VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Regjisori Emir Kusturica emërohet këshilltar i ultranacionalistit serb Dodik

By | March 16, 2019

Komentet

Regjizorja arbëreshe sjell një film për origjinën e saj shqiptare

Regjizorja me origjinë arbëreshe Francesca Olivieri do të sjellë në kinematë e jugut të Italisë një film me titullin “Arbëria”. Në këtë film flitet për origjinën e saj dhe regjizorja na flet për lidhjet e hershme që ajo ka me Shqipërinë, e sesi stërgjyshërit e paraardhësit i kanë ardhur nga ajo që dikur quhej Arbëri, e sot Shqipëri.

Filmi është një dedikim për komunitetin arbëresh, i cili jeton në disa fshatra të bukur dhe të vegjël të Kalabrisë dhe Basilikatës. Ky film do të paraqitet në disa kinema në qytetet italiane, duke pasur mbështetje nga produksioni filmik “Lucana Film e Calabria”, ndërsa si aktore kryesore do të jetë po një kalabreze, e mirënjohura Katerina Misasi.

Regjizorja, nëpërmjet personazhit kryesor në film, Aidas, familja e të cilës ka origjinën në qytetin e vogël të Santa Caterina Albanese, tregon temën e zbulimit të origjinës së saj dhe lidhjeve të ngushta me ‘tokën amë”, Arbërinë ose Shqipërinë e sotme. Gjithçka i dedikohet arbëreshëve, një komunitet në Italinë e Jugut.

Ndahet nga jeta këngëtari i shquar Shyqyri Alushi

Ndahet nga jeta këngëtari i shquar Shyqyri Alushi! Prej më shumë se dy javësh, këngëtari i muzikës popullore qytetare shkodrane Shqyqyri Alushi qëndroi në spitalin e Shkodrës.

Lajmin për ndarjen nga jeta të artistit, e ka bërë publik edhe ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama, i cili nga ana tjetër denoncon faktin që asnjë zyrtar nuk denjoi të paktën të interesohej për të. “E lanë të braktisur në labirinthet mes shëndetësisë “falas” dhe indiferencës shtetërore!”, shkruan Luan Rama.

 

“U prehsh në paqe Shyq Alushi i Shkodrës! Le të mbetet kënga jote, përjetësi e emrit dhe mirësisë tënde! Ngushëllime familjes, të afërmve! Ngushëllime Shkodrës që të deshi e të nderoi aq shumë!”

Intervista – Gruaja e Ndrekë Lucës: Si përfundova në jetimore me nënën time

Në vitet e fëmijërisë së aktores Mimika Luca, nuk kishte asgjë të bukur për të treguar jo vetëm prej saj, por prej të gjithë moshatarëve. Mirëpo, jeta e saj ishte ca më e vështirë se e të tjerëve, e jo vetëm prej luftës. Babai e kishte lënë që në muajt e parë të jetës. U nda nga jeta prej tuberkulozit. Të dyja, me mamanë, në një moshë që sot Mimika nuk e kujton, u detyruan të trokisnin ku të mundeshin për të gjetur një strehë. Pas ca rrugëtimeve e përpjekjesh për të marrë pasurinë që u takonte, përfunduan në “Strehën Vorfnore” ku do të qëndronin për disa vite…

Megjithatë, vajzës së vogël nuk i munguan as fustanet me çarçafë e as mundësitë për të shkuar në Shtëpinë e Pionerëve, ku do të mësonte e zhvillonte pasionet e saj, derisa u martua për t’i dhënë jetës profesionale një drejtim tjetër dhe për ta hequr tashmë mamanë nga një mijë e një punët që kishte për gjithë jetën, për të shijuar pak rehatinë e shtëpisë dhe mbesën e parë…

Mimika, javës së shkuar, kur u vlerësua me titullin ‘Ambasadore e Paqes’, na tregoi edhe për ato vite të jetës ku nuk kthehet me shumë kënaqësi, por s’mundet as t’i harrojë. Pasi ka ndarë ca kohë më parë me lexuesit e “Panorama”, historinë e saj të gjatë të njohjes e dashurisë me aktorin Ndrek Luca, sot Mimika tregon për vitet e vështira të fëmijërisë kur nuk e kishte gjetur dashurinë dhe ëndërronte akoma të bëhej balerinë, jo aktore, siç ndodhi më vonë!

Si kanë qenë rrethanat që ju, bashkë me mamanë, përfunduat në jetimore?

Historia ime është frymëzuese falë mamasë. Mamaja ishte e shkolluar ndërsa babai vdiq kur unë isha vetëm 8 muajshe, në vitin 1938. Ai la edhe një pasuri në Greqi, prandaj edhe mamaja, me mua në krahë, për të marrë atë që i takonte, shkon atje. Ishte me dy gjuhë, greqisht dhe turqisht, mamaja kishte studiuar në Greqi, pra e njihte vendin.

Ajo patin fatin e saj jo të mirë, por jo vetëm më rriti mua mirë, por edhe dy fëmijët e mi. Më rriti në mënyrë të shkëlqyer dhe më dha të drejtën të ndjek pasionet e mia, pianon, baletin… Në Greqi, kurajoze siç ishte e siç më tregoi më vonë, sepse me këto përralla më rriti, ajo më tregonte jetën e saj, shkoi direkt te ministri i Financave dhe kërkoi atë që i takonte.

Arriti ta merrte?

Ministri i tha se së pari duhet të kthehej në vendin e saj sepse i mbaronte viza, por mund të rikthehej sërish e të ndërtonte një hotel. U kthye në Shqipëri kur sapo kishte nisur Lufta Italo-Greke. Mamaja ishte gjithashtu jetime, e kishin rritur dajallarët… Kuptohet që në këto rrethana gjërat u vështirësuan edhe më shumë.

Çfarë ndodhi me të dyja ju?

Kur u kthyem në Sarandë, për ca kohë na internuan në Korfuz e më pas sërish na kthyen në Sarandë. Unë duhet të kem qenë 2-3 vjeç, por kujtime të miat, sigurisht nuk kam. Në Sarandë, shtëpia ishte e vjedhur dhe e djegur. Ishte shuar çdo gjë… Në këto kushte, mamaja ngrihet e shkon te halla në Tiranë për të kërkuar ndihmë. Atje nuk mund të strehohej se kishte shumë pak vend, prandaj mamaja shkoi te perfekti i Tiranës, i cili e dërgoi te “Streha Vorfnore”. Madje, vite më vonë mamaja indinjohej për komedinë që u bë më vonë për Qazim Mulletin, sepse ai e kishte ndihmuar. Kushti për të shkuar në Strehë, meqenëse nuk kishim ku shkonim tjetër, ishte që mamaja të punonte aty. Kështu jetuam të dyja për 7 vjet, deri në vitin 1947. Më pas na dhanë një shtëpi dhe mamaja punoi sërish ku mundi, deri sa përfundoi në Kombinat, me turne, derisa unë u bëra me fëmijë e ajo u përkushtua te fëmijët e mi.

Ju e keni nisur karrierën artistike me baletin, çfarë ndodhi që rrugës u bëtë aktore?

