VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Rama – Greqisë: Iku koha kur vendi i pasur i tregonte arat të varfrit

By | November 2, 2016

Komentet

Përurohet në Vushtrri shtatorja e heroit Ahmet Krasniqi dhe sheshi me emrin e tij

Në Vushtrri është bërë sot përurimi i shtatores së heroit Ahmet Krasniqi si dhe sheshi me emrin e tij, raporton Gazeta Express.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Kjo është hera e parë që Osmani është parë në një aktivitet me kryeministrin dhe anëtarë të LDK-së, qëkur në Lidhjen Demokratike është marrë vendim që ajo të largohet nga kryesia dhe pozita e nënkryetares.

Shqipëria – arenë e vrasjeve mafioze dhe nga vrasës të paguar

Krimi në Shqipëri është sofistikuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ekspertët e kriminalistikës bëjnë të ditur se në 40 vrasjet e deritanishme të ndodhura përgjatë 9 muajve të vitit 2020, një pjesë e tyre janë me stil mafioz, ose nga vrasës të paguar.

Çka sipas tyre nënkupton një mënyrë të re të vrasësve, por edhe të metodave që përdorin.

Ngjarja më e fundit në Durrës shënoi vrasjen me numër 40 të vitit 2020, pa llogaritur këtu ato atentate që nuk kanë pasur fund tragjik, si rasti i Ardian Çapjas në Elbasan, atentat nga i cili mbeti i plagosur. Edhe pse për këtë ngjarje, Policia ende nuk ka asnjë të dhënë për autorët.

Prej javësh Elbasani është kthyer në kryefjalë e të gjitha lajmeve të ditës.

Krime të rënda që kanë lidhje mes tyre kanë rikthyer jo vetëm pasigurinë, por edhe një gjallërim të bandave, duke e kthyer këtë qytet të Shqipërisë së Mesme në kryeqendrën e krimit të organizuar. Në hartë pas Elbasanit janë Durrësi, Shkodra, Tirana e Vlora.

Një trend i rrezikshëm që po vërehet në këtë qytet është se format organizative të grupeve kriminale në qytet po imitohen nga grupe të rinjsh në zonat rurale përreth. Duke pasur parasysh situatën ekonomike dhe edukimin në rrethina, rrezikohet zhvendosje e organizatave kriminale me struktura hierarkike në zonat rurale.

Por, ndërsa në Shqipëri krimi ka lulëzuar ndjeshëm dhe shumë pak nga vrasjet mafioze janë zbardhur deri në fund, në arenën ndërkombëtare vendi ynë e ka shënuar emrin. Pjesëmarrje në operacione, si ai i fundit “Los Blancos” tregon se më shumë se për meritë të policisë shqiptare, lidhet me partneritetin me Eurojust, i krijuar me një vendim të Këshillit Europian në vitin 2002. Eurojust është institucioni të cilit i është besuar forcimi i luftës kundër krimeve të rënda përmes bashkëpunimit më të ngushtë brenda Bashkimit Europian në fushën e zbatimit të ligjit.

Eurojust është një institucion që bashkërendon aktivitetin e prokurorive kombëtare të shteteve anëtare dhe përbëhet nga 27 përfaqësues kombëtarë: gjyqtarë, prokurorë, dhe oficerë policie, të dërguar nga shtetet anëtare. Ky institucion i përmbush detyrat e tij me ndihmën e një ose disa prej anëtarëve kombëtarë, ose duke vepruar në mënyrë kolegjiale.

Për më tepër, çdo shtet anëtar mund të emërojë një ose më shumë korrespondentë kombëtarë, të cilët po ashtu, mund të shërbejnë si pika kontakti për Rrjetin Europian gjyqësor.

Eurojust ka kompetencë që të hetojë dhe të procedojë në krimet e rënda, veçanërisht krimin e organizuar ose krimin ndërkufitar, në hapësirën territoriale të të gjitha vendeve që janë anëtare të këtij institucioni, mes të cilave nga viti 2018 edhe Shqipëria.

Eurojust kontribuon po ashtu, në hetimin e veprave penale edhe nëpërmjet analizave të kryera nga Europoli. Ka njëfarë mbivendosjeje në kompetencat e këtyre dy institucioneve në lidhje me krimet nëpërmjet kompjuterëve, mashtrimin dhe korrupsionin, pastrimin e produkteve të krimit, krimin ndaj mjedisit, si dhe pjesëmarrjen në një organizatë kriminale.

