë të mbetet siç është e thonë për faktin se nuk kanë besim, qeveria shqiptare funksionon si një entitet mafioz dhe ata kanë frikë se i vë buldozierin, i vë rruspën dhe e prish fare. Bibliotekën e larguan që aty, po të them që ne jemi kështjella e fundit ai po shpartallon artin.
Keni frikë?
Neritan Liçaj: Pse nuk e bën ai? E bën, neve na ka humbur besimi. Më thuaj një gjë që kanë thënë dhe e kanë mbajtur, i bëjnë çdo gjë me hile. Pastaj i bëjmë artistëve kontrata 1 vjeçare që të kenë frikë për bukën e gojës që pastaj ta çojmë teatrin tek Turbina dhe ju bëjmë presion se do ju heqim bukën e gojës.
Edhe me qeveritë e shkuara ju keni pasur probleme?
Neritan Liçaj: Tani kemi kaluar në probleme ekzistenciale. Unë nuk kam asnjë lloj dyshimi se kryeministri shqiptar do të shfarosë artin dhe kulturën shqiptare. Do të na zhdukë fare, të na nxjerrë në rrugë.
Po kush do bëjë teatër?
Neritan Liçaj: Unë nuk kam asnjë garanci se kjo qeveri në shtator nuk i fut buldozerin teatrit dhe na lë të gjithëve pa punë.
Si ishte takimi me kryebashkiakun?
Neritan Liçaj: Unë nuk e kam problemin me zotin Veliaj, ai qeveris Tiranën. Unë dua të di çfarë do bëjë qeveria? Nuk është teatri i Tiranës, kjo është non sens pse nuk ia delegon kryetarit të Bashkisë së Durrësit se e njetja gjë është. Ç’punë ka ai me teatrin kryebashkiaku? Teatri varet direkt nga qeveria, i bie të jemi teatër shtetëror, jo kombëtar. Teatri duhet të qeverisej nga Parlamenti apo nga Presidenti, pozicion dypalësh. Se kuptoj vërtet pse duhet të përzihet qeveria me këtë
A jeni të hapur për një takim të dytë?
Neritan Liçaj: Që kur ka filluar kjo betejë ne jemi shprehur eja të ulemi, të shihemi në sy dhe të gjejmë më të mirën për ne. Këtu gabon Rama, sheh interesin e tij politik. Do detyrohet të shohë interesat tona, sepse ai nuk mund të luajë me ekzistencën tonë. Në momentin që luan me ekzistencën time e ke çuar në personale, këtu je në barrikadë. Në kuptimin metaforik të fjalës jemi armiq. Do të vras, se po s’të vrava më vrave dhe unë e di këtë jam djalë ushtaraku. Dy duar për një kokë thotë populli dhe e thotë shumë bukur. Në momentin që ai do të luajë me ekzistencën time dhe të fëmijëve të mi unë aty nuk fal. Jo edi Ramën por askënd Si unë janë të gjithë artistët dhe pwr këtë të jetë i bindur.
Shpresojmë që kryeministri të mos e marrë si kërcënim…
Neritan Liçaj: Nuk është kërcënim, këtu e ka çuar ai situatën. Nuk ka dëgjuar, nuk ka pranuar të flasë, nuk ka pranuar të lëshojë pe. Ministrja dhe kryebashkiaku erdhën dhe u ulën, ky është një sinjal i mirë, bujrum të dialogojmë më tej. Është Teatët Kombëtar, duhet të kuptojmë rëndësinë e madhe që ai ka. Ne duam të shkojmë në Europë se jemi një vend europian, por të shkojmë me një qytetari tonën dhe këtë e bëjnë kultura e arti. Bëj reforma, por të bësh reforma nuk do të thotë të shkatërrosh, sidomos me një popull të lodhur e rraskapitur prej shekujsh. Nuk qeveriset me arrogancë. Rama nuk duhet të komandojë, por të bisedojë e ndihmojë. Shqiptarët janë të lodhur. Vuajnë shqiptarët, ikin, vriten për një gërvishtje makine. Do shpërthejë njëherë gjithë ky tension. Nuk qeveriset me tension se do të të largojnë nga puna.

