VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Qindra tonelata mish i kontaminuar me salmonelë në Portin e Durrësit

By | August 24, 2019

Komentet

Enjtja e duarve – Faktorët që e shkaktojnë dhe çfarë duhet të bëni

Enjtja e duarve ndodh si pasojë e akumulimit të lëngjeve në inde.

Ka shumë raste kur përballeni me enjtjen e shpejtë të duarve, që ndikon jo vetëm në paraqitjen e jashtme por edhe në shëndet.

Enjtja e duarve ndodh si pasojë e akumulimit të lëngjeve në inde.

Kjo ndodh nga faktorë të ndryshëm, siç është ndryshimi i temperaturës.

Megjithatë, sipas të dhënave të AgroWeb.org enjtja e duarve mund të jetë simptomë e ndonjë problemi të fshehur shëndetësor.

Enjtja e Duarve Në Mëngjes

Duart duken më të enjtura në mëngjes sepse qëndrimi shtrirë gjatë natës mund të nxisë akumulimin e lëngjeve në duar.

Ekspertët këshillojnë që t’i vini duart në lëvizje, t’i shtendosni e t’i lëvizni deri sa duart të kthehen në gjendjen e mëparshme.

Enjtja e Duarve Si Pasojë e Motit

Duart enjten më shumë në mot të nxehtë.

Kjo ndodh sepse enët e gjakut zgjerohen në përpjekje për të mundësuar qarkullimin më të shpejtë të gjakut në lëkurë për ta mbajtur atë të freskët.

Në këtë rast, ekspertët këshillojnë që t’i fusni duart dhe kyçet në ujë të ftohtë dhe ato do të shfryhen menjëherë.

Aktiviteti fizik dhe Shtatëzania

Përdorimi i duarve gjatë aktivitetit fizik mund të shkaktojë enjtje të tyre.

Kjo ndodh sepse gjatë aktivitetit fizik trupi nxehet.

Ndërkohë gjatë shtatzanisë, enjtja e këmbëve dhe duarve është një simptomë shumë e zakonshme.

Gratë rekomandohen të veshin rroba të lehta, të kryejnë aktivitet të lehtë fizik dhe të mos rrinë gjatë në këmbë.

Kripa

Konsumi i tepruar i kripës mund t’i shtyjë qelizat të përthithin sa më shumë lëngje, gjë që nxit enjtjen e duarve.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e pakët të kripës, sepse kjo e fundit mund të rrisë tensionin e lartë të gjakut, sëmundjet e veshkave dhe atakun në zemër.

Artriti

Enjtja e gjymtyrëve është një nga simptomat më të përhapura të artritit.

Në rastin e kësaj sëmundjeje, duart janë të enjtura dhe të ngurta për një orë në mëngjes.

Ka raste që enjtja zgjat më shumë se tre ditë ose më shumë se tre herë në muaj.

AgroWeb.org rekomandon konsultën me mjekun në rast se enjtjet zgjasin dhe kanë dhimbje.

Spinaqi i kuq – Barishtja e mrekullueshme për organizmin

Spinaqi i kuq, me emrin botanik Amaranth Dubius ka një pasur vlerash ku përfshihet: hekur, vitaminat dhe mineralet.

Kur përmendet fjala spinaq, përpara syve na vjen një tufë gjethesh jeshile shumë të shëndetshme për organizmin.

Por spinaqi, nuk gjendet vetën në ngjyrën e gjelbër.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se ka një varietet tjetër të spinaqit që gjendet në ngjyrë të kuqe.

Spinaqi me gjethe të kuqe gjendet shumë në Indi, Afrikë dhe në shumë zona të Amerikës Qendrore.

Spinaqi i kuq, me emrin botanik Amaranth Dubius ka një pasur vlerash ku përfshihet: hekur, vitaminat dhe mineralet.

Të jemi të qartë, spinaqi i kuq nuk ka të bëjë aspak me atë jeshilin, megjithatë quhet i tillë si pasojë e ngjashmërisë.

Spinaqi i Kuq Dhe Vlerat Shëndetësore

Mjekët thonë sa më e ndezur të jetë ngjyra natyrale e një ushqimi, aq më i mirë është ai për shëndetin.

Spinaqi i kuq është plot e për plot me hekur që lufton aneminë.

Ai gjithashtu përmban antioksidantë, përfshirë vitaminën C që forcon imunitetin dhe mbron zemrën.

Veç tyre, spinaqi i kuq përmban edhe proteina, vitaminat K dhe A, si dhe folat.

Për Tretjen

Spinaqi i kuq është i pasur me fibër, dhe pengon konstipacionin.

Ai ka aftësi pastruese për zorrën e trashë por edhe për veshkat.

Ekspertët këshillojnë konsumin e gjetheve dhe bishtave në sallata të ndryshme,

Flokë Me Volum

Lëngu i spinaqit të kuq ka aftësinë ta bëjë flokun më të fortë dhe voluminoz nga rrënja tek majat, falë vitaminave dhe mineraleve.

Lëngu i spinaqit të kuq mund të përdoret në flokë 2-3 herë në javë.

Ai gjithashtu pengon shfaqjen e thinjave sepse është shumë i pasur me hekur, mangan, kalçium e të tjerë.

Tensioni i Gjakut

Spinaqi i kuq përmban shumë kalium por pak sodium, gjë që e bën në barishten perfekte për ata që vuajnë nga tensioni i lartë.

Një racion spinaq të kuq në ditë rregullon tensionin e gjakut dhe e ul atë

Për Rënien Nga Pesha

Proteina tek spinaqi i kuq, ul nivelet e insulinës në gjak dhe çliron hormonet që kontrollojnë urinë.

Kjo është shumë e rëndësishme për ata që duan të humbasin në peshë.

Veç proteinës, spinaqi përmban edhe fibër e cila rrit ritmin e metabolizmit.

Për Lëkurën

Gjethet e spinaqit të kuq janë fantastike për lëkurën, sepse heqin qelizat e vdekura dhe nxisin zhvillimin e qelizave të reja për një paraqitje më rinore dhe të freskët të lëkurës.

Ai ka efekt ushqyes dhe e bën atë më të butë.

Efektet Anësore

Nuk duhet ta teproni me spinaqin e kuq sepse ai mund të shkaktojë disa efekte anësore si: të përziera, probleme me tretjen, shtrëngime në stomak, probleme me veshkat./AgroWeb.org

Si t’i bindni fëmijët të hanë më shumë brokoli

Brokoli është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun dhe çdo i rritur e kupton këtë mjaft mirë.

Kur vjen puna tek fëmijët, pavarësisht se e mësojnë me këngë e tregime që brokoli është i mirë, ata shtrembërojnë fytyrën kur u serviret kjo perime.

Si T’i Bindni Fëmijët Të Hanë Më Shumë Brokoli

Ekspertët rekomandojnë që nënat të mësojnë e ta gatuajnë brokolin në mënyrën  e duhur.

Brokoli duhet trajtuar me kujdes që të jetë i ngrënshëm për të vegjëlit.

Ai duhet zier jo më shumë se 6 apo 7 minuta ose duhet gatuar në avull.

Duhet spërkatur me lëng të freskët limoni dhe vaj ulliri.

Mënyra të tjera servirjeje të kësaj perimeje janë kavërdisja e shpejtë ose pjekja me vaj ulliri.

Për ta bërë brokolin më të ngrënshëm, ju mund ta kavërdisni me pak gjalpë dhe ta kriposni lehtë.

Brokolin mund ta prisni në tufëza të vogla dhe ta gatuani me perime të tjera siç është lulelakra apo karrota.

Fëmijëve u pëlqejnë kombinimet e ndryshme, të vazhdueshme por jo të përsëritura.

Ajo që është e rëndësishme sipas ekspertëve është që fëmijët të kenë perime në pjatë çdo ditë.

Brokoli mund t’i argëtojë fëmijët.

Atë mund ta servirni me pure patate ose patate të pjekur dhe të ndizni imagjinatën e fëmijës, duke e përfytyruar pataten si shtëpizë e tufat e brokolit si pemë të vogla.

E rëndësishme është që fëmija, veçanërisht në darkë, nuk duhet ushqyer me forcë.

Ekspertët dhe pediatrët thonë që fëmijët duhet ta kenë pjatën me ushqim përpara por mos të kërcënohen, presionohen apo intimidohen për ngrënien e ushqimit.

Nëse nuk dëshiron ta hajë, fëmija nuk do të heqë dorë nga e vetja.

Këtu futet në lojë rryshfeti që është një teknikë të cilën duhet ta ruani në fund të përpjekjeve tuaja.

Ju mund t’i premtoni fëmijëve se nëse mbarojnë pjatën, ata do të mund të shijojnë diçka që u pëlqen me të vërtetë siç është çokollata apo patatinat./AgroWeb.org

Si të pastroni peshkun e freskët në disa hapa të thjeshtë

Shija e tij e mrekullueshme është një tjetër vlerë e shtuar që e bën peshkun një ndër pjatat më tunduese për të gjithë familjen.

