VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Qeveria: Dialogun me Serbinë e udhëheq kryeministri, koordinohet me Vjosa Osmanin

By | April 8, 2021
blank

Komentet

blank

Rrëfimi ndryshe i çiftit Basha, Luli dhe Aurela tregojnë për herë të parë historinë e dashurisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me bashkëshorten Aurela, kanë rrëfyer për herë të parë së bashku njohjen e tyre, që përfundoi më pas me kurorëzimin e martesës.

Të ftuar këtë të diel në një studio televizive, Lulzimi dhe Aurela rrëfyen se kanë qenë për 5-6 vite shokë, ndërsa më pas, në nga viti i dytë i universitetit, ata janë afruar më shumë me njëri-tjetrin, kjo edhe për shkak se të dy ishin jashtë vendit, në një kulturë e shoqëri të re.

Pjesë nga rrëfimi:

Aurela: Është diçka sinqerisht, se nuk është vetëm një moment, pasi erdhi natyrshëm. Për 5-6 vjet ne ishim shokë. Pasi nga viti i dytë i universitetin kishim shkuar aty edhe ishim të dashur pastaj, boyfriend
Basha: Lidhesh më fort, gjërat i përjeton më ndryshe, tani jetojmë në një shoqëri ku s’ka familje që si ka njerëzit e vetë për fat të keq në emigracion, gjërat i përjeton më fort gjithçka.
Aurela: Ne ishim si të gjithë 18-vjeç, 19-vjeç kishim jetuar gjithë jetën me mamin dhe babin shkuam në një vend krejt ndryshe, krejt të ri, jashtë shtetit dhe mbase si gjithë ata shqiptarët që vijnë në Tiranë, aman vijnë në Tiranë në konvikt po janë në shtetin e vetë. Ne duhet që një të përshtateshim me shoqërinë e re me kulturën e re dhe dy të kujdeseshim për veten tonë.

Basha: Të shkosh atje 19-vjeç e para e punës mbaj mend është befasia se mirë Aurela ishte mësuar të bënte punë shtëpie, por unë s’bëja punë shtëpie, mund të ndihmoja ndonjëherë tim at ose ime më por e vërtet është që unë shkova si dikush që nuk kishte skuqur një herë vezë në jetën e vet. Duhet të administroja një buxhet, të blija ushqimet. Papritur, duhet të ndërtosh një të përditshme ku nuk ke më ndihmën e prindërve. Dikush që nuk ka gatuar dy vezë, duhet të gatuaj spageti me ton peshku për të gjithë shtëpinë. Duke u gjetur në një ambient ku mund të ishe krejtësisht i pavarur, u afruam më shumë me njëri-tjetrin që nga njëra anë na bëri më të fortë me sfidat që duhet të përballeshim dhe nga njëra anë na bëri më të fortë por nga ana tjetër na afroi më shumë me njëri-tjetrin, duke njohur gjëra që nuk i dinim.
Aurela: Ishim të dashur në Holandë. Ne bashkëjetuam së bashku në Tiranë. Në uikend takoheshim apo jo?
Basha: Edhe gjatë javës me të thënë të drejtën (qesh). Më pas u largova për në Kosovë dhe Aurela punonte në Holandë.
blank
Aurela: Unë gjeta punë në Holandë dhe fillova aty. 5-6 vjet kemi qenë në dy vende të ndryshme.
Basha: OKB jepte një leje çdo tre muaj dhe unë shkoja. Aurela vinte në Prishtinë. Vinte në Tiranë.
Arditi: Kishte luhajte….
Aurela: Normal po!
Basha: Është ajo shprehja larg syve larg zemrës…
Aurela: Francezët thonë larg syve pranë zemrës.

blank

Zbërthehet burimi i Lapsi.al- Si e përdorin Drejtuesit Politikë të PS programin me të dhënat për 3.5 milionë shqiptarë

Kur raportuam përvetësimin e të dhënave personale për 910 mijë banorë të Tiranës nga Partia Socialiste për fushatën e 25 Prillit, e kemi theksuar vazhdimisht se Database që arritëm të siguronim me një volum prej 234 MB, nuk ishte e plotë.

Sepse ideatorët e modernizimit të skemës së Patronazhit kishin ndërtuar një program online të dedikuar tërësisht keqpërdorimit të informacioneve konfidenciale për 3.5 milion votues, që është funksional ende sot. Në këtë program janë të regjistruara akoma më shumë të informacione për secilin prej emrave që rezultonte në Database për Tiranën. Programi i plotë online mund të aksesohet vetëm nga pak drejtues të PS dhe njerëz të tyre të besuar dhe nuk mbulon vetëm qytetarët e kryeqytetit, por të gjithë personat me të drejtë vote në Shqipëri, pra rreth 3 milion e 500 mijë qytetarë.

Prokuroria e Posaçme u fokusua tek drejtuesit e portalit Lapsi.al në hetimet e saj për vjedhjen e të dhënave nga AKSHI, por një verifikim i thjeshtë në kompjuterat e Partisë Socialiste apo në Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) mund të zbulonte shumë më tepër.

Gjithsesi, Lapsi.al kontaktoi edhe një herë burimin që na dha Database e patronazhistëve, i cili pranoi të na shpjegojë se si funksionon sistemi i plotë online i Patronazhimit. Rrëfimin e bëri duke kërkuar ruajtjen e konfidencialitetit përmes pseudonimit, që rastësisht po e quajmë DORIAN.

