VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Rama në konflikt me të gjithë kryeministrat e Kosovës, ka raporte vetëm me Thaçin

By | November 13, 2019
1 Comments
  • author avatar
    rexhep 2 weeks ago Reply

    theft qafen edi Rama

Komentet

Ju urrej! Nga Ismail Çala

Ju urrej!

Ju kam urryer qysh kur isha 11vjeç, qysh kur më përzute si qen nga shtepia ime bashkë me vëllezërit, motrën e vogël dhe prindërit e mi që tani janë në atë botën tjetër!
Qysh kur na latë ne baltë, atje mes hiçit, pa shtëpi e pa asnjë ndihmë!

Ju urreva me gjithë shpirt që më hoqet violinën nga dora!
Kur kullosja lopën ju mallkoja të gjithëve që më bëtë të vuaj aq shumë!

Ju urreja përditë kur shkoja ne shkollën tetëvjeçare një orë larg shtepisë, mes baltës e i lagur nëpër shi!

Ju urreja me vetëdije të plotë edhe kur shkova në gjimnaz, ndonëse për ne nuk lejohej ta vazhdonim atë shkollë!

Ju urrej akoma sot kur kujtoj se nuk blija dot bukë gruri për vëllezërit e mi që punonin në atë m…t kooperative të qelbur!
Ju kam mallkuar me shpirt kur nuk me latë të shkoja në universitet!

Ju urrej akoma më shumë sot kur i kujtoj ato ditë e javë kur bashkëmoshatarët e mi shkonin ne shkolla të larta.

Ju urrej sot e kësaj dite që harxhova tre vite të jetës sime në ushtrinë tuaj halabake, ku gënjenit djemtë e rinj me dokrrat e qelbura për mbrojtjen e atdheut të poshtëruar nga raca juaj e ndyre!

Ju urrej unë dhe gjithkush qe ka pak mend, për gjithçka që i bëtë këtij populli për gjysmë shekulli me radhë!

Ju urrej pafundësisht që askush nga ju nuk kërkoi falje, jo vetem mua, por gjithë shqiptarëve!

Ju urrej akoma sot që nuk ndaheni dot nga e kaluara juaj kriminale.

Ju urrej që tradhëtuat shokët tuaj që ranë në luftë për çlirimin e atdheut dhe mbrothësine e vendit!

Ju urrej që akoma sot e kësaj dite nuk keni turp e nuk pranoni, atë që i bëtë shqiptarëve aq dekada, që vazhdoni sot e kësaj dite të pëllisni në emër të dëshmorëve, të shokëve tuaj të idealeve, që i vratë e i pretë në emër të serbëve, rusëve e kinezëve!

Ju urrej edhe sot që po e shkatërroni këtë vend, që po e zbrazni Shqipërine, që e poshtëroni atë kudo ku vini dorë!
Ju urrej që tradhëtoni sot Kosovën fiks si etërit tuaj në 1945!

Çdo gjë që bëni ju, është djallëzore, është me hile, sepse djalli e hilja ju ka pjellë!
Qofshi te mallkuar, ju qelbësira komuniste, ju bastardë qe flisni e ngrifeni edhe sot, me krimet që i keni bërë këtij vendi e që vazhdoni t’ia bëni akoma edhe sot!

Ju urrej dhe ju njoh…ju di…dalloheni nga ecja, nga e folura, nga pamja..nga gjithçka që ju bën të jeni të urryer!

Nuk shpëtoj dot nga urrejtja që kam për ju, prandaj ju urrej akoma me shumë!

Flori Haçkaj: Hiqni dorë nga loja dhe anulloni konçensionet me kosto 3 miliardë $ sa është fatura e tërmetit!

Zyrih, 04.12.2019

“Ambasadori i kombit” i lutet Kryeministrit Rama për ndihmë.

Drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama

Shkurtimisht mbi mua: Quhem Florian Haçkaj, jam 36 vjeç e vij nga Tirana. Duke filluar me studimet në Gjermani prej shtatorit të 2002 e deri më sot ku jetoj në Zvicër e punoj e si menaxher prej më shumë se 10 viteve, bëj plot 18 vite që jam pjesë e diasporës shqiptare. Disa muaj më parë, ju dhe qeveria juaj më shprehët mirënjohjen me titullin “Ambasador I kombit”. Titull i rëndë ky që në këtë situatë të veshtirë që ka kapluar vëndin, rëndon edhe më shumë. Si një qytetar i preokupuar shqiptar, si një ekonomist/menaxher i suksesshëm në perëndim, si një atdhedashës dhe së fundmi si “Ambasador i kombit”, nuk mund të rri i heshtur teksa ndjek keqmenaxhimin e situatës kaotike në të cilën ndodhet vëndi.

Më duhet tju them që nuk gëzoj as respektin më të vogël për ju si 1) keqmenaxhues i besimit të shqiptarëve duke e çuar nivelin e korrupsionit mbi çdo parashikim, 2) duke dhënë konçesione të tmerrshme, kostot e të cilave do ti mbajnë edhe femijët e fëmijëve tanë nëse nuk arrijmë të çlirohemi nga ato, 3) duke ulur mirëqënien e qytetarëve shqiptarë aq keq sa ti shtyni ato drejt emigrimit etj etj.

Të njëjtin mosrespekt gëzoj për të gjithë sojin tuaj të politikaneve me premtime boshe që mezi prisni të merrni stafetën, për të vazhduar vjedhjet. Megjithate, sot nuk është koha për politikë por për të marrë situatën në dorë e për këtë arsye po ju* drejtohem me disa kërkesa konkrete e të rëndësishme për menaxhimin e gjëndjes së emergjencës.

*Është e papranueshme për Shqipërinë, vënd që synon antarësimin në Bashkimin Europian, që akoma në 2019 (thuajse 2020), nuk ka struktura funksionale, por vazhdon tradita e «njëshit» që duhet të zgjidhë çdo gjë e në këtë rast ju ka rënë juve të jeni «njëshi». Duke e marre këtë si fakt, po ju drejtohem me disa pika të rëndësishme, të cilat do tju jepnin shancin juve të hyni në histori si një menaxhues I suksesshëm I një katastrofe të kësaj mase në vënd e më në fund të bëni diçka të saktë:

1) Ndaloni urgjentisht shkatërrimin nga IKMT të ndërtimeve gjysëm të shkatërruara nga tërmeti sepse ato vënde ku vdiqen njerëz, janë skena krimi!

a. Skena krimi që duhet të hetohen nga prokuroria me urgjencën më të madhe dhe si asnjëherë tjetër, duhet të nxirren fajtorët për të marrë fund një herë e mirë, abuzimi me cilesinë e ndërtimeve, si një rrezik direkt ndaj jetëve të njerëzve.

b. Duhet të bëhen përgjegjës menjëherë kryetarë bashkie, nënkryetarë, inspektorë, inxhiniere, ndërtues, çertifikues etj. të cilët kanë firmosur, kanë ndikuar në ato ndertime ose kanë ndërtuar pallatet në fjalë.

2) Ju personalisht duhet të ndaloni urgjentisht lojën e dyfishtë ku në njërën anë kërkoni hapjen e hetimeve e në tjetrën kërkoni me ngulm pastrimin e vëndit deri perpara festave! Me këtë gjëndje, nuk ka shqiptar që do ketë shpirt të festojë pasi po lëmë një vit të trishtë pas.

3) Ndaloni urgjentisht daljen në televizione duke debatuar me popullin e trishtuar se po bëheni qesharak dhe I pështirë në të njëjten kohë. Fakti që nuk funksionojnë strukturat e menaxhimit të emergjencave por duhet të shkoni ju në çdo vënd për të dhënë zgjidhje, tregon qartë se çfare shteti mosfunksional keni krijuar, në vitet tuaja të qeverisjes. Fajin e ka edhe soji juaj i politikanëve nga partitë e tjera, por ju e kishit për detyrë ta përmirësonit këtë në mbi 6 vite qeverisje.

4) Lereni shtabin e emergjencave të bëjë punën siç duhet dhe thërrisni në këshill kombëtar të rindërtimit, profestionistë nga fushat, të cilët mund tjua thonë të vërtetën e mendimin në sy e mos thërrisni sahanlëpires me interesa direkte në këtë gjëndje psh. në shitjen e apartamenteve boshe në Tiranë e Durrës.

5) Lerini çertifikimet e sigurisë së pallateve të dëmtuara të bëhen me proçes verbal, fakt ky që i jep një farë sigurie popullit të rifutet aty me familjet e tyre dhe që e bën shtetin përgjegjës në rast dëmtimi të mëtejshëm për shkak të sigurisë së munguar. Lërini specialistët të thonë fjalën e fundit e ndaloni ministrat militantë si Sander Lleshaj dje që iu hakërrye inxhinierit.

Info mbi piken 5) Pas rënies së dy avionëve Boeing 737 Max, drejtuesit e Boeing propozuan që në fluturimet e para pas rregullimit të difekteve të ishin vetë pasagjerë, me qëllim që të rikthenin besimin tek klientët dhe pasagjerët. Duke e lidhur ketë me gjendjen e pas-tëmetit, ata qe çertifikojnë banesat si jo të rrezikshme, zyrtarë të lartë (përfshirë ju e Z. Lleshaj) dhe ndërtues, nëse duan ti japin garanci banorëve të kthehen në banesat e riparuara/te reja, duhet që minimalisht disa javë/muaj të jetojnë vetë bashkë me familjet në këto ndërtesa.

6) Merrni masa urgjente ndaj atyre që kanë keqpërdorur fondet për materiale e aparatura për menaxhimin e të tilla katastrofave. Shqiptarët sado të varfer, taksat i paguajnë dhe ato duhet të shkojnë në vëndin e duhur.

7) Ndaloni urgjentisht dhunën ndaj mediave të lira me justifikimin e përhapjes së panikut. Është thuajse 2020 dhe Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për fjalën e lirë.

8) Së fundmi disa sugjerime për ju dhe qeverinë tuaj, të paraqitura nga nisma qytetare (Nisma #Thurje) më parë por edhe të shprehura nga individë të tjerë në kuadrin e sygjerimeve për tu rimëkëmbur sa më shpejt dhe se si qeveria mund të pagojë faturat e dëmeve të tërmetit, të cilat do të jenë shumë të larta:

Të anullohen menjëherë kontratat e mëposhtme:
– Konçesioni i check-up – 90 milionë USD
– Sterilizimi – 160 milionë USD
– Dializa – 70 milion USD
– Shërbimi laboratorik – 90 milion USD
– Inceneratori i Elbasanit – 52 milion USD
– Inceneratori i Fierit – 40 milion USD
– Inceneratori i Tiranës – 310 milionë USD
– Rrugët e Devoll Hdrp – 68 milion USD
– Ndërtimi i shkollave në Tr – 80 milion USD
– Rruga Milot Balldren – 300 milionë USD
– Rruga Orikum-Dukat – 75 milion USD
– Trau te rruga e Kombit – 470 milion USD
– Rruga e Arbërit – 400 milion USD
__________________
2.2 miliardë USD

Si edhe të mos lidhen kontratat e mëposhtme sipas planifikimit që keni ju si KM:
– Spitali i Fierit – 90 milion USD
– Rruga Thumanë-Vorë – 340 milion USD
– Rruga Kashar-Rrogozhinë – 410 milion USD
__________________
840 milion USD

Totali 3.05 miliardë USD
Me 3.05 miliardë dollarë përballojmë jo vetëm faturën e tërmetit por edhe hapim vende të reja pune si edhe përmirësojmë dukshëm shërbimet dhe pagat e sektorit publik.

Si Diasporë Z. Kryeministër ne folëm dhe ndihmuam si financiarisht, si materialisht. Ju lutem na ndihmoni ju neve dhe vëndin tonë, duke plotesuar pikat e lartpërmendura.

Florian Haçkaj
MSc Business Administration
Vice President UN/NGO

PS: Nëse përveç jush, dikush do ketë durim të më lexojë deri në fund dhe nuk e ka të qartë akoma, çdo qindarkë e kostove të konçesioneve të lartpërmëndura por edhe kostove të rindërtimit nga këto shkatërrime që pervec tërmetit, bazohen fort mbi keqndërtimet dhe abuzimet (të cilat po tentohen të fshihen) , do të rëndojnë mbi xhepat tonë si taksapagues por edhe nëse kujtoni se ikët jashtë Shqipërisë dhe shpëtuat, të jeni të sigurtë që paratë që do sillni për familjet tuaja në Shqipëri (remitancat) do të përdoren gjithashtu për ato më sipër !

Çerçiz Loloçi: Për Shaban Muratin dhe librin e tij ‘Bosnja, një pikëpamje nga Tirana’

Ismail Kadare dhe Shaban Murati, vjeshte 2019

 

Të dymbëdhjetë botimet e publicistit dhe diplomatit të njohur Shaban Murati janë një ngjarje më vete në hapësirën shqiptare dhe kjo ndodhi edhe me librin më të fundit të tij ‘Bosnja, një pikëpamje nga Tirana’, në shqip dhe në gjuhën boshnjake, mbështetur nga fondacioni kulturor ‘Alsar’.

Autori që është marrë gjerësisht në vepra të veçanta me serbët, maqedonët, shqiptarët e Kosovës, me profile të ndryshme nga diplomacia europiane, me rajonin e Ballkanit apo me Rusinë Ballkanike, me librin e tij të radhës pati disa promovime, mes të cilave në Tiranë dhe në Sarajevë dhe u përcoll më një varg artikujsh e analizash, vendase dhe të huaja, përfshi opinionin e deputetes me origjinë boshnjake në Kuvendin e Kosovës Duda Balje, analizën e Sanadin Voloder në multimedian botërore ‘Al Jazeera’, studiuesin Admiri Lisica e Qendrës së Studimeve Ballkanike dhe shumë të tjerë.

Në panoramën e sotme politike në Shqipëri dhe jo vetëm ka një ndarje të ashpër të palëve kundërshtarë e megjithatë librat e Shaban Muratit, (duke mos qenë populiste që tërheqin verbërisht turmat, por të klasit elitar, pra të profilizuara për një kontigjent të caktuar njerëzish e personalitetesh), përcillen nga të gjitha kahet dhe bëhen njëkohësisht të njohura në Tiranë, Prishtinë, Shkup, në kryeqendra të tjera ballkanike dhe më gjerë.

Në morinë e diplomatëve të vjetër dhe të rinj, të skotës së ministrave të Jashtëm, Shaban Murati ka gjetur këndin e vet për të mos qenë i ngjashëm dhe pikërisht për këtë arsye ai është i lexuar dhe i replikuar nga homologë dhe intelektualë të klasit të vet, jashtë vendit, madje edhe nga vende që janë me peshë planetare për fatet e popujve e të kombeve.

Autori ka një bagazh të gjerë diplomatik, është hulumtues serioz që ndjek përditshmërisht zhvillimet e ndryshme brenda vendit, në rajon, Europë e më gjerë dhe që çdoherë artikulon qëndrimin e vet përtej palëve.

Siç është vënë re edhe nga studiues të tjerë, libri është një përbledhje e analizave të botuara në shtypin e përditshëm në periudha të ndryshme kohore duke marrë shkas nga zhvillime politike që kanë të bëjnë me Bosnje-Hercegovinën, raportet e saj me të tjerët dhe veçanërisht me shqiptarët, qëndrimi i qeverisë dhe administratës europiane ndaj Sarajevës, etj.

Është domethënës fakti se pas një libri kushtuar boshnjakëve, botuar shumë kohë më parë në periudhën e Rilindjes nga Vaso Pasha, ky është libri i dytë që i shikon në një dritë tjetër raportet mes shqiptarëve e boshnjakëve duke nënvizuar nevojën e bashkëpunimeve më të mëdha mes njeri-tjetrit, si dy popuj të lidhur mes shekujsh, me fate të ngjashme e të përbashkëta, madje edhe me popullsi respektive në terriroret e tyre.

Libri hapet me analizën ‘Rruga për në Bruksel kalon nga Sarajeva’, e cila është marrë një një libër i mëparshëm i tij ‘Serbia kundër Serbisë’, ku autori flet si se është punuar ndër vite për ndarjen e Bosnjes, duke risjellë denoncimin e ish-presidentit kroat Stipe Mesiç në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për marrëveshjen Millosheviç-Tuxhman si dhe deklarimet e ish-presidenti të Maqedonisë së Veriut, Kiro Gligorov. Autori me të drejtë është kundër dyzimit të disa politikanëve europianë, madje edhe kundër qëndrimeve lëshuese që janë bërë ndaj Beogradit zyrtar, që si atëhere edhe në ditën e sotme mbetet strumbullari i paqëndrueshmërisë së rajonit.

Analiza e dytë e autorit “Provim i dytë boshnjak i BE’ flet për iniciativën europiane në vitin 2003 që ndërmerrte hapin për një mision sigurie në republikën më të goditur nga regjimi i Beogradit. Në këtë mënyrë Europa merrte më shumë përgjegjësi për sigurinë në vend, pas dështimit të misionit të parë diplomatik në periudhën 1992-1995 ku, nën preteksin e ruajtjes së ish-Jugosllavisë, u shkaktuan katër luftra ndërshtetërore dhe që Bosnja e pagoi më shtrenjtë nga të gjithë me mijëra të vrarë dhe me miliona refugjatë.

Analiza e tretë ka në fokus një qëndrim dhe deklaratë të presidencës holandeze të BE, më 22 nëntor 2004 që kërkonte mbështetje dhe bashkëpunim edhe të Shqipërisë me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Presidenca holandeze e di fort mirë se luftën në ish-Jugosllavi e shkaktoi regjimi i Millosheviçit dhe kriminelët e luftës mbrohen nga udhëheqësit e rinj të Beogradit që duan ta sfidojnë komunitetin ndërkombëtar dhe gjykatën e Hagës.

Analiza e katërt merret me gjyqin absurd të Serbisë kundër NATO-s kur siç dihet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si trupi më i lartë legjislativ i OKB-së, e hodhi poshtë këtë padi në dhjetor 2004.

Në analizën ‘Kush dëshiron ta rindezë Bosnjen’ autori flet për përpjekjet e drejtuesit të “Republika Srpska’ Dragan Çaciç që i nxiste serbët e kësaj republike artificiale për të kërkuar pavarësi dhe si qëllim përfundimtar për t’u bashkuar me Serbinë.

Në analizën e gjashtë flitet për qëndrimin e padrejtë të Europës ndaj Turqisë në samitin e Kopenhagenit të 12-13 dhjetorit 2004 duke e lënë sërish jashtë saj me disa pretendime që nuk janë fort të besueshme. Turqia, si vend anëtar i NATO-s dhe me një peshë të konsiderueshme në këtë aleancë, me parametra të tjerë demokratikë si edhe vendet e tjera të perëndimit, edhe në këtë samit mbetet jashtë familjes europiane.

