VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“QEVERIA E NDRYSHIMIT” DHE “REVOLUCIONI” ITALIAN – Nga EUGJEN MERLIKA

By | June 14, 2018

Komentet

ZHVATJE E NXENËSVE APO ÇKA…! – Nga Reshat Nurboja – Anëtar i Kuvendit të Komunës së Pejës

 

Me dhjetra prind këto dy tre ditët e fundit, me telefon, mesengjer apo në rrugë drejtëpërsedrejti më janë drejtuar me kerkesë që në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Pejës ta ngriti një shqetësim të tyre lidhur me kërkesen e drejtorisë së shkollës, “Lidhja e Prizrenit” në Pejë (dhe jo vetëm kjo shkollë) për të mbledhur nga nxenësit e kësaj shkolle:

 

  • Nga 5 euro për sigurim fizik

–       Nga 10 euro për nxemje të shkollës

(po duket për nxemje të shkollës gjatë pranverës e veres, se dimri kaloj) dhe

–       Nga 20 euro për rregullimin e klasave…

Kjo mënyrë e zhvatjes së parave nga nxënësit është në kundërshtim me të gjitha ligjet e jo vetëm ligjit të arsimit parauniversitar…! Andaj, kuptohet pasi është kerkesë e qytetarëve, (pothuaj të gjithë, pa perjashtim votues të këtij pushteti) si çështje do ta parashtroj për shqyrtim që në mbledhjen e neserme të Komitetit për Politikë e Financa e kuptohet edhe në mbledhjen e parë të Kuvendit të Komunës së Pejës…

Dua të shpresoj dhe të besoj se lidhur me këtë çështje do të mirret edhe inspektorati i arsimit, ministria e arsimit, se komuna sigurisht është e involvuar në këtë zhvatje të nxenësve dhe prindërve ngase nuk mund të besoj se drejtoria dhe stafi i shkollës Lidhja e Prizrenit e ka marrë një vendim të tillë kundërligjor “në krye të vetin…”

 

DON ZOTI E VJEN KOHA TË SHKRUAJ EDHE DIÇKA AFIRMATIVE E JO GJITHMON SHKRIME NGA “KRONIKA E ZEZË” I KËTIJ PUSHTETI…!

LOBBY RUMUN NË BE QË FRENON LAURA KOVESI-n NË PROKURORINË EVROPIANE – Nga PAOLO VALENTINO – E përktheu Eugjen Merlika

E adhuruar nga opinioni publik, në Vendin e saj ka fituar urrejtjen e një pjese të mirë të klasës politike, sepse ka përndjekur korrupsionin publik, pa pyetur për asnjë, përfshirë edhe një ish kryeministër.

Bashkimi evropian është në prag të një revolucioni të vogël. Në javët e ardhëshme Këshilli dhe Europarlamenti do të emërojnë së bashku drejtuesin e Prokurorisë së re evropiane, që duke u nisur nga 2020 do të drejtojë hulumtimet mbi mashtrimet në dëm të fondeve të Be dhe në zbatimin e TVSH-së. Pë herë të parë një autoritet i përbashkët do të ketë pushtet për të hetuar në të 22 Vendet që bëjnë pjesë në këtë nismë. Por revolucioni do të ishte i dyfishtë nëse ministra dhe deputetë do të bënin një gjë të drejtë, duke emëruar një grua, Laura Codruta Kovesi, ish prokurore e përgjithëshme e Rumanisë, e treguar nga një komitet ekspertësh si njeriu “më cilësor për atë detyrë”, mbas një zgjedhjeje shumë të rreptë. Në Vendin e saj Kovesi është një legjendë. E emëruar në moshën 33 vjeçe në krye të Prokurorisë rumune, ka përndjekur korrupsionin publik pa pyetur për asnjë, duke dënuar e shpënë ne burg qindra përfaqësuesish politikë të të gjithë partive, përfshirë dhe një ish kryeministër.

E adhuruar nga opinioni publik, Kovesi ka fituar urrejtjen e një pjese të mirë të klasës politike. Kështu, pengesa më e fuqishme n’emërimin e saj është pikërisht kundërshtimi i qeverisë së Bukureshtit, që mund të bëjë levë mbi pozitën e saj si kryetare e rradhës në Be. Më i papajtueshmi është ish kryeministri dhe kreu i partisë socialdemokrate, Liviu Dragnea, që vitin e shkuar i a kishte arritur të hiqte Kovesin nga prokurore e përgjithëshme. Dragnea kishte qënë i shtrënguar të jepte dorëheqjen nga kryeministër mbas dënimit për mashtrime zgjedhore dhe shpërdorim të pasurisë shtetërore, madje është ende nën hetim për përvehtësim të paligjshëm të fondeve evropiane. Lobby rumun kundër Kovesit është i tërbuar. Autoritetet janë përpjekur t’a prozhmojnë, duke e vënë madje nën hetim për shpërdorim detyre. Lajmi i mirë është që dy komisione të Parlamentit evropian kanë shprehur miratimin e tyre për emrimin e saj. Ai i keqi është se, në një votim të fshehtë, 28 përfaqësuesit e përhershëm çuditërisht e kanë vënë Kovesin në vendin e dytë të pëlqimeve të tyre, mbas kandidatit francez Jean Francois Bohnert, shënjë se trysnitë rumune e bëjnë punën e tyre. Jo se ky i fundit nuk ka tagër për t’u emëruar. Por, në prani të një kundërshtimi të hapur e t’ashpër të qeverisë rumune, të mos emërohet Laura Kovesi, kandidatja më e mirë simbas ekspertëve, do t’ishte e barabartë me një dorëzim.

“Corriere della Sera”, 3 Mars 2019 E përktheu Eugjen Merlika

MOS E KEQKUPTO DEMOKRACIONË, Z. MILLOSHEVIQ – Nga Frank Shkreli

Me rastin e 20-vjetorit të sulmit të Nato-s kundër Serbisë

24 Marsi i këtij viti shënon 20-vjetorin e fillimit të sulmit ajror të Aleancës së Atlantikut Verior, NATO-s kundër objektivave ushtarake të Serbisë. Ishte angazhimi i parë ç’prej themelimit të Aleancës më të fortë ushtarake që ka njohur ndonjëherë historia, me qëllim për të ndaluar krimet e Serbisë, dhunën dhe spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e veta autoktone mijëra vjeçare, në Kosovë.

“Ka ardhur koha për veprim”, kishte deklaruar Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s Javier Solana, duke njoftuara fillimi e sulmeve ajrore të NATO-s kundër Serbisë. Ndërkohë që disa minuta pasi kishin filluar bombardimet kundër objektivave ushtarake serbe, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton u shpreh para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se, “Ne dhe aleatët tanë në NATO ndërmorëm këtë sulm pas përpjekjeve intensive dhe të vazhdueshme për të arritur një zgjidhje paqësore të krizës në Kosovë.” Presidenti Bill Klinton tha me atë rast se sulmet ushtarake të cilat sa po kishin filluar, kishin për qëllim realizimin e tri objektivave: për të demonstruar vendosmërinë e NATO-s, për të ndaluar Beogradin që të ndërmerrte ofensiva të tjera ushtarake kundër Kosovë dhe për të degraduar aftësitë ushtarake të ushtrisë jugosllave për të ndërmarrë ofensiva të tjera në të ardhmen.
Përveç pozicioneve ushtarake serbe, sulmet ajrore të forcave të NATO-s kishin si objektiva bombardimin e ndërtesave qeveritare të Serbisë si dhe infrastrukturën e vendit, në përpjekje për të destabilizuar regjimin e Millosheviqit.

Në përpjekje për të siguruar mbështetjen e Kongresit dhe të popullit amerikan për sulmet kundër Serbisë, Presidenti Klinton e mpronte politikën e tij ndaj Kosovës nga pikëpamja humanitare për shpëtimin e një kombi të vuajtur po se po, por edhe nga pikëpamja gjeostrategjike e Shteteve të Bashkuara. “Ju duhet të vendosni, bashkatdhetarë të mi amerikanë, nëse jeni ose jo dakord me mua, se në shekullin 21, Amerika si superfuqia e botës duhet të jetë kundër spastrimit etnik, nëse i kemi mjetet për të bërë një gjë të tillë dhe nëse kemi aleatë që do na ndihmojmë për të bërë një gjë të tillë në rajonin e tyre. Unë u kërkoj që të bisedoni me fqinjët dhe me miqtë tuaj në lidhje me ketë çështje”.

Duke iu drejtuar atyre amerikanëve të cilët ndoshta nuk dinin as se ku gjëndej Kosova, Presienti Klinton u bënte thirrje që të shikonin hartën e Evropës dhe të dëgjonin lajmet se ç’po ndodhte në Kosovë. “Mendoni për argumentet e mia dhe merrni në konsideratë nëse jeni dakord me mua ose jo dhe njëkohësisht thoni një uratë për të rinjtë dhe të rejat tona në uniformë, të cilët do të shkojnë atje për të bërë atë unë që unë i urdhëroj ata të bëjnë si Krye- komandanti i tyre”.

Presidenti Klinton dhe administrata e tij ishin të vendosur për të ndaluar makinerinë e luftës së Milloseviqit. Klintoni ishte shprehur se, “Nëqoftse Presdienti Millosheviq nuk është i gatëshëm të bëjë paqe, atëherë ne do ia kufizojmë mundësitë që të bëjë luftë.” Ndërsa zëdhënsi i Pentagonit në atë kohë, Keneth Bacon kishte deklaruar se, “Ne kemi një objektiv ushtarak dhe i cili është që të bëjmë më të mirën që mundemi për të ndaluar sulmet e Serbisë kundër Shqiptarëve të Kosovës, duke shkatërruar infrastrukturën ushtrake serbe. “Planet tona”, shtoi ai, “janë për një fushatë sulmesh ajrore të shpejta dhe të shkatërruese”.

Presidenti Klinton kishte ndërmarrë një fushatë pothuaj demokratike për të bindur popullin dhe Kongresin amerikan se sulmet kundër Serbisë ishin mënyra e vetme për të shpëtuar një popull, e vetmja rrugë për të sjellë paqë në Ballkan dhe në Evropë. Megjithse kishte edhe kundërshtime ndaj një mase të tillë në qarqe të ndryshme edhe vetë Partia Republikane që ishte në opozitë kishte paralajmëruar Millosheviqin që të mos inkurajohej nga debatet demokratike në Amerikë — në Kongres dhe në media — pro dhe kundër sulmeve amerikane ndaj Serbisë, se debatet nuk ishin shenjë e ligështisë së politikës amerikane, por e arritjes së një vendimi me consensus.

Kryetari i Dhomës së Përfaqsuesve në atë kohë, republikani Dick Armey nga shteti Texas pat deklaruar, pas një takimi mbi gjendjen në Kosovë me Presidentin Klinton në Shtëpinë e Bardhë, se, “Një prej çështjeve për të cilat të gjithë, pa dallim, jemi dakord, është se ne mund të debatojmë me njëri tjetrin se cila është politika më e mirë dhe rruga që duhet ndjekur në interesin kombëtar, por u pajtuam se do të mbështesim vendosmërisht forcat tona ushtarake që do të marrin pjesë në fushë-betejën e atjeshme”, duke paralajmëruar udhëheqsin serb: “Mos e keqkupto demokracinë, Z. Millosheviq!” dhe vendosmërinë amerikane për të vepruar kundër së keqës, pa marrë parasyshë dallimet ose interesat politike të palëve, sidomos për çështjet madhore, përfshirë ato morale, në fushën e politikës së jashtme dhe atë ushtarake.

Sulmet e NATO-s kundër Serbisë vazhduan për 79 ditë rresht. Me 10 qershor, 1999, operacionet ushtarake ajrore të NATO-s morën fund, kur Serbia nënshkroi një marrëveshje paqeje, në bazë të cilës forcat serbe u tërhoqën nga Kosova dhe u zevendësuan nga forcat paqëruajtëse të NATO-s.