Ajo çfarë zbuloi është tronditëse. Përtej qyfyreve të patronazhistëve e gjitha rezulton të jetë një skemë shantazhi dhe kërcënimesh, e dirigjuar direkt nga kupola drejtuese e Rilindjes ndaj votuesve më të varfër, të papunëve, atyre që trajtohen me ndihmë ekonomike, me kemp, atyre që kanë probleme me legalizimet etj. Përveç mënyrës se si drejtohet skema e Patronazhit direkt nga Drejtuesit Politikë të Partisë Socialiste, DORIAN pranoi të rrëfejë edhe mënyrën se si shantazhohet kushdo që ka një hall për të zgjidhur me shtetin. Ndiqni më poshtë rrëfimin e burimit të Lapsi.al, që zbuloi skandalin dhe tregon se ku mund të gjenden ende sot të dhënat online që janë marrë nga institucionet shtetërore.

Lapsi.al: A mund të shpjegoni si funksionon sistemi i patronazhit në Partinë Socialiste?

DORIAN: Ky sistem është krijuar fillimisht në vitin 2012, si përgatitje për zgjedhjet e vitit 2013. Në këtë kohë, sistemi kishte vetëm të dhëna të mbledhura nga Organizatat Socialiste dhe listat e zgjedhësve që merreshin nga Ministria e Brendshme dhe KQZ. Pasi PS fitoi zgjedhjet në 2013, databaza u popullua me të dhëna të ndryshme shtetërore deri sa arriti gjendjen që është sot. Aktualisht sistemi funksionon me dy nivele.

Drejtuesit Politikë kanë një sistem të veçantë tepër të sigurtë. Kjo platformë nuk aksesohet direkt në internet. Pas shkarkimit të programit bëhet edhe realizimi i lidhjes me VPN (Virtual Private Network) që të mos lihet gjurmë dhe të mos gjendet location nga po përdoret. Drejtuesve Politikë të zonës apo personave që kanë të drejtë të aksesojnë platformën. Për të hyrë në platformë shkarkohet program “Fortclient” dhe më pas aksesohet përmes linkut sistemi.ps.al. Detajet për të hyrë nuk janë kaq të thjeshta dhe për këtë arsye çdo përdoruesi i dërgohen të dhënat dhe shpjegimet përkatëse në një email si ky që po jua nis me foto, ku i dërgohet Password dhe Username për të hyrë në sistem.

 

Qendra ka dërguar edhe manuale të detajuara për ta përdorur me lehtësi këtë platformë. Drejtuesit më pas ia japin Password-in një apo disa personave të besuar, të cilët nxjerrin informacione të ndryshme nga sistemi për t’jua shpërndarë patronazhistëve.

Lapsi.al: Ky është niveli i parë i patronazhit. Po niveli i dytë?

DORIAN: Patronazhistët janë kryetarë dhe anëtarë të Organizatave Socialiste, të punësuar në shtet apo të afërm të kandidatëve në të gjithë Shqipërinë.

Çdo patronazhisti i jepet një listë me të dhëna të plota për personat që duhet të gjurmojnë, për të kuptuar se për kë votojnë si dhe nëse nuk janë “tanët”, apo janë të lëkundur, duhet t’i marrin në telefon dhe t’i takojnë për t’i bindur që të votojnë Partinë Socialiste. Kryesisht patronazhisti është banor i zonës që po patronazhon.

Kur kanë informacione, patronazhistët futen në sistemin e tyre të futjes së të dhënave, i cili gjendet online në adresën https://anetar.ps.al/#/login

 

Lapsi.al: Çfarë të dhenash kanë patronazhistët në sistem?

DORIAN: Në sistemin e drejtuesve që aksesohet me VPN ka gjithçka që shteti ka grumbulluar për një person. Të dhënat e përgjithshme, emër, mbiemër, ID. Pastaj të dhënat e veçanta, si adresë banimi, numër telefoni, vendin e punës, çfarë përfiton nga shteti, kemp, ndihmë ekonomike, a ka bërë ndonjë legalizim, a ka aplikuar për legalizim, a ka pësuar dëme nga tërmeti dhe nëse ka aplikuar pranë institucioneve të posaçme të ngritura për këtë qëllim, ku punon, ku ka punuar, sa e ka rrogën, nëse është pronar i ndonjë kompanie, çfarë gjobash ka, etj etj.
Këto të dhëna nxirren nga sistemi dhe ju shpërndahen patronazhistëve sipas listës së emrave.

Lapsi.al: Çfarë udhëzimesh marrin patronazhistët?

DORIAN: Drejtuesit nga qendra japin udhëzime të ndryshme ditë pas dite. Për shembull, një ditë merren me përfituesit e ndihmës ekonomike apo kempit. Personat kontaktohen dhe i kërkohet vota. Nëse nuk e premtojnë votën, kërcënohen se do ju hiqet ndihma, do t’u hiqet kempi. Një ditë kontaktohen personat që kanë përfituar legalizime apo kanë aplikuar për ndonjë legalizim. Njësoj ju kërkohet vota për “nderin” që ju është bërë, ose u premtohet që do ta zgjidhim problemin. Si rregull, ata premtojnë një numër të caktuar votash. Emrat e premtuar regjistrohen dhe hidhen në sistem. Pastaj kontaktohen nëse kanë dijeni. Nëse ka emra që dalin të pasaktë, kontaktohet përsëri personi që ka premtuar votën. Javën e fundit iu kanë dhënë udhëzim të kontaktojnë personat që kërkojnë punë kundrejt votës dhe t’u premtojnë që pas fitores së zgjedhjeve do të zëvëndësojnë të gjithë ata që dalin me PD, LSI apo të lëkundur në sistem dhe do të lirohen shumë vende pune dhe ata mund të përfitojnë.©Lapsi.al

blank

“Ky është sistemi i Gestapos!” – Meta paralajmëron të dhëna të reja për patronazhistët

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar popullit 1 javë para zgjedhjeve të 25 prillit, duke kërkuar që kjo javë të jetë e qetë dhe pa incidente.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që t’u drejtohen qendrave të votimit, ndërsa ka bërë edhe një thirrje për Policinë e  Shtetit, duke kërkuar nga efektivët që të qëndrojnë në krye të detyrës dhe të mos bëhen palë me politikanët.

