VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Rikthimi i Naltmadhnisë Lekës I në Shqipëri (Video)

By | August 22, 2015
blank

Komentet

blank

Përballja e Lulzim Bashës në Kryesi dhe Këshillin Kombëtar të PD, nga zërat pro tek ata kundër zgjedhjeve, debatet e plota

Kjo e diel prodhoi zhvillime të rëndësishme në Partinë Demokratike. Lulzim Basha vendosi që të ishte përballë kryesisë së partisë dhe këshillit kombëtar për herë të parë pas humbjes së 25 prillit. Kjo përballje prodhoi qëndrime, diskutime e kritika ndaj kreut të PD-së, nga Bujar Nishani, Arben Ristani dhe Fatbardh Kadilli.

Që do të ishte një mbledhje e vështirë për Lulzim Bashën u pa qartë që në deklaratën e parë, bërë nga Fatbardh Kadilli në fillim të takimit të Kryesisë së Partisë në orën 17.00.

Menjëherë sapo filloi mbledhja e kryesisë së partisë, Lulzim Basha u shpreh se fajtori për humbjen e zgjedhjeve, përpara se të kërkohet në PD, duhet të kërkohet në partinë kundërshtare. Sipas kreut të PD, Partia Socialiste përdori çdo makinacion dhe bashkëpunim me bandat për të fituar zgjedhjet. News24 ka mundur të zbardhe qëndrimet dhe debatet që u zhvilluan pa praninë e mediave.

“Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet çuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prillin. Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë. Përndryshe nuk bëjmë gjë tjetër veçse i japim një dorë kalçifikimit të antivlerave të ndërtuara me poshtërsi nga ata që kemi përballë, sipas të cilës hajduti quhet i suksesshëm dhe vjedhja fitore. Bashkëpunimi me bandat nuk u lejua nga unë në zgjedhje. Dhe këto janë parimet e mia. Kjo është përgjegjësia ime nëse njihet si përgjegjësi, që me bandat s’kam bashkëpunuar.”, deklaroi kreu i PD.

Pas Bashës, fjalën e mori kandidati i vetëshpallur për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli.
“Fushatën e bëre i vetëm. Nuk mbështete asnjë njeri. Janë bërë shumë gabime në fushatë. Problemet në zgjedhje nuk duhet të justifikojnë humbjen. Për një pjesë të problemeve je vet përgjegjës. Për një pjesë tjetër, ke qenë i pazoti t’i ndalosh. Lufta për votën bëhet brenda sistemit. Kjo luftë do vazhdojë sa herë të ketë zgjedhje. Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd. Humbja është e jotja, përgjegjësia jotja. Të kemi mbështetur duke sakrifikuar identitetin tonë dhe profilin politik, karrierën dhe çdo gjë. Ti nuk mund të ndërtosh më asgjë të re. Nëse unë jam bartës i një projekti të ri, ti je kujtesa e projektit të shteruar dhe humbjes”, deklaroi Kadilli.

Pas këtyre diskutimeve, ishte Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, ai i cili njoftoi propozimin për zgjedhje në parti. Sipas procedurës zgjedhjet në PD, duhet të mbaheshin në 22 korrik, por propozimi i Bardhit i afroi ato në 13 qershor. Po ashtu u propozua edhe që Komisioni Zgjedhor, i cili do të merret me menaxhimin e zgjedhjeve në PD, të drejtohet nga Jemin Gjana, ku do të ketë në përbërje 6 anëtarë dhe dy ndihmës. Sipas procedurës nga 16 – 22 maj, në këtë komision duhet të paraqiten kandidaturat për kryetar të PD. Përgjatë datave 24 Maj – 11 qershor, kandidatët do të zhvillojnë fushatën zgjedhore në të gjitha strukturat. Në 13 qershor, sipas parimit një anëtar një votë, anëtarët e PD, do të zgjedhin kryetarin e ri.

Por ky njoftim nuk u mirëprit nga të gjithë anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike. Enkelejd Alibeaj tha se procesi i dukej i përshpejtuar.
“Nuk jam dakord. Më duket shumë e përshpejtuar. Neve duhet të na ishte thënë se çfarë do të votonim këtu. Ndërkohë ky material do duhet të ishte konsultuar paraprakisht”, u shpreh Alibeaj.

Sipas Oerd Bylykbashit, koha e fushatës që do të zhvillojnë kandidatët është shumë e pakët.
“Koha që është përcaktuar në atë dokument për kryetarët për të bërë fushatë është shumë e shkurtër, Procesi është shumë i nxituar. Duhet të ishim konsultuar më herët për këtë. Janë vetëm 21 ditë kohë për fushatën, ndërkohë janë mbi 70 degë. Si do të munden kandidatët të bëjnë fushatë dhe t’i kryejnë të gjitha takimet në çdo degë?”, tha Bylykbashi

Tomor Alizoti, u shpreh se duhet mbajtur përgjegjësi për rezultatin dhe se zërat ndryshe në PD, s’duhet të përgojohen.
“Unë kam ardhur në Partinë Demokratike sepse jam antikomunist, jam familje e persekutuar. Unë jam koshient që Rama i vodhi zgjedhjet me të gjitha makinacionet e tij. Por mua më dhëmb koka kur e mendoj se Rama do të jetë sërish kryeministër. Ndaj ne duhet të mbajmë përgjegjësi për rezultatin. Ndërkohë ne nuk duhet të përgojojmë zërat ndryshe në PD. Ne jemi PD, nuk jemi si Partia Socialiste. Abstenoj parimisht për propozimin. Më duket i shpejtuar”, tha Alizoti.