Keni pasur kërcënime deri tani?
Neritan Liçaj: Unë jo drejtëpërdrejtë, por përderisa jam me kontratë 1-vjeçare, nuk besoj të arrijë deri në atë arrogancë, sepse unë punoj dhe punoj mirë. Por një lloj mënyre është. Të të vijë nga institucioni i TK me urdhër të kryeministrisë a e ke paguar UKT-në, është jonormale.
Ka ndodhur?
Neritan Liçaj: Kryeministria çon në institucionin ku punoj unë për të na lajmëruar ne që s’ke paguar faturën e ujit. S’ka logjikë. Dhe nëse s’e paguan është shkelje administrative, dhe kjo është jashtë çdo lloj ligji, se unë me Teatrin Kombëtar kam kontratë si aktor, jo për fatura. Ky është një absurd që nuk di ku ta gjesh.
Drejtori juaj (Hervin Çuli) është treguar pak i ashpër me një nga artistët e njohur z. Mirush Kabashi dhe nuk ofendoi njeri, por reagimi që erdhi ishte shumë i ashpër, ju çfarë mendoni?
Neritan Liçaj: Ka një problem të madh. Nuk vlerësohet artisti me rrogë. Që aty fillo handikapi. Ti ke aktorë që kanë lënë jetën për artin, nuk i thua dot Ndriçim Xhepës për rrogën se ai veç role kryesore në filma i ka mbi 50, çfarë do i thuash atij. Është vlerë kombëtare, dhe jo vlerë që matet me një rrogë. Është qesharake. Nuk matet me para puna e artistit. Artisti bën histori, filmat që bën Mirush Kabashi do mbeten edhe pas 100 vitesh. Të Ndrenikës, Xhepës, Bujar Lakos, janë vlera kombëtare, janë histori.
A po kthehet në politike kjo ngjarje? E dëmton kauzën tuaj?
Neritan Liçaj: Është kthyer tashmë. Është shumë relative, nuk mund t’i thuash një force politike mos ndërhy ti se fundja është edhe çështje kombëtare. Nuk i thua dot një X partie mos hajde të na mbështetësh. Unë i bëra thirrje deputetëve të PS, si do votoni: si patriotë apo si partiakë? Është në ndërgjegjen tuaj, sfidë e juaj personale. Flas për pjesën që kanë integritet moral. Jam i bindur që pjesa më e madhe e strukturave të PS janë pro nesh. Sepse ne na duan. Artistët japin kënaqësi. Në atë Teatër, ai Roland Trebicka ka bërë atë Jovan Bregun që të gjithë shqiptarët e dinë. Artistët kanë ngjallur emocion. Kjo është diçka kombëtare.
Keni marrë përgjigje nga deputetët e PS?
Neritan Liçaj: Ne përgjigjen do e marrim me votë. Qëndrimin e tyre aty do e tregojnë. Por nuk mendoj se do shkojë puna deri aty. Unë e respektoj qeverinë time por kur e kritikoj e bëj për mirë. Ky projektligj është i papranueshëm. Të ndërtojmë ca strategji të mira për artistët, pastaj flasim për të tjerat. Bëjmë njëherë ligjet pastaj funksionojnë gjërat. Shtëpia nuk ndërtohet pa themele. Shteti me ligje ndërtohet.
A do e bëni qeverinë të dëgjojë zërin tuaj kështu të përçarë siç jeni sepse ne kemi parë dhe artistë që deklarojnë pro prishjes së Teatrit?
Neritan Liçaj: Qeveria nxjerr gjithmonë gjëra, se ka votat dhe ka dhe milionat e bizneseve mbrapa dhe është një mal shumë i madh, një mur i madh që t’i biesh me kokë. Se qeveria të nxjerr dhe arkitektë e ekspertë që të thonë se ajo godinë duhet shembur. Më vjen keq për ata zotërinj se janë të pabesueshëm, kur janë të lidhur me shtetin. Se gënjejnë, se të sjell BE ekspertë të huaj të paanshëm, do i hedhi poshtë. Deklarata e zotërisë së zjarrfikëses ishte qesharake, tha që Teatri duhet shembur se nuk ka zjarrfikëse. Po mirë çfarë të bëjmë të shembim Piramidat e Egjiptit se nuk kanë wireless? Pastaj është puna juaj, vije pra. Mos gënje, e kuptoj që je rrogtar nga shteti, por fundja je burrë.
Ekspertët thonë se godina mund të vetëshembet…
Neritan Liçaj: Të sjellim një grup ekspertësh të pavarur se unë nuk kam pikën e besueshmërisë. Kjo histori ka që kur ishte Ram ministër Kulture. Ta dimë dhe ne vërtetë nga ekspertët e huaj. Por jo të vijnë njerëz të qeverisë. Atëherë tërhiqem. Dhe të bëhet teatri nga qeveria shqiptare, jo të vijë kryeministri të thotë: “S’kam lekë”. Jo mor zotëri s’më intereson, paguhesh nga taksapaguesit shqiptarë. Ke marrë votat, t’i gjesh lekët, siç i gjen për gjëra të tjera.
Nëse ndodh ajo që keni frikë, merret vendimi dhe vijnë fadromat…
Neritan Liçaj: Problemi është ai që thashë, puna është të mos shkojmë deri aty. Po vajti aty, dy duar për një kokë janë. Jo se do marrim armët jo, do ngujohemi aty brenda. Çfarë do na bëjnë? Do na vrasin? Kush i lë? Çfarë kujton se do vijë polici të më prekë mua me dorë? Jo mor jo se më duan, të jeni të bindur. Me Teatrin Kombëtar, e di shumë mirë kryeministri Rama se e ka provuar, sa do i fuqishëm, i pushtetshëm, para të ketë, ai e di mirë që Teatri Kombëtar, është një emër shumë i madh. Ndaj e them, është fitil i madh, uroj të mos e ndezi atë fitil se do i plasi atij bomba në dorë, në kuptimin figurativ. I ngujohemi aty dhe s’ka çfarë të na bëjë fare. Prandaj mos e çojë atë projektligj sepse dhe ai e di që është i turpshëm dhe i papranueshëm. Të bisedojmë e t’i zgjidhim gjërat në interesin tonë, jo të qeverisë, edhe këtë duhet ta ketë të qartë. Rama është vendimtari kryesor, Rama ka fituar 100 pikë kur dëgjoi popullin për armët kimike. Ky kryeministër duhet. Kështu duhet të reagojë edhe kësaj radhe, kam bindjen që ai do të tërhiqet. Nuk është puna kush uli kokën e kush u tërhoq, nuk është muhabet lacash, është muhabet njerëzish, mes artistësh, Rama e Kumbaro janë artistë e familje artistësh. Jam i bindur që dashuria e tyre për artin të marrin vendimin e duhur.
Me çfarë po merreni aktualisht?
Neritan Liçaj: Është një iniciativë bashkëpunimi mes disa teatrove, Teatrit Kombëtar dhe të rretheve, një tip projekt pilot “Vetëvrasësit” që rezultoi diçka e mirë. Në vazhdim të kësaj, është një tjetër bashkëpunim dhe shfaqja tjetër është “Peng” e cila finalizohet në shtator.