“Si President ndjej detyrimin që t’ju përcjell këto mesazhe si qytetarë të Shqipërisë.

Kjo javë e mbetur duhet të shoqërohet nga një frymë më e qete zgjedhore, ndaj ftoj të gjithë politikanët dhe qytetarët të distancohen nga çdo veprim që nxit dhunën.
Të gjithë qytetarët duhet t’i drejtohen qendrave të votmit dhe të refuzojnë përpjekjet për të shtrembëruar vullnetin e tyre.
Jam besimplotë se ju qytetarë, do të bëni më të mirën për t’i refuzuar të gjithë ata që duken apo ata që fshihen pas tyre. Mos pranoni të shisni votën për një shpërblesë momentale.
Barazia para ligjit garantohet vetëm nga vota e barabartë, prandaj çdo qytetar duhet të votojë i lirë, duke zgjedhur atë që mendon se do t’i përfaqësojë më mirë.

Asnjë pushtet nuk është më i fortë se vota e lirë, çdo pushtet buron vetëm prej saj. Sa më i plotë dhe sa më referandar të jetë vullneti i popullit, aq më të ndëshkueshëm janë ata që përpiqen ta ndryshojnë vullnetin e sovranit. Duhet që kushdo që do të rezultojë fitues, duhet ta gëzojë pushtetin.

Të gjithë drejt 25 prillit, të gjithë të verifikojnë kartat dhe qendrat e votimit. Një thirrje të veçantë e kam për Policinë e Shtetit. Qëndroni të pavarur dhe mos u keqpërdorni sin ë zgjedhjet e shëmtuara të Dibrës dhe Shijakut. Policia duhet të tregojë integritet të plotë dhe të jetë e pavarus. Duhet të luftojë edhe më fort krimin”, tha Meta.

Presidenti ka paralajmëruar se do të nxjerrë në dritë fakte të reja se si patronazhisti ndjek qytetarin që ka në mbikëqyrje që nga rrjetet sociale dhe më pas me problemet që ai ka me shtetin të krijohet një pengesë e paligjshme, që ai të ndërrojë kahun dhe të votojë pro qeverisë.

Presidenti Meta: Nuk janë patronazhist, por fuksat që ka njohur populli shqiptar për 50 vite në të kaluarën. Memet për këtë çështje janë të papërgjegjshme dhe shumë shpejt do të keni prova tepër serioze dhe pse ky është sistemi i Gestapos dhe pse sulmon ata që kanë mendim ndryshe, apo janë mbështetës të opozitës dhe se si monitorohen ata në rrjetet sociale. Është e tmerrshme të shohësh se si patronazhisti monitoron qytetarin në vijim.

blank

Basha mbërriti dje nga Saranda në Tropojë brenda ditës, mbylli turin me 9 ndalesa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me ovacione dhe duartrokitje në
Tropojë, edhe pse në qytet kishte nisur shiu. Demokratët kishin dalë ta prisnin në hotelin ku ishte akomoduar, duke e shoqëruar deri në hollin kryesor.

blank

Anketa: Papunësia dhe korrupsioni largojnë të rinjtë nga Shqipëria

Ilirian Agolli

Në Shqipëri, papunësia dhe korrupsioni vlerësohen nga një anketë kombëtare me të rinjtë si faktorët kryesorë, që e nxitin rininë të largohen nga vendi. Mbi 70 për qind e të rinjve përcaktojnë papunësinë si problemin e tyre më të madh, ndërsa vështirësia e dytë e tyre është arsimi jocilësor dhe mos-mbështetja institucionale.

blank

Rezultatet e Anketës Kombëtare nga Rrjeti i të Rinjve u publikuan në një forum mbi demokracinë shqiptare, ku morën pjesë studiues, veprimtarë dhe ekspertë të cështjeve sociale.

Mbi 80 për qind e të rinjve pohojnë se qeveria nuk ka bërë asgjë për të ulur papunësinë e lartë të tyre.

Afro 70 për qind e të anketuarve pohojnë se mungojnë programet mbështetëse për punësim të studentëve me kohë të pjesshme që kanë mbaruar studimet. Kjo sipas tyre shkakton edhe mospunësimin afatgjatë të tyre.

Madje të rinjtë mendojnë se në Shqipëri nuk bëhet një analizë e mirëfilltë e tregut të punës për ta.

Mbi 90 për qind e të rinjve pranojnë se e kanë menduar seriozisht largimin nga Shqipëria për shkollim, punësim dhe jetesë normale.

Papunësia dhe pagat e ulëta janë për pjesën më të madhe të tyre dy faktorët kryesorë që i nxitin të largohen nga vendi.

Afro 65 për qind e të anketuarve pohojnë se si qeverisja qendrore edhe ajo vendore i mban ata jashtë proceseve vendim-marrëse, që provohet edhe nga buxheti i pamjaftueshëm për programet rinore dhe ligjin për rininë.

Partitë politike, sipas pjesës më të madhe të të anketuarve, dëgjojnë zërin formalisht mendimet e të rinjve vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

Mbi 90 për qind e tyre pohojnë se kriminaliteti i të rinjve po rritet dhe ky është një problem shumë shqetësues.

