VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

QEVERIA KURTI – QEVERI MBRESLENËSE DHE MODEL I QEVERISJES SË SUKSESHME E INTELEKTUALE BOTËRORE – Nga Reshat Nurboja

By | May 23, 2020

Komentet

NJË KAPITULL I RI PËR ALEANCËN TRANSATLANTIKE NATO  – Nga Frank Shkreli

 

Ditën e betimit të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Z. Joe Biden dhe Zëvëndës presidentes Kamala Harris, më 20 Janar, 2021, Sekretari i Përgjithëshëm i Aleancës Transatlantike, NATO, Z. Jens Stoltenberg, në emër të Aleancës që ai drejton, uroi udhëheqsit e ri të Amerikës, duke u shprehur se, “Kjo ditë shënon një kapitull të ri për Aleancën transatlantike.”

“Lidhja midis Amerikës së Veriut dhe Evropës është gurthemeli i sigurisë sonë dhe një NATO e fortë është mirë si për Amerikën e Veriut ashtu edhe për Evropën.  Për më shumë se 70-vjet, Aleanca jonë transatlantike ka garantuar lirinë, paqën dhe sigurinë për popujt tanë. Udhëheqja e SHBA” në NATO i ka shkruar Sekretari i Përgjithëshëm, Z. JensStoltenberg, Presidentit Joe Biden, “Mbetet thelbësore, ndërsa punojmë së bashku për të mbrojtur demokracitë tona, vlerat tona të përbashkëta dhe rendin ndërkombëtar, të bazuar në rregulla dhe ligje.”  Në letrën e tij, drejtuar Shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë, me rastin e inaugurimit të tij president i Amerikës, udhëheqsi i NATO-s përmendi disa prej sfidave me të cilat përballen, së bashku, aleatët e kësaj organizate ushtarake, sfida siç janë kërcënimi që paraqet Kina ndaj sigurisë botërore, terrorizmi, gjendja në Rusi, në Afganistan dhe në Irak.

 

“Askush prej nesh nuk mund të përballet me këto sfida vetëm, por së bashku në NATO, ne përfaqësojmë një miliard njerëz dhe gjysmën e fuqisë ushtarake dhe ekonomike të botës.  Kështuqë, unë pres që të bashkpunoj ngusht me Presidentin Biden dhe ta mirëpres atë në Samitin e NATO-s në Bruksel më vonë këtë vit”, përqëndrimi i të cilit do të jetë nisma “NATO-2030”, me qëllim për ta bërë Aleancën tonë edhe më të fortë dhe më të aftë për tu përballur me problemet në të ardhmen, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Stoltenberg në urimin e tij drejtuar Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Z. Joe Biden.

 

(NATO Archive photo)

Siç duket, në një përpjekje për të siguruar pa vonesë aleatët e NATO-s për mbështetjen serioze të administratës së re amerikane ndaj Aleancës ushtarake transatlantike, edhe Sekretari i ri i Mbrojtjes në kabinetin e Presidentit Biden, Z. Lloyd J. Austin III, nuk humbi asnjë minutë, por me të arrijtur në Pentagon, ditën që emërimi i tij u miratua nga Senati, telefonata e tij e parë drejtuar një udhheqësi botëror ishte biseda me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Z. Stoltenberg, për të rithekësuar rëndësinë që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë Aleancës NATO.

Sipas një njoftimi nga Zyra e shtypit e Pentagonit, të dy udhëheqësit e lartë ushtarakë biseduan për rëndësinë e mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, mbi gjëndjen aktuale të sigurisë në botë, mbi përpjekjet për të pasur një NATO të fortë në të ardhmen dhe mbi misionet e vazhdueshme të Aleancës në Irak dhe në Afganistan.

Më vonë, udhdheqësi i Pentagonit, Z. Lloyd J. Austin III zhvilloi gjithashtu një bisedë telefonike edhe me Ministrin britanik të Mbrojtjes, Z. Ben Waallace. Sipas Pentagonit, dy zyrtarët e lartë të mbrojtjes amerikane dhe britanike ,“rithekësuan rëndësinë e marrëdhënieve të veçanta midis dy vendeve tona” dhe shkëmbyen mendime mbi përballimin me çeshtjet strategjike të interesit të përbashkët, përfshir kërcënimet nga Kina dhe Rusia.

Dy ditë para inaugurimit të Presidentit Joe Biden në Washington, Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Z. Jen Stoltenberg — në një takim virtual në Paris  ka folur për të ardhmen e NATO-s dhe për marrëdhëniet midis NATO-s dhe Amerikës – ndërsa është shprehur se, “NATO është e vetmja organizatë ku Evropa dhe Amerika Veriore bashkohen çdo ditë”, duke shtuar se kjo aleancë, “përbën një platformë unike”, e cila përdoret për të biseduar mbi çështje që i përkasin sigurisë së përbashkët në përgjithësi, çeshtje me të cilat — sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Z. Stoltenberg — “As Amerika, as Evropa  nuk mund të përballen, vetëm”, me këto sfida pasi janë çeshtje që as njëra palë vetëm nuk mund t’i zgjidhin në mënyrë të kënaqëshme, pa bashkpunim dhe bashkrendim me njëra tjetrën. Sikur të dy palët donin të theksonin për botën rëndësinë e këtij bashkpunimi dhe hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet midis Washingtonit dhe NATO-s,  njoftohet se sot Presidenti Joe Biden dhe Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s zhvilluan një bisedë telefonike.  NATO – News: NATO Secretary General speaks with US President Biden, 26-Jan.-2021

 

Jam i bindur se Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Z. Stoltenberg e di se Presidenti Joe Biden është një mbështetës i vjetër i Aleancës ushtarake NATO, si due i lidhjeve të ngushta të kësaj aleance me Shtetet e Bashkuara dhe të lidhjeve transatlantike në përgjithësi midis Shteteve të Bashkuara due Evropës.  Ekspertët besojnë se pas katër vjetë marrëdhëniesh të ftohta midis ish-administratës Trump dhe NATO-s, administrata e re në Washington e kryesuar nga Presidenti Biden pritet që të bashkpunojë ngusht me Sekretarin Stoltenberg dhe me NATO-n, në përgjithësi, për të forcuar mëtej lidhjet midis Amerikës veriore dhe Evropës.  Gatishmëria nga të dy palët, për hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet midis NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, vihet re nga komunikimet tepër të ngrohta dhe të sinqerta të ditëve të para midis udhëheqësve më të lartë të administratës së re në Washington dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Z. Jens Stoltenberg.

Ndoshta është e tepërt të thuhet se marrdhëniet e ngushta midis Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s janë edhe në interesin e Shqipërisë, si anëtare e NATO-s, por edhe në interesin e Kosovës që aspiron antarësimin eventual në NATO.  Lidhjet e forta midis Washingtonit dhe NATO-s janë jetike edhe për interesat shqiptare në përgjithësi përfshir sigurinë due lirinë e tyre – kur të merret parasysh  ndërhyrja e kësaj organizate ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara – për herë të parë në historinë e saj – në luftën kundër Serbisë për të çliruar Kosovën*.

*Ishte pikërisht 12 Prilli i vitit 1999, kur Këshilli i Aleancës së Atlantikut Verior, vendosi në një mbledhje të jashtëzakonshme në Bruksel mbi gjëndjen në Kosovë, objektivat e saja për çlirimin e Kosovës – objektiva të cilat disa ditë më vonë u miratuan nga udhëheqsit e shteteve dhe të qeverive në një mbledhje për këtë qëllim mbajtur në Washington – më 23 Prill, 1999.

ALBINI ME AKTIVISTË KURBANË TË DEMARKACIONIT DHE “ZAJEDNICËS” – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Pushtetarët e djeshëm dhe të sotëm, qoftë edhe në mungesë, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Skënder Hyseni, realizuan Demarkacionin dhe nënshkruan Asociacionin, përkatësisht, “Zajednicën”, për ta bërë Serbinë hisedare në Kosovë! Ishte, pikërisht, LVV, e prirë nga Albin Kurti, që u kundërvu, madje, dhunshëm, me kundërshtinë e tyre, në mbrojtje të Republikës të Kosovës. LVV çështjen e “Zajednicës” e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, duke e stopuar bërjen fakt të kryer.
     Shtrohet pyetja: Kush duhet dënuar? Ata që realizuan Demarkacionin dhe nënshkruan edhe Asociacionin, apo Albinin, ngulmues për shpëtimin e tyre?! Ishte drejtësia e kapur nga PDK-ja e Hashimit, që i dënoi paligjshëm aktivistët e LVV. Është Gjykata Kushtetuese, e cila, me urdhër të Hashim presidentit, zvarriti për gjashtë muaj radhazi shqyrtimin e ankesës të LVV, për paligjshmërinë e deputetit Etem Arifi. Në pamundësi për të dhënë një vendim ndryshe, që do t`ia mundësonte Isa Mustafës zgjedhjen banditeske të një presidenti të dytë, për të vazhduar qeverisjen kontrabandë, deri në vitin 2023! Kapësit e drejtësisë, këtë herë, përmes Gjykatës Kushtetuese, duan goditjen e sërishme të Albin Kurtit, duke pamundësuar kadidimin domëthënës të tij.
     Analistë dhe banalistë të bollshëm, me porosi, vazhdojnë sulmet denigruese kundër Albinit me shokë. Të pakët janë ata që gjykojnë drejt e paanshëm. “Harrohet” qëllimi atdhetar e fisnik i aktivistëve të LVV, në mbrojtje të Republikës. Ndërkohë, vendosmëria e atyre që e kishin “mizën pas veshit”, të shantazhuar nga Serbia, ishin gadi t`ia bënin gjëmën Kosovës, për ta “shpëtuar lëkurën” e tyre!
     Qëllimi i LVV ishte madhor. Ndërsa provokimi i shqiptarëve, nga pushtetarët, ishte i vrazhdët dhe, skajshëm, cinik: “I kemi numrat, për ta kaluar Demarkacionin”, duke i lënë shqiptarët pa gjumë, me frikë dhe ankth të vazhdueshëm, për humbjen e territoreve të tyre stërgjyshore. Prandaj edhe mjetet sfiduese ishin adekuate, në proporcion me provokimet.
     Ata që Demarkacionin e quajnë “kauzë të rreme”, si dhe ata që kërkonin ta këmbënin tokën e Kosovës me liberalizimin e vizave, edhe sikur t`ua zinte frymën gazi lotësjellës, i hedhur nga aktivistët e LVV, nuk do të ishte kurrëfarë humbje, në krahasim më mijëra hektarë tokë të Kosovës, të falur Malit të Zi, si dhe bërjen hisedare të Serbisë në Kosovë, me realizimin e “Zajednicës”.
     “Thikat mbi hartën e Kosovës”, rezultuan të sakta, që nga deklarimet dhe veprimet të Thaçit, Vuçiqit, Ramës, Batonit, e deri ke ato të Bolton e Borell me kompani! Pra, nuk ishin imagjinare, por, faktike. Albini kishte të drejtë, kur paralajmëroi rrezikun dhe bojkotoi bisedimet konspirative.
     “Korrigjimet”, “shkëmbimet”, “duhet dhënë diçka Serbisë, për ta pranuar Kosovën-shtet”, janë joshje direkte të Serbisë, për të zhvatur territore tjera të Kosovës. Ata që ofrojnë zgjidhje të tilla, janë për t`u dyshuar dhe hetuar, deri në ndëshkim. Albini me aktivistët e tij, kanë qenë dhe janë kundër pazarllëqeve të tilla të rrezikshme, në dëm të Kosovës.
     Ndërkohë, Albini me shokë duhet të pyetet, nëse janë të vetëdijshëm, për dëmin që i bëjnë, sot, Kosovës, me deklaratat paushalle, për bashkimin me Shqipërinë, kur Kosova ende nuk është konsoliduar si shtet, në kufinjtë ekzistues?! Kjo favorizon Serbinë në kërkesat megallomane ndaj Kosovës dhe me këtë shantazhon ndërkombëtarët. Dy shtetet shqiptare nuk po merren vesh për vezë, patate, çimento, trarin, e lëre më të bashkohen! Broçkulla!
     Sidoqoftë, reformimi personal e gruporë, është i shëndetshëm edhe për Vetëvendosjen. Populli, tetorin e vjem, refuzoi PAN-in – en bloc – dhe mirë bëri. Organizimi kriminal Hashimi-Isa, me horrakët tjerë, për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ka irrituar popullin. Nëse populli merr siguri, që nuk ofron në bashkëqeverisje me partitë-banda të PAN-it, besimi tek qytetarët do të rritej për Vetëvendosjen.
     Koalicioni me dikë është domosdo, edhe pse besimi i VV, për fitore të bollshme, është i madh. Megjithatë, e vetmja zgjidhje reale do të ishte LDK-ja, si subjekt i painkriminuar. Sepse çkapja e shtetit, nuk mund të bëhet me ata që e kanë kapur shtetin. Tashmë, dihet, se LDK-ja, strukturat e saj, madje, edhe shumica absolute e Kryesisë, janë të shpërfillura nga Lidërshipi – klani Mustafa. Kjo është një e fshehtë publike. Rrjedhimisht, elektorati i LDK-së preferon koalicionin me LVV. Edhe Kurti ka qenë selektiv në kritika. Ka kursyer LDK-në, strukturat e saj, por, akuzon Lidërshipin e saj, për konspiracionet e pista me PAN-in.
     Kjo dëshmohet edhe me deklarimet e ish-ministrave të LDK-së, në ish Qeverinë Kurti, të cilët flasin në supërlativë për bashkëpunimin korrekt me kryeministrin Albin Kurti. Dy rastet e shkëputura, janë ndërhyrje direkte e jashtme. Dhe, këtë e thotë edhe “Deutsche Welle”, zyrtare gjermane: “Njeriu që organizoi rrëzimin e Qeverisë Kurti, tani, është i  akuzuari i Hagës”.