Baletin e kam nisur krejt rastësisht, në moshë shumë të vogël. Dilja nga Pallati i Pionierëve ku isha futur për balet dhe siç duket, rrugës, do kem bërë ndonjë spërkatë,duke luajtur e duke u hallakatur nëpër rrugë, ndërsa kthehesha në shtëpi. Ishte viti 1951, isha 13 vjeç, kur dëgjoj një zë që vinte nga trotuari i bashkisë. “Ej, ti goce me fustan me dantella”. Ishte një fustan i bërë nga mamaja ime me një çarçaf të vjetër, që kishte pasur në pajë. Ishte balerina, Mellani Tërci, kryebalerina e dy baleteve që u vunë për herë të parë në Filarmoni. Ishte bashkë me një zotëri, baletmaestër, sovjetik. Ai më përkëdheli dhe më pyetën të dy nëse kisha dëshirë të bëja një provë, në Filarmoni, për balet. Do shkoja patjetër! Të nesërmen, pa i thënë gjë fare mamasë, krejt vetëm, shkoj në prova. Përshtypjet e ditës së parë janë të pashlyeshme. Muzikë klasike që buçiste në skenë, më poshtë salla e këngëtarët popullorë. Ka qenë Luçie Miloti atëherë. Bëra lëvizjet e domosdoshme, me lehtësi, por pa përvojën e mëvonshme. Ai nuk deshi shumë, hoqi dorën nga balli dhe më tha: ‘Nesër do marrësh leje përsëri në shkollë dhe ti fillon punën’. Nuk shtoi më asgjë. Shkova në shtëpi dhe ia thashë mamasë. Ajo nuk e donte këtë gjë, nisi të qante, mirëpo unë isha kaq e dhënë pas baletit sa s’mund ta lija, e doja!

Nisët punë menjëherë?

Menjëherë, të nesërmen! Së pari, si figurante, derisa arrita të mësoja disa nga lëvizjet që duheshin. Qëlloi që sapo isha bërë pjesë, erdhi urdhri për një turne me këngëtarët popullorë dhe balerinët, në Moskë dhe pas saj në Berlin, për tre muaj. Kjo ishte krejt rastësi, mora pjesë në festivalin e parë të rinisë, me përfaqësues nga e gjithë bota. Më përcolli mamaja, gjithashtu me lot, por këtë herë qaja edhe unë sepse s’ishim ndarë ndonjëherë. Vallet e tjera që duhet të dija, m’i mësuan balerinat e tjera. Nuk kërcyem në Balshoi Teatër, por pamë shfaqje e shëtitëm si asnjëherë. Bëmë disa turne në fakt, kur isha pjesë e baletit.

Si ndodhi që kaluat në teatër?

Unë gjithmonë e kisha pëlqyer shumë teatrin, aty kisha njohur Ndrekën, tim shoq, mirëpo sapo isha emëruar soliste e dytë në balet, kur ndodhi që një aktore e teatrit, Afërdita Taci, sëmuret dhe drejtoritë u morën vesh me njëra-tjetrën dhe kërkuan që të shkoja unë në Teatrin Popullor. Me urdhër, unë kaloj në Teatrin Popullor, në vitin ’60-të. Me një punë fillestare kolosale, ia dola. Menjëherë, një nga rolet e Afërditës, një vajzë kineze të një familje të madhe, e mësova nga Tirana, me tren, për Pogradec, si tekst. Kur mbërritëm në Korçë, bëmë një provë dhe në darkë dola në shfaqje. Kadri Rroshi, që më trajtonte gjithmonë shumë mirë, pas shfaqjes më tha: “Ky është një shkëlqim, nga një rrugë me tren, të mësosh një rol”. Mirëpo, unë e ndjeva që ishin lavde të tepruara dhe gjithë sforcimi i shfaqjes në premierë, më krijoi ngërçe një natë më pas. Falë baletit, arrita që të trukoja pjesën kur humbisja batutën. Mos u mërzit, thoshte Kadriu, ke vetëm dy ditë që po punon me këtë… Më pas, të gjitha rolet e Afërditës i mora unë.

Ju keni shkruar edhe drama, jo pak. Disa prej tyre kanë shkaktuar edhe reagime politike…

Nisa të shkruaj drama në kohën kur në Teatrin Kombëtar pjesët e huaja nuk ishin më të mirëpritura dhe iu dha përparësi dramës shqipe. E kujtoj si tani ministrin e asaj kohe, që erdhi na përcolli fjalën në një mbledhje, se ishte marrë një vendim për të forcuar dramaturgjinë tonë. Atëherë vlonte dramaturgjia, megjithatë ai kështu ishte porositur. “Edhe ju, mundohuni si ata të parët tuaj, ta forconi!”, Mua m’u duk një gjë shumë e bukur dhe shkrova menjëherë, që në atë javë, pas asaj bisede, në ato kabinat tona të ngushta. Sapo isha bërë me një fëmijë dhe ikja dy orë përpara shfaqjes për të shkruar. Të mos kisha mamanë, nuk do t’ia kisha dalë.

MIMIKA LUCA, NË TEATËR E KINEMATOGRAFI

Që kur u shfaq për herë të parë në ekran, në filmin “Detyrë e posaçme”. Ishte viti 1963, kur vajza nga Gjirokastra, e cila kishte nisur ëndrrën e saj si balerinë duke interpretuar në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit (1951- 1962), përzgjidhet nga regjisori Kristaq Dhamo për të interpretuar në këtë film. Filmi ishte bazuar në ngjarje reale të viteve ’50. Tomorri ishte një i infiltruar në një grup të agjenturave të huaja. Ai fiton besimin e Zylfiut, Eminesë, Ndrek Gjergjit, të lidhur me agjenturat, dhe Anton Murrizit, që vjen nga jashtë. Kështu, Tomorri zbulon dokumente sekrete, baza dhe mjete komunikimi. Tomorri lufton për të shkatërruar këto agjentura. Me një skenar tipik komunist, ajo çfarë do të ishte e paharrueshme për aktoren e re në këtë film, është fakti që personazhi kryesor, Tomorri, interpretohet nga ai që do të ishte dhe dashuria e saj e jetës, aktori Ndrek Luca.

Mimika u pranua më vitin 1962 si aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si p.sh: Suzana, Luçia, Dila “Cuca e maleve”, Sonja, Nica “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja “Kur hidheshin themelet” etj. Ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. Në vitin 1972, ajo interpreton në filmin “Kryengritje në pallat”, nën regjinë e Xhanfize Kekos, ndërsa në vitin 1978 në filmin “Kur hidheshin themelet”, me regji nga Vladimir Prifti dhe skenar nga Kolë Jakova. Portreti i saj si aktore do të mbetej menjëherë në mendjen e shikuesve. Një rol i paharruar është dhe ai i nënës së Margigosë te “Përrallë nga e kaluara” apo e nënës së Etlevës te “Treni niset në shtatë pa pesë”.