Ivi Kaso deklaroi se PD, duhet të jetë më e qartë nëse do i njohë apo jo zgjedhjet.
“Duhet të merremi të mendojmë se çfarë duhet t’u themi demokratëve. Janë ata të parët që po përballen me këtë parti, sepse kanë shkuar menjëherë e t’u vendosin gjoba mbështetësve tanë. Ne duhet të jemi të qartë në fjalimet politike, duhet t’i njohim apo jo zgjedhjet. Ka pasur padrejtësi. Ne po merremi me to, por duhet ta themi qartë, sepse vetëm beteja politike nuk mjafton”, deklaroi Ivi Kaso.

Ndërsa anëtari i kryesisë së PD-së Enno Bozdo, i propozuar si anëtar i Komisionit Zgjedhor, u shpreh se nuk ishte pyetur për këtë pozicion dhe si pasojë do duhet të marrë kohë për ta menduar.

“Në parti kemi pasur luftë të brendshme. Në çdo vend ndodh kjo, por këtu ka qenë më e theksuar. Ndërkohë PD, ka qenë gjithmonë e vonuar me procedurat. Ndërsa PS, kishte nisur fushatën ne merreshim me përzgjedhjen e kandidatëve. Kur PS kishte trokitur tre herë në dyert e qytetarëve, ne kishim trokitur një herë.
Për t’u kthyer tek propozimi ku kam edhe unë emrin si anëtar. Nuk jam pyetur për këtë, ndaj duhet të mendohem”, tha Bozdo.

Pak orë pas zgjedhjes në komision, Enno Bozdo dha dorëheqjen për arsye që nuk i bëri publike, por që siç tha, ia ka bërë të njohura kryetarit të partisë. Bozdo zëvendësohet në komision me Çlirim Gjatën.

Në orën 19:00 u mbajt mbledhja e Këshillit Kombëtar ku Bashës përveç Kadillit, iu desh të përballej edhe me ish-presidentin Nishani dhe ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani.
Sipas burimeve, ish-presidenti Bujar Nishani pranoi masakrën zgjedhore të 25 prillit, por sipas tij kjo është gjysma e së vërtetës, pasi gjysma tjetër, është përgjegjësi e lidershipit të PD-së.

“Po, masakra elektorale që ka ndodhur është e vërtetë, por vetëm gjysma e të vërtetës, por gjysma tjetër e të vërtetës, po aq të hidhur, është dështimi ynë për të fituar. Dorëheqja e parevokueshme e kryetarit është akt i përgjegjësisë politike, është akt i maturimit politik, është akt civilizimi”, u shpreh Nishani.

Më pas ka qenë ish-sekretari i përgjithshëm të PD, Arben Ristani, i cili gjithashtu ka kërkuar dorëheqjen e Bashës, si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
“Kryetari ka thënë se ‘po ma hodhe njëherë është faji yt, po ma hodhe dy është faji im’. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik. Ke humbur tre herë. Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove”, u shpreh Ristani

Përsëri Fatbardh Kadilli mori fjalën edhe në këtë mbledhje duke i kërkuar Bashës dorëheqjen ashtu siç ka bërë dikur Sali Berisha.
“Edhe Sali Berisha kishte mbështetje absolute, por e dinte kur duhet të ikte nga drejtimi i partisë”
Në përgjigje të këtyre akuzave, Basha iu është drejtuar të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar, se nëse ata s’e pranojnë që 25 prillit ishte një masakër zgjedhore, atëherë ai do të japë dorëheqjen e menjëhershme.

“Zgjidhni dhe dua t’ju shoh të gjithëve në sy. Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani.”, deklaroi Basha.

Por si përgjigje anëtarët e Këshillit Kombëtar, kanë miratuar propozimet e sekretarit të përgjithshëm për zgjedhje të reja në Partine Demokratike. Lulzim Basha nuk dha dorëheqjen si kryetar i PD, dhe do të shkojë në zgjedhje për të kërkuar një mandat të tretë. Deri më tani përballë tij, është vendosur vetëm Fatbardh Kadilli, i cili do konkurrojë për të marrë postin e kryetarit.

Por gjate mbledhjes së Këshillit Kombëtar, nuk ishte e lehtë edhe për kritikët e Lulzim Bashës, për shkak se u kundërshtuan nga anëtarë të Këshillit Kombëtar. Sipas këtyre anëtarëve të Këshillit Kombëtar, kontributi që Bujar Nishani dhe Fatbardh Kadilli kanë dhënë për PD-në në 25 prill, edhe i papërfillshëm. Ata kanë shtuar se si njerëz terreni që janë, kanë qenë dëshmitarë të asaj çfarë Partia Socialiste në bashkëpunim me bandat kanë bërë për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve, e për këtë arsye sipas tyre, kritikat që ata kanë parashtruar nuk e ndihmojnë Partinë Demokratike, por e dëmtojnë atë. Gjatë këtyre debateve, ka ndërhyrë Lulzim Basha, për të qetësuar situatën, dhe për të lejuar cilindo të shprehte mendimin e tij.

blank

Masakra e Tivarit, tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Ali Salaj

Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë gati 4000 të rinj dhe burra nga Kosova.

Kjo ngjarje tragjike vazhdimisht kujtohet nga shqiptarët në Mal të Zi, kurse këto ditë doli nga shtypi libri i studiuesit Nail Draga “Masakra e Tivarit, gjenocid kundër shqiptarëve”.

