VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Qenushi Rupee që arriti i pari në botë majën Everest në Himalaja

By | November 14, 2020

Komentet

In Memoriam – U nda nga jeta mjekja Vangjelo Veizi Grillo – Me këtë rast po sjellim një shkrim dedikuar mjekes të përkushtuar shkruar nga Pirro FOTIADHI

Lexuesit të voal.ch në shenjtë nderimi po i sjellim një shkrim kushtuar mjekes të njohur shqiptare Vangjelo Grillo (Veizi)që u nda sot nga jeta.—————-

 

Vangjelo Grillo, mjekja që kalonte pengesat ndonëse pa mjete dhe pajisje

Portret i paautorizuar,kushtuar Intelektuales Himariote dhe Mjekes Pediatre,Dr.Vangjelo Grillo (Veizi),me rastin e kremtimit të Ditës së shënuar të Emrit të saj.

Në vend të prologut….

Nuk janë të pakta rastet,teksa vështirësohen realisht të gjenden dhe artikulohen fjalët e përshtatshme e të duhura, për të konfiguruar portretin e një Misionareje të heshtur,një heroine fjalëpak e punëshumë.Një Intelektualeje të mirëfilltë, ku cilido Spital apo klinikë, do dëshironte ta kishte si pjesëtare të stafit të vetë.

Mes nesh,jetojnë individë dhe njerëz zemërmëdhenj, si mjekë të përkushtuar dhe model,tepër humanë e krejt të papërsëritshëm, me shpirt të jashtëzakonshëm,me pasione dhe dëshira për të ofruar jetë,për t’i shërbyer me devocion vetë jetës.

Rrallë mund të hasësh në jetë individë dhe qenie kaq të përkushtuar dhe dashuruar me jetën njerëzore e veçanërisht me vogëlushat.Këtë mision e kryejnë më së miri bluzat e bardha,ose ndryshe Mjekët,ruajtësit e shëndetit tonë.

Figura të respektuara, misionarë të përbetuar,individë që humanizmin dhe fisnikërinë e kanë si pjesëz jetike të ekzistencializmit të tyre. Ndër mjeket e para,ndër gratë e spikatura e të shquara të cilat realisht janë simbole dhe monumente të gdhendura,që shndrrisin e vezullojnë,veçojmë Intelektualen brilante,Dr.Vangjelo Grillo (Veizi),të parën mjeke Himariote. Një ndër simbolet dhe themelueset e Pediatrisë shqiptare,një mjeke e spikatur për autoritetin,për etikën dhe profesionalizmin e rrallë,që gjithë jetën gjatë 32 viteve karrierë të suksesshme, ia kushtoi si një sfidë të këndshme fëmijëve.Duke u shërbyer me pasion e përkushtim, me mirëbërësinë dhe sakrificat e panumërta, në dritën e vlerave dhe të parimeve,misionit dhe shkencës humane, që ajo përzgjodhi të rrugëtonte në jetën e saj.

Rrugëtimi jetësor dhe profesional

Dr. Vangjelo Grillo,erdhi në jetë më 14 Dhjetor të vitit 1933,në Himarë, në një familje të thjeshtë,por me vlera dhe tradita atdhetare.Vitet e brishta të fëmijërisë dhe arsimimit fillestar të 7 vjeçares i kalon në vendlindjen e saj në Himarë. Arsimin e mesëm,e kryen në Politeknikumin Mjekësor në Tiranë, të cilën e përfundon me nota të shkëlqyera.Në vijimësi ajo starton dhe ndjek studimet e larta për mjekësi,në Tiranë,duke i përfunduar dhe u Diplomuar si Mjeke,në vitin 1957.Një vajzë shembullore,tepër e zellshme dhe këmbëngulëse edhe si nxënëse po ashtu edhe si studente, me ambicie për rezultate të larta e cilësore.

Pas diplomimit,Dr.Vangjelo Veizi,në vitin 1958,fillimisht emërohet si mjeke në Himarë,në spitalin e kësaj treve, mandej edhe si Drejtuese e tij,ku shërben dhe kontribuon dinamikisht, deri në 1961. Si një e re ambicioze, me vlera dhe virtyte të spikatura, me një vizion për punë dhe veprimtari, me vullnet dhe guxim për shërbim dhe flijim, në të mirën dhe në dobi të jetës dhe të vetë njeriut,ajo fokusohet si misionare e shëndetit.aI përkushtohet një modeli të punës sistematike,sa të mundishme e po me aq plot sakrifica,duke krijuar kësisoj një prestigj dhe emër dinjitoz në gjithë Trevën e Himarës.Për rrjedhojë,brenda një periudhe të shkurtër kohore,ajo fiton simpatinë e gjithë pacientëve,ndonëse duhet pranuar fakti,se operonte dhe punonte në kushte tepër të vështira. Gjithësesi,për rishtarët në hapat fillestare të karrierës së tyre profesionale,lipsej natyrisht shumë përpjekje, shumë punë,një këmbëngulje sistematike, që të mund të fitonte,përvojën, respektin dhe reputacionin.Në ato hapat e para si mjeke në atë periudhë kohore,Dr. Vangjeloja, ishte e vetmja mjeke në gjithë spitalin dhe trevën e Himarës. Për rrjedhojë për hir të shenjtërisë së betimit të saj,tek Urdhri i Hipokratit,Dr. Vangjelose,jo pak here,iu desh të përballej dhe angazhohej,me të gjitha llojet e sëmundjeve që shfaqeshin.Si një njeri tepër i urtë, shumë e thjeshtë, fjalë-ëmbël në çdo rast eventual ajo dëshmoi formimin e saj, gadishmërinë paraprake, ashtu sikundër edhe u shqua,si një mjeke shumë e përqëndruar dhe e vëmendshme, në çdo vizitë mjekësore apo në vizita familjare,për të ofruar ndihmesën në raste emergjente.Duke kontribuar jashtëzakonisht në përkujdesin dhe ruajtjen e shëndetit të himariotëve të thjeshtë,pa përjashtim të të gjitha grupmoshave.Madje paralelisht duke mbuluar në aspektin gjeografik, një hapësirë shtrirjeje më të madhe,përtej kufijve të Himarës,në vijimësinë e bregdetit të Sarandës, Kuçit dhe gjithë reparteve ushtarake që ndodheshin në atë shtrirje të trevës.

Dr.Vangjelo Veizi, qysh në hapat fillestare të rrugëtimit të saj Misionar në Himarë,u fokusua dhe kontribuoi me një përkushtim dhe seriozitet tepër admirues,duke shëruar dhe parandaluar sëmundjen e Melitencës,si një sëmundje problematike e shqtësuese në atë periudhë kohore për trevën e Bregdetit.Ashtu sikundër zhvilloi një punë intensive tepër impresionuese, duke pasur rezultate të dukshme në luftimin dhe parandalimin e tifos apo hepatitit si edhe kundër helmimeve me lëndë me përmbajtje fosforoorganike.

Dr. Vangjeloja, duke sfiduar barrierat e kohës, si një shembull i vetëmohimit,eci dhe shkeli në çdo cep dhe skaj të trevës së Himarës,duke qënë pranë gjithë atyre që e kishin të domosdoshme ndihmën e shpejtë dhe ndërhyrjen e specializuar të saj.Njëherazi, në një periudhë kohore ai ajo e dekadës së viteve 60-të,kur specialitetet mjekësore ishin pothuajse joekzistente, mjeku duhej të dinte gjithçka, madje shpesh here konsultohej edhe për probleme veterinare. Dr.Vangjeloja me mundin dhe përgjegjësinë që e karakterizonte, me shkathtësinë dhe papërtueshmërinë e saj,fitoi një emër të mirë gjithandej,në aspektin e përcaktimit të diagnozave eventuale,në shërbim të menjëhershëm të pacientëve në nevojë.

Gjithësesi,duhet pasur parasysh, se përpos punës së saj të ndërgjegjshme dhe shembullore,gjithçka ishte në rrethana dhe kushte jashtëzakonisht të vështira e të paperceptueshme.Sepse realisht një mjeke e re dhe krejt e papërvojë,përballej me sfida të jashtëzakonshme, pa pasur kushte dhe mundësi minimale,duke mos ekzistuar asnjë lloj laboratori,asnjë lloj mjeti transporti, asnjë aparaturë ekzaminimi radiologjik.Ashtu sikundër as edhe një mjek koleg tjetër pranë saj, për mundësi eventuale konsultimi,për shkëmbim mendimesh apo opinionesh.Të gjitha këto barriera dhe pengesa, Dr. Vangjeloja,mundi t’i kapërcente me shumë sukses,falë thellimit dhe studimit shkencor, që ajo kryente për çdo rast që përballej dhe kërkonte mendimin e specializuar të saj,madje edhe literaturës së huaj pasur parasysh faktin që ajo zotëronte gjuhët si greqisht,italisht,frëngjisht,rusisht etj.

Në këtë kontekst,duhet përmendur fakti, se një ndihmesë të jashtëzakonshme luajti edhe bashkëpunimi me personelin ndihmës mjekësor të spitalit në Himarë, veçanërisht me infermierin e talentuar Kozma Nesturi,(më vonë u nderua dhe laurua si Hero i Punës Socialiste), duke përfituar nga përvoja e gjatë e tij,ashtu sikundër dhe horizonti që ai posedonte, duke qenë sa më pranë njerëzve që përballeshin me probleme dhe halle njerëzore.

Njëherazi Dr.Vangjeloja,krijoi një bashkëpunim tepër ambicioz dhe perfekt, me figura dhe personalitete të fushës së mjekësisë në qytetin e Vlorës,me mjekë të shquar si Irfan Pustina, Pavli Flloko,Kostandin Kauri,Isuf Hysenbegasi ashtu sikundër njëherazi edhe me Profesorët e shquar të pediatrisë në Tiranë, si Prof.Selaudin Bekteshin dhe Prof. Hamdi Sulçebegun.Me punën e saj këmbëngulëse dhe përkushtuese,me horizontin e gjerë kulturor dhe profesional që e karakterizonte,me fokusimin e saj prioritar,duke përfituar edhe nga përvoja e një sërë mjekëve të spikatur të asaj periudhe,ajo mundi të fitonte respektin e zemrat jo vetëm të pacientëve dhe familjarëve të tyre,por thuajse të gjithë trevës së Himarës.

Të cilët edhe në vijimësinë e ditëve të sotme,duhet theksuar, se e kujtojnë me mirënjohje e nderim krejt të veçantë.

Madje edhe duke e pasur si një shtyllë mbështetëse,si njeriun e tyre të afërt, duke kërkuar ndihmesë apo sugjerimin e saj, në halle dhe problematika që ata përballen.

Falë kontributit fisnik dhe solidaritetit të kësaj mjekeje të jashtëzakonshme, në vitin 1961,Dr. Vangjelo Veizi, e përkrahur dhe mbështetur nga Profesorë dhe titullarë si Prof.Selaudin Bekteshi, Prof. Hamdi Sulçebegu,Ciril Pistoli dhe Drini Ohri, emërohet në Spitalin Pediatrik të Tiranës,si Mjeke Pediatre.

Aty tanimë Dr. Vangjeloja,u përball dhe u ndesh me një mjedis tepër të ngrohtë e mikpritës,me një dashamirësi të jashtëzakonshme, nga ish shoqet e saj të Fakultetit, mjeket si Hrisavgji Reka,Bukurie Maci,dhe mjekët e njohur si Prof.Thoma Kristo,Fina Bitri,Zyhra Hajrullai,Bafturi Mati,Teuta Jovani,Kimete Nikshiqi,Dhurata Nishani.

