VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Remitancat e diasporës shkojnë në konsum

By | August 15, 2018

Komentet

Eksperti amerikan David Phillips: Ndarja e Kosovës, pjesë e planit të Putinit (intervista)

David Phillips, ekspert amerikan i politikës së jashtme, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka theksuar se presidenti rus e sheh Kosovën si një projekt amerikan dhe destabilizimi i vendit është mënyra e Putinit për t’u marrë përsëri me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrjen e NATO-s. Sipas tij, ndarja është pjesë e planit strategjik të Putinit për të minuar ndikimin perëndimor në Kosovë dhe për të zgjeruar ndikimin e egër të shtetit të tij duke e forcuar Serbinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Presidentët Hashim Thaçi dhe Vladimir Putin u pajtuan shumë mirë gjatë takimit që zhvilluan në Paris, por ne nuk duhet të mashtrohemi sepse Rusia nuk është mike e Kosovës e as e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka theksuar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” David Phillips, ekspert amerikan i politikës së jashtme.

Ish-këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit vlerëson se presidenti rus e sheh Kosovën si një projekt amerikan dhe destabilizimi i vendit është mënyra e Putinit për t’u marrë përsëri me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrjen e NATO-s, për koordinimin e njohjes ndërkombëtare të shtetit më të ri në Evropë dhe për margjinalizimin e Rusisë në skenën botërore.

Sipas tij, ndarja është pjesë e planit strategjik të Putinit për të minuar ndikimin perëndimor në Kosovë dhe për të zgjeruar ndikimin e egër të Rusisë, duke e forcuar Serbinë.

“A do të garantojë Putin që Rusia do të heqë veton e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për anëtarësimin e Kosovës? A mund ta bindë Kinën? Unë jam skeptik”, thotë mes tjerash Phillips.

Eksperti amerikan i politikës së jashtme gjatë kësaj interviste për “Zërin” po ashtu ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj për çështjen e kufijve në shtator të këtij viti i ka shkruar letër këshilltarit të sigurisë kombëtare në SHBA, John Bolton, përderisa nga një kopje të kësaj letre u është dërguar sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe sekretarit të Mbrojtjes James Mattis.

“Letra e Haradinajt i komunikoi pikëpamjet e tij mbi përpjekjet e rrezikshme dhe destruktive nga disa elementë të Kosovës dhe të Serbisë për të hyrë në një lloj shkëmbim territori. Aq sa di unë, Bolton nuk u përgjigj në këtë letër. Për më tepër, SHBA-ja nuk ka arritur të shprehë qartë qëndrimin e saj mbi ndarjen. Ndarja mund të nxiste një fazë të re të konfliktit etnik në Kosovë dhe në rajon, duke destabilizuar shtetet e brishta multietnike”, ka potencuar Phillips.

Phillips ka folur edhe për vizitën e fundit në Serbi dhe në Kosovë të zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit Matthew A. Palmer, e cila vizitë, sipas tij, më shumë krijoi konfuzion sesa qartësi.

“Palmer gjatë kësaj vizite shfuqizoi rolin udhëheqës të Amerikës. Ai këmbënguli se SHBA-ja nuk ishte ‘një palë negociuese’ për detajet e normalizimit në mes të Serbisë dhe të Kosovës”

Z. Phillips, Kosova ka hyrë në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë. Kur mendoni se ky dialog do të përfundojë dhe cili do të jetë epilogu?

Normalizimi është kritik. Megjithatë, një marrëveshje e keqe është më e dëmshme sesa asnjë marrëveshje. Dialogu duhet të përfundojë kur Kosova t’i arrijë objektivat e saj kryesore, duke përfshirë garancitë nga SHBA-ja dhe bashkësia ndërkombëtare. Sovraniteti i Kosovës dhe integriteti territorial janë vendime të rëndësishme. Negociatat nuk duhet të nxiten ose të kryhen në fshehtësi prapa dyerve të mbyllura.

“Këto janë kërkesat e Serbisë në Kosovë”

 E keni kundërshtuar idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë. Pse një kundërshtim i tillë, jeni të bindur se Kosova do të dalë humbëse nga kjo marrëveshje?

Çdo marrëveshje kërkon mbështetje nga shoqëria civile dhe miratimin nga Kuvendi. Për kuptimin tim, shumica dërrmuese e kosovarëve e kundërshtojnë korrigjimin e kufirit.

Por, çfarë dëshiron Serbia? Negociatat kanë mungesë transparence, kështu që ne nuk e dimë vërtet. Por, duke u bazuar në deklaratat e zyrtarëve serbë duket se Serbia do të heqë dorë nga kërkesa e saj për gjithë Kosovën në këmbim të tokave në veri të lumit Ibër. Enklavat serbe në pjesë të tjera të Kosovës do të kishin autonomi dhe do të ushtrojnë kompetenca ekzekutive. Manastiri ortodoks serb i Deçanit dhe manastire të tjera ortodokse në Kosovë do të fitonin status të posaçëm të mbrojtur. Serbia pret gjithashtu kompensim financiar për pronat që pretendon në Kosovë, duke përfshirë objektet industriale dhe energjetike. Prandaj, ndarja ngre pyetje teknike të ndërlikuara. Si do të ndodhte demarkacioni? Shkëmbimi i tokave në veri të lumit Ibër për tokat etnike shqiptare në Serbi si: Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kërkon një formulë. A do të ishte shkëmbimi simetrik, apo i bazuar në vlerën e vlerësuar të territoreve në fjalë? Çfarë do të ndodhte me shqiptarët etnikë që aktualisht banojnë në veri të lumit Ibër? A do të mbeteshin, apo do të kishte një proces të menaxhuar për migrimin dhe për kompensimin e tyre? A do të kenë mundësi serbët e Kosovës në jug të emigrojnë në tokat veriore të lumit Ibër? Çfarë mekanizmi do të krijohej për të menaxhuar fluksin e popullsisë? Çfarë do të ndodhte me marrëveshjen ekzistuese për një Asociacion të Komunave Serbe? A do të vazhdojë Beogradi ende të kërkojë themelimin e AKS-së për komunat serbe në jug të Kosovës?

Kompensimi është gjithashtu i ndërlikuar. Për Komisionin e Kompensimit të Pronës do të ishte e nevojshme t’i shqyrtojë titullarët, të përcaktojë pronësinë, të përcaktojë vlerën e pronave dhe të rregullojë kompensimin.

Kush do t’i zotërojë minierat e “Trepçës”? Duhet të adresohen çështje të tjera të burimeve natyrore, të tilla si shfrytëzimi i Liqenit Gazivoda.

Ndarja do të hapte plagë nga lufta. Ka ende mijëra njerëz të pagjetur. Si do të adresonte llogaridhënien një marrëveshje për ndarjen? A do ta ndryshojë Serbia kushtetutën e saj për ta njohur Kosovën? A do t’i braktisë Serbia përpjekjet e saj për të penguar vendet tjera të njohin Kosovën, si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucionet multilaterale? A është përgatitur Komisioni Evropian për t’i filluar negociatat me Kosovën lidhur me anëtarësimin e saj në BE? Cilat janë veprimet e parashikuara për vendet mosnjohëse nga BE-ja: Spanjë, Greqi, Qipro, Rumani dhe Sllovaki? A do të ndikonte marrëveshja që Rusia dhe Kina të heqin veton e anëtarësimit të Kosovës në OKB?

Thaçi dhe Putin u pajtuan shumë mirë

Javë më parë presidenti Thaçi ka takuar në Paris presidentin rus Vladimir Putin, i cili njëherësh është kundërshtari më i madh i pavarësisë së Kosovës. Pikësëpari, si e vlerësoni takimin Thaçi – Putin?

 Sipas të gjitha llogarive ata u pajtuan së bashku shumë mirë. Megjithatë, le të mos mashtrohemi. Rusia nuk është mike e Kosovës ose e Shteteve të Bashkuara. Ajo shet armë të sofistikuara në Serbi, duke rritur rreziqet e konfliktit të dhunshëm. Ajo krijoi një bazë të inteligjencës në Nish. Putin e sheh Kosovën si një projekt amerikan. Destabilizimi i Kosovës është mënyra e Putinit për t’u marrë përsëri me Shtetet e Bashkuara për ndërhyrjen e NATO-s, për koordinimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës dhe për margjinalizimin e Rusisë në skenën botërore.

 Para se të takohet me presidentin Thaçi Putin ishte takuar me presidentin turk Erdogan. A e mundësoi ky i fundit takimin Thaçi – Putin, apo presidenti serb Aleksandër Vuçiq?

Erdogan është një person ogurzi që po ndjek një agjendë neootomane e islamike në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Fitimi i pasurive dhe zgjerimi i ndikimit politik është një formë e neokolonializmit. Kosovarët nuk luftuan okupimin e Serbisë për t’u dorëzuar në duart e Erdoganit. Mjaft janë gjashtë shekuj të pushtimit turk.

Presidenti Putin, sipas presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se Rusia do ta mbështesë çfarëdo marrëveshje Serbi – Kosovë. Cili është interesi i Rusisë nga kjo marrëveshje dhe pse një përkrahje e tillë për marrëveshjen kur dihet se deri më tani Rusia ka kundërshtuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare për Kosovën?

Putin ka një pamje afatgjate të historisë. Ndarja është pjesë e planit strategjik të Putinit për të minuar ndikimin perëndimor në Kosovë dhe për të zgjeruar ndikimin e egër të Rusisë duke forcuar Serbinë. A do të garantojë Putin që Rusia do të heqë veton e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për anëtarësimin e Kosovës? A mund ta bindë Kinën? Unë jam skeptik.

A ka rrezik se nga një marrëveshje përfundimtare me Serbinë Kosova t’i humbë komunat veriore të banuara me shumicë serbe, ndërsa nuk do ta marrë as Luginën e Preshevës në jug të Serbisë, siç po pretendon Thaçi?

Ne nuk kemi parë një letër mbi kushtet e marrëveshjes. Derisa negociatat të jenë transparente dhe të kodifikuara për të dhënat publike nuk dimë se çfarë do të ndodhë me Luginën e Preshevës.

Presidenti Thaçi nuk po fiton kurrfarë përkrahje politike në vend për ta realizuar idenë e tij me Serbinë. Si mund të nënshkruhet një marrëveshje, e cila nuk do të mundë t’i sigurojë 80 vota në Kuvendin e Kosovës?

Deputetët e Kuvendit do të votojnë pasi t’i kenë studiuar detajet. Deri atëherë është e paqartë se sa mbështetje ka Thaçi në Kuvend. Kam mësuar gjatë diskutimeve të mia në Prishtinë se edhe anëtarët e PDK-së janë skeptikë.

Haradinaj i shkroi Boltonit për kufijtë, por nuk mori kurrfarë përgjigje

 Për dallim nga presidenti Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj po e kundërshton ashpër idenë për korrigjimin e kufijve me Serbinë. Madje thuhet se për këtë çështje Haradinaj i ka shkruar letër edhe administratës amerikane në Uashington. A keni njohuri për një letër të tillë dhe a ka marrë ndonjë përgjigje nga administrata e presidentit Trump?

Po, ai i ka shkruar këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton, më 18 shtator 2018, duke e bërë të qartë kundërshtimin e tij ndaj korrigjimit të kufirit. Letra i komunikoi pikëpamjet e tij mbi “përpjekjet e rrezikshme dhe destruktive nga disa elementë të Kosovës dhe të Serbisë për të hyrë në një lloj shkëmbim territori”. Ai paralajmëroi se rregullimi i kufirit “do të sjellë shkatërrim në vendet tona dhe do të kërcënojë stabilitetin në Ballkan dhe në Evropë. Shumica dërrmuese e popullit kosovar i kundërvihet fuqishëm idesë së tmerrshme që propozohet tani. Kjo është e njëjta ide që shkaktoi të gjitha luftërat e kaluara; duke u përpjekur të krijohen shtete etnikisht të pastra duke lëvizur kufijtë dhe popujt”. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe sekretari i Mbrojtjes James Mattis morën kopje të letrës. Aq sa di unë, Bolton nuk u përgjigj. Për më tepër, SHBA-ja nuk ka arritur të shprehë qartë qëndrimin e saj mbi ndarjen.

A do të sjellë paqe korrigjimi kufitar? Ndarja mund të nxiste një fazë të re të konfliktit etnik në Kosovë dhe në rajon, duke destabilizuar shtetet e brishta multietnike. Shumë njerëz vdiqën për të ruajtur idealin e shteteve demokratike, etnikisht të ndryshme në Ballkanin Perëndimor. Ndarja do të paralajmëronte humbjen e Kosovës si një shoqëri multietnike. Qëllimi i Sllobodan Millosheviqit ishte gjithmonë që të bashkonte kombin serb dhe të krijonte “Serbinë e Madhe”. Ndarja e Kosovës do të arrinte në tryezën e negociatave që Millosheviq nuk arriti ta arrinte nëpërmjet spastrimit etnik.

Qasja e administratës së presidentit Trump karshi Serbisë ka ndryshuar dukshëm, e krahasuar me administratën e presidentit Obama. Pse një ndryshim i tillë i politikës amerikane?

Administrata e Trumpit deklaron se nuk ka “linja të kuqe”, që do të thotë se çdo gjë është e mundur nëse palët bien dakord me të. A do të thotë kjo mbështetje për korrigjimin e kufirit? Qeveria e Kosovës meriton një deklaratë të qartë të politikës amerikane. Biseda e dyfishtë ngatërruese nuk është e mjaftueshme.

Cili është ndikimi konkret i lobit serb te administrata e presidentit Trump?

Unë nuk kam njohuri për lobin serb. E di, megjithatë, se lobi shqiptar historikisht ka pasur ndikim të madh. Shqiptaro-amerikanët duhet të shprehin me zë të lartë dhe qartë pikëpamjet e tyre mbi ndarjen tek anëtarët e Kongresit dhe të Administratës. Tani është koha që shqiptarët amerikanë të veprojnë.

Palmer shfuqizoi rolin udhëheqës të Amerikës

 Z. Palmer javë më parë gjatë vizitës në Beograd dhe në Prishtinë ka deklaruar se Amerika nuk ka vija të kuqe për marrëveshjen Kosovë – Serbi. Ai ka punuar për disa vite në Ambasadën e SHBA-së në Beograd, ku ka këshilluar ambasadorin për raportet në mes të Serbisë dhe të SHBA-së. Si e komentoni një deklaratë të tillë dhe pse ky ndryshim i qëndrimit politik të SHBA-së karshi Kosovës?

 Zëvendësndihmëssekretari i Shtetit Matthew A. Palmer, vizitoi Serbinë dhe Kosovën (19-23 tetor 2018). Vizita e tij krijoi më shumë konfuzion sesa qartësi. Para se të shkonte në Kosovë Palmer vizitoi Serbinë, ku u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq, i cili i bëri atij një kundërshtim të madh për krijimin e ushtrisë së Kosovës. Në Serbi Palmer u fotografua me një karficë në veshjen e tij me flamuj, të SHBA-së dhe atë të Serbisë. Fotografia u shpërnda gjerësisht nga agjencia shtetërore e lajmeve “Tanjug”. Përtej fotos, optika e udhëtimit të Palmerit ishte e gabuar. Ai do të duhej të shkonte në Kosovë së pari dhe pastaj në Beograd. Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë një marrëdhënie të veçantë. SHBA-ja dhe NATO-ja hynë në luftë për të parandaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve nga forcat e Millosheviqit.

Çfarë mesazhi ka përcjellë Palmer? “Ajo që ne duam të arrijmë është një normalizim i plotë i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe kjo është një sfidë komplekse”, tha Palmer për Radiotelevizionin e Serbisë. Ai shtoi se “nuk ka vija të kuqe”. Sipas Palmerit, “çdo marrëveshje duhet të trajtojë pasurinë e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe një pjesë që ka të bëjë me rajonet e Gazivodës dhe të ‘Trepçës’”. A thua deklarata e Palmerit nënkupton se këto rajone janë gati për t’u marrë? Palmer gjithashtu shfuqizoi rolin udhëheqës të Amerikës. Ai këmbënguli se SHBA-ja nuk ishte “një palë negociuese” për detajet e normalizimit në mes të Serbisë dhe të Kosovës.

Si e shihni qëndrimin e deritanishëm të Gjermanisë në çështjen e dialogut Kosovë – Serbi dhe a mendoni se edhe kancelarja Merkel në fund do të mundë ta pranojë një marrëveshje eventuale Thaçi -Vuçiç?

QUINT-i përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia. Gjermania dhe Britania kundërshtojnë korrigjimin e kufirit. Franca dhe Italia janë më fleksibile.

Specialja të veprojë ose të pushojë

Muajin e kaluar Kosovën e vizitoi edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, vizitë kjo që u komentua në Kosovë si parapërgatitje e terrenit për ngritjen e aktakuzave të para. Kur mendoni se do të ngrihen aktakuzat e para dhe a do të jenë në mesin e të akuzuarve edhe liderët shtetërorë të Kosovës?

Ky proces ka shkuar shumë larg. Gjykata Speciale duhet të veprojë ose thjesht t’i pushojë shqyrtimet. Është e padrejtë që politikanët e Kosovës të kenë një shpatë mbi kokat e tyre.

Qytetarëve të Kosovës u është premtuar që në fund të këtij viti do të mundë të lëvizin pa viza në BE, por janë disa shtete anëtare që po e kundërshtojnë heqjen e vizave për Kosovën. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, po deklarojnë se Kosova duhet ta kushtëzojë vazhdimin e dialogut me çështjen e vizave. A do të mundë Kosova realisht ta bëjë një kushtëzim të tillë?

 BE-ja është një ndërmjetëse e dobët. Arkitektura e ndërmjetësimit duhet të përmirësohet për të përfshirë një rol të barabartë për Shtetet e Bashkuara. Negociatat nuk mund të jenë pa limite të caktuara. Kosova duhet të kërkojë një marrëveshje deri në kohën kur mandati i Federica Mogherinit përfundon në maj të vitit 2019. Sa më gjatë që merr kohë, kjo është përparësi më e madhe për Serbinë. Sot BE-ja mbështet Kapitullin 35, i cili thotë se Serbia nuk mund të bëjë përparim me kandidaturën e saj për në BE derisa t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Nuk kemi asnjë siguri për mbështetjen e saj për Kapitullin 35 në të ardhmen.

Javën e ardhshme do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. A mendoni se është siguruar përkrahja e nevojshme për anëtarësim në këtë organizatë?

Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL ka gjasa të ndodhë, pjesërisht për shkak të diplomacisë efektive nga autoritetet e Kosovës dhe mbështetjes së fortë nga Uashingtoni. Anëtarësimi në INTERPOL do të demonstrojë se çfarë mund të arrihet kur personalitetet politike të Kosovës punojnë së bashku në mbështetje të interesit kombëtar dhe jo të vet interesit të tyre personal.

Britania post-Brexit në bazë të propozimit të Theresa Mayt

Nëse propozimi i Kryeministres britanike Theresa May për Brexitin miratohet dhe hyn në fuqi, çfarë nënkupton ai për Britaninë?

Marrëveshja për Brexitin përfshin dy dokumente. I pari, një marrëveshje me 585 faqe, përmbyll marrëdhënien e Britanisë me Evropën, ndërsa i dyti, një udhëzues me shtatë faqe, përshkruan marrëdhënien në të ardhmen, thuhet në një artikull të së përditshmes, The Guardian.

Conservative Party politician Steve Baker holds a Brexit document as British Member of Parliament, Jacob Rees-Mogg, speaks from St Stephen's Entrance at the Houses of Parliament, in London, Britain Nov. 15, 2018.

Conservative Party politician Steve Baker holds a Brexit document as British Member of Parliament, Jacob Rees-Mogg, speaks from St Stephen’s Entrance at the Houses of Parliament, in London, Britain Nov. 15, 2018.

Periudha tranzitore do të fillonte më 29 mars 2019 dhe do të përfundonte më 31 dhjetor 2020. Gjatë kësaj kohe, Britania do të vazhdonte të ndiqte të gjitha rregullat e BE-së, por nuk do të ishte pjesë e institucioneve të organizatës, siç njofton BBC-ja.

A pro-Brexit campaigner holds a placard as a tourist bus passes by in Westminster London, Britain, Nov. 16, 2018.

A pro-Brexit campaigner holds a placard as a tourist bus passes by in Westminster London, Britain, Nov. 16, 2018.

Marrëveshja e tërheqjes nga BE-ja do të mundësonte që tranzicioni të zgjatej vetëm një herë, për një periudhë të kufizuar, por do t’u kërkonte Britanisë dhe Bashkimit të binin dakord për këtë zgjatje para 1 korrikut 2020.

Propozimi përfshin edhe përllogaritje mbi shumat që do të duhej t’i paguante Britania Bashkimit Evropian për të shlyer të gjitha detyrimet ndaj tij.

Shtetasit britanikë në BE dhe shtetasit e vendeve të tjera të BE-së në Britani do të mbanin të drejtat e banimit dhe përfitimet e tjera sociale edhe pas shkëputjes së Britanisë.

An anti-Brexit demonstrator hold placards opposite the Houses of Parliament, in London, Britain, Nov. 13, 2018.

An anti-Brexit demonstrator hold placards opposite the Houses of Parliament, in London, Britain, Nov. 13, 2018.

Nëse në përfundim të 2020 nuk është arritur një marrëveshje tregtare afatgjatë dhe nuk bëhet një shtyrje e periudhës tranzitore, atëherë do të hynte në fuqi një marrëveshje për vendosjen e një “territori të vetëm doganor mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian”.

Në bazë të këtij pakti, Britania duhet të ndjekë të njejtat rregulla dhe kushte për të mos lejuar që ajo të sigurojë avantazhe konkurrence, ndërkohë që është përfshirë në të njëjtin territor tregtar.

Për të dalë nga ky pakt tregtar/doganor kërkohet një marrëveshje dypalëshe mes Britanisë dhe BE-së.

Bukuria diskrete e fashizmit – Nga Marco Allon


Pablo Picasso, Natyrë e vdekur me një kokë të lashtë, fragment

Në vitin 1996 Abrahami Yehoshua botoi një ese të titulluar: Hebre, izraelit, sionist: koncepte të specifikuara. Sot do tentuar një sprovë e ngjashme në kuadrin e koncepteve që direkt ose indirekt i përkasin fashizmit: diktaturës, autoritarizmit, illiberalizmit, populizmit, ksenofobisë, racizmit, demokracisë autoritare dhe kështu me radhë. Nuk ka dyshim që konceptet duhet të specifikohen dhe mbi të gjitha të rishikohen.

Ndërsa është e diskutueshme se përballë fenomeneve të viteve të fundit një “fashistometër” alla Michela Murgia a mund të na tregojë diçka shumë të rëndësishme në lidhje me atë që po ndodh, nuk ka dyshim se diçka po ndodh. Dhe në qoftë se nxitja e sociologut Domenico De Masi që të lidhë atmosferën “salviniane” me atë të Italisë së vitit 1919 mund të duket alarmante, nuk ka dyshim që një alarm duhet dhënë.

Nga gjuha tejet e qartë djathtiste tek parullat para dhe paszgjedhore të natyrës “proteksioniste”, tek retorika “patriotike”, pra jo haptazi “ksenofobike”, dekret-ligjet diskriminuese ndaj më të dobtëve, përdorimi i buldozerëve për të spastruar “të parregulltit“, tek orvatjet për të “tallur” shtypin, dhe shumë më tepër, është e qartë se të paktën njëfarë “zefiri” i karakterit fashist – siç e qunte Antonio Tabucchi duke kujtuar Pereiran e tij – ka filluar të fryjë nëpër Itali dhe nëpër Europe. Dhe t’ua mbyllësh gojën si “alarmistë” atyre që erëra të tilla duan t’i krahasojnë me skenarët e kohëve të fundit dhe t’i shpallin “anti-demokratike” – për të mos thënë diktaturiale – është njëlloj si t’ua mbyllësh gojën si ndërgjegjes qytetare dhe memories historike.

Duke thënë këtë, nuk mund të fshihemi pas një gishti: “risia” salviniane – e madje edhe “risia” tejet e propaganduar “e ndryshimit” pesyjësh” – nuk janë absolutisht “risi” ose “ndryshim”. Siç e theksonte Eugenio Scalfari në takimin e tij me Umberto Econ – i cili në Numrin Zero të tij ka parashikuar një klimë të tillë, “joliberale” – “italianët kanë qenë gjithmonë të djathtë, dhe e majta italiane ka qenë gjithmonë në opozitë.” Pra, të përrallosësh se italianët shohin në një neo-kryetaruc liderin maksimal të tyre nuk ka asgjë të habitshme.

Njëqind vjet janë bërë nga Kaporeto (vendi ku Italia pësoi një humbje katastrofale gjatë Luftës së Parë Botërore, – shënim i përkthimit): historia që nga ajo kohë është e njohur. Ventennio (dydekadëshi, – shënim i përkthimit) musolinian është arketip dhe mitër – pavarësisht ndërprerjes së rezultateve negative të tij (kam parasysh figura të përkryera si Giovanni Gentile) – të asaj që duhet të kuptohet si fashizëm dhe diktaturë. E “dydekadëshi i dyfishtë” (nuk e lë dot manash) demokristian u stigmatizua nga disa – jo më pak nga Pier Paolo Pasolini – si shumica “kleriko-fashiste”, madje edhe me disa pikëzime të “mafias” (Giulio Andreotti u dënua për mafian dhe nuk u shfajësua deri në vitin 1980). “Dydekadëshi populist” (siç përcaktohet nga Paolo Flores d’Arcais), i markës kraksiane dhe më pas berluskoniane, dihet se në çfarë katandie ka përfunduar, në historinë e “Manipulite në të parin dhe në atë që disa e kanë quajtur një “grusht shteti» i Mario Montit në të dytin.

Pastaj vijmë në ditët tona. Nga “fanculeidi” grilline tek ” italocentrismo “salvinian, ne jemi ankoruar një Low and Order të ri që nuk ka asgjë të ngjashme me të majtën. Në të vërtetë,  pamja “më e keqe” e së cilës  është pretendimi mjaft i huaj si ndaj partitizmit dhe traditave të lavdishme politike të së kaluarës: me një shkelje syri për atë “populizmit”, që është në fakt një “popolocrazia” (Ilvo Diamonds) kur njerëzit bëhen një referent ( “njerëzit nuk ekzistojnë, por kërkesat e grupeve të veçanta shoqërore” sipas Massimo Cacciari) që është i konfiguruar si grigjë delesh e prirur ndaj frikës dhe shpërblimit fai-da-te.

Pra, le të dorëzohemi. Me azerimin e kujtesës historike falë analfabetizmit progresiv dhe gjithë-përfshirës ( “të rinjtë sot zotërojnë vetëm 600 fjalë, deri pesë vjet më parë dinin 4000” paralajmëron Umberto Galimberti)  “fashizmi” e ka të lehtë për të rifituar pasuesit e tij: një shumica dërrmuese të popullsisë ose “popullit” të cilit i ka shktuar gjithmonë më shumë frikë “zezaku” se e “zeza”.

Sepse “e zeza” na ngjason? Më shumë se “zezaku” i ngjan atij? Sigurisht: tertium nuk datur. Në këtë njëqindvjeçar dhe në këtë pandryshueshmëri frenetike të instinkt plebé Italia gjithmonë i ka ngjasuar vetvetes./ VOAL

NGJARJET E FUNDIT TREGOJNË SE KONFLIKTI ME GREQINË ËSHTË AKOMA I HAPUR – Nga ASLLAN BUSHATI

Mendimet e mëposhtëme për  këtë  shkrim,  dëshiroj  t’i ndaj në radhë të parë me gjithë  pjestarët e komunitetit  shqiptar në SHBA. Por në se mirkuptimi është më i gjërë  në diasporë  e në trojet etnike do t’ju ofroja  mirnjohjen time të pakufishme . Kështu, më se pari jam i prirur tju kërkoj mbështetje  e mirkuptim  gjithë vatranëve , të cilët më njohin nga afër. Po ashtu  edhe miqve të mi të vjetër e të ri, drejtuesve të organizmave të komunitetit , intelektualëve, biznesmenëve, medias, madje dhe të gjithë shqiptaro- amerikanëve që mendojnë afërsisht (ose identikisht)  si  unë. E them këtë se pas një analize të shkurtër do t’ju bëj thirrje të bashkohemi për dy problem të cilat i konsideroj shumë të rëndësishme.

Janë të njohura botërisht: sulmi  grek kundër shtetit  shqiptar të porsa krijuar në 1912, pushtimi i trojeve jugore shqiptare në luftën ballkanike, sulmet  e papricipta në Lidhjen e Kombeve, pushtimi i trojeve shqiptare në konfliktin italo-grek, gjenocidi  ndaj popullsisë came, shpallja dhe mbajtja deri më sot i ligjit të luftës me Shqipërinë, konflikti i armatosur i vitit 1949, kërcënimet e vazhdueshme gjatë gjithë Luftës së Ftohtë,  vrasja e tre ushtarakëve shqiptar në Postën Kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër, vrasja nga policia greke  e 171 shqiptarve pas 1991 pa dhënë asnjë shpiegim dhe ngjarja e 7 Nëntorit 2018 në Bularat të Gjirokastrës, etj, etj  tregon se konflikti i shqiptarve me grekët është akoma  i hapur dhe i rrezikshëm.

Shtetasi shqiptar Kostandinos Kacifas (minoritar grek , por edhe me shtetësi  greke), i stërvitur në forcat komando të Greqisë, shfrytëzoi një aktivitet paqësor në fshatin e tij në Bularat të Gjirokastrës  (ku ishte e  ftuar edhe një ministre  greke) për të kryer një akt të shëmtuar  terrorist. Ky person pa asnjë arsye dhe pa paralajmërim  sulmon  me një automatik  me dylbi , postën e policisë shqiptare që ishte e pranishme për ruajtjen e rendit e të qetësisë publike.  Pasi Kacifas  vazhdonte të qëllonte pa ndërprerje,  e nuk i bindet forcave të rendit që  të dorzohet, dhe duke qenë një  rrezik potencial  për  njerzit e pranishëm dhe policinë , asgjësohet sipas ligjit shqiptar dhe së drejtës ndërkombëtare.

Asgjësimi i tij, brenda pak orësh u kthye  në Greqi , në një valë urrejtjeje  e rracizmi  të paparë  kundër shqiptare, ku  pothuaj në shumicën e mediave , situata u transformu  në thirrje të hapur  për luftë. Sakaq,  forcat më të errta greke  të të ashtuquajturit “Agimi i artë” e të nacionalizmit ekstrem, planifikojnë dhe organizojnë një maskaradë të vërtetë  gjat ceremonisë mortore  në Bularat  më 7 Nëntor 2018. Me trupin e pajetë me arkivol të hapur të të ndierit  Kacifas, në prani të një euro deputeteje qipriote, të një deputeti  grek, të dy deputetëve ( dhe një ish deputeti) shqiptar të komunitetit grek, me një flamur super të madh grek ku thuhej se : këtu është vorioepir, vorioepiri është Greqi, Maqedonia është Greqi …në korr bëhej thirrje që  me sopata e me zjarr vritni shqiptarët. Kështu ceremonia mortore  e Kacifas  u këthye në cfaqen më të shëmtuar të nacinalizmit kriminal  grek.

Ceremoninë e udhëhoqën figura të njohura  dhe të skeduara të krimit në Greqi,  të cilët kanë qenë të pranishëm  pothuaj në të gjitha provokimet e tri dekadave të fundit që grekët kan bërë në Shqipëri. Krahas fyerjeve të rënda , ata  kërkonin në korrin  mortor e në media që Kacias nga terrorist të shpallej “hero i vorioepirit’ dhe kisha ta shall  ate “Shejt” e në vendin e asgjesimit të tij  në Bularat të ngihet një kishë me emrin e tij, e të bëhet vendi i peleglinazheve të së ardhmes. Kortezhi me në krye figurat e sipërpërmendura , e në mënyrë provogative bllokoi edhe qarkullimin e lirë  njerëzve e të mjeteve  në rrugën nacionale Gjirokastër- Kakavi, duke e këthyer  ceremoninë mortore në një shëmti  të  pa dëgjuar ndonjëherë e të përdorur politikisht në mënyrën më të ulët të mundëshme.

Në gjykimin tim,  lejimi  nga autoritetet shqiptare i  grekëve për të marrë pjesë në një ceremoni  mortore, ka qenë i drejtë dhe i  arsyeshëm. Por toleranca e autoriteteve shqiptare ka qenë  më e  tepërt se sa duhej, madje  deri  poshtëruese. Prisja që: Presidenti, Kryeministri, Ministri i Jashëm, e Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit të dilin me deklarata dhe të mbronin sigurinë kombëtare e prestigjin e shtetit. Nuk e bënë ,e kjo rëndon jo vetëm mbi to por mbi cdo shqiptar.

Kjo situatë provogative dhe e shëmtuar më ka shtyrë tju drejtohem ju të nderuar  bashkatdhetarë në SHBA e më gjërë, që për dy problem të bashkohemi dhe të kërkojmë ndihmën e miqve tanë amerikan në Kongres, Senat, Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë (po të jetë e mundur edhe në shtete të tjera)se :

  1. Varrezat e ushtarëve grek të rënë në trojet shqiptare në kohën e luftës italo-greke, janë ngritur padrejtësisht në Shqipëri. Por më e keqja,  ata tashmë janë  këthyer në vende peleglinazhi  fyes për shqiptarët nga forca të errta e ekstremiste greke. Prandaj është në të mirë të të dy vendeve, të të dy popujve dhe të të dy shteteve që ato të trasferohen sa më parë brenda teritorit grek. Në të kundërt do të krijohen kushtet që njerëz të pa formuar, të pa përgjegjëshëm e  jo tolerant , të ndërmarrin akte dhunimi e përdhosjeje  ndaj këtyre varrezave. E këtë nuk do ta dëshironte asnjë shqiptar i përgjegjëshëm, se në kodin tonë moral si komb dhunimi i varreve (edhe i armiqve është i papranueshëm). Por kjo ka gjasa që të ndodh dhe konflikti i armatosur do të shtrohej si opsion.
  2. Ekstremistët grek në Bularat të Gjirokastrës ,bënë thirrje që në atë vend të ngrihet një kishë me emrin e Kostandin Kocifas, ku të jetë vend peleglinazhi i përhershëm. Kjo do të ishte për shqiptarët shumë provogative dhe e pa pranueshme. Grekët në vendin e tyre  terroristin Kocifas mund ta bëjnë hero , ashtu sic mund ta bëjnë edhe shejt, por Bularati është pjesë integrale dhe e pandashme e Shtetit Shqiptar. Në se maskarada e 7 nëntorit 2018 vazhdon me mënyra e forma të tjera  , konflikti nuk është larg.

Që konflikti i armatosur midis shqiptarve e grekve të mos ndodh, ju bëj thirrje të nderuar bashkatdhetar, që në kohën më të shkurtër të kontaktoni me kongresmenët dhe sematorët e shtetit tuaj  e t’ ju bëni  të qartë situatën shpërthyese që ekziston për të dy problemet e sipër përmendura. Ndihmesa e tyre do të jetë   shumë e madhe dhe shumë e nevojëshme.

ASLLAN  BUSHATI

ME SKËNDERBEUN U RRITËM… – Nga HASAN SELIMI

 

-Nga fjala e hapjes e studiuesit Hasan Muzli SELIMI, mbajtur më 11 tetor 2018 në Tiranë,  në “Ora e Madhe Letrare për Skënderbeun”, organizuar në kuadrin e 550 Vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në “Vitin e Skënderbeut” dhe të Simpoziumit Ndërkombëtar Kulturoro-Letrar “Skënderbeu në Kulturën Europiane” (Kosovë, 8-10 tetor 2018), nën kujdesin e Unionit të Shkrimtarëve e Kritikëve Shqiptarë (USHKSH) me kryetar Reshat Sehitaj –

 

          Në klasen e katërt mësuesi na dha mësim dite poezinë e Naim Frashrit “Krujë, o Qytet i Bekuar/ Prite, prite Skenderbeun / Po vjen si pëllumb i shkruar / Të shpëtoj Mëmëdhen nga armiqtë e mallkuar/.  Ai na e lexoi në klasë, na zgjidhi idenë artistike të veprës dhe na la detyrë ta mësojmë përmendësh.

Në shtëpi, në Kasaj, unë e lexova disa herë. Aq herë e lexova me të madhe sa u bana i bezdishëm. Baba më pyeti: si ishte Skenderbeu…?! Fillova të flas që Skenderbeu ishte i fuqishëm, trim dhe fluturonte me kalin e tij nga maja në majë. Baba më lejoi që të flas për Skënderbeun derisa unë nuk pata çfarë të them tjetër.

Në darkë vonë sipër shtëpisë tonë u dëgjue një zhurmë e madhe. Me sa duket ishte një avion që për kohën ishin të rrallë. Doli baba qëndroj pak dhe pasi u kthye e tha që “ishte Skënderbeu”.

-Pse nuk më thirre ta shikoj…-i thashë babës.

-Nuk ndaloi, ishte për shpejt. Donte të shkonte në front të luftës më Rusinë. Atje kishte ushtarët tash sa ditë – m’u përgjigj baba.

Në shkollë erdhi ora e leximit. Unë ngrita doren dhe para se të filloj të recitoj poezinë i thashë mësuesit që mbrëmë ka qenë Skënderbeu këtu nga shpija jonë, kaloj për në frontin Rus. Nuk ndaloi, sepse lufta po fillonte e nuk donte t’i lanë ushtarët vetëm.

Mësuesi nuk qeshi, por shpjegoi me shumë pedagogji që Heroi nuk jeton. Ai është në dashurinë tonë dhe e kemi kudo. U mërzita që nuk doli dëshira ime. Por kaq ishte dijenia ime.  Mendoja se prindi im është gjithçka dhe gjithçka dinë ai është e vërtetë. Nuk më shkonte në mendje që baba lot me mue në atë mënyrë kur ishte aq i ashpër.

Sot në kuadrin e 550 vjetorit të ndarjes nga rruga, puna vetmohuese politike, ushtarake, ekonomike, shkencore dhe diplomatike  e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut,  këtu në Tiranë, nën mbikqyrjen e Presidentit të Unionit të Shkrimtarëve e Kritikëve Shqiptarë, z. Reshat Sehitaj, po organizohet ky tubim  “Ora e Madhe Letrare-historike, filozofike e Skënderbeut”. Kjo veprimtari ka ditë që vazhdon me sukses në trojet etnike shqiptare si në Prishtinë  e Shkup, Prizren e Ulqin e tashti në Tiranë.

Periudhën nga 6 maj 1405 deri me 17 janar 1468 Skënderbeu ia la në dorë pa frikë historisë, letërsisë, filozofisë dhe analistëve të tjerë të çdo kohe e të çdo niveli. Gjatë periudhës nga data 17.01.1468 e në vazhdim janë ba shumë studime, analiza, sesione e simpoziume shkencore për burrin me shumë emra Jeon, Gjergj, Skënderbe, Aleksandër Kastriotin dhe akoma nuk është kompletuar figura e tij poliedrike.

Për të dhënë kontributin publik sot në këtë aktivitet kanë ardhë shkenctarë, shkrimtarë e poetë, nga gjithë Shqipëria, miq të Shqipërisë e të shkencës, profesorë të nderuar nga bota si: Kryetari i Unionit të Shkrimtarëve të Rrjetit Botëror z. Daniel Lewers nga shteti Francez. Nga Universiteti në Londër, Nicole Barriere. Drejtore e Shtëpisë Botuese në Paris Helen Stafford. Akademikë të shquar si akkademik prof. dr. Beqir Meta – drejtor i Institutit të Historisë pranë Qendres së Studimeve Albanologjike në Tiranë,  ambasadori Malë Berisha, ambasadori Spartak Topollaj, si dhe shumë personalitete të penës, krijimtarisë e veprimtarisë kombëtare e shkencore brenda e jashtë territorit të Shqipërisë.

Këtu në  Hotel “Opera” në Tiranë kam nderin ta deklaroj të hapur këtë veprimtari me peshë dhe që do të zanë vend në historinë e kulturës shqiptare.

Më del për detyrë të konfirmoj se puna ime kërkimore për këtë aktivitet nuk do të këndohet, pasi këtu ka njerëz, siç e shprehem më lart, që do të përformojnë dijet e tyre për Heroin tonë Kombëtar, Skënderbeun. E duke larguar nga mendësitë praktike amatorizmin do i lëmë vendin profesionistëve të Kombit tonë  e profesionistëve të huaj.

Kam nderin dhe kënaqësinë, që në cilësinë si drejtues dhe organizator i këtij evenimenti kulturor e shkenor t`ia jap fjalën Kryetarit të Unionit të Shkrimtarëve e Kritikëve të Kombit  Shqiptar me seli në Prizeren-Prishtinë, Tiranë, Shkup e Ulqin, Zotni fort i nderuar, Reshat Sehitaj.

Përfundimisht ju falenderoj për kontributin tuaj sot këtu dhe ju uroj sa ma shumë kontribute të tjera në të mirë të shkencës dhe të Atdheut tonë.

Në këtë moment e deklaroj të hapur këtë aktivitet me peshë në këtë stad zhvillimor kombëtar për Heroin tonë Kombëtar me emrat ma të lavdishëm që i trashëgoi në histori shqiptare e botërore.

Faleminderit!

Tiranë.  e enjte, më 11.10.2018.

Profil – Gruevski, nga komandues i fortë, sot i arrtisur pa adresë

Hungaria i kërcënon refugjatët me burg, nëse hyjnë ilegalisht në vend. Por me sa duket ligji nuk vlen për mikun e Viktor Orbanit, ish-kryeministrin maqedonas në kërkim ndërkombëtar, Nikola Gruevski.

Ai është i dënuar, nuk ka dokumente dhe kërkohet në vendlindje, sepse e ka mashtruar shtetin duke i marrë shumë para. Ai është kreu i një klani kriminelësh dhe me gjasë duhet të ketë në zotërim disa telefona smartphone.

Ai ka shkuar ilegalisht në Budapest dhe ka kërkuar azil, për t’i ikur një dënimi prej dy vjetësh në vendin e tij.

Viktor Orban e pranon krahëhapur këtë refugjat kriminel. Sepse bëhet fjalë për mikun e tij dhe shokun e idealit, Nikola Gruevski që 10 vjet drejtoi fatet e Maqedonisë, si kryeministër.

Orbani thotë, ai nuk do refugjatë, që nuk përshtaten me kulturën hungareze. Por Nikola Gruevski i shkon shumë për shtat kulturës së Orbanit. Të dy janë autokratë, që brenda pak vitesh i kanë shkatërruar strukturat demokratike, të drejtat qytetare dhe lirinë e shtypit në vendet e tyre.

Të dy janë të korruptuar, dhe i kanë bërë shumë të pasur disa miq apo anëtarë të klaneve të tyre. E të dy luftojnë kundër ardhjes së refugjatëve dhe punojnë me teori komplotiste.

Bagazhi që Gruevski mori me vete në Hungari…

Në vitin 2014 ishte Gruevski ai që luftoi, që Maqedonia të shpallej “vend i sigurtë origjine”, po duket se tani ai vetë nuk e po quan vend të sigurtë. Ishte po ai që në marsin e vitit 2016 mbylli kufirin me Greqinë duke e mbyllur kështu edhe itinerarin e Ballkanit.

Për këtë atij i shtrohej qilimi i kuq nga konservatorët e populistët e djathtë në Europë. Kancelari austriak, Sebastian Kurz fluturoi madje në Shkup për të bërë fushatë për të. Në një kohë që lista e akuzave kundër Gruevskit ishte e gjatë. Ai lejoi përgjimet ilegale të dhjetëra mijëra qytetarëve, burgosi gazetarët kritikë, u përpoq të fshihte vdekjen e një të riu, që u eliminua nga forcat e sigurisë, dhe madje edhe për vetë marrëdhëniet “ballkaneze” ishte shumë i korruptuar.

Viktor Orban nuk e vret shumë mendjen për këtë – përkundrazi. Në maj mediat e afërta me Orbanin blenë disa mediat maqedonase, që atëherë u bien daulleve për Gruevskin.

Njeriu që mbylli itinerarin e Ballkanit është vetë një migrant ilegal. Pasaporta e tij u konfiskua nga autorietetet maqedonase për shkak të rrezikut të arratisë, prandaj atij iu desh të kontrabandohej me disa automjete diplomatike hungareze nëpër disa kufij. Ligjet që bëjnë populistët e djathtë me sa duket nuk vlejnë për vetë ata.

A mund t’i ndodhte kjo Nikola Gruevskit?

Sepse nëse Nikola Gruevski do të ishte vetë një refugjat normal, nuk kishte pse të hynte në Hungari. Ai duhet të priste në qendrën e tranzitit në kufirin serb derisa të vendosej për kërkesën e tij.

Kërkesa do të refuzohej, sepse ai nuk mund të paraqiste një pasaportë të vlefshme udhëtimi. Ndoshta Gruevski do të ishte përpjekur në një rast të tillë të udhëtonte ilegalisht përmes Bosnjes deri në kufirin kroat.

Por atje ai do të ngrinte nga të ftohtit në çadrat e improvizuara dhe do të ishte i varur nga aktivistët që ndihmojnë refugjatët, të cilët ai dhe miqtë e tij populistë i kanë kriminalizuar dhe i kanë ndjekur penalisht.

Ndërkohë që në përpjekjen për të kaluar kufirin kroat, mund të kishte ndodhur që policët kroatë t’i kishin thyer ndonjë këmbë, ose mund ta kishin qëlluar, si më 31 Maj, kur u qëllua me armë ndaj një autobusi duke u plagosur dy fëmijë.

Por sigurisht të gjitha këto nuk do t’i ndodhnin, Nikola Gruevskit, sepse ai nuk është refugjat lufte, por një kriminel me influencë. Një autokrat i korruptuar, që ka vjedhur popullin e tij dhe që tani i trembet burgosjes.

Një shaka?

Nikola Gruevski madje ka futur në politikë teorinë më të dashur komplotiste të Viktor Orbanit, ajo që miliarderi hebre, George Soros në prapaskenë lëviz fijet, që të islamizojë Europën përmes emigrantëve. Orbani e bëri të tijën këtë narrativë dhe si temë kryesore të fushatës së fundit elektorale.

Pra burri i dikurshëm i fortë i Maqedonisë, ka dëmtuar keqazi jo vetëm vendin e tij, por ka futur në sallonet e politikës një teori antisemitiste komplotiste. Prandaj mund të paramendohet se trajtimi i kërkesës për azil mund t’i sjellë favore…

Mendoni se kjo është shaka? Jo nuk është. Kur një zëdhënës i partisë hungareze, Fidesz u pyet për Gruevskin, ai tha “Hungaria u ofron të gjithë të përndjekurve mbrojtje, dhe Nikola Gruevski kërcënohet nga qeveria maqedonase, që ndodhet nën influencën e George Sorosit.”

 

Rasti Gruevski hedh dritë mbi një problem bazë të demokracive në Europën Lindore. Pushtetmbajtësit në Hungari, Rumani, Bullgari, Serbi, Mal të Zi e vende të tjera janë të korruptuar e duhet të llogarisin një ditë që edhe mund të burgosen, nëse pushteti i tyre merr fund. Prandaj ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, që të mbajnë postet e tyre, pa e çarë kokën për shtetin ligjor e demokracinë.

Viktor Orban dhe Nikola Gruevski janë të dy tipi i këtij politikani dhe prandaj është logjike që njëri i hap krahët tjetrit, edhe kur nuk është ndonjë mik i madh i refugjatëve./Deutche Welle

Letër e hapur disa kufomave të ardhshme – Nga EDMOND TUPJA

Po, të dashura lexuese e lexues të kësaj rubrike të përjavshme dhe sot veçanërisht të përvajshme, këtë letër të hapur po ua drejtoj sigurisht jo të gjitha kufomave të ardhshme, por vetëm atyre që do të jenë shumë më të privilegjuara se të tjerat, ngaqë do të bëhen objekt ceremonish mortore e përkujtimore ku e ku më madhështore se ato të vdekatarëve anonimë si puna juaj, jonë dhe pa diskutim imja. Ja, pra, teksti i letrës në fjalë:

“Të nderuara kufoma të ardhshme që na keni qeverisur dje, na qeverisni sot e do të na qeverisni nesër,

Së pari, zonja e zotërinj, ju nuk duhet të skandalizoheni e të reagoni emocionalisht nisur nga mënyra që kam zgjedhur për t’iu drejtuar Juve, duke Ju cilësuar si “kufoma të ardhshme”. Të gjithë njerëzit e gjallë, me famë apo pa famë, në profesionet e pafundme që ushtrohen sot në mbarë botën, janë objektivisht kufoma të ardhshme sepse nuk janë të përjetshëm. Si të gjithë dykëmbëshit pa përjashtim pasardhës të homo sapiens-it, Ju gjithashtu do të kalleni në dhé pasi të keni dhënë frymën e fundit, sado gjatë të keni jetuar. Mbasi t’Ju kenë bërë homazhet më të dhimbshme të shoqëruara me lot e tundje kokësh hijerënda e të pikëlluara, te kryet e varreve tuaja do të thuhen fjalë po aq të dhimbshme, do të vendosen kurora e buqeta me lule nga më të shtrenjtat, mermeri i varreve tuaja do të jetë i një cilësie të përkryer, arkivolet tuaja do të jenë prej druri ekzotik nga më i shtrenjti, përbrenda ata do të jenë veshur me mëndafsh natyral importi të një cilësie të pakrahasueshme; veshja juaj do të jetë konceptuar e realizuar në atelietë e stilistëve më me emër të asaj që në Francë quhet la haute couture dhe në Itali l’alta moda.

Së dyti, sigurisht që, të ndarë përfundimisht nga kjo botë e sidomos nga Shqipëria juaj dramatikisht demokratike, për të cilën ju do të keni shkrirë me dashuri e përkushtim të pashoq gjithë energjitë tuaja mendore (o Zot, ç’sakrifica të panumërta do të keni bërë për atë!), Ju nuk do t’i shijoni dot jo vetëm ceremonitë mortore, por as intérieur-in e banesës suaj të fundit, ku do të preheni në paqe, por jo përjetësisht, sepse…, ah, ka gjithnjë një “sepse” që vjen e prish punë… pra, sepse, pas ca kohësh nuk do të jeni më të vetmuar, do të keni vizita brenda arkivoleve. “Vizita? Kush do të na vijë atje dy pashë nën dhé, – do të pyesni ju tani që ende jeni gjall, – ndërkohë që brenda çdo arkivoli ka vend vetëm për një kufomë?”. Keni të drejtë, të vdekurve u vijnë për vizitë të afërmit, miqtë e kolegët, por përjashta, te varri, për t’u vendosur lule me rastin e përvjetorëve të vdekjes, me rastin gjithashtu e përvjetorëve të lindjes, të cilët gjithashtu do të derdhin lot, madje edhe do të ngashërehen duke prekur me duar e me zemra të dridhura fotografitë dhe emrat tuaj të gdhendur në mermer ose të shkruar me germa të arta. Në fakt, unë e kam fjalën për disa vizitorë katërkëmbësh që fillimisht do të brejnë drurin ekzotik të arkivoleve Tuaja, pastaj do të shqyejnë mëndafshin e çmuar që Ju rrethon, mandej do t’Ju grimcojnë rrobat luksoze – xhaketa e pantallona, këmishë e kravata, kanotiera e mbathje të tipit tangë apo string, së fundi këpucët dhe çorapet e shtrenjta, por nuk do të mjaftohen vetëm me kaq: kompanisë së minjve do t’u shtohen batalionet e krimbave dhe regjimentet e insekteve. Mos u trembni, Ju nuk keni për t’i ndier fare, por ç’festë apo më saktë ç’dafrungë do të bëjnë miqtë Tuaj, katërkëmbësh apo zvarranikë qofshin ata: së pari, do t’Ju hanë sytë, ata sy të babëzitur që, për aq kohë sa ishit gjallë e në pushtet, nuk lanë gjë pa dëshiruar me epsh të pashtershëm; së dyti, do t’Ju copëtojnë trurin, atë tru të panginjur që, për aq kohë sa ishit gjallë e në pushtet, nuk la plan pa thurur e intrigë pa kurdisur për të përvetësuar çdo objekt të konvertueshëm në para, euro apo dollarë qofshin; së treti, do t’Ju shqyejnë gjuhën, atë gjuhë që, për aq kohë sa ishit gjallë e në pushtet, mashtroi turmat militante e mitingashe me fjalë paturpësisht hipokrite; së katërti, do t’Ju lënurin rropullitë e barkut që, për aq kohë sa ishit gjallë e në pushtet, ia zbrazët popullit mjeran në kokë; së pesti, do t’Jua çikëlojnë atë mikun midis shalëve që ia futët me ose pa vazelinë atyre të gjorëve, të cilët, për aq kohë sa Ju ishit gjallë e në pushtet, Ju besuan verbërisht dhe Ju lanë në krye të vendit duke shitur votën e shpirtin e tyre pa e ditur se “çdo figurë politike është priapike si përkufizim” (Daniel Pennac “Ditari i një trupi” Botimet Pegi, Tiranë, 2018, f. 174).

Së treti, më vjen keq, shumë keq, gjithsesi, që do të keni pashmangësisht një fund të tillë makabër, prandaj, që të vdisni të qetë, nxitoni, përmes një ligji apo një akti nënligjor, sidomos tani që keni shumicën superabsolute në Kuvend, të miratoni ndërtimin e një krematoriumi për djegien e kufomave të ardhshme në mos të të gjithë qytetarët shqiptarë, të paktën të atyre të racës Suaj “homo politicus”, në mënyrë që minjtë, krimbat e insektet të mos Ju shqyejnë, shkalafitin e shkarraveshin pa pikë mëshire. Duke u djegur plotësisht, kush e di, mund të keni fatin të rilindni nga hiri juaj si feniksi dhe, pse jo, të qeverisni përsëri… Vërtet, pse jo?”

“The Washington Post”: Trump mbron gënjeshtrat e Muhammed bin Selman

Gazeta amerikane “The Washington Post” akuzon princin saudit të kurorës Muhamed bin Selman se gënjen paturpësisht për t’iu shmangur përgjegjësisë së pashmangshme për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, duke shtuar në këtë drejtim se ka ndihmën edhe të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Trump mbron gënjeshtrat e Muhamed bin Salman. Kongresi duhet të insistojë në të vërtetën”, është titulli i artikullit të botuar nga gazeta amerikane.

Teksti rithekson se të enjten prokurori saudit në Rijad lëshoi ​​një deklaratë që ishte në kundërshtim me faktet tashmë të njohura dhe e cila e amniston plotësisht princin Muhammed nga përgjegjësia.

“The Washington Post” më tej vazhdon dhe thotë se Trump ka pranuar këtë deklaratë mbuluese, edhe pse më parë premtoi se të vërtetën do ta kërkojë në detajin më të vogël.

“Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione kundër 17 personave të dyshuar për vrasjen e Khashoggit, por nga këto sanksione u përjashtuan Princi Muhamed bin Selman dhe zyrtarë të tjerë të lartë të zbulimit të Arabisë Saudite”, thuhet në tekst.

Gazeta më tej shton se Trump vazhdon të mbështesë Muhamed bin Selman, përkundër faktit se edhe Agjencia Amerikane e Inteligjencës (CIA) arriti në përfundimin se pikërisht ai kishte urdhëruar vrasjen e Khashoggit.

Burimi i njëjtë thotë se Trump refuzon të pranojë fajësinë e Muhammed bin Selman sepse kjo do të nënkuptonte se Shtëpia e Bardhë ka gabuar kur zgjodhi për partner strategjik princin saudit 33 vjeçar.

“The Washington Post” i bën thirrje Kongresit Amerikan që të marrë masa për të orientuar politikën e jashtme të SHBA-së në të vërtetën dhe jo në gënjeshtra.

Gazeta më tej njofton se tre senatorë republikanë dhe dy demokratë do t’i kërkojnë Kongresit që të sanksionojë me 30 ditë kreun e shtetit të përfshirë në vrasjen e Khashoggit. Është paralajmëruar edhe propozimi për pezullimin e shitjes së armëve amerikane për Arabinë Saudite.

Senatori i Tennessees, Bob Corker shkroi në Twitter se gjithçka tregon se urdhrin për vrasjen e Khashoggit e ka dhënë Muhammed bin Salman. Ai tha se administrata e Trump duhet të sigurojë që i gjithë zinxhiri i përgjegjësisë të zbulohet në mënyrë të besueshme para se Arabia Saudite të likuidojë kryerësit e vrasjes.

Po ashtu dhe senatori i Vermontit, Bernie Sanders, i bëri thirrje Washingtonit të rishikojë marrëdhëniet me Arabinë Saudite.

“CIA konfirmon se Bin Salman urdhëroi vrasjen e Khashoggit. SHBA-të duhet të shqyrtojnë marrëdhëniet me diktaturën kriminale dhe t’i jap fund mbështetjes së luftës në Jemen”, tha Sanders.

Nga ana tjetër, Trump mbrëmë njoftoi se Shtëpia e Bardhë deri të martën do të ketë një raport të plotë për vrasjen e gazetarit Khashoggi, për të cilin tha se ishte diçka e tmerrshme.

Kolumnisti i gazetës “The Post Washiington”, Khashoggi u zhduk më 2 tetor në ndërtesën e Konsullatës Saudite në Stamboll. Zyra e prokurorisë turke gjeti se Khashoggi u mbyt menjëherë pas hyrjes në konsullatë dhe se trupi i tij u copëtua dhe shkatërrua.

Autoritetet e Arabisë Saudite më vonë pranuan se Khashoggi është vrarë pa u larguar nga konsullata, siç pretendonte fillimisht.

Hetimi rreth rastit është ende në vazhdim me theks në kërkimin e mbetjeve mortore të Khashoggit.

4 mijë euro për t’u bërë Komisar policie në Shqipëri, zbulohen pazaret

Përgjimet nga struktura e kontrollit të brendshëm në Policinë e Shtetit zbuluan se teza e testimit për gradat në polici ishte shitur 48 orë para provimit.

Report Tv ka mësuar nga grupi hetimor se me kallëzimin e depozituar pranë prokurorisë iu është vënë në dispozicion hetuesve edhe dyshimi i krijuar nga përgjimet ndaj dy oficerëve në detyrë.

Të njëjtat burime sqaruan se një nga oficerët, i cili po ashtu ka qenë garues për gradën e Komisarit ishte në përgjim për një tjetër vepër penale, por teksa fliste në celular me persona të ndryshëm është zbuluar dhe fakti që ai dispononte pyetjet e testit.

Ndërsa jo zyrtarisht në përgjime rezulton se flitet për vlera të shitjes së testit nga 2500-4000 euro nga një aplikant tek tjetri.

Kallëzimi penal në Prokurorinë e Tiranës rezulton se është depozituar për vepër penale dhe jo në ngarkim të një personi apo individi. Pritet që javën e ardhshme të dëshmojnë nga kryepolici Ardi Veliu, zëvendësit e tij e po ashtu edhe Bilbil Mema, drejtori i Akademisë së Sigurisë.

Në rrethin e të dyshuarve rezultojnë edhe anëtarët e Komisionit dhe ata të ruajtjes së dokumenteve sekrete siç konsiderot edhe teza e provimit për gradat “Komisar” dhe “Kryekomisar”.

Ky testim u anulua pas shpalljes së fituesve, dhe 6 ditë pasi ishte certifikuar nga vartësit e kryepolicit Ardi Veliu si dhe përfaqësuesit e Pameca-s të cilët po ashtu ishin të pranishëm gjatë këtij provimi.

Draft programi i testit për gradën “Komisar”
Ky testim pas anulimit ishte planifikuar të ribëhej por me nisjen e hetimeve për nxjerrjen e sekretit, dyshimet për korrupsion si dhe shitjes së testit bënë që z.Veliu ta anulojë atë për një afat të papërcaktuar deri sa të hetohet ky rast.

Ky është rasti i parë që në Akademinë e Sigurisë anulohet testi për gradat mbi dyshimet se teza është shitur duke dekonspiruar sekretin mbi pyetjet që aplikantët do duhet t’i përgjigjeshin për të fituar titullin “Komisar” dhe “Kryekomisar”.

Mediat bullgare: Gruevski është larguar edhe nga Hungaria

BULLGARI – Ndonëse pak ditë më parë njoftoi përmes një postimi në Facebook se ndodhej në Hungari për të kërkuar azil politik, mediat bullgare shkruajnë se ish kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski është larguar edhe nga Budapesti.

Agjencia bullgare e lajmeve, ‘Fokus’ duke iu referuar burmimeve nga VMRO-DPMNE në Shkup shkruan se Gruevski është larguar nga Hungaria, ndërsa si destinacion të mundshëm përmend Turqinë ose Rusinë.

Sakaq, mediat hungareze shkruajnë se Nikolla Gruevski është arratisur të mërkurën, me aeroplanin e oligarkut të afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Qeveria e Hungarisë, përmes një njoftimi ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se ka ndihmuar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për t’u arratisur nga Maqedonia. Qeveria hungareze nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me informacionet, ku thuhet se diplomatët hungarezë e kanë ndihmuar Gruevskin të kalojë nëpër tre shtete.

Ish kryeministri maqedonas është dënuar në vendin e tij me 2 vite burg për shpërorim detyre, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

New York Times publikon video mbi vrasjen e Khashoggit

Gazeta amerikane New York Times publikoi një video në faqen e saj të internetit, e cila përmban detaje mbi vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggy.

Në një video e cila në mënyrë kronologjike tregon vrasjen brutale të Khashoggit, thuhet se ekipi 15 anëtarësh që mbërriti nga Arabia Saudite në Stamboll, i vendosi një kurth Khashoggit.

Në të theksohet se Khashoggi ishte njëri nga personalitetet që kritikonte autoritetet saudite, si dhe princin e kurorës, Mohammed bin Salman.

Në tekst qëndron gjithashtu se mediat turke pas vrasjes së gazetarit kanë dhënë dëshmi të cilat flasin për lidhjet e autoriteteve saudite me vrasjen në fjalë.

Në videon e publikuar shfaqen fotografi dhe video të 15 personave që kanë lidhje me vrasjen, ndërsa për disa nga ata, thuhet se kanë lidhje me princin bin Salman.

Mes tjerash, thuhet se kjo është një vrasje me paramendim, gjegjësisht, se Khashoggi është sulmuar pas hyrjes në godinën e konsullatës në Stamboll. Trupi i tij më pas u gjymtua dhe është nxjerrë nga konsullata.

Në incizimin e publikuar, nënvizohet se kryesuesi i aksionit për vrasjen e Khashoggit, ishte zyrtari saudit i Sigurisë, Mahir Abdulaziz Mutreb.

Ai, theksohet më tej, pas kryerjes së vrasjes zhvilloi një bisedë telefonike, në të cilën personit në anën tjetër të lidhjes i thotë: “Thuaji shefit, puna është kryer”.

Khashoggi, kolumnist në gazetën The Washington Post, u vra më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Pas disa javësh mohime për përfshirjen në krim, Arabia Saudite më vonë pranoi se Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës, por tha se familja mbretërore saudite nuk kishte njohuri paraprake për ndonjë komplot për vrasjen e gazetarit.

Deri tani, 21 persona, përfshirë oficerë të sigurisë, janë arrestuar në Arabinë Saudite në lidhje me vrasjen. aa

Gazetari i infiltruar brenda mafies shqiptare paralajmëron tërmet

Gazetari David Beriain kthehet më 21 nëntor me një sezon të ri të “Clandestino” në DMAX, duke paralajmëruar një seri prej disa ciklesh dokumentarësh të realizuar në botët më të errëta të krimit në planet, përfshirë këtu mafien shqiptare.

Dhe në spotin e këtij dokumentari media spanjolle njofton se disa seri të këtij dokumentari i kushtohen pikërisht mafies shqiptare që udhëhiqet, sipas Beriain, nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes.

Clandestino Dmax

Po ashtu sa i përket pjesës së Shqipërisë, ai thekson se do të demonstrojë më zë e figurë se sa e lehtë është të ndryshosh identitetin në vendin tonë.

“Unë regjistrova për herë të parë Clandestino në rrugët e Evropës, me këtë Camorra të re të udhëhequr nga mafiozët ndonjëherë adoleshentë. Kemi parë se sa e lehtë ka qenë të arrijmë një identitet të ri në Shqipëri dhe kemi hyrë me mafian e atij vendi në një botë të sunduar nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes”, komenton gazetari dhe autori i dokumentarit “Clandestino” David Beriain, i cili do të nisë premierën e tij të këtij sezoni me darë 21 nëntor në DMAX.