Mbi 92 për qind e të rinjve e vlerësojnë nivelin e korrupsionit si të niveleve të larta, kryesisht në administratë publike, ministritë, bashkitë dhe universitetet.

Një problematikë tepër shqetësuese për shëndetin e të rinjve janë edhe stresi dhe depresioni që mbizotëron në afro 90 për qind të të rinjve.

blank

Megjithatë, afro pjesa më e madhe e tyre pohojnë në anketën e Rrjetit të të Rinjve se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit si një rrugë për jetesë më të mirë në atdheun e tyre.
Mbi 58 për qind e të rinjve të anketuar pohuan se do të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, sepse besojnë që kjo është një rrugë për të siguruar një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Këtë fushatë zgjedhore partitë politike e kanë mbështetur kryesisht tek premtimet për rininë, ndërsa dita e zgjedhjeve është vetëm një javë larg.

Mbi 60 për qind e tyre pohojnë se cilësia dhe gjendja e arsimit në Shqipëri është keq ose shumë keq.

Më shumë se gjysma e tyre shprehen problematika më e madhe lidhur me arsimimin e tyre është niveli i korrupsionit në universitete.

blank

PËRKEQËSOHET GJENDJA SHËNDETËSORE E ALI DACIT NË SPITALIN E PËRGJITHSHËM TË PEJËS

-Apel urgjent për TreShtetshin Ballkanik: Kosovë-Mali i Zi-Shqipëri-
GJENDJA SHËNDETËSORE:
Ali Daci i Rrozhajës në Malin e Zi ka dy javë i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës në Kosovë. Të hanen e 12 prillit iu krye një operacion për gurë në tëmth, pasi iu kishte enjtur, infektuar dhe gjendja shëndetësore e përgjithshme nuk paraqitej mirë.
Sot, më 17 prill, thuhet se: “gjendja shëndetësore e Ali Dacit është e përkeqësuar, ka infeksion në plagën e operuar (infeksioni i ka prekë dhe mushkëritë), ndodhet në shërbim mjekësor intensiv, përditë i japin gjak pasi ende ka gjakderdhje-humbje gjaku, ka temperature të larta”.
Ora 08.17 nga Rajoni i Pejës njoftohemi se Ali Dacit i duhet gjak i Grupit B-Negativ, pasi nuk ka në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Me një fjalë të vetme: Jeta e Ali Dacit është në rrezik për çdo ditë, orë e çast…!
DYSHIME PËR GJENDJEN E TIJ SHËNDETËSORE:
1.-Ali Daci edhe mund të jetë helmuar në mënyra mafioze e kriminale për shkak të aktivitetet të tij për Çështjen Kombëtare Shqiptare, Gjuhën Shqipe, të Drejtat e Liritë Themelore të Njeriut në Malin e Zi e Sanxhak, për shkrimet e studimet e tij kundër asmilimit, diskriminimit e krimet kundër njerëzimit ndaj Shqiptarëve nga Mali i Zi e Serbia, etj.
Ali Daci ka qënë më 1999 Kryetar i Komisionit të Pritjes të mijëra Shqiptarëve të Shpërngulër me dhunë serbe nga Kosova për në Rrozhajë.
Ali Daci është denoncuesi i Masakres serbo-malazeze në Husaj të Rrozhajës, të 18 prillit 1999 (si tani-22 vjet ma parë) ku u vranë 21 refugjatë të pafajshëm të Kosovës; ka kërkuar në disa shkallë në Gjykatat e Malit të Zi të dënohen kriminelët vrastarë, (çështja do të jetë edhe objekt i drejtësisë ndërkombëtare); ka botuar një monografi me 268 faqe “Shtigjet e Përgjakura” (Pejë, 2021) për këtë Masakër, vepër e cila u promovua në mars-prill 2021 edhe në Gjakovë e në Shkodër.
Shkolla Shqipe në Dacaj, e vetmja shkollë shqipe në komunën e Rozhajës, ku është mësues i gjuhës shqipe Ali Daci, u dogj nga një dorë kriminale vitin e kaluar.
2.- Ndoshta ka dhe paaftësi ose pamundësi nga Spitali i Përgjithshëm i pejës, tek i cili Ali Daci ia ka besuar jetën e tij.
Një ekip mjekësh i dërguar nga Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia mundet të dalin me konkluzionet e duhura e të dërgohet Ali Daci në Spitalin Qëndror të Prishtinës, ose drejt Tiranës, ose jashtë: në Gjermani etj.
DY FJALË PËR ALI DACIN:
Shkurtimisht: Ali DACI është publicist, analist, studiues, veprimtar politik e shoqëror, nga Rrozhaja në Malin e Zi; Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Mali i Zi e Sanxhak (gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike, që botohet në Tiranë); Drejtor i Manifestimit Tradicional Kulturor PanShqiptar “Ora e Maleve” (XII) në Rrozhajë; Nënkryetar i Shoqatës Kombëtare “Kosova për Sanxhakun”; “Qytetar Nderi” i Pejës në Kosovë; nënkryetar i të pares parti shqiptare-LDSH në Malin e Zi; i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta me Urdhrin e lartë “Naim Frashëri të Artë”; autor me libra poetik, studimor e publicistik si monografia “Shtigjet e Përgjakura”, vëllim me poezi “Shtigjeve të rinisë”, etj., i nderuar dhe me disa çmime (ndër)kombëtare.
APEL QYTETAR KOMBËTAR:
Gjejmë rastin të ftojmë Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, Ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, kryetarin e komunës së Pejës e të Rrozhajës, krerët e lartë të Treshtetshit Ballkanik: Kosovë-Mali i Zi-Shqipëri, Trupin Diplomatik në Kosovë (veçmas Ambasaden e Shqipërisë, të Malit të Zi, EULEX) ambasaden e Kosovës në Tiranë, ambasadat e Shqipërisë e Kosovës në Malin e Zi), organizata Politike e të Shoqërisë Civile në Kosovë, Shqipëri, Malin e Zi, Sanxhak, që përveç interesimit të pritshëm e të mundhshëm; të kryejnë edhe diagnostikimin e saktë mjekësor (me komision të posaçëm, ndoshta dhe qeveritar e ndërshtetëror), t’i sigurojnë e garantojnë jetën Ali Dacit, i cili ka nevojë emergjente edhe për gjak (Grupi B-Negativ)…, mundët të dërgohet edhe në spitalet qendrore në Prishtinë e Tiranë apo diku tjetër në Europë.
Askush nuk mundet t’i shpëtojnë përgjegjësisë për çdo përkeqësim të mëtejshëm të gjendjes shëndetësore të gazetarit Ali DACI- kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak…!
Ne po presim reagimet shtetërore e qytetare për çështjen e Ali Dacit! Ne po presim diagnostikimet e shërimin e plotë e të shpejtë të Ali Dacit!
“Gazeta e Alpeve” e shpall 17 Prillin 2021: “Dita e Solidaritetit Qytetar Shqiptar për gazetarin e atdhetarin Ali Daci”!
Na ndihmoni me interesim tuaj për gjendjen e tij shëndetësore! Zoti ju Ndihmoftë, ua shpërbleftë kujdesin tuaj njerëzor, qytetar e shtetëror!
Ramiz LUSHAJ
Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” – gazete Rajonale-PanShqiptare-NderBallkanike
Tiranë, 17 prill 2021
blank