Peshku është një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të servirni të tavolinat tuaja.

Shumë i rekomanduar nga mjekë dhe dietologë jo pa qëllim, pasi është i pasur më vitamina shumë të vlefshme për trupin.

Është burimi më i madh i acideve yndyrore omega-3, që ndihmojnë në rigjenerimin e trurit të gjithë organizmit.

Shija e tij e mrekullueshme është një tjetër vlerë e shtuar që e bën peshkun një ndër pjatat më tunduese për të gjithë familjen.

Megjithëse recetat mund të jenë të shumëllojshme në varësi të traditave apo shijeve, për pastrimin ka vetëm disa metoda efikase.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon pikërisht mënyrën e saktë të pastrimit të peshkut, e sidomos peshqve të mëdhenj.

Si të pastroni dhe zgjidhni peshkun e freskët

Para se të nisni me pastrimin e peshkut, është e rëndësishme ta blini atë sa më të freskët.

Shikoni gjithnjë poshtë flegrave apo velëzave që ndodhen në pjesën e hapur pas kokës.

Nëse këto pjesë janë të kuqe atëherë peshku është i freskët.

Një tjetër mënyrë e kontrollit është të shikoni sytë dhe të ndjeni aromën.

Kur sytë janë të qartë dhe shndrijnë atëherë sërish peshku është i freskët dhe mund ta konsumoni pa problem.

Më pas mund të filloni lehtësisht me pastrimin perfekt të tij sipas këshillave të AgroWeb.org.

Pastroni krahët

Fillimisht pritini me një gërshërë kuzhine apo thikë krahët anësore të peshkut që ndodhen në të dy anët e tij.

Veproni njësoj edhe me pjesën e sipërme, në kurrizin e peshkut ku ndodhet edhe pjesa tjetër e luspave të dala dhe me gjemba.

Sipas dëshirës mund të prisni edhe pjesën e bishtit në fund pa i hequr tulin e bishtit.

Pastrimi i pjesës së brendshme

Më pas sërish duke përdorur gërshërët ose një thikë të mprehtë, çaheni me kujdes pjesën e barkut të peshkut dhe pastrojeni.

Nxirrni jashtë të gjithë pjesën e brendshme të barkut me duar duke bërë kujdes.

Kur të ndjeni që është tërësisht bosh dhe i pastruar, shpëlajeni me ujë të bollshëm nga brenda pjesës që pastruat dhe jashtë.

Heqja e luspave

Zgjidhni një thikë të mprehtë dhe duke bërë kujdes filloni të pastroni luspat duke nisur nga bishti i peshkut drejt kokës.

Mbështesni pjesën e mprehtë të thikës tek peshku dhe rrëshqiteni nëpër luspa në mënyrë që ato të largohen plotësisht.

Bëjeni këtë proces disa herë nëse është e nevojshme në mënyrë që peshku juaj të jetë tërësisht i pastër.

AgroWeb.org ju këshillon që këtë proces ta kryeni afër lavamanit apo brenda ndonjë qeseje të madhe.

Kjo pasi luspat mund të shpërndahen nëpër kuzhinën tuaj gjatë proçesit të pastrimit.

Pasi të ndjeni me duar se peshku është pastruar tërësisht lajeni atë sërish me ujë të freskët e të bollshëm.

Këtë metodë mund ta bëni me të gjithë llojet e peshqve dhe më pas janë gati për të vazhduar me përgatitjen e recetave që dëshironi.

Mënyra perfekte e pjekjes së peshkut në furrë – Gati në 30 minuta

Gjithsesi, vështirësia e vërtetë e kësaj pjate qëndron tek mënyra e duhur e përgatitjes që shija të jetë perfekte.

Konsiderohet si një nga pjatat më të shijshme dhe të shëndetshme për t’u konsumuar.

Po flasim për peshkun, të cilin njerëzit ose e preferojnë shumë ose nuk e konsumojnë fare.

E për këtë ka një debat të madh, për shkak të shijes dhe aromës së veçantë që ky ushqim ka.

Gjithsesi, vështirësia e vërtetë e kësaj pjate qëndron tek mënyra e duhur e përgatitjes që shija të jetë perfekte.

Kështu që për amvisat, që të kenë në pak kohë një pjatë të shëndetshme dhe plot shije ne tavolinat e tyre, AgroWeb.org ju sugjeron një recetë të veçantë.

Ndiqeni më poshtë mënyrën e saktë se si të piqni peshkun në furrë, plot shije, aromë dhe në një kohë shumë të shkurtër.