Në rolin e nënës së Gjergjit, ajo do të jetë dhe te filmi “Të shoh në sy”, me regji të Mevlan Shanajt. Duket se rolet e nënave apo të edukatoreve ishin të prera për karakterin e saj. Më 1984, ajo interpreton edukatoren te filmi “Taulanti kërkon një motër”. Regjisorja Xhanfizo Keko e dinte që ajo ishte aktorja e vetme që mund ta mishëronte aq lehtë atë figurë. Një nga filmat e fundit ku Mimika Luca ka interpretuar është te filmi “Viktimat e Tivarit”, një film i vitit 1996, me regji e skenar të Ekrem Kryeziut, në kastën e aktorëve të të cilit ishte dhe bashkëshorti Ndrek Luca. Kjo aktore modeste ka një galeri të jashtëzakonshme personazhesh, që i kanë dhënë shumë historisë së kinematografisë shqiptare. Krahas aktrimit, Mimikës i pëlqente edhe të shkruante. Ajo shkroi edhe disa drama, më e njohura “Drita”. Në vitin 1977, ajo kaloi si pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega Dramë.

PANORAMA

Yllka Mujo dhe Viktor Zhusti magjistarë të shpirtit njerëzor – Nga Vepror Hasani

Besoji testamentit të jetës dhe do të jesh i lumtur deri në vdekje

Dritat u fikën. Spektatori në sallë mbeti në errësirë të plotë. Një grimë më pas, skena u ndriçua nga një dritë e zbehtë. Kishte shumë errësirë, zor se dallohej gjë. Befas drita u bë më e plotë. Në skenë u shfaq figura e aktorit Viktor Zhusti. Luante rolin e doktorit të quajtur Zhan. Nuk donte ta thërrisnin doktor, i pëlqente emri i vet. Ndaj dhe ne do ta quajmë vazhdimisht Zhan. Ishte vetëm, duke ngrënë darkë. Ngriti kokën, vështroi nga salla dhe goditi me pirun gotën prej qelqi, sikur kërkonte të na tërhiqte vëmendjen. Miku im që ishte ulur përkrah meje, më vështroi paksa i çuditur sikur donte të më thoshte: “Me ne shikuesit e ka”? Nuk dija si t’i përgjigjesha, edhe mua ashtu m’u duk, sikur donte të na thoshte: “Më ndiqni, kam një histori për t’ju treguar, e kam quajtur Testament i Ri”. Ishte kaq mbresëlënës sa të habiste. Ishte hera e parë që bashkëpunonte me teatrin e Korçës. Njerëzit kishin shumë kërshëri. Dhe ja, ende nuk kishte thënë asgjë dhe në të njëjtën kohë kishte thënë shumë gjëra. Nuk e kishte me ne spektatorët, kërkonte shërbëtorin e tij. Deri atëherë kishte patur një shërbëtor tjetër, por tashmë e kishte zëvëndësuar, kishte marrë një tjetër.

Shërbëtori

Shërbëtori i ri, i luajtur nga aktori Sotiraq Bratko, hyri në skenë. Si hyri ashtu! Ç’magji bëri, që njerëzit vunë buzën në gaz, qeshën dhe nisën ta ndiqnin me kërshëri. Kur Zhani e pyeti si quhej. Ai u përgjigj: “Theofil”. Por jo, Zhani donte që ai të kishte një emër tjetër. Po pse një emër tjetër vallë”? Spektatori ishte bërë sy e veshë, përgjonte çdo fjalë që thuhej. Ah, të kuptosh është gjëja më e rëndësishme në këtë botë. Mos vallë Zhani donte të thoshte që njerëzit duhet të kenë dy emra, sepse ndryshe hiqen e ndryshe janë në të vërtetë? Ranë dakord, që shërbëtori të quhej Andrea. Edhe Sotiraq Bratkon tani e tutje do ta quajmë Andrea. Roli i tij të krijonte idenë e një njeriu të lehtë, të padjallëzuar, por në të vërtetë ai ishte krejt ndryshe. Dinte gjithçka që ndodhte në atë shtëpi. I njihte njerëzit edhe nga mënyra si i binin ziles. Ua dinte huqet dhe sillej siç e dëshironin ata. Vetëm kur largohej prej tyre pëshpëriste me zë të ulët gjithçka që atij si pëlqente. Kjo mënyrë komunikime sillte humor si me magji. Një shërbëtor i di të gjitha, ndaj duhet ndërruar ndonjëherë. Vënia në zbatim e planit “Testamenti i Ri” kishte filluar.

Zhani zbulon tradhtinë e bashkëshortes

Ndërsa shërbëtori vazhdonte të qëndronte para tij, e porositi: “Kur të vijë zonja Lysi, thuaji që po e pres”. Zonjën Lysi, (bashkëshorten e Zhanit) e luante aktorja Yllka Mujo. “Ajo sapo ka ardhur”, iu përgjigj shërbëtori. “Shumë mirë atëherë, po e pres”, ishte pak a shumë përgjigjja e tij. Sigurisht, ajo nuk erdhi që në çastin e parë, u vonua disi, ndoshta për ta bërë të shoqin të priste. Kishin një jetë të tërë bashkë. Mirëpo atë ditë Zhani kishte zbuluar se ajo e tradhtonte me një djalë të ri, shumë më të ri nga mosha e saj. I dashuri i bashkëshortes ishte djali i mikut të tij. Edhe ajo dyshonte se i shoqi e kishte kuptuar, por nuk ishte e bindur, ende shpresonte që ai të mos dinte gjë Zhani i kishte ndjekur me makinë, mundet të kishte qenë edhe rastësi. Diku automjetet e tyre ishin këmbyer. Ata e kishin parë njëri-tjetrin. Ishte një çast shumë i shkurtër. Ajo ishte përpjekur të mbulonte fytyrën me duar, për t’iu fshehur syve të të shoqit, uronte që ai të mos e kishte parë. Po a mund të fshihet njeriu vetëm pse mbyll sytë? Pas pak ajo u gjend para të shoqit. Përpiqej të ishte e qetë, e sigurtë për të treguar se çdo gjë ishte ashtu si më parë. Lysit i duhej të luante të pavërtetën, kurse atij njeriun që nuk di gjë. E pyeti edhe për djalin e mikut të tij. Ata që ishin të pranishëm në shfaqe mbetën të mahnitur nga dialogu i tyre. Batutat ishin magjepsëse: këmbehej ironia me humorin, e vërteta me gënjeshtrën, provokimi me qetësinë, nervi me durimin, mençuria me naivitetin. Ajo hiqej sikur s’kishte asgjë me djalin e mikut të tij, e çmonte vetëm për inteligjencën. S’mund të qëndroje dot pa qeshur. Ishte një e qeshur me shpirt. Rrallë të qëllon ta shohësh skena kaq të bukura nga dy aktorë të mëdhenj si Yllka Mujo dhe Viktor Zhusti.

Do të marr një sekretare të bukur!

Batutat me nënkuptime mes tij dhe bashkëshortes vazhdonin. I tha të shoqes që e kishte ndërruar sekretaren. Ajo që kishte patur deri tani ishte një vajzë e re, e sjellshme dhe e përmbajtur. E respektonte Zhanin. Edhe ai ishte sjellë mirë me të dhe e paguante mjaftueshëm. E shoqja kishte besim tek ajo. Rolin e sekretares e luante Lola Meta, ishte një rol i vogël, por regjisori Gëzim Kame ishte kujdesur që gjithçka të mbetej në mendjen e spektatorit. “Pse do ta ndërrosh sekretaren”? – pyeti e shoqja. “Do të marr një më të re, por edhe më të bukur, ishte përgjigjja e tij, që tua prezantoj edhe miqve të mi; kështu bëjnë në kohët e sotme me sekretaret e tyre. Çuditërisht, Lysi, bashkëshortja e Zhanit, nuk e priti mirë ndërrimin e sekretares. Mënyra si i foli për sekretaren e re, kuptoi se ai kishte ndërmend ta tradhtonte me të, por ajo nuk dëshironte të ishte e tradhtuar. Si mund ta tradhtonte me një sekretare të re. Nëse kjo do të ndodhte ajo do të ndihej e poshtëruar dhe e pavlerë. Ata ishin betuar t’i qëndronin besnik njëri-tjetrit deri në vdekje. Ky është testament i çdo martese. Kurse ajo ia lejonte vetes të shkonte me një djalë të ri, madje me djalin e mikut të bashkëshortit, me Fernandin. Të qenit e pëlqyer edhe nga djemtë e rinj, e shihte si vlerësim për vetveten. Madje tentoi ta dëbonte sekreteren, por ajo nuk iu bind. Kishte një arsye të fortë për të qëndruar. Të vërtetën do ta mësoni në fund të këtij shkrimi.
Të gjitha këto ndiheshin te loja e mrekullueshme e Yllka Mujos. Madje pati edhe një skenë mes saj dhe të dashurit. Kishte shumë zjarr dhe pasion. Nuk kuptohej mirë në ishte dashuri apo aventurë. Edhe pse rrethanat ishin të pafavorshme, pasi mund t’i kapnin në flagrancë, ai i lutej të bënin seks edhe të fshehur pas një perdeje, përpiqej ta bindte se mund ta bënin edhe për disa sekonda. Dhe Lysi, nën lutjet e tij të shumta, shpërthente si të ishte një vajzë e re. Të qeshurat e spektatorit ishin të papërmbajtshme. Rolin e të dashurit të saj e luante Kristian Koroveshi, fitues i çmimit aktori më i mirë, në festivalin kombëtar të teatrove në Tiranë. Jam me fat që pata rastin të luaj përkrah, aktores së mirënjohur Yllka Mujo, deklaroi ai pas përfundimit të shfaqjes.

Loja “Testamenti” në zbatim

Dikush trokiti në derë. Shërbëtori shkoi të shihte kush ishte. U kthye pas pak me xhaketën e Zhanit në dorë. Tha se e kishte harruar te rrobaqepsi dhe ai e dërgoi me dikë këtu. Në shtëpinë e Zhanit ndodheshin të gjithë: e shoqja, Lysi; i dashuri i saj, Fernandi; miku i tij, Adrieni, që luhej nga aktori Guri Koço, bashkë me gruan e vet, Margaret, që shkurt e thërisnin Geri, luajtur nga Zamira Kita. Fillimisht e shoqja e Zhanit mendoi për ndonjë tradhti, por kur kontrolluan xhepat e xhaketës panë se nuk i mungonte asgjë, as portofoli dhe të hollat. Atëherë e shoqja mendoi se ai ishte mbytur. Por pse duhej të mbytej vallë? Nuk duroi dot tradhtinë e së shoqes apo nga që e kishte dashur shumë? E shoqja u ndje e pikëlluar, ishte gati të shpërthente në lot. Shtirej apo ishte e vërtetë? Të gjithë ishin të dëshpëruar, madje edhe i dashuri i Lysit, Fernandi. Spektatori që dinte tradhtinë e saj, nuk përmbahej dot së qeshuri. Kontrolluan edhe një herë xhepat e xhaketës. Te xhepi i brendshëm gjetën një zarf. E hapen nxitimthi, të nxitur nga kureshtja çfarë shkruhej aty. Ishte një testament i ri, që anulonte testamentin e vjetër, firmosur dikur nga ai dhe e shoqja, Lysi. Testamenti ishte shkruar për avokatin e tij. Aty rrëfente se kishte edhe një vajzë, fryt i një dashurie të hershme në rininë e tij; rrëfente që kishte qenë i dashuruar edhe me Margaritën, me gruan e mikut të tij Adrien, ose me nënën e të dashurit të gruas së tij, Lysit. Adrieni, që e dëgjonte për herë të parë këtë të vërtetë, mbeti i befasuar. Të gjithë ishin të tradhtuar. Për ata situata ishte dramatike, kurse për spektatorin një komedi e vertetë.

Përballja

Të gjithë gjendeshin në pozicion të vështirë. Në shtëpi u kthye edhe Zhani. Ai i shikon miqtë e tij në sy, nuk ka droje. Zamira Kita, (Margarita) gruaja e Guri Koços (Adrienit), përmes lojës së saj, të një personazhi të veçantë, solli për spektatorin një grua që ka mënyrën e saj të të jetuarit, disi të hutuar, paksa të mefshtë, që përpiqet të flasë në çdo kohë, pa kuptuar që situata s’është në favor të saj; ajo flet edhe kur nuk ia kërkon kush mendimin, shpesh nuk e kupton as vetë çfarë është duke thenë. Situatat që krijoheshin prej saj e bënin spektatorin të shpërthente në të qeshura. Madje kur i shoqi, Adrieni, e kishte pyetur, a kishte patur mardhënie me Zhanin, ajo ndërsa kishte nisur t’ia pohonte, harroi që gjendej para të shoqit dhe e rrëfeu gjithçka me aq pasion detaje dhe imtësi, sa edhe vetë mbeti e çuditur, kur kuptoi se çfarë po bënte. “Paske hequr shumë”, – i tha Zhani. “Jo, i tha ajo, ai që hoqi shumë nga ato që dëgjoi, ishte im shoq”.
Sërish të qeshura pa fund. “Komedia Testamenti ri” është komedi franceze, e shkruar shumë-shumë vite më parë, por që tingëllon aktuale edhe sot. Është komedi me humor shumë elegant, therës, por shumë të bukur. Humori është i pranishëm edhe në situata edhe në batuta, kurse karakteret janë mjaft të spikatur.

Finalja

“Njerëzit, u tha Zhani të pranishmëve, edhe kur e marrin vesh tradhtinë e grave të tyre, nuk ndahen. Por nëse në një marrëdhënie bashkëshortore nuk ka më dashuri, nuk i pengon kush të ndahen, që të mos jenë modeli i keq për fëmijët (ndoshta kishte parasysh djalin e mikut të tij). Ai e prezantoi rolin e tij me shumë finesse dhe me shumë elegancë, simpatik nga fillimi në fund. U bë i dashur për spektatorin me rolin që krijoi. Dhe ndërsa batutat vazhdonin, ai vuri në dijeni miqtë e tij se të nesërmen, me ftesë të një Universiteti të dëgjuar, do të nisej në një turne ku do të vizitonin shumë vende të botës. Do të qëndronte për një kohë të gjatë. “Do ta marrësh edhe sekretaren”?- pyeti e shoqja. “Sigurisht”, ishte përgjigjja e tij. “Zhyljet”, thiri ai, sekretaran e tij. Në skenë u duk një vajzë e re, simpatike, luajtur nga aktorja Ilda Pepi. Atë çast dukej sikur gjithë miqtë e tij mendonin: “Pra edhe ky njeri që deri pak më parë na bënte moral, po shkon në turne bashkë me sekretaren e tij, ky njeri që edhe në rininë e tij paska patur edhe një fëmijë, ky njeri që para se të martohej me Lysin, paska dashur edhe një grua tjetër, Margaritën, bashkëshorten e mikut të vet. Ky njeri…Nisemi i tha, ai Zhyljetës. “Jo”! – ishte ndërhyrja e të shoqes. “Je gati, Zhyljetë”?- e pyeti sërish ai.
Po BABA, ishte përgjigjja e saj.

