VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Qeveria e Medvedevit jep dorëheqje

By | January 15, 2020

Komentet

Bilanc i frikshëm në botë, mbi 665 mijë të infektuar me COVID-19, mbi 30 mijë të vdekur

SHBA

Koronavirusi vijon të rritet me ritme të frikshme në mbarë botën. Deri tani numërohen 30.848 që kanë humbur jetën për shkak të virusit të tmerrshëm sipas të dhënave të ‘Johns Hopkins Universitety’, ku një e treta e viktima janë në Itali.

Sipas ekspertëve shifra e të infektuarve është gati 665 mijë raste në botë, me në krye SHBA-të me 124 665 persona të infektuar. Po ashtu edhe numri i përsonave të shëruar është rritur duke shkuar në 140 200, me në krye Italinë që ka 12 384 persona të shëruar dhe pas saj Kina 75 500 të shëruar.

Ja disa nga shtetet që kanë më shumë të infektuar dhe të vdekur.
1. Italia ka 92.472 të prekur dhe 10.023 të vdekur nga koronavirusi
2. SHBA-ja ka 124.665 të prekur dhe 2227 të vdekur nga koronavirusi
3. Spanja ka 73.235 të prekur dhe 5982 të vdekur nga koronavirusi
4. Gjermania ka 57.695 të prekur, 433 të vdekur nga koronavirusi
5. Franca ka 37.575 të prekur dhe 2314 të vdekur nga koronavirusi

Kinë, arrin në 3.300 numri i të vdekurve nga Covid-19

Pekin

Në Kinë është rritur në 3.300 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton agjencia e lajmeve Xinhua bazuar në Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës, edhe 5 persona kanë vdekur nga koronavirusi në rajonin Hubei ku është shfaqur Covid-19.

Në këtë mënyrë numri i të vdekurve për shkak të virusit ka arritur në 3.300.

Rritje në numrin e rasteve

Komisioni ka njoftuar se në vend janë përcaktuar 45 raste të reja, ku 44 prej tyre janë me burim nga jashtë vendit.

Si pasojë, numri i rasteve në territorin e Kinës ka arritur në 81.439.

Ndërkohë vihet në dukje se rasti i vetëm me burim brenda vendit është shfaqur në rajonin Henan në pjesën e qendrore të vendit.

Numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 të cilët janë shëruar dhe janë liruar nga spitali arrin në 75.448.

Covid-19 u shfaq në dhjetor 2019 në qytetin Wuhan në rjaonin Hubei të Kinës dhe më pas për një kohë të shkurtër u përhap në të gjithë vendin dhe jashtë tij.

Edhe sekretari britanik i Shëndetësisë i prekur nga koronavirusi

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka dalë pozitiv në testet për koronavirus.

BBC raporton se ai është vetizoluar në shtëpi dhe se simptomat e tij janë të lehta.

Pak orë më herët është bërë e ditur se edhe kryeministri britanik është infektuar me koronavirus.

Në një video të postuar në Twitter, Johnson ka thënë se ka simptoma të lehta dhe se planifikon të vazhdojë me udhëheqjen e qeverisë.
Më 26 mars, autoritetet shëndetësore në Britani kanë raportuar për 40 vikima të reja nga koronavirusi, të cilat e kanë çuar në 144 numrin total të tyre.

Numri total i të infektuarve të konfirmuar në Britani ka qenë 3 269 më 26 mars. rel

Kryeministri britanik Boris Johnson rezulton pozitiv për koronavirusin

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha të premten se kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin dhe po vetëizolohej, por se do të vazhdonte të drejtonte qeverinë në përgjigje të epidemisë.

Një zëdhënës i tij tha se 55 vjeçari Johnson, kishte pasur simptoma të lehta të enjten, një ditë pasi mori pjesë në një seancë pyetje-përgjigjesh në Dhomën e Komuneve.

Nuk është ende e qartë se sa anëtarë të stafit të tij dhe ministra do të duhet të izolohen, duke pasur parasysh se shumë prej tyre kanë pasur kontakt me zotin Johnson gjatë ditëve dhe javëve të fundit.

Kur britanikët nderuan me duartrokitje punonjësit e shëndetësisë të enjten në mbrëmje, zoti Johnson dhe Ministri i tij i Financave

Rishi Sunak, dolën nga dy hyrje të ndryshme të rezidencës qeveritare dhe nuk patën kontakt me njëri-tjetrin.