BASHKIMI KOMBËTAR MUND TË PROJEKTOHET NË KUADËR TË UNIONIT TË DY SHTETEVE SHQIPTARE – Nga JUSUF BUXHOVI

Mesazhi i ambasadorit amerikan në Kosovë Kosnett rreth asaj se ushtarët amerikanë nuk kanë vdekur as për Shqipërinë e Madhe e as për Serbinë e Madhe, duhet kuptuar drejt në Prishtinë dhe Beograd si nga aspekti i pragmatizmit politik dhe ai diplomatik, po edhe si vërejtje serioze ndaj veprimeve që rrezikojnë interesat amerikane në Kosovë.
Aspekti i pari ka të bëjë me atë se Kosova si shtet i pavarur është projekt perëndimor (kryesisht amerikan), për të cilin shtetet perëndimore në krye me SHBA-të ndërhynë ushtarakisht ndaj Serbisë duke anashkaluar edhe të drejtën ndërkombëtare.
Ndërsa aspekti i dyti ka të bëjë me atë se hapja e kësaj çështjeje kuturu siç po bëhet nga disa politikanë të papërgjegjshëm në Prishtinë dhe Tiranë për qëllime zgjedhore, pa përjashtuar edhe ato të “fsheshura” që vinë nga Beogradi, mund t’i shkojë për shtati vetëm Rusisë dhe aleatëve të saj të cilët po punojnë me ngulm që me tema të tilla, të destabilizohet rajoni, prej nga mandej, në dobi të tyre, mund të imponohen rikonfigurime të tjera gjeopolitike dhe gjeostrategjike.
Natyrisht se nga pikëpamja historike, kontekstet e ideologjive të shekullit të kaluar, ku nacionalizmi ka ushqyer projektet shtetmëdha, siç ishte krijimi i Serbisë, Greqisë, Bullgarisë, që shkuan në dëm të çështjes shqiptare, po qe se rikthehen me retorikën e “bashkimeve kombëtare”, qoftë edhe nën pretekstet e “marrëveshjeve historike me Serbinë”, siç ndodhi kohë më parë nga Thaçi, Vuçiçi dhe Rama, rrezikojnë drejtpërdrejt shtetin e Kosovës – të arriturën më të madhe të shqiptarizmit në këtë shekull, për ç’gjë, kundërshtimi i vendeve kryesore evropiane (Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe) edhe ndërhyrja amerikane kundër saj, ishte e pritshme.
Andaj, sot më shumë se kurrë retorika e “bashkimit kombëtare”, duhet të zhvendoset nga rrafshi i keqpërdorimit politik, për t’u vendosur te ai politik-diplomatik, që nuk mund të jetë tjetër pos te opsioni i një unionit të mundshëm i dy shteteve shqiptare, me mjete demokratike dhe në çatinë e përbashkët evropiane, gjithnjë në bashkëpunim dhe bashkëveprim me aleatët perëndimore, veçmas me SHBA-në dhe NATO-n.
Të tjerat, mund të jenë vetëm saltomortale, që do t’i shkonin për shtati Beogradit dhe Rusisë!

Ushtarakët mund të shmangnin hapjen e depove më 1997 – Nga HYSEN ARAPI

25 vjet me pare me dekret te Presidentit te Republikes z. Sali Berisha, bashke me disa ushtarake te tjere, kryesisht drejtues te njesive operative te ushtrise , komandante te llojeve te armeve dhe drejtore te Shtabit te pergjithshem na u akordua grada madhore « Gjeneral Brigade », nje nder dhe pergjegjesi e madhe njekohesisht.
Ngjarjet dramatike te vitit 1997, si nje fatkeqesi kombetare nderprene dhunshem karrieren , duke treguar se fati i ushtrise ishte i lidhur pazgjidhshmerisht me fatet e vendit, i cili pesoi nje tragjedi te vertete.
Duke mos qene pjese e ushtrise ne ate vit, ( larguar me kerkesen time qysh ne Shtator te vitit 1995), per shkak te mos perputhjes te qendrimeve te mia me drejtues te shtabit te pergjithshem dhe Ministrin e Mbrojtjes ( ku pavaresisht kesaj per kete te fundit ruaj kosideraten time pozitive, ), une personalisht kam arritur ne perfundimin se ushtaraket megjithe respektin konstant qe kam per ta e punen etyre, mund dhe duhet te kishin bere shume me shume, per te parandaluar dhe minimizuar katastrofen ne ushtri, duke mos pritur urdhera nga politika , por energjikisht te benin te pa efektshme perpjekjet e grupeve kriminale qe cuan ne shperthimin e depove te armeve, sulmin , pushtimin e shkaterrimin e bazave ushtarake detare e ajrore, veçanerisht ne ditet e para te rrebelimit te armatosur. Gjithsesi kjo periudhe do te jete ne fokusin e disa shenimeve te mia qe mund te vine ne forme te nje libri , i cili eshte konturuar tashme dhe pret qe te plotesohet.
Vetem me nje kategori te caktuar ( pakice) ushtarakesh nuk jam pajtuar e sdo te pajtohem kurre:
-Me nostalgjiket e diktatures dhe diktatorit , disa prej te cileve u vune ne krye te turmave dhe drejtuan veprimet antikombetare e antikushtetuese , kunder vete forcave te armatosura dhe shtetit te brishte te asaj kohe , te inkuadruar dhe ne te ashtuquajturat « Komitete te shpetimit ( lexo te shkaterrimit ) publik, duke shkelur mbi nderin, dinjitetin dhe betimin ushtarak.
Ndaj pjeses tjeter qe eshte padyshim shumice, perulem me respektin me te madh, per punen dhe sakrificat e tyre ,
duke iu uruar suksese ne detyrat dhe misionin e tyre ne mbrojtje te vendit, dhe detyrat si pjestare te Alences NATO.
Konsiderate , mirenjohje per te gjithe ata politikane, kolege, eprore e vartes me te cilet ndame perpjekjet tona per nje ushtri bashkekohore , e afte per te kryer misionin e saj!
Se fundi: mirenjohje dhe respekt per te gjithe ish studentët e mi ushtarake , me te cilet per 13 vjet ndame perpjekjet per te mesuar, pergatitur e kualifikuar ne rrugen e tyre drejte karrieres ushtarake.
Me shume se gjeneral, preferoj te mbahem mend si pegagogu qe nuk kurseu asgje per te transmetuar dije tek studentet e mi, nje pjese e te cileve paten ndikim edhe ne qendrimet e mia ne favor te ndryshimeve demokratike . Ata ishin frymezimi im.

Opozita në shqyrtimin e komisionerëve të pacertifikuar – Nga ROMEO GURAKUQI

 

Në mbrëmjen e 22 tetorit 2020, pa prit dhe pa kujtu, nga media mësova se isha vendosun në një listë të zezë përjashtimore nga një komision, të cilin Kryesia e PDSH e kishte krijuar për sigurimin e asaj çfarë Ambasadorja e SHBA në Tiranë, zonja Yuri Kim, e konsideroi një përfaqësi të kandidatëve të pastër të demokratëve në Parlament, në përmbushje të rolit thelbësor të opozitës në demokracinë e brishtë shqiptare. Ekziston një Kod i Heshtjes dhe i Konfidencialitetit brenda PD, por një nga komisionerët kishte shpejtuar ta nxirrte në media “veprën” e tij. Prita me qetësi arsyetimin e vendimit personal të marrë nga komisionerët, por asgja e tillë nuk më është dhënë deri më sot, përveç disa deklarimeve të përgjithshme, prozhmuese, fyese dhe akuzuese, të lëshueme në mënyrë konfuze nga komisionerët e paçertifikuar dhe që në kodin tonë konsiderohen shpifje për të cilat autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

Pyetja që i bëj vetes që nga ai moment është se kush janë këto “dinjitarë”, që kanë të drejtë të japin verdikte përkufizuese dhe poshtëruese mbi anëtarët e opozitës?