Masakra e Tivarit është tragjedia më e madhe e regjimit komunist që u realizua me pabesi ndaj të rinjve kosovarë. Ky mobilizim tragjik i çoi drejt vdekjes rreth 4000 persona, të cilët besohet se u vranë në qytetin e Tivarit nga forcat e ushtrisë jugosllave.

Studiuesi Nail Draga vlerëson se kjo ngjarje ishte një strategji për të spastruar shqiptarët nga Kosova dhe për të instaluar pushtetin ushtarak atje.

Masakra e Tivarit i 1 prillit 1945 është një rast i veçantë që dëshmon për një veprim strategjik të pushtetit ushtarak dhe politik të Jugosllavisë së asaj kohe dhe animoziteti i tyre ndaj shqiptarëve për arsye se nuk mund të arsyetohet me asnjë akt një veprim i tillë gjenocidal kundër shqiptarëve pasi në atë kohë nuk ka pasur operacione ushtarake në këtë vend. Andaj qytetarët nga Kosova, të cilët në një mënyrë janë marrë peng gjoja se do të luftohet armiku në pjesën veri-perëndimore të ish-Jugosllavisë. Kjo ishte një strategji perfide e tyre për ti spastruar shqiptarët nga Kosova dhe për të realizuar vendosjen e pushtetit ushtarak të Serbisë në Kosovë”, thotë zoti Draga.

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje tragjike, këto ditë doli nga shtypi libri “Masakra e Tivarit, gjenocid kundër shqiptarëve” i përgatitur nga studiuesi Nail Draga, i cili ofron të dhëna me interes për lexuesin shqiptar.

Ky botim ofron të dhëna me interes dhe nga ana tjetër paraqet edhe përgjegjësinë e shtetit shqiptar lidhje me këtë ngjarje tragjike, përgjegjësi që shteti shqiptar asnjë herë nuk e ka trajtuar në mënyrë serioze dhe shkencore për arsye se ata ishin bashkëfajtorë dhe bashkëpërgjegjës për këtë masakër kundër shqiptarëve. Unë mendoj se në të ardhmen duhet të bëhen hulumtime në arkivat të ndryshme dhe sigurisht në arkivin ushtarak të ish- Jugosllavisë, por edhe në mjedise tjera për të gjetur materiale të mjaftueshme për këtë çështje”, shtoi zoti Draga.

Studiuesi Draga po ashtu vë në dukje se për Masakrën e Tivarit arkivat e shtetit në Beograd dhe Podgoricë janë të mbyllura. Megjithatë ai beson se Kosova, si shtet i pavarur, do të angazhohet në ndriçimin e kësaj ngjarjeje tragjike.

Deri tani në opinionin e Malit të Zi nuk ka të dhëna për këtë çështje, ndërkohë që arkivat janë të mbyllura për arsye se nuk do të pranojnë se kanë kryer krime. Sidoqoftë krimet mbesin krime dhe ato duhet të publikohen dhe duhet të zbardhën dhe të njihen opinione me ato të dhëna. Unë mendoj se në rrethana të reja kur Kosova është shtet i pavarur u takon atyre që të angazhohen drejtpërsëdrejti me qeverinë në Mal të Zi që në vendin e krimit të vendoset një pllakë përkujtimore ose të ndërtohet një memorial në kujtim të viktimave të kësaj masakre”, tha zoti Draga.

Zoti Draga thotë se vrasjet e djemve dhe burrave kosovarë u realizuan nga pjesëtarët e Brigadës së Dhjetë Malazeze. Të vrarët, sipas tij, nuk janë varrosur, por janë dërguar në vende të ndryshme për të humbur gjurmët e krimit, ku edhe sot varret mungojnë.

blank

Basha: “Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit nuk do të njihet kurrë”

Ilirian Agolli

Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit ishin një masakër elektorale dhe se rezultati i tyre nuk do të njihet kurrë.

Zoti Basha tha gjatë një tubimi në Durrës me përkrahës të opozitës se në zgjedhjet e përgjithshme krimi i organizuar tjetërsoi vullnetin e votuesve, Partia Socialiste shfrytëzoi gjerësisht burimet shtetërore dhe ndodhi shitblerja e votave për qeverinë dhe pavlefshmëria e fletëve të votimit në masë të madhe.

“Ky rezultat nuk do të njihet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës tonë për t’u siguruar durrsakëve dhe të gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë në vend të masakrës mbi demokracinë, mbi familjet e tyre, mbi bizneset e tyre, mbi të ardhmen e tyre e ka gabim. Beteja jonë vazhdon dhe do të vazhdoje deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi” – tha kryetari i PD-së.

Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme flasin për një fitore të Partisë Socialiste me 74 mandate, Parti Demokratike dhe aleanca e saj morën 59 mandate, aleatja tjetër e saj që garoi më vete, Lëvizja Socialiste për Integrim mori 4 mandate, ndërsa Partia Social-Demokrate fitoi 3 mandate dhe shprehu gadishmërinë të bashkëpunojë me socialistët.

Bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe BE, u bënë thirrje forcave politike dhe udhëheqësve të tyre që të pranojnë vendimin e votuesve, duke shpresuar në respektimin dhe certifikimin e rezultateve dhe funksionimiin efektiv të institucioneve demokratike të vendit, që dalin nga këto zgjedhje.

Përfaqësues diplomattikë nga Uashingtoni dhe Brukseli theksuan se mbështesin raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it, sipas të cilit, zgjedhjet ishin të mirorganizuara nga administrate zgjedhore, fushata ishte gjithëpërfshirëse dhe dita e zgjedhjeve ishte e qetë.

Po ashtu vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve theksuan se partia në pushtet përdori burimet qeveritare në fushatë dhe mori avantazh nga kjo.

Por zoti Basha tha se gjatë një viti opozita u ka dëshmuar me fakte institucioneve ndërkombëtare krimet zgjedhore të Partisë Socialiste dhe të kryeministrit Rama, ndërsa dhe gjithë prokuroritë e vendit janë 180 padi për këto krime para dhe pas ditës së zgjedhjeve.

Kjo, sipas tij, është një sfidë edhe për drejtësinë e re edhe për KQZ-në, ku opozita kërkoi pavlefshmërinë dhe rivotimin në 9 nga 12 qarqe të vendit.

Një grup figurash të njohura të Partisë Demokratike i kanë kërkuar zotit Basha të japë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve, dhe shpalljen e garës për kryetar të ri dhe forume të reja drejtuese.

Megjithatë kërkesat e tyre për dorëheqje të zotit Basha vijnë në një kohë, kur mandati i tij i rregullt skadon në korrik, kur priten edhe hapa të tjera në këtë drejtim.

PD dhe LSI kanë depozituar një seri ankesash në KQZ, duke kërkuar rivotim në 3/ 4 e qarqeve të Shqipërisë, për shkak të manipulimeve dhe presioneve të shumta, që ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve.

Partia Socialiste i ka hedhur poshtë këto akuza, duke pohuar se fitoi një mandat të tretë për të qeverisur vendin, pasi fitoi besimin e qytetarve për mirëqeverisje, dhe menaxhimin e krizave të pandemisë Covid dhe të tërmetit.

PS i ka bërë thirrje PD-së që të bashkëpunojnë për reforma me rëndësi për të ardhmen e vendit.

Në KQZ vazhdojnë të shqyrtohen kërkesat e opozitës. Edhe OSBE/ODIHR po përgatit një raport të plotë mbi zgjedhjet, ndërsa në raportin paraprak theksoi se procesi zgjedhor rezultoi të ishte i suksesshëm në përgjithësi, ndonëse vëzhguesit morën shumë pretendime për shitblerje votash, të cilat po hetohen.

Ata dënuan tensionimet dhe vrasjen e një personi në Elbasan dhe plagosjen e disa të tjerëve disa ditë para votimit.

Vëzhguesit pohuan se ministrat vazhduan fushatën me burime shtetërore, ndërsa nëpunësit e administratës, sipas tyre, patën presione dhe stimuj për të mbajtur anën e qeverisë.

blank

(Video) Krenar me familjen time shqiptare, Gërvalla – Krenar për familjen time gjermane, Schwarz Nga Stefan Schwarz

E DI.

E di nga përvoja se vetëm frikacakët përpiqen të sulmojnë dikë në mënyrë primitive, raciste.

Jam mirënjohës për karakterin e denjë, të mirë të popullit krenar shqiptar që gjithmonë treguan respekt për miqtë e tyre në Kosovë dhe jashtë vendit.

Jam krenar për emrin tim dhe miqësinë time me kaq shumë shqiptarë që datojnë në kohërat më të errëta për Kosovën dhe njerëzit e saj. Është në momentin e rrezikut më të madh kur ti si mik duhesh më së shumti. Kjo është koha kur llogarit. Kjo ishte kur isha atje për miqtë e mi shqiptarë.

Ishte një gjë normale për mua të bëja. Unë jam sjellë me parime si kjo, në një familje të denjë, krenare Schëarz. Unë thjesht nuk mund të qëndroja pranë por duhej të ndihmoja kur është e nevojshme.

Gjermania, vendi im, shkoi në luftë për herë të parë pas luftës së dytë botërore për vetëm këtë vend të Kosovës, ndihmuam në ndalimin e gjenocidit.

Duke shkuar në luftë për ta ndaluar gjenocidin ndaj Kosovës ndihmuam ndalimin e mizorive, dhe shpëtuam shumë e shumë jetë. Më në fund ndihmuam në shpëtimin e një vendi dhe shqiptarët në Kosovë.

Unë isha pjesë e atyre që kishin punuar palodhshëm për bombardimin e agresionit serb, për ta ndaluar atë. Ne e arritëm atë.

Jam i kënaqur me atë që bëmë. Një emër i quajtur Stefan Schëarz do të jetë gjithmonë në listën e atyre shqiptarëve, gjermanëve, amerikanëve dhe të tjerëve që luftuan për Kosovën, që shpëtuan gra dhe fëmijë. Ja vlen kërcënimet me vdekje që kam marrë. Më në fund e ndalëm regjimin serb të Millosheviqit, duke përfshirë minionet e tij si Vuqiqi dhe Daqiqi.

Pa luftën e guximshme të kaq shumë luftëtarëve trima në FARK dhe UÇK – nga të cilët njoh shumë dhe të cilët i mbaj në respektin më të lartë – dhe gjithashtu pa kontributin tonë, si miq në momentin e më të madhit, Kosova nuk mund të shpëtonte.

Kosova sot nuk do të ishte vend i lirë dhe i pavarur. Do të ishte ende nën regjimin nga Beogradi, i kontrolluar nga autorët e gjenocidit dhe aleatët e tyre, si Vuqiq, Daqiq, Arkan, Sheshelj e të tjerë.

