VOAL

Please Wait ...
0%

Ramush Haradinaj gaboi që hyri në aleancë me kundërshtarët e tij politikë – Nga Prof. dr. MEHDI HYSENI

By | May 19, 2017

Komentet

Shqipëria është mbretëria qiellore – Nga Aurel Dasareti*

 

Shqiptarët flasin shpejt dhe veprojnë ngadalë. Ajo çka është aq e mirë me Shqipërinë, është formati i vendit tonë. Është e vogël dhe e lehtë për t`u kuptuar, dhe e shkurtër midis atyre që kontrollojnë dhe atyre që kontrollohen.

***

Prekshmëri. Kjo është ajo që unë ndjej tani. Askush nuk do të ketë guximin të sulmojë ndonjë gjë që është e imja, diçka që unë e dua; vendin tim. Shqipërinë. Unë e dua atdheun tonë, prandaj nuk mundem të mbetem indiferent kur shoh se çfarë po ndodh në të dhe rreth saj. Të luftojmë për një Shqipëri të ribashkuar, të sigurt dhe të fuqishme. Është e domosdoshme që edhe në trojet e arbrit të sundojë ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit.

***

Unë e konsideroj veten si një nga ata me fat në botë, të cilëve u lejohet të thonë se jam nga Amerika, Australia dhe Shqipëria. Është diçka që e bëj me krenarinë dhe sigurinë më të madhe. Për Shqipëri kanë luftuar njerëz të cilët ishin të furishëm dhe kryeneç, por e kthyen qafën dhe pa kursim dhanë atë që kishin, djersën, gjakun dhe jetën.

***

Mos besoni se ju dini shumë, sepse atëherë e ngurtësoni vetëdijen. E vetmja gjë që dimë, është se rruga e jetës është e pafundme. Një rrugëtim përfundon, një rrugëtim tjetër sapo ka filluar. Një derë është e mbyllur, një tjetër është hapur. Ti arrin kulmin (majën), por prapa ka një kulm më të lartë. Jeta është një udhëtim. Çfarë ju pret pas kthesës së ardhshme, e dinë vetëm ata që vazhdojnë më tej.

Mos beso verbërisht në dogmën fetare, mos e mbro atë me këmbëngulje dhe fanatizëm dhe mos jeto sipas mendimeve e zakoneve prapanike.

Mos u bën fanatik i tërbuar i partisë tënde dhe mos e mbro atë me zell të jashtëzakonshëm, pa lëshime e pa lëkundje.

Është më mirë të kesh një vidhë të lirshme se t`i kesh vidhat aq shumë të shtrënguara sa që të mos jesh në gjendje të shohësh dy pëllëmbë para hundës.

***

Sot politika dhe gazetaria shqiptare i ngjanë shumë teatrit. Në vend të diskutimit serioz të çështjeve më të rëndësishme, merremi me fjalë dhe shkrime të kota e të lodhshme. Vdes ngadalë ai që bëhet skllav i zakoneve të tij, ai që çdo ditë endet në të njëjtën gjurmë.

Historia përsëritet. Kur në mungesën e gjërave elementare ekzistenca e njerëzve është në zhdukje e sipër, ajo do të çojë në trazira shoqërore dhe përfundimisht do të përfundojë me rebelimin kundër politik-bërësve.

Shqiptarët janë të ndarë, ne e kundërshtojmë njëri-tjetrin, urrejtja lulëzon dhe çfarë ndodh si rezultat i kësaj? Toka na thotë – Ndal. Tani. Para se të bëhet tepër vonë. Ky është universi i cili flet për ne. Nëse nuk kujdesemi për njëri-tjetrin, nëse nuk na intereson kjo, është tepër vonë.

Dilni nga flluska dhe shihni se çfarë po ndodh rreth jush. Shqipëria është në rrezik nga armiku brendshëm dhe i jashtëm, dhe ne duhet të mendojmë për ardhmërinë. Ndonjëherë ndryshimet janë të frikshme, por ndonjëherë është absolutisht e nevojshme. Ne nuk mund të “kthehemi” nga synimet tona sepse kemi frikë. Ne duhet të shkojmë përpara. Shqipëria nuk është e mbrojtur në një mënyrë magjike; kundër çdo gjëje.

Mendoni për këtë. Ne nuk jemi duke ecur mjaftueshëm për të bërë zgjedhje të mençura. Unë dua të bashkohem në bërjen e një ndryshimi, besoj në mbrojtjen e vendit tonë, mendoj se jemi të zgjuar por na mbetet të zgjohemi dhe kthjellohemi.

***

Vera në Ksamil është e nxehtë. Dielli shkëlqen drejt mbi kokën time dhe vlon brenda meje. Unë jam ulur në plazh herët në mëngjes. Rëra është e nxehtë, pothuajse kështu që nuk mund të ecësh mbi të. Unë shkoj poshtë te uji ftohët për t`u freskuar. Rreth meje ka njerëz nga të gjitha anët. Dy fëmijë luftojnë për një top larjesh. Një burrë ka qenë ulur kaq gjatë në diell, saqë shpina tij flakëron dhe është plotësisht i djegur. Vjen erë plazhi, mbeturina dhe krem dielli. Dëgjoj njerëz që ulërijnë, qajnë, bërtasin dhe qeshin. Në sfondin e të gjithë zhurmës dëgjoj muzikën popullore shqiptare që bubullon.

Të gjitha tingujt kaotikë dhe erëza të përziera janë arsyeja përse e dua pakufi atdheun e gjyshërve të mi. Shqipëria ka kaluar nëpër shumë luftëra të përgjakshme vetëmbrojtëse dhe vuajtje masive. Do të dëshiroja që mediat të përqendrohen më shumë në gjëra të tilla. (Kur them Shqipëria, përherë mendoj edhe për Kosovën dhe trojet tjera të okupuara).

Shqipëri, Shqipëria ime, ke zënë një vend të madh në zemrën time, ke mbetur ëndrra e familjes s`ime. Fryrë zemrat dhe faqet me ngjyra të ndezura, homazh të dashurit Atdhe. Emri i shenjtë. Gjumi im është i heshtur, dhe askush nuk mund të ëndërrojë në mënyrë të lehtë dhe kështu të heshtur, kur malet dhe deti bie në gjumë, dhe askush nuk mund të buzëqeshë në mënyrë të qetë dhe të lumtur, kur zërat lundrues mbinatyror vdesin. Dhe, pyjet janë duke fjetur në luginë.

Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, po më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në tokën tënde të shenjtë, kur vera e lënë vendin.

***

Unë kam lindur, u rrita dhe jetoj në komunitetin shumëkombësh, në Australi dhe Amerikë. Fjalie fillestare “politike” e imja ishte kur si nxënës i klasës së dytë fillore, në një hartim me temë të lirë shkrova: “E dua Shqipërinë, sepse është e vogël dhe më vjen keq për njerëzit atje”.

***

Dita është e mirë, dielli dhe buzëqeshja e dashurisë kudo, në të gjithë njerëzit në rrugë. Në të urryerit dhe të shtypurit, nga të gjitha anët e atdheut, mesazhi i bashkimit rrezaton. Ka duar dhe vullnet të mirë në rrudha dhe grepa; mundësisht aty ku më së paku prisni!

Lulet e kuqe dhe burime të përjetësisë qëndrojnë para jush. Dhe gjithmonë ku ndjeni dhe shihni.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Në nderim të Kongresit të Manastirit – Nga SHABAN MURATI

Si pjesëmarrje në nderimin mbarëkombëtar të përvjetorit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, po sjell për miqtë artikullin tim të botuar në 29 tetor 2006 për nevojën e hapjes së një Konsullate të Shqipërisë në qytetin e një prej themeleve të shqiptarizmës.
(Marrë nga libri “Shqiptarët e Maqedonisë-Prioriteti i çeshtjes shqiptare”).

Një konsullatë në Manastir

Kroacia hapi zyrtarisht më 25 tetor konsullatën e saj në qytetin e Manastirit, Maqedoni, dhe ceremoninë e drejtoi personalisht presidenti i saj, Stipe Mesiç. Në Manastir nuk ka kroatë, as si etni dhe as si diasporë. Në Manastir nuk ka as investime kroate apo shkëmbime të mëdha tregtare me Kroacinë. Kroacinë nuk e lidh me Manastirin as ndonjë gravitacion kulturor i së kaluarës apo i së tashmes. Por ajo vendosi të hapë konsullatë në qytetin, i cili në kohën e perandorisë osmane quhej “qyteti i konsujve”. Presidenti kroat deklaroi në fjalimin e përurimit se konsullata në Manastir, një qytet me të kaluar të pasur dhe njerëz të mëdhej, do të ndihmojë të afrojmë më shumë popujt kroat dhe maqedonas, të cilët kanë të njëjtin qëllim për tu bashkuar me Bashkimin Europian.
Kroacia nuk përbën një rast të veçantë. Ajo është shteti i shtatë, që hapi konsullatë në Manastir, pas Turqisë, Francës, Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Burime të MPJ të Maqedonisë bëjnë të ditur se së shpejti do të hapë edhe Bullgaria dhe qeveria maqedonase në fillim të këtij muaji e miratoi kërkesën zyrtare të Sofies për hapjen e një konsullate bullgare në qytetin e Manastirit. Të gjithë këto shtete, që përmëndëm kanë ambasada në kryeqytet, në Shkup, e megjithatë kanë vlerësuar të nevojshme të hapin një konsullatë edhe në qytetin e Manastirit, i cili nuk është veçse pak më shumë se një orë me makinë nga Shkupi. Shkëlqimi i së kaluarës, kur në kohën e perandorisë osmane në Manastir ndodheshin konsullata të 12 shteteve të ndryshme të botës, duket se përbën një nxitje si për shtetet që hapin konsullata, ashtu dhe për Maqedoninë, e cila e sheh këtë të kaluar si mundësi e sotme për një profilizim më të theksuar rajonal.
Ajo që ngacmon analizën tonë është idea se koha ka ardhur që edhe Shqipëria të hapë një konsullatë në Manastir. Në çdo shikim objektiv krahasues me shtetet, që kanë tashmë konsullatat e tyre në Manastir, rezulton që Shqipëria duket se ka më shumë arsye dhe motive për të ndërmarrë hapin e hapjes së një konsullate në qytetin e Manastirit. Shqiptarët e Maqedonisë, të Kosovës dhe të gjithë trevave të tjera, përfshirë edhe ata të Shqipërisë, e quajnë Manastirin “qyteti i Kongresit”. Vetëm kaq, sepse ata e gjykojnë të panevojshme ta cilësojnë më gjatë. Sepse të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, e dinë se është fjala për Kongresin e alfabetit, i cili u mblodh më 14 nëntor 1908 në këtë qytet, nën kujdesin e shoqërisë “Bashkimi” me delegatë të ardhur nga të gjithë viset shqiptare. Kongresi dhe Manastiri janë të lidhura me një nga datat dhe ngjarjet shtyllore në historinë e kulturës dhe gjuhës shqipe.
Ai ishte një sfidë historike, që rilindasit tanë të mëdhej i bënë kohës dhe pushtimit lindor, për t’i dëshmuar botës se Shqipëria dhe shqiptarët janë pjesë e kulturës dhe e civilizimit perëndimor. Një sfidë, që mbolli në mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari nderimin për Kongresin dhe qytetin, ku u zhvillua ai Kongres historik. Manastiri nuk është vetëm simboli i alfabetit shqip, por historia mëson se ai ka përfaqësuar lidhje të veçanta me jetën dhe trevat e shqiptarëve. Udhëtarët e shekullit 19-të, Ami Bue dhe Von Hahn, kanë shkruar se madje edhe emri Bitola, që ia vunë forcat serbe, kur pushtuan qytetin në vitin 1913, pas luftës së parë ballkanike, vjen nga një fjalë e vjetër shqipe, si një dëshmi e popullimit të rajonit nga shqiptarët, para se fiset sllave të zbritnin në Ballkan.
Në Manastir sipas statistikave zyrtare banojnë 4164 shqiptarë, ose ata përbëjnë zyrtarisht 4,36 përqind të popullsisë. Statistikat e partive politike shqiptare japin shifra, që janë të paktën dy herë më të larta për numurin e banorëve shqiptarë në Manastir.
Lidhjet historik, gjuhësore e demografike, janë një përligjie bindëse e idesë për hapjen e një konsullate të Shqipërisë në Manastir.
Një hap i tillë do të ishte një kontribut për forcimin e marrëdhënieve të gjithëanëshme mes dy vendeve dhe dy popujve tanë. Ai do të ishte një kontribut edhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes komunitetit shqiptar dhe maqedonas në atë vend, pra një element pozitiv në avancimin e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni, të cilat janë aq të rëndësishme për stabilitetin e atij vendi dhe për rrugën e tij të integrimit në strukturat euroatllantike.
Është rrethanë e rëndësishme dhe nxitës fakti që qeveria e Maqedonisë është e interesuar që në qytetin e Manastirit të hapen sa më shumë konsullata të huaja. Rimarrja në një formë apo tjetër e shkëlqimit diplomatik të së kaluarës nga ana e qytetit të Manastirit është një imazh më respektues për vetë shtetin e Maqedonisë. Kjo e bën qytetin, dhe natyrisht edhe shtetin ku ndodhet ai qytet, shumë më atraktiv për bashkëpunimin ekonomik e kulturor me shtete e tjera, por edhe për zhvillimin e turizmit, i cili sikurse dihet tërhiqet gjithmonë në zona e vende ku ka histori.
Qeveria e kryeministrit Nikola Gruevski më 20 tetor ndërmori një hap të vërtetë pozitiv si një sinjal miqësie e bashkëpunimi jo vetëm me komunitetin shqiptar në Maqedoni, por me të gjithë shqiptarët si komb, kudo që jetojnë. Qeveria vendosi që 14 nëntori, Dita e alfabetit shqip, ose e Kongresit të Manastirit, të jetë festë shtetërore në Maqedoni. Ky është një qendrim civilizues dhe vërtet europian, ku vlerat dhe kontributet kulturore të të gjithë komuniteteve shihen si vlera, që duhen respektuar nga i gjithë shteti.
Në këtë mënyrë ka një përputhje mes interesit tëMaqedonisë dhe të Shqipërisë për hapjen e një konsulllate shqiptare në qytetin e Manastirit. Shqipëria i ka të gjithë mundësite për ta realizuar këtë sipërmarrje diplomatike.
Mendojmë se koha ka ardhur të nisin përçapjet e duhura dhe konkrete diplomatike për të hapur një konsullatë të Shqipërisë në Manastir dhe që 100 vjetori i Kongresit të Alfabetit, datë që po afrohet, ta gjente të kryer këtë mision të munguar.

29.10.2006

DITA E FALËNDERIMEVE NË AMERIKË, 2017 – Nga Frank Shkreli

Për shumicën e amerikanëve, imazhi i Ditës së Falënderimeve lidhet me gjelin e detit të pjekur dhe me një festë familjare që normalisht bashkon familjet.   Njihet gjithashtu edhe si një ditë paradash, qoftë ditë me borë, apo shumë e ftohtë.   Por edhe një ditë kur luhet futboll amerikan.

 

Por kjo festë ka një domthënje më të madhe se kaq.Dita e Falenderimeve në Amerikë është një ditë e dalluar në kalendarin vjetor të këtij vendi.   Është me të vërtetë një festë kombëtare, në të cilën përfshihen dhe marrin pjesë të gjithë qytetarët, për një qëllim të përbashkët dhe pa dallim feje, pikpamjesh politike ose origjinë etnike — vetëm e vetëm për të falenderuar Perendinë për bekimet që u ka dhenë atye individualisht, familjeve dhe vendit të tyre, ku ata jetojnë.