Për disa vite rradhazi, Dr.Vangjeloja, me rreptësinë dhe seriozitetin e etikës mjekësore,si besnike e betimit të Hipokratit, iu përkushtua detyrave dhe përgjegjësive të saj mjekësore,duke u angazhuar dinamikisht dhe punuar thuajse në të gjitha departamentet respektive të këtij spitali, duke filluar nga vogëlushët 1-vjeçar e deri tek 14-vjeçarët, e duke u angazhuar me kurimin dhe mjekimin e një sërë sëmundjeve të ndryshme e të panumërta jo infektive.

E vlerësuar për sensin e thellë të zbatimit të kompetencave dhe detyrës së saj misionare, të rrënjosur thellë në dashurinë e saj për ato qeniet njerëzore tepër të mitura, pranë dhe në dispozicion të të cilëve Dr.Vangjeloja ishte ditë e natë,në vitin 1966, ajo emërohet në Pavionin e 6-të, në të cilin trajtoheshin dhe shtroheshin mosha e fëmijëve me probleme dhe sëmundje infektive (aerogene), duke përjashtur natyrisht sëmundjet e hepatitit dhe dizanterisë,duke pasur si Përgjegjëse të Departamentit, Dr.Hena Dino.

Ky pavion me afro 60 shtretër,ishte në atë periudhë kohore,me një sëmundshmëri tepër të lartë,me ngarkesa dhe tensione,me fëmijë të sëmurë në shkallë të rënduara e të sforcuara si meningit, sepsis meningokoksike, pertusi me bronkopneumoni, insuficiencë respiratore, encefalopatira, tetanoze, polineurite, difteri,me ndërlikime të theksuara kardiake dhe nervore, me urgjenca tepër të vështira etj.

Natyrisht që këto sfida,përpos të tjerash kërkonin përgatitje dhe një performancë të jashtëzakonshme,trajnime specifike të kualifikuara,terapi intensive,përkushtim e devotshmëri, studim sistematik të vazhdueshëm.

Prej angazhimit të Dr.Vangjelosë,përtej kufijve të orarit zyrtar, duke qëndruar në krye të detyrës,si një humaniste e zjarrtë,por edhe të kontributit të gjithë personelit ndihmës të pavionit,u mundësua arritja e një sërë sukseseve duke thyer tabu e duke ndikur në shërimin e fëmijëve me episode të rënda.

Falë përpjekjeve titanike rezultative, falë ndihmesës dhe mbështetjes njerëzore,në vitin 1967, Dr.Vangjeloja e vlerësuar për rezultatet dhe performancën e saj,emërohet si Përgjegjëse e këtij Pavioni,të cilin e drejtoi me sukses dhe efektivitet deri në vitin 1978.Pikërisht në këtë kohë befasisht,ajo transferohet padrejtësisht dhe krejt pa asnjë shkak, si mjeke në spitalin infektiv të qytetit të Elbasanit.Edhe tanimë në këtë qytet,Dr. Vangjeloja,ndonëse në kushte të reja dhe krejt të panjohura,mundi të realizonte një punë të përkryer diagnostikuese dhe mjekuese.Duke përjetuar çdo ditë ankthin për shëndetin e fëmijëve,ajo qëndronte natë e ditë në spital,pranë pacientëve, duke mos u lënë përgjegjësinë mjekëve roje,duke i ndjekur dhe i pasur vet nën kontroll,derisa të kapërcenin fazën kritike në të cilën ndodheshin.

Dr. Vangjeloja,si një emisare, shqetësimi i së cilës ishte vetëm i sëmuri dhe përkushtimi shkencor për rehabilitimin e tij,duke pasur si destinacion të vetëm të saj,punën e vazhdueshme efektive,në vitin 1970 emërohet si Pedagoge, ku filloi si lektore e njëherazi si e ngarkuar të mbikqyrë dhe drejtojë praktikat mësimore të studentëve.

Duke qenë po aq pasionante edhe në misionin e saj si lektore dhe mësimdhënëse,paralelisht me punën në spital, për disa vite, Dr. Vangjeloja, inicioi dhe drejtoi me sukses edhe kurset pasuniversitare të mjekëve që specializoheshin në pediatri.Ashtu sikundër,ajo ishte e angazhuar dinamikisht, në përgatitjen e pediatrëve infeksionistë,me periudha trajnimi kualifikuese 1 vjeçare si edhe cikle 3 mujore.Përpos tyre, një impenjim madhor dhe angazhim maksimal për të, ishte edhe kontributi sistematik në përgatitjen e aradhës së mjekëve të përgjithshëm,të cilët punonin në qendrat shëndëtsore të rretheve, në trajnime me specializime 10 mujore në fushën e pediatrisë.Angazhimet e Dr. Vangjelosë përfshihen edhe në kontributdhenien e saj në aspektin shkencor,duke u angazhuar me veprimtari të mirëfilltë,duke referuar në një sërë sesionesh shkencore të mbështetura tek pediatria,jo vetëm në Tiranë, por ashtu sikundër edhe në Korçë apo Elbasan.

Në këtë kontekst,falë backgraundit të saj, falë profesionalizmit edhe objektivitetit, duke mishëruar konceptet e qytetarisë akademike dhe active,Dr. Vangjeloja,ofron një ndihmesë të spikatur,duke botuar një sërë punimesh shkencore në revista apo buletine mjekësore me tematika respektive si «Pertusi me ndërlikime në aparatin e frymëmarrjes dhe atë të sistemit nervor» ,studimin «Μbi 208 raste me meningit si edhe sepsis», «Difteria toksike dhe ndërlikimet e saj në aparatin kardiovaskular dhe në sistemin nervor»,«Salmonezat»,«Dy raste me tifo abdominale dhe ndërlikim peritonitis»,«Një rast me leptospirozë ikterohemoragjike»,«Klinika mbi dizanterinë në moshat e fëmijës së gjirit»,«Klinika dhe trajtimi i meningiteve»,«Klinika e poliomielitit tek fëmijët e Elbasanit»,«Meningitet tek latanti në Spitalin e Elbasanit».

Ashtu sikundër,Dr. Vangjeloja,si vizionare,ka udhëhequr me sukses edhe tema diplomash të studentëve e paralelisht ka qenë në rolin e oponentes, në mbrojtjen e titujve dhe disertacioneve nga ana e mjekëve pediatër.Përpos tyre,me dëshirë dhe vullnet të jashtëzakonshëm,ajo ka kryer recensat e disa botimeve shkencore dhe teksteve Universitare të Pediatrisë. Për disa vite rradhazi,DR.Vangjeloja,ka qenë Anëtare Komisionit të lartë të Pediatrisë,Konsulente pranë Ministrisë së Shëndetësisë,për gjithë fëmijët e Shqipërisë me problematikë sëmundjet infektive.Edhe pas rikthimit nga Elbasani,rishtaz u caktua si Konsulente e gjithë reparteve infektive të pediatrisë të spitaleve të vendit,dhe për të qenë sa më pranë konsultave të domosdoshme,ajo ka udhëtuar e shkelur në të gjitha anët e vendit,në përbërje të ekipeve që krijonte Ministria e Shëndetësisë për raste të ndryshme të epidemive në atë periudhë kohore,duke ofruar një ndihmesë të konsiderueshme në të gjitha spitalet e repartet infektive të rretheve të ndryshme.Me të njëjtin pasion e përkushtim, me të njëjtin temporitëm jetësor,me të njëjtin impuls pozitiv,me të njëjtën buzëqeshje të pakrahasueshme, me të njëjtën sinqeritet e dinjitet, me të njëjtën mirësi, urtësi e mençuri, Dr.Vangjeloja vijoi të kontribuonte dhe spikaste, duke i shërbyer filozofisë Hipokratike në mënyrë rigoroze dhe pa kushte,deri në fundvitin 1989,teksa me kërkesën e saj,ajo doli në pension.

Epilog….

Intelektualja brilante,Dr.Vangjeloja,si njëra prej Koloseve të Pediatrisë Shqiptare,që për 32 vite rradhazi ofroi një kontribut të paçmueshëm,me praninë e përkujdesin human dhe shkencor, u rritën breza e breza,kujtohet me respekt e adhurim edhe në ditët e sotme.Nderohet dhe vlerësohet me dashamirësi kjo mjeke e aftë,e devotshme,e sjellshme,e papërtuar,si tepër fisnike dhe krejt e palodhur.

Sepse përmes Misionit të saj Humanitar,si mjeke Pediatre, me një performancë të shkëlqyer,e fokusuar dhe me dashuri për profesionin e saj, në rrugëtimin e saj të sukseshëm profesional apo jetësor,ajo nuk kërkoi pasurim, por shpirti i saj, u pasurua nga dashuria e pakufi e vogëlueshëve pacientë të saj.

Dr.Vangjelo Grillo (Veizi),si simbol i Madhështisë së heroizmit, të sakrificave , si një emisare Humaniste dhe dritëpërçuese, posedonte një përgatitje të lartë,në aspektin e njohurive teorike dhe praktike e një përvojë të jashtëzakonshme.Falë aftësive të rralla komunikuese,me studentët dhe pacientët,me stilin e saj praktik dhe bashkëkohor në mësimdhënie, ashtu sikundër ishte përherë tepër aktive dhe komunikuese me të gjithë.

Si një ithtare e humanizmit dhe mishëruese e solidaritetit, Dr.Vangjelo Grillo (Veizi),ishte një përpos se mjeke edhe një zonjë e rrallë,fisnike,tepër dashmirëse,që dinte të bënte për vete,e të injektonte dashuri për profesionin e mjekut. Posedonte një intuitë të rrallë klinike dhe dëshmonte një përkujdesje të jashtëzakonshme për fëmijët.Një pedagoge dhe misionare madhore,e sakrificës, inteligjente,me një humor të veçantë,që nuk kursehej të ndihmonte e ofronte përvojën e sukssesshme tek kolegët më të rinj.

Nuk mund të anashkalohet fakti,duke nënvizuar,se pranë Dr.Vangjelo Grillo (Veizi),me dinjitet dhe mirësi,qëndronte bashkëshorti i saj,Mjeshtri i Madh, shkrimtari i shquar i letërsisë për Fëmijë, modesti Odise Grillo,duke pasur një familje të shkëlqyeshme,së bashku me të dy bijtë e saj, Kostën dhe Anin.

Me vlerësim të thellë dhe mirënjohje të jashtëzakonshme,për Himarioten brilante,Mjeken pediatre Dr.Vangjelo Grillo (Veizi), e cila meriton respektin e mirënjohje si një mjeke që i kushtoi rininë e gjithë jetën e saj, misionit Hyjnor të Hipokratit,shërimit e rehabilitimit të jetës njerëzore.E cila i përket një plejade të paarritshme me kontributdhënie pa asnjë shpërblim apo interes përfitimi.Kënaqësia saj,ishte kur shëronte e kuronte jetën njerëzore.

Gjithë jeta dhe vepra vigane e Heroinës Himariote, Dr.Vangjelo Grillo (Veizi),është pa asnjë mëdyshje,një monument i përkryer mirësie dhe humanizmi,një mirëbërjeje shembullore që respektohet,vlerësohet në mendjen dhe zemrën tona si bashkëkohës,dhe si një shembull i mirë dhe i papërsëritshëm i humanizmit pa kufi, si edhe i bujarisë dhe fisnikërisë.

Pirro FOTIADHI

25.03.2020

Burime bibliografike :

Dr.Flamur Tartari,Gjurmë të mjekësisë shqiptare Nr 6

*Marrë nga “Himara Himarjotëve”, titulli i origjanalit “Dr. VANGJELO GRILLO (VEIZI) – SIMBOLI I HUMANIZMIT, PASIONIT,PËRKUSHTIMIT DHE DASHURISË PËR FËMIJËT”.