E gjitha kjo nuk ishte argëtuese. Ndonjëherë ishte mjaft e vështirë. Por mbi të gjitha: Ishte thjesht gjëja e duhur për t ‘ u bërë. Ishte e drejtë që i dhashë selisë së NATO-s shënjestrën e një pozicioni serb në Kosovë që u përdor nga forcat serbe për të derdhur dhe për të vrarë shqiptarët e pafajshëm në një fshat. Ishte e drejtë vetëm që NATO mori vendimin dhe ndaloi këtë krim lufte me mjete ushtarake.

Ishte punë e vështirë dhe ishte e vështirë, herë pas here jo e lehtë, të luftosh kundër Milo ševi ć dhe krojeve të tij për të ndaluar gjenocidin në Bosnje për vite me radhë.

Ndërsa i ndihmova ata viktima të agresionit në të drejtën e tyre për t ‘ u mbrojtur, e bëra për Kosovën, duke ndihmuar shqiptarët nga të gjitha anët në luftën kundër agresionit serb. Ishte thjesht gjëja e duhur për t ‘ u bërë.

E bëmë krah për krah me boshnjakët, shqiptarët, kroatët, serbët dhe miqtë e denjë në Evropë dhe SHBA. S.; ne kurrë nuk u dorëzuam dhe nuk u ndalëm derisa beteja të fitohej.

Nuk ka arsye të krenohemi veçanërisht për të bërë gjëra që janë vetëm të drejta. Ky duhet të jetë reagimi normal nga të gjithë.

Ajo për të cilën jam vërtet krenar është të jem pjesë e familjes së një njeriu që bëri më shumë se dikush si unë mund të bënte ndonjëherë.

Jam krenar që jam babai dhe bashkëshorti i qenieve njerëzore të mrekullueshme, kurajoze dhe të ndershme që janë bartës i një prej emrave të mëdhenj në historinë shqiptare.

Ate qe beri gjyshi i femijeve te mi dhe babai i gruas time per kombin e tij, dhe vendin e duhur te shqiptareve ne harten e Europes sone te perbashket, ate nuk mund ta bente askush tjeter.

Kurajo dhe hijeshi, ndershmëri dhe mirësjellje, më e mira e asaj që njerëzit mund t ‘ i sjellin të tjerëve, këtë nuk e tregoi Jusuf Gërvalla jo vetëm kombit të tij shqiptar, por Europës në tërësi.

I fuqishëm, karizmatik, i ditur, një person i inteligjencës, mirësisë, mençurisë dhe modestisë, ai mund të lëvizte male. Dhe ai e bëri.

Në muzikë, në letërsi dhe në politikë la një shenjë të pashlyeshme në histori të kombeve të tij.

Ai e dinte se ishte nën kërcënim, e dinte se jeta e tij ishte në rrezik, duhej të priste më të keqen.

Por kjo nuk mund ta ndalonte atë. Sepse ai nuk kishte frikë, kurrë. Ai e dinte, dhe ai besonte në misionin e tij për kombin e tij.

Me këtë qëndrim, me shembullin e tij, dha dorën, guximin dhe qëndrimin e tij, për kaq shumë shqiptarë të tjerë – i bëri të ndihen më të fortë, më të lirë, më krenarë që janë shqiptarë.

Ai nuk lëvizi vetëm malet, siç i themi ne Gjermani.

Ky njeri, artist me zemër, jo vetëm që e zhvendosi kombin e tij. Ai madje ndryshoi historinë.

Ajo për të cilën luftoi, ajo për të cilën edhe vdiq, u bë histori evropiane: Kosova Republik.

Unë kurrë nuk kam pasur rastin të takoj vjehrrin tim. Sa shumë do të isha kënaqur të flisja me të, për kaq shumë gjëra. Asnjëherë nuk mund të flisja me të për historinë, kulturën dhe artin shqiptar, dhe çfarë do të thotë kontributi i shqiptarëve për kontinentin tonë, sa i vlefshëm është kontributi shqiptar për të gjithë ne në Europë.

Por unë jam një djalë me fat.

Jam me fat sepse kam rastin të njoh dhe të dashuroj dikë që ka marrë trashëgiminë e babait të saj për batonin e kombit të tyre krenar.

Dikush që po mban trashëgiminë e tij, përsëri me krenari, guxim, mirësi, mendje të ndritur, zemër të madhe dhe përsëri pa asnjë frikë nga askush apo asgjë.

Duke ardhur nga një komb i madh dhe një vend i fuqishëm si Gjermania jam i lumtur – dhe shumë krenar – që dëshmova vajzën e tij të dashur, bashkëshorten time dhe nënën e fëmijëve tanë të mrekullueshëm, për të vazhduar atë për të cilën kishte luftuar – për Republikën Kosova dhe për vendi i duhur i kombit shqiptar ne europ.

E DI.

E di qe kjo enderr e nje kombi te lire ne Europe eshte endrra e pothuajse cdo shqiptari.

Është një ëndërr për të jetuar në një vend që i lejon të gjithëve një jetë në dinjitet, jo të bllokuar nga krimi dhe korrupsioni.

Vazhdojmë tutje me këtë, me shqiptarët dhe me gjithë njerëzit e tjerë të vullnetit të mirë në Kosovë. Me përkrahjen e të gjithë miqve të Kosovës në Evropë, si Gjermania e shumë e shumë të tjerë që po prisnin kaq gjatë për të parë një udhëheqje të denjë që Kosova ta çojë në një vend më të mirë

Le t ‘ i ndalim përgjithmonë ata – që duan ta mbajnë Kosovën dhe të gjithë njerëzit e denjë të saj në kafaz korrupsioni dhe krimi, dhe ta bllokojnë Kosovën që së shpejti të bëhet shtet i vërtetë i së drejtës, dhe partner i respektuar në Evropë dhe në botë.

