VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Renditet si më e pëlqyera- Ja kënga e Ermal Metës në festivalin e Sanremos

By | March 4, 2021
blank

Komentet

blank

VIDEO- Përfaqësuesit e PD bllokojnë mjetin në Maqellarë, denoncimi i Xhelal Mziut: Po shpërndan para në këmbim të votave

Një tjetër dyshim për blerje votash regjistrohet në vend, teksa na ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit. Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë bllokuar një mjet në Maqellarë, me pretendimin se personat që ndodheshin brenda tij po shpërndan para në këmbim të votave.

Rasti në fjalë është publikuar nga drejtuesi politik i PD-së për qarkun Dibër, Xhelal Mziu.

Nga pamjet e publikuara në rrjetin e tij social ‘Facebook’ shihet se përfaqësuesit e PD dhe disa banorë kanë bllokuar mjetin, ndërsa në vendin e ngjarjes është edhe policia. Deri tani nuk kemi një reagim zyrtar nga PD si dhe nga policia e Dibrës.

blank

“Të dielën, voto për ndryshimin, voto numrin 9!”, Basha publikon videon: Më 25 prill Shqipëria fiton!

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video me motive sportive për të nxitur qytetarët që më 25 prill të votojnë numrin 9.

Në video shfaqet një tifoz i kombëtares shqiptare i revoltuar, teksa vendos vetë më pas që të futet në fushë.

Në spot shfaqet edhe Andi Lila, ish-futbollist i ikombëtares shqiptare dhe aktualisht koordinator kombëtar i Partisë Demokratike për sportet.

Basha fton qytetarët që të dielën të votojnë për ndryshimin dhe numrin 9.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Të dielën, voto për ndryshimin, voto numrin 9.

Shqipëria Fiton!

@Andi Lila

blank

Ambasadorët bëhen bashkë për një mesazh shqiptarëve: Vota jote është e jotja, mos e fal dhe mos e shit. Vendos ti për të ardhmen e vendit

TIRANË

Ambasadorët e vendeve të BE-së dhe SHBA-ve janë bërë bashkë për t’i dhënë një mesazh të fortë qytetarëve pak ditë para zgjedhjeve të së dielës.

Ata deklarojnë se vota është e çdo qytetari dhe bëjnë apel për të mos e falur apo shitur dhe për të votuar më 25 prill. “Demokracia është e paçmueshme”, deklarojnë ata njëzëri.

Elsa Hastad, ambasadore e Suedisë: Së shpejti, do të kemi zgjedhje këtu në Shqipëri.
Fiona McCluney, koordinatore e Përhershme e OKB-së: Dhe për demokracinë zgjedhjet janë ngjarja më e rëndësishme.
Marcos Alonso Alonso, ambasador i Spanjës: Vota jote është e jotja.
Peter Japelj, ambasador i Sllovenisë: Nuk është dhuratë.

Vincenzo Del Monaco, kryetar i Prezencës së OSBE-së: Prandaj, mos e fal!
Momtchil Raytchevski, ambasador i Bullgarisë: Dhe mos e shit!
Yuri Kim, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Në ditën e votimeve, voto!
Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Europian: Dhe vendos ti për të ardhmen e vendit!
“Demokracia është e paçmueshme”, deklaruan ambasadorët së bashku.

blank

Basha në Vlorë: Të dielën Rama largohet bashkë me kriminelët

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar para qytetarëve të Vlorës se Rama më 25 prill, të dielën largohet bashkë me kriminelët.

Basha thotë se Rama nga paniku këto ditët e fundit i është kthyer sërish marifeteve të vjetra, por ai siguron se shqiptarët më 25 prill, me paqe e vendosmëri do të shkojnë masivisht tek kutitë e votimit.

Ai shton se fitorja e PD më 25 prill do i takojë gjithë shqiptarëve, demokratëve dhe socialistëve kokëulur.

‘’Orët e të keqes po mbarojnë. E diela do të jetë dita e fitores më të thellë dhe më të bukur. E pjesëmarrjes më të madhe, paqësore, dinjitoze, për të vendosur, për t’i thënë Ramës boll më, boll më shkatërrim, dhe autorit të shkatërrimit dhe të hapin zemrat për ndryshimin. Cilin numër? 9. Është qyteti me emigracionin më të lartë Vlora, bijtë e bijat e Vlorës do të votojnë për të pasur këtu mundësitë europiane për shkollim, arsimim, për marrjen e një profesioni dinjitoz. Rini i mrekullueshme e Vlorës, do të votojnë cilin numër? 9.