Plani për riorganizimin e kufijve në Ballkan, reagon Presidenca e Kosovës

Pas raportimeve të shumta, kryesisht në mediat në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Slloveni dhe Serbi ku flitej se kryeministri slloven Janez Jansha ka paraqitur një “plan për riorganizimin e kufijve të Ballkanit”, ka reaguar edhe Presidenca e Kosovës.

Ky plan i publikuar në mediat boshnjake fliste për riorganizimin territorial që prek Kosovën, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe shtetet tjera të rajonit. Në një deklaratë për Telegrafin, këshilltari për media Bekim Kupina ka thënë se nuk i komentojnë artikujt e mediave. “Sido që të jetë, pas komunikimit me ta, përfaqësuesit e shtetit slloven kanë bërë të ditur se artikulli të cilit i referoheni ju është një lajm i rremë (fake news), ndaj ekzistenca e tij është mohuar nga autoritetet sllovene”.

Kupina ka thënë se një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe pas bisedave që kanë pasur me Brukselin.
“Qëndrimi i Presidentes Osmani është i njohur. Nuk pranojmë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë lloj dialogu që temë diskutimi e ka territorin e Republikës së Kosovës, që prekë tërësinë territoriale dhe rendin kushtetues të saj”, tha Kupina.

blank

Publikimi i të dhënave personale- Analiza e BIRN: Një databazë që hedh në erë çdo standard të mundshëm zgjedhor

Partisë Socialiste iu deshën katër ditë për të kaluar nga injorimi i lajmit të ekzistencës së databazës si “diçka normale” te mohimi i plotë i asaj që ngjan se është një databazë ku çdo votues shënjohet në veçanti si një objekt gjurmimi, përgjimi dhe sulmi. Ekzistenca e databazës duket se minon premisat për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Republikën e Shqipërisë.

Kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla e injoroi lajmin e rrjedhjes së një databaze me 910 mijë votues të publikuar nga Lapsi.al si një shpifje, duke pranuar se databaza ekziston, por duke hedhur poshtë sugjerimin se ajo përbëhet nga të dhëna të vjedhura. Në fillim Balla tha se të dhënat janë grumbulluar ‘derë më derë’ dhe janë dhënë vullnetarisht nga vetë qytetarët.

Taulant Ballës iu deshën disa ditë për të kuptuar përmasat e skandalit dhe për të mbërritur të mërkurën te statusi i mohimit të vërtetësisë së databazës. Ai madje deklaroi edhe se ekzistenca e databazës mund të përbëjë një alibi për opozitën për të justifikuar një humbje në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo mund të jetë apo mund të mos jetë e vërtetë, por ajo që dallohet është se të drejtat që socialistët i japin vetes për të shënjestruar çdo votues individualisht, duke e markuar atë me një “patronazher” e bën një fitore të tyre të mundshme minimalisht të pandershme.

Databaza, e cila tashmë përbën një sekret që e dinë të gjithë, tregon shumë për mënyrën me të cilën socialistët menaxhojnë zgjedhjet. Ajo që kemi parë në mënyrë fragmentare nga dosjet 184 dhe 339, ku zyrtarët socialistë shënjestrojnë dhe shantazhojnë votuesit një më një, duket se është shtrirë në të gjithë vendin.

Votuesit shënjestrohen një nga një nga zyrtarët e partisë, të armatosur me të dhënat e tyre personale dhe me një profil të gjithësecilit prej tyre, si votues potencialisht të një partie tjetër.

Ajo dukshëm është një databazë ku përfshihen të dhënat që qytetarët kanë dorëzuar në institucione të tjera publike. Në një kolonë gjenden vendet e punës, një e dhënë që qytetarët e depozitojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. A punon votuesi në një kompani publike apo private? Me një kërkim që zgjat më pak se dy sekonda, mund ta gjesh se ku punon gjithësecili. Historia ka treguar se punësimi në Shqipëri është një mekanizëm shantazhi dhe presioni që përdoret nga partitë politike për të detyruar qytetarët të votojnë pavarësisht bindjes së tyre politike. Dhe fakti që një e dhënë e tillë gjendet në databazën e Partisë Socialiste vështirë se sugjeron se socialistët po përpiqen të bindin qytetarët se programi i tyre është më i mirë se sa ai i kundërshtarëve.