Të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet, që nuk i sollën nder por mjerim kombit, duhet të përballen me drejtësinë më në fund. Ja çfarë bën shteti i së drejtës, ja çfarë bën një vend evropian.

Mos të humbim kohë me ata që duan ta bllokojnë Kosovën dhe ta mbyllin në të kaluarën. Le t ‘ i lëmë ata që janë simbole të krimit dhe korrupsionit. Merrni ata thjesht ndëshkoni për shkeljen e ligjit.

Le të marrim luftën e vërtetë, kundër nacionalizmit serb dhe është agresiviteti i vazhdueshëm ndaj Kosovës dhe fqinjëve të tjerë në rajon.

Dhe le të krenohemi me familjet tona, me emrat tanë shqiptar, gjerman dhe të tjerë. Le t ‘ i lëmë pas ata që thjesht nuk e kuptojnë, që janë shumë të vegjël dhe nuk shohin zgjidhje tjetër veçse të sulmojnë në nivelin më të ulët.

Jo vetëm kontributet e heronjve të këtij kombi shqiptar meritojnë të nderohen me veprim të mençur dhe vendimtar nga të gjithë ne, për themelimin e Kosova Republik si anëtare e respektuar e familjes evropiane të kombeve.

Më së shumti e ardhmja e të gjithë fëmijëve tanë, shqiptar, gjerman e të tjerë, meriton çdo përpjekje, aq sa mund të jetë, për të fituar luftën kundër së kaluarës së errët, dhe për t ‘ i bërë fëmijëve tanë një të ardhme më të ndritur.

Kosova Republik – liri, pavarësi, demokraci – ka qenë ëndrra e kaq shumë kohëve, me kaq shumë sakrifica.

Populli i denjë i Kosovës i ka dëshmuar botës: Po mundesh.

Tani le t ‘ i dëshmojmë botës edhe një herë: Po mundemi. Jemi njerëz të drejtësisë, duam atë shtet të së drejtës si çdo popull tjetër i denjë në Europë.

Ne mund ta arrijmë atë. Shqiptarët, dhe gjermanët, gjithashtu, kanë dëshmuar se mund të lëvizim male. Le ta ndryshojmë historinë përsëri, për një të ardhme më të mirë. Vazhdojmë të luftojmë. Asnjëherë mos u dorëzo derisa të fitohet beteja.

Kosova Republik mund të jetë shembulli shkëlqyes jo vetëm për rajonin, por për Evropën. Le të punojmë për këtë.

Krenar me familjen time shqiptare, Gërvalla.

Krenar për familjen time gjermane, Schwarz.

Përshëndetje

Stefan Schwarz

 

Video që shihni më poshtë i takon vitit 1998

 

blank

Malësi, në Shtëpinë Muze në Bardhaj përkujtohet figura e Dedë Gjo Lulit

Ali Salaj

Në Shtëpinë Muze në Bardhaj të Hotit në Malësi u përkujtua figura e Dedë Gjo Lulit, i cili cilësohet si njëri ndër udhëheqësit që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Në manifestim morën pjesë personalitete nga rajoni dhe diaspora si dhe ish presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili gjatë presidencës së tij, e dekoroi pas vdekjes Dedë Gjo Lulin me “ Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Në manifestim u vlerësua Kryengritja e Malësisë si shembulli më jetësorë i rrugëtimit historik të kombit shqiptar.

Në Shtëpinë Muze, në Bardhaj të Hotit, u përkujtua figura më e rëndësishme e historisë kombëtare Dedë Gjo Luli, i cili vlerësohet si njëri ndër udhëheqësit që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Në manifestim morën pjesë personalitete nga hapësirat mbarëshqiptare dhe diaspora, të cilët duke përkujtuar Dedë Gjo Lulin ravijëzuan historinë e shekujve që përcillet brez pas brezi.

Organizatori i këtij manifestimi, Lulash Palushaj, vuri në dukje se Kryengritja e Malësisë është një epope e lavdishme për popullin shqiptarë.

“ Kjo është një histori e shekujve që përsëritet brez pas brezi. Të vish tek shtëpia e heroit kombëtar Dedë Gjo Luli dhe zërin që ka thirrë ai me të gjithë krerët e Malësisë për të ngritur flamurin maja malit të Deçiqit dhe rënia e dëshmorëve për këtë flamur, është një epope e lavdishme për Malësinë dhe në përgjithësi për shqiptarët në rajon”, tha profesor Palushaj.

Në manifestim mori pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili gjatë presidencës së tij e dekoroi pas vdekjes Dedë Gjo Lulin me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Zoti Nishani vlerëson sakrificat e “Kryengritjes së Malësisë” si shembullin më jetësor të rrugëtimit historik dhe ruajtjes së identitetit kombëtar.

“ Malësia e Madhe ndoshta përbën shembullin më të gjallë, më jetësor dhe më domethënës të rrugëtimit historik përmes sakrificave, rezistencës dhe përmes ruajtjes së identitetit për gjithë kombin shqiptar. Neve sot kujtojmë heroin apo pjesë të historisë, të cilat kanë ndodhur në të kaluarën dhe në të gjithë hapësirën e trojeve shqiptare, por ne kurrë nuk do të mund të mbërrinim në këto ditët e sotme pa sakrifica, pa kontribute, pa angazhime të kombit shqiptar e mbi të gjitha pa sakrificat e burrave dhe grave dhemendjeve të ndritura të pushkës dhe penës në tërë këtë rrugëtim historik”, tha ish presidenti Nishani.