Me marrjen fund të sulmeve të NATO-s kundër Serbisë dhe kapitullimit të saj, Preasidenti Bill Klinton mbajti një fjalim drejtuar Kombit Amerikan: Sonte mund të njotoj popullin Amerikan se, “Kemi realizuar fitoren për një botë më të sigurt, një fitore për vlerat demokratike dhe një fitore për një Amerikë më të fortë… agresioni kundër një populli të pafajshëm është ndaluar.” Duke iu drejtuar drejt për drejt popullit serb, Z. Klinton, u shpreh se, “Ju kini pësuar 79 ditë bombardime, jo për të mbajtur Kosovën si pjesë të Serbisë, por thjesht sepse Z. Millosheviq kishte vendosur që të zhdukte nga faqja e dheut shqiptarët e Kosovës — të vdekur a po të gjallë.”
“Kjo fitore”, vazhdoi Presidenti Klinton, “sjellë një shpresë të re se kur një popull veçohet për shkatërrim, për arsye të trashëgimisë së tij kombëtare, ose besimit fetar dhe kur ne kemi mundësi të bëjmë diçka për të ndaluar një gjë të tillë, bota nuk do të lejojë një gjë të tillë.” Pasi falënderoi popullin amerikan dhe forcat e armatosura amerikane për mbështetjen për këtë ndërmarrje ushtarake, Presidenti Klinton 20-vjet më parë u shpreh se pas fitores ushtarake në Kosovë kundër Serbisë, na pret beteja për fitoren e paqës për shqiptarët dhe për popujt e tjerë të Ballkanit, për të ndërtuar një të ardhme në liri, përparim dhe harmoni për të gjithë.
Presidenti Klinton përfundoi fjalimin e tij drejtuar popullit amerikan duke thënë se, “Amerika përballet me sfida të mëdha të kësaj bote, por njëkohsisht jemi të gatëshëm të përballemi me to. Kështuqë sonte u kërkoj të jeni krenarë për vendin tuaj dhe shumë krenarë për forcat tona të armatosura, sepse në Kosovë ne bëmë atë që duhej të bënim dhe ne e bëmë këtë ashtu siç duhej.”
Në luftën kundër Serbisë, për çlirimin e Kosovës, Shtetet e Bashkuara, pas debateve të shumta demokratike së bashku me Aleancën e NATO-s, kishin përcaktuar qartë qëllimet dhe objektivat që duhej të realizoheshin me sulmet ajrore kundër Beogradit, me qëllim çlirimin e një populli nga zgjedha e një shteti kriminal. Por në këtë 20-vjetor të fillimit të sulmeve të NATO-s, lind pyetja nëse klasa aktuale politike shqiptare — si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri — ka vendosur ende se si të veprojë në paqe dhe në demokraci, për realizimin e objektivave dhe interesave kombëtare afatgjata dhe afatshkurtëra të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Le të shërbejë 20-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s kundër Serbisë si një rast për një reflektim serioz nga mbarë Kombi Shqiptar dhe sidomos nga klasa aktuale politike: nëse 20-vjet më vonë shqiptarët në përgjithësi dhe Kosova në veçanti, janë gati të përballen me sfidat e mëdha, anë e mbanë trojeve të veta, në rrugën historike drejtë një shoqërie me të vërtetë të liri, në paqë e demokraci në vendin e vet. Sot, pas aq shumë vuajtjesh, gjatë shekullit të kaluar, shqiptarët nuk presin asgjë më shumë as më pak se kaq, nga udhëheqsit e tyre. Fati i shqiptarëve sot është në duar të vet shqiptarëve! Nëse shqiptarët janë të aftë të menaxhojnë fatin e vet, kjo është një pyetje tjetër.

Nisma e gabuar për të çuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit – Nga SHABAN MURATI

Përfaqësuesja e lartë e BE për çeshtjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Federica Mogherini, më 12 mars në Këshillin e Sigurimit të OKB-së parashtroi një raport të politikës së ndjekur nga KomisioniEuropian në rajone të ndryshme të botës dhe në pjesën, kur foli për Kosovën, paraqiti nismën e saj që çështja e marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës të kalojë për miratim në Këshillin e Sigurimit të OKB.

“Një marrëveshje finale, tha Mogherini, do të ketë nevojë të jetë në linjë me ligjin ndërkombëtar dhe do të duhet të mbështetet nga KS i OKB. Roli juaj është dhe do të jetë kyç dhe ne jemi gati, unë personalisht jam gati, të intensifikoj shkëmbimet tona me të gjithë anëtarët e KS të OKB për këtë”.

Sikundër shihet, znj.Mogherini bën të ditur edhe për lëvizje e veprimtari diplomatike të saj në funksion të realizimit të kësaj nisme diplomatike.

Është hera e parë që Komisioni Europian e shtron zyrtarisht në forumin më të lartë të OKB një nismë të tillë, çka tregon se diplomacia e BE po sforcohet të zyrtarizojë shtrimin e marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës në KS të OKB. Në fakt kjo tezë e Mogherinit, sipas burimeve diplomatike, u është sugjeruar prej saj Beogradit dhe Prishtinës në bisedimet e mbyllura në Bruksel.

Për ta bërë bindëse nismën e saj, përfaqësueses së BE për çeshtjet e jashtme i duhet ta paraqesë se ka mbështetje nga vetë dy shtetet bashkëbiseduese. Serbia natyrisht e ka pranuar me entusiazëm, sepse kjo nismë është në thelb një qendrim i vjetër serb, që tani merr etiketën e BE. Nisma materializon një kërkesë të vjetër të diplomacisë serbe që prej 20 vitesh për ta kthyer “çështjen e Kosovës” si çështje statusi prapë në KS të OKB, dhe i krijon diplomacisë serbe një pozitë avantazhi në strategjinë e refuzimit të pavarësisë së Kosovës.

Ndaj zv.kryeministri dhe ministër i jashtëm serb, Ivica Daçiç, e përshëndeti menjëherë në 14 mars nismën e Mogherinit, duke e quajtur rrjedhim logjik i ngjarjeve dhe një “momentum”, që duhet të shfrytëzohet. Serbia mezi po pret që nisma e çuarjes në KS të OKB të bëhet sa më parë.

Mirëpo konstatojmë se tezën e Mogherinit e ka pranuar zyrtarisht edhe Prishtina, megjithëse siç shprehen burime autoritative nga Prishtina, pas debateve të gjata. Kjo sanksionohet në Platformën zyrtare të bisedimeve të Kosovës me Serbinë, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 7 mars 2019. Në pikën 17 të Platformës, me titullin: “Kosova sipjesë e komunitetit ndërkombëtar”, thuhet:

“Në praktikë, ka të ngjarë që gjerësisht të pranohet se marrëveshja përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme do të duhej të miratohej nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në çfarëdo rasti. Kjo do të ishte e nevojshme ose të paktën shumë e dëshirueshme nga këndvështrimi i të dyja palëve për të siguruar që marrëveshja të arrijë shkallën e nevojshme të qëndrueshmërisë dhe mbështetjes nga komuniteti ndërkombëtar”.

Mënyra evazive e përkufizimit shpreh vështirësinë për të bindur publikun, dhe përmban një detaj të habitshëm se flet se “do të ishte shumë e dëshirueshme nga këndvështrimi i të dyja palëve”. Nuk i takon një Platforme shtetërore të bisedimeve diplomatike me një shtet rival të flasë për qëndrime të përbashkëta të dy palëve për tezën e KS të OKB, çka hedh dyshimin se kjo tezë mund të ketë qenë objekt i bisedimeve në prapaskenë midis dy palëve.

Gjëja e parë, që bie në sy nga paraqitja e nismës së Mogherinit, është ngutja për ta zyrtarizuar trajtimin nga Këshilli i Sigurimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Ngutja e saj mund të shpjegohet me dëshirën e përfaqësueses së lartë të BE për çështjet e jashtme që të arrijë një sukses personal para largimit të saj nga posti, pas zgjedhjeve parlamentare europiane të 23-26 majit 2019. Por ka një koinçidencë ngutje me Serbinë, e cila po kërkon të kapërcejë sa më parë barrikadën që quhet Kosovë dhe që e pengon në rrugën e anëtarësimit në BE.

Gjëja tjetër, që bie në sy është se për të dërguar marrëveshjen e Serbisë me Kosovën në KS të OKB nuk janë shprehur zyrtarisht as SHBA, as Gjermania, as Britania e Madhe, as Franca, etj. Në situatën e komplikuar diplomatike, ku e kanë ngatërruar çështjen e marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës, dalja e nismës së Mogherinit për ta çuar në KS të OKB meriton vëmendje të veçantë, sidomos nga Prishtina dhe Tirana. E analizuar në plan historik dhe komtemporan të së drejtës ndërkombëtare, të organizatave ndërkombëtare dhe të praktikës diplomatike, nisma mund të karakterizohet si e gabuar dhe mund të sjellë kosto të rëndë për shtetin e pavarur të Kosovës.

Së pari, duke dërguar marrëveshjen në KS të OKB, Bashkimi Europian heq përgjegjësinë nga vetja për paaftësinë, që nuk arriti dot në 8 vjet bisedime nën udhëheqjene tij në Bruksel, që të finalizonte marrëveshjen e normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve me njohje  reciproke. BE ka një mandat nga rezoluta e 9 shtatorit 2010 e OKB që të organizojë, ndërmjetësojë dhe të realizojë pajtimin midis dy shteteve, që aspirojnë të dyja anëtarësim në BE. Detyrën e pakryer, që i takon asaj, pra që të sanksionojë marrëveshjen dypalëshe Serbi-Kosovë për njohje reciproke, Brukseli ia atashon tani KS të OKB.

Kjo përmban edhe një rrezik tjetër. Duke ia kaluar KS të OKB, Brukseli praktikisht heq nga mesi dhe shpëton Serbinë nga kushti i njohur i deritanishëm se pa njohur Kosovën, ajo nuk mund të hyjë në BE.

Së dyti, propozimi i Mogherinit për ta dërguar në KS të OKB është në kundërvënie të hapur me qendrimin e SHBA dhe të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me rrugën e përfundimit të marrëveshjes Serbi-Kosovë. Në letrën e tij të 14 dhjetorit 2018 dërguar njëkohësisht edhe presidentit Hashim Thaçi, edhe presidentit Aleksandër Vuçiç, presidenti amerikan u jep alternativën që dy presidentët ballkanikë të vijnë dhe ta nënshkruajnë në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen përfundimtare midis tyre. Në këtë mënyrë presidenti Trump doli me rol të ri drejtues në procesin e marrëveshjes dhe me garancinë e SHBA për funksionimin.

Tani Mogherini e anashkalon alternativën ameriane dhe del me nismën për ta çuar në KS të OKB, duke hapur rrugën për një rol të ri në Ballkan të Rusisë dhe Kinës.

Ka edhe një element tjetër të rëndësishëm. Në telegramin e urimit, që presidenti amerikan Trump dërgoi me rastin përvjetorit të 11 të pavarësisë së shtetit të Kosovës, theksoi me forcë se thelbi i marrëveshjes duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia. Në fjalën e saj në KS të OKB, përfaqësuesja e lartë e BE për çështjet e jashtme dhe politikat e sigurisë, nuk e përmendi fare fjalën “njohje reciproke” si themel i marrëveshjes, çka don të thotë se ajo e mënjanon ose nuk e konsideron shtrimin e kësaj çështje në KS të OKB.

Së treti, ka një gjykim të gabuar edhe në qarqe politike e diplomatike në Prishtinë dhe në Tiranë se duke e dërguar në KS të OKB zgjidhet problemi i rezolutës 1244 të KS të OKB të 10 qershorit 1999. Nga pikëpamja juridike rezoluta 1244 nuk i takon Serbisë. Rezoluta vërtet flet për një lloj sovraniteti të RFJ, por RFJ ishte shtet tjetër. Rezoluta nuk e përmend në asnjë rresht emrin “Serbi” dhe çdo jurist i thjeshtë e kupton se një dokument nuk mund t’i japë pronësinë atij, që nuk e ka emrin.

Një element i rëndësishëm, që nuk e di pse harrohet nga Prishtina dhe Tirana është fakti historik se Serbia nuk ka qenë shtet anëtar i OKB në vitin 1999, kur u miratua rezoluta 1244 dhe asaj nuk i takon ndonjë e drejtë apo pretendim nga OKB. Këtë e ka vendosur me një vendim të saj Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, tribunali më i lartë juridik i OKB, në 15 dhjetor 2004, kur hodhi poshtë padinë e Serbisë kundër SHBA, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe vendeve të tjera të NATO-s për inkursionet ajrore të marsit 1999, dhe argumentoi se Serbia nuk ka qënë shtet anëtar i OKB në atë kohë dhe s’mund të pretendojë të drejta, që u takojnë vendeve anëtare.

Së katërti, çdo logjikë e kupton se KS i OKB nuk është dhe nuk mund të jetë thjesht një noter i një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës. KS i OKB do ta vendosë në rendin e ditës dhe do të hapë debat të ripër këtë marrëveshje dhe është e natyrshme se këtu fillon nga e para përplasja e qendrimeve dhe interesave të kundërta midis anëtarëve të përhershëm të KS të OKB. Sepse në pesëshen e anëtarëve të përhershëm me të drejtë vetoja janë dy shtetet, që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës: Rusia dhe Kina. Kjo don të thotë se Rusia përmes shtrimit në KS të OKB hyn në lojën ballkanike dhe mund ta zgjasë në pambarim debatin dhe të sabotojë pavarësinë e Kosovës.

Nuk e di nga vjen ai optimizëm foshnjor në Prishtinë se presidenti Vladimir Putin do të pranojë symbyllur çfarë do të vendosin Beogradi dhe Prishtina. Bllofi, që luajti presidenti Putin, duke takuar dhe biseduar me presidentin e Kosovës në 11 nëntor 2018 në Paris, është një ushtrim mëngjesor për carin e rafinuar të Rusisë, që ka luajtur dhe po luan bllofe të shumta diplomatike me krerët e shteteve të fuqishme të  botës. As Prishtina, dhe madje as Beogradi, nuk kanë siguri se Moska do të pranonte marrëveshjen, që mund të arrijnë të dy palët, pa kërkuar gjë dhe pa e hedhur si kartë në bixhozin makrodiplomatik ndërkombëtar.

Gazeta e mirëinformuar ruse “Komersant” duke shkruar për një takim kokë më kokë të Putinit me Vuçiçin në Moskë në fund të vitit të kaluar, thekson se: “Vuçiç nuk e gjeti Putinin shumë dakord kur është fjala për arsyet përse Rusia duhet të mos verë veton në KS të OKB për marrëveshjen, nëse Kina realisht ve në pikëpyetje anëtarësimin e Kosovës në OKB”.

Interesi strategjik i Mokës nuk është zgjidhja e konfliktit të ngrirë midis Serbisë dhe Kosovës, sepse ai konflikt është e vetmja mënyrë për të qenë e përzier në punët e Ballkanit. Nga ana tjetër, Prishtina duhet të ketë parasysh mesazhin zyrtar, që dha në datën 4 mars 2019 zëvëndësministri i jashtëm rus, Aleksandër Grushko. Në një deklaratë për mediat e Shqipërisë zyrtari i lartë rus dha nga Tirana mesazhin e qartë se “Për Rusinë marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën janë çeshtje krejtësisht e brendshme e Serbisë” dhe kërkoi që marrëveshja midis tyre të dërgohet për miratim në KS të OKB.