Debat për Teatrin Kombëtar: Veliaj shkon në Komisionin e Medias i paftuar, ja çfarë ndodh (fotot dhe videot)

Pas 1 ore perplasje ne Komisionin e Medias, Veliaj u largua me fjalet: Tirana do fitojë, mbaje mend dhe do i ftoj edhe të gjithë këta që nuk e dinë ku është teatri, cojini në teatër.

Gjithashtu, pas ikjes se Veliajt edhe deputetet e PS braktisen seancen dhe degjesa me ministren Mirela Kumbaro nuk u zhvillua.

Vokshi: Denoj me force bojkotin e maxhorances, largimin e ministres, se thirrur per te dhene llogari per nje krim te tille. Narkokryetari i Bashkise nuk mund te dhunoje opoziten dhe deshtoi per ta bere kete.


***Ka degraduar ne perplasje dhe fyerje debati ne Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, mes kryetares se Komisionit Albana Vokshi dhe kryetarit te Bashkise Erion Veliaj.

Vokshi tha se Veliaj ishte i paftuar sot ne kete seance per te folur per ceshtjen e Teatrit Kombetar pasi sot pritej ministrja e Kultures Mirela Kumbaro.

“Se di pse ka frike per shpjegimin e nje projektligji qe e ka perparesi per ta konsultuar dhe ndjekur mbarevajtjen se gjithmonë Rama vendos t’ju cojë cift juve të dyve kudo që të shkoni. Ose s’keni aftësinë për të mbrotjur ose s’doni”, iu drejtua Vokshi Kumbaros dhe Veliajt.