Përbërësit

1 peshk rreth 400 gr

2 domate

1 thelbi hudhër

vaj ulliri

majdanoz

lëng limoni

piper i zi

kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj pjate , si fillim AgroWeb.org ju këshillon që ta pastroni peshkun dhe ta shpëlani atë me ujë të bollshëm.

Më pas zgjidhni një tavë mesatare pjekje dhe mbulojeni të gjithën me letër pjekje.

Vendosni dy letra pjekje afër njëra tjetrës në qendër të tavës në mënyrë që fletët e saj të qëndrojnë jashtë.

Pasi t’i keni puthitur mirë anët e letrave në mes të tavës, vendosni brenda peshkun gati për pjekje.

Shtoni kripën dhe piperin sipas dëshirës tuaj, duke e lyer mirë peshkun dhe prisni domatet në feta të holla.

Shtrojini edhe ato sipër peshkut, bashkë me hudhrën e prerë në copëza të vogla.

Në fund shtoni një tufë të vogël majdanoz të grirë, lëng limoni dhe vaj ulliri nëpër të gjithë sipërfaqen e tavës.

Për më shumë shije disa nga përbërësit, si domatet, hudhra apo majdanozi mund t’i fusni edhe brenda barkut të peshkut.

Kur të keni mbaruar me përgatitjen, merrni të dyja fletët e letrës së pjekjes që ndodhen jashtë tavës dhe bashkojini me kujdes me duar duke formuar një zarf të madh.

Kujdesuni që zarfi që do të krijoni të jetë mjaftueshëm i madh dhe të mos jetë i puthitur me peshkun në mënyrë që të mos ngjitet.

Veproni njësoj si në në foton e mëshposhtëme të shpjeguar nga AgroWeb.org.

Futeni peshkun tuaj të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

Kjo kohë është e parashikuar për një peshk të madhësisë 400 gr, siç thuhet dhe më lart në këtë recetë, por koha e pjekjes mund të jetë e ndryshme në varësi të madhësisë së peshkut.

Pasi të ndjeni që tava juaj është gati, nxirreni peshkun nga letra e furrës bashkë me domatet dhe servireni sipas dëshirës.

Dalloni vlerat e frutave dhe perimeve sipas ngjyrave që kanë

Falë ngjyrave të mrekullueshme që ato i gjejmë në treg, frutat dhe perimet na mundësojnë një ushqyerje të ylbertë.

Një nga këshillat më popullore dhe më të vërteta për një shëndet më të mirë është ngrënia e sa më shumë frutave dhe perimeve në ditë.

Falë ngjyrave të mrekullueshme që ato i gjejmë në treg, frutat dhe perimet na mundësojnë një ushqyerje të ylbertë të mirë jo vetëm për stomakun por edhe për trurin.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni rëndësinë e ngjyrave dhe vlerat që ofrojnë frutat dhe perimet sipas ngjyrës.

Portokalli/E Kuqe

E kuqja dhe portokallia janë dy prej ngjyrave më të ndezura të spektrit të frutave dhe perimeve.

Ushqimet me ngjyrë portokalli më të shëndetshme janë:

  • Karrota
  • Patatja e ëmbël,
  • Kungulli,
  • Pjepri.

Këto ushqime përmbajnë beta-karoten të cilën organizmi e kthen në vitaminë A.

Kjo vitaminë është thelbësore për rruazat e bardha të gjakut, imunitetin, kockat dhe qelizat.

Kjo vitaminë merret edhe nga disa prej ushqimeve më të mira me ngjyrë të kuqe që janë:

  • Domatet,
  • Shalqini
  • Qitro.

Ato janë të pasura me shumë antioksidantë.

Ushqimet Me Ngjyrë Të Gjelbër

Në këtë kategori, futen barishtet por edhe disa prej perimeve më të mira për shëndetin siç janë brokoli, lakra dhe spinaqi.

Ushqimet me ngjyrë të gjelbër përmbajnë shumë kalium, fibër, folat, vitaminat A, E dhe C.

Ushqimet Me Ngjyra Të Errët

Në këtë kategori futen ushqimet me ngjyrë blu, vjollcë ose edhe kafe siç janë:

  • Frutat e pyllit,
  • Qershitë,
  • Rrushi i kuq,
  • Vera e kuqe,
  • Kakaoja
  • Disa lloje çajrash.

Të gjitha ushqimet e lartpërmendura janë të pasura me flavonoidë.

Këto substanca janë të rëndësishme për shëndetin mendor dhe qarkullimin e gjakut.

Ushqimet Me Ngjyrë Të Verdhë

Në këtë kategori futen kryesisht yndyrnat.

Disa prej tyre, si margarina dhe gjalpi janë të dëmshëm për shëndetin, ndërkohë që vaji i ullirit është i shëndetshëm sepse përmban antioksidantë por edhe ndihmon në përthithjen e vitaminave që treten në yndyrë siç është vitamina A, D, E dhe K.

Përveç këtyre kategorive, një ushqyerje e ylbertë duhet të përfshirë edhe ushqimet me ngjyrë të bardhë siç janë ato të bulmetit por edhe me ngjyrë natyrale siç janë drithërat, kryesisht ato të papërpunuar.

A ndien truri dhimbje? – Faktet interesante që duhet t’i dini

Dehidratimi është një tjetër shkak për dhimbjen e kokës

Ka pretendime sipas të cilave, truri nuk ndien dhimbje.

Nëse është kështu, atëherë nga burojnë dhimbjet e kokës?

Sipas shkencëtarëve, trurit i mungojnë receptorët që dallojnë dëmin që po i shkaktohet trupit dhe që më pas e sinjalizojnë atë drejt zonave të tjera.

Fakti që trurit i mungojnë këto receptorë, nuk do të thotë se pjesa tjetër e kokës vuan nga një mungesë e tillë.

Me pjesën tjetër të kokës nënkuptojmë: enët e gjakut, muskujt dhe nervat e qafës, fytyrës dhe skalpit.

Si Shkaktohen Dhimbjet e Kokës Nëse Truri Nuk Ndien Dhimbje?

Dhimbjet e kokës shkaktohen pikërisht nga problemet në pjesët e lartpërmendura.

Receptorët në fjalë aktivizohen nga presioni, temperaturat ekstreme por edhe kapsaicina e cila është përbërësi më aktiv tek specat djegës.

Ka njerëz të cilët i kap dhimbja e kokës kur hanë akullore ose diçka shumë të ftohtë.

Kjo dhimbje shfaqet nga ndryshimi i menjëhershëm në qarkullimin e gjakut në venat që ndodhen në pjesën e brendshme të fytit dhe në tru.

Dehidratimi është një tjetër shkak për dhimbjen e kokës.

Mungesa e ujit irriton enët e gjakut në kokë dhe shkakton atë ndjesinë e çekanit brenda kokës.

Kjo vërehet kryesisht në rast se keni kaluar disa orë të mira duke pirë alkol.

Ka raste kur dhimbja e kokës shkaktohet edhe nga stërmundimi i nofullës dhe kërcitja e dhëmbëve kur njerëzit janë në gjumë.

Edhe nëse truri nuk ka receptorë të tillë, dhimbja e kokës mund të sinjalizojë një problem me trurin.

Dhimbjet e tejzgjatura të kokës që nuk ikin as me ilaçe janë shenja të një problem serioz në tru siç është: kanceri, hemoragjia ose infeksioni.

Dhimbjet shfaqen jo për shkak të aktivizimit të receptorëve por për shkak se truri enjtet dhe shkakton presion në të gjithë kokën.

Mungesa e receptorëve nuk do të thotë se truri nuk e përjeton dhimbjen. Kjo për faktin se truri është një organ që interpreton, vlerëson dhe përjeton të gjitha sinjalet ndijore të lëshuara nga trupi.

Për më tepër, ekspertët shpjegojnë se ndjesia e dhimbjes ndikohet shumë nga mendimet, ndjenjat dhe marrëdhëniet njerëzore.

Për shembull, nëse njeriu ndien dhimbje, e vlerëson atë në bazë të përvojave të mëparshme.

Kjo do të thotë se është pikërisht njeriu që vlerëson intensitetin e dhimbjes, dhe këtu futen emocionet, ndjenjat e të tjerë. /AgroWeb.org

Lagështira apo thatësira cila e ndikon më shumë gjumin e mirë

Një ambient me lagështirë ndikon drejtpërdrejt në përkeqësimin e alergjive dhe sëmundjeve respiratore

 

Lagështia lë gjurmë në cilësinë e gjumit.

Këtë e thonë ekspertët sipas të cilëve luhatjet e niveleve të lagështisë mund të shkaktojnë mjaft probleme.

Studimet kanë zbuluar se cilësia e mirë e ajrit, që përfshin edhe nivelin e saktë të lagështisë, përmirëson cilësinë e gjumit.

Rekomandimet shkencore për nivelin e duhur të lagështisë thonë se ai duhet të jetë nga 30 deri në 45 përqind.