Uroj ta kenë lexuar në Prishtinë për t’u qartësuar sesi do ta trajtojë Rusia në KS të OKB çështjen e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, pra si një konflikt i brendshëm brenda një shteti, njësoj si Transnistria e Moldavisë, që ka shpallur pavarësinë, por nuk e njeh kurrkush. Nuk duket se rastësisht diplomacia ruse ka rihedhur në qarkullim diplomatik tani formulën e “dy gjermanive”, të cilat u pranuan në OKB si dy shtete anëtare, por pa e njohur njera-tjetrën.

Së pesti, KS i OKB  për shkak të Rusisë ka një rekord katastrofik negativ për interesat dhe çeshtjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. KS i OKB për shkak të Rusisë ka kundërshtuar të miratojë rezolutën për ndërhyrjen humanitare në Kosovë në vitin 1999 dhe po të ishte për KS të OKB, sot e kësaj ditë Kosova do të ndodhej akoma nën pushtimin serb. KS i OKB për shkak të Rusisë dështoi në vitin 2007 të miratonte planin Ahtisaari, i dërguar i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB, për pavarësinë e kushtëzuar. Asnjë rekord dhe asnjë shenjë nuk të nxit për optimizëm se tani KS i OKB me Rusinë brenda do të tregohet gjeneroz dhe do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës është marrëveshje dypalëshe e dy shteteve për njohjen reciproke dhe nuk ka nevojë të dërgohet në KS të OKB. Nuk është Traktat paqeje i dy shteteve, që kanë luftuar me njeri-tjetrin. Ështe naive të kërkosh nga diplomacia ndërkombëtare të bëjë tani, atë që duhej ta kishte bërë para 20 vitesh, kur duhej të organizonte një Nuremberg dhe një Potsdam për shtetin agresor, Serbinë.

Alternativat ndërkombëtare të legalizimit dhe të garantimit të një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës janë dy. Njëra është që BE ta legalizojë dhe ta garantoje marrëveshjen nëpërmjet kushtit të anëtarësimit të Serbisë në BE pasi të njohë Kosovën. Dhe e dyta, që marrëveshja përfundimtare të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë nën garancinë e presidentit amerikan dhe të SHBA.

Dhe meqë Mogherini i BE po kërkon hulli të gabuara, mbetet alternativa amerikane.

LIBERALIZMI SI DOMOSDOSHMËRI E SHOQËRISË SHQIPTARE – Nga EUGJEN MERLIKA

“Problemi për liberalizmin përvijohet në të përcaktuarit simbas vëndit, kohës dhe rastit të dhënë, jo se një masë thjesht apo teorikisht ekonomike është “liberiste”, por nëse është “liberale”; jo nëse është pjellore nga ana sasiore, por nëse është cilësisht e lëvdueshme; jo nëse cilësia e saj është e pëlqyeshme për një apo më shumë, por nëse është e shëndetëshme për një, për shumë, për të gjithë, për njeriun në shpirtin e dinjitetin e tij si njeri.”
BENEDETTO CROCE (1866 – 1952) filozof, historian, kritik letrar e shtetist italian, ish kryetar i partisë Liberale italiane.

Solla këtë fragment nga shkrimi “Liberizmi dhe liberalizmi” i pothuaj tre çerek shekulli më parë të njërit nga etërit e liberalizmit italian dhe evropian të shekullit të shkuar, kur mora vesh se do të dilte numuri i parë i së përditëshmes “Liberale”. Ajo gazetë, si më e reja e gjithësisë së vogël të shtypit shqiptar të “demokraturës” së këtyre viteve, ndoshta do të plotësojë një zbrazësirë të periudhës së kalesës, një organ të kulturës liberale, aq përcaktuese në dy shekujt e shkuar të historisë së botës perëndimore e të qytetërimit të saj.
Shumësia politike dhe e mendimit, e fituar në sajë të erërave të lirisë që frynin të fuqishme nga Evropa e Lindjes, e vendosur t’a quante të mbyllur përkatësinë e saj në sistemin komunist, të arritur në stacionin e fundit të udhëtimit të tij 70-vjeçar, në një dështim të plotë në garën e tij me rivalen e përtej “perdes së hekurt”, dhe vrulli rinor e vendosmëria për ndryshim e brezit të studentëve universitarë të fundit të viteve 80, kishte nevojë që në fillimet e tij të kishte dhe një gazetë me frymëzim liberal të mirëfilltë.
Si kusht i parë i domosdoshëm për mbarëvajtjen e gazetës së re mendoj se është pavarësia nga pushteti politik dhe ekonomik që zotëron jetën e Vendit. Duke mbajtur parasysh vështirësitë që paraqet kjo sipërmarrje e madhe në Shqipërinë e sotme, në të cilën mendimi i lirë, i shkëputur nga lufta për pushtet që gjallëron me të tepërt botën shqiptare, ndihet i kërcënuar dhe i pambrojtur, i takon drejtimit të organit që, nga pozita të fuqisë argumentuese të koncepteve liberale, të hapë një brazdë të re në ugarin e lëruar të publiçistikës, me synimin që atë t’a thellojë gjithënjë e më tepër, duke e kthyer në një hulli të vërtetë të mendimit liberal shqiptar.
Ai mendim duhet të marrë jetë nga historia e liberalizmit në plan botëror, nga etapat e ndryshme nëpër të cilat është përshkuar, nga sukseset dhe dështimet e tij në përvojën e gjatë evropiane të betejave të tij, jo vetëm në vështrimin e hartimit dhe mbrojtjes së parimeve, por edhe të vënies në jetë të tyre në realitetet e ndryshme historike. Zanafillat e tij na çojnë në Anglinë e shekullit të 17, në luftën civile të saj, ku zhvillimi i i natyrshëm i autonomive vendore e kushtetuese çoi në luftën për të kufizuar pushtetin e Kurorës mbretërore (Petition of rights, 1628, Bill of rights, 1689) dhe në pohimin e të drejtave vetiake në fushën juridike (”Habeas corpus, 1679).
I pari teoricien i madh qe John Locke që, në “Traktatin e dytë të shoqërisë civile”, 1689, kërkonte lirinë fetare. Kërkesa për lirinë ekonomike erdhi nga Adam Smith, themelues i liberizmit, doktrinës ekonomike të liberalizmit, ndërsa përbërësja shoqërore nga J. Stuart Mill që thonte se ligjet ekonomike janë të hekurta dhe të padhunueshme, por ekonomia duhet të zhvillohet në dobi të qëllimeve shoqërore. Në Gjermani liberalizmi lindi nga teoria kantiane e Shtetit të së Drejtës, simbas së cilës ligji është përmbi ata që e qeverisin shtetin. Në Francë liberalizmi qe rrjedhojë e iluminizmit mbas Montesquieu-t, i cili qe i pari që hartoi doktrinën e ndarjes së pushteteve, Rousseau-it që kritikoi traditën absolutiste në edukimin e në moralin shoqëror e mbas Condorcet-it që u mundua t’i jepte Revolucionit një përmbajtje demokratike liberale, por i pari që dha një përfytyrim sistematik të shtetit liberal qe B. Constant. N’Itali teoriku dhe sendërtuesi i shtetit liberal qe Cavour-i, teoricieni i fundit i madh qe Benedetto Croce, që gjatë diktaturës fashiste e quante idealin liberal “besim të lirisë”. Gjatë shekullit të njëzetë përfaqësues të shquar të liberalizmit ekonomik, shoqëror e kuturor kanë qenë anglezët Beveridge e Keynes, amerikani Dewey, austriaku me origjinë çeke Schumpeter etj.
Më shumë se një sistem mendimi i përcaktuar mirë, liberalizmi është një qëndrim intelektual e moral që thekson fuqishëm vlerën pozitive të lirisë vetiake, të kuptuar jo si mohim të thjeshtë të çdo autoriteti (liria negative), por si një autonomi ose aftësi për t’i u bindur disa normave t’arsyeshme që burojnë nga vetë njeriu. Duke gjetur burimin e autoritetit dhe të ligjit tek individi, liberalizmi i kundërvihet formave tëë konservatorizmit shoqëror të bazuar mbi arbitraritetin dhe traditën zakonore. Jeta njerëzore ka nevojë për rregulla që të bëjnë të mundur bashkëpunimin shoqëror që do të siguronte një nivel të përshtatëshëm jetese. Liberalizmi është metoda e hulumtimit e të vënies në jetë të këtyre rregullave. Jeta shoqërore, simbas J. Locke-t është rrjedhojë e një “kontrate shoqërore”, ose e marrëveshjeve, në forma të ndryshme, ndërmjet përbërësve të bashkësisë. Në këtë drejtim liberalizmi është më shumë prodhim i shoqërisë bashkëkohore dhe një fitore e qëndrueshme e qytetërimit perëndimor.
Në vështrimin politik, liberalizmi në shekullin e shkuar i është kundërvënë energjikisht diktaturave zotëruese të Evropës, atyre nazi-fashiste dhe komuniste. Ai ka patur si flamur të tij demokracinë përfaqësuese parlamentare, me sovranitetin popullor dhe ndarjen e pushteteve. Ndërsa në drejtimin ekonomik liberalizmi, në shumicën dërmuese, ka qënë kundër statalizmit, drejtimit të qëndralizuar të ekonomisë, ndërhyrjes së shtetit në dëm të nismës vetiake të individëve. Shteti duhet të kryejë ata funksione të cilët individi nuk është në gjëndje t’i përballojë për vetë natyrën e tyre bashkësore. Në “kontratën shoqërore” ndërmjet bashkësisë dhe institucioneve, detyrë e shtetit është mbarështimi i fushave të marrëdhënieve ndërkombëtare, të mbrojtjes kombëtare, të sigurisë e të rendit, të drejtësisë, pjesërisht të shëndetësisë publike, të sistemit arsimor e të punëve botore. I kundërti i këtij botkuptimi është ai shtetëror, në të cilin shteti është zot i të gjithë jetës së qytetarëve, që ka në dorë fatet e tyre në të gjithë drejtimet, që i kthen ata në vartës të verbër me të drejta shumë të pakta të atyre që qeverisin. Qe ai sistem që lamë pas tridhjetë vite të shkuara e të cilit vazhdojmë ende t’i paguajmë tagrin e pasojave.
Një nga dokumentat më me jehonë në historinë politike të Evropës, krahas Deklaratës së të Drejtave në Angli më 1689, asaj të SHBA më 1776, qe edhe Deklarata e të drejtave të njeriut e qytetarit, e miratuar nga Asambleja Kombëtare Kushtetuese e Francës më 29 gusht 1789. Ajo Deklaratë vinte theksin mbi një sërë të drejtash, “natyrore dhe të pashqyrtueshme”, të njehsuara në lirinë vetiake, në pronën vetiake, në lirinë e besimit, në barazinë para ligjit. Ideja e lirisë, që përcaktoi të gjithë zhvillimin e mëtejshëm të ideologjisë liberale, ishte shprehur në pikën 4 të Deklaratës franceze, në të cilën thuhej se “liria qëndronte qenësisht n’atë që mund të bëjë secili atë që dëshiron pa dëmtuar të tjerët; kështu ushtrimi i të drejtave natyrore të secilit individ nuk ka të tjera kufizime, veçse ata që u sigurojnë të tjerë pjesëmarrësve të shoqërisë ushtrimin e të njëjtave të drejta.”
Ky vështrim i lirisë prirej të paraqitej fillimisht si një shprehje e pavarësisë së individit nga shteti, duke i dhënë këtij të fundit funksionin e rëndësishëm të siguruesit të të drejtave të secilit. Por kjo kërkesë tipike liberale do të binte ndesh shpejt me një tjetër prirje, dhe ajo në ujdinë e heshtur me dëshirat e liberalizmit kundër absolutizmit e kundër despotizmit, me atë të pjesëmarrjes së qytetarëve në hartimin e ligjeve dhe në ushtrimin e sovranitetit, në rradhë të parë në përparimin shoqëror të bashkësisë. Kjo kërkesë, që kishte gjetur mbështetje në parimet e sovranitetit popullor e të vullnetit të përgjithshëm, të formuluara nga Rousseau-i e të pasqyruara në Deklaratën e të Drejtave, me vështirësi pajtohej me individualizmin kundërshtetist të liberalizmit klasik. Rrahja e mendimeve ndërmjet kërkesave “garantiste” e “pjesëmarrëse” ka karakterizuar zhvillimin e e doktrinave liberale bashkëkohore, ku kanë zotëruar herë format liberale klasike e herë ato të sovranitetit, të prirura për të pajtuar më të shumtën e lirive me më të shumtën e pjesëmarrjes, gjë që përfaqëson një rrugë të mesme pajtimi ndërmjet dy vijave të liberalizmit.
Sot kjo rrahje mendimesh vazhdon përsëri në nivel planetar dhe sirenat e sovranizmit në praktikën evropiane e më gjërë, po tërheqin segmente mjaft shqetësuese të masave popullore që herë herë, me votat e tyre, përcaktojnë institucione të shteteve iliberale, në kundërshtim të hapur, në shumë çështje, me vlerat e shoqërive liberale që janë të bazuara në dokumentat e sipërpërmendura mbi të drejtat natyrore të qytetarëve në shoqëritë e hapura.
Në historinë shqiptare, për arsye të ndryshme, të lidhura me zhvillimet e saj, idetë liberale nuk kanë gjetur një mbështetje të përgjithëshme e gjurmët e tyre mund të gjënden vetëm në elementë të veçantë të jetës kulturore e politike. I takon këtij shekulli të plotësojë mangësitë e sistemit Shqipëri, në drejtim të përqafimit të ideve liberale në jetën ekonomike e shoqërore. Në këtë drejtim gazeta Liberale uroj të jetë në lartësinë e detyrës, për të sjellë në opinionin publik shqiptar një erë të re në kahun e zhvillimit të tij kulturor e, kryesisht edhe në jetën politike, një frymë të re, larg prirjeve zotëruese autoritare të klasës sonë politike.
Mars 2019 Eugjen Merlika