 

Ndërroi jetë Esat Bajraktari, i biri i Muharrem Bajraktarit – Nga Mithat Gashi

 

Esat Bajraktari, i biri i Muharrem Bajraktarit, ndërroi jetë në Valley Hospital në Ridgewood, New Jersey me 14 janar 2021.  Esati u lindi me 5 korrik 1931 ne Dome të Imishtit të Lumës.  U internue me familje në Ballsh të Fierit nga forcat pushtuese italiane, dhe qysh në moshën 13-14 vjeçare, ai iu bashkangjit çetës së babës së tij në luftë kundra brigadave partizane, të cilat në pabesi, i kishin shpallë luftë Muharrem Bajraktarit në vitin 1944.

 

Muharrem Bajraktari ishte shque për qëndrimin dhe rezistencën e tij kundra forcave fashiste e naziste, dhe kishte refuzue ofertat e shumta që  i kishin ba udhëheqësit komunistë që ai të bante pjesë në frontin “nacionalçlirimtar”.  Komunistët shqiptarë, të cilët ishin të mvarun tek serbët, nuk mund të pranonin dy kushtet e M. Bajraktarit.  Kushti i pare ishte: Të luftojmë derisa të lirohet Shqipnia, dhe mbas, në menyrë demokratike, me vota të lira, të formojmë qeverinë. Kushti i dytë:  Kosova asht pjesë e Shqipnisë. Këto kushte Bajraktari i kishte deklarue si me gojë ashtu edhe me nji letër që ia kishte dërgue Winston Churchill-it.

 

Gjatë periudhës 1944-1946, Esati kaloi shum prita dhe përleshje me forcat partizane të cilat ishin në ndjekje të Muharrem Bajraktarit dhe të shum lumjanëve të tjerë që ishin në arati.  Dy vëllezën, Hamdija dhe Brahimi, iu plagosën nga forcat partizane në vitin 1946, dhe të dy vdiqen. Brahimi vdiq nga plagët, dhe për Hamdiun thonë që e mbytën partizanët pasi e dërguen në Bicaj.  Pjesa e tjetër e familjes iu internue në Berat.  Vellau, Genci,  kaloi gjith jetën e tij në internim dhe burg -deri më 1991. Nana i vdiq në Tepelenë kur Genci ishte në Burg, dhe eshtnat e saj kurrë nuk u gjetën.  Motrat, Dija dhe Liria, e kaluen jetën nëpër kampet e internimit deri me 1991

 

Me daten 26 gusht 1946, Muharrem Bajraktari kishte mbledhë nji grup luftëtarësh nga Luma, Hasi, Kosova si dhe nji nga Labëria, gjithsej 56 vetë, që ndiqeshin nga forcat komuniste si në Kosovë ashtu edhe në Shqipni. Janë nisë për Greqi nga Lera e Sorrave (Bjeshka e Kolesojanit), kanë kalue kufinin e Shqipnisë në tokat shqiptare të Maqedonisë, dhe në kufinin greko-maqedon, kanë ra në nji përlejshje të përgjakshme me forcat ndjekëse jugosllave me datën 7 shtator 1946.  Pas humbjes së 21 luftëtarëve në atë betej tragjike, Esati del në Greqi me 13 shtator 1946, dhe u vendos në kampet e refugjatëve në afër Athinës ku qendroi për disa vjet.

 

Mbas formimit të Komitetit Kombtar “Shqipnia e Lirë” në korrik 1949, ku Muharrem Bajraktari ishte anëtar i grupit drejtues, Esati, pa e pyet babën e vet, u regjistrue dhe u trajnue në Kompaninë 4000 në Gjermani.  Kjo kompani finanancohej nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës si operacion i fshehte për të rrezue regjimin komunist të Shqipnisë, dhe logjistikisht ishte nën drejtimin e Komitetit “Shqipnia e Lirë”.  Esati tregonte që iu bashkangjit kësaj kompanije se e ndjente në ndërgjegjen e tij me ba diçka me lirue popullin shqiptarë nga diktatura komuniste.  Pas dështimit të këtij operacioni, Kompania 4000 u shkri. Esati emigroi fillimisht ne Kanada, dhe mandej në SHBA.

 

Pasi erdhi ne SHBA, Esati u martue me Nurien, vajzen e antikomunistit Hamit Perollit të Hasit. Nuk u angazhue me aktivite në formacione politike shqiptare në SHBA. Qendroi independent, por gjithnji mori pjesë në protestat që shqiptarët antikomunistë organizonin në New York dhe Washington D.C. në mbështetje të Kosovës si dhe kundra regjimit komunist të Tiranës

 

Esati len mbrapa bashkëshortën, Nurien; dy femije, Dritën dhe Klitin; vëllaun, Gencin, si dhe shum nipa e mbesa.

 

 

Familja hapë të pame të dielen me 17 janar nga ora 1:00 – 17:00 në

Michigan Memorial Funeral Home

17 Michigan Ave.

Paterson N.J. 07503

 

Vorrimi bahet të hanën me 18 janar në

LAUREL GROVE CEMETERY

295 Totowa Road Totowa, NJ

Në orën 11:00 dalin nga shtepia e funeralit dhe nisen drejt vorrezave.

 

Muharrem Bajraktari dhe Esati dale në Greqi në vitin 1949

Esat Bajraktari dale në nandor 2015 në New Jersey

Zhaklina Dhimojani Blätter: Përshpirtje nga larg në nderim të regjizores së shquar të filmit shqiptar Xhanfize Keko

Zhaklina Dhimojani Blätter, kujton sot në rrjetin social regjizoren e shquar shqiptare Xhanfize Keko me rastin e 13 vjetorit të largimit nga kjo jetë. Zhaklina dhe Xhanfizeja e kanë dashur fort njëra tjetrën me një dashuri që zgjati deri kur  regjisorja e shquar u largua nga kjo jetë. Publiku shqiptar nuk e harron kurrë personazhin e Mimoza Llasticës në filmin me të njëjtin titull me regjisore Xhanfize Kekon ku rolin kryesor e interpreton Zhaklina, e cila respektin ndaj veprës të regjosores të famshme shqiptare e ka treguar duke mbështetur financiarisht filmin-dokumentar “Koha e pelikulës” të Mjeshtrit të Madh Mevlan Shanaj. Më poshtë po sjellim statusin e plotë të Zhaklina Dhimojani Blätter.

“Përshpirtje nga larg në nderim të regjizores së shquar të filmit shqiptar Xhanfize Keko
Si sot, 13 vite më parë, ndërroi jetë Xhanfize Keko,
regjizorja që i tejkalonte përmasat e koncepteve të ngushta nacionale.
Filmat e saj të vlerësuar nga kritika europiane janë shfaqur në Francë, Danimarkë, Austri e mbarë Europën.
Jemi me fat, që disa prej këtyre filmave, i kemi restauruar sipas parametrave bashkëkohorë.
Sepse puna e Xhanos, siç i thërrisnim, mbetet e pashlyeshme në memorien kolektive për cilësinë profesionale, por mbi të gjitha për aftësinë për të na dhuruar kinematografi përtej ndikimeve ideologjike.
E desha atë shpirt njeriu dhe e takoja kur kthehesha në Shqipëri.
Zbrazëtinë që ma krijoi shtegtimi i saj nga kjo botë, arrita ta mbush disi duke mbështetur financiarisht filmin-dokumentar “Koha e pelikulës”,
të Mjeshtrit të Madh Mevlan Shanaj.
Jam e lumtur që kam ndihmuar, që bota e saj e madhe dhe trashëgimia e pazëvendësueshme që la pas, të nderohen dhe kujtohen gjithmonë.
Xhanfize Keko ka 13 vjet që fizikisht nuk është më,
por Xhanoja jonë nuk do të harrohet kurrë për frymëzimin që i përcolli të gjithë shqiptarëve përmes kinemasë.
Magjia e krijimtarisë kinematografike për fëmijë që ajo themeloi duhet të ruhet me fanatizëm për t’i shërbyer kështu pasqyrimit të botës së mrekullueshme të fëmijëve, si dhe formimit të kineastëve të ardhshëm.
Të ndrittë shpirti në parajsë teta Xhano!
Zhaklina”
Zhaklina e vogël dhe regjisorja e shquar gjatë xhirimeve

 

SHABAN MULAJ   NJERIU I KAPLUAR NGA ARTI DHE THJESHTËSIA  Shkrim monografik  Nga Xhane Sherif Imeraj 

Muzika shpreh atë që nuk mund të thuhet  

dhe mbi të cilën është e pamundur 

 të heshtësh.” – Viktor Hygo 

 

Arti luan rol të rëndësishëm në formimin e kulturës së një shoqërie. Në të gjithë botën historitë e komunitetit, zakonet, kulturat dhe besimet ndër shekuj janë përcjellë brez pas brezi, qoftë nëpërmjet rrjedhës së saj të pashmangëshme në formë të natyrshme, gjithashtu edhe nëpërmjet shumë e shumë  përpjekjeve në rradhë të parë të vetë komunitetit, por më vonë edhe nga institucionet përkatëse shtetërore apo dhe organizatave të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, duke bërë të mundur mbrojtjen, ruajtjen dhe përcjelljen e llojeve të ndryshme të thesareve të paçmuara të trashëgimisë kulturore materiale dhe asaj shpirtërore e natyrore, që vazhdojmë të gëzojmë ende sot.

Një e tillë trashëgimi, veçmas ajo shpirtërore, me një folklore tejet të pasur muzikorë, instrumental, vokale, koreografike, këngë, valle, artizane, etj, etj, gjithçka që ka mundur të mbartet dhe të ruhet ndër kalvarin jo pak të mundimshëm e të trazuar ndër shekuj, është edhe trashëgimia kulturore materiale dhe shpirtërore e rrethit të Tropojës, si pjesë me vlera të veçanta dhe të çmuara të trashëgimisë, artit, historisë dhe kulturës shqiptare.

Këtë trashëgimi kulturore shpirtërore , këtë folklor kaq të pasur që kemi sot, nuk do mund ta përftonim e ta gëzonim, po të mos ishin në gjirin e bashkësisë tonë, talentet dhe artistët që ndër shekuj i kanë mbartur dhe i kanë mbrujtur këto thesare, duke i përcjellë sa më origjinale por edhe duke i përtërirë dhe përmirësuar më pas me kultivimin e tyre ndër breza.

Ky shkrim i kushtohet pikërisht një të tillë talenti siç ishte artisti i paharruar, Shaban Mulaj.

 

 

KUSH ISHTE SHABAN MULAJ..?

Shaban Mulaj, ishte dhe mbeti një prej korrilave, të pazëvendësueshëm në koreografinë e tërsisë së gurrës së pashtershme të folklorit artistik në grupin e artë e të lavdishëm të Ansamblit “Dardania” të Tropojës, të cilët me artin e tyre kanë mahnitur dhe ndezur jo vetëm publikun dhe skenat Shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare, ku me jo pak çmime janë nderuar si brënda dhe jashtë vendit. Artist i vacantë, talent i shumëanshëm. Instrumentist i kalibrit mjeshtëror, duke  spikatur në çifteli, të cilës i binte si rrallë ndonjë tjetër në Tropojë dhe përtej saj. Vetë legjenda e folklorit shqiptar, rapsodi i shquar popullor, Dervish Shaqa, me të cilin Shabani takohej përgjatë veprimtarive artistike, por edhe në shtëpinë e tij në Tropojë të Vjetër,  ku Dervishi  kalonte plot net të ngrohta vllazërore me Shabani dhe babain e tij, Ram Halili, si dhe gjithë sa mblidheshin aty rreth tyre, shprehëte vlerësimin më të lart për talentin dhe mjeshtërinë e Shabanit, veçmas atë të  rënies së çiftelisë, ku në gëzim e sipër, duke ngre dolli e duke bërë muhabet odash, e godiste paksa sharkinë për sofër dhe i thoshte Shabanit : “… Prej këtu e në Mitrovicë jam unë mbreti i sharkisë, e ndërsa ti Shaban, je mbreti i çiftelisë… kurse mbreti i këngës shqiptare është, Isuf Halili “, një shprehje kjo mes miqësh që është mirëpritur, pranuar e  përcjellë  ndër kolegë dhe artistë të brezit të tyre.