 

Pak histori në lidhje me këtë fetes tipike amerikane.   Çdo vit, Dita e Falënderimeve shënohet të ënjten e katërtë të muajit Nëntor.  Kjo festë e ka origjinën në fillim të historisë së këtij vendi kur kolonët e parë pelegrinë nga Anglia u vendosën në këtë hapësirë në shekullin e 16-të dhe të cilët, pas të korrurave të bollëkshme,vendosën që të pushonin nga puna e mundshme, me qëllim për të falënderuar Perëndinë, për të gjitha bekimet që u kishte dhënë atyre gjatë një periudhe shumë të vështirë për ta.   Thuhet se pelegrinët e parë mësuan nga indianët vendas për të mbjellur misër, fasulje dhe kunguj, ashtuqë në Vjeshtën e vitit 1621, nja 90 prej tyre, së bashku me indianët vendas, përgatitën një darkë të madhe për të shënuar ditën e parë të Falënderimeve.

 

Por historia e kësaj feste e ka zanafillën zyrtare në vitin 1789, pas një deklarate nga presidenti i parë i këtij i vendi, Xhorxh Uashingtoni, kur Amerika festoi zyrtarisht ditën e parë të Falënderimit ndaj Zotit, në bazë të kushtetutës së re, të caktuar si, “Një ditë Falënderimesh publike, kushtuar të Madhit Zot, Autorit të të gjithë të mirave që kanë qenë, që janë dhe që do të jenë”. Presidenti Xhorxh Uashington, duke caktuar ditën e Falënderimeve si festë kombëtare, ka përdorur një ton gjithëpërfshirës, pa preferuar ndonjë fe ose besim, por në të njëjtën kohë, ai ka theksuar edhe “Bekimet politike, morale dhe politike për demokracinë e re” – të cilat sipas tij bëjnë të mundur funksionimin e një qeverisjeje të mirë, duke perfshirë edhe “Pendimin personal dhe kombëtar”, kur është e nevojshme për të pranuar gabimet, madje edhe në nivel kombëtar, sipas Xhorxh Washingtonit.

 

Historia amerikane shënon se në Tetor të vitit 1777, të gjitha 13 kolonitë e para amerikane të asaj kohe, u bashkuan për të festuar ditën e Falënderimeve, që në të njëjtën kohë shënoi edhe fitoren e kolonive të reja amerikane në luftën e tyre kundër Perandorisë së atëherëshme britanike.  Gjatë viteve që pasuan, festimi i kësaj dite ka pësuar disa ndryshime, por më në fund, presidenti Abraham Linkolni më 1863 ka shpallur zyrtarisht të Ënjtën e katërt të Nëntorit si Ditën Kombëtare të Falënderimeve.

 

Disa prej presidentëve më të dalluar të Shteteve tëBashkuara, siç janë  Xhorxh Washingtoni, Abraham Linkolni dhe Franklin D, Rusvelti — kanë luajtur rol me rëndësi për të bërë  që Dita e Falënderimeve të jetë për të gjithë amerikanët, pa dallim,  një ditë për të festuar me familjet e tyre, traditat, vlerat dhe idealet amerikane.   Urata e Xhorxh Uashingtonit për Ditën e Falënderimeve ishte kuptimplotë nga pikpamja përsonale si dhe në nivel kombëtar si udhëheqës i këtij vendi por edhe , pasi i lutej Perëndisë edhe për shtetet mike të Amerikës, me uratën:  “Le të bashkohemi dhe t’i lutemi me përvjutërinë më të thellë të Madhit Zot dhe Udhëheqsit të kombeve dhe t’i kërkojmë Atij që të na fali gabimet tona kombëtare dhe mëkate të tjera dhe i lutemi të na mundësojë që në jetën tonë private ose publike të kryejmë detyrat tona ashtu siç duhet dhe siç kërkohet nga ne; që qeveria jonë të jetë gjithmonë e mençur, e drejtë dhe të zbatojë ligjet kushtetuesee me besnikëri…Që Perëndia të ruaj dhe të mbrojë të gjitha shtetet sovrane, sidmos ato që janë mike me ne dhe bekojë të gjithë ata o Zot me një qeveri të mirë, falu atyre o Përendi paqë dhe mirëkuptim”, ishte shprehur Xhorxh Wasshingtoni.

 

Duke i qëndruar besnikë kësaj tradite, gjatë gjithë historisë amerikane, presidentët amerikanë i kanë ofruar lutje dhe falënderime Perëndisë për bekimet ndajë këtij vendi — por pa preferuar një besim fetar ose një tjetër.

 

Edhe sivjet, me rastin e kësaj dite të shënuar në jetën e shoqërisë amerikane, Presidenti Donald Trump, në deklaratën e tij me rastin e Ditës së Falënderimeve të këtij viti — që festohet të ënjtën me 23 nëntor ka theksuar se, “Në këte Ditë Falënderimi – ashtu siç kemi bërë për pothuaj katër shekuj –Amerikanët falënderojnë Zotin e Plotëfuqishëm për bekimet tona të bollëkshme.   Me këtë rast ne mblidhemi së bashku me të dashurit tonë për të falënderuar Zotin për liritë tona që gëzojmë, për miqët dhe për familjet tona si dhe për Atdheun tonë të begatë”.   Në meazhin e tij, Presidenti Trump u kujtoi amerikanëve tragjeditë shokuese me të cilat është përballur vendi gjatë këtij viti, siç ishin uraganët shkatërrues, zjarret që goditën rëndë pjesën perëdnimore të Amerikës, si dhe aktet e dhunës dhe të terrorit në Las Vegas, në qytetin e New York-ut dhe në shtetin Teksas. “Ndërkohë që mbajmë zi për këto ngjarje të dhimbëshme, ne jemi si gjithmonë të bindur se vendosmëria dhe optimizmi i popullit amerikan do të triumfojnë”, u shpreh Presidenti Trump në deklaratën e tij me rastin e Ditës së Falënderimeve të këtij viti.  “Ashtu siç kanë bërë dikur pelegrinët e parë në këtë vend, Amerikanët sot janë të fortë dhe të vendosur për të mbrojtur familjet dhe të ardhmen e tyre, për të ruajtur dhe për mbështetur vlerat e tyre dhe për t’u përballur me çdo sfidë”, tha Presidenti amerikan Donald Trump, në mesazhin e tij drejtuar bashkëkombasve të vet, në shënim të Ditës së Falënderimeve, festës së përvitshme, tradicionale amerikane.

Amerikanët, nga natyra janë popull optimist madje edhe në kohë të vështira dhe plot sfida me të cilat është përballur dhe përballet vendi i tyre, në fushën politike të mbrendshme dhe ndërkombëtare.   Megjithë problemet ekonomike, shoqërore dhe megjithë fatkeqsitë natyrore me të cilat u pëball ky vend gjatë këtij viti e të cilat i përmendi edhe shefi i Shtëpisë së Bardhë në mesazhin e tij, në Ditën e Falënderimeve, Amerikanët  kujtojnë ditët e para të demokracisë së tyre si dhe vështirsitë dhe fatkeqsitë e brendshme dhe të jashtme gjatë historisë së tyre, përfshirë edhe luftën civile, ndërkohë që përballë të gjitha këtyre problemeve në të kaluarën dhe atni, ata janë të vetdijshëm se jetojnë në një vend me shumë bekime për veten, për familjet e tyre dhe për kombin — dhurata të Përendisë këto ndaj këtij vendi, në të cilin çdo qytetar I këtij vendi ka të drejtë të jetojë, të punojë dhe t’i lutet Perendisë në liri të plotë dhe në mënyrën që dëshiron vet – jo vetëm Ditën zyrtare të Falënderimeve, por çdo ditë.

Marrëzitë sharlatane të Oliver Shmidit për Gjon Kastriotin – Nga Gani MEHMETAJ

 
 Marrëzia e Shmidit shkon një shkallë më larg nga marroqet e islamizmit të shpërfytyruar. Islamikët agresiv e filoserbët mjeranë shpifen kundër nënës së Gjergj Kastriotit, duke thënë kinse paska prejardhje sllave, por shqiptarësinë e babait Gjon nuk ia mohuan. Shmidi ia mohon edhe Gjon Kastriotit shqiptarësinë, duke u përpjekur ta nxjerr pa asnjë argument sllav. Kështu e plotëson mozaikun e shpifjeve e të denigrimit islamik. Nuk duam të merremi me marrëzitë e tij kur luftën gjysmëshekullore të Gjergj Kastriotit e arbërorëve e quan luftë cubash, apo kur kthimin në Krujë të heroit tonë përpiqet ta nxjerr kthim të kaubojsit për hakmarrje si në filmat amerikan për Perëndimin e egër. Shmidi i ka parë filmat uestern prej të cilëve është frymëzuar kur e shkroi historinë për Gjergj Kastriotin, por mbreti ynë nuk i pa këta filma, prandaj s’kishte si frymëzohej që të vepronte ashtu si ia vesh Oliver Shmid.
Megjithatë, përgjigjen më të mirë Shmidit ia ka dhënë historiani shqiptar Kristo Frashëri, duke e vlerësuar austriakun autist, plagjiator, pseudo shkencëtar e dashakeqes të shqiptarëve.   

Linçimi serb i Izetbegoviçit dhe heshtja shqiptare – Nga Shaban MURATI

Sjellja skandaloze e Serbisë si shtet hegjemon në Ballkan demonstrohet jo vetëm nga përpjekja për të dalë si protektori i rajonit, por edhe si shteti që vendos të drejtën e fjalës të qytetarëve në shtetet e tjera ballkanike. Arroganca shtetërore serbe në shkeljen e të drejtave të lirisë së fjalës dhe të shprehjes në shtetet e tjera mori një përmasë të frikshme me fushatën zyrtare serbe të linçimit personal dhe politik të anëtarit të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç. Preteksti qe shprehja e një opinioni personal të anëtarit të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, i cili në një intervistë në “Dojçe Vele” në datën 13 nëntor deklaroi se “Bosnjë-Hercegovina duhet ta kishte njohur Kosovën deri tani, por kjo kërkon një konsensus në nivel shtetëror”. Pra, Bakir Izetbegoviç shprehu një opinion në një intervistë shtypi se shpresonte që Bosnjë-Hercegovina ta njohë Kosovën. Ai nuk tha se entiteti boshnjak do ta njohë në mënyrë të njëanshme Kosovën, nuk ndërmori ndonjë hap zyrtar apo nismë politike, juridike apo legjislative në Sarajevë për njohjen e Kosovës, por thjesht shprehu një opinion për qëndrimin që duhet të mbajë Bosnjë-Hercegovina ndaj Kosovës. Izetbegoviç e din më mirë se të tjerët dhe e shprehu qartë këtë në intervistë se njohja nuk mund të arrihet pa konsensusin e entiteteve të tjera përbërëse të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës.

Mjaftoi vetëm shprehja e opinionit të drejtë të Bakir Izetbegoviçit për nevojën e njohjes së Kosovës dhe Beogradi zyrtar shpërtheu një histeri të vërtetë politike, nacionaliste dhe antinjerëzore kundër të drejtës së shprehjes së lirë të mendimit nga një qytetar i një shteti tjetër. Ministri i Brendshëm dhe disa ministra të tjerë të kabinetit serb rinxorën nga arkivat fjalorin më të shëmtuar radikal të kohës së Millosheviçit për të sulmuar Izetbegoviçin dhe popullin boshnjak dhe për të kërcënuar për destabilizim të rajonit. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në 14 nëntor kërcënoi se deklarata e Izetbegoviçit “do të ketë pasoja afatgjata politike dhe juridike”. Dhe si për t’i vënë vulën ethes radikale nacionaliste, që ka kapluar mendjet e udhëheqësve serbë, presidenti Vuçiç mblodhi në datën 15 nëntor Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë për të shqyrtuar deklaratën e Izetbegoviçit për Kosovën.

Përtej faktit të mungesës së një shteti serioz, fushata e linçimit dhe e shkeljes së të drejtave të lirisë së shprehjes dhe të mendimit në shtetet e tjera ka një domethënie të rrezikshme për politikën rajonale të Serbisë, për dinamikën e bashkëpunimit rajonal dhe për zhvillimet e ardhme në Ballkan.

Serbia shfaqet si shteti që drejtohet nga udhëheqje dhe nga mentalitete nacionaliste dhe shoviniste, që i jep vetes tagrin të diktojë se çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë duhet të thonë në vendet e tyre udhëheqësit e shteteve të tjera. Në këndvështrimin mbarëshqiptar çështja bëhet edhe më e rëndë, sepse anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës po sulmohet e po linçohet, sepse deklaroi mendimin e tij që Bosnjë-Hercegovina duhet ta kishte njohur Kosovën dhe që ai shpresonte se do ta bënte këtë hap. Pra, udhëheqësi boshnjak shprehu dëshirën që Bosnjë-Hercegovina të bëjë atë që e kanë bërë Sllovenia, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i ZI, që e kanë njohur të gjitha shtetin e Kosovës.

Me këtë fushatë linçimi kundër udhëheqësit boshnjak për Kosovën, presidenti dhe udhëheqja e sotme e Serbisë dëshmojnë se ata nuk janë shkëputur nga kursi i vjetër nacionalist dhe radikal, që i jep Serbisë të drejta ekskluzive mbi shtetet e dala nga ish-Jugosllavia. Nga kjo histeri e pashembullt kundër Kosovës dalin në dritë dy elemente të rëndësishme. Së pari, që i ashtuquajturi dialog i brendshëm i Presidentit të Serbisë për çështjen e Kosovës është një nismë demagogjike për të mashtruar BE-në, për të blerë kohë dhe për të mos pranuar shtetin e pavarur të Kosovës. Së dyti, që bisedimet, të cilat Serbia zhvillon me Kosovën në Bruksel me ndërmjetësimin e BE janë bisedime për hir të bisedimeve dhe një alibi e Serbisë për të shmangur kushtin e BE për njohjen e Kosovës përpara anëtarësimit.

Nuk mund të mos habisë heshtja, që po mban BE dhe diplomacia e saj për këtë ndërhyrje flagrante të Serbisë në punët e brendshme të Bosnjë-Hercegovinës dhe për këtë rol prej protektori që Beogradi shpall ndaj Sarajevës. Kjo don të thotë që Beogradi po shkel marrëveshjet e arritura në Dejton në bazë të të cilave Serbia e njohu shtetin e Bosnjë-Hercegovinës. Kjo don të thotë që për Serbinë, sovraniteti dhe integriteti i Bosnjë-Hercegovinës është formal dhe i përkohshëm, përderisa ajo i jep vetes të drejtën të lejojë apo të ndalojë udhëheqësit boshnjakë të shprehin opinionet e tyre. BE shikon edhe hesht ndaj këtij zhvillimi negativ serb dhe ndaj shkeljes së normave të fqinjësisë së mirë nga Serbia. Histeria zyrtare serbe ndaj udhëheqësit boshnjak inkurajon kursin separatist të të ashtuquajturës “serpska republika” drejt prishjes së shtetit të Bosnjë- Hercegovinës, shkëputjes së “serpska republikës” dhe bashkimit të saj me Serbinë. Heshtja e Brukselit inkurajon presidentin separatist të “serpska republikës”, Milorad Dodik, i cili në datën 13 nëntor, në kulmin e fushatës serbe kundër Izetbegoviçit, deklaron përsëri: “Unë dua që ‘serpska republika’ të shkëputet. ‘Serpska republika’ është çështja më e rëndësishme kombëtare e Serbisë”.

Heshtja e Brukselit për fushatën e linçimit të udhëheqësit boshnjak nga Serbia për çështjen e Kosovës mund të kuptohet si vazhdim i politikës së gabuar të indulgjencave që BE ka ndjekur dhe po ndjek ndaj Serbisë, sipas mendimit të gabuar europian se me lëshimet ndaj udhëheqjes serbe, ajo do të bëhet më europiane.

Por, ajo që për mendimin tim është e paqartë dhe e pakuptueshme është heshtja e Kosovës dhe e Shqipërisë ndaj këtij zhvillimi negativ dhe më konkretisht ndaj linçimit të udhëheqësit boshnjak nga Serbia për shkak të Kosovës. Pra, në mes është çështja e Kosovës dhe qoftë Prishtina, qoftë Tirana, duhet ta kishin përshëndetur udhëheqësin boshnjak për deklaratën e tij pozitive në favor të njohjes së shtetit të Kosovës. Bakir Izetbegoviç është anëtar i Presidencës trepalëshe të Bosnjë-Hercegovinës, është udhëheqësi dhe zyrtari më i lartë i popullit boshnjak, që është populli shumicë në shtetin e Bosnjë-Hercegovinës. Deklarata e tij në favor të njohjes së Kosovës duhet vlerësuar si ndihmë ndaj Serbisë që të reflektojë mbi një realitet, të cilin e kanë njohur të gjitha shtetet, që kanë dalë nga ish-Jugosllavia. Kosova dhe Shqipëria duhet ta kishin përshëndetur dhe duhet të ishin prononcuar në favor të tij dhe të nevojës për njohjen e Kosovës nga Bosnjë-Hercegovina dhe nga Serbia. Heshtja e Prishtinës dhe e Tiranës për fushatën antiboshnjake janë pika diplomatikë në dobi të Serbisë. Dhe është e mjerë pozita e mediave të Tiranës, të cilat nuk e zunë fare në gojë deklaratën e udhëheqësit boshnjak për njohjen e Kosovës, fakt ky që dëshmon influencën e lobit serb në mediat e Shqipërisë.

Është një rast i shkëlqyer diplomatik dhe politik që Kosova dhe Shqipëria t’i tregojnë Serbisë se njohja e Kosovës është një interes jetik qoftë i Kosovës, qoftë i Shqipërisë. Është rast i përshtatshëm që Kosova dhe Shqipëria t’i tregojnë Serbisë se ajo nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të shteteve të tjera dhe të ndalojë njohjen e Kosovës. Prishtina e Tirana duhet t’ia bëjnë të qartë jo vetëm Serbisë, por edhe shteteve të tjera në fund të botës si Surinami apo Guine Bissau, që po luajnë me njohjen e Kosovës.

Kosova dhe Shqipëria kanë bërë gabimin e madh, që nuk kanë reaguar asnjëherë për veprimtarinë e pandërprerë të Serbisë dhe të diplomacisë së saj nëpër botë për mosnjohjen e Kosovës. Kosova dhe Shqipëria kanë bërë gabim të madh që nuk kanë reaguar asnjëherë në BE për këtë veprimtari të Serbisë nëpër botë kundër njohjes së Kosovës. Ka qenë i papranueshëm mosreagimi shqiptar në shkallë ndërkombëtare, por është dy herë më i papranueshëm kur është fjala për rajonin tonë. Çfarë shprese dhe iluzioni ka Kosova se do ta njohë Serbia, kur udhëheqësit serbë kanë brenda mendjes dhe shpirtit të tyre një urrejtje kaq të madh nacionaliste ndaj Kosovës. Çfarë shprese dhe iluzioni ka Shqipëria se do të ndërtojë vëllazërimin serbo-shqiptar apo vëllazërimin ballkanik me ahengje ballkaniko-perëndimore, kur udhëheqësit serbë kanë një urrejtje nacionaliste ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve.

Nuk mund të imagjinohet se çfarë shpresohet se arrihet me këtë memecllëk shtetëror dhe diplomatik: a do të bëhet Serbia më e dashur apo do të merret ndonjë fletë lavdërimi për “moderim”. Në të dyja rastet Kosova dhe Shqipëria dalin të humbur. Nuk duhet harruar se në qoftë se në marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare Kosova dhe Shqipëria nuk mbrojnë udhëheqësit miq dhe shtetet mike, që njohin Kosovën, të mos shpresojnë për forcimin e pozitave ndërkombëtare të Kosovës, të Shqipërisë dhe të faktorit shqiptar. Nëse Shqipëria dhe Kosova nuk flasin në rajon, për çfarë mendojnë se do t’u dëgjohet zëri, për Korenë e Veriut apo për Iranin? Miq të Kosovës dhe të Shqipërisë janë ata që e njohin dhe duan të njohin Kosovën dhe jo ata që dua ta varrosin Kosovën me temjanin e Millosheviçit.

I kthyet Alpet shqiptare në njolla errësire dhe varfërie, në vend që ato të ishin perlat e turizmit shqiptar – Nga ROMEO GURAKUQI

Jemi mbledhur sot për të bërë analizën mbi buxhetin e vitit 2018. Diskutimet rreth buxhetit kanë nisur prej disa ditësh në këtë sallë, si dhe shumë përpjekje janë berë për të bindur Kryeministrin dhe shumicën që Ai drejton, për ndryshimin e sistemit të taksimit, për mënyrën e shpërndarjes së fondeve dhe të investimeve në rajone, por asgjë nuk e ka ndryshuar vendosmërinë për t’i qëndruar deri në fund verisonit fillestar. Dhe në fakt, progonzat për të ardhmen e vendit pas kësaj qendrueshmërie, janë të njohura për shumëkend dhe aspak optimiste.
Tani nëse dalim tek thelbi i problemit duhet të jemi të qartë që në krye të herës se:
Diskutimi nuk ka të bëjë me çështjen nëse buxheti është i ndërtuar mbi disa parime ose jo; si dhe, nuk ka asnjë mëdyshje që për përpilimin e tij janë angazhuar specialistët më të mirë të administratës financiare.
Problemi themelor në kritikën dhe refuzimin e buxhetit 2018, është udhëzimi fillestar strukturor, është mbartja e këtij buxheti nga aktorët e ekzekutivit, është mënyra se si operon kjo qeveri në lëvrimin e parasë publike, si operon kjo qeveri me operatorët privatë dhe mbi të gjitha është “gozhda” e palëvizshme e përqindjes, mbi bazën e të cilës funksionon mekanizmi i sajuar fiskal.
Le t’i marrim me radhë dhe t”i analizojmë këto çështje që përmenda më sipër:
Së pari, Ju që keni sjellë këtë projekt për diskutim sot, jeni ideatorët dhe lejuesit e një skeme të tërë të filtrimit të parave publike, jo përmes firmave serioze me aktivitet shumëvjeçar, por përmes rioshëve të caktuar dhe licencuar nga Ju si sipërmarrës privatë, të sendërtuar vetvetiu brenda një muaji. Në këtë vend, një numër kompanish private, krijohen pak ditë përpara çdo tenderi qeveritar, sikurse ishte edhe kompania e 25-vjeçarit që qarkullonte me patentat e ish-Ministrit të Punëve të Brendshme dhe me miliona euro, nëpër rrugët e Shqipërisë, duke iu shmangur organeve ligjzbatuese. Dhe ju zoti Kryeministër, nuk keni dhënë akoma asnjë shpjegim para deputetëve të këtij institucioni sovran, mbi dëmtimin e interesit publik të shkaktuar për shkak të kooptimit në qeverisje nga Ju, të njërëzve të tillë.
Së dyti, është sistemi i ndërmarrjeve që u keni krijuar hapësirë në vend për aktivitet: sipas të dhënave zyrtare, më shumë se gjysma e kompanive strategjike janë kompani offshore. Sipas specialistëve më me integritet të financave dhe ekonomisë, ky është një tregues se pronarët e mirëfilltë të këtyre kompanive fantazmë, gëzojnë të gjitha lehtësitë, e ligjshme dhe të paligjshme, për të transferuar pjesët kryesore të llogarive bankare, të ngopura prej të ardhurave që realizohen në këtë vend nga tenderat publike, pse jo, edhe nga pastrimi i parave të drogës, drejt parajsave fiskale, ku janë të regjistruara.

Lind pyetja:

A mund të realizohej një mekanizëm i tillë, që i shmanget ligjit, në qoftë se këto kompani nuk kanë marrë bekimin dhe brenda tyre nuk janë të implikuar, përfaqësuesit e ekzekutivit të këtij vendi?

A do ishte e mundshme që pjesët e fitimeve nga aktiviteti i sipërmendur, të përfundonin ne xhepat e mafias ndërkombëtare dhe këto para të përdoreshin kundër interesave të vendit, për blerjen e zgjedhjeve dhe deformimin e sistemit demokratik, në qoftë se ata nuk do të kishin bekimin, as heshtjen së paku, të ekzekutivit të vendit, i cili ka për detyrë të kontrollojë sistemin makro-ekonomik dhe të ndërtojë strukturat e nevojshme monituruese për ndaljen e ilegalitetit të lëvizjes së parasë në treg, lëvizje kjo që është shtrirë në çdo pore të ekonomisë dhe shoqërisë?

Së treti, cilat janë skemat e evazionit fiskal?

Në fjalën tuaj sot, Ju pyetët zoti kryeministër, se cila është rruga për të përmirësuar shpërndarjen e të ardhurave dhe për të shmangur evazionin fiskal?

Me lejoni t’ju them zoti drejtues i ekzekutivit shqiptar, se një pjesë e miqve të qeverisë, nga ata që drekojnë dhe darkojnë skutash nëpër kurorën e Tiranës, ata që Ju kurojnë çdo ditë, me vullnet, servilozje dhe sipas interesave të tyre, imazhin tuaj të rrënuar nga shpërthimet e skandaleve që nuk ndalen, ata që ndërrojnë emrat e së njëjtës kompaniv duke e regjistruar së dyti, pa shlyer borxhet pararendëse; ata që transferojnë me vendime gjyqësore të minutës së fundit të vitit, miliona Euro drejt vëllezerve dhe motrave gjoja huadhënës, për t’u shpëtuar derdhjeve të detyrimeve në arkën e shtetit; ata që rendin në çdo skutë të Tiranës për të gjetur transferues të ligjshëm të honorareve për familjarët e anëtarëve të ekzekutivit, janë sot evazorët më të mëdhenj fiskalë. Paratë e tyre mungojnë sot në këtë buxhet dhe kjo është arsyeja, pse ne kemi sot, më pak shkolla e kopshte, më pak sisteme komunikimi; ose pse kemi vetëm rrugë të ndërtuara në zonat e hambarit të votave të socializimit jo demokratik; ose pse kemi më pak rrjete furnizimi me energji elektrike, në të gjitha shtëpitë e familjeve shqiptare në periferitë e vendit, nga Veriu në Jug; është kjo arsyeja që ju i keni kthyer vendbanimet e Alpeve shqiptare, në njolla errësire dhe varfërie, në vend që ato të ishin perlat e turizmit shqiptar. Dhe gjithë kjo shmangie realizohet, me udhëzimet e mjeshtrave tuaj të sistemit juridik dhe fiskal, që në vend të kryerjes së detyrave të vendosjes se aparatit shtëteror financiar nën operim të njëtrajtshëm dhe të ndershëm mbi shoqërinë e biznesit, mësojnë evazorët e klientelës, të depërtojnë brenda hapësirave boshe të ligjit, për të derdhur më pak para se sa u takon në arkën e shtetit. Ja kjo është arsyeja tjetër, që korigjimi i buxhetit duhet të bëhet, dhe ky draft do të duhet të rimodelohet mbi bazën e konsultës, së atyre pak specialistëve më të mirë të financës shqiptare, të cilët vazhdoni t’i injoroni.

Se katërti, ky projekt-buxhet, a krijon kushtet ligjore dhe praktike për eliminimin e diferencave të pasurisë në shoqëri? A ka qeveria shqiptare mekanizmat e vendosjes nën kontroll të aktivitetit të 20 familjeve mafioze, që sipas gjetjeve të përfaqësuesve të vendeve partnere, ndërhyjnë në ekonomi, politikë dhe në qeveri?

Me lejoni t’ju përsëris të nderuar kolegë, se 80 familje në këtë vend janë pasuruar përmes grabitjes së pasurisë publike, 5 % e popullsisë së këtij vendi është përforcuar edhe më tej në këto katër vitë në kontrollin e 95% të pasurisë së shqiptarëve. Për t’i liruar vendin këtyre personave të pangopur në tokën tonë të përbashkët, mbi dy million shqiptarë nuk mund të kthehen më për të jetuar, sepse hapësira jetësore këtu është zënë nga sistemi që atyre u është lejuar ta krijojnë.

Kjo qeveri sot duhej të jepte llogari pikërisht për këtë çimentim të oligarkisë, por ajo se ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.

Së pesti, ky është një buxhet i përgatitur për një vend të varfër, që priret të varfërohet edhe më shumë, dhe këtë situacion e ka sëndërtuar një qeveri që ka katër vjet që stimulon përplasje dhe trazira civile në vend me politikat e saj destabilizuese dhe diferencuese.

Dhe si mund të besohet betimi juaj sot në Parlament, se mandati që keni marrë është i shtetbërjes, i punësimit dhe mirëqënies, kur ishit pikërisht ju, lejuat këtë informalitet, këtë zhgrehje të administratës financiare, këte ngjizje të krimit, politikës dhe medias; ishit Ju që në mandatin e kaluar lejuat shkatërrimin e Policisë së Shtetit, Ju që po krijoni një kaos të paimgjineshëm në sistemin e drejtësisë, Ju që shantazhoni organet e pavarura të hetimit penal, zhvendosni dhe joshni njëkohësisht drejtimin e Sherbimit Informativ Kombëtar, si me qenë pjesë e oborrit të shtëpisë tënde në periferi? Askush nuk mund të besojë, se ju i keni mundësitë, vullnetin, aftësinë dhe buon sensin që të bashkëpunoni me partinerët ndërkombëtare, për shkatërrimin e këtij sistemi që krijuat vetë, me projekt të paramenduar. Në qoftë se policitë ndërkomëtare janë brenda Policisë së Shtetit dhe brenda njësive të Ministrisë së Brendshme, kjo është sepse ju e falimentuat atë polici, dhe këtë e kupton fare mirë edhe Ministri juaj i brendshëm, i cili, në pikëpamje menaxheriale, për hir të së vërtetës, e njeh shumë më mirë se ju dhe pararëndësi i tij, përgjegjësinë si administrator në një institucion kaq të rëndësishëm për operimin e shtetit të së drejtës.

Së gjashti, e njëjta situatë është me pasuritë nëntokësore, të cilat, në shkelje të konkurrencës dhe vetë ligjeve të shtetit, u janë dhënë biznesmenëve të klientelës, prapa të cilave, qëndron oligarkia financiare, që krekoset me papion në qiejgervishësit e Tiranës, ndërkohë që njërëzit e varfër të këtij vendi, që ju i konsideroni si skllevër modernë, vdesin çdo ditë nëpër galeritë dhe puset e zonave mineralmbajtëse të vendit.

Së shtati, të kthehemi tek sistemi i taksimit, si më i rëndësishmi: Kujtoj para më shumë se një viti, kur një mik i zotit Kryeministër, ish President i një vendi postkomunist, i cili mbajti një leksion në një auditor universitar këtu në Shqipëri, kur u pyet për taksën jakobiniste progresiste, që ky regjim politik i socializmit të rilindur, kishte vendosur në këtë vend, u përgjigj: “E rëndësishme është që taksat të paguhen pa dallim nga të gjithë, që ekonomia të marrë frymë lirisht nën ligj, por rritja e taksave dhe krijimi i diferencave kaq të mëdha në tatime, është krejt e paarsyeshme dhe aspak një politike e zgjuar fiskale”. Mendova aso kohe, që Zoti Rama e kishte sjellë mikun e tij në Tiranë, për të bërë një kthesë të rëndësishme edhe për politikat e tij fiskale, që kishin filluar ta rrënonin klasën e re të mesme shqiptare, menjëherë pas vitit 2013. Por jo, edhe sot, Zoti Kryeministër sërish nuk ka reflektuar për sistemin e taksimit. Asgjë nuk ndryshoi dhe sot, në muajt e parë të mandatit kanabist, pa asnjë reflektim korigjues, publiku po njoftohet, se edhe më tutje do kemi një taksë progresive 23% mbi punën dhe mbi çdo të ardhur tjetër. Dhe kjo masë nuk ka lidhje as me rritjen ekonomike, as me papunësinë, as me konsumin, as me zhvillimin e qendrueshëm. Kjo ka lidhje, sipas meje, vetëm me përpjekjen për të shtuar të ardhurat buxhetore, duke ndeshkuar financiarisht pjesën e elitës së shoqërisë, klasës e mesme, të vetmes që kjo qeveri ia arrin të marrë automatikisht çdo gjë lehtësisht. Por programi nuk ndalet këtu: në vitet e ardhshme, taksa progresive do të zgjerohet edhe mbi të ardhurat e tjera përveç pagës,
Qytetarët shqiptarë, të majtë dhe të djathtë, duhet të kuptojnë, se taksa progresive prej 23%, për pagat mbi 130 mijë lekë, e propozuar nga qeveria në Paketen Fiskale të viti 2018, përbën një politike të përkundërt me prirjet e politikave fiskale të vendeve të rajonit, ku secila qeveri në këto anë, i taton të ardhurat nga paga mesatarisht me (9-11)%. Krahasojini politikat tuaja zotërinj ministra, me analogët e qeverisë së vendit të vogël ballkanik, që po integrohet në Europë, shumë para nesh, Malit të Zi. Ky vend i taton me 11%, nga 9% që tatohen pagat nën këtë nivel.