Kërkesat e Shqypnís – Nga MUSTAFA KRUJA (Dokumente nga Konferenca e Paqes, Paris 1919)

 

Kombi shqyptar po del përpara Kongresit të Paqës duke u mbështetun mbi nj’atê fuqi ideale qi ka bâmun të pamundshme ushtrít e kombevet liridashëse e qi ka shtrënguem anmiqt e tyne të lëshojnë armët prej dore; ay po shfaqet edhe plot me besim se parimet e kombsís, falë drejtësís së njerzvet të shquem qi janë mbledhun në Kongres, do të marrin zbatimin e plotë të tyne.
Fara shqyptare, mâ e vjetra në Balkan, ka mundun t’a ruej, kombsín, shpirtin e lirís e të mëvetësís së vet, me gjithë qi Shqypnia herë pas here, nëpër kalimt e shekujvet, âsht bâmun fushë pushtimesh të hueja.
Pas mâ se katër shekujve zotnimi të huej, po sa qe thirrun me jetuem si Shtet më vete e kur po përpiqej edhe ndër të vështira qi s’i dahen përlindjes së popujvet, Shqypnia pa prit’e pa kujtuem, u gjind përpara luftës botnore. Asnjansín e saj, qi Fuqít e Mëdhaja i kishin garantisun, i a prishën ushtrít luftare e, si Belgjika, Shqypnia ka pamun gjithë tmerrimet e pushtimit.
Populli shqyptar, as duke rënkuem nên thêmbrën e pushtuesit, nuk e harroi detyrën e vet kundrejt Kuptimit, i cili po ishte duke luftuem për parimet e kombsís dhe për të drejtën e popujvet.
Shqyptarët, tue harruem shnderimet e tmerrimet të bâme motmot mâ para në Shqypní, e bânë njê detyrë për veten e tyne t’u ndihmojnë tepricave t’ushtrivet serbe qi po hiqeshin nëper Shqypní. Me të vërtetë, këto, të lodhuna e të mbarueme, pa armë e pa ushqim, kurrë nuk do të kishin arrijtun n’Adriatik po t’ishte qi shqyptarët, dyke u vûmun veshin Austriakvet, të mos ishin sjellun pas dashunís qi ndienin për Kuptimin si edhe pas gojdhânavet burrnore të tyne.
Shqypnia, e pushtueme nên zgjedhë dhe e rrenueme, i mbështette shpresat e veta përmbi ushtrít mikesha të Kuptimit qi po shkelshin në Maqedhoní e në Shqypní të Poshtme; e rrjeshtat e tyne po shpejtojshin me zânë vênd pranë ushtrivet shpëtimtare për të marrë pjesë në luftat qi po bâheshin në sinisín balkanike kundra Mbretnivet Qêndrore. Sikur t’u ishin dhânë edhe shqyptarvet gjith’ajo mbështetje e gjith’ato lehtësina si kombevet tiera, do t’ishin drejtuem të tânë së bashku, si njê trup i vetëm, për të kapun armët, të gëzuem kreit nj’ashtu si vëllaznit e tyne të mbledhun nën flamurët e Kuptimit, nga të cilët shumë kanë mbetun në fushët të nderës. Por, edhe pa pasun ato ndihma e lehtësina, bânë gjithë ç’kishin në dorë për të vështirsuem punën e anmikut, duke i sjellun ndalime n’ushqimin e tij e duke mos e lânë, për nji periudhë të gjatë të marrë e t’apë me nji Shtet balkanik qi mundohej të merrej vesht nëpër Shqypní me Komandën anmike për dâmt të Kuptimit, e kur Besararët e mblodhën me marrë turrin në Balkan, shqyptarët u çuen peshë kundra ushtrivet austriake e lehtësuen përparimin e ushtrivet të Kuptimit në Shqypní gjithmonë me kontingjentet shqyptare në ballë.
Shqyptarët, të lumë për shërbimin e vogël qi kanë mundun t’i bâjnë çâshtjes së lirís, po vjinë sod, me besim të plotë, të shtrojnë përpara botës kërkesat e drejta të tyne. Çâshtjet toksore të sinisís balkanike nuk do të jenë zgidhun me të drejtë, në qoftë se çdo Shtet nuk do të ketë përmbledhun ndër kufijt e tij ato krahina ku elementet e farës së vet formojnë shumicën e popullsís. Bash në faktin qi s’ka qênë nderuem ky parim në Shqypní, e gjêjnë shqyptarët, e me arsye, shkakun e mjerivet e të vuejtjevet të tyne. Parimet e aqpeshimit e të statu quo-it qi formojshin bazën e kongresevet në kohnat e kalueme, s’mund, t’ishin veçse nji mynxyrë për Shqypnín, si vênd pa projtje e i lakmuem prej fqîjvet të vet grek e slav të mbështetun mbi projtës të fuqishëm.
Kështu pra qe qi Kongresi i Berlinit më 1878 përpara dhe Konferenca e Londrës më 1913 mbasandej vêndosën cungllimet e tokës kombtare të Shqypnís për fitimin e Malit të Zi, Serbís e Greqís, cungllime aqë mâ tepër të padrejta kur në viset e sakrifikueme lêjshin pa farë garantie grumbuj shqyptarësh qi formojshin nji shumicë të madhe.
Le të na ipet lêjë të vêmë n’oroe, këtu duke kaluem, se syproria e qytetnimit grek dhe slav, për të cilën fort shpesh âsht bâmun fjalë, rrin keq me salvimet sistematike, me rrenimet e të djegunat e sa tjera tmerrime të shkaktueme prej Grekvet e Serbvet kundra popullsivet paqtore të Shqypnís: fakte këto të njohuna prej Fuqivet të Mëdhaja, sa nuk lânë nevojë për me u treguem këtu hollë e gjatë.
Mbas si ky Kongres s’ka mâ në shpirt formula të thata, por parime të vërteta të drejtësís qi po kërkon gjithë bota, shpresa po përtrîhet me arsye të drejtë në zêmrat e shqyptarvet.
Kërkesat qi kombi shqyptar i paraqet Kongresit, përmblidhen në trí kategorí; do me thânë t’i këthehen Shtetit Shqyptar, mëvetesía e të cilit âsht njohun e garantisun prej Konferencës së Londrës më 1913:
1°) Viset shqyptare qi i janë dhânë Malit të Zi me vêndimet e Kongresit të Berlinit e me ato të Konferencës së Londrës 1913;
2°) Viset shqyptare qi i janë dhânë Serbís me vêndimet e Konferencës së Londrës 1913;
3°) Viset shqyptare qi i janë dhânë Greqís me vêndimet e Konferencës së Londrës 1913.
Kur Shqypnia po kërkon kështu të drejtën e bukur të saj, po vijnë për qark disa lajme, pak t’errta âsht e vërtetë, pas të cilavet disa nga këta Shtetën balkanas po nxjerrin pretesa të reja përmbi vise qi gjinden ndër kufîjt e Shtetit Shqyptar më vete, ndër nj’ata kufîj qi janë caktuem me aktet e Konferencavet të Londrës e Firencës, të cilat akte edhe kishin bâmun nji padrejtësí të sheshtë duke mos marrë para sŷsh të drejtat e ligjëshme të popullit shqyptar. Duket e tepër me dëftyem se sa të padrejta do t’ishin këto pretesa, por me gjithë këtê âsht edhe e nevojshme me shkuem për sŷsh pak argumentat, me të cilët’anmiqt t’anë kishin me dashun t’u provojnë drejtësín atyne pretesave.
Serbët kanë vûmun para, në kohnat e kalueme, nevojën për me dalun në det nëpër tokën Shqyptare. Tash kjo arsye s’âsht mâ sod, tue qênë se Serbia nuk do të jetë mâ pa limane n’Adriatik; por, si do me qênë, nji aso nevoje tregtare nuk do t’ishte e atillë natyre sa t’i epte të drejtë Serbís për nji grabitje si ajo qi thamë.
Të gjitha statistikat qi kanë paraqitun Grekët për me mbështetun kërkesat e tyne në Shqypní, kanë njê bazë të gabueme. N’aktet e lindjes të Qeverís Turke të gjithë të krishtênët ortodoksë të mbretnís ishin quejtun rumë (grekë). Ky gabim rridhte nga fakti qi të gjithë këta të krishtênë vareshin fetarisht te Patrikata e Stambollit. Por kjo nuk donte me thânë aspak se të gjithë këta të krishtênë ishin prej farës greke. Tuke qitun si Grekë të gjithë këta të krishtênë pra, e vetëm kështu, Qeveria Helenike po arrin me gjetun njê farë shumice në disa pjesë të Shqypnís. Por mbas atij hesapi duhej me besuem se nuk ka as nji Shqyptar ortodoks në Shqypní.
Nuk janë pra cungllime të reja ato qi kombi shqyptar pret, por, për kundras fare, ay pret të përtânsohet në kufîjt e tij etnikë, pret qi t’i këthehen në gjît të vet ata grumbuj qi i ishin këputun me përdhûnë në kohnat e shkrueme e qi t’i njihet e bukura e drejtë e tij; e, bash kjo çâshtje e shêjtë âsht qi ay do t’i vênë krahat përpara Kongresit të Paqës me anën e përfaqsuesvet të tij, të cilët as nji kongres në kohnat e shkueme s’ka dashun t’i a ndëgjojë.
Sikurse do të shihet nga karta gjeografike ngjitun këtu, kufini etnik i Shqipnís fillon prej gjînit të Spicës (në verit të Tivarit), këthehet drejt nord-estit duke marrë mbrênda Tuzin, Hotin, Grudën, Triepshin, Podgoricën, dhe, duke ndjekun kufinin e Malit të Zi qi ka pasun përpara motit 1912, përmbledh Pejën, Gjakovën, Mitrovicën (pjesën lindore), Prishtinën, Gjilanin, Ferizovikun, Kaçanikun, nji pjesë të kazás së Shkupit, Tetovës, Gostivarin, Kërçovën, Dibrën, për me arrijtun te “Mali i Thatë” ndërmjet liqêjvet t’Ohrís e të Prespës. Qy nga kjo pikë kufîni ndjek vijën e 1913-s deri te maja e malit Gramoz e vazhdon drejt sudit për me dalë afër gjînit të Prevezës. Të gjitha viset qi gjinden në Perëndim të këtij kufîni përbâjnë Shqypnán etnike e historike.
Mbrênda ndër këta kufîj qi caktuem mâ sipër, jetojnë afër 2.000.000 Shqyptarë, nga të cilët mâ pak se gjymsa ndër kufîjt e shënuem në Konferencën e Londrës dhe tjerët n’ato vise qi u ishin lânë, po n’atê Konferencë, Malit të Zi, Serbís e Greqís.
Pas rrokullimesh qi kanë ngjamun në Shqypní këto vjett e fundëm: vrasa të gjithmbarshme e shpërngulje e tjera, do t’ishte njê guxim me u çuem për me dhânë statistika të preme përmi gjinden e sodshme. Por mund të thuhet, pa u larguem prej së vërtetës, se në viset e lëshueme Shtetënvet qi u përmêndën mâ sipër, popullsia shqiptare përbân nji shumicë 80% mbi elementët slav e grek. Në disa nga këto vise, për shêmbëll në kazát e Pejës, Gjakovës e Prizrêndit në Nord e në Krahinën e Çamërís në Sud, elementet slav e grek formojnë nji pakicë fare të vogël.
Nuk po kërkojmë kurrgjâ qi s’âsht shqiptare. Kurrë s’kemi pasun në shpirt të përmbledhim në Shtetin shqiptar grumbuj qi u përkasin tjera kombsive, të cilët, për me qênë mandej të bashkuem me vëllaznit e tyne, do të mundeshin me na shkaktuem turbullime qi na kemi interesë me i larguem prej vetes me të tâna mënyrët.
Po kërkojmë me u bâmun të zott e vêndevet shqiptare qi na janë këputun me traktatin e Berlinit e me Konferencën e Londrës; po kërkojmë mëvetesín e tânsín toksore të Shqipnís e respektimin e të drejtavet syprane të kombit shqiptar. Po kërkojmë edhe shpërblime ekonomike për nji numër të madh katundesh të djeguna nga ana e Grekvet n’anën e poshtme të Shqypnís e për rrenimet qi kanë bâmun ushtrít e Mbretnivet Qêndrore sa kanë mbajtun vêndin nên pushtim të tyne. Tue pasë qênë vêndi i pushtuem, tue pasë mbetun pa qeverí, s’ka pasun deri sod se si me e çmuem në nji mënyrë të preme shumën e këtyne dâmeve. Qeveria e Përkohëshme Shqyptare, qi âsht zgjedhun me 25 dhetor 1918, âsht tue punuem për me bâmun gati listën, e cila ka me u paraqitun në Kongres sa mâ shpejt.
Kombi shqiptar deshiron të punojë në paqë për me zhvilluem pasunít e vêndit të vet; të bâhet nji element mbarsie në sinisín balkanike e të marrë radhën e tij ndër kombet e tjera të qytetnueme.
Vêndimet e padrejta të kohës së shkueme e kanë shtuem mâ tepër lakmín e guximin kundra të dobtëve edhe kështu janë bâmun shkaku i shumë mjerimeve e vuejtjeve. Kongresi i sodshëm, duke fshimun padrejtësít e kalueme e duke i dhânë secilit atê qi i përket, do të ketë hudhun themelët e nji paqe të qêndrueshme në sinisín balkanike, ku turbullina të herë-pasherëshme u kanë qitun gjithmonë punë të vështira e të mërzishme kanqellarivet të Fuqivet të Mëdhaja.