Veliaj: Po bën teatër

Vokshi: S’e merrni dot fjalën pa ua dhënë une, ju bëni zhurmuesin atje

Veliaj: Sapo të thashë që nesër Sheshi Skënderbej eshtë për një cmim në Barcelonë

Vokshi: A mund ta mbyllni

Veliaj: Erdha sic më kërkuat

Vokshi: Mbyllni mikrofonin

Veliaj: Po gënjen

Vokshi: Mos u trego arrogant

Veliaj: Sic po bëni me aktorët dhe tratrin

Vokshi: Mos u bëni arrogant mund të qëndroni më lart se kaq

Veliaj: Ki dinjitetin të thuash të vërtetën nëse do të bësh aktoren shko bëj audicion

Vokshi: Ki kujdes me gjuhën që përdor se juve

Veliaj: Erdha për respekt, edhe ti i thua ik, keni frikë?

Vokshi: Ti duhet të zbatosh ligjin

Veliaj:E humbisni kauzën, shkoni me bisht në shalë dhe Tirana fiton

Vokshi: Jeni bërë për të ardhur keq. Unë mund t’ju nxjerr dhe jashtë ke ardhur i paftuar se nuk doni të keni ministren vetëm

Veliaj: Iku koha kur ju nxirrni jashtë. Nesër merr cmim Sheshi Skënderbej nuk mund të jem. Ti do qetësohesh dhe do kuptosh se cdo sulm që keni bërë…

Vokshi: Këtu drejtoj unë jo juve, mbyll mikrofonin

Veliaj: Shiko deputetët e PD të gjithë i ke për kafe te Pazari i Ri. Ke pasion të bësh aktore, dështove dhe ke sjellë teatrin në Parlament

Vokshi: Të dalin kamerat përjashta. Pesë minuta pushim. Ndërpritet mbledhja

Veliaj: Pse ke frikë nga e vërteta? Të ka marrë në qafë kryeministri ty, që të thotë Pamela

Vokshi: I thashe Gardes po Garda ka frike ta nxjerri jashte, cfare ti them une Gardes. (kerkon te nderprese mbledhjen sa te largohet Veliaj)

Rinis e tensionuar mbledhja

Vokshi: Garda nxirrni kryetarin e Bashkise jashte.

Veliaj: E ke bere sistem antikulture, me ftove, me degjo dhe mos genje, mos perdor aktoret, po abuzon si te Pazari i ri. Po i perdor njerezit si kokoshka. Bashka e Tiranes eshte ne kulmin e vet.

Vokshi: Ketu vendos Kushtetuta. Garda nxirreni perjashta.

Noka: Zogu i Tiranes, degjo ketu

Vokshi: Gramoz Ruci të ndërhyjë urgjentisht se Garda është vënë në shërbim të kryetarit të Bashkisë, Ruci të zhbllokojë situatën.

(Video)Shikojeni Valdete Deralla tregon për Haradinajn: Heronjtë e luftës nuk janë edhe heronj të paqes

Pasardhësja e gjeneralit Mehmet Deralla, Valdete Deralla, ka fol ekskluzivisht për gazetën “Bota sot”, lidhur me atë që ndodhi në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Zonja Deralla, ka treguar se aty ishte me një ftesë të një ish komandanti të luftës.

Ajo ka thënë se, nuk ia falë kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ia ndërpreu fjalën duke kapur për duar.

Pasardhësja e gjeneral Derallës, fton në një ballafaqim ballë për ballë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Në anën tjetër, për këshilltarin e kryeministrit Jahja Lluka, Deralla ka deklaruar se është servil. “Mjerë Ramushi kush e këshillon” thotë ajo.

Pyetje: Çka ndodhi në manifestimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si u ndjetë në momentin kur kryeministri Ramush Haradinaj, ua ndërpreu fjalën?

Valdete Deralla: Ka ndodhur pikërisht ajo që është pa edhe në televizion, por edhe diçka tjetër me Jahja Llukën dhe me shoqëruesin që na ka ftuar në Kosovë. Ai ishte Zeqë Hoxha një ish komandant i luftës, i cili pasi ka ndodhur ngjarja i është ulur diabeti dhe është dërguar në spital. Ai ka rënë me fytyrë në tokë dhe ka një plagë. Unë nuk e kam ditur se çka ka ndodhur më të dhe jam larguar nga Prizreni, më vjen keq sepse do isha ndalur ta vizitoja.