Në një sistem demokratik, vertetë ruhet e drejta e institucioneve për ndërtim akuze dhe dënime, por ekziston edhe e  drejta e qytetarit, për mbrojtje ligjore pranë institucioneve përkatëse. Kjo e drejtë përforcohet, kur komisionerët marrin pamje sekretarësh organizash bazë, nuk reshtin së foluri dhe akuzuari, ndërsa ne detyrimisht duhet t’i përmbahemi një kodi heshtjeje, që tashmë është tejkaluar nga koha. Por heshtja ime u jep të drejtë atyre dhe kjo nuk mund të ndodhë. Pranë institucionit drejtues politik, me 30 tetor 2020 kam depozituar një akt-padi për Komisionin e Apelit. Mbasi Gjykata e Apelit ende nuk është mbledhur, unë po paraqes arsyetimin tim mbrojtës:

Askujt nuk i ka shkue ndër mend 30 vite ma parë, se do të vinte një ditë, që filtri i vlerësimeve të elitës politike të PDSh-së, si parti e Qendrës së Djathtë, e vendosur sot në vitin 2020 në rrugën e çmontimit të një regjimi kleptokratësh, do të kalonte përmes një komisioni, të përbërë nga anëtarë që janë formatuar në fillesë në kuzhinën e ish- Komitetit Qendror të PPSH, në Grupin e Oficerëve Enveristë Bustambajtës të Shkollës së Bashkuar, subjekte të proceduar në një kohë për tregtim pyjesh; ose ndër njerëz, që ende nuk janë drejtuar pranë institucioneve, që të vertetojnë pastërtinë e figurës, të tregojnë çfarë bënin ata qysh në bankat e shkollës së mesme dhe vijim ne vitet (70-80), ku diktatura po bëhej çdo ditë dhe më e ashpër me rininë shqiptare. Imagjinoj si do të kishte reagu sot, dëshmori i demokracisë, Arben Broci kur do të shihte shkresmbajtësin dhe përkthyesin e Institutit të shoqes Nexhmije, duke u matur për ta shënuar emrin e tij me stilografin e dhuruar në zyrat sovjetike, apo çfarë deklarate do të kishte dhanë Dom Simon Jubani, kur do të shihte, se vlerësimin e kandidatëve të djathtë e komandon njëriu i parë i zinxhirit të uljes së gradës së marrëdhënieve të Shqipërisë me Seline e Shenjtë dhe e ka lanë Shqipërinë tash 7 vjet pa ambasador në Vatikan. Përkufizimin final të kësaj gjendjeje paradoksale besoj ta bante i madhi Arshi Pipa: “paskeni ra sërish në duart e “Jeunes Turcs” të prodhuem nga regjimi i vjetër bijt e mi, sikurse ua paralajmërova”! Po, i paharrueshmi Ati ynë politik! Ata kanë ardhë për të vra Opozitën, atë të njimendtën; atë të njërëzve të vuajtur, liridashës të qytetit tand dhe të të gjithë Shqipnisë së andrave tuaja!

Ndodhi pra në vitin 2020, mbas një kohe të pazakontë dhe pa shembuj të ngjashëm opozicioni parlamentar dhe extra parlamentar, dhune policore në kushtet e çmontimit të institucioneve të mbrojtjes së qytetarit, sakrificash të panumërta të popullit jokomunist të Shqipërisë dhe PDSH, që projekti i ardhshëm i burimeve njerëzore të destinuara me përmbys regjimin e Rilindjes së Etërve, të skicohej 100% nga majtistë të ri-integruar brenda të Djathtës. Por nuk është realisht vetëm e majtë kjo sipërmarrje e pafamë. Brenda kësaj skeme ndërhyrëse ka një produkt të ardhun si rezultat i tre muajve thëna e thashash të brendshme komisionare, siç me thojnë dëshmitarët, të denja për t’u krahasuar me modelin e diskutimeve të byrosë se pleqve të rrjedhur të PPSH, që rroposnin njerëz, por që planifikonin kapje të nesërme porcionesh pushteti, shpërblenin me favore, miq kohësh pushteti, lokal dhe qendror, që i mbajtën gjallë, etj. Në fund, ka edhe një desk komisionerësh të padukshëm, që s’kanë lidhje me konservatorizimin politik, perëndimizimin e Shqipërisë dhe çlirimin nga banda e zgrapcave: ështe desku i oligarkëve që hakmerret për çdo përmendje, atje nga periferitë juglindore të Tiranës. Të gjitha në kurriz të efikasitetit, racionalitetit dhe shpejtësisë së veprimit opozitar, kur koha nuk pret, kur përkufizimet politike duheshin bërë prej kohësh dhe skuadrat e aksionit opozitar në terren duheshin vënë përballë paramilitarëve të PS, që tashmë kanë kapë pikat e dobëta të Shqipërisë së varfën dhe kanë xanë votuesit me “tul buke”.

Askush nuk shpjegon dot kujt i duhej që një grup njerëzish të papërputhshëm më funksionin e vlerësuesit, të cilët nuk kanë realizuar marrjen e vertetimit të pastërtisë së figurës nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentët e ish-Sigurimit të Shtetit (sikurse e parashikon neni 4 pika ç e Udhëzimit numër 60, datë 25.06.2020 i Kryesisë së PDSH për procesin e zgjedhjeve të brendshme), të vendoseshin në një funksion të tillë kaq me përgjegjësi! Askush nuk arrin të kuptojë pse një procedure e tillë e ndërlikuar dhe e pangjashme ishte e domosdoshme t’i ofrohej si shpëtim demokratik Opozitës, që don sot një motorr të fuqishëm në shpirtin e saj riformatues të shoqnisë, institucioneve dhe drejtësisë!

Pa asnjë respekt për detyrën e ngarkueme, pa pikën e seriozitetit dhe përulësisë ndaj shansit të dhanun për të lanë nji herë një emër të mirë ndershmërie e drejtësie, pa asnjë metodologji, Komiteti i Shpëtimit Publik-Mehmeti II, i gjendur pa prit dhe pa kujtue sërish në një vend nderi në Selinë mbi të cilën vodhën vrer për 3 vite me radhë, e përdoren shansin e dhanun jo për bashkim, por për “hakmarrje zemërthyerish” të modelit 2017: “dogjën” çdo raport koordinatorësh, nuk morën parasysh asnjë votim të anëtarësisë së PD, lanë mënjanë raportet periodike të Instituti i Studimeve Politike mbi efikasitetin e deputetëve në Parlament dhe në jeten publike, nuk shqyrtuan asnjë dosje rekordesh mbi mënyrën se si është vënë pasuria, nuk kërkuan asnjë rekord nga Autoriteti  për Informim (nuk kishin se si derisa për vetë druheshin ta bënin) dhe një natë, papritmas, ilegalisht, në formë shantazhi, nxorën një listë me rreth 20 ish- deputetë të skualifikuar pa dhënë asnjë argumentim.  Ishin ata e gjithë e keqja e PD, “të panevojshmit”, “jo qytetarët”, “njerëzit me hije” dhe brenda kësaj të keqeje isha edhe unë, “ai shkodrani që guxoi t’i kërkonte paraprakisht me shkrim “komisionarëve”, të merrnim  ata të parët çertifikaten e pastërtisë”.

Pyetja që i bëj vetes është se kush janë këto “jakobinë kokëprerës”, që kanë të drejtë të japin verdikte përkufizuese dhe poshtëruese mbi figurën time? Në fakt, pyetjen komisionit ia kam bërë që herët, më, 24 shtator 2020, kur kam marrë prej tyre një shkresë të formuluar në kundërshtim me Udhëzimin nr. 60, datë 25.06.2020, neni 18, që përcakton si datë të fillimit të punës së Komisionit, në aspektin vlerësues të kandidatëve, 3 gushtin 2020 dhe datë përmbyllëse, datën, 10 tetor 2020, d.m.th. momentin kur listat e Komisionit të Vlerësimit dorëzohen për konsultim përfundimtar në anëtarësi: “Robespieristëve” që thithin dhëmbët pa të pa dot në sy, u shtrova pyetjen: Ju që kërkoni të më vlerësoni mua, a keni kryer detyrimet ligjore të deklarimit personal, mbasi për të çertifikuar të tjerët, duhet më së pari të kryenin çertifikimin, se nuk është firmosur në “Regjistrat e Djallit”, nuk keni qenë informatorë shokësh gjimnazi dhe universiteti, dëshmitarë në gjyqe politike kundër të akuzuarve “për veprimtari armiqësore”, ”agjitacion dhe propagandë”, para datës, 31 mars 1991”.

Me datë, 30 shtator 2020, në degën e PD Shkodër u zhvillua faza e tretë, ajo e konsultimit, e parashikuar nga Udhëzimi, në përfundim të së cilës, unë, kam rezultuar më i mbështeturi nga anëtarësia (më pak se 3% vota kundër), nga të gjithë kandidatët potencialë, që do të kalonin për shqyrtim në fazen e tretë (lexo nenin 18) në Kryesinë e PDSH. A e morën parasysh komisionerët votimin e anëtarësisë në bazë kur bënë seleksionimin e kandidatëve? Fakt është se komisionerët çertifikuan kandidatë, që nuk morën mbështetjen e anëtarësisë dhe skualifikuan kandidatë që anëtarësia i mbështeti fuqishëm. Pas kësaj çdo vendim i tyre bie, mbasi nuk është ligjor por i projektuar me arsye paragjykimore.

Në procedim të Udhëzimit nr. 60, në tagret mbetëse të Komisionit të Vlerësimit përfshihej zbatimi i detyruar i nenit 31, gjegjësisht, çertifikimi i listës finale të dalë nga konsultimi i anëtarësisë, d.m.th. rankimi mbi bazën e votës, dhënia e vlerësimit për kandidatët që kishin marr kontestime mbi 20% të votës së anëtarësisë. I gjithë ky procedim formal, do të duhej të realizohej mbi bazën e leximit të proces-verbaleve zgjedhore të dorëzuara Komisionit nga ana e drejtuesve të procesit zgjedhor në Shkodër, duke bashkëngjitur më pas vlerësimin e përgjithshëm të kandidatëve realizuar  në fazën e dytë, që konsiderohej i protokolluar në Protokollin e organizatës.

Çuditërisht, në vend të çertifikimit të rezultateve dhe marrjes së vendimit skualifikues për kandidatët, që nuk ishin aprovuar nga anëtarësia në Shkodër dhe kudo, Komisioni ndërhyn në fazën e  tretë, ndërkohë që tagret ndërhyrëse u kishin përfunduar në fazë të dytë.  (Neni 25 i Udhëzimit e ka të përcaktuar qartë, se faza e vlerësimit të kandidatëve është faza e dytë dhe jo faza e tretë; “Komisioni i Vlerësimit bën vlerësimin përfundimtar të kandidatëve, sipas metodologjisë së përcaktuar paraprakisht. Në përfundim të procesit të vlerësimit hartohen listat e kandidatëve të mundshëm, që do të përfshihen në procesin e konsultimit nga anëtarësia në secilen Degë”).

