Deputeti i lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka deklaruar se Rruga Qukës–Qafë Plloçë është manuali perfekt i keqmenaxhimit dhe vjedhjes së parasë publike.
Në këtë aks, i cili u shemb sipas tij me reshjet e para të shitu, janë harxhuar 370 milionë euro, në një kohë që me një shumë të tillë mund të ishin ndërtuar shumë vepra në ndihmë të ekonomisë apo komunitetit.
Lidhur kjo edhe me faktin që kjo rrugë, edhe pse ka nisur 16 vite më parë, shkurton vetëm 2 minuta rrugë për drejtuesit e mjeteve.
“Nëse do të bëhej një guidë turistike e vendeve ku ka ndodhur korrupsioni më galopant, pa dyshim një prej pikave do të ishte Rruga Qukës–Qafë Plloçë, projekti i të cilës nisi në 2009 me Sali Berishës dhe nuk ka përfunduar ende. Fillimisht mendohej se kostoja e saj do të shkonte 70 mln euro, ndërsa sot flitet për 370 mln euro. Në shiun e parë rruga u shemb. Bëhet fjalë për një rrugë që në thelb shkurton 2 minuta rrugë. Me kaq mln euro sa e sa vepra mund të ishin ndërtuar në ndihmë të industrisë, bujqësisë, apo edhe shkolla”, shprehet ai në një postim në rrjetet sociale. bw