Shabani luante po kaq mjeshtërisht edhe  në sharki, lahutë, fyell, tupan, dajre, mandolinë, fizarmonikë etj. Ishte këngëtar i këngës popullore dhe asaj të muzikës së lehtë, demonstrues i talentuar i valleve folklorike, kompozitor i disa këngëve, instrumentaleve dhe melodive të realizuara me mjeshtëri të lartë, të cilat sot duhet të  vlerësohen si pasuri tepër të çmuara të trashëgimisë kulturore dhe jo vetëm asaj tropojane por mbarë shqiptare. Regjisor, rapsod, tekst-shkrues, drejtues dhe organizator në bashkëpunim në pothuajse të gjithë veprimtarinë artistike të rrethit të Tropojës për mbi 30 – vite. Anëtar i këshillit artistik për përgatitjen dhe organizimin e pjesëmarrjes së Tropojës  në  “Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës”, përkrah Sali Doçit, Bashkim Gjyriqit, Hamit Aliaj, Skënder Haklaj , Deli Metaliaj, Kol Susaj, Marash Mhilli, Hysni Prengzi, Ali Mulaj, etj.

 

JETA E HERSHME, FAMILJA …  

Shaban Mulaj, lindi më 28 nëntor të vitit 1953 në fshatin Tropojë e (vjetër)  të rrethit të Tropojës, në një familje me tradita të pasura kulturore, nga rrënjët e së cilës gurgulloi më pas  gjithë arsenali artistik që do shpaloste Shabani ndër vite. Ai lindi nga dy prindër të thjeshtë dhe të virtytshëm, i ati Ram Halili (Mulaj) dhe e ema Nifa, të cilët lindën dhe rriten tre djem dhe tre vajza duke përcjellur tek ata vlerat më të mira. Herët, babai i Shabanit, është angazhuar me grupet amatore popullore, ishte aktor amator, valltar, instrumentist, i cili luante mjeshtërisht  në sharki, çifteli, fyell, etj, duke e përcjellë më pas këtë talent dhe dashurinë për artin edhe tek i biri, Shabani, i cili e  pasuroi dhe e përjetësoi edhe më tej. Shabani që në moshë fare të vogël, diku 7-8 vjeç u bë pjesë e skenës artistike të Tropojës, duke i rënë çiftelisë në mënyrë të mrekullueshme përpara publikut artdashës të qytetit të Bajram Currit, të cilit më pas  do vazhdonte t`i dhuronte emocione të bukura përgjatë gjithë jetës së tij. Shabani, me talentin e tij të lindur dhe të kultivuar, me punën e palodhur dhe pasionin e tij prej artisti të thekur, duke lëvruar aq bukur dhe thellësisht në tabanin popullor, bëri të jetë i pazëvendësueshëm në gjithanshmërinë e tij artistike , si dhe një emër shumë i dashur dhe i paharruar për artdashësit shqiptarë, në veçanti vendlindasit e tij.

Shabani kultivonte artin, e arti e rriste Shabanin.. Erdhi koha dhe krijoi familjen e tij, e cila përbëhej nga ai dhe bashkëshortja e tij, Lire  Mella (Mulaj),  nga ku më pas jeta i bekoi me katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Patjetër që edhe fëmijet e tyre do trashëgonin nga ky nektar artistik, duke u prezantuar me këngë, valle dhe recitime në shkollë. Po ashtu edhe bashkëshortja e Shabanit, Liria, që ka punuar si llogaritare,  u përfshi në art, duke marrë pjesë në festivalin e Gjirokastrës si soliste me çifteli por edhe si valltare.

 

ARSIMI … 

Mësimet e para artisti Shaban Mulaj, i përfundoi në shkollën e mesme bujqësore “16 Tetori”, sot e Mesme e Bashkuar “Ali Ibër Neza” Tropojë. Në vitin 1970 përfundoi 2-vjeçarin, formim profesional, “Shkolla e Rezervave të Punës” në Tiranë, ku u kualifikua si saldator. Në vitin 1971 u mobilizua në shërbimin ushtarak në sistemin 3-vjeçar, në Shkodër, si oficer rezervist, në Vaun e Dejës. Shabani ishte oficer rezerve dhe drejtonte stërvitjen e efektivave rezervistë në Garnizonin e Tropojës dhe më vonë në Shkollën e lirë ushtarake, në detyrën e komandantit të kompanisë mitraljere. Krahas këtij formimi dhe punës më pas në (NSHN), Shabani, u aktivizua në art duke rënë në sy me talentin e tij në veprimtarit artistike dhe kulturore në Tropojë. Në sajë të talentit që po shfaqte, dërgohet në atë kohë në një kurs njëvjeçar për regjisor në Tiranë, të cilin e përfundoi me rezultate shumë të mira. Pas këtij kursi, Shabani, më 1975-1982, ka mbajtur pozicionin si Ndihmës Përgjegjës i Shtëpisë së Kulturës në rrethin e Tropojës, njëkohësisht dhe Përgjegjës i Shtëpisë së Kulturës në Kooperativen Bujqësore, në Tropojë, duke  mbuluar dhe drejtuar me mjaft përgatitje dhe seriozitet profesional edhe të gjitha organizimet e  veprimtaritë artistike dhe kulturore të shkollës së mesme. Nga Drejtoria Arsimore e atëhershme në bashkëpunim me Komunën e Tropojës, për ca kohë u emërua edhe si mësues plotësues për lëndët muzikë dhe vizatim, në fshatrat Kovaç, Kërrnajë dhe Buçaj. Njeri dhe artist, emri i të cilit lakohej gjithmonë me vlerësim, respekt dhe dashuri nga  miqtë  dhe artdashësit  e gurrës popullore. 

 

JETA ARTISTIKE …

Shaban Mulaj, ishte një artist i lindur për të krijuar art. Një artist popullor i dëshmuar, me talentin e tij shumë dimensional, këmbënguljen, vullnetin si dhe mjeshtërinë si rrallë ndonjë tjetër aq i përfshirë dhe aq në brendësi të të gjithë folkut të Tropojës dhe trevave përreth. Me humor dhe shkathtësi skenike të natyrshme. I mrekullueshem si njeri dhe i madh si artist.

“Talenti është dhuratë; / Por që t`i përkushtohesh, nuk është e lehtë. / Do t’ju kushtojë, kohën e një jete.” – shprehet pak a shumë  kështu, në një prej librave të tij shkrimtari i njohur amerikan,  Irving Stone. Kjo shprehje i shkon kaq përshtat, artistit të talentuar Shaban Mulaj, karrierës së tij si të pazhurmshme, por ndërkohë shumë të dukshme dhe të pasur prej mbi tre dekadash. Një udhë artistike, fiellesat e së cilës u duken që në fëmijëri, duke shprehur talentin e tij vetiu, e ku më pas me një disiplinë, përkushtim dhe punë tepër të madhe dhe mjeshtërore, arriti që t`i dhurojë thesare të paçmueshme  folklorit të krahinës së tij  dhe mbarë folkut shqiptarë.

I lindur në një trevë të vogël siç është Tropoja, por me vlera të medha kombëtare, pranë lumit të Gashit, kësaj mrekullie natyrore tashmë të mbrojtur nga “UNESCO”. I rritur rrëzë madhështisë së malit dritë-hyjnor të Shkëlezenit, pranë perlës së alpeve shqiptare lumit Valbona, maleve, fushave, krojeve, anekënd natyrës së mrekullueshme të Malësisë së Gjakovës. I lindur dhe i rritur duke dëgjuar dhe duke mbartur Eposin e Kreshnikëve, këngët legjendare të shoqëruara me lahutë, vallet karakteristike të zonës, gojëdhënat, ngjarjet, historitë, qëndresat, trimëritë, çdo gjë fisnike dhe të bukur të njerëzve të atyre viseve. Tharmi dhe burimi frymëzues, nuk i mungonte një talenti dhe artisti si Shaban Mulaj, gatuar dhe  ushqyer shpirtërisht nga këto damar dhe rrënjë të thella Dardane.

Emocionet e artit dhe duartrokitjet Shabani filloi t`i merrte dhe të njëhësohej me to që herët. Karrierën e tij artistike e filloi si instrumentist dhe pikërisht me çifteli, ku më pas do bëhej mjeshtër i këtyre dy telave magjik. Përgjatë gjithë karrierës së tij, Shaban Mulaj do kishte fatin të punonte me shumë artistë profesionistë dhe të zot, si kompozitorë, koreografë, instrumentistë, këngëtarë, vallëtarë, rapsod, poet, shkrimtarë, piktorë, aktorë,   regjisorë, skenaristë, veteranë, mësues, nxënës, njerëz të thjeshtë , drejtues, me një fjalë me të gjithë ajkën e folkorit, artit dhe  kulturës së Malësisë së Gjakovës dhe trevave të tjera shqiptare. Të gjithëve u ra në sy talenti, njohja kulturore, zelli, pasioni, dhe mjeshtëria e tij artistike, që nga bubërrimet e skenës, të shkruarit në letër, qelq, beze, fasda muresh, vendosjen e banderolave dhe pankartave kudo ku realizoheshin eventet kulturore, e gjer tek  drejtimi dhe organizimi i programeve artistike së bashku me kolegët e tjerë drejtues. Krijues i disa koreografive, kërcimtarë, tekst-shkrues, këngëtar, instrumentist, i përfshirë pothuajse në gjithë tërësinë e pjesëve që interpretoheshin në shfaqje apo koncertet që realizonin. Që nga 1973-shi e deri në fund të jetës së tij, Shabani  mori pjesë  në të gjithë festivalet folklorike të mbajtura si në Gjirokastër ashtu dhe në Berat, në të cilat falë mjeshtërësië së tij artistike është nderuar edhe me tituj të ndryshëm nderi.  Sot vlerësohet dhe mbahet mend nga artdashësit si një artist i madh dhe jo vetëm si interpretues i një mori veglash popullore, por edhe si krijues dhe shpeshherë dirigjues në formacionin e orkestrales, ideator dhe kontribues në shumë degëzime të folklorit, artit dhe kulturës në Tropojë. Nxitës, përkrahës dhe mësues për të rinjtë e talentuar, i kudondodhur grupeve dhe rretheve kulturore. Mik dhe dashamirës me të gjithë. Është e pamundur që të rënditet dhe të përmendet në këtë shkrim çdo vepër artistike e tij, por na e ka bërë lehtësishtë të mundur vetë artisti Shaban Mulaj, nga ku mjafton të sjellim ndërmend festivalet, koncertet, festat lokale çdo organizim kulturor, dhe aty do e shohim tek dallon me talentin dhe artin e tij. Kudo ku gërmojmë në arshiven e folklorit të zonës tonë, në libra, kudo ku ruhen fotografi dhe inçizime, të publikuara edhe në web, youtube, e rrjete sociale vërehet arti dhe kontributi i tij artistik mes kolegëve të tij të shumtë. Veçohet dhe mbahet mend edhe si ideator në kompozimin e disa melodive dhe instrumentaleve të mrekullueshme, të dëgjuara  dhe të vlerësuara gjerësisht nga mbarë artdashësit shqiptarë brenda dhe jashtë kufive të Shqipërisë, siç ishte dhe vazhdon të jetë dhe të dëgjohet edhe sot me po aq kënaqësi nga artdashësi,  “Melodia e Kumonëve, luajtur në fesetivaline e vitit 1978-të, ku merrnin pjesë edhe artistët të tjerë të mirënjohur si Ali Mula sot “Mjeshtër i Madh” , Bashkim Kovaci, Riza Doci, Shaban Gjyriqi, Ali Bajraktari, Mustaf Uka e të tjerë orkestrantë të ansamblit të Tropojës.

Apo dhe  “melodia me çifteli” kompozuar dhe  luajtur nga Shabani, të cilit i cicëronte çiftelia në dorë si zogjtë e bjeshkëve të Tropojës, i shoqëruar po kaq bukur dhe mjeshtërisht edhe  nga grupi i orkestrales së ansamblit “Daradania”, në Festivalin e Gjirokastës,  të vitit  1988-të, ku nën drjtimin  e mësuesit, poetit, sot “Mjeshter i Madh” Hamit Aliaj, bashkë me kompozitorin  sot “Mjeshtër i Madh” Kol Susaj, valltarin, koreografin , sot “Mjeshtër i Madh” Skënder Haklaj , etj..u fitua nga Tropoja  për herë të parë, çmimi i parë në këtë format. Shabani ishte solist në orkestra, dukshem i zoti dhe me aftësi mjeshtërore që binte në sy gjithmonë, si me çifteli, sharki, tupan, fizarmonike etj.. Me mjeshteri interpretonte edhe në orkestren që shoqëronte  të madhen Fatime Sokoli, “Artiste e Merituar” , si dhe në orksren e bilbilit të këngës popullore, Fatmira Breçanit, e cila sot mban titullin “Mjeshtër i Madh.”  Mjeshtërinë e tij artistike e shohim edhe tek  “Vallja e Sokolit” duke i rënë tupanit dhe duke kërcyer njëkohësisht, e shohim edhe tek “Ritme me Tupane”, në valle burrash, etj

Në veprimtaritë e ndryshme jashtë vendit, artistit Shaban Mulaj, për herë të parë iu dha mundësia artistike në një formë përzgjedhje, të shkonte në Mal të Zi , në Ulqin, bashkë me orkestrën e “Artistit të Popullit” mjeshtrit të çiftelisë Ndue Shyti, shoqëruar edhe nga këngëtari i njohur i muzikës popullore qytetare shkodrane, “Artisti i Merituar”, Xhevdet Hafizi , tenorin Ibrahim Tukiçi “Artist i Popullit” , si dhe nga rapsodi i mirënjohur Isuf Halili , mjeshtër i këngës autoktone tropojane, të gjithë këta artistë së bashku  plotësonin grupin artistik të Pukës në atë festival , përkrah edhe shumë artistëve  të tjerë.

Gjithashtu, me grupin Ibrahim Muça e Islam Mustafa, Shabani  vajti privatisht në New York, Amerikë, ku dhe ka marrë pjesë në disa  festime të ndryshme në diasporë. Shumë shpejt atje ra në kontakt me rapsodin e mirënjohur Bajrush Doda dhe më vonë në Tiranë, bashkëpunuan duke bërë disa kaseta dhe regjistrime.

Pas `90-es,  Shabani arrti që mjeshtërinë e tij artistike ta përçonte edhe në Kosovë ku gjeti një vllazërim dhe mikëpritje të madhe. Atje punoi disa vite me grupin e Deçanit në bashkëpunim  me  Pallatin e Kulturës, Komuna Deçan. Shabanin e afruan dhe e deshtën shumë të gjithë, ashtu siç dinte të bënte për vete artisti me  dashurinë dhe thjeshtësinë e tij…  në veçanti  e deshti dhe e respektoi shumë  familja patriotike Haradinaj, familja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj , që nga Baca Hilmi, Ramush dhe Daut Haradinaj, etj. Atje Shabani punoi dhe këndoi me shumë rapsodë dhe këngëtarë  të njohur, si këngëtarin e muzikës popullore rapsodike Mustaf Rama, në kullen e të cilit qëndroi 5-vite si në kullen e tij,  rapsodin e mirënjohur  Januz Mushkolaj, rapsodin Kadri Mani, rapsodin Cen Vishaj, vëllezrit Çetaj, me rapsodin e njohur  Shaban Shishmani, e plot të tjerë.

Një vend të dashur e të artë zinte edhe letërsia në jetën e artistit Shaban Mulaj, i cili lexonte shumë literaturë artistike, përfshihje në orët dhe takimet letrare, krijonte poezi, tekste këngësh, të cilat mbetën në dorshkrime… që u botuan më vonë nga familja, pas ndarjes së tij nga jeta, në librin e titulluar ” VEÇ FRESKIA E BJESHKËVE TË MIJA” të cilat janë poezi lirike, patriotike, këngë për luftëtarët, etj. Arti dhe figura e tij artistike u bë tepër e njohur dhe e dashur për publikun, i cili e mirëpriste gjithmonë me duartrokitje të ngrohta. Shokët, miqtë artdashësit filluan ta thërrasin Shabanin edhe në dasma dhe gëzimet e tyre familjare ku ai shkonte në mënyrë vullnetare.

Asgjë nuk e ndalonte që të shfaqte artin e tij, as puna, lodhja, mundimi, as familja e tij e dashur që i duhej të kujdesej për të, as mangësitë ekonomike, as menjanimi apo mos lënja e hapsirës së merituar mbase në ndonjë pozicion pune pas `90-ës , ku mund të kontribonte akoma edhe më shumë…ndonëse në një mënyrë apo në një tjetër Shabani do të gjendej aty ku ishin eventet kulturore, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e tyre, edhe pse prej 20-viteve në demokraci, përveç tre viteve të fundit të jetës së tij, artisti Shaban Mulaj  nuk ka  firmosur në shtet kurrkund… Megjithatë, ai arriti t`ia dilte mbanë talentit, pasionit  dhe artit të tij,  privatisht.

Por fati është kryeneç, e jeta  tregohet e pabesë ndonjëherë… Ashtu siç u tregua edhe me artistin e paharruar Shaban Mulaj. Papritur dhe pakujtuar, ju shfaq një sëmundje e rëndë, që në gjuhën mjeksore quhet “ Aneurizem Cerebrale”, gjëndje shëndetësore kjo për të cilën  duhej  të bënte një ndërhyrje kirurgjikale në kokë … Artisti mbetet artist në çdo moment… I ulur në karrocën e sherbimit spitalor i bërë gati për në sallën e operimit, shkruajti  disa vargje … “ Jam një djalë, vij nga Malsia / nuk kam frikë nga bisturia ..” etj…kështu artisti po mundohej t`i jepte zemër vetvetës dhe familjarëve të tij… Por fatkeqësisht, operacioni nuk pati sukses… Artisti i paharruar Shaban Mulaj, iu dorzua fatit, duke ndërruar jetë më 15 janar 2010.

Kjo ikje e parakohshme e Shabanit, ishte e rëndë dhe e dhimbshme për familjen , gruan, djemt, vajzat, vëllezërit dhe motrat, fisin dhe gjithë Tropojën.  Fort e dhimbshme edhe për kolegët, artistët, bashkëpunëtorët e shumtë në Shqipëri, Kosovë, kudo trojeve shqiptare, e dhimbshme për artdashësit, humbje për folklorin , artin dhe kulturën tropojane dhe mbarë shqiptare.

Në përcjelljen e tij për në banesen e fundit, të dëshpëruar dhe me dhimbje lëshoj e gjithë Malsia e Gjakovës, koleg dhe miq të shumtë nga e gjithë Shqipëria. Vetëm nga Kosova kanë marrë pjesë mbi 330 vëllezër kosovarë për ngushëllim. Ku vetëm nga Deçani  kanë marrë pjesë mbi 38 persona njëherësh ,  në mes tyre,  Baca Hilmi Haradinaj.

-Një vit më pas, publicist dhe poeti i nderuar Zeqir Lushaj, do i kushtonte një elegji të përvajshme por edhe lartësuese figurës së artisti Shaban Mulja dhe një kolegut të tij artist:

N’SOFËR T’KANGËS DY VENDE THATË 

-Kushtuar kangëtarëve, Dan Gjeçi e Shaban Mula-  

 

Pse rapsodët sot s’po këndojnë? 

I kan pshtet veglat e kan mshel gojën! 

N’Has po mbajnë heshtje për Danin, 

N’Tropojë t’Vjetër, për Shabanin. 

 

Me krahë hapur i muer Xheneti, 

Dy shahira na i ndau prej veti, 

Kan’ mbet sot e për shumë gjatë, 

N’sofër t’kangës dy vende thatë, 

 

Për krejt Has u ngushtue shteki, 

Nuk asht ma me ne Dan Gjeçi, 

N’breg t’Valbonës me mall u ula, 

S’ban pa Ty, o Shaban Mula. 

 

Mban zi Hasi për Dan Djalin, 

Meloditë kërkojnë Shabanin, 

Flladi i kangës mbi Pashtrik, 

Ooo Shkëlzen: -Mos u merzit. 

 

N’perde lidhet melodia, 

Varë në mur loton sharkia, 

Ah medet, k’shtu ardhka jeta, 

Ju lyp syni n’dasma e n’festa. 

 

Në pentagram malli pikon, 

Zemra dham, jeta vazhdon, 

Mes shoqnisë ju kujton Gurra, 

O Dan Gjeçi, o Shaban Mula! 

 

FJALA E DISA  KOLEGËVE DHE BASHKËKOHËSVE TË TIJ  

 

  1. Nga poeti Hamit Aliaj – Mjeshtër i Madh

Shaban Mulaj hyn tek ata njerëz për tê cilët nuk beson që s’jetojnë më, ndonëse ka vite që kanë ikur nga kjo botë. Jeton si melodi muzikore, si këngë dhe veçanërisht si buzëqeshje e butësi njerëzore. Në të gjallë të tij, Shabanit nuk i dallohej mosha : trupshkurtër , me flokë të pathinjura , gjithmonë i qeshur dhe i gjendshëm për këdo . Për rreth 30 vjet, në çdo festival a aktivitet tjetër folklorik në Tropojë, emri dhe kontributi i tij kanë qenë të spikatur. Ishte i gjithanshëm : instrumentist i klasit të parë, virtuoz në çifteli,sharki, tupan e fizarmonikë . I pazevendesueshem në formacionet orkestrale të ansamblit “ Dardania”. Është e paharruar Melodia e kumonëve, ideator i së cilës ishte Shabani dhe që e interpretoi mrekullisht bashkë me Bashkim Kovaçin. Shabani ishte edhe tekstshkrues. Janë të shumta kënget qe ka shkruar, muzikuar e interpretuar vetë për ansamblet amatore të vatres se kultures e shkollës se mesme ne Tropojë, ku shquhej edhe si drejtues orkestre e organizator. Eshte e paharruar kenga “ Hengren dhitë Zylo Kamberin”, muzika e se ciles ka doren e Shaban Mules dhe tę cilën e shoqëroi edhe si instrumentist në festivalin e Gjirokastres, 1988. Mjerisht, shumë e shumë këngë e melodi të tij kanë mbetur të paregjistruara dhe tashmë i përkasin anonimatit. Sidoqoftë, në çdo muze kujtese për artin folklorik të Malsisë së Gjekovës, emri i Shaban Mulajt shëndrit si një margaritar i rrallë.

 

  1. Nga mësuesi Ndue Vatnikaj – Poete, autor tekste këngësh 

Në orët e vona të natës mora një mesazh nga poetja e nderuar motra jonë, bija e nderuar e Tropojës z. Xhane Sherif Imeraj ku më shkruante: Në se e keni njohur më shkruaj dy fjalë për djalin e Tropojës artistin Shaban Mulaj…!