Dhe krahas emrave të të të punësuarve në shtet, të ashtuquajturit “patronazhistë” duket se janë kryesisht të punësuar shteti që kanë një jetë të dytë si përgjues të qytetarëve për llogari të Partisë Socialiste.

Në njërën prej kolonave të databazës të emërtuar “koment”, patronazhistët kanë lënë shënime të ndryshme: njëri shkruan se ka kontaktuar një votues dhe ai i ka kushtëzuar votën me një vend pune për gruan (një vepër penale kjo e dyfishtë: nga ana e qytetarit dhe nga ana e patronazherit që nuk e ka denoncuar krimin).

Një tjetër se i ka kërkuar legalizimin e pallatit. Në një tjetër është shënuar: Punon për xxx, eksponent i LSI. Apo akoma më tutje, “përfituese në legalizim”. Dhe akoma më tutje: “nuk ka votuar. As faleminderit nuk tha që mori hipotekën e shtëpisë”. Apo: “babai, anëtar organizate PD”.

Në një rast tjetër, një socialist pyet një punonjës të bashkisë Tiranë për votën dhe shënon në databazë se punonjësi i është përgjigjur se ‘vota është sekrete’. Në një tjetër shkruhet: “Nul votojn jehovaj”, apo “myslimane ekstremist, nuk vijnë te votojnë, nuk ua lejon feja.” Ose: “të pakënaqur”.

Të gjitha të dhënat personale që shkelin sekretin e votës gjenden aty. Njerëzit janë identifikuar nëse kanë votuar këtë apo atë parti më 2013 dhe nëse kanë marrë apo jo pjesë në votime më 2019. Pjesëmarrja ose jo në votimet e vitit 2019, dukshëm shërben si referencë për të vlerësuar qytetarin si votues ose jo të PS. Edhe vëzhgimi i rrjeteve sociale nuk është lënë pas dore, Në një rast, një patronazhist shkruan: “nga hetimi në Facebook, mund të jetë votues i PS.” Ose në një tjetër: “referuar fillimisht si PDIU. Të mbahet në monitorim”.

Patronazherët kanë hyrë deri në të dhënat më private të mundshme të qytetarëve duke u informuar edhe për sherret brenda familjes. Në një votues është shënuar: “djali i xhajës së xxx, por nuk flasin”. Në një tjetër: “mamaja e xxx, punësuar në bashki”. Patronazherët kanë krijuar profil votuesi edhe për të punësuar të tillë sensitivë si ushtarakët apo policët.

Databaza tregon gjithashtu se Partia Socialiste ka marrë nën kontroll segmente të tjera të shtetit dhe se shumë nga institucionet e pavarura janë të kapur nga militantë socialistë. Një drejtor në INSTAT rezulton referues të dhënash personale për partinë.

Në një rast tjetër, një votues i identifikuar si pronar biznesi mban shënimin: “Do kontaktohet për punonjësit”.

Ky mund të jetë përdhunimi më i madh i të dhënave personale në historinë e Shqipërisë, një i tillë që ka gjasa do ta damkosë Partinë Socialiste si një parti që përdori metodat e Sigurimit të Shtetit për të ndikuar vullnetin e votuesve.

Shqiptarët zbuluan nga ky skandal edhe një terminologji të re, të krijuar për përdorim të brendshëm nga Partia Socialiste: Patronazhist/e, një zyrtar partie që përgjon qytetarët dhe di se ku banojnë, ku punojnë dhe nëse janë të sëmurë apo të shëndetshëm.

Standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë përshkruar në dokumentin e Kopenhagës. Ekzistenca e databazës dukshëm dhunon standardet në shumë dimensione. Parimi i fshehtësisë së votës, i cili duhet të garantojë vetë ekzistencën e zgjedhjes me ndërgjegje, është dhunuar nga përpilimi i profileve të secilit prej votuesve duke përdorur të dhëna mbi prejardhjen, punësimin e votuesit apo familjarëve të tij, nëse ka marrë pjesë apo jo në votimet e shkuara dhe se si është deklaruar në të shkuarën. Parimi i ndarjes së shtetit nga partia është cënuar rëndë nga fakti që të dhënat në databazë dukshëm janë rrëmbyer nga institucione të tjera. Dhe parimi i barazisë në garë elektorale është dhunuar nga keqpërdorimi i burimeve publike nga ana e partisë në pushtet.

Kuptohet që ky BIG Brother i madh në variantin shqiptar ka edhe një dozë banaliteti. Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, rezulton si një votues që punon te Këshilli i Ministrave dhe ka për patronazhist Ervis Hushën. Husha vetë ka gjithashtu një patronazhist, i cili nga ana e tij, ka një patronazhist tjetër./BIRN

blank

Sondazhi i “Smith Research & Consulting” e nxjerr Bashën fitues të zgjedhjeve

Shqipëria është në prag të Zgjedhjeve Parlamentare 2021, që pritet të mbahen më 25 prill.

Kryeministri Edi Rama nga Partia Socialiste (PS) është duke e kërkuar një mandat të tretë qeverisës.

Ndërsa Lulzim Basha nga Partia Demokratike (PD) i hyn kësaj gare për ta drejtuar vendin pas tetë vjetësh në opozitë.

Rama bën fushatë elektorale duke prezantuar arritjet në rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019, vaksinimin masiv anti COVID-19 dhe projekte të mëdha në infrastrukturë.