Serbia, të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi i taton me 10%. Në Maqedoni, tatimi mbi të ardhurat personale është i sheshtë prej 10%. Kosova, vendi i ri i europianizuem dhe i sapo çliruem, ka tatimin mbi pagën më të ulëtin në rajon: tatimin progresiv nga (0- 10)% Në Bosnjë-Hercegovinë, tatimi mbi të ardhurat është vetëm 10%. Ndërsa ju, socialistët largpamës shqiptarë keni vendosur mbi dyfishin e tatimit në krahasim me çdo vend tjetër ballkanik: Kush mendoni se mund të vijë dhe ushtrojë aktivitet biznesi në këtë vend?
Si mendoni Ju të ringjallni klasën e mesme, atë ku mbështetet demokracia, kur vazhdoni të projektoni shtërngimin e saj financiar?
Të ndëruar deputetë!
Kjo mbledhje e Parlamentit, dhe ky diskutim në vijimësi, bëhet për të korigjuar atë çfarë mund të korigjohet në projektbuxhetin e shtetit dhe ndryshimin e operacionit shpërndarës së investimeve në territor.
Pas disa javesh diskutimesh në këtë parlament, sikur të ishim në një qeverisje normale parlamentare, pa një drejtim të Parlamentit dhe administratës së tij nga Ministria e Punëve të Brendshme, administratë parlamentare që ka lënë deputetët e opozitës pa asnjë kusht minimal pune, në këtë institucion do kishim një vëmendje tjetër ndaj kërkesave publike, që bëhen përmes deputetëve.

Sikur të kishim një qeveri, që do zbatonte me përpikmëri parimin e përgjegjshmërisë dhe shpjegueshmërisë në Parlament, ne do të kishim pasur sigurisht edhe ndonjë korigjim të vogël të këtij buxheti, ndonjë korigjim të shpërndarjes së parave dhe investimeve në territor në mënyrë proporcionale. Sikur të ishim realisht një parlament funksional pluralist me një qeverisje demokratike, a do kishim pasur një shpjegim mbi skandalet e tmerrshme që po trondisin publikun?

Asnjë shpjegim nuk jepet dhe asnjë korigjim nuk ka ndodhur deri më sot. Dhe mos harroni, se jemi në një republikë parlamentare me spikatje të parlamentit, dhe jo në një republike parlamentare me spikatje të kryeministrit në sistem. Kryeministri i vendit duhej të përulej përballë këtij institucioni me respekt, dhe duhej të angazhohej me seriozitet për të dhënë përgjigje me seriozitet për çdo kërkesë të opozitës.

Jemi në organin më të lartë të pushtetit shtetëror të një Republike Parlamentare, dhe çdo kryeministër i çdo vendi demokratik do të ishte tërësisht i matur në çdo deklaratë dhe ndaj çdo vërejtje të opozitës.

Doktrina e përgjegjësisë së ekzekutivit përballë Parlamentit ju detyron Ju zoti Kryeministër të jeni i përgjegjshëm përballë këtij institucioni dhe anëtarëve të tij.

Ju nuk e bëni një llogaridhënie të tillë, megjithëse kodi ministerial ua detyron një gjë të tillë si dhe ju duhet të jepni një informacion të përpiktë dhe të vërtetë para Parlamentit, duke korrigjuar çdo gabim ta pakujdesshëm, që është bërë në ndonjë rast më të hershëm. Kryeministrat dhe Ministrat, që me vetëdije e sfidojnë parlamentin, deputetët e opozitës, të cilët pambarimisht u kërkojnë shpjegim për skandalet, shpërndarjen e pabarabartë të fondeve në territor, ata që kanë keqorientuar Parlamentin në funksionalitetin e tij, duhet të përgatiteshin për të dhënë dorëheqjen. Kjo është normë në një vend demokratik. Por Ju, nuk e respektoni kornizën konstitucionale të Republikës Parlamentare dhe e keni shndërruar republikën parlamentare në një Republikë Kryeministrore, që ngjason veç me sistemet autoritare, ku debati brenda qeverisë dhe degjesa e parlamentit ka vdekur, ose eshte formale.

Shqiperia që doni Ju zoti Kryeministër nuk është Shqipëria që duan pjesa më e madhe e shqiptarëve, që e fillojne ditën duke menduar për të ardhmen e fëmijëve të tyre, në paqë, progres dhe edukim, një vend ku respektohet dinjiteti i njeriut, një strehë e dashur, mikpritëse dhe integruese për bashkëatdhetarët tanë të dijshëm e patriotë. Ne e duam Shqipërinë vend të jetueshëm për të gjithë, kurse ju me veprime, fatkeqësisht jo. Korigjojeni këtë buxhet, dhe vendosni arsyen, uluni në tavolinë dhe bëni degjesën me profesionistët më të mirë; mendoni për përspektivën apo për opsionin hipotetik të pak muajve më vonë, kur dikush tjetër mund të jetë në drejtimin e punëve të vendit: ndërtoni një buxhet për të kryer reformat e tranzicionit nga qeveria e rilinjdes jakobiniste të ngjyer me kanabis, në buxhetin e një qeverie që godet mafian, kujdeset për unitetit kombëtar, përforcon stetin ligjor.

Nëse Ju mendoni, se do mbijetoni gjatë kështu, unë mendoj së vendi do të duhet të përgatitet për me keqen, për shkak të produktit që ju prodhuat në të gjitha pikëpamjet në këtë vend.

Harresa e krimeve komuniste sjell përsëritjen e tyre – Nga SAMI REPISHTI*

Jam dakord me thanjen e të ndjerit Argjipeshkv, Imzot Rrok Mirdita, se “…edhe për Shqipërinë  dhe shqiptarët nuk do të ketë një themel të shëndoshë përparimi kombëtar për sa kohë që nuk do të ketë nji proces purifikimi të guximshëm të vetëdijes historike; një ndërgjegjsim individual e kolektiv i shqiptarëve, i identitetit të tyre si popull dhe si njësi e organizuar në shtet të pavarur…”

Menjifjalë, duhet të tejkalojmë pengesat që trashëguam nga e kaluemja jo e largët, me ndërtimin e nji Shqipërie pa komplekse, të lirë dhe dinjitoze. Pakë ditë ma parë, lexova në mediat gjermane lajmin se nji grup prokurorësh gjermanë po përgatisin listat e nazistëve, ish-roje të kampeve të çfarosjes, megjithëse kanë kalue 70 vjet; ma riu ashtë 87- vjeçar, ma plaku 96, “…sepse kishin dijeni për tmerrin e vrasjeve të organizueme në masë, dhe e dinin se të burgosunit, të cilët përballeshin me fatin e tyne, si të pafajshëm dhe pa mbrojtje, vriteshin për arsyet ma shnjerëzore që mund të imagjinohen;… si pjesëtarë të grupit të rojeve të burgut ata kanë kontribue në ekzekutime… tue ditë mirë se ç’ndodhte, dhe me vullnet kanë mbështetë këto akte barbare…”.

Le të shtrojmë nji pyetje për të gjithë: Supozojmë se kriminelët fashistë, nazistë dhe komunistë kanë persekutue, arrestue, burgosë dhe ekzekutue pjestarë të familjes suej. “Fajtori” smuret; para se vdes dëshiron të ju takoj e kërkon falje nga ju për krimet e kryeme kundër të gjithë “reaksionarëve”. Cila ashtë përgjigjja e juej? A keni ju të drejtë me falë kriminelin në emën të viktimave? Nji izraelit viktimë, Simon Wiezenthal, në nji situatë të këtill, refuzoi! Kjo ashtë nji pyetje njikohësisht fetare, politike, morale, dhe sidomos personale.

Mendoni mbi enormitetin e krimit të kryem dhe për rrjedhimet e aktit tuej. Në nji rast të këtill ekstrem, ashtë falja e fajit nji opsion për ne që mbijetuem? Cili do të ishte reagimi i viktimës së vdekun? Klasa të tana të popullsisë kanë qenë objekt sulmi e çfarosje fizike nga regjimet kriminale: në Shqipëri, kleri katolik shqiptar dhe intelektualët e formuem në universitetet perëndimor u çfarosën! Simon Wiesenthal, ndjeksi ma kambëngulës i kriminelëve nazistë, në korrik 1995, i shkruente Presidentit W.J.Clinton: “Ngjarjet në Bosnje, ashtu si na paraqiten nga shtypi këto ditë, me të gjithë krimet serbe kundër njerëzimit- pastrimin etnik, therjen si kafshë të popullsisë civile të të gjitha moshëve, dhunimin masiv të grave myslimane- në se nuk përbajnë Holokaust, janë përsëritje e shumë nga krimet e tij….

Unë besoj se dënimi i fajtorit do të baj efektin e vet. SHBA kanë mundësi….me ba publike të gjitha krimet që janë krye, që ata të mos kalojnë në harresë, dhe kriminelët të mos i shpëtojnë dënimit…”. Randësia e demaskimit dhe informimit publik të personave dhe krimeve ashtë e padiskutueshme. Ashtu si ashtë e padiskutueshme randësia e “kujtesës” dhe përbuzja e “harresës”. Si mund të vendoset paqa sociale në mes të kriminelit dhe viktimës, marrëdhanjet e maparëshme, nji jetë “normale”, në nji botë ku kujtimet e llahtarisë diktatoriale janë aq të thella?

“Nuk due të dal nga burgu” më thonte nji koleg, “tre vllazën të vramë dhe dy të burgosun… U shue familja e ime!”. Si mund të pranojmë që akoma sot kriminelët të rikujtojnë me nostalgji regjimin e krimit, vazhdojnë “dënimin” e viktimave, mbrojnë aktin kriminel të tyne ose të prindëve të tyne, e që sot përkrahin lëvizje politike që duen kthimin e regjimit të “hurit e të litarit” dhe e justifikojnë me shprehje se “koha”, kjo e panjohun që nuk lejon pushim për meditim, shlyen kujtesën tonë sot pjesërisht, dhe për brezënitë e ardhme, totalisht?

Nji fat i përbashkët na bani të gjithëve të barabartë….(por jo bashkëfajtorë!) Kjo gjendje nuk u pranue nga komunistët, as edhe kur ne vdisshim e varroseshim në burgje e kampe pune çfarosje. Para nji situate të këtillë, si mund të mendoj viktima se Zoti na ka krijue të gjithëve të barabartë? Si ashtë e mundun që të gjithë, viktima e kriminelë jemi krijue nga e njajta “baltë”? Krimineli nuk mund të jetë vëlla e motër e ime…; përndryshe, nuk ekziston krimi mbi tokë, as pafajsia e plotë! Sepse ashtë e pamundun për viktimën me besue në Krijuesin kur gjysma refuzon me pranue gjysmën tjetër- si njeri me të drejta të barabarta, dhe ecën kështu në vazhdën e krimit pa bremje ndërgjegjeje. Duket sikur Zoti ashtë në vakanca…!

Gjatë viteve të burgimit tim dridhesha nga ideja e vdekjes, e varrosjes pa ceremoni, në nji gropë plot baltë, vetëm ose me viktima tjerë si unë. Pa lule! Pa lutje! Pa dritë që ndritë errësinën time të përjetëshme, dhe si thotë poeti: “Pa flutura shumëngjyrëshe që vallëzojnë rreth vorrit tim të frikshëm…”! Jetojmë në ditë të vështira, dhe kjo më frikëson! Jetojmë në nji botë ku në shumë vende pakicat shtypëse sundojnë me egërsi për arsye të shumicës së frikësueme dhe inaktive. Kjo shumicë pa inisiativë, me shpirtin e vramë dhe zemrën e coptueme, ka vetëm nji dëshirë: me vdekë në paqë. Ideja e kundërshtimit, e revoltës, e hakmarrjes ka vdekë para vdekjes së “viktimës”… sot kufoma që lëvizin pa synim, pa qëllim, banorë të nji jete që ka humbë kuptimin.

Problemi i përgjegjsisë së gjithë “atyne” që përkrahën dhe mbajtën regjimin komunist në kambë nuk do të zgjidhet ndoshta asnjiherë në vendin tonë, sepse “atyne” u mungon aftësia me kuptue dekadencën morale ku kanë ra, me kuptue përpjestimet frikësuese të shtypjes që mbretnoi. Shumica prej “atyne” kufizohen tue përsëritë: “ashtu ka qenë koha”, “kështu bajnë të gjithë” fraza të preferueme të turmave të pa tru… ose “unë zbatoi ligjin”, “ç’të thotë ligji…”- edhe kur vriten të pafajshmit e zhduken pa gjurmë (sic!). Megjithate, nji gja ashtë e sigurt: asnjeni prej “atyne” që ndihmuen vullnetarishtose u detyruen me u bindë- nuk do të jetë në gjendje me “shkundë” përgjegjsinë për qëndrimin e tyne gjatë periudhës 45- vjeçare të terrorit të organizuem me mjete shkencore.

Edhe në qoftë se nuk ashtë “fajtor”, ai/ajo duhet të ndiejë veten të turpnuem… Viktimat e persekutimeve komuniste duhet të qëndrojnë larg nga këto elementë mjeranë që kanë humbë humanitetin e tyne, solidaritetin natyral me qeniet njerëzore në ditët e vështira. Kështu ka qenë me fashistët, me nazistët dhe kështu ashtë edhe për komunistët. Nuk duhet të harrojmë! “Harresa” e krimeve të kryeme ashtë nji fenomen që vetëm koha mbulon, edhe të kaluemen tonë, pa mëshirë!

Mbetet gjykimi i aktit, dhe mundësia e faljes se tij. Falja e aktit ashtë nji gjest vullnetar vetëm për vuejtësit e krimit, kategoria e vetme dhe e privilegjueme, e aftë racionalisht dhe e paisun moralisht, me falë fajin. Vetëm vuejtësit e krimit kanë të drejtën me i përgjegjë kësaj pyetjeje, vetëm viktimat e së kaluemes së errët. Kush tjetër ka autorizimin politik ose moral?

Asnji nuk ka të drejtë me falë në emën të viktimës, kur ai/ajo nuk ka pësue mbi kurriz tmerret e torturës që nuk durohen e që nuk mund të “harrohen”. As vetë “mbreti” i vendit të martirizuem…! Falja e fajit për ata që seriozisht e ndiejnë efektin e “fajit kolektiv” ashtë e mundun, megjithëse vula e turpit mbetet e pashlyeshme. Ashtë heshtja e tyne që i dënon! Sot, na duhet të luftojmë “harresën”, sepse jemi të bindun se heshtja përfaqson rrezikun ma të madh të përsëritjes së tmerrit të kaluem. Sot, na duhet të luftojmë “harresën”, sepse nuk duhet të lejojmë humbjen e aftësive tona me veprue të lirë në nji botë të lirë që mbrojtëm me aq shumë sakrifica.

Sot, “harresa” për ne ashtë abandonimi i autoritetit ligjor dhe moral të viktimës pa lejen e viktimës; puna e jonë duhet të zhvillohet në këte kontekst. Viktimat e terrorit të kuq gjetën guxim të mjaftueshëm me përbuzë urrejtjen dhe pjellën e saj, hakmarrjen. Me këte qëndrim, ata kanë fisnikërue qeniet e tyne dhe kanë dhanë nji shembull të shkelqyeshëm për historinë e popullit tonë. Ky gjest sublim mbeti pa përgjigje! Fatkeqsi! Por “harresa”- dhe ndoshta edhe “falja e fajit” nuk ashtë vetëm “personale”. Asnji nuk gëzon të drejtën me falë fajin në emën të nji viktime. Nuk duhet ta lejojmë. (Nji proverb francez thotë se na jemi shumë të fortë me durue fatkeqsitë e tjetrit).

Ky ashtë nji imperativ kategorik i shoqënisë shqiptare, sidomos i viktimave. Sepse ajo diktaturë synonte seksione të mëdha të popullsisë me zhdukje fizike. Nji ferr që nuk u ftoh kurrë! Randësia e gjykimit dhe dënimit të fajeve të këtilla ashtë e padiskutueshme. Këte nuk duhet të harrojmë sepse “harresa” ban të mundun përsëritjen e së kaluemes nga mendje të deformueme e kundërshtarë të demokracisë në vendin tonë. Duhet folë, duhet tregue e përshkrue ferri komunist me të gjitha mjetet, por pa dhunë. Dhuna nuk ashtë arma e jonë; drejtësia, po! Sot, ballafaqohemi me fazën e dytë të rindërtimit moral të jetës sonë në Shqipëri.

Në fazën e parë kemi përbuzë urrejtjen e hakmarrjen. Sot, kemi shpresë se do të jetë e mundun me ba hapin e dytë: pajtimin në mes nesh. Sepse edhe na, viktimat, kemi nevojë për paqën tonë të humbun. Si mund të arrijmë këtë pikë kaq të vështirë? Ndoshta….nëse jemi të bindun që “pajtimi” do të kthejë elementin njerëzor te ne, të gjithë ne, dhe vlerat tona etike. Unë nuk kam arrijtë akoma plotësisht këte bindje. Prandej jetoj i shqetësuem, nuk harroj, dhe do të vazhdoi “me kujtue” deri në fund krimin komunist. Unë, ish-i burgosuni, që përbuza urrejtjen e hakmarrjen…!

*Fjalë e mbajtur në ceremoninë e hapjes së “Ditëve të Kujtesës” 16-23 nëntor 2017, organizuar nga IDMC dhe KAS në Tiranë, aktivitet ky që synon përballjen e shoqërisë shqiptare me të shkuarën komuniste.

ISTOGU – SHENJESTRA E BANDAVE – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

  

     Bandat e bollshme të Kosovës, kanë për autorësi krerët aktualë shtetërorë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinaj me shokë. Duke arritur kupolën pushtetare, kryebanditët e përmendur, me skenarin e përgaditur nga Serbia dhe Sigurimi shqiptar, por, edhe pazarët e pista të ndoca kuadrove të LDK-së, ata janë koracuar, të rrethuar nga banditët numerikë, në Presidencë, Parlament, Qeveri.

     Në historinë shqiptare, ballkanike, evropiane, nuk ka protagonist të dytë, që, njeriu, me përfoljet e bazuara të krimeve serike, si Hashim Thaçi, të arrijë në piramidën shtetërore. Askush më shumë, më vrazhdët, më cinik, nuk është sjellur me popullin, si presidenti aksidental, i katapultuar nga votat e Listës Serbe dhe të lakejve të Isa Mustafës dhe kurrë të LDK-së të mirëfilltë. Kulmon e keqja Hashim, me nënshkrimin, fatal dhe kundra-kombëtar, të Marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, duke anashkaluar popullin dhe institucionet dhe duke hedhur firmën konspirative.

     Trinomi namkeq: Thaçi, Veseli, Haradinaj me kompani, i krijuan bandat, qysh gjatë luftës, me qëllim të ardhjes në pushtet, “duke shkelur mbi kufomat e shqiptarëve”, siç thotë miku im i ilegalës, burgaxhiu politik, Xhafer Shatri. Dhe, vazhduan me përgjakjen shqiptare edhe pas luftës, duke begatuar gamën e krimeve edhe me haraçet masive, grabitjet dhe përshitjet abuzive të pasurive të brezave shqiptarë; korrupsionin, hajninë zyrtare dhe pisllëqe të tjera.

     Bandat janë në gadishmëri. Ato vihen në aksion me urdhër, sipas nevojave, që kanë krijuesit e tyre. Bandat me një veprimtari përmanente, në vijimësi, veprojnë, shpengueshëm, në Deçan dhe Skënderaj. Kryetri i ri për komunën e Skënderajt, Bekim Jashari, i deklaruar si kandidat i pavarur, ka ngjallur shpresën se çmontimi i banditizmit zyrtar komunal, do të ndodhë.

     Por, zoti Jashari, së pari, duhet ta sqarojë pozicionin e tij, nëse është, vërtet, i pavarur apo i Partisë Dmokratike, ashtu siç thotë kreu i partisë-bandë, PDK-së, Kadri Veseli?! Distancimi apo jo, nga banda vendore, do ta dëshmojë pavarësinë apo vartësinë e kryetarit Bekim Jashari.

     Krerët e cituar të bandave janë shqetësuar për humbjen e një bastioni të bandave dhe janë dakorduar ta kompensojnë humbjen. Dhe, cinikisht e paradoksalisht, kanë zgjedhur, pikërisht, bastionin e demokracisë, Istogun e Ibrahim Rugovës, të Shaban Manaj, të Fadil Feratit…, për shenjëstrim të radhës! Balotazhi i LDK-së me AAK-në, mobilizoi bandat, gjithëherë të gatshme, për të derdhur, madje, pakursyeshëm, paratë e pista, të mbledhura nga burime të dyshimta, të grabitjeve, vjedhjeve, haraçeve masive ndër vite, për ta instaluar banditizmin në Istogun e qetë, në Istogun me siguri lakmuese, në raport me komunat tjera të Dukagjinit, në Istogun e pastër, në Istogun e begatë, me ujëra, fusha e bjeshkë të veçanta; në Istogun piktoresk dhe njerëzit e tij fisnikë.

     Tashmë, është një e fshehtë publike se blerja e votave, në komunën e Istogut, ka filluar ende  pa u datuar ditë-vptimi, për zgjedhjet lokale. Ishte studjuar dhe caktuar kandidati i dëgjueshëm e babaxhan, për bandat, një bisnismen i suksesshëm, i dëshmuar edhe për kontributet humanitare lokale. Pavarësisht se blerja e votave është partiake, qendrore, reklamohet si personale e lokale. Megjithatë, në të dy variantët, ligjërisht e moralisht, është e dënueshme.

     Pesonalisht e kam vlerësuar kandidatin e AAK-së, Gani Dreshaj, si bisnismen të suksesshëm, madje, kam agjituar edhe në media për bisnesin e tij, të pijeve, firmën e njohur “Sinalko”, e cila, është burimore gjermane, me një traditë të gjatë dhe me cilësi të garantuar. Dhe, kam bërë thirrje publike, për qyterarët e komunës të Istogut dhe më gjerë, se duhet ta favorizojnë këtë bisnes, me mall cilësor.

    Por, është diç tjetër pretendimi i tij, për ta udhëhequr një komunë. Aq më pak, kur ai përfaqëson një parti-bandë, e cila kurrë nuk u distancua nga krimet e bandave të saj. Dhe, këto banda janë aq aktive, sa as krijuesi i saj nuk arrin t`i kontrollojë, “t`i bëjë zap”, sepse, tashmë, ai është peng i krimeve të këtyre bandave dhe ato duan të shpërblehen edhe mëtej, për të bëmat e tyre kriminale.

     Pra, Gani Dreshaj do të ishte kryetar-kukullë, ndërsa bandat do ta administronin komunën. Nuk ishin vasës e kriminelë Dr. Ali Berisha dhe as Rasim Selmanaj, përkatësisht, kryetar të komunave, në Pejë e Deçan. Por, siç thotë populli “asnjë gozhdë nuk e kanë ngulur”, as në Pejë dhe as në Deçan. Sepse, bandat zhvatnin buxhetin komunal, guximshëm dhe hapur. Pra, pa qenë kriminelë, kryetarët në fjalë, janë bërë pjesë e krimit. Këtë do ta pësonte edhe Gani Dreshaj.

     Për ilustrim të këtij mendimi, sjellim një shembull: Me nismën e Nëndegës të LDK-së të Isniqit, u organizua një takim-debat, në nivel Kosove, në gushtin e 2016-ës, në Sallën e Kuvendit komunal të Deçanit. Organizatorët provuan ta stolisin tribunën me flamurin dardan dhe fotografinë e Presidentit Rugova. Bandat zyrtare të AAK-së, nuk lejuan. Kryetari Rasim Selmanaj ishte aty, bilëz, hyri në sallë, edhe na përshëndeti, por, ishte i pafuqishëm përballë bandave të partisë së tij. Në pyetjen e një anëtari të LDK-së, të ardhur nga Peja, pakësa me vonesë: “Pse mungojnë simbolet e LDK-së në ballorën e skenës”, organizatori u gjegj prerazi: “Nuk lejuan zyrtarët e AAK-së. Më lehtë do të merreshim vesh me Millosheviçin, se sa me zyrtarët e AAK-së!” Këto fakte janë pasqyruar në mediet e kohës.

     Katër vite më parë, në zgjedhjet lokale, tri ditë para votimit, në mbremjen e së enjtës, u organizua një debat, me kandidatët e partive konkuruese, për kryetar të komunes të Istogut. Gjatë ditës AAK-ja furnizoi me lëndë djegëse, gratis, falas, të gjitha veturat, madje, nga të gjitha drejtimet, që hynin në Istog, duke e bllokuar edhe qytetin në ditën e tregut, për mitingun përmbyllës parazgjedhor, që organizonte AAK-ja. Në mbremje, salla në Pallatin e Kulturës, ishte mbushur me militantë të AAK-së, të ardhur nga: Gjakova, Rahoveci, Malisheva, Deçani, Peja, Klina, Drenasi, Skënderaj… Ata, pasi kishin kërcënuar shumë anëtarë të LDK-së, kishin rrahur disa syrësh, ndërsa një të ri e kishin therur, në mbremje kishin përzënë organizatorët pritës dhe kishin zënë derën hyrëse, duke lejuar hyrjen brenda në mënyrë selektive, vetëm për anëtarët e militantët e AAK-së. Për habi, i kishin sjellur edhe policët e tyre!

      Interesimi për debatin ishte i madh. Disa qindra anëtarë të LDK-së, ishin tubuar në sheshin para Pallatit të Kulturës, “Adem Jashari”. Kryetari i LDK-së, Haki Rugova, mezi hyri nga një derë anësore. Para vetës pa fytyra të panjohura, të çakërdisura e mërrolaqe! Ai iu drejtua moderatores, të përveçme dhe të zhurmëshme, Jeta Xharra: “Në këto rrethana frike e terrori, nuk mund të bëhet kurrëfarë debati parazgjedhor. Unë nuk ia lejoj vetës dhe nuk marrë përsipër të papriturat që mund të ndodhin, nga militantët e çakërdisur të AAK-së, të ardhur nga Dukagjini e mëtej. Dhe, u largua nga salla, për në shtëpi. Debati ishte në prag të dështimit, sepse shqetësim shprehu edhe kandidati i PDK-së, Shasivar Haxhijaj dhe kanddidatët e tjerë. Ishte ndërhyrja efikase e moderatores Xharra, deri në Prishtinë, për të ndërhyrë policia, për zbrazjen e sallës, të pushtuar nga bandat e AAK-së, duke qëndruar brenda vetëm kandidatët debatues dhe policia.

     Ndërkohë, kryeredaktori i atëhershëm i kombëtarës “Bota sot”, zotëri Bajrush Morina, më telefonoi, në orët e vona të natës, duke më pyetur, me shqetësim të ligjshëm: “Çfarë po ndodhë në Istog!” Dhe, unë i fola për tensionimin e një situate të skajshme, që dinë ta bëjnë vetëm bandat e AAK-së. Në orët e para, të pas mesnatës, nisa shkrimin: “Bandat e Dukagjinit sulmojnë Istogun”. Uroj të mos përsëritën skenarët e ngjashëm, ogurëzi, të zgjedhjeve lokale, si në vjeshtën e vitit 2013!

     Vrella jonë ka një traditë të shkëlqyer demokratike. Ajo ishte e para, në të gjithë Kosovën, në vitin e largët 1967, në një mbledhje të Lidhjes Komuniste, të mbajtur në Bashkësinë lokale aty, që denoncoi padrejtësitë, dhunën, vrasjet, terrorin, të ushtruar nga Jugosllavia e re, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, me OZNA-n  dhe UDB-në e saj, kundër popullit shqiptar, të mbetur dhunshëm, jashtë Shqipërisë londineze. Djemtë e Vrellës, pavarësisht pasojave, kërkuan lirimin e simbolit të rezistencës të Kosovës, bacë Adem Demaçit, me shokë, duke kërkuar pafajësinë e tij dhe të tyre, si dhe duke dënuar të gjithë ata që u shkaktuan plagë, vuajtje dhe përgjakje shqiptarëve të pafajshëm.   

      Kërkesat për Flamurin Kombëtar, Univesitetin e Prishtinës, Republikën e Kosovës, si pjesë e Federatës jugosllave dhe barazi me kombet e tjera të Jugosllavisë, kanë qenë artikulimi dhe kërkesat e para legale në Kosovë. Ishte baca Sylë Dreshaj, Sylë Vrella, mjeku ortoped popullor, në cilësinë e kryetarit të Lidhjes Socialiste të fshatit Vrellë, ai që i tha Komandantit të Policisë të Istogut se: “Nuk kemi mësues dhe djemë për burg. Largo policinë, se populli ka bllokuar rrugët. Është natë, errësirë dhe unë nuk marrë përgjegjësi se çfarë mund të ndodhë”. Dhe, po këto kërkesa janë përsëritur, pak muaj më vonë, në Mbledhjen Zgjedhore të Rinisë të komunës të Istogut. Dëshmitë faktike, janë lëndet gjyqësore të asaj kohe.

     Vrella ka qenë qendra e LDK-së, për komunën e Istogut, e drejtuar me zgjuarësi e trimëri, nga djemtë e saj, Milazim Maraj dhe Idriz Blakaj, me shokë. Ajo është një fshat-qytet, me shumësi banorësh sa 15 katunde, të marra së bashku. Vrellarët tanë nuk duhet të tregohen nepotikë e provincialë. Për konkurimin e një individi vendor, madje, në përfaqësim të një partie-bandë, nuk guxohet të tradhtohet LDK-ja.

      Ata duhet ta ndjekin shembullin e llapjanëve. Kur deputeti Anton Çeta u amëshua, u shpallën zgjedhje të reja për vendin, karrikën e tij. Demaçi, ende pa e shpallur kandidaturën publike, testoi llapjanët e tij për votë, meqë Plaku i Kosovës, Anton Çeta, ishte deputet që përfaqësonte Llapin, sipas sistemit të vjetër, që ishte shumë më real dhe më i pranueshëm, se sa pazarët e sotme, për postin e deputetit. Por, burgaxhinjtë politikë, Dumoshët, Pirevët, me shokë, i thanë troç idhullit të tyre, balit Adem Demaçit: “Nuk votojmë kundr LDK-së, partisë të Ibrahim Rugovës. Rrjedhimisht, as ty”. Demaçi, edhe pse trim, e ndjeu frikën e humbjes, u tërhoq dhe filloi anatemat kundër llapjanëve të tij dhe të Ibrahim Rugovës, të cilat i vazhdoi, deri në tepëri! Dhe, këtë gjë duhet ta bëjnë edhe vrellarët, edhe istogasit, në shkallë komune. Sepse kemi përballë bandat dhe jo, thjesht, një kandidat babaxhan dhe të sjellshëm, si Gani Dreshaj. 

     Fola për Vrellën, krenarinë e fëmijërisë dhe të rinisë time të hershme, sepse ka të dhëna bazike, se blerja e votave, pikërisht, në Vrellë dhe Studenicë, pa anashkaluar fshatrat tjera, është masive. Dhe, kjo dëshmohet edhe me faktin e rritjes artificiale të përqindjes të votave të “fituara”, nga AAK-ja, në komunën e Istogut, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Fenomeni i shit-blerjes të votës, është një akt i shëmtuar, si për shitësin, ashtu edhe për blerësin. 

     Hoxha atdhetar, prijësi i luftëtarëve vullnetarë, për mbrojtjen e Sanxhakut shqiptar, në Luftën e Dytë Botërore, i burgosuri politik i Nishit dhe i Golji Otokut, Mulla Zekë Bërdynaj, thoshte: “Amanetin e keq, nuk duhet me e krye (zbatuar)”. Nëse Ganiu u ka dhënë lekë fshatarëve, dhe, për këtë kemi prova faktike, ngaqë rastet janë masive, në këmbim të votave, ata nuk obligohen, as ligjërisht dhe as moralisht, për ta zbatuar kontratën, amanetin, dhënien e votës atij. 

     Fundja, Gani Dreshaj, ka pranuar, madje, me krenari, se u ka dhënë shumë mijëra euro të “burgosurëve politikë”, siç i quan ai kriminelët, vrasësit e shqiptarëve të pafajshëm, të akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, duke shtuar pasuritë e tyre milionshe, të vjelura nga haraçi dhe grabitjet e vjedhjet zyrtare. Dhe, të mos flasim për fshatarët e lodhur nga varfëria, të cilët “nuk kanë brekë në b…”, varfëri kjo e shkaktuar nga korrupsioni, hajnia zyrtare e “komandantëve” të shumtë, zhvatës e vrasës mizorë, të cilët, në këmbin të votës, u japin një përqindje minore, të asaj makro pasurie, që ua kanë grabitur, përgjatë këtyre afro dy dekadave me radhë!

     Ngulmimit, për ta banditizuar Istogun, duhet t`i përgjigjemi me votë plebishitare, për LDK-në. Çfarëdo hamendësimi, do të ishte një pendesë e afërt, por, e pamundshme, për ta korrigjuar fajin. Realisht, miku im i familjes, Gani Dreshaj, është keqas i mashtruar dhe vetëm humbja do ta shpëtonte me fytyrë. Ai duhet të mjaftohet me qenien deputet, si një post që nuk kërkon ndonjë përgaditje të veçantë. Drejtimi i komunës kërkon profesionalizëm dhe kjo i mungon, tërësisht, Ganiut tonë dorëdhënë. Veç kësaj, ai kurrë nuk do të ishte kryetar sovran, me integritet, sepse bandat e partisë së tij, nuk ia japin këtë mundësi. Ai do të ishte një sihirxhi, një kukullë, ndërsa bandat do të “administronin”, më sakt, do ta sakatosnin komunën, me zanatin e tyre zhvatës, tashmë, të provuar në komunat tjera.

100-vjetori i Revolucionit Bolshevik, Meditime të nji viktime – Nga SAMI REPISHTI, PHD*

Me 7 nandor 2017 u mbushën plot 100 vjet nga data kur komunistët bolshevikë, nen drejtimin e V.I.Leninit përmbysën regjimin e Carit Nikolla II dhe filluen ndërtimin e ishBashkimit Sovjetik, tue ndryshue kështu fatin e botës mbarë, përfshi edhe Shqipërinë tonë. Ky “revolucion” që shumë historianë e konsiderojnë si nji nga ngjarjet ma të randësishme të historisë moderne, filloi me 23 shkurt 1917, me protesta popullore në rrugët e Petrogradit/ Shën Petersburg, ish-kryeqytet i Rusisë cariste për 200 vjet. Protestuesët e uritun dhe të lodhun nga lufta me Gjermaninë, kerkuen “bukë e paqë”. Autokrati Car Nikola II preferoi me dergue trupat ushtarake për paqësimin e gjendjes. Në përpjekje u vranë 40 demonstrues. Ushtria u trondit dhe filloi “mosbindjen” e autoritetit carist. Shumë ushtarakë u bashkuen me popullin. Kjo shkaktoi abdikimin e Carit Nikolla II me 2 mars 1917. Nji qeveri e re civile u formue e kryesueme nga Aleksander Kerensky.

Në ndërkohë, V.I.Lenini, emigrant në Svicër, me 3 prill 1917 u kthye në Petrograd me ndihmën e sherbimeve të mshehta gjermane që llogaritshin në premtimin e Leninit se do të bante paqë të ndame me Gjermaninë. Kjo lejonte Gjermaninë me luftue vetëm kundër frontit të Perëndimit. Llogaritjet gjermane u vertetuen. Lenini nenshkroi Traktatin e Brest-Litovskit (1917): paqë me Gjermaninë!

Me arritjen e tij ne Petrograd, Lenini mori drejtimin e grupeve komuniste/bolshevike. Ai deklaroi se nuk njihte Qeverinë e Kerenski-t dhe proklamoi parullën “Paqë, bukë, tokë!” si pikënisje për revolucion. Për nji kohë të shkurtë Lenini fitoi përkrahjen e madhe të nji popullsie të lodhun. Ky ka qenë fillimi i “revolucionit të tetorit” në Rusi. Menjiherë, komunistët filluen përgatitjen e nji force ushtarake efektive, dhe natën 6-7 nandor 1917, nën komandën e Leon D.Trotsky-t, forcat revolucionare morën në dorë ndërtesat qeveritare të kryeqytetit, dhe pushtetin e vendit. Kongresi i Dytë Panrus i Sovietëve, i mbledhun në Petrograd, formoi qeverinë e re nën drejtimin e V.I.Leninit, e perbame me shumicë “komisarësh politikë”.

Qeveria e re me operacione ushtarake të përgjakshme vendosi “diktaturën”, (ma vonë diktatura e proletariatit) e plotë në vitin 1922, datë në të cilën u formue Bashkimi Sovjetik që mbijetoi afër 70 vjet (1990). Mbrenda pakë muejve, Lenini forcoi disiplinën në radhët e klasës punëtore; në Rusi gjendja u ba shumë e randë. Bashkimi Sovjetik, për arsye të krizës ekonomike dhe luftës u ba skena e shtypjeve të pamëshirshme dhe vuejtjeve të pakontrollueshme Diktatura tregoi forcën e vet. Edhe sot, Presidenti Putin deklaron se për arsye të ndasive të mëdha në Rusi “…vendi ka nevojë për nji qeveri të fortë”. Fatkeqësisht, liria e demokracia e pritun nga milionët e shtypun nuk u realizue në Rusi. Por, gjatë kësaj periudhe, Bashkimi Sovjetik dëshmoi nji rritje të madhe industriale, të arritun me çmim të naltë: miliona qytetarë të kombeve të ndryshme vdiqën nga shtypja dhe uria…!

Revolucioni ka qenë edhe arsyeja e shumë luftave kombëtare për çlirim në shumë vende të botës, që banë njikohësisht shekullin njizetë shekullin ma të përgjakshëm në historinë moderne.

Kush ishte udhëheqësi “Bolshevik” V.I.Lenini? Condoleesa Rice, profesore dhe ish-Sekretare e Shtetit, shpjegon: “Kur u kthye Lenini nga emigracioni, ai shfrytëzoi situatën që solli lufta në popullsi dhe ushtri, tue predikue nji shkëputje të plotë me të kaluemen. Ai ishte nji revolucionar deri në palcë; që në fillim, ai u shpreh me nji retorikë të zjarrtë dhe me nji fjalor politik që këshillonte ‘luftën’ deri në ekstrem”. Ajo shpjegon se “për Leninin ‘modaliteti’ nuk duhet të mbështetet mbi bazat e standardeve idealiste që ushqejmë; nuk duhet të bajmë kurrë kompromis, dhe duhet të jemi përherë ekstremistë…. Në mes të nji shoqënie vizionarësh, Lenini përqendronte vëmendjen e tij në nji objektiv dominant që zakonisht nuk ashtë objektivi i klasave intelektuale: marrjen e pushtetit me çdo mjet”.

Ky qëndrim antimoral dhe plotësisht i paskrupull solli regjimin e “hurit dhe litarit” në ish-Rusinë cariste, të vendosun nga Lenini- e të njohun eufemikisht si “diktatura e proletariatit”, dhe nuk pushoi asnjiherë deri në vitet 1989-90 me ndryshimet radikale të fillueme nga reformisti Mikhail Gorbaçev…reforma që përfunduen me zhgënjimin e madh: Presidentin Putin. Shpresa për demokratizim dhe integrim në Botën e Lirë të Perëndimit nuk u realizue, dhe sot në shumë vende ish-komuniste, mbeturinat e së “keqes së madhe” vazhdojnë me helmue atmosferën e shoqërisë civile…..tue përfshi edhe Shqipërinë tonë!

* * *

Shprehja “revolucion” në shkencat shoqënore dhe politike përdoret me përcaktue nji lëvizje të madhe, të papritun, dhe tipikisht violente- zakonisht me gjak- që përmbysë rendin ekzistues dhe strukturat e shoqatat e lidhun me këte rend, dhe formon nji rendi të ri.

Sa e përgjakshme ka qenë veprimtaria e Leninit? Nji shembull: Në mars 1922, ai shkruente: “Ashtë pikërisht tani, dhe vetëm tani, kur në krahinat ku popullsia vdes nga uria dhe njerëzit ushqehen tue ngranë mishin e njeni-tjetrit (kanibalizëm) dhe qindra, ndoshta mijëra kufoma mbushin rrugët tona, që na mundemi (dhe prandej duhet) me zbatue konfiskimin e pasunisë së Kishës me egërsinë ma të madhe, dhe energji pa asnji mëshirë…Pikërisht në këte moment na duhet të luftojmë klerin në mënyrën ma të pamëshirshme e vendimtare, dhe të dërmojmë rezistencën e tij, me nji brutalitet të atillë që kleri nuk duhet të harrojë në dekadat që vijnë…Sa ma i madh të jetë numri i fetarëve reaksionarë dhe i borgjezisë reaksionare që ne do të ekzekutojmë për këte arsye, aq ma mirë për ne!”. (Martin Amis)

(Shënim: Arkivat kishtare tregojnë se në vitin 1922, V.I.Lenini ekzekutoi 1.962 murgj, 2.691 priftën, 3.441 murgesha. Pse? “besimi ashte pjesë e natyrës njerëzore, kështu që bolshevikët ishin të detyruem me e shtypë në të gjitha format e tij, dhe të gjithë denominacionet tue përfshi islamizmin e budhizmin.”(po aty).”Nji tragjedi e vërtetë, nji ngjarje që shkaktoi vuejtje të mëdha, shkatërrim dhe degradim” (Prof.Orlando Figes)

Akti i fundit: Lenini vdiq në 1924 e la trashëgim për Stalinin nji shtet policor, funksional, që ai përdori pa mëshirë (1924- 1953) në asgjasimin e miliona qeniesh njerë- zore të pafajshme. (Vetëm vdekja e J.V.Stalinit shpëtoi nga asgjasimi fizik pesë milionë jahudije në kampet e akullta siberiane të përgatituna nga Stalini).

Vazhduesi i Leninit, kryekrimineli J.V.Stalin (që ka qenë dhe mbetet personi i idealizuese dhe nga shumë komunistë shqiptarë!) ishte nji monstër i vërtetë. Kush ishte Stalini?

* * *

Historiani i njohun Sebastian S.Montefiore në studimet e tia e përshkruen kështu: “Deri në vitin 1917, J.V.Stalini ka qenë nji disident carist, rrugaç, pijanec, kangëtar, dashnor që vraponte mbas vajzave, dhe nji imitues i shkëlqyeshëm”. Prof. Stephen Kotkin, Princeton U., shpjegon: “Diktatori Stalin ka qenë nji udhëheqës kontradiktor, ideolog e oportunist njikohësisht, njeri me vullnet të hekurt dhe krijesë e sistemit sovjetik, njeri pa karakter, që shpërdoroi bashkëshorten e vet deri në vetëvrasje (dhe nuk e përcolli në varr!) dhe nji udhëheqës që frymëzoi popullin e vet. Stalini bani ate që edhe udhëheqës të tjerë të dalluem kanë ba. Ai artikuloi dhe punoi me kambëngulje për nji qellim; në rastin e tij, nji shtet të fuqishëm, të mbështetun nga nji shoqëni e unifikueme që çrrënjosi kapitalizmin dhe ndërtoi socializmin industrial. Metodat e tia antinjerëzore janë asgja ma pak se nji apokalips për popullsinë e vendit. Uria e madhe në fshat vrau ma shumë se shtatë milionë qytetarë rusë e të tjerë, pesë milionë “kulakë” u arrestuen, deportuen, ose u ekzekutuen. Kambëngulja e tij mund të shpjegohet me idenë e tij fikse të ndryshimit ‘me çdo çmim’ të gjendjes shoqënore dhe ekonomike në modernitet, që ai e pau si rruga e marrun nga fuqi tjera të mëdha: prodhim masiv, konsum masiv, kulturë masive dhe politikë masive. Anglia dhe Gjermania janë dy shembujt që ai imitonte. Arrestimi i miliona anëtarë partie, në mes të vitit 1931, tregon fatin e atyne që guxuen mos me u bindë, ose me kundërshtue “udhëheqësin”, “gjyqet spektakolare” të qytetarëve të pafajshëm- ma vonë të pakë- sueme- shpesh mbas torturash të randa që detyruen me rrfye “anmiqt imagjinarë…”. Për Stalinin, terrori “përbante nji formë sundimi, nji mjet i artit të qeverisjes shtetnore”.

* * *

Edhe fakti që Stalini aplikoi metodat tronditëse në shtypjen e nji opozite të dobët, metoda që sollën ferrin mbi tokë për bashkatdhetarët e vet, shpjegohen me nxitjen e shtypjes me shpërblimeve burokratike nga nji sistem represiv formidabel, dhe nga monopoli i pushtetit të nji partie të vetme në jetën politike të vendit. “Ai merrte fuqi nga adhurimi i klasave të ulëta me imponue gjithçka nga nivelet e nalta. Në marrëdhanjet e politikës së jashtme, sjellja e tij pa busull orientuese dhe pa parime të caktueme e paraqesin ate nji oportunist me eksperiencë, dhe ideolog me aftësi mendore të kufizueme”.(S. Kotkin)

Si Lenini, ashtu edhe Stalini kanë vuejtë nga paranoia e vrasjes, deportimeve, asgjasimit të popullsive të tana. Si përfundim, ata ndertuen nji regjim, shovinist dhe ekspansionist, shtet policor, sundimin e nji njeriu të vetëm, kultin e individit, dhe gjetën mbështetje në terror, kampe përqendrimi dhe në “Big Lie!” (gënjeshtrën e madhe)

“E meta themelore e programit marksist ka qenë përballja pikë për pikë e ideologjisë me natyrën njerëzore,- shkruente shkrimtari izraelit, Martin Amis. Udhëheqsit komunistë e kuptuen këtë kontradiktë, por vendosën me lanë programin të paprekun dhe me ndryshue natyrën njerëzore. Në terma praktikë ashtë ajo që na quejmë “totalitarizëm” e që do të thotë nënshtrim total të qytetarëve ndaj politikës zyrtare. “Dhe mjerë ai/ajo që ka pasë guximin me devijue nga versioni zyrtar. Vetëm “gardianët e revolucionit” mund ta ndryshojnë këtë situatë. Kjo shpjegon se përse pozita e Stalinit si gjysëm-perëndi zbritet nga froni dhe përfundon sot në nji shënim negativ e parandësi historike…!