Memoria ime filloi punën. M’u kujtua vetja djalë i ri 21 vjeçar kur fillova jetën në qytetin “Bajram Curri”  ku kalova moshën më të mirë të jetës deri sa u bëra 44 vjeç.  Pata fatin që gjatë gjithë kësaj periudhe të shijoj e të ndjek të gjitha aktivitetet artistike të rrethit Tropojës  një nga perlat e artit shqiptarë, me artist, muzikant, valltarë e këngëtarë që kanë lanë gjurmë  historike në artin dhe kulturën shqiptare. Tani do shkruaj disa rreshta për një nga këta arist për djalin e Tropojës vjetër Shaban Mulën: Si mund të mos e njoh unë e bashkmoshatarët e mijë djalin e Tropojës, mësuesin, instrumentistin, organizatorin, drejtuesin artistik dhe këngëtarin Shaban Mula. Djaloshi trup shkurtër, gjithmonë me fytyrë të qeshur, artist i fjalës, artist si instrumentist por dhe si këngëtar.I madh  në art sa të duket pak ta krahasosh me malin e Shkelzenit. Atë e njohën artdashësit tropojanë në të gjitha zonat e rrethit, e njohën në shfaqje, në skena  në  takimet tradicionale artistike, në festivalet e rrethit dhe në ato kombëtare. E njohën Kuksi, Hasi, Puka, Mirdita, Shkodra e Tirana. E njohën Kalaja e Gjirokastrës e ajo e Beratit në Festivalet Folkklorike kombëtare ku Tropoja çdoherë ka zënë vende nderi si fituese e Festivalit, disa herë vende të dyta edhe është nderuar edhe me çmimin “Laurat i Festivalit Folklorik të Gjirokastrës” në shumicën e këtyre festivaleve ka marrë pjesë dhe Shaban Mulaj si instrumentist e si këngëtar ku gjithmonë u ka ngrohur dorën shikuesve me duartrokitjet për intrepetimin virtuoz të Tij.

Shaban Mula u largua i ri nga kjo jetë por siç thotë populli –“Artistët lindin kurë vdesin” edhe ky artist ka lënë mbrapa pavdeksinë me jetën e Tij artistike. Melodinë e Tij me çifteli do ta përcjellin vitet dhe do rrjedhë në historinë e artit e shoqëruar me rrjedhën e ujrave të Valbonës ndërsa si këngëtar qëndron në lartësinë e Shkelzenit bashkë me shumë muzikant, këngëtar e artist kollos që i lindi dhe i rriti Tropoja për t’i bërë të pavdekshëm në altarin muzikës, këngës, valles e artit shqiptar.

 

3 . Nga mësuesi Bajram Ymeri – Artist, instrumentist 

Me Shaban Mulen kam punuar 20-vjet, ndaj po jap opinionin tim. Ishte viti 1973, mbarova Institutin e Arteve dhe në gusht të atij viti u thirra për përgatitjet për festivalin folklorik kombëtar që mbahej në Gjirokaster. Drejtuesi i orkestres folklorike Ali Mula me dha në dorë një sharki ; kësaj do t`i biesh- më tha. Asht sharkia e Ram Halilit -provoje! s’asht e bukur po ndrron mirë me tha Alia. Pak më vonë mësova se Ram Halili ishte baba i Shaban Mules. Me këtë dua të them se Shaban Mula ishte në një familje muzikëdashës. Shabani u ingranua në sektorin e kulturës deri në fund të jetës së tij. Mori pjesë në gjithë festivalet kombëtare si instrumentist e këngëtar. Nuk kishte shkollë artistike por talenti i tij ishte igjithanshëm. Për mbi 20 vjet ishte përgjegjës i Shtepisë kulturës në Tropojë, ku punoi shumë mirë me talentet e reja si kërcimtarë, instrumentistë apo këngëtarë. Ishte njeri mbi të gjitha, i respektueshëm e plot humor. Është ndër rapsodet e njohur brenda e jashtë vendit e me të drejtë nderohet e këndohet nga rapsodet e sotem.

 

  1. 4. Artisti, valltari dhe koreografi , Shkelzen Mustafaj  

Artistin e Ansambelit Dardania të Tropojës, të paharruarin Shaban Mulaj, e kam njohur prej shumë vitesh në aktivitetet, koncertet,  festivalet të  klasës puntore,  Festivalin Folklorikë të  Gjirakostrës, si një artist të shkelqyer në instrumentin e çiftelis, një majestro i përkryer. Një shok, një artist, një familjar shëmbullor. Shaban Mulen ndër vite e kanë  njohur jo vetëm artistët e Ansamblit Dardania të  Tropojës,  por edhe shumë artiste të ansambleve të rretheve të tjera, ku takoheshim në festivale,  si ansambeli folkorik i Tiranës, Shkodrës, Pukës, Dibrës, Burrelit, Durrësit, Elbasanit, Librazhdit, Fierit, Gjirokastërs Sarandes, Korçës, Vlorës ,tërë ansablet folklorike e kanë njoftë artistin Shaban Mula si një mjeshtër të shkelqyer.  Shabani, ka ngelur përherë në mendjet dhe zemrat tona.  Artistat kurrë nuk vdesin ata jetojnë në mesin tonë gjithmonë.

 

  1. Artistja, kërcimtarja dhe koreografja, Hajrie Haklaj

Nuk është e lehtë të flasësh për një mjeshtër të madh të artit shqiptar që sot mungon në mesin tonë, që ka lënë pas kujtime dhe vepra të shumta, si Shaban Mula, nga Tropoja e vjetër. Në gjitha festivalet dhe takimet e organizuar nga asambli i Tropojës ka marë pjesë, si një artst që asnjëherë se kurseu veten, të ishte pranë gjitha veglave muzikore dhe i kudondodhur. Ishte mjeshtër i lindur, këngëtar, krijues, aktor, humorist. Një shok i sinqertë, një mik për të gjithë. Ai nuk bënte dallime, të gjithë i donte dhe i respektonte. Nga profesionalzmi dhe duartë e tij të arta dolën shumë artista, që vetë ai i mesoi dhe drejtoi drejtë skenës. Shaban Mula do kujtohet brez pas brezi,  si një njeri dhe artist me shumë vlera. I paharruar qoftë kujtimi i Tij. Me respekt Hajrie Haklaj.

 

  1. Nga mësuesi dhe publicisti, Gëzim Prengzi.

Shaban Mulaj,një nga virtuozët e çiftelisë në Tropojë.

Eshtë evident suksesi i Ansamblit Folklorik të Tropojës në festivalet folklorike kombëtare e pjesëmarrje të tjera deri në Festivalin Ballkanik të Ohrit e në Diasporën Shqiptare.Kjo vjen si rezultat i një tradite të pankontestueshme  të artit tropojan,i ruajtur e kultivuar me fanatizëm nga strukturat e artit dhe artistët tanë të mrekullueshëm që e përcjellin nga brezi në brez duke  e bërë këtë art pjesë të trashëgimisë kulturore kombëtare e botërore së shpejti. Sa herë ndjekim interpretimet e këngëtarëve të Tropojës, Fatime Sokoli, Gëzim Nika, Fatmira Breçani, Zef Beka, sa herë shohim shoqërimin orkestral të kcimeve të Tropojës a meloditë instrumentale popullore,shumë lehtë mund të dallosh ata instrumentistë të zgjedhur për ta bërë atë sa më të afërt me shijet dhe identitetin e zonës sonë.Ndër këta spikati për shumë vite instrumentisti virtuoz i çiftelisë, një artist i lindur, Shaban Mulaj. Ai sikur kishte lindur për këtë instrument  popullor, por jo vetëm për këtë.Ai  megjthëse nuk kishte mbaruar një shkollë muzike, muzika i buronte nga shpirti duke ia kushtuar asaj gjithë jetën. Pra ai do ishte i pranishëm në orkestracionet që shoqëronin pjesët muzikore të ansamblit, i zgjedhur nga drejtuesit e orkestrës si Ali Mula, Martin Progni etj. Ai çiftelinë e përdorte aq bukur sa të dukej sikur ajo nuk ishte në duart e njeriut, por binte si me magji. Përveç vlerave të tij si instrumentist, Shaban Mulaj për shumë vite u muar me organizimin e grupeve artistike të kooperativës së Tropojës në konkurimet e rrethit, gjithashtu ai përgatiste edhe grupin artistik të shkollës së mesme Tropojë e cila konkuronte me dinjitet përkrah gjimnazit “Asim Vokshi”,B.Curri  e shkollave të tjera të mesme të rrethit. Ai me aftësitë e tij evidentoi dhe i futi në jetën artistike edhe disa instrumentistë e këngëtarë të cilët veshi i tij i përzgjodhi si talente.Shaban Mula me lojën e tij instrumentale në çifteli tërhoqi vëmëndjen edhe të mjaft  këngëtarëve të tjerë nga rrethet e Veriut. Shaban Mulaj do të kujtohet gjatë për artin dhe virtuozitetin e tij në shërbim të folklorit e traditës popullore tropojane.

 

  1. Nga libri “Tropoja –Djep Kulture”- Selim Matoshi (2008)

Shaban Mulaj është një ndër talentet e rralla. Ai është njohës dhe mjeshtër në interpretimin e instrumenteve popullore. Këngëta  dhe valltar i talentuar. Shaban Mulaj ka një karrierë të sukseshme në tërë lëvizjen artistike të zonës në Tropojë  dhe të rrethit shtrirë në kohë në dekada. Ai është autor i shumë krijimeve të reja në këngë e në valle , si dhe i shumëkërkuar e i dëshiruar në çdo mjedis në Tropojë e në Rrafshin e Dukagjinit. Është dalluar gjatë e mbas luftës në Kosovë, duke ndihmuar grupet artistike në Deçan.

 

I THJESHTË DHE ARTIST I MADH  

 

Tropojanët burra e gra, djem e vajza ndër shekuj kanë trashëguar dhunti plot delikatesë të hollë shpirtërore e aftësi për të krijuar perla të vërteta arti. Nga thellësi të tilla janë përcjellë deri në ditët tona vargje e melodi të mahnitshme me plastikë e figuracion koreografike të shkëlqyer, që shprehin hove e ndjenja nga me të fuqishmet e gjerë të me delikatet; ja, pikërisht nga të gjithë ata të thjeshtit dhe artistët e mëdhenj popullorë njëkohësisht. (Vath Koreshi)

Dhe vërtet, sot në Tropojë, janë me dhjetra artistë të zhanërve të ndryshme që janë vlerësuar dhe nderuar me tituj të lartë, për të tillë art që shkruan edhe penëndrituri, shkrimtari i shquar Vath Koreshi . Po kaq dhe shumë më shumë artist të tjerë meritojnë kujtesë, vëmendje, vlerësim, nderim dhe me plot të drejtë akordim titujsh të merituar për punën e tyre të madhe, kontributin e tyre të paçmuar në ruajtjen, ndërtimin, zhvillim dhe afirmimin e folkut, artit dhe  kulturës së trevës së Malsisë së Gjakovës, për artin e papërsëritshëm të tyre. Padashur të shprehem në bazë nivelesh, arritjesh, pozicionesh apo kontributesh të secilit artist, siç zakonisht që priremi të vlerësojmë kryesisht disa figura, e të sillemi vetëm rreth disa emrave pavarësisht kontributit vërtet të madh të tyre, mendoj se asgjë nuk arrihet vetem, si dhe pavarësisht se kush ishte apo është në krye të veprimtarisë, organizator apo në qëndër të skenës, mendoj se çdo arritje duhet të përpjestohet në mënyrë të drejtë, pa mohuar apo harruar asnjë artist të vetëm i cili  ka dhënë  kontributin e tij në themelet dhe ngritjen e këtij tempulli të shenjtë të identiteti tonë. I tillë mes tyre, me artin, mjeshtërinë, thjeshtësinë dhe vetmohimin e tij të pashoq, ishte dhe artisti i talentuar Shaban Mulaj, që sot vazhdon të jetë në mesin tonë me veprat e tij. Një njeri i thjeshtë dhe artist i madh popullorë, njëkohësisht.

Për mbi  tre dekada me talentin dhe mjeshtërinë e tij, brenda dhe jashtë Shqipërisë, , në ruajtjen, kontributin, pasqyrimin dhe pasurimin e vlerave më të mira etno-kulturore, artisti Shaban Mulaj, gjerë më sot është vlerësuar nga:

  • Këshilli i Komunës Tropojë, dhënë titullin: “ Qytetar Nderi i Komunës Tropojë”, (pas vdekjes), me motivacionin: Për kontribut të veçantë në përparimin e artit dhe të kulturës në komunën Tropojë dhe më gjërë.”
  • Komuna e Deçanit , i akordoi një “MIRËNJOHJE” artistit Shaban Mulaj , (pas vdekjes) me motivacionin : “Në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin dhënë në organizimin e veprimtarive në përgjithësi në komunën e Deçanit dhe kontributin profesional në fushën e muzikës në veçanti “
  • “ MIRËNJOHJE “ akorduar nga: Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, së bashku me disa shoqata kulturore, me motivacionin: “ Për ruajtjen e vlerave kulturore artistike në Festivalet kombëtare dhe për një interpretim të shkëlqyer.”

Nuk ka çmim as titull më të madh se ajo që të dhuron djersa, mundi dhe puna jote. Asnjë titull sado i lartë nuk do i rrinte ngusht emrit dhe vepres së  artisti Shaban Mulaj . Në nderim të artistit Shaban Mulaj ,  fare mirë do mund të jepej një çmim , në ndonjë konkurs muzikor ” Çmimi Shaban Mulaj” , apo dhe ndonjë vlerësim tjetër. 

                                                                      I PAHARRUAR QOFTË EMRI I TIJ!  

 

—————————————- 

 

– Ky shkrim monografik iu kushtua karrierës dhe jetës artistike të artistit të paharruar Shaban Mulaj.  Një shkrim përmbledhes dhe i shtrirë në detaje nga jeta dhe veprimtaria artistike e këtij Artisti , në bazë të burimeve dhe informacioneve të cilat u përdoren për pasqyrimin sa më të plotë. Ky shkrim do përdoret edhe si skenar në dokumentarin i cili mendohet të realizohet së shpejti rreth veprës artistike të artistit Shaban Mulaj, nën drejtimin e Ish Përgjegjësit të Shtëpisë së Kulturës, në Tropojë, z. Kristaq Janushi, tashme regjizor dhe opertator i disa dokumentareve.

 

-Të dhënat dhe informacionet janë marrë nga familjaret e personazhit të këtij shkrimi monografik, në veçanti nga vajza e tij, Mirjana Shaban Mulaj ,  si dhe nga libri ” VEÇ FRESKIA E BJESHKËVE TË MIJA” , në hyrjen dhe parathënjen e tij , ku shkruajnë z. Kristaq Janushi, Studiuesi Aleks Dushi dhe z.Rrustem Hoxha. Si burim është përdorë edhe libri ” Tropoja Djep Kulture” , me autor arsimtarin, drejtuesin dhe studiuesin e paharruar Selim Matoshi.

 

-Disa fotografi janë siguruar nga familja, por edhe janë bërë kërkime të shumta në youtube për të pasqyruar sa më shumë veprimtarinën e tij artistike.

 

-Falenderoj shumë Mirjanë, vajzen e artistit Shaban Mulaj, për bashkëpunimin e saj, emocionet dhe ndjesitë e forta që na është dashur t`i kalojmë së bashkë, risjelljen e kujtimeve të bukura por dhe atyre që përmbanin dhimbje njerëzore brenda tyre.

 

-Falenderoj gjithashtu edhe gjithë miqtë, kolegët, bashkëkohasit e artistit Shaban Mulaj, që pranuan dhe sollen fjalen e tyre (nëpërmjet rrjeteve sociale) emrat e të cilëve janë përmendur më lart.

 

Realizoi: 

Xhane Sherif Imeraj 

(E nderuar dhe e kënaqur për realizimin e këtij shkrim, idenë e të cilin e hodha para disa kohësh dhe arrita ta përfundoj tani, gjithmonë në kërkim të informacionit për realizimin sa më të pasur dhe sa më të arrirë që të mund të nderoja ashtu siç duhet emrin dhe vepren e artistit Shaban Mulaj)

                                                                                             Tiranë – Nëntor 2020 

Qenushi Rupee që arriti i pari në botë majën Everest në Himalaja

vola.ch – Nga varfëria e lagjeve me baraka të Indisë në çatinë e botës. Është historia e Rupee, qeni i parë në botë që arrin kampin bazë të Everestit, në kuotën 5.364 metra. Kjo histori ka ndodhur në nëntorin e 2013

Asaj kohe e zonja e gjeti dhe e shpëtoi qenushin nga një grumbull plehërash pa menduar se Rupee nuk do të kalonte shumë e do të ngjiste malin legjendar.

Kur u gjet, Rupee ishte në fund të jetës, tregon e zonja e tij Joanne Lefson, ish-lojtare golfi. 

I braktisur pas lindjes, ai endej mes plehrave në qytetin malor të Lehut, në Indi.
Ishte katandisur kockë e lëkurë dhe i mungonte një pjesë e veshit të djathtë.

“Nuk hante e nuk pinte prej ditësh dhe nuk mund ta lija aty, në fatin e tij mizor”, vijon gruaja, që e adoptoi këlyshin 11-muajsh.

Ajo e mori atë dhe e ushqeu me një dietë vegjetariane të pasur me proteina, vezë dhe oriz të zjerë dhe pas një konsulte me veterinerin e bëri të përjetonte aventurën më të madhe: lartësitë e akullta të Himalajeve. Po, Rupee është i pari qenush që është ngjitur në Everest, Himalaja në kuotën mbi 5000 metra të lartë.

Ru

NË PIKË KTHESE EDHE PËR KOHËN TONË KRISTALLNACHT Nga MIMOZA EREBERA

Kristallnacht ose Nata e Xhamave të thyer sikur edhe njihet, është një nga ngjarjet prolog të Luftës së Dytë Botërore, prej së cilës rrodhën gjithë ato persekutime, tortura e vrasje pa dallime moshe e gjinie drejtuar vetëm drejt një etnie- hebreje.

Në fakt kur flasim për këtë periudhë dhe për hebrenjtë, i referohemi gjithnjë Holokaustit si mënyra me të cilën nazistët tentuan të shfarosin këtë popullsi. Po në fakt çështja është më komplekse, sepse Holokausti jo vetëm e pati një pikë fillimi, një referim, por përfshiu në mënyrë të plotë pothuaj të gjithë jetën shoqërore të asaj kohe. Kjo do të thotë që kur duam të përcaktojmë një qëndrim të kësaj periudhe, padyshim do të na duhet të saktësojmë edhe emërtimet.

Pra, Holokaust është një fjalë që vjen nga greqishtja e vjetër e konvertuar më pas në latinisht e në frëngjishte që do të thotë – E gjithë e djegur, çdo gjë e djegur/ Jom Shoah/Shoah- hebr.
Në momentin që ne përqëndrohemi pak në kuptimin e kësaj fjale dhe kur faktet historike na flasin pikërisht për këtë djegie të përgjithshme në ato vite lufte, na shtyn më tej për të kuptuar kodet të cilat ajo i shpërfaq para nesh dhe ne vetëm duhet t’i deshifrojmë ato. Siç thotë edhe Zigmund Bauman “Holokausti ishte një dritare dhe jo një pikturë”, dhe më tej ai përcakton se sa e dhimbshme dhe e trishtuar është pamja prej asaj dritareje… Në fakt ajo pamje me të cilën identifikohet vetë Holokausti dhe hebrenjtë, por që nuk është e plotë, nëse nuk e shikojmë në kompleksitetin e një shoqërie e cila gjithsesi funksiononte përmes rregullave burokratikë dhe ekonomikë.

Kështuqë, ky këndvështrim na e zgjeron pamjen dhe na bën që të shikojmë përtej asaj që është bërë, le të themi edhe “mediatike”, për të parë çfarë ndodhi në të vërtetë dhe si.

E gjitha kjo filloi pikërisht me këtë natë të nëntori të datës 9-10, të vitit 1938 në qytetin e Danzigut dhe në Sinagogën e shkatërruar në Aachen, me një sulm që synonte vetëm popullsinë hebreje, një pogrom i vërtete me zjarrvënie, arrestime masive, vrasje, ku numri i tyre shkoi në 91 të vrarë.

Filloi me thyerjen e xhamave të dyqaneve të hebrenjve dhe me shënjimin e tyre me Yllin e Davidit, që më pas u bë edhe shenja dalluese nëpër kampet e përqëndrimit dhe getot. Ndërsa, preteksti për sulmet ishte vrasja e diplomati gjerman Ernst vom Rath nga Herschel Grynszpan, një hebre polak 17-vjeçar, me origjinë gjermane që jetonte në Paris. Trazirat shkatërruan 267 sinagoga në të gjithë Gjermaninë, Austrinë dhe Sudetenlandin. Mbi 7,000 biznese hebreje u dëmtuan ose shkatërruan, dhe 30,000 burra hebrenj u arrestuan dhe u burgosën në kampe përqëndrimi. Antisemitizmi goditi hapur.

Kristallnacht, nga ana tjetër, ndryshoi natyrën e persekutimit nazist të hebrenjve nga ekonomik, politik dhe shoqëror, në fizik me rrahje, burgosje dhe vrasje; ngjarja shpesh referohet si fillimi i Holokaustit.

Historianët e shohin Kristallnacht si një parathënie të ‘Zgjidhjes Përfundimtare’ dhe vrasjes së gjashtë milion hebrenjve gjatë këtij Holokausti. Në këtë këndvështrim, ajo përshkruhet jo vetëm si një pogrom, por edhe një fazë kritike.

“Kristallnacht erdhi … dhe gjithçka u ndryshua.”

U ndryshua për hebrenjtë dhe kujtesa jonë moderne e lidh të gjithë këtë vetëm hebrenjtë, me një ngjarje që u ka ndodhur atyre dhe vetëm atyre. Media padyshim që ka rolin e vet, sikur ka rolin e vet edhe e drejta e mohuar që kërkon të vërtetat rreth kësaj Lufte. Në kujtesën tonë moderne Holokausti trajtohet edhe si një moment ku ne të gjithë (duke perfshirë më së pari persekutorët nazistë), duhet të ndjejmë keqardhje, ngushëllim e falje. Po, nuk është gabim një gjë e tillë dhe kjo ndodh pothuaj në të gjithë botën kur përkujtohet Kristallnacht dhe Holokaust, por është një vështrim pak i ngushtë i një Lufte të përmasave të tilla, me aq shumë viktima e masakra. Historianët e kanë bërë punën e tyre dhe kanë mbledhur gjithnjë fakte e dëshmi rreth kësaj Lufte. Po sa për kujtesë le të përmendim:

Propaganda naziste tjetërsoi 500,000 hebrenj në Gjermani, të cilët përbënin vetëm 0.86% të popullsisë së përgjithshme, dhe i vendosi ata si një armik përgjegjës për humbjen e Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore dhe për katastrofat e saj ekonomike të mëvonshme, të tilla si hiperinflacioni i viteve 1920 dhe rrëzimi i Wall Street, Depresioni i Madh. Duke filluar nga viti 1933, qeveria gjermane miratoi një seri ligjesh anti-hebreje që kufizojnë të drejtat e hebrenjve gjermanë për të fituar jetesën, për të gëzuar shtetësinë e plotë dhe për të fituar arsimin, përfshirë Ligjin për Rivendosjen e Shërbimit Civil Profesional të 7 Prillit 1933, e cila i ndalonte hebrenjtë të punonin në shërbimin civil.