Paris, 12 Shkurt 1919

(Nênsh.) TURHAN
Marrë nga vëllimi “Mustafa Kruja në historinë shqiptare”
Kapitulli “Shqypnia përpara Konferencës së Paqes”

Me gjuhën e popullit tonë! – Nga AGRON SHABANI

Disa “burra të shtetit” dhe pushtetit kosovar, me mirë është të dhihen njëherë e mirë një ditë (ose, sëpakut t’ia kopin pordhë!) dhe të shlirohen (çlirohen) nga frika (tuta), fobia, paranoja, acidet ose gazërat e ndryshme helmuese, se sa të bagëlojnë ose glacojnë përditë! Sigurisht. I vjen era e keqe pak, por hiqet. Nuk shkon krejtë jeta me kravatë (litarë) nër fyt dhe me qefinë nën sçetullë. Jo. Sepse, të humbin lëngjët ose vitaminat e trupit dhe apetiti i bukës.
Në këtë prizëm, tek personat ose individët e ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë të prekur nga simptomet ose sindromet e frikës, paranojës ose fobisë imagjinare, halucinative ose fiktive, gjithëmonë ose vazhdimisht sikur ndodhën ose ekzistojnë “ai, ajo, ata, ato” apo një “dikush tjetër si armik, kundërshtarë, rivalë, gjykatës, prokurorë, denoncues, akuzues ose ekzekutorë i tyre! Kjo për faktin se bota ose “kosmosi” i tyre i ç’rregulluar shpirtërorë, emocional, mentalë ose psikologjikë është i stërmbushur ose mbingarkuar me “enërgji të madhe” iracionale ose negative. Ndonëse pa i harruar këtu edhe ‘kompleksin e Edipit’ së bashku me kompleksët tjera të inferioritetit dhe maliciozitetit të përgjithshëm intelektual, profesional, institucional etj.
Thonë se mbreti ose tirani i tërbuar dhe frikësuar në palcë nga mekatët e shumëta para popullit dhe para Zotit, atëbotë i ndodhur në shtratin e vdekjës, dha urdhër që të mbështillej ose mbulohej me lëkurën e tigrit ose luanit në atë menyrë që të trembej vdekja prej tij, por kot se koti. Edhe Stalini, Beria dhe tiranët ose diktatorët tjerë, vdiçën duke bërtitur dhe uluruar: Oh, ih, uh, ohaaaa! Ajo (vdekja) është këtu, na ka pritur për t’i paguar mëkatët tona!” Edhe Luigji i XVI-t dhe Maria Antoneta të njohur dhe të akuzuar asokohe si “Misie dhe Madam Deficitë dhe Dekadencë” të cilët me luksin dhe ekstravagancën e tyre monrakiste dhe absolutiste e sollën Francën e asokohëshme buzë kolapsit dhe bankrotit total, vdicën keq pas gliotinës! Edhe pse Mari Antonet ishte e bija e llastruar dhe ekstravagante e Maria Terezës së Austrisë, ndërkaq, Luiji i XVI-t, nip i Luigjit të XIV-t. Kot se koti.
Prokuroria dhe drejtësia vëndore (kosovare) dhe ajo ndërkombtare është dashur t’i kapin, burgosin (arrestojnë) dhe denojnë kaherë të gjithë ata që i kanë kapur shtetin dhe popullin në fytë, duke abuzuar me ndihmat, djersën dhe buxherin e popullit dhe shtetit me të varfër të Evropës! Ndërkaq, ata vet së bashku me familjet, farefisin dhe klanët e tyre tribale, politike, paranormale ose parapolitike, duke jetuar si mbretër, sulltan, sheikë, emirë ose perandorë! Si dhe duke i klanizuar, fosilizuar, privatizuar, uzurpuar dhe monopolizuar pronën ose pasurinë e gjithëmbarëshme shtetrore dhe nacionale së bashku me shtetin, pushtetin dhe të gjitha institucionet e tij !
Thonë se ai gabeli i keq, kur është bërë pasha, e ka lyer edhe bythën me kos dhe trupin me parfume të shtrenjta ose desodorante. Por, kot se koti. Erën e keqe ose të thartë, nuk ka mundur të largojë dot nga trupi.
Disa thonë se Kosova është “vrimë e zezë” ose “eldorado parajsore” për shpërlarje parashë dhe aty e shohin shansin ose mbijetesën e tyre Pacolli dhe Macolli së bashku me “apostujt e lirisë, shtetit dhe pushtetit kosovar” si dhe ‘burbonët” ose ‘zhirondinët’ e LDK-s që kanë ngritur pasuri përrallore në saje të kontrabandës, prostitucionit, krimit të organizuar dhe abuzimëve të çfarëdollojshme me ndihmat dhe donacionet e shumëta të luftës, paraluftës dhe pasluftës në Kosovë! Dhe, në atè Xhungël të Madhe të ligjëve të çmendura dhe të pashkelura e shohin profitin dhe mbijetesën e tyre matrapazët, kriminelët dhe llaskucët e ndryshëm vëndorë ose kosovarë së bashku me bosët ose padronët e tyre në Moskë, Beograd, Bruksel, Stamboll (Ankara), Uashington ose dikund tjetër. Në anën tjetër ndërkaq, çobanët, beduinët, letrakët, llaskucët ose karaxhozët e ndryshëm instotucional, rrahun “gjoksin” e pulës për “suksesin e tarifave” ose “embargove tregtare ose ekonomike” ndaj Serbisë! Ndonëse, fekaljet, fosilet, kèlyshet dhe zagarèt e ndryshèm tè Serbisè dhe Rusisè i kanè tè kontrabanduar dhe inkriminuar në shtet, pushtet, polici, politikë të jashtme ose diplomaci dhe gjithandej.
Kjo pra, tingëllon krejtësisht e çuditshme, paradoksale, reaksionare ose anakronike për botèn dhe kohën e sotme moderne ose bashkohore, kur kemi tendencë inflatore dhe inflamatore për të interpretuar lirinë, shteti, pushtetin, politikèn ose diplomacinè kosovare si gjetjen ose zbulimin e dikujt tjetër i cili ashtu siç është, të mbushë me pesimizëm dhe plot trishtim me shemtinë e tij të jashtme dhe të brendshme! Dhe, jo vetëm ai! Mjerishtë. Por, edhe “politikanët” ose “diplomatët” tjerë kosovarë me “profesion patriot”, apo, nuna ose kumbarë i Rankoviçit, UDB-s ose Millosheviçit dhe kështu me radhë…Deri në absurd!
Ndaj, u mor vesh se sipas Platoni dhe Aristotelit, përveç bukurisë, edhe shëmtia, gjithashtu është një problem serioz, për arsye na vë përpara karakteristikave të rrezikshme dhe të dëmshme. Na inkurajon që të jemi si ajo: të shëmtuar, negativè, iracional, mediokritè, kaotikë, të stuhishëm, nebuloz, infantil, patologjikè etj. Dhe kjo na e bën edhe më të vështirë që të bëhemi të mençur, të butë, të qetë, racional, pozitivè etj. Ndaj, èshtë detyrë e poetëve, piktorëve, filozofëve, sociopsikologëve, politologëve, producentëve televizivë, dizajnerëve ose moderazorëve, t’i ndihmojnë tè marrèt ose tè shëmtuarit të jetojnë me mirë.

Një shtëpi që është në konflikt me vetveten nuk do të mbijetoj – Nga Aurel Dasareti*

Ai (por jo vetëm) është i çmendur, Zot apo ferri i djallit. Dora e tij është ngritur kundër të gjithëve dhe duart e të gjithëve do të ngrihen kundër tij. Ai do të sjellë shkatërrim kudo që udhëton, nëse nuk e ndalojmë atë menjëherë.
***
Politik-bërësit dhe zyrtarët gjysmë-analfabetë dhe servilë të korruptuar deri mbi vesh, kanë qenë, janë dhe do të mbeten një tumor kanceri vrasës për të sotmen dhe ardhmërinë e kombit dhe vendit tonë – brenda dhe jashtë murit të arbrit. Ky fakt padyshim ndikon negativisht në mendjen, gjykimin dhe logjikën e shqiptarëve jo vetëm vendit por edhe diasporës. Ne sikur të kishim qenë vetëm pak më serioz, nuk do t`i lejonim vetes që edhe në diasporë të ndahemi në parti të shumta (si kopje tragjikomike e atyre të trojeve në Shqipëri, Kosovë, FYROM, Kosovën Lindore, Mal të Zi ku merren vetëm me punë pise dhe llafe të kota) në vend që ta formojmë një Kongres gjithë- shqiptarë.

Sqarim: Them FYROM sepse nuk e di saktësisht emrin e radhës të atij gjoja se “shteti ligjor” ku 20% të popullsisë u lejohet të flasin shqip në shtëpi. Deri nesër, me ndihmën e pronarëve të partive private servile shqipfolëse mund t`ia ndryshojnë sërish emrin; bashkarish me flamurin e fundit dhe ato alamet “monumente historike” të “heronjve” të paqenë por me shpata dhe hanxharë në dorë, në qendrën e Shkupit antik ilirik.
***
Në një shtet ligjor, policia dhe politika janë të ndara.
Shteti juridik është një shtet i karakterizuar nga fakti se marrëdhënia ndërmjet organeve më të larta shtetërore rregullohet me rregullat ligjore. Për më tepër, ushtrimi i brendshëm i pushtetit të shtetit duhet të qeveriset nga rregullat ligjore. Së fundi, duhet të ketë rregulla ligjore që rregullojnë marrëdhënien midis qytetarëve kur këto janë në mosmarrëveshje me njëra-tjetrën.

Shkurtimisht: Shteti juridik është termi i një shteti i cili ushtron detyrat e veta vetëm në bazë të rregullave të përgjithshme të publikuara, pra ligjeve. Një shtet juridik nganjëherë quhet gjithashtu një shtet ligjor.

***
Neve shqiptarëve, nëse akoma na ka mbetur ndonjë pikë truri në kokë, domosdoshmërish të ndërpresim menjëherë vëllavrasjet, dhe në vend të kësaj prirjeje të egër idiotësh të qëndrojmë së bashku, përgjithmonë. Të paktën veproni kështu për hir të fëmijëve, mbesave dhe nipërve te juaj. Përndryshe, armiqtë tradicional shekullor në bashkëpunim me zagarët e tyre shqipfolës, do të na varin secilin një nga një.
Bastardët mund të thyejnë Ligjet dhe Rregulloret sepse e dinë se nuk do të ballafaqohen me pasojat. Por, Perëndia nuk fal hajdutët, kriminelët, pedofilët, dhunuesit seksual, dylberët dhe tradhtarët sepse ai nuk është i dobët dhe nuk udhëhiqet vetëm nga emocionet. Ai kurrë nuk i ndryshon standardet e Tij të drejta.
***
Një vend sovran nuk mund të lejojë që territori i saj të jetë zonë e lirë për agjentët e huaj, që përveç tjerash kanë korruptuar Kazanin e shtetit amë dhe i bëjnë shantazh Gjarprit të Dardanisë. Pra, obligimi juaj atdhetar-kombëtar është ta luftoni kështjellën e tradhtisë, pisllëkut, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Zemra e patrembur dhe shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!

***

Toleranca bëhet një krim kur zbatohet (përdoret) kundër të keqes. Keqdashësve.

Pas 12 vitesh e takova papritmas në vendin e ngjarjes, afër fermës tonë. E pyes:
– Më njeh ti mua?
– Nuk të njoh.
– Mëkat për ty. Por, para se të arrijmë aq larg, le të rikujtojmë pak. Sepse me siguri të kujtohem nga ditët e kaluara, kur isha 5 vjeçar. Të paktën unë të mbaj mend, ndoshta pak më mirë se sa do të dëshiroje ti. Gjithashtu mbaj mend se si e ke përdorur poshtërsinë tënde prej qyqari për të sulmuar pas shpine gjyshin tim duke e qëlluar me hekur, e pastaj ike si bir kurve. Ti ndoshta tani i ke vënë të gjitha këto pas teje. Por ne jemi shumë që nuk e kemi harruar. Dhe, unë ndjej se pa ia shtyp miut kokën nuk do të kem qetësi në shpirt. Tani, pas 12 vitesh gjendesh në një telashe të vërtetë…
***
Shqipëria ime (brenda dhe jashtë murit të arbrit) është shndërruar në një shkretëtirë të turbullt dhe mbytet nga vapa e padrejtësisë.
Ju më me qejf do të jetonit në një oazë sesa në një shkretëtirë, dhe ju më me ëndje kishit me zgjedhë lirinë, drejtësinë, mirëqenien, sesa padrejtësinë, shtypjen, varfërinë.
***
Shqiptarët janë populli i vetëm autokton në trojet e veta etnike të Gadishullit Ilirik, dhe i vetmi në botë që është copëtuar padrejtësisht në 6 pjesë, për të kënaqur fqinjët barbarë ardhacak. Nuk duhet assesi të lejojnë të tkurren edhe më tej, por me të gjitha mjetet t`i mbrojnë trojet e veta etnike e jo t`i braktisin apo t`ua falin armiqve ardhacak grabitqar që nuk ngopen kurrë.
***
Një anije kozmike apo një raketë për në hënë dhe planetët tjera janë gjëra (lajme) që të ngazëllejnë e të ngadhënjejnë, por historia e jonë tregon se sa e kotë është të besosh që nëpërmjet tyre mund të ndryshohen marrëdhëniet e çoroditura mes shqiptarëve. Brengosemi se Viti 2019 mund të sjellë momente dramatike-tragjike për kombin dhe atdheun tonë të përbashkët-copëtuar, pasi sundohet nga kalbësirat.
Sa më tepër që kalon koha aq më shumë vërejmë tek shqiptari një njeri që ka marrë rrugën e gabuar në kërkimin e tij të shpëtimit: “Bëre Zot ëndërr”, apo ikjen nga atdheu. Megjithatë, njeriu është i shqetësuar vetëm atëherë kur ka ende shpresa.
Do të ketë një shpresë, vetëm nëse njerëzia e zakonshme do të ngrihet dhe do të përmbysë tiranët që e kanë vënë nën zgjedhë.
***
Pritja shkakton dhimbje. Harresa shkakton dhimbje. Por mosnjohja e asaj që duhet bërë është më e keqja e të gjitha vuajtjeve.
Fëmijët e djegur ende do të digjen derisa ta zotërojnë zjarrin.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

POPULLIT SHQIPTAR – Nga MUSTAFA KRUJA (Dokumente nga Konferenca e Paqes në Paris, 19019)

Shqiptarë!

Më 25 të Dhetorit 1918, përfaqsuesit e juej, të përbashkuem në Durrës në Mbledhje Kombtare, e mbaruen kuvêndin me formimin e njê qeverie të përkohëshme, së cilës i u vu për detyrë kryesore t’i rrëfente e t’i provonte botës se në mest t’Adriatikut e të Jonit më nj’anë, të Vardarit, të Bosnes e të Malit-të-Zi më tjetrën, rron njê komb qi kërkon vêndin e vet ndërmjet Shtetënvet të lirë të rruzullimit. Ç’ka bâmun kjo qeverí deri tashti për me i ardhun rreth kësaj barre të shenjtë e të rândë? Shumë sênde mund të ju kenë mërrimun në vesh, të mira e të këqia, por mâ tepër të këqia se të mira, e neve, qeverín t’uej, rasa të jashtzakonshme e të pamundshme, na kanë pasë bâmun të pazotnit, deri në këtê ças, me dalun para jush me provat zyrtare në dorë për me mos ju lânë në dyshim e në kujdes mbi veprën t’onë. S’ka qênë besuem se puna do të shkonte kaqë gjatë e shpresojshim dita më ditë, se do të mundeshim me ju parashtruem, me anë të nji Mbledhieje Kombtare, nji fund të gëzueshëm e të lumnueshëm për fatin e atdheut t’onë të dashun. Por Konferenca e Paqës, mbas si e ka lânë më nj’anë udhën e madhnueshme të haptë e të shkurtën të drejtësís, mbas si pra i ka pëlqyem me çamun ferra e male tue kërkuem në të tâna çâshtjet e botës, e sidomos n’ato qi u përkasin kombeve të pafuqishme e të vogla si na, tue kërkuem gjithmonë interesën, të mbështetun mbi padrejtësín, kapërceu gjymsën e motit pa mërrijtun n’as njê vêndim të premun. Çâshtjen t’onë e ka marrë për dorë deri tashti vetëm kur ka thirrun Dërgatën Shqiptare për me parashtruem kërkesat qi kishte vajtun të bânte n’êmën të Shqipnís; edhe kur deshi të gjykojë kërkesat greke mbi tokën t’onë me anë të nji komisioni të posatshëm, ku qe thirrun edhe Dërgata e jonë e pyetun, mbas si përfaqsonte bash të zotnit e atij vêndi (Epirit t’Epër), thirrun e pyetun sa për formë, tue qênë se shumë prej asish qi ishin mbledhun me e ndëgjuem e dijshin qyshë parandej se ku u duhej me mbërrimun. Kaqë, deri sod, e as gjâë tjetër zyrtare në Konferencën e Paqës për çâshtjen shqiptare, e cila mundet me u quejtun fare e paprekun, mbas si të gjitha çâshtjet qi bisedohen nëpër komisionet i kqyrë e i vêndos mâ në fund vetë Konferenca.
Nuk duhet të na pakojë shpresën kjo vonesë neve Shqiptarvet, por për kundras të na e shtojë. Anmiqt i kemi të tânë me njê organizim shekullor e ka mot e jetë qi punojnë për dâm t’onë sa me fjalë, sa me pêndë e sa edhe me të holla; këto mjete neve na kanë pasë munguem kryekëput deri dje e na janë të pamjaftueshme ndoshta edhe sod.
Ka njerëz në botën diplomatike qi, tue na vumun thikën në fyt ne Shqiptarvet, kujtojnë se janë tue shkadhitun nji ferrë, nji bimë t’egër qi i bân jezullí përparimit njerzor! Kështu u a kanë mbushun mênden agjentët e propagandistët e anmiqvet t’anë sa me fjalë aqë me libra të shkruem në gjuhnat mâ të këndueshmet të botës.
Kjo kohë pra qi do të kemi përpara deri sa Konferenca të marrë me zgidhun çâshtjen t’onë, mundet me na shërbyem për me ndriçuem mêndet e zêmrat e atyne qi janë të rrêjtun prej anmiqvet t’anë e kujtojnë se tue na bâmun keq neve janë tue i bâmun mirë njerzís; me i ndriçuem edhe mâ mirë se sa kemi mundun deri sod.
Por mbas si puna shkoi kaqë gjatë e mbas si nuk dihet edhe se deri kur do të zgjatet mbas këndej, e pamë të detyrëshme qi t’i a bâjmë të njohun popullit gjithë ç’kemi shkruem zyrtarisht deri sod me anën e Dërgatës s’onë në Paris. Do të gjêni pra, të dashun bashkatdhetarë, këtu në këtê libërth zyrtar, të tânë dokumentat qi Dërgata e jonë i ka paraqitun Konferencës së Paqës si edhe ndo nji qeverie të ndo njê Pushteti të Madh veçanërisht, deri më 5 të Qershorit qi kaloi. Janë përkthimet fjalë për fjalë të shkresavet zyrtare qi Dërgata ka paraqitun drejt për drejt nga ana e vet. Përveç këtyne i janë paraqitun Konferencës me ndërmjetsín e Dërgatës s’onë, edhe shkresa nga ana e përfaqsuesve qi Shqiptarët e përjashtëm kanë dërguem në Paris.
Sikurse do të merrni vesht prej këndimit të kujdesshëm të dokumentavet qi po ju paraqesim në këtê libërth, Dërgata Shqiptare e ka zbatuem pikë për pikë programën qi i ka qênë caktuem si prej Mbledhjes Kombtare ashtu edhe prej qeverís. Kjo programë âsht kreit e këthjelltë dhe e kuptueshme prej kujdo: Shqipnia e Shqiptarvet me kufîjt qi i ka falun Zoti deri ku flitet gjuha e âmbël e zogjvet të shqipes.
Duhet t’a dini, ju Shqiptarë, se anmiqt e atdheut e të kombit t’onë punojnë, si ç’kanë punuem gjithmonë, jo vetëm përjashta, por edhe mbrênda në vêndin t’onë, e sidomos përmbrênda, për me na qitun para botës, para atyne qi do të gjykojnë fatin t’onë, të damun e të përçamun, jo si njê komb qi meriton jetën e vet më vete, por si disa fise qi s’kanë pasun kurrë bashkim njêni me tjetrin, si njerëz t’egjër e të padisiplinë qi, po të lêhen më vete, kishin me ngrânë shoshoqin për së gjalli e kishin me turbulluem paqën e përgjithëshme. E për me mbërrimun në këtê qëllim të fshehtë e të mallkuem s’lânë çark pa ngrehun qi të bâhen sa mâ shumë vrasa e vjedhsina e ç’do sênd tjetër qi âsht kundra ligjës e njerzís e të gjitha këto i qesin mandej me shtesa të çuditëshme me të tâna gazetat e botës.
Shqiptarë, ju e dini fort mirë qi ku s’ka besë e qeverí të këqiat s’mêngojnë kurrë. Prandej pra anmiqt ju shtyjnë sa munden me prishun besën e me ju hekun ç’do besim prej qeverís s’uej, tue ju thânë se kjo po ju tradhton, po ju shet, s’po punon për Shqipní, por për atê a për këtê. Nga do qi të ju vijnë këto të shpifuna të poshtra, nga i jueji a nga i hueji, nga i afërmi a nga i largti, t’a dini se nji qëllim të vetëm kanë: me ju futun dyshimin e mosbesim në zêmrat, me ju bâmun qi të mos njihni qeverín t’uej por nji të huejën, cila do qoftë ajo; se vetëm kështu munden t’i thonë botës: “A e shihni? Shqiptarvet u pëlqen ja anarkia qi të munden me vumun në veprim naturën e egër të tyne, ja se njê qeverí e huej, tue qênë se në shoqishoqin s’kanë besim e nderim!”
Në të gjitha viset e botës, në kohna të vështira, populli i nep qeverís mâ të plotin besim e nderim, pa të cilat ajo s’ka se si të veprojë për me qitun në bregt barrën qi ka marrë për sipër; dhe në fund, në pastë ndonji dyshim prej saj, e thërret përpara gjygjit e po pati tradhtuem i dëften shtyllën trikâmbshme!
Qevería e Përkohëshme, për me qênë e zôja me luftuem kundra ç’do anmiku të Shqipnís e ç’do të hueji qi mundohet me hymun në mest të saj e të popullit shqiptar, ka nevojë të ketë besimin e ndihmën e gjithë këtij populli, të cilit, me anë të këtij libërthi, po i del para me dokumentat zyrtarë të derisodshëm, sikurse ka me i dalun, po sa të ketë marrë çâshtja e Shqipnís nji fund, me i dhânë hesapin e të tâna vepravet të saja e me i u shtruem gjygjit të tij me ball të hapun!
Mustafa Kruja

Marrë nga libri “Mustafa Kruja në historinë shqiptare”
“Shqipnia përpara Konferencës së Paqes”

KRISHTERIMI DHE ISLAMI – BEJLEGU I MIRËKUPTIMIT – Nga Bruno Forte (Ipeshkëv i Chieti-Vasto, Itali) – E përktheu nga italishtja Eugjen Merlika

Pak më shumë se tridhjetë vjet më parë, Samuel P. Huntington, në librin “Ndeshja e qytetërimeve dhe rendi i ri botëror”, kishte përcaktuar fushën e betejës globale të shekullit XXI në kundërshtinë mes qytetërimeve, të njehsuara me botët e mëdha fetare, mbas konflikteve ndërmjet kombeve, tipike të shekullit XIX, dhe atyre ndërmjet ideologjive, që kanë shënuar shekullin e XX. Duket se i jep të drejtë politologut amerikan “lufta botërore me copa”, shpesh herë e paditur nga Papa Francesku, aq më tetër se në të besimet fetare kanë një përgjegjësi të rëndësishme. Ja sepse një mirëkuptim ndërmjet Krishterimit dhe Islamit, si ai i shprehur në Abu Dhabi, 4 shkurtin e kaluar në “Dokumentin mbi vëllazërimin njerëzor për paqen botërore dhe bashkëjetesën e përbashkët”, të nënëshkruar nga Ipeshkvi i Romës dhe nga Imami i Madh i Al – Azhar-it, Ahmed Muhamedal Tajib, përbën një shpresë dhe një premtim për të gjithë. Në Dokumentin do të donja të vinja në dukje disa parime frymëzuese, që e bëjnë, mes të tjerash, një frut shumë të lartë të Konçilit Vatikani i II.

I pari është ai i solidaritetit universal ndërmjet qënieve njerëzore përpara misterit të të njëjtit Zot. Teksti e sjell me një fjali të thjeshtë e të rrasët: “Feja e bën besimtarin të shohë tek tjetri një vëlla për t’u mbështetur e për t’u dashur”. Nëse të krishterët do të rigjejnë në këto fjalë zemrën e “urdhnimit të ri” të Jezuit, besimtarët myslimanë nuk mund të mos ndjejnë jehonën e karakterit themelues të Atij që është shëmbulli i shkëlqyer i “atij që fal e mëshiron”, siç pohon fillimi i Kuranit duke kumtuar Zotin. Tejet e rëndësishme është pasoja etike e këtij parimi: “Cilido që vret një njeri është njësoj sikur të kishte vrarë gjithë njerëzimin e kushdo që shpëton njërin është njësoj sikur të kishte shpëtuar mbarë njerëzimin”. Nuk mund të ishte më i prerë dënimi për çdo formë të dhunës, një jehonë e “Mos vrit”, të përbashkët për të dy fetë ( Es. 20, 1 e Mt. 5, 21-22 dhe në Kuranin vargu 32 i Surës 5).

Për të frymëzuar tekstin e Abu Dhabit është parimi i bashkëbisedimit, që është në bazën e konceptit conçiliar të marrëdhënies Kishë – botë: katolikë e myslimanë së bashku “deklarojnë të pohojnë kulturën e bashkëbisedimit si rrugë”. Refuzohet sigurisht çdo formë irenizmi të thjeshtë apo me një qëllim të fshehtë, as nuk mohohet se sa shumë dhuna e ushtruar në emër të Zotit, gjatë historisë, ka përdhosur urdhnimin hyjnor. Pikërisht për këtë, është shumë domethënëse të pohohet: “Ne, besimtarë te Zoti, në takimin e fundit me Të e në Gjykimin e Tij, duke u nisur nga përgjegjësia e jonë fetare e morale, nëpërmjet këtij Dokumenti, i kërkojmë vetes sonë dhe Drejtuesve të botës, arkitektëve të politikës ndërkombëtare e t’ekonomisë botërore, për t’u zotuar seriozisht në përhapjen e kulturës së tolerancës, të bashkëjetesës e të paqes.”
Duhet vënë në dukje parësia e njohur etikës dhe përmasave shpirtërore të jetës: “Përkeqësimi i etikës, që kushtëzon jetën ndërkombëtare dhe dobësimi i vlerave shpirtërore dhe ndijës së përgjegjësisë….. ndihmojnë në përhapjen e një ndiesije të përgjithëshme zhgënjimi, vetmije e dëshpërimi, duke i drejtuar shumë të bien…. në integralizmin fetar, në skajshmëri e fondamentalizmin e verbër”. Bëhet fjalë për një pohim të vyer, që ve në rojë nga rreziku, gjithmonë në pritë për çdo qënie njerëzore, të braktisë horizontin e fundit, për t’u përthyer në masat e shkurtëra të lakmisë dhe etjes për pushtet.

Kundërhelmi është për katolikët e myslimanët rizgjimi i “i ndijës fetare dhe nevoja për të ringjallur atë në zemrat e brezave të rinj”, duke bërë front të përbashkët kundër prirjeve egoiste e kundërshtuese, që janë në bazën e radikalizmit e të skajshmërisë. Teksti është i një vendosmërie absolute: “Dënojmë të gjitha praktikat që rrezikojnë jetën si gjenocidi, aktet terroriste, zhvendosjet e detyruara, trafikun e organeve njerëzorë, dështimet, vetëvrasjet e politikat që mbështesin gjithë këto gjëra”. Shumë i prerë është pastaj pohimi që detyron të ndahet emri i Zotit dhe besimi në Të nga çfarëdo forme dhune: “Ne i kërkojmë të gjithëve të heqin dorë nga instrumentalizimi i feve për të nxitur urrejtjen, dhunën, skajshmërinë dhe fanatizmin e verbër e të mos vazhdojnë të përdorin emrin e Zotit për të ligjësuar veprimet e vrasjeve, të përzënieve, të terrorizmit e të shtypjes. E kërkojmë për besimin tonë të përbashkët tek Zoti”.

“Jo”-së rrënjësore kundrejt dhunës së përsëritur n’emër të fesë teksti i shton, pastaj, “po”-në kundrejt lirisë fetare e të ndërgjegjes si “e drejtë e çdo njeriu”. Deklarata të bëra – thotë teksti – duke i dhënë zë “katolikëve dhe myslimanëve të Lindjes e të Perëndimit” e të drejtuara jo vetëm besimtarëve, por çdo personi që ndjehet plotësisht njerëzor: a do të dijmë të pranojmë të gjithë një bejleg të këtillë?

“Corriere della Sera”, 14 Shkurt 2019
E përktheu nga italishtja Eugjen Merlika

Daçiqi si dikur Milosheviqi, po kërcënon Kosovën me agresion! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

***  Ivica Daçiq (nënkryeministër dhe ministër i Jashtëm i Serbisë)  “ ka paralajmëruar KFOR-in dhe NATON se Serbia do të ndërhyjë në Kosovë nëse sulmohen serbët jo vetëm në veri, por në tërë Kosovën.” (Politika, 13.03.2019).

Nuk jam në dijeni, nga fanitja e kësaj ideje të zezë dhe të kobshme e Ivica  Daçiqit, që paska “ëndërruar sulmin” e serbëve, në veçanti në veriun e Kosovës nga ana e forcave të  ruajtjes së rendit dhe të sigurisë shtetërore të Kosovës (policia dhe ushtria).

Vetëm ndonjë njeri abnormal apo spiun i agjenturave të ndryshme serbe dhe proserbe mund të trillojë diç të tillë se gjoja minoriteti serb në veriun e Kosovës “qenka në rrezik nga sulmi” i vetë shtetit të Kosovës!

-Pse , nga dolën tani imformacionet e tilla shpifëse se gjoja qeveria e Kosovës “po përgatitka sulm special” kundër minoritarëve serbë në veriun e Kosovës, kur ata  me ligje dhe me Kushtetutën e Kosovë trajtohen dhe respektohen  njësoj të barabartë, të siguruar dhe të mbrojtur në të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre (politike, ekonomike, sociale, kulturore, të mirëqenies etj.) sikurse çdo qytetar tjetër në çdo pjesë të teritorit të Republik֝ës së Kosovës?!

-Kjo është gënjeshtër dhe manipulim i rafinuar i “fabrikës” politiko-propagandistike  dhe diplomatike të qarqeve zyrtare të Beogradit me Ivicia Daçiqin, me Aleksandar Vulinin dhe me Alaeksandar Vuçiqin në krye, me qëllim të frikësimit  dhe të nxitjes së serbëve, sidomos në veriun e Kosovës, që t’i detyrojnë të ndëmarrin ndonjë aksion simulues të shpërnguljes së tyre me dhunë gjoja  si rrjedhim i “diskriminimit” dhe i “mohimit” të drejtave të tyre nacionale nga ana pushtetit shtetëror të Kosovës.

Mirëpo, serbët e veriut në Kosovë nuk duhet të bijnë viktimë e një propagande të tillë të Beogradit se gjoja me shkeljen e policisë apo të ushtrisë së Kosovës në  veriun e saj, do të “sulomohen serbët” dhe do t’ua pushtojnë “Trepçen” dhe “Gazivodën” etj.

Përkundrazi, serbët e veriut duhet të jenë të qetë në çdo aspekt, sepse prania e forcave policore apo ushtarake  në veriun e Kosovës, nuk do të sulmojë, as keqtrajtojë asnjë serb, por do të jetë në mbrojtjen e të gjithë serbëve dhe qytetarëve të tjerë, ashtu sikurse në pjesën jugore të Mitrovicës,  si dhe të gjithë Kosovës, pa asnjë dallim.

Prandaj, serbët në   veriun  e Kosovës nuk duhet të mashtrohen nga politika dhe nga propaganda luftënxitëse e Beogradit se gjoja  qeveria e Kosovës po përgatit më të keqen, duke i lënë pa bukë, domethënë pa “Trepçen”, dhe duke i lënë pa ujë, domethënë pa “Gazivodën”. Kjo nuk është e vërtetë fare, sepse  këto asete të rëndësishme ekonomike, sociale dhe jetësore janë  edhe të shqiptarëve, edhe të minoriteteve: serbe, turke, boshnjake dhe të tjerëve që jetojnë në Veriun e Kosovës. Prandaj, mbrojtja  e këtyre objekteve gjigante me vlerë të paçmueshme, si dhe mbrojtja e popullsisë dhe e territorit verior të Kosovës, është  edhe në interesin e “30.000” serbëve që jetojnë atje, sepse  sipas Kushtetutës së Kosovës (2008) janë pjesë e pandashme e popullsisë, e territorit  dhe e shtetit të Republikës së Kosovës. Me një fjalë, janë shtetas të barabartë të Kosovës, me ligj dhe me kushtetutë.

Këtë duhet ta kenë të qartë serbët e veriut, si dhe të gjithë serbët e tjerë-shtetasë të Republikës së Kosovës, të mos frikësohen as nga policia e as nga ushtria e Kosovës, sepse  që të dyja këto institucione shtetërore janë me përbërje multientike dhe multipluraliste, ashtu sikruse të gjtiha institucionet dhe organet e tjera shtetërore dhe shoqërore të Republikës së Kosovës.

 

Veriu i Republikës së Kosovës nuk është Serbi!

 

Këtë duhet ta kenë të qartë pjesëtarët e minoritetit serb, jo vetëm në veri, por në tërë Kosovën, në mënyrë që të mos bijnë viktima të dyfishta të politikës kolonialiste, militariste dhe hegjemoniste të Serbisë, e cila, edhe pas 3 gjenocideve dhe agresioneve (1989-1999) po i gënjen dhe po i mashtron jo vetëm serbët në Kosovë, por edhe në Serbi dhe në gjithë botën se  gjoja “Kosova është Serbi”.

Derisa të mbijetojë kjo tezë e falsifikuar  në shkencën historike, në doktrinën politike shtetërore dhe kishtare, si dhe në psikologjinë politike gjithëserbe, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi mund të lidhin dhe  të nënshkruajnë 100 apo 1000 marrëveshje në Bruksel, por nuk do t’u vlejnë për hiqgjë, sepse nuk zgjidhin kurrfarë problemi mes serbëve dhe shqiptarëve.

Kosova mes dialogut dhe luftës

 

Si duket nënkryeministri aktual i qeverisë së Serbisë, tanimë, krahas Dialogit të Brukselit (2011-2019) ka riaktivizuar  edhe orën e ndryshkur të kobshme  të mentorit të tij idologjiko-politik dhe nacionalshovinist Slobodan Milosheviq (1989- 2000) për ta sulmuar ushtarakisht Kosovën. Mirëpo, harron Daçiq se kryeinspiruesi, kryekomandanti, kryeindoktrinuesi dhe kryeidiologu-babai i tij,Slobodan Milosheviq ka humbur të gjitha betejat dhe luftërat agresive dhe gjenocidale në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovës (1989-1999).

Madje,  Daçiq ka harruar më kryesoren se Kosova nuk është më  “koloni autonome” e Serbisë kolonialiste, por shtet i pavarur dhe sovran, që ka të gjitha institucionet përkatëse të saj, duke përfshirë edhe policinë edhe ushtrinë e vet.

Gjithashtu, Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka harruar se  Kosova ende është nën mbrojtjen e trupave të NATO-s, të cilat nuk do të lejojnë asnjë ndërhyrje ushtarake të jashtme, qoftë  ajo edhe e ushtrisë së Serbisë së Ivicia Daçiqit, por do të reagojë në mbrotjen e sigurisë, të rendit, të Kushtetutës dhe të tërësisë territorial të Republikës së Kosovës.

E gjithë kjo dëshmon faktin  se Kosova nuk është më një  Tabelë shahu vetëm me “figura të bardha” për Serbinë, që kur t’i “teket” të hidhet në Kosovë pa kurrfarë pengese, pa i tejkaluar edhe “figurat e zeza” të kundërshtarit-Kosovës, e cila që nga viti 2008 as de fakto e as dejure nuk është plaçkë koloniale e Serbisë, por shtet i pavarur dhe sovran, cili në rast agresioni të Serbisë, do t’i përgjigjet me kundërmasat e ligjshme të mbrojtjes së territorit dhe të popullit të tij, ashtu siç parashikon Kushtetuta e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), si dhe duke u bazuar në Nenin 2, pika 4 e Kartës së Bashkuar sipas të cilit ndalohet çdo luftë agresive, çdo kërcënim me forcë (sikurse po kërcënojnë me deklaratat e tyre politike kërcënuese presidenti  Aleksandar Vuçiq, nënkryeministri dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin të Serbisë se Beogradi do të ndërhyjë ushtarakisht në pjesën veriore të Kosovës, nëse qeveria e Kosovës vendos  riintegrimin e saj ligjor dhe kushtetues në tërësinë e sovranitetit territorial  të Republikës së Kosovës) ose përdorimin e forcës kundër tërësisë territoriale ose kundër pavarësisë politike të cilitdo shtet qoftë apo në çfardo forme qoftë, sepse  këto janë në shpërputhje të plotë me objektivat dhe me parimet e Kombeve të Bashkuara.

Kosova që nga Konferenca e Rambujesë (mars 1999) e deri më sot (2019) parktikisht ka dëshmuar se nuk do luftë, por paqe me Serbinë. Mirëpo, Beogradi zrytar ende nuk është i gatshëm e as i vullnetshëm, që përfundimisht të përshëndetet me ish-koloninë e saj 100-vjeçare, duke e njohur si shtet të pavarur dhe sovran brenda ufijtve ekzistues të saj. Ky është problemi me të cilin, edhe sot, në kohë paqeje po merret edhe BE-ja, edhe Amerika, duke kërkuar  që Kosova dhe Serbia të gjejnë ndonjë modus mirëkuptimi për arritjen e një kompromisi paqësor për normalizimin e marrëdhënive mes tyre.

Prandaj, çfarëdo përpjekje  ushtarake e Serbisë që të ndërhyjë në veriun, në jugun, në lindjen apo në perëndimin  territorial të Kosovës, ajo do të trajtohet dhe sanksionohet agresion direkt ndaj Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Në këtë vështrim, veç reagimit ushtarak mbrojtës të Kosovës, agresioni ushtarak i Serbisë, do të ndëshkohej edhe nga bashkësia ndërkombëtare: OKB-ja, BE-ja dhe NATO-ja, ashtu sikurse  dikur që u ndëshkuan 3 agresionet gjenocidale të Serbisë së Slobodan MIlosheviqit (1989-1999).

Kërcënimet me ndërhyrje ushtarake të Serbisë në veriun e Kosovës, shqiptarët duhet t’i marin shumë seriozisht !

Edhe pse ne nuk duam luftë me Serbinë, por si duket, në bazë të delaratave kërcënuese të drejtuesve të saj më të lartë shtetërorë siç janë presidenti Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin dhe së fundi, edhe nënkryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçqiq, Beogradi zrytar po përgatitet për luftë kundër Kosovës. Këtë e provon edhe kjo deklaratë e Ivicia Daçiqit se gjoja “nëse policia dhe ushtria e Kosovës shfaqen në veriun e saj, Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht për t’i marrë në mbrojtje serbët”!?

Kjo  është gënjeshtër e rafnuar për t’i manipuluar dhe  viktimizuar serbët në Kosovë, si dhe për t’i mashtruar faktorët ndërkombëtarë (Amerikën, OKB-në, BE-në dhe NATO-n), me qëllim që, në sy të botës të “jusitifikojnë” agresionin e drejtpërdrejtë luftarak kundër shtetit të pavarur të Kosovës. Kjo strategji dhe taktikë kamufluese dhe  improvizuese  e Serbisë kolonialiste, është e vjetër që nga Kongresi i Berlinit (1878), kur Serbia pati filluar gjenocidin e saj për spastrimin etnik të shqiptarëve që nga Nishi deri në Lumë, në Tropojë dhe në Durrës, duke u “jusitfikuar” para Evropës dhe para botës se shqiptarët “ishin  pushtues të tokave serbe, dhe se ata ishin të parët, që me çetat  e tyre invaduese të armatosura nga Shqipëria Veriore hidheshin dhe sulmonin, vrisnin serbët  dhe ua zaptonin shtëpitë dhe tokat e tyre serbe”.

Fatkeqësisht, kjo ishte gënjeshtra dhe akuza  më madhe shpifëse që u bëhej  shqiptarëve  te Fuqitë e Mëdha të Evropës (1878, e edhe sot, më 2019 të shekullit  XXI) se shqiptarët në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë  janë  “ardhacakë  të ngulitur në territoret e Serbisë”. Kështu, me shekuj rrenë shkenca, akademia dhe kasha ortodokse  serbe.

Mirëpo, sot në shekullin XXI, Evropa demokratike dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të bijnë viktimë e rrenave dhe të propagandës shekullore antishqiptare të Serbisë (1878-2019) se gjoja shqiptarët nuk janë popull autokton në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë! Për më tepër Evropa e sotme Perëndimore nuk duhet të lejojë Serbinë, që ta ndajë-copëtojë territorin e Kosovës, në emër të normalizimit të marrëdhënive me Kosovën, sepse ajo nuk ka asnjë pëllëmbë territor të saj në Kosovë përpos minoritetit të saj kolon dhe të kishave e manastireve të saj, të cilat kolonët serbë i kanë rindërtuar mbi themelet e dikurshme të kishave shqiptare, të cilat sot i konsiderojnë  si “pronë e historike dhe legjitime e tyre”. Mirëpo, kjo është gënjeshtër  dhe trillim i historisë falsifikatore, i shtetit dhe i politikës së kishës serbe, që me shekuj, e, edhe sot në shekullin XXI e përdorin si “argument” gjoja për ta “provuar të vërtetën” e tyre se gjoja “Kosova është djepi  dhe zemra e shtetit dhe e kulturës serbe”.

Pikërisht, duke u ushqyer me  gënjejshtra dhe  me falsifikime të tilla propagandistike antishqiptare, sot, edhe presidenti Aleksandar Vuçiq, nënkryeministri dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin duan ta “bindin” Amerikën, BE-në, NATO-n, OKB-n dhe OSBE-në, si dhe gjithë botën se “Kosova është Serbe”!?

Prandaj,  edhe kjo “garniturë” drejtuese e Serbisë, ashtu sikurse të gjitha regjimet e tjera shekullore serbe, pa asnjë turp dhe pa asnjë argument valid pohojnë para botës se “nuk tërhiqemi nga veriu i Kosovës, sepse është pjesë e territorit të Serbisë”. Për këtë qëllim kanë sajuar edhe Dialogun e Brukselit (2011-2019), me shpresë se do t’i ndihmojë BE-ja  për shkëputjen e kësaj pjese të territorit të Kosovës.

Këtë objektiv të politikës hegjemoniste dhe neokolonialiste të Serbisë,  tandemi Vuçiq-Daçiq-Thaçi-Rama po orvatën ta realizojnë përmes skenarit politik të tyre, duke i “korigjuar” ose duke i “shkëmbyer” kufijtë territorialë mes Kosovës dhe Serbisë.

Të gjithë këta liderë politikë janë të bindur se do të “ndezë” kjo formulë e tyre për copëtimin e territorit të Kosovës, me të mbyllur Dialogu “historik”  i Brukselit ndërmjet palëve  negociouese serbo-shqiptare të Beogradit dhe të Prishtinës.

Në rast dështimi, në emër të “mbrojtjes së minoritetit serb” (kinse për shkak të rrezikimit nga sulmi i forcave të policisië dhe të sigurisë së Kosovës) , Ivica Daçiq, Alekasandar Vulin dhe Aleksandar Vuçiq  përmes deklaratave të tyre politiko-propagandistike, tanimë kanë paraljmëruarë se Srbia veriun e Kosovës, do ta mbrojë me ndërhyrje  ushtarake, në rast se qeveria e Kosovës  vendos rikthimin e sundimit të ligjit dhe të Kushtetutës në atë pjesë legjitime, legale dhe kushtetuese të saj.

Mirëpo, një ndërhyrje e tillë eventuale nga ana Serbisë,  do të kualifikohej dhe sankasionohej AGRESION DIREKT ndaj Republikës së Kosovës,  i cili, në asnjë mënyrë nuk ka për qëllim mbrojtjen e serbëve në veri dhe, në asnjë pjesë të Kosovës, por PUSHTIMIN dhe RIKOLONIZIMIN E TERRITORIT TË KOSOVËS, si dhe ushtrimin e terrorit, të shtypjes dhe të spastrimit etnik të shqiptarëve, ashtu sikurse edhe  gjatë viteve (1989-1999).

Mirëpo, ne nuk duam luftë me Serbinë, por vetëm paqe, bashkëpunim dhe reciprocitet ndërshtetëror, ashtu siç parashikojnë dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkaura,Kreu I, Neni 1, paragrafi 2, ku thuhet : “ Të zhvillojmë  ndërmjet shteteve marrëdhënie miqësore të mbështetura në respektimin e parimit të barazisë së të drejtave të popujve dhe të së drejtës së tyre për vetëvendosje dhe të marrin çdo masë tjetër që mund të forcojë paqen në botë.” (Karta e Kombeve të Bashkuara, 1987, f.11).

MBËSHTETJA E FORTË AMERIKANO-GJERMANE PËR NATO-n PËRBALLË KËRCËNIMIT RUS – Nga Frank Shkreli

Sipas një studimi të kohëve të fundit nga firma amerikane e sondazheve, Gallup, Inc., 52% e amerikanëve e konsiderojnë fuqinë ushtarake të Rusisë si një “kërcënim serioz” ndaj interesave jetike të Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që Rusia zë vendin e parë në listën e vendeve që amerikanët i konsiderojnë si “armiq kryesorë” të Shteteve të Bashkuara. I njëjti studim thekson, njëkohësisht, se 73% e amerikanëve kanë mendime jo të favorshme për Rusinë. Si përfundim, thuhet në raportin e entit Gallup, Rusia është tani vendi që shumica dërmuese e amerikanëve e konsiderojnë si vendin armik numër një të interesave amerikane. Sondazhi nenvijon se këto prirje në qëndrimin e amerikanëve ndaj Rusisë dhe politikave të saj, sidomos në fushën ndërkombëtare, janë venë re edhe para se televizioni shtetëror rus identifikoi, kohët e fundit, instalimet ushtarake amerikane të cilat do të ishin objekt agresioni në rast të një sulmi të mundshëm bërthamor kundër tyre, nga ana e Rusisë.

Nuk është për tu habitur atëherë që në një atmosferë të tillë mosbesimi nga ana e amerikanëve ndaj Rusisë dhe qëllimeve të saja armiqësore kundër Shteteve të Bashkuara, që mbështetja për Aleancën e Atlantikut Verior, NATO është shumë e lartë në radhët e amerikanëve. Bazuar në një sondazh tjetër të firmës Gallup mbi mbështetjen që gëzon NATO-ja në Amerikë, 77% e amerikanëve mendojnë se NATO-ja duhet të vazhdojë të ekzistojë, ndërkohë që 66% e amerikanëve shprehin mbështetje edhe për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si një ent i nevojshëm ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve botërore, sipas të njëjtit sondazh.

Dihet se Presidenti Trump kishte shprehur skepticizmin e tij për ndihmat amerikane për organizatat ndërkombëtare, përfshirë NATO-n, gjatë fushatës për president dhe më vonë. Ai kishte venë në dyshim edhe nevojën për ekzistencën e NATO-s, një qëndrim ky që në atë kohë u kritikua ashpër nga evropianët dhe nga Senati Amerikan. Por, ky sondazh i kohëve të fundit, tregon qartë gjithashtu se edhe shumica e amerikanëve mendojnë ndryshe nga presidenti i tyre në lidhje me nevojën për ekzistencën e Aleancës më të fortë politiko-ushtarake që ka njohur ndonjëherë bota dhe e cila ka ruajtur paqn në Evropë për 70-vjet, pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë që pikëpamjet e Presidentit Trump ndaj NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara duket se kanë ndryshuar me kohë. Ai nuk ve në pyetje më nevojën për ekzistencën e NATO-s dhe të OKB-së, por ngulë këmbë që të gjitha vendet anëtare të kontribojnë 2%, për mbrojtjen e përbashkët siç është rasti i vendeve anëtare të NATO-s dhe që vendet anëtare të OKB-së të japin kontributin e tyre për të mbajtur gjallë këtë organizatë. Realiteti në detyrën e presdientit të përballimit me zhvillimet e papritura në arenën ndërkombëtare, shpeshëherë shkaktojnë që të hidhen poshtë perceptimet e vjetra dhe të ndryshojnë pikëpamjet edeh të një preisdenti. Në një vend demokratik si Shtetet e Bashkuara është e pamundur që një president të ndjekë dhe të mbështesë qendrime dhe politika — qofshin të mbrendëshme apo të jashtme – në kundërshtim me vullnetin e një shumicë aq dërmuese të popullit amerikan, siç është sot mbështetja e shprehur prej 77% e amerikanëve për Aleancën e NATO-s. Sondazhi i firmës Gallup ve në dukje gjithashtu se mbështetja e amerikanëve për NATO-n është e fortë si në radhët e republikanëve ashtu edhe demokratëve, por edhe në radhët e atyre që nuk bëjnë pjesë në këto dy parti.

Studimi në fjalë thekson edhe mbështetjen e fortë të amerikanëve për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e cila sipas amerikanëve ajo luan gjithnjë një rol të dobishëm dhe të nevojshëm në botë. 86% e demokratëve amerikanë mbështesin OKB-në duke shprehur mendimin se roli i organizatës ndërkombëtare është edhe sot i nevojshëm, ndërsa 66% e atyre që nuk i përkasin asnjë partie dhe 49% e republikanëve amerikanë mendojnë se OKB-ja luan ende një rol të rëndësishëm. Gallup ve në dukje se mbështetja e fortë dhe e vazhdueshme për NATO-n dhe OKB-në, madje edhe në periudhën e platformës politike, “Amerika e para” e presidentit Trump, amerikanët e të gjitha prirjeve politike vlerësojnë rolin që luajnë organizatat dhe institucionet ndërkombëtare për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet bota.

Ndërkaq, eshte matur mbështetja për NATO-n edhe në Gjermani. Megjithë ndryshimet që ekzistojnë midis amerikanëve dhe gjermanëve mbi çështje të ndryshme ndërkombëtare dhe në marrëdhëniet dypalëshe, ata ndajnë mendime pothuaj të njëjta përsa i përket Aleancës NATO, si dhe Rusisë e Kinës, njoftojnë Qendra Amerikane Pju e sondazheve dhe enti gjerman Korber-Stiftung. Sipas këtij sondazhi, gjermanët ashtu si amerikanët mbështesin fuqishëm Aleancën e NATO-s. Si në Gjermani ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, sipas këtij sondazhi, mbështetja mbetet e lartë për NATO-n, madje edhe pas përplasjes midis Presidentit Trump dhe Kancelares gjermane Merkel, në lidhje me shpenzimet ushtarake dhe për influencën ruse, në takimin e Aleancës Perëndimore në Bruksel, korrikun që kaloi.

Raporti i këtyre dy firmave të sondazheve — njëra gjermane e tjetra amerikane – rithekson faktin se mendimet e amerikanëve dhe të gjermanëve ndaj Rusisë vazhdojnë të jenë jo të favorshme dhe se pikëpamjet pozitive ndaj Rusisë, janë në nivelin më të ulët në Gjermani dhe në SHBA ç’prej vitit 2011, kur anë e mbanë Rusisë u mbajtën protestat popullore dhe pas akuzave për vjedhje të votave në zgjedhjet parlamentare të atij vendi, duke arritur një nivel edhe më të ulët, në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Moska.

Thirrjeve të Presidentit Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake, Gjermania u është përgjigjur pozitivisht. Mediat gjermane kanë njoftuar muajin që kaloi se qeveria gjermane ka siguruar Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior se ka vendosur të rrisë gradualisht shpenzimet për mbrojtje, megjithë ngadalësimin e pritshëm të veprimtarisë ekonomike në Gjermani. Ashtu si edhe vendeve të tjera anëtare të NATO-s, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Gjermanisë që të shtojë shpenzimet ushtarake me 2% të ardhurave kombëtare (GDP), në përputhje me objektivin e caktuar nga vendet anëtare të NATO-s, në vitin 2014. Pritet që të gjitha vendet anëtare të NATO-s të realizojnë angazhimin e marrë përsipër që të rrisin, gradualisht, shpenzimet ushtarake me 2% deri në vitin 2024.

Dje (të enjtën), Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg botoi Raportin Vjetor të Aleancës politiko-ushtarake që ai drejton, një “Aleance moderne që u përgjigjet kërcënimeve të sotëme ndaj sigurisë, që u adaptohet sfidave të reja dhe e cila investon për të ardhmen”, thuhet ndër të tjera në parathënien e raportit vjetor. Raporti shënon edhe 70-vjetorin e themelimit të NATO-s me një përspektivë historike të arritjeve dhe sukseseve të Aleancës ç’prej themelimit të saj në vitin 1949 e deri më sot, përfshirë antarësimin në NATO të ish-vendeve komuniste, dikur kundërshtare të saj.