Deri tani, 578 vetë në Mbretërinë e Bashkuara kanë vdekur nga koronavirusi dhe numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në

11,658. Britania radhitet e shtata në botë për nga numri i rasteve, pas Italisë, Spanjës, Kinës, Iranit, Francës dhe Sheteteve të Bashkuara.

Princi Charles,71 vjeç, trashëgimtari i kurorës, rezultoi pozitiv për koronavirusin, por është tani në gjendje të mirë dhe po vetëizolohet në rezidencën e tij në Skoci me simptoma të lehta së bashku me gruan e tij, Camilla e cila ka rezultuar negative ndaj virusit. zëri i amerikës

Putin shtyn votimin e ndryshimeve kushtetuese për shkak të koronavirusit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka shtyrë votimin për ndryshimet kushtetuese, që do t’i mundësonin atij qëndrim më të gjatë në pushtet, për shkak të shqetësimeve për koronavirusin.

Ai tha se votimi, i paraparë të mbahej më 22 prill, do të shtyhet për “një datë të mëvonshme”.

Mandati aktual i Putinit – i dyti i njëpasnjëshëm gjashtëvjeçar – ka qenë e paraparë të përfundojë në vitin 2024.

Kushtetuta e deritashme ia ka ndaluar të garojë për mandatin e tretë radhazi.

Por, me ndryshimet e fundit, Putin mund të garojë edhe për një mandat më 2024, edhe për një tjetër më 2030.

Të mërkurën, Putin po ashtu tha se rusët nuk do të punojnë javën e ardhshme “për të ngadalësuar shpejtësinë” e koronavirusit.

Rusia, aktualisht, ka 658 raste të të infektuarve me koronavirus, ndërsa një pacient atje ka humbur jetën. rel

Mbi 18.900 të vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në të gjithë botën ka shkuar në mbi 18.900, transmeton Anadolu Agency (AA).

Faqja e internetit “Worldometer” ku përditësohen të dhënat lidhur me rastet e reja në vendet dhe rajonet ku është përhapur Covid-19, ka përditësuar në 18.905 numrin e personave që kanë vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën.

Sipas të dhënave thuhet se Italia është renditur në vendin e parë ku kanë ndodhur më shumë vdekje nga koronavirusi me 6.820 vdekje.

Ndërsa pas Italisë në vendin e dytë renditet Kina ku është shfaqur epidemia Covid-19 dhe në të cilën janë shënuar 3.281 vdekje.

Në vendin e tretë me më shumë vdekje është renditur Spanja ku kanë humbur jetën 2.991 persona.

Ndërkohë që Irani renditet si vendi i katërt me më shumë vdekje ku për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën gjithsej 1.934 persona.

Gjithashtu Franca ku kanë humbur jetën 1.100 persona është renditur vendi i pestë ku janë shënuar më shumë humbje të jetëve nga Covid-19.

Kina mund të përballet me shpërthimin e dytë të koronavirusit?

Kina duket se po e fiton luftën me koronavirusin, por një eksperte e mjekësisë mendon të kundërtën.

Mjekja Li Lanjuan, një anëtare e ekipit të virusit në Pekin tha se Kina mund të përballet me një shpërthim të dytë në ditët në vijim.

Ajo tha se është e shqetësuar nga rastet e importuara që mund të sjellin një tjetër epidemi të madhe në vend. Komenti i Li erdhi pasi zyrtarët e shëndetësisë raportuan rastin e parë të një personi që kishte importuar koronavirusin nga një shtet i prekur.

Thuhet që jeta në epiqendrën e shpërthimit, Wuhan po kthehet në normalitet pas 2 muajsh mbyllje totale.

Në një intervistë për China News, profesoresha 71-vjeçare tha se kontrolli dhe parandalimi i rasteve të importuara është një detyrë e rëndë për punonjësit e mjekësisë.

‘Kjo kërkon që ne të vazhdojmë të punojmë pa pushim që të ndalojmë përhapjen e koronavirusit në qytetet e tjera. Me qytete si Pekini, Shangai, Guanzhou, Shenzhen dhe Hangzhou kemi patur komunikime të vazhdueshme’, tha Li.

Ajo ka drejtuar ekipin mjekësor për të luftuar virusin në Ëuhan për më shumë se 50 ditë.

Mjekët në Guangzhou, kanë diagnostikuar një pacient me koronavirus i cili u sëmur pasi kishte kontakte të ngushta me një person që hynte në Kinë nga Turqia.

Mbi 15 mijë të vdekur nga koronavirusi në gjithë botën

Mbi 15.000 të vdekur në mbarë botën nga koronavirusi, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në botë shkon në 100.000, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

“Një gjeneratë po zhduket nga Coronavirus” dëshmia e një kryetari bashkie nga Valseriana, në provincën e Bergamos

Voal.ch – “Ne jemi një qytezë me dy mijë banorë dhe këtë javë kemi pasur 18 vdekje”.

Për kryetarin e bashkisë së Selvino, Diego Bertocchi, kjo shifër është e mjaftueshme për të shpjeguar seriozitetin e situatës në komunën e tij, ku para Coronavirus mesatarisht vdisnin 7-8 persona në një vit.

“Ne kemi një situatë në prag të limiteve edhe nga këndvështrimi i vendeve në varreza”, thotë kryetari i bashkisë, ku në Selvino kremimet dhe varrimet janë ndalur. Nga Bergamo 15 kamionë të ushtrisë duhej të transportonin të ndjerët në provincat e tjera. Njerëzit të cilët “shumë herë vdesin vetëm në spital dhe ku nuk mund t’i shohin as njerëzit e tyre për herë të fundit”.

Dhe në Selvino, si në komunat fqinje përfshirë Nembro, Zegno dhe Alzano Lombardo “një gjeneratë njerëzish që bënë historinë e këtyre vendeve po shuhet”./EB/rsi.ch

Asnjë i huaj nuk lejohet të hyjë në Izrael

Për shkak të pandemisë të koronavirusit, Autoriteti i Emigracionit në Izrael, në vijim të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe rekomandimeve të qeverisë izraelite,

ka vendosur duke filluar nga data 18 mars, që asnjë shtetas i huaj,

nuk do të lejohet të hyjë në Izrael, pavarësisht se mund të ketë një vend rezidence se ku të qendrojë i karantinuar.

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në të gjithë botën tejkalon 10 mijë

Numri i të vdekurve nga koronavirusi (Covid-19) në të gjithë botën ka shkuar në mbi 10 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Faqja e internetit “Worldometer” ku përditësohen të dhënat lidhur me rastet e reja në vendet dhe rajonet ku është përhapur Covid-19, ka përditësuar në 10.048 numrin e personave që kanë vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën.

Sipas të dhënave në faqen e internetit thuhet se Italia është renditur si vendi i parë ku “kanë ndodhur më shumë vdekje” nga koronavirusi me 3.405 vdekje.

Ndërsa pas Italisë në vendin e dytë renditet Kina ku është shfaqur epidemia Covid-19 dhe në të cilën janë shënuar 3.248 vdekje.

Ndërkohë që Irani renditet si vendi i tretë me më shumë vdekje ku për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën gjithsej 1.284 persona.

Shpërthen artisti: Papa Francesk “Faleminderit për lutjet, por ne kemi nevojë për respiratorë dhe maska!”

Një thirrje drithëruese vjen nga Italia, teksa artisti  Tonino Alfonso ka shpërthyer ndaj kishës Katolike dhe Papa Franceskut. Ky i fundit, gjatë këtyre ditëve ka zgjedhur fjalët e bekimit për t’u lutur për popullin italian dhe popujt e botës, por ka qënë kjo sjellje që ka nxitur shpërthimit e artistit të moshuar.“Faleminderit për lutjet, por ne kemi nevojë për respiratorë.  Keni qindra tonelata ari. Unë nuk shkel më në kishë nëse nuk blini respiratorë dhe maska. Unë të doja kur të pashë të luteshe, por nuk më mjaftojnë ato lutje për njerëzit që po vdesin. Njerëzit duhen kuruar në shpirt dhe në trup. Keni 10 miliardë  euro, tonelata ari. E thonë të gjithë. Përse të shërben ky ar Papa Francesko. Merri ato para, jepja popullit. Mjaft me lutjet! Fjalët nuk vlejnë më. Shpëto jetë! Mjaft më me fjalët”, është zëri shpërthyes i Tonino Alfonsos.