Unë pas asaj ngjarje pres të ballafaqohem me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Për respektin që kisha për të, kam ardhur edhe kur ai ishte në Hagë, duke menduar që është liruar dhe kam prit te selia e Partisë së tij për ta takuar, aty më kanë thënë se nuk është këtu dhe morra vesh që është në Hagë.

Në vazhdimësi kam kërkuar të takohem me kryeministrin Haradinaj pasi kam lexuar dy libra për të dhe më është dukur se është hero luftarak. Por fatkeqësisht heronjtë e luftës nuk janë edhe heronj të paqes. Dikush din me luftu por nuk din me mbajtë pozicionin që i takon si një kryeministër që e udhëheq një popull. Është tjetër me udhëheq luftën është tjetër me i udhëheq hallet dhe dertet e atij populli të shumë vuajtur siç është Kosova dhe në përgjithësi shqiptarët.

Unë duke e ruajtur konsideratën për dy librat që i kam lexuar për të, kam shkuar vetëm, pa shofer personal, në këtë moshë, sepse kështu i kam rrethanat. Dhe aty dëgjova se Jahja Lluka është shoqëruesi i Haradinajt. Pleqtë sot drejtojnë botën, por jo sikurse ai (Jahja Lluka). Mjerë Ramushi kush e këshillon, sepse ai është një servil që nuk ka burrëri

Pyetje: Por pse? Çfarë ka ndodhur më Jahja Llukën?

Valdete Deralla: Unë desha me pi një kafe me të në 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në Sheshin e “Pavarësisë” dhe ata u treguan çnjerëzor duke ftuar edhe sigurimin e tyre ashtu siç bënë në Lidhjen e Prizrenit. Më në fund arrita që të ia jap një monografi të Mehmet Pashë Derallës të shkruar nga ushtaraku prof. Dr. Vangjel Kasapi. Pra këtë ia dhashë që ta dinte kush e kërkonte dhe për çfarë. Unë atij servili desha të ia jap dorën por nuk më dha mua…

Pyetje: Por si e shihni atë që bëri Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj në manifestim?

Valdete Deralla: Unë falënderoj Kadri Veselin, i cili doli si një burrështetas, pasi edhe fjalimin e kishte shumë dinjitoz ku tregoi se Lidhja është gjallë.

Kjo që ndodhi në Prizren ka ndodhur edhe në Vlorë, por mediat nuk e bënë të madhe sepse nuk ishte një përplasje direkte me kryeministrinë siç ishte në Kosovë, por ishte vetëm me ato “sorrat” e kryeministrit dukë përfshi edhe ministrin e Arsimit, i cili më premtoi për një ftesë zyrtare, më dha fjalën dhe nuk ndodhi ashtu.

Pyetje: Çka mundeni të na thoni për kryeministrin Haradinaj?

Valdete Deralla: Unë nuk ia fal këtë Ramushit e askujt tjetër, shyqyr që mu dha mundësia dhe e qoj Zoti, sepse siç thotë populli zullumi këputet nga trashja. Unë jam nga Tetova, dhe nuk është vetëm kjo që ka ndodhur me Ramushin, por ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në Tetovë dhe Vlorë. Ky është një fat i keq për Ramushin dhe një fat i mirë i imi që u bë publike kjo.

Unë jam rritë në frymën e gjyshit tim Hasan Pash Deralla, me gjyshen time dhe babin tim i cili u dënua nga diktatura e Enver Hoxhës me 15 vite burgim, vetëm pse morri vesh prokurori sepse babai im është nipi i një gjenerali dhe roli që kishte ai në historinë tonë kombëtare.

Pyetje: Për çfarë arsye kërkoni ballafaqim me kryeministrin Haradinaj?

Valdete Deralla: Vetëm nëse kryeministri Haradinaj del me një takim ballë për ballë, unë ndoshta… nuk e di çfarë të them dhe si do të vazhdoj ngjarja pasi politikanët tonë, pasi kryeministri tani është politikan dhe jo luftarak, dhe më kërcënoi se po të ishte burrë nuk e di se çfarë do të më bënte. Dhe unë i kthej përgjigje, po të ishte burrë do të kishte vepruar si gjyshi im, sepse vetëm pushka e ndante atë. Do ta provonte ai se çfarë bëjnë gjeneralët e rilindësve. Ramushi mos të tregoj forcë me nënat dhe gratë tjera por le të tregoj forcë me gruan e tij. Kryeministrit Haradinaj i duken përralla fjalët e mia.