Rinia e Vlorës, jemi rkenarë me ju, kemi besim tek ju, ditën e dielë për prindërit tuaj, për ndryshimin, për numrin 9. Për fermerët e peshkatarë, sipërmarrës, vlonjatë. Nuk ja dalin dot, në Vlorën e kapur nga njeriu që e kapi, e bëri naftën për vlonjatët më të shtrenjtën në botë, pas Singaporit e Suedisë. Për të çliruar ekonominë tonë, për t’i kthyer sipërmarrësve vlonjatë lirinë, për t’i hequr terrorin e abuzimit të bandave. Për të çliruar, për të mbajtur Shqipërinë, votojmë cilin umër

Vlora që e ndau Shqipërinë nga Lindja, me Ismail bej Vlorën. A do e pranojmë më të kthehmi përsëri në Lindje? A do e pranojmë? Mundësia jonë për të hapur negociatat brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re që do të votoni numrin 9, për Europën, numrin 9.

Nga paniku Rama i është kthyer marifeteve të vjetra, me shpresën e rrënuar. Ne jemi bashkë, krah për krah, me gëzimin, me besimin tek e nesërmja që po vjen, për shqiptarët, për Shqipërinë. Bashkë do t vazhdojmë, si qytetarë dinjitozë, me paqe e vendosmëri, për të sjellë ndryshimin masivisht në kutët e votimit. Një zgjim i ri ekonomik, një zgjim ekonomik kombëtar dhe një zgjim kulturor, një zgjim atdhetar, një zgjim europian po troket në derë, vetëm 3 ditë për t’u ndarë nga e keqja, për fitoren më të thellë të Vlorës e mbarë Shqipërisë. Fitore që do i takojë çdo shqiptari, çdo të riu e të reje. Do i takojë edhe socialistëve kokëulur të Vlorës e Shqipërisë. Vëllezërit e motrat që do të çlirohen nga banda që ka marrë peng vendin. Votoni dhe ju si shumica dërrmuese numrin 9. Për Vlorën, për Shqipërinë si gjithë Europa, bashkë për ndryshim, Vlora fiton, Shqipëria fiton. ‘’- tha Basha.

blank

Presidenti Ilir Meta nxjerr videon nga Shkodra: Ja si blihen votat në Shqipëri

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar videon në Shkodër ku pretendohet se ka patur tentativa të blerjes së votave.

Meta thotë se në këtë formë blihen votat në Shkodër, dhe me letra i mësojnë qytetarët se si dhe kë do të votojnë.

Në video dallohet një listë me emra dhe numra, që pretendohet se sa vota siguron secili. Video në fjalë qarkullon prej ditësh, dhe dy qytetarët e kapur dyshohet se mbledhin vota për PSD.

‘’A e shikoni si blihen votat në Shkodër, ja si blihen votat Shqipëri, i kapin policët e ndershëm, ja ku i keni letrat, ku mësohen si do votojnë. Je  i vjetër me ble vota i thotë policit. Jo unë i thotë, jo të këtij. Nuk ka nevojë.’’- tha Meta.

blank

Mbrojtja e votës? Ardit Çela: Shteti ka kapitulluar. Nuk e bëjnë forcat politike, por qytetarët

Kandidati i LSI në Berat, Ardit Çela i ftuar në emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’ të Bashkim Hoxhës në News24 është pyetur se si opozita do të mbrojë votën më 25 prill.

Çela thotë se mbrojtja e votës nuk bëhet nga forcat politike, por nga qytetarët. Ai thekson se shteti e qeveria tashmë kanë kapitulluar, madje thekson se edhe furgonin me ushqime të Rezervave të Shtetit e bllokuan qytetarët.

Në fund Çela siguron se LSI në Berat merr 3 mandate dhe forcë e parë në çdo qendër votimi të qarkut.

”Fatkeqësisht shteti ka kapitulluar, prandaj kjo qeveri duhet të ikë. Sepse Shqipëria meriton qeverisje tjetër, ku rendi të mbizotërojë. Shqiptarët do votojnë kundër kësaj qeverie. Sa i përket mbrojtjes së votës, do e mbrojnë vetë qytetarët, nuk bëhet nga forcat politike.

Në Berat para 2-3 ditësh, punonjës të bashkisë shpërndanin natën miell e ushqime. Duke bërë me turp edhe ata socialistë të ndershëm. E bllokuar qytetarët furgonin, duhet të përgëzoj qytetarët, PD, kandidatët e LSI. Aty gjendeshin ndihma të Rezervave të Shtetit, nga buxhet i i shtetit ndaheshin ndihma me lista me karta ID. Nuk përfaqëson moralin e shoqërisë.