I pyetun nëse Qeveria ruse do të festojë 100-vjetorin e Revolucionit, zadhanë- si qeveritar u përgjegj: “Qeveria nuk ka nji plan festimi”. Gazeta e njohun “Pravda” komentoi: “Çfarë kemi këtu për festim?” Vitin e kaluem, Presidenti Putin inauguroi “Murin e Rihabilitimit” dhe në mes tjerash ai tha:”Kjo e kalueme shumë e tmerrshme nuk duhet në asnji mënyrë të fshihet nga kujtesa e jonë; sepse, nuk mund të justifikohet, në asnji mënyrë e gjithë ajo që ka ngjarë”. Vetëm nji “guardian i revolucionit” guxon me ndryshue historinë. Lavdi e përkohëshme…!

Disidenti i madh dhe shkrimtari rus, Vladimir Nabokov, në nji artikull të vitit 1948, shkruente: “Nen sovjetët, që në ditët e para, e vetmja mbrojtje për disidentët ishte shpresa se kapriçet e qeverisë do t’i kursejnë pa shpresë në drejtësi ose ligjë. Asnji parti e dytë nuk u lejue, përveç pushtetit komunist. Burokracia dominoi që në fillim. Opinioni publik u dërmue. Klasa intelektuale u eliminue. Çdo ndryshim që bahej ishte nji dekorim i skenave të shëmtueme të nji grope të thellë e të zezë ku mbretnoi shtypja dhe terrori.”

Ashtë kjo shoqëni e re dhe e pabesë që u adoptue nga udhëheqja gjysëm analfabete e vendit tonë – studentë të falimentuem, teneqexhijë, karrocierë, mjelse lopësh, shoferë, aventurierë pa busull morale…!

“As prindëve, as fëmijve të tyne nuk u besohet. Të gjithë janë të tmerruem ditë e natë, në çdo nivel, tue përfshi edhe vetë Stalinin që jetonte me frikën e vrasjes çdo minut të jetës së tij”, shkruen Nabokov.

(Nji shembull: kur Stalini udhëtoi për Teheran (Persi, 1942) në takimin me Churchill-in dhe Roosevelt-in, aeroplani i tij shoqënohej nga 27 avionë luftarakë. Kur udhëtoi për Potsdam (Gjermani, 1945) truproja e tij kishte 18.500 ushtarë e policë) (sic!)

* * *

Në Bashkimin Sovjetik nji popullsi e tanë ka qenë e traumatizueme…. Posa u hapen arkivat (mbas vitit 1990) u zbulue mënyra mospërfillëse me të cilën udhëheqsit sovjetikë, nën Stalinin, firmojshin vendimet për dënime me vdekje të qindëra mijëra qytetarëve – para se ata vetë të ekzekutoheshin gjithashtu, nji atmosferë e imortalizueme nga shkrimtari ish- komunist Arthur Koestler në librin e ti “Errësinë në Mesditë”.

Tashti, “…me urdhën te Presidentit Putin arkivat janë mbyllë përsëri! Nji represion emocional i fortë ashtë zhvillue me qëllim të mbulohen bremjet e ndërgjegjes për vuejtjet në Rusinë e sotme. Kjo ashtë plotësisht ajo që regjimi Putin dëshiron dhe paraqet: nji shoqëni të tanë psikologjikisht e ndryshueme, dhe pa dëshirë me kthye kohën kah e kaluemja e vet, me përfundim të paevitueshëm në nji depresion të hapun gjanësisht, dhe me besimin se vendi nuk ka nji të ardhme” përfundon Francis Fukuyama, Stanford…. Shqipëria më 2017?

Kjo shpjegon me hollësi sa larg janë në gjendje me shkue demagogët ideologë, me zhdukë ose me shtrembnue të vërteten; me fshehë atrocitetet, vorfëninë, urinë lokale të fshatit, ekzekutimin fizik të klasës intelektuale, ndalimin “zyrtar” të ushtrimit të fesë, klerikëve e mbylljen e faltoreve, shuemjen e traditave –besë, nder, burrë- ni, mikpritje etj. -dhe të jetës tradicionale e kulturore në qytet e fshat- popullsi e terrorizueme nga frika vetëm sepse kërkon liri e demokraci…!

* * *

Në Shqipëri ka pasë dhe ka edhe sot qytetarë të ndershëm që besojnë se “totalitarizmi” ka ngritë kokën përsëri mbas 27 vjetëve tranzicioni kaotik, tue përfshi presionin politik, mungesën e plotë të shoqënisë civile koshiente e gjendjes në vend dhe jashtë kontrollit qeveritar, nji arsim të paorganizuem me i përgjegjë nevojave të kohës dhe që nuk shërben interesat e studentëve as edhe ekonomisë së vendit që vuen nga papunësia e madhe, korrupsioni i shfrenuem që ka kapë për fyti edhe kuadrot drejtuese, dhe veprimtari mafioze pa frikë ndëshkimi…!

Por unë dyshoj se gjendja e sotme ashtë e pashpresë! Sepse nuk ekziston akoma në vendin tonë nji ideologji “zyrtare” që mobilizon masat e gjana … …esenciale për nji shoqëni “totalitariste…!” Nji njohës i mirë i sistemit sovjetik, dhe regjimit të kuq në Shqipëri, analisti dr. Janos Bugajski, në nji intervistë me “Zërin e Amerikës” (9 nandor 2017) bani këtë deklaratë: “Për sa i përket trashëgimisë komuniste (në Shqipëri), kjo çfaqet në mes tjerash tek gjëra të këtilla si varë- sia tek Shteti për punësim dhe për ndihmë, tek njifarë tolerance ndaj shtypjes shtetnore, tek vazhdimi i lidhjeve dhe interesave speciale që vazhdojnë qysh nga koha e komunizmit dhe tek përfshirja e pamjatueshme e publikut në aktivitetet shoqënore; publiku akoma nuk e sheh veten si subjekt, por si objekt politik, dhe kjo duhet ndryshue… (Megjithatë)…as që mund të bahen krahasime me të kaluemen komuniste…Absolutisht duhet nji rihabilitim moral- sepse ish- përndjeksit komunistë shëtisin lirisht në rrugët e Tiranës….Mendoj se duhet të ketë ma shumë vëmendje nga media dhe nga sistemi arsimor, më shumë informim publik rreth atyne që vuajtën nën komunizëm…” Dr. Bugajski quen viktimët e komunizmit “heroj” dhe kundërshtimin e tyne “heroizëm” i treguem nga këta persona gjatë periudhës së shtypjes…!

Në nji intervistë të njikohëshme për “Zërin e Amerikës”, e dha edhe zonja Gentiana Sula, drejtoreshë e Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Ajo mendon se “…moshapja e arkivave u ka mohue njerëzve të drejtën për të njohë të vërteten…(sepse) shumë plagë të së kaluarës ende janë të pambyllura. Në Shqipëri, vendi në disa raste e gjen veten në nji kontradiktë me brezat e rij (të painformuem), nji pjesë ka nostalgji; të tjerë që ende nuk janë shkëputur dot nga mentaliteti i së kaluarës- Shqipëria vlerësohet nga të huajt ekspertë se ende nuk e ka përfunduar periudhën e tranzicionit nga diktatura në demokraci…”

Unë do të shtojshe: “nga skllavëria komuniste në nji jetë të lirë; nga frika e ushqyeme, në guxim me farkëtue fatin me duart e veta”.

Le të zbulohen të gjitha krimet e kryeme kundër qytetarëve shqiptarë, le të demaskohen të gjithë kriminelët, dhe të gjinden të gjitha vendet ku janë krye këto krime të pabesueshme dhe makabre të regjimit komunist në Shqipëri; le të zbulohen të gjitha varret individuale e varrezat kolektive dhe të bahen ata vende pelegrinazhi, “vende të shenjta” për adhurim nga të gjithë- veçanërisht për nxanësit e shkollave tona; le të kthehen ata në objekte frymëzimi dhe subjekte meditimi të thellë.

Sepse vetëm nji ndërgjegjsim i plotë i së kaluemes sonë tepër tragjike, do të pengojë përsëritjen e saj. Nga vorret e harrueme, viktimat akoma të shqetësueme, kërkojnë me za të naltë: Vllazën, motra! Mos na harroni! Mos harroni mesazhin tonë: kurrë ma diktaturë në Shqipëri, kurrë ma ideologji të hueja në Shqipëri, kurrë ma “gënjeshtrat e mëdha” në Shqipëri….!

*Ish-i burgosun politik në Shqipërinë komuniste (1946-56), dhe në Jugosllavinë komuniste (1959-60)

GABOVE, VJOSË! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 

Emërtimet paushalle, idioteske dhe kundra-kombëtare të Hashim Thaçit

         Gruas dhe Kombit nuk u falet, nëse i dorëzohen

         aventurierit të parë.

                                             Karl Marks

         “Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen, pavarësisht asaj se çfarë mendon Vuçiq”,-

         deklaron Vjosë Osmani.

 

     Menjëherë pas themelmit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ndër partitë e para pluraliste, në ish-Federatën jugosllave, Dr. Ibrahim Rugova, me shokë, organizoi mbrojtjen territoriale në Kosovë, si masë preventive për mbrojtjen e popullatës nga policia apo bandat paramilitare serbo-sllave. Parësi ishte mbrojtja e fshatrave, si zona rurale, me më shumë mundësi të shkaktimit të panikut, dhunës, krimit. 

        FARK-u – krijesë e Presidentit Ibrahim Rugova

     Dr. Rugova hodhi idenë dhe nismoi krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK). Dhe, këtë të drejtë legjitime e bazonte në Deklaratën e Shpalljes të Pavarësisë të Kosovës, më 2 korrik 1990 dhe në Kushtetutën e 7 shtatorit, në Kaçanik, dy muaj më vonë. Ministër i Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës u emërua Gjenerali Hajzër Hajzeraj, kuadër ushtarak me përvojë në Armatën Jugosllave. Ministri u bëri thirrje ushtarakëve shqiptarë, si dhe disa kuadrove politikë, me përvojë organizative, të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës. Ishte kohë errëtake e vitit 1991.

     Burra dhe djemë atdhetarë, të gatshëm për t`i shërbyer Atdheut, Kosovës, pavarësisht pasojave, në pjesën më të madhe, u gjegjën, për t`u vënë në shërbim të mbrojtjes, të luftës për liri. Përgjatë këtij organizimi, me shtrirje anekënd Kosovës, nisma konspirative, nuk mund t`i shpëtonte përgjimit të kudoshëm të pushtuesit serbo-sllav. Goditja ishte drastike. Përndjekjet, burgosjet, dënimet ndaj ushtarakëve dhe veprimtarëve politikë, u shtrinë gjithandej Kosovës, duke përfshirë edhe kreun e këtij organizimi, Gjeneral Hajzeraj. 

     Për t`i shpëtuar kësaj goditjeje, disa nga oficerët ushtarakë dhe veprimtarë politikë, të lidhur me ata, si nënkryetari e atëhershëm i LDK-së, Anton Kolaj, me shokë, morën arratinë për në Shqipëri dhe Evropë. Por, ideja e riorganizimit ushtarak, nuk u shua për asnjë çast. Ata, ushtarakët, fillimisht, do të trajtoheshin modestisht, materialisht, nga Fondi shtetëror i Kosovës, i shprehur në 3 %-in obligativ, për të gjithë të punësuarit, brenda dhe jashtë Kosovës. Me kalimin e kohës, çështjen ekonomike do ta zgjidhnin në mënyrë vetanake, duke u punësuar në shtetet e Evropës, për të mos qenë barrë e financave për Kosovën.

        Oficerët atdhetarë në shërbim të Kosovës

     Në vitin 1995, rifilloi organizimi i ish-oficerëve të ish-Armatës jugosllave, duke i njohur dhe respektuar Institucionet Paralele të krijuara në Kosovë, qysh në vitin 1990. Me gjithë pengesat, dhunën, në vijimësi, të policisë pushtuse serbo-sllave, funksiononin dinjitetshëm dhe vendosmërisht. Konsolidimi i grupimit ushtarak në Mërgatë, ishte në rrugë të mbarë. Gjermania dhe Zvicra ishin dy vendet mike, ku oficerët shqiptarë bënin pikëtakimet e tyre, për planet e së ardhmes të afërt, për ta bërë realitet ëndrrën e brezave shqiptarë – lirinë e Kosovës.

         Tirana zyrtare përçanë Mërgatën e Kosovës

     Social-komunistët shqiptarë, që kishin sunduar Shqipërinë, më dhunë e terror, për gadi gjysmë-shekulli me radhë, nuk mund të pajtoheshin me pluralizmin politik, me demokracinë, sepse kishin humbur privilegjet e tyre. Dhe, si hiena, me milionat të marra nga Serbia, me përkrahjen konspirative të saj, organizuan përkalljen dhe rrënimin e Shqipërisë, duke përdorur rastin e fajdeve-piramida, e cila, sapo kishte filluar të ngrihej nga përtokja disa dekatore, që i bënë stalinistët hoxhianë.

     Tirana zyrtare social-komuniste, dërgoi në Mërgatë kuadro të specializuara të Sigurimit shqiptar (SHISH), për përçarjen e mërgimtarëve, nëpërmjet një grupimi të vogël, siç ishte Lëvizja e Republikës të Kosovës (LPK). Në këtë grupim politik, kishte hafije të hershëm të UDB-së dhe të Sigurimit shqiptar të Enver Hoxhës, me stazh tej dy dekadave. Tani, LPK-ja u begatua edhe me spiunë të rinj, nga dy sigurimet e cituara. Futën, si pykë, Fondin ilegal  dhe privat “Vendlindja thërret”, duke sabotuar financimin e Kosovës, aq të nevojshëm në kushtet e një pushtimi të egër; filluan sulmin e organizuar propagandistik lehaqenas, kundër Institucioneve Paralele të Republikës të Kosovës; kundër partisë së parë pluraliste – LDK-së, e cila organizoi jetën politike, institucionale, duke e nxjerrë jashtë loje Serbinë, fillimisht, organizimin politik një partiak dhe të gjitha institucionet e saj; kundër Presidentit, të zgjedhur me referendum gjithë-popullor, në Kosovë dhe Mërgatë, Dr. Ibrahim Rugovës.

     Pavarësisht pengesave gjithëfarëshe, oficerët shqiptarë, me vetëmohim e vendosmëri, arritën të organizohen, duke riaktivizuar emërtesën fillestare të Ibrahim Rugovës: “Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës”, duke zgjedhur edhe drejtuesin ushtarak të kësaj Force, ish-Komandantin e garnizonit ushtarak të Gospiç-it, në Kroaci, Kolonel Ahmet Krasniqin. 

        Prishja e Marrëveshjes të Osllo-s, sabotim i luftës

     Por, ndodhi ajo që pritej. Tirana zyrtare, Serbia pushtuese, me aleatë, me marionetën e tyre, LPK-në, e kishin planifikuar sabotimin e luftës së mundshme në Kosovë. Andaj, papërmbajtshëm e tërbueshëm, u hodhën në sulm kundër organizimit ushtarak – FARK, duke dalë me një organizim fantomë të tyre, i cili nuk u lëndëzua dhe as nuk hyri kurrë në luftë, me qëllim të moslejimit të konsolidimit dhe të bashkimit të faktorit ushtarak shqiptar. Dhe, këtë e realizuan, duke e prishur, njëanshëm, Marrëveshjen e arritur në Osllo të Norvegjisë!

     Provokimet e Tiranës zyrtare dhe të LPK-së, nën instruktimin e drejtëpërdrejtë të Serbisë, kundër oficerëve ushtarakë dhe veprimtarëve tjerë, që iu bashkuan Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK-ut), u intensifikuan, deri me kërcënime me jetë, nga militantë-hafje të LPK-së dhe dëbim prej Shqipërie , nga zyrtarët shtetëror në Tiranë!!

     Të ndodhur në mes zjarreve: të Serbisë, Shqipërisë dhe bandave të LPK-së, oficerët, tashmë, të organizuar në një strukturë profesionale ushtarake, kërkuan mendimin, këshillën, ndihmën, urdhërin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës. Duke e ftuar, në një takim në Zvicër, Kryekomandantin e kësaj Force, njëherësh edhe President i Republikës të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën, pasi e informojnë Atë, për punën e tyre konstruktive, në përgaditjen për luftë, i flasin edhe për destruktivitetin e skajshëm të LPK-së, me instruktorët e saj Serbinë dhe Tiranën zyrtare. Dhe, shtrojnë pyetjen-dilemë, shumë domëthënëse e vendimtare, për fatin e Kosovës:

            “Ç`të bëjmë?!”

