VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Remo Gysin: Një mijë zviceranë u burgosën në kampet naziste të përqëndrimit

By | August 12, 2018

Komentet

Berna i kërkon Riadit hetim të plotë, rigoroz dhe transparent për vdekjen e gazetarit Khashoggi

VOAL – Zvicra është “thellësisht e shqetësuar” nga vdekja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe pret që “sa më shpejt të jetë e mundur të jepen përgjigjet për pyetjet ende të hapura”. Prandaj, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (DFAE) do të thërrasë të hënën të ngarkuarin saudit ad interim në Bernë.

Do të jetë thirrja e tretë që nga fillimi i këtij muaji. DFAE do të nxjerrë në pah “nevojën për hetim të plotë, rigoroz dhe transparent në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij” së gazetarit, ka thënë të shtunën në një deklaratë.

Ministria e drejtuar nga Ignazio Cassis nuk bëri komente mbi rrethanat e pretenduara të vdekjes së gazetarit saudit, por tha se rreth sanksioneve të mundshme ndaj Riadit, Departamenti Federal i Ekonomisë, Arsimit dhe Kërkimit (DEFR) ka shpjeguar se Sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë të detyrueshme për Shtetet Anëtare. Përveç kësaj, Këshilli Federal mund të ratifikojë sanksionet e vendosura nga partneri më i rëndësishëm tregtar për Zvicrën, pra BE.
ATS

Zvicër: Foto e javës: Një F/A-18 gjatë një ushtrimi të Forcave ajrore të Zvicrës

Një aeroplan luftarak F/A-18 gjatë një ushtrimi të Forcave ajrore zvicerane pranë Meiringen (Kantoni Bernë) (KEYSTONE/ Marcel Bieri)

 

Kristianpopullorët përgatiten për periudhën pas Leuthardit

Delegatët kombëtarë u mblodhën në takimin në Lucernë. Këshilltarja Federale nga Argau do të mbajë fjalimin e saj të fundit ministror

VOAL – CVP, Partia Kristianpopullore e Zvicrës, në kulmin e përgatitjeve për të gjetur se kush do ta zëvendesojë në postin ministror Doris Leuthardin mblidhet në kuvend sot, e shtunë, në Lucernë.

Më pak se pesëdhjetë ditë pas zgjedhjeve të dyfishta të qeverisë federale, pas largimit të Johann Schneider-Ammann (FDP) dhe të shefes së Departamentit të Mjedisit, Transportit, Energjisë dhe Komunikacionit, kryetari Gerhard Pfister, pasi i shprehu nderime zonjës Leuthardt, kritikoi partitë e tjera qeveritare, për të cilat ai tha se janë të paafta për të kryer reforma. Zvicra, argumentoi ai, duhet të rizbulojë vijën e mesit dhe të ndjekë një politikë pragmatike.

Leuthard do të mbajë në Lucernë fjalimin e saj të fundit si këshilltare federale për delegatët e partisë së saj. Deri tani janë tre kandidatë që u treguan të gatshëm të përfshihen në një garë: Këshillitari i Shteteve Peter Hegglin (ZG), Këshilltarja Kombëtare nga Bazeli-Fshat Elisabeth Schneider-Schneiter dhe Këshilltarja e Shteteve nga Uri, Heidi Z’graggen.

Delegatët gjithashtu do të fillojnë mbledhjen e nënshkrimeve për “Iniciativën për uljen e shpenzimeve të kujdesit shëndetësor”. Nxitësit do të kenë kohë deri më 16 prill 2020 për të mbledhur 100,000 abonimet e kërkuara. Kancelaria Federale tashmë ka shqyrtuar tekstin dhe e ka publikuar të martën e kaluar në Gazetën Federale. ats

Hekurudhat Federale Zvicerane: Internet falas në trena

VOAL – Hekurudhat Federale Zvicerane, nga viti i ardhshëm, do të testojnë lidhjen falas të internetit në disa linja hekurudhore në bashkëpunim me operatorët mobilë, tani për tani vetëm Sunrise dhe Salt.

Gjatë vitit 2019, udhëtarët e 44 trenave të udhëtarëve që veprojnë në linjat Lausanne-St-Gallen, Geneva-Zurich dhe Biel-Basel do të jenë në gjendje të shfletojnë rrjetin përmes një aplikacioni të zhvilluar nga ish-drejtuesit federalë.

Udhëtarët, për t’u lidhur, do të identifikohen duke përdorur numrin e tyre celular (por vetëm ata që posedojnë kartën zvicerane), e vetmja pajisje portative që mund të lidhet.

ATS

Zviceranët janë të dashuruar pas udhëtimit me tren

Duke pritur trenin për dikund…e fotografuar nga bashkëudhëtari i jetës….

 

Zvicra është konfirmuar si kampion evropian për udhëtimin në tren.

Sipas një raporti nga shërbimi i informacionit për transportin publik, në vitin 2016 ata vendosën, mesatarisht, të zgjedhin për këtë lloj transporti me një mesatare seicili 72 herë në vit.

Hendeku me pjesën tjetër të kontinentit është shumë i humneror, i pafund, shumë i madh.

Në vendin e dytë, me 38 udhëtime, janë banorët e Luksemburgut; pasuar nga danezët (37 udhëtime), gjermanët (34) dhe austriakët (33). Italianët, nga ana tjetër, e marrin një trenin 14 herë në vit, ndërsa më pak të mësuar të udhëtojnë me hekurudhë (vetëm 9) janë irlandezët.

Nuk ka histori pa marrë në diskutim aspektin e distancëspër të udhëtuar në tren, ku dominon përsëri Konfederata Helvetike në këtë renditje, me 2’463 kilometra për kokë. Në vendin e dytë gjejmë Austrinë (1’425 km) dhe vendin e tretë Francë (1’354 km); Italia, me 861 kilometra për banor, është vendosur në mes të renditjes.

ATS/MarGù

Hollanda dëbon ” katër spiunë rusë” – me objektiva në Zvicër, Maljazi dhe Brazil

Hollanda ka dëbuar katër rusë të dyshuar se në prill kanë ndërmarrë një sulm kibernetik ndaj Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, një institut me seli në Hagë.

Ministri i Mbrojtjes Ank Bijleveld e njoftoi këtë të enjten.

Të katërt,  ekspertë IT, kishin pasaporta diplomatike dhe operacioni është drejtuar nga inteligjenca ushtarake ruse, GRU.

Dokumentet në lidhje me aktivitetet në Zvicër, Brazil dhe Malajzi u gjetën në një kompjuter portativ të konfiskuar, duke përfshirë materialin lidhur me fluturimin MH17 të Malaysia Airlines që u rrëzua në 2014 nga një raketë në Ukrainën lindore.

ATS/Bleff

Gazetari i BBC: Sergei Skripal ka qenë në Zvicër

Gazetari i BBC Mark Urban

VOAL – Sergei Skripal ka qenë në Zvicër para se të ishte viktimë e një përpjekjeje helmimi në Britani. Kjo është thënë nga gazetari i BBC Mark Urban në një intervistë me RTS.

Qëndrimi në Konfederatë daton që nga viti 2017, deklaron autori i “Skripal files” (Dosja Skripal), i cili publikohet të enjten. “Unë mund të them me saktësi të plotë se ishte në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut për një javë. Ai më bëri të kuptoj mjaft qartë se ishte për intervista profesionale me anëtarët e shërbimeve sekrete zvicerane “.

Ajo që ata diskutuan nuk dihet. Sipas Urbanit, palët kanë folur për raste të korrupsionit apo parave të parkuara në Zvicër nga njerëz të dyshimtë. Kontaktuar nga RTS, Shërbimi i aktiviteteve informative të Konfederatës (SIC) iu përgjigj me një “asnjë koment” të thatë.

A është çmendi kjo: Brënda 3 orëve shqiptarët në Zvicër grumbullojnë 1 184 000 franga për ndërtimin e xhamisë?!

Sipas një lajmi të Pacensurë cituar nga ina-online.net, botuar më 16 shtator 2018, shqiptarët e një komune në Zvicër brënda 3 orësh kanë grumbulluar 1 milion franga për ndërtimin e një xhamie! Një fakt skandaloz ky që flet për çorientimin e komunitetit shqiptar në Zvicër. Voal.ch po sjell lajmin e plotë marrë nga ina-online.net.

Gjatë një mledhjeje të mbajtur mbrëmë, shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër kanë grumbulluar 1 184 000 franga për ndërtimin e xhamisë “Buhara Sultgen’ njofton PaCensurë.

Kryetari i xhamisë Mustafa Saliu thekson se shifra ka kaluar të gjithë parashikimet e grupit të punës të cilët ishin iniciatorë të kësaj mledhjeje.

“Pas marjes së lejes për ndërtimin e xhamisë e kishim planifikuar ne si grup punues dhe xhemati i xhamisë që të bëjm një manifestim ku qëllim kryesor kishim grumbullimin e të hollave për të ndërtuar xhami” theksoi Saliu.

Për një kohë rekord zemërgjërësia e shqiptarëve dhe interesimi për të dhuruar për xhaminë, bëri që brenda 3 orëve të grumbullohen mbi 1 milion franga .

Saliu gjithashtu nënvizoi se 99% nga dhuruesit janë shqiptarë dhe kryesisht nga Maqedonia, që sipas Saliut tregon se shqiptarët gjithmonë kanë qenë mbrojtës të islamit dhe dhurues në rrugën e All-llahut

Një kontribut i madh dhe një shtytje e madhe për këtë iniciativë ishte edhe Forumi i të Rinjëve musliman i cili përpos shumës 40 mijë franga që dhuroi për xhaminë ishte edhe një ndihmesë e mirë në organizimin e kësaj mbrëmje duke mos lënë pa theksuar se drejtori gjeneral i FRM-së Amet Memeti është edhe imam në xhaminë “Buhara Sulgen’ tha kryetar i xhamisë Mustafa Saliu.

Sipas tij shuma e grumbulluar mbrëmë është një shumë që i ka befasuar me të cilën mund të fillohet dhe mund të punohet, por kjo nuk do të thotë se janë grumbulluar të gjitha mjetetet që nevoiten për ndërtimin e xhamisë.

Xhamia ndërtohet në Sulgen kantonit të Turgaut në Zvicër i cili në vete mban një numër të madh të shqiptarëve, kryesisht musliman nga Maqedonia që jetojnë dhe veprojnë në këtë vend.

Nevrij Ademi/ PaCensurë/

Nga ku vijnë paratë për xhamitë e Zvicrës?

Shumica e muslimanëve të Zvicrës vijnë nga Ballkani (131 mijë), ndjekur nga Turqia (41 mijë), Afrika (13 mijë) dhe pjesa tjetër e Europës (12 mijë). Në përqindje numri i muslimanëve zviceranë është 5.2 përqind.

A financohen nga jashtë xhamitë zvicerane? Një burim thotë: shumë xhami mbijetojnë për shkak të anëtarësive në xhami. Të tjerat nuk tregojnë qartë kartat, shkruan srf.ch në shtator të këtij viti.

Sa xhami financohen nga Turqia dhe sa nga shtetet arabe? A përbëjnë rrezik këto financime për mbështetjen e ekstremizmit?

Në Zvicrën gjermanofone ka shumë xhami që financohen nga Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Vetë ambasadori i Emirateve, Mohamed Sultan Abdullah Al Ovais Alshamsi, një diplomat që bën komplimente, dëgjon me vëmendje dhe është i magjepsur nga Zvicra, thotë se shteti i tij financon në vit 200 mijë franga për xhaminë e Cyrihut në Rötelstrasse.

E qartë është: imami në xhaminë e Cyrihut vendoset nga Abu Dhabi, por kurrë nuk mund të jetë ekstremist, person i ndikuar politikisht ose që nuk respekton ligjet zvicerane, pranon Alshamsi.

Në pyetjet se çfarë ka sheiku i Abu Dhabit me xhaminë në Cyrihut, nga ambasada përgjigjen: “ka të bëjë me lirinë fetare. Ashtu si në vendet arabe zvicerani Paul Hinder udhëheq meshat kishtare dhe fton të tjerët në kishë, ashtu edhe muslimanët në Zvicër duhet të kenë një atdhe religjioz.

Në anën tjetër Arabia Saudite ka financuar në ndërtimin e dy xhamive dhe indirekt mban një organizatë jo-qeveritare.

Shumica e muslimanëve të Zvicrës vijnë nga Ballkani (131 mijë), ndjekur nga Turqia (41 mijë), Afrika (13 mijë) dhe pjesa tjetër e Europës (12 mijë). Në përqindje numri i muslimanëve zviceranë është 5.2 përqind.

Turqia paguan 35 imamë në Zvicër

Më ndryshe vepron shteti turk. Turqia nga financat e veta pagua 35 imamë në gjithë Zvicrën. Ata vijnë nga shtete të treta dhe përfitojnë të drejtën e punës – më pas ushtrojnë detyrën e imamit.

Kur bëhet fjala për pagesat e imamëve, xhamia e shqiptarëve në Glarus paguan në vit imamin rreth 60 mijë franga. Sipas kësaj logjike, ngjashëm paguhen edhe imamët turq. Në disa kantone një imam fiton deri 75 mijë franga.

Shqiptarët, kosovarët dhe maqedonasit

Irfan Lika është udhëheqësi i xhamisë Glarus, ku flet për “gjithë shqiptarët”, pavarësisht a janë nga Shqipëria, Maqedonia apo Kosova. Shumica e xhematit punon në ndërtimtari ose punë artizanale, thotë ai. “Kështu që ndërtimi i xhamisë na kushton më pak se zakonisht,” thotë Lika, i cili merr 60 mijë franga në vit.

Ai tregon se një biznesmen i suksesshëm, i cili vozit edhe lamgorxhini, ka dhuruar për ndërtimin e xhamisë plot 41 mijë franga.

Ndërkohë rezultojnë miliona franga për blerje trollesh dhe ndërtime të xhamive shqiptare në Konfederatën Helvetike ku hidhen dyshime se xhamitë shqiptare i marrin paratë nga Arabia Saudite apo salafistët.

Imamët shqiptarë thonë se paratë i jep komuniteti.

Në një lajm të botuar më 16 shtator 2018 nga ina-online.net kue brënda një nate komuniteti shqiptar dha mbi 1 milionë franga. Po sjellim lajmin e plotë bashkë me linkun:

Shqiptarët në Zvicër grumbullojnë 1 milion franga për ndërtimin e xhamisë!

Gjatë një mledhjeje të mbajtur mbrëmë, shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër kanë grumbulluar 1 184 000 franga për ndërtimin e xhamisë “Buhara Sultgen’ njofton PaCensurë.

Kryetari i xhamisë Mustafa Saliu thekson se shifra ka kaluar të gjithë parashikimet e grupit të punës të cilët ishin iniciatorë të kësaj mledhjeje.

“Pas marjes së lejes për ndërtimin e xhamisë e kishim planifikuar ne si grup punues dhe xhemati i xhamisë që të bëjm një manifestim ku qëllim kryesor kishim grumbullimin e të hollave për të ndërtuar xhami” theksoi Saliu.

Për një kohë rekord zemërgjërësia e shqiptarëve dhe interesimi për të dhuruar për xhaminë, bëri që brenda 3 orëve të grumbullohen mbi 1 milion franga .

Saliu gjithashtu nënvizoi se 99% nga dhuruesit janë shqiptarë dhe kryesisht nga Maqedonia, që sipas Saliut tregon se shqiptarët gjithmonë kanë qenë mbrojtës të islamit dhe dhurues në rrugën e All-llahut

Një kontribut i madh dhe një shtytje e madhe për këtë iniciativë ishte edhe Forumi i të Rinjëve musliman i cili përpos shumës 40 mijë franga që dhuroi për xhaminë ishte edhe një ndihmesë e mirë në organizimin e kësaj mbrëmje duke mos lënë pa theksuar se drejtori gjeneral i FRM-së Amet Memeti është edhe imam në xhaminë “Buhara Sulgen’ tha kryetar i xhamisë Mustafa Saliu.

Sipas tij shuma e grumbulluar mbrëmë është një shumë që i ka befasuar me të cilën mund të fillohet dhe mund të punohet, por kjo nuk do të thotë se janë grumbulluar të gjitha mjetetet që nevoiten për ndërtimin e xhamisë.

Xhamia ndërtohet në Sulgen kantonit të Turgaut në Zvicër i cili në vete mban një numër të madh të shqiptarëve, kryesisht musliman nga Maqedonia që jetojnë dhe veprojnë në këtë vend.

Nevrij Ademi/ PaCensurë

Zvicra përsëri vendi me mirëqenien më të lartë në botë

VOAL – Bumi i tregut botëror të bursës në vitin 2017 ndihmoi të pasurit të bëhen edhe më të pasur. Pasuritë financiare bruto të familjeve private u rritën me 7.7% në 168’300 miliardë euro (rreth 188.000 miliardë) vitin e kaluar, tregon siguruesi gjerman Allianz në edicionin e nëntë të “Raportit Global të Pasurisë“, i cili analizon gjendjen e bilancit dhe gjendjen e borxhit të ekonomive familjare në mbi 50 vende.

Zvicra shënon rritjen më të madhe që nga viti 2009 (+ 5.9%), duke fituar përsëri pas një viti parësinë e vendit më të pasur në botë, përpara Shteteve të Bashkuara, Suedisë dhe Holandës. Pasuria neto për kokë banori arrin në 195 217 franga. Më shumë se tetë milionë shtetas zviceranë, duke bërë krahasimin, kishin në total pasurish që tejkalonin atë të 46 milionë spanjollëve ose 210 milionë brazilianëve.

Shkalla zvicerane e rritjes ishte shumë më e lartë se mesatarja e Evropës Perëndimore: vetëm Norvegjia dhe Suedia treguan një rritje prej 6.1%.
ATS

Mes ngazëllimit dhe emocioneve Doris Leuthard njofton largimin e saj nga qeveria

VOAL – Me emocione dhe ngazëllime Doris Leuthard, në takimin e saj në Bernë me mediat, të enjten në mëngjes, njofton dorëheqjen e saj nga Qeveria. Argauesja do të largohet nga Ekzekutivi në fund të vitit.

“Pas 12 vitesh punë, vjen edhe lodhja…” tha ministrja e Departamentit Federal të Mjedisit, Transportit, Energjisë dhe Komunikacionit, duke shtuar se ajo gjithmonë ia kishte kushtuar veten me kënaqësi të madhe pozitës së saj. Sa për spekulimet e ndryshme që prej disa muajsh parashikojnë largimin e saj nga Këshilli Federal, ajo tha se burimi i vetëm i besueshëm në dorëheqjen e ministrave janë vetë ministrat me daljen e tyre drejtpërdrejt para mediave.

“Ndryshimet janë të lidhura gjithmonë me emocione … Unë shpresoj se ju jeni të kënaqur me punën që kam bërë për ju,” tha ajo me emocion, duke falënderuar kolegët e në qeveri dhe në departamentin e saj, si dhe në partinë e saj CVP. “Falë këtyre njerëzve unë kam qenë në gjendje të jetoj shumë momente të mira”.

Zvicra, vuri në dukje Leuthard, është ekonomikisht një vend i fuqishëm, i cili ka ndryshuar shumë në dekadën e fundit. Është thelbësore që të mos kërkohet krahasimi midis interesave të ndryshme, por të ruhet ekuilibri midis tyre. Do të jetë një nga sfidat e mandatit të ardhshëm parlamentar, tha këshilltarja federale e dorëhequr.

Mungesa e transparencës e Bashkim Isenit lë shteg që unë si gazetare të dyshoj për keqpërdorim ! Nga Elida Buçpapaj

Nga kush u pagua albinfo.ch për revistën kushtuar turizmit të Shqipërisë “Shqipëria përtej bregdetit”

 

——————–

Pas botimit të shkrimit tim të dytë hulumtues për projektet dhe paret publike që përfiton albinfo.ch dhe drejtuesi i saj, mora kërcënim se Bashkim Iseni do të më hedhë në gjyq.

Nëse gazetarëve do t’u hiqej e drejta e hulumtimit dhe dyshimit, atëhere e gjithë bota do të ishte një kopje e keqe e shteteve sikur Kosova dhe Shqipëria me sisteme politike kuazi mafioze. Franca, Gjermania apo Zvicra për shembull do të udhëhiqeshin nga liderë si Edi Rama apo Hashim Thaçi, deviza Liberté, Égalité, Fraternité  do ta zëvendësohej me moton korrupsion-klientë- turorë, shteti i së drejtës nuk do të ekzistonte, ndërsa njerëzit e botës të krimit do të bënin ligjin!

Por thelbi i Perëndimit dhe po ashtu edhe Zvicra, Atdheu im tashmë, ku jetoj e punoj prej 23 vitesh, është modeli unik dhe më i mirë i funksionimit të sistemit dhe shtetit të së drejtës. Edhe në perceptimin e korrupsionit, sipas Transparency International, Zvicra gjithmonë është nga shtetet që qëndrojnë në krye të listimit global me koeficent korrupsioni minimal.

Personit që më nisi mesazhin, partnere në projektin balkans.ch me Bashkim Isenin, paçka se ka vetëm tre vjet që ka vënë këmbën në Zvicër dhe pa një CV me performanca konkuruese në fushën e botimit apo turizmit, i thashë “ok, aq më mirë”!

Nuk i frikësohem të vërtetës, pa marrë parasysh se Bashkim Iseni është me “krahë të ngrohtë”, jo si gazetar apo profesionist, se nuk ka fare lidhje me gazetarinë, por si profiter prej rrethanave dhe lidhjeve me politikën shqiptare.

Albinfo.ch u financua nga qeveria zvicerane në vitin 2010, sipas burimeve në shtypin zviceran me 2 milionë franga, për të kryer një mision shumë të rëndësishëm për mirëinformimin dhe integrimin e shqiptarëve. Nuk e ka përmbushur as në mënyrë minimaliste, bile ka shkelur themelin mbi të cilën mbështetet informimi, që është pavarësia dhe paanësia politike.

Kur Ministri i Diasporës Pandeli Majko erdhi këtë pranverë në Zvicër, me shpenëzimet e paguara nga taksapaguesit për të takuar komunitetin, ai e shpërdori paren publike, sepse u takua me një rreth të vogël vicioz pranë PS dhe Edi Ramës, duke anashkaluar komunitetin dhe gazetarët me prejardhje nga Shqipëria, ndërsa nuk harroi të deklaronte se : “albinfo.ch është një platformë model për informimin e diasporës”! Po ashtu premtoi pare. Dhe nuk vonoi, në Parlamentin e Shqipërisë  u votua vetëm nga PS ligji për diasporën ku ligjërohen financimet nga parja publike dhe nga projektet!

Kalimi i ligjit të financimeve është bërë në mënyrë urgjente dhe pa asnjë reagim të opozitës e cila vijon axhendat jashtë Parlamentit !

Gjatë muajve të fundit Bashkim Iseni është shfaqur sikur te jetë organizatori dhe PR i vizitave të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe Ministrave të diasporës të Shqipërisë dhe Kosovës në Zvicër, çka përbën konflikt të hapur interesi sepse cënon direkt pavarësinë politike dhe informuese të portalit të informimit!

Tani më thanë se Bashkim Iseni portalin e informimit albinfo.ch e ka transformuar në një shoqatë.

Bashkim Iseni është xhongler amator, por nuk është as gazetar dhe as botues e as garant i fjalës të lirë.

Bashkim Iseni përfiton trofe, grada, çmime, projekte dhe para nga kryepolitika në Shqipëri dhe Kosovë jo për shërbimet që ai i bën komunitetit, por për shërbimet që ai i bën direkt Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe enturazhit të tyre, me mision diabolik dhe të mbrapshtë për të diznitegruar diasporën.

Një nga figurat më emblematike të diasporës shqiptare në SHBA, gazetari dhe veprimtari i mirënjohur Frank Shkreli, që ka drejtuar Zërin e Amerikës në shqip dhe po ashtu Seksionin e Euro-Azisë tek VOA dhe që gjithë jetën ia ka kushtuar informimit të shqiptarëve dhe integrimeve të tyre Euro-Atlantike, në një nga shkrimet e tij më të fundit vinte alarmin për qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverive të Tiranës e Kosovës jo vetëm ndaj politikave kombëtare  por edhe ndaj diasporës.

“Diaspora sot, shkruan Frank Shkreli në opinionin e tij: “ÇKA PO NDODH KËSHTU? KAOS I RËNDË NË POLITIKËN KOMBËTARE – është më pak e organizuar dhe më shumë e përçarë se kurrë, fatkeqësisht, falë edhe politikave zyrtare të Tiranës dhe Prishtinës dhe influencës së tyre në radhët e diasporës këtu në Shtetet e Bashkuara.”

Nëse Frank Shkreli ankohet me të drejtë për përçarjen e diasporës shqiptare në SHBA, po të ishte këtu në Zvicër do të vinte duart në kokë, pasi komuniteti shqiptar këtu është tërësisht i çintegruar, në kaos dhe nën tutelën e duarve të zgjatura e pis të kryepolitikanëve të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët bëjnë gjithçka për të luftuar figurat me ndikim dhe me integritet në diasporë, duke lançuar kopje të llojit të Bashkim Isenit!

Sikur e thashë që në krye, albinfo.ch u subvencionua nga shteti zviceran për të përmbushur një mision fisnik. Bashkim Iseni ka gëlltitur miliona franga. Subvencionimet që ka marrë janë kthyer shpesh herë në debat në parlamentin e Zvicrës, sepse nuk e kanë justifikuar financimin. Bashkimi Iseni pretendon se ka 16 korrespondentë në Kosovë, ndërkohë që është një faqe shumë pak e vizituar në raport me gjithë ato miliona të gëlltitura. Me sajtin modern, me IT, mbulimin webmaster që e ka gjithçka teknikisht të fjalës së fundit albinfo.ch prodhon shumë pak, nuk ka opinionistët e saj dhe mban qëndrime të hapura propolitikës së udhëhequr nga Hashim Thaçi në Prishtinë dhe Edi Rama në Tiranë.

Ndërsa Zvicra shkurton gazetarë në Agjensinë e saj të Lajmeve ATS/SDA, një institucion i shkëlqyer informimi që identifikohet me Konfederatën Helvetike, si është e mundur që të subvencionojë një portal që nuk ka asnjë standart botues dhe konkurues nga ato që kanë mediat në Zvicër?!

Sipas shtypit zviceran, ( nuk kam info të përditësuara)  ku parlamenti zviceran ka shfaqur shqetësimin për paren publike, mësohet se albinfo.ch në vitin 2018 do të subvencionohet nga pala zvicerane me 40% ! Pra 60 % Bashkim Iseni duhet t’i nxjerrë vetë, me punë. Bashkim Iseni nuk di të punojë! Nëse nuk punon, falimenton!

Por Bashkim Iseni është mësuar të bëjë qejf falë subvencioneve, projekteve e granteve! Është “gjuetar” i mbështetjes financiare që Perëndimi jep për Kosovën dhe Shqipërinë, shto tani edhe pares publike që PS  posa ka votuar në Parlament. Parja që Perëndimi e dërgon me projekte në Kosovë e Shqipëri, rikthehet përmes instrumentave që janë në duart e kryepolitikës direkt e në gojën e Bashkim Isenit, metaforikisht në gojën e aligatorit Bashkim Iseni ! Gojën e ka gjigande në fakt, jo për të shpërndarë apo mbrojtur të vërtetën, por për të gëlltitur pare publike ose ndihma që shkojnë në Shqipëri e Kosovë me qëllime të mira por që shpërdoren nga politika!

Po të pyesësh njerëzit rreth tij, ata të dalin me shpatë në dorë dhe të thonë se projektet që merr Bashkim Iseni janë zvicerane! Edhe kur pyeta për projektin më të freskët, botimin e revistës kushtuar turizmit të Shqipërisë “Shqipëria përtej bregdetit”, kështu reaguan – se kjo revistë është mbështetur nga fondacione zvicerane!

Këtu kemi të bëjmë direkt me dizinformim dhe manipulim të fakteve! Zvicra financon me projekte zhvillimi për Kosovë dhe Shqipëri, ndërsa është pala shqiptare që i kanalizon projektet tek “njerëzit pranë pushtetit politik”. Si në rastin e Bashkim Isenit.

Kam sjellë në vemendje rastin e një projekti Perëndimor në Kosovë në shkrimet pararendëse. Në tetorin e 2016 Leonard Komani, gazetar nga Prishtina e denonconte albinfo.ch dhe një tjetër shoqatë “si grantezhvatës nga diaspora”, sipas të cilit albinfo.ch kishte zhvatur rreth 100 mijë Euro nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) që financohet nga donatorë Perëndimorë, kryesisht ambasada dhe zyra për zhvillim me qëllim zhvillimin e gazetarisë në Kosovë!”

Pra, paret me destinacion gazetarët në Kosovë i rrëmbeu albinfo.ch, “sepse paskish patur në plan të realizonte portrete “të thukta” individësh nëpër Zvicër, Kosovë, Danimarkë, Suedi etj!” Po përse të mos i realizonin portrete të tilla vetë gazetarët e Kosovës lind pyetja?!

Zhvatja, fshehja dhe mungesa e transparencës karakterizojnë edhe projektin më të fundit që ka zhvatur Bashkim Iseni për botimin e revistës për turizmin “Shqipëria përtej bregdetit”!

Rreth botimit të revistës për Turizmin në Shqipëri, ku botues është albinfo.ch, ka terr të plotë informativ, ka mungesë gare, konkurence, ka mungesë dhëniellogarie, ka mungesë të plotë transparence. Si shkuan direkt këto pare në gojën e Bashkim Isenit? As ambasada e Shqipërisë në Bernë nuk ka dhënë asnjë informacion! Në raste të tjera kur e kam pyetur shefin e saj, më ka thënë se nuk ka patur informacione.

Botuesit e voal.ch janë autorë dhe shkrimtarë, me prejardhje nga Shqipëria. Ata nuk kanë marrë asnjë ftesë apo informim për projektin e revistës.

Informacioni erdhi i gjymtuar vetëm kur gjithçka kishte përfunduar, sikur thuhet kur gjithçka ishte bërë fakt i kryer, Fait accompli, kur paret kishin shkuar në gojën e aligatorit dhe revista me 132 faqe, e botuar në mijra kopje, shpërndahet gratis nëpër klube, shoqata dhe ambasadat shqiptare në Zvicër!

Ne si botues dhe shkrimtarë, për dhjetë vitet e fundit kemi botuar 10 libra, me publicistikë dhe poezi, po ashtu në Zvicër prehen eshtrat e Mjeshtrit të Madh, poetit Vehbi Skënderi, tim eti, i persekutuar nga diktatura komuniste, i cili vitet e fundit të jetës i kaloi në Konfederatën Helvetike ndërsa ambasadat shqiptare me një përbërje ose mediokre, ose politike bëjnë veshin shurdh e syrin qorr! Ndërsa huligani Edi Rama për demagogji dhe pafytyrësi i vë avionëve shqiptaro-turkë emra poetësh!

Kjo është situata dramatike në diaspore. Ndaj të njëjtin mendim me Frank Shkrelin, është shumë alarmante, sepse politika e Tiranës dhe Prishtinës në relacione klienteliste e ka shkatërruar tërësisht komunitetin e diasporës në Zvicër.

Zvicra ka qenë modeli më i mrekullueshëm i organizimit të diasporës shqiptare, vendi që diaspora mikpriste Ibrahim Rugovën dhe poetët e Kosovës! Ky model brilant organizimi që kishte marrë mbi supe përgjegjësi të mëdha nisi të rrënohej me vdekjen e Rugovës dhe kur pushtetin politik e mori Hashim Thaçi mjerisht në aleancë me LDK!

Por kam bindjen se diaspora shqiptare në Zvicër ka forca dhe energji që t’i thotë “jo” politikës të kompromentuar shqiptare e çdo lloj relacioni klientelist, të zhyer në llucën e korrupsionit e t’i kthehet organizimeve të saj që kanë në thelb, kulturimin, edukimin dhe integrimin e shqiptarëve. Për të mos qenë nën thundrën e këpucës të një klase politike të korruptuar dhe pa integritet, por përkundrazi qe të ketë ndikimin e saj në vendet e prejardhjes, që mbahen falë remitancave miliardëshe të përvitëshme që kjo diasporë e nderuar dhe e respektuar dërgon në trojet shqiptare!

PS
Po i sjell lexuesit se si qendron voal.ch dhe albinfo.ch në globalrank.
voal.ch e krijuar në vitin 2008, nuk ka marrë asnjë lloj mbështetje, portali mbulohet vetëm me një Hosting dhe është hakeruar pa fund, ndërsa albinfo.ch shpenzon pa fund për modernizimin me fjalën më të fundit dhe ka kapërdirë miliona, por lexuesi kërkon të lexojë se si qendron e vërteta dhe vendss edhe fatin e lexueshmërisë

voal.ch

 

 

Të gjitha paret i zhvat albinfo.ch – a ka albinfo.ch raport klientelist me politikën shqiptare ?! Nga Elida Buçpapaj

Projektzhvatësi Bashkim Iseni lançon projekt të ri që bie erë abuzim dhe korrupsion – Nga Elida Buçpapaj