Kjo është fytyrë e vërtetë e Rilindjes. Duhet konceptuar dhe parë, kaq keq e ka bërë Rilindja, sa shqiptarët për gjëra të vogla shesin dinjitetin.

Është herra e parë në historinë e Skraparit që përfaqësohet me një kandidat jo nga Skrapari, sepse është Klosi, dhe çfarë lidhje ka Klosi me Skraparin unë nuk e di. Kurse nga LSI ka më shumë. LSI e meriton mbështetjen e qytetarëve, kemi marrëdhënie shumë të mirë me Beratin. Do i zgjidhim problemet e qytetit. Do sjellim investime të huaja. Kemi diskutuar dhe për zgjidhjet e mëdha.

Rruga Berat-Memaliaj është prioritet dhe mendojmë se është zgjidhje për 4 vitet e ardhshme në qeveri. Edhe për Kuçovën, do do hapen 2-3 mijë vende të reja pune me investime të huaja dhe fabrika. Ashtu si rruga Skrapar-Përmet, apo Skrapar-Korçë, duke lidhur Beratin me Korçën e Gjirokastrën. Duke sjellë energji ekonomike dhe turistike. Kemi diskutuar ditë për ditë me fermerët, me gjithë zonën e mrekullueshme që zgjohen në mëngjes e vijnë natën vonë, nuk e kanë patur mbështetjen nga shteti e qeveria. Pikërisht qeveria është bërë pengesë, ne do alokojmë 200 milionë euro për bujqësinë. Djersa mos shkojë dëm. Kam qenë në shumë takime në Poshnje e Urë Vajgurore. Të them të drejtën se çfarë është një Kujtim që jepte subvencione në mal, kur përmyteshin fushat. Këto seleksionime nuk do të ndodhin më.”- tha Çela.

blank

“Erdhën me makina të blinduara, ja kush hapi zjarr”, Bardhi sqaron ngjarjen në Elbasan: Përgjegjësi e Taulant Ballës

Arbër Papleka nuk është vrasës, ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane, u dorëzua vetë

 

ELBASAN

Drejtuesi politik i PD dhe kandidati i PD në Elbasan, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e ndodhur sot në Elbasan. Bardhi shprehu keqardhje dhe ngushëlloi fillimisht familjen e të ndjerit si dhe iu uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Ai akuzoi PS-në si nxitëse të konfliktit dhe Taulant Ballës si përgjegjës të drejtpërdrejt.

Bardhi tha se pas informacionit të marrë se një  automjet pa targa po levizte në lagjen “5 Maj”, e  drejtuar nga një person i quajtur Met Dafllaku dhe po shpërndante para në këmbim të votavedhe po mblidhte karta identiteti, u njoftuan strukturat e Mbrojtjes e Votës të PD për ta verifikuar.

Sipas tij, këto struktura kanë në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit, të pastër dhe asnjë precedent penal dhe pasi e verifikoi informacionin, ato kanë kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit.

Pas mbërritjes së disa efektivëve të Policisë së Shtetit, me në krye Nëndrejtorin e Policisë Elbasan, Bardhi theksoi se strukturat e PD kanë kërkuar që Policia të kryejë veprimet proceduriale në përputhje me ligjin. Sipas tij, ndërkohë që Policia e Shtetit ka qenë duke kryer veprimet përkatëse, në ndihmë të shtetasit Met Dafllaku, kanë ardhur një grup personash të tjerë, me disa makina, një pjesë e të cilave të blinduara dhe se një nga këta persona që dyshohet si Klement Xhaferri, por edhe shtetas të tjerë të paidentifikuar nga strukturat e PD, ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të anëtarëve të Strukturës për Mbrojtjen e Votës.

Bardhi foli dhe për autorin e dyshuar të vrasjes Arbër Papleka, për të cilin tha se nuk është vrasës dhe ka shkuar vetë në polici.

DEKLARATË E DREJTUESIT POLITIK TË QARKUT ELBASAN, GAZMENT BARDHI
Të dashur qytetarë të elbasanit,
Fillimisht dua të shpreh në emër të Partisë Demokratike keqardhjen për ngjarjen e rëndë dhe ngushëllimet familjes së të ndjerit, si dhe shërim të shpejtë të gjithë personave të plagosur dhe efektives se Policisë së Shtetit. Asgjë nuk është më e rëndësishme se siguria publike, se jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Për këtë i kërkoj policisë dhe prokurorisë të kryejnë një hetim të plotë, profesional dhe transparent për gjithë ngjarjen, për shkaqet, motivet dhe autorët.