Pyetje:A mund të na tregoni se çka folët në foltore, pa mikrofon dhe për çfarë arsye dole në skenë?

Valdete Deralla: Unë 2/3 e bisedës kam fol pa mikrofon dhe kam falënderuar të gjithë duke ju treguar që në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të ju tregoj se kush jam unë…  që stërgjyshit e mi kanë lexuar duke treguar akte madhore për shqiptarët. Aktet e Lidhjes së Prizrenit, aktet e Rilindësve, aktet e Hasan Prishtinës dhe fjalët dalin nga aktet.

Pastaj duke treguar këtë, erdhi kryeministri Haradinaj më morri mikrofonin dhe ndodhi ajo që u pa edhe në televizione.

Është vlerë edhe me i vlerësua paraardhësit tuaj, sepse unë nuk kam pas tjetër gjë në dorën time. Çka mund të bësh tjetër përveç që ti përkushtohesh paraardhësve. Unë luftë nuk mund të bëja. Unë kam qenë arsimtare dhe kam dhënë matematik-fizikë. Unë kam ruajtur pozicionin tim. Babait im thoshte moj bij po të ishe djalë do të ishe në burg. Unë nuk kam as vëlla, as motër, përveç fëmijëve të mi nuk kam tjerë./BS

 

Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë për pushime, fluks e radhë të gjata në pikën kufitare të Morinës (video)

TIRANE – Qytetaret e Kosovës të cilët iu drejtuan vendit tonë gjatë kësaj fundjave kane pritur për minuta të tëra në pikën kufitare të Morinës si pasojë e radhëve të gjata.

Përfundimi i muajit të shenjtë të Ramazanit ka sjellë fluks të kalimit të shqiptarëve të Kosovës në Pikën Kufitare të Morinës. Shumica i drejtohen qyteteve bregdetare për të kaluar pushimet.

Sipas teë dhënave të policisë së kufirit vetëm përgjatë mesditës kanë hyrë mbi 5000 shtetas me më shumë se 800 automjete. Të lodhur nga pritjet e gjata në kufi, pushuesit e Kosovës kërkojnë thjeshtim të procedurave. Me qellim evitimin e fluksit në pikën e kalimit kufitar pala e Shqipërisë punon me pesë sportele dhe personel të shtuar.

VIDEO – Roza Anagnosti kundër shembjes së Teatrit: Këtu është jeta jonë, është mëkat…

Artistët edhe pse bën një takim dëgjesë me kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nuk janë tërhequr nga ajo që kishin thënë se do të ngujoheshin në teatër.

Sot ata kanë nisur protestën e radhës, dhe kërkojnë që qeveria të tërhiqet nga projektligji që I hap rrugën prishjes së teatrit.

“Artistët, në shumicë dërrmuese, përjashto drejtorët dhe kandidatët për drejtorë, u shprehën kundër shembjes së dy teatrove kombëtare dhe kërkuan me vendosmëri anulimin e projekt-ligjit dhe fillimin e diskutimit për rikonstruksionin e dy teatrove kombëtare dhe ndërtimin e një teatri të ri diku tjetër. Artistët nuk pranuan të diskutojnë përmbajtjen e projekt-ligjit, pasi e konsiderojnë atë të gabuar, jotransparent dhe të porositur nga interesa korruptive të biznesit privat”, thuhet në deklaratën e tyre.

Në këtë protestë ka marrë pjesë dhe aktorja e njohur Roza Anagnosti, dhe tha që është mëkat po të shembesh këtë teatër që kanë punuar me dhjetëra gra që sot janë ikona.

“Këtu është jeta, jonë. Të them që të prishet është një mëkat i madh. Ato figura të mrekullueshme gra që kanë luftuar për këtë teatër, por nuk janë përmendur”.

 

Ndërkohë në protestë ka qenë dhe aktori i madh, Mehdi Malkaj, i cili tregoi dhe një histori me një fëmijë i vogël që kërkonte që tetari të mos prishej.

“Një nënë mbante një fëmijë për dore dhe ai thoshte mos e prishni teatrin. Do ta lus atë nënën, se më tha që nuk e dëgjon njeri. I them nënës që të dalë diku dhe të thotë që kjo që thash unë është e vërtetë”, tha Malkaj.

98-vjeçari që ka agjëruar 85 muaj të Ramazanit: Kam nisur që 14 vjeç

98-vjeçarin nga Drenasi, Mehmet Tahiraj nuk e pengoi mosha që të agjëronte muajin e shenjtë të Ramazanit në pjesën më të madhe të jetës së tij.

Për të ky Ramazan ishte i 85-ti që kishte agjëruar. “Namaz jam munduar të bëj gati gjithmonë. Që kur ishta 14 vjeç kam nisur të agjëroj”, thotë Tahiraj.

Përkundër moshës ai ndihet i fortë dhe thotë se nuk e ka pasur të vështirë dhe se gjatë muajit të Ramazanit ai ka punuar edhe tokën.
“Nuk më ka ardh zor hiç. Kemi korr e kemi kosit në Ramazan”, u shpreh 98-vjeçari.

E përzuri Haradinaj- Flet mbesa e Dërrallës: Ramushi ja pse më sulmoi (video)

Mbesa e Mehmet Pashë Derrallës, Valdet Dërralla, është ende e hutuar pas incidentit me Ramush Haradinajn në Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit. Ajo e ka një ide të sajën se pse kryeministri i Kosovës u ngrit dhe përdori duart për ta larguar nga podiumi.

“Ishte pikërisht kur përmenda trojet etnike kur Ramushi u çua dhe më sulmoi. Nuk është hera e parë që më ndodh kjo gjëm ma kanë bërë disa herë. Unë Ramushin e kam pas simpatizuar, madje i kam çuar edhe librin, por ajo që më bëri mua nuk ishte fyerje thjesht ndaj një zonje, por ndaj një emri aq të rëndësishëm”, thotë ajo në një intervistë per Bejdo Malo, per Shijak Tv.

Në moshën 2-vjeçare familja e saj u deportua nga Kosova dhe erdhi në Shkodër.

“Xhaxhai im u burgos në Kosovë, ndërsa babai u deportua por gjithë jeta e tij në Shqipëri ka qenë një tmerr.

U dënua me incidentin e Ambasadës sovjetike, dhe njolla na shkatërroi. Kemi pasur një jetë tërë vuajtje”, thotë ajo.

Ajo tregoin se punoi mësuese nëpër të gjitha fshatrat e Tiranës dhe kur erdhi demokracia pati shumë shpresë, por u zhgënjye shpejt dhe ia mbathi sytë këmbët e iku në emigracion.

E martuar me një familje safi Tiranase, Valdet Dërralla tregon se në fillimet e demokracisë, kur Safet Zhulali u bë ministër Mbrojtjeje, pati shpresë se diçka do të ndryshonte.

Sidomos kur vendimi për të njohur Mehmet Pashë Derrallën si themelues të ushtrisë shqiptare zëvendësoi 10 korrikun e Enver Hoxhës.

“Pas asaj kohë askush nuk u kujtua për ne, madje edhe kujtimi i gjyshit është përmendur shumë pak.

Më janë dhënë dekorata nga disa presidentë, por…vetëm kaq. Sikur më kanë harruar”, thotë e mërzitur Valdeti, e cila megjithatë është shumë popullore, sidomos në Kosovë.

Duke treguar se ç’ka ndodhi më 10 qershor në Prizren ajo thotë se ishte e ftuar zyrtarisht në ceremoni.

“Më kishin ftuar organizatorët, e pashë se do vinte të fliste presidenti Ilir Meta dhe mendova që të shfrytëzoj rastin. U ngrita e fola, erdhi Ramushi dhe ndodhi ajo që ndodhi, por kur dola nuk me lanë një minutë njerëzit vetëm, kam marrë aq bekime si nga qytetarët e Prizrenit ashtu edhe nga të gjithë shqiptarët.

Jam bërë e famshme, por më duket se kjo famë i kushtohet emrit të familjes sime, Mehmet Pashë Derrallës, që ka bërë për shqiptarët shumë më tepër se këta politikanë që tani përdorin duart aty ku duhet të vendosin mendjen”, thekson Valdetja.