Shkrimi vijues ‘Integrim rajonal apo jugosllavizëm rajonal’ analizon propozimin që bëri në 3 maj 2005 ish-administratori i BE-së për Mostarin në periudhën 1994-1996 dhe i dërguari i qeverisë gjermane për Bosnjë-Hercegovinën, Haans Koshnik. Ky propozim sipas autorit që Ballkani të integrohet fillimisht brenda vetes e pastaj në BE, nuk është gjë tjetër veçse një arenë e re ‘përplasjesh mes interesave strategjike të kundërta të shteteve europiane’.

‘Mohimi i holokaustit boshnjak’ flet për qëndrimin e qeverisë serbe në 8 mars 2006 që kundërshtoi zyrtarisht padinë për genocid të bërë nga pala boshnjake në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Përfaqësuesit e kryeqendrës serbe, Stojanoviç, ish-kryeministri Koshtunica, ish-zëvendëskryeministri Labush e mbështesnin kundërshtinë e tyre me moskopetencës së gjykatës së Hagës dhe akoma më keq duke mohuar tërësisht genocidin në Bosnjë.

Sipas autorit holokausti boshnjak i kryer nga forcat ushtarake dhe paramilitare është ‘I mirënjohur, i mirëdokumentuar dhe i dënuar nga bashkësia ndërkombëtare’, përfshi OKB, OSBE, Këshilli i Europës, ‘Amnesty International’. Është një holokaust ku u vranë dhe u masakruan mbi 200 mijë boshnjakë, ga, pleq, fëmijë, me masakrat horror si ato të Srebrenicës më 1995 ku serbët vranë gjakftohtësisht mbi 8 mijë vetë, me kampe përqëndrimi të shfarosjes si ai i Omarskas, me gjymtime e përdhunime masive, me 2 milionë refugjatë, etj. Holokaustit boshnjak autori i rikthehet dhe në shkrimin ‘Pendesa europiane’ ku vlerëson vendimin e marrë më 15 janar 2009 për të shpallur në të gjitha vendet anëtare të BE, një datë të caktuar përkujtimi, pra 11 korrikun si ditë e përkujtimit të maskarës së Srebrenicës.

Të tjera problematika bartin analizat e tjera si ‘Bomba e Sanxhakut’, ‘Pamje e re me fytyrë të vjetër’, ‘Pse jam me Karla del Ponten’, ‘Dekorata shtetërore e turpit’, ‘Një tumor ballkanik’, ‘Kriza bosnjake dhe tolerance europiane’, etj.

Të gjitha artikujt e këtij libri kanë interes të veçantë pasi dokumentojnë qëndrime të liderëve ballkanikë dhe europianë, në periudha të ndryshme kohore dhe akoma më tepër fshikullojnë tentativat e disa protagonistëve të mëhershëm e e të sotëm, që vijojnë ta mbajnë Ballkanin ende të izoluar dhe larg integrimeve euro-atlantike.

Disa botime të Shaban Muratit

“Mbyllja graduale e detit Adriatik, përplasi pllakat dhe…”, ekspertët e huaj tregojnë nëse do ketë tjetër tërmet të fuqishëm

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 ballë që i mori jetën 52 viktimave është shoqëruar nga disa paslëkundje.

 

Gjendja është e mjerueshme në Durrës, Thumanë dhe në disa zona të Tiranës ku mijëra banorë kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa shumë të tjerë enden spitaleve, pasi të afërimit e tyre janë plagosur.

Për të shpieguar se përse kohët e fundit në Shqipëri po ndodhin tërmete dhe nëse do të ketë lëkundje të tjera të fuqishme, Exit.al, ka kontaktuar disa ekspertë të huaj, si: Dr. Stephen Hicks, kërkues në Fakultetin e Inxhinierisë në Kolegjin e Londrës, Dr. Wendy Bohon gjeologjist në Institutin Kërkimor për Sizmiologjinë dhe Remy Bossu Sekretar i Përgjithshëm i Qendrës Sizmiologjike Evropiane -Mesdhetare dhe bashkëkrijues i aplikacionit Last Quake.

Pjesë nga intervista:

Pas tërmetit të 26 nëntorit, sa janë gjasat që një tërmet me magnitudë të njëjtë të ndodhi në ditët dhe në javët në vijim?

Stephen: Pas një tërmeti, ne presim shumë tërmete — ne i quajmë këto paslëkundje.Rregulli është se pas tërmetit, paslëkundja më e madhe është një njësi më pak se magnituda e tërmetit kryesor — e cila njihet si “Ligji i Bathit” — pra tërmeti ishte i magnitudës 6.4 Rihter dhe paslëkundja pritet të jetë 5.4 Rihter.

Në fakt në vend ka patur paslëkundje me magnitudë 5.4 Rihter. Sidoqoftë jo të gjitha paslëkundjet e ndjekin këtë ritëm, dhe mund të ndodhin paslëkundje edhe më të forta — megjithëse ky skenar ka më pak mundësi të ndodhi.

Numri i paslëkundjeve mund të ulet me kohën sipas ligjit të njohur se për ligji i Omorit. Shpeshtësia e paslëkundjeve do të ulet me kohën — cila doqoftë mundësia e paslëkundjeve ditën e parë, ditën e dytë do të ketë 50 përqind mundësi më pak të ndodhë se ditën e pare dhe ditën e dhjetë do të ketë mundësi 10 përqind më pak se ditën e parë.

Wendy: Gjasat që të ndodhi një tjetër tërmet i të së njëjtës magnitude është e ulët. Sidoqoftë, paslëkundjet do të vazhdojnë. Paslëkundjet janë tërmete që ndodhin pas goditjes kryesore ose tërmetit më të madh dhe ato mund të shkaktojnë dëme, në vecanti tek objektet e dëmtuara.

Remy: Në pjesën më të madhe të rasteve, nuk ka një tërmet të dytë më të madh ose sa i pari. cdo tërmet gjeneron paslëkundje dhe ato do të vazhdojnë për ditë dhe për javë por numri i paslëkundjeve në Tiranë ka filluar të ulet. Një goditje e madhe ka shumë pak gjasa të ndodhi por asnjëherë nuk mund të përjashtohet por mund të duhen disa muaj pasi goditjet të kthehen në nivelin e tyre normal.

Pse shqipëria po goditet nga disa tërmete kohët e fundit?

Stephen:Tërmetete në Shqipëri dhe në përgjithësi në rajonin e Adriatikut Lindor ndodhin për shkak të deformimit të shpejt të pllakës tektonike, në veçanti, përplasjes në veri të pllakës së Afrikës në lidhje me pllakën tektonike Euroaziane.

Kjo përplasje lidhet me mbylljen graduale të detit Adriatik, duke rezultuar në gabime në vendosjen e pllakave përgjatë bregdetit të Adriatikut. Një nga këto gabime ndoshta shkaktoi tërmetin e 26 nëntorit.

Nuk ka probabilitet statistikor domethënës në ndryshimin e aktivitetit siszmik me kalimin e kohës. Natyrisht, tërmetet janë të paparashikueshëm, dhe ne jo gjithmonë kemi katalogun historik të tërmeteve, instrumentat matëse datojnë në 1970, ndaj ne jo gjithmonë jemi të aftë të krahasojnë aktivitetin sizmik gjatë kohës për rajonin.

Remy: Ka pasgoditje të cilat janë normale pas tërmetit me magnitudë 6. Në këtë rast shumë nga pasgoditjet janë afër me zonat e banuara duke bërë që edhe pasgoditjet me magnitudë të vogël të ndjehen. Kjo është një situatë shumë e vështirë për tu përballuar psikologjikisht. Kjo vështirësi duhet të njihet plotësisht: të gjitha këto pasgoditje kanë një kosto psikologjike tek qytetarët.

Agron Tufa: “Kam kërkuar azil politik në një vend të Europës”

Raimond Kola

Drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, Agron Tufa i tha “Zërit të Amerikës” se kërkoi azil politik në një vend të Europës për shkak të kërcënimeve të shumta ndaj tij për shkak të detyrës.

Përmes telefonit zoti Tufa tha se përmes një letre të gjatë drejtuar Kryetarit të Bordit të Institutit Uran Butka dhe për dijeni Presidentit, Kryetarit të Parlamentit dhe Prokurores së Përgjithshme kishte paraqitur dorëheqjen nga posti drejtues që mbante prej vitit 2010, kur ishte krijuar Instituti.

Zoti Tufa shprehet në letër se ndjehej i pasigurt për jetën e tij dhe të familjes pasi sipas tij “sidomos këtë vit ishte vënë përballë falangave më të egra të enverizmit, të veshur me pushtet të lartë politik, ekonomik e administrativ”.

Zoti Tufa përmend në letër disa kërcënime ndaj tij të cilat ishin të vazhdueshme. “Pa asnjë garanci mbrojtjeje, me një drejtësi që nuk reagon, mua i nderuar kryetar nuk më mbeti rrugë tjetër”, iu drejtua Tufa përmes letrës Kryetarit të Bordit të Insitutit.

Agron Tufa ka qenë mjaft aktiv kohët e fundit në denoncime ndaj krimeve të regjimit komunist në Shqipëri me publikime dëshmish dhe të dhënash. Ai u përfshi në një debat të ashpër publik edhe me ish Kryetarin e Komisionit të Sigurisë, deputetin e Partisë Socialiste, Spartak Braho. Agron Tufa njihet nga publiku i gjerë në Shqipëri si shkrimtar, publicist dhe akademik.

Qytetarë, ndërgjegjësohuni nëse jeni vërtet liridashës – Nga Eva Idrizllari

Çfare me ben pershtypje dhe me revolton shume, sidomos ne kete situate tragjike ku goditjet e termeteve nxoren ne pah edhe problematikat e shkaktuara nga keq-qeverisjet gjate ketyre dekadave post-komuniste, eshte se jemi nje popull shume i indoktrinuar nga kastat politike, aq sa kemi arritur ne kulmin e absurditetit qe nuk na vjen mire te pranojme te vertetat qe deshmojne gabimet trashanike, abuzimet dhe paaftesite menaxhuese te gjithe drejtuesve te shtetit shqiptar (te majte dhe te djathte) ne te gjitha qeverisjet e ketyre pothuajse 30 viteve.

Asnje nga ish-qeveritaret dhe qeveritaret e sotem nuk ka shfaqur pendese, apo te kerkojne falje publike per shkaterrimin qe i kane bere shtetit shqiptar, jashte standarteve normale organizative – teknike dhe juridike.

Pse keta pseudo-drejtues shtetare apo ish-shtetare nuk e marrin persiper nje pergjegjesi te tille si nje akt pendese?

Sepse gjate gjithe ketyre dekadave ata kane punuar fort per indoktrinimin e shoqerise shqiptare ne kampe militantesh partiake, ashtu si anetaret dhe militantet e dikurshem besnike te ish-PPSH-se, nepermjet te cileve mbahej regjimi komunist.

E njejta fryme ka asfiskuar demokratizimin e shoqerine shqiptare edhe keto 30 vjet, por me dy kampe kundershtaresh pseudo (te majte dhe te djathte), por qe ne thelb percjellin te njejtin mentalitet ne luften per pushtet, nepermjet militanteve dhe lakejve. Pikerisht per t’i pasur si mburoje mbrojtese te abuzimeve dhe paaftesive te tyre, ne çdo kohe kur iu drejtohen kritikat apo akuzat.

Kjo eshte katastrofa edhe me e rende qe kane shkaktuar kastat politike shqiptare post-komuniste, keto 30 vjet te pluralizmit politik. Duke i trajtuar qytetaret si sherbetore te regjimeve te tyre, duke e leshuar shtetin kunder shoqerise, dhe duke deformuar shtetin institucional jo si vullnet i popullit, por si vullnet i interesave te tyre.

Mjafton te shohesh se si i mbrojne “padronet” e tyre te dy krahet dhe kupton se cili eshte shkaku kryesor i te gjitha tragjedive dhe shkaterrimit te shtetit te qytetareve keto 30 vjet.

Qytetare, ndergjegjesohuni nese jeni vertet liridashes. Duhet te luftojme per shtetin e qytetareve dhe jo per pushtetet e “padroneve” politike, qe kane ndotur Demokracine.

Çfarë ndodhi me tërmetin e 26 nëntorit? – Nga Forcim Softa

Çdo vit ka mbi 100 mijë tërmete që ndihen nga njerëzit në të gjithë botën. Nga pikëpamja sizmike, Shqipëria është pjesa më aktive e rajonit të Ballkanit dhe ka një histori tërmetesh të mëdha dhe të shpeshta.


Shkencëtarët thonë se deri tani nuk ka asnjë metodë shkencore që parashikon tërmetin në kohë dhe në madhësi.

Tërmetet nuk kanë lidhje me thatësirën apo shirat e rrëmbyeshëm. Cilësia e projektit duhet të sigurojë atë që pas çdo tërmeti, struktura të ruajë formën e saj pa dëmtime konstruktive.

Tërmeti ndodh në mënyrë të rastësishme dhe sizmologët mund të parashikojnë vetëm zonat më të rrezikuara në Shqipëri. Njerëzit duhet të mësohen që pas një tërmeti të madh ka pasgoditje, pra tërmete më të vogla që zgjasin deri në stabilizimin e plotë.

Kur banesat nga goditja e parë kanë dëmtime konstruktive të rënda, nga pasgoditjet ato do të shkatërrohen plotësisht. Ky fenomen ndodh edhe ndërmjet dy tërmeteve në distancë kohore. Kështu, objektet e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit duhet të bëheshin të pavlefshme dhe të largoheshin banorët. Vlerësimi i aftësisë mbajtëse të objektit bëhet me ekspertizë shkencore dhe jo me akte konstatimi. Në një artikull që kam botuar në gazetën “Dita”, në gusht 2018 me titull “Inspektimi dhe certifikimi i veprave të ndërtimit” kam shprehur mendimin për domosdoshmërinë e vlerësimit të aftësive mbajtëse të ndërtimeve para dhe pas viteve ‘90, duke i certifikuar.

Kjo gjë zbatohet në praktikën ndërkombëtare, ku ndërtimeve në periudha çdo 20 vite duhet t’u bëhet rivlerësimi dhe certifikimi.

Nga ndikimi i faktorëve atmosferikë, si lagështia, ngricat, ndërhyrjet në skemën konstruktive për të ndryshuar destinacionin, veprimi i tërmeteve, veprimi i erës, mungesa e mirëmbajtjes etj., bëjnë që aftësia mbajtëse e strukturës të dobësohet.

Pra, në objektet e vjetruara fshihen rreziqe, që janë në pritje të aktivizohen, kur tërmeti troket.

Certifikimi do të vlerësonte edhe ndërhyrjet në objekt, shtesat e kateve apo anësore pa leje, risku i ndërtimeve në toka të llumëzuara etj.

Për të shpjeguar në formë praktike fenomenin e lëngëzimit, po iu paraqes një eksperiment. Qëndroni në këmbë pranë buzës së detit, lëvizni këmbën lart e poshtë me një frekuencë për rreth 1 herë në sekondë dhe do të shihni se brenda disa sekondash rëra e fortë do të fillojë ta humbasë forcën dhe gradualisht, do të fundoseni deri në kyçin e këmbës. Lëngëzimi është një nga efektet më shkatërruese të tërmeteve. Po kështu, i njëjti fenomen ndodh në tokat ish-kënetore, siç është rasti i zonës në kënetën e Durrësit.

Tërmeti që ra, me magnitudë 6.4 ishte shumë i fortë dhe ishte e pamundur të mos shkaktonte dëme. Ky tërmet ishte i cekët dhe kjo është një ndër arsyet përse u ndje shumë në ndërtimet tona.

Referuar kësaj magnitude, ndërtesat në përgjithësi, reaguan mirë. Dëmtimet janë në banesa të ulëta dhe të larta, në strukturat mbajtëse, në objekte me lartësi 4 deri 7 kate. Inxhinierët projektues në Shqipëri e kanë aftësinë për të hartuar objekte që t’i rezistojnë tërmetit. Qëndrueshmëria e objekteve varet shumë nga cilësia e tokës. Objektet e ndërtuara pa projekt konstruksioni, si dhe ato që kanë shtesa të pamiratuara nga projektuesi dëmtohen nga tërmeti, madje ndodh edhe shembja e tyre.

Shumë objekte të larta me strukture betonarme, meqë janë elastike, ato kanë pësuar çarje të muraturës. Këto mure nuk janë mbajtëse dhe nuk paraqesin rrezik në qëndrueshmërinë e objektit. Këto çarje riparohen lehtësisht, pasi situata të qetësohet.

Lidhur me problemin, a duhet të ndërtohet në zona bregdetare? Sipas mendimit tim, edhe në botë, bregdeti është i zhvilluar me ndërtime shumë të larta, pasi është kërkesë bazë e turizmit. Të bësh këto ndërtime në bregdet ka kosto të lartë. Sipas kërkesave të inxhinierisë së themeleve, gjeologëve dhe sizmologëve bëhen zgjidhjet e duhura që garantojnë plotësisht qëndrueshmërinë. E rëndësishme është thellësia e objektit nën tokë dhe nëse duhet përdorimi i pilotave. Pa marrë përsipër qëndrueshmërinë e objektit mbi 20 kate në rërë në plazhin e Durrësit, thellësia e inkastrimit prej 3 katesh e shpëtoi nga ky termet. Vërtetë para viteve ‘90 kishte kërkesë të mos ndërtohej në bregdet, por kjo ishte politika e sistemit për probleme ekonomike dhe zhvillimit të turizmit.

Ndërtesat para viteve ‘90 dhe më pas janë projektuar me kushtet teknike të viteve ‘89. Këto kushte teknike po të zbatoheshin saktë e siguronin aftësinë mbajtëse nga veprimi i tërmeteve. Vitet e fundit janë futur Eurokodet, që edhe vendi ynë të projektojë me të njëjtat standarde si shtetet e Europës. Sigurisht, që zbatimi i Eurokodeve çon në një siguri më të madhe në projektim, por e rrit koston e objektit në masën rreth 10 deri 15%.

Këto kushte janë adoptuar për vendin tonë, por ende nuk janë ligjëruar që në projektim të përdoren vetëm ato. Shumë projektues punojnë me Eurokode me iniciativën e tyre.

Forca e tërmetit vlerësohet me termin “Magnitudë”. Tërmeti i 26 nëntorit ishte me Magnitudë 6.4. Në gjuhën popullore përdoret më tepër vlerësimi me “Ballë”. Referuar ekuivalencës, Magnituda 6.4 është 9 Ballë. Mendoj që në Durrës, kjo vlerë është e përafërt me normat e vjetra të projektimit. Duke shprehur opinionin tim, mendoj se dëmtimet nga tërmeti kanë ardhur nga:

  • Mungesa e masave mbrojtëse për ndërtimet në toka me bazament të paqëndrueshëm (zonë bregdetare dhe ish-Këneta).
  • Ndërtime pa leje dhe pa projektues të specializuar.
  • Shtesa katesh dhe shtesa anësore.
  • Nga dëmtimet strukturore të tërmeteve të mëparshme.
  • Moszbatimi brezave dhe kolonacinave beton-arme antisizmikë në muraturën me tullë mbushëse. Këta elementë konstruktivë duhet të lidhen me kolonat e strukturës dhe trarët me fitila hekuri.
  • Cilësia e dobët e llaçit të muraturës dhe e suvatimeve, pa bërë analiza të përbërsve. Ky produkt përgatitet nga punëtorë të pakualifikuar.
  • Mos përputhja me Eurokodet e formës në plan të objektit me shumë thyerje, gjë që nuk është e përshtatshme në zonat sizmike.
  • Mungesa ose pakujdesia e supervizorit në punimet e rifiniturës.

Për vlerësimin e aftësisë mbajtëse të objektit, në veçanti ndërtimet e larta, bazuar në praktikën ndërkombëtare, duhet të bëhet testimi eksperimental. Kjo realizohet me pajisje që montohen në objekt, duke imituar tërmet të padëmshëm për strukturën. Ky testim përcakton vetitë dinamike të strukturës, frekuencat, format e lëkundjeve, zhvendosjet, përdredhjen e objektit. Nuk mund të vlerësosh aftësinë mbajtëse, duke vizituar me sy dëmet e dukshme.

Madje, në emisione televizive jepen mendime nga specialistë për qëndrueshmërinë bazuar në foto apo me përshkrimin e banorit në telefon. Ekspertiza kërkon studim të vëmendshëm të gjendjes, ballafaqimin me projektin, sondazhe për themelin dhe strukturën vertikale, matje teknike me aparatura, rillogaritje etj. Çdo opinion gazetaresk i specialistit nuk ndihmon për situatën e krijuar.

Do të mendoja që institucionet qeveritare të miratojnë kushtet teknike që mungojnë aktualisht, të hartojnë ligje të forta për të disiplinuar ndërtimet, të investojnë në pajisjet laboratorike në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe në Institutin e Sizmikës. Duke marrë shkas nga kjo ndodhi, nuk duhet harruar vëmendja edhe për rivlerësimin e digave dhe urave. Këto do të do të shërbejnë për të rritur shumë sigurinë e jetës së ndërtimeve dhe njerëzve.

Në shtëpinë e Luljeta Bozos- Jeta e thjeshtë e inxhinieres që po na ‘hap sytë’ këto ditë paniku

Kush është profesoresha e inxhinierisë së ndërtimit, që i ka kushtuar gjithë jetën studimit të dherave dhe si e larguan nga universiteti me një copë letër pas 45 vitesh punë. Njihuni me 77-vjeçaren që po na hap sytë për katrahurën e ndërtimeve pas tërmetit shkatërrues



Nga Blerina Gjoka

“Jam duke inspektuar një shkollë, pastaj do të shikoj shtëpitë e disa miqve të mi dhe në orën 3.00 më keni në shtëpi, ju pres”, na thotë në telefon Luljeta Bozo, profesore e inxhinierisë së ndërtimit. Luljetën e kemi pasur gjithmonë këtu por nuk e kemi njohur më parë, siç po e njohim këto ditë traumtike pas goditjes së tërmetit 6.4 ballë që la 51 viktima dhe mbi 900 të plagosur e mijëra të pastrehë. Pas 26 nëntorit, ajo është një prej portreteve më familjare, dhe shpjegimet e saj nëpër studio televizive pëlqehen masivisht. Për 45 vite ajo ka dhënë mësim në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit duke nxjerrë breza të tërë inxhinierësh dhe të gjithë ata që kanë pasur fatin që të uleshin përballë saj në auditor e dinë sa e vështirë ishte të merrje notën prej saj.

Që prej vitit 1968 kur ishte akoma vajzë e re studente, ndërkohë që ishte bërë nënë për herë të parë me djalin, Petrin (regjisori i njohur Petri Bozo) ajo ka studiuar dherat, një disiplinë e inxhinierisë që lidhet pikërisht me themelet e një ndërtimi dhe rezistencën e tij ndaj tërmeteve.

Shtëpia e Bozos është 1-katëshe, e mobiluar fare thjeshte, çka tregon se ajo nuk ka bërë shumë pasuri, ndoshta shumë ndryshe nga kolegët e saj. Ajo jeton prapa bllokut të Ambasadave, në një banesë, ndërtim italian që daton në vitin 1932. Nuk ka asnjë plasaritje nga tërmeti që ka nxjerrë disa pallate jashtë funksionit edhe në Tiranë, ndërsa në Durrës  e Thumanë ka rrëzuar pallate dhe hotele. Në shtëpi gjejmë një qytetare, me disa letra në duar që po i kërkon mendim. Ajo është e shqetësuar për banesën e të birit dhe ka mbajtur frymën tek Bozo për të gjetur zgjidhje afatgjatë pasi banesa ka pasur disa dëmtime nga tërmeti. Si ajo ka shumë që e telefonojnë dhe Bozo nuk përton t’u kthejë përgjigje të gjithëve, t’u lërë një takim gjatë ditës së nesërme ose t’i presë në shtëpi.

Zyshë Luli na pret gjithë energji, një energji me të cilën zgjohet çdo ditë në orën 5.00 të mëngjesit dhe ecën më shumë se 5 kilometra në këmbë për të vijuar ditën me studimet dhe shkrimin e 2 librave të rinj që ka në dorë. Ndërsa në bibliotekë numërohen të paktën 35 botime shkencore dhe monografi që mbajnë emrin e saj, në këto 54 vite punë pa ndërprerje.

“Njëri është libër profesional për përllogaritjet, korrelacionet. Në përllogaritjet paraprake sa mund të kushtojë themeli, vepra, etj., i duhen disa parametra. Kërkon qetësi dhe punë 5-6 orë në ditë ku do të nxjerrësh vlerat matemnatikore, etj.. Ndërsa libri tjetër është shpirtëror, që t’u lë fëmijëve dhe nipërve e mbesave një kujtim për lidhjen time me Todin, që kemi shkuar aq mirë bashkë deri ditën që u nda nga jeta”.

Dashuria që e ka lidhur për disa dekada me bashkëshortin e saj, Todi Bozo, regjisori i famshëm, duket se ka qenë dhe është akoma frymëzimi për të vijuar punën e saj shkencore. Prej dy vitesh i mungojnë lulet e narcizit që Todi nuk harroi kurrë t’ia sillte në përvjetorët e martesës, por fotoja e tij e madhe në dhomën e pritjes i bën akoma shoqëri.

Bozo ka qenë pjesë e Byrosë së Ndërtimit në fakultetin e Inxhinierisë ku janë projektuar disa godina në Tiranë, kryesisht godinat e fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Ajo ka qenë gjithmonë e gatshme të japë ekspertizën e saj, por në 30 vitet e shtetit pluralist shqiptar kur ndërtimet kryesisht në qendrat e mëdha si Tirana dhe Durrësi morën një hov të madh Luljetës nuk iu kërkua kurrë një mendim. Dhe as tani, kur mediat mbajnë radhë për ta ftuar në studio, dhe ajo nuk thotë jo askujt, akoma nuk ka marrë një telefonatë nga institucionet shtetërore që t’i bashkangjitet grupeve të ekspertëve që po inspektojnë dëmet e tërmetit.

Po nuk ështe hera e parë që ajo e ka përjetuar këtë neglizhencë. Ajo më e dhimbshmja ka qenë largimi nga puna në vitin 2010 nga fakulteti ku kishte kaluar 45 vitet e jetës së saj dhe kishte dhënë një kontribut të pamatshëm. “Unë e njoftova vetë dekanin se me datë 2 tetor mbush moshën e pensionit sipas ligjit, por shpreha dëshirën që të vijoja të jepja mësim, të paktën edhe një vit në programin e doktoraturës së gjeoteknikës, pasi e kisha krijuar vetë gjithë programin. Unë prisja një përgjigje dhe më 4 tetor shikoj sekretaren e dekanit që ishte shumë e shqetësuar. Ajo më tha kam një shkresë për ty, por më vjen turp të ta jap, me gjithë këtë eksperiencë e kontribut që ke dhënë ti këtu duhet të ta japë rektori ose dekani. Ma jep ta lexoj i thashë ska rëndësi. Aty shkruhej ; me 2 tetor mbushni 68 vjeç, në 4 tetor ndërprisni marrëdhënien financiare për efekt pension pleqërie. Më ra tavani në kokë. As një pastrueseje nuk i thuhet kështu. Mbledh kolektivin e vogël, një tufë me lule dhe thua na detyron ligji, megjithatë nëse ti dëshiron vazhdo të japësh mësim”.

Tronditja nuk i zgjati as disa ditë pasi universiteti Epoka e ftoi të jepte mësim duke e mirëpritur ashtu siç e meritonte një pedagoge me titullin profesor. Bozo vijon të japë mësim sot e kësaj dite në universitetin Polis.

Kaosi i ndërtimeve të reja

Duke përcjellë shqetësimin e mijëra banorëve të Tiranës që vrapuan në rrugë pas tërmeteve që ranë këto ditë e pyesim profesoreshë Bozon për sigurinë e ndërtimeve të reja në këtë qytet që kanë krijuar lagje të reja në dy dekadat e fundit. Sipas saj ka një gafë të madhe në gjithë këtë fluks ndërtimi; ato janë bërë pa një plan urbanistik.

“Gjithë gafat kanë filluar sipas meje që nga mungesa e një planifikimi urban për të gjitha qytetet. Pra nuk ka një plan që të përcaktojë si organizohen këto ndërtime, ku do të jenë zonat e reja ku do të ndërtohen, me çfarë lartësie, me çfarë gjërësie rruge, ku do të jetë sistemi i kanalizimeve. Ka qenë Tirana vetëm në qendër, tani u zhvillua u hap dhe në periferi dhe tani po del akoma më tej, pra janë disa rathë që janë zhvilluar. Po me çfarë plani janë zhvilluar? Edhe kur ka pasur ka qenë një plan shumë kaotik që nuk e kuptonte njeri”– thotë ajo.

Por Bozo beson se ndërtesat e reja janë të sigurta nëse kanë ndjekur hapat e duhur të sigurisë.

“Ndërtimet e reja në Tiranë janë shumë të sigurta nëse janë respektuar 3 hapa; E para, kanë marrë informacion shumë të saktë për ndërtimin gjeologjik dhe reagimin sizmik, që janë të detyruar t’i marrin, por ka shumë raste që investitori ndërhyn në punën e konstruktorit dhe i thotë pse do paguaj unë kaq lekë për ndërtimin gjeologjik, bëjë dhe ai konstruktor që tutet se mos i heq rrogën, po ai nuk duhet të shkelë në profesion dhe duhet t’i mbushë mendjen investitorit. E dyta, inxhinieri që bën zbatimin dhe që punon ngushtë me inxhinierin që merret me nëntokën me pjesën nëntokësore të objektit, gjeoteknikun. Të dy bashkë duke marrë krijimin e arkitektit e bëjnë zgjidhjen shumë të saktë dhe s’ka asnjë problem. Tani vjen hallka e tretë, që janë banorët. Disa janë të papërgjegjshëm dhe ndërhyjnë tek muret. Nëse heqin muret në katin e parë e çojnë objektin në kolaps. Po ashtu nëse ndërhyjnë tek kolonat”.

Në fjalët e profesoreshë Bozos vetëm vend për pesimizëm nuk ka pavarësisht se shqiptarët sot jetojnë në një ankth të përgjithshëm nga lëkundjet.

Ajo beson se njeriu duhet të jetojë me natyrën dhe ta respektojë atë dhe tërmetet janë pjesë e natyrës.  “Godinat kanë një jetëgjatësi, 100-150 vite, duke parashikuar 2-3 tërmete të fortë sepse inxhinieri më i zgjuar nuk jemi ne inxhinierët, po është materiali i ndërtimit dhe ai nuk na i ka treguar të gjitha sekretet. Megjithatë banorët e Tiranës i kanë bërë shtëpitë me qerpiq dhe janë 300-vjeçare ose kemi ura dhe kështjella shumë shekullore”, thotë ajo.

E lëmë Bozon duke dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ndërsa e bija, arkitekte e telefonon për t’i thënë se bashkë me të do t’i bashkangjiten një grupi ekspertësh që do të verifikojnë objektet e rëndësisë së veçantë që janë shkollat dhe kopshtet. Më në fund dikush është kujtuar që ta ftojë të japë ekspertizën e saj në këto momente kaosi kur të gjithë kërkojnë pak siguri./ Mapo.al

Kompania angleze reagon për vdekjen e Klement Çupit: Djalë me zemër flori

Klement Çupi është një prej viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, i cili ishte kthyer nga Anglia ku punonte dhe jetonte, për të kaluar disa ditë me familjen e tij në Thumanë.

Për humbjen e tij ka reaguar edhe kompania angleze 001 Taxis ku punonte, e cila shkruan se ai ishte një djalë flori dhe i qeshur.

“Me hidhërim të madh duhet të njoftojmë se humbën një prej shoferëve tanë të mrekullueshëm, Klement Çupin, në tërmetin tragjik në Shqipëri. Klem ishte gjithnjë duke qeshur, gjithnjë duke bërë shaka dhe e kishte zemrën flori. Atë e donin të gjithë ata që patën fatin ta njihnin. Është një humbje e madhe për të gjithë stafin e 001, shoferët, përfshirë edhe klientët. Klementi shkoi në shtëpi në fundjavë që të kalonte kohë me familjen përpara sezonit festiv.

Tragjedia i goditi teksa po flinin gjumë. Fatkeqësisht, edhe prindërit e Klementit u shuan gjithashtu. Tanimë ne po mbledhim donacione për të mbështetur pjesëtarët e tjerë të familjes, që humbën 3 prej tyre. Më poshtë keni një link ku mund të dhuroni për këtë kauzë që buron nga zemra. Duam gjithashtu të falenderojmë të gjithë shoferët dhe stafin që kanë dhuruar tashmë. Bujaria juaj ka qenë prekëse dhe familja ju është shumë mirënjohëse. Dhuroni: https://bit.ly/2OJBqUV“, shkruan kompania në rrjetet sociale.

Tërmeti në Shqipëri dhe paslëkundjet e shpeshta, flasin tre sizmiologë britanikë

Pas tërmetit me magnitudë 6.3 ballë që goditi vendin, ka pasur disa pasgoditje, disa me madhësi të lartë deri në 5.4 Rihter.

Numri i viktimave është 51, mbi 700 të tjerë të dëmtuar. Shumë qytetarë kanë mbetur pa shtëpi dhe qindra të tjerë nuk kthehen në shtëpi sepse janë të frikësuar duke ndjerë paslëkundjet ende të fuqishme.

Exit.al foli me Dr. Stephen Hicks, kërkues në Fakultetin e Inxhinierisë në Kolegjin e Londrës, Dr. Wendy Bohon gjeologjist në Institutin Kërkimor për Sizmiologjinë, dhe Remy Bossu Sekretar i Përgjithshëm i Qendrës Sizmiologjike Evropiane -Mesdhetare dhe bashkëkrijues i aplikacionit Last Quake.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, sa janë gjasat që një tërmet me magnitudë të njëjtë të ndodhi në ditët dhe në javët në vijim?

Stephen: Pas një tërmeti, ne presim shumë tërmete — ne i quajmë këto paslëkundje.Rregulli është se pas tërmetit, paslëkundja më e madhe është një njësi më pak se magnituda e tërmetit kryesor — e cila njihet si “Ligji i Bathit” — pra tërmeti ishte i magnitudës 6.4 Rihter dhe paslëkundja pritet të jetë 5.4 Rihter.

Në fakt në vend ka patur paslëkundje me magnitudë 5.4 Rihter. Sidoqoftë jo të gjitha paslëkundjet e ndjekin këtë ritëm, dhe mund të ndodhin paslëkundje edhe më të forta — megjithëse ky skenar ka më pak mundësi të ndodhi.

Numri i paslëkundjeve mund të ulet me kohën sipas ligjit të njohur se për ligji i Omorit. Shpeshtësia e paslëkundjeve do të ulet me kohën — cila doqoftë mundësia e paslëkundjeve ditën e parë, ditën e dytë do të ketë 50 përqind mundësi më pak të ndodhë se ditën e pare dhe ditën e dhjetë do të ketë mundësi 10 përqind më pak se ditën e parë.

Wendy: Gjasat që të ndodhi një tjetër tërmet i të së njëjtës magnitude është e ulët. Sidoqoftë, paslëkundjet do të vazhdojnë. Paslëkundjet janë tërmete që ndodhin pas goditjes kryesore ose tërmetit më të madh dhe ato mund të shkaktojnë dëme, në vecanti tek objektet e dëmtuara.

Remy: Në pjesën më të madhe të rasteve, nuk ka një tërmet të dytë më të madh ose sa i pari. cdo tërmet gjeneron paslëkundje dhe ato do të vazhdojnë për ditë dhe për javë por numri i paslëkundjeve në Tiranë ka filluar të ulet. Një goditje e madhe ka shumë pak gjasa të ndodhi por asnjëherë nuk mund të përjashtohet por mund të duhen disa muaj pasi goditjet të kthehen në nivelin e tyre normal.

Ky është një nga tërmete më të forta që ka goditur zonën, që prej shumë vitesh. Pse ndodh kjo? A mund të themi që një tërmet i tillë nuk do të përsëritet edhe për shumë vite?

Stephen: Fatkeqësisht, ne nuk mund të parashikojmë kohën dhe vendin e tërmeteve. Në përgjithësi, tërmetet shkaktohen nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar, i cili shkakton krijimin e valëve sizmike (dallgëve sizmike), duke shkaktuar dridhje të tokës. Disa sekuenca të tërmetit mund të ndodhin në afat kohor të shkurtër (ditë, muaj ose vite) ndërkohë që të tjerë mund të ndodhin me hapësirë kohore 100 vite. Pa një hartë të detajuar të pllakave dhe lëvizjes së tyre, ne nuk mund të parashikojmë.

Wendy: Kjo zonë goditet shpesh nga tërmete të kësaj magnitude. Ky është tërmeti i nëntë me magnitudë 6 të shkallës Rihter që prej vitit 1905. Kjo ndodh për shkak të shtypjes tektonike të kores së tokës që zgjatet nga jugu i Kroacisë deri në Greqi. Kur korja e tokës shtypet kështu prodhon të çara dhe palosje, duke shkaktuar tërmete.

Remy: Ka pasur edhe më parë tërmete të fuqishme në Shqipëri. Për shembull në 1979 Shqipëria u godit nga një tërmet me madhësi 7 të shkallës Rihter. Pra ky aktivitet është normal për rajonin. Fatkeqësisht, ka një periodicitet në ndodhjen e tërmeve, pak më shumë se sa shkalla sizmike gjatë kohë. Pra as ne dhe as askush tjetër nuk mund të parashikojë se kur do të ndodh një tërmet.

Pse shqipëria po goditet nga disa tërmete kohët e fundit?

Stephen:Tërmetete në Shqipëri dhe në përgjithësi në rajonin e Adriatikut Lindor ndodhin për shkak të deformimit të shpejt të pllakës tektonike, në veçanti, përplasjes në veri të pllakës së Afrikës në lidhje me pllakën tektonike Euroaziane.

Kjo përplasje lidhet me mbylljen graduale të detit Adriatik, duke rezultuar në gabime në vendosjen e pllakave përgjatë bregdetit të Adriatikut. Një nga këto gabime ndoshta shkaktoi tërmetin e 26 nëntorit.

Nuk ka probabilitet statistikor domethënës në ndryshimin e aktivitetit siszmik me kalimin e kohës. Natyrisht, tërmetet janë të paparashikueshëm, dhe ne jo gjithmonë kemi katalogun historik të tërmeteve, instrumentat matëse datojnë në 1970, ndaj ne jo gjithmonë jemi të aftë të krahasojnë aktivitetin sizmik gjatë kohës për rajonin.

Remy: Ka pasgoditje të cilat janë normale pas tërmetit me magnitudë 6. Në këtë rast shumë nga pasgoditjet janë afër me zonat e banuara duke bërë që edhe pasgoditjet me magnitudë të vogël të ndjehen. Kjo është një situatë shumë e vështirë për tu përballuar psikologjikisht. Kjo vështirësi duhet të njihet plotësisht: të gjitha këto pasgoditje kanë një kosto psikologjike tek qytetarët.

Cfarë masat duhet të marrë qeveria për tu përgatitur për këto ngjarje në të ardhmen?

Stephen:Tërmetet e forta janë të rralla për vende të ndryshme, por ato mund të kenë impakt të lartë duke shkaktuar vdekje, dëmtime si dhe dëme financiare të mëdha për reajonin.

Ndaj është e rëndësishme të investosh në kërkime në lidhje me sizmiologjinë e zonës përpara se të ndodhi tërmeti për të identifikuar llojet e ndërtesave, gabimet që mund të sjellin çarje me një magnitudë të caktuar.

Gjithashtu, ne shpesh themi frazën: “Tërmetet nuk vrasin njerëz. Ndërtesat po”, ndaj është e rëndësishme të kemi një kod rregullator të ndërtesave dhe të përmirësojmë ndërtesat e vjetra duke i përshtatur ato me sistemet e reja, në mënyrë që të përballojnë goditjet.

Wendy: Gjëja më e mirë që qeveria mund të bëjë është të forcojë sistemin ligjor të ndërtesave që ato të mos rrëzohen gjatë tërmeteve.

Remy: Preparation is not only doën to the government, but it should be done also at an individual level as ëell. The government needs to enact and enforce building codes, preparation of the response etc.

Nuk duhet të përgatitet vetëm qeveria, por edhe vetë qytetarët. Qeveria duhe të forcojë legjislacionin e ndërtimit, përgatitjen dhe përgjigjen etj,

Por qyettarët duhet gjithashtu të përgatiten: të sigurohen se nuk kanë objekte të rënda mbi komedina, të kenë një plan për evakuimin, të mësojnë se si duhet të reagojnë dhe cfarë duhet bërë në rast të një tërmeti të fortë.

Është e rëndësishme të theksohet se Instituti Kombëtar i Sizmiologjisë në Shqipëri ka bërë një punë fantastike pavarësisht kushteve të vështira. Ne i besojmë punës së tyre për të dhënë informacion të shpejtë për të përditësuar aplikacionin Last Quake.

Çfarë duhet të bëjnë qytetarët në rast tërmeti?

Stephen: Varet nga tipi i ndërtesës. Në vende si SHBA, rekomandohet të ulesh, mbrohesh dhe mbahesh pas një tavoline apo kornizë dere, sepse shumë njerëz dëmtohen nga rënia mureve. Por nëse ndërtesa është e ndjeshme ndaj dëmeve dhe ka gjasa të shkatërrohet, më e mira ëhstë të qëndrohet jashtë dhe larg objekteve që bien.

Do të rekomandoja që njerëzit në këto zona të përgatiten( të kenë elektrik dore rezervë, kutinë e ndihmës së shpejtë dhe rezerva ushqimore në rast tërmti të madh). Njerëzit duhet të jenë të vemendshëm ndaj këshillave nga organizatat e monitorimit të tërmeteve. Disa sharlatanë në internet shpesh pëhapin thashetheme për parashikimin e tërmetit, të cilat shpërndahen shpejt. Kjo është e gabuar-tërmetet nuk parashikohen. Është mirë që të jenë të përgatitur vazhdimisht në të ardhmen.

Wendy: Nëse ndodhesh brenda kur ndjen lëkundjet e tërmetit, ulu dhe futu poshtë objekti të fortë si tavolina. Sapo të mbarojnë lëkundjet dhe levizja është e sigurt, dil nga ndërtesa.Nxito por me kujdes larg çdo gjëje që mund të bjeri si ndërtesa, linjat e energjisë apo degët e pemëve.

Remy: Përgjithësisht këshillohet të qëndrohet brenda, të mbrohesh gjatë lëkundjes (poshtë jë tavoline të fortë) dhe më pas të dalësh jashtë. Pse? Sepse nëse mundohesh të dalësh jashtë gjatë një tërmeti shuëm objekte nga tarraca apo ballkoni mund të të godasin dhe mundësia për tu dëmtuar nga këto objekte është më e lartë se shembja e ndërtesës. Për këtë arsye është e rrezikshme.

Për më tepër, nëse dëgjoni dikë duke thënë se kanë parashikuar tërmetin e tashëm apo në të ardhmen, injorojeni pasi është e pavërtetë dhe thjesht nxit panik. Mënyra më e mirë për të përballuar panikun është të dish çfarë të bësh në rast tërmeti, të jesh gati si dhe të jesh i informuar.

Të tre të intervistuarit shprehin solidaritetin me shqiptarët në këtë kohë të vështirë.

DHJETORI- PLEBISHITI KUNDËR DIKTATURAVE – Nga Azgan HAKLAJ

 

-Partia Demokratike misionare e çlirimit të demokracisë nga prangat e neodiktaturës së Rilindjes.

-Rrezimi i Kalifatit mavi nga fronti opozitarë dhurata më e çmuar në Vitin Jubilar të 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.

-Hedhja e themeleve të Republikës Panshqiptare në Vitin Jubilar të 20 vjetorit të Çlirimit të Kosovës- varrosje e miniShengenin Ballkanik – Jugosllavisë së re, apo Serbisë madhe.

-Dhjetor i Dytë- Republikë e Re.

-Sulltan Rama po preke Kushteutën ke prekur popullin që e ka votuar me referendum.

-Sovrani nuk të lejon të instalosh partinë shtet e pushtetin tënd despotik.

 

Është paradoks i shoqërisë njerëzore fakti se studiuesit e historisë, politikës, sociologjisë i kanë kushtuar pak vemendje historisë së instalimit të diktaturave, të cilat në shekuj i kanë shkaktuar kaq shumë fatkeqësi shoqërisë njerëzore.

Është postulat fakti që liria është kurdoherë e kërcënuar.

Instalimi i një diktature bëhet shkallë shkallë, në mënyrë tinzare, mbulohet me demagogji, gënjeshtra, parulla populiste, patriotike, nacionaliste, filantropike, kauza të mëdha e avancon në mënyrë të heshtur, ashtu si metastazat e tumorit në trupin e një të sëmuri.

Në epokën moderne shpeshherë diktaturat vijnë në fuqi përmes rrugëve institucionale e zgjedhjeve.

Duke dashur ta sensibilzojë opinionin publik të kohës tonë për brishtësinë e demokracinë dhe rrezikun që i kanoset lirisë së popujve nga diktaturat dhe neodiktaturat, nga arroganca e autoritarizmi i liderëve në shumë shtete të epokës tonë Papa Françesku theksoj faktin historik se edhe Adolf Hitleri ka ardhur në pushtet përmes zgjedhjeve.

Nëse i referohemi me një elekuencë e sinqeritet Historisë së Shqipërisë do të verejmë se edhe diktatori ynë i zi, Pol Poti shqiptar Enver Hoxha e instaloj ideologjisë e sundimin e tij brutal gjysëmshekullor përmes zgjedhjeve dhe rrugës “Institucionale”.

Ishte Kongresi i Permetit i 24 majit 1944, i mbledhur në virgjilje të çlirimit të Shqipërisë hapi i parë i instalimit të diktaturës.

I inspiruar nga parulla kriminale bolshevike: “I gjithë pushteti sovjetëve” dhe i dirigjuar nga emisarët jugosllavë Popoviç e Mugosha, diktatori Hoxha delegjitimoj në mënyrë flagrante, të pabesë e arrogante Monarkinë Kushtetuese të shpallur nga Asambleja Kombëtare me dt 2 shtator 1928.
Vendimi i Kongresit të Permetit për të ndalur kthimin në Shqipëri të Mbretit Zogu i Parë dhe për të shpallur këshillat nacional çlirimtarë si organe të vetme të pushtetit kundër diskursit historik, institucional e aspirues të pjesës më të madhe të popullit shqiptar, ishte në fakt denimi me vdekje i Shtetit të së Drejtës, i lirisë, demokracisë, Çështjes Kombëtare dhe i të ardhmes europiane të Kombit Shqiptar.

Shqipëria e çliruar nga nazifashistët në nëntorin e tretë të lirisë, pikërisht me 28 nëntor 1944, ra që të nesërmen me dt 29 (ditën e festës komuniste) në diktaturën më të
egër në historinë mijëravjeçare të Kombit Tonë të lashtë në trojet e veta etnike.

Rezistenca heroike e spartane antikomuniste shqiptare për të këputur vargonjtë e robërisë u shtyp me zjarr e hekur nga regjimi antikombëtar e antinjerëzor i diktaturës.

Bilanci tragjik i betejës për liri është i denjë për antologji: Mijëra të pushkatuar, dhjetramijëra të burgosur në burgjet e diktaturës e gulagët e vdekjes, qindramijëra të internuar.

Ëndrra e çmendur Hoxhiste për përjetësimin e sundimit të tij e ndërtimin e “Rajhut” Shqiptar u sanksionua në Kushtetutën e imponuar në vitin 1976, ku Shqipëria u ba “de fakto” rezervati i partisë shtet dhe i vetmi vend ateist që ka njohur historia e njerëzimit.

Të frymëzuar nga idealet e lirisë, ëndrra europiane, betejat për liri të Solidarnosit Polak, Revolucioni Romun e sidomos renia e Perdes së Hekurt të Luftës së Ftohtë, të simbolizuar me shembjen e Murit të Berlinit, studentët shqiptarë të Dhjetorit 90-të u ngritën si uragan kundër diktaturës.

Ata gjetën mbështetjen e madhe të rinisë, intelektualëve, punëtorëve e mbarë popullit shqiptar duke e shndërruar këtë lëvizje madhështore brenda pak ditësh në një plebishit kundër regjimit dhe duke e detyruar kësisoj neodiktatorin e ri Ramiz Alija e klikën e tij të kapitullonte pa kushte.

Kushtetuta e vitit 1976, korposi kriminal i diktaturës u shkërmoq si kështjellë rëre.
U çertifikua pluralizmi politik e Shqipëria pas gjysëmshekulli doli nga izolimi.

Lindi Partia Demokratike e Shqipërisë misionare e mbrojtjes e konsolidimit të demokracisë dhe Çeshtjes Kombëtare.

Dhjetori 90-të është ylli polar i lirisë, demokracisë dhe i rrugës europiane në të cilën e orientuan Atdheun e shqiponjave Heroi Ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti ( Skënderbeu), Rilindasit e mëdhenj, etërit e Pavarësisë Kombëtare të 28 nëntorit 1912, Burrështetasi Ahmet Zogu, ideatori e krijuesi i shtetit modern, i cili u ba digë e ndalimit të vershimit bolshevik në Shqipëri për rreth tre dekada.

Dhjetori Historik i vitit 1990 mbetet një ngrehinë madhështore akoma e papërfunduar e kështu një monument në rrezik.

Për shumë arsye të lidhura me faktorët e brendshëm e të jashtëm politik, më faktorët gjeopolitik të fuqive të mëdha, me realitetet ballkanike, europiane e botërore misioni i Dhjerorit 90-të është i papërfunduar e kjo sjell domosdoshërinë historike të Dhjetorit të Dytê, që do të bëjë realitet ëndrrën fisnike të studentëve e të popullit shqiptar të shpalosur madhërisht tre dekada më parë:”E duam Shqipërinë si gjithë Europa”

Në Shqipëri prej 6 vitesh po instalohet me shpejtësi neodiktatura e Sulltan Ramës dhe Kalifatit të tij mafioz që ai e quan me hipokrizi “Rilindje”, për analogji me Rilindjen Kombëtare Shqiptare.

Natyrshëm lind pyetja?

-Çfarë është Rilindja e “Timonieri ” i saj që ka uzurpuar brutalisht të gjitha pushtetet, ekzekutivin, legjislativin, pushtetin lokal, gjygjsorin, prokurorinë e ka kthyer në instrument politik për të goditur opozitën pasi nuk arriti ta asgjesojě e ta zëvendësojë me opozitë artificiale të kontrolluar prej tij.

Sulltan Rama e ansambli i çiçikovëve të Rilindjes ka invaduar të gjithë mekanizmat që mbajnë në këmbë dhe e bejnë funksional një shtet të së drejtës dhe demokratik.

Timonieri Rama rrugëtimin e Shqipërisë për në BE e kthej për në Jugosllavinë e Re, (Serbinë e madhe), apo Forumin Ekonomik EuroAziatik ortodokso- neootoman të Putinit dhe Erdoganit.

Rama ky Esat Pashë i ri asgjesoj pluralizmin politik, institucionin e votës së lirë, grabiti pushtetin për të kapur shtetin,administratën publike, grabiti pasuritë publike, shiti pasuritë kombëtare e dhuroj ato gjeostratigjike, ekonominë e tregut të lirë e zëvendësoj me institucionalizimin e Kleptokracisë.

Për interesat e tij utilitare u angazhua në sabotimin e Çeshtjes Kombëtare, ndarjen e Kosovës, izolimin e saj përmes miniShengenit Ballkanik, shkembimin e territoreve, pushkatoi Kauzën Çame.

Rama e falangat e tij nuk janë gjë tjetër pëpos bijtë e etërve, ish kupola e diktaturës së kmerëve të kuq, të cilët për fatin e keq të shqiptarëve i shpetuan një gjygji “Nuremberg” për krimet e tyre çnjerëzore ndaj popullit shqiptar.

Për instalimin e pushtetit despotik e për të larë hesapet me shqiptarët Rames i kanë mbetur për të pushtuar me marionetat e tij dhe dy kështjellat e fundit: Kushtetutën dhe Presidencën.

Rama e din se kush prek Kushtetutën ka prek sovranin, e kur populli preket në lirinë e të drejtën e tij e dridh tokën më shumë se termeti katastrofik i këtyre ditëve.

Opozita e bashkuar është në Sheshin e Lirisë.

Partia Demokratike e Shqipërisë në virgjilje të ditëlindjes së saj, javën e parë të dhjetorit do të shpalosë platëformën për shqiptarët.

Presidenti është në Sheshin e Lirisë.

Studentët do të vazhdojnë misionin stafetë të dhjetorëve.

Populli është në këmbë për të firmosur Plebishitin kunděr diktaturës.

Presidenti i SHBA-ve Franklin na ka lanë një postulat: “Popujt që nuk luftojnë për lirinë nuk e meritojnë atë”.

REPLIKAT – “Mediat po bëjnë hata, është skandaloze”, Marin Mema i kthehet Ramës: Nuk jemi macja e zezë e kësaj historie, nuk sjellim zërin e qeverisë

Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, që po mbahet në Kryeministri nuk kanë munguar replikat dhe diskutimet.

 

Kryeministri Edi Rama nuk nguroi që edhe në këtë mbledhje t’i adresojë medias një pjesë të fajit për situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit dhe panikun e shkaktuar tek njerëzit.

Sipas kryeministri, media me raportimet e saj ka bërë hata tek qytetarët dhe kjo është skandaloze, ndërsa për gazetarin institucionet e informimit nuk janë macja e zezë e kësaj historie, pasi sipas tij media është për të sjellë zërin e qytetarëve dhe jo të qeverisë.

Replikat:

Edi Rama: Mediat po bëjnë një hata. Po e fusin goditjen e njerëzve në një rrugë pa krye. Thonë sikur të gjitha godinat po bien dhe vazhdojnë. Shkalla e rrezikut është e kontrollueshme. Pjesa dërrmuese në Tiranë dhe Durrës janë ok. Janë të sigurta, por tek ai 1% duhet të shohim. Duhet një dopio vulë. Ne kemi një perandori nga mbrapa atë të perëndimit dhe se çfarë ka mbetur nga lindja.

Marin Mema: Media nuk është macja e zezë e kësaj historie. Po e kërkojmë fajin tek media. Media nuk është skandaloze, apo të etiketohet me përkufizime të tjera që më duken absurde, siç do sektor tjetër ka problem, por nuk do të thotë që ta anatemojmë. Nuk është për të sjellë zërin e qeverisë, por zërin e qytetarëve.

Edi Rama: Pak më tolerant me mendime e të tjerëve. Media është skandaloze dhe nuk ka diskutim. Këtu bëhet fjalë për një popull të tmerruar dhe ka një mijë mënyra dhe kënde për ta vënë kamerën dhe nëse ke sensibilitetin e momentin, është që njerëzit duhet ë fillojnë të marrin frymë.

Mos u shqetëso për kategorinë se kategoria jo te do të mbijetojë pavarësisht se çfarë them unë, por është skandaloze e përsëris. Sigurisht nuk janë të gjithë njësoj. Në këtë fazë në këto ditë, media është skandaloze, kriminale sepse këtu bëhet fjalë për ekuilibra psikologjikë të njerëzve. Kanë ikur njerëz me mijëra nga Tirane Durrësi, pse kanë ikur?

Me ato gënjeshtra e sharlatanizma që më shohin sytë, unë e kam mbyll punën me ekranet, por marr raportet, dhe njerëzit thonë unë po iki se ka ardhur fundi i botës. Po nuk është e vërtetë që godinat janë të gjitha duke rënë. U bë nami për spitalin, kjo është kriminale. Po bie spitali i Durrësit, ai kishte vetëm një krisje.

Po flasim për një moment ku një gjë e vogël e ndanë të gjithë dhe një shkëndijë mund të krijojë një bombë demografike, ti shohësh njerëzit në port. Ça duhet ët bëjë media më shumë, të nxjerri pushkën?