VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Rekuiem për Adile Zavalani – Ypi Nga Meri Lalaj

By | November 17, 2019

Komentet

Prezantimi i librave të Alfred Papuçiut

 

Botuar në revistën e Byrosë Ndërkombëtare të Punës, BIT

Alfred Papuçiu, shkrimtar dhe gazetar që punoi në Byronë Ndërkombëtare të Punës, BIT, në Departamentin e Edukimit dhe Botimit Punëtor, ka shkruar disa libra, ndër të tjera: “Meditim mbi shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara”; “Nxënësja e etur e gjuhës romanshë”, “Me zemër të pastër”.

Lëndët kryesore të këtyre librave me tregime, skica dhe meditime janë fragmente të jetës së autorit në Zvicër. Libri « Meditim për shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara (Toena) (pjesërisht në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht), sepse përndryshe do të ishte shumë voluminoz, përmban edhe një ditar të autorit, të jetës së tij diplomatike, si edhe si funksionar ndërkombëtar, në disa organizata ndërkombëtare, në Gjenevë dhe të udhëtimeve të tij, në disa vende të Europës, SHBA, në Afrikë, në vendet arabe etj. Po ashtu, libri ka tregime dhe skica të autorit.

Ndërsa libri i dytë, dygjuhësh (Frëngjisht-Shqip): «Nxënësja e etur e gjuhës romanshë”, (Toena) është i përbërë kryesisht nga skica, tregime dhe meditime të autorit, Alfred Papuçiu, për Zvicrën dhe vendin e tij të lindjes, Shqipërinë. Po ashtu, në këtë libër ka një ditar të jetës së shkrimtarit, si mediator kulturor, përkthyes në Kryqin e Kuq të Gjenevës, i shkruar natyrshëm në vetën e tretë. Këto janë kujtime të bukura, për trialogun që zhvillohet midis mjekëve, në përgjithësi, stafit infermier, pacientëve (kryesisht nga Kosova, si dhe Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria) dhe mediatorit kulturor, përkthyesit. Në këtë libër ka tema rreth punës në shkollat ​​zvicerane, ose në organizatat zvicerane të ndihmës ndaj shqiptarëve, çaste vërtet prekëse.

Libri « Me zemër të pastër » (Alor) është paraqitur pas 10 librave letrarë dhe publiçistikë, të botuar më parë nga autori. Autori, siç thekson profesori doktor Hamit Boriçi në parathënien e tij, ”del përpara lexuesit shqiptar e të huaj me përmbledhjen publicistike ”Me zemër të hapur”, përmes së cilës sjell informacion të pasur, dituri dhe kulturë, nga dhe për shumë fusha të jetës. Falë formimit shumëplanësh letrar, artistik, historik, filozofik e publicistik, si dhe përvojës shumëvjeçare, sidomos në gazetari e diplomaci, autori, tashmë i mirënjohur edhe në qarqet intelektuale në Gjenevë dhe tej Zvicrës kap, trajton një varg temash që kanë të bëjnë me diplomacinë, me politikën, me historinë, me gjuhësinë, me kulturën, me artet, me shkencën, me shëndetësinë etj. Kësisoj, do të thosha, se libri ka natyrë e karakter enciklopedik. Merita e autorit është se këtë problematikë të gjerë synon dhe e e shtjellon në rrafsh shoqëror, çka duket edhe nga mënyra se si komunikon me lexuesin, duke iu drejtuar atij, sikur ta kishte pranë e përballë në një bashkëbisedim të çlirtë dhe të hapur. Stili bisedor, i zgjedhur dhe realizuar natyrshëm, i krijon mundësi lexuesit të hyjë në përmbajtjen e problemeve dhe të aspekteve të ndryshme jetësore, në faktet dhe dukurit që evidenton”.

”Lexuesi njihet me karaktere e tipa shoqërorë, personalitete, si shkrimtari e mendimtari i shquar, Nonda Bulka, si e mirënjohura ”Artiste e Popullit”, Vaçe Zela, si arkitekti Franko, nga familja e dëgjuar Marubi, apo doktoresha zvicerane, Marinette Wyss etj; ndjen mallin për atdheun, vendlindjen e autorit, krenarinë për babain e tij, të ndjerin, gazetarin e shkrimtarin Tuni Papuçiu; hynë në botën e shkencave shëndetësore, duke u ndalur gjerësisht në sëmundjen e Talasemisë; mëson se si luftohet ajo; ndjek me interes gjendjen shpirtërore të autorit, kur me krenari flet për mësimin e gjuhës amtare në Zvicër, kur mban qendrim për manipulimet që bën media shqiptare, duke harruar misionin e saj si mbrojtëse e të drejtave të individit, të lirisë, qytetarisë dhe të demokracisë; përjeton situata dhe ngjarje që pasqyrohen në këtë përmbledhje, qoftë edhe në formën e një meditimi, një ese-je apo të një artikulli.

Në tërësi libri përfaqëson kujtime, përjetime, analiza dhe opinione të autorit Alfred Papuçiu, paraqitur, pasqyruar dhe shtruar me thjeshtësi, modesti dhe natyrshëm” (Prof. Dr. Hamit Boriçi).
Alfred Papuçiu përktheu librin ”Edukimi terapeutik i pacientëve” nga psikologia, Anne Lacroix dhe profesor doktor Jean-Philippe Assal. Ky libër i botuar, nën kujdesin e profesor doktor Isuf Kalo, është shkruar nga dy pionierë të lëndës dhe përmbledh përvojën e tyre në shërbimin e diabetikëve, jo vetëm në Zvicrën romande, por në të gjithë botën. Për disa vite, këta autorë kanë qenë të interesuar edhe për pacientët me sëmundje të tjera kronike, siç është Talasemia, duke kërkuar që pacienti të kujdeset vetë për një numër të caktuar masash dhe gjithashtu mund të vendosë vetë, në raste urgjente. Eshtë një libër për personelin mjekësor, për t’i bërë ata të etur për të “trajnuar” pacientët e tyre, pa i formuar ata në një mendim të vetëm, por edhe për t’i bërë ata të përshtatshëm për punë ndërdisiplinore, siç veprohet tani në diabetologji, hematologji , në përgjithësi në mjekësi .

Alfred Papuçiu është duke përgatitur një botim në gjuhën shqipe dhe angleze, me titull: « Shpresa për të ardhmen e afërt », në formën e një ditari, ku ai tregon historinë e trajtimit adekuat klinik dhe të ardhmen e afërt të terapisë gjenike për Talaseminë . Kjo sëmundje, e trashëguar është e përhapur në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Qipro, Itali, Francë, vende arabe, Britani e Madhe, Azi dhe si rezultat i lëvizjes migratore, madje edhe në Zvicër, SHBA, Kanada etj.

Préséntation des derniers livres d’Alfred Papuçiu

Publié dans la revue du BIT

Alfred Papuçiu, écrivain et journaliste qui a travaillé au BIT au Département de l’Éducation Ouvrière et des Publications a écrit plusieurs livres, entre autres : « Réflexions sur les Albanais, l’Europe et les Nations Unies » ; « L’Élève passionnée du romanche », « Avec le cœur net ».

Ces livres de contes, esquisses et des réflexions, ont comme principaux sujets, des fragments de la vie de l’auteur en Suisse. Le livre Réflexions sur les Albanais, l’Europe et les Nations Unies (Toena) (partiellement en deux langues, albanais et français), parce qu’autrement il serait volumineux, contient aussi un journal de l’auteur, de sa vie diplomatique, ainsi que comme fonctionnaire international dans quelques organisations internationales, à Genève et de ses voyages dans quelques pays de l’Europe, des USA, en Afrique, dans les pays arabes etc. Aussi, le livre a des contes et des esquisses de l’auteur.

Tandis que le deuxième livre, bilingue (français- albanais) : L’Élève passionnée du romanche (Toena) est composé principalement des esquisses, des contes, et des réflexions de l’auteur Alfred Papuçiu, pour la Suisse et son pays natal, l’Albanie. Aussi, dans ce livre on remarque un journal de la vie de l’écrivain en tant que médiateur culturel, traducteur à la Croix-Rouge genevoise, naturellement écrit à la troisième personne. Ce sont de bons souvenirs pour le trialogue : qui se réalise entre les médecins, en général le personnel soignant, les patients (principalement du Kosovo, ainsi que du Monténégro, de Macédoine du Nord et d’Albanie) et le médiateur culturel, le traducteur. Dans ce livre on trouve des sujets à propos du travail dans les écoles suisses, ou dans les organismes de l’assistance de la Suisse envers les Albanais, des moments vraiment émouvants.

Le livre Avec le cœur net (Alor) est présenté après les 10 livres littéraires et publicistiques de l’auteur, publiés précédemment. L’auteur, comme souligne le professeur docteur Hamit Boriçi dans sa préface, « se présente devant le lecteur albanais et étranger, et il nous donne une riche information, du savoir et de la culture, dans divers domaines de la vie. Grâce à la formation multiforme littéraire, artistique, historique, philosophique et comme publiciste, ainsi que grâce à son expérience de plusieurs années, surtout en journalistique et dans la diplomatie, l’auteur, à présent est connu même dans les cercles des intellectuels à Genève et hors la Suisse. Il saisit, traite maints thèmes qui concernent la diplomatie, la politique, l’histoire, le langage, la culture, les arts, la science, la santé etc. Ainsi, je voulais dire que le livre a une nature et un caractère encyclopédique. Le mérite de l’auteur est que ce large problématique, il vise et l’affiche au ras social, ce qui est remarqué par la façon comment il communique avec le lecteur, en s’adressant à lui, comme s’il l’avait près et en face, dans une tête-à tête sincère et ouverte. Le style familier, choisi et réalisé d’une façon naturelle, donne une possibilité au lecteur, d’entrer dans le contenu des problèmes et des divers aspects vitaux, dans les faits et des apparences qu’il met en évidence.

Le lecteur fait connaissance des caractères et des types sociaux, des personnalités, comme l’écrivain et le penseur renommé, Nonda Bulka, ainsi que la célèbre « artiste du peuple », Vaçe Zela, l’architecte Franco Marussich et de ses origines de la famille renommée Marubi, ou de la doctoresse Marinette Wyss etc. ; il exprime la nostalgie pour la Patrie Albanie, le pays natal de l’auteur, la fierté pour son feu père, le journaliste et l’écrivain, Tuni Papuçiu ; il pénètre dans le monde des sciences de la santé, en arrêtant son attention largement dans la maladie de la Thalassémie ; il raconte comment on peut combattre cette maladie chronique. Dans le livre nous suivons avec intérêt l’état spirituel de l’auteur, quand il parle avec fierté de l’enseignement de sa langue maternelle en Suisse, quand il prend position concernant les manipulations de la média albanaise, en oubliant sa mission en tant que défenseur des droits de l’individu, de la citoyenneté et de la démocratie ; il vit des situations et des événements qui sont reflétés dans ce recueil, soit dans un genre de réflexion, d’ un essai, ou d’ un article. En intégralité, le livre reflète des souvenirs, des reviviscences, des analyses et des opinions de l’auteur Alfred Papuçiu, présentées et posées avec simplicité, modestie et d’une façon naturelle (Prof. Dr. Hamit Boriçi).

Alfred Papuçiu a traduit le livre L’Éducation thérapeutique des patients de la psychologue Anne Lacroix et du professeur en médecine Jean-Philippe Assal. Ce livre publié, sous les auspices du professeur en médecine, Isuf Kalo, est écrit par deux pionniers du sujet et il résume leur expérience au service des diabétiques non seulement en Suisse francophone, mais dans le monde entier. Depuis quelques années ces auteurs s’intéressent aussi aux patients porteurs d’autres affections chroniques comme la Thalassémie, nécessitant que le malade prenne en main lui-même au long cours un certain nombre de dispositions et puisse aussi décider seul dans l’urgence. C’est un livre qui s’adresse aux soignants pour les rendre désireux de « former » leurs patients sans les formater dans la pensée unique, mais aussi de les rendre aptes au travail interdisciplinaire tel qu’on le conçoit désormais en diabétologie, en hématologie, en général en médecine.

Alfred Papuçiu prépare un recueil en albanais et en anglais, intitulé : L’espoir pour le futur proche, sous la forme d’un journal, où il raconte le parcours du traitement clinique adéquat et l’avenir proche de la thérapie génique pour la Thalassémie. Cette maladie, héritée, est répandue en Albanie, au Kosovo, en Grèce, à Chypre, en Italie, en France, aux pays arabes, en Grande Bretagne, en Asie et comme résultat des flux migratoires, même en Suisse, aux USA, au Canada.

 

 

Çmitizimi artistik i diktatorit (në penën e shkrimtares Mira Meksi) – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Në Panairin e librit të nëntorit që kaloi, Shtëpia botuese “Onufri” nxori në qarkullim romanin e ri të shkrimtares së mirënjohur Mira Meksi, me titull “Diktatori në kryq”. Kjo është një vepër origjinale në llojin e vet në mbarë letërsinë shqipe pas zëvendësimit të sistemit komunist dhe vendosjes së pluralizmit.

Diktatori i një vendi është sundimtari i vetëm i tij, i cili gëzon një pushtet të pakufizuar dhe qëndron mbi ligjin. Ai është i vetmi njeri me imunitet. Të gjithë qytetarët e vendit, duke filluar që nga ata që diktatori ka rreth vetes dhe deri te më i thjeshti, ai i konsideron si materiale inerte, mes të cilave mund të zhdukë kë t’i dojë dhe kur t’ia dojë qejfi. Diktatori e ka të pamundur të sundojë pa ushtruar terror mbi njerëzit. Prandaj Çurçilli (Sir Winston Churchill 1874-1965) thotë:

“Diktatorët ecin kaluar majë tigrave, duke pasur frikë të zbresin prej tyre”.

Pikërisht një diktator të tillë ka pasur në krye vendi ynë gjatë një periudhe më shumë se gjysmëshekullore. Por me vendosjen e sistemit pluralist, klasa politike shqiptare nuk bëri as përpjekjen më të vogël për t’i hyrë analizës së veprimtarisë kriminale të atij diktatori, duke thirrur në ndihmë historianë dhe specialistë nga fusha të ndryshme të dijes, si mjekë, psikologë, ekonomistë etj. Ajo nuk e ndërmori dhe nuk mund ta ndërmerrte një hap të tillë, sepse në dhjetor të vitit 1990 vërtet u vendos pluralizmi, por nuk u përmbys rendi veteranokomunist, ky thjesht u zëvendësua me një rend neokomunist. Kjo është arsyeja që klasa politike nuk e ka dënuar zyrtarisht dhe publikisht diktatorin, me qëllim çmitizimin e tij. Përkundrazi, ajo ka lejuar që ai edhe sot e kësaj dite të mbajë titullin e “Heroit të popullit”. Klasa politike shqiptare, të paktën, për të qetësuar shpirtrat e shtresës së të përndjekurve politikë, duhej të ishte frymëzuesja dhe nxitësja e specialistëve përkatës për çmitizimin e diktatorit. Për këtë qëllim ajo mund të merrte shembull nga Gjermania.

Në janar të vitit 2016, vepra e Hilerit me titull “Lufta ime” doli nga shtypi jo në gjendjen origjinale, por e shoqëruar me pothuajse 3700 komente ekspertësh, të përgatitur nga një grup shkencëtarësh të Institutit të historisë moderne  të qytetit të Mynihut. Madje në punën e këtij kolektivi, nën drejtimin e Kristian Hartnanit, qenë përfshirë jo vetëm historianë, por edhe ekonomistë, japonologë, specialistë të fushës së judaizmit dhe matje gjenetistë dhe biologë.

Hartuesit e veprës në dy vëllime, me titull “Hitler. Lufta ime. Botim kritik”, i kishin vënë vetes si detyrë të çmitizonin figurën e diktatorit dhe të zbulonin natyrën kriminale të regjimit fashist. Në libër bëhet fjalë për kontekstin historik, për njerëzit që përmend Hitleri, për ngjarjet e asaj peiudhe nga këndvështrimi i ditëve të sotme. Aty jepen shpjegime dhe bëhen përgënjeshtrime të teorive të tij të përbindshme që kanë në qendër  urrejtjen kundër njeriut, si edhe hidhen poshtë kryekëput parullat propagandistike.

Udhëheqësi i grupit të hartuesve të librit, dr. Kristian Hartman, dhe drejtori i Institutit të historisë moderne të qytetit të Mynihut Andreas Virshing, patën theksuar se libri ishte një vepër antihitleriane.

Megjithatë, punën që duhej ta bënte klasa politike shqiptare me historianë dhe me specialistë të organizuar për çmitizimin e figurës kriminale të diktatorit shqiptar, e ka përballuar një historian i vetëm, dr. Vasfi Baruti, në dy veprat e veta, të titulluara “Enver Hoxha në optikë të re” (Tiranë 2013) dhe “Enver Hoxha (Gjysma tjetër e Hënës)” (Tiranë 2018).

Në të dyja këto vepra, dr. Vasfi Baruti, me fakte tronditëse, ka arritur ta çmitizojë në një mënyrë të pamëshirshme figurën e diktatorit, duke e zhveshur lakuriq në sytë e opinionit publik, pra, duke i çvlerësuar përfundimisht mitet e rreme që kishin krijuar për të propaganda komuniste, historianët e indoktrinuar dhe krejt ngrehina e Akademisë së Shkencave.

Kësisoj, në dy veprat e lartpërmendura të dr. Vasfi Barutit, bëhet çmitizimi historik i diktatorit, mbi bazën e dokumenteve arkivore dhe të shumë dokumenteve të tjera.

 

Kur njihet me përmbajtjen e romanit të lartpërmendur, lexuesi i vëmendshëm krijon bindjen e plotë se Mira Meksi i është pëmbajtur gjithmonë idesë se shkrimtari ka për detyrë ta tregojë të keqen vetëm me gisht, ta pasqyrojë me nota të ndezura, ta bëjë sa më shumë bindëse për lexuesin dhe t’ia përcjellë  në një mënyrë sa më shteruese.

Për krijimin e kësaj vepre, Mira Meksi, si një intelektuale e shquar me brumosje atdhetare, duhet përgëzuar për guximin e saj shembullor për çmitizimin artistik që i ka bërë diktatorit në një mënyrë shembullore. Ajo ka hyrë mjeshtërisht në botën e mistershme të diktatorit dhe ka zbuluar natyrën e tij kriminale. Kur e njeh lexuesin me serinë e krimeve të diktatorit, ajo, tërthorazi, e bën atë të përsiatë dhe të pyesë veten se  cilat janë arsyet që disa njerëz, duke u ngritur në majat e pushtetit, vijnë e shndërrohen në diktator.

Nxënësi i dikurshëm i Liceut të Korçës, me rezultate në mësime poshtë mesatares, ishte bërë objekt talljesh nga ana e shokëve të vet. Profesori Vedat Kokona kujton:

“… Shokët i kishin vënë nofkën “gazhel”, fjalë që kishte pak a shumë ngjyrimin e cilësorit të veshgjatit” (Vedat Kokona. “endur në tisin e Kohës”. Botimet “Kokona”, 2016, f. 59).

Por, çuditërisht, ky “gazheli” i Liceut të Korçës, një ditë të bukur përfundoi student në Universitetin e Monpeliesë (Montpellier) në Francë, ku nuk dha asnjë provim për be. Në Konferencën e Labinotit (mars 1943), Mustafa Kaçaçi deklaroi publikisht:

“Ti Enver ke qenë një hiç…” (Vasfi Baruti. “Enver Hoxha (Gjysma tjetër e Hënës)”. Tiranë 2018, f. 346).

Por pikërisht ky hiç njeri, në atë konferencë, me mbështetjen e fuqishme të serbosllavizmit, përfundon në krye të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe pas 28 nëntorit 1944 mori në dorë frenat e pushtetit absolut, të cilin e ushtroi në mënyrën më kriminale gjatë më shumë se një gjysmë shekulli, sidomos ndaj  intelektualëve të shquar. Dhe Mira Meksi i përcjell lexuesit shpërthimet inatçore të diktatorit kundër tyre:

“… i thoshte shpesh vetes, – duheshin vrarë, duheshin zhdukur, sidomos intelektualët, ata të shkolluarit në Perëndimin e molepsur nga e liga”.

Kompleksi i inferioritetit është burimi i smirës  ndaj njerëzve të aftë, e cila, me kalimin e kohës, vjen e shndërrohet në urrejtje, deri në tërbim, në qenien e diktatorit. Në një burim, të botuar në shtyp, për diktatorin thuhet se “… një ish-liceist i Liceut Francez të Korçës,.. u kaloi tangjent studimeve të tij për biologji në Motnpellier. Në arkivat Departamentale Herault të këtij qyteti, në fondin e arkivave të Fakultetit të Shkencave, ruhet gjithashtu edhe dosja universitare e diktatorit Hoxha në regjistrin me numrin: 15 ETP 20439. Në dosjen e tij nuk figuron asnjë notë dhe asnjë diplomë. A mos ishte vallë ky dështim shkaku i armiqësisë së thellë të tij me bashkëliceistët e Liceut të Korçës? Fati i atyre, që në vitet e liceut u kryqëzuan me diktatorin Hoxha, do të ishte tragjik. Ky pikëtakim dhe përplasja e tyre ideologjike, do t’u kushtonte shtrenjtë, shumë shtrenjtë mjaft prej liceistëve të Korçës. Sepse shumë prej tyre që e kishin njohur nga afër Hoxhën, miq dhe shokë, por edhe ata që e njohën në mënyrë të rastësishme, u bënë pjesë e një vargu të gjatë eliminimesh dhe ekzekutimesh. Të konsideruar si kundërshtarë politikë, edhe pse me një potencial intelektual të padiskutueshëm, ata përfunduan pafajësisht në gijotinë, u internuan, u burgosën, u torturuan, u vranë dhe u zhdukën, menjëherë pas vendosjes të diktaturës në Shqipëri” (Ermira Xhoamqi. “Liceu Francez, fati i paracaktuar i të rinjve, që donin dijen perëndimore”. Gazeta “Panorama”. 08 shkurt 2018).

Pas analizës artistikisht të gjetur që shkrimtarja i bën figurës së diktatorit përmes bëmave të tij kriminale, ajo e çon lexuesin mjeshtërisht drejt një përfundimi logjik: njeriu, të cilin e mundon kompleksi i inferioritetit për shkak të paaftësive të tij, e ka të pamundur t’u dalë përballë njerëzve të talentuar me tjetër mënyrë, përveçse me forcën e pushtetit absolut, të cilin mundohet ta hedhë në dorë me çdo mënyrë.

Dhe diktatori e kishte të gatshëm modelin e pushtetit absolut. Mira Meksi i kujton lexuesit se ai ishte “biri ideologjik i Stalinit dhe gjithë bota e dinte. Biri që e mbrojti edhe kur gjithë bota e rrëzoi… Biri, që në emër të Atit kish krijuar dhe kish ushqyer kultin e individit të pavdekshëm…”.

Duke e shtruar problemin e kultit të individit të diktatorit në veprën e vet artistike, Mira Meksi i çel një dritare lexuesit, prej nga ai mund të vëzhgojë ecurinë e ngritjes drejt majave të pushtetit absolut pikërisht të individëve me aftësi të kufizuara, të cilët e kanë të pamundur vetafirmimin publik pa një pushtet të tillë. Prandaj, sapo arrijnë majat e pushtetit dhe e kthejnë këtë në absolut, individë të tillë bëjnë ç’është e mundur për konsolidimin e tij.

Diktatori, domosdo, Stalinin do ta kishte si yll karvani në ushtrimin e diktaturës së tij. Sepse edhe Stalini, po ashtu, vuante nga kompleksi i inferioritetit. Arsimimi i tij ishte nën nivelin e mesatares:  kishte bërë gjith-gjithë pesë klasë shkollë. Por ai e vërtetoi në praktikë se, nëpërmjet terrorit, popullin mund ta çosh deri në atë shkallë, që ai ta himnizojë diktatorin, paçka se ky e shkel me këmbë.

Nuk mund të mos vuante nga kompleksi i inferioritetit edhe Hitleri, i cili arriti të merrte pushtetin në Gjermani në vitin 1933. Studiuesi gjerman Anton Noimair (Anton  Neumayr 1887-1954), në një punim me titull “Portreti i diktatorit”, punim që ia pati kushtuar figurës së Napoleonit, të Hitlerit dhe të Stalinit, ka theksuar se Hitleri e pati përjetuar me një tronditje të rëndë shpirtërore dështimin që pësoi gjatë një përpjekjeje që bëri për të hyrë në Akademinë e Arteve Figurative të Vjenës në vitin 1907. Ai dështim solli si pasojë urrejtjen e tij të hapur ndaj njerëzve të talentuar, të integruar më së miri në radhët e shoqërisë, urrejtjen ndaj gjithçkaje që kishte lidhje me universitetet dhe me akademitë. Në përmbysjen e ëndrrave të jetës së tij për t’u bërë piktor ose arkitekt, ai bënte fajtor jo vetveten, por mendjemadhësinë dhe paaftësinë e profesorëve akademikë. Hitleri e ndiente veten të braktisur nga shoqëria, çka e nxiti të gjente strehë në një gjendje anonimati: në fillim në një vendstrehim për njerëzit pa banesë dhe më pas në një konvikt për meshkuj.

Ishte pikërisht kompleksi i inferioritetit ai që e bëri Hitlerin, pas hedhjes në dorë pushtetit, të synonte të arrinte lavdinë e Frederikut II (Friedrich II. der Große 1712-1786), përfaqësuesit të shquar të absolutizmit iluminist dhe themeluesit të organizimit shtetëror prusiano-gjerman, dhe t’ia kalonte edhe lavdisë së Napoleonit nëpërmjet një terrori të egër.

Në këtë roman, Mira Meksi ka zbuluar pa mëshirë natyrën kriminale të diktatorit.

“Askush nuk e dinte, përpos të vdekurve, se ai i kishte filmuar të gjitha ekzekutimet e rëndësishme minutë për minutë, çast pas çasti, gjer kur gropa e përbashkët mbulohej nga dheu i zi… Kish parë dhe stërparë vështrimin e syve kur toga e pushkatimit merrte komandën për zjarr…”.

Diktatori nuk mund të vepronte ndryshe. Ai  ndiqte me besnikëri gjurmët e Hitlerit dhe të Stalinit në qëndrimin kriminal ndaj viktimave të veta.

Hitleri pati dhënë urdhër të filmoheshin skenat e torturave dhe të ekzekutimeve të gjeneralëve që patën marrë pjesë në komplotin kundër tij, pati urdhëruar që ai dokumentar të shfaqej disa herë në praninë e tij, në mënyrë që të kënaqej me pamjet e kufomave të varura në çengela, me pantallona të zhveshura. Fotografinë e asaj skene madje e mbante në tryezën e tij të punës.

Stalini krenohej që kishte qenë i pari, i cili, pas revolucionit bolshevik të vitit 1917, kishte dhënë urdhër të torturoheshin të burgosurit politikë. Ai e kishte për krenari që, gjatë periudhës së sundimit të tij, metodat e torturave që përdorte Komisariati i Punëve të Brendshme, ua kishin kaluar atyre që qenë përdorur deri asokohe. Herë-herë Stalini ndiente një kënaqësi të veçantë kur zgjidhte personalisht metodën e torturës së njërës ose tjetrës viktimë. Ai ndiente kënaqësi të madhe kur jepte urdhra për tortura shpirtërore, gjatë të cilave viktimat i mbante pezull në një gjendje dëshpërimi dhe frike mes shprehjeve të simpatisë së çiltër dhe shpalljes paskëtaj të dënimit me vdekje.

Mira Meksi ka hyrë në botën e përsiatjeve të diktatorit, i cili kërkon që kulti i tij të hyjnizohet në mendjet e njerëzve. Dhe këtu ajo zbulon me art se njëra nga veçoritë e ushtrimit të pushtetit të diktatorit shfaqet në aftësinë e tij për ta ushqyer mbarë shoqërinë me qenien e vetvetes. Prandaj ai mundohet të futet në indin e saj nëpërmjet pushtimit të çdo qoshke të vendit të tij. Kësisoj ai kërkon që në sytë e njerëzve të zërë vendin e Hyjnisë, me qëllim që t’i bindë se prej tij varet mirëqenia e tyre. Kështu që ata duhet të vendosin shenjën e barazisë mes diktatorit dhe shtetit, në kuptimin që nëse nuk ekziston diktatori, nuk ka më shtet. Sigurisht, kur diktatori synon të shndërrohet në Hyjni, në këtë mes ka diçka argëtuese, por duke krijuar kultin e individit, ai arrin disa pikësynime. Ai kërkon t’u futë frikën njerëzve, pra, t’i detyrojë kundërshtarët politikë të mendojnë mirë para se të ndërmarrin ndonjë hap kundër tij, duke ua bërë të qartë se ai është i pamposhtshëm. Veç kësaj, në psikologjinë e njerëzve diktatori kërkon të krijojë bindjen se ai gëzon statusin e Hyjnisë, çka i siguron një pushtet politik absolut. Dhe, të vësh në diskutim pushtetin e diktatorit, është njëlloj sikur ke vënë në diskutim ligjet e natyrës. Por pushteti absolut sjell pasoja të rënda. Historiani dhe politikani i njohur anglez, lordi Xhon Akton (John Acton 1834-1902), thotë: “Pushteti të degjeneron, pushteti absolut të degjeneron në mënyrë absolute”.

Nën presionin e furishëm të pushtetit absolut të diktatorit, edhe masat e gjera të popullit zënë e shushaten dhe, me kalimin e kohës, fillojnë të besojnë se ai ka tiparet e Hyjnisë.

Regjisori rus i filmave dokumentarë Vitali Manski (1963), thotë:

“Putini po jeton në një realitet krejt tjetër, në një realitet “hyjnor”. Dhe, për pasojë, – vazhdon regjisori, – “pjesa dërrmuese e popullsisë ruse e përfshin atë në radhën e shenjtorëve” (Citohet sipas: “Ç’ka në kokë një diktator?”. Faqja e internetit “Novaja gazjeta”. 29 qershor 2016).

Sigurisht që edhe Putini, si diktator i kohëve moderne, jeton në një realitet “hyjnor”, sepse edhe ai ka vuajtur dhe vuan nga kompleksi i inferioritetit. Shoku i klasës së Putinit në shkollën e sigurimit, Juri Shvec (1952), thotë:

“Në KGB Putinin e quanin “Bisht Cigareje”, më pas i vunë nofkën “Tenjë e Zbehtë”, kurse tani e quajnë “Botoks”  (botox ilaç për heqjen e rrudhave të fytyrës, prodhim i kompanisë amerikane “Allergan” E.Y.)Unë kam komunikuar me njerëz që e njihnin mirë Putinin shumë kohë para se ai të zgjidhej president. Të gjithë theksonin se, përveç aftësive të rëndomta intelektuale, ai binte në sy edhe për komplekse të jashtëzakonshme inferioriteti. Putinin e torturonte për vdekje trupi i tij i shkurtër, komleksi i inferioritetit i lexohej në gjithë figurën dhe fytyrën e tij” (Citohet sipas: Natalia Dvali. “Shoku i klasës së Putinit, ish-zbulues i KGB-së: Ju seriozisht e keni kur mendoni që Putini, i cili merret me heqjen e rrudhave të fytyrës, do të shpërthyeka ndonjë luftë bërthamore? Atij, nga frika, do të fillojë t’i rrjedhë botoksi”. Faqja e internetit “GORDON”. 28 prill 2015).

Shtrohet pyetja: mos vallë edhe populli ynë, në kushtet e neodiktaturës, është duke ecur në gjurmët e popullit rus?

Për të arritur deri te barazimi i vetvetes me Hyjninë, diktatorit i duhet ta largojë popullin nga feja. Prandaj Mira Meksi i përcjell lexuesit një monolog domethënës të diktatorit:

“… ajo që doja të arrija në direktivat e mia ishte veç brumosja e njeriut të ri me materializmin e Marksit. Feja është opium për popujt, ky mësim i madh duhet të drejtonte jetën e bashkëkombasve të mi, t’i edukonte ata”.

Dhe diktatori i turret fesë me tërbim. Mira Meksi thekson se vrerin kryesor ai e vjell kundër katolicizmit, kundërshtarit kryesor të diktaturës komuniste. Dhe “kishte të drejtë” ta urrente katolicizmin, si vatrën e nacionalizmit shqiptar, sepse përfaqësuesi i shquar i tij, Atë Gjergj Fishta, kishte qëndruar burrërisht në vijën e parë të luftës për demaskimin e shovinizmit serbosllav, të cilit diktatori i pati shërbyer me një zell të jashtëzakonshëm që prej 08 nëntorit të vitit 1941. Urrejtja e diktatorit ndaj katolicizmit të kujton të njëjtën urrejtje që pati ushqyer ndaj tij edhe Hitleri.

Në punimin e lartpërmendur, Anton Noimairi është ndalur edhe në qëndrimin e Fyrerit ndaj katolicizmit. Ai ka shkruar se pas përfundimit të një marrëveshjeje me Romën në vitin 1933, Hitleri pati planifikuar që t’i jepte një zgjidhje përfundimtare kësaj çështjeje, sepse, sipas mendimit të tij, i duhej dhënë fund bashkekzistencës me katolicizmin, të cilin e vlerësonte si një dukuri të turpshme për kulturën.

Mira Meksi zbulon djallëzinë e diktatorit në organizimin e fushatës kundër fesë, të cilën ai e quante hidër që rrezikonte komunizmin. Prandaj, për ta bindur opinionin publik se nuk ishte ai që u ngrit kundër saj, ai vuri në lëvizje njërën nga levat e diktaturës, të yshtur prej tij me marifet: rininë.

“Ndeza veç një pishtar në trup të fesë, të cilin fëmijët e shkollës, rinia e Durrësit e para… dhe më tej tërë rinia e vendit dhe gjithë shqiptarët, ma rrëmbyen nga dora, i vunë në fillim zjarrin kishës së Shna Vlashit dhe më tej tërë vendit, përcëlluan dhe dogjën edhe vetë emrin e fesë”.

Marifete të tilla janë në natyrën e diktatorëve. Ata i përdorin këto lloje marifetesh për të maskuar krimet e veta, duke i thënë opinionit publik se ata thjesht po zbatojnë vullnetin e masave. Me fjalët e mësipërme të diktatorit, Mira Meksi më bën të sjell ndër mend përmbajtjen e një vepre të Leopold Sondit (Léopold Szondi 1893-1986), psikolog, psikiatër dhe psikanalist hungarez dhe zviceran. Në monografinë e tij me titull “Kain, Gestalten des Bösen” (Kaini, figura e së keqes), Sondi thekson se mbretërit dhe perandorët, politikanët dhe fyrerët që vuajnë nga mania e madhështisë, kanë arritur që, në çfarëdo epoke, të tërheqin, të mobilizojnë masat shumëmilionshe të njerëzve për qëllimet e tyre të turpshme dhe t’i detyrojnë të kryejnë krime të përbindshme, me të vetmin qëllim që të krijohet bindja në opinionin e gjerë se një pjesë e të  ashtuquajturit popull përbëhet prej kainësh të fshehtë, të cilët mezi presin atë moment, kur atyre, nën maskën e patriotëve”, do t’u lejohet t’i shpërthejnë lirshëm pasionet e tyre prej kriminelësh të pamëshirshëm. Kësisoj, Sondi arrin në përfundimin se masa e njerëzve  është një maskë ideale, prapa së cilës mund të fshihen kainët e rinj, sepse ajo i çliron diktatorët nga përgjegjësia personale.

Me zhdukjen e fesë, diktatori i dha vetes tiparet  e Hyjnisë. Prandaj Mira Meksi shkruan:

“U grisën dhe u dogjën librat fetarë dhe shkrimet e shenjta. U zëvendësuan më pastaj me veprat e Tij”.

Pra, shqiptarëve, deri asokohe, siç shkruan ajo në vazhdim, “askush nuk kish guxuar t’u merrte Zotin”.

Sigurisht, botimi i veprave të diktatorit ishte njëra nga mënyrat e rrënjosjes së kultit të individit në ndërgjegjen e njerëzve.

Pohimi i mësipërm i Mira Meksit të sjell në kujtesë një libër të gazetarit dhe të shkrimtarit norvegjez Mikal Hem, të titulluar “Të jesh diktator: udhëzim praktik”, përmbajtja e të cilit përshkohet nga ideja se kulti i individit krijohet saktësisht përmes portreteve dhe statujave në mbarë vendin, marrjes së titujve, krijimit të ideologjisë shtetërore me emërtim tingëllues, emërtimit të objekteve të ndryshme me emrin e diktatorit, vënies në shërbim të diktatorit të mjeteve të informimit masiv, sajimit të ligjeve të pazakonta, shkrimit të librave.

Mikal Hemi e vë theksin tek ideja se veprat e diktatorit duhet të jenë të llojit të veçantë, se ato duhet të përmbajnë profetizime dhe moralizime, të cilat do të shërbejnë si bazë për rrënjosjen e kultit të individit në vetëdijen e njerëzve. Koha e vërtetoi se cila ishte “vlera” e veprave të diktatorit.

Më lart u theksua se për çmitizimin e librit të Hitlerit, mes specialistëve të ndryshëm, qenë përfshirë edhe ekonomistë. Sikur klasa politike shqiptare të kishte marrë një vendim për çmitizimin e diktatorit, patjetër që do të ishte më se e domosdoshme që në grupin e specialistëve përkatës të përfshiheshin edhe ekonomistë. Sepse botimi i veprave të diktatorit në gjuhën shqipe dhe të jo pak prej tyre edhe në disa gjuhë të huaja, asokohe i ka kushtuar shumë shtrenjtë arkës së shtetit. Atëherë kanë qarkulluar mendime se kostoja e botimit të tyre i ka kushtuar shtetit miliona dollarë. Brezi i ri e ka të vështirë ta besojë, por brezi i dytë dhe brezi i tretë e kanë parë me sytë e tyre se si ekspozoheshin në mbarë vendin “veprat”   e diktatorit, duke arritur deri te vëllimi 71, i cili reklamohej si  “relike e çmuar” majë ndërtesave më të larta të qendrave të qyteteve në fundin e viteve ’80. Pra, diktatori, përveç krimeve të  rënda që kreu kundër popullit shqiptar, duhej të çmitizohej edhe për grabitjen e vlerave monetare të vendit për botimin e “veprave” të tij që përfunduan në koshin e mbeturinave.

Shkrimtarja Mira Meksi, me elegancën e imagjinatës së vet, e zhvendos lexuesin në botën e përsiatjeve të diktatorit në vetminë e tij në kohën e pragvdekjes. Sigurisht që diktatori e ka të vështirë të ndahet nga pushteti absolut dhe, po të kishte mundësi, do të ngrinte krye edhe kundër Hyjnisë që ka shpikur vdekjen. Prandaj ai ëndërron për ringjalljen.

“U kthye me mendje sërish te vdekja e tij e afërt, sidomos te ringjallja. Vdekja i la në gojë amzën e hidhur të rrugëtimit vetmitar e të pambrojtur të trupit… Por edhe frikën e takimit, në atë rrugëtim të mbramë, me viktimat e tij”.  

Pra, në fanitjen para syve të viktimave të diktatorit, Mira Meksi shikon arsyen e vetmisë së tij vrastare.

Psikiatri dhe psikologu amerikan me prejardhje çeke Stanislav Grof  (1931), autor i librit me titull “Beyond the Brain” (Përtej caqeve të trurit), thotë:

“Diktatori përjeton jo forcën, por kompleksin torturues të inferioriteti, etjen e tmerrshme për t’u rrëfyer, vetminë e padurueshme dhe një mosbesim që e gërryen përbrenda. Gjatë terapisë së thelluar empirike, “kompleksi i diktatorit” zgjidhet me përmbylljen e  procesit të vdekje-ringjalljes”.

Një dukuri interesante kjo: edhe një shkrimtare e talentuar, edhe një psikiatër dhe psikolog i shquar vijnë në të njëjtin përfundim: diktatori, i marrosur pas pushtetit absolut, kërkuaka të mos ndahet prej këtij të fundit, duke u rikthyer përmes ringjalljes. Vetvetiu të vjen ndër mend një aforizëm i bukur i Fitzxheraldit (Francis Scott Key Fitzgerald1896-1940), shkrimtar amerikan, përfaqësuesi më i shquar i të ashtuquajturit “brez i humbur”:

“Kurrfarë mrekullie e prekshme, reale, nuk mund të krahasohet me faktin se ç’mund të grumbullojë njeriu në humnerat e fantazisë së vet”.

Por jeta vërtetuaka se fantazia e Mira Meksit dhe e Stanislav Grofit për dëshirën e diktatorit që ëndërruaka ringjalljen, u mbështetka mbi një truall konkret. Le të flasim me gjuhën e fakteve:

Në një libër mjaft interesant, të botuar për herë të parë në Turqi në vitin 1991, me titull Kendini arayan adam” (Njeriu që kërkon vetveten), me autor as.doc.dr. Halit Ertogrul, jepen të dhëna befasuese në lidhje me çastet e fundit të jetës së Josif Broz Titos. Në këtë libër, në faqen 105-106, autori jep rrëfimet e Sali Gokkaya, i cili kishte kaluar 50 vjet të jetës së tij në shërbim të ideologjisë komuniste. Ai kishte kryesuar delegacionin e komunistëve turq, me rastin e vizitës që i kishte bërë kryetarit dhe liderit komunist të Jugosllavisë, Titos. Ja rrëfimi i tij:

“Në vitin 1980 gjendeshim në Beograd me ftesën e presidentit të Jugosllavisë Mareshalit Tito. Përreth shtratit të liderit komunist, i cili kishte kaluar 70 vjet nga jeta e tij 88-vjeçare në shërbim të komunizmit dhe Jugosllavisë, shkonin e vinin shërbëtorë që plotësonin dëshirat e fundit të tij. Lideri i moshuar komunist nuk ishte më i zoti të fliste, ashtu siç kishte aftësi për të folur më parë kur u drejtohej miliona njerëzve, ngase tashmë funksioni i duarve dhe i këmbëve të tij ishte dobësuar shumë. Sytë e tij, sa herë që fliste, i mbusheshin me lot, buzët i dridheshin, ndërsa fytyra e tij tashmë kishte marrë një pamje krejtësisht tjetër, kishte një pamje që prezantonte dhembshuri. Me të kuptuar gjendjen e tij, unë desha t’i them diçka për ta ngushëlluar. Duke iu drejtuar me këto fjalë, i thashë:

“Zotëri, ju nuk duhet të trembeni nga vdekja, sepse ndoshta me trup do të largoheni nga kjo jetë, por shpirtërisht dhe me veprat tuaja do të jeni gjithmonë prezent në zemrat e njerëzve. Por me të dëgjuar fjalën vdekje, ai u prek thellë dhe pamë se si filloi të dridhet, sikur ta kishte zënë tërmeti. Fjalët e tij që i tha në ato momente, ende buçasin në veshët e mi”, – thotë Gokkaya, dhe vazhdon të transmetojë fjalët e Titos:

“Po. Unë po vdes. Por, edhe po t’jua shpjegoj juve që jeni të shëndetshëm, nuk do të mund të më kuptoni në këtë moshë. Ndarja nga  shokët, miqtë, nga posti dhe nga pozita, të bën të çmendesh. Juve, shokë, do t’jua tregoj diçka me zemër të hapur. Në qoftë se pasi të vdes, trupi im do të bëhet dhé, dhe në qoftë se nuk do të ketë ringjallje, shpërblim dhe ndëshkim, atëherë cila kishte me qenë vlera e përpjekjeve të jetës sime? Ju lutem, më thoni! Në qoftë se unë do të ndëshkohem deri në pafundësi, atëherë çfarë vlere ka të jetoj në zemrat e të tjerëve dhe të duartrokitem. Pas vdekjes sime, a thua do të arrijë zhurma e duartrokitjeve që bëhen për mua, për të ndaluar gjarpërinjtë dhe krimbat, që të mos e hanë kufomën time?..”. (Citohet sipas: Shevki Sh. Voca. “Pendimi i Josip Broz Titos”. Faqja e internetit “Radio Islame”. 15 nëntor 2008).

Duke pasur parasysh dëshirën e Titos për ringjallje, rezulton se në pohimin e Mira Meksit kemi të bëjmë me një trill artistik, kurse në pohimin e Stanislav Grofit kemi të bëjmë me një trill shkencor. Prandaj ka të drejtë skenaristi, shkrimtari dhe gazetari anglez Frederik Rafaeli (Frederic Raphael 1931) kur thotë:

“E vërteta është më mbresëlënëse se trilli, por trilli ama është më afër realitetit”.

Me botimin e këtij romani, Mira Meksi mund të radhitet denjësisht pranë atyre shkrimtarëve, të cilët në veprat e tyre kanë skalitur me mjeshtëri pasojat e sundimit diktatorial. Këtu po përmend disa prej tyre.

Shkrimtari gjerman Bertold Breht (Bertolt Brecht1898-1956) romanin-pamflet me titull “Punët e zotit Jul Çezar”, e pati shkruar në vitet 1937-1938, kur hitlerizmi ndodhej në ngritje e sipër dhe as që parashikohej shembja e ardhshme e diktaturës. Por në vitin 1939, në novelën me titull “Çezari dhe legjioneri i tij”, po me të njëjtën analogji historike me Jul Çezarin, ai parashikoi përmbysjen e diktatorit.

Në vitet 1944-1947, shkrimtari francez Alber Kamy (Albert Camus 1913-1960) shkroi pjesën “Kaligula”, në të cilën i përcjell lexuesit fjalët e diktatorit romak:

            “Në mbarë perandorinë romake, i lirë jam vetëm unë”.

Duke shfrytëzuar mundësinë për të qenë i pandëshkueshëm, të cilën e pati shpallur si parullë politike të pushtetit të pakufizuar të diktatorit, mekanizmat e fshehta të politikës shtetërore Kaligula i shpallte haptas. Prandaj ai deklaronte:

“Të sundosh, do të thotë të vjedhësh… Për sa më përket mua, unë do të vjedh haptas”.

Në skalitjen e figurës së Kaligulës, Alber Kamy vjen dhe e shton motivin e tmerrshëm të vetmisë së diktatorit që u mbyll me fundin e tij tragjik.

Shkrimtari amerikan Torton Uailder (Thornton Niven Wilder 1897-1975), është autor i romanit The Ides Of March” (Idat marsiane kështu quhej te romakët e lashtë dita në mes të marsit që i kushtohej Jupiterit. Në kuptimin figurativ, kjo shprehje do të thotë “dita e ngjarjeve fatale”, sepse më 15 mars të vitit 44 p.e.r qe vrarë Jul Çezari), të botuar në vitin 1948, në të cilin hero kryesor është diktatori Jul Çezari. Si një shkrimtar i vëmendshëm, që ka trajtuar proceset më të thella të aktualitetit, Uailderi hedh dritë mbi shkaqet politikosociale të shembjes së dikturave. Romani ishte rezultat i përsiatjeve të shkrimtarit për fatet e Evropës të kohës së Luftës së Dytë Botërore

Në roman ai u ofron lexuesve një letër të Çezarit për Kleopatrën:

“Domosdoshmëria për të tërhequr njerëzit pas vetes, e thellon vetminë e natyrshme të njeriut. Çdo urdhër që nxjerrim vjen dhe e shton vetminë tonë, çdo shenjë respekti që manifestohet ndaj nesh, na largon edhe më shumë nga njerëzit e tjerë”.

Dhe Kleopatra i përgjigjet:

“… ju me të vërtetë keni krijuar rreth vetes murin e vetmisë, një mur të tepruar madje edhe për sundimtarin e botës”.

Duke u njohur me jetë diktatorësh të zhytur në krime kundër popujve të tyre, lexuesit, vetvetiu, mund t’i lindë një pyetje e thjeshtë:

Po vallë a do të jetë e mundur ndonjëherë që ndokush nga diktatorët, i cili, në gjalljen e vet, t’i thërrasë mendjes për krimet e kryera dhe të marrë guximin për të dalë me një pendesë publike para popullit të tij?

Filozofi i shquar gjerman, Kanti (Immanuel Kant1724-1804), kësaj pyetjeje i ka dhënë një përgjigje shteruese:

“Sundimtari suprem duhet të jetë i drejtë me vetveten dhe me këtë rast të vazhdojë të mbetet njeri. Kjo është një detyrë nga më të vështirat, aq më tepër që kjo detyrë është e pazgjidhshme: njeriu është latuar prej një druri kaq të shtrembër, saqë asnjë marangoz nuk është në gjendje ta drejtojë. Natyra na ka ngarkuar përsipër vetëm detyrën për t’iu afruar këtij ideali”.

Kompozicioni i romanit të shkrimtares Mira Meksi e orienton lexuesin drejt idesë kryesore të veprës – idesë së marrëzisë së ekzistencës së tiranisë në shoqërinë njerëzore.

Romani mbyllet me fjalinë në vijim:

Po e kryqëzonin edhe të vdekur dhe nuk kishte një mundësi të dytë në tokë”.

Pra, fundi i biografisë së diktatorëve zakonisht është tepër i mjerueshëm. Dhe sado të vërtitet njëri ose tjetri sundimtar për ta paraqitur veten si Hyjni para popullit të vet, njerëzit, herët ose vonë, do të arrijnë deri tek e vërteta dhe do ta nxjerrin lakuriq në sytë e botës.

Santa Barbara, Kaliforni

30 dhjetor 2019

Ymer Çiraku: Vepra e Kadaresë është një opus i fuqishëm letrar, një kalendar artistik të historisë së popullit shqiptar

 

 

N.-Profesor, Ymer Çiraku, është e rëndësishme të dimë se sa dhe si studiohet shkrimtari ynë i përbotshëm Ismail Kadare në sistemin tonë universitar në degen Gjuhë – Letërsi.

-Ismail Kadare është një shkrimtar i përmasave të jashtëzakonshme për letërsinë shqipe dhe pa diskutim, kjo është dhe arsyeja që ai zë një vend të rëndësishëm në programet e universitetit, ashtu sikundër edhe në arsimin parauniversitar. Studiohet proza e tij, poezia,  si dhe kontributi i madh në fushën e eseistikës. Duhet theksuar, ashtu siç edhe është cilësuar nga kritika botërore, se me veprën e tij, ai është tashmë një krijues mjaft i rafinuar, një “magjistar i fjalës shqipe” dhe këtu përmblidhet një vlerësim i lartë dhe plotësisht i merituar për artin e tij. Vepra e I.K. është një opus i fuqishëm letrar, apo që mund ta cilësojmë si një kalendar artistik të historisë së popullit shqiptar. Veçse duhet pohua se ky shkrimtar i ka tejkaluar limitet e letërsisë shqipe, në kuptimin se ajo tanimë ka një njohje dhe vlerësim të lartë tek lexuesi i shumë gjuhëve të botës, ku ajo është përkthyer dhe botuar e ribotuar – në më shumë se 40 prej tyre. Me veprën e tij I. Kadare e emancipoi ndjeshëm letërsinë shqipe, e nxorri atë nga periferia dhe i dha një përmasë moderniteti bashkëkohor, përkrah letërsive të mëdha botërore. Dhe si letërsi e madhe, ajo e kreu denjesisht këtë mision. Emancipoi letërsinë shqipe para së gjithash me sintetizmin brilant, me vizionet  filozofike, historike, morale dhe etnopsikologjike, që ato tekste përcjellin për tek lexuesi. Vepra e Kadaresë prezantohet dukshëm si një krijimtari artistike sui generis, do të thosha para së gjithash antitradicionale, duke i tejkaluar arritjet e mbërritura dhe duke çelur shtigje të reja estetike dhe stilistike. Ajo ka prezantuar në mënyrë konstante një sfidë të dukshme kundër filozofisë së izolatrisë, e cila ka funksionuar para viteve ´90 në sistemin monist totalitar. Pra, ajo krijimtari nuk i përfilli dhe i kapërxeu dukuritë letrare regresive të kohës, pasi kishte përqafuar parimet më të avancuara dhe i transmetoi ato më së miri.

N.- A janë të mjaftueshme programet dhe informacionet që marrin studentët mbi këtë vepër madhore?

Në universitet, në raport me krijimtarinë e Kadaresë, nga studentët në të gjitha nivelet, në atë bachelor, në master, apo të doktoraturës, studentët marrin një informacion të gjerë e sistematik. Do të shtoja se prej tyre ka gjithashtu një interes  të madh rreth temave studimore që ata priren të marrin mbi veprën e këtij autori, që mbetet ndër më të lexuarit e më të vlerësuarit prej tyre. Madje, janë kryer edhe disa teza doktorale të niveleve mjaft të arrira, ndonjëra prej të cilave edhe është botuar. Kujtoj këtu pedagogen e departamentit tonë Vjola Isufaj, me nje studim të rëndësishëm doktoral mbi veprën e Kadaresë, duke e vështruar atë krijimtari në raportin letërsi – mit, në rrafsh nacional e përtej nacional.

N.- Përveç programeve, a ka aktivitete te tjera shkencore apo studimore mbi veprën e shkrimtarit Ismail Kadare.

Janë organizuar edhe Konferenca shkencore të posaçme mbi veprën e Kadaresë, qoftë nga fakulteti ynë, por edhe në bashkëpunim me institucione të tjera shkencore, si psh. me Universitetine Prishtinës. Në to të gjykoja se janë bërë sinteza të rëndësishme studimore, të cilat janë botuar më pas në libra, që pasurojnë bibliotekën e studimeve tona letrare.

Në Universitetin tonë kemi pasur rastin të organizojmë edhe takime me vet shkrimtarin Ismail Kadare, takime këto që kanë qënë shumë të mirëpritura nga studentët dhe nga  gjithë stafi i fakultetit.

N.- Ju keni ndonjë mbresë personale nga takimet me z. Kadare?

Unë nuk mund të harroj kohën kur isha student. Në këtë departament Kadareja ka dhënë një cikël ligjëratash mbi letërsinë moderne botërore. Sigurisht, që brenda kornizave të kohës, por ai do të dinte të përcillte tek ne një informacion shumë interesant, shumë mbresëlënës, që na grishte neve që më pas të insistonim të gjenim ndonjë mundësi për të marrë sado pak informacion apo për të lexuar vepra  si psh. ato të Kafkës, Kamysë, Sartrit…. Në këtë funksion, ligjëratat e tij ishin shumë interesante. Edhe sot, kur komunikoj me miqtë e mi që kemi qenë bashkë studentë, i kujtojmë me vlerësim ato ligjerata të shkrimtarit tonë, në ato vite të ndalesave të shumta.

N.- Ç`mendim keni për Çmimin Nobel?

A do ta marrë Kadare çmimin Nobel? Kjo është pyetja dhe meraku i lexuesit shqiptar e pse jo edhe i atij më gjerë. Në një farë kuptimi ai e ka marrë, pasi e meriton. Them në një farë mënyre e ka marrë, pasi ai është nominuar disa herë dhe ka mbërritur madje në rrethin më të ngushtë të shkrimtarëve të nominuar si kandidatë. Por fundja një çmim është dhe sigurisht që ka edhe shkrimtarë të tjerë, që e meritojnë atë. Ku mes tyre është edhe shkrimtari ynë i shquar.

Edhe nga fakulteti ynë ka pasur nisma, ku disa kolegë i janë drejtuar atij Komisioni të nderuar të Nobelit, për ta informuar atë për vlerësimin e lartë që kjo vepër ka në botën shqiptare. Por le të presim, vitet janë përpara, Kadareja është ende një krijues mjaft vital. Të shpresojmë dhe të besojmë se ai do ta marrë këtë çmim, sepse e meriton.

Faleminderit Profesor!

 

Intervistoi Nadire Buzo. Marre nga Libri “ Epoka Kadare”

 

Prof. Dr.Ymer  Çiraku.  Pedagog në UT, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë UT, dega Gjuhë- Letërsi (1976) Nga 1991 e në vazhdim pedagog në Departamentin e Letërsisë dhe në vitet 1995-2008 shef i këtij Departamenti. Në vitet 2008-2016 zv.dekan i Fakultetit, anëtar i Senatit të Universitetit të Tiranës, anëtar i redaksisë së revistës “Studime Albanologjike” (që nga themelimi). Ka qënë gjithashtu Kryetar i Komisionit të Letërsisë në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës. Veprimtaria shkencore: Monografi dhe botime universitare e përmbledhje studimesh letrare: –Struktura e një krijimtarie letrare (monografi) -Letërsia shqiptare. Autorë dhe vepra (bashkëautor). –Hyrje në metodikën e punës shkencore, (bashkëautor) –Në zbërthim të kodeve letrare (studime e artikuj. –Gjurmime në letërsinë shqiptare(studime), Bota poetike e Martin Camajt, Kritika letrare në revistën Shêjzat (bashkëautor). Po kështu është bashkëautor tekstesh të shkollave të mesme si: –Letërsia shqiptare bashkëkohore (bashkëautor),  -Letërsia shqiptare e gjysmës së parë të shekullit XX (bashkëautor) –Letërsia shqiptare (I).  Për shumë vite ka qënë anëtar i Këshillit drejtues dhe Sekretar Shkencor e Bashkëdrejtor i Seminarit Ndërkombëtar të Prishtinës për Gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare, anëtar i bordit për Antologjinë e poezisë shqiptare që u përgatit në kuadrin e Antologjisë së poezisë ballkanike (Athinë), Drejtues i konferencës  shkencore “Fenomeni i Avanguardes ne Letërsinë Shqiptare”,  etj.

Ne dhe Epoka KADARE – Përgatiti Nadire BUZO

Studiuesit dhe interpretuesit me ne zë të shkrimtarit do të theksonin vazhdimisht ne konferenca, leksione, auditore të larta shkencore se, Vepra e I.K. është një opus i fuqishëm letrar, një kalendar artistik të historisë së popullit shqiptar. Është një autor, është një dinjitet letrar kulturor, të cilin Shqipëria e vogël, ka fatin t’ia dhurojë botës së madhe të letrave. Ismail Kadare  është model i shkrimtarit të metarrëfimeve, edhe pse është shkrimtar tërësisht impresionist. Romani i Kadaresë sjell për herë të parë antiheroin. Pra, nuk kemi një roman me një hero, por me një antihero, duke u mbështetur te referencat nga antika e deri tek teatri i absurdit. Shqiptarët e diteve të sotme mësuan nga epoka Kadare, për diktaturën, qoftë duke e pasqyruar qoftë duke e kundërshtuar. Për një politikan shqiptar, ai i referohet Agamemnonit në antikë. Dhe njerëzit gjejnë lidhjet referencat kontekstuale të një vepre. Kjo është ajo që e bën të pashtershme veprën dhe vlerën e Kadaresë. Kjo mbështjellje me petkun mitik të veprës, shihet gjithkund deri te vepra e fundit.

Lexuesit shpesh e cilësojnë, një “magjistar i fjalës shqipe”, që mahnit në të gjitha gjuhët me vepra si, “Gjenerali…”,“Kështjella”,“Kronikë në gur”, “Ura me tri harqe”, “Pashallëqet e mëdha”, “Prilli i thyer”, “Kush e solli Doruntinën”, “Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave” dhe “Nëntori i një Kryeqyteti “ Viti i mbrapshtë” “ Dimri i madh”, “ Qorfermani” , qindra tituj dhe mijra ribotime brenda dhe jashte vendit.

Ismail Kadare për shqiptarët është jo vetëm përfaqësuesi më i spikatur i letërsisë shqipe, ai është edhe një ambasador i Kombit Shqiptar në Botë. Sepse Bota e madhe Shqipërinë e vogël dhe Kombin shqiptar e njeh sot në radhë të parë përmes krijimtarisë letrare të Ismail Kadaresë. Ai është i pari që e ka bërë temë të krijimeve të veta letrare dramën kosovare, në poezi si: “Kosova”, “Atje larg në veri”, “Mundja e ballkanasve nga turqit…”, “Terrorri në Kosovë”, “Panairi Ndërkombëtar i Librit në Frankfurt”, “Baladë për vdekjen e Jusuf Gervallës”, librin publicistik, “Bisedë përmes hekurash”, një dialog në distancë me intelektualin Ukshin Hoti;  “Krushqit janë të ngrirë”;  për Kosovën e vitit 1999, “Ra ky mort e u pamë”, dhe “Tri këngë zie për Kosovën”. Letrat e guximshme që u ka shkruar personaliteteve të larta botërore, si letra dërguar Presidentit të ShBA-ve, Xhorxh Bush, në vitin 1989, ende pa u hapur shqipëria, e më pas në vitin 1991. Presidentit çek Havel, Papës Karol Vojtila; takimet me Presidentin francez Zhak Shirak dhe me shumë personaliteteve të tjera të larta botërore për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës. Kalendari i shkrimtarit Ismail Kadare, është koha e pafundme. Epoka që firmosi me veprën dhe qenien e tij. Ndaj, Shqiptarët e duan Epokën Kadare.

 

Megjithëse vetë shkrimtari nuk ka folur kurrë për disidencën e tij, letërsia që ai krijoi, ka ushqyer shpirtin e disidentëve, të atyre që kanë qënë brezi im, një brez disidentesh që në gjithë jetën e tij ka pasur per kryefjalë Shqipërinë. Një  Shqipëri arkaike, një Shqipëri që jetohej dhe pse jo, një Shqipëri që po vinte, mbushur me fraza për të ardhmen, themeloi një letërsi të lartë, ku shihnim një Shqipëri të lashtë shkëlqimtare dhe perandorake. Krijimtaria e tij mezi pritej prej nesh. Fjala e tij ishte një disidencë e plotë evolucionare. Duke ju shmangur disidencës revolucionare që të varroste të gjallë në kohën e diktaturës. Duke trajtuar shpirtin shkëlqimtar të shqipëtarëve. Kjo është një gjë shumë e madhe, e vertetë dhe fisnike. Shumë, nuk e dinë fare nese egziston Shqipëria, por e njohin nëpërmjet Kadaresë, dhe kjo është befasuese. Këto vepra të larta nuk mund të shkruheshin, nëse shkrimtari nuk ishte një atdhetar i madh, një shqiptar i madh, edhe për rolin e tij në letërsinë dhe historinë e botës, midis dy shekujve XX dhe XXI. Është një vepër që përfaqëson fazën më moderniste të letërsisë sonë, e cila kapi vlerat universale. Emri i Kadaresë është një çertifikatë sigurie, jo vetëm në botën shqiptare që ai përfaqson por edhe për ato anekse kulturore siç janë arbëreshët, dhe arvanitasit por për gjithë ruzullin mbarshqiptar. Kjo jo vetëm për artin dhe risitë që solli vepra, porse kishte brenda edhe magjinë e tërheqjes, dhe ka mbajtur gjallë shpirtin tonë.

Kadare hyri jo vetëm në kulturën dhe antropologjinë shqiptare dhe preku thelbin e problemeve mbarë kombëtare, duke e theksuar tërësisht europian, për nga pozicioni gjeografik dhe historik të tij, duke kontribuar në rruajtjen e indentitetit europian. Ngritja lart e zerit të shkrimtarit për hapjenn e dosjeve të kohës së diktaturë, si një aspekt shoqëror e qytetar. Duke theksuar se në qoftëse një popull nuk ka pjekurinë e duhur për të kapërcyer këtë problem, fatkeqësisht ky popull nuk do të ketë të ardhme të sigurt. Ndërkohë me po atë vërtetësi dhe krenari ishte deklarata dhënë Stephane Courtois-së: “ njëmijë vite të kërkojnë, në njëmijë arkiva, nuk do të gjejnë kurrë qofshin dhe dy radhë të miat kundër kujtdo qoftë”. Shqiptarët e epokës së tij e vërtetuan plotësisht atë. Jo vetëm nuk u gjend asnjë fjalë, por sulmet e fshehta dhe të hapura të kolegëve dhe keqdashësve të tij, i anashkaloi me keardhje pa më të voglën fyerje dhe hakmarrje.

 

Shqiptarët e adhuruan veprën e tij në të gjitha kohët, edhe ata që nuk ishin lexues të letërsisë, sepse pathosi kryesor në veprën e Kadaresë është liria e shpirtit, të cilin ai e bën personazh të veprës letrare. Edhe kur ndalimi i veprës së tij ishte gati me burg, ne e ndiqnim fshehtas atë, sepse Ai solli pasqyrimet e mëdha të kësaj letërsie, ai solli autorët e mëdhenj botërorë nëpërmjet kësaj letërsie. Tek ne ishin të ndaluar rreptësisht autorët moderniste botërorë, dhe ne këtë letërsi e merrnim nëpërmjet veprës së Kadaresë, pasi ishte modeli i kësaj letërsie. Ky ka qenë një fat i madh për ne.

Kadareja ndikoi fort në formimin tonë intelektual, në identitetin tonë kulturor, letrar dhe Kombetar! Diskutimet dhe debatet mbi librat dhe letersinë të cilat mbushnin jetën tonë. Fenomeni Kadare për ne ishte një inspirim i fuqishëm, se cila do të qe e ardhmja e popullit tonë i cili pa aspiratat e tij për të ardhmen në. Në veprën e tij ne gjetëm Shqipërinë e lashtë Homerike. Figurat e letrare, simbolike dhe alegorike, metaforat dhe krahasimet ishin akordet e forta e të fuqishme që ndikuan fort në gjendjen tonë melodramatike të kohës. Në formimin e karaktereve dhe formimin tonë të parakohshëm, pasi vepra e Kadaresë ka ide, mendim, ka figurë, filozofi, dhe mesazhe të forta, të cilat ngrenë në nivel bisedat, debatet dhe diskutimet tona. Edhe në aspektin profesional, ne gjejmë aty, motive, detaje dhe fenomene për të cilat duhet të veprojmë me maturi dhe pjekurinë e duhur, si p.sh. trajtimi i Kanunit të Lëkë Dukagjinit, i dokeve e zakoneve shqiptare si besa, bujaria, mikpritja dhe trimëria. Ai, mbetet udhëzues me idetë e tij gjeniale dhe civilizuese.

Kadareja zbulohet, si institucion i gjuhës amtare. Vepra e Kadaresë është një vlerë e jashtëzakonshme në të gjitha drejtimet e saj, është një pasuri kombëtare, dhe jo vetëm, në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Ajo mbart vlera të shumta tematike, vlera të mëdha ideore, që vijnë te lexuesi me një realizim shumë të lartë, të përsosur artistik. Aty mjeshtëria ka njohur veten në shkallën më të epërme. Vepra e Kadaresë është etnos, eshtë kujtesëmendësi të botës shqiptare. Nuk ka fazë të historisë shqiptare që të mos jetë derdhur prej Tij në art, që të mos jetë mishëruar prej tij në një vepër letrare. Dhe gjuha shqipe në penën e Kadaresë kthehet në institucion, ai në çdo prodhim letrar, eseistik a shkencor, i mëshon faktit të jashtëzakonshëm se shkruan në Gjuhën Shqipe, në gjuhën e vet amtare, e cila sipas tij është një gjuhë nga më të lashtat e Evropës, madje edhe të vetë Botës. Kadare mbetet shkrimtari i ditëve të sotme që e ka intelektualizuar gjuhën shqipe si askush tjetër. Kadare është gjuhëformues, është gjuhëpasurues, por është edhe gjuhëpastrues. Ai është një model gjuhësoro-artistik. Vepra e tij, në përmbajtje dhe në formë, është një shumësi vlerash të shtresuara, herë të dukshme e herë të padukshme, herë të rrokshme e herë të parrokshme, të cilat, përmes një metafore të marrë nga Martin Camaj, do t’i quaja palimpsestore. Vepra e Kadaresë është vetë fjala e gjuhës shqipe, me vlera të shumta shënuese e shprehese, me mundësi e aftësi të mëdha për të shpërfaqur vlera artistike të larta. Leksiku i veprës së Kadaresë është  pronë jo vetëm e akademikëve dhe e studiuesve. Në radhe të parë është pronë e lexuesve dhe e gjithë shqipfolësve. Dashuria për veprën e shkrimtarit është shtrirë në të gjitha moshat dhe nivelet e studimeve, prej shkollës filore e deri ne studimet e larta pasuniversitare dhe shkencore.

Kadare është shkrimtar vizionar i vetëdijshëm, ku vitet do të rrëshqasin pa forcë mbi veprën e tij.

Ismail Kadareja, është një shembull i gjuhës shqipe të gjallë dhe dinamike.

Ka bërë një lojë të gjuhës shqipe me gjuhët e tjera: anglisht, rusisht, greqisht, gjuhët e Azisë Jugore e deri drejt stepave. Kadare shtrydh simbolikën si diçka të fuqishme njerëzore. Ndaj ngjall tek lexuesi ndjenja emocionale të forta, vepra e Kadaresë lexohet me një frymë dhe pasi fillon ta lexosh është vështirë të shkëputesh prej saj. Por edhe pasi e ke lexuar, prapë nuk je shkëputur, pasi ke kuptuar  mjaft  gjëra, të cilat vazhdojnë  të bëjnë të mendohesh, por edhe të kuptosh artin e madh të letërsisë shqipe.

Shqiptarët mbarë janë të një mëndje, se askush nuk duhet ta vërë në diskutim se Ismail Kadareja do të hyjë në letërsinë botërore,  si shqiptar, me apo pa çmimin Nobel.

Ketë përmbledhje të shkurtër të librit “ Epoka Kadare” po e mbyll me mendimet e piktorit të madh Italo- Shqiptar, Ibrahim Kodra, i cili thekson bindshëm se: “ Kontakti me Kadarenë është magjepsës. Mbi të gjitha ai është Kombi, Populli. Për mua Kadareja është projektor i fuqishëm i drejtuar në thellësitë e mëdha të shpirtit të popullit, kombit, atje ku fillon, formëzohet, rrit përmasat magma vullkanike e këtij shpirti. Elementët që e përbëjnë këtë magmë janë të shumta: mite ritual, kultura shekullore e të jetuarit, filozofia e saj, mëndësia e raporteve ndërfamiljare, mëndësia e juridiksionit të mahnitshëm popullor. Kadareja është traditë dhe novitet. Në të gjendet i kristalizuar arti i popullit, arti i përzgjedhur i traditës tonë të kultivuar. Gjithashtu në të bashkohen mrekullisht Homeri me Eskilin. Dantja me Shekspirin. Xhojsi me Kamynë, Kafka me Sartrin e Elyari me poetët e tjerë të mëdhenj të këtij shekulli, për t’u tjetërsuar në markën e veçantë tepër të njohur në prozën bashkëkohore, në markën Kadare. Kadareja është shpallje botërisht e mundësive të magjisë sonë artistike. Pohimi i ri i gjenisë shqiptare.

 

Përgatiti Nadire BUZO.

Studiuese -arti

Më 27 janar 1302 qyteti i Firences e dënon poetin Dante Alighieri

Më 27 janar 1302 qyteti i Firences e dënon poetin Dante Alighieri (Dante Aligieri). Dante bëhet poet në mërgim. Durante degli Alighieri, i njohur thjesht si Dante (1265-1321); poet i madh italian i mesjetës, autor i Komedisë Hyjnore, – titulli origjinal Comedia dhe më vonë u shtua Divina, nga Boccacio – është konsideruar gjerësisht vepra më e madhe letrare në gjuhën italiane dhe kryevepër e letërsisë botërore. Dante, Petrarka dhe Bokaçio janë të njohur si “tre burimet” ose “tre kurorat” (e letërsisë). Dante është quajtur edhe “Ati i gjuhës italiane”. Por, para se Dante të shkruante poemën e famshme, atij i doli një problem i madh. Për arsye të ndërrimit të pushteteve, dhe se ai ishte përkrahës i partisë politike e cila doli e humbur, Dante dëbohet nga qyteti i tij, Firence, dhe do të endej për vite në mërgim, derisa vdiq në Ravena më 1321. Pas vdekjes, kur vlerat e tij letrare shkëlqyen, ironikisht, qyteti që e përndoqi më shumë, i ngriti atij shtatoren më të lartë.

Lirika në dimër të moshës – Cikël me poezi nga Përparim Hysi

 

1.Ai  sy

Ai sy më fliste shumë,kur pulis atë qepallë
Jam i”dogëdisur”unë, sado sy plot kam parë.
Se më është si një magnet që më”thith”në sekondë
Dhe qëllova unë sherret, më bën skllav në moshë të vonë.

Ndaj u bëmë, papritur një,(veç nga syri me të”fshehta”)
Gjumi hiç nuk më zë dhe,”tani”, jam bërë  me”fleta”.
Sikur zë marr fluturim(bashkë me mua qindra pëllumba)
Ma”trazove” pleqërinë,sybukura që pashë tek rruga.

2.Mos më thuaj!

Mos më thuja:-Do mbetemi miq!
Dhe miqësinë do vazhdojmë,
Se kështu më vë në kryq
Si një KRISHT që po linçojnë.

“Mbetemi miq”, është si”lamtumirë”
(është si zgjedhje e gabuar)
Për të qenë, demek, i lirë
Afeksioni ka mbaruar.

Emocionet, ikin… vdesin
Ku shkoi vallë afeksioni?
Pak nga pak, të”ftohur”mbesim
Iku,shkoi dhe emocioni.

“Të mbetemi miq”, nuk mjafton
Se  je, e domsdoshme për mua
Nëse afeksohem në moshë të vonë,
Kjo ndodh,se, me të vërtetë, të dua.

 
3. Vorbulla e kujtimeve
 
Kujtimet sikur janë vënë në korsi konkurimi
Sikur kanë zënë vrapin,kush mbrrin më parë?
Jam peng i tyre; i madh befasimi
S’kam si  mos befasohem,tash, në moshë të shkuar.
Jam i sulmuar si bletërritësi nga një koshere bletësh
Dhe ndjej “zukatje” kujtimesh e ngjarje pa kufi
Herë buzëqesh,herë bëhem  i prekshëm
Pa zë e mallëngjehem,se jam pleqëri.

Ja  tek hapet,befas, një portë e lashtë
Dhe vjen si fllad freskie një kujtim intim
Humbas mjegullash,se jam me të bashkë
E jetoj  “kujtimin” deri në mallëngjim.

 

4. A mundet?

Në kraharor diçka më tërbohet
Hidhet e përdidhet si zok
A mundet në këtë moshë të dashurohesh?
Ju lutem,- më thoni,- ju miq e shokë!

Se ja: u godita, papritur
Drejt e me shikimin e parë!
Më mori”më qafë” një syndritur
Aq sa, sikur nuk jam më gjallë.

 
Ika… e humba pusullën
Si Xhaferri që humbi simiten
Syndritura, sy për sy, lëpiu gjuhën
A nuk kam hak unë që mos lajthitem?
Dua që paksa të qetohem
Dhe mendjen nga syndritura ta heq
Më shumë nervozohem, stresohem
Ç’po heq, o miq, ç’po heq?!!!

 

5. Syri im

Syri im është i stërvitur dhe s’gabon kurrë në çmim
Nuk besoj se jam lajthitur,kur të pashë,o shpirti im.
Pashë një lule krejt të brishtë dhe fytyrën me njgyrë kremi
Pale syri yt me bisht,seç më”shpoi” sa më zu shendi.

Trupi yt si bredh alpin  dhe fytyra lëshon nur
Ndaj e”humbi”syri im, më nuk mbyllet:është”sëmurë”
Përfytyrimit zë i kthehem,se më erdhi tani pranë
Ndaj po zë e po rrëfehem,se s’duron ky imi xhan.

Nga një trillë që qe qëmoti,veç se pashë një sy të ndritur
Më pushtoi një brengë koti,dhe tani që jam kokëthinjur
Aq sa moshën e harrova dhe nga koka më del tym
Tutje-tutje viteve shkova, ( se s’gabon kurrë syri im)

 
                              Tiranë,24 janar 2020

VISAR ZHITI: “Vatra” do ta mbajë ndezur “zjarrin” prometean…

Vatra, një copëz Shqipërie në Amerikë, që nderohet dhe i nderon kryetarët e saj të përkushtuar, vazhdon më të mirën, zgjodhi kryetarin e ri, për herë të parë nga Kosova, duke prirë kështu dhe duke dhënë shembullin përbashkues….

– Mesazh i shkrimtarit Visar Zhiti, dërguar editorit të gazetës “Dielli”, pas Kuvendit të Vatrës dhe zgjedhjes të Kryetarit të ri-

 

Pershendetje, Mik! “Kuvendi i Vatres”. – janë fjalë që ngrohin, edhe vatër, edhe kuvend, përfytyrohen njerëz pranë zjarrit, bisedat e urta, me mençuri, zëra nga gjithandej, meraku për punët, bashkimi per më mirë… Këshillat e të vjetërve, përvoja e tyre dhe zelli i të rinjëve, forca për të vazhduar…

Shqiptarët kanë shekullin e Vatrës së tyre dhe ku? – në SHBA, vendi i lirisë dhe begative, mbrojtës i kombit tonë dhe i kombeve… shqiptarët kanë dhe zjarrin e atdhedashurisë në atë Vatër, që e ndezën burrat e lartë si Faik Konica dhe Noli dhe e mbajtën gjallë bijtë…

Vatra, një copëz Shqipërie në Amerikë, që nderohet dhe i nderon kryetarët e saj të përkushtuar, vazhdon më të mirën, zgjodhi kryetarin e ri, për herë të parë nga Kosova, duke prirë kështu dhe duke dhënë shembullin përbashkues….

Besojmë që duke patur mbeshtetjen tradicionale të të gjithëve, frymëzimin e bekimin nga demokracia e SHBA-së dhe amanetet e dheut amë, nga Shqiperia e Kosova, -besnikë dhe aleatë historikë të SHBA, -urimet e çdo shqiptari edhe në Mal të Zi e Maqedoni e nga diaspora kudo, “Vatra” do ta mbajë ndezur “zjarrin” prometean, do të bëjë më shumë dhe më bukur për kulturën dhe gjuhën, për historine dhe kujtesën, për shkencat, për Kombin dhe ardhmërinë, duke e forcuar miqesinë jetike mes dy popujve tanë, atij shqiptar dhe amerikan.

“Vatra” shqiptaro-amerikane, me anëtarët e saj amerikano-shqiptarë, ka dhe “Diellin” e saj metaforik që i përhap rrezet për më shumë dritë dhe ngrohtesi së bashku, si dikur dhe në “motet moderne”.

Mes jush, Visar Zhiti Shkrimtar

Më 26 janar 1917 Giuseppe Ungaretti shkroi poezinë “Mëngjesi” (“Jam ndriçuar nga pafundësia”) – Nga Anna D’Agostino

Titullohet “Mëngjesi” dhe përbëhet nga vetëm katër fjalë të ndara në dy vargje të famshme: “Jam ndriçuar nga pafundësia”. Vjersha, mund të konsiderohet si manifesti i poezisë hungaretiane për shkurtësinë e saj dhe mesazhin e qartë që jep, dhe sigurisht është një nga kompozimet më të shkurtra të shekullit XX. Është shkruar nga Giuseppe Ungaretti në Santa Maria La Longa (UD) më 26 janar 1917.

Poezia “Mattina” është pjesë e ciklit të tretë, me titull Të përmbyturit, nga përmbledhja L’Allegria, botuar për herë të parë në vitin 1931. Fillimisht e gjithë përmbledhja titullohej Allegria di Naufragi por poeti atëherë vendosi të thjeshtojë titullin dhe ta bëjë edhe më të drejtpërdrejtë.

Edicioni përfundimtar është nga viti 1942 dhe përmban disa cikle:

Porti i varrosur, me poezinë e famshme homonimike, dhe që mbledh poezitë e para kushtuar përvojës së Luftës së Parë Botërore, të jetuar nga Ungaretti si një ushtar i regjistruar në Karst;
Transporti i anijeve, i cili ende përmban poema lufte të kompozuara në pjesën e përparme;
Ecejake, poezi të kompozuara gjatë përvojës së luftës në Francë;
Të parat, tekstet e hartuara pas luftës.

Temat e përmbledhjes shprehin ndjenjat e dhimbjes ndaj përvojës së luftës që jetoi poeti në vetën e parë dhe ndjenjën e lidhjes me jetën që buron prej saj. Një çështje tjetër e dukshme është vëllazërimi midis njerëzve. Ajo bëhet një vlerë themelore që duhet ndjekur në momentet e errëta të luftës. Titulli, Allegria, në të vërtetë aludon në shtysën pozitive të njeriut që mbijeton pavarësisht dhimbjeve dhe shkeljeve të anijeve të jetës.

Poezia e mëngjesit është e përbërë nga vetëm dy vargje dhe për ta kuptuar plotësisht duhet të lexoni domosdoshmërisht edhe titullin, të cilit përmbajtja i referohet në mënyrë të pashmangshme. Kritiku i njohur letrar Romano Luperini vuri në dukje se si poeti përfaqësonte madhështinë përmes dritës.

Fillimisht poezia duhej të ishte pak më e gjatë dhe duhej të titullohej “Qielli dhe deti”:

M’illumino
d’immenso
con un breve
moto
di sguardo.

Jam ndriçuar

nga pafundësia

me një lëvizje

të shkurtër

të shikimit.

Arsyeja e zvogëlimit qëndron në dëshirën e autorit për të përfaqësuar ndjesinë e momentit në letër pa iu drejtuar fjalëve të kota. Vargu është zvogëluar në thlb, në këtë rast vetëm disa fjalë (fjalët e vargjeve) për të rritur vlerën semantike të secilës prej tyre.

Kjo dritë e jashtëzakonshme do të thotë kjo: shkëlqimi i diellit që sapo është lindur i jep poetit një ndjesi të brendshme që e lidh atë me sensin e pafundësisë. Ai ndihet i gjallë dhe pjesë e misterit të pafund të natyrës. Humori i përshkruar është pothuajse mistik, i bashkimit me universin.

Të dy vargjet janë thyer në treshe, të cilat, të lexuara së bashku, bëhen një gjashtëshe e përkryer. Midis dy vargjeve ka edhe disa bashkëtingëllore (kthimi i tingullit –m) që kontribuojnë në unifikimin e tyre.

Ekziston edhe figura retorike e synaestezisë (përzierja e dy termave që i përkasin sferave të ndryshme shqisore). Ndjesia fizike e dritës së diellit (ndriçon) i referohet një ndjenje të brendshme (shkëmbimi i ndjesisë dhe mendimit).

Është një krijim brilante. Poeti, me vetëm disa fjalë, transmeton ndjenjën e fortë dhe madhështore të zgjimit të mëngjesit. Ajo përfaqëson dëshirën për jetë dhe madhështi, përkundër përjetësimit të tmerreve të luftës./Elida Buçpapaj

Cikël me poezi nga Alisa Velaj

KUR T’JA BEHIN SHIRAT

Dielli s’po shndrit, e as po jep shenja jete,
Për ne kushërinjtë e afërt nga Mesdheu.
Male bore kaptojmë njërin pas tjetrit,
Qiej durimplotë kredhur në shtëllunga të hirta.
Diçka duhet të ketë pas tyre me siguri…
Hone humbëtirash të panjohura për udhëtarin,
A këngë zogjsh të mbajtura pezull sipër reve.
(Kur t’ja behin shirat do të shpërthejë dhe muzika.)
Koha ka ngrirë si bora mbi trungjet e pemëve
Frymëmarrjet ngjizin pëllumba të bardhë
Që lëshohen fluturimthi mbi liqenin akullnajor.
Ai është i kaltër, i kaltër në të bardhë
I hijshëm si fëmijë drite netëve boreale
Ai është prushërim i heshtur për stinën e përtëritjes
Palca e këngës për gjakun pranveror…

28.12.2017
Sain Moritz, Zvicër

SIMFONI DRITE
(E shkruar për Olimpian)
Bijëza e diellit vështron trungjet e pemëve dhe çuditet.
“I ka ngrënë tymi degët, i ka ngrënë, i ka ngrënë!!!”, mërmërn përvajshëm.
I meket zëri bijëzës e kthen kokën të mos i shohë më trungjet e ngrënë.
Ajo s’e ka njohur kurrë mjegullën më parë.
Degët e gëlltitura shfaqen pak nga pak.
Kthjellë pas kthjelle dhe lumi fillon vjen.
Sa feks agu është veç vuvurimë.
E pastaj bëhet lumë, lumë i bukur shumë.
Vajzukja s’e kthen që s’e kthen më kokën.
Mjegull e davaritur ia ka rikthyer pemët sërish.
Kur i sheh papritur, nis e brof si ketër.
“Nuk e dua më tymin e bardhë, nuk e dua, nuk e dua”, thërret plot hare blerimit të paanë…

Janar 2018, Anës Rhinit, Baden-Ëürttemberg, Gjermani.

HESHTJE SOLEMNE ZOGJSH
Si kotet kjo gri mbi çatitë e pjerrëta
Fusha të tëra strukur brenda mjegullës
Si dhelpërushët në zgavrat e pemëve
Ato ishin pemë
Pemë der pak më parë
Tani janë shëmbëlltyra të tymta, të tymta…
Liqeni Bodense na ndjek pas ngado
Bir i Rinit bir përgjumur me pulëbardhat
Nën po të njejtin qiell të të tri atdheve
Une atdhe sot kam mjegullën
Psalmet e saj ende të pakënduara
Nëpër ajrinë e mbushur tejpërtej
Me heshtje solemne zogjsh…

30.12.2017
Duke udhëtuar nëpër Bregenz, Austri

DIMËR NË KONSTANZ
Për pak dhe mjegulla do t’u avitet shtëpive
Po ajo mjegull që përpiu lumin, fushat, drurët…
Kumbanorja e kishës po ashtu humbur aty!
Do të na avitet mjegulla kur të jemi ndoshta ne oborr
Me pëshpërima lloj lloj dhe tinguj psalmesh
Do të përplasemi…
Do të përhumbemi dhe ne në mjegull
Si bij kthjellimi të dëshiruar për pak harrim…
03.01.2018
Konstanz, Gjermani

Kopertina të Botimeve të Lek Pervizit 1990-2020

Botimet fillestare  të thjeshta të poezive në Belgjikë, 1991- 1995

 

 

 

                                                                                                                          

 

Më 25 janar 1978 u nda nga jeta Skënder Kulenoviç, poet, novelist dhe dramaturg boshnjak

Skënder Kulenović (2 shtator 1910 – 25 janar 1978) ishte një poet, novelist dhe dramaturg boshnjak.


Skender Kulenović lindi në 1910 në qytetin boshnjak të Bosanski Petrovac, kur ishte pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze. Familja Kulenoviç ishte një familje myslimane që zotëronte tokë, megjithëse prindërit e Skenderit drejtonin një hotel me qira dhe një dyqan ushqimesh. Skenderi ishte i treti nga katër djemtë (njëri prej të cilëve vdiq në foshnjëri) dhe një vajzë. Më 1921, i varfëruar nga reformat tokësore të sjella nga Mbretëria e re e Jugosllavisë, familja e tij u zhvendos në qytetin qendror boshnjak Travnik, vendlindja e nënës së tij. Këtu Skender Kulenović studioi në gimnazija Jezuitska klasična (Shkolla lokale e Gramatikës Jezuit). Dhe këtu ai shkroi poezitë e tij të para, duke kulmuar me botimin e një grupi sonetesh (primulimi Ocvale, ose Primroses i Thurur) në një almanak shkollor 1927–28.

Në vitin 1930, familja Kulenović rimori një pjesë të prosperitetit të tyre të mëparshëm – aq sa mundësoi që Skënderi dhe motra e tij Qamile të vazhdonin shkollimin. Skenderi u regjistrua për të studiuar drejtësi në Universitetin e Zagrebit – arsyeja kryesore, siç pranoi ai, ishte që Fakulteti Juridik u lejonte studentëve të bënin pjesën më të madhe të studimeve në shtëpi. Kur në Zagreb u frymëzua nga idetë e majta, duke u bashkuar me Partinë Komuniste Jugosllave (KPJ), në të cilën vëllai i tij i madh, piktori Muhamed Kulenović, ishte tashmë anëtar, në 1935. Në të njëjtin vit ai hoqi dorë nga studimet e tij për drejtësi për t’u përqëndruar në gazetari dhe vepra letrare. Gjatë katër viteve të ardhshme ai botoi ese dhe tregime të shkurtra në revista të ndryshme, përfshirë Putokaz (Signpost), gazetë ku ai ishte një anëtar themelues.

Kjo ishte një kohë e rritjes së tensionit politik në shtetin e parë jugosllav. Nga ana e jashtme, Regjenca autoritare e Princit Pavle po përpiqej të balancojë ndjenjat e njohura pro-franceze dhe pro-britanike me një nevojë për të mbajtur marrëdhënie të mira me fqinjët fashistë italianë dhe nazistë gjermanë të vendit. Brenda, jeta politike po pushtohej gjithnjë e më shumë nga armiqësia serbo-kroate; në vitin 1939, u bë një përpjekje e kotë për ta shuar atë duke imponuar një sistem federale dypartiak, nën të cilin shumica e Bosnjës u bë territor Kroat. Në fund të vitit 1939 ose në fillim të vitit 1940, Skënder Kulenović u përjashtua nga KPJ për refuzimin e nënshkrimit të një letre të hapur që kritikonte qeverinë dhe evokonte autonominë për Bosnjë dhe Hercegovinën – vendim i cili e pengonte atë të botonte në shumë prej revistave me të cilat kishte punuar deri në pastaj. Më 1940 u martua me gruan e tij të parë, Ana Prokop.

Në Mars dhe Prill 1941, akti balancues i Princit Pavle përfundimisht dështoi: ai u rrëzua në një grusht shteti popullor pro-perëndimor, pas të cilit nazistët pushtuan Jugosllavinë. Muhamed Kulenović u burgos menjëherë si anëtar i KPJ; në korrik, ai u qëllua pas një përpjekje arratisjeje. Në nëntor të njëjtit vit, Skënderi u bashkua me Partizanët e Josip Broz Titos dhe u ripranua në Partinë Komuniste. Më 1942, menjëherë pasi ofensiva gjermane verore nuk kishte arritur të fshijë ushtrinë partizane, ai kompozoi ndoshta poezinë e tij më të famshme, “Stojanka Majka Knežopoljka” (“Stojanka, nëna nga Knežopolje”), një version modernist partizan i tradicionales Vajtimi boshnjak me elementë të fortë të epikës popullore serbe. Në të njëjtin vit, vëllai i mbetur i Skenderit, Muzafer, u ekzekutua në Beograd.

Njëra nga rrugët në Banja Luka mban emrin e tij.

Ndërsa ishte në forcat partizane, Kulenović gjithashtu redaktoi gazeta dhe revista të ndryshme, vazhdoi të botojë, dhe ndihmoi në krijimin e një grupi teatri. Ishte këtu, në 1944, ai u dashurua me Vera Crvenčanin, e cila do të bëhej gruaja e tij e dytë. Më 1945, Skënder Kulenoviç u emërua Drejtor i Teatrit Kombëtar në Sarajevën e sapohliruar. Më 1947 ai dhe Vera u shpërngulën në Beograd, i cili duhej të mbetej shtëpia e tyre deri në vdekjen e tij. Vitet e pasluftës ai i kushtoi kryesisht dramës dhe gazetarisë: ai shkroi disa shfaqje te suksesshme teatrale, por edhe një numër tregimesh të shkurtra, ese dhe poema, dhe redaktoi revista të ndryshme letrare dhe jo-letrare. Në vitin 1954, pasi kishte botuar një ese nga disidenti Milovan Đilas, ai u shkarkua si redaktor i revistës Nova misao (Mendimi i Ri). Megjithëse do të vazhdonte me veprën e tij teatrore, kjo, me vdekjen e babait të tij në të njëjtin vit, i dha një goditje të fortë besimit dhe vetëvlerësimit të tij.

Kontakti i gjatë i Kulenović me qytetin e Mostarit filloi në vitin 1956, kur ai qëndroi atje gjatë prodhimit të dramës së tij Djelidba (Divizioni). Më 1959 ai botoi “Stećak”, i pari nga dyzet Sonet e tij. Ai gjithashtu udhëtoi për në Egjipt, i cili frymëzoi një seri udhëtimesh – dhe, më vonë, sonetin Vaze (Vases). 1968 pa botimin e njëzet Soneteve (Sonet) të parë. Soneti II, grupi i dytë i njëzet soneteve, pasuar në 1974. Më 1977 u shfaq romani i tij Ponornica (Lumi i Humbur). Ai po punonte në një vazhdim kur u sëmur vonë në atë vit. Pas një qëndrimi të fundit në Mostar, ai u kthye në Beograd në Janar 1978, kur vdiq nga dështimi i zemrës.

Historia e jetës së Kulenović është në shumë mënyra tipike për një intelektual me origjinë boshnjake të epokës Jugosllave: i lindur në një familje myslimane boshnjake, e arsimuar në traditën katolike dhe që ka jetuar në kryeqytetin serb. Ashtu si etosi i tij politik ishte një nga uniteti pan-Jugosllav në komunizmin e Titos, ashtu edhe rrënjët e tij kulturore u ngulitën në traditat osmane, kroate dhe serbe në mënyrë të barabartë. Disa boshnjakë dhe serbë e kategorizojnë atë si një poet boshnjak dhe serb respektivisht [citim i nevojshëm] – një tendencë e cila, sipas kritikut të Sarajevës Ivan Lovrenović, e “zvogëlon dhe degradon” statusin e Kulenović dhe shkrimtarët si ai. Sidoqoftë, dikush mund të thotë se rrënjët e tij në të tre traditat e bëjnë atë një poet boshnjak (më shumë se një boshnjak), sepse këto ishin tri traditat që formojnë gërmadhat e kulturës në Bosnje. Por kjo nuk e pengon atë të shihet gjithashtu si një poet jugosllav – ose, më saktë, si i shtëpisë në të gjithë rajonin që flet serbo-kroatisht.

Referenca

  • Lovrenović, Ivan (2002) Nacionalna pripadnost ili nacionalno vlasništvo (Ethno-national belonging or ethno-national property), Dani, 29 March 2002.
  • Miljanović, Mira (2000) Pjesnička ponornica: Skender Kulenović devedeset godina od rođenja (Poetic Lost River: Skender Kulenović Ninety Years after his Birth). Sarajevo: Preporod.

Bibliography

  • Stojanka majka Knežopoljka (1942)
  • Pisma Jove Stanivuka (1942)
  • Ševa (1943)
  • Djelidba, Večera, A šta sad ? (1947)
  • Soneti I (1968)
  • Divanhana (1972)
  • Soneti II (1974)
  • Gromovo đule (1975)
  • Ponornica (1977)

In English

  • Kulenović, Skender (2003) Skender Kulenović. Translated by Francis R. Jones. Modern Poetry in Translation New Series/22: 61-69.
  • Kulenović, Skender (2007) Soneti / Sonnets. Special Gala Edition of Forum Bosnae, 41/07. Bilingual edition, with English translations by Francis R. Jones, artwork by Mersad Berber, and afterwords by Francis R. Jones and Rusmir Mahmutćehajić.

Ismail Qemal bej Vlora – Babai i Kombit, Elitë e mohuar – Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

 

Paragraf nga libri im “Elitat…,Kranari Kombëtare”,f.215-223

 

 Ismail Qemal Bej Vlora  është Arkitekti i Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, i cili njihet historikisht , si shtetformuesi i parë.

.

  Ismail Qemali lindi në Vlorë, 16-I-1844 dhe vdiq në Peruxhia më 24-I-1919, në rrethana të dyshimta.

 

Cili është Ismail Bej Vlora?

Ismail Qemal Vlora i njohur thjesht si Ismail Qemali ka qenë nëpunës dhe deputet i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes kombëtare dhe themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë

Ismail Bej Vlora, ka meritën e zbulimit arkeologjik të Dodonës antike, kryeqendër e Thesprotisë.  

     .  Ismail Qemali sipas kutimeve të tij të botuar dhe përkthyer nga stërmbesa e tij, Nermin Vlora, me titull “In Memorie”, ai shkruan: “Linda në qytetin e Vlorës,babai im është Mahmud bej Vlora dhe nëna ime,Hedije hanëmi. Kur isha 4 vjeç, më 1848 Vlorajt i syrgjynosën, burrat në Konjë e gratë e fëmijët në Selanik. Pasuria iu sekuestrua si pasojë e kryengritjes kundër Tanzimatit më 1847. “

Ismaili  nisi shkollën fillore ku mësoi turqishten, dhe pasi më 1852 u kthye në Vlorë,ku shkollimin e vazhdoi me mësues privat. Thelloi turqishten dhe mësoi italisht nga një italian i dëbuar. Më pas e edukuan i ati dhe e ëma. Më 1855 u regjistrua në gjimnazin «Zosimea» në Janinë, i vetmi nxënës mysliman, aty mësoi greqishten e vjetër, latinishten; arabisht e frëngjisht(privatisht) si dhe  mori njohuri në matematikë e fizikë. Sipas regjistrave të «Zosimeas», Ismail Qemali provimet e vitit të fundit i dha më 15 korrik 1859. Në kujtimet e tij, Ismail Beu tek flet për Janinën si vendin ku kishte kryer studimet, si rajonin ku zbulonte gjurmë të qytetërimit parahelen ose pellazg. Për të cilin shkruan se “raca shqiptare i kishte të gjitha të drejtat ta quante të vetin dhe që ishte burimi nga kishte mbirë qytetërimi helen”.

Ndërkohë që vazhdon studimet për drejtësi, punon në zyrën e përkthimeve të Ministrisë së Jashtme. Kthehet në Janinë, ku emërohet ndihmësdrejtor i çështjeve politike ddroi më 1864. Valiu i Thesalisë, Ismail Rahmi Pashës, e emëroi pak kohë shef të kabinetit të tij. Më 1865 u rikthye në zyrën e përkthimeve të Portës së Lartë. Emërohet Sekretar i Përgjithshëm në Janinë. Ismail beu më 1867 shkoi në kryeqytet, ku emërohet valiu i Varnës. Më 1870 u emërua kryetar i Komisionit Evropian të Danubit. si delegat osman. Më 1876 pas një gjakderdhjeje në viset bullgare, Porta e ngarkoi Ismail Beun që të studiojë dosjet dhe qe në krye të komisioneve hetimore të Filipopolit. Pasi iu dha mundësia që të zgjidhte ndonjë post tjetër nga ai në Mardin, Ismail Beu zgjodhi të ishte në krye të sanxhakut të Bolusë më 1884. Më 1890 paraqiti tek Porta dorëheqjen nga posti, por jo shumë kohë më pas u caktua vali i vilajetit të Beirutit, ku pranë tij shërbente edhe kolegu i tij i Komisionit të Filipopolit, Vaso Pasha. Ishte në Beirut ditët kur kolegu dhe bashkëatdhetari i tij u ligështua nga zemra dhe vdiq.

Më 1892 i propozoi Sulltan Abdyl Hamidit një memorandum për federalizimin e Rumelisë. Pas një tjetër studimi për çështjen e Egjiptit, u emërua vali i Gjiritit po atë vit. Më 1897 u thirr nga Porta në kryeqytet, ku e emëruan vali në Tripoli, por nisi të dyshonte dhe t’i trembej emërimit. Më 1 maj 1900, pasi u nis për  të marrë postin, u arratis nga perandoria nën mbrojtjen e britanikëve, pasi kishte kërkuar strehim në jahtin e ambasadës angleze në Bosfor. Shkoi në Athinë, ku kontakti me politikanët arbërorë i ngjallën nevojën për rimëkëmbjen e vendit të origjinës. Më pas nisi një udhëtim, Napoli, Romë, Lozanë të Zvicrës, por i shqetësuar nga ndonjë atentat i mundshëm, shkoi në Paris. Pasi komunikoi me Faik bej Konicën,u vendos në Bruksel, ku drejtoi botimin e Albanisë. U largua nga Brukseli dhe pas pak kohe Ismail Beu hapi gazetëN “Le Salut de l’Albanie” që botoe në shqip, turqisht e greqisht. Me ftesën e kolonisë shqiptare të Egjiptit, shkoi në Kajro ku u prit nga Kedivi. Pas një trilli të sulltanit, u dënua me vdekje në mungesë, me humbjen e të drejtave civile, gradës, meritave, dekoratave dhe pronave. Në shkurt të 1902 mori pjesë në Kongresin e organizuar në Paris nga Princi Sabahedin dhe Lutfullah, si përfaqësues i shqiptarëve, ku takoi mareshallin Rexhep pashë Matin.Këta po organizonin njëfarë komploti për të bindur sulltanin për reformat që duheshin ndërmarrë. Plani dështoi pasi rrethanat ndërkombëtare nuk ishin të favorshme. Pas Revolucionit Xhonturk më 1908 dhe rishpalljes së Kushtetutës më 21 korrik, I.Qemali u kthye nga mërgimi. Më 17 dhjetor të 1908,parlamenti u zgjodh  deputet i Beratit, ku me 26 deputetët shqiptarë hyn në partinë opozitare “Hyrrjet ve ltilaf” (“Marrëveshje e Liri”) për decentralizimin e perandorisë dhe lirinë e mësimdhënies së gjuhëve kombëtare. Gushtin e 1910 udhëtoi nëpër Evropë dhe kërkonte “autonomi administrative” për shqiptarët. Verën e 1911 shkoi në Cetinje të Malit të Zi te krerët e malësorëve, ku kishin gjetur strehë pas fushatës së Shefqet Turgut Pashës dhe kryengritjes së tyre. Pas Kuvendit të Gërçes, nxit nënshkrimin e një memorandumi me nxitjen e tij,  me 12 pika me kërkesa kombëtare, ku shprehu edhe njëherë zotimin për lidhje me perandorinë. Deputetët opozitarë shqiptarë ishin të vetëdijëshëm se pa kryengritje Porta e Lartë  nuk do të t’i jepte Shqipërisë të drejtat kombëtare. Përveç deputetit të Pejës, Ibrahim Efendiut dhe atij të Elbasanit, Haxhi Ali Efendiut, deputetët dhe anëtarë të parisë u mblodhën në shtëpinë e Reshit Aqif Pashës, e  më pas në shtëpinë e Halil pashë Alizot-Gjirokastrës, si dhe në shtëpinë e Syrja bej Vlorës. Të pranishëm ishin, Ismail Qemalit, Hasan bej Prishtina e Myfid bej Libohova që t’i thërrisnin arsyes,të mos hidhej fara e përçarjes në dobi të shpëtimit të kombit dhe atdheut.Pas një takimi në hotelin “Pera Palace” mes Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës, më 12 janar u mblodhën në shtëpinë e Syrja bej Vlorës në lagjen “Taksim” deputetët e Beratit, Ismail Beu dhe Aziz pashë Vrioni, deputeti i Gjirokastrës Myfid bej Libohova, deputeti i Durrësit Esad pashë Toptani dhe i Prishtinës, Hasan Beu. Deputetët shqiptarë pasi kuvenduan mbi masat që kërkonin nevoja e rrethanave lidhën besën, duke u betuar mbi Kuran për sakrificat e mëtejshme që do të ndërmerreshin në dobi të kombit e atdheut të tyre. Ismail Qemali dha fjalën se do të ndihmonte me armë dhe të holla që kryengritja mbarëshqiptare ta mbante nën trysni Portën deri kur të bindej për dhënien e lirive kombëtare. Lidhja mes lëvizjes në terren dhe Ismail Qemalit jashtë shtetit u vendos të mbahej përmes konsullit britanik në Shkup.  Syrja beu me të birin, hyn në marrëveshje me diplomacinë austro-hungareze për përgatitjen e shpalljes së Autonomisë e më pas Pavarësinë. I. Qemali u nis më 2 nëntor me avulloren Regele Carol që bënte linjën Stamboll-Kostancë, bashkë me të birin Qazimin dhe Luigj Gurakuqin. Më 3 nëntor u vendosën në hotelin  Kontinental në Bukuresht, në kryeqytetin rumun, ku takoi një përfaqësi të kolonisë shqiptare nën drejtimin e Pandeli Evangjelit. Ende nuk dihej se ç’trajtë do të merrte realiteti politik gjatë dhe pas Luftës Ballkanike që kishte shpërthyer. Mbrëmjen e , 5 Nëntorit, Ismail beu u takua me ambasadorin e Austro-Hungarisë në Rumani, Karl Emil Prinz zu Fuerstenberg. Sipas Vllamasit, ministri i Brendshëm rumun Ionesku, përmes Kristo Meksit i kishte dhënë Ismail Beut një çek prej 500.000 frangash ari për shpenzimet e rastit dhe  e siguroi për ndihmën e Rumanisë dhe përkrahu lëvizjen shqiptare që po fillonte.” Të nesërmen pasdite u nis në orën 5 e 30 me tren nga Bukureshti drejt Vjenës, I shoqëruar nga sekretari i tij, u vendos në Grand Hotel. Më 9 nëntor u prit nga gjeneral-majori Blasius Schemua, shef i shtabit të përgjithshëm të forcave austro-hungareze, në Budapest. Më 10 nëntor Ismail Beu u takua me ambasadorin britanik në Vjenë, Sir Fairfax Cartwright, të cilit i shpjegoi idenë se “Shqipëria mund të ndahej në kantone fisnore,” si të modelit zviceran, Më 12 nëntor gjëndet në Ballplatz, ku u takua me zyrtarë të ministries Po atë mbrëmje mori trenin për Budapest, u vendos në hotelin Royal. U takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë Kontin von Berthold, i cili:]“miratoi pikëpamjet e mia për çështjen kombëtare dhe pranoi kërkesën e vetme që i bëra: të më vinte në dispozicion një anije, e cila do të më bënte të mundur të arrija në portin e parë shqiptar para mbërritjes së ushtrisë serbe.”   Më 17 nëntor u kthye në Vienë dhe ngaqë planet ndryshuan, nuk mund të shkonte në Romë. Bashkë me Gurakuqin me tren shkoi në Trieste mëngjesin e 19 nëntorit. Në stacionin e trenit në Trieste, Ismail Beun e priti Mark Kakarriqi, që e shoqëroi në hotelin Excelsior Palace. Nga ora dy rreth 15 shqiptarë i hypën avullores Brünn të linjës Lloyd dhe në det kaloi në një vapor tjetër të linjës, Graf Wurmbrand diku pranë Kepit të Rodonit. Avullorja Wurmbrand mbërriti në Durrës mëngjesin e datës 21 nëntor. Mëngjesin e 23 nëntorit, me një karvan prej 40-50 vetash, i shoqëruar nga Dom Nikollë Kaçorrin, Abdi e Murat bej Toptani, Mustafa Merlika, Qemal Karaosmanin nga Berati i solli kuaj karvanit dhe u nisën. Esat Pasha, valiu i Janinës lëshoi urdhër arresti; ndaj atë natë u ndalën në Çermë,te Dervish bej Biçakçiu dhe biseduan se duhej shmangej të kalonin nga Divjaka. Natën e datës 24 e kaluan duke bujtur në Petoshanj të Libofshës te Nedim bej Leskoviku. Me ndërhyrjen e Myfid Beut dhe kadiut të Janinës, Esat pashë Janina e tërhoqi urdhërin e arrestit. Me datë 25 hëngrën drekë në Fier tek Omer pashë Vrioni dhe u lajmërua nga zyra telegrafike se ushtritë serbe po mërrinin në Durrës e Elbasan. Ismail Qemali udhëzoi: “T’i prisni mirë, me flamurin kombëtar në dorë dhe deklaroni se i prisni si mysafirët e Shqipërisë”. Ismail Qemali mbërriti në Vlorë më 25 nëntor. U përshëndet nga mësuesi Jani Minga, Ismaili shkoi për darkë te shtëpia e Hasan Sharrës në lagjen Muradie. në Sheshin e Flamurit.Vlerat e pamohueshme të  Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare

Vlerat e pamohueshme të  Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare”-

Sesion shkencor në Vlorë më 24– I– 2011.

 

 

Ismail Qemali, Arkitekt i Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare(Vivra- kumtesë mbajtur në Vlorë më, 24.I.2011.

Vo: Vivra: “Pa koment” Nacional, Tiranë,2016, fq.30:  Të gjithë shqiptarët në fillim të shekullit XX, shpresonin se kishte ardhur koha që Shqipëria të ishte e Pavarur, pas 5 shekuj robëri. Pas vdekjes së Skënderbeut, grindjet mes principatave nuk e favorizonin kurrë njohjen e Shqipërisë si komb. Patriotët e Rilindjes Shqiptare dhe Arbëreshe kishin punuar për ta përgatitur opinionin për domosdoshmërinë e shkëputjes nga Turqia. Këtë mision e mori në dorë njeriu që e njihte mirë Turqinë dhe politikën e saj.

Ismail Qemali si diplomat, i pajisur me kulturë të gjerë, njohës i disa gjuhëve, shfrytëzoi rrethanat e kohës.

*Pozita gjeografike e Shqipërisë si nyje në Mesdhe;

*Shtrirja nga Danubi në Gjirin e Artës, nga Vardari në brigjet e dy deteve;

*Kushtet fiziko- gjeogrfike, (vend malor i alternuar me fusha, ultësira dhe kodra), ndikuan në ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe traditës, jo vetëm si dëshmi e etnisë pellazgo-iliro-arbëre, por faktorë që ndihmuan për Pavarësinë.

*Bashkëjetesa e tri besimeve fetare ka ruajtur etninë dhe vëllazërimin e shqiptarëve, faktorë që i shfrytëzoi I. Qemali, i cili vuri në plan të parë:

a-Çështjen kombëtare.

b- Synimi kryesor i tij evitoi përçarjet mes shqiptarëve

*Vrasja e gjyshit të tij nga sulltani, bëri që ai të ishte shumë i matur në kërkesat ndaj P. Lartë.

*Për këtë arsye fillimisht kërkoi Autonominë e Shqipërisë.

*Si njohës i shumë gjuhëve dhe përkthyes i zoti, ai bëri karrierë politike. Qysh në moshë të re.

*E mërimi si Guvernator i Varnës (Bullgari), ku jo më kot priti Perandorin Franc Jozef. Pas internimit në Azi të Vogël, shkon

*Kryetar i Komisionit N/kombëtar në Danub.

*Më vonë Kryetar i Dhomës së Deputetëve në Parlamentin turk, ku zhvilloi biseda mbi gjendjen aktuale të P. Osmane dhe zgjedhën e shteteve nën sundimin e saj. Këto takime apo poste titullare, ai i shfrytëzoi për çështjen kombëtare.

 *Analiza e tij mbi gjëndjen e Perandorisë në Egjipt, mbi çështjen e Kretës dhe luftën ruso-turke, e pavlerësuar nga sulltani, bëri që Porta e Lartë të pësonte disfatë.

*Porse pasojat ranë mbi shtetet evropiane nën sundimin e Turqisë.

*Veçse kjo analizë social-politike e I. Qemalit, i ngjante projektit të një arkitekti për të ngritur një ngrehinë të shndërruar në gërmadhë nga shekujt. Pra u bë përvoja parësore e Ismail Qemalit për të synuar drejt shpalljes së Pavarësisë kombëtare.

*Posti i Ministrit të Jashtëm, që e dëmtonte çështjen shqiptare, u refuzua nga I. Qemali.

*Njohja me rrethet përparimtare të Evropës e me personalitetet e shquara politike të kohës, e favorizonin për të bërë prezent problemin kombëtar në opinion botëror. Pas Mit’hat Pashës,

*Kryetar i Partisë liberale turke u bë I. Qemali. Në një intervistë në Giornale d’Italia) më 23 qershor 1909, Ismail Qemali thekson: “Liberalët e Europës Perëndimore ngjajnë me trashëgimtarët e një pasurie të madhe, që shqetësohen për t’u kënaqur me të ardhurat e grumbulluara nga pararendësit e tyre. Nëse në Perëndim liberalizmi është etiketë e një partie për të marrë pushtetin; në Lindje mjafton mendimi liberal që të ngjallen dyshime të cilat sjellin të këqija të mëdha.”

*Kjo analizë i vlente për të nesërmen e afërt të vendit dhe ishte një afirmim diplomatik i tij në botën evropiane.

*Ardhjen e turqëve të rinj ai e quan anarki të rëndë që vjen nga lart, e cila është më e rrezikshme dhe më e dëmshme se ajo që vjen nga poshtë.  *Komitetin “Bashkim e Përparim” të xhonturqve e quan shtet brenda shtetit, që imponon vullnetin e tij, shtyp liritë e njeriut dhe i kundërvihet kushtetutës.  *Politika e Xhon turqve e detyroi atë të ndërtojë platformën e qeverisjes së Shqipërisë. “*Kushtetuta nuk është qëllimi, por mjeti për zhvillim dhe përparim.”- thekson Ismail Qemali. Ndërkohë Sulltani e emëroi Guvernator në Tripolitani, të cilin e refuzoi. Ai nuhati rrezikun dhe kërkoi strehim politik në ambasadën angleze, e cila e nisi në Athinë.

*Menjëherë nisi fushatën diplomatike nëpër oborret e Europës, me ftesën e bërë nga shqiptarët e Australisë që aktualisht ndodheshin (në Athinë). Që arkitekti të ndërtonte ngrehinën e shqiptarëve, i duhej lënda e parë, e cila ishte: *Mbështetja e Fuqive të Mëdha evropiane.

*Menjëherë nisi publikimin e situatës politike të kohës me maratonën nëpër oborret e Evropës .  *Nuk harroi dhe udhëtimin e nisi me vende ku *çështja shqiptare njihej mirë, si me Romën, Siçilinë e Kalabrinë.  *Shfrytëzoi mosmarrëveshjet Austri- Itali për influencën e secilës në Shqipëri. Ismail Qemali frenoi disi përpjekjet për epërsi ndaj Shqipërisë si: të Austrisë, Greqisë, Italisë e Serbisë.  *Me shkathtësinë e tij, ai shfrytëzoi mirë  situatatdhe grindjet politike mes shteteve evropiane për influencë dhe të secilit në veçanti. Më pas shkoi në Gjenevë, Bruksel, ku takoi Faik Konicën për të reklamuar çështjen kombëtare në gazetën e drejtuar prej tij, “Albania”. Botimi i gazetës së tij (I.Qemalit) me titull “Shpëtimi i Shqipërisë”, në gjuhë shqipe, greke dhe turke, u përdor për të ringjallur ndjenjën kombëtare te shqiptarët në botë.  *Me nuhatje shfrytëzoi vdekjen e mbretëreshës Viktoria të Anglisë dhe shkoi në Londër për ngushëllim, ku u takua me personalitete të politikës botërore. Shkoi në Egjipt, ku kishte shumë shqiptarë. Sulltani, për hesape të vjetra, e dënoi me vdekje në mungesë.   Ai shfrytëzoi me *mençuri dobësimin e P. Osmane, për shkak të kryengritjeve, sidomos në Ballkan, të cilat ai diti t’i shfrytëzojë me maturi.

*Traktati i Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit 1878, e copëzonin Shqipërinë, gjë që nuk ishte në favor të terrenit që po përgatiste I.Qemali.  *Në çastin fatlum, këtij burri të mençur iu desh të shfytëzojë ndarjen e turqve të rinj më 1908. *Ndaj për I.Qemalin shpallja e kushtetutës do të ishte faza e parë për Autonomi.  *Përvoja diplomatike dhe vizitat nëpër oborret e Europës, bën që ai u mbështet në 2 Fuqi të Mëdha: Austro-Hungari dhe Itali, të cilat për qëllimet e tyre, ishin kundër pushtimit të Shqipërisë nga Greqia dhe Serbia. Bisedimet me qarqet e lëvizjes përparimtare në Athinë, Romë,Vjenë, Paris, Londër, Kajro, Bukuresht dhe me shqiptarët jashtë vendit, bënë të ndryshonte opinioni i Europës për shqiptarët, të cilët i konsideronin pa ideale kombëtare. *Hartimi i Memorandumit të Gërçës nga I. Qemali dhe Hasan Prishtina, me 12 kërkesa, sipas të cilave të 4 vilajetet shqiptare të kishin autonomi administrative për çastin, nën vartësinë e Xhonturqëve, pati rëndësi: *Nisën kryengritjet e Malësisë së Madhe me Ded’ Gjo’ Lulin, dhe   *kryengritjet e përgjithëshme 1909-1911.

*Arkitekti i shtetit të parë shqiptar, Ismail Qemali si largpamës dhe vazhdues i programit të Rilindasëve, e dinte se rruga e nisur, donte mbështetjen e ndërkombëtarëve, para të cilëve doli me këto kërkesa:

*1- Kushtetutë dhe Autonomi administrative për popujt e ndryshëm të P.Osmane;  *2- Shqipëria të ketë 2-3 apo 4 vilajete me krahina shqiptare;  *3- Hapja e shkollave shqipe dhe shpërndadja e librave në gjuhë amtare në çdo trevë ku flitet shqip. *4- Gjuhë zyrtare të ishte shqipja.  *5- Të krijohej policia, postë telegrafa.   *Marrëdhënie diplomatike me Perëndimin dhe fqinjësia e mirë.

*Kërkesa për autonomi dhe jo Pavarësi, përputhej me kushtet ekonomike, si ide përparimtare për kohën.  *Ai kërkoi organizimin e shtetit me frymë europiane. *Në Nicë të Francës *më 19 shkurt 1912 ai doli me idenë e Pavarësisë. Ambasadori italian Tommasso Tittoni njoftoi se në Nicë po mbahet një kongres sekret, me praninë e I. Qemalit. Ai shprehet:”Një fis që kërcënohet nga serbët e grekët, është fis i vjetër ilir i shqiptarëve, që ruan e do të ruajë traditën dhe identitetin e lashtë kombëtar”.  *I. Qemali më 5 Nëntor 1912 u takua me shqiptarët e Bukureshtit, ku dolën me një Rezolutë. Por kjo varej nga Fuqitë e Mëdha. Në Vjenë, gjeti mbështetjen e Berchtold dhe ambasadorit Avarna. Më 20 /XI /1912 nga Trieste niset për Shqipëri. Ditën që Skënderbeu  ngriti flamurinnë Krujë, edhe Ismail Qemali më 28 -XI- 1912 ngriti flamurin e kuq me shkabën e zezë në Vlorë. Shpallja e Pavarsisë së Shqipërisë u mirëprit nga Italia, Austria dhe Rumania. Kurse Serbia nuk e njohu aktin madhor që shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Stambolli heshti, kurse Greqia dhe Mali i Zi, synonin copëzimin e Shqipërisë. Formimi i Qeverisë së Vlorës me Kryeministër I.smail Qemalin, me anëtarë kabineti nga të gjitha trojet shqiptare dhe me përfaqësues nga tri besimet fetare, ishte akti final i njohjes së Shqipërisë si komb i pavarur. U mbushën 100 vjet dhe vendi ynë përsëri ka mjaft probleme që po ia lemë kohës t’i zgjidhë!

Shqiptarë, kudo që jeni, Ju uroj :”Gëzuar 100 vjet Pavarësi Kombëtare!”

Vivra,  Botoi më 09/11/2012-Fjala e lirë, Dielli, Illyria, Tribuna Shqiptare