Ndërsa Basha fokusohet në papunësinë, ekonominë jo të shëndetshme, emigrimin e rinisë, duke premtuar se mund ta ndryshojë situatën për mirë.

Derisa fushata elektorale në Shqipëri është duke vazhduar, “Smith Research & Consulting” ka realizuar një pyetësor të strukturuar me pyetje të mbyllura, në të cilin ka pasur qasje edhe Klan Kosova.

Në këtë sondazh ku është përdorur metodologjia e studimit sasior janë pyetur njëmijë vetë nga data 27 mars e deri më 9 prill.

Sipas këtij sondazhi, del se qytetarët janë shumë të interesuar që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

blank

Ky sondazh po ashtu potencon se Partia Demokratike e Shqipërisë në krye me Lulzim Bashën do të dalë fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në pyetjen e tretë: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, për cilën parti do të votonit?

44.7 për qind e pjesëmarrësve kanë zgjedhur Partinë Demokratike të Shqipërisë – Aleanca për Ndryshim në krye me Lulzim Bashën. 42.5 për qind kanë zgjedhur Partinë Socialiste në krye me Edi Ramën dhe 11.3 për qind janë përcaktuar për Monika Kryemadhin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

blank

Po ashtu në pyetjen se cili kandidat mund ta integrojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian, 57.2 për qind e të anketuarve kanë thënë se Lulzim Basha mund ta bëjë këtë; ndërsa 42.8 për qind prej tyre kanë përzgjedhur Edi Ramën.

blank

Në pyetjen e gjashtë të këtij sondazhi: Kush mendoni se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme? 53.1 për qind kanë përzgjedhur Partinë Demokratike; ndërsa 44.2 për qind kanë shënjuar Partinë Socialiste.

blank

Edhe në pyetjen e shtatë shumica e të anketuarve [50.4 për qind] besojnë se Lulzim Basha do të ishte kryeministër më i mirë për Shqipërinë. Ndërsa 44 për qind kanë shënjuar emrin e Edi Ramës.

blank

Sa i përket vlerësimit të Edi Ramës si kryeministër i vendit, 41.8 për qind janë të kënaqur me punën e tij; ndërsa 58.1 për qind e kanë cilësuar si të dobët punën e tij.

blank

Gjithashtu edhe në pyetjen e fundit të këtij sondazhi, shumica e të anketuarve mendojnë se Lulzim Basha do të mund t’ua ofronte qytetarëve një jetë më të mirë në Shqipëri. Derisa emrin e Edi Ramës e kanë shënjuar vetëm 41.4 për qind.

blank

Pjesëmarrësit në këtë pyetësor janë intervistuar nëpër 12 qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku numrin më të madh e përbën Tirana me 38.1 për qind. Prej të anketuarve, 57.7 për qind vijnë nga zonat urbane, kurse 42.3 për qind prej zonave rurale. Po ashtu 49 për qind e pjesëmarrësve janë gra; ndërsa 51 për qind prej tyre janë burra.

blank

Derisa duket se do të jetë një garë e ngushtë në mes të Edi Ramës që kërkon një mandat të tretë qeverisës dhe Lulzim Bashës që synon ta drejtojë vendin pas tetë vjetësh në opozitë, rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve mbetet të konfirmohet tek pas zgjedhjeve të 25 prillit.

blank

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Në çdo përvjetor të eksodit të vitit 1999, që mori përmasa biblike, në Kukës përkujtohet, e në dy vitet e fundit edhe simbolikisht prej pandemisë, kjo dramë vuajtjesh nga më të tmerrshmet që kanë përjetuar njerëzit e kësaj toke.

Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi), transmeton KosovaPress.

Me datë 27 mars, në orën 13:20, në pikëkalimin doganorë të Morinës hynë 187 refugjatët e parë nga Kosova ku shumica ishin fëmijë dhe gra, të cilët ishin në gjendje të mjerueshme fizike dhe mendore dhe të plagosur me mjete të forta si: qyta pushke, shkopinj gome etj. U morën masa të menjëhershme për transportimin e tyre me mjete të transportit civil dhe ushtrisë nga Drejtuesit e Prefekturës së Kukësit. Ata ishin kryesisht banorë të fshatrave të Prizrenit, Krushë e Madhe dhe Zym. Si fillim këto refugjatë u strehuan në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina”.

Deri në orën 24.00 të 27.03.1999 ne Kukës mbërritën 12.721 kosovarë. Ndihmat e para ushqimore erdhën nga Ministria e Bujqësisë ku me datë 27 mars në Kukës, u dërguan kontingjente me ushqime (vaj, miell, sheqer, makarona, oriz, sapuna etj) për 2500 persona në muaj.

Me datë 28 mars vazhdoi fluksi i të ardhurve kosovarë, të dëbuar me forcë prej trojeve të tyre nga pushtuesit serbë. Numri i tyre ishte 13.000 banorë. Refugjatët kosovarë kishin hyrë nga pikëkalimi i Morinit ku edhe ishin dhunuar, torturuar, masakruar dhe zhveshur nga policët serbë, duke u marrë paratë, bizhuteritë dhe çdo send me vlerë që ato kishin

Vendstrehimi i tyre përkohshëm ishte Pallati i kulturës “Hasan Prishtina”. Më pas pushteti lokal në Kukës hapi dyert e disa mjediseve shkollore, çerdhesh, kopshtesh, magazinash dhe deposh për strehimin e të dëbuarve. Refugjatët e tjerë u strehuan në familje kuksiane ku edhe u mikpritën nga to. Mesatarisht çdo familje në qytetin e Kukësit kishte rreth 14 kosovarë. Ata flinin në çdo pjesë të shtëpisë.