Misioni i Eurojust është që të mbështesë dhe të forcojë koordinimin dhe bashkëpunimin midis strukturave kombëtare, pjesë të hetimit dhe procedimit penal në lidhje me krimet e rënda që prekin dy ose më shumë shtete anëtare ose që kërkojnë procedimin e përbashkët në bazë të operacioneve të përbashkëta dhe informacioneve që japin strukturat e shteteve dhe Europolit./ ShQIP

Gani Geci intervistohet 20 orë rresht nga Specialja, tregon se kush duhet të frikësohet nga dëshmia e tij

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka përfunduar intervistimin pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Republikës së Kosovës në Hagë, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Geci ka thënë se është marrë në pyetje tri ditë me radhë.

“Sot kam përfunduar intervistën time pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializiara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë, jam marr në pytetje per tre ditë, plot 20 orë”, ka thënë Geci.

Geci ka thënë se u është përgjigjur të gjitha pyetjeve nga prokurorët për 20 orë, derisa ka thënë se nga dëshmia e tij duhet të frikësohen vetëm ata që e kanë shkruar komunikatën nr.59 dhe ata që kanë dhënë urdhër për vrasjen e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut.

“Nga dëshmia ime mund të frigohen ata që e kanë shkruar komunikatën 59 dhe ata që kanë dhënë urdhër të vriten Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku. Të tjerët nuk kanë nevojë të frigohen. Për 20 orë, të gjitha pyetjet që kanë pasur prokurorët, unë u jam përgjigjur. Mendoj që komunikata 59 do të zbardhet kësaj radhe, meqenëse më nuk do të merrem me këtë çështje”, ka deklaruar Geci për intervistimet.

Skandali me dosje trazon Tribunalin e Hagës, jep dorëheqje një nga figurat kryesore të tij

Pas skandalit me dosjet që u dërguan në zyrat e veteranëve të UÇK’së, Gazeta Express mëson ka dhënë dorëheqje njëri prej prokurorëve kryesorë të Hagës. Këto dosje, thuhet se kanë zbuluar emra të dëshmitarëve dhe dëshmitë e tyre.

Zëvendësprokurori në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Kwai Hong Ip, ka dhënë dorëheqje, pasi mijëra dosje, që ndër të tjera, thuhet se përmbajnë emra të dëshmitarëve dhe dëshmitë e tyre, kanë rënë në dorë të veteranëve të UÇK’së.

Gazeta Express ka kontaktuar sot Zyrën e Prokurorit të Specializuar rreth dorëheqjes së zëvendësprokurorit, por ZPO’ja ka preferuar të mos e komentojë këtë çështje.

Për një periudhë, zëvendësprokurori Ip e ka mbajtur pozitën e Prokurorit të Specializuar, pas largimit të David Schwendiman.

Në cilësinë e Prokurorit të Specializuar, Kwai Hong Ip, ka intervistuar pjesëtarë të UÇK’së që janë thirrur në Hagë si të dyshuar.

Express ka mësuar se skandali i dosjeve që u dërguan në OVL-UÇK është arsyeja e largimit të zv.prokurorit.

Ndërkaq çështja e mijëra dosjeve që organizata e vereranëve të UCK’së thotë se u kanë ardhur në zyrë është akoma krejt mister. Nuk dihet se nga kush u sollën, por udhëheqës të organizatës thonë se ajo përmban të dhëna nga hetimet që po i kryen Tribunali Special.

Organizata e veteranëve të UÇK’së, që e kundërshton ekzistencën e Tribunalit Special, thotë se në dosjet  që u kanë ardhur në zyrë janë dokumente origjinale të Tribunalit.

Zyrtarë të Speciales e kanë bastisur hy herë zyrën e OVL-UCK’së dhe i kanë konfiskuar dokumentet që u kanë sjellë persona të maskuar dy herë brenda dy javëve.

Ip është avokat britanik me përvojë të gjerë si prokuror ndërkombëtar edhe në Ballkan Perëndimor. Ai ka qenë zëvendësi i Schwendiman edhe si Prokurori i Specializuar dhe si Kryeprokurori i Task Forcës Hetimore Speciale (TFHS), paraprijësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ip iu bashkëngjit TFHS-së në qershor 2012 si Zëvendëskryeprokuror dhe shërbeu si Kryeprokuror në Detyrë nga gusht 2014 në maj 2015 pas largimit të Kryeprokurorit të parë, Ambasadori Clint Williamson dhe para ardhjes së Schwendiman.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, heton krimet që pretendohet se janë kryer nga ish pjesëtarët e UCK-së, nga vitit 1998 deri në fund të viti 2000.

Kjo zyrë tashmë ka dorëzuar aktakuzë për krime lufte edhe ndaj presidentit Hashim Thaci dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, që përbënin udhëheqjen e UCK’së gjatë luftës në Kosovë.

EMRAT- Nga Spanja në Norvegji, ja shqiptarët e ”Los Blancos” të arrestuar në disa shtete të botës

Policia e Shtetit ka zbardhur identitetet e disa shqiptarëve të tjerë të arrestuar nëpër shtete të ndryshme të botës gjatë operacionit ”Los Blancos”.

Përveç Eldi Dizdarit alias Denis Matoshi, është arrestuar në Dubai me qëllim ekstradimi në Itali fillimisht, dhe jo në Shqipëri, pasi është arrestuar për llogari të operacionit të inicuar nga shteti fqinj.
Po ashtu në Spanjë u arrestuar Sokol Aliko, në Rumani Lek Colaj, në Holandë Gjergj Lesaj kurse në Hungari Robert Varga.

Në Norvegji është zbuluar edhe Altin Velsula, për të cilin është dhënë masa e arrestit me burg edhe pse ndodhet aktualisht në burg në vendin nordik.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Policia e Shtetit

Në vijim të informacionit të dhënë për operacionin mjaft të suksesshëm ndërkombëtar të koduar “LOS BLANCOS”, zhvilluar me homologët ndërkombëtar, si rezultat i të cilit, në Shqipëri, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit u kapën dhe u arrestuan 5 persona, bëjmë me dije se janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” edhe për disa shtetas të tjerë, pjesëmarrës të organizatës kriminale, të cilët janë rezidentë jashtë shtetit.

Si rezultat i koordinimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe policive të përfshira në operacion u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Denis Matoshi alias Elti Dizdari, 31 vjeç, person me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me autoritetet policore italiane, rumune, holandeze, spanjolle dhe hungareze, në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS”, u bë u kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit:

Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani;

Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë;

Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë;

Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.

Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.

Policia e Shtetit ka një bashkëpunim solid me partnerët dhe është e angazhuar maksimalisht dhe me profesionalizëm në finalizimin e shumë operacioneve të rëndësishme në kuadër të goditjes së krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme që do bëhen prezent në kohën e duhur.

EUROPOL-i njofton për shkatërrimin e “grupit më aktiv shqipfolës të trafikimit të kokainës në Evropë”

Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EUROPOL), ka njoftuar të enjten se një operacion i pashembullt ndërkombëtar, që ka përfshirë autoritetet për gjyqësor dhe ato për zbatim të ligjit në 10 shtete të ndryshme, ka rezultuar me shkatërrim të grupit kriminal shqipfolës “KOMPANIA BELLO”, i cili konsiderohet se ka qenë një prej rrjeteve më aktive të trafikimit të kokainës në Evropë.

“Në orët e para të 15 shtatorit, qindra zyrtarë policorë, duke përfshirë ekipet speciale të intervenimit, dhe në bashkëpunim të ngushtë me prokurorë dhe zyrtarë hetues, bashkë me mbështetjen e Europol-it dhe Eurojust-it (Agjencia e Bashkimit Evropian për bashkëpunim në gjyësor për çëshje kriminale), kanë kryer bastisje të organizuara kundër anëtarëve të kësaj sindikate kriminale tejet profesionale”, është thënë në një komunikatë të Europol-it.

Si rezultat i operacionit të përbashkët, 20 individë janë arrestuar në Itali, dy në Holandë, dy në Gjermani, dy në Greqi, një në Rumani, një në Hungari, një në Spanjë, pesë në Shqipëri dhe një një Dubai.

Të dyshuarit është thënë se janë vendosur në paraburgim për trafikim me substanca narkotike, posedim joligjor apo shpërndarje të drogës, dhe sulme brutale, përfshirë vrasje.

Europol-i ka thënë se ky operacion konsiderohet më i madhi ndonjëherë kundër ndonjë grupi shqipfolës, që ka kryer krim të organizuar.

Përgjatë hetimit është thënë se janë konfiskuar 4 tonë të kokainës dhe rreth 5.5 milionë euro para të gatshme.
Një model i sofistikuar biznesor

Me vite të tëra, importuesit ndërkombëtarë të kokainës kanë punuar ndaras nga shitësit me shumicë dhe bandat që kanë shpërndarë drogën nëpër rrugë.

Në këtë rast, rrjeti shqipfolës, që është nën hetim, ka hequr dorë nga ky model dhe ka kontrolluar tërë zinxhirin – duke nisur nga rregullimi i dërgesave direkt nga Amerika Jugore, deri te shpërndarja në gjithë Evropën.

Përmes metodave të sofistifikuara të komunikimit, duke përfshirë mesazhet e koduara, kryesuesi i organizatës – një 40-vjeçar shqiptar me bazë në Ekuador – ka negociuar drejtpërdrejt me kartelet e drogës të Amerikës Jugore, ka porositur sasi të madhe të kokainës drejt porteve të Evropës dhe me ndihmën e bashkëpuntorëve në Itali, Holandë dhe Shqipëri, ka organizuar shpërndarjen në Evropë.

Kokaina e kontrabanduar rreth kufijve evropianë është fshehur në makina të pajisura me zona të sofistikuara për fshehje. rel

Kosova dhe Maqedonia e Veriut zotohen se do t’i hapin kufijtë pa kushte

Isuf Kadriu

Maqedonia e Veriut dhe Kosova duhet sa më parë t’i heqin testet për koronavirus, të njohura si PCR, dhe të mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, thanë të mërkurën në Shkup zëvendëskryeministrat e dy vendeve, Artan Grubi dhe Besnik Tahiri.

“Kufijtë tanë duhet të liberalizohen dhe këtu mund të merret si shembull kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, që është i hapur dhe ka lëvizje të jashtëzakonshme mes dy vendeve, në veçanti gjatë sezonit turistik, dhe transmetimi i sëmundjes COVID-19 mes dy vendeve ka qenë minimal. Ky shembull duhet të na shërbejë edhe neve për t’i liberalizuar kufijtë jo vetëm me fqinjin tonë – Kosovën, por edhe me fqinjët tanë përreth”, tha zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, pas takimit me homologun e tij kosovar, Besnik Tahiri.

“Për neve është e palogjikshme që të kemi një sistem të testimit dypalësh, përderisa lëvizja me Shqipërinë është e hapur, lëvizja mes dy vendeve ka qenë shumë e madhe. Duhet parë të gjitha mundësitë e lehtësimit edhe me Maqedoninë e Veriut – normalisht duke ruajtur shëndetin publik, duke ruajtur njëri-tjetrin – dhe të lehtësojmë lëvizjen e qytetarëve”, tha Tahiri.

Gjatë kësaj jave u paralajmërua mbajtja e një video-konference mes ministrave të Shëndetësisë të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për miratimin e një protokolli për lehtësimin e lëvizjes mes vendeve të tyre.

Të hënën, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore u bënë thirrje qeverive të të dyja vendeve që t’i heqin pengesat në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, respektivisht testet PCR.

Sipas tyre, mbyllja e kufijve u ka shkaktuar dëme të mëdha bizneseve të dy vendeve.

“Duke marrë parasysh lidhjen dhe afërsinë tokësore të Kosovës me Maqedoninë e Veriut, PCR testi negativ i obligueshëm, i vendosur për hyrje në të dyja shtetet, paraqet një pengesë shtesë, si për personat fizikë, ashtu edhe për bizneset, sepse, së pari, goditet ekonomia, e cila pëson humbje të mëdha nga ky vendim”, u tha në komunikatën e dy odave ekonomike.

Në takimin e dy zëvendëskryeministrave në Shkup u bisedua edhe për autostradën Shkup-Prishtinë, respektivisht ngecjen e punimeve në pjesën e Maqedonisë së Veriut.

“Segmenti Shkup-Bllacë për neve është shumë i rëndësishëm. Ne e kemi kryer rrugën tonë, në pjesën tonë. Mendoj se ky segment do t’i lidhë edhe më fuqishëm dy vendet tona, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, duke e forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe lëvizjen e njerëzve”, tha zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri.

Produktet ‘Made in Kosova’ nuk depërtojnë në tregun serb

Luljeta Krasniqi – Veseli

Deklarata doganore e mallrave, fatura komerciale, certifikata e origjinës, janë disa dokumente të cilat kërkohen për të eksportuar një produkt nga Kosova për në një shtet tjetër. Por, në shumë raste, këto dokumente në të cilat shkruan Republika e Kosovës nuk pranohen nga autoritetet doganore në Serbi, bëjnë të ditur zyrtarë të Doganave të Kosovës dhe përfaqësues të bizneseve të cilët eksportojnë në Serbi.

Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar më 4 shtator në Uashington, po konsiderohet nga përfaqësues të bizneseve se do të mund të eliminojë këto barriera.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet serbe në rastin e eksportit të produkteve nga Kosova në Serbi vendosin pengesa herë pas here duke mos njohur dokumentet të cilat lëshohen nga institucionet e Kosovës.

“Me Serbinë kemi disa probleme të natyrave që më shumë janë politike sesa teknike, kemi probleme të certifikatave fitosanitare të cilat herë pas here nuk pranohen. Kemi pastaj problemet tek daljet zyrtare. Autoritetet e Serbisë nuk e llogarisin dalje zyrtare nëse një maune ka dalur nga një pikëkalim kufitar. Nëse del nga pika kufitare në Merdare ata e quajnë transit të brendshëm dhe nganjëherë mauna me mallra duhet të shkojë nga Maqedonia (e Veriut)”, sqaron Stavileci.

Në muajin korrik, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Kosova kishte eksportuar mallra në Serbi në vlerë prej rreth 3,814 milionë euro. Derisa, Serbia kishte eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 18,914 milionë euro.

Produktet ‘Made in Kosova’, nuk konsumohen nga serbët

Shaqir Palushi, pronari i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, e cila merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, tha për Radion Evropa e Lirë, se përveç barrierave që Serbia i vendos produkteve nga Kosova, problemi qëndron se produktet e Kosovës nuk preferohen nga konsumatorët në Serbi.

“Produktet tona eksportohen juridikisht në Serbi, por shumica e produkteve shkon në Luginën e Preshevës (treg me shumicë shqiptare), por në pjesën tjetër të Serbisë është e pamundur për shkak të paragjykimeve nga ana e tregtarëve, por edhe nga konsumatorët serbë të cilët produktet finale që shkruan ‘Made in Kosova’ nuk i konsumojnë. Nga viti në vit kemi pasur pengesa. Fillimisht ka pasur pengesa nuk janë pranuar disa nga dokumentet ku shkruan Kosovë, por më vonë janë pranuar, por ka pasur herë pas here që kanë krijuar barriera dhe nuk na janë lejuar produktet të hynë në Serbi”, thotë ai.

Kryesisht certifikatat fitosanitare janë ato të cilat nuk pranohen nga Serbia, thotë Palushi.

Certifikatë fitosanitare është dokumenti që e vërteton gjendjen shëndetësore të dërgesës i lëshuar nga shërbimi fitosanitar për shëndetin e mallrave nga vendi i prejardhjes.

Marrëveshja e Uashingtonit do të eliminojë barrierat

Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar më 4 shtator në Uashington, nga Aleanca Kosovare e Biznesit konsiderohet se mund të eliminojë të gjitha barrierat tregtare që Serbia i ka bërë Kosovës.

Agim Shahini kryetar i kësaj shoqate ekonomike tha për Radion Evropa e Lirë se kjo marrëveshje do t’iu hapë mundësi prodhuesve nga Kosova që produktet e tyre t’i eksportojnë në Serbi.

“Pas marrëveshjes së Uashingtonit, Kosovës i është hapur një port i eksportit në Serbi. Së fundi një kompani nga Kosova dhe një kompani nga Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje prej 1 milionë euro eksport të verës dhe kjo hap mundësinë edhe prodhuesve tjerë vendor të eksportojnë në këtë treg që ka qenë i ndalur për prodhimet e Kosovës duke pasur parasysh që Serbia vazhdimisht ka krijuar pengesa dhe barriera jo tarifore”, thotë Shahini.

Kompania ‘Agrokosova Holding’ nga Kosova dhe kompania “Euro Test” nga Serbia, ditë më parë kanë nënshkruar një marrëveshje e cila kap vlerën e 1 milion eurove dhe si e tillë kjo marrëveshje mundëson që produktet e Kosovës të shiten në Serbi me mbishkrimin ‘Made in Kosova’.

Në vitin 2019, Serbia, për shkak të vendosjes së taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës kishte eksportuar mallra në vlerë afër 5 milionë euro, sipas Doganave të Kosovës, por, para vendosjes së kësaj takse në nëntor të vitit 2018, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë në një vlerë prej rreth 400 milionë euro në vit.

Taksa ndaj produkteve me orgjinë nga Serbia është hequr nga Qeveria e Kosovës në prill të këtij viti.

Netanyahu: Në këtë Vit të Ri (hebraik), unë i shtrij dorën time të miqësisë popullit të Kosovës

Leonat Shehu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se zhvillimet e fundit në mes të Izraelit dhe Kosovës mund të çojnë drejt një epoke të re në të cilën mund të përfitojnë të dyja palët.

Ai i bëri këto komente nëpërmjet një letre që u lexua në një manifestim në Prishtinë me rastin e vitit të ri hebraik. Kremtimi u organizua pa ditë pasi që Kosova dhe Izraeli ranë dakord për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, që ishte pjesë e dakordimit për normalizim të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u arrit më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Në letrën e tij, kryeministri Netanyahu theksoi se “zhvillimet e fundit në mes të Izraelit dhe Kosovës mund të çojnë drejt një epoke të re në të cilën mund të përfitojnë të dyja palët. Jam i bindur se ne mund të arrijmë shumë duke punuar së bashku dhe shpresoj që do të shkojmë drejt përmbushjes”, thuhet në letër.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, përmes një videomesazhi i bëri jehonë marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të festuar së bashku me një marrëveshje historike për të shkëmbyer marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit dhe për të shkëmbyer ambasadat”, tha zoti Grenell.

Kryerabini i Shqipërisë, Yoel Kaplan, tha se populli i Izraelit dhe ai i Kosovës kanë ngjashmëri të shumta në mes veti për shkak të kaluarës së tyre.

“Kosova është e veçantë. Jo shumë njerëz në gjithë botën e dinë se sa e veçantë është Kosova. Çfarë ka të veçantë në Kosovë janë njerëzit dhe kjo i bën Izraelin dhe Kosovën më të afërt sepse populli në Izrael dhe në Kosovë janë të veçantë dhe shumë të ngjashëm”, tha ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se në këtë vit festa hebraike është edhe më e madhe pasi që pason lajmin për njohjen e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Izraelit.

E mirëpresim dhe do të punojmë fuqishëm për vënien e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona sa më shpejt që të jetë e mundur. Prandaj e shënojmë këtë ngjarje madhështore këtu në Prishtinë në një moment të veçantë dhe historik për të dy vendet edhe Kosovën edhe Izraelin në veçanti pasi që ky vit Hebraik po shënohet në një moment të rëndësishëm pas arritjes së marrëveshjes së Washingtonit, një marrëveshje kjo që ka karakter ekonomik, sigurisë por edhe të njohjes reciproke në mes shtetit të Kosovës dhe Izraelit”, tha presidenti Thaçi.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se Kosova është demokraci parlamentare sekulare e cila do të mirëpret pjesëmarrjen e kulturës hebraike dhe përfaqësuesve të tyre në të gjitha nivelet institucionale.

“Kësaj radhe viti i ri Hebraik është i posaçëm është festa e cila shënon njohjen reciproke Kosovë-Izrael. Komuniteti hebraik i Kosovës është hallk e rëndësishme në këto marrëdhënie tona. Ne do të vendosim së shpejti marrëdhënie tona diplomatike me shtetin mik të Izraelit dhe përtej kësaj do të thellojmë marrëdhëniet tona në çdo drejtim”, tha kryeministri Hoti.

Kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, veçoi ngjashmëritë mes dy popujve.

“Nuk ka dy popuj që i kuptojnë vuajtjet e njëri tjetrit më mirë e më shumë se sa populli ynë këtu në Kosovë dhe populli izraeli, prandaj është lajm i mirë që më në fund edhe politika e arriti stadin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike për të kurorëzuar një miqësi të gjatë me dekada të tëra ndërmjet popullit të Kosovës dhe atij të Izraelit”, tha zonja Osmani.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se njohja shtetërore ndërmjet Izraelit dhe Kosovës do të jetë vetëm hapi i parë i radhës në historinë e miqësisë dhe të respektit në mes të popullit shqiptar dhe atij izraelit.

E shkuara na mëson për bashkëpunim për paqe e ta ruajmë njerëzinë përballë çdo dhune që na kërcënon. Andaj le të lidhemi miqësisht me njëri tjetrin sigurisht Kosova duket e vogël dhe e varfër dhe nuk mund t’i ofroj shumë Izraelit dhe vendeve tjera mike por Kosova nuk ofron pak, ajo ofron zemrën e saj të hapur, angazhim dhe përkushtim për përparim të miqësisë në çdo sferë nga ekonomia deri te siguria, nga kultura deri te teknologjia”, tha zoti Kurti.

Yisroel Finman, rabin nga Tirana tha se shqiptarët veçohen për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore ndërsa bëri thirrje që Izraeli dhe Kosova të punojnë së bashku për të ardhmen e tyre.

Netanyahu: Zhvillimet e fundit Izrael-Kosovë çojnë drejt një epoke ku përfitojnë të dyja palët

Krenare Cubolli

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë përmes një letre se zhvillimet e fundit në mes të Izraelit dhe Kosovën mund të çojnë drejt një epoke të re, në të cilën mund të përfitojnë të dyja palët.

“Jam i bindur se ne mund të arrijmë shumë duke punuar së bashku dhe shpresoj që do të shkojmë drejt realizimit”, ka deklaruar Netahyahu.

Ai i ka bërë këto komente në kuadër të ngjarjes së organizuar të martën në Prishtinë nga Kryerabinati i Shqipërisë, Yoel Kaplan, për shënimin e Vitit të Ri Hebraik.

Netanyahu po ashtu ka thënë se vlerëson përpjekjet e komunitetit hebre në Kosovë për t’u bashkuar më shumë me njëri-tjetrin.

Shënimi i Vitit të Ri Hebraik në Prishtinë [5781], ka ardhur pak ditë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit.

Lajmi është bërë publik më 4 shtator në Zyrën Ovale nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Kjo ndodhi pasi Kosova dhe Serbia, nënshkruan nga një dokument me zotime për normalizim ekonomik.

Përveç Netanyahut, përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të Kosovës kanë diskutuar në ceremoninë e së martës për lidhjet që ekzistojnë mes popullit shqiptar dhe atij hebre.

Kryerabini Kaplan ka thënë se pëlqen Shqipërinë, mirëpo ndjehet më mirë në Prishtinë.

“Kosova është unike. Jo shumë njerëz në gjithë botën e dinë sesa e veçantë Kosova. Çfarë ka të veçantë në Kosovë janë njerëzit. Dhe kjo i bën Izraelin dhe Kosovën më të afërt”, ka thënë ai.

Rabini nga Tirana, Yisroel Finman, ka thënë në Prishtinë se shqiptarët kanë bërë shumë për të shpëtuar hebrenjtë, të cilët në kohën e nazizmit kanë qenë në Kosovë dhe Shqipëri.

“Sa më shumë që kam bërë kërkime, aq më shumë e kam kuptuar që vendet tona janë shumë të ngjashme, për shkak të kulturës dhe vështirësive që kemi përjetuar me të tjerët, që nuk janë kujdesuar siç duhet për ne”, ka deklaruar Finman.

“Është shumë e nevojshme për shtetet tona që të punojnë së bashku, por më shumë se aq, është e nevojshme që individët, përfshirë kosovarët, izraelitët, izraelitët në Amerikë, Zvicër dhe në gjithë botën, të ulen dhe të flasin me njëri-tjetrin”, ka thënë mes tjerash ai.

Rabini Finman ka thënë se “paqja arrihet kur njerëzit ulen së bashku, flasin me njëri-tjetrin dhe njohin njëri-tjetrin”.

Thaçi: E rëndësishme që njohja rrodhi nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se ceremonia e së martës është e veçantë meqë tani Kosova dhe Izraeli kanë krijuar marrëdhënie diplomatike.

“Këtë vit, kjo festë është edhe më e madhe sepse vjen me lajmin e shumëpritur për njohjen reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Izraelit. Me këtë, miqësia jonë historike, tradicionale mes dy popujve tanë, po forcohet çdo ditë e më tepër. Ndërtohet urë e fuqishme e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në sferat shoqërore, bashkëpunim nga i cili do të përfitojmë të gjithë. Do të përfitojë Kosova, Izraeli, Ballkani Perëndimor dhe i gjithë globi”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka theksuar se është e rëndësishme që njohja nga Izraeli ka rrjedhur nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti i Kosovës ka folur edhe për marrëveshjen e arritur në Shtetet e Bashkuara mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, SHBA-ja mund të kryejë marrëveshje politike dhe stabilizim të marrëdhënieve e njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.

“Prandaj shënojmë edhe këtë manifestim, këtë ngjarje madhështore këtu në Prishtinë në një moment të veçantë dhe historik për të dyja vendet, veçanërisht kur ky vit i ri po shënohet pas arritjes së marrëveshjes së Uashingtonit, marrëveshje kjo që ka karakter ekonomik, të sigurisë por edhe të njohjes reciproke të shtetit të Kosovës dhe Izraelit. Ka karakter ekonomik sepse kemi më shumë rrugë e autostrada, hekurudha bashkëkohore e vija ajrore funksionale. Ka karakter të sigurisë sepse me partnerët do të jemi në luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Do të kemi më tepër paqe. Dikur pakkush besonte se këto përpjekje mund të përfundonin me marrëveshje paqësore”, ka thënë mes tjerash ai.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur bindjen që pas njohjes mes Kosovës e Izraelit, Kosova do të thellojë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

“Komuniteti hebraik i Kosovës, është hallkë e rëndësishme në këto marrëdhënie. Ne do të vendosim së shpejti marrëdhëniet tona diplomatike me shtetin mik të Izraelit”, ka thënë Hoti.

Osmani: Marrëdhëniet Kosovë-Izrael të kalojnë një fazë tjetër të bashkëpunimit

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka dy popuj të tjerë në botë si populli i Kosovës dhe ai hebre që kuptojnë më mirë vuajtjet e njëri-tjetrit.

“Historia e dëshmon që për një kohë të gjatë, por në veçanti shtatë dekada më parë, kur populli i Kosovës dhe gjithë shqiptarët i qëndruan pranë popullit hebraik, për t’i shpëtuar ata nga shfarosja. Para 20 vitesh gjatë luftës në Kosovë, kur populli i Kosovës po rrezikohej pikërisht nga shfarosja, atëherë ishte populli i Izraelit dhe popujt demokratikë anembanë botës që i hapen dyert e tyre për refugjatë nga Republika e Kosovës”.

Ajo po ashtu ka kërkuar që marrëdhëniet Kosovë-Izrael të kalojnë një fazë tjetër të bashkëpunimit.

Kurti: Kosova është atdhe i hebrenjve

Pjesë e ceremonisë ka qenë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka thënë se Kosova është atdhe i hebrenjve. Sipas ti, hebrenjtë në Kosovë kanë po aq të drejta sa edhe kosovarët.

Kurti ka thënë se e shkuara ka mësuar të bashkëpunohet për paqe duke ruajtur njerëzit përballë çdo dhune apo kërcënimi.

“Ndjehuni në Kosovë si në vendin tuaj. Njohja shtetërore mes Izraelit dhe Kosovës do të jetë vetëm hapi i parë i radhës në historinë e miqësisë dhe të respektit në mes popullit shqiptar dhe atij izraelit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore shumëkush i kujton ndihmat që shqiptarët iu dhanë hebrenjve, por edhe gjatë dhe pasluftës në Kosovë. Izraeli dhe shumë vende të tjera kanë mirëpritur refugjatët tonë dhe kanë dërguar ndihma humanitare e ekonomike dhe janë angazhuar politikisht për drejtësi”, ka thënë Kurti gjatë adresimit të tij.

Krejt në fund i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka falëndëruar Kosovën përmes një video-mesazhi për mikëpritjen e të gjitha komuniteteve fetare.

Rama në Athinë, në tryezë me Mitsotakis çështja e detit

Kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të takohet sot në mbrëmje në Athinë me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin është parashikuar një darkë pune

Zoti Rama ndodhet në kryeqytetin grek për të marrë pjesë në konferencën e përvitshme të organizuar nga Qeveria greke dhe revista The Economist. Takimi i mbrëmjes me kryeministrin Mitsotakis, vjen në një moment kur Greqia ka deklaruar se synon të zgjerojë ujërat e saj territoriale në detin Jon deri në 12 milje.

Vendimi i saj rihapi debatet e vjetra mbi një marrëvveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë për përcaktimin e kufijve detarë dhe zonave ekonomike eskluzive. Kryeministri Rama foli për një të drejtë që Greqisë i njihet nga Konventat ndërkombëtare, duke saktësuar se ajo nuk ka lidhje me përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve.

Pas rrëzimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese të marrëveshjes së firmosur në vitin 2009, Tirana dhe Athina, rinisën bisedimet dy vjet më parë, si pjesë e një pakete çështjesh të mbetura pezull mes dy vendeve. Kryeministri Rama ka deklaruar se bisedimet për çështjen e detit janë ndërprerë, pas ardhjes në pushtet të qeverisë së kryeministrit Mitsotakis. Një gjë të tillë e konfirmoi pak ditë më parë dhe vetë kreu i qeverisë greke, ndërsa njoftoi se çështja e detit do të jetë temë e bisedimeve Të mbrëmjes së sotme me zotin Rama.

Vizita e kryeministri shqiptar në Athinë, u parapri në fundjavë nga një takim që ai pati në Turqi me presidentin turk Tayp Erdogan, vendi i të cilit është përfshirë në një përplasje të hapur me Greqinë, pikërisht për ujërat detare që dy vendet ndajnë me njëri tjetrin. zëri i amerikës

Ambasadori palestinez, i shqetësuar për zhvendosjen e mundshme të ambasadës serbe

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe ambasadori palestinez Mohammed Nabhan

Palestinezët e morën me shqetësim lajmin për transferimin e mundshëm të Ambasadës së Serbisë nga Tel Avivi në Jerusalem, tha ambasadori palestinez në Beograd, Muhammed Nabhan, në një takim që zhvilloi të martën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nabhan shprehu bindjen se udhëheqja e Serbisë, “në frymën e miqësisë tradicionale”, do t’i respektojë pikëpamjet e popullit palestinez, thuhet në një komunikatë të Presidencës së Serbisë, të cilën e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Vuçiq, në anën tjetër, e siguroi ambasadorin Nabhan se Serbia e respekton dhe e ruan miqësinë me palestinezët dhe e mbështet vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Lindjen e Mesme.

“Serbia është e përkushtuar ndaj përparimit të marrëdhënieve edhe me Izraelin, edhe me palestinezët dhe dëshiron zgjidhje të qëndrueshme, të bazuar në normat ndërkombëtare të së drejtës publike, që janë vendosur në Kombet e Bashkuara dhe që do të sillnin paqe, stabilitet dhe përparim për të gjithë”, tha Vuçiq.

“Presidenti Vuçiq e falënderoi udhëheqjen palestineze për mbështetjen e saj politike për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe për qëndrimin e saj parimor ndaj mosnjohjes së pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”, thuhet po ashtu në komunikatën e Presidencës serbe.

Me marrëveshjen e nënshkruar me Kosovën, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, parashihet zhvendosja e Ambasadës së Serbisë nga Tel Avivi në Jerusalem dhe njohja e ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

I pranishëm në ceremoni ka qenë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Statusi i Jerusalemit është një çështje e diskutueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Izraeli e pretendon të tërin si kryeqytet të vetin, ndërsa palestinezët e shohin Jerusalemin Lindor – i cili është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967 – si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Në vitin 2017, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe, në bazë të atij vendimi, kanë bartur ambasadën në Jerusalem.

Megjithatë, pak shtete – nga Bashkimi Evropian asnjë – e kanë ndjekur një hap të tillë.


Send this to a friend