Konkluzioni: Vendimmarrja e fundit e komisionereve u realizua qartazi në shkelje të plotë të autoritetit të dhënë atyre nga Udhëzimi nr. 60 kryetarit të PDSH dhe Statuti i PDSH. Ata morën një vendim kur tagri u kishte përfunduar. Vlerësimi përfundimtar i komisionerëve mbyllej në momentin kur emrat e kandidatëve dërgohen në degë. E drejta e komisionerëve për të shqyrtuar kandidatët përfundoi ditën, që emrat i shkuan anëtarësisë për konsultim (në Shkodër, me datë, 30 shtator 2020). Pika 32 e udhëzimit e përcakton krejt qartë këtë: “Kryesia e Partisë përzgjedh kandidatët zyrtarë të PD në zgjedhje nga Lista e Kandidatëve të konfirmuar nga anëtarësia”. Mirëpo Komisionerët, nën ethet e tyre paranojake skualifikuese, gabimisht iu referuan nenit 31, duke bërë të paditurin, mbasi ajo pikë qartazi duhej të përdorej nga komisioni vetëm për ata kandidatë, të cilët ishin konfirmuar fillimisht, por më pas u skualifikuan nga anëtarësia.

Për të gjitha arsyet e shpjeguara më lart, unë pyeta Kryetarin e PDSH që së pari, ndaj meje të kërkohej falje nga autorët, për shprallimin e padrejtë publik dhe të korigjoheshin pasojat e dëmeve juridike. Po ashtu, vendimi i datës 21/22 tetor 2020 i Komisionit të Vlerësimit të Deputetëve të shpallej nul, d.m.th. i pavlefshëm, për shkak se dilte jashtë të gjitha parashikimeve dhe konceptit të Udhëzimit nr. 60. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit nuk kishin kryer vlerësim individual mbi metodologji, të protokolluar, bazuar në parashikimet e nenit 19 të Udhëzimit, por votim të fshehtë, të pabazuar në kriteret e vendosura. Mbi të gjitha, pretendimi se ishte bërë vlerësim bazuar në kritere, rezultoi i pavertetë (një mashtrim i rëndë publik i takticienit, tregtarit të proceduar të pyjeve dhe përkthyesit të Nexhmijes), i paprotokolluar dhe shumë fyes në deklarimin diferencues. Sipas deklarimeve të besueshme, komisionerët kishin realizuar vetëm votim të fshehtë mbi emra në fazën e tretë, pa pasur parasysh rezultatet e arritura në procesin e konsultimit në bazë, ndërkohë që neni 25 e saktëson atë shumë qartë. Po ashtu i kam kërkuar, Gjykatës së Partisë dhe kryetarit të opozitës, që të shpallë papërputhshmërinë për të qenë pjesë e strukturës verifikuese dhe shqyrtuese konform me kërkesat e Udhëzimit për Pastërtinë e Figurës, të gjitha ato anëtarë të Komisionit, që janë të thirrur nga ligja për të marrë çertifikatën respektive para autoriteteve zyrtare dhe nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Me mbetën një mijë pyetje pa përgjigje, por veç njera prej tyre më rëndon shumë: si asht e mundshme, që personazhe të cilët nuk i kanë deklaruar më parë anëtarësisë së PD dhe publikut prejardhjen e pronave dhe pasurisë që disponojne, nuk kanë marrë çertifikatat e pastërtisë  sikurse e kërkon ligja dhe rregullat e brendshme të PD, guxojnë të vendosin nën shenjestër pandershmërisht njerëz, që punojnë dhe ndërtojnë jetën e tyre bazuar në norma tërësisht të pastra morale dhe ligjore? Dikush e solli këtë kombinim të pamenduem, këtë kontorno të cinizmit, ligësisë, egoizmit, pabesisë, mendjemadhësisë boshe,  për të rrethuar me presion një udhëheqësi opozitare, që po ngrihet nga rrënojat e një sistemi të shkatërruar kushtetues dhe juridik, për të marrë drejtimin e stabilizimit të vendit, për t’i dhanë popullit shpresë dhe perspektivë për të ardhmen. Posaçërisht e rëndë është përpjekja për të dëmtuar përfaqësinë demokrate shkodrane, për t’i imponuar Shkodrës, Malësisë, Dukagjinit, Pukës, që ka qenë mbështetja tradicionale e opozitës properëndimore, një përfaqësi të pilotuar dhe formaliste. Kjo është tëresisht e papranueshme, ndaj besoj se zoti Basha do ta shfuqizojë përpjekjen sabotuese të komisionerëve,  ndaj një procesi novator demokratik, që PD filloi me aq përkushtim e seriozitet në muajin korrik 2020 dhe do rikryejë vlerësimin përmes metodologjisë së aprovuar dhe rrugës institucionale.

Tiranë, me 19.12.2020

Pse partitë e haraçit ia kanë mësy mërgatës? – Nga XHAFER SHATRI

Duke parë potencialin elektoral të mërgatës, LDK dhe PDK, kësaj radhe, janë mobilizuar maksimalisht për t’i ringjallur degët dhe pipat e tyre të tharë kaherë.

Krejt kot, sepse këto dy subjekte kanë abuzuar si askush tjetër me mërgatën dhe me përkushtimin e saj atdhetar.

Po i përmendi tri raste flagrante që mërgata nuk do t’i harrojë kurrë. Mbajeni mend: KURRË!

 

  1. Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, 1/4 e Fondeve të Republikës, të njohur si Fondi i 3 Përqindëshit, pas Luftës e ka privatizuar duke e kthyer në një OJQ, të njohur me emrin, tashmë botërisht të neveritshëm, UFORK! Se si janë shkrry këto mjete e tregon rasti i Naser Osmanit, ish-deputet i LDK-së, i cili 20 vjet pas Luftës u dënua me burg, si plaçkitës par exellance i parave që i takonin Fondit të Republikës, gjegjësisht buxhetit të Kosovës.

Po e përsëris atë që kam thënë disa herë më parë, se, Isa Mustafa është Ministri i vetëm në botë i Ekonomisë dhe i Financave, i cili buxhetin e shtetit, të mbledhur me shumë mund dhe me mandat kushtetues e ka kthyer në Organizatë Joqeveritare dhe e ka bërë rrush e kumbulla!

 

  1. Partia Demokratike e Kosovës e themeluar me paratë e Fondit Vendlindja Thërret, asnjëherë deri më sot nuk ka publikuar as një informatë të vetme për shumën e mbledhur nga Fondi Vendlindja Thërret. Nuk ka asnjë informatë të vetme se sa armatim është blerë me paratë e këtij Fondi. Por dihet se rreth 40 mijë DM që i kishte mbledhur Rifat Jashari me shokë për t’ia dërguar Komandantit të Kryengritjes së armatosur, Adem Jasharit kanë përfunduar në xhepat e Azem Sylës me shokët e tij, grupim i njohur botërisht si Shtabi i Rognerit!

Atyre që kanë probleme me kujtesën, ua përkujtoi se, menjëherë pas Luftës, policia e Unmikut, pati gjetur të fshehura në kasollën e qenit të Gani Thaçit, vëlla i ish-kryetarit të PDK-së, dikund rreth 400 dollarë cach!

 

  1. Pas Luftës, LDK dhe PDK gati në vazhdimësi kanë qeverisur bashkë. Këto subjekte që e kanë rrjepë mërgatën gati si Serbia, në shenjë ‘mirënjohjeje’ i kanë kthyer pikakalimet kufitare të Kosovës në shtrungë, ku i plaçkisin mërgimtarët, duke i detyruar, jashtë çdo norme ligjore, të paguajnë polisa sigurimi për automjetet e tyre. Ani se çdonjëri prej mërgimtar

ëve e ka kartonin e gjelbërt e vetëvetiu edhe sigurimin e veturës.

Të gjitha të hollat që plaçkiten nëpër pikat kufitare, dikund rreth 50 milion euro në vit, përfundojnë në xhepat e sekserëve të Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behxhet Pacollit.

 

Qeveria Kurti, vitin e kaluar e pati ndaluar këtë formë të neveritshme të plaçkitjes, por Avdullah Hoti në fund të vitit të kaluar e rivendosi sërish këtë haraç.

 

Shtrohet pyetja pse tash, në prag zgjedhjesh, partitë e oligarkëve po na mburren se e ringjallën këtë degë apo atë pip në filan vend apo në fistek shtet?

Qëllimi është krejt i tejdukshëm: Për të krijuar mbulesë për vjedhjet masive që do t’ua bëjnë votave të mërgatës.  Por kësaj radhe do të therren keq. Askush në mërgatë nuk ka as vota e as simpati për partitë e haraçit!

Mbajeni mend: Askush!

Prandaj çdo fletëvotim i mbushur do të kopjohet paraprakisht dhe pas rezultatit do të publikohen të gjitha në medie dhe në rrjete sociale. Sepse kështu do t’i nxjerrim lakuriq ata që, në Kosovën e lirë, janë mësuar ta marrin pushtetin, siç thoshte ambasadori amerikan, duke i vjedhur votat industrialisht.

Kushurijtë e Hoxhës, Kapos, Gradecit, etj. janë sot gurutë e partive kryesore politike shqiptare – Nga SHABAN MURATI

Nuk e kuptoj si guxohet të flitet akoma se shqiptarët rrëzuan në 1990 diktaturën më të egër në Europë, kur sot po glorifikohen anëtarët e Byrosë Politike dhe të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Sekretarët e Parë të Partisë së Punës nëpër rrethe, kryetarët e degëve të punëve të brendshme, gjeneralët e ushtrisë së atëhershme, kryeministrat dhe ministrat e qeverisë komuniste, shumë rrugë mbajnë emrat e tyre, madje disave u kanë ngritur edhe buste dhe fëmijtë e tyre janë bërë sot ministra si baballarët.
Dhe që ikonografia të jetë sa më autentike: kushurijtë e Enver Hoxhës, Hysni Kapos, Sulo Gradecit, etj. janë sot gurutë e partive kryesore politike shqiptare.
Ndoshta kjo bëhet që Shqipëria edhe sot të ndriçojë botën dhe të dëshmojë se sa e drejtë ishte parulla e udhëheqësit të përbotshëm shqiptar se demokracia e vërtetë është demokracia komuniste.

PRESIDENTI DR. IBRAHIM RUGOVA, UDHËRRËFYESI I KOMBIT – ME RASTIN E 15-VJETORIT TË KALIMIT NË AMSHIM – Nga Frank Shkreli

Sot në 15-vjetorin e shkruarjes në amshim të Presidentit të parë historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, Kombi shqiptar e kujton atë si një udhëheqës ndryshe, si një udhëheqës i cili nuk humbi asnjëherë rrugën drejtë pavarësisë së Kosovës dhe realizimit të objektivave kombëtare. E kujton atë sot si udhërrëfyesin e Kombit.  E kujtojmë si diellin që gjatë viteve të kalvarit të Kosovës – kur për të dhe për bashkpuntorët e tij të ngushtë, ishte shumë lehtë që ai humbte shpresat dhe guximin nga vranësitë ndër më të errëta që kishin mbuluar ndonjëherë jetën kombëtare të shqiptarëve të Kosovës dhe  të gjithë shqiptarëve kudo që ndodheshin, të cilët ndjeknin me mërzi tepër të madhe kalvarin neper të cilin po kalonte Kosova.

Fatkeqësisht, Presidenti Rugova iku nga kjo botë tepër heret, atëherë kur Kosova dhe Kombi kishin më së shumti nevojë për një njeri si ai dhe për një hov të pashterrshëm të ndjenjave për atdhedashuri të sinqert, për një zëdhënës dhe për një përfaqsues autentik të vlerave stërgjyshore kombëtare, pro-perendimore të shqiptarëve– pas një periudhe të zezë sllavo-komuniste prej gjysëm shekulli, të bazuar në një ideologji sllavo-aziatike e cila zbatonte brutalisht, si parim kryesor, shlyerjen – pikërisht — të këtyre vlerave kombëtare dhe të identitetit autentik kombëtar të shqiptarëve.