Konflikti politik i nxitur nga Partia Socialiste që prodhon tension cdo moment, në përpjekjen për të mbajtur pushtetin me cdo kusht, dhe për të mos lënë qytetarët të votojnë të lirë, nuk ndihmon Elbasanin, nuk e ndihmon procesin zgjedhor, nuk e ndihmon Shqipërinë dhe shqiptaret qe jane te etur per ndryshim.

Ajo që ka ndodhur sot është drejtpërdrejtë përgjegjësi e Taulant Ballës. Angazhimi i eksponentëve të krimit të organizuar në zgjedhje dhe nxitja për të kryer krime elektorale është përgjegjësi e tij. Ai po ben cdo gje te paligjshme, qe te ruaje privilegjet, qe te ruaje pushtetin e tij personal.

Taulant Balla nën panikun e humbjes po bashkepunon me bandat e tij, ne perpjekje per te organizuar si ne zgjedhjet e kaluara strukturat kriminale te blerjes se votes.

Sot kur morëm informacione te sigurta, që një  automjet pa targa po levizste në lagjen 5 Maj, e  drejtuar nga një person i quajtur Met Dafllaku, dhe në mes të ditës, në mes të lagjes, në mënyrë demostrative, po shpërndante para në këmbim të votavedhe po mblidhte karta identiteti, ne njoftuam strukturat e Mbrojtjes e Votës, te shkonin ta verifikonin. Strukturat e Mbrojtes se Votes kanë në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit, të pastër dhe asnjë precedent penal. Pasi kjo njesi e verifikoi informacionin, ato kanë kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. Është njoftuar drejtëpërdrejtë Drejtori i Policisë Vendore Elbasan.

Pas mbërritjes së disa efektivëve të Policisë së Shtetit, me në krye Nëndrejtorin e Policisë Elbasan, strukturat tona kanë kërkuar që Policia të kryejë veprimet proceduriale në përputhje me ligjin. Ndërkohë që Policia e Shtetit ka qenë duke kryer veprimet përkatëse, në ndihmë të shtetasit Met Dafllaku që po shpërndante para në këmbim të votës kanë ardhur një grup personash të tjerë, me disa makina, një pjesë e të cilave të blinduara. Ne keto makina ndodheshin anëtarë te krimit të organizuar, që janë denoncuar nga ana jonë në SPAK, por edhe publikisht si dhunuesit e qytetarëve të elbasanit në Ditën e Verës.

Ne kete moment, ne prezencë të Policisë së Shtetit, në tentativë për të mundësuar largimin e makinës dhe personit që po blinte vota, një nga personat qe dyshohet te jete Klement Xhaferri, por edhe shtetas të tjerë të paidentifikuar nga strukturat tona, ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të anëtarëve të Strukturës për Mbrojtjen e Votës. Aty kanë mbetur të plagosur Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, të dy ish punonjës të Policisë së Shtetit, pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votave në Elbasan.  Në këtë moment ka pasur të shtëna me armë mes palëve.

Per kete ngjarje te rende qe cenon rende procesin elektoral ne nxisim prokurorinë të hetojë në mënyrë të plotë, të paanshme,
të shpejtë dhe transparente ngjarjen. E gjithë zona është e pajisur me kamera sigurie dhe pamjet mbi ngjarjen janë evidente dhe mund e duhet të bëhen publike.

Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi im, sic u dezinformua me dashje media. Unë jam prej ditës së parë në fushatë i shoqëruar nga të rinjtë dhe nga ekipi im, dhe nuk kam nevojë për badigardë.

Por po, ai është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Sipas informacioneve tona, si njohës i ligjit, menjëherë pas ngjarjes, është dorëzuar vetë në polici, për të sqaruar rrethanat e plota dhe për tu vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

I bëj thirrje të gjithë mbështetësve të Partisë Demokratike që të ruajnë qetësinë dhe të garantojnë zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme në qarkun Elbasan.

Ne e refuzojmë dhunën. Elbasani meriton rend e qetësi, meriton zgjedhje të lira e të ndershme.

blank

Meta shpërndan video-mesazhin e gazetarëve: Mos e shit dinjitetin! Mbro me votë jetën, lirinë dhe të drejtat e tua! Mbro demokracinë!

Presidenti Ilir Meta, me anë të një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ka publikuar mesazhin e gazetarëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Gazetarët kanë kërkuar që çdo qytetar shqiptar me të drejtë vote ta vlerësojë rëndësinë e zgjedhjeve dhe mundësinë e tij për të vendosur për qeverisjen e ardhshme.