Në Bashkinë e Stambollit ekspo e Van Goghut shqiptar Lian Lutfija

Bashkia Maltepe e Stambollit organizon ekspozitën e Van Goghut shqiptar Lian Lutfija

Piktori impresionist shqiptar, Lian Luftija (40vjeç) pas shume ekspozitave në Muzeun Kombetar ne atdhe si dhe në shume Qendra Kulture ne

Stamboll, kete rradhe , shpalosi veprat e tij ne qendren kulturore me te re e te madhe te Stambollit Turkan Saylan me ekpoziten “As Time Fading Away “ (Kohe te Pluhurosura) ne 23 maj-3 qershor. Këtë ekspozitë e organizoi Bashkia Maltepe e Stambollit.

Artisti paraqiti 33 tabllo ne vaj ne stilin impresionist te permasave te ndyshme, kryesisht të dimensioneve të mëdha deri ne 200×180 cm. Punimet ishin te periudhes se studimeve dhe pas universitare qe kreu ne Stamboll, piktura me një natyrë magjepsëse plot gjetje të një talenti dhe intuite të veçantë artistike. Ekspozita terhoqi vemendjen e medias, botes artistike dhe autoriteteve turke. Vetë Kryetari i Bashkise Maltepe e vleresoi piktorin e njohur shqiptar Lian Lutfija me plakete nderi.

Liani ka nisur të pikturojë që i vogël në rrethet e pikturës në Pallatin e Pionierëve e në Pallatin e Kulturës në Tiranë.

Ne 1992-1996 kryen Liceun Artistik ‘I.A.A. Guzel Sanatlar Lisesi’ në degën e pikturës në Stamboll.

Në 1997 fiton konkursin në ‘USA Milwaukee Institute of Art & Design’, ku u mbështet edhe me bursë.

Dhe ne 1998 – 2004 kryen Universitetin e Arteve ‘Arkitekt Sinani’, dega pikturë po në Stamboll, ku kualifikohet ‘I Pari’.

Më pas karrierën e tij e ka zhvilluar kryesisht në Stamboll me ekspozita vetjake dhe kolektive, ku një prej të cilave është edhe pjesëmarrja në Bienalen e Stambollit duke terhequr vemendjen e qarqeve te larta artistike turke dhe duke rrokur prej tyre vleresime entuziaste per ‘kendveshtrime te reja pasuruese’ qe autori sjell ne stilin impresionist.

….” nuk me kujtohet kur e kam nisur pikturën”, thotë Lian, “por sipas thenieve te prinderve e kam filluar që ne moshen 3 vjeç, kur vizatoja kuaj me 2 kembe qe luftonin midis tyre dhe sigurisht te miret fitonin”…

“Ngjarja e rrenjosur me teper ne memorjen time eshte kur hyra ne konkursin e pranimit ne Liceun Artistik Stamboll, koha provimit ishte vetem 3 ore, une nuk dija turqisht, nuk kuptova temen e duhur, fillova te skicoj nje teme te lire nderkohe tema e dhene ishte nje burre i ulur ne park duke lexuar gazeten .. Pasi kaluan 2 ore e gjysem nje mesuese vuri re gabimin tim, pasi konstatoi qe nuk dija turqisht me fleten time ne dore e alarmuar vrapoi ne drejtori dhe me sollen nje flete te re per te zhvilluar provimin, me pak anglisht , me duar e shenja me spjeguan temen..dhe une me 20min qe mbeten arrita te kualifikohem i gjashti ne qindra vete qe konkuruan nga gjithe Turqia…”

… “Më tërheq impresionizmi, sepse mendoj që artistët e kësaj periudhe janë kuptuar më mirë. Sinqeriteti ka impresionuar veprat e tyre. Ndaj në punimet e mia përpiqem të përdor sinqeritet, dritë, harmoni, reaksionet ngrohtë-ftohtë. Edhe ne kete ekspozite jam munduar te thyej rregullat standarte , te zbatoj parimin sic na keshillonin profesoret tane te Universitetit te cilet kishin ardhur nga Akademia e Sofies : “ rregullat jane bere nganjehere per t’u thyer  .. thonin ata..”

“Kozinsky, Van Gogh, Modigliani, John Berger, William Blake, Picasso, Matisse, Santana, Bob Marley, Cezanne, Gipsy King .. me japin jete,

Edhe kur krijoj muzike, luaj ne kitare e bateri frymezohem e qetesohem pa mase.. por fqinjet Jo… .. Dashuri e Paqe .. – shprehet Liani…”