15-vitet e fundit të jetës së Dr. Ibrahim Rugovës ishin vendimtare në historinë e Kosovës dhe të Kombit shqiptar. Ishte një periudhë historike që kërkonte guxim e vendosmëri – bërtiste për një udhëheqës ndryshe për shqiptarët.  Presidenti Rugova shpesh thonte se gjatë historisë, Kombi ka patur shumë dështime megjithë përpjekjet e mëdha dhe flijimet e patriotëve shqiptarë që nga periudha e Gjergj Kastriotit-Skendërbeut e deri tek rilindasit, në fillim të shekullit të kaluar.  Megjithë këtë histori kombëtare vuajtjesh dhe deshtimesh për liri, përfshir vuajtjet e tija personale dhe familjare, Dr. Ibrahim Rugova asnjëherë nuk u dmeoralizua, nuk humbi shpresë as nuk ndërpreu përpjekjet e tija për lirinë e popullit të vet, por përdori çdo rast që i paraqitej, sidomos me të huajt, që të shpjegonte vuajtjet dhe padrejtësitë ndaj Kombit shqiptar gjatë shekujve, por njëkohësisht edhe të lartësonte emrin dhe vlerat e Kombit shqiptar dhe të Dardanisë së tij të dashur, duke ndërkombëtarizuar,  përpjekjet e Kosovës për liri dhe pavarësi si dhe vuajtjet shekullore të shqiptarëve nga shtet terrorist serb.

Presidenti Rugova kishte një vizion të qartë që ai e artikulonte edhe me miqët perendimorë, sidomos me përfaqsues amerikanë — për të ardhmen e Kosovës dhe të Kombit shqiptar, në liri dhe demokraci. Si asnjë udhëheqës tjetër i këtyre 30-viteve të fundit, ai ishte i bindur në rrugën që duhej të ndiqte Kombi shqiptar, nëqoftse dëshironte të hynte, ndërshmërisht, në radhën e kombeve të përparuara të përendimit. Ai ishte i bindur në përkrahjen e perëndimit drejt kësaj rruge për shqipztarët e sidomos në mbështetjen e të Shteteve të Bashkuara të Amerikes — drejt bashkimit dhe integrimit të Kombit shqiptar  në aleancat me vendet perëndimore, sipas tij, aty ku e kishin vendin e vet shqiptarët.

Ibrahim Rugova kishte parime gjykuese dhe një kulturë e qytetërim njerëzor plot urtësi, të gërshetuar nga traditat dhe vlerat më të mira të Kombit shqiptar. Ai ishte i vetdijshëm se, natyrisht, që trimëria dhe pushka e kanë vendin dhe kohën e vet për tu përdour në mbrojtje të interesave të Kombit, por me shembullin e tij, ai gjithashtu tregoi se dashuria për popullin e vet dhe mbrojtja e interesave kombëtare, dëshmohet gjithashtu duke i ruajtur — mbi të gjitha — edhe nderin due respektin emrit shqiptar — një mesazh ky shumë i përshtatëshëm dhe tepër i nevojshëm edhe për sot në këtë 15-vjetor të vdekjes së tij— sidomos për politikanët e sotëm anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor.  Kjo është dhe mbetet edhe njëra nga trashëgimitë e Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës me rastin e këtij 15-vjetori të vdekjes së tij – përfaqësimi me nder, burrëni dhe respekt i të drejtave dhe pëgjegjësive kombëtare, duke qenë i bindur në drejtësinë e kërkesave të shqiptarëve, përball shtypjeve dhe terrorizmit shekullor sllavo-serb ndaj shqiptarëve autoktonë.

Ç’prej se e kam njohur Ibrahim Rugovën – nga fundi të viteve 80-ta të shekullit të kaluar — ai asnjëherë nuk u lëkund nga vija e drejtë e shqiptarizmit dhe as nga idealet e tija.  Megjithë sfidat e mëdha me të cilat përballej ai dhe populli i tij, Dr. Ibrahim Rugova nuk hoqi dorë kurrë nga përpjekjet e tija dhe as nga bindja e tij se me ndihmën e miqëve historikë perëndimorë të shqiptarëve, Kosova, do të çlirohej nga zgjedha serbe dhe se më në fund do të fitonte lirinë dhe do të siguronte edhe pavarësinë e saj.  Ç’prej fillimit, ai e kishte shumë të qartë objektivin përfundimtar për Kosovën si dhe mënyrat për realizimin e këtij objektivi.

Fatkeqësisht, ai vdiq pa qenë dëshmitar i shpalljes dhe i njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga shumë vende të botës e sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilat kurdoherë që fliste për Amerikën e përfundote me fjalët, “Zoti e bekoftë Amerikën” dhe në “Miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara”.  Por epopeja e Rugovës nuk ka vdekur me të.  Edhe në këtë 15-vjetor të kalimit të tij në amshim –ai është duke lëshuar dritë përherë e më tepër për brezat, duke lulëzuar e duke dhënë fryte agimesh të reja e fatlume për Kosovën dhe për mbarë Kombin shqiptar – ashtu siç i ka hije një udhërrëfyesi historik të një Kombi edhe pas shkuarjes së tij në amshim.   Një udhërrëfyes, ose një, “Hero kombëtar, madhështor e mendjemprehtë”, siç e ka cilësuar Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën, Ish-Zëvendës Presidenti i Amerikës, gjatë një vizite në Kosovë në gusht të vitit 2016 – Z. Joe Biden, sot Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Frank Shkreli

Autori duke bërë nderimet e fundit si përfaqësues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, para arkivolit të Presidentit Ibrahim Rugova, të mbuluar me lule e flamur — Prishtinë, Janar 21, 2006

Çështja e detit: Pse Partia Demokratike nuk e padit qeverinë në Gjykatën Kushtetuese? – Nga SHABAN MURATI

Përse Partia Demokratike nuk e padit në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë qeverinë e kryeministrit Edi Rama për marrëveshjen e arritur me qeverinë e Greqisë në tetor 2020 për të dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë “çeshtjen e detit”?

Çështje ku qeveria, siç shprehet zyrtarisht në letrën e ministrit të jashtëm socialist dërguar në 12 shkurt 2018 presidentit të republikës, përfshin “delitimimin e të gjitha hapësirave detare: Detin Territorial, zonën ekskluzive ekonomike dhe shelfin kontinental”?

Në një kohë që:

1-Diskutimi i kufijve shtetërorë tokësorë dhe detarë nuk është tagër, kompetencë apo e drejtë e kryeministrit.

2-Diskutimin e kufijve shtetërorë tokësorë dhe detarë e ndalon Kushtetuta e Shqipërisë.

3-Marrëveshja e tanishme e qeverisë së Shqipërisë me qeverinë e Greqisë bie ndesh dhe shkel vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të 15 prillit 2010 për rrëzimin dhe nulifikimin e marrëveshjes qeveritare shqiptaro-greke të detit të vitit 2009 pikërisht sepse bëri objekt bisedimesh kufirin shtetëror detar të Shqipërisë.

4-Marrëveshja e tanishme midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Greqisë është bërë pa miratimin e Presidentit të Republikes, pa miratimin e Parlamentit të Shqipërisë dhe pa miratimin e një referendumi popullor.

NËSE SHBA TËRHIQEN EVROPA RREZIKON – Nga DANILO TAINO – Përktheu Eugjen Merlika

            Ishte njëherë imperializmi amerikan. Por prej më se dhjetë vitesh përfytyresa ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara është në tërheqje dhe në këtë 2021 sprapsja e mbifuqisë nga udhëheqja e përgjithëshme lajmërohet jashtë të gjithë caqeve. Aq sa do t’i hapen dyert rreziqeve të konflikteve të dhunëshme: siç është parë në kohët e fundit e shpesh në histori, kur fuqia zotëruese nuk e siguron më rendin ndërkombëtar, të tjerë Kombe nxitojnë të mbushin zbrazësirën e pushtetit që mbetet e fillon një garë ndërmjet atyre që duan të pohojnë mbizotërimin e tyre, në shkallë botërore ose në shkallë rajonale. Rreziqet e luftërave shtohen në mënyrë të konsiderueshme.

Që nga shëmbja e Bashkimit Sovjetik, në fillimin e viteve 90, Shtetet e Bashkuara kanë një politikë të jashtëme të pavendosur, që ndryshon shpesh mendim. Por më shumë së fundi, në presidencat e Barack Obamës dhe pastaj të Donaldit ata kanë filluar të mbyllen në vetvete. Sot Joe Biden gjëndet në kushte vështirësish shumë të mëdha për të hartuar një strategji të jashtëme të çfarëdo lloji. Në muajtë e shkuar, ai dhe skuadra e tij kanë propozuar t’i japin një hov të ri marrëdhënieve me bashkëpuntorët e përhershëm, n’Evropë e n’Azi. Sulmi mbi Capitol Hill më 6 janar ka shkatërruar një pjesë të mirë të mundësive për të ndërmarrë nisma ndërkombëtare serioze. Me gati dy të tretat e votuesve republikanë, të bindur se zgjedhjet presidenciale janë tjetërsuar, zotimi kryesor i Biden-it nuk mund të jetë tjetër veçse tërësisht i brëndshëm, një orvajtje paqësimi që nuk do të jetë e shkurtër. “Si gjithmonë, çdo politikë e jashtëme fillon në shtëpi” ka kujtuar në këto ditë Richard Haas, njëri nga diplomatët amerikanë më të ndigjueshëm. Me Shtetet e Bashkuara në një pështjellim politik që mund të rritet në javët e ardhëshme, qëndra e vatrës do të jetë tërësisht shtëpiake.

I pari që është futur në kuadrin ndërkombëtar në një çrregullim të plotë dhe me Washingtonin të hutuar, ka qënë udhëheqësi më i lartë i Koresë së Veriut Kim Jong-un, që ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara se don të zhvillojë një strategji të re të papëcaktuar, me gjasë bërthamore. Çasti i dobësisë amerikane është regjistruar gjithandej, nga Pekini në Moskë: i a jep rastin një Amerikë e lidhur nga ndodhitë e brëndëshme. Kina e Xi Jinping-ut është gjithënjë e më shumë e gatëshme të duket n’atë që e quan sferën e saj t’influencës: Hong Kongun, bazat në Detin e Kinës Jugore, në mënjanimin ndëshkues kundër Australisë, tensionet e kufirit me Hindinë. Shumë analistë pyesin se çfarë synimesh ka Xi në drejtim të Taivanit, ishullit që Pekini prej kohësh kërkon t’a verë nën kontrollin e tij: presidenti kinez ka sqaruar se gjëndja nuk i duhet lënë trashëgim brezave t’ardhshëm. Një trysni m’e madhe kineze mbi Taivanin, për të mos thënë një ndërhyrje e drejtpërdrejtë e ndonjë tipi, do të vinte në vështirësi të pamatëshme Washingtonin dhe do t’i jepte fund politikës amerikane të “dykuptimësisë strategjike” në drejtim të mbrojtjes së ishullit: duke u përgjigjur me rreziqe shumë të mëdha, apo t’i dorëzohet në fakt fitorja Pekinit që do të ndryshonte githë barazpeshat n’Azi, do të zhyste në krizë Japoninë dhe do të shtrinte hijen e Kinës edhe mbi Evropën?

Aftësia e Vladimir Putinit për të kryer veprime oportuniste kur sheh një zbrazësirë pushteti është e duartrokitur. Është parë në Ukrainë, në Siri, në Libi. Nga Biellorusia në Lindjen e Mesme Moska do të përfitojë nga çdo hapësirë e lejuar nga mungesa amerikane pë të pushtuar pozita ndikimi. Më të lirë për të respektuar një rend të pikturuar në Washinton do të ndjehen të tjerë ”burra të fuqishëm”, nga Rexhep Taip Erdogani në Turqi, tek ajatollahët iranianë, nga Abdel Fattah al Sisi n’Egjypt tek Nikolas Maduro në Venezuelë.

Në këtë paqëndrueshmëri të mëtejshme dhe përballë rreziqeve në rritje të luftërave e t’atyre civile, Evropa natyrisht nuk mund t’i lejojë vetës rolin e sehirxhiut dhe t’atij që nuk kupton se kërcnimet e vërteta nuk vijnë nga Shtetet e Bashkuara – ku politika është jashtzakonisht e ndarë, por ku demokracia ka qëndruar – , por vijnë nga autokratët. Aleanca me Shtetet e Bashkuara, me gjithë ngërçet e tyre, është ende e vetmja mundësi që Evropa ka të mbrojë vlerat e saj, institucionet dhe ekonominë e saj, ndoshta më shumë se dje. Shënja miqësie të drejtpërdrejta Amerikës do të bënin mirë në Washinton. Ursula von der Leyen kishte premtuar se Komisioni i saj do të kishte qënë gjeopolitik. Deri tani nuk ka pasur asnjë gjurmë, madje marrëveshja mbi investimet sapo e përfunduar me Kinën bën të mendohet se BE vazhdon të kujtojë se në lojën e fuqive të mëdha të sotme mund të bëhen allishverishe pavarësisht zgjedhjeve politike. Të pranohet se nuk është ashtu është më shumë se e rëndësishme, tashmë është jetike.

 

“Corriere della Sera”, 16 janar 2021       Përktheu Eugjen Merlika

Antishqiptarin e regjur e larguan nga Shtëpia e Bardhë – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

Në personin e miliarderit Donald Tramp, teleshikuesit kanë pasë njohur sipërmarrësin kryesisht në sferën e pasurive të paluajtshme, si edhe në rolin e drejtuesit të emisioneve televizive, sidomos të atyre me programe argëtuese. Në një sërë filmash dhe teleserialesh, ai ka pasë luajtur role episodike. Prej vitit 1996 deri në vitin 2015, Trampi ka qenë pronar i konkursit ”Miss Universi”. Ambiciet e tij për postin e presidentit kanë pasë nisur pas zgjedhjeve të vitit 1988. Por vetëm në tetorin e vitit 1999 e pati deklaruar veten si kandidat të mundshëm të Partisë së Reformave (më 14 shkurt të vitit 2000 hoqi dorë nga kandidimi), një parti kjo, të cilën, në vitin 1995, e pati themeluar Ros Pero (Ross Perot 1930-2010), biznesmen, filantropist, politikan konservator, kandidat i pavarur për postin e presidentit në zgjedhjet e vitit 1992 dhe 1996.

Më 16 gusht të vitit 2015, Trampi deklaroi se po hynte në garë për postin e presidentit në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2016. Asokohe, kur pata ndjekur disa nga emisionet e lartpërmendura televizive, Trampi nuk më pati lënë përshtypje të mira, sepse jo rrallëherë nuk mbante qëndrim serioz ndaj atyre që intervistonte. Por për dyshimet e mia për mosseriozitetin e tij, u binda më vonë, pasi kishte shpallur kandidaturën për president

Gazetarja e mediaportalit ndërkombëtar “BuzzFeed”, Miriam Elder, më 18 dhjetor 2015, aty pati botuar artikullin me titull Kjo është arsyeja e vërtetë se pse Putini e ka qejf Donald Trampin”.

Sipas gazetares, Putini dhe Trampi kanë ngjashmëri: të dy duken si “máço” (nga spanjishtja “macho”, që do të thotë “mashkull”, në kuptimin “burrë agresiv, i pushtuar së tepërmi nga josha seksuale) dhe janë të prirur për stil autoritarist në ushtrimin e pushtetit. Ajo nënvizon:

“Trampi, ky tip i kuturisur, ky ksenofob, ky lojtar cirku, në retorikën e vet ka arritur deri atje, saqë ka nxjerrë nga goja të tilla deklarata absurde, të cilat e kanë bërë Vashingtonin  objekt talljesh në të gjithë botën. Dhe kjo klounadë vazhdon çdo javë. Të gjithë rrinë e hedhin fall se në çfarë katastrofe do të na çojë një gjë e tillë. Ende nuk kanë arritur t’i bien në të, ndërkohë që Putinit ia ka prerë mendja: nga kaosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet nxjerrë përfitim politik. Agai i Kremlinit e përkrah Trampin për të vetmen arsye se Trampi paraqet kërcënim për vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Një javë pas leximit të këtij informacioni, në një tjetër portal, u njoha me një deklaratë të Trampit, krejtësisht antishqiptare. Por për përmbajtjen e saj do të bëj fjalë pak më poshtë.

Kishte disa muaj që po vazhdonte fushata elektorale dhe, më në fund, pasi Trampi i kishte lënë pas të gjithë rivalët gjatë garës, partia republikane, më 16 maj 2016, e shpalli të vetmin kandidat për president, çka u aprovua në kongresin e asaj partie që i zhvilloi punimet më 18-21 qershor. Është për t’u theksuar se Trampi ishte i pari president që kishte fituar më pak vota se rivalja e ti Hilari Klinton (Hillary Clinton 1947), por postin e presidentit ai e mori me votat e kolegjit zgjedhor, ku kishte fituar 306 vota (56,88%).

Nuk më takon mua të flas për Trampin se si e ka drejtuar vendin me mënyrën e qeverisjes gjatë katër vjetëve të mandatit të tij dhe nëse republikanët, me Trampin, bënë një eksperiment të suksesshshëm apo të dështuar. Kjo është një zeje që e ushtrojnë analistët, opinionistët dhe publicistët amerikanë. Por nëse Trampi e ka ngritur apo e ka ulur autoritetin e Shteteve të Bashkuara në sytë e opinionit publik ndërkombëtar, po mundohem të them dy fjalë, duke përfshirë edhe qëndrimin e tij ndaj shqiptarëve.

Së pari, Si president i një vendi të madh dhe me autoritet në botë, Trampi, çuditërisht, u ngrit e shkoi, nga Vashingtoni në Singapor, për të takuar, pothuajse në derën e shtëpisë, diktatorin e Koresë së Veriut, për t’i mbushur mendjen të hiqte dorë nga armët bërthamore, udhëtim që përfundoi me një vërë në ujë: sipas informacioneve më të fundit, Koreja e Veriut, gjatë një parade ushtarake në Phenjan më 15 janar 2021, zbuloi një lloj të ri të raketës balistike, që lëshohet nga nëndetësja, ndërkohë që diktatori Kim i cilësoi Shtetet e Bashkuara si “armikun më të madh” të vendit të tij.

Së dyti, u ngrit e shkoi në kufirin e dy Koreve, për të “pajtuar” kryediktatorin e Veriut me presidentin e Jugut, pra, shkoi në shtëpinë e tyre dhe vizita i doli huq.

Së treti, pranoi të takohej me Putinin, “në derën e shtëpisë” së këtij të fundit, në Helsinki, ku u përqafua ngrohtësisht me neocarin rus. Para atij takimi, që u zhvillua më 16 korrik 2018, Trampi pati deklaruar se takimi i tij me Putinin do të ishte pjesa më e lehtë e udhëtimit të tij në Evropë. Por pas kësaj deklarate, reagoi ashpër senatori republikan Xhef Fleik (Jeff Flake), i cili tha:

“Presidenti rus është një njeri i shkolluar në tradhti dhe spiunim. Ai i burgos dhe i vret kundërshtarët e tij, kryeson një shtet mafioz dhe është armik i demokracisë. Përse takimi me Putinin do të ishte më i lehtë se takimi me aleatët?” (Citohet sipas: Valona Tela. “Putini është armik i Amerikës”. Faqja e internetit “Evropa e Lirë”. 13 korrik 2018).

Me këto takime, Trampi pati braktisur traditën dinjitoze të presidentëve paraardhës, të cilët, në takimet me udhëheqës të huaj jashtë territorit amerikan, respektonin parimin e baraslargësisë. Kështu, Bushi, i Madhi, qe takuar me Gorbaçovin në Maltë, kurse Regani, po me Gorbaçovin, qe takuar në Islandë.

Gjatë fushatës zgjedhore të Trampit për mandatin e dytë, ra në sy diçka shumë e çuditshme: për herë të parë në historinë e fushatave zgjedhore në Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga zgjedhjet e para në vitin 1790, u dëgjua shprehja “vjedhje votash”, një dukuri karakteristike kjo për vende diktatoriale dhe ish-komuniste. Shembullin më domethënës për vjedhje votash e ka dhënë Putini, kur, për herë të parë, mori postin e presidentit në zgjedhjet e 26 marsit të vitit 2000. Asokohe, një gazetar i njohur në Tiranë më pati dhënë të lexoja një kopje të një gazete ruse me titull “The Moscow Times”, në të cilën përshkruhej mënyra e vjedhjes së votave nga taborret e Putinit, e cila ishte e pamundur të zbulohej.

Këtu do të mjaftohem të  ndalem edhe në disa fakte që vërtetojnë se ajo çka shkruante pesë vjet më parë gazetarja e lartpërmendur Miliam Elder për marrëdhëniet e Trampit me Putinin, kishte tërhequr edhe vëmendjen e gazetarëve të tjerë që në vitin 2016, deri edhe një vit apo disa muaj para përfundimit të mandatit të tij.

Një gazetar dhe shkrimtar anglez shkruan:

“Në dhjetor, disa muaj para se Trampi të propozohej nga partia republikane si kandidat për president, Putini e pati quajtur “njeri të ndritur, të talentuar, pa as dyshimin më të vogël”… Trampi, nga ana e vet, u shpreh për Putinin me simpati, duke e quajtur “udhëheqës të fortë”, me të cilin do të dëshironte të kishte marrëdhënie shumë të mira… Mjetet ruse të informimit masiv janë kryesisht në mbështetje të Trampit, i cili, në financimin e bizneseve të veta me pasuri të paluajtshme, tradicionalisht, vazhdon t’i var shpresat te paratë ruse” (Citohet sipas: Julian Borger. “Nuk ka dyshim që Putini përkrah Trampin”. Faqja e internetit e gazetës “The Guardian”. 26 korrik 2016).

Autori i një analize gjatë fushatës së Trampit, pati tërhequr vëmendjen për një deklaratë të tij. Ai shkruan:

“Deklarata e Trampit, sipas të cilit do të ishte më mirë që diktatorët gjakatarë, si Sadam Huseini, Moamar Kadafi dhe Bashar Al Asadi të mbeteshin në pushtet, ndryshon kaq shumë nga politika e sotme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përputhet plotësisht me pikëpamjet e Putinit, saqë jehona e saj në mjetet ruse të informimit masiv vlerësohej si detyrë e dorës së parë”. (Citohet sipas: Rob Garver. “Kjo është arsyeja pse Putini dëshiron që Trampi të jetë në Zyrën Ovale”. Faqja e internetit “yahoo!news”. 27 korrik 2016).

Gazetari i gazetës angleze “Financial Times” Eduard Lus (Edward Luce), në numrin e datës 17 janar 2019, pati botuar një artikull, me titull  “E vërteta e pakëndshme për përqafimet e Trampit me ariun rus”. Aty ai shkruan:

“Donald Trampi sillet në një mënyrë të tillë, sikur i detyrohet diçka Vladimir Putinit”, dhe shtron pyetjen:

“A do të kishin votuar senatorët republikanë për heqjen e sanksioneve kundër kompanive të oligarkut rus Oleg Deripaski, sikur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kishte qenë dikush tjetër? Jo”.

Në revistën javore amerikane“Newsweek” të datës 16 dhjetor 2019, gazetarja Melissa Lemieux shkruante:

“Media shtetërore ruse e quan Trampin “agjent” të Moskës, duke  rekomanduar me shaka se do t’i duhet të arratiset nga vendi, pasi të lërë Zyrën Ovale”.

Reporteri amerikan Tim Uiner (Tim Weiner), autor i librit  më të ri “Marrëzia dhe Lavdia: Amerika, Rusia dhe Lufta Politike, 1945-2020, në një artikull me titull “Një pyetje pa përgjigje e ditëve tona: A është Trampi agjent i Rusisë?”, të botuar në gazetën “Washington Post” të datës 21 shtator 2020, shkruan:

 “Bizneset e Trampit janë plot me para të pista të Rusisë”.

Dhe më poshtë vazhdon:

“Agjentët e kundërzbulimit të Byrosë Federale të Hetimeve i shtronin vetes pyetjen: cila qe arsyeja që Trampi pati ftuar ambasadorin rus dhe ministrin e jashtëm rus në Zyrën Ovale të nesërmen e ditës kur i pati hequr një vërejtje të rëndë Drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve Xheims B. Komei (James B. Comey) dhe u mburr për një gjë të tillë? Trampi u tha atyre në intimitet:

“E shkarkova kreun e Byrosë Federale të Hetimeve se kam pasur shumë presione për shkak të Rusisë””.

Këto qëndrime të Trampit, në këndvështrimin tim, e kanë ulur së tepërmi autoritetin e Shteteve të Bashkuara në sytë e opinionit publik ndërkombëtar. Jo më kot, në internet, dikush e pati vënë veten në rolin e Trampit në një koment shakatar, si ato që shfaqen dhe zhduken nga ekrani i  kompjuterit si me magji, si ky në vijim:

“Thanks to big Serbian community in the USA, I will win this elections! I have to give thanks to Serbian president @avucic for making this favor to me. As promised I will give back you Kosovo. And if you want a part of Croatia! I can’t touch Slovenia because of my wife. Sorry” (Falënderime komunitetit të madh serb në SHBA, unë do t’i fitoj këto zgjedhje. Më duhet të falënderoj presidentin serb Vuçiç për nderin që më ka bërë. Siç kam premtuar, do t’jua kthej Kosovën. Dhe, nëse dëshironi, edhe një pjesë të Kroacisë. Por Slloveninë nuk mund ta prek për shkak të sime shoqeje. Të më falni).

Analisti Alon Ben-Meir është profesor i Qendrës së Studimeve Globale të Universitetit të Nju Jorkut, ekspert për çështjet e Lindjes së Mesme. Në njërën nga analizat e veta, Shtëpinë e Bardhë nën qeverisjen e presidentit Tramp, ai e ka etiketuar “Shtëpia e Gënjeshtrave” (Citohet sipas: Alon Ben-Meir. “Vizita e Kasapit të Ankarasë në Shtëpinë e Gënjeshtrave”. Faqja e internetit “trojetshqiptare.net”. 08 nëntor 2019).

Historianit izraelit Yuval Noah Harar, profesor i Universitetit Hebraik në Jerusalem, i pati marrë një intervistë gazeta italianeLa Repubblica”. Në atë intervistë atij i është drejtuar edhe një pyetje, në të cilën është vënë theksi se Amerika, për momentin, as nuk po përpiqet të ofrojë një lidership global. Historiani pati dhënë përgjigjen në vijim:

“… gërryerja e besimit tek Amerika gjatë katër viteve të fundit ka qenë kaq e thellë, saqë rikthimi i këtij besimi nuk do të jetë as i thjeshtë dhe as i shpejtë” (Citohet sipas: Profecia’ e historianit izraelit: Furtuna e koronavirusit do të kalojë, por…”. Faqja e internetit “Lapsi.al”. 15 prill 2020.

Prandaj Profesori i historisë në Universitetin e Prinstonit (Princeton University) Harold Xheims ((Harold James), shkruan:

“… Nën drejtimin e presidentit Donald Trump, Amerika është bërë një turp ndërkombëtar(Citohet sipas: Harold Xheims “Amerika si Bashkimi Sovjetik”. Faqja e internetit “Reporter.al”. 02 korrik 2020).

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, në gazetën “Bota Sot“ të datës 06 korrik 2020, duke pasur parasysh zgjedhjen e Trampit president në nëntor të vitit 2016, nëpërmjet pyetjes në vijim, nxjerr në pah ngazëllimin e serbëve për Trampin:

“A ju kujtohet posteri i madh “Trampe Srbine” (Tramp, o serb), kur ishte zgjedhur presidenti i tanishëm amerikan?”.

         Këto marrëdhënie të ngrohta të Trampit me Putinin, domosdo që do të refletoheshin në mënyrë të padiskutueshme në qëndrimin e tij antishqiptar në raport me Republikën e Kosovës. Sepse dihet që Rusia cariste dhe Rusia neocariste putiniane ka qenë, është dhe do të vazhdojë të mbetet armike e betuar e kombit shqiptar [Këtë qëndrim të saj antishqiptar e kam argumentuar me fakte konkrete në një ese të gjatë me titull “Rusia, kjo armike e betuar e kombit shqiptar”, të botuar për herë të parë në vitin 2008. Është botuar edhe në internet].

         Por, çuditërisht, analistët, gazetarët, opinionistët dhe moderatorët e kanaleve televizive në Tiranë dhe në Prishtinë, me ndonjë përjashtim të rrallë (e kam fjalën për analisten e talentuar dhe mjaft dinjitoze, me brumosje nacionaliste, zonjën Kimete Berisha, të cilën e përshëndes përzemërsisht) e kanë pasë anashkaluar qëllimisht qëndrimin antishqiptar të Trampit kundër mbarë kombit shqiptar, i konkretizuar me fakte të pakundërshtueshme kundër popullit shqiptar të Kosovës. Nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse ata udhëhiqen nga filozofia e servilizmit ndaj kastës politike shqiptare, e cila ka qenë dhe vazhdon të mbetet mercenare në shërbim të grekoserbizmit dhe, në rastin konkret, për rrjedhojë, ndaj antishqiptarizmit të Trampit, simpatizantit të Moskës dhe të Beogradit.

         Por atë që s’e kanë bërë të lartpërmendurit mjeranë, e kanë bërë figura të njohura nga radhët e personaliteteve amerikane të fushës së dijes, të diplomacisë

Për rreshtimin e Trampit përkrah Putinit, pikësynimi i të cilit ishte shpërbërja e NATO-s, shpëtimtares së Kosovës, është shprehur ish-Nënsekretari i Shtetit, Nikolas Burns. Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, ai pati komentuar deklaratat e Trampit për NATO-n, sipas së cilave, nëse ai zgjidhej president, nuk do të vendoste automatikisht për mbrojtjen e vendeve aleate, nëse ato kërcënoheshin nga Rusia. Burns deklaroi:

“Ajo që zoti Trump tha javën e kaluar për NATO-n, e dëmton krejt besueshmërinë e Aleancës”. (Citohet sipas: “Dënohen deklaratat e Trampit për Rusinë dhe Klintonin”. Faqja e internetit e gazetës “Shekulli”. 28 korrik 2016).

Dihet që Trampi, në qëndrimin ndaj Republikës së Kosovës, për të kënaqur plotësisht interesat shoviniste të Moskës së Putinit dhe të Beogradit, fillimisht, si të dërguar special për Kosovën, pati emëruar këshilltarin e vet Xhon Bolton (John Bolton), armikun e pavarësisë së Kosovës. David L. Filips (Phillips), Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Kolumbia në Nju York, njëherësh njohës i mirë i rrethanave politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka botuar sa e sa materiale në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe përgjithësisht të shqiptarëve,  për këtë këshilltar të Trampit, ka shkruar:

“Gjatë dhjetëvjeçarëve, Boltoni ka qenë i papërmbajtur në simpatinë e vet parësore ndaj Serbisë. Ai është në përkrahje të planit të tanishëm të Beogradit për ndarjen e Kosovës, në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” (Citohet sipas: David L. Phillips. Bolton’s Bias Against Kosovo – Paragjykimet e Boltonit kundër Kosovës”. Gazeta “Dielli”. 18 shkurt 2019).

Pas Boltonit, Trampi emëroi Metju Palmerin (Matthew Palmer), dhëndrin e Serbisë, i cili pati deklaruar se kur të dilte në pension, do të zhvendosej me banim në Serbi. Më në fund, siç themi ne në Labëri, Trampi “e shtiu në hi” (në kuptimin: e “ndriti” me atë që bëri), si të dërguar special emëroi Riçard Grenellin (Richard Grenell), një njeri të pamoralshëm dhe aspak dashamirës ndaj Kosovës.

Ish-diplomati amerikan Xheims Perdju (James W. Pardew), njohës i mirë i Ballkanit, në një analizë të botuar në fillim të muajit maj të vitit të kaluar, shkruan:

“Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs (Susan Rice), e ka quajtur Grenellin “një nga njerëzit më të këqij, më të pandershëm që kam hasur ndonjëherë”… Pse po mban Grenelli një qëndrim proserb në bisedime? Pse SHBA-të po destabilizojnë një vend proamerikan në një kohë kaq të ndjeshme? Diçka mban erë këtu. Si një luftëtar entuziast i dhënë pas Trampit, Grenelli mund të jetë thjesht duke u përpjekur me gjithë forcat për të kënaqur shefin e vet. Por dyshoj se këtu bëhet fjalë për diçka më shqetësuese, veçanërisht pas dyshimeve të thella që më mbeten për marrëdhënien mes Trampit dhe Vladimir Putinit. Unë dyshoj – pa pasur prova – se Putini i ka paraqitur Trampit pikëpamjet e tij proserbe, i ka theksuar se shqiptarët janë myslimanë dhe më pas i ka kërkuar Trampit ndihmë për negociatat. Ashtu si me emërimet e tjera të keqpeshuara, Trampi bëri shërbëtorin e tij besnik, agresivin dhe antagonistin Grenell, njeriun kyç në Kosovë. Kjo do të ishte një dhuratë e fituar lehtë për Putinin, i cili kënaqet kur shkakton telashe të çfarëdollojshme në Evropë” (Citohet sipas: James W. Pardew. “Washingtoni ngatërrohet në Ballkan ndërkohë që flakët e COVID-19 gllabërojnë botën”. Uebfaqja amerikane e lajmeve “The Hill”. 04 maj 2020).

         David L. Phillips, me një guxim të admirueshëm intelektual, ka deklaruar:

“Presidenti Donald J. Tramp ka tradhtuar besimin e Kosovës në SHBA, duke mos mbështetur progresin e arritur përgjatë dekadave… Kam pasur nderin të punoja për Kosovën me Ambasadorin Richard C. Holbrooke. Unë nuk mund të flas për të, por mund ta imagjinoj tmerrin për paragjykimet antishqiptare të Trampit… Trampi e ka tradhtuar Kosovën. Kur të votojnë në nëntor, shqiptaro-amerikanët duhet të kërkojnë ndryshimin e regjimit në Amerikë” (Citohet sipas: David L. Phillips. Trampi e tradhëtoi Kosovën”. Faqja e internetit “Front Online”.04 maj 2020).

Ndërsa në një tjetër analizë, ka theksuar:

“Diplomacia e Trumpit dhe paragjykimi proserb ka qenë një dështim. Ajo çnderon mijëra shqiptarë të Kosovës që vdiqën për shkak të agresionit të Serbisë” (Citohet sipas: David L. Phillips. “Administrata Tramp kërkon zgjidhje të shpejtë, por s’ka zgjidhje të tillë për krimet e Serbisë”. Faqja e internetit “Zëri”, 25 gusht 2020).

Lidhur me të ashtuquajturën “Marrëveshje e Vashingtonit” të 27 qershorit 2020, Trampi, në mënyrën më cinike dhe më poshtëruese për popullin shqiptar të Kosovës, pati deklaruar:

“Jam i sigurt se është një Çmim Nobel për Paqe. Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë vite. Ata do të ndalojnë vrasjet…” (Citohet sipas: “Trampi mendon se meriton çmimin Nobel pasi ‘po ndalon vrasjet masive’ mes Kosovës dhe Serbisë”. Faqja e internetit “Exit News”. 20 shtator 2020).

Pas kësaj deklarate absurde, vjen reagimi i analistit të njohur nacionalist Hafiz Shala, qytetar amerikan me banim në Nju Jork, i cili shkruan:

“… i bashkoi në Shtëpinë e Bardhë viktimën dhe agresorin, por pa bërë dallime se kush ishte ai që vrau e masakroi popullatën civile të Republikës së Kosovës… Ishte manipulim shumë i ulët i Presidentit Tramp kur e mashtroi popullin amerikan se gjoja i ndërpreu vrasjet masive, sikur ato po ndodhnin tani” (Citohet sipas: Hafiz Shala. “Debat kaotik dhe zhgënjyes për qytetarët amerikanë”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 01 tetor 2020).

Tani, siç premtova më lart, po u bëj të njohur lexuesve atë deklaratën krejtësisht antishqiptare të Trampit të dhjetorit të vitit 2015, e cila i vinte shumë në osh Putinit dhe Beogradit.

I kapluar keq nga afshet e fushatës së ardhshme zgjedhore për postin e presidentit, ai shprehej se për të gjitha fatkeqësitë e Serbisë, fajin  e paskej administrata e Klintonëve. Ai deklaronte:

“Pikërisht ata organizuan kaosin në Ballkan dhe në Kosovë. Shikoni se çfarë bënë ata në Serbi me bonbardimet nga lartësi të mëdha. Për mua personalisht, bombardimi i serbëve është një turp i vërtetë. Ndërkohë, Klintonët këtë e vlerësojnë si një sukses të paparë. Kërkoj ndjesë para popullit serb për të gjitha gabimet e politikës amerikane. Në qoftë se unë do të vij në krye të Amerikës, atëherë ka për të ndryshuar kursi i politikës së jashme, i cili deri tani shpeshherë ka qenë i gabuar” (Citohet sipas“Trampi i kërkoi falje Serbisë… për Klintonët”. Marrë nga faqja e internetit “stihiya.org”. 25 dhjetor 2015).

Këtë informacion e ka pasë transmetuar edhe Radiostacioni “Zëri i Amerikës”, në datën 13 tetor 2016.

Me këtë deklaratë, Trampi bashkohej me eurodeputetin shovinist francez Aymeric Chauprade, i cili, në mars të vitit 2015, nga tribuna e parlamentit evropian, sulmoi edhe NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bombardimin e Serbisë në pranverën e vitit 1999.

Trampit “duhe t’i japim hakun”. Ai, në krahasim me administratën e Klintonit, e ndryshoi tërësisht kursin e politikës së jashtme amerikane në qëndrimin ndaj Republikës së Kosovës dhe, përgjithësisht, ndaj popullit shqiptar të Kosovës, çka do të thotë edhe ndaj mbarë kombit shqiptar, sepse Kosova ka qenë dhe mbetet mburoja e fuqishme e tij. Ky qëndrim i Trampit, që merrte në mbrojtje Serbinë, këtë kryekriminele të Gadishullit Ilirik, e cila në themel të strategjisë së saj ka pasur shfarosjen e popullit shqiptar të Kosovës, në përputhje me platformën raciste të Vasa Çubrilloviçit dhe të Ivo Andriçit, platformë që Milosheviçi kërkonte ta vinte në zbatim në vitet e fundit të shekullit që kaloi, dëshmon pa mëdyshjen më të vogël se ai qe rreshtuar me bindje të plotë në krah të politikës neocariste të Putinit, si armike e tërbuar e kombit shqiptar, duke shkelur mbi gjakun e viktimave të pafajshme të gjenocidit të egër serb dhe duke poshtëruar rëndë mbarë popullin shqiptar të Kosovës. Pra, ai, me vetëdije të plotë, radhitej pranë politikës shoviniste ruse ndaj kombit shqiptar, e cila, me një zell të jashtëzakonshëm, pati mbrojtur krimet fashiste të Milosheviçit në Kosovë dhe madje, në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, pati dërguar dëshmitarë në mbrojtje të tij kryeministrat Evgjeni Primakov, Viktor Çernomëjrdin, gjeneralin Leonid Ivashov dhe të tjerë.

Më lart përmenda reporterin amerikan Tim Uiner, i cili artikullin e vet e pati titulluar “Një pyetje pa përgjigje e ditëve tona: A është Trampi agjent i Rusisë?”, të botuar në gazetën “Washington Post” të datës 21 shtator 2020.

Unë po iu parashtroj lexuesve një fakt tepër domethënës dhe ata le ta nxjerrin përfundimin vetë. Por para se ta parashtroj faktin në vijim, po shtroj pyetjen:

Çfarë ndodhi në Moskë në mbrëmjen e vonshme të  08 nëntorit 2016, kur zgjedhjet presidenciale kishin përfunduar në Shtetete Bashkuara dhe kishte dalë rezultati? Pra, kur Trampi ishte zgjedhur president? Ja se çfarë ndodhi:

“Deputetët e Dumës Shtetërore (parlamentit  E.Y.), gjatë mbledhjes plenare, lajmin për fitoren e Donald Trampit në zgjedhjet për president në SHBA, e pritën me duartrokitje. Për këtë njofton “Interfaks”” (Citohet sipas: “Në Dumën Shtetërore duartrokitën për fitoren e Trampit”. Faqja e internetit “Novosti”. 09 nëntor 2016).

Interfaks quhet një agjenci informative në Rusi. Më poshtë vijon një tjetër fakt me jo më pak interes. Të entuziazmuar nga lajmi që morën, deputetët shtruan banket dhe shpenzimet i pati marrë përsipër udhëheqësi i partisë liberal-demokrate Vladimir Zhirinovski. Ja informacioni më i hollësishëm:

“Udhëheqësi i partisë liberal-demokrate ruse, Vladimir Zhirinovski, në Dumën Shtetërore shtroi një banket me rastin e fitores së Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Gjatë pushimit të seancës, në tryeza u mblodhën deputetët dhe gazetarët. Për qerasje u paguan 100 mijë rubla. Për gostitje u shtruan sallam, mish pule, sallatë, çokollata, shampanjë. Zhirinovski ngriti dolli për politikën e re të brendshme dhe të jashtme të SHBA dhe për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë”. (Citohet sipas: “Zhirinovski shtroi banket në Dumën Shtetërore me rastin e fitores së Trampit në zgjedhje”. Faqja e internetit “RBK Group”. 09 nëntor 2016).

Pra, entuziazmi i deputetëve rusë s’ka nevojë për koment. Ai  entuziazëm zbulonte simpatinë e madhe të Putinit për Trampin. Dhe nënkuptohet vetvetiu që ajo simpati e ka pasur një arsye me jo pak peshë. Se nuk mund të besohet që parlamenti rus po ngazëllonte se në krye të Amerikës erdhi një përfaqësues i krahut konservator.

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, për Trampin u tha e çfarë nuk u tha. Por, besoj, lexuesve nuk duhet t’u jetë fshirë ende nga kujtesa ai epiteti i famshëm që i pati vënë artisti i madh i Hollivudit Robert Deniro. Për më tepër, vetë Trampi pati deklaruar asokohe se “të gjitha mediet janë kundër tij” (Citohet sipas: “Donald Trump i kërkon ndjesë Serbisë për bombardimet e NATO-s”. Faqja e internetit “zëriamerikës”. 13 tetor 2016).

Sigurisht që ato medie i kishin ca arsye shumë të forta që ishin kundër tij, sepse e njihnin fare mirë  se kush ishte. Kurse për faktin se kush është Putini, simpatizanti i Trampit, është shprehur shumë shkoqur në kujtimet e veta shoku i tij i klasës në shkollën e zbulimit, Juri Shvec. Lexuesit që dëshirojnë të kenë më shumë informacion, le t’i lexojnë në internet ato kujtime, me titull “Putini në kujtimet e shokut të klasës”.

Los Anxhelos, Kaliforni

20 janar 2021

 

Në Shqipëri as prijësi dhe as turmat nuk e dinë ku po shkojnë – Nga SHABAN MURATI

Një poet rus i epokës sovjetike botoi një poemë për një prijës, që po drejtonte turmën në një shtegtim të gjatë në errësirë.

Prijësi ecte dhe turmat pas tij shtoheshin. Në një moment të shtegtimit prijësi kthehet dhe pyet njeriun pas tij: “Ku po shkojmë?”. Njeriu pas tij i përgjigjet: “Ne nuk e dimë. Ne thjesht vijmë pas teje”.

Në Shqipëri as prijësi dhe as turmat nuk e dinë ku po shkojnë.


Send this to a friend