Gjithashtu, në klip një thirrje kryesisht nga gazetarët e kronikës drejtuar qytetarëve dhe forcave politike lidhet me shmangien e çdo procesi shit-blerje apo intimidimi.

Mesazhi në video është dhënë nga disa prej gazetarëve që do të raportojnë në 25 prill, ndërkohë që do të jenë me qindra, reporterë, operatorë dhe staf teknik që do të angazhohen në këto zgjedhje.


Postimi i presidentit Ilir Meta:

Më 25 Prill, Ti vendos për të ardhmen tënde, të familjes dhe të Atdheut tonë të dashur!

Mos e shit dinjitetin! Mbro me Votë Jetën, Lirinë dhe të Drejtat e Tua! Mbro Demokracinë!

Ju lutem shpërndajeni kudo këtë mesazh sensibilizues dhe shumë frymëzues të gazetarëve të terrenit drejtuar çdo qytetari të Republikës!

blank

Basha nga Kamza: Jemi në rrugën e një fitoreje të jashtëzakonshme, fitores më të madhe në historinë e Shqipërisë!

TIRANË

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë sot në Kamëz për të takuar qytetarët dhe për t’i ftuar të votojnë ndryshimin, për të votuar numrin 9. Basha tha se e diela e fitores së thellë do i takojë të gjithë shqiptarëve të bashkuar për ndryshim. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se shkatërroi familjet shqiptare duke i ndarë me emigracion, nëpërkëmbi dhe përbuzi banorët e Kamzës dhe gjithë Shqipërisë. Basha theksoi se 8 viteve dështime dhe mashtrime, tani po vjen ora, për t’i dhënë përgjigje duke votuar numrin 9.

“Mirë se ju gjej vëllezër, motra, zonja, zotërinj, të reja dhe të rinj të Kamzës, të Paskuqanit dhe të Zallherrit këtu ku për asnjë çast nuk pushon së rrahuri zemra e lirisë, demokracisë dhe Shqipërisë si gjithë Europa. Mirë se ju gjej ju nëna e baballarë që keni hapur dyert e shtëpive tuaja dhe ju kam vizituar këto 8 vite të gjata vuajtjesh e mundimesh, dhimbje e varfërie dhe që sot ju shoq pa përjashtim me buzëqeshje në fytyrë dhe me sytë që ju shndrisin sepse ju e dini, të gjithë e dinë se e diela e fitores po afron. E diela e fitores së thellë do i takojë të gjithë shqiptarëve të bashkuar për ndryshim. Do jetë pjesëmarrja më masive në historinë e vendit dhe fitorja më e thellë e shqiptarëve të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim. Këtë e dëshmon kjo prani e jashtëzakonshme sot këtu në Kamëz. Këtë e kam parë në sytë e nënave dhe të baballarëve, në sytë e të rinjve dhe të rejave nga Saranda në Tropojë. E prek dhe e shoh kudo padurimin, etjen për ndryshimin që po vjen dhe nuk ka forcë që ta ndal. Sepse forca e ndryshimit ndodhet këtu, në këtë shesh dhe dhjetëra e qindra të tjerë si ky. Të mbushur me shpresë, me besim dhe vendosmëri për t’i dhënë fund dimrit 8-vjeçar, për ta larguar njëherë e mirë me votën më të madhe popullore njeriun që 8 vite me radhë e mbajti vendin peng. Shkatërroi familjet tona duke i ndarë me emigracion, nëpërkëmbi dhe përbuzi banorët e Kamzës dhe gjithë Shqipërisë. 8 vite dështime, 8 vite mashtrime. Tani po vjen ora, dita e shqiptarëve, për t’i dhënë përgjigje duke votuar numrin 9. Më 25 prill të gjithë bashkë drejt kutive të votimit do të votojmë numrin 9. Për nënat tona që kanë parë vatrat t’u boshatisen. Dhjetëra mijëra baballarë, prindër, bashkëshortë të mbetur pa punë, pa siguri për bukën e fëmijëve të tyre, pa siguri për sakrificën e jetës së tyre, shtëpitë e tyre. Të gjithë bashkë këtë të diel do të votojmë numrin 19”, deklaroi kreu i PD.

Basha tha se ora e ndryshimit nuk ka të ndalur, ndaj të gjithë bashkë të bëjmë të mundur këto 4 ditë të fundit, asnjë të mos mbetet në shtëpi, të gjithë t’u drejtohemi kutive të votimit. Sipas tij, PD është në rrugën e një fitoreje të jashtëzakonshme, fitores më të madhe në historinë e Shqipërisë!

“Ndryshimi që Shqipëria, Kamza dhe Tirana e shqiptarët duan është në dorën tonë. Mjaftojnë të shkojmë të votojmë numrin 9. Kështu të hapim bashkë derën e shpresës, derën e besimit tek e ardhmja, derën e mundësive ekonomike për çdo shqiptar dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme të Shqipërisë.
Do të jetë një nga ato fitore historike të cilat do të mbahen mend për bashkimin e shqiptarëve si asnjëherë më parë. Sheshi është mbushur me demokratë, me qëndrestarë, por në mes këtij sheshi kam takuar dhe takoj dhe qytetarë të tjerë, deri dje të pavendosur, socialistë të zhgënjyer e të vendosur për ta bërë 25 prillin një festë për familjen e tyre. Ti përveshim dhe njëherë mëngët për të bërë të mundur zhvillimin e vërtetë, duke i dhënë fund abuzimit 8-vjeçar.
Më 25 prill duke votuar për numrin 9 do votoni për amnistinë totale të këtyre gjobave korruptive dhe çlirimin e këtij laku për 350 mijë familje shqiptare. Me planin tonë ekonomik ne do mundësojmë që siç po shndrit ky diell do shndrisin sytë e prindërve, të pensionistëve, bijve të tyre, të njerëzve punëtorë, fermerëve dhe gjithë qytetarëve shqiptarë. Këtë që shoh dhe prek këtu në këtë shesh dhe që e kam parë ditë për ditë dhe natë për natë, këtë etje për ndryshim ta kthejmë në uraganin e votave për ndryshim. Ditën e diel masivisht për veten tuaj, familjet tuaja, për rininë e mrekullueshme, për Shqipërinë si gjithë Europa, votoni numrin 9. Bashkë për ndryshim. Shqipëria fiton”, deklaroi kreu i PD.

blank

(Video) Konferenca për shtyp – “Patronazhistët për të bërë shantazh kanë shënuar të dashurat e prokurorëve, gjyqtarëve e deputetëve”-

Meta i kujton fotot Ramës: Patronazhistët i mbajnë njerëzit në presion! Larg duart nga…

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i mbajë larg duart nga jeta intime e qytetarëve shqiptarë, pas skandalit për nxjerrjen e të dhënave. 

Kreu i shtetit tha se i ka dalë në krah kryeministrit kur i kanë dalë fotot në media, ndërsa tani patronazhistët tregojnë të dashurat e prokurorëve, gjyqtarëve apo politikanëve të caktuar.

Larg duart nga jeta intime e qytetarëve shqiptarë! Është prekur ai kur i kanë dalë fotografitë që i ka bërë vetë, dhe i ka regjistruar vetë. Edhe i kemi dalë në krah, unë i pari i kam dalë në krah. Epo tani patronazhistët, të vënë aty se kë ka dashur ky prokuror, ky gjyqtar, ky politikan e ky deputet!

Ti fusim edhe çimkat përmes kësaj asaj, e ti mbajmë në presion, sikur nuk shkon. Do ketë fakte si merren peng bizneset, njerëz, të drejtësisë, apo njerëz të caktuar të opozitës se si bëjnë gjasme opozitë. Marshimi i 2 marsit në 25 prill, Shqipëria e shqiptarëve”, tha Meta. /Panorama.al

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp  ka reaguar për daljen e të dhënave personale të 910 mijë votuesve shqiptarëve.

Ai ka akuzuar Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për këtë që ai e quan skandal.

Meta tha se patronazhistët e Partisë Socialiste janë futur edhe te jeta intime e qytetarëve. Meta ka shtuar se qëllimi i kësaj shkelje privatësie është bërë me qëllim për t’i shantazhuar për votën.

Ai akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar mbledhjen e të dhënave.

‘Unë nuk kam deklaruar administrimin tek dikush. Mbledhjen e të dhënave. Kur këtë veprim e keni kryer për Presidentin çfarë keni bërë me të dhënat e tjera. Dua të pyes Edi Ramën drejtpërdrejt. Me ç’të drejtë i ke marrë të dhënat e shqiptarëve. Nga ID, amësia atësia.. etj. Më çarë guximi keni vendosur komente?

Me ç’të drejtë u ke caktuar nga një spiun nga një fuks për tu futur në jetën privat se çfarë hallesh e dëshirash kanë. Edhe tek jeta intime se do ketë prova. Kemi prova.

Për t’i shantazhuar. Se të mos votojnë opozitën se do ketë hata të madhe. Ose të japin në të kundërt votën për Rilindje’ tha Meta.

 

 

blank

Basha në Tropojë: Pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim. Koha e tij ka mbaruar!

TROPOJË

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur turin e fushatës elektorale këtë të diel nga Tropoja.

Dita nisi me trumbeta dhe thirrje “Rama ik” dhe vijoi me një fjalim nga Basha. Ky i fundit tha se Tropoja dhe të gjithë qytetet e Shqipërisë janë lënë në harresë, ndaj sipas tij, është detyrë e qeverisë së re, për të bërë ndryshimin.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë numrin nëntë, për anëtarësimin në BE, rritjen e punës, rikthimin e të rinjve dhe rivendosjen nënprefekturë të Tropojës, për të cilën, Basha tha se do të jetë një nga vendimet e para nëse zgjidhet kryeministër pas 25 prillit.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, tropojanë dhe tropojne, të rinjtë dhe të reja të Tropojës. Është për mua një gëzim i mrekullueshëm të ndodhem sot këtu në mesin tuaj, në Tropojën e trimërisë, e legjendave, në mesin e pasardhësve të dardanëve dhe kreshnikëve. Tropojën e luftës dhe qëndresës për kombin shqiptar, shtetin shqiptar, në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Në këtë vend të mbushur me bukuritë më magjepsëse, me bukuritë më të rralla që syri i njeriut sheh. Në dritare të alpeve ku rrjedh më blu se bluja lumi i Valbonës.

Prej 8 vitesh me radhë ka pllakosur si anembanë vendin një varfëri e skajshme. Këtu, në këtë vend, ku duhet të ishte kryeqendër vitrinë e kombit shqiptar, janë larguar shumë të reja në emigracion. Zemra ime dhemb me zemrat e nënave të Tropojës për bijtë e tyre të larguar në emigracion. Por sot zemra ime dhe e shqiptarëve është e mbushur me shpresë. Nën hijen e heroit tonë Bajram Currit, nën vështrimin e rinisë së mrekullueshme të Tropojës. Na bashkojë me një gëzim të brendshëm, e shpresë, se ndryshimi i pandalshëm po vjen.

Tetë vite të gjatë, një dimër pafund për familjet, sipërmarrjet, fermerët, dimër plot vështirësi prindërit dhe punët e tyre. Tetë vite dështime dhe premtime të pambajtura dhe njeriu përgjegjës për këto ka guximin të trokasë prapë dhe të kërkojë 4 vite të tjera. Është mrekulli jo vetëm e zotit, por e shpirtit mbijetues të shqiptarëve, se asnjë popull sdo të qëndronte në këmbë për 8 vite pa shtet. Nga Saranda në Tropojë e kam dëgjuar nga të gjithë, 4 vite të tjera, si këto që kaluam nuk i pranon dot më asnjë shqiptar i djathtë e i majtë, demokrat dhe socialistë. Ndaj jemi të gjithë të bashkuar sepse e dimë fare mirë përgjigjen ndaj mijëra nënave që kërkojnë t’i mbajnë fëmijët e tyre këtu, të themelojnë familjet e tyre në këtë vend të mrekullueshëm.

Qytetarëve që kërkojnë punë, fermerëve që kërkojnë vëmendje, shqiptarëve që e duan Shqipërinë në BE, të gjithë e dinë që kjo mund dhe do të bëhet realitet vetëm duke votuar jo për ndryshimin. Ndaj nga ky shesh, le të ushtojë ky bashkim i madh për ndryshim, që do të vijë për pak ditë duke votuar koalicionin për ndryshim, numrin 9. Nëntë për të ardhmen e fëmijëve tanë, nëntë për fëmijët që nuk duhet të largohen por ta vijojnë jetën këtu. Nëntë për të zhvilluar infrastrukturën e lënë pas dore. Kontrata që ekipi im ka lidhur shtëpi me shtëpi, fshat dhe më fshat, do të vazhdojë nga zbatimi që ditën e parë. Mbështetje për rrjetin e energjisë elektrikë që është lënë pas dore nga babëzia e një njeriu, i cili do të kthejë këtë vend në mesjetë.

Mbi të gjitha riaktivizimi i projektit të rrugës së Bregut të Drinit për ta bërë Tropojën siç është, diamanti në mes të hajmalie të bukur. Ata që e lanë këtë vend pas dore, që u larguan shërbimet, ata menduan që do të mposhtin shpirtin e pamposhtur të Tropojanit. Një nga premtimet e mia të para është nënprefektura e Tropojës dhe shërbime për njerëzit afër njerëzve. Vëllezër e motra tropojanë, 8 vitet e gjata do të marrin një përgjigje më 25 prill, katër vite të tjera të mbushur me dështime, apo ndryshim për të ardhmen e Shqipërisë. Kjo është pyetja që shtrohet çdo qytetari.

Ne e dimë fare mirë, se me 25 prill do të jenë votimet më të rëndësishme të historisë së këtij vendi nga përmbysja e diktaturës. E ndjej, e shoh kudo entuziazmin, ndryshimin dhe shpresën. Ndryshimi është në dorën tuaj, askush nuk e ndal dot. Nëse duam ta çelim një të ardhme të re për fëmijët tanë e t’i bëjmë këto pasuri të jashtëzakonshme, më 25 prill votojmë numrin 9.

A i ha më njeri gënjeshtrat e mashtrimet e Edi Ramës këtu në Tropojë, që guxon pas 8 vitesh në pushtet, të vijë me mashtrime elektorale të ditëve të fundit? Nuk ka shqiptar që nuk e di se pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim. Qeveria jonë që do të dalë nga vota e 25 prillit, do të jetë qeveri e çdo shqiptari. Një javë nga ndan nga ndryshimi. Më 25 prill të gjithë do të jenë në çdo kuti votimi, duke votuar numrin 9 për ndryshim, për Shqipërinë, për fëmijët tuaj. Bashkë për ndryshimin. Tropoja fiton, Shqipëria fiton. Zoti e bekoftë Tropojën, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.

(BalkanWeb)

blank

(Video) Vazhdon greva e urisë e të përndjekurve politikë në Qaf-Bari 2021

voal.ch – Vazhdon greva e urisë e të përndjekurve politikë në Qaf-Bari 2021

Një grup ish të përndjekurish politik kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së urisë në ish-burgun e Qafë Barit. Ata kërkojnë me anë të kësaj greve tu njihen një sërë të drejtash të cilat i kanë përmbledhur në 8 pika kryesore. Greva që ishte planifikuar të zhvillohet në Tiranë, tashmë është vendosur në një zonë shumë larg Tiranës, vend që në fakt ka simbolikën e jetës së tyre dhe të gjithë atyre që s’janë me ta por që i mbështesin nga kudo që ndodhen në botë. Në fakt historia e protestave, grevave dhe pakënaqësive me të gjitha qeveritë për shkak të dëmshpërblimeve që nuk u janë dhënë ndër dekada është e gjatë.

Shpesh ish-të përndjekurit u bënë objekt nga të gjitha palët politike pasi ën zgjedhje gjithmonë u përdorën si mbartës votash të shumta dhe asnjëherë nuk u mbajt premtimi për shumë prej kërkesave të tyre. Duke iu referuar të dhënave të dala nga organizatorët e grevës së fundit bëhet me dije se mes tyre ka patur debate lidhur me kohën kur kanë vendosur të hyjnë në këtë grevë. Kundërshtuesit kanë pretenduar me të drejtë se greva është në kohën e paduhur për shkak se do të lexohet se grevë e shtyrë politikisht, por në fakt ata këmbëngulin që nuk kanë lidhje me asnjë parti politike por kërkojnë të drejtat e tyre në këto pragzgjedhjesh të drejta që u janë mohuar ndër vite.

Kërkesat
1. Ndryshimi dhe përmirësimi i ligjit që përjashton, persekuton dhe diskriminon qindra të ish-të burgosur politik (2007-2009 e në vijim)
2. Përfshirja e letrave me vlerë në dëmshpërblimin financiar
3. Kthimi i parave të mbajtura në faturën e dëmshpërblimit nga përfitimi falas i banesave nga shteti për kategorinë tonë
4. Kompensim fizik e material të pasurive të konfiskuara, pronat dhe tokat bujqësore të grabitura nga diktatura e ligjit 7501
5. Njohja me projektligj dhe vlerësimi i punës së papaguar të të gjithë të dënuarve dhe të përsekutuarve politik
6. Status të veçantë pakete ligjesh për pensionet duke u dëmshpërblyer të gjithë të dënuarit pa avokat mbrojtjeje
7. Financa të ligjëruara për sëmundje profesionale të fituar dhe trashëguara nga puna e rëndë e me pasoja në miniera, këneta etj
8. Vlerësimi i krimeve të komunizmit si krime kundër njerëzimit, në përputhje me praktikat ndërkombëtare të shteteve ish-komuniste


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend