Regjisori Robert Budina, njëherësh anëtar i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, i ka renditur ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, arsyet pse nuk e sheh të politizuar debatin për Teatrin Kombëtar.
Regjisori Budina i është drejtuar ambasadorit Soreca, duke i thënë se qeveria duhet të respektojë artistët dhe të mos i sulmojë brenda teatrit.
Ndër të tjera, regjisori i rendit ambasadorit gjashtë arsye pse nuk është dakord me të, duke i kërkuar një takim, pasi sipas tij, situata është shumë kritike
Deklarata e Budinës:
Nuk jam dakord me ju.
E para, nuk është e politizuar situata.
E dyta, qeveria duhet të respektojë artistët, të presë.
E treta, të mos i sulmojë brenda Teatrit Kombëtar.
E katërta, me ju kemi kërkuar një takim dhe duhet të takohemi sepse situata është shumë kritike.
E pesta, minimumi që mund të bëjë qeveria, përpara se të fillojë tenderin, i cili është i paligjshëm, duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse kemi gjysmën e popullit që nuk është i përfaqësuar.
E gjashta, ne kemi filluar aktivitetin në Teatrin Kombëtar, po bëjmë rikonjicionin, informacionet e qeverisë nuk janë të sakta. Teatri nuk rrezikon dhe ne kemi hapur festivalin për mbrojtjen e Teatrit ku do të vijnë artistë nga e gjithë bota, përfshirë edhe z.Placido që na mbështet.
Nuk doja që të hapja asnjë polemikë, doja thjesht të komunikoja. Ne do t’i zgjidhim me maturi, ashtu si 1 vit e gjysmë ne kemi bërë vetëm protestë paqësore dhe jemi investuar tre orë në ditë për të fituar demokracinë në Shqipëri, të cilën do ta realizojmë.
(BalkanWeb)
Shqiptaret duhet te mesojne te bejne shtet dhe te mos ju drejtohen te huajve, kushdo qofshin ata, edhe per gjerat me banale. Ambasadoret e huaj se pari perfaqesojne shtetet e tyre ose organizatat prej nga vijne dhe nuk vijne ne Tirane ose ne Prishtine te na pajtojne sa here zihermi mes nesh, shtoj se ne zihemi gjithe kohen, siç i thone ne zonen prej nga vij une, si jevgjit. Del nje pseudo-artist si puna e ketij Budines dhe sulmon Ambasadorin e BE-se, se nuk paska vepruar si i don qejfii kesaj plehre qe nuk dashka te lejoj prishjen e teatrit, se po u prish ajo ndertese u bëka nami. Me vjen neveri kur degjoj gjera te tilla, pa lëre pastaj kur edhe themi se jemi pro perëndimorë…. I degjojme ne keshillat e tyre apo themi se po bejne komplot kunder nesh dhe na e kanë me hile, kur nuk na pelqen se çfare thonë ????