Në udhën e jetës

Mjaftoi fjala “baba” që gjithçka të bëhej e qartë. Nuk ishte ai që kishte tradhtuar nënën e së bijës, ndaj e bija ishte me të atin. Ndoshta ajo e kishte tradhtuar, ndoshta kishte vdekur, kjo pak rëndësi ka, ai vazhdonte të ishte babai i vajzës së tij. Por ai kishte dashuruar edhe Margaritën! Nuk ka dyshim, që edhe ajo grua e hutuar, që nuk kuptonte as vetë ato që thoshte, nuk e kishte të vështirë të gjendej në gabim, ashtu siç i ndodhi kur i rëfente të shoqit dashuritë e saj të rinisë.
Pas pak ata të dy, at e bijë, u nisën për udhë. Duartrokitje pa fund nga spektatorët.

“Dashuria është si një temperaturë që ikën edhe vjen në mënyrë të pavarur nga vullneti… dashuria nuk ka limite të moshës… (dashuria nuk njeh moshë).” – Stendhal

Regjisori Emir Kusturica emërohet këshilltar i ultranacionalistit serb Dodik

Regjisori serb, Emir Kusturica, u emërua këshilltar i anëtarit serb të Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik. Njoftimi nuk sqaroi se cilat do të jenë detyrat e Kusturicës, 64 vjeç.

Kusturica, i lindur në Sarajevë, është mik i afërt i Dodikut, nacionalist serb. Të dy ata shprehin mbështetje për presidentin rus, Vladimir Putin.

Kusturica, dy herë fitues i Palmës së Artë në Festivalin e Filmit në Kanë, është i njohur për deklarata kundërthënëse. Një nga filmat e tij “Underground”, i vitit 1995, është cilësuar si shumë pro-serb.

Dodik u zgjodh anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës në muajin tetor. Anëtari mysliman është Shefik Xhaferoviq, ndërsa ai kroat Zhelko Komshic. Bosnja përbëhet nga entiteti mysliman-kroat dhe entiteti serb, ndërsa qeveria qendrore i lidh të dy ata.

Dodik ka bërë thirrje për shpërbërjen e Bosnjë e Hercegovinës dhe për pavarësinë e entitetit serb, Republika Srpska.

Prezantohet filmi dokumentar “Honey Land”

Në kinemanë e qytetit “Milenium” në Shkup është mbajtur projeksioni i mbyllur i filmit dokumentar “Honey Land” (Toka e mjaltit) gjatë të cilit gazetarët kishin mundësi që të shikojnë filmin i cili muajin e kaluar fitoi çmimin e jurisë si filmi dokumentar më i mirë në konkurrencë të filmave botërorë në festivalin amerikan “Sandens”, raporton Anadolu Agency (AA).

Filmi dokumentar “Honey Land”, me regji të Lubomir Stefanovit dhe Tamara Kotevskas, përpos që fitoi çmimin e jurisë si film më i mirë dokumentar, fitoi edhe çmimin për kinematografi më të mirë (Special Jury Award for Cinematography), çmim të cilin në SHBA e pranuan kameramanët Fejmi Daut dhe Samir Luma.

Filmi dokumentar gjithashtu fitoi edhe mirënjohje speciale nga juria për ndikim për ndryshime (Special Jury Award for Impact for Change).

Pas projeksionit të mbyllur, Lubomir Stefanov dhe Tamara Kotevska iu referuan përshtypjeve të publikut të pranishëm i cili kishte mundësinë për të shikuar filmin.

“Ishin të mahnitur, kishte emocione, kishte njerëz që dolën të përlotur, gjë që ka domethënie të madhe për ne, para së gjithash për shkak se e kanë përjetuar si njerëz, krahas asaj që janë gazetarë e kanë përjetuar me emocione dhe kjo ka rëndësi të madhe për ne”, tha Kotevska.

Për Stefanovin, krahas çmimeve për filmin në nivel ndërkombëtar, janë të rëndësishme edhe përshtypjet e publikut vendas.

“Më e rëndësishme është se si pranohesh në shtëpi, ne shpresonim se filmi do të pritet mirë. Është larg repertorit të zakonshëm, premierë zyrtare do të ketë në ‘MakeDons’ në gusht dhe më pas me siguri në tetor do të shfaqet edhe nëpër kinema dhe do të mund të shohim përshtypjet”, tha Stefanov.

Një nga mesazhet kryesore të filmit është ngritja e vetëdijes tek njerëzit për mjedisin në të cilin jetojnë, ndërsa regjisorët besojnë se vepra e tyre kontribuon në ngritjen e kësaj vetëdijeje.

SHKUP (AA) – Në kinemanë e qytetit “Milenium” në Shkup është mbajtur projeksioni i mbyllur i filmit dokumentar “Honey Land” (Toka e mjaltit) gjatë të cilit gazetarët kishin mundësi që të shikojnë filmin i cili muajin e kaluar fitoi çmimin e jurisë si filmi dokumentar më i mirë në konkurrencë të filmave botërorë në festivalin amerikan “Sandens”. ( Vedat Abdul – Anadolu Agency )

 

“Shoqëria jonë është akoma larg asaj, ne shpresojmë se sadopak do të kontribuojmë në këtë”, tha Stefanov.

“Un nuk mendoj se shoqëria jonë është larg asaj dhe filma dhe aktivitete si ky, mendoj se do të bëjnë një hap para drejt asaj që ne duam, e ajo është që të jemi të vetëdijshëm për mjedisin dhe për atë që po ndodh me të”, tha Kotevska.

Duke ndarë eksperiencën e xhirimit të filmit me gazetarët, Stefanov dhe Kotevska thonë se çdo ditë e xhirimit ka qenë një sfidë e re.

“Honey Land” ishte në konkurrencë zyrtare në festivalin prestigjioz amerikan “Sandens” për filma të pavarur, në konkurrencë me 11 filma të tjerë dokumentarë nga e gjithë bota.

Filmi rrëfen për Hatixhen, e cila është me prejardhje turke dhe është gruaja e fundit në Evropë që merret me kultivimin e bletëve të egra. Ajo jeton e vetme me nënën e saj në një fshatë që ndodhet në pjesën qendrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Producent dhe montazhier i filmit është Atanas Georgiev, muzikën e kanë bërë anëtarët e grupit “Folltin”, ndërsa si mbikëqyrës i muzikës është Rana Eid nga “DB Studios” nga Bejruti.

Dokumentari është realizuar si pjesë e programit për ruajtjen e mjedisit në Maqedoninë e Veriut, një projekt i agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, nën koordinim të “Farmahem”, ndërsa është përkrahur edhe nga Agjencia për Film.

Dy ditë filmi do të ketë projeksion të mbyllur për gazetarët, ndërsa shfaqja publike do të bëhet në festivalin e filmit “MakeDons” në muajin gusht të këtij viti në Shkup.

Në ndërkohë, ekipi do të udhëtoj në vende të ndryshme të botës ku filmi do të shfaqet në festivale të ndryshme.

Netflix serial për romanin “Njëqind vjet vetmi”

New York

Netflix ka fituar të drejtat për romanin “Njëqind vjet vetmi” të Gabriel García Marquez, i cili është një nga romanet më të famshme të shekullit të 20-të.

Rrjeti global televiziv i internetit Netflix njoftoi sot se do të përshtatë librin e vitit 1967 në një serial të gjuhës spanjolle, ndërsa do të filmohet kryesisht në Kolumbi.

Bijtë e Garcia Marquez, Rodrigo Garcia dhe Gonzalo Garcia Barcha, do të shërbejnë si producentë ekzekutivë.

“Njëqind vjet vetmi” është shitur në 47 milionë kopje dhe përkthyer në 46 gjuhë. aa

Ermal Meta kthehet pas në kohë: Nuk jam ndjerë i diskriminuar në Itali

Ermal Meta, kantautori shqiptar dhe një nga emrat më të suksesshëm në Itali, nuk e ka mohuar kurrë origjinën e tij dhe gjithmonë tregon sesi nisi karrierën në vendin fqinj.


Meta ka qenë i ftuari special i programit të së dielës, “Domenica In”, përballë prezantueses së njohur Maria Venier, ku ka treguar për performancën e tij me vogëlushin 8-vjeçar Giuseppe, teksa kënduan së bashku “Non mi avete fatto niente”.

E duke folur për fëmijët, kantautori shqiptar ka treguar se edhe ai ka qenë vetëm 13 vjeç kur ka mbërritur në Itali dhe se nuk është ndjerë i diskriminuar.

“Kam mbërritur në Itali në moshën 13 vjeç e jam integruar menjëherë me moshatarët e mi në Puglia, tha ai. Fëmijët nuk i njohin kufijtë që dinë të rrituri”.

Pasioni për muzikën dhe dëshira për tu bërë muzikant, e kanë shtyrë kantautorin të punojë fort dhe madje t’i vendoste vetes rregulla.

“Qysh i vogël, isha i bindur se do të bëhesha muzikant. Kam dashur të bëj vetëm këtë gjë në jetë. Isha si një fëmijë ushtar që i vendosja vetes rregulla që i imponoja të zbatoheshin pasi e dija se për të bërë muzikantin e për të kultivuar këtë pasion , duhet një stërvitje e mirë e një dozë e madhe durimi”, u shpreh ai.

Ermal Meta kujton gjithashtu se rruga e suksesit ku ndodhet sot nuk ka qenë e lehtë, “sidomos kur flitet për botën e artit”, thotë ai.

Një kërcim për paqen Arta Dobroshi – Nga LUAN RAMA

Ti na bëre të kërcenim të gjithë! – i them aktores Arta Dobroshi.
Ajo qesh.
– Atëherë do doja ta fotografoja për mua kërcimin tuaj, – vazhdoj unë.
– Me gjithë qejf, – përgjigjet ajo dhe u tërhoq në sfondin e bukur të asaj salle në “Hôtel Raphael”, ku ishim mbledhur për të festuar festën e Kosovës.



Ambasadori i Kosovës, Qëndrim Gashi na foli për surprizën e tij në këtë ceremoni, për praninë aty të aktores së famshme Arta Dobroshi, këtë Ambasadore të Paqes, e cila përreth asaj salle kishte vendosur fotografi të rinjsh anonimë që bënin një kërcim për Paqen. Thjeshtë një kërcim. Një kërcim i bukur. Do donim të kërcenim kështu për Paqen gjithë jetën.

– Atëherë ti do numërosh deri në tre dhe unë do hidhem! – më thotë ajo ëmbëlsisht.
Dhe kështu tërhiqet pranë flamurit të Kosovës.

 

– Një, dy, tre! – dhe unë fotografoj atë kërcim ajror.
Është i bukur ky kërcim, kjo zgjatje e trupit në kërkim të diçkaje sublime, ajrore, nuk është divine, por shumë tokësore, pasi Paqja është thirrje, klithmë, nanuritje, ç’tê duash, veçse dëshirë për një botë më të mirë dhe pa luftë. Nga vjen kjo thirrje?- mendon dikush… Dhe përgjigja është vetë në emrin e saj. Ajo vjen nga Kosova. Vjen nga lufta dhe mizoria. Vjen nga klithma e madhe e lirisë dhe e paqes.
Po, është magjike ta shohësh këtë kërcim paqeje këtu, dy hapa nga Sheshi i Harkut të Triumfit, dy hapa nga ajo sallë ku u firmos dokumenti i Rambujesë. Ja pse fluturimi i saj kishte shumë hire, përtej hireve të trupit dhe zemrës së një vajze, të një gruaje.

Eja të kërcejmë sërish e dashur! A mund ta prekim paqen?
Motra religjioze Edith, në dejet e së cilës ka shumë dashuri e përkushtim shqiptar, ka një ngazëllim të madh. Ato shkëlqejnë nën rrezet e atij dielli të bukur që depërtojnë aty, nga cepi i Harkut të Triumfit. Ngazëllehen pasi shumë vite më parë, kur Arta ishte një vogëlushe, ajo e kishte parë në oborrin e gjyshes së saj, atje në Kosovë. Sa pikëtakim i bukur ta gjejë sërish këtu dhe për më tepër me një kërcim të tillë. Do të donte padyshim që ky kërcim të mos mbaronte kurrë.

Eja të vallëzojmë e dashur, me atë trup të bukur sikur të kërcejë vetë Kosova. Shoh Artën dhe ndjej dehjen e saj. Ja çdo të thotë të dehesh pas shumë mizorish, vdekjesh, humbjesh. Nuk ishte diçka nga përrallat. Ishte një e vërtetë klithëse.
Eja të kërcejmë e dashur, Kosovë e dashur, në këtë dans të Paqes. Të gjithë do të na ndiqnin nga pas.
Arta Dobroshi vazhdon kërcimin e saj përmes artit, forcës së saj aktoriale në shumë nga skenat e botës. Ka një energji të jashtëzakonshme në vështrimin e saj, në atë gjoks të hapur si një Marianë franceze të kohës së Revolucionit dhe të kohërave moderne. Ti je një Marianë e dashur, mërmëris nën zë, një Marianë e Kosovës.

E imagjinoj atë zemër, e ndjej atë puls. Ç’gëzim për një vajze si ajo. Ç’gëzim për një Kosovë që feston Pavarësinë e saj në tokën e Francës, ç’gëzim kur një natë më parë flamuri i Kosovës ishte shpalosur atje në Harkun e Triumfit, pranë flakës së varrit të Ushtarit të Panjohur. Martirët pikëtakohen gjithnjë. Arta Dobroshi nuk e kishte imagjinuar se një ditë flamuri i vendit të saj do të shpalosej atje ku ishte ngritur flamuri për Hygonë, ai flamur që e kishte mbuluar arkivolin e tij për ta shoqëruar gjer në portat e Panteonit. Nuk e kishte imagjinuar aty nën dritën e flakëve që shndrisnin, në atë flakë të përhershme që na kujton gjithnjë martirët e Francës, të Kosovës, të mbarë botës.
Eja të kërcejmë sërish e dashur. Dua që ku dans të mos reshtë kurrë!…

 

Intervista – Nertila Koka i rikthehet ekranit nga kuzhina: Po bëj atë që dua dhe…

ANI JAUPAJ

“Sot pasdite do të vish nga shtëpia më tha mamaja, ka bërë një reçel me mollë shumë të mirë dhe ka qejf ta provosh”. Batuta e Borës, personazhi që luan Nertila Koka në filmin “Duaje emrin tënd” nuk ka qenë dhe aq skenar.

 

Në moshën kur luante filmin, ende studente në Akademinë e Arteve për aktrim, Nertila nuk kishte asnjë marrëdhënie me enët e kuzhinës, përveçse me pjatën. Në kohën që jetonte në Shqipëri, bashkë me të në shtëpi do të ishte ose mamaja e saj, ose mamaja e të shoqit, Sokolit, për të gatuar. Kur u larguan, bashkë me gjithë gjërat e reja që duhet të mësoheshin, Nertila duhet të mësonte edhe të gatuante.

A nuk është e drejtë që njerëzit që të bëjnë të lumtur të duash t’i bësh të lumtur?

Janë të gjithë të një mendjeje, që ushqimi është një nga rrugët e mirëqenies dhe pjesëtarët e familjes janë të parët që të vlerësojnë për këtë. Ishte për këta të fundit që Nertila Koka, shumë vite më parë, nisi sfidën e gatimit me veten.

Receta e saj e vetme, dikur, ishin petat, tashmë ka shumë pak vende të botës prej të cilëve nuk ka një recetë. Janë të paktë edhe njerëzit që pasi kanë provuar një ushqim të gatuar prej saj, të mos i kërkojnë recetën. Pjatat e para i ka bërë për dy vajzat e saj, Anin dhe Sarën.

T’i mësonte ato me perime ishte pak e vështirë, për të gjitha nënat është, prandaj mënyra e vetme ishte që të krijonte gatime tërheqëse, duke krijuar receta me bazë perimesh, por edhe me erëza apo përbërës të tjerë që i “maskojnë” ushqimet e domosdoshme, por jo dhe aq ftuese për qiellzën.

Më tej, historia është zhvilluar vetë sepse detyrimi familjar u kthye shumë shpejt në pasion dhe në këtë pikë çdo gjë bëhet më e thjeshtë. Ja ku jemi sot kur prej pak ditësh Nertila Koka ka hapur kanalin e saj në “Youtube”, “Le të gatuajmë me Nertila Koka”, ku do të shohim çdo të hënë një recetë të re prej saj. Nëse bëni subscribe, regjistroheni pra, do të jetë më e thjeshtë për të mos humbur asnjërën prej tyre. Nertila ka një listë të gjatë për ato që do të servirë.

E ka nisur me bukën, atë që e bën vetë dhe fare thjeshtë, ka vijuar me supën e peshkut dhe nesër (e hënë) do të shohim recetën e radhës. Prej përvojave kulinare që ajo ka zhvilluar nga udhëtimet e saj të shumta, kuriozitetit që duhet të jetë i madh në këtë fushë dhe qiellzës së mirë, tashmë mund të jetë më e thjeshtë të vendosni se çfarë do të gatuani nesër… Edhe ndërsa shpjegon recetën (edhe në telefon kur realizojmë këtë intervistë), Nertila Koka ka ëmbëlsinë e zërit dhe të buzëqeshjes që kishte dikur, në film a në skenën e këngës, tipare këto që nuk janë aq të zakonshme për kuzhinierët, prandaj kënaqësia duke e ndjekur, shkon përtej recetës. Nga këndi i saj i dashur i shtëpisë, Nertila na tregon vetë për pasionin që po shndërrohet në një kënaqësi të shumëfishtë, sepse ajo pa menjëherë që njerëzit e deshën sikur mos të ishte larguar asnjëherë nga ekrani…

Si ndodhi që gatimi u shndërrua në një impenjim publik?

Ka shumë kohë që vajzat e mia këmbëngulin që ta ndaja edhe me të tjerët, jo vetëm me to, pasionin për të gatuar. Unë gatuaj përditë dhe mendoj që nuk duhet ta bëjnë vetëm nënat, por kushdo që do të bëjë të lumtur dikë, është një nga gjërat përmes së cilës mund të japësh dashuri.

A ka qenë gjithnjë gatimi pasioni juaj apo është bërë gjatë kohës?

Jo, nuk ka qenë, është bërë me kohën. Së pari, si domosdoshmëri e më pas u kthye në dashuri, bashkë me lulet, edhe kujdesi për to është një tjetër pasion i imi. Kur kam shkuar jashtë shtetit, në vitet ’90, dija të bëja vetëm petat sepse ato më pëlqenin. Unë kam jetuar ose në shtëpi me mamanë, ose me mamanë e Sokolit, tim shoqi, më pas, ishin ato që merreshin me këtë gjë. Befas u gjenda vetëm në këtë pikë dhe duhej të mësohesha. Nuk ishte fare e lehtë, merrja time më në telefon sepse, edhe nëse dija përbërësit e një gatimi, nuk dija radhën e punës, çfarë të hidhja më parë e çfarë më pas, ata që gatuajnë e dinë që kjo është e rëndësishme. Kam shfletuar sa e sa libra kuzhine që tashmë janë pluhurosur pak jo vetëm sepse tani nuk është më e nevojshme të shoh receta të gatshme, por edhe sepse interneti ka lehtësuar punë.

Tashmë pjesë e ndihmës së internetit për gatimin jeni edhe ju… Po, dhe në të vërtetë nisi pikërisht për të ndihmuar të gjithë ata që gjenden sot në rrethanat që kam qenë unë dikur, por edhe sepse janë aq shumë njerëzit që më kërkojnë receta, sa bashkë me vajzat menduam ta bëjmë më të thjeshtë. Megjithatë, qoftë edhe një njeri të ndihmoj, për mua është kënaqësi. Ushqimi është shumë i rëndësishëm për familjen, përveç se ushqehesh shëndetshëm, u jep të tjerëve kënaqësi. Mirëpo, për ta bërë këtë duhet të jesh kreative, të eksperimentosh, të provosh gjëra të reja. Recetat që udhëzojnë sot në internet janë ndihmë, të cilën duhet ta zhvillosh vetë më pas. Për shembull, nëse ka truke për t’i bërë fëmijët të hajnë zarzavatet, nënat do të jenë shumë të kënaqura.

Cila do të jetë origjina e recetave që do ndani me shikuesit?

Ju vetë, cilat pëlqeni? Për shkak të udhëtimeve, thuajse në të gjithë botën, që kemi bërë, edhe recetat janë të pafundme, nga kudo, sidomos nga Turqia, kuzhinën e së cilës unë e pëlqej dhe jam munduar t’i riprodhoj ato që kam ngrënë atje. Kudo ku shkoj, tashmë bëj të njëjtën gjë, përpiqem që të gjej se me çfarë është gatuar dhe të hamendësoj radhën e punës. Sapo kthehem në shtëpi bëj prova, i rifreskoj, pra, i bëj pak personale duke ndryshuar erëzat, duke i dhënë shijen time. Edhe në recetat që do ndaj me njerëzit, të njëjtën gjë do të bëj, recetat janë të gjitha të personalizuara në një mënyrë, të studiuara e të risjella sipas versionit tim, megjithatë, frymëzimi është kryesisht Turqia, pastaj do të ketë receta shqiptare, aziatike, pak më pak italiane, meqenëse mendoj që jemi mjaftueshëm familjare tani me to. Sidoqoftë, çdo gjë që do të vijë, do të ketë dorën time, do jetë e rikrijuar

Kush merret me pjesën teknike të videove? Xhirimin, montazhin?

Vajza e madhe, Sara. Ajo ka studiuar për ekonomi, por merret shumë me mediat sociale dhe tashmë është në fushën e menaxhimit në modë. Ajo është kujdesur për të gjitha, duke qenë edhe e njohur me fushën. Kemi bërë disa video që janë gati tashmë dhe do të hidhen çdo të hënë.

A nuk është pak?

Në fakt, kjo ishte një përvojë krejtësisht e re për mua dhe duke qenë e tillë, ishte e paparashikuar. As që e kisha idenë që do ishin aq shumë njerëz që do më shihnin apo shkruanin mesazhe. Mendova që do hyjnë 5 apo 6 vetë, ndërsa videoja e parë ka kaluar tashmë 40 mijë shikimet. Ishte vërtetë e papritur, për mua dhe vajzat. U ndjeva mirë sepse, përveçse si ndihmë, e pashë si mirëpritje të shikuesve, nuk më kanë harruar, më duan. Kështu që për momentin do të jetë kështu, më tej do shohim. As në fantazitë e mia nuk e mendoja që njerëzit do të ishin kaq të dashur. Përpiqem të komunikoj me ta të paktën një herë në ditë duke iu përgjigjur mesazheve.

Përse zgjodhët “Youtube”-n?

Mendoj që ajo është platformë më e mirë.

A mendoni që një ditë këto video të shkurtra të bëhen emisione gatimi në televizion?

Do të ishit e gatshme për këtë? Unë jam shumë serioze në këtë gjë që kam marrë përsipër dhe nëse dikush do të ishte aq serioz sa unë për një projekt të tillë, nuk do t’i thosha jo.

Sa kohë nga dita juaj zë gatimi?

Nuk gatuani përditë për orë të tëra, apo jo? Jo, patjetër që jo! Për gjërat e zakonshme, ato me të cilat jam mësuar, nuk harxhoj më shumë se një orë. Për bukën, të cilën e bëj gjithmonë vetë, nuk harxhoj më shumë se tre minuta, sepse ajo bëhet vetë më pas. Por varet nga ajo që do gatuaj, nuk kam një përgjigje konçize. Nëse do të impenjohem për të bërë një recetë të re, atëherë do të kaloj me të ndoshta edhe gjithë ditën apo dy ditë. Përkushtimi kohor ndryshon nga ajo që jam duke bërë.

Billboard shkruan për kryesimin e Bleonës me këngën e re

Ditë më parë kënga e fundit “I Don’t Need Your Love” e Bleona Qeretit mori kryesimin në top-listën e Billboard për zhanrin ‘dance club’, ndërsa revista e famshme i ka kushtuar një artikull suksesit të këngëtares shqiptare.

Kryesimi i parë i këngëtares shqiptare Bleona (emri i plotë: Bleona Qereti) – thuhet në artikull kushtuar pozicionimit të saj në vend të parë me këngën “I Don’t Need Your Love”.

Më tej thuhet se kjo është kënga e katërt e shqiptares në top-listat e Billboard, pas debutimit të saj me këngën “Take It Like a Man” në vend të 31-të në vitin 2013.

U mbajt edicioni i 61-të i Grammy Awards

LOS ANGELES – Në një ceremoni ku morën pjesë emra të njohur, në Los Angeles u mbajt edicioni i 61-të i Grammy Awards, çmimit më prestigjioz në botën e muzikës.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në Staples Center në qytetin perëndimor amerikan.

Në një paraqitje surprizë, bashkëshortja e ish-presidentit amerikan Barack Obama, Michelle Obama, u ngjit në skenë, në të cilën po ashtu u shfaqën edhe emrat e njohur si Lady Gaga, Jada Pinkett Smith, Alicia Keys dhe Jennifer Lopez.

Fituesit e çmimeve janë si në vijim:

Albumi i vitit: Kacey Musgraves – Golden Hour

Kënga e vitit: Childish Gambino – This Is America

Artisti(ja) më i(e) mirë i(e) ri(e): Dua Lipa

Producenti i viti: Pharrell Williams

Albumi më i mirë i muzikës rap: Cardi B – Invasion of Privacy

Albumi më i mirë i muzikës R&B: H.E.R. – H.E.R.

Kënga më e mirë e muzikës R&B: “Boo’d Up” – Larrance Dopson, Joelle James, Ella Mai & Dijon McFarlane

Kënga më e mirë e muzikës rap: “God’s Plan” (Drake)

Performanca më e mirë solo e muzikës pop: Lady Gaga – Joanne (Where Do You Think You’re Goin’?)

Performanca më e mirë grupore e muzikës pop: Lady Gaga ve Bradley Cooper – Shallow

Albumi më i mirë tradicional pop vokal: My Way – Willie Nelson

Albumi më i mirë pop vokal: Ariana Grande – Sweetener

Regjistrimi më i mirë i vallëzimit: “Electricity” – Silk City & Dua Lipa feat. Diplo & Mark Ronson

Performanca më e mirë e muzikës rok: Chris Cornell – When Bad Does Good

Performanca më e mirë e muzikës metal: “Electric Messiah” – High on Fire

Kënga më e mirë e muzikës rok: “Masseduction” – Jack Antonoff & Annie Clark, songwriters (St. Vincent)

Albumi më i mirë i muzikës rok: Greta Van Fleet – From the Fires

Albumi më i mirë i muzikës alternative: Colors – Beck

Albumi më i mirë New Age: Opium Moon – Opium Moon

Kënga më e mirë e muzikës country: “Space Cowboy” – Luke Laird, Shane McAnally & Kacey Musgraves

Albumi më i mirë vokal i muzikës xhaz: The Window – Cécile McLorin Savant

Muzikë më e mira filmike: Black Panther – Ludwig Göransson

Kënga më e mirë filmike: “Shallow” – Lady Gaga, Mark Ronson, Anthony Rossomando & Andrew Wyatt

Filmi më i mirë muzikor: Quincy (Quincy Jones)

Klipi më i mirë: “This Is America” (Childish Gambino)