“Kryengritja e Malësisë” ishte luftë me qëllime të qarta për liri, komb dhe shtet. Andaj, sipas Nikollë Camaj, zyrtar i Komunës së Tuzit, luftëtarët e Hotit konsiderohen si nismëtarët e formimit të shtetit shqiptar.

“Që nga koha e Skënderbeut dhe betejave të lavdishme të tij, kjo është beteja e parë e organizuar me karakter kombëtar që i venthemelet asaj që më vonë quhet Shqipëri e që ne parapëlqejmë ta quajmë shqiptari”, tha zoti Camaj.

“Kryengritja e Malësisë” e vitit 1911 ishte ndër ngjarjet më të rëndësishme që kishte për bazë idenë kombëtare për pavarësi. Kjo kryengritje u bë shembull dhe model që u ndoq nga shumë zona në e mbanë rajonit ku jetojnë shqiptarët.

blank

(Video) VOTE Marko Kepi on TUESDAY June 23rd!

Honored to receive a Gold medal from President Donald J. Trump.

The President’s Volunteer Service Award is a civil award bestowed by the President of the United States for recognition of outstanding volunteer contributions for community service to the United States.

VOTE TUESDAY June 23rd! 🇺🇸 #DonaldJTrump #maga #StatenIsland #BayRidge #USMC

———-

Marko Kepi është nderuar me një Medalje të Artë nga Presidenti Donald J. Trump.

Çmimi i Shërbimit Vullnetar i Presidentit është një çmim civil i dhuruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për njohjen e kontributeve të jashtëzakonshme vullnetare për shërbimin e komunitetit në Shtetet e Bashkuara.

VOTONI të martën 23 Qershor për Marko Kepi ! #DonaldJTrump #maga #StatenIsland #BayRidge #USMC

 

 

 

blank

(Video) Justina Aliaj meteori i artit shqiptar – rikthehet në skenë – gjithmonë, një jetë e mbushur me art dhe emocione

Justina Aliaj meteori i artit shqiptare – rikthehet në skenë – gjithmonë, një jetë e mbushur me art dhe emocione.

Ju ftojmë ta ndiqni këtë dokumentar kushtuar Artistes të madhe.

 

blank

“Le Figaro” godet reformën në drejtësi: “Krimi i organizuar dhe korrupsioni dy fusha ku Shqipëria shkëlqen”

Hosanatë dhe duartrokitjet për historinë e suksesit me reformën në drejtësi po ia lënë vendin kritikave dhe skepticizmit. Dhe si gjithmonë përpara institucioneve ndërkombëtare, sinjalet e alarmit i jep shtypi perendimor. Një gazetar i njohur francez, reporter i madh i të përditshmes prestigjoze të së djathtës, Le Figaro, Thierry Portes që ishte javën e shkuar në Shqipëri i ka kushtuar një shkrim asaj që nga diplomatët është konsideruar si reforma e reformave. Konkluzioni: Nga vonesat po përfitojnë të pandëshkueshmit.

 

“Ndërkohë që popullata është e zemëruar nga ngadalësia e procedurave dhe shfaq padurim për të parë më në fund goditjen ndaj banditëve të famshëm, krimi i organizuar dhe rrjetet e korrupsionit – dy fusha në të cilat Shqipëria shkëlqen – janë të vetmet që përfitojnë nga një reformë që supozohej se do ti ndëshkonte” thuhet në artikull.

Pasi jep një pamje të përgjithshme të asaj që ka ndodhur me reformën, që prej vitit 2016, duke cituar njërin prej zbatuesve të saj Sokol Sadushi, që justifikohet se ky proces “ka më shumë anë pozitive sesa negative”, gazeta flet edhe për mosarritjet e SPAK.

Lexo më tej:

Prokuroria Speciale nuk ka dashur të flasë me gazetarin francez. Ai shkruan: “Eshtë e vërtetë që SPAK do të diskreditohej përfundimisht nëse një prej të goditurve të tij të parë nuk do të qe një pjestar i elitës politike, në mënyrë që popullatës ti rikthehej  besimi tek drejtësia”.

 

Pasi përshkruan në detaje të gjitha gropat dhe institucionet e paplotësuara që ka lënë peshqesh reforma në drejtësi, Le Figaro i mer të mirqena akuzat se kullat e Tiranës po shërbejnë për pastrimin e parave të drogës: “Dhe për sa kohë që të përzgjedhurit e rinj të reformës nuk do të vendosin ligjin dhe drejtësinë, rrokaqiejt që pastrojnë paratë e drogës dhe korrupsionit do të vazhdojnë të ngrihen në qiellin e Tiranës”, e mbyll shkrimin e tij reporteri i madh, Thierry Portes.

Burimi Le Figaro, përgatiti Lapsi.al

blank

Rreth 7 mijë kosovarë ia mësyjnë Ulqinit në këto ditë pushimi

Ditët e pushimit që tashmë kanë nisur kanë bërë që në Ulqin të shkojnë rreth 7 mijë kosovarë.

Sipas Gëzim Hajdinagës, drejtor i organizatës turistike në Ulqin, ky vend gradualisht po i kthehet normalitetit.

Nga qershori pritet të hiqet edhe taksa e sigurimit prej 15 eurosh për turistët e Kosovës.