Nëse lagështia në shtëpinë tuaj është mbi 50 përqind, ajo shkakton rritjen dhe përhapjen e mykut.

Gjatë stinës së alergjive, niveli i lagështisë rekomandohet të jetë nën 50 përqind që të ulë rrezikun e baktereve dhe alergenëve.

Përse Duhet Lagështia

Sistemi respirator i njeriut përmban qime mikroskopike të cilat kanë nevojë për lagështi në largimin e baktereve nga hunda dhe kraharori.

Thatësira e pengon këtë proces dhe bakteren shumohen në organizëm.

Kur Është Koha Që Të Rregulloni Nivelin E Lagështisë Në Shtëpi

Kur në dollapët tuaj shfaqet myku, atëherë në to ka shumë lagështirë.

Nëse peshqirët e banjës qëndrojnë të lagësht, atëherë niveli i lagështisë është i lartë.

Nëse ju thahet fyti ose ju çahen buzët pas gjumit, ajri është i thatë.

Gjakderdhja e tepërt nga hundët mund të tregojë edhe një ajër shumë të thatë.

Ajri i Thatë, E Ftohura Dhe Bllokimet Gjatë Gjumit.

Ajri i thatë irriton rrugët e frymëmarrjes dhe lehtëson hyrjen e viruseve të cilët jetojnë më gjatë në ajër të thatë.

Njeriu ftohet më shpesh dhe bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes e lë pa gjumë.

Kësisoj kuptohet lehtë se si nivelet tepër të ulëta të lagështisë ndikojnë tek gjumi por edhe shëndeti i përgjithshëm.

Nga ana tjetër, ajri i thatë shkakton edhe gjakderdhje nga hundët.

Ajri i thatë ndikon edhe në shëndetin e lëkurës e cila preket më lehtë nga ekzema.

Nëse tashmë vuani nga alergji të ndryshme, duhet të dini që ajri i thatë i përkeqëson ato.

Mënyra më e thjeshtë për të shtuar nivelin e lagështisë në shtëpi është që të hapni dushin për disa minuta, pse të lëni në dhomën e gjumit një enë me ujë e cila do të avullojë./AgroWeb.org

Hithra me limon, trajtimi natyral kundër anemisë

Hithra është e pasur me vitamina dhe minerale, ndër të cilat veçojmë hekurin.

Anemia është një sëmundje që shkaktohet nga mungesa e hekurit ose si shenjë shoqëruese e një problemi tjetër shëndetësor.

Simptomat e anemisë përfshijnë lodhjen, rënien e flokëve, takikardinë e të tjera.

Ilaçet dhe kurat farmaceutike janë të shumta. Por duhet të keni kujdes nga suplementët e hekurit.

Kujdesi nis duke mësuar më shumë për efektet anësore të këtyre suplementëve.

Hekuri shkakton oksidim në organizëm që sjell probleme në tretje.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, për të parandaluar një problem të tillë duhet të rrisni konsumin e ushqimeve të pasura me hekur siç janë barishtet, bishtajoret, panxhari, majdanozi e të tjerë.

Nëse preferoni të konsumoni suplementë, sigurohuni që të përmirësoni përthithjen e këtij minerali duke e shoqëruar gjithmonë me ushqime të pasura me vitaminë C.

Pas diagnostikimit dhe medikamenteve të rekomanduar nga mjeku, ju rekomandojmë të përdorni edhe këtë kurë natyrale me hithër dhe limon.

Kjo kurë me dy përbërës do t’ju mundësojë të parandaloni dhe trajtoni aneminë në mënyrë natyrale.

Hithra është e pasur me vitamina dhe minerale, ndër të cilat veçojmë hekurin.

Ajo ka aftësi të përmirësojë tretjen dhe të pastrojë gjakun.

Limoni është gjithashtu i fuqishëm në pastrimin e organizmit dhe në përthithjen e ushqyesve.

Limoni është i pasur me vitaminë C, që siç e thamë më lart ndihmon në përthithjen e hekurit nga ushqimet.

Kura me Hithra dhe Limon Kundër Anemisë

Duke parë vlerat e këtyre dy përbërësve, vjen natyrshëm ideja e bashkimit të tyre në një kurë të vetme kundër anemisë.

Përbërësit:

5 lugë gjelle me gjethe të thara hithre. Mund të përdorni edhe gjethe të njoma.

Lëngu i një limoni

1 litër ujë

Përgatitja:

Ziejeni ujin në një tenxhere.

Kur sapo të ketë marrë valë, hiqeni nga zjarri dhe shtoni hithrën e thatë.

Mbylleni kapakun dhe lëreni hithrën të tretet në ujë për 5 minuta.

Më pas kullojeni lëngun, shtoni lëngun e limonit dhe nëse dëshironi pak mjaltë.

Nëse keni gjethe të njoma, atëhere ziejini bashkë me ujin.

Këtë pije mund ta pini përgjatë ditës por jo gjatë vakteve.

Për shembull, mund të pini një gotë me stomak bosh, një paradite dhe një pasdite.

Pija duhet konsumuar për 15 ditë për të shtuar nivelet e hekurit dhe për të parandaluar aneminë.

Pas këtyre dy javëve, kufizojeni pirjen e lëngut në një gotë në ditë.

Mos harroni të bëni limonin pjesë e vakteve tuaja për të përmirësuar përthithjen e hekurit.

Majdanozi i freskët është gjithashtu një barishte që duhet ta konsumoni, sepse përmban edhe hekur edhe vitaminë C./AgroWeb.org 

Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur

Marrëdhëniet me njerëzit e tjerë janë thelbësore për lumturinë e individit

Studimet për rolin e lumturisë në mirëqenien e njeriut kanë marrë një hov të madh vitet e fundit.

Ekspertët janë veçanërisht të interesuar për sjelljet, qasjet dhe zgjedhjet që nxisin lumturinë tek njerëzit.

Deri tani, ata kanë zbuluar se njeriu mund të ketë nën kontroll të paktën 40% të lumturisë së tij.

Pjesa tjetër kontrollohet nga genet dhe faktorët e jashtëm.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 9 sjelljet dhe zgjedhjet që e bëjnë njeriun më të lumtur.

Marrëdhëniet Shoqërore

Marrëdhëniet me njerëzit e tjerë janë thelbësore për lumturinë e individit.

Një studim specifik që u shtri në një periudhë kohore prej 70 vitesh zbuloi se njerëzit më të lumtur e më të shëndetshëm janë ata që kanë kultivuar marrëdhënie të forta e të shëndosha me njerëz tek të cilët kanë besim dhe gjejnë mbështetje.

Koha Është Flori

Studimet tregojnë se njerëzit e lumtur janë më të interesuar të kenë kohë se para.

Kjo qasje ndaj jetës se koha është flori, i bën njerëzit më të lumtur.

Paraja

Paraja është e rëndësishme për mirëqenien dhe lumturinë.

Megjithatë, studimet tregojnë se sa më të larta të jenë të ardhurat vjetore, aq më e madhe do të jetë lumturia.

Ndërgjegjësimi

Njerëzit që nuk e lënë rutinën dhe ditën t’i vëjë përpara janë më të ndërgjegjshëm për ambientin që i rrethon dhe bukuritë e tij.

Mjafton një gjest i vogël si nuhatja e një trëndafili që t’ju japë energji dhe kënaqësi.

Mos i angazhoni gjërat dhe gjestet e vogla, thonë ekspertët.

Mirësia

Një veprim i mirë ka ndikim mjaft pozitiv tek humori.

Vullnetarizmi, mirësia, bujaria, dashamirësia janë të gjitha tipare të njerëzve të lumtur.

Aktiviteti Fizik

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm jo vetëm për djegien e kalorive.

Studimet tregojnë se aktiviteti fizik është i lidhur ngushtë me lumturinë, sepse pikë së pari, lufton stresin dhe largon barrën e mendimeve të këqija.

Më Shumë Eksperienca

Njerëzit kanë tendencën të jenë më të lumtur nëse shpenzojnë para për eksperienca dhe jo për gjëra materiale.

Studiuesit thonë se blerjet që ju mundësojnë eksperienca të reja do ju bëjnë më të lumtur.

Jeto Çastin

Njerëzit e lumtur kanë tendencën të jenë të vetëdijshëm për çdo moment të ditës që kalojnë.

Ata meditojnë dhe vlerësojnë çdo moment, gjë që i bën të lumtur por edhe të shëndetshëm.

Kape çastin dhe jetoje.

Çaji i luledeles kundër kollës dhe bronkitit – Si ta përdorni për shëndetin

Ky çaj ndihmon kundër shumë infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes siç është bronshiti, kolla apo sinoziti.

Luledelet sjellin shumë buzëqeshje tek të rritur e fëmijë.

Prania e tyre në lëndina lajmëron ardhjen e pranverës, ndërkohë që çdo petale fluturon në ajër bashkë me dëshirat e rrëfyera në fshehtësi.

Luledelet nuk janë të  bukura vetëm për sytë apo për kurorat më të bukura.

Ato mund të përgatiten edhe si çaj freskues dhe gjallërues për organizmin.

Çaji i Luledeles Kundër Kollës Dhe Bronshitit

Ky çaj ndihmon kundër shumë infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes siç është bronshiti, kolla apo sinoziti.

Përgatitja e këtij çaji është shumë e thjeshtë.

Mjafton të mblidhni një tufë me lule dhe t’i mbani në një pjatë plastike buzë një dritareje të ndriçuar mirë nga dielli.

Lulet kanë nevojë për 2 ditë për tu tharë plotësisht.

Pasi të thahen ju mund t’i mbani në një kavanoz qelqi ose t’i përdorni si çaj.

Për çajin mund të përdorni edhe lule të freskëta por në sasi të dyfishtë.

Për përgatitjen e çajit ju nevojiten: 250 ml ujë të nxehtë dhe një tufë me luledele.

Ziejeni ujin dhe më pas hiqeni çajnikun nga zjarri.

Shtoni lulet dhe mbylleni kapakun.

Lërini në çajnik për 10 minuta dhe kur uji të ketë marrë një nuancë të verdhë të çelët, kullojeni me një napë të pastër.

Çajin pijeni menjëherë sapo të jetë ftohur pak.

Doza e rekomanduar e këtij çaji është tre filxhanë të vegjël në ditë.

Vlerat e Luledeles Për Shëndetin

Luledelet përmbajnë shumë vajra esencialë të cilët lëshohen në ujë dhe ndihmojnë kundër të ftohurës e bronshitit.

Kjo lule mund të përdoret edhe për të stimuluar oreksin por edhe për të përmirësuar tretjen.

Çaji i luledeles është efikas kundër diaresë dhe në disa raste edhe kundër konstipacionit.

Luledelja mund të përdoret edhe në kuzhinë.

Gjethet, lulet dhe petalet kanë një shije të këndshme dhe për rrjedhojë ato mund të përdoren në supa e sallata./AgroWeb.org

Udhërrëfyesi praktik për larjen e rrobave të dimrit

Rregulli i përgjithshëm për larjen e xhupave të dimrit është që t’i kategorizoni sipas materialit dhe gjithmonë të lexoni udhëzuesin.

Palltot, xhupat dhe xhaketat e dimrit kanë nevojë të lahen dhe pastrohen një ose dy herë në çdo stinë.

Nëse pallton ose xhupin e vishni çdo ditë, ai duhet larë dy herë në sezon.

Palltot e një materiali më të veçantë duhen dërguar tek pastrimi kimik për më shumë përkujdesje.

Udhërrëfyesi Praktik Për Larjen e Rrobave Të Dimrit

Rregulli i përgjithshëm për larjen e xhupave të dimrit është që t’i kategorizoni sipas materialit dhe gjithmonë të lexoni udhëzuesin

Xhupat prej najloni, me push apo pupla duhen larë së bashku me ujë të ftohtë dhe larës të zakonshëm.

Ato duhen mbërthyer në mënyrë që kopsat dhe zinxhiri të mos shkaktojë ndonjë grisje.

Sa i përket palltove, ato mund t’i lani në programin e lavatriçes për larje me dorë dhe që të pengoni zhubrosjen e pallots, fusni disa topa të vegjël tenisi.

Ato jo vetëm që do ta mbajnë pallton të butë dhe pa rrudha por edhe do të përshpejtojnë procesin e tharjes.

Nëse palltot tuaja janë prej leshi, zgjidhni sërish programin më delikat të larjes së rrobave, ose lajeni me dorë.

Në vend të solucionit larës të zakonshëm, përdorni shampo për bebe ose një solucion të përshtatshëm për rroba leshi.

Për ta tharë, pallton vendoseni drejt dhe horizontalisht duke e sheshuar me dorë për të ruajtur formën sidomos tek shpatullat dhe krahët.

Xhaketat dhe xhupat e lëkurës duhen pastruar vetëm në pastrim kimik.

Ruajtja e Rrobave Të Dimrit

Palltot dhe xhupat prej lëkurë, leshi dhe kadifeje kanë nevojë për hapësirë dhe nuk duhet të rrinë ngjeshur me njëri tjetrin.

Ato duhen mbajtur në varëse druri në pak distancë nga njëra tjetra.

Palltot mund t’i ruani të palosura mirë edhe në kuti të ndryshme plastike.

Xhupat dhe xhaketat e dimrit mund të ruhen në qese të përshtatshme për vakum.

Të gjitha rrobat e dimrit duhen mbajtur në vende të thata, të errëta dhe të freskëta./AgroWeb.org