Dhe, Presidenti Rugova, në këtë rast, edhe në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, do t`u përgjigjej, oficerëve të tij, të Kosovës, tashmë, të vënë në shërbim të luftës, të Ardheut:

-“Ju jeni profesionistë, e dini çfarë bëni. Kthim prapa nuk ka!” 

Për oficerët trima e fisnikë të FARK-ut, gjithëçka ishte e qartë. Asnjë hamendësim, mëdyshje, për urdhërin e Kryekomandantit Rugovë. Lufta opsion i vetëm, pavarësisht presionit, shantazhit, kërcënimit të trinomit të zi: UDB-së, SHISH-it, LPK-së.

          Lufta e Kosharës – legjitimoi UÇK-në      

     Dhe, krimi, me skenar të Serbisë, ndodhi. U përgjakën shumë oficerë, duke filluar nga vet kreu ushtarak, Ministri i Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqi, tani, Hero i Popullit, për të vazhduar me dhjetra të tjerë, të ekzekutuar gjatë luftës dhe pas luftës. Por, ata, ushtarakët e FARK-ut,  bënë detyrën, pavarësisht rreziqeve në rritje, nga bandat e përbashkëta shqiptaro-serbe. Thyen kufirin shqiptaro-shqiptar, që therte, si heshtë, zemrat gjithë-shqiptare; bënë betejat e shumëta në Luftën e Kosharës, e cila legjitimoi UÇK-në, siç e pranon edhe vet Gjenerali kontravers e kundër-FARK, Agim Çeku, si dhe betejat dhe aksionet tjera në Kosovë.

     E bëra këtë ekspoze, për të treguar si lindi ideja, për emërtimin, krijimin dhe organizimin e Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK), si dhe pengesat,  deri në vrasje, të oficerëve atdhetarë e trima, nga bandat e LPK-së, të bashkuara në SHIK, me instruktimin e SHISH-it dhe të UDB-së, me aleatë; betejat faktike e fitimtare të strukturës ushtarake FARK, kundër policisë dhe ushtrisë armike serbo-sllave.

          Kosova nuk guxon ta humbasë atributin -Republikë-

     Gabove, Vjosë, kur deklarove: “Forcat e Armatosura të Kosovës”, duke e legjitimuar emërtesën inatçore e kundra-kombëtare të Hashim presidentit, Hashim dallaverës. Kosova është Republikë Parlamentare. Emërtesa – FAK – e Hashim Thaçit, që pleqtë e Kosovës ofshajnë, duke shfryrë “he FAK-un e nanës”, është inatçore, pse Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës i emërtoi dhe themeloi Ibrahim Rugova, qysh në vitin 1991. Por, emërtesa – FAK -, ka edhe elementin kundra-kombëtar, sepse anashkalon _ Republikën -. Dhe, kjo do të thotë se Kosova nuk është shtet i mirëfilltë. Dhe, zëvendësimi i – FARK -, siç ishte emërtimi filletar, me –  FAK -, është një pisllëk i llojit të vaçantë.

     Emërtesën – FAK- , zyrtarisht e ka kundërshtuar dhe ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, duke i dhënë edhe shpjegimet përkatëse dhe paligjshmërinë, absolute, të kësaj emërtese fantomë, të shpikur dhe të shpifur nga Hashim presidenti! Edhe pse, krerët e Vetëvendosjes, paradoksalisht, i ikin emrit të Presidentit Rugova, “si djalli nga temjani”, ata e pranojnë emërtimin adekuat të Tij, “Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës”. 

     Prandaj, Vjosë e dashur, deri në adhurim, nuk duhet ta pranoni emërtesën – FAK -, të Hashim presidentit. Republika e Kosovës, nuk guxon të humbasë asnjë atribut shtetëror. Aq më pak, – Republikën -, e cila i del e tepërt Hashim dallaverës, i dyshuar për shumëçka.

     LDK-së me aleatë, përveç  – FAK-ut -, i mbetet të zhvlerësojë e ndryshojë edhe shumë vendime dhe emërtime paushalle, cinike, idioteske e kundra-kombëtare, të bëra nga Hashim agai, pa i pyetur dhe përfillur institucionet përkatëse të Republikës të Kosovës. Po përmendim ca syrësh: emërtimi i ushtrisë; emërtimi i një auto-rruge, pse një agjent i shumëfishtë organizoi vrasjen e akademik Fehmi Aganit; ndarjen dhe përçmimin e Hamëz Jasharit, nga i vëllai Ademi, edhe pse ata kanë qenë të pandashëm, në të gjitha aksionet luftarake, i bërë, tërësisht, për arsye politike; emërtimi i panatyrshëm i Aeroportit të Prishtinës, duke u tallur me heroin, kur dihet se ai nuk ka pasur asnjë lidhje me fluturimin. Dhe, plot “xhevahire” të tjera.

Hoxha i madh i Pejës: Të lutesh serbisht e arabisht nuk është haram, por të lutesh shqip të djeg zjarri i xhehnemit! – Nga Gani MEHMETAJ

 
Presioni për shkombëtarizim nuk pushoi asnjëherë. Hoxhallarët të paguar nga Serbia  nxisnin shqiptarët besimtarë e të pa tru, të deklaroheshin të kombit mysliman, komb surrogat sllavë, që flisnin serbisht, faleshin arabisht e mendonin marrëzisht, sikurse u deklaruan boshnjakët. Ishte kjo shpikje e Beogradit, që boshnjakëve u kushtoi mbi njëqind mijë të vrarë në luftën e Bosnjës. Shqiptarëve të qenit myslimanë nga viti 1878 deri me 1945 u kushtoi mbi një milion të vrarë e disa milionë të dëbuar në Turqi. Kur nisën të këndellën nga kjo fatkeqësi e të deklaroheshin shqiptarë, prapë nisi sulmi i islamit agresiv, fryt i bashkëpunimit të Jugosllavisë me shtetet arabe.    
Nga kujtimet e rinisë së hershme po e nxjerrë këtë fragment para regjistrimit të popullatës me 1971:         
“Hoxha i Madh i Vitomiricës së Pejës predikonte: “Të lutesh e të predikosh shqip është haram, të djeg zjarri i xhehnemit, shqipja është gjuhë kauri e laneti”. Prandaj hoxha sllav pa komb, pa fe e pa atdhe, kurrë nuk lutej shqip: serbishtja dhe arabishtja ishin gjuha e tij e predikimit e lutjeve në xhami. As në rrugë kurrë nuk e foli asnjë fjalë shqip.  
Shqiptarët e shkretë e të pa tru ia hapnin sytë dy orë në xhami, ndërsa nuk ia kuptonin asnjë fjalë serbisht, as arabisht, por kur dilnin nga xhamia shpërthenin në entuziazëm të marrësh:  “S’ka me Hoxhën e Madh të Vitomiricës së Pejës!”
Gani Mehmetaj: Shpërfytyrimi i islamit

SHKENCËTARËT BOTËRORË PARALAJMËROJNË RREZIK PËR NJERËZIMIN – Nga Frank Shkreli

Në një paralajmërim botuar në revistën ndërkombëtare online “BioScience”, shkencëtarët e udhëhequr nga ekologjisti i njohur amerikan William Ripple i Universitetit shtetëror Oregon në Shtetet e Bashkuara, shkruajnë: “Njerëzimit po i bëhet tani një paralajmërim i dytë.   Ne jemi duke rrezikuar të ardhmen tonë nëqoftse nuk kufizojmë konsumimin material në sferën gjeografike dhe demografike dhe nëqoftse nuk e konsiderojmë rritjen e shpejtë të popullësisë si një prej shkaqeve kryesore të kërcënimeve ekologjike dhe shoqërore”, me të cilat përballet njerëzimi.

 

Anë e mbanë botës, çdo vit, vdesin më shumë njerëz nga ndotja e mjedisit se sa nga të gjitha luftërat dhe dhuna në botë.   Ky është “paralajmërimi drejtuar njerëzimit” nga mbi 15,000 shkencëtarë, përfaqsues të 184 vendeve, nga e gjithë bota.   Në paralajmërimin e botuar të hënen nga Aleanca e Shkencëtarëve Botërorë theksohen rreziqet me të cilat përballet njerëzimi dhe planeti ynë në të ardhmen — rreziqe këto të shkaktuara — sipas shkencëtarëve botërorë — nga ndryshimet klimaterike, nga çpyllëzimi, nga humbja e ujit të pijshëm, nga zhdukja e specieve të ndryshme dhe nga rritja e pa kontrolluar e popullësisë, sidomos në Afrikë dhe në Azi, ku sipas shkencëtarëve botërorë, është shënuar një rritje prej 35 për qind  popullësisë.   Në përgjithësi, ekspertët shënojnë 25 trende negative anë e mbanë botës, përsa i përket keqësimit të mjedisit dhe rreziqeve me të cilat përballet njerëzimi, si përfundim.   Ndër trendet negative, ata identifikojnë, ndër të tjera, pakësimin me 25 për qind të ujit të pijshëm për person, shtimin me 75 për qind e numrit të zonave të vdekura oqeanike dhe humbjen e 300-milion hektarëve me pyje, si dhe pakësimin me 29 për qind të numrit të kafshëve, zogjëve dhe llojeve të ndryshme peshqish dhe kafshësh amfibe, e të tjera.

 

Në të vërtetë, ky ishte një paralajmërim që shkencëtarët kishin bërë 25 vjetë më parë, por raporti i botuar të hënen është edhe më i zymtë për nga pesimizmi me të cilin shkencëtarët e shikojnë ndotjen e mjedisit dhe efektet që ka mbi njerzimin dhe planetin në të cilin jetojmë.   Nga raporti i fundit, që cilësohet si paralajmërimi i dytë, vihet re se pikëpamjet e shkencëtarëve  të njohur botërorë, përfshirë ndër ta edhe nobelistë, e shikojnë situatën e ndotjes së mjedisit, madje edhe më të rrezikshme se 25 vjetë më parë, kur kishin bërë paralajmërimin e parë mbi rreziqet që i kanosen njerëzimit nga ndotja serioze e mjedisit.   Sipas raportit të fundit të shkencëtarëve, përveç shtresës së ozonit që, sipas tyre, duket se është stabilizuar disi, çdo kërcënim tjetër që 25 vjet më parë ata i kishin identifikuar si rreziqe serioze ndaj mjedisit dhe planetit tonë, janë keqësuar gjatë këtyre 25 viteve të fundit.

 

communique published Monday in the journal BioScience

 

Në raportin e tyre, shkencëtarët botërorë identifikojnë konsumimin e tepëruar të burimeve të planetit si dhe shtimin e pakontrolluar të popullësisë si rreziqet më serioze me të cilat do të përballet njerëzimi në të ardhmen.   Në paralajmërimin e dytë, shkencëtarët më të njohur botërorë, i bëjnë thirrje njerëzimit që të konsumohet më pak mish, që të lindin më pak foshnje, që të përdoret energjia grinë dhe të konsumohet më pak në përgjithësi, me qëllim që të shpëtohet planeti nga rreziqet që rezultojnë nga ndotja e mjedisit dhe abuzimet.   Ata theksojnë se ndonëse janë shënuar përparime të vogëla në drejtimin e duhur, disa fushë, siç është rënja e lindjeve të foshnjave në disa pjesë të botës, shkencëtarët botërorë bëjnë thirrje për një rivlerësim të rolit të ekonomisë të bazuar në rritje, me qëllim për të pakësuar gazërat, për të inkurajuar ri-përdorimin e energjisë, për të mbrojtur eko-sistemet, dhe në përgjithësi për të adaptuar masa të përgjithshme në mbrojtje të mjedisit, në të gjitha përmasat e tij.   Shkencëtarët shfaqën gjithashtu shqetësimin e tyre se njerëzimi nuk po bën sa duhet për të marrë masat e nevojshme në mbrojtje të biosferës së rrezikuar nga ndotja e mjedisit.

 

Njoftohet se shkencëtarët arritën në këto përfundime duke u bazuar dhe duke përdorur të dhënat dhe informacionet nga qeveritë e ndryshme anë e mbanë botës, nga ente private dhe nga ekspertë të ndryshëm, për të arritur në përfudnimin e tyre se nëqoftse bota nuk merrë masat e nevojshme për mbrojtjen e mjedisit, njerëzimi dhe planeti në të cilin jetojmë, përballen me një “rrezik të madh dhe të pandreqshëm”, në të ardhmen.

 

Por, shkencëtarët nuk janë krejt të pa shpresë se gjëndja nuk mund të ndryshohet drejt përmërsimit të mjedisit nëqoftse merren masat e nevojshme.   Ata i bëjnë thirrje publikut botëror për një aktivizëm më të madh në këtë fushë, për t’u bërë presion autoriteteve vendore dhe udhëheqësve politikë kudo, që të marrin vendime më serioze në mbrojtje të mjedisit, anë e mbanë botës.

 

Profesori Uilliam Riple i Universitetit shtetëror në Oregon të Shteteve të Bashkuara, citohet të ketë thënë në një njoftim për median, se raporti mbi rreziqet që ndotja e mjedisit sjellë për botën, mund të konsiderohet nga disa si një dokument alarmist që i frynë rrezikut dhe si të tillë hedhin poshtë provat që kemi mbledhur.   “Puna e shkencëtarëve është për të analizuar të dhënat dhe për të parashikuar pasojat afat-gjata për të ardhmen”, është shprehur Profesori amerikan.   Ai shtoi se shkencëtarët që kanë nënshkruar dokumentin që u botua të hënen, nuk po japin një alarm fals, por shtoi Profesori Ripple, ata po i paraqesin njerëzimit provat për shënjat e qarta se bota është në një rrugë pa këthim, nëqoftse nuk merren masat të menjëhershme për të ndryshuar trendet tepër negative, që autorët përshkruajnë në këtë raport, dhe rreziqet me të cilat mund të përballet njerëzimi, si pasojë e ndotjes së pa kontrolluar të mjedisit.

 

Megjithë parashikimet pesimiste të këtij paralajmërimi mbi ndotjen e mjedisit dhe mbi pasojat afatagjata që mund të ketë ndaj njerërzimit dhe planetit tonë, autorët  thonë se çdo gjë nuk është humbur ende.   Ata theksojnë se nëqoftse ekziston vullneti i mirë për të bërë diçka në lidhje me këto prirje negative që shknecëtarët venë në dukje në raportin e tyre, njerëzimi mund të bëjë ndryshimet e nevojshme në jetën e përditshme, si edhe në ekonomi dhe në industri, por edhe në të gjitha fushat e jetës, të cilat deri tani kanë ndikuar negativisht në ndotjen e mjedisit në të cilin jetojmë.

 

Rreth 15,000 shkencëtarë botërorë paralajmërojnë se nuk është vonë për një ndërhyrje botërore për të ndaluar keqësimin e metëjshëm të mjedisit, me qëllim, sipas tyre, për të “Mënjanuar mjerimin e fatkeqësinë që mund të sjellë humbja e biodiversitetit” dhe ndotja e pa kontrolluar e planetit.   Ata këshillojnë, më në fund, se, të gjithë ne si individë, si autoritete qeveritare dhe si shtete, “Duhet të jemi të vetdijshëm se Toka, me të gjitha qenjet e gjalla është e vetmja shtëpi për të gjithë ne.”   Për ta shpëtuar, përfundojnë ata paralajmërimin e tyre, së bashku, “Mund të  shënojmë përparim të madh për të mirën e njerëzimit dhe të planetit, prej të cilit të gjithë ne mvaremi…për ndryshe, së shpejti mund të bëhet tepër vonë”, theksojnë shkencëtarët botërorë në paralajmërimin e dytë drejtuar njerëzimit, mbi pasojat serioze që sjellë për njerëzimin ndotja e mjedisit, anë e mbanë botës.

 

Frank Shkreli