Mali i Zi për të pasur një sezon të mirë turistike ka lënë kufijtë e hapur për të gjitha shtetet fqinje pa ndonjë dëshmi testi PCR apo të vaksinës anti-Covid.

blank

(Video) Zbulohet SKANDALI/ Qeveria shpërndau 40 milionë euro në fshehtësi pak ditë para zgjedhjeve

Në datën 22 prill në telefonin e qytetares B.M nga Durrësi mbërriti një mesazh nga banka. Mesazhi shkruante: “Llogaria juaj u kreditua me 1 mijë dollarë”. Dërguesi i parave ishte buxheti i shtetit, më saktë program i granteve të rindërtimit nga tërmeti. Të nesërmen qytetarja u paraqit në bankë për të tërhequr çekun e dërguar nga qeveria, ndërsa pas dy ditësh shkoi të votojë.

 

 

Ky i qytetares B.M. nuk ishte një rast i izoluar, por një fenomen në shkallë të gjerë. I njëjti mesazh u ka mbërritur mijëra familjeve durrsake, dy deri në tre ditë para zgjedhjeve. MCN ka mundur të sigurojë dokumentet ekskluzive si dhe të gjurmojë qindra transferta bankare nga qeveria në llogaritë e familjeve. Këto që shihni në ekran janë vetëm disa prej transfertave nga buxheti në llogaritë e familjeve nga datat 19 deri në 23 prill.

Paratë kesh të derdhura nga buxheti në llogari të familjeve të Durrësit në javën e fundit para zgjedhjeve ishin finalizimi i një operacioni të mirëkoordinuar me arkitektë Bashkinë e Durësit. Në datën 4 shkurt, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako dhe këshilli bashkiak i këtij qyteti miratuan me urgjencë listën e parë me 806 familje, të cilat do të përfitonin mbi 2 milionë euro transferta kesh nga qeveria si kompesim për dëmet e tërmetit. Në 14 prill, Bashkia miratoi dhe një tjetër listë akoma më të madhe me 1351 familje të tjera, të cilave në ditët e fundit para zgjedhjeve iu derdhën 4 milionë euro kesh në llogaritë e tyre.

Madje jo vetëm kaq, por përmes disa vendimeve të javëve të fundit, Bashkia e Durrësit ka ndryshuar kategorinë e dëmtimit për qindra familje durrsake, duke i ngjitur nga DS1 në DS2 apo nga DS2 në DS3, ç’ka rrit automatikisht dhe vlerën e parave që ato përfitojnë nga qeveria.

Por megjithëse Durrësi ishte epiqendra e transfertave cash të rindërtimit, ky ishte nje operacion në shkallë kombëtare, që përfshinte disa qarqe të vendit dhe që kordinohej nga qeveria në tiranë. Përmes më shumë se 20 vendimeve të miratuara në periudhën nga 3 shkurti deri në 14 prill, Këshilli i Ministrave, i hapi rrugën ligjore vetes të derdhë miliona euro në prag të zgjedhjeve në llogaritë bankare të familjeve që ishin prekur nga tërmeti i ndodhur një vit e gjysmë më parë.

Këto dokumenta konfidenciale të siguruar nga MCN, tregojnë se përmes programit të granteve të rindërtimit, në muajt mars dhe prill qeveria transferoi plot 40 milionë euro kesh në llogaritë e mijëra familjeve në Durrës, Shijak, Kamzë, Vorë, Rrogozhinë, Kavajë, Mirditë, Lezhë dhe në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

Fenomeni ka qenë aq masiv sa që mund të jetë operacioni më i madh i ndikimit të votës në shkallë të gjerë i regjistruar ndonjëherë në Shqipëri. Jo me para informale, por drejtpërdrejtë me paratë e buxhetit të shtetit, pra me paratë e taksave të qytetarëve. Gjithçka në rrugë ligjore dhe gjithçka nën hundën e opozitës. Kjo e fundit madje, shëtiste nëpër Shqipëri autokolonat e militantëve. Por ndërsa opozita jetonte me ëndrrën e saj euforike për të fituar zgjedhjet, qeveria ishte duke realizuar në heshtje operacionin më të madh të ndikimit të votës, rezultati i të cilit u pa në 25 prill. /Marrë nga MCN TV

blank

VIDEO – Me një gjermanishte të rrjedhshme, Donika Gërvalla pati një paraqitje brilante në Parlamentin Europian

Me një gjermanishte të rrjedhme, Donika Gërvalla pati një paraqitje briliante në Parlamentin Europian

blank

Pamje të rralla të presidentit Rugova në themelimin e organit “Forumi Demokratik” më 1990

Ish-ambasadori shqiptar në Bosnje e Hercegovinë, Flamur Gashi ka kujtuar kohën kur presidenti Ibrahim Rugova ishte zgjedhur drejtues i “Forumit Demokratik” më 1 korrik 1990. Në një video-incizim të publikuar nga ish-bashkëpunëtori i presidentit Rugova, Adnan Merovci, kryetari i parë i LDK-së shihet duke tymosur cigare teksa bisedon me të pranishmit në ceremoninë e themelimit të organit “Forumi Demokratik” , raporton Gazeta Express.

Gashi ishte pjesëmarrës në ceremoninë e themelimit të “Forumit Demokratik” një organ në të cilin u mblodhën të gjitha partitë dhe organizatat që funksiononin në atë kohë në Kosovë.

Deklarata e miratuar në “Forumin Demokratik” ishte baza e Deklaratës Kushtetuese që u miratua të nesërmën me 2 korrik 1990 nga delegatët e Kuvendit të Kosovës.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend