VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Rama me llafe drejt Perëndimit, me vepra drejt Putinit – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

By | July 8, 2019
3 Comments
  • author avatar
    Sokoli 2 weeks ago Reply

    Ne jemi akoma ne lidhjen islamike. Aty na futi Berisha, e forcoi Basha dhe nik na hoqi Rama. Kjo eshte e verteta

  • author avatar
    Fritz Radovani 2 weeks ago Reply

    “Rama me llafe drejt Perendimit, me vepra drejt Putinit…”
    Tek titulli i gjeta te gjitha.., i Nderuem Profesor!
    Ju falemnderes, me respekt.

  • author avatar
    Eshref Ymeri 2 weeks ago Reply

    Me respekt dhe mirënjohje ndaj jush, miku im i dashur Fritz.
    Eshrefi
    Santa Barbara, Kaliforni
    08 korrik 2019

Komentet

VLERA E PARIMEVE LIBERALE DHE INTERESAT E QYTETARËVE – Nga Alberto Alesina dhe Francesco Giavazzi – E përktheu Eugjen Merlika

Institucionet e pavarura janë qenësore sepse detyrat e tyre kërkojnë koncepte që shohin në periudha afatmesme e afatgjata që nuk i përshtaten mirë horizonteve të politikës.

            Vladimir Putini pohon se parimet liberale, që deri tani kanë mbarështuar Perëndimin, sot janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Ndërmjet tyre Putin-i fut demokracinë përfaqësuese dhe liberizmin ekonomik. Lidhja ndërmjet udhëheqësit e popullit, në koceptin “populist” të tij, duhet të jetë i drejtpërdrejtë pa ndërhyrjen e një parlamenti që është themeli i demokracisë përfaqësuese. Kjo në fakt bazohet mbi një sistem të “checks and balances” që përfshijnë , përveç parlamentit, institucione të tjera të pavarura: ndërmjet këtyre drejtësinë e, në fushën ekonomike, bankat qëndrore dhe autoritetet e rregullimit të tregjeve. Peshat e kundërpeshat herë herë ngadalësojnë veprimin e qeverisë, po shmangin që drejtues të panënështruar asnjë kontrolli të bëhen në fakt diktatorë.

Institucionet e pavarura janë qenësore edhe në një demokraci sepse detyrat e ngarkuara atyre (për shembull qëndrueshmëria e çmimeve dhe e ciklit ekonomik e konkurrencës) kërkojnë koncepte që shohin në periudha të mesme e të largëta që nuk i përshtaten mirë horizonteve të politikës, të ndikuar nga grupe të ndryshme trysnie dhe afatesh kohore zgjedhore të qeverive. Pavarësia duhet të ketë caqe të sakta, të përcaktuara nga ligje e statute e qeveria duhet të ketë pushtetin të emërojë, në ndërhapësirat e rregullta, drejtuesit e këtyre institucioneve me një proçedurë që të shohë bashkëpunimin e institucioneve të tjera, për shembull të vetë parlamentit.

Një libër i bukur i Paul Tucker, ish zëvendësguvernator i bankës s’Anglisë, shtjellon rolin dhe organizimin më të mirë të institucioneve të pavarura në një sistem demokratik. Ndërsa në Moskë, banka qëndrore merr urdhëra drejtpërsëdrejti nga Putin-i dhe antitrasti rus është thjesht një ministri e qeverisë nën urdhërat e presidentit.

Në Perëndim janë dashur shumë dhjetravjeçarë për të krijuar institucionet e pavarura dhe disa, populistët të parët, sot pyesin veten nëse pavarësia e tyre duhet ruajtur. Le të marrim në shqyrtim më parë konkurrencën. Disa muaj më parë Komisioni evropian, të cilit traktatet i kanë dhënë fuqi ekzekutive sa i përket konkurrencës, ndaloi shkrirjen e dy ndërmarrjeve të mëdha, njëra franceze e tjetra gjermane, Alstom dhe Siemens, duke gjykuar se do të lindëte një gjigand që do të kishte rrënuar konkurrencën  e çmimeve për konsumatorët. Franca e Gjermania protestuan , por nuk mundën të bënin asgjë sepse Komisioni është i pavarur. E njëjta gjë ndodhi njëzet vite më parë kur antitrasti i Brukselit, atëherë i drejtuar nga Mario Monti, detyroi Gjermaninë të shmangëte sigurinë publike për Arkat e kursimit gjermane, një formë e ndihmës së Shtetit. Edhe atherë qeveria gjermane sokëlliu por nuk mundi të bëjë asgjë.

Ndërsa për sa i përket bankave qëndrore, pak më shumë se mbas një dhjetëvjeçari nga fillimi i krizës financiare mund të pyetet se si duhet gjykuar qëndrimi i tyre. Bankierët qëndrorë janë paditur me të drejtë se kanë kuptuar me vonesë se çfarë po ndodhte e si po zhvillohej një furtunë e rëndë financiare. Problemet ishin tre. I pari: vepruesit e tregjeve financiare ishin dehur nga ideja se çmimet e aksionevet dhe titujt e tjerë nuk mund veçse të ngriheshin dhe fitimet e tyre të vazhdonin në pafundësi pa rreziqe. Ishin mashtruar se veprime komplekse financiare të cilat kishin si pasojë fshehjen e rrezikut global do të mund t’a shmangnin atë. I dyti: bankat qëndrore nuk kuptuan se tregjet financiare kishin ndërmarrë një dinamikë të pambrojtëshme dhe nuk ndërhynë. I treti: shumë nga ekonomistët që në bankat qëndrore, por edhe në universitetet merreshin me makroekonomi e financë, ishin të verbuar nga ideja se tregjet ishin “të përsosur” e do të ndreqeshin vetë pa dhimbje. Dy ekonomistë, Nicola Gennaioli i Bocconit dhe Andrei Shleifer i Harvardit i përshkruajnë në mënyrë mjeshtërore këta gabime të rënda vlerësimi në një libër të tyre të kohëve të fundit.

Të mbajmë parasysh se gjërat nuk janë aq të thjeshta sa mund të duken. Të shmangej kriza financiare ishte një lojë fëmijësh: mjaftonte të viheshin kufizime shumë të shtrënguara për marrjen e rrezikut dhe për rezervat e bankave. Por kështu do të shtrëngohej borxhi për familjet e ndërmarrjet, duke penguar rritjen. Është pak a shumë si të thuash se është e lehtë të shmangeshin pothuajse të gjithë aksidentet rrugore duke bërë të detyrueshme  shpejtësinë më të lartë atë 50 km n’orë në autostrada. Ndërsa bashkërisht zgjedhim të pranojmë një numur të lartë aksidentesh vdekësorë për të mundur të ecet më shpejt. Si të mbahet në një drejtpeshim rritja dhe qëndrueshmëria financiare është pra një problem jo i thjeshtë.

Përgjigja e bankierëve qëndrorë mbas shpërthimit të krizës ka qënë veçanërisht e volitëshme. Para së gjithash kanë kuptuar se duhej t’a mbushnin me para sistemin financiar, duke shmangur gabimin e kryer gjatë krizës së vitit 1929. E bëri Ben Bernanke, guvernatori i Federal Reserve, një ekonomist akademik, fama e të cilit i detyrohej pikërisht studimeve të tij për krizën e 29-ës. Të njëjtën bënë edhe bankat qëndrore të Japonisë e të Anglisë dhe Bqe e Mario Draghit, mbasi që parardhësi i tij, Jean – Claude Trichet, më 2011, i kishte ngritur dy herë përqindjet e interesit, duke përsëritur gabimet e vitit 1929.  Veç asaj Fed kuptoi shpejt se duhej ndërhyrë për të mbështetur sistemin bankar e për të shmangur shëmbjen. Banka qëndrore dhe qeveria amerikane vepruan me shpejtësi e me sukses, aq sa depozituesit të mos humbnin as një dollar. Nëse ka qenë një gabim të lihej të falimentonte Lehman Brothers apo mund të bëhej ndryshe nuk është e padiskutueshme.

N’Evropë u desh shumë kohë për të ndërhyrë në stabilizimin e bankave, por për një arsye politike: “kapja” e qeverive nga ana e aksionistëve të bankave që donin të shmangnin pësimin e humbjeve. Ndërmjet të tjerash kjo ngadalësoi ndërtimin e një strukture financiare me kontroll evropian në zonën euro, i ashtuquajturi “bashkim bankar” që vetëm sot, mbas dhjetë vitesh të krizës, Evropa me shumë ngadalësi po mundohet t’a plotësojë.

Arsyeja tjetër për të cilën u shmang katastrofa është se u ndalua shtyrja populiste për mbylljen e tregjeve dhe luftën e tarifave, edhe në sajë të dhjetëvjeçarëve të studimeve ekonomike që kanë treguar se proteksionizmi është rrënues dhe se mbajtja e tregëtisë së lirë ndërkombëtare është jetike, edhe në çaste krizash në të cilat shfaqen kërkesa të fuqishme”Proteksioni”. Mbas krizës së 1929 u bë saktësisht e kundërta me përfundimin që PPB ra me 30% në SHBA e pak më pak n’Evropë. Së fundi qeveritë lejuan që borxhet e brëndëshme të shtoheshin, si për pasojën automatike të rënies ekonomike, si për efektet e politikave të stimujve tatimorë, duke ndjekur porositë e zhvilluara nga kërkimi ekonomik që në vite kishte përpunuar mendimin e Keynes-it. Raporti borxh PPB arriti në 6% në Shtetet e Bashkuara, 3 në Gjermani, 5 në Francë, 6 në Britaninë e Madhe, 2 në Suedi ( nga një tepricë prej 4% para krizës), të gjithë Vënde me bilance të qëndrueshme dhe një nam fiskal të padiskutueshëm, që mbrapa nuk kanë  patur nevojë të marrin masa regjimi kursimi.

Ndërsa aty ku regjimi i rreptë i kursimit ka filluar shpejt, ose më parë se të mbaronte rënia ekonomike, qe në ata Vende që për një arsye apo një tjetër kishin një gjëndje tatimore të paqëndrueshme, megjithëse politika monetare e Bqe ishte fuqimisht espansive. Në Irlandë e në Spanjë për shkak të shpërthimit të një flluske spekulative  të ndërtimeve me pasojat e saj mbi bankat dhe defiçitin publik; në Portugali dhe Itali për peshën e borxhit të grumbulluar pa arsye në dhjetëvjeçarët e mëparshëm; në Greqi për shkak të politikave jashtzakonisht të pandërgjegjëshme të dhjetëvjeçarit para krizës. Kur në këta Vënde u bë e nevojshme të zbatohej rreptësia financiare më parë se të mbaronte rënia ekonomike, shumë ekonomistë këshilluan të shkurtohej harxhimi e jo të rriteshin taksat. Këto këshilla u vërtetuan të sakta; Vëndet që vepruan kështu kanë patur rënie ekonomike më të shkurtëra e më pak të thella.

Por Putinit e gjithë kjo i intereson pak. Mbështetja e tij për populizmin, edhe për atë italian, është vetëm një mënyrë për të ligjësuar diktaturën e tij “në fakt” e për të përforcuar partitë që në Be kërkojnë të çmontojnë ndërtesën evropiane. Kështu do të lirohej nga një konkurrent e do të kthehej tek dypolësia ShBA – Rusi me një tjetër më shumë sot, Kinën.

 

Corriere della Sera, 3 korrik 2019     E përktheu Eugjen Merlika

DINJITETI I SHTETIT – Nga EUGJEN MERLIKA

 

            Në këtë dalldi të nxehtë politike të Shqipërisë, një dukuri e shfaqur në Poznan të Polonisë në korrik 2019, kaloi në një gjysëm heshtje mediatike. Bëhet fjalë për përjashtimin e Shqipërisë nga ndihma ekonomike e caktuar prej Komisionit evropian për Vendet e Ballkanit perëndimor në formë fondesh të humbura. Nuk ishte ndonjë vendim i ndonjë burokrati “të mykur” të Brukselit, por një episod i politikës evropiane në nivel të lartë, me pjesëmarrjen e dy prej drejtuesve më me peshë në BE, siç ishin Kancelarja Merkel dhe Presidenti Makron.

Ekranet televizive të kanaleve shqiptare përsëritën deri në mërzi skenat e bisedave të kryeministrit shqiptar me kancelaren gjermane. Me gjasë më shumë se sa biseda zyrtare ishin takime të shkurtëra në pushimet e samitit, por qëllimi ishte të nxirrej në pah konsiderata e kancelares gjermane për Shqipërinë dhe përfaqësuesit e saj politikë në drejtim të shtetit. Nga ato skena pritej një qasje më dashamirëse kundrejt nesh, por përfundimi qe se ndër 280 miljon €, të caktuara nga Komisioni evropian, Shqipëria nuk mori asnjë qindarkë me justifikimin se nuk kishte paraqitur projektet përkatëse.

Nuk ka rëndësi të madhe mungesa e përfitimit material edhe se 30 apo 40 milion € mund t’i vlenin plotësimit të ndonjë objekti të infrastrukturës shqiptare, por ajo që është zhgënjyese, deri në dëshpërim, është motivimi i përjashtimit të Shqipërisë nga programi i ndihmës së BE, së paku në këtë rast. Politika zyrtare u mundua të mos i japë peshën e duhur kësaj dukurie të mbrapshtë, por edhe opozita e së bashku me të, kryetari i shtetit, mjaft i pranishëm me deklarata ditët e fundit, nuk e vunë sa duhet theksin mbi këtë shenjë, do t’a quaja ogurzezë për shpresat në t’ardhmen.

Duke lënë të kuptohet se nuk ka asnjë problem në episodin e Poznanit, klasa politike, sidomos ajo qeveritare, tregon se sa e ka për zemër t’ardhmen e Shqipërisë e me sa pak përgjegjësi punon për të. Është i paligjësueshëm fakti që administrata e stërfryrë pushtetore e Shqipërisë, e mbushur me të rinj të arsimuar brënda e jashtë Vendit, titullarë diplomash e titujsh pasuniversitarë nga Vendet më të zhvilluara të botës, të mos jetë në gjëndje të hartojë e të paraqesë në instancat përkatëse të BE projekte të studiuara saktë për nevojat e Vendit të tyre. Kjo shpjegohet me disa arsye hamendësore: ose administrata qëndrore nuk jep udhëzime të qarta për hartimin e projekteve, duke përcaktuar saktë detyrat e përgjegjësitë; ose qeveria e quan të dorës së dytë apo të tretë këtë lloj veprimtarie, sa që nuk kërkon asnjë farë llogarie; ose njerëzit e ngarkuar me ato detyra janë krejtësisht të paaftë për të hartuar projektet, por vazhdojnë të vegjetojnë në punët e tyre duke marrë rrogën; apo, ende më keq, nëse ata projekte, zbatimi eventual i të cilëve nënkupton kontrollin dhe mbikqyrjen e dhuruesve, gjë e cila “vështirëson” mundësinë e përfitimit vetiak të një njeriu apo një grupi njerëzish që do të kenë detyrën e vënies në jetë të tyre, lihen qëllimisht jashtë vëmëndjes së nevojshme. Secili prej këtyre motiveve që hamendësova më sipër përbën një problem serioz për të sotmen dhe t’ardhmen e Shqipërisë.

Le t’i shtjellojmë një nga një ato arsye. Nëse administrata qëndrore, në nivele të larta të vendimmarrjes, nuk e “vret mëndjen” për të paraqitur projektet e nevojshme për të thithur ndihmat e Bruselit, nuk mund të përcaktohet veçse me dy epitete të buta si “e papërgjegjëshme” dhe “inkompetente”. Nëse qeveria nuk i jep rëndësinë e duhur kësaj kërkese tregon se është e pandërgjegjëshme në punën e saj në drejtimin e shtetit, duke vënë në dyshim besueshmërinë e mbarështimit të ekonomisë së Vendit. Nëse nga moria e nëpunësve të administratave qëndrore e vendore nuk ka asnjë të aftë të hartojë një projekt funksional për të bindur institucionet kreditore të BE, që të miratojnë ndihmat e tyre për Shqipërinë, duhet të ndërgjegjësohemi se kemi një klasë tekniko intelektuale tepër larg aftësive të kërkuara e kjo do të përbënte me të vërtetë një gjëndje dramatike, për t’u parë me seriozitetin më të madh. Mbas gati tridhjetë vitesh të tjetërsimit të sistemit, të hasim përsëri në dukuritë mjerane të paaftësisë së kuadrove, si pasojë e parimit enverian “politika në plan të parë” është një gjë krejtësisht e papranueshme për rrugën tonë drejt Evropës.

Do t’ishte një fatkeqësi kombëtare nëse hamendja e katërt do t’ishte shpjegimi më afër së vërtetës. Që në fillimet e periudhës së kalesës mbas komuniste, shpresat për daljen e Shqipërisë nga gjendja e urisë në të cilën e la socializmi, u varën tek investimet e huaja që priteshin si shiu në shkretëtirë për të gjallëruar ekonominë e atrofizuar dhe pa gjak të vazhdimësisë ramiziane. Por n’atë kohë në shoqërinë e varfër shqiptare doli si parim qëndror ai i “pasurimit” të shpejtë e problemi i korrupsionit, i shprehur në kërkesat vetiake të nëpunësve me përgjegjësi në ballafaqimin me kapitalin e huaj, i shkaktoi një dëm shumë të madh Vendit, si pasojë e ikjes s’atyre kapitaleve që kishin zgjedhur Shqipërinë për të investuar. Nëse, në gjithë këta vite, ajo mendësi grabitqare përfitimi vetiak me nxitjen dhe bekimin e politikës, ka ardhur duke u forcuar, thelluar e zgjeruar në pafundësi, sa që sot Shqipëria renditet ndër Vendet më të korruptuara në botë, nuk është për t’u habitur nëse ajo mendësi këshillon që projektet e planet të zgjidhen e vendosen, jo në vartësi të nevojave të vërteta të Vendit por të mundësisë që krijojnëpër përfitime vetiake për ata që do të kenë përgjegjësinë e zbatimit të tyre. Më duket e tepërt të zgjatem më shumë në këtë arsyetim, mbasi është i dukshëm dëmi që i shkaktohet Vendit dhe përgjegjësia e atyre që e shkaktojnë atë.

Në fjalën e tij të fundit në Kuvend kryeministri u shpreh, mes të tjera reminishencash të epokës enveriane të armiqve të ndryshëm, me këto fjalë: “Jemi të detyruar të ndalojmë Ilir Metën të gabojë më tej, sepse për ne, dinjiteti i këtij shteti është më i rëndësishëm sesa çdo interes partiak, apo kalkulim elektoral.”

Duke lënë mënjanë pjesën e parë të fjalisë që është një pasqyrë e luftës së forcave të ndryshme pas komuniste për pushtetin, pjesa e dytë, në Shqipërinë e hershme do të quhej “fjalë arit”. Por sa pajtohet ajo fjalë me të vërtetën e mungesës së projekteve për t’i paraqitur në BE, është e qartë si drita e diellit. Nga çdo këndvështrimi t’a shtjellojmë problemin e dukurisë së mësipërme, besoj se dinjiteti i shtetit del si pjesa më e lënduar e asaj historie. Kjo sepse nuk mund të ketë dinjitet një shtet që qeveriset n’atë mënyrë sa të pjellë shfaqje të tilla paaftësie e mungese dëshire për të shkuar përpara, së paku me hapin e të tjerëve, edhe se kërkesat e nevojat tona janë për shumë më tepër.

Ndokush, më optimist se i nënëshkruari, duke lexuar këta rrjeshta mund të mendojë se autori i tyre jeton n’Itali, një Vend që humbet miliarda € çdo vit, sepse nuk është në gjëndje të paraqesë projektet e duhura në BE për të marrë ndihmat e saj. Plotësisht e vërtetë, por ky nuk duhet të jetë një ngushullim i dobët për të na vënë në gjumë, se jemi në shoqëri të mirë, sepse dinjiteti i një shteti forcohet duke përvehtësuar e vënë në zbatim përvojat më të mira e më të përparuara të botës e jo ato më të prapambeturat e më të këqijat.

Po ashtu dinjiteti i një Vendi nuk është në lartësinë e duhur kur në drejtimin e tij vihen e mbahen  njerëz me probleme morale të papranueshme. Kështu nuk kuptohet se si zyrtarë të lartë si Ulsi Manja e Damian Gjiknuri, të lakuar mbarë e mbrapsht në përgjimet e botuara nga “Bild”-i, si matrapazë votash, të vazhdojnë e të qëndrojnë në krye të dy komisioneve më të rëndësishëm të Kuvendit për çastin politik, deri sa kohët biblike të drejtësisë të përcaktojnë nëse kanë përgjegjësi penale apo jo. Dinjiteti i një shteti duhet të ketë të tjera kritere e kode etike për funksionarët e tij e, po të kthehemi mbrapa në kohët para komuniste, përvoja e jonë tradicionale nuk njeh batakçinj e hajdutë votash në krye të vendit askund, n’asnjë trevë shqiptare. Nëse bashkëkohësia, simbol zhvillimi e kërkimesh standartesh të qytetërimit, që së pari duhen të jenë morale në një shoqëri, aq më tepër në drejtimin e një shteti, kthehet në një braktisje tërësore të atyre vlerave e parimeve, dinjiteti i tij është rrënuar në mënyrë të pandreqëshme e nuk mund të mbrohet me asnjë lloj sofizme apo demagogjie mashtruese të politikanëve.

 

Korrik 2019                                                              Eugjen Merlika

Letër e Hapur Presidentit të SHBA-I nderuari Presidenti Trump!Ju lutem shumë,shqiptojeni për John Bolton togfjalëshin Tuaj magjik:You’re fired! Nga Elida Buçpapaj

I nderuar President i SHBA!

I nderuari Presidenti Trump!

Jeni institucioni më i lartë në Amerikën e vlerave të demokracisë, zgjedhur me votën e popullit Amerikan!

Jeni institucioni i çlirimit dhe lirisë në rang botëror!

Jeni institucion i shoqërisë të lirë dhe i lirive të individit!

Jeni institucion i drejtësisë njerëzore, që merr në mbrojtje lirinë dhe lufton barbaritë!

Jeni institucioni që shqiptarët, si asnjë komb në glob, Ju falen dhe janë të gatshëm të vihen nën komandën Tuaj!

Sikur Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës, që ka deklaruar botërisht se është ushtari i Amerikës! Ramush Haradinaj posa dha dorëheqjen, sepse po e thërrasin për të tretën herë në Hagë, kur pas shtatë vjet hetimi, prej 2005 deri më 2012, Haga e ka nxjerrë të pafajshëm!

Shqiptarët janë ushtarë të Amerikës dhe Perëndimit, sepse SHBA me aleatët e saj e shpëtuan Kosovën nga Holokausti i fundit i shekullit XX!

Gjermania ka 75 vjet që me të drejtë iu kërkon ndjesë Hebrejve për krimet monstruoze kryer nga regjimi hitlerian, ndërsa Serbia e shekullit XXI, që në kohën e Milosheviçit e përgjaku ish-Jugosllavinë dhe e njollosi ndërgjegjen e Europës të Bashkuar me Srebrenicën e Vukovarin jo vetëm që nuk lyp ndjesë, por tani agresionin militar dhe barbar të 1998-1999 synon ta arrijë me diplomacinë e neveritëshme të Ivica Daçiç që arrin dhe i fut kthetrat deri tek lobet pranë administratës të SHBA dhe pranë zyrës të këshilltarit Tuaj të (anti)Sigurisë, John Bolton i cili njihet botërisht pro-ndarjes së Kosovës, i mënjanuar nga Presidentët Republikanë George Bush senior dhe George W.Bush!

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, përpara se të mbërrinte në Washington D.C deklaroi për të miliontën herë se puna e tij si shef i diplomacisë serbe konsiston të ndalë njohjen e Kosovës nga shtete të reja dhe bëjë gjithçka që shtetet që e kanë njohur Kosovën ta anullojnë njohjen e tyre, pra 180 gradë ndryshe nga sa vepron diplomacia e SHBA, e cila synon që Kosova të jetë pjesë e OKB-së!

Kjo është strategjia e Serbisë, shtetit që nuk pranon të integrohet në NATO dhe blen armatime nga një vend i NATO-s për t’i bërë luftë kujt? NATO-s ?! Se Kosova mbrohet nga NATO dhe baza Amerikane Bondsteel!

Në këtë situatë Shqiptarët e Kosovës nuk mund të puthin duart e një Serbie agresive që nxit një luftë të re, as nuk mund të jenë palë e një dialogu-karikaturë që bie ndesh me parimet bazë të dialogut, ku dy palët iu shërbejnë interesave reciproke në favor të të mirës të përbashkët serbo-shqiptare!

Kosova nuk mund të ulet në një tavolinë me një Serbi që sot ka vënë në përdorim gjithë arsenalin diplomatik për të zhbërë të gjithë atë që ka arritur në Kosovë SHBA me aleatët e saj!

Strategjia e Vuçiçit dhe Daçiçit bie ndesh me strategjinë e SHBA dhe Bashkimit Europian në Ballkan për stabilitet dhe paqe afatgjatë, bie ndesh me strategjinë e shteteve që kanë luftuar për ta çliruar Kosovën dhe për të njohur pavarësinë e saj! Shqiptarët janë paqësorë! Shqiptarët duan ta ndërtojnë paqen në shtëpinë e tyre pa shqetësuar askënd! Shikoni rolin që patën shqiptarët në Maqedoninë Veriore!

Ndërsa Ivica Daçiç ad absurdum vjen në Washington DC, në kuartierin e Presidentit të SHBA të lobojë që Amerika të anullojë vendimin e saj për njohjen e Kosovës!

Daçiçi vjen në SHBA dhe takohet me Këshilltarin tuaj të antiSigurisë, i cili nga pozitat e një zyrtari të lartë të administratës Tuaj harron thembësoren se të gjitha administratat e SHBA kanë qenë me një strategji të unifikuar, Republikanë e Demokratë. Bashkë me Aleatët e përhershëm në Perëndim, ku Amerika mori rolin drejtues u arrit një sukses të përbashkët, të ndalet një Shoah të ri në zemër të Europës dhe të shpëtohet ndërgjegjia e Europës nga një turp i ri, sikur ai që ngjau gjatë konfliktit Bosnje-Serbi, ku Europa mbajti një qëndrim pasiv, vëzhgues, injorues duke i lanë ata njerëz të mjerë, civilë, gra, fëmijë, burra e pleq pa mbrojtje nën kasaphanën e barbarive të karaxhiçëve, mlladiçëve dhe strategut të tyre Milosheviç!

 

I nderuar Presidenti Trump,

 

Shqiptarët nuk janë kundër Serbisë! Kundër Serbisë është administrata serbe që mban peng Ballkanin me  mitet e përgjakura të Milosheviçit, i cili po ta dinte fundin e tij, po t’i kishte marrë në konsideratë paralajmërimet e administratave Amerikane, do të kishte hequr dorë nga Kosova!

Në kohën e Milosheviçit, Kosovën dhe Serbinë e ndante muri i Perdes Së Hekurt, sot ky mur është rrëzuar, jo për të krijuar Shqipërinë e Madhe, por për të mbrojtur stabilitetin afatgjatë si arritje e SHBA dhe Perëndimit në ish-Jugosllavi dhe Ballkan!

Askush nuk e kërcënon Serbinë, Serbia po kërcënon gjithë rajonin duke u armatosur dhe kërkuar rindarjen e Kosovës!

A duhet të gjunjëzohet SHBA dhe BE ndaj kërcënimeve të një shteti ish agresor që mban qendrim të pandryshuar ndaj ish-viktimave të shtetit kriminal që i shpëtoi Amerika dhe NATO nga zhbërja ?!

Pritja që këshilltari Juaj i Sigurisë John Bolton i bëri ministrit të jashtëm të Serbisë Ivica Daciq i tronditi shqiptarët,

sepse z.Bolton nuk tha asnjë fjalë kundërshtuese ndaj deklaratave të përditëshme luftënxitëse që Daçiq bën ndaj asaj që SHBA dhe aleatët e saj konform vullnetit të popullit të Kosovës arritën në Kosovën 20 vjet më parë!

John Bolton edhe Ivica Daçiç janë në kundërshtim të hapur me gjithçka që për 30 vjet kanë kontribuar administratat e SHBA dhe BE deri sot në Kosovë!

Strategjia e SHBA dhe Perëndimit është të mos ketë ndryshime të kufijve!

John Bolton po del mbi Presidentin e SHBA, po del mbi strategjinë e Amerikës dhe Perëndimit për të vendosur paqen dhe stabilitetin në Ballkan!

Shqiptarët kudo që janë, nuk e konfondojnë kurrë John Boltonin me Presidentin e SHBA, as me Amerikën e vlerave të lirisë!

Shqiptarët nuk janë agresorë, nuk e kanë sulmuar kurrë asnjë vend në Ballkan, shqiptarët janë viktima të një konflikti gjakatar nga një makineri kriminale si ajo e Milosheviçit, ithtarët e të cilit sot në krye të Serbisë po kërkojnë që t’i rikthehen luftës e cila u ndal me përpjekjet madhështore të Perëndimit të kryesuar nga SHBA!

Serbia e Vuçiçit dhe Daçiçit, bashkë me njerëz të komprometuar shterrshëm përfundimisht si Hashim Thaçi dhe Edi Rama, po mbajnë peng të ardhmen e rinisë serbe dhe shqiptare!

 

I nderuar Presidenti Trump,

 

Jam një gazetare me eksperiencë të gjatë, që Ju ka ndjekur si fanse prej kur në kulmin e Luftës të Ftohtë në fund të viteve ’70 Ju thyet tabutë dhe në emër të lirisë e dashurisë sfiduat sistemin e antivlerave!

Dashuria për liri është universale dhe sot kur shumë popuj në botë vuajnë nën thundrat e sistemeve diktatoriale etja për liri frymëzohet nga mbrojtësit e saj që janë SHBA dhe Perëndimi!  SHBA i kanë dalë në krahë Europës gjithmonë, por kur SHBA janë vonuar i kanë sulmuar me të pabesë si në Pearl Harbour!

Po ashtu e kam ndjekur në rrugën e suksesit Tuaj si brezi i tretë i një emigranti me rrënjë nga Europa, që prej lirive që Ju ka ofruar Amerika keni arritur deri në karriken e Presidentit të SHBA!

Kjo është Amerika Juaj! E krijuar prej Baballarëve të Kombit deri tek Ju! Dhe kështu do të vazhdojë!

Sot si President i SHBA, Ju jeni vijues i rrugës të Etërve të këtij shteti të madh, jeni vijues i Republikanëve, jeni vijues i vullnetit të unifikuar R-D, dmth gjithë popullit Amerikan dhe administratave të SHBA për çfarë kanë bërë për Kosovën, ndërsa John Bolton është një njeri i gabuar në stafin tuaj, nga ata që Ju i largoni me togfjalëshin Tuaj të famshëm që ka hyrë tashmë në të gjithë fjalorët e gjuhëve të botës: “You’re fired!”

Ju lutem shumë Z.President shqiptojeni këtë togfjalësh magjik, që nënkupton shkarkimin, shprehur përmes kësaj metafore kaq ekspresive “you’re fired!”, që thotë: “jeni i djegur! Që të ndalni zjarrin që është duke i vënë rishtas Ballkanit Serbia e Ivica Daçiçit!

Me nderim dhe respekt
Elida Buçpapaj

Ndërrimin e parë të fesë shqiptarët e bënë me pushtimin romak – Nga SHABAN MURATI

Ndërrimin e parë të fesë shqiptarët e bënë me pushtimin romak. Ndërrimin e dytë të fesë shqiptarët e bënë me pushtimin bizantin. Ndërrimin e tretë të fesë shqiptarët e bënë me pushtimin osman. Ndërrimin e katërt të fesë shqiptarët e bënë pas vitit 1991, kur qindra mijra emigrantë shqiptarë në Greqi, nën kërcënimin e vendit të punës dhe të fshesës së dëbimit, ndërruan fenë dhe emrat.

Tekstet tona të historisë asnjëherë nuk flasin për të katër konvertimet historike, sepse shqiptarëve historinë gjithmonë ua shkruajnë interesat e të tjerëve.

Komploti kundër Haradinajt, është komplot kundër Kosovës Nga Xhafer Shatri

Në kohën kur po pritet që negociatat për Kosovën të marrin sërish hov, Gjykata speciale dëshmoi se është institucion politik që është themeluar dhe ka për qëllim displinimin e atyre që duhet të flasin dhe të vendosin në emër të Kosovës.

Hashim Thaçi e Kadri Veseli, persona me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për qindra vrasje në Kosovë, si duket e kaluan Rubikonin dhe nga të akuzuar, sipas të gjitha gjasave, u kthyen në dëshmitarë me një çmim tmerrësisht të shtrenjtë për Kosovën: ndarjen e saj!

Për atë që merr vesh nga politika, komploti i Gjykatës Speciale kundër Haradinajt, u bë pas një pune sistematike antikombëtare të Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, bashkëbisedues të preferuar të Vuçiqit, me ndihmën e pulenëve të tyre kriminelë, përndryshe zyrtarë të lartë dhe, natyrisht me paratë e buxhetit të shtetit.

Komploti ndodhi pas udhëtimit të Kadri Veselit ne Amerikë, prej nga e kërcënoi publikisht Haradinajn, duke përdorur shpifjet më monstruoze që do të mund t’i thoshte një person që flet shqip.

Njëkohësisht me Veselin në Washington ishte edhe ministri serb, Ivica Daçiq, i cili takoi njërin prej avokatëve më të fuqishëm për ndarjen e Kosovës John Bolton..

Shqiptarët nuk duhet ta harrojnë kurrë këtë.

Reagimi i subjekteve politike nuk befasoi por dëshproi shumë kënd.

Partia e Hashim Thaçit, LDK, përmes kryetarit të saj, Isa Mustafa dhe nënshkruesit të Marrëveshjes së vitit 2015, njëra prej marrëveshjeve më antishqiptare që ka nënshkruar ndojherë një shqiptar, kishte një mesazh nëperke, një keqardhje të shtirë.

Thaçi, veç që nuk duartrokiste…, Për Veselin mos të flasim.

Fatmir Limaj, një burgagji i pas Luftës, për turpin e tij, foli vetëm për zgjedhje…, thuase ato janë më të rëndësishme se integriteti territorial i vendit.

Por ai që dëshproi më së shumti, ishte Albin Kurti. Ky pati një rast historik ta përçoi një mesazh të fortë prej burrështetasi duke kualifikuar këtë shantazh si komplot kundër Kosovës… si përgatitje e terrenit për ndarjen e vendit. Sepse u eliminua nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët bashkë, personi më i vendosur që iu kundërvu vendosmërisht pazareve të fshehta për ndarjen e Kosovës, në të cilat, prej vitesh, merrnin pjesë aktive Thaçi e C°, Edi Rama dhe natyrisht Aleksandar Vuçiq.

Kjo huqje ka për t’i kushtuar shtrenjtë Albin Kurtit në zgjedhjet e ardhshme.

RAMUSH MIKU IM – Nga JAHJA LLUKA

Sa shpejt ikën 20 vjet
Dy here të percolla në Hagë
dy herë të prita me dal
s’dua ta besoj heren e 3-të
Që Ti prapë ke m’u sfidua
e unë prapë të të percjell.

Sa e rëndë qenka me të pa
kaq shpesh me armiq
Prapë hienat në rrugë t’paskan dalë o Mik
Ti shkon vullnetarisht njesoj si ushtar
Qysh heu nuk u ndalen tradhtaret kurrê
Ku duan me dalë këta t’panjerëz e të pafe
Si diten e naten e kanë haram
Kosovën tonë
20 vjet është krenari me të pasë Mik
Privilegj me punue bashkë
për Shtet me emrin Kosovë
I sigurt jam në kthimin tend si fitimtar o Mik
Me ty perjetë Kosova të jete me të vertet Shtet
Ashtu siç don Ti
ashtu siç deshen vellezerit e tu deshmorë
Liria jote po paguhet me gjak e me lot
Por Kosoven nuk e tradhton përjetë e mot

MIRË A KEQ SUKSES APO DESHTIM – MBI PESË MILION EURO DENIME TË KOMUNËS SË PEJËS NGA GJYKATAT….! – Nga Reshat Nurboja, anëtar i Kuvendit të Komunës së Pejës

 

Ky pushtet i Komunës së Pejës prej që e ka fituar mandatin ta qeverisë Pejen në vitin 2014 e deri me sot është denuar nga Gjykatat e Kosovës me mbi pesë million euro denime gjyqësore, me ç’rast pos denimeve kryesore ka paguar rreth 1 million euro për kamata për vonesa në pagesë dhe të shpenzimeve procedurale të gjykates (permbarimit)…

Me ketë rast po e pasqyroj vetëm një rast që e kanë e pasyruar edhe auditorër në raportin e tyre të auditimit: “Është bërë pagesa prej 73.068 eurove per demshperblimin e nje nxenese e cila kishte pesuar lendime fizike, psikike nga shperthimi i kalldatores se ngrohjes qendrore ne një shkollë, prej tyre borxhi kryesor ishte 56.675 euro kurse kamata për vonesen e pagesës e shpenzimet tjera procedural të gjykatës-permbaruesit ishin 16.393 euro…Tani janë ne pritje të ekzekutimit edhe 2 denime të tilla, edhe per dy nxenese tjera te cilat e kane fituar te drejten per kompenzim në gjykate….

Për keto denime shqetësuese nga gjykatat me iniciativen time e me me mbeshtetjen e 14 anëtarëve të kuvendit të Komunës së Pejës që p ërfaqësojnë 4 nga 6 subjektet politike në kuvend, dhe ate: nga rradhët e Alternativës, 2 nga tre anëtarët Vetëvendosjës, Nismes dhe të Aleancës kemi ftuar seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar në kuvend por për çudi partitë në pushtet LDK dhe PDK e kanë bojkutuar dhe nuk kanë pranuar ta diskutojmë këtë problem apo çështje ne ketë mbledhje të kuvendit….Pse ende nuk po mund të kuptoj….?! Për fat të keq, edhe kryesuesi I kuvendit që e ka për obligim ligjor që ta riperserit konvekimin e seancës së re për ketë çështje nuk e fton mbledhjen e kuvendit edhe pse unë disa here insistoj nga ai p 7ëmbushjen e p ërgjegjësive të tija si kryesuës I kuvendit…Çdo here kur diskutohet kjo ëështje.kryesuesi premton se do ta thret mbledhjen e kuvendit por në realitet një gjë nuk e bën….Pse, nuk e lën partia e tij në pushtet LDK apo për çka besoj se do të ma jeppergjigjen në mbledhjen e kuvendit të këtij muaji…

MIRË A KEQ – SUKSES APO DESHTIM LE TA VLERËSOJNË VET QYTETARËT…!

BISEDIMET E KSHILLIT KOMBTAR – LEGJISLATURA E PARË – Mbledhja e 57-të – Nga MUSTAFA KRUJA

 

Mbledhja e 57-të E mërkurë, me 5 tetuer 1921, ora 3 mbas dreke

 

  1. Luigj Gurakuqi : Nuk due me përsëritë shka thashë mâ parë, por sikur t’ishte se pratikantat mund të çilshin sa herë të dojshin, e ku të dojshin farmacina, nuk do t’ishte nevoja qi njerëz qi duen të bâjnë këtë profesion të bâjnë 17 vjet shkollë fillore, gjimnaz dhe universitet, e për pos edhe dy vjet praktikë për me mujtë me çilë nji farmaci. Sikur t’ishte po them se me pak kohë praktikë mund të bâhet nji njerí farmacist, atëhere degët e kësaj profesonije do të mbushen me djelm rrugash, të cilët mbas 10 vjetësh do t’u paraqitshin para komisionit e do të merrshin lêjen, jo për me mjeshtërue profesionin po për me bâ tregëtí. Pra them edhe nji herë të heqi pak keq populli e të përkrahim ditunín, t’i japim shkas shkêncës se për ndryshe do t’i pritet vullneti djelmunís e kërkush mâ nuk do të dërgojë fëmijë në shkollë për me mësue në këtê degë. Pra artikulli 6 të mbetet ashtu si e ka proponue komisioni e në qoftë se shihet ndonji inkonvenient t’i jepet leja doktorave e kallfëve, në daçin me shërbye të shërbejnë nën shërbimin e tyne.
  2. M. Kruja: Mjerisht po shof se nën hijen e shkêncës e të ditunísë po vështrohet interesi i disave e jo i popullit si tha dhe Z. Vinjau. Nuk âsht n’ interesë të popullit t’u pritet udha gjithë farmacinave qi nuk kanë diplomë, se mbas fjalëve të njerëzve kompetentë për me muejtë me rregullue nji popull me barna, duhet nji farmaci për çdo 5.000 frymë ; kështu qi neve na u lypshin 200 farmacina. Prej këtyne 200 farmacinave mund të gjejmë 20-30 me diplomë, kështu qi na lypen dhe 170 farmacina ; po derisa vêndi i jonë të nxjerri 170 farmacista sa vjet duhen ? E deri atëherë shka do të bâjë ky popull? E lamë se do të mbesin nën interesë të farmacistave qi kemi sot me diplomë, por shumica e popullit do të mbesi pa barna. Z. z. Gurakuqi e Buda po ja ngarkojnë këtë detyrë doktorave, por mbasi doktori âsht i detyruem me marrë nji kallfë, mua më duket se kjo nuk âsht nji gja e re pse kët e ka ligja, e cila thotë se farmacistat do të jenë nënë kontrolin e doktoravet. Kontrolin e mjekut e pranoj me gëzim por megjithkëtë nuk kemi ndîe qi nji kallfë të ketë dhânë nji recetë qi ka shkaktue vdekjen e ndokujt. Pra kisha me thânë në vênd qi të lâmë vêndin t’onë pa farmacista t’u apim të drejtën edhe kallfave me i çilë, me ato kondita qi cakton ligji, të cilat janë mjaft të rânda e të forta, 10 vjet shërbim nën kontroll mjeku, provim etj., të cilat sigurojnë rreziket qi mendojnë z. z. Pra tue ndalue drejtpërdrejt ose tërthuras veprimin e kallfave do t’a lâmë Shqipnínë e popullin në dorë të disa farmacistave të cilët do të punojnë mbas qefit të tyne. Pra proponoj: 1) Farmacistat pa diplomë qi gjînden nëpër qytete të Shqipnisë të mos tunden; 2) Ata qi do të bahen rishtas farmacista d. m. th. pa diplomë mos të kenë të drejtë me çilë farmacina atje ku ka, por atje ku nuk ka, vetëm me siguri qi mos me i luejtë prej andej se ardhka ose mos arthka nji farmacist me diplomë.
  3. Kryetari : Vê në votë artikullin 6 të Komisionit, i cili mbet në pakicë. Vê në votë proponimin e z. M. Kruja qi bashkohesh me atê të z. S. Vinjaut, i cili âsht formulue kështu :

Praktikanët, farmacistat qi kanë shërbye 10 vjet pranë nji farmacisti me diplomë, e qi mund të paraqesin nji dëftesë prej tij, të vërtetueme edhe nga ana e mjekut dhe Këshillit të Bashkís (Katundarís), mund të marrin lêjen me ushtruem mjeshtrín e vet mbas nji provimi përpara Komisís, përmêndun në nenin 3. Farmacistat pa diplomë, qi janë sot në punë, mund t’a bâjnë mjeshtrín e tyne……..

 

Marrë nga vëllimi : Mustafa Kruja  “Gjysmë shekulli me pendë në dorë”

BISEDIMET E KSHILLIT KOMBTAR – LEGJISLATURA E PARË – Mbledhja e 53-të – Nga MUSTAFA KRUJA

 

Mbledhja e 53-të E hënë, më 26 Shtatuer 1921, ora 3 mbas dreke

 

  1. M. Kruja: Në nji kohë mjaft të rezikshme të Shtetit t’onë kur sulmet e mbrêndshme e të jashtme kishin trazue apo kishin vue në rrezik disa vênde të Shqipnís, disa Shqipëtarë ishin paraqit Atdheut për shërbim. Në mest të tyne janë ndodhun edhe njerëz qi kanë qênë të dënuem me faje komune. Qeverija jonë e asaj kohe e ka pranue shërbimin e këtyne ; nuk e di a mund të ndodhet ndokush qi të mund të gjykojë mbi veprën e Qeverís t’asaj kohe, un them se jo : sepse për me mujtë me gjykue Qeverinë a ka bâ mirë apo jo, duhet të jemi ndodhun në vênd t’asaj Qeveríje, duhet qi të jetojmë n’atë kohë. Veçse kur nji njeri i paraqet Atdheut shërbimet e veta, ndonse paska qênë fajtor, edhe shërbimi i tij âsht pranue, nuk âsht kurrë nder për atê Shtet, mbasi të kthejë prej shërbimit, kur edhe jetën e vet e ka vûe në rrezik t’a kapi dhe t’a futi në burg. Kujtoj se fajtorët komunë të cilët kanë marrë pjesë kundra kryengritjevet të mbrêndshme dhe të jashtme nuk janë të falun të gjithë, disa prej tyne janë falë de fakto dhe jo dejure, pse nuk ka vêndim të premë prej Qeverís, por vetëm këto janë të pandjekun virtualisht janë të falun, të cilët unë i quej të falun. Domosdo nji falje për disa po, edhe për disa jo, nuk mund të pranohet e jam i mêndimit qi falja të përgjithësohet për të gjithë fajtorët e kësaj kategorije. Z. Kryetar thotë se falja nuk mund të jetë amnistie por “Grace”. Në qoftë se gjithë fajtorët komun qi kanë marrë pjesë në luftimet kundra kryengritjevet të mbrêndshme ashtu dhe të jashtme janë të dënuem âsht e vërtetë se falja mund të bâhet me nji grace, por në qoftë se këta ose ata nuk janë të dënuem por të pandjekun nuk kam ndîe kurrë qi të jepet grace atyne qi nuk janë dënue me sentencë të gjykatorevet. Prandaj edhe ata duhen të falen me amnistí dhe jo me grace. Po megjithkëtë nuk do me thânë qi të falen të tânë fajtorët, amnistija mund të përfshijë nji kategori të atyne fajtorëve q’i kanë shërbye Atdheut në kohë të rrezikshme.
  2. Kryeministri : Me të vërtetë Qevería do të marri në kujdes ata qi i kanë shërbye Atdheut.
  3. M. Kruja: Sa mâ shumë të zgjatet aqë mâ shumë do të komplikohet, pse mosndjekunit nuk mjafton, pse tue pasë frikë se mund të ndodhen jashtë amnistijet, mund të shkaktojë edhe nonji të ligë të re. Pra proponoj qi sa mâ parë të vêhet në veprim amnistija.
  4. M. Kruja: Dihet se baza e konstitucionit e çdo Shtetit janë lirítë politike qi duhet të ketë nji nënshtetas i atij vêndi. Lirítë politike nuk janë në çdo vênd njisoj po, sikurse e dini, kanë edhe nji ndryshim edhe pas konditavet shoqnore të vêndit. Në nji Shtet janë të ngushta në nji vênd janë të gjâna. Në nji Shtet si Shqipníja qi âsht nji Shtet-formimi nuk jemi të mêndjes se lirítë politike të kenë nji kufi të gjânë, kështu qi edhe lirít e shtypit duhet të kenë nji kufî mjaft të ngushtë, por me gjithë këto nji kufî me ligje. Nuk do të hŷj me gjykue fajin e E. Matraxhiut a ka bâ nji faj apo jo me artikullin qi ka shkrue, se ai në qoftë se mbas ligjës meriton dënimin, të dënohet ; por se këtu po shof se n’atë davá ka vue dorë gjyqi politik, pse sikurse e dini këtu në Shqipní kemi edhe nji gjykatore politike. Mbi këtë gjykatore nuk due të flas, se çfarë gjykatore âsht, e se mbi çfarë baza âsht ngrêjtë e se deri ku ka veprue me energjí e drejtësí ; pse këtê e dini të gjithë. Vetëm due të flas mbi kompetencën. Ministri me shpjegimet qi na dha nuk na tregoi a ishte në kompetencë të gjyqit politik kjo davá apo jo, vetëm na tha se unë nuk jam kompetent me gjykue në këtë pikë. Na e dimë mirë se kjo gjykatore nuk ka nji gjykatore si vedi mâ të naltë e se varet vetëm drejt prej ministrís të P. të Mbrêndshme. Gjyqi politik nuk âsht si gjykatoret e zakonëshme (ordinare), qi kanë mbi vedi gjyqin e apelit e të kasacionit, po kjo âsht nji gjykatore fare më vedi e qi jep mêndime të preme, kështu qi ankuesi nuk mund t’i sjellet nonji gjykatores për apelim ; se si thamë edhe mâ parë kjo gjykatore nuk ka nji gjykatore më vedi. Në qoftë se të drejtat e nënështetasit shqiptar do të lêhen të shkelen prej nji prokurorije të këtillë atëherë çdo institucion kontrollimi për të drejtat e nënështetasve âsht kot në këtë vênd edhe parlamenti âsht kot, në qoftë se të drejtat e nënështetasve nuk merren parasŷsh. Ç’ndryshim ka ajo gjykatore prej asaj ordinarie:

Jo qi ka nji ndryshim të math, pse kjo nep vêndime të preme, të cilët nuk mund të apelohen por pos kësaj nuk mund të kemi besimin qi kemi në gjykatorët të zakonëshme për arësye, pse vetë formimi i saj nuk na jep atë besim qi duhet të kemi. Qi kjo gjykatore nuk ka pas kompetencë me vue dorë për burgimin e Z. E. Matraxhiut âsht në shesh, pse ajo gjykatore âsht bazue ngreh e themelue përmi nji ligj qi âsht për faje politike ; po jo të gjitha fajet politike  janë në kompetencë t’asaj gjykatore. Fajet qi janë në kompetencë t’asaj gjykatore, janë caktue në ligjën e posaçme, e cila numëron vetëm propagandat kundra mbretënís, flamurit, indipendencës, e shkronjavet shqip. Artikulli qi ka shkrue gazeta „Shkumini“ nuk përpiqet aspak me ato propaganda q’i cakton ligja e posaçme e gjyqit politik. Artikullit po i jepet nji frymë kantonisme, e cila le qi âsht kundra ligjit për faje politike mbi të cilën kjo gjykatore âsht themelue e mbas së cilës vepron, por nuk ka asnji frazë ose nji fjalë qi ka të përpjekun me mendime kantonismi. Po n’âsht se ka nji të përpjekun të tillë nuk âsht gjykatorja politike qi t’a dënojë por janë gjykatoret ordinare. Kodi penal përpara kësi fajesh ka nji kapitull mjaft të gjânë e në qoftë se ky bân nji faj qi shkakton dënimin e tij mund të gjykohet mbas ligjit penal në ligjin qi kam në dorë nuk shof asnji paragraf qi flet mbi nji të tillë faj. Mbasi vêndimet e gjykatores janë të preme i hup e drejta të pandehunit, pse atëherë gjykimi i tij âsht vetëm në dorë të Ministrís të P. Mbrêndshme e cila do t’a vërtetojë e mbasi gjykatorja politike nuk ka nji gjykatore mâ të naltë mbi vedi qi mund të ndryshojë vêndimin e saj, nuk ka fare të drejtë Z. Ministri t’na thotë se nuk mund të trazohet për këtë çâshtje mbasi âsht ai vetë përgjegjës tue qênë se kjo gjykatore mvaret drejtpërdrejt prej Ministrís të P. të Mbrêndshme. Prandaj Z. Ministri lipset t’a shqyrtojë këtê gjykatore mbasi ai âsht përgjegjës apo të marrë përgjegjësinë mbi vete, e jo t’ na thotë se nuk mund të trazohet.

 

Marrë nga vëllimi : Mustafa Kruja  “Gjysmë shekulli me pendë në dorë”

Kush po kërkon zgjedhjet t’jashtëzakonshme në Kosovë…?! – Nga AGRON SHABANI

“Aty ku sundojnë edukata, kultura, morali, karakteri, disiplina, dituria ose mençuria e njohur politike dhe diplomatike së bashku me vetëdijen e lartë shtetrore, nacionale, historike dhe patriotike, asnjëherë nuk mund të ketë mospajtime ose konflikte të ndryshme mes ndjenjës, interesit dhe mendimit politikë.” ( Psikologjia Politike)
Ata që i njohin kushtët, rrethanat, ligjet ose standardët e larta ushtarake ose luftarake, e kanë të qartë se komandantët e njohur luftarak ose ushtarak si Ramush Haradinaj etj., kur shkojnë në fronte ose fushëbeteja të ndryshme ushtarake ose luftarake, ose fitojnë ose vdesin.
Në “frontet” e luftërave të ndryshme politike ose diplomatike ndërkaq, nuk është ashtu. Në to edhe garuesit, ‘atletët’ ose ‘notuesit’ më të mirë, shpeshherë mbytën ose fundosen. Aty gjithëmonë nevojitën dy, tre ose më shumë palë për të njohur ose pranuar njëra tjetrën ose njeri tjetrin. Apo” kurrë mos jepni (ipni) urdhëra, vendime ose dekrete të ndryshme politike ose ushtarake për të cilat nuk jeni të sigurtë nëse do zbatohen dhe realizohën. (Gjeneral Mac Arthur)
Kjo donë të thotë se në politikë të lartë ose diplomaci, ndodhë shpesh që pikërisht atëherë kur mëse tepërmi keni të drejtè, të pësoni keq politiksht .” Ne gjithëmonë ose shpeshherë jemi të pafuqishëm pikërisht atëherë kur mëse tepërmi kemi të drejtë. ( Mayer)
Në instancë të fundit, idetë, konceptët, plaftormat, formulat dhe vizionet e larta shkencore, politike ose diplomatike, janë më të fuqishme se sa të gjitha luftërat dhe ushtritë (armatat) e mundshme të botës. Në këtë frymë, nga maksimumi i përvojes, famës dhe lavdisë së njohur ushtarake ose luftarake, është koha e fundit t´i nxirren edhe profitët ose dobitë e njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera për popullin dhe shtetin e Kosovës.
Progresi, vizioni, kreativiteti dhe inovacioni, lindin ose krijohen në forcë, guxim, moral, karakter, disiplinë, edukatë, kulturë, emancipim, racionalitet dhe ideali të lartë njerëzor ose qytetar, ndërkaq, shuhen ose vdesin në rutinë dhe iracionalitet.
Thonë se forca (fuqia) dhe madhësia (madhështia) e pushtetit moral, janë më të fuqishme dhe relevante, se sa të gjitha forcat ose fuqitë tjera. Duke menduar ekskluzivisht në pushtetin moral dhe patriotik të Kryeministrit Haradinaj tek shumica absolute e shqiptarëve.
Ndryshe nga kjo, sipas Imanuel Kantit, e bukur dhe e dashur është vetëm ajo që na pëlqen dhe na kënaq të gjithëve dhe që kemi interes të lartë individual dhe kolektivë prej saj. Në këtë sfond, sipas psikologjisë dhe filozofisë politike, respekti, përkushtimi dhe dashuria ndaj nënës dhe dashuria ndaj gruas së bashku me dashurinë e njohur ndaj kombit dhe atdheut, janë “dobësitë” më burrërore dhe më fisnike pa të cila nuk bën dot.

Pak rinohje me të kaluarën:

Ramush Haradinaj është protagonist i madh dhe hero i gjallë i Kosovës dhe shqiptarizmës. Ai nuk e shikoi luftën çlirimtare dhe patriotike të UÇK-s nga ekranet televizive, apo nga Hotel Rogneri i Tiranë, Bllaca, Stankovci ose teferixhët e ndryshme të Perëndimit si Behgjet Pacolli, Nasër Rugova, Avdullah Hoti, Isa Mustafa, Nasër Osmani dhe disa dibiduza e kalavesha të tjerë të AKR-s, LDK-s e kështu me raadhë.
Ramush Hardian nuk e vodhi fondin e 3 %, ose fondin e luftës (qindra miliona ose miliarda dollar) si LDK-s etj. Ramush Haradinaj nuk e sabotoi, shantazhoi, prolongoi dhe kriminalizoi luftën heroike dhe titanike të UÇK-s si Nasër Rugova, Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Nasër Osmani, Eqrem Kryeziu, Sabri Hamiti, Ali Aliu etj.nga LDK-s. Ramush Haradinaj, nuk ua vrau Kosovës dhe shqiptarëve tre (3) djemtë më të mirë në afërsi të Shtutgardit të Gjermanisë (Jusuf Gërvallën, Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën!) si Behgjet Pacolli dhe të tjerët në bashkëpunim me UDB-s! Ramush Haradinaj nuk e themeloi “komisionin mikstë” të LDK-s, UDB-s dhe SPS-it (sipas “Draftit” ndëshkues të Christopher Hillit)- për hetimin (investigimin), ndjekjen dhe denimin e “krimëve të përbashkëta” të UÇK-s dhe soldateskës kriminale dhe gjakatare të Millosheviçit, me qëllim të barazimit të çlirimtarëve shqiptar më çetnikët, sadistët dhe kriminelët serb! Gjegjësisht, të viktimës me xhelatin. Rajush Haradinaj nuk e quajti kurrë Serbinë si fuqinë kryesore në Ballkan dhe faktorin kyç për Kosovën, si Behgjet Pacolli, Ibrahim Rugova etj.
Ramush Haradinaj së bashku me krejt familjen dhe farefisin e tij, prej fillimit dhe deri në mbarim të saj, morën pjesë aktive në frontët e luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-s, me armiqtë e egër dhe gjakatarë, dhëmbë për dhëmbë, sup me sup, fyta-fytë dhe balllë pë ballë. Ramush Haradinaj, lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës, ua fali dy vëllezër, respektivisht, dy heronj. Shkëlzen dhe Luan Haradinajn. Lavdi!
Ramush Haradinaj e mbrojti si Burrë dhe Hero ose Komandant i vërtetë nderin dhe lavdinë e luftës çlrimtare dhe patriotike të UÇK-s edhe në Tribunalin e Den Hagës së bashku me Lahi Brahimajn dhe z. Bala.
Kryeministri Haradinaj, në frymën e njohur të gjyshit, stërgjyshit dhe katragjyshit, i afrojë pranë vetës, partisë dhe kabinetit të tij qeveritarë- vellezërit tanë shqiptar të religjiojit kristian.
Ndërkohë që nën mandatin e tij, Kosova dhe shqiptarët e kanë rikhtyer nderin, dinjitetin, sovranitetin dhe integritetin e munguar shtetror, nacional, teritorial dhe politikë.
Gjithnjë fjala mbi Formulën ose Sintezën e lartëpërmendur qeveritare dhe politike të Kryeministrit Haradinaj- përballë tezave ose antitezave të ndryshme paradoksale, reaksionare dhe anakronike.
Ndaj, nuk është e qartë se përveç këlyshëve dhe zagarëve të UDB-s, KGB-s, ose Rankoviçit, kujt po i duhen “zgjedhjet e jashtëzaoonshme” në Kosovë së bashku me shkarkimin e Kryeministrit Haradinaj nga posti….?!

Asimetria e esadizmit dhe e patriotizmit të Ismail Qemalit – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

*** Historia qindravjeçare  kombëtare shqiptare provoi se   Ismail Qemali ishte patriot i shquar shqiptar, i cili së bashku me patriotët e tjerë  të zjarrtë atdhetarë themeloi shtetin e parë të pavarur dhe sovran shqiptar-Shqipërinë Etnike,  kurse Esad p.Toptani ishte  patriot xhonturk, proserb, promalazez dhe progrek, që tradhtoi Shkodrën, Himarën-Shqipërinë dhe Ismail Qemalin. Për këto merita të jashtëzakonshme  bërë pushtuesve gjenocidalë sllavë, Esad p. Toptani, që nga viti 1920 prehet në varrezat e luftëtarëve serbë në Paris.

 –Çfarë ka të thotë më shumë (post scriptum) allashkenca historike e esadistëve të djeshëm dhe të sotëm veçse retushimit dhe falsifikimit të saj për “rehabilitimin” e tradhtisë së Esad p.Toptanit.

                                                 ***

Politika dhe propaganda e doktrinës së esadizmit të viteve të 20-ta të shekullit XX ishte eliminimi dhe vrasja e personaliteteve emblematike  dhe patriotike të kombit shqiptar siç ishin Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Avni Rrustemi…etj., në mënyrë që shqiptarët dhe Shqipëria të mbeteshin edhe më tej nën suzerenitetin e osmanizmit dhe të sllavizmit pushtues kolonial dhe gjenocidal në Ballkan.

Ndërkaq, neoesadizmi i viteve të 90-ta të shekullit XX ishte eliminimi nga skena politike dhe ushtarake e patriotëve më të devotshëm të çështjes kombëtare shqiptare, siç ishin komandantët heronjë të lavdishëm të UÇK-së, Ilir (Halit) Konushevci, Dr. Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi, të cilët në pabesi dhe pas shpine u vranë nga plumbat e tradhtisë dhe të terrorizmit banditesk të larvave të neoesadizmit.

Edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, qëllim strategjik i vrasjes së tyre, ishte lufta dhe sëmundja epidemike për pushtet, korrupsioni, despotizmi, plaçka, nepotizmi lufta e ethshme për pasuri, për para dhe për karrierë, jo për komb, as për atdhe, as për Kosovë e as për Shqipëri, siç po gënjejnë, po manipulojnë, po mashtrojnë, po dezinformojnë, po falsifikojnë historinë e re të Kosovës kryeprotagonistët  dhe “kryearkitektët” e doktrinës së neoesadizmit të rinj(1990-2019).

Në këtë frymë, qe  tri dekada, disa hyzmeqarë (të regjimeve marionete dhe të agjenturave të ndryshme të hauja, të infilturara në Ballkan) po luftojnë që  me “shkencën”  dhe me “predikimet” e tyre degraduese  ta shtrembërojnë dhe ta retushojnë historinë e Skënderbeut, historinë e  Rilindjes Kombëtare Shqiptare (XIX-XX), të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (10 qershor 1878) dhe të Qeverisë së Vlorës (28 Nëntor 1912), me qëllim që ta justifikojnë tradhtinë e esadizmit dhe të hashotuxharizmit , gjoja se pavarësia e Shqipërisë  nuk është fryt dhe meritë historike, kombëtare dhe patriotike  e Ismail Qemalit dhe e shqiptarëve patriotë mendjendritur, por na  “qenka pjellë” dhe “meritë historike” e esadistëve feudalë , e  bejlerëve çifligarë proturq, e disa hoxhollarëve dhe e  dervishëve shehlerë të  sulltanëve perandorakë, dhe e miqve të tyre monarkistë  grekë, malazezë, serbë dhe rusë.

Duke qenë se kjo aleancë e panatyrshme  perandorake  osmane dhe sllavo-ruse mbretërore në kohën e tyre e ka shkruar historinë e falsifikuar për shqiptarët dhe për Shqipërinë Etnike, mirëfilli sipas këtyre burimeve të këtij konglomerati armiqësor antishiptar del se   Ismail Qemali “ka qenë agjent i tyre”, sepse  së bashku me bashkpatriotët e tij atdhetarë shqiptarë dhe me ndihmën e drejtpërdrejtë të Austro-Hungarisë ia arriti, që të ngrejë Flumrin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë Etnike në Vlorën heroike, më 28 Nëntor 1912 .

Kjo ishte “tradhtia më e madhe”, që  patrioti dhe kryediplomati më i shquar shqiptar, Ismail Qemali ua bëri pushtuesve anadollakë osmanë, serbëve, grekëve, malazezëve, rusëve, bullgarëve…etj., për të dalë nga kthetrat e robërisë së tyre kolonialiste dhe imperialiste shumëshekullore,  e, si politika, diplomacia, propaganda, si dhe e gjithë literatura shekncore dhe arkivore e derisotme  këtij konglomerati armiqësor osmano-sllav dhe e aletaëve dhe e mbështetësve të tyre evropianë, të  mos e shpifte, të mos e shantazhonte dhe të mos e damkoste Ismail Qemalin si “poliagjent” të tyre?!

Një cilësim i tillë, pa dyshim se është i pranueshëm për politikën, për diplomacinë, për propagandën mediatike, për shkencën dhe për literaturën pseudoshkencore të autorëve të ndryshëm të Perandorisë Osmane, të Serbisë, të Rusisë, të Greqisë, të Malit të Zi, të Bullgarisë…etj., si dhe për “shekncën  e historisë” së sotme të neoesadizmit pro-osman  dhe pro-sllav (1990-2019).

POPULLI SHQIPTAR E KA SHKRUAR ME GJAK HISTORINË E VET,NDAJ NUK PRANOJMË “HISTORI” TË HUAJA, QË PËR INTERESA TË VETA  E KANË FALSIFIKUAR DHE BLOZUAR HISTORINË KOMBËTARE SHQIPTARE QË NGA SHEKULLI I MESJETËS

 

Prandaj, studiuesit e sotëm shqiptarë (1990-2019), veçanërisht  historianët nuk duhet të bien pre të koncepteve, të konstatimeve dhe të tezave të tredhura të burimeve të tilla të pathemelta eklektike dhe agnostike  antishqiptare, që e  shpifin,  e kontestojnë, e mohojnë dhe e baltojnë, JO vetëm Ismail Qemalin dhe e shpërfytyrojnë veprën e tij monumentale kombëtare e patriotike  shqiptare-pavarësimin e Shqipërisë Etnike (28 Nëntor 1912), por edhe  Skënderbeun, kryefigurën-kryeheroin gjithëkombëtar shqiptar, duke e quajtur “prift” dhe “serb” !? ; edhe Rilindjen Kombëtare Shqiptare, edhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878)…etj…

Këto falsifikime dhe retushime  të disa pseudohistorianëve dhe të politikologëve  shqipfolës (të cilët qe 30 vjet pareshtur janë vënë në shërbim të interesave të agjenturave të huaja të shteteve fqinje) , as shkenca e mirfilltë shqiptare e as Kombi Shqiptar nuk duhet pranuar për jetë të jetëve, sepse ne nuk kemi ku të vemi jashtë historisë sonë të shkruar me gjak brez pas brezi për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar shqiptar për të cilin meritat kryesore dhe kulmore i kanë Skënderbeu, RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE, LIDHJA E PRIZRENIT (1878)… dhe SHQIPËRIA E PAVARUR DHE SOVRANE E ISMAIL QEMALIT (1912).

Prandaj, le ta dinë të gjithë ata satrapë, ata shpërfytyrues  dhe ata tuxharë e matrapazë të kohës vurratë, që për para, për grada dhe për “shpërblime” të  ndryshme, qe 30 vjet (1990-2019) nuk kanë lënë “gurë pa rrëzuar”, duke e konsteuar dhe mohuar historinë kombëtare shqiptare, se tanimë “është mbushur kupa”, do të flasë ligji dhe, do të flasë populli, sepse nuk do të pranojnë, që me gjakun, me historinë, me kulturën, me gjuhën, me traditat dhe me vlerat e tij sublime kombëtare shqiptare,  të tallen  dhe të falsifikojnë allashkencëtart,  të cilët “bajagi” paskanë ndeshur në “ fakte dhe në argumente të reja” dhe të “pazbuluara”  në  “literaturën burimore” të disa shtetve të huaja, të cilat  e mohojnë identitetin e qenies shqiptare dhe të vlerave të saj kombëtare e patritoike në Ballkan.

Kësaj propagande të ndyrë 30-vjeçare antishqiptare,  duhet t’i  “prehet hovi” pikësëpari nga institucionet dhe nga organet përkatëse  të shteteve të Kosovës dhe të Shqipërisë, sepse këto nuk duhet lejuar që disa matrapazë injorantë, të vetëquajtur “shkencëtarë”, ta bastardojnë dhe ta vulgarizojnë historinë dhe vlerat kombit  shqiptar në Ballkan.

Kështu, duhet të veprojnë edhe shkenca, edhe institucionet arsimore e kulturore; edhe  të gjitha masmediat shqiptare të shypura dhe elektornike; edhe shoqatat e shkrimtarëve, partitë politike, lidhjet, lëvizjet dhe klubet e ndryshme kulturore dhe artistike, organiztat joqeveritare, i gjithë populli tok, në mënjyrë që botërisht të  pengohen të gjitha ato përpjekje   dhe tendenca  të ndyra allashkencore  të  “zëdhënësve” dhe të mbështetësve të historiogrtafisë dhe të politikës falsifikatore propagandistike  sllave dhe pro-osmane antishqiptare që po luftojnë për retushimin dhe për mohimin e historisë, të  Rilindjes Kombëtare dhe të personaliteteve të saj  të famshme  kombëtare shqiptare, që me veprat  e tyre  jetësore për lirinë, për pavarësinë dhe për mbrojtjen e identitetit të kombit dhe të atdheut shqiptar-SHQIPËRISË ETNIKE kanë dëshmuar vlerat e tyre autentike të patriotizmit, të shekncës, të kulturës, të artit, të zhvillimit, të emancipimit dhe të qytetërimit.

Ismail Qemalin e quajnë “poliagjent’ ata që duan t’i shohin shqiptarët nën kamxhikun e sulltanit dhe nën kurorën e ndryshkur të car Dushanit!

Krejt “normale” është që armiqtë brendshëm dhe të jashtëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, Isamil Qemalin ta kualifiokjnë si “poliagjent” e “tradhtar”, ashtu sikurse  e kanë quajtur edhe Skënderbeun  si pushteti, ashtu edhe politika, diplomacia ushtarake dhe literatura e derisotme  anadollake e sulltanëve, sepse, vërtet, Skënderbu  “tradhtoi” sulltanin, dhe me plot arsye, si hero i vërtetë shqiptar vajti  për në Krujën heroike:”Krujë, o qytet i bekuar, prite, prite Skënderbenë! Po vjen si pëllumb i shkruar të shpëtojë Memëdhenë…”

Kjo, do të thotë se,  SKËNDERBEU dhe ISMAIL QEMALI  për gjithë shqiptarët JANË HERONJË DHE PATRIOTË EMBLEMATIKË  TË PAKONTESTUESHËM TË GJITHË KOMBIT DHE TË SHQIPËRISË.

–Ja, kjo “ishte tradhtia” e babait Ismail Qemali, që u tha Jo kolltukëve në sulltanatin turk,  gradave “pashë” e “gjeneral” dhe florinjve të sulltanit, darkave, drekave  dhe hoteleve e moteleve të Athinës, të  Beogradit, të Cetinës, të Sofjes dhe të Stambollit dhe, në vend të një tradhtie të tillë esadiste, SHQIPËRINË E SHPALLLI SHTET TË PAVARUR DHE SOVRAN. Ky  ishte PERSONALITETI MË EMBLEMATIK I KOMBIT DHE I SHTETIT SHQIPTAR DHE I SHQIPËRISË SË TË GJITHA KOHËRAVE.

Çdo interpretrim arbitrar dhe diletant ndryshe i veprës kombëtare patriotike shqiptare të kryediplomatit të pazëvendsueshëm dhe të themeluesit të shtetit të parë të pavarur shqiptar të Ismail Qemalit, nuk ka të bëjë me të VËRTETËN E PAVDEKSHME-ISMAIL QEMALI-DRITA E SYRIT TË  IDENTITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR, E LIRISË DHE E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË ETNIKE (28.XI.1912).

Cila ishte “Dëshira e fundit” e Esad p. Toptanit?

 

 – Ta vriste patriotin, babain e Shqipërisë Etnike, Ismail Qemali dhe,  vetë të bëhej  “Sulltan i Shqipërisë”, në mënyrë që  ta stabilizonte dhe fuqizonte politikën pushtuese të kolonizimit, të  osmanizimit , të greqizimit dhe të serbizimit  në territoret e Shqipërisë Etnike  në katër vilajetet turke në Ballkan.

 -Qëllimin e parë ia arriti tradhtari dhe vrastari filoturk, filoserb, filogrek dhe filomalazez, Esad  p. Toptani ngase  pagaoi shtrenjtë agjentët e  tij, që  “më  24 janar  të vitit 1919 ta vrisnin Ismail Qemalin në hotelin Burfani në Perugia të Italisë”( http://www.panorama.com.al/fotot-ismail-qemalin-e-vrane-ai-nuk-pati-nje-vdekje-natyrale/).

Mirëpo, qëllimin e dytë nuk pati rastin ta “shijonte”, sepse kurrë nuk ia arriti që me ndihmën e sulltan Hamidit-Mizorit, të bëhej edhe “sulltan” i Shqipërisë, edhe pse ai e kishte bërë pasha dhe gjeneral, edhe pse ai ishte agjent  dhe “shërbëtor i tiranit Abdyl Hamid, i cili dikur e kishte bërë pasha dhe këshillëtar të Prefekturës së Stambollit/1890/. Mëpastaj komandant të xhandarmerisë osmane në Janinë. Mirëpo, për shkak të sjelljeve të këqia dhe brutale me qytetarët dhe, për shkak të korrupsionit, valiu i Janinës kërkoi nga sulltani, që atë të tërhiqte  nga Janina. Dhe, si pasojë, ai transferohet në Shkodër, më 1901, ku edhe emërohet gjeneral”. ( K. Xoxi, 1983: 329).

Mirëpo, edhe në Shkodër, Esad p.Toptani e tregoi fytyrën dhe veprën e tradhtarit me dëmkë, sepse  më 1913, Shkdorën ia dorëzoi ushtrisë pushtuese malazeze ngase Mali i Zi  i kishte premtuar se do ta ndihmonte që të bëhej “Princ i Shqipërisë” !

Mirëpo, edhe në këtë rast, Esad p.Toptani “therret keq” se kurrë nuk u bë as “princ” i Shqipërisë, por për të gjitha tradhtitë që ua bëri shqiptarëve dhe Shqipërisë, më 13 qershor 1920 në Paris, e shpuan plumbat e drejtësisë së Avni Rrustemit.  Kështu, përfundoi  Esad p. Toptani “zejen” e tradhtisë dhe urinë e pangopshme për pushtet dhe për pasuri të pafundme në kurrizin e popullit shqiptar dhe të Shqipërisë së robëruar,  por jo edhe esadizmi dhe hedhurinat e tij antishqiptare proturke, progreke, proserbe dhe promalazeze.  Këtë e provoi edhe hakmarrja e mëpastajme e esadistëve me vrasjet terroriste të patriotëve dhe të demokratëve shqiptarë , siç ishin Avni Rrustemi (1924), Luigj Gurakuqi (1925), Bajram Curri (1925), Hasan Prishtina (1933)  dhe Ismail Qemali (1919) etj.

 Portreti i zi i Esat p.Toptanit sipas Edith Durham

Siç vënë në dukje dokumentet historike të periudhës lufërave ballkanike (1912-1913), Mary Edith Durham kishte vizituar edhe Shqipërinë,  e cila “më 19 qershor 1913 në Tiranë kishte takuar edhe Esat p.Toptanin , të cilin duke e njohur mirë atë e kishte krahasuar   me  kondotierët italianë    të shekujve XV dhe XVI, të cilët së bashku me ushtritë e tyre viheshin në shërbim të secilit kryetar që i paguante më shtrenjtë, pa marrë parasysh dëmet e rënda që i shkaktonin vendit. Si  edhe ata, Esat p. Toptani  nuk kishte as ndjenja kombëtare, as karakter, as nder. Ai ishte një njeri i zhveshur nga çdo skrupull. Nuk ngopej me pasuri dhe me pushtet derisa edhe të afërmit e tij e urrenin për këtë. Ai dallohej vetëm për dinakëri dhe për hipokrizi, ishte njeri me shumë fytyra…”  (K. Xoxi, 1983: 328).

Ndaj, pavarësisht nga përpjekjet 30-vjeçare të disa pseudohistorianëve me prirje të huaja antishqiptare (që me shpërdredhjet e tyre akrobatike allashkenocore po “luftojnë” që ta ndryshojnë identitetin e zi dhe tradhtinë e Esad p. Pash Toptanit  në identitin e patriotizmit të bardhë kombëtar shqiptar)  s’ka dreq, që mund ta jusitifikojë fenomenin shemtues të tradhtisë  së esadistëve të djeshëm Esad p. Toptan  dhe të neoesadistëve të sotëm si ai, sado që po orvaten ta retushojnë të kaluarën dhe të sotmen e historisë së tyre të zezë.

-Vetëm ndonjë shqipfolës me origjinë greke, osmane, serbe, malazeze ose bullgare, mund ta ketë quajtur  apo,  edhe sot, ta quajë “patriot” Esad p.Toptanin, edhe pse historia serbo-turko-greke dhe malazeze, Esad p.Toptanin e ka cilësuar si “figurë pozitive” shqiptare, jo pse vepra e tij ishte e tillë, por pse se ai u fali toka shqiptare pushtuesve kolonialistë sllavë dhe se ishte  agjent besnik i osmanlinjve pushtues.

 

Disa  pseudoshkencëtarë dhe predikues ekstremistë fanatikë-mbështetës të verbër të Esad p.Toptanit dhe të sistemit shtypës toptanik, qe  30 vjet e gënjejnë popullin, rininë studentore dhe nxënësit shqiptarë se gjoja Esad p.Toptani dhe “bishtat” e  tij feudalë çifligarë proturq, proserbë, promalazezë dhe progrekë “paskanë qenë patriotë”!?

-Kjo është gënjeshtra më e madhe dhe më e paskrupullt, që po u bëhet shqiptarëve në Ballkan, sepse faktet dhe argumentet historike të derisotme flasin krejtësisht ndryshe-të kundërtën, ashtu siç e meritoi Easad p. tradhtari plumbin në lulë të ballit në Paris, më 13 qershor 1920 nga dora e patriotit dhe e demokratit shqiptar Avni Rrustemi.

Si agjent, si gjeneral dhe si pasha grabitçar  xhonturk i Abdyl Hamidit-mizorit, që kishte për qëllim  shembjen e Qeverisë së Përkoshme Shqiptare të Isamail Qemalit (28.XI.1912), osmanizimin e shqiptarëve dhe të grabitjes së tokave, të pronave dhe të mohimit të lirisë së tyre, dëshira e tij e fundit ishte të bëhej “Sulltan i Shqipërisë me katër fshatra” siç e karakterizonte me të drejtë gazeta shqiptare “Albania” e Faik Konicës  në Amerikë, më 12 qerahor 1919.

Esad p. Toptani ishte “poliagjent” dhe tregtar i huaj, JO Ismail Qemali që krijoi QEVERINË E PAVARUR TË SHQIPËRISË ETNIKE (28 Nëntor 1912)

 

Kush e njeh historinë kombëtare të Shqipërisë Etnike,  e di se  figura e Esad p.Toptanit është negative dhe e zezë në faqet e saj, sepse ai, edhe si pashë, edhe si gjeneral xhonturk, edhe si kryeminstër i qeverisë marionette reaksionare të Durrësit ka menduar dhe ka vepruar se si t’i mbrojë interesat gjeopolitike, gjeostrategjike dhe gjeoekonomike të Perandorisë Osmane dhe të Monarkive serbe, malazeze dhe greke në Shqipëri.

Ky  “ishte patriotizmi”  tij filotruk, filogrek, filoserb dhe filomalazez, JO mbrojtja e interesave vitale kombëtare, territoriale dhe shtetërore të Shqipërisë Etnike.

 

      Esadizmi i djeshëm dhe i sotëm nuk është patriotizëm, por reaksionarizëm dhe mercenarizëm serbofil, grekofil dhe osmanofil.

Lufta e Esat pashë Toptanit ishte që të bëhej “sulltan me katër fshatra” për ta eliminuar Qeverinë e Përkoshme të Vlorës së Isamil Qemalit (28 Nëntor 1912). Për këtë qëllim ai i mashtroi disa feudalë bejlerë dhe, disa  hoxhollarë dhe dervishë që të kalonin në anën e renegatizmit dhe të reaksionarizmit për ta përmbysur Qeverinë e Vlorës dhe për ta eliminuar kryetarin e saj të parë historik, Ismail Qemali.

Esad p. Toptanit i qoftë “i lehtë dheu” francez në varrezat e heronjve serbë në Paris !

 

Derisa Esat pashë Toptani “prehet” në varrezat e luftëtarëve serbë në Paris, është  çmenduri dhe diletantizëm sui generis, të bëhet propagandë verbale ose përmes masmediave agjenturore apo librave të ndryshëm antishqiptare  “historikë”, “politikë” a “diplomatikë” se gjoja “Esad p. Toptani ishte patriot” shqiptar.  Ky është turpi i botës!

Përkundari, Esad p. Toptani ishte një renegat feudal, reaksionar dhe mercenar sikurse Eqrem bej Vlora dhe Syrja bej Vlora, që për ruajtjen e  interesave  feudale borgjeze  dhe të pronave të tyre e digjnin popullin dhe, ishin të gatshëm që,  në çdo çast  Shqipërinë “ta hedhnin në det” vetëm për të mos fituar liria dhe pavarësia e saj, e siguruar nga  themeluesi dhe patrioti i përjetshëm liberal demokrat Ismail Qemali, i cili me Isa Boletinin, me Hasan Prishtinën, me Luigj Gurakuqin, me  Jani Mingën…e me qindra të tjerë vuri themelet e shtetit të parë shqiptar të pavarur dhe sovran të Shqipërisë Etnike (28 Nëntor 1912).

Të kujt janë ata alla historianë dhe ata alla liderë politikë të vetëquajtur “shkencëtarë”, të cilët qe 30 vjet  me paçavuret e tyre dezinformuese antikombëtare po mashtrojnë popullin se  patriotë  dhe atdhetarë shqiptarë nuk ishin Rilindësit, nuk ishte Lëvizja e Prizrenit, nuk ishe Qeveria e Vlorës , por esadistët dhe  mbështetësit e tyre turko-grekë dhe serbo-malazezë, që  9 vjet rresht  përgatitën kurtha dhe përpjekje të përbashkëta politiko-propagandistike, dipomatike dhe ushtarake, që ta fshinin nga faqja e dheut Qeverinë e Përkoshme Shqiptare të Ismail Qemalit (1912-1919).

Mirëpo, me gjithë vrasjen e  kryeministrit të Qeverisë  së pavarur Shqiptare, Ismail Qemali në Perugja të Italisë (1919), esadistët filo-osmanë, filogrekë, filomalazezë dhe filoserbë nuk ia dolën që ta  zhbëjnë Republikën e pavarur dhe sovrane të Shqipërisë së Isamil Qemalit, të Luigj Gurakuqit, të Isa Boletinit dhe të Hasan Prishtinës, e cila, që atëherë, edhe sot në vitin 2019 të shekullit XXI, është e gjallë dhe e njeh e gjithë bota si anëtare të OKB-së, të OSBE-së, të NATO-s dhe si aleate dhe mike të Amerikës si superfuqi botërore. Pikërisht, në këtë pikëvështrim, qëndron merita historike, politike, diplomatike, patriotike dhe vizionare e Ismail Qemalit si themelues i saj, jo e “halabakëve” të esadizmit të dikurshëm, e as e neoesadistëve të sotëm, që  ditën, me njërën faqe po  e puthin Amerikën dhe Evropën Perëndimore, kurse “natën”, me faqen tjetër po e puthin Esad p. Toptanin dhe pashait e dikurushëm të tij. Mirëpo, kjo lojë hipokrite e ashtuquajtur politike dhe diplomatike assesi nuk mund të argumentohet e as të justifikohet në sy të popullit  si “etalon patriotizmi” shqiptar, dhe si “garanci” e partnerizmit amerikan dhe evroperëndimor,  por është jetëshkurtër dhe me shumë pasoja dhe me rreziqe të paparashikuara për ardhmërinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

 

 Esadistëve të rinj po u pengon çdo gjë që është shqiptare !

 

Por, jo, edhe “tallavaja”, cullaku, pushteti, nepotizmi, pasuria, kolltuku, degjenrimi, lavdia, latifundia, shfrytëzimi, tirania, plaçkitja, varfërimi dhe papunësia e shqiptarëve dhe shitja e territoreve të Shqipërisë Etnike. Kjo nuk po u pengon fare atyre, por po mburren me këto “fitore reformiste” dhe kozmopolite, që nuk kanë asnjë ind ndërlidhës me drejtësinë, me demokracinë, me humanizmin dhe me patriotizmin.

-Këtë e dëshmojnë edhe këta dy shembujë karakteristikë: (1) Falja e 2500 hektarëve tokë  të Kosovës shtetit fqinjë të Maqedonisë Veriore, më 2001 dhe, (2) Falja e 8200 hektarëve territor shtetit fqinjë të Malit të Zi, më 2018, gjoja për hir të “liberalizimit të vizave”. Mirëpo, edhe kjo ishte gënjeshtër, sepse BE-ja nuk bëri njohjen e regjimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, por, edhe më tej i la në “geto”, edhe pse ishin viktimë e gjenocidit serb ( 1989-1999).

Pra, edhe në këtë pikëvështrim është e saktë simetria  e esadizmit të dikurshëm  e viteve të 20-ta të shekullit XX me  neoesadizmin e  sotëm (2019).

Madje, qe 30 vjet(1990-2019) janë shkruar me dhjetra e qindra libra kinse “shkencore” dhe “publicistike” nga diletantët dhe nga hyzmeqarët e sposnosruar të agjenturave të ndryshme, me qëllim të shpërfytyrimit dhe të retushimit të historisë dhe të vlerave të njëmendta të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, por për fat  të keq, as  politika e as shkenca  e as shteti nuk kanë bërë asgjë të ligjshme për parandalimin e një erozioni të tillë antishqiptar, që të mos lejonin ndryshimin dhe shtrembërimin e historisë së derisotme të identitetit dhe të vlerave kombëtare shqiptare.

Gjithashtu, as shteti, as kisha, as xhamia e as teqja, as qytetarët nuk kanë bërë asgjë humane, ligjore dhe patriotike , që të ndëshkohej dhe parandalohej kontrabandimi dhe shitja e  femrave shqiptare ( si skallve)  nga Shqipëria në Serbi dhe në Maqedoni (1990-2019). Kjo heshtje dhe indiferencë e tyre e deritashme ndaj këtij fenomeni të shemtuar, do të thotë se kjo është   gjë normale, që institucionet dhe organet përkatëse shtetërore të Shqipërisë, heshtin dhe nuk iu dhemb fare kjo shëmti dhe tragjedi kombëtare (1990-2019), edhe pse kjo lloj tregtie dhe transaksioni me qenie të gjalla, është e ndaluar rreptësisht dhe e dënueshme sipas konventave përkatëse ndërkombëtare .

Sa më sipër,  ia vlen të theksohet fakti  se gjatë  30 viteve të shkuara, veç dështimeve në politikë, kemi dështime  dhe devijime, edhe në shkencë, edhe në shoqëri. Kjo ka ndodhur për shkak të komercializimit, të politizimit dhe të privatizimit të shkencës nga “bajlozë” të ndryshëm mahallorë dhe krahinaristë për të forcuar pozitat në pushtet, për karrierizmin, për pasurinë dhe për promovimin e tyre “dora-dorës” me pushtetin. Kështu që “palla nuk u ka hanger” për problemet dhe për dukuritë negative dhe shkatërrimtare të popullit,  vetëm se  me fanatizëm, “me gishta” sipas grupeve dhe ngjyrave dhe rekuizitave partiake  kanë luftuar për t’i mbrojtur dhe realizuar interesat e tyre  kolltukofagiste si brenda, ashtu edhe jashtë pushtetit.

Si  rrjedhim i krijimit të një kaosi të tillë të qëllimshëm për inetresa karrieriste, pushtetore, tregtare, mafioze, përfituese materiale dhe financiare sipas interesave egoiste dhe egocentrike politike dhe ideologjike të  liderëve politikë, të partive dhe të grupimeve të ndryshme, gjatë 30-vjeçarit të shkuar (1990-2019) filloi erozioni  dhe shthurja e vlerave kombëtare, morale, edukativo-arsimore dhe shkencore.

Në vend se akademia dhe universiteti ta kishin fjalën kryesore  të krijimit të strategjisë për mbrojtjen e vlerave vitale të kombit, të shkencës dhe  të shtetit, erdhën në shprehje kompromituesit  dhe mashtruesit e tyre, të ashtuquajturit  liderë politikë, të cilët me sjelljet, me veprimet, me paditurinë dhe me papërgjeshmërinë e tyre kompremetuan dhe degraduan  politikën, shkencën, arsimin, kulturën, artin dhe, çuan në shkatërrim total të vlerave kombëtare shqiptare.

Këtë filozofi  të mjerimit politiko-shkencor dhe shoqëror, e kapitalizuan armiqtë e brendshëm dhe kuislingët e agjenturave të ndryshme, të cilët qe 30 vjet “mbollën” farën e urrejtjes ndërfetare, me qëllim që të deformonin dhe të kontestonin historinë e identitetit kombëtar dhe t’i mohonin  kryefigurat patriotike të tij, siç janë Skënderbeu dhe Ismail Qemali…etj., me qëllim që të ngelim pa historinë e identitetit kombëtar, kulturor, gjuhësor, tradicional, shtetëror dhe territorial shqiptar.

Ndër të tjera, këtë absurd dhe këtë histeri antikombëtare shqiptare, e vërteton edhe shpifja e njëfarë “kombi kosovar”  nga disa “vizionarë” islamocentristë dhe  kozmopolitë, që “kombin kosovar” duan ta “rrumbullakësojnë “ si komb politik, pa histori, pa territory, pa gjuhë, pa kulturë, pa etni, pa tradita, pa zakone  dhe pa  gjak të përbashkët.

VRITET PËR TË DYTËN HERË AT SHTJEFËN GJEÇOVI KU ËSHTË ZEMËRIMI? – Nga Frank Shkreli

 

Para nja dy ditësh, në postën time elektronike më kishin arritur, pothuaj në të njëjtën kohë, dy njoftime nga Kosova:   Njëri kishte të bënte me vandalizimin e bustit të At Shtjefën Gjeçovit në oborrin e shkollës fillore në Zllakuqan të Klinës dhe tjetra ishte një ftesë për të marrë pjesë në një organizim shkencor kushtuar At Gjeçovit, që po planifikohet të mbahet në nëntor, me rastin e 90-vjetorit të vrasjes së tij barbare në Zym të Hasit, nga forcat fashiste serbe.   Lajmi për seminarin që po organizohet për të kujtuar këtë patriot dhe burrë të  të madh të Kombit– nga Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbërit” Prishtinë dhe nga Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” në Zym — më gëzoi pa masë, por më trishtoi lajmi tjetër, për vandalizimin e bustit të tij në oborrin e shkollës në Klinë.

 

At Shtjefën Gjeçovi, prift katolik, i Urdhërit të Fretënve, ashtu siç ishte edhe At Gjergj Fishta, është i njohur si autor i shumë veprave, siç janë “Dashnia e Atdheut”, drama “Agimi”, Përkrenarja e Skenderbeut”, Kanuni i Lek Dukagjinit, e shumë e shumë të tjera.   Ai konsiderohet edhe si babai i arkeologjisë shqiptare, etnograf i njohur, kontribues i madh në gjuhë e kulturë, mbledhës i këngëve, miteve, përrallave dhe dokeve, zakoneve dhe traditave shqiptare, e tjera.  Sipas historianëve të mirëfilltë shqiptarë, në shkrimet e tija Gjeçovi ka lënë një dëshmi të thellë të identitetit historik shumë shekullor të shqiptarëve dhe ka pasqyruar në to rrënjët e vjetra të Kombit shqiptar.   Në një prej shkrimeve të tija, “Trashëgime thrako-iliriane”, Gjeçovi të cilit, “I përkiste çdo mirësi”, siç është shprehur më vonë Fak Konica, At Gjeçovi i drejtohej lexuesit ndërsa shkruante sikur donte, të mos ofendonte askënd, por të dokumentonte identitetin e vjetër të shqiptarëve:   “Këto punë po i shkruaj këtu, o vëlla shqiptar, jo me ndonjë qëllim të keq, por pse po ma ka ënda me mbështetë në to vjetërsinë e kombit tonë”.

 

Nuk jam i sigurt nëse këto dy  ngjarje — seminari i ardhëshëm kushtuar 90-vjetorit të vrasjes së Gjeçovit dhe vandalizimi I bustti të tij në Klinë — kanë lidhje me njëra tjetrën, por njoftimi nga disa media se “u vodh” busti i At Shtjefën Gjeçovit nga oborri i shkollës në Zllakuqan nuk më bindë.   A thua sikur busti i Gjeçovit na qenka prej floriri – me vlerë të veçantë për hajdutët, në krahasim me dhjetra në mos me qindra buste të tjera anë e mbanë Kosovës.   Ky akt vandal si dhe identiteti i aktorëve të këtij krimi në Zllakuqan, bëhen edhe më të dyshimtë kur të merret parasyshë se sipas lajmeve në media të Kosovës, ky nuk është rasti e vetëm i këtij lloji.   Edhe bustin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, gjithashtu i vendosur në një institucion shkollor në fshatin Treboviq, e paskan “vjedhur”, përfshir edhe heqjen e një tabele në një rrugë në Buqan të Pejës, të një prifti tjetër katolik, At Luigj Palaj, dhe të një heroi tjetër i harruar i shqiptarëve, i vrarë nga forcat serbe, për të cilin At Gjergj Fshta ishte shprehur, “Gjaku i këtij, o Zot, të qoftë falë për Komb të Shqiptarit”.

 

Do të ishte diçka e pa përgjegjëshme për mua ose për këdo tjetër që të paragjykohen hetimet e autoriteteve kompetente të Republikës së Kosovës për rastin e vandalizimit të bustit të At Shtjefën Gjeçovit dhe të rasteve të tjera të lartpërmendura.   Por është deri diku shqetësues fakti se përveç reagimit të Kryetarit të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, për këtë akt vandal, të cilin ai e quan “vjedhje”, por që cilëson gjithashtu edhe si një “akt të turpshëm”,   nuk kam parë, të pakën deri tani, ndonjë regim të autoriteteve qendërore të Kosovës ose të policisë së shtetit.   Ndërsa nga autoritetet ndërkombëtare në Kosovë, të cilat janë gjithmonë gati të reagojnë ndajë ndonjë akti që nuk ka të bëjë me shqiptarët, nuk kam parë asnjë prononcim ndaj këtyre akteve vandale në Kosovë kundër disa prej figurave më të dalluara të historisë së Kombit shqiptar, përfshir edhe vandalizimin e bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.

 

Por, Kryetari i Bashkisë së Klinës ka deklaruar se ky akt, “Duhet të zbardhët sa më shpejt nga organet e rendit dhe kryerësit e kësaj vepre të ulët, të dënohen sipas ligjit”.   Prof. Dr. Zenun Elezaj u bën thirrje gjithashtu organeve, “ligjzbatuese që këtë rast ta trajtojnë në mënyrë serioze” dhe njëkohësisht u kërkon, “organeve përgjegjëse që të shtohen masat e sigurisë në të gjitha objektet publike, në mënyrë që akte të tilla të shëmtuara të mos përsëriten”.

 

Nuk jam i sigurt se cila ishte përgjigja e organeve të sigurisë së Kosovës dhe e autoriteteve zyrtare të Prishtinës ndaj thirrjes së Kryetarit të Komunës së Klinës për hetime serioze ndaj këtij akti vandal, në oborrin e shkollës që mban emrin e At Shtjefën Gjeçovit.   Por ia vlenë të krahasojmë reagimin e autoriteteve të Kosovës, nepërmjet Ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe sidomos  reagimin e shpejt të ndërkombëtarëve në Prishtinë ndaj dëmtimit, ditët e fundit, të disa varrezave ortodokse serbe në Lipjan.   Dënimet ndaj këtij akti, gjithashtu të shëmtuar, ishin nga ana e tyre, të shpejta dhe të forta.   Reagoi ashpër ambasadori amerikan në Kosovë, Z. Philip Kosnett, Përfaqësia e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë.   Ndërsa në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës, në lidhje me dëmtimin e varrezave serbe në Lipjan, foli Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, e cila u bëri thirrje organeve të policisë së shtetit që, “Të bëjnë gjithçka është e mundur për të zbuluar dhe nxjerrë përpara drejtësisë autorët e këtij incidenti kriminal.   Për Republikën e Kosovës, bashkëjetesa, raportet dhe harmonia ndëretnike, janë të shenjta”.   Ministria e Punëve të Jashtme konsideron se edhe incidenti tek varrezat serbe është kundër interesave të Kosovës dhe angazhohet se autoritetet shtetërore do të bëjnë të pamundurën që raste të këtilla të mos përsëriten”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës.

 

AT SHTJEFËN GJEÇOVI, VEPRIMTAR I SHQUAR I LËVIZJES   KOMBËTARE, ETNOGRF, SHKRIMTAR DHE ARKEOLOG I NJOHUR, I VRARË NGA FORCAT SERBE NË VITIN 1929

Edhe unë i dënojë dëmtimet ndaj varrezave kudo qofshin, përfshirë ato serbe në Lipjan.   Por e kam pak të vështirë të kuptoj se si vandalizimi i busteve të disa prej figurave më të njohura të Kombit shqiptar në Kosovë, siç janë Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe françeskanët shqiptarë, At Shtjefën Gjeçovi dhe At Luigj Palaj na qenkan disi akte  a po siç i cilësojnë disa, “vjedhje” të zakonshme që nuk shqetësojnë aq shumë autoritetet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe përfaqsuesit më të lartë ndërkombëtarë në Prishtinë, hiç se hiç.   Veç të mos preket asgjë serbe sepse, sipas tyre, “bashkëjetesa, raportet dhe harmonia ndëretnike, janë të shenjta”,dhe të mos turbullohen – ndërsa figurat kombëtare, identiteti kombëtar, kultura, gjuha dhe historia e shqiptarëve janë plaçkë për tu vjedhur.

 

Me ose pa reagimet zyrtare ndaj akteve të tilla barbare, mbetet për tu parë nëse për këto veprime kriminale antikombëtare, fajtorë janë, “vjedhësit” e rendomtë, a po dikush tjetër, me qëllime më të djallëzuara me objektivin për të dëmtuar më shumë se një bust.   At Gjeçovi nuk e meritonte këtë akt kriminal ndaj tij, nuk meritonte të vritej për së dyti, sepse siç ka shkruar miku i tij Faik Konica, “At Gjeçovi është përmi çdo sharje.   Emëri i këtíj njeriu të rrallë do të vejë duke u-rritur – dhe një ditë famullia e Gomsiqes do të jetë një nga gurët e shëntëruar të Shqipëtarësisë…. Bir i përulët i Shën Franciskut, i ditur me një diturí pa tingëllìm, po dhe Shqipëtár i kthiellt, At Gjeçovit, që i përkiste çdo mirësí”, ka shkruar Konica për Shtjefën Gjeçovin.   Fatkeqësisht, akti kriminal ndaj bustit të Gjeçovit në Klinë të Kosovës, nuk besoj se kishte për qëllim “rritjen” e emrit të At Gjeçovit, siç shpresonte Faik Konia dikur, por dëmtimin e reputacionit të tij personal dhe të trashëgimisë dhe identitetit të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore dardane.

 

Ndërsa, sa na përket ne, në këtë moment, para këtij akti të turpshëm në oborrin e shkollës në Klinë — siç është shprehur edhe Konica pas vrasjes së At Gjecovit nga forcat serbe më 1929, nuk na mbetet gjë tjetër veçse, “Sicilidò prej nesh, miq dhe admironjës të tij, do të kishim nevojë, që në gjallësí, për nga një lotore ku të mbledhim lotët t’ona për At Gjeçovin”.   Para një akti të tillë vandalizmi dhe vrasës (për të dytën herë) të At Gjeçovit në Klinë, jemi të pafuqishëm të bëjmë gjë tjetër, veçse të vajtojmë me lotë fatin e tij të keq jo vetëm kur ishte gjallë – por edhe tani për së vdekuri, ashtu siç e shohim bustin e tij të dhunuar — të derdhim lotët tona me Konicën, për fatin e keq të mikut të tij At Shtjefën Gjeçovit, për atëherë dhe sot—por edhe për Kombin Shqiptar, i cili trajton në këtë mënyrë, bijtë e tij, ndër më të dalluarit patriotë, si At Shtjefën Gjeçovi.

 

Frank Shkreli

Busti i At Shtjefën Gjeçovit në oborrin e shkollës fillore në Zllakuqan të Klinës, Kosovë është lënë pa kokë.