Ligjet e mëvonshme të Nurembergut të vitit 1935 u morën hebrenjve gjermanë shtetësinë e tyre dhe u ndaluan hebrenjve të martoheshin me gjermanë johebrenj. Këto ligje rezultuan në përjashtimin dhe tjetërsimin e hebrenjve nga jeta shoqërore dhe politike gjermane. Shumë kërkuan azil jashtë vendit; qindra mijëra emigruan, por siç shkruajti Chaim Weizmann në 1936, “Bota dukej se ishte e ndarë në dy pjesë – ato vende ku hebrenjtë nuk mund të jetonin dhe ato, ku nuk mund të hynin.” Deri në vitin 1938, Gjermania “kishte hyrë në një fazë të re radikale në aktivitetin antisemitik”.

Hebrenjtë polakë u dëbuan nga Gjermania të parët në fund të tetorit 1938. Në të ashtuquajturin “Polenaktion”, më shumë se 12,000 hebrenj polakë, midis tyre filozofi dhe teologu Rabbi Abraham Joshua Heschel dhe kritiku i ardhshëm letrar Marcel Reich-Ranicki u dëbuan nga Gjermania më 28 tetor 1938, me urdhër të Hitlerit. Ata u urdhëruan të linin shtëpitë e tyre brenda një nate të vetme dhe u lejohej vetëm një valixhe për person për të mbajtur sendet e tyre. Ndërsa hebrenjtë u morën, pasuritë e tyre të mbetura u kapën si plaçkë, si nga autoritetet naziste dhe nga fqinjët. Të dëbuarit u morën nga shtëpitë e tyre drejt stacioneve hekurudhore dhe u vendosën në trena për në kufirin polak, ku rojet polake të kufirit i kthyen ata përsëri në Gjermani.

Ky ngërç vazhdoi për ditë me radhë në një shi të madh, me hebrenjtë që marshonin pa ushqim ose strehë midis kufijve. Katër mijë u lejuan të hynin në Poloni, por 8,000 të tjerët u detyruan të qëndronin në kufi. Ata prisnin atje në kushte të vështira për t’u lejuar të hynin në Poloni. Kushtet në kampet e refugjatëve “ishin aq keq sa që disa u përpoqën të iknin përsëri në Gjermani dhe u qëlluan “.

Në gjyqin e Adolf Eichmann në 1961, Sendel Grynszpan tregoi ngjarjet e dëbimit të tyre nga Hanover në natën e 27 Tetorit 1938: “Pastaj ata na morën me kamionë policie, në kamionë të burgosurish, rreth 20 burra në çdo kamion dhe ata Rrugët ishin plot me njerëz që bërtisnin: ‘Juden Raus! Auf Nach Palästina!’ (” Hebrenjtë jashtë, për në Palestinë! “).

Pyetje të tilla tronditëse njëlloj si edhe vetë ngjarja si “si arriti të ndodhte ky tmerr në zemrën e qytetërimit” apo, “si u lejua të ndodhte?” të bëjnë të mendosh jo vetëm për atë që tashmë ndodhi, po për rrezikun e asaj që mund të ndodhë përsëri, sepse shoqëritë tona, të ashtuquajtura moderne, kur vjen puna për të qenë të sinqerta me veten e tyre, devijojnë, duke e orientuar edhe publikun drejt interpretimit të një analize e cila në të vërtetë maskon vetë fajin.

Kristallnacht dhe Holokausti nuk është as vetëm i gjermanëve, dhe as vetëm për hebrenjtë. Në momentin që ne shkëputemi nga një interpretim i tillë, do të vërejmë elemente të tyre edhe në shoqërinë tonë, qëndrime e veprime që shkojnë ndesh me të mirën e përgjithshme, për hir të ambicieve e egove të atyre që duan të pasurohen pa u ndalur dhe të kenë pushtet deri në pavdekësi.
Por Kristallnacht ndodhi, kodet dhe mesazhi i asaj nate janë aty.

MIMOZA EREBARA

U prehsh në paqe e dashur Frida Buçpapaj !

E dashur Frida, u hidhëruam shumë nga lajmi që morëm, për nisjen tënde në botën e përtejme!

Kemi kujtimet më të bukura me ty, ti një mjeke e re, një vajzë e shkëlqyer, me flokët biond, me buzëqeshjen që ta bënte fytyrën si një diell që ndriçoje bukuri dhe mirësi!

Kështu na ke mbetur në kujtesën tonë, ti një Nënë e mrekullueshme për dy vajzat e tua, Adelën dhe Erën, që i mëkove me dashuri të pafund !

E dashur Frida, ike shumë herët, ike shumë herët!

Ti ishe një Ëngjëll në tokë dhe shpirti yt i bukur fluturoi Ëngjëll në Parajsë!

U prehsh në paqe e dashur Frida, mes luleve të parajsës, ti vetë një Lule !

Botuesit e voal.ch i shprehin ngushëllimet më të thella bashkëshortit Uk Buçpapaj, pedagog, shkrimtar dhe përkthyes i njohur, vajzave Adelës dhe Erës si dhe gjithë Familjarëve, të afërmëve, miqve dhe të njohurve.

 

 

 

Familja e Artistit të Popullit Avni Mulaj pret ngushëllime

voal.ch – Sopranoja me famë botërore Inva Mula, e bija e Artistit të Popullit dhe Nderit të Kombit Avni Mulaj lajmëron në rrjetin social :

“Familja Mula, në përkujtim të babait tonë, ju fton nga ora 10:00-13:00 dhe 16:00-20:00, nesër dhe pasnesër, 31 tetor-1 nëntor, në Piano Bar Piazza.
Me nderime
Familja Mula”

Për vëllain tonë të shtrenjtë Ilirjan Zhiti – Nga VISAR ZHITI

Për vëllain tonë të shtrenjtë, Ilirjan Zhiti,
për shuarjen e tij që s’e prisnim, këto ditë kam patur ngushëllime tê shumta, nga larg dhe afër, takime
e biseda, mesazhe e statuse e imazhe, etj.
I falenderoj të gjithë me zemër një për një,
edhe për vleresimet e kujtimet me të si mik të mirë e atdhetar, – kështu shkruajnë, – por dhe dashamirës të pandarë të librit.
Do të doja t’i dëgjoja ende, duke pirë kafet
së bashku e mbase do të tregoja dhe unë diçka që më ka bërë përshtypje, teksa endesha rrugëve, larg, duke vazhduar me mend bisedat e pambaruara me Ilirjanin tim: ndanë një kishe amerikane, jashtë, kisha parë një bibliotekë të vogël, në fakt një si arkë metalike të mbushur me libra, pa çelës, ku shkruhej se mund ta merrje njërin e ta sillje prapë. Kushdo që të ishe, i atyshëm, i panjohur, që mbase s’kthehëshe kurrë. Sa marrëdhënie njerëzore gjithë respekt për tjetrin, edhe pa pranitë! Dhe po mendoja se dhe jeta ngjan, ja ashtu si një libër që na i japin me dëshirë për ta lexuar e që duhet ta kthejmë.
Dhe Ilirjani ka shumë libra, jo vetëm të trashëguara, blinte dhe kur ishte gjimnazist, edhe punëtor krahu, më sillte dhe mua në burg, çdo libër të ri, edhe kur u bë zyrtar e shtonte bibliotekën, edhe së voni… shumë libra, shumë jetë.
Lexonte me ëndje dhe i pëlqente të shkruante atë të tijin. Vargje, sentenza… Libri i jetës së Ilirjanit është puna dhe nderi, sakrificat për familjen, rritjen
e shëndetshme të fëmijëve, por dhe përkushtimi i tij qytetar. Dhe e ktheu të pastër, me shënime të vlefshme për ne, e me porosira… duke e bërë më të dashur dhe për ata që e njohën.
Mirënjohës juve,
Visari

Ndërron jetë Bashkim Beshi, gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren dhe ish futbollisti i Lirisë së Prizrenit

voal.ch – Ka ndërruar jetë Bashkim Beshi gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren dhe ish futbollisti i Lirisë së Prizrenit.

Sot (e dielë) në orët e hershme të mëngjesit,në moshën 52 vheçare, ndërroi jetë Bashkim Beshi.

I ndjeri ishte futbollistë i KF Liria në vitet 90-ta dhe pjesë e gjeneratës që më 1995 doli kampion.

Në rinin e hershme, luajti edhe me Progres-exportin.

Pas lufte Bashkimi ka luajtur me mjaftë sukses, për t’u bërë më pas trajner i grup moshave të reja.

Vdekja e gjeti në detyrën e gjyqtarit, të Gjykatës Themelore në Prizren.

Beshi ka diplomuar  në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2006,

ndërsa ishte në vijim të studimeve postdiplomike në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Në vitin 2014 e kreu provimin e jurisprudencës.

Beshi, deri në fillim të vitit 2011 ka qenë sekretar në klubin futbollistik “ Liria” në Prizren.

Nga shkurti i vitit 2011 e deri në muajin qershor të vitit 2017,

ka punuar si referent i lartë në Gjykatën Themelore në Prizren,

ndërsa më 31.07.2017 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren.

Bashkim Beshi do të kujtohet jo vetëm si sportis, ish futbollist, trajner e anëtar klubi, por dhe si njeri me vlera të mëdha.

U prehtë në paqe shpirti tij !

Varrimi bëhet sot ( e dielë) në ora 14.00 në varrezat e qytetit në Prizren.

Voal.ch shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe sportdashësave!

Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj: E dashur Zhuliana Jorganxhi, ngushëllime për motrën e shtrenjtë Rozmari Jorganxhi!

E dashur mikja jonë Zhuliana Jorganxhi!

Ndarja nga jeta e motrës sate të shtrenjtë Rozmari Jorganxhi është një humbje pikëlluese për botën e muzikës shqiptare, sepse Rozmari Jorganxhi, dirigjentja e parë shqiptare, një nga artistet më të shquara që ia dha tonin artit operistik shqiptar që në ditët e tij të para, është një yll i madh i ndritshëm i saj.

Në emrin tonë dhe në emrin e lexuesve të VOAL ne marrim pjesë në dhimbjen e madhe dhe të shprehim ngushëllimet tona për humbjen e motrës sate të shtrenjtë, së cilës i qëndrove pranë deri në çastin e saj të mbramë të jetës!

I shprehim ngushëllimet tona familjes suaj të ndritur, një nga familjet shqiptare më të shquara të artit, iu shprehim ngushëllimet tona të gjithë miqve dhe të afërmve tuaj, të gjithë admiruesve të shumtë të së shtrenjtës Rozmari Jorganxhi!

 

Përparim Kabo: Shuhet Rozmari Jorganxhi, një grua personalitet e muzikës dhe dirigjimit, një grua institucion

Shuhet Rozmari Jorganxhi, një grua personalitet e muzikës dhe dirigjimit, një grua institucion. Arti i muzikës ka pasur pak gra personalitete por i ka pasur tejet elitare.
Kjo artiste e shquar studjoi në një nga konservatoret më të shquara të botës. Jeta e saj në skenën e Teatrit të Operas është një investim i gjatë cilësor dhe me arritje gjatë gjithë jetës.
Jeta është e çuditshme… Sot në mëngjes komunikova me të birin Hektorin. Dhe bisedonim për një kompozim të Gjergjit “Lumenjtë e Ballkanit” me tekst të Zhulianës, poetes sonë të shquar, kur befas zemra e Roz-Marisë pushoi… Maria e Trëndafiltë… iku në qiell!
Qofsh e Parajsës!
Pkabo 28 shtator 2020

Send this to a friend