Në krye të javës mbërriti karvani i dytë i të dëbuarve me rreth 70.000 kosovarë. Nga këto 40.000 u sistemuan pranë familjeve qytetare, 10.000 në mjedise të ndryshme publike të qytetit, 6.000 në komunat Bicaj, Kolsh, Tërthore dhe Shtiqën, 12.000 në qytetin e Krumës dhe 300 në komunën Golaj. Në Kukës mbërritën 16 automjete për të evakuuar një pjesë të kosovarëve në qytete te tjera. Dita-ditës numri i të dëbuarve rritej. Pavarësisht strehimit në shtëpitë e banorëve kuksianë, një numër i madh kosovarësh strehoheshin në kampe

16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Në këtë ditë shqiptarë të Kosovës marshojnë nga pikëkalimi i Morinës dhe i afrohen qytetit të Kukësit. Para pandemisë, në Kukës çdo vit organizoheshin veprimtari të ndryshme festive ku artistë nga e gjithë Shqipëria mblidhen në Kukës duke dhënë shfaqje.

Një nga simbolet kryesore të 16 Prillit është edhe Obelisku. Kulla u ndërtua si shenjë falënderimi ndaj popullit shqiptar. Ajo është ndërtuar në vendin ku ishin vendosur çadrat qe strehonin popullatën kosovare. Kulla është 23.5m e gjatë dhe është e mbushur me foto të cilat paraqesin ngjarjet e asaj kohe. Kulla është një nga pikat më të vizituara turistike në Kukës. Gjatë datës 16 prill kulla është pika që vizitohet me shpesh.

Ditë më parë, për të kujtuar ditët e shpërnguljes më dhunë të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre dhe vuajtjet e tyre nga regjimi serb në Qendrën Përkujtimore “Bllaca ‘99” në Han të Elezit u inaugurua monumenti “Muri i Kujtesës” si dhe parku “Hasan Prishtina”.

Monumenti “Muri i Kujtesës” është një mozaik që simbolizon sakrificën e nënës shqiptare, bashkë me emrat e disa prej personaliteteve të shquara botërore që kontribuuan në çlirimin e Kosovës, një vepër kjo artistike-monumentale që shpreh më së miri kujtimin dhe respektin për të gjithë ata që sollën lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur.

blank

Më 16 prill 1999 ra në fushën e betejës heroi Shkëlzen Haradinaj

Sot shënohet 22-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, i cili ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, të rënë në betejën e Maznikut.

Shkëlzen Haradinaj u lind më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit.

Rënia e Shkëlzenit që kishte bërë gjashtë vjet luftë pa kompromis, ishte një humbje e madhe për UÇK-në, familjen dhe mbarë popullin shqiptar.

Shkëlzen Haradinaj është vëllai i gjeneral Luan Haradinajt, i cili kishte rënë më 6 maj të vitit 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptar, deri sa me një grup bashkëluftëtarësh po hynin në Kosovë.

Në përgjithësi, familja Haradinaj, pjesë e së cilës është edhe Ramush e Daut Haradinaj, kanë dhënë një kontribut të çmuar në luftën për lirinë e vendit.

blank

“Shitja e blerja e votës, përçmim për dinjitetin njerëzor”, Komuniteti Mysliman për zgjedhjet: Është amanet nga Zoti. Shprehni qëndrimin tuaj me vullnet të lirë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shprehur sot qëndrimin e tij për zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke iu bërë thirrje qytetarëve të shprehin qëndrimin e tyre, pra të votojnë me vullnet të lirë.

Në një deklaratë KMSH thekson se vendi ynë ndodhet në një proces tepër të rëndësishëm dhe se qëndrimi i tyre është si gjithmonë neutral, por i rëndësishëm është procesi dhe që fushata të kalojë e qetë dhe korrekte.

Sipas KMSH, shitja e blerja e votës është përçmim për dinjitetin njerëzor dhe më tej bën thirrje për ruajtjen e dinjitetit njerëzor si një amanet nga Zoti.

Qëndrimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit 2021
Të dashur qytetarë, urojmë që të keni një agjërim të lehtë dhe të pranuar te Zoti i Gjithësisë!
Ne gjendemi në Muajin më të rëndësishëm të vitit, Muajin e Bekuar të Ramazanit, muaji i pastrimit, faljes, mëshirës dhe begatisë së pafundme Hyjnore.
Motra dhe vëllezër, vendi ynë ndodhet gjithashtu në një proçes tepër të rëndësishëm, siç është fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Qëndrimi ynë për përkatësitë politikë është si gjithmonë, NEUTRAL, por ajo që është e rëndësishme për ne, është procesi.
Ne dëshirojmë që fushata elektorale të kalojë e qetë dhe korrekte.
Ju kujtojmë gjithë qytetarëve shqiptarë se, shitja apo blerja e votës, veç të tjerave, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin njerëzor pasi është amanet nga Zoti.
VOTA është shumë e shtrenjtë, ajo nuk duhet të shitet, as të blihet.
Shprehni qëndrimin tuaj ndaj alternativës që dëshironi, me vullnet të lirë, pa u intimiduar nga askush e pa intimiduar ju askënd!
Ne urojmë dhe dëshirojmë që zgjedhjet e 25 prillit të jenë një hap përpara për Shqipërinë drejt integrimit europian, të jenë të lira dhe të ndershme dhe verdikti i popullit të lexohet e të pranohet nga të gjitha palët!
I lutemi Zotit që produkti i këtyre zgjedhjeve të jetë legjitim, i drejtë dhe i hajrit për popullin tonë.
Amin!


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend